SlideShare a Scribd company logo
LETËR NDËRGJEGJËSIMI
I nderuar kryetar i komunës z. Bilall Kasami dhe “Njësia për kulturë dhe sport” pranë Komunës
së Tetovës,
Si qytetarë dhe komunitet i njerëzve të pavarur të cilët bashkëveprojnë, krijojnë dhe kultivojnë
kulturën e natyrshme njerëzore të funksionimit në barazi, po ju shkruajmë për të adresuar
shqetësimin tonë të thellë për letrën që morrëm nga komuna me datë 17.10.2022, nëpërmjet së
cilës njoftohemi dhe kërkohet nga ne që me urgjencë të lëshojmë hapësirat e funksionimit më së
voni deri më datë 21.10.2022 (4 ditë nga pranimi i letrës) dhe për të cilen insistojmë në veprim të
menjëhershëm.
Ne si komunitet vullnetarësh që mirëmban hapësirën ndihemi të fyer, të nënvlerësuar dhe të
tradhëtuar nga administrata komunale e qytetit për sakrificën dhe për punën e palodhshme dhe të
sinqertë vullnetare që kemi bërë në vazhdimësi për këto 4 vite dhe që vazhdojmë ta bëjmë për
qytetin, që kur krijuam diçka nga asgjë, me ndihmën e grupeve bashkëpunuese vullnetare nga
Brukseli dhe Kosova, të përkrahur nga fondacioni evropian Erasmus. E ardhmja e komunitetit
tonë kreativ dhe idesë së vullnetarizmit shoqëror dhe kulturor është në rrezik nga keqkuptimi i
autoriteteve lokale për sa i përket filozofisë tonë të funksionimit kolektiv të pavarur, në barazi
dhe në mënyrë horizontale (për dallim nga organizatat e zakonshme joqeveritare ku qëndron një
emër dhe një fytyrë me fuqi vendimmarrëse) në hapësirën publike të cilën:
1) komuniteti jonë i gjerë e riaktivizoi në mënyrë vullnetare në korrik të vitit 2018, pas 10 viteve
në braktisje dhe mosfunksionim,
2) e për të cilën në vitin 2020 përgatiti projektin dhe ndihmoi vullnetarisht në realizimin e
punimeve në rinovimin e dytë në vitin 2021, si pjesëmarrës në projektin e UNDP për
"Përforcimin e këshillave komunal" i implementuar nga “Programi për zhvillim i kombeve të
bashkuara” – UNDP, me fonde të siguruara nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe
bashkëpunim (SDC) - Ambasada Zvicerane në Maqedoninë e Veriut;
3) dhe së fundmi, në të cilën, nga marsi i vitit 2022 vazhdon të aplikohet projekti i përkrahur nga
European Endowment for Democracy, fondi i së cilës nuk mund të shftyëzohet pa hapësirën
tonë. Aty për periudhën e parë vetëm se janë investuar pajisje për funskionimin e hapësirës dhe
organizmin e vazhdueshëm të ndodhive me interes publik. Mu këtë periudhë e kemi të
planifikuar edhe aplikimin e projektit “Red Ribbon” (intervenim urbanistik komunitar ne lagjen e
hapësirës) të fituar përmes Minsitrisë së Kulturës së RMV-së, për të cilin kemi marrur aprovimin
edhe nga ana e Komunës së Tetovës.
Krahas këtyre intervenimeve teknike për përmirësimin e kushteve materiale për hapësirë
funksionale, komuniteti vazhdimisht në kuadër të memorandumit për bashkëpunim me Komunën
e Tetovës, si autoriteti legal mbi të cilën bie kjo hapësire publike, ka mirëmbajtur hapësirën dhe
në vazhdimësi ka organizuar ngjarje publike në baza vullnetare. Bashkëpunim i ynë bazohet në
respektimin e këtyre parimmeve për të cilat kemi marrëveshje me Komunen e Tetovës që
projekti ynë të mirembajë hapësirën deri në vitin 2024. Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga
Komuna dhe e nënshkruar nga kryetari i komunës z.Bilall Kasami, nuk potencohen shkaqet e
prishjes së këtij memorandumi, dhe kërkesës për largimin e menjëhershëm të komunitetit tonë.
Kjo qasje, për ne si komunitet që e ringjalli dhe i dha aq shumë shpirt kësaj hapësire, e nëpërmjet
saj gjithë qytetit, është nënçmuese dhe mospërfillje për punën e palodhshme vullnetare për më
shumë se 4 vite. Ne e kuptpojmë që administratat komunale mund të kenë diskrepanca në
koordinimin kohor dhe menaxhimin e resurseve të komunës ndër vite, por ne insistojmë që ta
shohim komunën dhe organet e saja si tërësi e bashkuar dhe vendimet e marra të vlejnë në
vazhdimësi, posaçërisht kur ato, padyshim, janë lëvizje vullnetare të te rinjve dhe qytetarëve të
pavarur për të mirën e përgjithshme. Për fat të keq kjo qasje jep mesazh të pakëndshëm për të
gjithë qytetarët se mundi vullnetar nuk do të gjejë mirëkuptim në adminstratën komunale dhe se
kultura e pavarur alternative dhe vullnetarizmi nuk ka vend në qytetin e Tetovës.
Dëshirojmë të ndërgjegjësojmë se në këto kohë të urbanizimit në rritje, është e dukshme
mungesa e hapësirave të lira dhe të hapura për të rinjtë krijues për t'u organizuar, për t'u
angazhuar në mjedisin e tyre të lirë dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre shoqërore, kulturore dhe
politike në qytet. Pa hapësira të përcaktuara po ua ndaloni qytetarëve e sidomos të rinjëve
mundësinë që të shpalosin potencialin e tyre të plotë në mënyrë të lirë, pa filtrime grupore dhe pa
përjashtime. Prandaj, ju kërkojmë që ta pranoni këtë situatë dhe të mbështesni komunitetin lokal
si përfaqësues i shoqërisë dhe si model autentik për kultivim. Ju mund ta bëni këtë duke
mbështetur dhe jo duke e penguar qasjen e komunitetit në hapësirë ​
​
që po përdoret dhe
mirëmbahet nga të rinjtë, krijuesit, artistët, fëmijët dhe fqinjët në komunitet.
Të gjithë përdoruesit e kësaj hapësire, që nga fillimi, kanë përgjegjësinë ndaj saj, duke kontribuar
në një mjedis demokratik plot angazhim, ide përparimtare dhe liri të shprehjes e potencialit
kreativ, sepse ne, si qytetarë duam të marrim përgjegjësi për qytetin tonë, rrethin tonë, shoqërinë
tonë. Ne besojmë se natyra njerëzore kur nuk manipulohet, mbizotërohet nga mirësia, kuptimësia
dhe ndërgjegjja e drejtë. Me këtë, duam të besojmë se sistemet tona politike dhe autoritetet tona
lokale janë mjaftueshëm të pjekura për të qëndruar me ne dhe për të na mbështetur në rrugëtimin
tonë për të mirën e shoqërisë dhe qytetit.
Ju lusim që ta rishikoni këtë vendim dhe në kohë sa më të shpejtë të na jepni përgjigje me email
apo me letër (deri të mërkurën 19.10.2022, në ora 17:00) dhe shpresojmë në mirëkuptimin e
plotë të shqetësimit tonë.
Hapësira Socio-Kulturore Tetova

More Related Content

More from Portalb.mk

Programi zgjedhor 2024-2023 i Frontit Evropian
Programi zgjedhor 2024-2023 i Frontit EvropianProgrami zgjedhor 2024-2023 i Frontit Evropian
Programi zgjedhor 2024-2023 i Frontit Evropian
Portalb.mk
 
Kontrata për realizimin e projektit ‘Ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve sp...
Kontrata për realizimin e projektit ‘Ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve sp...Kontrata për realizimin e projektit ‘Ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve sp...
Kontrata për realizimin e projektit ‘Ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve sp...
Portalb.mk
 
Programi i BDI-së 2020-2024 - "Koha për kryeministrin e parë shqiptar"
Programi i BDI-së 2020-2024 - "Koha për kryeministrin e parë shqiptar"Programi i BDI-së 2020-2024 - "Koha për kryeministrin e parë shqiptar"
Programi i BDI-së 2020-2024 - "Koha për kryeministrin e parë shqiptar"
Portalb.mk
 
Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për tunelin në rrugën Tetovë...
Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për tunelin në rrugën Tetovë...Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për tunelin në rrugën Tetovë...
Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për tunelin në rrugën Tetovë...
Portalb.mk
 
Kontrata e Komunës së Tetovës me Saubermacher
Kontrata e Komunës së Tetovës me SaubermacherKontrata e Komunës së Tetovës me Saubermacher
Kontrata e Komunës së Tetovës me Saubermacher
Portalb.mk
 
Rregullore për formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të të Punësuarve në Sektor...
Rregullore për formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të të Punësuarve në Sektor...Rregullore për formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të të Punësuarve në Sektor...
Rregullore për formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të të Punësuarve në Sektor...
Portalb.mk
 
Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik
Ligji për të Punësuarit në Sektorin PublikLigji për të Punësuarit në Sektorin Publik
Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik
Portalb.mk
 
Studimi i fizibilitetit për Postën e Maqedonisë së Veriut
Studimi i fizibilitetit për Postën e Maqedonisë së VeriutStudimi i fizibilitetit për Postën e Maqedonisë së Veriut
Studimi i fizibilitetit për Postën e Maqedonisë së Veriut
Portalb.mk
 
Vendimi i Gjykatës Administrative për kompetencat e gjimnazit "Kiril Pejçinov...
Vendimi i Gjykatës Administrative për kompetencat e gjimnazit "Kiril Pejçinov...Vendimi i Gjykatës Administrative për kompetencat e gjimnazit "Kiril Pejçinov...
Vendimi i Gjykatës Administrative për kompetencat e gjimnazit "Kiril Pejçinov...
Portalb.mk
 
Kërkesat dhe lutja e studentëve për siguri në Fakultetin e Shkencave Natyrore...
Kërkesat dhe lutja e studentëve për siguri në Fakultetin e Shkencave Natyrore...Kërkesat dhe lutja e studentëve për siguri në Fakultetin e Shkencave Natyrore...
Kërkesat dhe lutja e studentëve për siguri në Fakultetin e Shkencave Natyrore...
Portalb.mk
 
Ankesa e Portalbit ndaj Higjienës Komunale Shkup
Ankesa e Portalbit ndaj Higjienës Komunale ShkupAnkesa e Portalbit ndaj Higjienës Komunale Shkup
Ankesa e Portalbit ndaj Higjienës Komunale Shkup
Portalb.mk
 
Suad Bajrami.pdf
Suad Bajrami.pdfSuad Bajrami.pdf
Suad Bajrami.pdf
Portalb.mk
 
Kërkesa për qasje të lirë tek informatat me karakter publik
Kërkesa për qasje të lirë tek informatat me karakter publikKërkesa për qasje të lirë tek informatat me karakter publik
Kërkesa për qasje të lirë tek informatat me karakter publik
Portalb.mk
 
Договор за закуп со НОНЕ КОМЕРЦ.pdf
Договор за закуп со НОНЕ КОМЕРЦ.pdfДоговор за закуп со НОНЕ КОМЕРЦ.pdf
Договор за закуп со НОНЕ КОМЕРЦ.pdf
Portalb.mk
 
Marrëveshja për qira e MEGA LTD SH.P.K. dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhim m...
Marrëveshja për qira e MEGA LTD SH.P.K. dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhim m...Marrëveshja për qira e MEGA LTD SH.P.K. dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhim m...
Marrëveshja për qira e MEGA LTD SH.P.K. dhe Ndërmarrja Publike për Menaxhim m...
Portalb.mk
 
Aktvendim për ndarjen e mjeteve financiare për organizata dhe projekte nga Ko...
Aktvendim për ndarjen e mjeteve financiare për organizata dhe projekte nga Ko...Aktvendim për ndarjen e mjeteve financiare për organizata dhe projekte nga Ko...
Aktvendim për ndarjen e mjeteve financiare për organizata dhe projekte nga Ko...
Portalb.mk
 
04. Predlog-Odluka meguopstinska O. Chair-Cvetan Dimov.doc
04. Predlog-Odluka meguopstinska O. Chair-Cvetan Dimov.doc04. Predlog-Odluka meguopstinska O. Chair-Cvetan Dimov.doc
04. Predlog-Odluka meguopstinska O. Chair-Cvetan Dimov.doc
Portalb.mk
 
Propozim-ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetare
Propozim-ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetarePropozim-ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetare
Propozim-ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetare
Portalb.mk
 
Vendimi i Higjienës Komunale Shkup për publikimin e listës me emrat dhe mbiem...
Vendimi i Higjienës Komunale Shkup për publikimin e listës me emrat dhe mbiem...Vendimi i Higjienës Komunale Shkup për publikimin e listës me emrat dhe mbiem...
Vendimi i Higjienës Komunale Shkup për publikimin e listës me emrat dhe mbiem...
Portalb.mk
 
Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka miratuar mendim me të cilën ka kon...
Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka miratuar mendim me të cilën ka kon...Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka miratuar mendim me të cilën ka kon...
Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka miratuar mendim me të cilën ka kon...
Portalb.mk
 
More from Portalb.mk (20)

Letër Komunës - Social Cultural Space Tetova

  • 1. LETËR NDËRGJEGJËSIMI I nderuar kryetar i komunës z. Bilall Kasami dhe “Njësia për kulturë dhe sport” pranë Komunës së Tetovës, Si qytetarë dhe komunitet i njerëzve të pavarur të cilët bashkëveprojnë, krijojnë dhe kultivojnë kulturën e natyrshme njerëzore të funksionimit në barazi, po ju shkruajmë për të adresuar shqetësimin tonë të thellë për letrën që morrëm nga komuna me datë 17.10.2022, nëpërmjet së cilës njoftohemi dhe kërkohet nga ne që me urgjencë të lëshojmë hapësirat e funksionimit më së voni deri më datë 21.10.2022 (4 ditë nga pranimi i letrës) dhe për të cilen insistojmë në veprim të menjëhershëm. Ne si komunitet vullnetarësh që mirëmban hapësirën ndihemi të fyer, të nënvlerësuar dhe të tradhëtuar nga administrata komunale e qytetit për sakrificën dhe për punën e palodhshme dhe të sinqertë vullnetare që kemi bërë në vazhdimësi për këto 4 vite dhe që vazhdojmë ta bëjmë për qytetin, që kur krijuam diçka nga asgjë, me ndihmën e grupeve bashkëpunuese vullnetare nga Brukseli dhe Kosova, të përkrahur nga fondacioni evropian Erasmus. E ardhmja e komunitetit tonë kreativ dhe idesë së vullnetarizmit shoqëror dhe kulturor është në rrezik nga keqkuptimi i autoriteteve lokale për sa i përket filozofisë tonë të funksionimit kolektiv të pavarur, në barazi dhe në mënyrë horizontale (për dallim nga organizatat e zakonshme joqeveritare ku qëndron një emër dhe një fytyrë me fuqi vendimmarrëse) në hapësirën publike të cilën: 1) komuniteti jonë i gjerë e riaktivizoi në mënyrë vullnetare në korrik të vitit 2018, pas 10 viteve në braktisje dhe mosfunksionim, 2) e për të cilën në vitin 2020 përgatiti projektin dhe ndihmoi vullnetarisht në realizimin e punimeve në rinovimin e dytë në vitin 2021, si pjesëmarrës në projektin e UNDP për "Përforcimin e këshillave komunal" i implementuar nga “Programi për zhvillim i kombeve të bashkuara” – UNDP, me fonde të siguruara nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) - Ambasada Zvicerane në Maqedoninë e Veriut; 3) dhe së fundmi, në të cilën, nga marsi i vitit 2022 vazhdon të aplikohet projekti i përkrahur nga European Endowment for Democracy, fondi i së cilës nuk mund të shftyëzohet pa hapësirën tonë. Aty për periudhën e parë vetëm se janë investuar pajisje për funskionimin e hapësirës dhe organizmin e vazhdueshëm të ndodhive me interes publik. Mu këtë periudhë e kemi të planifikuar edhe aplikimin e projektit “Red Ribbon” (intervenim urbanistik komunitar ne lagjen e
  • 2. hapësirës) të fituar përmes Minsitrisë së Kulturës së RMV-së, për të cilin kemi marrur aprovimin edhe nga ana e Komunës së Tetovës. Krahas këtyre intervenimeve teknike për përmirësimin e kushteve materiale për hapësirë funksionale, komuniteti vazhdimisht në kuadër të memorandumit për bashkëpunim me Komunën e Tetovës, si autoriteti legal mbi të cilën bie kjo hapësire publike, ka mirëmbajtur hapësirën dhe në vazhdimësi ka organizuar ngjarje publike në baza vullnetare. Bashkëpunim i ynë bazohet në respektimin e këtyre parimmeve për të cilat kemi marrëveshje me Komunen e Tetovës që projekti ynë të mirembajë hapësirën deri në vitin 2024. Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Komuna dhe e nënshkruar nga kryetari i komunës z.Bilall Kasami, nuk potencohen shkaqet e prishjes së këtij memorandumi, dhe kërkesës për largimin e menjëhershëm të komunitetit tonë. Kjo qasje, për ne si komunitet që e ringjalli dhe i dha aq shumë shpirt kësaj hapësire, e nëpërmjet saj gjithë qytetit, është nënçmuese dhe mospërfillje për punën e palodhshme vullnetare për më shumë se 4 vite. Ne e kuptpojmë që administratat komunale mund të kenë diskrepanca në koordinimin kohor dhe menaxhimin e resurseve të komunës ndër vite, por ne insistojmë që ta shohim komunën dhe organet e saja si tërësi e bashkuar dhe vendimet e marra të vlejnë në vazhdimësi, posaçërisht kur ato, padyshim, janë lëvizje vullnetare të te rinjve dhe qytetarëve të pavarur për të mirën e përgjithshme. Për fat të keq kjo qasje jep mesazh të pakëndshëm për të gjithë qytetarët se mundi vullnetar nuk do të gjejë mirëkuptim në adminstratën komunale dhe se kultura e pavarur alternative dhe vullnetarizmi nuk ka vend në qytetin e Tetovës. Dëshirojmë të ndërgjegjësojmë se në këto kohë të urbanizimit në rritje, është e dukshme mungesa e hapësirave të lira dhe të hapura për të rinjtë krijues për t'u organizuar, për t'u angazhuar në mjedisin e tyre të lirë dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre shoqërore, kulturore dhe politike në qytet. Pa hapësira të përcaktuara po ua ndaloni qytetarëve e sidomos të rinjëve mundësinë që të shpalosin potencialin e tyre të plotë në mënyrë të lirë, pa filtrime grupore dhe pa përjashtime. Prandaj, ju kërkojmë që ta pranoni këtë situatë dhe të mbështesni komunitetin lokal si përfaqësues i shoqërisë dhe si model autentik për kultivim. Ju mund ta bëni këtë duke mbështetur dhe jo duke e penguar qasjen e komunitetit në hapësirë ​ ​ që po përdoret dhe mirëmbahet nga të rinjtë, krijuesit, artistët, fëmijët dhe fqinjët në komunitet. Të gjithë përdoruesit e kësaj hapësire, që nga fillimi, kanë përgjegjësinë ndaj saj, duke kontribuar në një mjedis demokratik plot angazhim, ide përparimtare dhe liri të shprehjes e potencialit kreativ, sepse ne, si qytetarë duam të marrim përgjegjësi për qytetin tonë, rrethin tonë, shoqërinë tonë. Ne besojmë se natyra njerëzore kur nuk manipulohet, mbizotërohet nga mirësia, kuptimësia dhe ndërgjegjja e drejtë. Me këtë, duam të besojmë se sistemet tona politike dhe autoritetet tona lokale janë mjaftueshëm të pjekura për të qëndruar me ne dhe për të na mbështetur në rrugëtimin tonë për të mirën e shoqërisë dhe qytetit. Ju lusim që ta rishikoni këtë vendim dhe në kohë sa më të shpejtë të na jepni përgjigje me email apo me letër (deri të mërkurën 19.10.2022, në ora 17:00) dhe shpresojmë në mirëkuptimin e plotë të shqetësimit tonë. Hapësira Socio-Kulturore Tetova