SlideShare a Scribd company logo
PROJEKT
TEMA: VIKTOR HYGO
LENDA: LETERSI
PUNOI: JOANA FACJA
VIKTOR HYGO
Victor Hygo lindi në Besançon më 26
shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg,
poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si
babai i Romantizmit si dhe një figurë
shume dominuese në letërsinë franceze
të shekullit XIX.
JETA
1. Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para të
jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i
cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe
disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.
2. Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një
vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej
romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai
shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be
pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat
"Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e
tij Rigo, patën një sukses të madh.
3. Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i
monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui
Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca.
Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te
mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.
Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën
politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i
përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në
radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia
franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga
shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën,
dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë
të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor
Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e
humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në
një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.
Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës,
duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca
thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek
satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.
BIOGRAFIA
Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së
Bonapartit, që guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia
Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për
kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua Guvernator i Avellinos ; me tej u
dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e gjeneralit.
Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të
plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet
teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe
keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi
Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822)
dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1
mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në
kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de
Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje rrethin e
romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me
Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-
Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be
Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia
(1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të
Viktorit.
BABAI I ROMANTIZMIT
Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i
teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze ;
prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna
megjithatë iu njohe nga shefi i shkollës së re romantike. Vete Hernani u kompozua me
muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte
pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një
sukses të menjëhershëm dhe të gjere.
Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga
pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin
e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg
botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i
Orleansit.
Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851
sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në
mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër
varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.
PERSONAZHET
Secili nga heronjtë e romanit është një figure, rëndësia
dhe kuptimi i së cilës del në pah jo vetëm nga fjalët dhe
veprimet e veta por, edhe nga përshkrimet e autorit që i
prijnë ose i shoqërojnë veprimet. Figurat e paraqitura në
roman, kanë pak veçanti konkrete të shek XVIII. Forcën
bindëse artistike ua jep atyre jo aq përputhja me epokën e
dhëne sesa vërtetësia e përgjithshme sociale e
psikologjike. Moria e personazheve të dhëne ndihmojnë
në zhvillimin e veprimit dhe e ndërlikojnë intrigën e
romanit. Ata i nevojiten autorit për të venë në dukje edhe
më tepër me anë të kontrastit mes tyre fisnikërinë e
shpirtërore, pastërtinë morale dhe humanizmin e lartë të
heronjve të tij pozitive.
ROMANTIZMI TEK HYGOI
Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në
zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.
Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije
vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit.
“Njeriu që qesh” : një nder librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër munda të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat
tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi harrin ti beje të pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e
forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të
gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Në
këtë libër kuptova që njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë.
Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin drejt për drejt me autorin. Romanticizmi dhe
dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe fjale.
Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i
Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për
shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte.
Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq
komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të
kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques
militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të
kanalizuar dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse të R.
PERSE ME PELQEN HYGOI?
• LARMISHMERIA E ROMANEVE
• GJUHA EMOTIVE
• PERSHKRIMET
• ANTITEZAT
• MESAZHET MBARKOHORE

More Related Content

What's hot

Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
#MesueseAurela Elezaj
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
EGLI TAFA
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
istref bytyqi
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Jugerta Poçi
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
#MesueseAurela Elezaj
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
sonja prendi
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
Daniela Ela
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
Megi Braka
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
ssuseree34b8
 
Pa familje - HEKTOR MALO
Pa familje - HEKTOR MALOPa familje - HEKTOR MALO
Pa familje - HEKTOR MALO
FialdoMema
 
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
irena kotobelli
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
Ermal Troksi
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
FialdoMema
 
Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
Ulpian Allaraj
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
Juljan Tahiri
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
daskakamakak
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
S Gashi
 

What's hot (20)

Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Pa familje - HEKTOR MALO
Pa familje - HEKTOR MALOPa familje - HEKTOR MALO
Pa familje - HEKTOR MALO
 
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 

Similar to Viktor Hygo

Letersi
LetersiLetersi
Letersi
esipaja
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
esipaja
 
Humaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoreHumaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesore
mcpu2546
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Universiteti Politeknik Tirane
 
letersia moderniste
letersia modernisteletersia moderniste
letersia moderniste
businessforlife
 
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTSHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
gabrielakambo4
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Honore de balzak
Honore de balzakHonore de balzak
Honore de balzak
Alush Kryeziu
 
Albert Kamy - Mujasera Aliu, prof.
Albert Kamy -  Mujasera Aliu, prof.Albert Kamy -  Mujasera Aliu, prof.
Albert Kamy - Mujasera Aliu, prof.
Mujasera Aliu
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Denis Celaj
 
Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir Diana Lamaj
 
Albert Kamy
Albert KamyAlbert Kamy
Albert Kamy
arjetajani
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
#MesueseAurela Elezaj
 
Xhejms Xhojsi
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
Arlind Nishori
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
#MesueseAurela Elezaj
 
Humanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe RenesansaHumanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe Renesansa
Shkollë
 
Albumi I opozitareve te regjimit komunist.pptx
Albumi I opozitareve te    regjimit komunist.pptxAlbumi I opozitareve te    regjimit komunist.pptx
Albumi I opozitareve te regjimit komunist.pptx
orestsaliu
 

Similar to Viktor Hygo (20)

Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Humaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoreHumaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesore
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
letersia moderniste
letersia modernisteletersia moderniste
letersia moderniste
 
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTSHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Honore de balzak
Honore de balzakHonore de balzak
Honore de balzak
 
Albert Kamy - Mujasera Aliu, prof.
Albert Kamy -  Mujasera Aliu, prof.Albert Kamy -  Mujasera Aliu, prof.
Albert Kamy - Mujasera Aliu, prof.
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir Uilliam Shekspir
Uilliam Shekspir
 
Albert kamy
Albert kamyAlbert kamy
Albert kamy
 
Albert Kamy
Albert KamyAlbert Kamy
Albert Kamy
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
Xhejms Xhojsi
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Humanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe RenesansaHumanizmi dhe Renesansa
Humanizmi dhe Renesansa
 
Albumi I opozitareve te regjimit komunist.pptx
Albumi I opozitareve te    regjimit komunist.pptxAlbumi I opozitareve te    regjimit komunist.pptx
Albumi I opozitareve te regjimit komunist.pptx
 

More from businessforlife

Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
businessforlife
 
Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike
businessforlife
 
Realizmi, Projekt
Realizmi, ProjektRealizmi, Projekt
Realizmi, Projekt
businessforlife
 
Elektriciteti, Fizike
Elektriciteti, FizikeElektriciteti, Fizike
Elektriciteti, Fizike
businessforlife
 
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet ZogutEkonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
businessforlife
 
Ndotja akustike, Fizike
Ndotja akustike, FizikeNdotja akustike, Fizike
Ndotja akustike, Fizike
businessforlife
 
Politika Antike, Filozofi
Politika Antike, FilozofiPolitika Antike, Filozofi
Politika Antike, Filozofi
businessforlife
 
Organizmat, Biologji
Organizmat, BiologjiOrganizmat, Biologji
Organizmat, Biologji
businessforlife
 
Romantiku im i preferuar
Romantiku im i preferuarRomantiku im i preferuar
Romantiku im i preferuar
businessforlife
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
businessforlife
 
Spektri elektromagnetik: Fizike
Spektri elektromagnetik:  FizikeSpektri elektromagnetik:  Fizike
Spektri elektromagnetik: Fizike
businessforlife
 

More from businessforlife (11)

Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
 
Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike
 
Realizmi, Projekt
Realizmi, ProjektRealizmi, Projekt
Realizmi, Projekt
 
Elektriciteti, Fizike
Elektriciteti, FizikeElektriciteti, Fizike
Elektriciteti, Fizike
 
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet ZogutEkonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
 
Ndotja akustike, Fizike
Ndotja akustike, FizikeNdotja akustike, Fizike
Ndotja akustike, Fizike
 
Politika Antike, Filozofi
Politika Antike, FilozofiPolitika Antike, Filozofi
Politika Antike, Filozofi
 
Organizmat, Biologji
Organizmat, BiologjiOrganizmat, Biologji
Organizmat, Biologji
 
Romantiku im i preferuar
Romantiku im i preferuarRomantiku im i preferuar
Romantiku im i preferuar
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
 
Spektri elektromagnetik: Fizike
Spektri elektromagnetik:  FizikeSpektri elektromagnetik:  Fizike
Spektri elektromagnetik: Fizike
 

Viktor Hygo

  • 1. PROJEKT TEMA: VIKTOR HYGO LENDA: LETERSI PUNOI: JOANA FACJA
  • 2. VIKTOR HYGO Victor Hygo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë shume dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.
  • 3. JETA 1. Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris. 2. Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh. 3. Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.
  • 4. Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris. Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës. Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.
  • 5. BIOGRAFIA Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së Bonapartit, që guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua Guvernator i Avellinos ; me tej u dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e gjeneralit. Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje rrethin e romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle. Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte- Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.
  • 6. BABAI I ROMANTIZMIT Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze ; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna megjithatë iu njohe nga shefi i shkollës së re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjere. Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.
  • 7. PERSONAZHET Secili nga heronjtë e romanit është një figure, rëndësia dhe kuptimi i së cilës del në pah jo vetëm nga fjalët dhe veprimet e veta por, edhe nga përshkrimet e autorit që i prijnë ose i shoqërojnë veprimet. Figurat e paraqitura në roman, kanë pak veçanti konkrete të shek XVIII. Forcën bindëse artistike ua jep atyre jo aq përputhja me epokën e dhëne sesa vërtetësia e përgjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve të dhëne ndihmojnë në zhvillimin e veprimit dhe e ndërlikojnë intrigën e romanit. Ata i nevojiten autorit për të venë në dukje edhe më tepër me anë të kontrastit mes tyre fisnikërinë e shpirtërore, pastërtinë morale dhe humanizmin e lartë të heronjve të tij pozitive.
  • 8. ROMANTIZMI TEK HYGOI Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII. Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit. “Njeriu që qesh” : një nder librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër munda të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi harrin ti beje të pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Në këtë libër kuptova që njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin drejt për drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte. Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të kanalizuar dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse të R.
  • 9. PERSE ME PELQEN HYGOI? • LARMISHMERIA E ROMANEVE • GJUHA EMOTIVE • PERSHKRIMET • ANTITEZAT • MESAZHET MBARKOHORE