SlideShare a Scribd company logo
Filantropia në kohë krize:
Reagimi ndaj Kovid-19 në
Rajonin e Ballkanit Perëndimor
Nëntor 2021
Hyrje ...................................................................................................................
Përmbledhje ....................................................................................................
Reagimi ndaj Kovid-19 në rajonin e Ballkanit perëndimor ..................
• Përmbledhje rajonale ...................................................................................
· Donatоrët ................................................................................................
· Pranuesit .................................................................................................
· Përfituesit përfundimtarë ......................................................................
· Format e dhurimit ..................................................................................
· Përfshirhja mediatike .............................................................................
· Shuma e dhuruar në krahasim me përhapjen e Kovid-19 ................
• Perspektiva krahasuese ...............................................................................
· Donatоrët ................................................................................................
· Pranuesit .................................................................................................
· Përfituesit përfundimtarë ......................................................................
· Format e dhurimit ..................................................................................
• Konteksti lokal ..............................................................................................
· Shqipëria ..................................................................................................
· Bosnja dhe Hercegovina ........................................................................
· Kroacia .....................................................................................................
· Kosova ......................................................................................................
· Mali i Zi .....................................................................................................
· Maqedonia e Veriut ................................................................................
· Serbia .......................................................................................................
Shtojcë ..............................................................................................................
· Metodologjia ...........................................................................................
· Fjalorth .....................................................................................................
1
2
3
3
5
7
8
9
11
12
14
16
18
20
22
24
24
26
28
30
32
34
36
38
38
39
Përmbajtja
1
Hyrje
Funksionimi i sektorit jofitimprurës në Ballka-
nin Perëndimor është ndërprerë për shkak të
rreziqeve nga virusi Kovid-19. Disa nga proble-
met dhe kufizimet thelbësore të aftësisë së
organizatave jofitimprurëse për t'iu përgjigjur
në mënyrë adekuate kësaj krize përfshijnë
përdorimin joefektiv të mjeteve digjitale dhe
një sërë aftësish të pamjaftueshme për të
komunikuar siç duhet, për të bashkëpunuar,
për të menaxhuar programet dhe për të mobili-
zuar burimet e nevojshme. I mbështetur nga
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim
Ndërkombëtar (USAID) dhe Trusti Ballkanik për
Demokraci (TBD), Catalyst Balkans ka propozu-
ar një sërë aktivitetesh për t'i ofruar sektorit
jofitimprurës mbështetjen e nevojshme gjatë
kohës së pandemisë Kovid-19.
Raporti Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj
Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor
përfaqëson një segment të këtij projekti. Ai
ofron të dhëna dhe informacione mbi përpjek-
jet e komunitetit filantrop në Ballkanin Perëndi-
mor për zbutjen e efekteve të krizës Kovid-19.
Të udhëhequr nga besimi se duke përforcuar
vazhdimisht kapacitetet e tij dhe duke bashku-
ar forcat me sektorin publik dhe të biznesit,
organizatat jofitimprurëse mund të jenë një
nga shtyllat kryesore në tejkalimin e çdo krize,
ne ofrojmë një pasqyrë të praktikave filantropi-
ke në Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë.
Edhe pse ne besojmë se vizioni ynë përputhet
gjerësisht me vizionin e USAID dhe TBD, duhet
theksuar se opinionet e shprehura në këtë
publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht
ato të organizatave përkatëse apo partnerëve
të tyre.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor përbëhet nga
vende jo anëtare të BE-së, me pjesën më të
madhe të territorit të tij të vendosur në Gadis-
hullin Ballkanik.
Megjithatë, meqenëse Catalyst Balkans
monitoron gjendjen e filantropisë në Kroaci,
është më e përshtatshme që shtrirja e këtij
raporti të përcaktohet si territori i zgjeruar i
Ballkanit Perëndimor. Me fjalë të tjera, komuni-
tetet filantropike të paraqitura në këtë raport
përfshijnë këto subjekte ekonomike:
Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën,
Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e
Veriut dhe Serbinë.
Në faqet në vijim, fillimisht përmbledhim
praktikat filantropike midis 1 marsit 2020 dhe
28 shkurtit 2021. Më pas, raporti ndahet në tre
kapituj. Kapitulli i parë ofron një analizë të të
dhënave në nivel rajonal. Duke përdorur të
njëjtin grup treguesish, krahasojmë komunite-
tet filantropike brenda rajonit në kapitullin e
dytë, duke u fokusuar në specifikat e kontekstit
lokal në kapitullin e tretë. Së fundi, ne spjegoj-
më metodat që përdorim dhe ofrojmë një listë
të kushteve kyçe të përdorura gjatë gjithë
raportit.
2
Përmbledhje
Filantropia është e rëndësishme në kohë
stabiliteti, por është thelbësore në kohë krize.
Krizat mund të prodhojnë një efekt homogje-
nizues, duke inkurajuar qytetarët të tregojnë
solidaritet dhe kujdes më të madh për komuni-
tetin. Megjithatë, mund të ndodhë gjithashtu
që për shkak të rritjes së pasigurisë ekzistencia-
le, komuniteti të fragmentohet dhe qytetarët t'i
drejtohen grupeve të tyre kryesore, familjes
dhe vetes. Kriza e Kovid-19 është unike sepse
ka izoluar aktorët globalisht duke mbyllur
kufijtë midis vendeve dhe në nivel lokal duke
imponuar distancë fizike midis njerëzve. Në
fillim të krizës, termi distancë sociale u përhap
gjerësisht në sferën publike, por më vonë u
zëvendësua saktë me termin distancë fizike.
Këto dy janë koncepte të ndara. Ndërsa distan-
ca fizike nënkupton mungesën e kontaktit fizik,
i cili është i dëshirueshëm në rrethanat e epide-
misë, distanca sociale presupozon mungesën e
ndërveprimeve ndër-personale, që nuk është
një reagim që e çon komunitetin drejt praktika-
ve të qëndrueshme të zgjidhjes së problemeve.
Pavarësisht masave detyruese që penguan
qytetarët të kenë ndërveprime normale në
hapësirën fizike, të dhënat në dispozicion të
Catalyst Balkans flasin në favor të homogjenizi-
mit më të madh të shoqërisë në Ballkanin
Perëndimor. Gjatë periudhës së vëzhguar,
dhurimet e dedikuara vetëm për Kovid-19
gjeneruan shuma më të larta se të gjitha
donacionet vjetore para pandemisë. Në nivel
rajonal u mblodhën të paktën 71.9 milionë
euro dhe u organizuan 5,459 aksione filantropi-
ke. Madje, sipas llogaritjeve statistikore,
vlerësohet se shuma e dhuruar ka qenë shumë
më e lartë se sa është regjistruar, ku shuma e
dhuruar për banor është 6.7 euro. Dhurimet
më të mëdha për banor u dokumentuan në
Mal të Zi (15.7 €) dhe Maqedoninë e Veriut (10.7
€), ndërsa shumat më të ulëta të dhuruara u
realizuan në Kosovë (2.8 €) dhe Shqipëri (1.1 €).
Sektori i biznesit luajti një rol kyç në tejkalimin e
pandemisë si lloji më i zakonshëm i
donatorëve, ndërsa shteti mori pjesën më të
madhe të fondeve të dhuruara. Kompanitë dhe
ndërmarrjet ishin veçanërisht të spikatura në
Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kroaci, roli i
shoqërisë civile ishte më i theksuar se në
shtetet tjera. Krahasuar me vitet e kaluara,
donacionet e synuara për Kovid-19 ishin më
shpesh në formë të mbështetjes së njëhersh-
me, me përjashtim të Serbisë, ku pati një rritje
të mbështetjes strategjike. Vëzhguar me
kalimin e kohës, komuniteti filantropik reagoi
më fuqishëm në fillimin e pandemisë. Kështu,
pjesa më e madhe e shumave janë dhuruar në
tre muajt e parë të pandemisë, edhe pse më
vonë numri i të infektuarve ka qenë më i lartë.
Megjithatë, ky konstatim nuk është befasues
duke qenë se pavarësisht numrit të vogël të të
infektuarve, në fillim të pandemisë ndihma
ishte më e nevojshme dhe atëherë vëmendja e
mediave u përqendrua më së shumti në krizën
Kovid-19.
Për ne që hulumtojmë dhe promovojmë
konceptin e filantropisë, çështja e besimit
social dhe bashkëpunimit social është jashtëza-
konisht e rëndësishme. Ndryshe nga kapitali
njerëzor dhe financiar, i cili reduktohet nga
shfrytëzimi i tij, kapitali social është vetë-zba-
tues. Kjo është arsyeja pse besimi midis
anëtarëve të komunitetit dhe besimi i
anëtarëve të komunitetit në institucionet e
krijuara, janë resurset më të qëndrueshme të
shoqërisë në kohë krize. Në këtë drejtim, ky
raport tregon se shoqëritë në Ballkanin Perën-
dimor kanë një shkallë relativisht të lartë
bashkëpunimi dhe gatishmërie për t'u
përballur me sfidat. Ajo që mbetet për t'u parë
është se sa do të zgjasë kriza e Kovid-19 dhe si
rrjedhim, si do të ndikojë në dhurimin në të
ardhmen. Me fjalë të tjera, i takon përpjekjeve
kërkimore në të ardhmen për të treguar nëse
mobilizimi i kapitalit social ishte thjesht një
reagim ad-hok i komunitetit, apo kishte një
efekt afatgjatë në dhurimin.
3
Reagimi ndaj Kovid-19 në rajonin
e Ballkanit perëndimor
Përmbledhje rajonale
Në këtë raport, rajoni i zgjeruar i Ballkanit
Perëndimor përbëhet nga 7 komunitete
filantropike. Megjithëse secili prej këtyre komu-
niteteve është specifik, ajo që i bën ato të
ndërlidhura është ngjashmëria kulturore,
orientimi i politikës së jashtme drejt anëtarësi-
mit në BE dhe shkëmbimi intensiv ekonomik.
Në dekadën e fundit, tregtia ndër-rajonale
përfaqësonte një të pestën e të gjitha eksporte-
ve dhe një të dhjetën e të gjitha importeve të
rajonit të Ballkanit Perëndimor (duke mos
përfshirë Kroacinë)1
. Në përgjithësi, ky është një
rajon me 21.2 milionë banorë, që gjeneron një
prodhim të brendshëm bruto prej rreth 148
miliardë dollarë (7,229 dollarë mesatarisht për
banor)2
. Është e justifikuar të analizohet rajoni
si një njësi e veçantë në aspektin politik dhe
ekonomik; kështu e njëjta gjë vlen edhe për
filantropinë.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor përbëhet nga
komunitete filantropike të reja por të begata.
Duke qenë se kemi monitoruar gjendjen e
filantropisë në këtë rajon3
, kemi vërejtur rritje
të vazhdueshme të dhurimit pothuajse në të
gjitha komunitetet filantropike. Megjithatë,
korniza legjislative në rajon ende inkurajon në
mënyrë të pamjaftueshme dhe në mënyrë
disproporcionale aktivitetet filantropike. Për
shembull, në Shqipëri dhe Serbi, dhurimi
individual nuk kualifikohet për përjashtim nga
taksat, dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë,
qytetarët që nuk janë sipërmarrës nuk mund të
kërkojnë zbritje tatimore. Komunitete të tjera si
Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi, ofrojnë një mjedis
më të favorshëm për dhurimin individual.
Megjithatë, një ekosistem filantropik po zhvillo-
het institucionalisht, gjë që reflektohet në
mbështetjen institucionale në rritje dhe në
rritjen e donacioneve që ne regjistrojmë pothu-
ajse çdo vit.
Ky raport i referohet donacioneve të destinua-
ra për tejkalimin e krizës Kovid-19, një pandemi
që ka goditur të gjithë botën. Raporti i vetëm që
është marrë me këtë çështje deri më tani është
Indeksi Botëror i Dhurimit 2021 i publikuar nga
Fondacioni Charitable Aid (CAF)4
, sipas të cilit
rajoni i Ballkanit Perëndimor ka shënuar një
ngritje të ndjeshme në listën filantropike
botërore. Megjithatë, raportet e publikuara nga
CAF kanë të bëjnë ekskluzivisht me filantropinë
qytetare të matur përmes anketave. Për të
fituar një kuptim më të plotë të filantropisë në
Ballkanin Perëndimor, ne propozojmë një qasje
të ndryshme metodologjike (shih: seksionin e
metodologjisë) dhe analizojmë pjesëmarrjen e
të gjithë aktorëve në komunitetin filantropik.
Pothuajse tre muaj pas fillimit të epidemisë në
Kinë (31 dhjetor 2019)5
, virusi hyri në rajonin e
Ballkanit Perëndimor (25 shkurt 2020)6
.
1
Kaloyanchev, P. et aI. (2018). Potenciali i Pashfrytëzuar: Tregtia Ndërrajonale në
Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://ec.europa.eu/info/sites/default/files/economy-finance/dp080_western_balka
ns.pdf.
2
Banka Botërore. (2021). Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://data.worldbank.org/ .
3
Catalyst Balkans ka monitoruar gjendjen e filantropisë në rajonin e Ballkanit
Perëndimor që nga viti 2013. Për të pasur qasje raportet vjetore, vizitoni:
https://www.catalystbalkans.org/en/home/Reports.
4
Charitable Aids Foundation. (2021). Indeksi Botëror i Dhurimit: Një raport i
veçantë i pandemisë globale Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://www.cafonline.org/docs/default-source/about-us-research/cafworldgivingin
dex2021_report_web2_100621.pdf.
5
Organizata Botërore e Shëndetit. (2021). Novela Koronavirus (2019-nCoV)
RAPORT I SITUATËS. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://www.who.int/docs/default-source/coronaviruse/situation-reports/2020012
1-sitrep-1-2019-ncov.pdf
6
Kalanj, K. et al. (2021). Ndikimi i KOVID-19 mbi Pranimet në Spitale në Kroaci.
Kufijtë e Shëndetit Publik. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://doi.org/10.3389/fpubh.2021.720948.
4
Shuma e regjistruar
Shuma e kalkuluar
Shuma e dhuruar për banor 6.7 €
5,459
143,661,010 €
71,882,674 €
Numri i rasteve të dhurimit
4
Në gjysmën e dytë të marsit, qeveritë më pas
propozuan masa, të tilla si izolime dhe mbyllje
të pjesshme. Këto masa rezultuan në mbylljen
e kufijve, shkollave, restoranteve, dyqaneve
dhe të tjera7
. Prandaj, ne vëzhgojmë periudhën
e dhurimit lidhur me Kovid-19 nga 1 mars 2020
deri më 28 shkurt 2021. Gjatë kësaj periudhe,
komunitetet filantropike të rajonit të Ballkanit
Perëndimor kanë iniciuar 5,459 aksione
bamirësie dhe kanë dhuruar të paktën 71.9
milionë euro. Meqenëse konkluzionet tona
mbështeten në të dhëna të nxjerra nga rapor-
tet e mediave të cilat nuk i përfshinë të gjitha
aktivitetet filantropike, këto shifra paraqesin
vlera minimale (shih: seksionin e metodo-
logjisë). Duke aplikuar modelin tonë statistikor,
ne vlerësuam se shuma totale e dhuruar është
rreth 143.7 milionë euro. Krahasuar me vitet e
mëparshme, dhurimet lidhur me Kovid-19
gjeneruan më pak raste të dhurimit, por shuma
më të larta. Për më tepër, kur kombinohet me
dhurimet që s’janë të lidhura me Kovid-19, të
cilat ishin të ngjashme me dhurimet lidhur me
Kovid-19 në periudhën e vëzhguar, si numri i
rasteve të dhurimit ashtu edhe madhësia e
donacioneve tejkalojnë shifrat nga vitet e
mëparshme. Kështu, shuma e dhuruar për
banor në dhurimet lidhur me Kovid-19 është
dukshëm më e lartë se më parë – 6.7 euro
kundrejt 3.2 euro8
.
7
OECD. (2020). Kriza nga Kovid-19 në Ballkanin Perëndimor. Qasur më 16
nëntor, 2021, nga
https://www.oecd.org/south-east-europe/COVID-19-Crisis-Response-Western-Balka
ns.pdf .
8
Vlera mesatare për tre vitet para pandemisë (2017, 2018, 2019).
Donatorët
Kriza nga Kovid-19 ka mobilizuar kryesisht
mbështetje nga sektori i korporatave. Ndryshe
nga tre vitet e mëparshme, kur mesatarisht,
sektori i korporatave dhuroi rreth një të tretën
e shumës totale, dhe qytetarët ishin nismëtarë
të shumicës së aksioneve filantropike, gjatë
periudhës së vëzhguar, korporatat dhe
ndërmarrjet gjeneruan mbi gjysmën e të gjitha
donacioneve (60% të të gjitha rasteve të
dhurimit dhe 55% të dhurimeve totale). Siç
pritej, kompanitë e mëdha (50+ punonjës)
gjeneruan pjesën më të madhe të dhurimit, por
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjithashtu
kontribuuan në mënyrë të konsiderueshme.
Më saktësisht, ndërsa kompanitë iniciuan 4 nga
10 aksione filantropike, NVM-të organizuan më
pak raste dhurimi (2 nga 10 rast), por megjit-
hatë është më shumë se çdo lloj donatori
tjetër. Mbështetja në luftën kundër Kovid-19
është dhënë kryesisht nga kompani të industri-
së ushqimore, bankare dhe telekomunikacio-
nit, ndërsa NVM-të më bujare janë nga sektori i
energjisë, shitja me pakicë dhe shërbimet e
transportit.
Kur bëhet fjalë për subjektet fizike, ne bëjmë
dallimin midis dhurimit masiv të qytetarëve
dhe individëve të caktuar që mund t'i identifi-
kojmë me emër. Meqenëse sektori i korporata-
ve ishte shumë më aktiv sa i përket lehtësimit
të pasojave nga Kovid-19 se më parë, dhurimet
masive dhe donacionet nga individë të caktuar
ranë në plan të dytë, por ishin ende të
rëndësishme. Qytetarët organizuan 16% të
rasteve përmes aksioneve masive, ndërsa
individë të caktuar morën pjesë në mënyrë të
pavarur në 11% të aktiviteteve filantropike të
regjistruara. Megjithatë, në përputhje me
kapacitetet e tyre financiare, të dy kategoritë e
donatorëve ishin më të përfaqësuar në numrin
total të aksioneve të organizuara se sa në
shumën totale të dhuruar ( shumica individuale
12%; individët 7%).
Për sa i përket shpeshtësisë dhe qëllimit të
dhurimit, vijon sektori civil, i cili ashtu si sektori
i korporatave, gjatë pandemisë tregoi një
shkallë më të madhe solidariteti se më parë.
Donatorët më të zakonshëm nga sektori civil
ishin organizatat humanitare Pomozi.ba,
UNICEF Serbia dhe Fondacioni Hemiias, ndërsa
shumat më të mëdha u mblodhën nga Shoqata
e Prodhuesve të Barnave Inovative INOVIA,
Oda Mjekësore Serbe dhe Rotary District 1913
Kroaci.
Duhet të kemi parasysh se përveç aksioneve në
të cilat donatorët kanë marrë pjesë në mënyrë
të pavarur, ata po ashtu kanë marrë pjesë edhe
në aktivitete të përbashkëta të cilat kanë
bashkuar shumë lloje të donatorëve. Nuk ka
pasur shumë aksione të tilla (2%). Megjithatë,
në shumën totale të mjeteve të dhuruara, në
këtë mënyrë janë mbledhur një e pesta e
mjeteve (19%), gjë që tregon se pandemia,
përveç mobilizimit të mbështetjes, inkurajoi
shumë bashkëpunimin e aktorëve të ndryshëm
5
Sektori i Korporatave
Shumica Individuale
Individët
OSHC/Shoqatat
Donatorët e Përzier
Fondacionet Private
Të tjera
Rastet e dhurimit (%) Shuma (%)
59.6%
16.4%
11.2%
7.9%
2.3%
1.5%
1.1%
54.9%
11.9%
6.9%
4.7%
19.2%
1.9%
0.5%
6
Pranuesit
Rastet e dhurimit(%)
Pandemia Kovid-19 ndryshoi jo vetëm struktu-
rën e donatorëve, por edhe strukturën e
pranuesve. Duke qenë se vetë natyra e krizës
nga Kovid-19 lidhet me shëndetin publik dhe të
gjitha qeveritë e rajonit kanë marrë kontrollin
mbi këtë çështje, ne prisnim që shtetet të
merrnin më shumë mbështetje se më parë.
Kështu, ndryshe nga vitet e mëparshme ku
përfituesit ishin kryesisht organizata jofitim-
prurëse dhe individë/familje, pjesa më e
madhe e dhurimit gjatë pandemisë u dedikuan
për institucionet shtetërore. Konkretisht, në 7
nga 10 aksione, fondet e grumbulluara janë
drejtuar për institucionet shëndetësore (43%),
institucionet e tjera publike (5%) dhe autorite-
tet lokale/kombëtare (22%). Për më tepër, duke
qenë se shpesh nevojitej ndihmë për pajisje të
shtrenjta mjekësore, shtetet morën pothuajse
90% të shumës totale të regjistruar gjatë
periudhës së vëzhguar.
Si rezultat, të gjitha kategoritë e tjera të
përfituesve morën mbështetje më pak se një të
tretën e aksioneve të organizuara.
Sektori i korporatave në përgjithësi ka qenë një
donator i madh si për shtetet ashtu edhe për
organizatat jofitimprurëse. Megjithatë,
aksionet e ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme dhe fushatat në të cilat morën pjesë
disa lloje donatorësh përbënin një përqindje
më të madhe të rasteve të dhurimeve për
sektorin jofitimprurës (20% NVM-të, 7%
donatorë të përzier) sesa për institucionet
shtetërore (19% NVM-të, 2% donatorë të
përzier). Nga ana tjetër, numri i rasteve të
individëve të njohur zë një pjesë më të madhe
brenda rasteve të drejtuara ndaj shtetit (12%)
sesa sektorit jofitimprurës (4%).
69.3% Shteti
16.4% Individët ose Familjet
13.3% Organizatat jofitimprurëse
1.0% Të tjera
7
Përfituesit përfundimtarë
Duke qenë se kriza Kovid-19 ka goditur më së
shumti sistemin shëndetësor, pritet që pjesa
më e madhe e përfituesve të ndihmës së dhënë
të jenë personat që përdorin shërbimet e
kujdesit shëndetësor. Në klasifikimin tonë, ky
grup i qytetarëve është kryesisht në kategoritë
e njerëzve nga komunitetet lokale dhe perso-
nat me probleme shëndetësore. Kështu, në
përputhje me pritshmërinë, përfituesit nga
këto dy kategori janë më të shpeshta. Ndërsa
shumica e aksioneve filantropike kishin për
qëllim njerëz nga komunitetet lokale, u
organizuan më pak aksione për njerëzit me
probleme shëndetësore, por këto aksione
gjeneruan shuma më të mëdha të dhuruara.
Kjo mospërputhje midis numrit të aktiviteteve
dhe madhësisë së dhurimeve ndodh për shkak
të donacioneve me vlerë më të ulët (maska,
vizore, doreza, dezinfektues, etj.) llogariten
kryesisht si donacione të drejtuara për njerëzit
në komunitetet lokale, ndërsa donacionet me
vlerë më të lartë (respiratorë, autoambulancat,
monitorët për vëzhgimin e gjendjes së pacien-
tëve, etj.) llogariten kryesisht si donacione për
personat me probleme shëndetësore.
45.9% Njerëzit nga komunitetet lokale
23.8% Njerëzit me probleme shëndetësore
18.1% Njerëzit në nevojë ekonomike
0.9% Njerëzit me aftësi të kufizuar
11.3% Të tjerë
Edhe pse pandemia shkaktoi një krizë të
shëndetit publik, mbështetja për qytetarët e
privuar ekonomikisht dhe të moshuarit nuk
mungoi. Kështu, gati një e pesta e aksioneve
bamirëse u organizuan për njerëzit në nevojë
ekonomike, edhe pse vetëm 6% e totalit të
fondeve të dhuruara u grumbulluan nga këto
aksione. Këto veprime kishin për qëllim
kryesisht plotësimin e nevojave bazë të
njerëzve në nevojë dhe shpesh organizoheshin
për të ndihmuar kuzhinat publike të siguronin
ushqim për përdoruesit e tyre. Kur bëhet fjalë
për të moshuarit, ata kanë marrë mbështetje
në 5% të aksioneve të organizuara, që është më
shumë se para pandemisë. Nga ana tjetër,
krahasuar me periudhën para pandemisë,
donacionet e Kovid-19 synonin më pak njerëzit
me aftësi të kufizuara, njerëzit që jetonin në
shtete të tjera dhe fëmijët pa kujdes prindëror.
Megjithatë, duhet pasur parasysh se këto
konkluzione kanë të bëjnë ekskluzivisht me
dhurimin e Kovid-19 dhe se nuk pritej që
kategoritë e mësipërme të merrnin të njëjtën
mbështetje si për qëllime të tjera.
8
Rastet e dhurimit(%)
Format e dhurimit
Koncepti i filantropisë nga i cili udhëhiqemi
nënkupton çdo lloj ndihme pa pritshmëri
reciproke. Në këtë kuptim, veprimtaria filantro-
pike përfshin të gjitha dhurimet e personave
juridikë dhe fizikë, qoftë në para, mallra, shërbi-
me pro bono, apo kohë (vullnetarizëm). Sipas
të dhënave që disponon Catalyst Balkans, pjesa
dërrmuese e donacioneve të regjistruara janë
të llojit financiar. Arsyeja pas kësaj qëndron
pjesërisht në mënyrën se si media raporton për
filantropinë. Megjithatë, edhe pse media i
kushton më shumë vëmendje dhurimit në
formën e parave, ne jemi të bindur se paratë
janë me të vërtetë forma më e zakonshme e
dhurimit. Megjithatë, gjatë pandemisë, dhurimi
në të mira materiale është rritur. Ndërsa në tre
vitet e mëparshme, 87% e donacioneve ishin në
para dhe 8% në të mira materiale, donacionet
për Kovid-19 ishin ekskluzivisht në formën e
parave në 73% të rasteve, ndërsa 21% e donaci-
oneve ishin në formë të të mirave materiale.
Këto shifra sigurisht që nuk befasojnë duke
pasur parasysh se pandemia imponoi një
nevojë urgjente për pajisje mjekësore e cila u
vërejt nga komuniteti filantropik. Gjithashtu,
duhet theksuar se shërbimet pro bono të
ofruara nga personat juridikë dhe vullnetarizmi
i qytetarëve ishin forma paksa më të zakonsh-
me të donacioneve se sa më parë.
Kur bëhet fjalë për mënyrën e mbledhjes së
fondeve, pandemia Kovid-19 ka paraqitur një
sfidë specifike për komunitetin filantropik. Në
vitet e mëparshme, pothuajse një e treta e
rasteve nxiteshin nga organizimi i ngjarjeve në
të cilat u mblidheshin donatorët. Megjithatë,
duke qenë se vendosja e distancës fizike e ka
bërë të vështirë dhe shpesh të pamundur këtë
mënyrë të mbledhjes së fondeve, shumica e
donatorëve kanë dhuruar drejtpërdrejt tek
pranuesit. Kështu, donacionet direkte përbënin
72% të rasteve të dhurimit, fushatat alternative
27% të rasteve, ndërsa nuk kishte pothuajse
asnjë event me donatorë.
Në përgjithësi, mund të thuhet se komuniteti
filantropik i është përshtatur rrethanave të reja
relativisht shpejt dhe me sukses. Në periudhën
në vijim, mbetet për t'u parë nëse mbledhja e
fondeve online do të bëhet më e zakonshme në
të ardhmen dhe në çfarë mase donatorët do t'i
kthehen mënyrës tradicionale të organizimit të
eventeve donatore.
Përveç formave të dhurimit, donacionet mund
të ndryshojnë edhe sipas efektit që donatorët
synojnë të arrijnë. Ndihma humanitare si
ushqimi, veshmbathja, barnat dhe dhurimet
për trajtimin e një qëllimi të caktuar (trajtimi
mjekësor i një personi të caktuar) i përkasin
kategorisë së dhurimeve afatshkurtra (të
njëhershme). Nga ana tjetër, investimet kapita-
le, pajisjet dhe të gjitha dhurimet që gjenerojnë
njëfarë dhurimi në të ardhmen bien në katego-
rinë e donacioneve afatgjata (strategjike). Të
dhënat e disponueshme për Catalyst Balkans
tregojnë se donacionet e njëhershme janë
dominuese çdo vit. Megjithatë, donacionet e
njëhershme të destinuara për përmirësimin e
pasojave negative të pandemisë ishin edhe më
dominuese se më parë. Konkretisht, 62% e
donacioneve ishin të natyrës ad-hoc, ndërsa
32% ishin donacione strategjike. Ndër donacio-
net e njëhershme, më të zakonshmet ishin
furnizimet dhe materialet e konsumit, si maska
epidemiologjike, vizore dhe doreza, ndërsa një
pjesë më e vogël ishte në formën e ndihmës
humanitare. Sa i përket donacioneve strategji-
ke, pothuajse në të gjitha rastet ato kanë qenë
në formë pajisjesh (kryesisht respiratorë
mjekësorë por edhe pajisje për edukim online),
ndërsa një numër i vogël i donacioneve
strategjike kanë qenë në formën e shërbimeve
pro bono.
9
Përdorimi i donacioneve
Rastet e dhurimit(%)
61.8% Të njëhershme
32.3% Strategjike
5.9% Të panjohura
10
Përfshirja mediatike
37.0%
Transparenca
e vlerës
Shtrirja dhe cilësia e përfshirjes mediatike të
filantropisë janë thelbësore në monitorimin e
donacioneve në Ballkanin Perëndimor.
Meqenëse asnjë nga institucionet shtetërore
në rajon nuk mbledh apo publikon të dhëna
për donacionet, i vetmi burim i besueshëm i të
dhënave janë raportet e medias (shih: seksio-
nin e metodologjisë). Megjithatë, cilësia e
raportimit mediatik nuk është vetëm një
parakusht për matje të saktë të filantropisë,
por edhe një tregues i zhvillimit të komunitetit
filantropik. Sa më shumë aktivitete bamirëse të
përfshijë media dhe sa më të detajuara rapor-
tet mediatike, aq më i madh është ndërgjegjësi-
mi për rëndësinë e filantropisë dhe anasjelltas.
Sa i përket sasisë së përfshirjes mediatike të
dhurimeve për Kovid-19, numri i publikimeve
në media ishte 13,516, që është më pak se në
periudhën para pandemisë. Megjithatë, duhet
pasur parasysh se gjatë pandemisë mediat
raportuan edhe për donacione që nuk ishin në
lidhje me Kovid-19, gjë që barazon
shpeshtësinë e pasqyrimit mediatik në këto dy
periudha. Në shumicën dërrmuese të rasteve,
filantropia është raportuar nga mediat online
(81%), ndërsa përqindja e medias së shkruar
(13%) dhe ajo elektronike ishte shumë më pak
e zakonshme (5%). Në të njëjtën kohë, raporti-
mi për filantropinë mbulohej më shpesh nga
media me frekuencë kombëtare në krahasim
me periudhën para pandemisë, ndërsa mediat
lokale, rajonale dhe nën-rajonale raportuan në
një masë më të vogël.
Cilësia e raportimit mediatik lidhet kryesisht
me transparencën e raporteve të medias, e
matur si përqindje e rasteve të përfshira sipas
të dhënave për shumat e dhuruara. Në këtë
kuptim, raportimi i medias në lidhje me donaci-
onet për Kovid-19 tregon një nivel më të ulët të
cilësisë.
Shumat e regjistruara lidhur me Kovid-19
përbënin 37% të rasteve të dhurimit, që është
më pak se periudhës para pandemisë9
. Niveli
më i ulët i transparencës së raporteve të
medias gjendet në Shqipëri (19%), Maqedoninë
e Veriut (19%) dhe Kosovë (23%), ndërsa
transparenca më e lartë është shënuar në
Malin e Zi (52%) dhe Kroaci (45%). Megjithatë,
edhe pse pandemia duket se ka ndikuar
negativisht në cilësinë e raportimit, qëndrimi i
medias ndaj filantropisë mbeti mesatarisht
pozitiv - 98% e raportimeve kishin një konotaci-
on pozitiv, gjë që jep optimizëm, duke vënë në
dukje se ka vend për përmirësim.
11
9
Transparenca e vlerës në vitin 2019 ishte 44%.
Shuma e dhuruar në krahasim me përhapjen e
Kovid-19
Gjatë gjithë vitit kalendarik, shumica e
dhurimeve regjistrohen zakonisht në dhjetor
(gjatë sezonit festiv), ndërsa muaji me më pak
donacione është gushti (gjatë sezonit të pushi-
meve). Megjithatë, donacionet për Kovid-19
devijojnë nga kjo strukturë. Duke pasur
parasysh se pandemia e një virusi të rrezik-
shëm, por të panjohur shkaktoi frikë dhe
vëmendje të madhe të publikut, ishte shumë e
pritshme, që shumica e donacioneve për
Kovid-19 u regjistruan në tre muajt e parë -
mars, prill dhe maj. Në këta tre muaj ka pasur
4,232 raste në të cilat janë arkëtuar 52.8
milionë euro (77%). Ndërsa pandemia zgjati,
shumat e dhuruara po zvogëloheshin deri në
dhjetor, kur tradicionalisht vëzhgojmë rritjen.
Krahasuar me numrin e rasteve të reja të
diagnostikuara, duket paradoksale që shumat
e dhuruara janë zvogëluar ndërsa numri i të
infektuarve është rritur. Në muajin me shumën
më të madhe të dhuruar – prill, 2020
(24,625,384 euro) - numri i të sapo-diagnostiku-
arve ishte 13,227, ndërsa në muajin me
shumën më të vogël të dhuruar – shkurt,2021
(265,766 euro) - numri i të sapo-diagnostikuar-
ve ishte 11 herë më i lartë (145,567). Megjit-
hatë, gjatë interpretimit të të dhënave duhet të
kemi parasysh situatën alarmante në të cilën u
gjend sistemi shëndetësor, frikën nga virusi i
panjohur me të cilin u përballëm dhe paparas-
hikueshmëria e pandemisë, e cila rezultoi si në
krizë shëndetësore ashtu edhe ekonomike.
Në fillim, komuniteti filantropik shpejt siguroi
mbrojtjen e nevojshme epidemiologjike dhe
testet që mungonin në fazat e hershme të
pandemisë. Megjithatë, me kalimin e kohës,
maskat mbrojtëse, dorezat dhe testet u bënë të
disponueshme dhe fokusi i publikut u zhven-
dos nga kriza epidemiologjike në krizën ekono-
mike dhe probleme të tjera.
Së fundi, megjithëse dhurimet u zvogëluan me
rritjen e numrit të të infektuarve rishtazi, rritja e
numrit të rasteve të reja të diagnostikuara në
periudhën e vëzhguar u shoqërua me një rritje
të vogël, por sërish të pranishme të dhurimeve.
Nga kjo rrjedh se komunitetet filantropike në
Ballkanin Perëndimor ishin më të përgjegjshëm
ndaj krizës kur ndihma ishte më e nevojshme,
por edhe më vonë, ato mbetën të ndjeshëm
ndaj tendencave epidemiologjike.
12
Rastet e reja Kovid-19 Shumat e dhuruara
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Gusht
Shtator
Tetor Dhjetor Shkurt
13,227 13,085 33,782 100,845 334,079 145,567
24,625,381 € 1,642,182 € 415,000 € 2,472,398 € 6,925,176 € 265,766 €
Nëntor Janar
2,967 4,724 35,990 31,849 330,226 141,102
17,090,614 € 11,170,608 € 1,161,749 € 765,060 € 283,421 € 855,389 €
Shuma e dhuruar në krahasim me përhapjen e Kovid-1910
13
10
Grafiku i paraqitur përfshin vetëm vlera të marra nga raporti i medias, pa të
dhëna verifikimi.
Perspektiva krahasuese
Pandemia e Kovid-19 ka prekur pothuajse të
gjitha vendet në nivel global, duke përfshirë të
gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në kapitullin e mëparshëm, ne treguam se si u
praktikua filantropia gjatë një pandemie në
nivel rajonal. Duke përdorur të njëjtin grup
treguesish, në këtë kapitull ne do të paraqesim
ngjashmëritë dhe ndryshimet midis këtyre
komuniteteve filantropike.
Siç tregojnë të dhënat e Bankës Botërore11
,
ekonomia më e zhvilluar në rajon është
Kroacia, ndërsa e kundërta vlen për Kosovën.
Nga PBB-ja totale në nivel rajonal (148 miliardë
$), PBB-ja e Kroacisë dhe Serbisë është më e
larta - përkatësisht 55.9 miliardë $ dhe 52.9
miliardë $. Nga ana tjetër, Mali i Zi ka PBB-në
më të ulët – 4.8 miliardë - por kjo sasi gjenero-
het edhe nga popullsia më e vogël (621,718).
Vëzhguar për banor, Kroacia ka PBB-në më të
lartë (13,828$) dhe Kosova më të ulët (4,287$).
Shpeshtësia dhe madhësia e donacioneve në
Ballkanin Perëndimor janë disi në përputhje
me treguesit makroekonomikë. Nga 5,459
raste, shumica e aksioneve janë regjistruar në
Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa
dhurimi ka qenë më i rrallë në Kosovë dhe
Shqipëri. Sa i përket shumave të regjistruara,
nga 71.9 milionë euro të dhuruara në nivel
rajonal, pjesa më e madhe është dhuruar në
Serbi dhe Kroaci, ndërsa sërish më pak në
Kosovë dhe Shqipëri. Megjithatë, duke pasur
parasysh numrin e popullsisë, rezulton se deri
tani pjesa më e madhe e fondeve janë dhuruar
në Mal të Zi (15.7 €), pasuar nga Maqedonia e
Veriut (10.7 €) dhe më pas nga vendet e tjera.
Në aspekt rajonal, diaspora përbën 6% të të
gjitha dhurimeve. Megjithatë, ka dallime të
rëndësishme midis komuniteteve filantropike.
Derisa 16% e donacioneve në Kosovë ishin nga
vendet jashtë rajonit të Ballkanit Perëndimor,
99% e donacioneve janë gjeneruar brenda
rajonit në Kroaci. Gjithashtu, pjesëmarrje më të
lartë të diasporës kemi shënuar në Mal të Zi
(13%) dhe Shqipëri (14%), ndërsa diaspora e
vendeve të tjera ishte afër mesatares rajonale.
11
Banka Botërore. (2020). Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://data.worldbank.org/ .
14
Perspektiva krahasuese
1.1 €
15.7 €
6.0 €
6.2 €
10.7 €
6.3 €
2.8 €
Shuma e dhuruar për banor12
Shuma e regjistruar
Numri i rasteve të
dhurimit
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Serbia
Kroacia
Bosnja dhe Hercegovina
Bosnja dhe Hercegovina
Kroacia
Kosova
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Serbia
Kosova
Shqipëria
Shqipëria 1,078,542 €
12,947,832 €
17,371,312 €
1,983,815 €
9,629,069 €
7,165,001 €
21,707,103 €
100
1,180
928
278
881
610
1,482
12
Llogaritur në bazë të shumës së vlerësuar për çdo shtet.
15
Donatorët
Në nivel rajonal dhe në çdo komunitet filantro-
pik individualisht, sektori i korporatave luajti
një rol vendimtar në sigurimin e ndihmës gjatë
pandemisë. Kjo para së gjithash i referohet
Maqedonisë së Veriut, ku shënuam përqindjen
më të lartë të dhurimit të korporatave (77% e
rasteve të dhurimit), kryesisht për shkak të
pjesëmarrjes së gjerë të ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme. Nga ana tjetër, një përqindje
nën mesataren e dhurimit të korporatave
gjejmë në Kosovë (42%), Shqipëri (42%) dhe Mal
të Zi (46%). Veçoria e dhurimit të korporatave
në Kosovë qëndron në faktin se ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme gjeneruan më shumë
donacione sesa kompanitë (50+ punonjës).
Përkundrazi, në Bosnjë dhe Hercegovinë,
modeli i dhurimit është i kundërt - kompanitë
iniciuan pothuajse të gjitha aksionet e korpora-
tave.
Kur bëhet fjalë për kategoritë tjera të
donatorëve, dhurimi masiv i qytetarëve zë
vendin e dytë për nga shpeshtësia, me
përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës. E veçan-
ta e filantropisë në Shqipëri dhe Kosovë është
prania dukshëm më e lartë e donatorëve
individualë të njohur, fondacioneve private dhe
organizatave fetare. Në nivel rajonal, aksionet
filantropike të organizuara nga individë të
caktuar përbëjnë 11% të rasteve të dhurimit,
ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, ato përbëjnë
mbi një të katërtën e rasteve të dhurimit.
Përveç asaj, ndërkohë që fondacionet private
morën pjesë në nivel rajonal në 2% të rasteve
të dhurimit, në Shqipëri, pjesëmarrja e tyre
është 11%, dhe në Kosovë, 7% e rasteve të
dhurimit. Në mënyrë të ngjashme, gjatë pande-
misë, shoqatat fetare kanë nxitur vetëm një në
njëqind aksione (1%), ndërsa në Shqipëri dhe
Kosovë, kjo ishte tre herë më e shpeshtë (3%).
16
Bosnja dhe
Hercegovina
Kroacia
Kosova
Mali i Zi
Maqedonia
e Veriut
Serbia
Sektori i korporatave
Shqipëria
42.0%
9.0%
29.0%
6.0%
11.0%
3.0%
0.0%
64.3%
16.4%
7.0%
6.6%
0.4%
1.2%
4.1%
54.5%
42.4%
18.9%
9.4%
15.5%
0.2%
0.3%
1.2%
Shumica individuale Individët
Donatorët e Përzier Fondacionet Private Të tjera
OSHC/Shoqatat
12.6%
28.1%
6.8%
6.8%
2.9%
0.4%
46.2%
19.5%
16.5%
12.8%
0.3%
3.2%
1.5%
77.2%
13.0%
8.0%
0.3%
0.3%
0.4%
0.8%
64.0%
15.5%
9.5%
4.8%
2.8%
0.3%
3.1%
Kategoritë e donatorëve (% e rasteve)
17
Pranuesit
Siç është theksuar tashmë, shteti është pranue-
si më i madh i donacioneve që synojnë zbutjen
e krizës Kovid-19. Në nivel rajonal, 7 nga 10
aksione filantropike ishin të orientuara drejt
institucioneve publike dhe autoriteteve
lokale/kombëtare. Në këndvështrimin krahasu-
es, Shqipëria spikat në këtë drejtim, me vetëm
53% të aksioneve filantropike të organizuara si
mbështetje për shtetin.
Niveli i mbështetjes që ka marrë shteti në
komunitetet e tjera filantropike devijon në një
masë më të vogël nga mesatarja rajonale.
Megjithatë, mund të vërehen dallime kur
shikojmë llojet e institucioneve shtetërore që
kanë pranuar mbështetje. Kështu, një shumicë
dërrmuese e aksioneve të orientuara për
shtetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci
iu drejtuan institucioneve publike, ndërsa në
Kosovë dhe Mal të Zi, situata ishte e kundërt -
autoritetet lokale dhe kombëtare morën
pjesën më të madhe të mbështetjes.
Kur bëhet fjalë për kategoritë tjera të pranue-
sve – individë/familje dhe organizata jofitim-
prurëse – vërehen devijime të konsiderueshme
nga rajoni në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Në
Shqipëri dhe Kosovë, mbështetje dukshëm më
e lartë iu dha individëve/familjeve (35%, 27%),
ndërsa në Mal të Zi, sektori jofitimprurës ishte
më i përfaqësuar në mesin e pranuesve (19%).
Kështu, siç shihet, të gjitha komunitetet
filantropike të Ballkanit Perëndimor e kanë
njohur shtetin si aktorin kryesor në tejkalimin e
pandemisë. Megjithatë, një ndihmë e konside-
rueshme iu ofrua drejtpërdrejt individëve/fami-
ljeve (veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë), dhe
sektori jofitimprurës mbeti një kanal thelbësor
ndihme në Mal të Zi.
18
Bosnja dhe
Hercegovina
Kroacia
Kosova
Mali i Zi
Maqedonia
e Veriut
Serbia
Shteti
Shqipëria
53.0%
35.0%
11.0%
1.0%
73.1%
17.3%
8.9%
0.7%
77.9%
65.1%
9.6%
12.3%
0.2%
Individë ose Familje Organizata jofitimprurëse Të tjerë
26.6%
7.2%
1.1%
66.0%
11.9%
19.4%
2.7%
73.1%
10.3%
15.2%
1.4%
63.3%
22.1%
14.2%
0.4%
Pranuesit (% e rasteve të dhurimit)
19
Përfituesit përfundimtarë
Në aspektin rajonal, shumica e rasteve të
dhurimit për Kovid-19 kanë të bëjnë me njerëz
nga komunitetet lokale, ndërsa shumica e
fondeve janë mbledhur për personat me
probleme shëndetësore. Megjithatë, ky raport i
rasteve të regjistruara dhe shumave të dhurua-
ra ishte i pranishëm vetëm në Serbi dhe Kroaci.
Në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, njerëzit
nga bashkësitë lokale kishin deri tani
pjesëmarrjen më të madhe në shumat e
regjistruara. Në Bosnjë dhe Hercegovinë,
njerëzit nga komunitetet lokale dhe njerëzit me
probleme shëndetësore kishin një pjesëmarrje
të barabartë në shumën e regjistruar, ndërsa
në Shqipëri dhe Kosovë, mbështetja më e
madhe si në numrin e aksioneve ashtu edhe në
shumat e dhuruara shkoi për njerëzit në nevojë
ekonomike.
Kur bëhet fjalë për rastet e dhurimit, ndër të
tjera veçori, duhet theksuar se dhurimet në
Serbi ishin më të larmishme dhe se komuniteti
filantrop në Serbi është i përkushtuar ndaj
popullsisë së moshuar në një masë më të
madhe (9%). Më tej, kategoria njerëzit në
nevojë ekonomike mori pjesë më të madhe të
mbështetjes në Maqedoninë e Veriut se sa në
shtetet tjera (32%) dhe komuniteti Shqiptar
ishte më i orientuar drejt njerëzve që jetojnë në
shtete të tjera (Shqipëria 8% kundrejt mesata-
res së Ballkanit Perëndimor 2%).
20
Bosnja dhe
Hercegovina
Kroacia
Kosova
Mali i Zi
Maqedonia
e Veriut
Serbia
Njerëzit nga komunitetet lokale
Shqipëria
30.0%
18.0%
38.0%
0.0%
14.0%
40.5%
33.3%
15.1%
1.7%
9.4%
45.5%
30.2%
36.6%
7.7%
0.4%
0.4%
9.8%
Njerëzit me probleme shëndetësore
Njerëzit në nevojë ekonomike Të tjerë
Njerëzit me aftësi të kufizuara
8.3%
49.3%
11.8%
54.3%
11.4%
24.7%
0.1%
9.5%
54.8%
5.9%
31.8%
1.3%
6.2%
46.0%
26.1%
10.3%
1.1%
16.5%
Përfituesit përfundimtarë (% e rasteve të dhurimit)
21
Format e dhurimit
Edhe pse paratë janë gjithmonë forma
dominuese e dhurimit, në krahasim me vitet e
mëparshme, donacionet në para në lidhur me
Kovid-19 ishin më të rralla, ndërsa të mirat
materiale dhe shërbimet falas (shërbimet pro
bono të ofruara nga personat juridikë dhe
vullnetarizmi i qytetarëve) ishin forma më të
zakonshme të dhurimit. Kjo vlen veçanërisht
për komunitetin filantropik në Kroaci, i cili
grumbulloi ekskluzivisht para në 63% të
rasteve, të mira materiale në 28% të rasteve
dhe ofroi shërbime pro bono në 5% të aksione-
ve të regjistruara filantropike. Nga ana tjetër,
devijime nga mesatarja rajonale janë shënuar
në Maqedoninë e Veriut, ku përqindja mbi
mesatare e donacioneve ka qenë në formë të
parave (80%) dhe nën mesatare në formën të
mirave materialeve (14%).
Duke qenë se nuk kishte pothuajse asnjë event
të drejtpërdrejtë të organizuar nga donatorët
për shkak të kufizimeve, ndryshimi i vetëm që
gjejmë midis komuniteteve filantropike është
mënyra se si ata u përshtatën rrethanave të
reja. Në aspekt rajonal, 7 nga 10 aksione
bamirësie u realizuan përmes donacioneve
direkte dhe pjesa tjetër kryesisht përmes
fushatave për mbledhjen e fondeve. Për më
tepër, komuniteti filantrop në Kroaci dhe
Maqedoninë e Veriut mbështetej edhe më
shumë në donacionet direkte (8 nga 10 raste),
ndërsa situata në Shqipëri dhe Kosovë ishte e
ndryshme - në të parën kishte 20% të donacio-
neve direkte, dhe në të dytën. vetëm 11%. Në
fakt, shumica dërrmuese e aksioneve në
Shqipëri dhe Kosovë u organizuan sipas mode-
lit të fushatave për mbledhjen e fondeve.
Mbështetja për zbutjen e krizës Kovid-19 ka
qenë më shpesh afatshkurtër në krahasim me
mbështetjen e zakonshme të dhënë në vitet e
mëparshme. Krahasuar me mesataren rajona-
le, donacionet e njëhershme ishin edhe më të
prezente në Kosovë (81%), Shqipëri (75%) dhe
Mal të Zi (73%). Megjithatë, komuniteti filantrop
në Serbi nuk përshtatet në këtë kuadër, pasi
donatorët e tij ofruan mbështetje strategjike
për Kovid-19 më shpesh se më parë. Duke parë
ekskluzivisht donacionet afatshkurtra, të mira
materiale/materiale të konsumit ishin më të
zakonshme në Kroaci, Maqedoninë e Veriut
dhe Serbi, ndërsa ndihma humanitare ishte më
e zakonshme në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.
22
Bosnja dhe
Hercegovina
Kroacia
Kosova
Mali i Zi
Maqedonia
e Veriut
Serbia
Të njëhershme
Shqipëria
75.0%
20.0%
5.0%
64.1%
30.3%
5.6%
53.4%
81.3%
37.3%
9.3%
Strategjike Të panjohura
17.3%
1.4%
73.3%
22.1%
4.6%
64.4%
30.3%
5.3%
52.6%
41.3%
6.1%
Përdorimi i donacioneve (% e rasteve të dhurimit)
23
Konteksti lokal
Shqipëria
Përveç krizës Kovid-19, pasojat e tërmetit
shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor të
vitit 2019, patën një ndikim të madh në
shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Megjithatë,
gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 2.5
milionë euro donacione përmes 174 rasteve të
dhurimit. Në krahasim me një vit më parë, vlera
e regjistruar ka shënuar rënie, ndërsa numri i
rasteve të dhurimit ka shënuar rritje. Duke u
mbështetur në të dhënat në dispozicion dhe
llogaritjet tona statistikore, kemi vlerësuar se
janë mbledhur 7.7 milionë euro, që është një
rritje krahasuar me vitin 2019. Shuma e dhuru-
ar për banor është 2.7 euro, që është dukshëm
më e vogël se mesatarja e rajonit (13.1 euro).
Nga shuma totale e regjistruar në Shqipëri, më
shumë se 1 milion euro ishin dedikuar për
lehtësimin e Kovid-19.
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Më shumë se 1.4 milionë euro janë dhuruar për
qëllime të ndryshme nga Kovid-19, që është dy
herë më e vogël se shuma totale e dhuruar një
vit më parë. Duke marrë parasysh kategoritë e
donatorëve, dhurimet nga shumica individuale
patën një rritje si në numrin e rasteve të
dhurimit ashtu edhe në shumën e dhuruar.
Nga ana tjetër, sektori i korporatave dhe
individët e caktuar patën një rënie të mbështe-
tjes për tema që nuk janë të lidhura me pande-
minë. Sa i përket temave që mbështetën
donatorët, ka pasur një rënie të mbështetjes
ndaj shëndetësisë dhe arsimit, për shkak të
ri-drejtimit të mbështetjes ndaj lehtësimit të
pasojave nga Kovid-19. Kur bëhet fjalë për
kategoritë e pranuesve, organizatat jofitim-
prurëse patën një rritje të konsiderueshme të
mbështetjes kur bëhet fjalë për dhurimin e
thjeshtë jo në lidhje me Kovid-19. Përkundrazi,
institucionet patën një rënie të mbështetjes për
qëllime të tjera që nuk lidhen me pandeminë.
Histori frymëzuese
Autori dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”
Blendi Fevziu, ftoi kompanitë dhe individët të
dhurojnë për familjet në nevojë gjatë pande-
misë Kovid-19. Gjithsej 300,000 euro u
mblodhën përmes programit dhe iu shpërn-
danë familjeve në të gjithë Shqipërinë nga
fondacioni Fundjavë Ndryshe dhe stafi i emisio-
nit “Opinion”.
Sektori i korporatave ishte aktori kryesor në
shpërndarjen e ndihmës për shëndetin publik
në Shqipëri. Një nga iniciativat që ra në sy ishte
nga tre kompani të telekomunikacionit në
Shqipëri – ALBtelecom, Vodafone dhe Telekom
Albania, të cilat dhuruan 40 aparate respiratorë
për spitalet në të gjithë Shqipërinë si mbështe-
tje gjatë pandemisë Kovid-19. Pajisjet janë
dhuruar në të njëjtën ditë, me një vlerë totale
prej 30,000 euro. Kontributi dhe solidariteti i
këtyre kompanive ka siguruar që aparaturat e
nevojshme mjekësore t'i shërbejnë sistemit
shëndetësor publik për të gjithë pacientët me
vështirësi në frymëmarrje.13
13
ALBtelecom (n.d.) Albtelecom Dhuron pajisje Respiratore Për Sistemin
Shëndetësor. ALBtelecom. (n.d.). Qasur më 19 nëntor, 2021, nga
https://www.albtelecom.al/al/rreth-albtelecom/publikime/te-rejat-e-fundit/njoftime-
per-media-2020/albtelecom-dhuron-pajisje-respiratore-per-sistemin-shendetesor/.
24
Transparenca
Të dhënat e disponueshme për ndihmat e
dhuruara në vend janë të pakta dhe publiko-
hen në formën e njoftimeve për shtyp. Megjit-
hatë, informacioni mbi financimin ndërkom-
bëtar është i disponueshëm publikisht, siç
është financimi nga grantet e BE-së15
, mbështe-
tje në formën e pajisjeve emergjente nga
agjencitë e OKB-së, Qeveria e Zvicrës, Programi
për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Fondi i
Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, Amba-
sada e Shteteve të Bashkuara dhe të tjera.
Qeveria Shqiptare ka publikuar të dhënat në
faqen e saj zyrtare16
mbi donacionet nga
qeveritë e huaja dhe donatorët e huaj. Në
raportin e Projektit të Reagimit ndaj Emergjen-
cave ndaj Kovid-19 në Shqipëri të publikuar
nga Banka Botërore, u raportua një listë e
aktiviteteve dhe kontributeve të partnerëve, e
cila përmban donacione nga kompani globale,
qeveri dhe të tjera me disa nga shumat e
dhëna.17
14
McLaren, C. (2020, prill). Ndikimet ekonomike dhe përgjigjet e politikave ndaj
pandemisë së koronavirusit: dëshmi e hershme nga Shqipëria. Qasur më 16
nëntor 2021, nga
https://set.odi.org/wp-content/uploads/2020/04/Economic-impacts-of-and-policy-
responses-to-the-coronavirus-pandemic-early-evidence-from-Albania.pdf .
15
Ibid.
16
Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave (n.d.). Kryeministria.al. Qasur më 16
nëntor, 2021, nga https://kryeministria.al/en/.
17
Banka Botërore. (n.d.). PROJEKTI REAGIMI I SHQIPËRISË NDAJ EMERGJENCËS
KOVID-19. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://documents1.worldbank.org/curated/en/941251597066127352/pdf/Albani
a-Emergency-COVID-19-Response-Project.pdf .
18
ENNHRI. (2021). Raporti Gjendja e shtetit të së drejtës në Europë 2021. Raporte
nga Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut. Qasur më 16 nëntor 2021,
nga
http://ennhri.org/wp-content/uploads/2021/07/Regional-Rule-of-Law-Report-2021
.pdf.
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Më 21 mars 2020, kryeministri i Shqipërisë
paraqiti një paketë stimuluese tre mujore si
pjesë e një buxheti të amenduar, e cila
përfshin: financim shtesë për sektorin e
shëndetësisë për pajisje dhe furnizime
mjekësore (20 milionë euro); rialokim i fondeve
për ndihma humanitare, ushqime, medika-
mente, etj. për grupet më të ndjeshme(16
milionë euro); garanci sovrane për mbështe-
tjen e kompanive për likuiditet për të paguar
pagat e punonjësve (79 milionë euro); një fond
rezervë për urgjencat nga Kovid-19 (7.9 milionë
euro); mbështetje për mbulimin e pagave për
qytetarët e vetë-punësuar dhe ata që punojnë
për biznese të vogla që kishin humbur të
ardhurat për shkak të pandemisë (52 milionë
euro).14
25
Më 30 prill 2020, Avokati i Popullit i dërgoi një
rekomandim Komitetit Ndërministror të
Emergjencave Civile, Ministrisë së Shëndetësisë
dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Brendshme
dhe Ministrisë së Drejtësisë, për të publikuar të
gjitha aktet normative të qeverisë qendrore
dhe akte të tjera gjatë pandemisë nga
Kovid-19.18
Bosnja dhe Hercegovina
Në vitin e pandemisë, më shumë se 21.8
milionë euro janë regjistruar përmes 3,489
rasteve të dhurimit. Në bazë të të dhënave që
disponojmë dhe llogaritjeve tona statistikore,
ne kemi vlerësuar se janë mbledhur më shumë
se 38.5 milionë euro. Në krahasim me vitin
2019, shuma e regjistruar është më shumë se
tre herë më e lartë. Shuma e dhuruar për banor
është 11.7 euro, që është disi më e vogël se
mesatarja e rajonit. Sa i përket dhurimit vetëm
për Kovid-19, më shumë se 12.9 milionë euro
janë dhuruar përmes 1,161 rasteve të dhurimit.
Histori frymëzuese
Reagimi i parë gjatë vitit të pandemisë ishte
sigurimi i ushqimit për ata në nevojë. Shoqata
Pomozi.ba filloi një fushatë për m bledhjen e
fondeve në platformën e tyre me synimin për
të mbledhur fonde për mbështetjen e njerëzve
që përdorin kuzhinën publike gjatë epidemisë.
Përmes fushatës ata arritën të mbledhin
21,659 euro për shujta për familjet në nevojë
sociale.
BH Telecom d.d. ishte një nga donatorët më të
mëdhenj në vitin 2020 për zbutjen e efekteve
negative të pandemisë. Kompania dhuroi më
shumë se 513,000 euro për spitalet kantonale
në Konjic, Zenicë, Gorazhde, Travnik dhe Bihaç
për blerjen e pajisjeve mjekësore. BH Telecom
d.d. mori Çmimin e Filantropisë DOBRO në
kategorinë e kompanive të mëdha.
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për
përjashtimin nga taksat indirekte dhe rimbursi-
min e taksave për taksat indirekte tashmë të
paguara, për pajisjet dhe resurset e dhuruara
nga donatorë vendas dhe ndërkombëtarë për
lehtësimin e pasojave nga Kovid-19. Këtu
përfshihen dhurimet në formën e maskave,
dorezave, pajisjeve mjekësore, respiratorëve,
dezinfektuesve, etj.19
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Dhurimi për qëllime që nuk kanë lidhje me
pandeminë u regjistrua në 8.9 milionë euro, që
paraqet një rritje krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, nëse përjashtojmë të dhënat për
Kovid-19, numri i rasteve të dhurimit është disi
më i vogël se në vitin 2019. Sa i përket llojeve të
donatorëve, qytetarët kishin një pjesëmarrje
më të vogël në rastet e dhurimit që nuk ishin në
lidhje me pandeminë për shkak të rënies së
përqindjes së ngjarjeve humanitare - në të cilin
qytetarët janë donatorët kryesorë. Sa i përket
shumës së dhuruar nga sektori i korporatave,
ka pasur rënie në përqindjen në krahasim me
vitin paraprak. Donatorët ofruan mbështetje
më të rrallë për shëndetësinë dhe arsimin në
dhurimet për qëllime që nuk lidhen me pande-
minë, si rezultat i mbështetjes së ridrejtuar
drejt institucioneve arsimore dhe shëndetëso-
re për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19.
Prandaj, institucionet si pranues u mbështetën
më rrallë në dhurimet për qëllime që nuk kishin
lidhje me pandeminë.
19
CMS. (n.d.). Ligji dhe Rregullorja e Lehtësimit Tatimor KOVID-19 në Bosnje dhe
Hercegovinë. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://cms.law/en/int/expert-guides/cms-expert-guide-to-covid-19-tax-relief-meas
ures/bosnia-and-herzegovina .
26
Konteksti lokal
Transparenca
Institucionet shtetërore në Bosnjë dhe Herce-
govinë publikuan të dhëna për donacionet në
mënyrë josistematike në nivele të ndryshme të
qeverisjes. Qeverisjet lokale paraqitën të dhëna
për donacionet në webfaqet e tyre zyrtare. Të
dhënat për huatë ndërkombëtare dhe shumat
e tyre, drejtuar autoriteteve të Bosnjë dhe
Hercegovinë, janë të disponueshme publiki-
sht.20
Ministria e Financave dhe Thesarit hapi
llogarinë bankare për ndihmat lidhur me
Kovid-19. Ministria publikoi një raport që ishte
në dispozicion të publikut për donacionet në
llogari nga data 6 deri më 27 prill së bashku me
informacionin për donatorët. Qeveria e
Republika Srpska inicioi llogarinë e Fondit të
Solidaritetit për donacionet për Kovid-19, për të
cilat lista e donatorëve ishte e disponueshme
publikisht. Qeveria publikoi emrat e kompanive
dhe institucioneve që kanë dhuruar në llogari,
shumat e dhuruara dhe informacionin se ku
janë dedikuar fondet. Sipas Transparency
International BiH, periudha e pandemisë u
dallua me blerje jo transparente publike të
pajisjeve mjekësore.21
20
Centar za Zastupanje Građanskih Interesa. (2021). Odgovor Centralne Vlasti
Bosne i Hercegovine na Pandemiju Covid 19. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://www.cpi.ba/wp-content/uploads/2021/06/Odgovor-centralne-vlasti-BiH-na
-pandemiju-Covid19.pdf .
21
Cuckić, N., Ewb, & Tanjug. (2020, 4 maj). Donacionet KOVID-19 në Ballkanin
Perëndimor: Nevojitet më shumë transparencë. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://europeanwesternbalkans.com/2020/05/04/covid-19-donations-in-the-west
ern-balkans-transparency-needed/ .
27
Kroacia
Shuma totale e dhuruar e regjistruar në Kroaci
në vitin e pandemisë gjeneroi 38.2 milionë euro
përmes 3,238 rasteve të dhurimit. Kjo shumë
është 2.4 herë më e lartë se një vit më parë.
Shuma e vlerësuar, të cilën ne e kemi llogaritur
në bazë të të dhënave që disponojmë, është 77
milionë euro, që është dy herë më e lartë se një
vit më parë. Rrjedhimisht, edhe shuma e
dhuruar për banor është rritur që nga viti 2019
dhe është 19.0 euro, që është më e lartë se
mesatarja e rajonit. Për më tepër, më shumë se
16.8 milionë euro u regjistruan në dhurimin për
Kovid-19 përmes 920 rasteve të dhurimit.
Është e rëndësishme të theksohet se përveç
pandemisë, në Kroaci pati një krizë tjetër që
bashkoi donatorët në vend dhe rajon – dy
tërmete shkatërruese - njëri që goditi Zagrebin
dhe rrethinat e tij në mars dhe tjetri që goditi
Sisakun dhe Petrinjën në dhjetor. Një e treta e
shumës totale të dhuruar në vitin 2020 (11.4
milionë euro) u dedikua për lehtësimin e
pasojave nga tërmeti, më shpesh për rindërti-
min e shtëpive të dëmtuara.
Nëse marrim parasysh përfituesit përfundim-
tarë, vërehet një rritje e mbështetjes ndaj
popullsisë nga komunitetet lokale, si rezultat i
donacioneve për lehtësimin e pasojave nga
tërmetet. Donacionet afatgjata ishin në rritje
për shkak të investimeve strategjike për rindër-
timin dhe rinovimin e ndërtesave dhe pajisjeve.
Histori frymëzuese
Kompania A1 Hrvatska dhuroi pajisje mjekëso-
re për trajtimin e pacientëve me Kovid-19 në
Spitalin klinik të Dubravës në Zagreb. Pajisja,
me vlerë 196,600 euro, u dorëzua më 1 prill të
vitit 2020 dhe përfshinte 100 lidhje celulare për
gaz mjekësor, IT dhe furnizimin me energji
elektrike, dispenzerë që mundësojnë terapinë
me oksigjen dhe pajisje për monitorimin e
gjendjes së pacientëve.22
Në bashkëpunim me një grup mjekësh në
Kroaci, Dr. Ivor Koviç zhvilloi një maskë mbroj-
tëse respiratore të quajtur "CroResp", e bërë
nga një maskë skuba, një adapter i printuar 3-D
dhe një filtër ajri. Në portalin e tij, Pandemija.in-
fo23
, Dr. Koviç inicioi fushatën për mbledhjen e
fondeve për prodhimin e maskave të destinua-
ra për mbështetjen e punonjësve të kujdesit
shëndetësor, në vijën e parë të luftës kundër
koronavirusit, në spitalet në mbarë Kroacinë.
Me mbështetjen e shoqatës "Pomaganje je
Uvijek IN" ("Ndihma është gjithmonë IN"),
mjetet janë mbledhur edhe përmes platformës
Croinvest.eu. Falë individëve dhe kompanive
bujare, u mblodhën 24,445 euro dhe mbi 1,200
pajisje CroResp u dorëzuan në spitalet në të
gjithë Kroacinë.
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Shuma e dhuruar e regjistruar për qëllime të
tjera nga Kovid-19 u rrit më shumë se 1.3 herë
krahasuar me një vit më parë për shkak të
dhurimit më të madh për pajisje dhe investime
kapitale për lehtësimin e pasojave nga tërmeti.
Është vërejtur rritje në pjesëmarrjen e sektorit
të korporatave në shumë, ndërsa shuma nga
shumica individuale ka pësuar rënie në kraha-
sim me vitin 2019. Për shkak të ri-drejtimit të
mbështetjes së donatorëve për tërmetin dhe
krizën Kovid-19, mbështetja për lehtësimin e
varfërisë pati një rritje të lehtë, ndërsa për
temat e tjera kryesore është vërejtur rënie. Për
qëllime të tjera nga pandemia, institucionet
patën rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit
në vitin 2020, ndërsa sektori jofitimprurës pati
një rënie në krahasim me një vit më parë.
22
A1 Hrvatska. (2020, 2 prill). A1 Hrvatska donirala medicinsku opremu za
liječenje najtežih slučajeva oboljelih od COVID-19 u KB Dubrava. Qasur më 16
nëntor 2021, nga
https://www.a1.hr/tko-smo-mi/objave-za-medije/-/objave/clanak/a1-hrvatska-doni
rala-medicinsku-opremu-za-lijecenje-najtezih-slucajeva-oboljelih-od-covid-19-u-kb
-dubrava-/1396968367 .
23
Pandemija.info. (n.d.). Respirator (filtarska maska) sa zaštitom za oči izrađen
od ronilačke maske, adaptera i filtera za viruse. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://pandemija.info/respiratorhr/ .
28
Konteksti lokal
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Ndryshimet në aktet për ndihmën humanitare
që janë bërë posaçërisht për ndihmën lidhur
me Kovid-19: importi i mallrave (vetëm mallra-
ve dhe organizatave specifike, në përputhje me
Vendimin e Komisionit të BE-së 2020/491) që
nevojiten për zbutjen e efekteve të pandemisë
Kovid-19 është i përjashtuar nga taksa dogano-
re dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. (Ligji për
Tatimin mbi Vlerën e Shtuar); ndihma qeverita-
re që merret nga tatimpaguesit mbi të ardhurat
e korporatave për qëllime të lehtësimit të
Kovid-19 nuk i nënshtrohet tatimit (Ligji për
tatimin mbi të ardhurat e korporatave); ndihma
qeveritare e marrë nga sipërmarrësit e vetëm
për qëllime të lehtësimit të Kovid-19 nuk i
nënshtrohet tatimit (Ligji për Tatimin mbi të
Ardhurat Personale)24
.
Transparenca
Qeveria e Kroacisë hapi webfaqen zyrtare
koronavirus.hr25
, e cila publikon informacione
për koronavirusin, si numri i rasteve, numri i
qytetarëve të vaksinuar dhe të rivaksinuar, etj.
Faqja gjithashtu ofron informacion publik për
donacionet nga institucionet dhe qeveritë
ndërkombëtare për Republikën e Kroacisë.
Për donacionet lidhur me lehtësimin e
Kovid-19, Qeveria ka iniciuar aksionin “Kroacia
kundër Koronavirusit”. Shumat kumulative që u
grumbulluan për aksionin ishin të disponuesh-
me publikisht në webfaqen e Ministrisë së
Financave në formë të njoftimeve për shtyp.26
Po ashtu kishte në dispozicion edhe dokumen-
te ku shënohej se cilat institucione kishin marrë
ndihmë përmes aksionit dhe shumës së
dedikuar. Megjithatë, nuk kishte informacion të
disponueshëm publikisht lidhur me donacionet
individuale për aksionin.
24
CMS. (n.d.). Ligji dhe Rregullorja e Lehtësimit Tatimor për KOVID-19 në Kroaci.
Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://cms.law/en/int/expert-guides/cms-expert-guide-to-covid-19-tax-relief-meas
ures/croatia.
25
Koronavirus.hr. (n.d.). Koronavirus-statistički pokazatelji za Hrvatsku i EU.
Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://www.koronavirus.hr/.
26
Ministarstvo financija Republike Hrvatske. (2020). Priopćenje za javnost. Qasur
më 16 nëntor 2021, nga
https://mfin.gov.hr/vijesti/priopcenje-za-javnost-3039/3039 .
29
Kosova
Shuma totale e dhuruar në vitin 2020 në
Kosovë është 7.7 milionë euro. Kjo shumë
është 3.2 herë më e madhe se një vit më parë.
Nga të dhënat që disponojmë, kemi vlerësuar
se kjo shumë është gati dy herë më e lartë –
14.5 milionë euro. Edhe shuma e dhuruar për
banor është rritur krahasuar me një vit më
parë, duke arritur në 8.1 euro. Megjithatë, ajo
është ende më e ulët se mesatarja rajonale. Sa
i përket dhurimit vetëm për lehtësimin e
Kovid-19, janë regjistruar më shumë se 1.9
milionë euro donacione përmes 276 dhurime-
ve. Diaspora ka pasur një rol të rëndësishëm në
mbështetjen e Kosovës në kohën e krizës.
27
Fondacioni BONEVET Prishtina. (2020). JOIN THE FIGHT – BONEVET Fushatë në
KOSOVAideas. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://kosovaideas.com/campaign/detail/589?fbclid=IwAR2ittGuXJRsqk6wKvRlTQ
B7OSLIN6mDF5SDwHBPUePR9l2TsuHywQKcYTE.
Histori frymëzuese
Fondacioni BONEVET Prishtinë inicioi fushatën
për mbledhjen e fondeve "Join the Fight" në
platformën e KOSOVA ideas, me qëllim të
mbledhjes së fondeve për blerjen e 43
printerëve të rinj 3-D të cilët mund të prodhoj-
në vizore dhe filamente. Fushata zgjati deri më
29 maj të vitit 2020 dhe rezultoi në grumbulli-
min e 66,000 eurove përmes platformës me
mbështetjen e 134 donatorëve. U prodhuan
gjithsej 8,497 mburoja fytyre 3-D dhe 7,093 iu
dhuruan punonjësve shëndetësorë dhe
administrativë, si dhe të tjerëve në nevojë për
të parandaluar përhapjen e Kovid-1927
.
Shoqata Aksioni për Nënat dhe Fëmijët filloi
fushatën humanitare “Një Kafe si Flutur” e cila
kishte dy synime kryesore: mbledhjen e fonde-
ve për sigurimin e pajisjeve të nevojshme
mjekësore për institucionet shëndetësore dhe
ndërgjegjësimin me këshilla nga burime të
besueshme për qytetarët se si të ndalojnë
përhapjen e koronavirusit. Fondet u mblodhën
përmes platformës GlobalGiving me transferta
bankare dhe donacione me SMS (një SMS
vlente 1 euro). Në bashkëpunim me Ministrinë
e Shëndetësisë, shoqata ndau 10,274 euro të
mbledhura për të dhuruar maska respiratore
FFP2, pajisje mbrojtëse, vizore, syze mbrojtëse,
doreza nitrili, dezinfektues, doreza kirurgjikale,
termometra të ballit me rreze infra të kuqe,
çarçafë për një përdorim dhe pajisje të tjera.
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Nëse përjashtojmë të dhënat për dhurimin në
lidhje me pandeminë, në vitin 2020 janë dhuru-
ar 5.7 milionë euro, që është më shumë se dy
herë më e lartë se shuma e një viti më parë. Sa
i përket kategorive të donatorëve, ka pasur një
rënie të shpeshtësisë së mbështetjes nga
qytetarët në krahasim me një vit më parë,
sepse shumica e ngjarjeve, ku qytetarët janë
donatorët kryesorë, kanë qenë të lidhura me
Kovid-19. Pandemia ndikoi gjithashtu në uljen e
rasteve të dhurimit në lidhje me lehtësimin e
varfërisë dhe arsimin, si tema që nuk lidhen me
Kovid-19. Ka pasur një rënie të mbështetjes
direkte ndaj individëve dhe familjeve në kraha-
sim me një vit më parë, për shkak të rritjes së
aktivitetit të donatorëve ndaj qeverisjeve
lokale/kombëtare. Popullsia nga komunitetet
lokale ka pasur mbështetje më të rrallë kraha-
suar me vitin 2019, ndërsa rritje është vërejtur
për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe njerëzit
në nevojë ekonomike sa i përket dhurimit që
nuk ka të bëjë me Kovid-19.
30
Konteksti lokal
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Më 4 dhjetor 2020, Kuvendi i Republikës së
Kosovës miratoi Ligjin e ri për Rimëkëmbjen
Ekonomike nga Kovid-19, ndërsa i njëjti ka hyrë
në fuqi më 7 dhjetor 2020. Qëllimi i këtij ligji
është plotësimi i ligjeve të tjera përkatëse me
qëllim për të mundësuar rimëkëmbjen e
ekonomisë së Republikës së Kosovës për shkak
të krizës të shkaktuar nga Kovid-19. Ndër nenet
e tjera, Ligji për Rimëkëmbjen thekson se të
gjitha bizneset që kanë pasur probleme në
punën e tyre gjatë krizës ose janë mbyllur do të
mbështeten financiarisht nga buxheti i qeveri-
së. Asistenca ishte menduar të mbulonte të
gjitha shpenzimet operative të palëve përkatë-
se në vlerën totale prej 200 milionë euro.28
Transparenca
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës krijoi një
platformë online informative shëndetësore
Kosova.health, dedikuar informacioneve lidhur
me pandeminë Kovid-19. Platforma përmban
informacione për statistikat lidhur me
Kovid-19, masat parandaluese dhe të tjera,
ndërsa masat dhe vendimet e marra nga
Qeveria e Kosovës janë të disponueshme për
publikun vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë
së Shëndetësisë.29
Informatat për donacionet
nga institucionet dhe organizatat e huaja ishin
në dispozicion të publikut.
28
Deloitte Kosova. (2020, dhjetor). Lajme Ligjore. Pejës. Qasur më 16 nëntor 2021,
nga
https://www2.deloitte.com/content/dam/Deloitte/al/Documents/legal/Deloitte%20K
osova_Legal%20News_DEC2020.pdf.
29
Šošić i Lazarević. (2020, qershor). HAPJA E QEVERIVE NË KOHË. Fuqizimi i
Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të
Reformuar. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://cep.org.rs/wp-content/uploads/2020/06/Opening-governments-in-times-of-
lockdown_WeBER-policy-brief.pdf .
31
Mali i Zi
Gjatë vitit 2020 në Mal të Zi janë regjistruar më
shumë se 12.4 milionë euro përmes 1,446
rasteve të dhurimit. Në krahasim me vitin 2019,
shuma e regjistruar është më shumë se tre
herë më e lartë. Në bazë të të dhënave që
disponojmë, kemi vlerësuar se në total janë
dhuruar mbi 18.5 milionë euro. Shuma e
dhuruar për banor është 29.8 euro, që është
shuma më e lartë nga të gjitha vendet e rajonit
në vitin 2020. Shuma totale e regjistruar e
grumbulluar vetëm nga donacionet për zbutjen
e efekteve negative të Kovid-19 është më
shumë se 9.6 milionë euro.
30
Kovačević, M. (2020, prill). Fudbalski savez Crne Gore donira sedam respiratora
[media report]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://www.maxbetsport.rs/fudbalski-savez-crne-gore-donira-sedam-respiratora-
199172/ .
31
Hipotekarna Banka. (2020). Humanitarna akcija zaposlenih hipotekarne banke
Aplauzmedicinarima [media report]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga:
https://www.hipotekarnabanka.com/obavjestenja/humanitarna-akcija-zaposlenih
-hipotekarne-banke-aplauzmedicinarimame-368 .
Histori frymëzuese
Më 20 mars, Federata e Futbollit të Malit të Zi
kontribuoi në luftën kundër koronavirusit me
një donacion prej 150,000 euro për Institucio-
nin Kombëtar të për Sëmundjet Ngjitëse për
koordinimin e Malit të Zi. Mjetet e dhuruara
janë përdorur për blerjen e 7 respiratorëve për
institucionet shëndetësore. Institucionet që
morën respirator ishin Qendra klinike e Malit të
Zi, spitalet e përgjithshme në Berane, Bijelo
Polje, Pljevlja, Nikshiq, Kotorr dhe Tivar. Më
pas, shoqata planifikoi t'i dhurojë një aparat
respirator edhe për Spitalin e Përgjithshëm
Danilo I nga Cetinja.30
Platforma online AplauzMedicinarima u hap nga
punonjësit e Hipotekarna Bank nga Podgorica
në bashkëpunim me Studio "Fleka". Qëllimi
ishte mbledhja e 50 mijë eurove për prokuri-
min e pajisjeve mbrojtëse për personelin
mjekësor në vijë të parë të luftës kundër
Kovid-19 në institucionet në të gjithë Malin e Zi.
Deri më 5 maj 2020 janë mbledhur gjithsej
130,590 euro. Vetë punonjësit ishin të parët që
dhuruan për nismën, gjithsej 8,130 euro të cilat
iu dedikuan Institucionit Koordinues Kombëtar
të Malit të Zi për Sëmundjet Ngjitëse.31
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Në vitin 2020, shuma e regjistruar për dhurimin
që nuk kishte të bëjë me Kovid-19 ishte më
shumë se 2.7 milionë euro – që është një rënie
në krahasim me shumën totale të dhuruar në
vitin 2019. Dhurimet e korporatave dhe të
shumicës individuale ishin më të rralla se në
vitin 2019, ndërsa individët kishin një rritje në
përqindjen e rasteve të dhurimit. Për shkak të
mbështetjes së riorientuar për pandeminë,
kujdesi shëndetësor pati një përqindje disi më
të vogël të rasteve të dhurimit, ndërsa temat e
tjera (arsimimi, mbështetja për grupet e margji-
nalizuara dhe lehtësimi i varfërisë) pësua një
rritje në krahasim me vitin 2019. Si në shumi-
cën e vendeve të rajonit, institucionet në Mali të
Zi pësuan një rënie të dhurimit kur bëhet fjalë
për tema që nuk kanë lidhje me Kovid-19,
ndërsa një përqindje më e lartë është regjistru-
ar për individë dhe familje kryesisht për
trajtime mjekësore. Për shkak të pandemisë
vërehet një rënie e mbështetjes për njerëzit me
aftësi të kufizuara, ndërsa njerëzit në nevojë
ekonomike, njerëzit me probleme shëndetëso-
re dhe popullsia nga komunitetet lokale kanë
pasur rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit
në krahasim me vitin 2019.
32
Konteksti lokal
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Më 13 prill të vitit 2020, Qeveria e Malit të Zi
prezantoi përjashtimin nga TVSH-ja dhe taksat
doganore për pajisjet mjekësore dhe pajisjet
mbrojtëse, të cilat u importuan si donacion, për
të ndihmuar në luftimin e pasojave të virusit
Kovid-19 (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”,
Nr.032/20).
Transparenca
Në fillim të paraqitjes të Kovid-19, Qeveria
formoi Organin Koordinues Kombëtar për
Sëmundjet Infektive. Më 18 Mars 2020, u hap
një llogari e veçantë për financime nga vendi
dhe jashtë vendit për ndihma lidhur me
Kovid-19. Informacione për dhurimet është
publikuar në portalin coronainfocg.me. Shtabi
Operativ i Donacioneve dorëzonte raport një
herë në javë pranë Organit Koordinues
Kombëtar për Sëmundjet Infektive për pagesat
dhe dalje të mjeteve, d.m.th., mënyrën e
shpenzimit.
Më 31 mars, Organi Koordinues Kombëtar për
Sëmundjet Ngjitëse miratoi Vendimin për
mënyrat dhe kushtet e ndarjes së mjeteve të
grumbulluara përmes donacioneve, pasi
Instituti Alternativa bëri thirrje për transparen-
cë për donacionet. Vendimi specifikon nevojën
për informacion se ku dhe si ndahen fondet
dhe përgjegjësinë për të informuar publikun
për gjendjen e llogarisë një herë në javë.32
Në
dhjetor të vitit 2020 u formua Këshilli për
Luftën Kundër Koronavirusit. Që atëherë,
informacioni për donacionet është i disponue-
shëm përmes lajmeve në media.33
32
Cuckić, N., Ewb, & Tanjug. (2020, 4 maj). Donacionet KOVID-19 në Ballkanin
Perëndimor: Nevojitet më shumë transparencë. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://europeanwesternbalkans.com/2020/05/04/covid-19-donations-in-the-west
ern-balkans-transparency-needed/.
33
Šošić i Lazarević. (2020, qershor). HAPJA E QEVERIVE NË KOHË. Fuqizimi i
Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të
Reformuar. Qasur më 16 nëntor 2021, nga
https://cep.org.rs/wp-content/uploads/2020/06/Opening-governments-in-times-of-
lockdown_WeBER-policy-brief.pdf .
33
Maqedonia e Veriut
Në vitin e pandemisë, në Maqedoninë e Veriut
janë regjistruar gjithsej 8.9 milionë euro
donacione, që është një shumë 7.5 herë më e
madhe se një vit më parë. U vërejt rritje edhe
në numrin total të aksioneve filantropike (982
aksione filantropike në vitin 2020). Shuma e
dhuruar për banor është 17.5 euro, që është
disi më e lartë se mesatarja e rajonit. Duke
përdorur të dhënat e disponueshme, bazuar në
llogaritjet tona, ne kemi vlerësuar se gjatë vitit
2020 janë mbledhur më shumë se 36.5 milionë
euro. Vetëm për të zbutur efektet negative të
Kovid-19, janë regjistruar më shumë se 6.8
milionë euro përmes 595 rasteve të dhurimit.
34
Plus Info. (2020). ,,Stopanska banka’’ donira aparat za mehanička ventilacija za
Klinikata za infektivni bolesti [media report]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://plusinfo.mk/stopanska-banka-donira-aparat-za-mehanichka-ventilaci-a-n
a-klinikata-za-infektivni-bolesti/.
35
Nextsense. (2020). StopKorona! - Aplikacioni i ri celular për gjurmimin e
ekspozimit ndaj KOVID-19 - Donacion nga Nextsense për Ministrinë e Shëndetësisë
[raport mediatik]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://nextsense.com/ns-newsarticle-stopkorona-new-mobile-app-for-tracing-exp
osure-to-covid-19.nspx
Histori frymëzuese
Stopanska Banka SHA Shkup e mbështeti luftën
kundër pandemisë duke dhuruar një ventilator
mekanik – respirator për Klinikën Infektive
Shkup. Ky donacion vlerësohet në mbi 42 mijë
euro dhe supozohet të jetë i nevojshëm për
trajtimin e pacientëve me Kovid-19. Banka ka
marr përsipër edhe shumën për blerjen dhe
dorëzimin e pajisjes në Klinikë.34
Kompania softuerike Nextsense zhvilloi dhe i
dhuroi aplikacionin celular "StopKorona!"
Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e
Veriut. Shuma e këtij donacioni ishte 47,572
euro. Aplikacioni i smartfonëve me bazë
Bluetooth iu prezantua publikut më 13 prill
2020. Pajisja mat distancën midis telefonave të
përdoruesve dhe paralajmëron përdoruesit
nëse ata kanë rënë në kontakt me dikë që ka
rezultuar pozitiv me Kovid-19. Aplikacioni u
shkarkua më shumë se 5,000 herë në ditën e
lansimit të tij. Aplikacioni celular garantonte
mbrojtje të plotë të privatësisë së përdoruesve
dhe u realizua duke ndjekur praktikat në mbarë
botën në trajtimin e koronavirusit. Qytetarët
ruajnë kontrollin e plotë të të dhënave të tyre
përmes aplikacionit derisa të vendosin t'i
dërgojnë në Ministri pasi të jenë diagnostikuar
me virus.35
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Edhe pse pandemia e zhvendosi fokusin e
donatorëve nga temat e tjera, shuma e
regjistruar në vitin 2020 për tema që nuk kanë
lidhje me pandeminë është pothuajse dy herë
më e madhe se shuma totale e një viti më parë.
Nisur nga kategoritë e donatorëve, sektori i
korporatave ka pasur rritje të aktivitetit kraha-
suar me vitin 2019. Institucionet morën
mbështetje më pak të zgjeruar në krahasim me
vitin e kaluar sa i përket dhurimit për qëllime të
tjera që nuk kanë lidhje me pandeminë,
ndërkohë që organizatat jofitimprurëse pësuan
një rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit.
Për shkak të riorientimit të mbështetjes së
donatorëve për lehtësimin e pasojave nga
Kovid-19, ka pasur një rënie të rasteve për
mbështetjen e shëndetësisë që nuk lidhet me
pandeminë në krahasim me vitin 2019. Popull-
sia nga komunitetet lokale mori më shumë
përfitime se më parë, kryesisht për shkak të
donacioneve në pajisje të dhuruara për qeveri-
sjen lokale.
34
Konteksti lokal
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Pakoja e 4-të e masave të miratuara nga
Qeveria e Maqedonisë së Veriut për zbutjen e
efekteve negative të pandemisë Kovid-19
përmban: uljen e TVSH-së (përjashtim për
donacione, 10% për ushqim dhe pije për
konsum në vend dhe shërbime katering etj.);
krijimi i një linje kredie pa interes me një
komponent granti për ndërmarrjet mikro dhe
të vogla që u prekën nga pandemia; rishikimi i
ligjit që rregullon financimin e vetëqeverisjes
lokale për t'u siguruar komunave të hyra të
qëndrueshme gjatë krizës; paraqitjen e një
projektligji që rregullon mbështetjen financiare
për punëdhënësit e prekur nga Kovid-19; rritja
e mbështetjes financiare mujore për të vetë
punësuarit gjatë muajve tetor, nëntor dhe
dhjetor 2020.36
Transparenca
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së
Veriut hapi një llogari për ndihmat lidhur me
Covid-19, përmes së cilës publiku dhe kompa-
nitë kontribuuan duke dhuruar fonde, mallra
dhe shërbime sipas listës së prioriteteve.
Ministria e Shëndetësisë publikoi listën e
donatorëve.37
Është hapur webfaqja e dedikuar për Kovid-19
koronavirus.gov.mk, e cila përmban informaci-
one të përditësuara për numrin e rasteve me
Kovid-19, vaksinimin dhe informacione të tjera
(masat ekonomike, ndihmë mjekësore, etj.).
Webfaqja përfshin gjithashtu të dhënat e të
gjitha donacioneve financiare dhe jo financiare
që janë marrë si ndihmë për trajtimin e pande-
misë.38
36
OECD. (2020, 20 prill). Kriza Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Qasur më 16
nëntor, 2021, nga
https://www.oecd.org/south-east-europe/COVID-19-Crisis-in-North-Macedonia-arc
hive.pdf .
37
Cuckić, N., Ewb, & Tanjug. (2020, 4 maj). Donacionet KOVID-19 në Ballkanin
Perëndimor: Nevojitet më shumë transparencë. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://europeanwesternbalkans.com/2020/05/04/covid-19-donations-in-the-west
ern-balkans-transparency-needed/ .
38
Vlada Republike Severna Makedonija. Oficijalne informacije za koronavirus u
Severnoj Makedoniji. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga Update information for
Coronavirus in RSM - Vlada.mk (koronavirus.gov.mk).
35
Serbia
Shuma totale e regjistruar në Serbi gjatë vitit
2020 ishte 50.9 milionë euro. Nga shuma totale
e dhuruar, 29.5 milionë u regjistruan për të
zbutur efektet negative të virusit Kovid-19.
Numri i rasteve është rritur në krahasim me një
vit më parë (4,319 raste në vitin 2020). Nga
numri i përgjithshëm i rasteve të dhurimit,
1,454 ishin lidhur me pandeminë. Shuma e
dhuruar për banor ishte 13 euro, që është pak
më pak se gati sa mesatarja e rajonit. Me
ekstrapolim, duke u mbështetur në të dhënat
që disponojmë, kemi vlerësuar se janë dhuruar
90.2 milionë euro. Sektori jofitimprurës në
Serbi pati një rol të madh në mbështetjen gjatë
Kovid-19 në ofrimin e mbështetjes për grupet e
rrezikuara dhe mbështetje ligjore falas dhe
akses në informacione të rëndësishme.39
39
UNDP (2020, shtator). Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik i KOVID-19. Qasur
më 16 nëntor, 2021, nga
https://www.rs.undp.org/content/serbia/en/home/library/crisis_prevention_and_rec
overy/covid-19-socio-economic-impact-assessment-.html .
Nga ana tjetër, organizatat jofitimprurëse
pësuan një rritje të shpeshtësisë dhe intensite-
tit të mbështetjes. Për sa u përket përfituesve
përfundimtarë, njerëzit me probleme
shëndetësore dhe njerëzit me probleme
shëndetësore pësuan një rënie të përqindjes së
rasteve të dhurimit që nuk kishin lidhje me
pandeminë, sepse shumica e rasteve të
dhurimit për këtë përfitues ishin për lehtësimin
e Kovid-19.
Dhurimi për qëllime tjera nga
Kovid-19 në vitin 2020
Nëse përjashtojmë të dhënat për dhurimin
lidhur me Kovid-19, shuma totale e dhuruar e
regjistruar është më shumë se 29.5 milionë
euro që paraqet një rritje në krahasim me
shumën totale në vitin 2019. Kjo rënie është
kryesisht për shkak të mbështetjes së ri-orien-
tuar të donatorëve për pandeminë. Sa i përket
kategorive të donatorëve, vërehet një numër
më i vogël i rasteve të dhurimit nga kompanitë
dhe qytetarët krahasuar me një vit më parë,
por dhurimet e shumicës individuale kanë
gjeneruar shuma më të mëdha të dhuruara.
Duke marrë parasysh temat për dhurimin që
nuk ka të bëjë me Kovid-19, shëndetësia pati
një rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit,
kryesisht për trajtime mjekësore për njerëz me
aftësi të kufizuara dhe njerëz me probleme
shëndetësore. Institucionet dhe qeveritë
lokale/kombëtare në Serbi kishin një përqindje
më të ulët si në shumën e dhuruar ashtu edhe
në rastet e dhurimit, për shkak të ri-orientimit
të mbështetjes ndaj institucioneve shtetërore
gjatë pandemisë.
Histori frymëzuese
MK GROUP, të cilit i është ndarë Çmimi VIRTUS
2020 për Filantropi, ka siguruar më shumë se 1
milion euro donacione gjatë vitit 2020, me
pjesën më të madhe të shumës së dedikuar për
trajtimin e efekteve të pandemisë. Si një nga
kompanitë e para që ka mbështetur luftën
kundër virusit, MK GROUP financoi blerjen e
pajisjeve mjekësore për 12 institucione
shëndetësore. Kompania gjithashtu ofroi
fluturime me aeroplan privat për të lejuar
fëmijët të marrin trajtim mjekësor në Shtetet e
Bashkuara dhe pushime për 450 punonjës
mjekësorë në hotelet e saj në Serbi, Slloveni
dhe Kroaci. MK GROUP shpërndau edhe pako
ushqimore humanitare për qytetarët me status
të rrezikuar social në vlerë prej 150,000 euro.
Shumica e donacioneve lidhur me Kovid-19
përfshinin investime strategjike si pajisje,
automjete dhe gjëra të tjera thelbësore për
mbështetjen e institucioneve të kujdesit
shëndetësor. Forumi Serb i Filantropisë pati një
rol vendimtar në informimin e donatorëve për
nevojat dhe rrjedhat e donacioneve.
36
Konteksti lokal
Nga fillimi i krizës kemi regjistruar se Forumi
Serb i Filantropisë, në bashkëpunim me Fondin
B92, kanë mbledhur më shumë se 1.6 milionë
euro fonde dhe mbi 85,000 euro të mira
materiale për të mbështetur sistemin
shëndetësor në Serbi. Në bashkëpunim me
UNICEF dhe Nordeus, ata krijuan dhe
përditësuan vazhdimisht një tabelë të nevojave
dhe afateve të dorëzimit. Të dhënat e ofruara u
verifikuan rregullisht me Ministrinë e
Shëndetësisë për të siguruar shpërndarjen
efikase të ndihmës.
Ndryshimet ligjore/fiskale për
shkak të Kovid-19
Më 10 prill të vitit 2020, Qeveria miratoi masën
për lejimin e përjashtimit të TVSH-së për
donacionet. Megjithatë, kjo masë zbatohej
vetëm për donatorët që përfshihen në sistemin
e TVSH-së, i cili jepte donacione për Ministrinë e
Shëndetësisë, Fondin Kombëtar të Sigurimeve
Shëndetësore dhe institucionet shëndetësore
shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonsh-
me.40
Ministria e Financave dhe Banka Kombëtare e
Serbisë miratuan një sërë masash ekonomike
për të mbështetur ekonominë kombëtare. Këto
masa mundësuan përfitime dhe financime të
caktuara fiskale për personat juridikë në
sektorin privat dhe ndihmë financiare të
njëhershme për të gjithë qytetarët e rritur të
vendit. 41
Transparenca
Webfaqja zyrtare covid19.rs ofron statistika për
rastet me Kovid-19, informacione kontakti për
autoritetet përkatëse shëndetësore dhe
informacione të tjera në lidhje me pandeminë.
Për shkak të mungesës së informacionit të
verifikuar dhe të plotë për donacionet lidhur
me Kovid-19 të marra nga Qeveria e Serbisë,
Transparency Serbia ka paraqitur iniciativën
për publikimin e të dhënave për donacionet
për institucionet publike në Ministrinë e Finan-
cave.42
40
Catalyst Balkans. (2021). Srbija daruje 2020:Izveštaj o stanju dobročinstva.
Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://izvestaj.srbijadaruje.org/country/Serbia/en/full .
41
Sovilj i Stojković. (2021, tetor). Trajtimi i ndikimit të pandemisë KOVID-19 në
ekonomi dhe punë – një rast studimor i rregullores së Serbisë. Mjekësia, Ligji dhe
Shoqëria. Vëll. 14, nr 2, f. 301–320
42
Šošić i Lazarević. (2020, qershor). HAPJA E QEVERIVE NË KOHË IZOLIMI.
Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të
Reformuar. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga
https://cep.org.rs/wp-content/uploads/2020/06/Opening-governments-in-times-of-
lockdown_WeBER-policy-brief.pdf .
37
SHTOJCË
Raporti është përgatitur duke përdorur bazën e
të dhënave Giving Balkans, e cila zhvillohet
sistematikisht që nga viti 2013, dhe mbetet
baza e të dhënave më e besueshme mbi
dhurimin filantropik në rajon. Për shkak të
mungesës së të dhënave zyrtare (p.sh.,
Ministritë e Financave ose Administrata
Tatimore), Catalyst Balkans përdor mënyra
alternative për të mbledhur të dhëna, kryesisht
raporte mediatike dhe burime të tjera të dispo-
nueshme (raporte të verifikuara nga donatorët
dhe pranuesit). Përgjatë periudhës së vëzhguar
(1 mars, 2020 – 28 shkurt, 2021), në bazën e të
dhënave Giving Balkans janë përpunuar
gjithsej 13,516 regjistrime të dhurimit filantro-
pik në të gjithë rajonin lidhur me lehtësimin e
Kovid-19, nga të cilat 5,459 figurojnë si raste
unike.
Për të kuptuar më mirë raportin, është
thelbësore të theksohet se ne vëzhgojmë
nivelin e dhurimit filantropik bazuar në dy
tregues themelorë: numrin e rasteve të
dhurimit dhe shumën e dhuruar. Një rast
dhurimi përfaqëson një ngjarje unike, d.m.th.,
një mbledhje të organizuar donacionesh. Për
shembull, një rast dhurimi mund të jetë një
fushatë në të cilën një grup individësh mbled-
hin fonde për trajtimin mjekësor të dikujt ose
një dhurim nga një donator për një pranues të
caktuar.
Metodologjia jonë ka kufizime, duke përfshirë
faktin më të rëndësishëm që media nuk
regjistron të gjitha dhurimet filantropike. Një
kufizim tjetër domethënës është se jo të gjitha
raportet mbi aksionet filantropike ofrojnë
informacion preciz, siç është vlera e dhurimit.
Për këtë arsye, rastet e dhurimit përfaqësojnë
një tregues më të besueshëm, ndaj ne fokuso-
hemi në të në vend të shumave të dhuruara.
Çdo grup të dhënash për analizë që përdor
Catalyst Balkans ka vlerën e tij të transparen-
cës, e cila tregon përqindjen e rasteve të
dhurimit që janë përfshirë në shumën totale të
regjistruar. Transparenca e vlerës për grupin e
të dhënave të përdorur në këtë raport është
37%, që do të thotë se raportet e mediave për
2,020 raste (nga 5,459) përfshinin informacio-
nin për shumën e dhuruar.
Megjithatë, ne besojmë se hulumtimi ynë ofron
një pasqyrë mjaft të besueshme të aspekteve
thelbësore të dhurimit filantropik, sepse
shifrat, edhe pse jo gjithëpërfshirëse, ofrojnë
një vlerë minimale për treguesit përkatës.
Nëse, për shembull, diskutojmë për numrin e
rasteve filantropike, mund të themi me siguri
se numri që ne tregojmë është numri minimal i
rasteve që kanë ndodhur. E njëjta gjë është e
vlefshme për shumat, aktorët dhe të ngjashme.
Prandaj, këto të dhëna mund të përdoren si
tregues të shkallës minimale të zhvillimit të
filantropisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
38
Metodologjia
Fjalorth
Një ngjarje unike, d.m.th., një shembull i mbledhjes së donacioneve. Mund të
përbëhet nga donacione të vetme ose të shumëfishta (p.sh., fushata ku
qytetarët mbledhin dhurime masive për trajtimin mjekësor të dikujt).
Rast dhurimi
Donatorët
Shumica individuale
Donatorët e përzier
Individët
(kategori donatorësh)
Fondacione private
Dhurim
Ekstrapolimi
Filantropia
Përfituesit
përfundimtarë
Temat për dhurim
Pranuesit e dhurimeve
Sektori i korporatave
Përdorimi i donacioneve
Njerëzit dhe/ose personat juridikë që dhurojnë para, kohë, shërbime ose të mira
materiale. Për të ndjekur tendencat në mënyrë më efikase, ato janë ndarë në
kategori të donatorëve.
Një numër i madh i qytetarëve të cilët për këtë arsye nuk mund të identifikohen
me emër.
Rastet në të cilat është e pamundur të ndahen donatorët, d.m.th., rastet kur një
shembull përfshin lloje të shumta donatorësh.
Qytetarë që mund të identifikohen.
Fondacione të themeluara nga persona privatë/qytetarë ose nga një kombinim
i personave fizikë dhe juridikë.
Një veprim i dhurimit të një shume të caktuar parash, të mirash materiale,
shërbimesh ose kohë pa kompensim.
Metodë statistikore e cila, bazuar në përqindjen e të dhënave të njohura, llogarit
të dhënat që do të vlenin në qoftë se 100% e të dhënave do të ishin të njohura.
Ekstrapolimi prodhon vlera të mundshme, jo absolute.
Dhurimi për të mirën shoqërore pa pritshmëri reciproke, d.m.th., dhënie
vullnetare e parave, të mirave materiale, kohës ose shërbimeve për të ndihmuar
dikë ose për të përmirësuar situatën në shoqëri.
Grupet e targetuara që përfitojnë nga donacionet. Për shembull, nëse një
shkollë është pranuesi i donacioneve, përfituesit përfundimtarë janë fëmijët që
shkojnë në shkollën përkatëse.
Temat, d.m.th., qëllimet për të cilat jepen donacionet (të tilla si shëndetësia,
arsimi, etj.)
Personat fizikë dhe/ose juridikë që pranojnë donacione nga donatorët. Në
shumicën e rasteve, donacionet orientohen për më tej.
Sektori i korporatave përfshin kompani (më shumë se 50 punonjës), fondacione
korporative dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme (më pak se 50 punonjës).
Tregon mënyrën e përdorimit të një dhurimi dhe nëse përdoret në baza afatgja-
ta ose të njëhershme (p.sh., për investime kapitale, blerje pajisjesh, ofrim
shërbimesh, materiale, të mira të konsumueshme, etj.)
39
Ky raport është mbështetur nga Trusti Ballkanik for Demokraci, një projekt i Fondit
Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.
Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të
Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të SHBA-së, USAID-it apo
Qeverisë së SHBA-së.
Catalyst Balkans
38 Takovska,
11000 Beograd, Serbia
catalystbalkans.org
givingbalkans.org
Përgatitur nga
Vuk Vukoviç
Maja Gligoriç
Redaktuar nga
Aleksandra Vesiq Antiç
Nëntor, 2021
Cilësia e të dhënave
Jelena Bekçiç
Dizajni
Dragana Pavloviç

More Related Content

What's hot

Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Catalyst Balkans
 
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)
Catalyst Balkans
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Catalyst Balkans
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)
Catalyst Balkans
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Catalyst Balkans
 
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 marsShqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Catalyst Balkans
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Catalyst Balkans
 
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)
Catalyst Balkans
 
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (Praneusit)Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Catalyst Balkans
 
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Catalyst Balkans
 
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (31 maj 2021)Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (31 maj 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Catalyst Balkans
 
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneve
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneveReagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneve
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneve
Catalyst Balkans
 
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Catalyst Balkans
 
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntor
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntorShqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntor
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntor
Catalyst Balkans
 

What's hot (20)

Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
 
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 nëntor)
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, janar)
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 mars)
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
 
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 marsShqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 janar)
 
Kosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2019 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
 
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (15 qershor)
 
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (Praneusit)Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (Praneusit)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Praneusit)
 
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Kosova dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
 
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (31 maj 2021)Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (31 maj 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
 
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneve
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneveReagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneve
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 - Vlera e donacioneve
 
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
Maqedonia dhuron: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19 (30 qershor)
 
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntor
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntorShqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntor
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 30 nëntor
 

Similar to Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

Development and transitions shqip
Development and transitions shqipDevelopment and transitions shqip
Development and transitions shqipValbona Kacmoli
 
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Catalyst Balkans
 
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021
Catalyst Balkans
 
MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020
МЦМС | MCIC
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
МЦМС | MCIC
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Target
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
ALB-AID Kukes
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaBekim Bajrami
 
MCMS Raport Vjetor 2019
MCMS Raport Vjetor 2019MCMS Raport Vjetor 2019
MCMS Raport Vjetor 2019
МЦМС | MCIC
 
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëShqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Catalyst Balkans
 
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 majREAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
Catalyst Balkans
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Anita Dogani
 
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfEntrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Avdyl Gashi
 

Similar to Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor (13)

Development and transitions shqip
Development and transitions shqipDevelopment and transitions shqip
Development and transitions shqip
 
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti për gjendjen e filantropisë 2021
 
MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
MCMS Raport Vjetor 2019
MCMS Raport Vjetor 2019MCMS Raport Vjetor 2019
MCMS Raport Vjetor 2019
 
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëShqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 majREAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
 
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfEntrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
 

More from Catalyst Balkans

Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
 Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
Catalyst Balkans
 
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of PhilanthropyGiving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropijeKosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Catalyst Balkans
 
BiH daruje 2021 - rezime nalaza
BiH daruje 2021 - rezime nalazaBiH daruje 2021 - rezime nalaza
BiH daruje 2021 - rezime nalaza
Catalyst Balkans
 
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropijeBiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
Catalyst Balkans
 
Giving Kosovo 2021 -Quick Facts
Giving Kosovo 2021 -Quick FactsGiving Kosovo 2021 -Quick Facts
Giving Kosovo 2021 -Quick Facts
Catalyst Balkans
 
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Giving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Serbia 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијатаСеверна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Catalyst Balkans
 
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalazaCrna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Catalyst Balkans
 
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvuCrna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Catalyst Balkans
 
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalazaHrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Catalyst Balkans
 
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of PhilanthropyGiving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Catalyst Balkans
 
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropijeHrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Catalyst Balkans
 
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropijeSrbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Catalyst Balkans
 
„Lokalne fondacije u Srbiji”
„Lokalne fondacije u Srbiji”„Lokalne fondacije u Srbiji”
„Lokalne fondacije u Srbiji”
Catalyst Balkans
 
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Catalyst Balkans
 

More from Catalyst Balkans (20)

Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
 Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
 
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of PhilanthropyGiving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
 
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropijeKosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
 
BiH daruje 2021 - rezime nalaza
BiH daruje 2021 - rezime nalazaBiH daruje 2021 - rezime nalaza
BiH daruje 2021 - rezime nalaza
 
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropijeBiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
 
Giving Kosovo 2021 -Quick Facts
Giving Kosovo 2021 -Quick FactsGiving Kosovo 2021 -Quick Facts
Giving Kosovo 2021 -Quick Facts
 
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Giving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Serbia 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијатаСеверна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
 
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalazaCrna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
 
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvuCrna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
 
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalazaHrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
 
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of PhilanthropyGiving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
 
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropijeHrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
 
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropijeSrbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
 
„Lokalne fondacije u Srbiji”
„Lokalne fondacije u Srbiji”„Lokalne fondacije u Srbiji”
„Lokalne fondacije u Srbiji”
 
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
 

Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

  • 1. Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor Nëntor 2021
  • 2. Hyrje ................................................................................................................... Përmbledhje .................................................................................................... Reagimi ndaj Kovid-19 në rajonin e Ballkanit perëndimor .................. • Përmbledhje rajonale ................................................................................... · Donatоrët ................................................................................................ · Pranuesit ................................................................................................. · Përfituesit përfundimtarë ...................................................................... · Format e dhurimit .................................................................................. · Përfshirhja mediatike ............................................................................. · Shuma e dhuruar në krahasim me përhapjen e Kovid-19 ................ • Perspektiva krahasuese ............................................................................... · Donatоrët ................................................................................................ · Pranuesit ................................................................................................. · Përfituesit përfundimtarë ...................................................................... · Format e dhurimit .................................................................................. • Konteksti lokal .............................................................................................. · Shqipëria .................................................................................................. · Bosnja dhe Hercegovina ........................................................................ · Kroacia ..................................................................................................... · Kosova ...................................................................................................... · Mali i Zi ..................................................................................................... · Maqedonia e Veriut ................................................................................ · Serbia ....................................................................................................... Shtojcë .............................................................................................................. · Metodologjia ........................................................................................... · Fjalorth ..................................................................................................... 1 2 3 3 5 7 8 9 11 12 14 16 18 20 22 24 24 26 28 30 32 34 36 38 38 39 Përmbajtja
  • 3. 1 Hyrje Funksionimi i sektorit jofitimprurës në Ballka- nin Perëndimor është ndërprerë për shkak të rreziqeve nga virusi Kovid-19. Disa nga proble- met dhe kufizimet thelbësore të aftësisë së organizatave jofitimprurëse për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate kësaj krize përfshijnë përdorimin joefektiv të mjeteve digjitale dhe një sërë aftësish të pamjaftueshme për të komunikuar siç duhet, për të bashkëpunuar, për të menaxhuar programet dhe për të mobili- zuar burimet e nevojshme. I mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Trusti Ballkanik për Demokraci (TBD), Catalyst Balkans ka propozu- ar një sërë aktivitetesh për t'i ofruar sektorit jofitimprurës mbështetjen e nevojshme gjatë kohës së pandemisë Kovid-19. Raporti Filantropia në kohë krize: Reagimi ndaj Kovid-19 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor përfaqëson një segment të këtij projekti. Ai ofron të dhëna dhe informacione mbi përpjek- jet e komunitetit filantrop në Ballkanin Perëndi- mor për zbutjen e efekteve të krizës Kovid-19. Të udhëhequr nga besimi se duke përforcuar vazhdimisht kapacitetet e tij dhe duke bashku- ar forcat me sektorin publik dhe të biznesit, organizatat jofitimprurëse mund të jenë një nga shtyllat kryesore në tejkalimin e çdo krize, ne ofrojmë një pasqyrë të praktikave filantropi- ke në Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë. Edhe pse ne besojmë se vizioni ynë përputhet gjerësisht me vizionin e USAID dhe TBD, duhet theksuar se opinionet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të organizatave përkatëse apo partnerëve të tyre. Rajoni i Ballkanit Perëndimor përbëhet nga vende jo anëtare të BE-së, me pjesën më të madhe të territorit të tij të vendosur në Gadis- hullin Ballkanik. Megjithatë, meqenëse Catalyst Balkans monitoron gjendjen e filantropisë në Kroaci, është më e përshtatshme që shtrirja e këtij raporti të përcaktohet si territori i zgjeruar i Ballkanit Perëndimor. Me fjalë të tjera, komuni- tetet filantropike të paraqitura në këtë raport përfshijnë këto subjekte ekonomike: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në faqet në vijim, fillimisht përmbledhim praktikat filantropike midis 1 marsit 2020 dhe 28 shkurtit 2021. Më pas, raporti ndahet në tre kapituj. Kapitulli i parë ofron një analizë të të dhënave në nivel rajonal. Duke përdorur të njëjtin grup treguesish, krahasojmë komunite- tet filantropike brenda rajonit në kapitullin e dytë, duke u fokusuar në specifikat e kontekstit lokal në kapitullin e tretë. Së fundi, ne spjegoj- më metodat që përdorim dhe ofrojmë një listë të kushteve kyçe të përdorura gjatë gjithë raportit.
  • 4. 2 Përmbledhje Filantropia është e rëndësishme në kohë stabiliteti, por është thelbësore në kohë krize. Krizat mund të prodhojnë një efekt homogje- nizues, duke inkurajuar qytetarët të tregojnë solidaritet dhe kujdes më të madh për komuni- tetin. Megjithatë, mund të ndodhë gjithashtu që për shkak të rritjes së pasigurisë ekzistencia- le, komuniteti të fragmentohet dhe qytetarët t'i drejtohen grupeve të tyre kryesore, familjes dhe vetes. Kriza e Kovid-19 është unike sepse ka izoluar aktorët globalisht duke mbyllur kufijtë midis vendeve dhe në nivel lokal duke imponuar distancë fizike midis njerëzve. Në fillim të krizës, termi distancë sociale u përhap gjerësisht në sferën publike, por më vonë u zëvendësua saktë me termin distancë fizike. Këto dy janë koncepte të ndara. Ndërsa distan- ca fizike nënkupton mungesën e kontaktit fizik, i cili është i dëshirueshëm në rrethanat e epide- misë, distanca sociale presupozon mungesën e ndërveprimeve ndër-personale, që nuk është një reagim që e çon komunitetin drejt praktika- ve të qëndrueshme të zgjidhjes së problemeve. Pavarësisht masave detyruese që penguan qytetarët të kenë ndërveprime normale në hapësirën fizike, të dhënat në dispozicion të Catalyst Balkans flasin në favor të homogjenizi- mit më të madh të shoqërisë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë periudhës së vëzhguar, dhurimet e dedikuara vetëm për Kovid-19 gjeneruan shuma më të larta se të gjitha donacionet vjetore para pandemisë. Në nivel rajonal u mblodhën të paktën 71.9 milionë euro dhe u organizuan 5,459 aksione filantropi- ke. Madje, sipas llogaritjeve statistikore, vlerësohet se shuma e dhuruar ka qenë shumë më e lartë se sa është regjistruar, ku shuma e dhuruar për banor është 6.7 euro. Dhurimet më të mëdha për banor u dokumentuan në Mal të Zi (15.7 €) dhe Maqedoninë e Veriut (10.7 €), ndërsa shumat më të ulëta të dhuruara u realizuan në Kosovë (2.8 €) dhe Shqipëri (1.1 €). Sektori i biznesit luajti një rol kyç në tejkalimin e pandemisë si lloji më i zakonshëm i donatorëve, ndërsa shteti mori pjesën më të madhe të fondeve të dhuruara. Kompanitë dhe ndërmarrjet ishin veçanërisht të spikatura në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kroaci, roli i shoqërisë civile ishte më i theksuar se në shtetet tjera. Krahasuar me vitet e kaluara, donacionet e synuara për Kovid-19 ishin më shpesh në formë të mbështetjes së njëhersh- me, me përjashtim të Serbisë, ku pati një rritje të mbështetjes strategjike. Vëzhguar me kalimin e kohës, komuniteti filantropik reagoi më fuqishëm në fillimin e pandemisë. Kështu, pjesa më e madhe e shumave janë dhuruar në tre muajt e parë të pandemisë, edhe pse më vonë numri i të infektuarve ka qenë më i lartë. Megjithatë, ky konstatim nuk është befasues duke qenë se pavarësisht numrit të vogël të të infektuarve, në fillim të pandemisë ndihma ishte më e nevojshme dhe atëherë vëmendja e mediave u përqendrua më së shumti në krizën Kovid-19. Për ne që hulumtojmë dhe promovojmë konceptin e filantropisë, çështja e besimit social dhe bashkëpunimit social është jashtëza- konisht e rëndësishme. Ndryshe nga kapitali njerëzor dhe financiar, i cili reduktohet nga shfrytëzimi i tij, kapitali social është vetë-zba- tues. Kjo është arsyeja pse besimi midis anëtarëve të komunitetit dhe besimi i anëtarëve të komunitetit në institucionet e krijuara, janë resurset më të qëndrueshme të shoqërisë në kohë krize. Në këtë drejtim, ky raport tregon se shoqëritë në Ballkanin Perën- dimor kanë një shkallë relativisht të lartë bashkëpunimi dhe gatishmërie për t'u përballur me sfidat. Ajo që mbetet për t'u parë është se sa do të zgjasë kriza e Kovid-19 dhe si rrjedhim, si do të ndikojë në dhurimin në të ardhmen. Me fjalë të tjera, i takon përpjekjeve kërkimore në të ardhmen për të treguar nëse mobilizimi i kapitalit social ishte thjesht një reagim ad-hok i komunitetit, apo kishte një efekt afatgjatë në dhurimin.
  • 5. 3 Reagimi ndaj Kovid-19 në rajonin e Ballkanit perëndimor Përmbledhje rajonale Në këtë raport, rajoni i zgjeruar i Ballkanit Perëndimor përbëhet nga 7 komunitete filantropike. Megjithëse secili prej këtyre komu- niteteve është specifik, ajo që i bën ato të ndërlidhura është ngjashmëria kulturore, orientimi i politikës së jashtme drejt anëtarësi- mit në BE dhe shkëmbimi intensiv ekonomik. Në dekadën e fundit, tregtia ndër-rajonale përfaqësonte një të pestën e të gjitha eksporte- ve dhe një të dhjetën e të gjitha importeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor (duke mos përfshirë Kroacinë)1 . Në përgjithësi, ky është një rajon me 21.2 milionë banorë, që gjeneron një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 148 miliardë dollarë (7,229 dollarë mesatarisht për banor)2 . Është e justifikuar të analizohet rajoni si një njësi e veçantë në aspektin politik dhe ekonomik; kështu e njëjta gjë vlen edhe për filantropinë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor përbëhet nga komunitete filantropike të reja por të begata. Duke qenë se kemi monitoruar gjendjen e filantropisë në këtë rajon3 , kemi vërejtur rritje të vazhdueshme të dhurimit pothuajse në të gjitha komunitetet filantropike. Megjithatë, korniza legjislative në rajon ende inkurajon në mënyrë të pamjaftueshme dhe në mënyrë disproporcionale aktivitetet filantropike. Për shembull, në Shqipëri dhe Serbi, dhurimi individual nuk kualifikohet për përjashtim nga taksat, dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, qytetarët që nuk janë sipërmarrës nuk mund të kërkojnë zbritje tatimore. Komunitete të tjera si Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi, ofrojnë një mjedis më të favorshëm për dhurimin individual. Megjithatë, një ekosistem filantropik po zhvillo- het institucionalisht, gjë që reflektohet në mbështetjen institucionale në rritje dhe në rritjen e donacioneve që ne regjistrojmë pothu- ajse çdo vit. Ky raport i referohet donacioneve të destinua- ra për tejkalimin e krizës Kovid-19, një pandemi që ka goditur të gjithë botën. Raporti i vetëm që është marrë me këtë çështje deri më tani është Indeksi Botëror i Dhurimit 2021 i publikuar nga Fondacioni Charitable Aid (CAF)4 , sipas të cilit rajoni i Ballkanit Perëndimor ka shënuar një ngritje të ndjeshme në listën filantropike botërore. Megjithatë, raportet e publikuara nga CAF kanë të bëjnë ekskluzivisht me filantropinë qytetare të matur përmes anketave. Për të fituar një kuptim më të plotë të filantropisë në Ballkanin Perëndimor, ne propozojmë një qasje të ndryshme metodologjike (shih: seksionin e metodologjisë) dhe analizojmë pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve në komunitetin filantropik. Pothuajse tre muaj pas fillimit të epidemisë në Kinë (31 dhjetor 2019)5 , virusi hyri në rajonin e Ballkanit Perëndimor (25 shkurt 2020)6 . 1 Kaloyanchev, P. et aI. (2018). Potenciali i Pashfrytëzuar: Tregtia Ndërrajonale në Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://ec.europa.eu/info/sites/default/files/economy-finance/dp080_western_balka ns.pdf. 2 Banka Botërore. (2021). Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://data.worldbank.org/ . 3 Catalyst Balkans ka monitoruar gjendjen e filantropisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2013. Për të pasur qasje raportet vjetore, vizitoni: https://www.catalystbalkans.org/en/home/Reports. 4 Charitable Aids Foundation. (2021). Indeksi Botëror i Dhurimit: Një raport i veçantë i pandemisë globale Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://www.cafonline.org/docs/default-source/about-us-research/cafworldgivingin dex2021_report_web2_100621.pdf. 5 Organizata Botërore e Shëndetit. (2021). Novela Koronavirus (2019-nCoV) RAPORT I SITUATËS. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://www.who.int/docs/default-source/coronaviruse/situation-reports/2020012 1-sitrep-1-2019-ncov.pdf 6 Kalanj, K. et al. (2021). Ndikimi i KOVID-19 mbi Pranimet në Spitale në Kroaci. Kufijtë e Shëndetit Publik. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://doi.org/10.3389/fpubh.2021.720948.
  • 6. 4 Shuma e regjistruar Shuma e kalkuluar Shuma e dhuruar për banor 6.7 € 5,459 143,661,010 € 71,882,674 € Numri i rasteve të dhurimit 4 Në gjysmën e dytë të marsit, qeveritë më pas propozuan masa, të tilla si izolime dhe mbyllje të pjesshme. Këto masa rezultuan në mbylljen e kufijve, shkollave, restoranteve, dyqaneve dhe të tjera7 . Prandaj, ne vëzhgojmë periudhën e dhurimit lidhur me Kovid-19 nga 1 mars 2020 deri më 28 shkurt 2021. Gjatë kësaj periudhe, komunitetet filantropike të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë iniciuar 5,459 aksione bamirësie dhe kanë dhuruar të paktën 71.9 milionë euro. Meqenëse konkluzionet tona mbështeten në të dhëna të nxjerra nga rapor- tet e mediave të cilat nuk i përfshinë të gjitha aktivitetet filantropike, këto shifra paraqesin vlera minimale (shih: seksionin e metodo- logjisë). Duke aplikuar modelin tonë statistikor, ne vlerësuam se shuma totale e dhuruar është rreth 143.7 milionë euro. Krahasuar me vitet e mëparshme, dhurimet lidhur me Kovid-19 gjeneruan më pak raste të dhurimit, por shuma më të larta. Për më tepër, kur kombinohet me dhurimet që s’janë të lidhura me Kovid-19, të cilat ishin të ngjashme me dhurimet lidhur me Kovid-19 në periudhën e vëzhguar, si numri i rasteve të dhurimit ashtu edhe madhësia e donacioneve tejkalojnë shifrat nga vitet e mëparshme. Kështu, shuma e dhuruar për banor në dhurimet lidhur me Kovid-19 është dukshëm më e lartë se më parë – 6.7 euro kundrejt 3.2 euro8 . 7 OECD. (2020). Kriza nga Kovid-19 në Ballkanin Perëndimor. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://www.oecd.org/south-east-europe/COVID-19-Crisis-Response-Western-Balka ns.pdf . 8 Vlera mesatare për tre vitet para pandemisë (2017, 2018, 2019).
  • 7. Donatorët Kriza nga Kovid-19 ka mobilizuar kryesisht mbështetje nga sektori i korporatave. Ndryshe nga tre vitet e mëparshme, kur mesatarisht, sektori i korporatave dhuroi rreth një të tretën e shumës totale, dhe qytetarët ishin nismëtarë të shumicës së aksioneve filantropike, gjatë periudhës së vëzhguar, korporatat dhe ndërmarrjet gjeneruan mbi gjysmën e të gjitha donacioneve (60% të të gjitha rasteve të dhurimit dhe 55% të dhurimeve totale). Siç pritej, kompanitë e mëdha (50+ punonjës) gjeneruan pjesën më të madhe të dhurimit, por ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjithashtu kontribuuan në mënyrë të konsiderueshme. Më saktësisht, ndërsa kompanitë iniciuan 4 nga 10 aksione filantropike, NVM-të organizuan më pak raste dhurimi (2 nga 10 rast), por megjit- hatë është më shumë se çdo lloj donatori tjetër. Mbështetja në luftën kundër Kovid-19 është dhënë kryesisht nga kompani të industri- së ushqimore, bankare dhe telekomunikacio- nit, ndërsa NVM-të më bujare janë nga sektori i energjisë, shitja me pakicë dhe shërbimet e transportit. Kur bëhet fjalë për subjektet fizike, ne bëjmë dallimin midis dhurimit masiv të qytetarëve dhe individëve të caktuar që mund t'i identifi- kojmë me emër. Meqenëse sektori i korporata- ve ishte shumë më aktiv sa i përket lehtësimit të pasojave nga Kovid-19 se më parë, dhurimet masive dhe donacionet nga individë të caktuar ranë në plan të dytë, por ishin ende të rëndësishme. Qytetarët organizuan 16% të rasteve përmes aksioneve masive, ndërsa individë të caktuar morën pjesë në mënyrë të pavarur në 11% të aktiviteteve filantropike të regjistruara. Megjithatë, në përputhje me kapacitetet e tyre financiare, të dy kategoritë e donatorëve ishin më të përfaqësuar në numrin total të aksioneve të organizuara se sa në shumën totale të dhuruar ( shumica individuale 12%; individët 7%). Për sa i përket shpeshtësisë dhe qëllimit të dhurimit, vijon sektori civil, i cili ashtu si sektori i korporatave, gjatë pandemisë tregoi një shkallë më të madhe solidariteti se më parë. Donatorët më të zakonshëm nga sektori civil ishin organizatat humanitare Pomozi.ba, UNICEF Serbia dhe Fondacioni Hemiias, ndërsa shumat më të mëdha u mblodhën nga Shoqata e Prodhuesve të Barnave Inovative INOVIA, Oda Mjekësore Serbe dhe Rotary District 1913 Kroaci. Duhet të kemi parasysh se përveç aksioneve në të cilat donatorët kanë marrë pjesë në mënyrë të pavarur, ata po ashtu kanë marrë pjesë edhe në aktivitete të përbashkëta të cilat kanë bashkuar shumë lloje të donatorëve. Nuk ka pasur shumë aksione të tilla (2%). Megjithatë, në shumën totale të mjeteve të dhuruara, në këtë mënyrë janë mbledhur një e pesta e mjeteve (19%), gjë që tregon se pandemia, përveç mobilizimit të mbështetjes, inkurajoi shumë bashkëpunimin e aktorëve të ndryshëm 5
  • 8. Sektori i Korporatave Shumica Individuale Individët OSHC/Shoqatat Donatorët e Përzier Fondacionet Private Të tjera Rastet e dhurimit (%) Shuma (%) 59.6% 16.4% 11.2% 7.9% 2.3% 1.5% 1.1% 54.9% 11.9% 6.9% 4.7% 19.2% 1.9% 0.5% 6
  • 9. Pranuesit Rastet e dhurimit(%) Pandemia Kovid-19 ndryshoi jo vetëm struktu- rën e donatorëve, por edhe strukturën e pranuesve. Duke qenë se vetë natyra e krizës nga Kovid-19 lidhet me shëndetin publik dhe të gjitha qeveritë e rajonit kanë marrë kontrollin mbi këtë çështje, ne prisnim që shtetet të merrnin më shumë mbështetje se më parë. Kështu, ndryshe nga vitet e mëparshme ku përfituesit ishin kryesisht organizata jofitim- prurëse dhe individë/familje, pjesa më e madhe e dhurimit gjatë pandemisë u dedikuan për institucionet shtetërore. Konkretisht, në 7 nga 10 aksione, fondet e grumbulluara janë drejtuar për institucionet shëndetësore (43%), institucionet e tjera publike (5%) dhe autorite- tet lokale/kombëtare (22%). Për më tepër, duke qenë se shpesh nevojitej ndihmë për pajisje të shtrenjta mjekësore, shtetet morën pothuajse 90% të shumës totale të regjistruar gjatë periudhës së vëzhguar. Si rezultat, të gjitha kategoritë e tjera të përfituesve morën mbështetje më pak se një të tretën e aksioneve të organizuara. Sektori i korporatave në përgjithësi ka qenë një donator i madh si për shtetet ashtu edhe për organizatat jofitimprurëse. Megjithatë, aksionet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe fushatat në të cilat morën pjesë disa lloje donatorësh përbënin një përqindje më të madhe të rasteve të dhurimeve për sektorin jofitimprurës (20% NVM-të, 7% donatorë të përzier) sesa për institucionet shtetërore (19% NVM-të, 2% donatorë të përzier). Nga ana tjetër, numri i rasteve të individëve të njohur zë një pjesë më të madhe brenda rasteve të drejtuara ndaj shtetit (12%) sesa sektorit jofitimprurës (4%). 69.3% Shteti 16.4% Individët ose Familjet 13.3% Organizatat jofitimprurëse 1.0% Të tjera 7
  • 10. Përfituesit përfundimtarë Duke qenë se kriza Kovid-19 ka goditur më së shumti sistemin shëndetësor, pritet që pjesa më e madhe e përfituesve të ndihmës së dhënë të jenë personat që përdorin shërbimet e kujdesit shëndetësor. Në klasifikimin tonë, ky grup i qytetarëve është kryesisht në kategoritë e njerëzve nga komunitetet lokale dhe perso- nat me probleme shëndetësore. Kështu, në përputhje me pritshmërinë, përfituesit nga këto dy kategori janë më të shpeshta. Ndërsa shumica e aksioneve filantropike kishin për qëllim njerëz nga komunitetet lokale, u organizuan më pak aksione për njerëzit me probleme shëndetësore, por këto aksione gjeneruan shuma më të mëdha të dhuruara. Kjo mospërputhje midis numrit të aktiviteteve dhe madhësisë së dhurimeve ndodh për shkak të donacioneve me vlerë më të ulët (maska, vizore, doreza, dezinfektues, etj.) llogariten kryesisht si donacione të drejtuara për njerëzit në komunitetet lokale, ndërsa donacionet me vlerë më të lartë (respiratorë, autoambulancat, monitorët për vëzhgimin e gjendjes së pacien- tëve, etj.) llogariten kryesisht si donacione për personat me probleme shëndetësore. 45.9% Njerëzit nga komunitetet lokale 23.8% Njerëzit me probleme shëndetësore 18.1% Njerëzit në nevojë ekonomike 0.9% Njerëzit me aftësi të kufizuar 11.3% Të tjerë Edhe pse pandemia shkaktoi një krizë të shëndetit publik, mbështetja për qytetarët e privuar ekonomikisht dhe të moshuarit nuk mungoi. Kështu, gati një e pesta e aksioneve bamirëse u organizuan për njerëzit në nevojë ekonomike, edhe pse vetëm 6% e totalit të fondeve të dhuruara u grumbulluan nga këto aksione. Këto veprime kishin për qëllim kryesisht plotësimin e nevojave bazë të njerëzve në nevojë dhe shpesh organizoheshin për të ndihmuar kuzhinat publike të siguronin ushqim për përdoruesit e tyre. Kur bëhet fjalë për të moshuarit, ata kanë marrë mbështetje në 5% të aksioneve të organizuara, që është më shumë se para pandemisë. Nga ana tjetër, krahasuar me periudhën para pandemisë, donacionet e Kovid-19 synonin më pak njerëzit me aftësi të kufizuara, njerëzit që jetonin në shtete të tjera dhe fëmijët pa kujdes prindëror. Megjithatë, duhet pasur parasysh se këto konkluzione kanë të bëjnë ekskluzivisht me dhurimin e Kovid-19 dhe se nuk pritej që kategoritë e mësipërme të merrnin të njëjtën mbështetje si për qëllime të tjera. 8 Rastet e dhurimit(%)
  • 11. Format e dhurimit Koncepti i filantropisë nga i cili udhëhiqemi nënkupton çdo lloj ndihme pa pritshmëri reciproke. Në këtë kuptim, veprimtaria filantro- pike përfshin të gjitha dhurimet e personave juridikë dhe fizikë, qoftë në para, mallra, shërbi- me pro bono, apo kohë (vullnetarizëm). Sipas të dhënave që disponon Catalyst Balkans, pjesa dërrmuese e donacioneve të regjistruara janë të llojit financiar. Arsyeja pas kësaj qëndron pjesërisht në mënyrën se si media raporton për filantropinë. Megjithatë, edhe pse media i kushton më shumë vëmendje dhurimit në formën e parave, ne jemi të bindur se paratë janë me të vërtetë forma më e zakonshme e dhurimit. Megjithatë, gjatë pandemisë, dhurimi në të mira materiale është rritur. Ndërsa në tre vitet e mëparshme, 87% e donacioneve ishin në para dhe 8% në të mira materiale, donacionet për Kovid-19 ishin ekskluzivisht në formën e parave në 73% të rasteve, ndërsa 21% e donaci- oneve ishin në formë të të mirave materiale. Këto shifra sigurisht që nuk befasojnë duke pasur parasysh se pandemia imponoi një nevojë urgjente për pajisje mjekësore e cila u vërejt nga komuniteti filantropik. Gjithashtu, duhet theksuar se shërbimet pro bono të ofruara nga personat juridikë dhe vullnetarizmi i qytetarëve ishin forma paksa më të zakonsh- me të donacioneve se sa më parë. Kur bëhet fjalë për mënyrën e mbledhjes së fondeve, pandemia Kovid-19 ka paraqitur një sfidë specifike për komunitetin filantropik. Në vitet e mëparshme, pothuajse një e treta e rasteve nxiteshin nga organizimi i ngjarjeve në të cilat u mblidheshin donatorët. Megjithatë, duke qenë se vendosja e distancës fizike e ka bërë të vështirë dhe shpesh të pamundur këtë mënyrë të mbledhjes së fondeve, shumica e donatorëve kanë dhuruar drejtpërdrejt tek pranuesit. Kështu, donacionet direkte përbënin 72% të rasteve të dhurimit, fushatat alternative 27% të rasteve, ndërsa nuk kishte pothuajse asnjë event me donatorë. Në përgjithësi, mund të thuhet se komuniteti filantropik i është përshtatur rrethanave të reja relativisht shpejt dhe me sukses. Në periudhën në vijim, mbetet për t'u parë nëse mbledhja e fondeve online do të bëhet më e zakonshme në të ardhmen dhe në çfarë mase donatorët do t'i kthehen mënyrës tradicionale të organizimit të eventeve donatore. Përveç formave të dhurimit, donacionet mund të ndryshojnë edhe sipas efektit që donatorët synojnë të arrijnë. Ndihma humanitare si ushqimi, veshmbathja, barnat dhe dhurimet për trajtimin e një qëllimi të caktuar (trajtimi mjekësor i një personi të caktuar) i përkasin kategorisë së dhurimeve afatshkurtra (të njëhershme). Nga ana tjetër, investimet kapita- le, pajisjet dhe të gjitha dhurimet që gjenerojnë njëfarë dhurimi në të ardhmen bien në katego- rinë e donacioneve afatgjata (strategjike). Të dhënat e disponueshme për Catalyst Balkans tregojnë se donacionet e njëhershme janë dominuese çdo vit. Megjithatë, donacionet e njëhershme të destinuara për përmirësimin e pasojave negative të pandemisë ishin edhe më dominuese se më parë. Konkretisht, 62% e donacioneve ishin të natyrës ad-hoc, ndërsa 32% ishin donacione strategjike. Ndër donacio- net e njëhershme, më të zakonshmet ishin furnizimet dhe materialet e konsumit, si maska epidemiologjike, vizore dhe doreza, ndërsa një pjesë më e vogël ishte në formën e ndihmës humanitare. Sa i përket donacioneve strategji- ke, pothuajse në të gjitha rastet ato kanë qenë në formë pajisjesh (kryesisht respiratorë mjekësorë por edhe pajisje për edukim online), ndërsa një numër i vogël i donacioneve strategjike kanë qenë në formën e shërbimeve pro bono. 9
  • 12. Përdorimi i donacioneve Rastet e dhurimit(%) 61.8% Të njëhershme 32.3% Strategjike 5.9% Të panjohura 10
  • 13. Përfshirja mediatike 37.0% Transparenca e vlerës Shtrirja dhe cilësia e përfshirjes mediatike të filantropisë janë thelbësore në monitorimin e donacioneve në Ballkanin Perëndimor. Meqenëse asnjë nga institucionet shtetërore në rajon nuk mbledh apo publikon të dhëna për donacionet, i vetmi burim i besueshëm i të dhënave janë raportet e medias (shih: seksio- nin e metodologjisë). Megjithatë, cilësia e raportimit mediatik nuk është vetëm një parakusht për matje të saktë të filantropisë, por edhe një tregues i zhvillimit të komunitetit filantropik. Sa më shumë aktivitete bamirëse të përfshijë media dhe sa më të detajuara rapor- tet mediatike, aq më i madh është ndërgjegjësi- mi për rëndësinë e filantropisë dhe anasjelltas. Sa i përket sasisë së përfshirjes mediatike të dhurimeve për Kovid-19, numri i publikimeve në media ishte 13,516, që është më pak se në periudhën para pandemisë. Megjithatë, duhet pasur parasysh se gjatë pandemisë mediat raportuan edhe për donacione që nuk ishin në lidhje me Kovid-19, gjë që barazon shpeshtësinë e pasqyrimit mediatik në këto dy periudha. Në shumicën dërrmuese të rasteve, filantropia është raportuar nga mediat online (81%), ndërsa përqindja e medias së shkruar (13%) dhe ajo elektronike ishte shumë më pak e zakonshme (5%). Në të njëjtën kohë, raporti- mi për filantropinë mbulohej më shpesh nga media me frekuencë kombëtare në krahasim me periudhën para pandemisë, ndërsa mediat lokale, rajonale dhe nën-rajonale raportuan në një masë më të vogël. Cilësia e raportimit mediatik lidhet kryesisht me transparencën e raporteve të medias, e matur si përqindje e rasteve të përfshira sipas të dhënave për shumat e dhuruara. Në këtë kuptim, raportimi i medias në lidhje me donaci- onet për Kovid-19 tregon një nivel më të ulët të cilësisë. Shumat e regjistruara lidhur me Kovid-19 përbënin 37% të rasteve të dhurimit, që është më pak se periudhës para pandemisë9 . Niveli më i ulët i transparencës së raporteve të medias gjendet në Shqipëri (19%), Maqedoninë e Veriut (19%) dhe Kosovë (23%), ndërsa transparenca më e lartë është shënuar në Malin e Zi (52%) dhe Kroaci (45%). Megjithatë, edhe pse pandemia duket se ka ndikuar negativisht në cilësinë e raportimit, qëndrimi i medias ndaj filantropisë mbeti mesatarisht pozitiv - 98% e raportimeve kishin një konotaci- on pozitiv, gjë që jep optimizëm, duke vënë në dukje se ka vend për përmirësim. 11 9 Transparenca e vlerës në vitin 2019 ishte 44%.
  • 14. Shuma e dhuruar në krahasim me përhapjen e Kovid-19 Gjatë gjithë vitit kalendarik, shumica e dhurimeve regjistrohen zakonisht në dhjetor (gjatë sezonit festiv), ndërsa muaji me më pak donacione është gushti (gjatë sezonit të pushi- meve). Megjithatë, donacionet për Kovid-19 devijojnë nga kjo strukturë. Duke pasur parasysh se pandemia e një virusi të rrezik- shëm, por të panjohur shkaktoi frikë dhe vëmendje të madhe të publikut, ishte shumë e pritshme, që shumica e donacioneve për Kovid-19 u regjistruan në tre muajt e parë - mars, prill dhe maj. Në këta tre muaj ka pasur 4,232 raste në të cilat janë arkëtuar 52.8 milionë euro (77%). Ndërsa pandemia zgjati, shumat e dhuruara po zvogëloheshin deri në dhjetor, kur tradicionalisht vëzhgojmë rritjen. Krahasuar me numrin e rasteve të reja të diagnostikuara, duket paradoksale që shumat e dhuruara janë zvogëluar ndërsa numri i të infektuarve është rritur. Në muajin me shumën më të madhe të dhuruar – prill, 2020 (24,625,384 euro) - numri i të sapo-diagnostiku- arve ishte 13,227, ndërsa në muajin me shumën më të vogël të dhuruar – shkurt,2021 (265,766 euro) - numri i të sapo-diagnostikuar- ve ishte 11 herë më i lartë (145,567). Megjit- hatë, gjatë interpretimit të të dhënave duhet të kemi parasysh situatën alarmante në të cilën u gjend sistemi shëndetësor, frikën nga virusi i panjohur me të cilin u përballëm dhe paparas- hikueshmëria e pandemisë, e cila rezultoi si në krizë shëndetësore ashtu edhe ekonomike. Në fillim, komuniteti filantropik shpejt siguroi mbrojtjen e nevojshme epidemiologjike dhe testet që mungonin në fazat e hershme të pandemisë. Megjithatë, me kalimin e kohës, maskat mbrojtëse, dorezat dhe testet u bënë të disponueshme dhe fokusi i publikut u zhven- dos nga kriza epidemiologjike në krizën ekono- mike dhe probleme të tjera. Së fundi, megjithëse dhurimet u zvogëluan me rritjen e numrit të të infektuarve rishtazi, rritja e numrit të rasteve të reja të diagnostikuara në periudhën e vëzhguar u shoqërua me një rritje të vogël, por sërish të pranishme të dhurimeve. Nga kjo rrjedh se komunitetet filantropike në Ballkanin Perëndimor ishin më të përgjegjshëm ndaj krizës kur ndihma ishte më e nevojshme, por edhe më vonë, ato mbetën të ndjeshëm ndaj tendencave epidemiologjike. 12
  • 15. Rastet e reja Kovid-19 Shumat e dhuruara Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Dhjetor Shkurt 13,227 13,085 33,782 100,845 334,079 145,567 24,625,381 € 1,642,182 € 415,000 € 2,472,398 € 6,925,176 € 265,766 € Nëntor Janar 2,967 4,724 35,990 31,849 330,226 141,102 17,090,614 € 11,170,608 € 1,161,749 € 765,060 € 283,421 € 855,389 € Shuma e dhuruar në krahasim me përhapjen e Kovid-1910 13 10 Grafiku i paraqitur përfshin vetëm vlera të marra nga raporti i medias, pa të dhëna verifikimi.
  • 16. Perspektiva krahasuese Pandemia e Kovid-19 ka prekur pothuajse të gjitha vendet në nivel global, duke përfshirë të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në kapitullin e mëparshëm, ne treguam se si u praktikua filantropia gjatë një pandemie në nivel rajonal. Duke përdorur të njëjtin grup treguesish, në këtë kapitull ne do të paraqesim ngjashmëritë dhe ndryshimet midis këtyre komuniteteve filantropike. Siç tregojnë të dhënat e Bankës Botërore11 , ekonomia më e zhvilluar në rajon është Kroacia, ndërsa e kundërta vlen për Kosovën. Nga PBB-ja totale në nivel rajonal (148 miliardë $), PBB-ja e Kroacisë dhe Serbisë është më e larta - përkatësisht 55.9 miliardë $ dhe 52.9 miliardë $. Nga ana tjetër, Mali i Zi ka PBB-në më të ulët – 4.8 miliardë - por kjo sasi gjenero- het edhe nga popullsia më e vogël (621,718). Vëzhguar për banor, Kroacia ka PBB-në më të lartë (13,828$) dhe Kosova më të ulët (4,287$). Shpeshtësia dhe madhësia e donacioneve në Ballkanin Perëndimor janë disi në përputhje me treguesit makroekonomikë. Nga 5,459 raste, shumica e aksioneve janë regjistruar në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa dhurimi ka qenë më i rrallë në Kosovë dhe Shqipëri. Sa i përket shumave të regjistruara, nga 71.9 milionë euro të dhuruara në nivel rajonal, pjesa më e madhe është dhuruar në Serbi dhe Kroaci, ndërsa sërish më pak në Kosovë dhe Shqipëri. Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e popullsisë, rezulton se deri tani pjesa më e madhe e fondeve janë dhuruar në Mal të Zi (15.7 €), pasuar nga Maqedonia e Veriut (10.7 €) dhe më pas nga vendet e tjera. Në aspekt rajonal, diaspora përbën 6% të të gjitha dhurimeve. Megjithatë, ka dallime të rëndësishme midis komuniteteve filantropike. Derisa 16% e donacioneve në Kosovë ishin nga vendet jashtë rajonit të Ballkanit Perëndimor, 99% e donacioneve janë gjeneruar brenda rajonit në Kroaci. Gjithashtu, pjesëmarrje më të lartë të diasporës kemi shënuar në Mal të Zi (13%) dhe Shqipëri (14%), ndërsa diaspora e vendeve të tjera ishte afër mesatares rajonale. 11 Banka Botërore. (2020). Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://data.worldbank.org/ . 14
  • 17. Perspektiva krahasuese 1.1 € 15.7 € 6.0 € 6.2 € 10.7 € 6.3 € 2.8 € Shuma e dhuruar për banor12 Shuma e regjistruar Numri i rasteve të dhurimit Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Kroacia Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Kosova Shqipëria Shqipëria 1,078,542 € 12,947,832 € 17,371,312 € 1,983,815 € 9,629,069 € 7,165,001 € 21,707,103 € 100 1,180 928 278 881 610 1,482 12 Llogaritur në bazë të shumës së vlerësuar për çdo shtet. 15
  • 18. Donatorët Në nivel rajonal dhe në çdo komunitet filantro- pik individualisht, sektori i korporatave luajti një rol vendimtar në sigurimin e ndihmës gjatë pandemisë. Kjo para së gjithash i referohet Maqedonisë së Veriut, ku shënuam përqindjen më të lartë të dhurimit të korporatave (77% e rasteve të dhurimit), kryesisht për shkak të pjesëmarrjes së gjerë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nga ana tjetër, një përqindje nën mesataren e dhurimit të korporatave gjejmë në Kosovë (42%), Shqipëri (42%) dhe Mal të Zi (46%). Veçoria e dhurimit të korporatave në Kosovë qëndron në faktin se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjeneruan më shumë donacione sesa kompanitë (50+ punonjës). Përkundrazi, në Bosnjë dhe Hercegovinë, modeli i dhurimit është i kundërt - kompanitë iniciuan pothuajse të gjitha aksionet e korpora- tave. Kur bëhet fjalë për kategoritë tjera të donatorëve, dhurimi masiv i qytetarëve zë vendin e dytë për nga shpeshtësia, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës. E veçan- ta e filantropisë në Shqipëri dhe Kosovë është prania dukshëm më e lartë e donatorëve individualë të njohur, fondacioneve private dhe organizatave fetare. Në nivel rajonal, aksionet filantropike të organizuara nga individë të caktuar përbëjnë 11% të rasteve të dhurimit, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, ato përbëjnë mbi një të katërtën e rasteve të dhurimit. Përveç asaj, ndërkohë që fondacionet private morën pjesë në nivel rajonal në 2% të rasteve të dhurimit, në Shqipëri, pjesëmarrja e tyre është 11%, dhe në Kosovë, 7% e rasteve të dhurimit. Në mënyrë të ngjashme, gjatë pande- misë, shoqatat fetare kanë nxitur vetëm një në njëqind aksione (1%), ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, kjo ishte tre herë më e shpeshtë (3%). 16
  • 19. Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Sektori i korporatave Shqipëria 42.0% 9.0% 29.0% 6.0% 11.0% 3.0% 0.0% 64.3% 16.4% 7.0% 6.6% 0.4% 1.2% 4.1% 54.5% 42.4% 18.9% 9.4% 15.5% 0.2% 0.3% 1.2% Shumica individuale Individët Donatorët e Përzier Fondacionet Private Të tjera OSHC/Shoqatat 12.6% 28.1% 6.8% 6.8% 2.9% 0.4% 46.2% 19.5% 16.5% 12.8% 0.3% 3.2% 1.5% 77.2% 13.0% 8.0% 0.3% 0.3% 0.4% 0.8% 64.0% 15.5% 9.5% 4.8% 2.8% 0.3% 3.1% Kategoritë e donatorëve (% e rasteve) 17
  • 20. Pranuesit Siç është theksuar tashmë, shteti është pranue- si më i madh i donacioneve që synojnë zbutjen e krizës Kovid-19. Në nivel rajonal, 7 nga 10 aksione filantropike ishin të orientuara drejt institucioneve publike dhe autoriteteve lokale/kombëtare. Në këndvështrimin krahasu- es, Shqipëria spikat në këtë drejtim, me vetëm 53% të aksioneve filantropike të organizuara si mbështetje për shtetin. Niveli i mbështetjes që ka marrë shteti në komunitetet e tjera filantropike devijon në një masë më të vogël nga mesatarja rajonale. Megjithatë, mund të vërehen dallime kur shikojmë llojet e institucioneve shtetërore që kanë pranuar mbështetje. Kështu, një shumicë dërrmuese e aksioneve të orientuara për shtetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci iu drejtuan institucioneve publike, ndërsa në Kosovë dhe Mal të Zi, situata ishte e kundërt - autoritetet lokale dhe kombëtare morën pjesën më të madhe të mbështetjes. Kur bëhet fjalë për kategoritë tjera të pranue- sve – individë/familje dhe organizata jofitim- prurëse – vërehen devijime të konsiderueshme nga rajoni në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Në Shqipëri dhe Kosovë, mbështetje dukshëm më e lartë iu dha individëve/familjeve (35%, 27%), ndërsa në Mal të Zi, sektori jofitimprurës ishte më i përfaqësuar në mesin e pranuesve (19%). Kështu, siç shihet, të gjitha komunitetet filantropike të Ballkanit Perëndimor e kanë njohur shtetin si aktorin kryesor në tejkalimin e pandemisë. Megjithatë, një ndihmë e konside- rueshme iu ofrua drejtpërdrejt individëve/fami- ljeve (veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë), dhe sektori jofitimprurës mbeti një kanal thelbësor ndihme në Mal të Zi. 18
  • 21. Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Shteti Shqipëria 53.0% 35.0% 11.0% 1.0% 73.1% 17.3% 8.9% 0.7% 77.9% 65.1% 9.6% 12.3% 0.2% Individë ose Familje Organizata jofitimprurëse Të tjerë 26.6% 7.2% 1.1% 66.0% 11.9% 19.4% 2.7% 73.1% 10.3% 15.2% 1.4% 63.3% 22.1% 14.2% 0.4% Pranuesit (% e rasteve të dhurimit) 19
  • 22. Përfituesit përfundimtarë Në aspektin rajonal, shumica e rasteve të dhurimit për Kovid-19 kanë të bëjnë me njerëz nga komunitetet lokale, ndërsa shumica e fondeve janë mbledhur për personat me probleme shëndetësore. Megjithatë, ky raport i rasteve të regjistruara dhe shumave të dhurua- ra ishte i pranishëm vetëm në Serbi dhe Kroaci. Në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, njerëzit nga bashkësitë lokale kishin deri tani pjesëmarrjen më të madhe në shumat e regjistruara. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, njerëzit nga komunitetet lokale dhe njerëzit me probleme shëndetësore kishin një pjesëmarrje të barabartë në shumën e regjistruar, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, mbështetja më e madhe si në numrin e aksioneve ashtu edhe në shumat e dhuruara shkoi për njerëzit në nevojë ekonomike. Kur bëhet fjalë për rastet e dhurimit, ndër të tjera veçori, duhet theksuar se dhurimet në Serbi ishin më të larmishme dhe se komuniteti filantrop në Serbi është i përkushtuar ndaj popullsisë së moshuar në një masë më të madhe (9%). Më tej, kategoria njerëzit në nevojë ekonomike mori pjesë më të madhe të mbështetjes në Maqedoninë e Veriut se sa në shtetet tjera (32%) dhe komuniteti Shqiptar ishte më i orientuar drejt njerëzve që jetojnë në shtete të tjera (Shqipëria 8% kundrejt mesata- res së Ballkanit Perëndimor 2%). 20
  • 23. Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Njerëzit nga komunitetet lokale Shqipëria 30.0% 18.0% 38.0% 0.0% 14.0% 40.5% 33.3% 15.1% 1.7% 9.4% 45.5% 30.2% 36.6% 7.7% 0.4% 0.4% 9.8% Njerëzit me probleme shëndetësore Njerëzit në nevojë ekonomike Të tjerë Njerëzit me aftësi të kufizuara 8.3% 49.3% 11.8% 54.3% 11.4% 24.7% 0.1% 9.5% 54.8% 5.9% 31.8% 1.3% 6.2% 46.0% 26.1% 10.3% 1.1% 16.5% Përfituesit përfundimtarë (% e rasteve të dhurimit) 21
  • 24. Format e dhurimit Edhe pse paratë janë gjithmonë forma dominuese e dhurimit, në krahasim me vitet e mëparshme, donacionet në para në lidhur me Kovid-19 ishin më të rralla, ndërsa të mirat materiale dhe shërbimet falas (shërbimet pro bono të ofruara nga personat juridikë dhe vullnetarizmi i qytetarëve) ishin forma më të zakonshme të dhurimit. Kjo vlen veçanërisht për komunitetin filantropik në Kroaci, i cili grumbulloi ekskluzivisht para në 63% të rasteve, të mira materiale në 28% të rasteve dhe ofroi shërbime pro bono në 5% të aksione- ve të regjistruara filantropike. Nga ana tjetër, devijime nga mesatarja rajonale janë shënuar në Maqedoninë e Veriut, ku përqindja mbi mesatare e donacioneve ka qenë në formë të parave (80%) dhe nën mesatare në formën të mirave materialeve (14%). Duke qenë se nuk kishte pothuajse asnjë event të drejtpërdrejtë të organizuar nga donatorët për shkak të kufizimeve, ndryshimi i vetëm që gjejmë midis komuniteteve filantropike është mënyra se si ata u përshtatën rrethanave të reja. Në aspekt rajonal, 7 nga 10 aksione bamirësie u realizuan përmes donacioneve direkte dhe pjesa tjetër kryesisht përmes fushatave për mbledhjen e fondeve. Për më tepër, komuniteti filantrop në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut mbështetej edhe më shumë në donacionet direkte (8 nga 10 raste), ndërsa situata në Shqipëri dhe Kosovë ishte e ndryshme - në të parën kishte 20% të donacio- neve direkte, dhe në të dytën. vetëm 11%. Në fakt, shumica dërrmuese e aksioneve në Shqipëri dhe Kosovë u organizuan sipas mode- lit të fushatave për mbledhjen e fondeve. Mbështetja për zbutjen e krizës Kovid-19 ka qenë më shpesh afatshkurtër në krahasim me mbështetjen e zakonshme të dhënë në vitet e mëparshme. Krahasuar me mesataren rajona- le, donacionet e njëhershme ishin edhe më të prezente në Kosovë (81%), Shqipëri (75%) dhe Mal të Zi (73%). Megjithatë, komuniteti filantrop në Serbi nuk përshtatet në këtë kuadër, pasi donatorët e tij ofruan mbështetje strategjike për Kovid-19 më shpesh se më parë. Duke parë ekskluzivisht donacionet afatshkurtra, të mira materiale/materiale të konsumit ishin më të zakonshme në Kroaci, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ndërsa ndihma humanitare ishte më e zakonshme në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. 22
  • 25. Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Të njëhershme Shqipëria 75.0% 20.0% 5.0% 64.1% 30.3% 5.6% 53.4% 81.3% 37.3% 9.3% Strategjike Të panjohura 17.3% 1.4% 73.3% 22.1% 4.6% 64.4% 30.3% 5.3% 52.6% 41.3% 6.1% Përdorimi i donacioneve (% e rasteve të dhurimit) 23
  • 26. Konteksti lokal Shqipëria Përveç krizës Kovid-19, pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019, patën një ndikim të madh në shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Megjithatë, gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 2.5 milionë euro donacione përmes 174 rasteve të dhurimit. Në krahasim me një vit më parë, vlera e regjistruar ka shënuar rënie, ndërsa numri i rasteve të dhurimit ka shënuar rritje. Duke u mbështetur në të dhënat në dispozicion dhe llogaritjet tona statistikore, kemi vlerësuar se janë mbledhur 7.7 milionë euro, që është një rritje krahasuar me vitin 2019. Shuma e dhuru- ar për banor është 2.7 euro, që është dukshëm më e vogël se mesatarja e rajonit (13.1 euro). Nga shuma totale e regjistruar në Shqipëri, më shumë se 1 milion euro ishin dedikuar për lehtësimin e Kovid-19. Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Më shumë se 1.4 milionë euro janë dhuruar për qëllime të ndryshme nga Kovid-19, që është dy herë më e vogël se shuma totale e dhuruar një vit më parë. Duke marrë parasysh kategoritë e donatorëve, dhurimet nga shumica individuale patën një rritje si në numrin e rasteve të dhurimit ashtu edhe në shumën e dhuruar. Nga ana tjetër, sektori i korporatave dhe individët e caktuar patën një rënie të mbështe- tjes për tema që nuk janë të lidhura me pande- minë. Sa i përket temave që mbështetën donatorët, ka pasur një rënie të mbështetjes ndaj shëndetësisë dhe arsimit, për shkak të ri-drejtimit të mbështetjes ndaj lehtësimit të pasojave nga Kovid-19. Kur bëhet fjalë për kategoritë e pranuesve, organizatat jofitim- prurëse patën një rritje të konsiderueshme të mbështetjes kur bëhet fjalë për dhurimin e thjeshtë jo në lidhje me Kovid-19. Përkundrazi, institucionet patën një rënie të mbështetjes për qëllime të tjera që nuk lidhen me pandeminë. Histori frymëzuese Autori dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, ftoi kompanitë dhe individët të dhurojnë për familjet në nevojë gjatë pande- misë Kovid-19. Gjithsej 300,000 euro u mblodhën përmes programit dhe iu shpërn- danë familjeve në të gjithë Shqipërinë nga fondacioni Fundjavë Ndryshe dhe stafi i emisio- nit “Opinion”. Sektori i korporatave ishte aktori kryesor në shpërndarjen e ndihmës për shëndetin publik në Shqipëri. Një nga iniciativat që ra në sy ishte nga tre kompani të telekomunikacionit në Shqipëri – ALBtelecom, Vodafone dhe Telekom Albania, të cilat dhuruan 40 aparate respiratorë për spitalet në të gjithë Shqipërinë si mbështe- tje gjatë pandemisë Kovid-19. Pajisjet janë dhuruar në të njëjtën ditë, me një vlerë totale prej 30,000 euro. Kontributi dhe solidariteti i këtyre kompanive ka siguruar që aparaturat e nevojshme mjekësore t'i shërbejnë sistemit shëndetësor publik për të gjithë pacientët me vështirësi në frymëmarrje.13 13 ALBtelecom (n.d.) Albtelecom Dhuron pajisje Respiratore Për Sistemin Shëndetësor. ALBtelecom. (n.d.). Qasur më 19 nëntor, 2021, nga https://www.albtelecom.al/al/rreth-albtelecom/publikime/te-rejat-e-fundit/njoftime- per-media-2020/albtelecom-dhuron-pajisje-respiratore-per-sistemin-shendetesor/. 24
  • 27. Transparenca Të dhënat e disponueshme për ndihmat e dhuruara në vend janë të pakta dhe publiko- hen në formën e njoftimeve për shtyp. Megjit- hatë, informacioni mbi financimin ndërkom- bëtar është i disponueshëm publikisht, siç është financimi nga grantet e BE-së15 , mbështe- tje në formën e pajisjeve emergjente nga agjencitë e OKB-së, Qeveria e Zvicrës, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, Amba- sada e Shteteve të Bashkuara dhe të tjera. Qeveria Shqiptare ka publikuar të dhënat në faqen e saj zyrtare16 mbi donacionet nga qeveritë e huaja dhe donatorët e huaj. Në raportin e Projektit të Reagimit ndaj Emergjen- cave ndaj Kovid-19 në Shqipëri të publikuar nga Banka Botërore, u raportua një listë e aktiviteteve dhe kontributeve të partnerëve, e cila përmban donacione nga kompani globale, qeveri dhe të tjera me disa nga shumat e dhëna.17 14 McLaren, C. (2020, prill). Ndikimet ekonomike dhe përgjigjet e politikave ndaj pandemisë së koronavirusit: dëshmi e hershme nga Shqipëria. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://set.odi.org/wp-content/uploads/2020/04/Economic-impacts-of-and-policy- responses-to-the-coronavirus-pandemic-early-evidence-from-Albania.pdf . 15 Ibid. 16 Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave (n.d.). Kryeministria.al. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://kryeministria.al/en/. 17 Banka Botërore. (n.d.). PROJEKTI REAGIMI I SHQIPËRISË NDAJ EMERGJENCËS KOVID-19. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://documents1.worldbank.org/curated/en/941251597066127352/pdf/Albani a-Emergency-COVID-19-Response-Project.pdf . 18 ENNHRI. (2021). Raporti Gjendja e shtetit të së drejtës në Europë 2021. Raporte nga Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut. Qasur më 16 nëntor 2021, nga http://ennhri.org/wp-content/uploads/2021/07/Regional-Rule-of-Law-Report-2021 .pdf. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Më 21 mars 2020, kryeministri i Shqipërisë paraqiti një paketë stimuluese tre mujore si pjesë e një buxheti të amenduar, e cila përfshin: financim shtesë për sektorin e shëndetësisë për pajisje dhe furnizime mjekësore (20 milionë euro); rialokim i fondeve për ndihma humanitare, ushqime, medika- mente, etj. për grupet më të ndjeshme(16 milionë euro); garanci sovrane për mbështe- tjen e kompanive për likuiditet për të paguar pagat e punonjësve (79 milionë euro); një fond rezervë për urgjencat nga Kovid-19 (7.9 milionë euro); mbështetje për mbulimin e pagave për qytetarët e vetë-punësuar dhe ata që punojnë për biznese të vogla që kishin humbur të ardhurat për shkak të pandemisë (52 milionë euro).14 25 Më 30 prill 2020, Avokati i Popullit i dërgoi një rekomandim Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, për të publikuar të gjitha aktet normative të qeverisë qendrore dhe akte të tjera gjatë pandemisë nga Kovid-19.18
  • 28. Bosnja dhe Hercegovina Në vitin e pandemisë, më shumë se 21.8 milionë euro janë regjistruar përmes 3,489 rasteve të dhurimit. Në bazë të të dhënave që disponojmë dhe llogaritjeve tona statistikore, ne kemi vlerësuar se janë mbledhur më shumë se 38.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2019, shuma e regjistruar është më shumë se tre herë më e lartë. Shuma e dhuruar për banor është 11.7 euro, që është disi më e vogël se mesatarja e rajonit. Sa i përket dhurimit vetëm për Kovid-19, më shumë se 12.9 milionë euro janë dhuruar përmes 1,161 rasteve të dhurimit. Histori frymëzuese Reagimi i parë gjatë vitit të pandemisë ishte sigurimi i ushqimit për ata në nevojë. Shoqata Pomozi.ba filloi një fushatë për m bledhjen e fondeve në platformën e tyre me synimin për të mbledhur fonde për mbështetjen e njerëzve që përdorin kuzhinën publike gjatë epidemisë. Përmes fushatës ata arritën të mbledhin 21,659 euro për shujta për familjet në nevojë sociale. BH Telecom d.d. ishte një nga donatorët më të mëdhenj në vitin 2020 për zbutjen e efekteve negative të pandemisë. Kompania dhuroi më shumë se 513,000 euro për spitalet kantonale në Konjic, Zenicë, Gorazhde, Travnik dhe Bihaç për blerjen e pajisjeve mjekësore. BH Telecom d.d. mori Çmimin e Filantropisë DOBRO në kategorinë e kompanive të mëdha. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përjashtimin nga taksat indirekte dhe rimbursi- min e taksave për taksat indirekte tashmë të paguara, për pajisjet dhe resurset e dhuruara nga donatorë vendas dhe ndërkombëtarë për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19. Këtu përfshihen dhurimet në formën e maskave, dorezave, pajisjeve mjekësore, respiratorëve, dezinfektuesve, etj.19 Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Dhurimi për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë u regjistrua në 8.9 milionë euro, që paraqet një rritje krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, nëse përjashtojmë të dhënat për Kovid-19, numri i rasteve të dhurimit është disi më i vogël se në vitin 2019. Sa i përket llojeve të donatorëve, qytetarët kishin një pjesëmarrje më të vogël në rastet e dhurimit që nuk ishin në lidhje me pandeminë për shkak të rënies së përqindjes së ngjarjeve humanitare - në të cilin qytetarët janë donatorët kryesorë. Sa i përket shumës së dhuruar nga sektori i korporatave, ka pasur rënie në përqindjen në krahasim me vitin paraprak. Donatorët ofruan mbështetje më të rrallë për shëndetësinë dhe arsimin në dhurimet për qëllime që nuk lidhen me pande- minë, si rezultat i mbështetjes së ridrejtuar drejt institucioneve arsimore dhe shëndetëso- re për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19. Prandaj, institucionet si pranues u mbështetën më rrallë në dhurimet për qëllime që nuk kishin lidhje me pandeminë. 19 CMS. (n.d.). Ligji dhe Rregullorja e Lehtësimit Tatimor KOVID-19 në Bosnje dhe Hercegovinë. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://cms.law/en/int/expert-guides/cms-expert-guide-to-covid-19-tax-relief-meas ures/bosnia-and-herzegovina . 26 Konteksti lokal
  • 29. Transparenca Institucionet shtetërore në Bosnjë dhe Herce- govinë publikuan të dhëna për donacionet në mënyrë josistematike në nivele të ndryshme të qeverisjes. Qeverisjet lokale paraqitën të dhëna për donacionet në webfaqet e tyre zyrtare. Të dhënat për huatë ndërkombëtare dhe shumat e tyre, drejtuar autoriteteve të Bosnjë dhe Hercegovinë, janë të disponueshme publiki- sht.20 Ministria e Financave dhe Thesarit hapi llogarinë bankare për ndihmat lidhur me Kovid-19. Ministria publikoi një raport që ishte në dispozicion të publikut për donacionet në llogari nga data 6 deri më 27 prill së bashku me informacionin për donatorët. Qeveria e Republika Srpska inicioi llogarinë e Fondit të Solidaritetit për donacionet për Kovid-19, për të cilat lista e donatorëve ishte e disponueshme publikisht. Qeveria publikoi emrat e kompanive dhe institucioneve që kanë dhuruar në llogari, shumat e dhuruara dhe informacionin se ku janë dedikuar fondet. Sipas Transparency International BiH, periudha e pandemisë u dallua me blerje jo transparente publike të pajisjeve mjekësore.21 20 Centar za Zastupanje Građanskih Interesa. (2021). Odgovor Centralne Vlasti Bosne i Hercegovine na Pandemiju Covid 19. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://www.cpi.ba/wp-content/uploads/2021/06/Odgovor-centralne-vlasti-BiH-na -pandemiju-Covid19.pdf . 21 Cuckić, N., Ewb, & Tanjug. (2020, 4 maj). Donacionet KOVID-19 në Ballkanin Perëndimor: Nevojitet më shumë transparencë. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://europeanwesternbalkans.com/2020/05/04/covid-19-donations-in-the-west ern-balkans-transparency-needed/ . 27
  • 30. Kroacia Shuma totale e dhuruar e regjistruar në Kroaci në vitin e pandemisë gjeneroi 38.2 milionë euro përmes 3,238 rasteve të dhurimit. Kjo shumë është 2.4 herë më e lartë se një vit më parë. Shuma e vlerësuar, të cilën ne e kemi llogaritur në bazë të të dhënave që disponojmë, është 77 milionë euro, që është dy herë më e lartë se një vit më parë. Rrjedhimisht, edhe shuma e dhuruar për banor është rritur që nga viti 2019 dhe është 19.0 euro, që është më e lartë se mesatarja e rajonit. Për më tepër, më shumë se 16.8 milionë euro u regjistruan në dhurimin për Kovid-19 përmes 920 rasteve të dhurimit. Është e rëndësishme të theksohet se përveç pandemisë, në Kroaci pati një krizë tjetër që bashkoi donatorët në vend dhe rajon – dy tërmete shkatërruese - njëri që goditi Zagrebin dhe rrethinat e tij në mars dhe tjetri që goditi Sisakun dhe Petrinjën në dhjetor. Një e treta e shumës totale të dhuruar në vitin 2020 (11.4 milionë euro) u dedikua për lehtësimin e pasojave nga tërmeti, më shpesh për rindërti- min e shtëpive të dëmtuara. Nëse marrim parasysh përfituesit përfundim- tarë, vërehet një rritje e mbështetjes ndaj popullsisë nga komunitetet lokale, si rezultat i donacioneve për lehtësimin e pasojave nga tërmetet. Donacionet afatgjata ishin në rritje për shkak të investimeve strategjike për rindër- timin dhe rinovimin e ndërtesave dhe pajisjeve. Histori frymëzuese Kompania A1 Hrvatska dhuroi pajisje mjekëso- re për trajtimin e pacientëve me Kovid-19 në Spitalin klinik të Dubravës në Zagreb. Pajisja, me vlerë 196,600 euro, u dorëzua më 1 prill të vitit 2020 dhe përfshinte 100 lidhje celulare për gaz mjekësor, IT dhe furnizimin me energji elektrike, dispenzerë që mundësojnë terapinë me oksigjen dhe pajisje për monitorimin e gjendjes së pacientëve.22 Në bashkëpunim me një grup mjekësh në Kroaci, Dr. Ivor Koviç zhvilloi një maskë mbroj- tëse respiratore të quajtur "CroResp", e bërë nga një maskë skuba, një adapter i printuar 3-D dhe një filtër ajri. Në portalin e tij, Pandemija.in- fo23 , Dr. Koviç inicioi fushatën për mbledhjen e fondeve për prodhimin e maskave të destinua- ra për mbështetjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor, në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, në spitalet në mbarë Kroacinë. Me mbështetjen e shoqatës "Pomaganje je Uvijek IN" ("Ndihma është gjithmonë IN"), mjetet janë mbledhur edhe përmes platformës Croinvest.eu. Falë individëve dhe kompanive bujare, u mblodhën 24,445 euro dhe mbi 1,200 pajisje CroResp u dorëzuan në spitalet në të gjithë Kroacinë. Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Shuma e dhuruar e regjistruar për qëllime të tjera nga Kovid-19 u rrit më shumë se 1.3 herë krahasuar me një vit më parë për shkak të dhurimit më të madh për pajisje dhe investime kapitale për lehtësimin e pasojave nga tërmeti. Është vërejtur rritje në pjesëmarrjen e sektorit të korporatave në shumë, ndërsa shuma nga shumica individuale ka pësuar rënie në kraha- sim me vitin 2019. Për shkak të ri-drejtimit të mbështetjes së donatorëve për tërmetin dhe krizën Kovid-19, mbështetja për lehtësimin e varfërisë pati një rritje të lehtë, ndërsa për temat e tjera kryesore është vërejtur rënie. Për qëllime të tjera nga pandemia, institucionet patën rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit në vitin 2020, ndërsa sektori jofitimprurës pati një rënie në krahasim me një vit më parë. 22 A1 Hrvatska. (2020, 2 prill). A1 Hrvatska donirala medicinsku opremu za liječenje najtežih slučajeva oboljelih od COVID-19 u KB Dubrava. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://www.a1.hr/tko-smo-mi/objave-za-medije/-/objave/clanak/a1-hrvatska-doni rala-medicinsku-opremu-za-lijecenje-najtezih-slucajeva-oboljelih-od-covid-19-u-kb -dubrava-/1396968367 . 23 Pandemija.info. (n.d.). Respirator (filtarska maska) sa zaštitom za oči izrađen od ronilačke maske, adaptera i filtera za viruse. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://pandemija.info/respiratorhr/ . 28 Konteksti lokal
  • 31. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Ndryshimet në aktet për ndihmën humanitare që janë bërë posaçërisht për ndihmën lidhur me Kovid-19: importi i mallrave (vetëm mallra- ve dhe organizatave specifike, në përputhje me Vendimin e Komisionit të BE-së 2020/491) që nevojiten për zbutjen e efekteve të pandemisë Kovid-19 është i përjashtuar nga taksa dogano- re dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. (Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar); ndihma qeverita- re që merret nga tatimpaguesit mbi të ardhurat e korporatave për qëllime të lehtësimit të Kovid-19 nuk i nënshtrohet tatimit (Ligji për tatimin mbi të ardhurat e korporatave); ndihma qeveritare e marrë nga sipërmarrësit e vetëm për qëllime të lehtësimit të Kovid-19 nuk i nënshtrohet tatimit (Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat Personale)24 . Transparenca Qeveria e Kroacisë hapi webfaqen zyrtare koronavirus.hr25 , e cila publikon informacione për koronavirusin, si numri i rasteve, numri i qytetarëve të vaksinuar dhe të rivaksinuar, etj. Faqja gjithashtu ofron informacion publik për donacionet nga institucionet dhe qeveritë ndërkombëtare për Republikën e Kroacisë. Për donacionet lidhur me lehtësimin e Kovid-19, Qeveria ka iniciuar aksionin “Kroacia kundër Koronavirusit”. Shumat kumulative që u grumbulluan për aksionin ishin të disponuesh- me publikisht në webfaqen e Ministrisë së Financave në formë të njoftimeve për shtyp.26 Po ashtu kishte në dispozicion edhe dokumen- te ku shënohej se cilat institucione kishin marrë ndihmë përmes aksionit dhe shumës së dedikuar. Megjithatë, nuk kishte informacion të disponueshëm publikisht lidhur me donacionet individuale për aksionin. 24 CMS. (n.d.). Ligji dhe Rregullorja e Lehtësimit Tatimor për KOVID-19 në Kroaci. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://cms.law/en/int/expert-guides/cms-expert-guide-to-covid-19-tax-relief-meas ures/croatia. 25 Koronavirus.hr. (n.d.). Koronavirus-statistički pokazatelji za Hrvatsku i EU. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://www.koronavirus.hr/. 26 Ministarstvo financija Republike Hrvatske. (2020). Priopćenje za javnost. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://mfin.gov.hr/vijesti/priopcenje-za-javnost-3039/3039 . 29
  • 32. Kosova Shuma totale e dhuruar në vitin 2020 në Kosovë është 7.7 milionë euro. Kjo shumë është 3.2 herë më e madhe se një vit më parë. Nga të dhënat që disponojmë, kemi vlerësuar se kjo shumë është gati dy herë më e lartë – 14.5 milionë euro. Edhe shuma e dhuruar për banor është rritur krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 8.1 euro. Megjithatë, ajo është ende më e ulët se mesatarja rajonale. Sa i përket dhurimit vetëm për lehtësimin e Kovid-19, janë regjistruar më shumë se 1.9 milionë euro donacione përmes 276 dhurime- ve. Diaspora ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës në kohën e krizës. 27 Fondacioni BONEVET Prishtina. (2020). JOIN THE FIGHT – BONEVET Fushatë në KOSOVAideas. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://kosovaideas.com/campaign/detail/589?fbclid=IwAR2ittGuXJRsqk6wKvRlTQ B7OSLIN6mDF5SDwHBPUePR9l2TsuHywQKcYTE. Histori frymëzuese Fondacioni BONEVET Prishtinë inicioi fushatën për mbledhjen e fondeve "Join the Fight" në platformën e KOSOVA ideas, me qëllim të mbledhjes së fondeve për blerjen e 43 printerëve të rinj 3-D të cilët mund të prodhoj- në vizore dhe filamente. Fushata zgjati deri më 29 maj të vitit 2020 dhe rezultoi në grumbulli- min e 66,000 eurove përmes platformës me mbështetjen e 134 donatorëve. U prodhuan gjithsej 8,497 mburoja fytyre 3-D dhe 7,093 iu dhuruan punonjësve shëndetësorë dhe administrativë, si dhe të tjerëve në nevojë për të parandaluar përhapjen e Kovid-1927 . Shoqata Aksioni për Nënat dhe Fëmijët filloi fushatën humanitare “Një Kafe si Flutur” e cila kishte dy synime kryesore: mbledhjen e fonde- ve për sigurimin e pajisjeve të nevojshme mjekësore për institucionet shëndetësore dhe ndërgjegjësimin me këshilla nga burime të besueshme për qytetarët se si të ndalojnë përhapjen e koronavirusit. Fondet u mblodhën përmes platformës GlobalGiving me transferta bankare dhe donacione me SMS (një SMS vlente 1 euro). Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, shoqata ndau 10,274 euro të mbledhura për të dhuruar maska respiratore FFP2, pajisje mbrojtëse, vizore, syze mbrojtëse, doreza nitrili, dezinfektues, doreza kirurgjikale, termometra të ballit me rreze infra të kuqe, çarçafë për një përdorim dhe pajisje të tjera. Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Nëse përjashtojmë të dhënat për dhurimin në lidhje me pandeminë, në vitin 2020 janë dhuru- ar 5.7 milionë euro, që është më shumë se dy herë më e lartë se shuma e një viti më parë. Sa i përket kategorive të donatorëve, ka pasur një rënie të shpeshtësisë së mbështetjes nga qytetarët në krahasim me një vit më parë, sepse shumica e ngjarjeve, ku qytetarët janë donatorët kryesorë, kanë qenë të lidhura me Kovid-19. Pandemia ndikoi gjithashtu në uljen e rasteve të dhurimit në lidhje me lehtësimin e varfërisë dhe arsimin, si tema që nuk lidhen me Kovid-19. Ka pasur një rënie të mbështetjes direkte ndaj individëve dhe familjeve në kraha- sim me një vit më parë, për shkak të rritjes së aktivitetit të donatorëve ndaj qeverisjeve lokale/kombëtare. Popullsia nga komunitetet lokale ka pasur mbështetje më të rrallë kraha- suar me vitin 2019, ndërsa rritje është vërejtur për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe njerëzit në nevojë ekonomike sa i përket dhurimit që nuk ka të bëjë me Kovid-19. 30 Konteksti lokal
  • 33. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Më 4 dhjetor 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin e ri për Rimëkëmbjen Ekonomike nga Kovid-19, ndërsa i njëjti ka hyrë në fuqi më 7 dhjetor 2020. Qëllimi i këtij ligji është plotësimi i ligjeve të tjera përkatëse me qëllim për të mundësuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Republikës së Kosovës për shkak të krizës të shkaktuar nga Kovid-19. Ndër nenet e tjera, Ligji për Rimëkëmbjen thekson se të gjitha bizneset që kanë pasur probleme në punën e tyre gjatë krizës ose janë mbyllur do të mbështeten financiarisht nga buxheti i qeveri- së. Asistenca ishte menduar të mbulonte të gjitha shpenzimet operative të palëve përkatë- se në vlerën totale prej 200 milionë euro.28 Transparenca Ministria e Shëndetësisë e Kosovës krijoi një platformë online informative shëndetësore Kosova.health, dedikuar informacioneve lidhur me pandeminë Kovid-19. Platforma përmban informacione për statistikat lidhur me Kovid-19, masat parandaluese dhe të tjera, ndërsa masat dhe vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës janë të disponueshme për publikun vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.29 Informatat për donacionet nga institucionet dhe organizatat e huaja ishin në dispozicion të publikut. 28 Deloitte Kosova. (2020, dhjetor). Lajme Ligjore. Pejës. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://www2.deloitte.com/content/dam/Deloitte/al/Documents/legal/Deloitte%20K osova_Legal%20News_DEC2020.pdf. 29 Šošić i Lazarević. (2020, qershor). HAPJA E QEVERIVE NË KOHË. Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://cep.org.rs/wp-content/uploads/2020/06/Opening-governments-in-times-of- lockdown_WeBER-policy-brief.pdf . 31
  • 34. Mali i Zi Gjatë vitit 2020 në Mal të Zi janë regjistruar më shumë se 12.4 milionë euro përmes 1,446 rasteve të dhurimit. Në krahasim me vitin 2019, shuma e regjistruar është më shumë se tre herë më e lartë. Në bazë të të dhënave që disponojmë, kemi vlerësuar se në total janë dhuruar mbi 18.5 milionë euro. Shuma e dhuruar për banor është 29.8 euro, që është shuma më e lartë nga të gjitha vendet e rajonit në vitin 2020. Shuma totale e regjistruar e grumbulluar vetëm nga donacionet për zbutjen e efekteve negative të Kovid-19 është më shumë se 9.6 milionë euro. 30 Kovačević, M. (2020, prill). Fudbalski savez Crne Gore donira sedam respiratora [media report]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://www.maxbetsport.rs/fudbalski-savez-crne-gore-donira-sedam-respiratora- 199172/ . 31 Hipotekarna Banka. (2020). Humanitarna akcija zaposlenih hipotekarne banke Aplauzmedicinarima [media report]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga: https://www.hipotekarnabanka.com/obavjestenja/humanitarna-akcija-zaposlenih -hipotekarne-banke-aplauzmedicinarimame-368 . Histori frymëzuese Më 20 mars, Federata e Futbollit të Malit të Zi kontribuoi në luftën kundër koronavirusit me një donacion prej 150,000 euro për Institucio- nin Kombëtar të për Sëmundjet Ngjitëse për koordinimin e Malit të Zi. Mjetet e dhuruara janë përdorur për blerjen e 7 respiratorëve për institucionet shëndetësore. Institucionet që morën respirator ishin Qendra klinike e Malit të Zi, spitalet e përgjithshme në Berane, Bijelo Polje, Pljevlja, Nikshiq, Kotorr dhe Tivar. Më pas, shoqata planifikoi t'i dhurojë një aparat respirator edhe për Spitalin e Përgjithshëm Danilo I nga Cetinja.30 Platforma online AplauzMedicinarima u hap nga punonjësit e Hipotekarna Bank nga Podgorica në bashkëpunim me Studio "Fleka". Qëllimi ishte mbledhja e 50 mijë eurove për prokuri- min e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor në vijë të parë të luftës kundër Kovid-19 në institucionet në të gjithë Malin e Zi. Deri më 5 maj 2020 janë mbledhur gjithsej 130,590 euro. Vetë punonjësit ishin të parët që dhuruan për nismën, gjithsej 8,130 euro të cilat iu dedikuan Institucionit Koordinues Kombëtar të Malit të Zi për Sëmundjet Ngjitëse.31 Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Në vitin 2020, shuma e regjistruar për dhurimin që nuk kishte të bëjë me Kovid-19 ishte më shumë se 2.7 milionë euro – që është një rënie në krahasim me shumën totale të dhuruar në vitin 2019. Dhurimet e korporatave dhe të shumicës individuale ishin më të rralla se në vitin 2019, ndërsa individët kishin një rritje në përqindjen e rasteve të dhurimit. Për shkak të mbështetjes së riorientuar për pandeminë, kujdesi shëndetësor pati një përqindje disi më të vogël të rasteve të dhurimit, ndërsa temat e tjera (arsimimi, mbështetja për grupet e margji- nalizuara dhe lehtësimi i varfërisë) pësua një rritje në krahasim me vitin 2019. Si në shumi- cën e vendeve të rajonit, institucionet në Mali të Zi pësuan një rënie të dhurimit kur bëhet fjalë për tema që nuk kanë lidhje me Kovid-19, ndërsa një përqindje më e lartë është regjistru- ar për individë dhe familje kryesisht për trajtime mjekësore. Për shkak të pandemisë vërehet një rënie e mbështetjes për njerëzit me aftësi të kufizuara, ndërsa njerëzit në nevojë ekonomike, njerëzit me probleme shëndetëso- re dhe popullsia nga komunitetet lokale kanë pasur rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit në krahasim me vitin 2019. 32 Konteksti lokal
  • 35. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Më 13 prill të vitit 2020, Qeveria e Malit të Zi prezantoi përjashtimin nga TVSH-ja dhe taksat doganore për pajisjet mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse, të cilat u importuan si donacion, për të ndihmuar në luftimin e pasojave të virusit Kovid-19 (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, Nr.032/20). Transparenca Në fillim të paraqitjes të Kovid-19, Qeveria formoi Organin Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Më 18 Mars 2020, u hap një llogari e veçantë për financime nga vendi dhe jashtë vendit për ndihma lidhur me Kovid-19. Informacione për dhurimet është publikuar në portalin coronainfocg.me. Shtabi Operativ i Donacioneve dorëzonte raport një herë në javë pranë Organit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive për pagesat dhe dalje të mjeteve, d.m.th., mënyrën e shpenzimit. Më 31 mars, Organi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Ngjitëse miratoi Vendimin për mënyrat dhe kushtet e ndarjes së mjeteve të grumbulluara përmes donacioneve, pasi Instituti Alternativa bëri thirrje për transparen- cë për donacionet. Vendimi specifikon nevojën për informacion se ku dhe si ndahen fondet dhe përgjegjësinë për të informuar publikun për gjendjen e llogarisë një herë në javë.32 Në dhjetor të vitit 2020 u formua Këshilli për Luftën Kundër Koronavirusit. Që atëherë, informacioni për donacionet është i disponue- shëm përmes lajmeve në media.33 32 Cuckić, N., Ewb, & Tanjug. (2020, 4 maj). Donacionet KOVID-19 në Ballkanin Perëndimor: Nevojitet më shumë transparencë. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://europeanwesternbalkans.com/2020/05/04/covid-19-donations-in-the-west ern-balkans-transparency-needed/. 33 Šošić i Lazarević. (2020, qershor). HAPJA E QEVERIVE NË KOHË. Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar. Qasur më 16 nëntor 2021, nga https://cep.org.rs/wp-content/uploads/2020/06/Opening-governments-in-times-of- lockdown_WeBER-policy-brief.pdf . 33
  • 36. Maqedonia e Veriut Në vitin e pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 8.9 milionë euro donacione, që është një shumë 7.5 herë më e madhe se një vit më parë. U vërejt rritje edhe në numrin total të aksioneve filantropike (982 aksione filantropike në vitin 2020). Shuma e dhuruar për banor është 17.5 euro, që është disi më e lartë se mesatarja e rajonit. Duke përdorur të dhënat e disponueshme, bazuar në llogaritjet tona, ne kemi vlerësuar se gjatë vitit 2020 janë mbledhur më shumë se 36.5 milionë euro. Vetëm për të zbutur efektet negative të Kovid-19, janë regjistruar më shumë se 6.8 milionë euro përmes 595 rasteve të dhurimit. 34 Plus Info. (2020). ,,Stopanska banka’’ donira aparat za mehanička ventilacija za Klinikata za infektivni bolesti [media report]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://plusinfo.mk/stopanska-banka-donira-aparat-za-mehanichka-ventilaci-a-n a-klinikata-za-infektivni-bolesti/. 35 Nextsense. (2020). StopKorona! - Aplikacioni i ri celular për gjurmimin e ekspozimit ndaj KOVID-19 - Donacion nga Nextsense për Ministrinë e Shëndetësisë [raport mediatik]. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://nextsense.com/ns-newsarticle-stopkorona-new-mobile-app-for-tracing-exp osure-to-covid-19.nspx Histori frymëzuese Stopanska Banka SHA Shkup e mbështeti luftën kundër pandemisë duke dhuruar një ventilator mekanik – respirator për Klinikën Infektive Shkup. Ky donacion vlerësohet në mbi 42 mijë euro dhe supozohet të jetë i nevojshëm për trajtimin e pacientëve me Kovid-19. Banka ka marr përsipër edhe shumën për blerjen dhe dorëzimin e pajisjes në Klinikë.34 Kompania softuerike Nextsense zhvilloi dhe i dhuroi aplikacionin celular "StopKorona!" Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Shuma e këtij donacioni ishte 47,572 euro. Aplikacioni i smartfonëve me bazë Bluetooth iu prezantua publikut më 13 prill 2020. Pajisja mat distancën midis telefonave të përdoruesve dhe paralajmëron përdoruesit nëse ata kanë rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me Kovid-19. Aplikacioni u shkarkua më shumë se 5,000 herë në ditën e lansimit të tij. Aplikacioni celular garantonte mbrojtje të plotë të privatësisë së përdoruesve dhe u realizua duke ndjekur praktikat në mbarë botën në trajtimin e koronavirusit. Qytetarët ruajnë kontrollin e plotë të të dhënave të tyre përmes aplikacionit derisa të vendosin t'i dërgojnë në Ministri pasi të jenë diagnostikuar me virus.35 Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Edhe pse pandemia e zhvendosi fokusin e donatorëve nga temat e tjera, shuma e regjistruar në vitin 2020 për tema që nuk kanë lidhje me pandeminë është pothuajse dy herë më e madhe se shuma totale e një viti më parë. Nisur nga kategoritë e donatorëve, sektori i korporatave ka pasur rritje të aktivitetit kraha- suar me vitin 2019. Institucionet morën mbështetje më pak të zgjeruar në krahasim me vitin e kaluar sa i përket dhurimit për qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me pandeminë, ndërkohë që organizatat jofitimprurëse pësuan një rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit. Për shkak të riorientimit të mbështetjes së donatorëve për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19, ka pasur një rënie të rasteve për mbështetjen e shëndetësisë që nuk lidhet me pandeminë në krahasim me vitin 2019. Popull- sia nga komunitetet lokale mori më shumë përfitime se më parë, kryesisht për shkak të donacioneve në pajisje të dhuruara për qeveri- sjen lokale. 34 Konteksti lokal
  • 37. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Pakoja e 4-të e masave të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për zbutjen e efekteve negative të pandemisë Kovid-19 përmban: uljen e TVSH-së (përjashtim për donacione, 10% për ushqim dhe pije për konsum në vend dhe shërbime katering etj.); krijimi i një linje kredie pa interes me një komponent granti për ndërmarrjet mikro dhe të vogla që u prekën nga pandemia; rishikimi i ligjit që rregullon financimin e vetëqeverisjes lokale për t'u siguruar komunave të hyra të qëndrueshme gjatë krizës; paraqitjen e një projektligji që rregullon mbështetjen financiare për punëdhënësit e prekur nga Kovid-19; rritja e mbështetjes financiare mujore për të vetë punësuarit gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor 2020.36 Transparenca Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut hapi një llogari për ndihmat lidhur me Covid-19, përmes së cilës publiku dhe kompa- nitë kontribuuan duke dhuruar fonde, mallra dhe shërbime sipas listës së prioriteteve. Ministria e Shëndetësisë publikoi listën e donatorëve.37 Është hapur webfaqja e dedikuar për Kovid-19 koronavirus.gov.mk, e cila përmban informaci- one të përditësuara për numrin e rasteve me Kovid-19, vaksinimin dhe informacione të tjera (masat ekonomike, ndihmë mjekësore, etj.). Webfaqja përfshin gjithashtu të dhënat e të gjitha donacioneve financiare dhe jo financiare që janë marrë si ndihmë për trajtimin e pande- misë.38 36 OECD. (2020, 20 prill). Kriza Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://www.oecd.org/south-east-europe/COVID-19-Crisis-in-North-Macedonia-arc hive.pdf . 37 Cuckić, N., Ewb, & Tanjug. (2020, 4 maj). Donacionet KOVID-19 në Ballkanin Perëndimor: Nevojitet më shumë transparencë. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://europeanwesternbalkans.com/2020/05/04/covid-19-donations-in-the-west ern-balkans-transparency-needed/ . 38 Vlada Republike Severna Makedonija. Oficijalne informacije za koronavirus u Severnoj Makedoniji. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga Update information for Coronavirus in RSM - Vlada.mk (koronavirus.gov.mk). 35
  • 38. Serbia Shuma totale e regjistruar në Serbi gjatë vitit 2020 ishte 50.9 milionë euro. Nga shuma totale e dhuruar, 29.5 milionë u regjistruan për të zbutur efektet negative të virusit Kovid-19. Numri i rasteve është rritur në krahasim me një vit më parë (4,319 raste në vitin 2020). Nga numri i përgjithshëm i rasteve të dhurimit, 1,454 ishin lidhur me pandeminë. Shuma e dhuruar për banor ishte 13 euro, që është pak më pak se gati sa mesatarja e rajonit. Me ekstrapolim, duke u mbështetur në të dhënat që disponojmë, kemi vlerësuar se janë dhuruar 90.2 milionë euro. Sektori jofitimprurës në Serbi pati një rol të madh në mbështetjen gjatë Kovid-19 në ofrimin e mbështetjes për grupet e rrezikuara dhe mbështetje ligjore falas dhe akses në informacione të rëndësishme.39 39 UNDP (2020, shtator). Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik i KOVID-19. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://www.rs.undp.org/content/serbia/en/home/library/crisis_prevention_and_rec overy/covid-19-socio-economic-impact-assessment-.html . Nga ana tjetër, organizatat jofitimprurëse pësuan një rritje të shpeshtësisë dhe intensite- tit të mbështetjes. Për sa u përket përfituesve përfundimtarë, njerëzit me probleme shëndetësore dhe njerëzit me probleme shëndetësore pësuan një rënie të përqindjes së rasteve të dhurimit që nuk kishin lidhje me pandeminë, sepse shumica e rasteve të dhurimit për këtë përfitues ishin për lehtësimin e Kovid-19. Dhurimi për qëllime tjera nga Kovid-19 në vitin 2020 Nëse përjashtojmë të dhënat për dhurimin lidhur me Kovid-19, shuma totale e dhuruar e regjistruar është më shumë se 29.5 milionë euro që paraqet një rritje në krahasim me shumën totale në vitin 2019. Kjo rënie është kryesisht për shkak të mbështetjes së ri-orien- tuar të donatorëve për pandeminë. Sa i përket kategorive të donatorëve, vërehet një numër më i vogël i rasteve të dhurimit nga kompanitë dhe qytetarët krahasuar me një vit më parë, por dhurimet e shumicës individuale kanë gjeneruar shuma më të mëdha të dhuruara. Duke marrë parasysh temat për dhurimin që nuk ka të bëjë me Kovid-19, shëndetësia pati një rritje të përqindjes së rasteve të dhurimit, kryesisht për trajtime mjekësore për njerëz me aftësi të kufizuara dhe njerëz me probleme shëndetësore. Institucionet dhe qeveritë lokale/kombëtare në Serbi kishin një përqindje më të ulët si në shumën e dhuruar ashtu edhe në rastet e dhurimit, për shkak të ri-orientimit të mbështetjes ndaj institucioneve shtetërore gjatë pandemisë. Histori frymëzuese MK GROUP, të cilit i është ndarë Çmimi VIRTUS 2020 për Filantropi, ka siguruar më shumë se 1 milion euro donacione gjatë vitit 2020, me pjesën më të madhe të shumës së dedikuar për trajtimin e efekteve të pandemisë. Si një nga kompanitë e para që ka mbështetur luftën kundër virusit, MK GROUP financoi blerjen e pajisjeve mjekësore për 12 institucione shëndetësore. Kompania gjithashtu ofroi fluturime me aeroplan privat për të lejuar fëmijët të marrin trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara dhe pushime për 450 punonjës mjekësorë në hotelet e saj në Serbi, Slloveni dhe Kroaci. MK GROUP shpërndau edhe pako ushqimore humanitare për qytetarët me status të rrezikuar social në vlerë prej 150,000 euro. Shumica e donacioneve lidhur me Kovid-19 përfshinin investime strategjike si pajisje, automjete dhe gjëra të tjera thelbësore për mbështetjen e institucioneve të kujdesit shëndetësor. Forumi Serb i Filantropisë pati një rol vendimtar në informimin e donatorëve për nevojat dhe rrjedhat e donacioneve. 36 Konteksti lokal
  • 39. Nga fillimi i krizës kemi regjistruar se Forumi Serb i Filantropisë, në bashkëpunim me Fondin B92, kanë mbledhur më shumë se 1.6 milionë euro fonde dhe mbi 85,000 euro të mira materiale për të mbështetur sistemin shëndetësor në Serbi. Në bashkëpunim me UNICEF dhe Nordeus, ata krijuan dhe përditësuan vazhdimisht një tabelë të nevojave dhe afateve të dorëzimit. Të dhënat e ofruara u verifikuan rregullisht me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar shpërndarjen efikase të ndihmës. Ndryshimet ligjore/fiskale për shkak të Kovid-19 Më 10 prill të vitit 2020, Qeveria miratoi masën për lejimin e përjashtimit të TVSH-së për donacionet. Megjithatë, kjo masë zbatohej vetëm për donatorët që përfshihen në sistemin e TVSH-së, i cili jepte donacione për Ministrinë e Shëndetësisë, Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe institucionet shëndetësore shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonsh- me.40 Ministria e Financave dhe Banka Kombëtare e Serbisë miratuan një sërë masash ekonomike për të mbështetur ekonominë kombëtare. Këto masa mundësuan përfitime dhe financime të caktuara fiskale për personat juridikë në sektorin privat dhe ndihmë financiare të njëhershme për të gjithë qytetarët e rritur të vendit. 41 Transparenca Webfaqja zyrtare covid19.rs ofron statistika për rastet me Kovid-19, informacione kontakti për autoritetet përkatëse shëndetësore dhe informacione të tjera në lidhje me pandeminë. Për shkak të mungesës së informacionit të verifikuar dhe të plotë për donacionet lidhur me Kovid-19 të marra nga Qeveria e Serbisë, Transparency Serbia ka paraqitur iniciativën për publikimin e të dhënave për donacionet për institucionet publike në Ministrinë e Finan- cave.42 40 Catalyst Balkans. (2021). Srbija daruje 2020:Izveštaj o stanju dobročinstva. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://izvestaj.srbijadaruje.org/country/Serbia/en/full . 41 Sovilj i Stojković. (2021, tetor). Trajtimi i ndikimit të pandemisë KOVID-19 në ekonomi dhe punë – një rast studimor i rregullores së Serbisë. Mjekësia, Ligji dhe Shoqëria. Vëll. 14, nr 2, f. 301–320 42 Šošić i Lazarević. (2020, qershor). HAPJA E QEVERIVE NË KOHË IZOLIMI. Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar. Qasur më 16 nëntor, 2021, nga https://cep.org.rs/wp-content/uploads/2020/06/Opening-governments-in-times-of- lockdown_WeBER-policy-brief.pdf . 37
  • 40. SHTOJCË Raporti është përgatitur duke përdorur bazën e të dhënave Giving Balkans, e cila zhvillohet sistematikisht që nga viti 2013, dhe mbetet baza e të dhënave më e besueshme mbi dhurimin filantropik në rajon. Për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare (p.sh., Ministritë e Financave ose Administrata Tatimore), Catalyst Balkans përdor mënyra alternative për të mbledhur të dhëna, kryesisht raporte mediatike dhe burime të tjera të dispo- nueshme (raporte të verifikuara nga donatorët dhe pranuesit). Përgjatë periudhës së vëzhguar (1 mars, 2020 – 28 shkurt, 2021), në bazën e të dhënave Giving Balkans janë përpunuar gjithsej 13,516 regjistrime të dhurimit filantro- pik në të gjithë rajonin lidhur me lehtësimin e Kovid-19, nga të cilat 5,459 figurojnë si raste unike. Për të kuptuar më mirë raportin, është thelbësore të theksohet se ne vëzhgojmë nivelin e dhurimit filantropik bazuar në dy tregues themelorë: numrin e rasteve të dhurimit dhe shumën e dhuruar. Një rast dhurimi përfaqëson një ngjarje unike, d.m.th., një mbledhje të organizuar donacionesh. Për shembull, një rast dhurimi mund të jetë një fushatë në të cilën një grup individësh mbled- hin fonde për trajtimin mjekësor të dikujt ose një dhurim nga një donator për një pranues të caktuar. Metodologjia jonë ka kufizime, duke përfshirë faktin më të rëndësishëm që media nuk regjistron të gjitha dhurimet filantropike. Një kufizim tjetër domethënës është se jo të gjitha raportet mbi aksionet filantropike ofrojnë informacion preciz, siç është vlera e dhurimit. Për këtë arsye, rastet e dhurimit përfaqësojnë një tregues më të besueshëm, ndaj ne fokuso- hemi në të në vend të shumave të dhuruara. Çdo grup të dhënash për analizë që përdor Catalyst Balkans ka vlerën e tij të transparen- cës, e cila tregon përqindjen e rasteve të dhurimit që janë përfshirë në shumën totale të regjistruar. Transparenca e vlerës për grupin e të dhënave të përdorur në këtë raport është 37%, që do të thotë se raportet e mediave për 2,020 raste (nga 5,459) përfshinin informacio- nin për shumën e dhuruar. Megjithatë, ne besojmë se hulumtimi ynë ofron një pasqyrë mjaft të besueshme të aspekteve thelbësore të dhurimit filantropik, sepse shifrat, edhe pse jo gjithëpërfshirëse, ofrojnë një vlerë minimale për treguesit përkatës. Nëse, për shembull, diskutojmë për numrin e rasteve filantropike, mund të themi me siguri se numri që ne tregojmë është numri minimal i rasteve që kanë ndodhur. E njëjta gjë është e vlefshme për shumat, aktorët dhe të ngjashme. Prandaj, këto të dhëna mund të përdoren si tregues të shkallës minimale të zhvillimit të filantropisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 38 Metodologjia
  • 41. Fjalorth Një ngjarje unike, d.m.th., një shembull i mbledhjes së donacioneve. Mund të përbëhet nga donacione të vetme ose të shumëfishta (p.sh., fushata ku qytetarët mbledhin dhurime masive për trajtimin mjekësor të dikujt). Rast dhurimi Donatorët Shumica individuale Donatorët e përzier Individët (kategori donatorësh) Fondacione private Dhurim Ekstrapolimi Filantropia Përfituesit përfundimtarë Temat për dhurim Pranuesit e dhurimeve Sektori i korporatave Përdorimi i donacioneve Njerëzit dhe/ose personat juridikë që dhurojnë para, kohë, shërbime ose të mira materiale. Për të ndjekur tendencat në mënyrë më efikase, ato janë ndarë në kategori të donatorëve. Një numër i madh i qytetarëve të cilët për këtë arsye nuk mund të identifikohen me emër. Rastet në të cilat është e pamundur të ndahen donatorët, d.m.th., rastet kur një shembull përfshin lloje të shumta donatorësh. Qytetarë që mund të identifikohen. Fondacione të themeluara nga persona privatë/qytetarë ose nga një kombinim i personave fizikë dhe juridikë. Një veprim i dhurimit të një shume të caktuar parash, të mirash materiale, shërbimesh ose kohë pa kompensim. Metodë statistikore e cila, bazuar në përqindjen e të dhënave të njohura, llogarit të dhënat që do të vlenin në qoftë se 100% e të dhënave do të ishin të njohura. Ekstrapolimi prodhon vlera të mundshme, jo absolute. Dhurimi për të mirën shoqërore pa pritshmëri reciproke, d.m.th., dhënie vullnetare e parave, të mirave materiale, kohës ose shërbimeve për të ndihmuar dikë ose për të përmirësuar situatën në shoqëri. Grupet e targetuara që përfitojnë nga donacionet. Për shembull, nëse një shkollë është pranuesi i donacioneve, përfituesit përfundimtarë janë fëmijët që shkojnë në shkollën përkatëse. Temat, d.m.th., qëllimet për të cilat jepen donacionet (të tilla si shëndetësia, arsimi, etj.) Personat fizikë dhe/ose juridikë që pranojnë donacione nga donatorët. Në shumicën e rasteve, donacionet orientohen për më tej. Sektori i korporatave përfshin kompani (më shumë se 50 punonjës), fondacione korporative dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme (më pak se 50 punonjës). Tregon mënyrën e përdorimit të një dhurimi dhe nëse përdoret në baza afatgja- ta ose të njëhershme (p.sh., për investime kapitale, blerje pajisjesh, ofrim shërbimesh, materiale, të mira të konsumueshme, etj.) 39
  • 42. Ky raport është mbështetur nga Trusti Ballkanik for Demokraci, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të SHBA-së, USAID-it apo Qeverisë së SHBA-së.
  • 43. Catalyst Balkans 38 Takovska, 11000 Beograd, Serbia catalystbalkans.org givingbalkans.org Përgatitur nga Vuk Vukoviç Maja Gligoriç Redaktuar nga Aleksandra Vesiq Antiç Nëntor, 2021 Cilësia e të dhënave Jelena Bekçiç Dizajni Dragana Pavloviç