SlideShare a Scribd company logo
1 of 104
Download to read offline
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 1/104
Parafjala e botimit të parë
Ky libër është rezultati i një nevojë që e kam ndjerë në tre vitet e mia të para në Kanada. Një njeri në pozitën
time si udhëzues fetar gjithnjë përballet me pyetje që kanë të bëjnë me problemet personale dhe fetare të
njerëzve. Përkundër atmosferës mbizotëruese në Lindje, ku kontakti është zakonisht në nivel më personal,
kontakti në këtë pjesë të botës është kryesisht nëpërmjet korrespondencave me letra dhe nëpërmjet thirrjeve
telefonike. Shumë shpejt kuptova se kurdoherë që pyetja ishte “e turpshme” ose e ndërlidhur me sjelljet
seksuale, thirrësi preferonte të mos e jepte emrin. Dhe kuptohet, unë nuk kisha ndonjë arsye për ta kuptuar
domosdo identitetin e thirrësit. Detyra ime e vetme ishte t’i dëgjoja thirrësit dhe t’ua përcillja këndvështrimin
islam atyre që e kërkonin atë.
Megjithatë, ajo që ishte interesante tek këto pyetje “të turpshme”, ishte se në të shumtën e rasteve, thirrësit
ndjeheshin fajtorë për veprime që ishin krejtësisht të lejuara nga Islami. Për shkak të padijes ose
mosinformimit të tyre, ata ishin ndjerë fajtorë për gjëra të cilat fare nuk ishin të ndaluara në ligjin islam.
Atëherë thashë në vete se duhet të ketë edhe shumë njerëz të tjerë që kishin përvoja të ngjashme dhe që
përjetonin faj dhe depresione të cilat buronin vetëm nga padituria. Jo të gjithë kanë guxim të flasin për tema
të tilla, qoftë kjo edhe pa e zbuluar identitetin. Kështu vendosa se duhej të bëhej diçka në lidhje me këtë temë.
Fillova të shkruaja mbi moralin seksual në Islam dhe kjo ishte në vitin 1986. Kur e përfundova dorëshkrimin,
fillova të mendoja se materiali mund të konsiderohej tepër kontravers dhe vendosa ta testoja fillimisht
atmosferën. Më 9 Nëntor të vitit 1986, në Qendrën e Muslimanëve Shiitë në Vankuver u mbajt një ligjërate
me temë “Seksi dhe Martesa në Islam”. Shumica e besimtarëve reaguan shumë pozitivisht. Një dëgjuese e
ligjërimit madje, shkroi një letër në të cilën i shprehte mendimet e shumicës. Në letër thuhej:
“Ju falënderojmë jashtë mase për këtë ligjëratë të mrekullueshme që e mbajtët të dielën, më 9 Nëntor.
Duhet të them se jeni shumë i guximshëm dhe e prezantuat materialin me shumë qetësi dhe me
kontroll të plotë mbi temën. Deri më tani nuk kemi patur ndonjë dijetar që do të mund të ndante me ne
dituri të tilla të rëndësishme për komunitetin...Për vetë mua, ligjërata juaj qartësoi shumë gjëra në
lidhje me atë që është e lejuar në ligjin tonë...”
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 2/104
Më pas kuptova se video kasetat e ligjëratës ishin dërguar në vende të ndryshme, madje deri në Angli dhe në
Afrikën Lindore. Dhe ngase në video kisha përmendur se tema dhe idetë në fjalë ishin materiali i një libri në
përgatitje e sipër, fillova të merrja shumë pyetje në lidhje me veprën. Ky reagim edhe më shumë më dha
guxim që të vijoja më tej me botimin e librit. Megjithatë, për shkak të përgjegjësive të tjera që i kisha, botimi
u shty për tre vite. Gjatë muajve të fundit të vitit 1989, Zoti i Madhëruar më bekoi me mundësinë për ta
përfunduar librin. Duke iu afruar fundit, fillova të shtoja edhe shumë tema, të cilat më në fund e dyfishuan
vëllimin e materialit fillestar të përgatitur në vitin 1986, duke ia shtuar kështu edhe vlerën akademike kësaj
vepre. Shpresoj që kjo do të jetë një shpagim në sytë e lexuesve për vonesën në botimin e kësaj vepre.
***
Kapitulli i parë jep një përmbledhje historike të moralit seksual perëndimor. Kjo e përgatit fushën për
kapitullin e ardhshëm, i cili i prezanton këndvështrimet themelore të Islamit mbi martesën dhe seksin. Në
këtë kapitull kam bërë edhe një kritikë të ideve të feministes arabe Fatima Mernissi në lidhje me seksualitetin
e gruas në Islam. Tre kapitujt e mbetur kanë të bëjnë me aspektet praktike të martesës: marrëdhëniet
seksuale, kontraceptivët, abortimi dhe teknikat e reja të fekondimit.
***
Në tre kapitujt e fundit të librit, lexuesi do të gjejë një sërë mendimesh nga dijetarët shiitë të ligjit (arab.
muxhtehid). Dallimet në mendime janë një pjesë esenciale e “ixhtihadit” (interpretimit të ligjit), i cili vazhdon
të jetë i gjallë akoma në Islamin shiit. Përveç kësaj, në vepër i kam shprehur edhe mendimet e muxhtehidëve
më të famshëm të kohës sonë, në veçanti ato të Ajetollah el Udhma Sejjid Ebu’l-Kasim el-Musavi el-Khui dhe
të Ajetollah el-Udhma Sejjid Ruhullah Musevi el-Khomeini.
Megjithatë, që nga fillimi dua të shpreh qartë se ka disa tema, për të cilat unë si autor i kam shprehur
mendimet e mia. Kjo është kryesisht në lidhje me temat, në të cilat muxhtehidët e tanishëm nuk kanë
shprehur ndonjë mendim. Megjithatë, ngase të gjitha temat janë shprehur qartë, ndjekësit e muxhtehidëve të
tanishëm mund ta përdorin këtë libër, pa u merakosur në do të jenë të lejuara veprimet e tyre ose jo.
Shpresoj se ky libër do të ketë një pritje akoma më të mirë se videoja e vitit 1986 dhe i lutem Zotit të
Madhëruar të na udhëzojë drejt mendimit më të mirë dhe ta pranojë këtë vepër si një kontribut të vogël në
shërbim të Islamit. Vërtet Zoti i dëgjon lutjet e robërve të tij!
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 3/104
S. M. Rizvi
Richmond B.C.
Janar 1990
Hyrje
A. Përse ky libër?
Autorët zakonisht nuk janë të detyruar ta arsyetojnë temën që e përpunojnë. Nëse janë të mendimit se ajo që
shkruajnë do të jetë në dobi të njerëzve në jetën e tyre praktike ose në përpjekjen e tyre intelektuale, autorët
nuk ndjejnë nevojë për ta arsyetuar veprën që e shkruajnë. Ky libër i posedon të dy këto aspekte, pra është
praktik dhe ka nivel intelektual.
Ka shumë njerëz, edhe në mesin e muslimanëve, që mendojnë se seksi është një temë tabu në të gjitha fetë.
Andaj do të ishte më e përshtatshme që të fillonim me një pyetje: A lejohet në Islam diskutimi në lidhje
moralin seksual?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, njeriu duhet t’i hedhë një vështrim definicionit të fesë nga këndvështrimi
islam. Secili që së paku sipërfaqësisht e ka studiuar Islamin, e di shumë mirë se në aspektin islam, feja është
“një sistemi i plotë mbi jetën”, i cili e përfshin çdo aspekt të jetës njerëzore, që nga dita kur njeriu krijohet dhe
deri në ditën kur vendoset në varr. Islami nuk merret vetëm me zhvillimin shpirtëror të qenieve njerëzore
por po kaq, edhe me mirëqenien e tyre materiale dhe fizike. Islami i udhëzon ndjekësit e tij në çështjet
financiare e ekonomike, shoqërore e politike dhe gjithashtu edhe në çështjet e sferës morale dhe personale.
Në çështjet personale dhe morale, Islami ka udhëzime specifike ushqimore, rregulla higjienike, kode të
veshjes dhe rregulla në lidhje me martesën, shkurorëzimin dhe trashëgiminë. Ligjet islame të martesës nuk
marrin fund me shprehjen e personave me të cilët njeriu mund të martohet ose jo, por merren edhe me
moralin seksuale të tij. Ky moral seksual, siç do ta shohim në kapitujt vijues, është diskutuar shumë hapur
dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nga Kur’ani, nga Profeti dhe nga Ehl-i Bejti i tij. Andaj, në mendjen e
muslimanëve nuk duhet të shfaqet fare pyetja në është e lejuar sipas Islamit, të flitet hapur në lidhje me
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 4/104
moralin seksual.
Kaq mund të thuhet në lidhje me lejen e përgjithshme të Islamit në lidhje me diskutimin e moralit seksual. Por
ky shpjegim nuk do t’u mjaftonte disa njerëzve, të cilët do të na parashtronin pyetjen e rradhës: “A është e
nevojshme të diskutohet në lidhje me seksin?”
Ka tre arsye përse duhet të diskutohet morali seksual. Arsyeja e parë ka të bëjë me muslimanët në përgjithësi,
ndërkohë që dy arsyet e tjera kanë të bëjnë në veçanti me muslimanët në Perëndim, që janë njëherit edhe
grupi për të cilin është i konceptuar ky libër.
Si e para, të gjithë muslimanët pajtohen se është një detyrim të ndiqen rregullat e ligjit islam. Dhe siç dihet,
këto rregulla nuk janë të kufizuara me namazin, agjërimin, haxh’xhin dhe veprimet e tjera rituale. Ligji islam
ka rregulla specifike edhe në lidhje me seksin. Andaj, nëse një musliman ose muslimane dëshiron ta ndjekë
Islamin plotësisht, ai ose ajo duhet domosdo ta njohë moralin seksual islam, po aq sa duhet të mësojë si
kryhen namazet ditore.
Së dyti, nevoja e të mësuarit të moralit seksual islam nga muslimanët që përballen me moralin e ri seksual të
Perëndimit, nuk mund të lihet mënjanë. Në kohën tonë, propaganduesit e këtij morali të ri seksual i
prezantojnë idetë e tyre në çdo mënyrë të mundur, qoftë nëpërmjet librave, revistave, televizionit ose
videove. Muslimanët në Perëndim, në një mënyrë ose një tjetër, u ekspozohen këtyre normave seksuale
joislame të Perëndimit. (Në të vërtetë, ky mendim është vetëm një idealizim sepse edhe muslimanët e Lindjes
tashmë i ekspozohen kulturës perëndimore). Andaj, është një nevojë absolute që ata t’i dinë këndvështrimet
islame mbi seksin dhe të mund të jetojnë një jetë islame.
Dhe si e treta, fëmijët në botën perëndimore kanë një qasje në edukimin seksual, i cili është në një nivel të
paimagjinueshëm për gjeneratat e kaluara. Andaj, është shumë me rëndësi që prindërit e sotëm të jenë të
vetëdijshëm në lidhje me të drejtën dhe të gabuarën në këtë drejtim. Vetëm një prind i edukuar musliman
mund ta përballojë këtë problem në mënyrë të duhur dhe me përgjegjësi. Kjo mjafton si një arsyetim i
mjaftueshëm për shkrimin e këtij libri.
B. Edukimi seksual
Arsyeja e tretë e dhënë më sipër nuk nënkupton domosdoshmërisht se jam në pajtim të plotë me mënyrën si
trajtohet edukimi seksual në sistemin shkollor të Perëndimit. Nuk kam asnjë problem me idenë themelore se
fëmijët duhet të edukohen në lidhje me seksin. Megjithatë, nuk pajtohem me moshën kur duhet të fillojë ky
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 5/104
edukim dhe çfarë duhet të jetë përmbajtja e tij. Kjo temë meriton një diskutim më të hollësishëm dhe është
përtej spektrit të kësaj vepre. Megjithatë, do të doja t’i shprehja mendimet e mia në lidhje me këto dy çështje:
Mosha: Edukimi seksual duhet të fillojë nga mesi i adoleshencës, në kohën kur fëmijët e fitojnë pjekurinë
seksuale. Qëllimi i edukimit seksual në këtë nivel, duhet të jetë udhëzimi se ata janë përgjegjës për mënyrën
se si i përdorin organet e tyre seksuale. Fëmijëve duhet t’u mësohet gjithashtu si t’i përballojnë tensionet e
ndryshme seksuale në jetën e tyre.
Megjithatë, kur e shoh nivelin e lartë të abuzimit seksual të fëmijëve në Perëndim, gjë që e pasqyron nivelin e
degradimit moral, jam gati të pajtohem me idenë që programet e edukimit seksual të jenë edhe për fëmijët e
vegjël, me qëllim të edukimit se si të mbrohen nga abuzimi seksual. Por ky nuk është një edukim seksual në
kuptimin e mirëfilltë dhe si pasojë, nuk ka të bëjë aq shumë me diskutimin tonë.
Përmbajtja: Në një shoqëri të tillë liberale, theksi i edukimit seksual vihet më shumë mbi parandalimin e
shtatzënive të padëshiruara dhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Gjatë edukimit seksual, nuk
bëhet asnjë përpjekje serioze për t’i vetëdijesuar të rinjtë në lidhje me vlerën e nderit dhe abstenimit nga seksi
deri në kohën e martesës. Kjo nuk është thjesht ngase shoqëria perëndimore është një shoqëri sekulare dhe
liberale, por edhe për shkak të karakterit konsumues të ekonomisë. Kur edukimi seksual do të thotë vetëm
parandalimi i shtatzënive të padëshiruara dhe i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, atëherë nxënësit
nuk ka ç’të mësojnë tjetër veçse sa me rëndësi është të përdoren pilulat, prezervativët dhe mjetet e tjera
kontraceptive. Me fjalë të tjera, një edukim i tillë seksual nuk është tjetër veçse një program promocional për
prodhuesit e mjeteve kontraceptive. Germaine Greer, një feministe e shquar, në lidhje me kontraceptivët në
botën e tretë, shkruan:
“Reformuesit seksualë, të cilët nuk tregojnë kurrfarë respekti për vlerat tradicionale dhe flasin për
seksualitetin pa fare interes për ta kuptuar personalitetin njerëzor në tërësi, janë vetëm kryezonjat e
bordeleve të kapitalizmit”.(“Sex and destiny”, fq.219)
Pajtohem plotësisht me këto ide, jo vetëm në lidhje me shtetet e botës së tretë por edhe në lidhje me
edukimin seksual në Perëndim. Arsyeja përse edukuesit seksualë janë nën shtypje të mos flasin për metodat
natyrale të kontraceptimit nuk është vetëm ngase këto nuk janë qind përqind të besueshme (sepse në fund të
fundit as prezervativët nuk janë qind përqind të besueshëm). Arsyeja e vërtetë duket se është fakti se sikur
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 6/104
metodat natyrale (si tërheqja e hershme ose abstenimi nga seksi deri në martesë), të cilat nuk kanë kurrfarë
shpenzimi, të bëheshin më të shpeshta në mesin e njerëzve, nuk do të kishte kush t’i blente prezervativët dhe
pilulat kundër shtatzënisë.
Thënë shkurt, unë pajtohem me nevojën e edukimit seksual për të rinjtë, me kusht që ky edukim të tregojë
respekt kundrejt vlerave të tyre fetare e morale dhe t’i qaset çështjes në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo si
një mjet në programet promovuese të “bordeleve të kapitalizmit”.
Kapitulli i parë
Morali seksual perëndimor
A është seksi esencialisht i ligë? Një musliman do të habitej përballë kësaj pyetjeje sepse një ide e tillë aq që
do t’i kalonte nëpër mendje. Por sa është relevante kjo pyetje për Krishterimin dhe për botën perëndimore,
do të shohim në faqet në vijim. Në tetëdhjetë vitet e fundit (përkthyesi: vepra është botuar në vitin 1990) dhe
në veçanti pas dy luftërave botërore, morali seksual i Perëndimit ka pësuar një ndryshim të madh, i cili
rëndom njihet si “revolucioni seksual”. Mbi rrënojat e moralit në vdekje të Krishterimit, Perëndimi po
përpiqet të ndërtojë një moral liberal seksual, i cili njihet shpesh si “morali i ri seksual”. Për ta kuptuar
prapavijën shoqërore dhe historike, në të cilën po zvhillohet ky moral i ri, duhet fillimisht ta studiojmë
moralin seksual të Kishës së Krishterë.
1. Morali seksual në Krishterim
Ndonse Krishterimi pranohet zakonisht si feja që mbështetet në mësimet e Jezu Krishtit, në këtë vepër, fjalën
“Krishterim” do ta përdorim në kuptim të mësimeve të Kishës. Besoj se kam arsyetime të mjaftueshme për ta
bërë këtë, sepse në Bibël nuk është shënuar ndonjë gjë nga Jezu Krishti në lidhje me martesën dhe seksin,
përveç fjalimit që e dënon imoralitetin fizik dhe atë nëpërmjet syrit:
“Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën". Por unë po ju them se kushdo që
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 7/104
shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet. Në qoftë se syri yt i djathtë
të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e
tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt...” (Mateu 5:27-29)
Personi i parë që në Krishterim foli për moralin seksual ishte Shën Pali. Ai thotë:
“...mirë është për njeriun të mos prekë grua...”(1 e Korintasve, 7:1)
Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Kisha e Krishterë i mëson njerëzit se murgëria është më e mirë se martesa
dhe se trupi i njeriut nuk është për dëshirat seksuale por vetëm për Zotin:.
“...por trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin.” (1 e Korintasve 6:13)
Shën Pali e dinte se murgëri do të thotë ta shtypësh natyrën njerëzore, e cila nuk mund të shtypet. Ai e dinte
se sikur të ndalohej krejtësisht martesa, njerëzit do të kryenin marrëdhënie të ndaluara seksuale. Andaj ai
thotë:
“Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.” (1 e
Korintasve 7:2)
Por pastaj, që njerëzit të mos e harrojnë shenjtërinë e murgërisë, ai vazhdon:
“Dhe këtë unë e them si leje, jo si urdhërim sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por
secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu. Por të pamartuarve dhe grave
të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë. Por në qoftë se s`kanë vetkontroll, le të
martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.” (1 e Korintasve 7:6-9)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 8/104
Pra, kur martesa të krahasohet me kurvërinë, është më e vogla prej dy të ligave.
Pali vazhdon më tej duke thënë se martesa është “ngushticë” (përkthyesi: siç është përkthyer nga Shoqëria
Biblike Shqiptare): ...mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është, për shkak të ngushticës së
tanishme. Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua. Por,
edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton; edhe nëse një virgjëreshë martohet, nuk mëkaton; por këta do të
kenë shtrëngim në mish; dhe unë dëshiroj t`ju kursej juve…(1 e Korintasve 7:25-28)
Sipas Biblës, martesa dhe kënaqësia e Zotit janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Shën Pali thotë:
“Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t`i pëlqejë
Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t`i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja
nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse
e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t`i pëlqejë burrit. Edhe këtë unë e them për dobinë
tuaj, jo që t`ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t`i kushtoheni Zotit pa u shkëputur...(1 e
Korintasve 7:32-35) Ai e përfundon pozitën e Krishterimit si vijon: “Prandaj ai që marton bën mirë, ai
që nuk e marton bën edhe më mirë” (1 e Korintasve 7:38)
Qëndrimi i krishter mbi martesën, në formën e tij origjinale, mund të përmblidhet si vijon:
- murgëria është e mirë dhe duhet të praktikohet
- që të qëndrohet larg kurvërisë, martesa është e lejuar por ajo është një vepër e papëlqyeshme dhe njeriu
duhet të përpiqet t’i qëndrojë larg
- martesa e pengon shpëtimin e njeriut dhe bie ndesh me kënaqësinë e Zotit
Tre shekuj pas Palit, në botën e krishterë u shfaq një teolog tjetër: Shën Augustini. Njësoj si pararendësi i tij,
edhe ai besonte se seksi ishte një kërcënim për zhvillimin shpirtëror:
“Nuk di gjë tjetër që më shumë e zbrit mendjen e njeriut nga lartësitë, sesa ledhatimet e një gruaje dhe
bashkimi i trupave, pa të cilin njeriu nuk mund të ketë grua...(Shkrimet themelore të Shën
Augustinit, fq.455)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 9/104
Ai shkoi akoma më larg se Pali dhe tha se seksi ishte i ndërlidhur me ndjenjën e fajit. Ai e pranonte faktin se
seksi ishte i nevojshëm për shumimin e njeriut, por thoshte se vetë akti seksual ishte i ngjyrosur me faj, për
shkak të mëkatit të Adamit dhe Evës. Nëpërmjet mëkatit fillestar të Adamit dhe Evës, sipas tij, marrëdhënia
seksuale ishte kthyer nga një gjë e pafajshme në një veprim të turpshëm, i cili ishte trashëguar nga gjenerata
në gjeneratë.
Në veprën e tij “Qyteti i Zotit”, Shën Augustini thotë: “Krimi i njeriut (dmth. mëkati i Adamit dhe Evës) nuk e
zhvleftësoi bekimin e pjellshmërisë që i ishte falur njeriut para se të mëkatonte. Ky veprim vetëm sa e ndoti
këtë bekim me sëmundjen e epshit. (Qyteti i Zotit, fq.21) Për të përmbledhur, ai thoshte se:
- seksi është një gjë e turpshme për shkak të mëkatit fillestar të Adamit dhe Evës
- ndershmëria dhe murgëria janë më të vlefshme moralisht se martesa
- murgëria është një parakusht për priftërinjtë dhe murgeshat
2. Periudha viktoriane
S’ka dyshim se analiza e moralit seksual të Krishterimit është jetike për ta kuptuar revolucionin seksual të
këtij shekulli. Por për ta kuptuar plotësisht prapavijën historike, në të cilën u zhvillua ky
“moral i ri seksual”, duhen parë veprat e periudhës viktoriane.
“Ndërkohë që të krishterët e epokës para-viktoriane ishin të kënaqur me kufizimin e seksit brenda
martesës, ata të epokës viktoriane kërkonin mënyra për ta nënshtruar seksin dhe për ta kthyer drejt
qëllimeve më të lartësuara. Për njeriun viktorian, një njeri i moralshëm abstenonte nga seksi jashtë
martesës dhe ishte shumë selektiv dhe i kujdesshëm në shprehjen e seksualitetit brenda martesës së tij.
Një grua e ndershme viktoriane duhej t’i duronte këto përvoja të vështira dhe nuk mund të
kundërvihej. Kënaqësia nuk ishte një qëllim i përshtatshëm për seksin dhe kjo vlente veçanërisht në
rastin e gruas.” (Themelet e seksualitetit njerëzor”, fq.483)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 10/104
Morali seksual perëndimor në shekullin e nëntëmbëdhjetë mund të përmblidhet si vijon:
- në krahasim me murgërinë, seksi është një degradim moral
- pasioni seksual brenda qenies njerëzore është një rezultat i mëkatit fillestar dhe si pasojë, seksi për kënaqësi
është i ndaluar.
- seksi pa kënaqësi lejohet vetëm për hir të shumimit.
Në agimet e shekullit të njëzetë, mendimi mbizotërues ishte se seksi është esencialisht i ligë dhe se martesa
është e pranueshme vetëm si më pak e liga nga dy të ligat që ishin kurvëria (imoralitetit) dhe martesa.
3. Revolucioni seksual
Ajo që shprehëm më sipër ishte përshkrimi i shkurtër i prapavijës historike dhe shoqërore të Perëndimit të
krishter, kundër të cilit do të lindte “morali i ri seksual”. Kisha bëri një gabim shumë serioz kur u përpoq ta
shtypte prirjen më natyrore brenda njeriut, e cila është edhe mjeti i vetë vazhdimësisë së tij. Është shumë e
qartë se prirjet natyrore nuk mund të shtypen. Allame Rizvi shkruan:
“Sikur feja t’i mbyllë sytë përballë hollësive të koklavitura të problemeve familjare, ndjekësit e saj,
herët a vonë do të revoltohen kundër fesë, duke i shkatërruar të gjithë principet fetare në këtë revoltë
të tyre...Krishterimi i shpërfilli kërkesat e natyrës njerëzore, duke e promovuar idenë e murgërisë.
Shumë njerëz të virtytshëm u përpoqën ta jetësonin këtë ideal në jetët e tyre dhe shumë murgjër e
murgesha u ngujuan në manastire. Për një kohë, ky sistem funksionoi mirë. Por pastaj natyra e filloi
hakmarrjen e saj dhe murgjërit e priftërinjtë filluan ta konsideronin veten përfaqësues të Krishtit,
ndërkohë që murgeshat filluan të ishin “nuset e Krishtit”. Kështu, me një ndërgjegje shumë të pastër,
manastiret u kthyen në qendra të lirive seksuale.” (Jeta familjare në Islam, fq.8)
Duke e komentuar qëndrimin e klerit të krishter, Russell shkruan:
“Vetëm nga fundi i shekullit të trembëdhjetë, murgëria filloi të ishte e detyrueshme për klerikët.
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 11/104
Kuptohet, klerikët vazhdonin të kishin marrëdhënie jolegjitime me gratë...”(Martesa dhe morali,
fq.64).
Papa Gjoni XII u akuzua për imoralitetit (kurvëri) dhe për incest. I zgjedhuri i Shën Augustinit për
kryepeshkop në Canterburry në vitin 1171, u zbulua se kishte shtatëmbëdhjetë fëmijë jolegjitimë në një fshat
të vetëm. Henri i Tretë, Kryepeshkop në Leige, u largua nga detyra në vitin 1274 për shkak se kishte
gjashtëdhjetë e pesë fëmijë jolegjitimë. Autorët e Mesjetës kanë shkruar shumë tregime për manastiret që
ishin si shtëpi publike, për numrin e madh të foshnjave të vrara që varroseshin brenda mureve të manastirit
dhe për incestin që do ta detyronte Kishën të shpallte se priftërinjve nuk duhet t’u lejohej të jetonin me nënat
dhe me motrat e tyre. (“Historia e moralit evropian”, vëll.2, fq.350-351)
Vetëm ky mund të ishte fundi i një morali seksual jonatyror. Ata që nuk arritën t’i shtypnin prirjet e tyre
natyrore, kryenin fshehurazi vepra imorale. Të tjerët, si Martin Lutheri, u revoltuan kundër Kishës dhe e
nisën lëvizjen e Reformacionit, e cila hoqi dorë nga murgëria.
Dhe kur Kisha e Krishterë e humbi ndikimin e saj në çështjet shoqërore të Perëndimit dhe kur u nda nga
shteti, edhe njeriu më i rëndomtë u revoltua. Kjo revoltë fitoi fuqi pas dy luftërave botërore dhe Perëndimi i
krishter e filloi revolucionin seksual si një reagim kundër shtypjes së seksualitetit në të kaluarën. Një lëvizje
reformuese e çon shoqërinë nga një pikë ekstreme drejt një pike mesatare, ndërkohë që një revolucion, e
lëviz nga një ekstrem në tjetrin. Allame Rizviu thotë:
“Natyra mund të krahasohet me një amortizues prej çeliku, i cili kur të shtypet deri në fund, kërcen
prapa duke reaguar me forcë të barabartë. Kur u hakmorr kundër të krishterëve, ai (revolucioni
seksual) i ktheu shoqëritë e krishtera në shoqëritë më të lira, libertine dhe më të padisiplinuarat që ka
parë bota.” (Jeta familjare në Islam, fq.8-9)
Pra, ky moral i ri seksual që u paraqit në Perëndim, shkoi drejt një ekstremi tjetër. Nga ekstremi i shtypjes së
dëshirave natyrore të njeriut, disa propagandues të këtij morali të ri shkuan deri aq larg sa ta përhapin idenë
e një lirie të pakufizuar seksuale, si ajo e botës shtazarake. Ata i përhapën idetë e “seksit për argëtim” ose
“seksit për hir të seksit” dhe “seksit të lirë”, të cilat më në fund do ta shkatërronin konceptin e familjes që
është qeliza e shoqërisë njerëzore. Në fund të viteve të tetëdhjeta, mund të thuhet se ky “amortizues” i
natyrës po kthehet në pozitën e vjetër të tij. Katchandourian dhe Lunde, në vitin 1980 shkruanin:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 12/104
“Moraliteti i seksit për argëtim ose i seksit për hir të seksit kurrë nuk ia tërhoqi vëmendjen shumicës së
rinisë. Idealet romantike të martesës, besnikërisë dhe të jetës stabile shtëpiake për të rritur fëmijë,
vazhdonin të ishin të gjalla dhe shumë me ndikim në jetën amerikane. Tani po rritet një sintezë e re
vlerash. Shumë nga ndryshimet në sjelljet seksuale të viteve të gjashtëdhjeta janë ruajtur por besimet
radikale të asaj epoke janë konsideruar të papranueshme nga shumica e njerëzve. Shumë individë
janë gati ta miratojnë përvojën paramartesore seksuale, por duke qenë të sigurt se askush nuk
lëndohet. Shumë kanë kuptuar se “seksi për hir të seksit” nuk ishte aq i mrekullueshëm sa ç’dukej kur u
bë i famshëm së pari. Shumica kanë parë aq shumë njerëz të lënduar nga seksi i papërgjegjshëm, sa
kanë filluar të kërkojnë një moral të ri të seksit të përgjegjshëm.” (Themelet e seksualitet
njerëzor, fq.420)
Për të përmbledhur, mund të themi fillimisht se Perëndimi ka rrugëtuar nga një ekstrem (i shtypjes së
seksualitetit nga Kisha) drejt një ekstremi tjetër (të seksit të lirë ose “seksit për hir të seksit” siç
propagandohet nga morali liberal seksual). Së dyti, Perëndimi ka kuptuar se seksi i lirë ose seksi për hir të
argëtimit nuk është një gjë e pranueshme për ndjenjat njerëzore. Dhe së fundmi, pas lëvizjes nga një ekstrem
në tjetrin, Perëndimi po kërkon një “moral të ri të seksit të përgjegjshëm”. Për mendimin tim, ky moral i ri i
seksit të përgjegjshëm është pikërisht morali i baraspeshuar seksual i Islamit, të cilin do ta shpjegojmë në
vijim.
***
Arsyeja përse e diskutova prapavijën fetare dhe shoqërore, në të cilën u zhvillua revolucioni seksual, është
që t’ua bëj më dije muslimanëve në Lindje dhe në Perëndim se ky revolucion nuk ishte një rezultat i vetë
shkencës dhe teknologjisë (ndonse disa teknologji të reja si kontraceptivët e kanë lehtësuar këtë), por një
reagim kundër moralit shtypës seksual të Kishës së Krishterë. Shpresoj se kjo ka për ta thyer edhe atë mit në
mesin e aziatikëve dhe afrikanëve, në veçanti tek elita e tyre, se çdo sjellje dhe normë e Perëndimit është e
mbështetur në ndonjë arsyetim shkencor.
Kapitulli i dytë
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 13/104
Themeli i moralit seksual në Islam
1. Definimi i këndvështrimit islam
Morali seksual islam është fundamentalisht i ndryshëm nga ai i Kishës së Krishterë. Kjo vjen falë karakterit
gjithëpërfshirës të ligjit islam. Bertrand Russell thotë:
“Prijësit e mëdhenj fetarë, me përjashtim të Muhammedit dhe Konfuçit (aq sa mund të konsiderohet
ai një prijës fetar), kanë qenë kryesisht indiferentë ndaj ideve sociale dhe politike, duke u përqëndruar
më shumë në përsosjen e shpirtit nëpërmjet meditimit, disiplinës dhe vetëmohimit.” (Martesa dhe
morali, fq.175-176)
Po! Islami nuk ka qenë kurrë indiferent ndaj problemeve shoqërore.
Edhe morali seksual i Islamit është fundamentalisht i ndryshëm nga morali i ri seksual, në kuptimin që nuk e
pranon konceptin e seksit të lirë. Islami ka për qëllim t’i mësojë ndjekësit e tij që të mos i shtypin prirjet e
tyre seksuale, por t’i përmbushin me përgjegjësi.
Islami i njeh nevojat seksuale të qenieve njerëzore dhe beson se instinktet natyrore duhet të kultivohen dhe
jo të shtypen. Islami thotë se pjesa biologjike e trupit tonë ka një funksion dhe nuk është e krijuar së koti. Në
Islam nuk mund të gjendet as edhe një tekst i vetëm, i cili seksin do ta barazonte me të ligën esenciale ose me
mëkatin. Gjithçka që ka thënë Kur’ani, Muhammedi dhe Ehl-i Bejti i tij në këtë drejtim, bie ndesh me këtë ide.
Ajo që theksojnë Kur’ani dhe Tradita autentike e Profetit, e të cilën edhe unë personalisht e përkrah, do të
diskutohet në disa pjesë. Fillimisht do të flasim për vlerën e lartë që Islami ia ka dhënë martesës si një vepër e
mirë dhe jo si e liga më e vogël nga dy të ligat. Islami e ka kundërshtuar ashpër murgërinë dhe beson se
martesa nuk është një pengesë në rrugëtimin shpirtëror por përkundrazi, një ndihmë në këtë drejtim.
Martesa si një veprim i pëlqyeshëm
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 14/104
Është me rëndësi të kuptohet se në tekstet islame, ideja e martesës nuk është e kufizuar në ndonjë
marrëdhënie platonike ndërmjet burrit dhe gruas dhe nuk është kufizuar vetëm në qëllimin e shumimit.
Termi ligjor për martesën islame është “nikah”, që në përkthim të drejpërdrejtë, do të thotë marrëdhënie
seksuale.
Martesa konsiderohet një veprim shumë i këshillueshëm. Zoti thotë:
“Martojini të pamartuarit në mesin tuaj...Nëse janë të varfër, Zoti ka për t’i pasuruar me bekimin e
Tij.” (Kur’an 24:32)
Vargu i parë në këtë rast fillon me fjalën “ankihu” (martojini!), që është forma urdhërore e fjalës “nikah”.
Sipas principeve të jurispudencës islame, çdo fjalë e Zotit që vjen në formën urdhërore, mund të ketë dy
kuptime: ose është një detyrim për besimtarët, ose një veprim shumë i këshillueshëm. Andaj shohim se në
Islam, murgëria nuk konsiderohet fare virtyt. Duke u mbështetur në këtë varg, shohim se Profeti thotë:
“Kushdo që nuk martohet duke e patur frikë varfërinë, ka një mendim të gabuar për
Zotin.” (Vesail’ush-Shia, vëll.14, fq.24)
Në një varg tjetër të Kur’anit, Zoti thotë:
Atëherë martohuni me gratë që ju duken të mira, me dy, tre ose katër. Por nëse keni frikë se nuk do ta
ruani drejtësinë ndërmjet tyre, atëherë martohuni vetëm me një!”(Kur’an 4:3)
Seksi është këshilluar hapur nga Kur’ani:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 15/104
Kur ato (gratë) të jenë pastruar (pas menstruacionit), ju hyni në to siç ka urdhëruar Zoti...(Kur’an
2:222)
Shprehja “ju ka urdhëruar Zoti” nuk nënkupton ndonjë urdhër ligjor. Pra nuk do të thotë se sapo gruaja ta
ketë përfunduar menstruacionin e saj, burri duhet menjëherë të hyjë në marrëdhënie seksuale me të. Ky
urdhër është një urdhër “ontologjik” (i lidhur me krijimin) dhe i referohet prirjes seksuale që Zoti e ka
vendosur në natyrën tonë. Dhe nëse prirja seksuale konsiderohet një urdhër “ontologjik” i Zotit, kush mund
të guxojë ta ndërlidhë me mëkatin dhe me të ligën?
Më tej, martesa dhe seksi janë nga shenjat e fuqisë dhe bekimit të Zotit. Kur’ani thotë:
Dhe në mesin e shenjave të Tija është që ka krijuar për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që të mund të
jetoni në paqe me to. Dhe Ai ka krijuar ndërmjet juve dashuri dhe mëshirë. Vërtet në këtë ka shenja
për ata që mendojnë...(Kur’an 30:21)
Nga këto vargje të Kur’anit mund të kuptojmë se sipas Islamit:
- martesa është një shenjë e fuqisë dhe e bekimit të Zotit
- martesa është një veprim shumë i këshillueshëm, i cili nuk duhet të mos kryhet duke u arsyetuar me
varfërinë
- prirja seksuale është një urdhër ontologjik që Zoti e vendosi në natyrën njerëzore. Pasi ta ketë statusin e
urdhrit ontologjik të Zotit, nuk mund të ketë hapësirë për ta ndërlidhur me fajin, me mëkatin ose me të ligën.
***
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 16/104
Edhe Profeti dhe Imamët e Ehl-i Bejtit i kanë stimular ndjekësit e tyre të martohen dhe t’i përmbushin
nevojat e tyre seksuale në mënyrë të lejuar. Kjo mund të shihet nga hadithet në vijim:
I Dërguari i Zotit përcillet se ka thënë:
“O ju të rinj! Ju këshilloj të martoheni...(Vesail, vëll.14, fq.25).
Imam Aliu ka thënë:
“Martohuni sepse martesa është një traditë e Profetit (sunnet)! Profeti ka thënë: kushdo që dëshiron
ta ndjekë traditën time, le ta dijë se martesa është një traditë e imja.” (Vesail, vëll.14, fq.3-4)
Imam Rizai ka thënë:
“Tre gjëra janë nga tradita e profetëve: përdorimi i parfumit, qethja e qimeve të tepërta dhe të
vizituarit e shpeshtë të bashkëshorteve.”(Vesail, vëll.14, fq.4)
Po kështu, Is’hak ibn Ammari përcjell se Imam Xhaferi ka thënë:
“T’i duash gratë është një traditë e profetëve.” (Vesail, vëll.14, faq.9)
Profeti ka thënë:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 17/104
“Namazi është bërë dritë e syve të mi dhe gratë kënaqësia ime.” (Vesail, vëll.14, fq.10). Kini kujdes
se me ç’lehtësi lëviz Profeti nga namazi drejt kënaqësisë që ndjen nga gratë. Ai ka thënë gjithashtu:
“Asnjë musliman s’ka përfituar ndonjë dobi më të madhe pas Islamit, se një grua muslimane që i jep
kënaqësi kurdo që ta vështrojë...(Vesail, vëll.14, fq.23)
Imam Muhammed el-Bakir përcjell se Profeti ka thënë:
“Zoti thotë: kur dua që një muslimani t’ia fal të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, i jap atij një
zemër të nënshtruar para Meje, një gjuhë që më lëvdon Mua, një trup që mund t’i durojë të ligat e
kësaj bote dhe një grua besimtare që është burim i kënaqësisë së tij, kurdo që ta vështrojë dhe që e
mbron vetveten dhe pronën e të shoqit kur ai të jetë larg.” (Vesail, vëll.14, fq.23)
Kini kujdes se sa lehtësisht Zoti e ka kombinuar lëvdimin e Tij me kënaqësinë që burri ndjen nga e
shoqja! Xhemil bin Darraxhi përcjell se Imam Xhaferi ka thënë:
“Njeriu, në këtë botë e në tjetrën, nuk është kënaqur më shumë me asgjë sesa me dëshirën për gratë.
Zoti thotë: Dëshira për gratë është bërë t’u duket bukur njerëzve(Kur’an 3:14). Njerëzit e parajsës
nuk kënaqen në Parajsë me asgjë tjetër më të dëshirueshme se marrëdhënia seksuale, qoftë kjo gjë
ushqim ose pije.” (Vesail, vëll.14, fq.10)
Murgëria është e ndaluar
Këndvështrimi islam në lidhje me mirësitë e kësaj bote nuk është negativ. Përkundrazi, Islami thotë se këto
gjëra duhet të konsiderohen si bekime të Zotit. Osman bin Mazuni ishte njëri nga shokët e afërt të Profetit.
Një ditë, gruaja e tij erdhi tek Profeti dhe u ankua se Osmani agjëronte gjatë ditës dhe falte namaz gjatë gjithë
natës. Ajo që dëshironte të thoshte gruaja ishte se burri i saj qëndronte larg marrëdhënie seksuale edhe gjatë
natës edhe gjatë ditës. Profeti u zemërua aq shumë me këtë gjë sa u ngrit dhe doli nga shtëpia pa i veshur
sandalet që kishte. I mori sandalet në dorë dhe ashtu doli nga dera, për të shkuar në shtëpinë e Osmanit. Kur
arriti, Osmanin e gjeti duke falur namaz. Kur Osmani e përfundoi namazin e tij dhe u kthye drejt Profetit, ai i
tha:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 18/104
“O Osman! Zoti nuk më dërgoi mua për murgëri. Ai më dërgoi me një ligj të thjeshtë dhe të drejtë. Unë
agjëroj, fal namaz dhe kam marrëdhënie me gratë. Kushdo që e pëlqen traditën time, duhet ta ndjekë
atë. Edhe martesa është një traditë e imja (sunnet).” (Vesail, vëll.14, fq.10)
Ngase Osmani ishte tashmë i martuar, fjala “martesë” në këtë hadith nuk nënkupton tjetër veçse
marrëdhënien seksuale.
Në një rast tjetër, tri gra erdhën tek Profeti dhe u ankuan se burrat e tyre abstenonin nga ushqimi, nga
parfumet dhe nga marrëdhëniet intime me gratë e tyre. Profeti erdhi me të shpejtë në xhami, u ngjit në
foltore dhe tha:
“Ç’po ndodh me disa nga ndjekësit e mi që nuk po hanë mish, nuk përdorin parfume dhe nuk
bashkohen me gratë e tyre, kur e shohin se unë ha mish, përdor parfume dhe bashkohem me gratë e
mia. Ai që nuk e pëlqen traditën time, nuk është prej meje.”(Vesail, vëll.14, fq.4)
Ibn Ebu Umajri përcjell se Sikkin en-Nakha’iu u ishte kushtuar namazeve dhe qëndronte largë nga gratë dhe
nga ushqimet e shijshme. Më pas, ai i shkroi Imam Xhaferit për t’i arsyetuar veprimet e tija. Imami iu përgjigj:
“Në lidhje me atë që thua për qëndrimin larg grave, besoj se e di sa gra ka patur vetë
Profeti.” (Vesail, vëll.14, fq.4) Është e qartë në këtë rast se Imami e qorton atë qëndim të të qenit
“më katolik se papa”.
Imam Aliu përcjell se disa shokë të Profetit ishin betuar të qëndronin larg marrëdhënieve seksuale me gratë e
tyre, të mos hanin gjatë ditës dhe të mos flinin gjatë netëve. Umm Seleme, njëra nga gratë e Profetit, e
lajmëroi Profetin në lidhje me këtë grup dhe ai tha:
“A qëndroni larg grave ndonse unë shkoj pranë grave të mia? Unë ha gjatë ditës dhe bëj gjumë gjatë
natës. Kushdo që nuk e pëlqen traditën time, nuk është prej meje.” Pas këtij fjalimi, Zoti e shpalli
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 19/104
vargun vijues: O ju që besuat! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira që Zoti jua ka lejuar dhe mos e kaloni
kufirin sepse Zoti nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Andaj hani nga gjërat e mira dhe të lejuara, të cilat
Zoti jua ka falur dhe kinie droje Zotin që e besoni! (Kur’an 5:87-88)
Lexojeni këtë varg me kujdes dhe shihni se fillimisht e numëron seksin, ushqimin dhe gjumin ndërmjet
“gjërave të mira që Zoti jua ka lejuar” dhe së dyti, murgëria konsiderohet si një “tejkalim i kufijve të Zotit”.
Pas shpalljes së këtij vargu, ata shokë të Profetit erdhën pranë tij dhe u arsyetuan se ishin betuar për t’u
sjellur në atë mënyrë dhe se nuk mundeshin tani ta thyenin besën e tyre. Pas kësaj, Zoti e shpalli vargun
vijues:
“Zoti nuk ka për t’ju kërkuar llogari për betime të kota...” (Kur’an 5:84)
Këtu vlen të shihet se premtimi për murgëri ose abstenim nga gjërat e mira që Zoti i ka lejuar, konsiderohet
nga Islami një “betim i kotë”. (Vesail, vëll.14, fq.8-9)
Qortimi dhe kritika ndaj murgërisë nuk është e kufizuar vetëm tek meshkujt. Edhe femrat janë këshilluar të
mos mbesin të pamartuara. Imam Xhaferi thotë:
“Profeti ua ka ndaluar grave të bëhen askete dhe të qëndrojnë larg nga bashkëshortët.” (Vesail,
vëll.14, fq.117)
Abdu’s-Samed ibn Bashiri përcjell se një grua erdhi tek Imam Xhaferi dhe i tha:
“Zoti të mëshiroftë! Unë jam askete.” Imami i tha: “Çdo të thotë për ty asketizmi?”
Gruaja u përgjigj: “Do të thotë se unë kurrë s’do të martohem.” “Përse?”, e pyeti Imami. “Sepse dua që
nëpërmjet asketizmit t’i fitoj bekimet e Zotit”, u përgjigj gruaja.
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 20/104
Imami tha: “Largohu! Sikur asketizmi të ishte një mjet për t’i fituar bekimet e Zotit, atëherë Fatimeja
do të ishte më e denjë se ti për këtë gjë, sepse askush nuk mund të fitojë më shumë bekime në sytë e
Zotit se ajo.” (Vesail, vëll.14, fq.117-118)
Një ndodhi e ngjashme përcillet edhe në lidhje me Imam Riza-në. Përveç kësaj, Profeti thotë:
“Më të ultit në mesin e të vdekurve tuaj janë të pamartuarit.” (Vesail, vëll.14, fq.7)
Imam Xhaferi përcjell se një njeri erdhi tek babai i tij (Imam Muhammed Bakiri) dhe ai e pyeti:
“A ke një grua?” Kur njeriu u përgjigj negativisht, Imami i tha: “Nuk do të doja ta kisha gjithë botën
me pasuritë e saja, ndërkohë që fle natën pa një grua.” (Vesail, vëll.14, fq.7)
Martesa si një përkrahje në përshpirtshmëri
Përkundër Krishterimit, në Islam martesa dhe seksi nuk bien ndesh ma dashurinë ndaj Zotit dhe me
adhurimin e Tij. Në vend që të konsiderohet një pengesë, martesa është konsideruar nga Islami një përparësi
në arritjen e përsosmërisë shpirtërore.
Profeti ka thënë:
“Ai që martohet e ka të mbrojtur gjysmën e besimit të tij. Andaj le t’i druhet Zotit për gjysmën
tjetër.” (Vesail, vëll.14, fq.5)
Një njeri që arrin t’i përmbushë në mënyrë të lejuar nevojat e tija seksuale, është më pak i shpërqëndruar në
rrugëtimin e tij shpirtëror. Dashuria për bashkëshorten dhe besimi janë të ndërlidhura. Në një hadith, Umar
bin Zejdi përcjell se Imam Xhaferi ka thënë:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 21/104
“Nuk mendoj se besimi i një njeriu mund të rritet, derisa nuk rritet dashuria e tij ndaj grave.” (Vesail,
vëll.14, fq.9) Nga po i njejti Imam përcillet thënia në vijim: “Kurdoherë që rritet dashuria e një
personi ndaj grave, edhe besimi i tij rritet në cilësi.”(Vesail, vëll.14, fq.11) Përveç kësaj, ai ka
thënë: “Kur ndokujt i rritet dashuria ndaj neve, edhe dashuria ndaj grave i rritet.” (Vesail, vëll.14,
fq.11)
Përcillet madje se martesa e rrit vlerën e namazit. Profeti ka thënë:
“Dy reqate të falura nga një njeri i martuar, janë më mirë se agjërimi dhe namazet vullnetare natën të
një njeriu të pamartuar. (Vesail, vëll.14, fq.7) Ibn Fudajli përcjell nga Imam Xhaferi se “dy reqate të
një njeriu të martuar janë më të mira se shtatëdhjetë reqate nga një njeri i pamartuar.” (Vesail,
vëll.14, fq.6)
Profeti ka thënë:
“Nëse dikush dëshiron ta takojë Zotin si i pastër, atëherë le të dalë në prani të Tij me një
bashkëshorte!” (Vesail, vëll.14, fq.25)
Përcillet se një grua erdhi në shtëpinë e Profetit dhe parfumi i saj i fuqishëm e mbushi shtëpinë. Kur Profeti
pyeti në lidhje me vizitoren, gruaja tha se kishte bërë ç’mos për ta tërhequr burrin e saj por asgjë nuk kishte
patur ndikim, sepse i shoqi nuk largohej nga adhurimi që të mund t’i kushtonte vëmendje asaj.
Me ta dëgjuar këtë, Profeti i tha gruas që t’ia përcillte të shoqit shpërblimin e marrëdhënies seksuale, të cilën
e përshkruajti si vijon:
“Kur burri i afrohet të shoqes, ai mbrohet nga dy ëngjëj dhe është si një luftëtar që lufton në rrugë të
Zotit. Kur hyn në marrëdhënie me të, mëkatet e tija bien si gjethet e një peme në vjeshtë. Kur (pas
marrëdhënies) e pastron trupin, pastrohet edhe nga mëkatet.” (Vesail’ush-shia, vëll.14, fq.74)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 22/104
***
Këtu citate nga Kur’ani dhe nga thëniet e Profetit e të Imamëve të Ehl-i Bejtit tregojnë se këndvështrimi islam
mbi seksin dhe martesën është në harmoni të plotë me natyrën njerëzore. Lehtësisht mund të arrihet në
përfundimin se në moralin seksual të Islamit:
- martesa dhe seksi vlerësohen shumë dhe nuk konsiderohen aspak si të liga, faj ose mëkat
- murgëria dhe qëndrimi larg martesës është i papranueshëm
- martesa konsiderohet një faktor ndihmues në arritjen e përsosmërisë shpirtërore dhe i pengon muslimanët
nga përfshirja në mëkate, duke e shtuar kështu vlerën e adhurimeve të tyre.
Këto mësime e eliminojnë nevojën e një revolucioni seksual në shoqëritë muslimane. Ngase nuk ka ekzistuar
kurrë shtypja seksuale, pyetja e një revolucioni seksual nuk shfaqet fare.
2. Mbrotja e këndvështrimit islam
Ka shumë autorë jomuslimanë, në veçanti që u përkasin ideologjive liberale dhe feministe, të cilët e kanë
sulmuar këndvështrimin islam mbi seksualitetin e gruas. Kritika e tyre mbështetet kryesisht mbi disa ide të
keqkuptuara në lidhje me moralin seksual të Islamit Në thelb ekzistojnë dy probleme tek autorët e tillë. Ata
ose e studiojnë Islamin duke u mbështetur në teoritë dhe modelet shoqërore të Perëndimit, ose nuk janë të
pajisur mjaftueshëm për t’i studiuar si duhet burimet origjinale islame. Autorët e tillë mbështeten zakonisht
në veprat e orientalistëve dhe të rrugëtuesve evropianë të shekujve të kaluar. Në disa raste, edhe libra si
“Njëmijë e një net” ose “Kopshti erëmirë” janë përdorur për ta shpjeguar këndvështrimin islam mbi
seksualitetin e gruas!!! E shumta që mund të bëjnë këto libra është që ta pasqyrojnë këndvështrimin arab mbi
seksualitetin femëror dhe jo këndvështrimin e Islamit për këtë gjë. Andaj, shkrimet e tilla nuk meritojnë as të
përgjënjështrohen.
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 23/104
Për diskutimin tonë, unë e kam zgjedhur veprën e një feministeje arabe të quajtur Fatima Mernissi. Arsyeja
përse kam vendosur të bëj një komentim të veprës së saj është fakti se ajo është një autore arabe, e cila ka
patur një qasje të lehtë në literaturën islame dhe në hadithe, e në veçanti në veprën “Ihja el-ulum el-din” të
dijetarit të famshëm sunnit Imam Ebu Hamid el-Ghazaliut (vdekur 1111). Për më tepër, libri i Mernissi-t është
përkthyer në shumë gjuhë evropiane dhe aziatike dhe ka fituar famë si një “vështrim nga brenda” mbi
seksualitetin e femrës në Islam.
Qëndrimet e Mernissi-t
Libri i autores Fatima Mernissi, i cili e mban titullin “Përtej mbulesës” (Beyond the veil) dhe nëntitullin
“Dinamika mashkull-femër në shoqërinë moderne muslimane”, është një studim i marrëdhënieve ndërmjet
mashkullit dhe femrës në shoqërinë e sotme marokene. Duhet patur parasysh se qëndrimi i muslimanëve në
Maroko nuk është domosdoshmërisht një pasqyrim i Islamit. Megjithatë, Mernissi e ka diskutuar në veprën e
saj edhe moralin seksual islam nën kapitullin “Koncepti musliman i seksualitetit aktiv femëror”. Pjesa
kryesore e diskutimit të saj përqëndrohet në krahasimin ndërmjet ideve të Freud-it dhe të Ghazaliut në lidhje
me seksualitetin femëror. Përfundimet e saja, Mernissi i përmbledh si vijon:
“Është ironike se teoritë islame dhe ato evropiane arrijnë në përfundimin e njejtë. Për Ghazaliun,
femrat janë shkatërrimtare për rendin shoqërore ngase janë aktive, ndërsa për Freud-in, ngase nuk
janë të tilla.”
Më tej, ajo vijon duke e përshkruar Perëndimin e krishter dhe qëndrimin pozitiv të Islamit kundrejt
seksualitetit në përgjithësi. Ajo shkruan:
“Rende të ndryshme shoqërore, i kanë integruar në mënyra të ndryshme tensionet ndërmjet fesë dhe
seksualitetit. Në përvojën e krishterë perëndimore, vetë seksualiteti sulmohet, degradohet si diçka
shtazarake dhe dënohet si një fenomen që bie ndesh me civilizimin. Individi copëtohet ndërmjet dy
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 24/104
karaktereve kundërthënëse: shpirti dhe mishi (trupi), egoja dhe id-i. Triumfi i civilizimit nënkuptonte
triumfin e shpirtit mbi trupin, e egos mbi id-in, e të kontrolluarës mbi të pakontrolluarën, e shpirtit
mbi seksin. Islami pati një qëndrim thelbësisht të ndryshëm. Ajo që sulmohet dhe përçmohet nuk është
seksualiteti por gruaja, si mishërimi i shkatërrimit dhe si simboli i parregullësisë. Gruaja është “fitna”,
epitomi i të pakontrollueshmes, një përfaqësuese e gjallë e rreziqeve të seksualitetit dhe potenciali i
pakontrolluar shkatërrues i tij... Por seksualiteti nuk është një rrezik në vete. Përkundrazi, ai ka tre
funksione pozitive shumë jetike.” (Përtej mbulesës, fq.44)
Pas përshkrimit të anëve pozitive të moralit seksual të Islamit, Mernissi e sulmon konceptin e seksualitetit
femëror në Islam, të tillë siç e kupton ajo nga shkrimet e Ghazaliut:
“Sipas Ghazaliut, dhurata më e vlefshme që Zoti ia ka falur njeriut është arsyeja dhe mënyra më e
mirë për ta shfrytëzuar atë është dituria...Por që të mund t’ia përkushtojë energjitë e tija diturisë,
njeriu duhet t’i zvogëlojë tensionet brenda dhe jashtë trupit të tij, t’i parandalojë elementet e jashtme
penguese dhe të qëndrojë larg kënaqësive të kësaj bote. Gratë janë një shpërqëndrim i rrezikshëm, i
cili duhet të përdoret për funksionin specifik të sigurimit të vazhdimësisë së shoqërisë muslimane dhe
atë të përmbushjes së instinkteve seksuale. Por gruaja nuk duhet të jetë assesi objekti i ndonjë
investimi emocional ose pika e përqëndrimit të vëmendjes, sepse vetëm tek Zoti duhet të
përqëndrohet vëmendja e një njeriu, edhe atë në formë të kërkimit të diturisë, meditimit dhe
adhurimit.” (Përtej mbulesës, fq.45)
Përfundimet, të cilat kjo feministe e zëshme arabe i përshkruan si qëndrime të Islamit, mund të përmblidhen
si vijon:
- gratë konsideron seksualisht aktive në Islam dhe si pasojë
- janë një rrezik për rendin shoqëror
- nuk duhet të ketë ndonjë investim emocional tek gratë, gjegjësisht burri nuk ka përse të ndjejë dashuri ndaj
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 25/104
gruas së tij, sepse
- dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Zotit.
Tani ta analizojmë gradualisht secilën nga këto premisa dhe përfundime dhe të shohim se sa janë të
mbështetura në burimet e besueshme islame!
a) Femra konsiderohet seksualisht aktive në Islam
Kjo fjali mund të nënkuptojë dy gjëra: ose femra është seksualisht më aktive se mashkulli ose po aq aktive sa
edhe mashkulli. Në kuptimin e parë, kjo do të nënkuptonte se femra ka një prirje më të fuqishme seksuale,
ndërsa në kuptimin e dytë, do të thoshte se femra është po aq normale sa mashkulli kur bëhet fjalë për
seksualitetin. Duke e parë kontekstin e shkrimeve të autores Fatima Mernissi, besoj se do të ishte e
arsyeshme të themi se ajo e përdor këtë fjali në kuptimin e parë, gjegjësisht se femrat janë seksualisht më
aktive se meshkujt.
Në studimin tim të Kur’anit dhe të haditheve autentike mbi këtë temë, kurrë nuk kam hasur ndonjë fjali që
thotë se femra është seksualisht më aktive se mashkulli. Mund të them me shumë siguri se kur flasim për
Islamin, nuk ka një dallim ndërmjet seksualitetit të mashkullit dhe të femrës. Megjithatë, ekzistojnë hadithe
të caktuara, të cilat Mernissi mund t’i përdorte për të dëshmuar se femra është seksualisht më aktive se
mashkulli, me kusht që ta pranonte vetëm njërën pjesë të hadithit dhe ta shpërfillte pjesën tjetër të tij. Por
vetëkuptohet se një shfrytëzim i tillë i pjesshëm i haditheve nuk është një veprim i pranueshëm akademikisht.
Për shembull, në një hadith të tillë, Asbagh bin Nubatah përcjell se Imam Aliu ka thënë:
“Zoti i Madhëruar e ka krijuar dëshirën seksuale në dhjetë pjesë. Pastaj nëntë pjesë ua ka dhënë grave
dhe një burrave.” Sikur hadithi të mbaronte këtu, Mernissi do të kishte patur të drejtë në pretendimin
e saj. Por hadithi vijon më tej: “Dhe sikur Zoti i Madhëruar të mos u jepte grave nëntë pjesë nga turpi,
çdo burrë do të kishte nëntë gra të lidhura për të.” (Vesail, vëll.14, fq.40)
Me fjalë të tjera, Zoti u ka dhënë femrave një hise më të madhe nga dëshira seksuale por Ai e ka “neutralizuar”
këtë duke u falur po kaq pjesë nga turpi. Kur të shihet në tërësi, pra, ky hadith dhe hadithet e ngjashme me të,
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 26/104
nuk e përkrahin pretendimin se në Islam, gratë konsiderohen seksualisht më aktive se burrat.
Dhe nëse pyetet përse Zoti u dha grave më shumë hise nga dëshira seksuale dhe më pas e neutralizoi atë
nëpërmjet turpit, përgjigjen do ta japim, në dashtë Zoti, në kapitullin mbi teknikat seksuale.
Por si ka arritur Mernissi në përfundimet e saja? Duke i krahasuar idetë e Freud-it dhe të Ghazaliut mbi
seksualitetin pasiv dhe aktiv të grave, Fatima Mernissi i ka studiuar qëndrimet e të dy autorëve mbi procesin
e shumimit njerëzor. Fillimisht ajo përcjell nga Freud-i pjesën në vijim:
“Qeliza seksuale mashkullore është aktivisht e lëvizshme dhe kërkon një vezë femërore, ndërkohë që
kjo e fundit, është e palëvizshme dhe pret pasivisht...”(Përtej mbulesës, fq.36, përcjellur nga
“New Introductory Lectures” e Freud-it, fq.144)
Kjo, sipas autores Mernissi, dëshmon se qëndrimi i Freud-it në lidhje me gruan është se ajo është seksualisht
pasive. Pastaj, ajo e krahason këtë me qëndrimet e Ghazaliut, duke përcjellur prej tij si vijon:
“Fëmija nuk krijohet vetëm nga sperma e mashkullit por nga bashkimi i spermës së mashkullit me
vezën e femrës...dhe sido që të jetë, veza femërore është faktori përcaktues në procesin e
fekondimit.” (Përtej mbulesës, fq.37)
Kjo gjë, sipas autores, dëshmon se mendimi i Ghazaliut në lidhje me gruan është se ajo është seksualisht
aktive.
Vërtet dyshoj se sa do të pajtohej vetë Ghazaliu me përfundimin që Mernissi e arrin nga fjalia e tij e fundit.
Për më tepër, edhe sikur Ghazaliu vërtet ta nënkuptonte këtë, një gjë e tillë nuk mund të nxirret nga burimet
origjinale të Islamit, gjegjësisht nga Kur’ani dhe nga Tradita e Profetit. Përkundër kësaj, kemi një hadith, i cili
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 27/104
shumë qartë e mohon një konotacion të tillë për procesin e shumimit. Përcillet se njëherë, Profeti u pyet
përse në disa raste fëmija i ngjan xhaxhait të tij dhe nuk i ngjan aspak dajës, ndërkohë që në disa raste të tjera
i ngjan krejtësisht dajës dhe aspak xhaxhait. Ai u përgjigj: “Fara (sperma ose veza) e kujt e nënshtron atë të
bashkëshortes/bashkëshortit, fëmija i ngjan më shumë atij personi.”(“El-Ihtixhaxh, vëll.1, fq.48; për një
hadith të ngjashëm në burimet sunnite shih veprën “Tibjan” nga Ibn Kajjimi, fq.334-335; shih gjithashtu
edhe një studim tejet interesant mbi kontrollimin e lindjes në mesin e muslimanëve tek vepra “Seksi dhe
shoqëria në Islam” nga autori B.F.Musal’lam) Me fjalë të tjera, nëse veza e femrës e “nënshtron” spermën e të
shoqit, atëherë fëmija i ngjan nënës ose dajës, ndërkohë që i ngjan babait ose xhaxhait në rastet kur sperma e
mashkullit e “nënshtron” vezën e të shoqes. Ky hadith e bën tejet të qartë faktin se mashkulli dhe femra
luajnë role të barabarta në shumim. Ndonjëherë, sperma e “nënshtron” vezën dhe ndonjëherë veza spermën.
Më pas, ajo e përcjell thënien e Ghazaliut në lidhje me mënyrat e ejakulacionit tek gjinitë e ndryshme:
“Ejakulacioni i femrës është një proces shumë më i ngadalshëm, gjatë të cilit dëshira e saj seksuale
rritet gjithë më tepër dhe andaj është e dëmshme që mashkulli të tërhiqet prej saja para se ajo ta arrijë
kënaqësinë. (Përtej mbulesës, fq.38)
Me këtë, Mernissi përpiqet të tregojë se në Islam, gruaja konsiderohet seksualisht më aktive se burri. Kur e
lexova këtë për herë të parë, mendimi i parë që më erdhi në kokë ishte se kjo gjë nuk mund të ishte e saktë në
çdo kohë. Ndonjëherë mashkulli përjeton ejakulacion (zbrazje) më parë dhe ndonjëherë femra. U habita se si
mund të thoshte një gjë të tillë Ghazaliu. Për këtë arsye, e kontrollova tekstin në arabisht të Ghazaliut dhe
vëretja se gjatë përkthimit të fjalisë së mësipërme, Mernissi shumë lehtësisht e kishte lënë mënjanë fjalën
“rubbama”, e cila do të thotë “ndonjëherë” (“Ihja” e Ghazaliut, vëll.2, fq.148). Andaj, fjalia e saktë nga
Ghazaliu do të ishte: “Ejakulacioni i femrës është ndonjëherë një proces më i ngadalshëm...” Me këtë
korigjim, argumenti i autores e humb vlerën.
b) Femrat janë një rrezik për rendin shoqëror
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 28/104
Rezultati i mendimeve të shprehura më sipër, e sjell autoren në përfundim se ngase Islami e konsideron gruan
seksualisht më aktive, e sheh atë si një rrezik për rendin shoqëror.
Pasi përcjell nga Ghazaliu se “Virtyti i një gruaje është një detyrim për burrin. Dhe burri duhet ta rrisë ose ta
pakësojë marrëdhënien seksuale me gruan sipas nevojave të saja, që të mund ta sigurojë ndershmërinë e saj.”,
autorja Mernissi komenton:
“Teoria e Ghazaliut e lidh drejpërdrejt sigurinë e rendit shoqëror me ndershmërinë e një gruaje,
gjegjësisht me kënaqjen e nevojave të saja seksuale. Rendi shoqëror, pra, sigurohet kur gruaja e
kufizon veten tek i shoqi dhe nuk shkakton “fitna” ose kaos, duke i tërhequr meshkujt e tjerë ose duke
patur marrëdhënie ilegale.” (Përtej mbulesës, fq.39, pëcjellur nga “Ihja” e Ghazaliut,
vëll.2, fq.148)
Fillimisht, kur të shihet fjalia e Ghazaliut, unë nuk shoh asgjë që do të nënkuptonte se femra është një rrezik
për rendin shoqëror. Ai vetëm sa e përshkruan njërën nga të drejtat themelore të marrëdhënies martesore,
sipas të cilës mashkulli nuk duhet të jetë vetjak dhe duhet të mendojë edhe për ndjenjat e gruas së tij. Këtu
nuk shoh asgjë që thotë se një muslimane e pakënaqur seksualisht do të dalë domosdo jashtë dhe do të bëjë
kurvëri.
Së dyti, nëse gratë e pakënaqura bëhen një rrezik për rendin shoqëror vetëm për shkak të mundësisë që të
kryejnë marrëdhënie ilegale, atëherë duhet të pranojmë se kjo mundësi nuk kufizohet vetëm tek gratë, sepse
edhe burrat e pakënaqur mund ta bëjnë të njejtën. Nëse Islami, duke u mbështetur në këtë, i konsideron gratë
si një rrezik për rendin shoqëror, të tillë duhte t’i konsiderojë edhe burrat. E po të vazhdojmë me këtë logjikë,
do të vijmë në përfundimin se Islami i konsideron burrat dhe gratë rreziqe për rendin shoqëror. Absurditeti i
këtij mendimi është shumë i qartë. Nëse të gjithë burrat dhe të gjitha gratë janë një “rrezik” për rendin
shoqëror, atëherë për rendin shoqëror të kujt po bëjmë fjalë?
c) Nuk duhet të ketë kurrfarë investimi emocional tek gratë
Pjesa e dytë e idesë së autores është se sipas Islamit, burrat nuk duhet të lidhen emocionalisht me gratë e tyre
dhe se dashuria ndërmjet burrit dhe gruas nuk është e këshillueshme ose e toleruar. Përveç asaj që përcollëm
nga Mernissi në lidhje me këtë çështje në fillim të kapitullit, ajo e ka përmendur këtë çështje kalimthi edhe në
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 29/104
pjesë të tjera të librit. Për shembull, pasi e interviston një grua marokene në lidhje me bashkëshortin e saj të
parë në një martesë me marrëveshje paraprake të familjeve (e cila nuk ka të bëjë me Islamin), Mernissi
shkruan:
“A thua dashuria ndërmjet burrit dhe gruas rrezikon diçka shumë jetike në rendin
musliman?...Marrëdhënia heteroseksuale, dashuria e vërtetë ndërmjet burrit dhe gruas është një
rrezik që duhet të tejkalohet.” (Përtej mbulesës, pq.113)
Në një pjesë tjetër, ajo thotë:
“Dhe me sa duket, eliminimi i ndarjes së gjinive në përditshmëri, e lejon shfaqjen e asaj që rendi
musliman e dënon si armikun më të madh të civilizimit. Kjo gjë e lejon shfaqjen e dashurisë ndërmjet
meshkujve dhe femrave në përgjithësi dhe në veçanti ndërmjet bashkëshortëve. (Përtej mbulesës,
fq.107)
Autorja nuk mund të kishte ikur më larg të vërtetës se kaq! Në vend që të përqëndrohej tek burimet
origjinale të Islamit, ajo i ka mbështetur përfundimet e saja tek një grup i caktuar etnik në mesin e
muslimanëve dhe në mënyrën si ata sillen në jetën e tyre personale. Tani të shohim se sa është e saktë sipas
burimeve islame, ajo që autorja thotë më sipër. Kur’ani thotë:
"Dhe në mesin e shenjave të Tija është që ka krijuar për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që të mund të
jetoni në paqe me to. Dhe ai ka krijuar ndërmjet juve dashuri dhe mëshirë. Vërtet në këtë ka shenja për
ata që mendojnë..."(Kur’an 30:21)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 30/104
Si mund të thotë Mernissi se Islami e konsideron dashurinë e një burri ndaj gruas si një armik të civilizimit,
ndërkohë që Zoti i Islamit e quan atë një shenjë të krijimit dhe të lavdisë së Tij? Imam Xhafer el-Sadiku thotë:
“Dashuria ndaj grave është ndër traditat e profetëve" (Vesail’ush-shiam vëll.14, fq.9)
I njejti Imam e përcjell thënien në vijim të Profetit:
“Fjala “të dua” që një burrë ia thotë të shoqes, kurrë nuk largohet nga zemra e saj.” (Vesail’ush-
shia, fq.10)
Ka tre thënie të tjera shumë interesante, në të cilat Imam Xhaferi e ka përshkruar dashurinë ndaj grave si një
shenjë të rritjes së besimit të një njeriu. Ai thotë:
“Nuk mendoj se besimi i një njeriu mund të rritet, pa u rritur më parë dashuria e tij për
gratë.” (Vesail’ush-shia, fq.9) Në një hadith tjetër të tij, thuhet: “Kurdoherë që rritet dashuria e
një njeriu ndaj grave, edhe besimi i tij rritet përnga cilësia.”(Vesail’ush-shia, fq.11). Në një hadith
të tretë, ai e ndërlidh dashurinë ndaj grave me dashurinë ndaj Ehl-i Bejtit dhe thotë: “Kujtdo që i rritet
dashuria ndaj neve, edhe dashuria për gratë duhet t’i rritet.” (Vesail’ush-shia, fq.11)
Besoj se nuk ka nevojë për më tepër argumente për të vërtetuar se akuza që Mernissi ia bën Islamit në këtë
drejtim, është krejtësisht e pabazë.
d) Dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Zotit
Po të pyetet përse Islami e konsideron dashurinë ndaj gruas si një armik të civilizimit dhe një rrezik për
rendin shoqëror, Mernissi do të thoshte se investimi emocional ose përqëndrimi “duhet t’i kushtohet vetëm
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 31/104
Zotit në formë të kërkimit të diturisë, meditimit dhe adhurimit”. Këtë, ajo e përshkruan si qëndrimin e
Ghazaliut. (Përtej mbulesës, fq.45)Me fjalë të tjera, Mernissi thotë se Islami, njësoj si Krishterimi,
dashurinë për Zotin dhe dashurinë për gruan i konsideron dy gjëra kundërthënëse. Për të qenë i drejtë me
autoren Fatima Mernissi, më duhet të pranoj se kjo ide buron nga një keqkuptim, nga i cili edhe një njeri si
Ghazaliu nuk ka qenë krejtësisht i mbrojtur.
Ndonse kam përcjellur në hollësi në lidhje me këndvështrimin islam, i cili beson se dashuria ndaj gruas nuk
është në kundërshtim me rrugëtimin shpirtëror, kam për qëllim ta diskutoj këtë çështje në dritë të asaj që
thotë Ghazaliu, si një njeri me tendenca sufiste.
Qëndrimet e Ghazaliut
Në pjesën mbi martesën tek vepra “Ihja ulum el-din” (Ringjallja e shkencave fetare), Ebu Hamid el-Ghazaliu
ka një kapitull mbi “Stimulimin për martesë” (et-targhib fi’n-nikah). Në këtë pjesë, ai përcjell disa thënie të
Profetit në lidhje me vlerën e martesës. Më pas, ai hap një kapitull të ri në lidhje me të kundërtën “Stimulimin
për të mos u martuar” (et-targhib ani’n-nikah). Në këtë pjesë, përveç thënieve të shumë mistikëve, Ghazaliu
përcjell tre hadithe: dy nga Profeti dhe një nga Imam Aliu, prej të cilëve hadithi e fundit nuk është fare i
ndërlidhur me temën sepse flet për planifikimin e familjes dhe me të martuarit me më pak gra dhe të paturit
më pak fëmijë. Për më tepër, të tri hadithet janë hadithe që konsiderohen “të dobëta” (dhaif) nga dijetarët e
hadithit.
Më pas, Ghazaliu vazhdon t’i diskutojë “dobitë dhe dëmet e martesës”. Para se t’i analizoj “dëmet e martesës”,
do të doja t’i komentoja hadithet, të cilat Ghazaliu i përcjell nga Profeti nëpërmjet burimeve sunnite dhe të
cilat Mernissi i përdor gjithashtu në librin e saj.
Hadithi i parë përcjell se Profeti ka thënë:
“Kur një grua të vijë drejt juve, është djalli që po ju afrohet. Kur ndonjëri nga ju të shohë një grua dhe
të ndjehet i tërhequr drejt saj, le të ngutet për të shkuar tek gruaja e tij. Me të, do të jetë njësoj si me të
parën.” (përcjellur nga “Ihja”, vëll.2, fq.110; Përtej mbulesës, fq.42)
Pasi e përcjell këtë hadith, Mernissi e shton edhe komentin e Imam Muslimit, sipas të cilit “Ajo i ngjan djallit
përnga fuqia e pakundërshtueshme që ka mbi burrin.”
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 32/104
Gjatë diskutimit të temës së shpikjes ose të ndryshimit të haditheve, dijetarët tanë thonë se një burim i
ndryshimeve ishin edhe mistikët dhe hoxhallarët “e virtytshëm”, të cilët e importuan në literaturën e
haditheve idenë e murgërisë dhe të largimit nga martesa. Dhe ngase ligësia e gruas është një element shumë i
rëndësishëm i monasticizmit të krishter, ide të ngjashme u futën edhe në hadithe, qoftë duke shpikur hadithe
të paqena dhe qoftë duke i ndryshuar hadithet ekzistuese. Kur e lexova “hadithin” e mësipërm, dyshimi im i
parë ishte se mund të jetë një hadith i ndryshuar qëllimisht. Këto dyshime u konfirmuan kur kërkova në
burimet shiite, të cilat përcjellin një hadith të ngjashëm, si vijon: Profeti tha:
“Kur ndonjëri nga ju të shohë ndonjë grua të bukur, le të shkojë tek gruja e tij! Ajo që ka gruaja juaj
është e njejta që ka edhe kjo grua tjetër.” (Vesail, vëll.14, fq.72-73)
I njejti hadith është shënuar edhe me një dallim të vogël:
“O burra! Vërtet vështrimi i një gruaje të bukur është nga djalli. Andaj kushdo që brenda vetes e ndjen
këtë prirje, le të shkojë tek gruaja e tij!” (Vesail, vëll.14, fq.73)
Hadithi i përcjellur nga burimet sunnite e barazon gruan me djallin, ndërkohë që ai në burime shiite nuk bën
një pretendim të tillë. Përkundrazi, versioni i dytë i hadithit, i gjendur në burimit shiite, thotë se është
vështrimi i mashkullit që është i ndërlidhur me djallin. Nëse duhet të zgjedhim ndërmjet burimeve të traditës
së Profetit, atëherë nuk na mbetet zgjidhje tjetër veçse t’i zgjedhim hadithet që burojnë nga familja e Profetit.
Në fund të fundit, askush nuk mund ta ketë njohur Profetin më mirë se Ehl-i Bejti i tij. Për mendimin tim,
Imam Ghazaliu, Imam Muslimi dhe Fatima Mernissi e kanë krejtësisht të gabuar përpjekjen për ta barazuar
gruan me djallin. Hadithi që përmendin është një hadith i ndryshuar, me shumë gjasa nga mistikët që
dëshironin ta stimulonin murgërinë e importuar nga Krishterimi.
Hadithi i dytë përcjell se Profeti ka thënë:
“Mos shkoni pranë grave, burrat e të cilëve nuk janë të pranishëm sepse djalli do të hyjë në trupin
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 33/104
tuaj, ndërkohë që gjaku ju rrjedh nëpër mish.” (“Ihja”, vëll.2, fq.110; Përtej mbulesës, fq.42)
Fillimisht, një hadith të tillë nuk kam mundur ta gjej në burimet shiite. Ky fakt dhe përmbajtja e tij, hedhin
dyshim mbi autenticitetin e vetë hadithit. Së dyti, burimi i këtij “hadithi” është Sahihu i Tirmidhiut. Jam
shumë i befasuar se si Ghazaliu dhe Fatima Mernissi kanë mundur ta përdorin këtë hadith në veprat e tyre,
ndërkohë që vetë Tirmidhiu komenton se ky hadith është “një hadith i çuditshëm” (hadithun gharib). Së treti,
edhe sikur hadithi të pranohet si i saktë, kjo nuk e dëshmon atë që Mernissi e kërkon prej hadithit, gjegjësisht
se “gruaja e martuar, burri i të cilës nuk është i pranishëm, është një kërcënim për burrat.”. Kjo ngase hadithi
në fjalë e barazon burrin me djallin dhe jo gruan. Në të vërtetë, në këtë hadith gruaja na shfaqet si viktima e
burrave që janë nënshtruar nga djalli.
***
Tani t’i rikthehemi veprës së Ghazaliut, në të cilën ai i përshkruan dëmet e martesës. Ai përmend tri gjëra, të
cilat i konsideron të dëmshme tek martesa. Secilën prej tyre do ta analizojmë ndarazi.
a) dëmi i parë
“Dëmi i parë dhe më madhor i martesës është pamundësia për ta fituar bukën e gojës në mënyrë të
lejuar. Kjo nuk është e lehtë për të gjithë, në veçanti në kohëra të tilla ku njeriu duhet domosdo ta
sigurojë vetë mbijetesën. Andaj, martesa bëhet një shkak që njeriu të fitojë në mënyra të palejuara
dhe pikërisht në këtë fshihet dënimi i madh për njeriun dhe për familjen e tij. Ndërkohë, një njeri i
pamartuar nuk i ka këto probleme"...(“Ihja”, vëll.2, fq117)
Pastaj, në lidhje me këtë çështje ai i përcjell thëniet e mistikëve, fjalët e të cilëve nuk na interesojnë neve
përderisa nuk mbështeten në Kur’anin dhe në Traditën e Profetit. Ata, nën ndikimin e murgërisë, e lëvdojnë
të qëndruarit larg martesës, gjë që është dënuar hapur nga Profeti dhe nga Kur’ani.
Përfundimi logjik, në të cilin arrijnë Ghazaliu dhe mistikët është se nëse je i pasur, është në rregull të
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 34/104
martohesh. Por nëse je i varfër, është më mirë të mos martohesh, që të mos përpiqesh pastaj ta fitosh bukën e
gojës në mënyrë të palejuar. Kjo ide është në një kundërthënie të plotë me Kur’anin, i cili thotë:
Martojini të pamartuarit në mesin tuaj...Nëse janë të varfër, Zoti ka për t’i pasuruar me bekimin e
Tij.” (Kur’an 24:32)
Mos i vrisni fëmijët nga frika e varfërisë sepse Ne kemi për t’ju furnizar edhe juve edhe ata...(Kur’an
6:151)
Profeti ka thënë:
“Kushdo që nuk martohet duke e patur frikë varfërinë, ka një mendim të gabuar për
Zotin.” (Vesail’ush-Shia, vëll.14, fq.24)
Vërtet nuk e kuptoj se si mund njeriu të lartësohet shpirtërisht ndërkohë që ka mendime negative në lidhje
me premtimin e Zotit.
b) dëmi i dytë
“Pamundësia për t’i përmbushur të drejtat e grave, për t’i duruar sjelljet e tyre të pakëndshme dhe për
të qenë durimplot përballë zemërimeve të tyre.” (Ihja, vëll.2, fq.118)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 35/104
Ç’thotë këtu Imam Ghazaliu? A nënkupton ai se gratë në përgjithësi kërkojnë tepër, sillen keq dhe krijojnë
probleme? A thua mund ta mbështesë këtë mendim të vetin në Kur’anin dhe në Traditën e Profetit
Muhammed (paqja qoftë mbi të)? Nuk mendoj se mund ta bëjë një gjë të tillë. Andaj shohim se për t’i
përkrahur idetë e tija, Ghazaliu i ka përcjellur vetëm thëniet e disa mistikëve. Por është e qartë se një ide e
tillë nuk mund të deduktohet nga burimet origjinale islame.
c) dëmi i tretë
“Gratë dhe fëmijët do ta shpërqëndrojnë njeriun nga Zoti dhe do ta tërheqin drejt kërkimit të kësaj
bote dhe drejt planifikimit të një jetë të mirë për fëmijët e vet, duke mbledhur gjithë më tepër
pasuri...Dhe gjithçka që e shpërqëndron njeriun nga Zoti, qoftë një grua, pasuria ose fëmijët, është
shkatërrimtare për të.” (“Ihja”, vëll.2, fq.119)
Nëse është e saktë ajo që thotë Ghazaliu, atëherë jo vetëm martesa por edhe fëmijët, miqtë, të afërmit dhe
çdo gjë materiale në këtë botë është e “dëmshme” për një musliman, sepse të gjitha këto kanë një potencial
për ta shpërqëndruar njeriun nga Zoti dhe nga amshimi. Këtu, Ghazaliu tingëllon shumë si Shën Pali. Dhe në
është e saktë ajo që thotë, atëherë një musliman nuk duhet të ketë asgjë për të bërë me këtë botë, duhet të
mbyllet në një shpellë, në një xhungël ose një shkretëtirë të izoluar dhe t’i lutet Zotit. Nga këndvështrimi
islam, absurditeti i kësaj ideje është shumë i qartë.
Ajo që thonë Ghazaliu dhe mistikët e tjerë nuk është shumë ndryshe nga idetë monastike të Kishës së
Krishterë. Dhe si pasojë e kësaj, edhe të tillët i gjeti fundi i njejtë si murgjërit e krishterë. Në pjesët paraprake
të veprës e përcollëm një fragment nga Allame Rizviu që thoshte:
“Por pastaj natyra e filloi hakmarrjen e saj dhe murgjërit e priftërinjtë filluan ta konsideronin veten
përfaqësues të Krishtit, ndërkohë që murgeshat filluan të ishin “nuset e Krishtit”. Kështu, me një
ndërgjegje shumë të pastër, manastiret u kthyen në qendra të lirive seksuale.” (Jeta familjare në
Islam, fq.8)
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 36/104
Ngjashëm me këtë, kur natyra filloi të hakmerrej kundër mistikëve, ata filluan, siç thotë Mutahhariu, “të
ndjejnë kënaqësi (seksuale) në prani të personave të bukur dhe këtë gjë e konsideronin një rrugëtim drejt
Zotit!” (Etika gjinore, fq.67)
Në Sufizëm ekziston koncepti i asaj që njihet si “fena fillah”, që do të thotë “zhdukje e vetes (egos) në Zotin”.
Me fjalë të thjeshta, kjo nënkupton përvojën e t’u bërit një me Zotin. Habitem se si mund Ghazaliu ta
konsiderojë martesën si një shpërqëndrim nga Zoti kur fena-ja dhe eliminimi i dy qenieve në këtë botë mund
të përjetohet vetëm në kontekstin seksual kur një burrë dhe një grua e arrijnë kulmin dhe për disa çaste,
bëhen një me njëri-tjetrin.
Dashuria ndaj Zotit dhe dashuria për këtë botë
Imam Ghazaliu dhe mistikët e tjerë kanë bërë një gabim serioz gjatë kuptimit të konceptit të përgatitjes për
jetën e përtejme. Kjo është ajo që dua ta qartësoj këtu në pika të shkurta. Ky koncept varet shumë nga
këndvështrimi i një personi në lidhje me marrëdhënien ndërmjet kësaj bote dhe tjetrës. Ka tre mundësi:
- fundosu në bekimet e kësaj bote dhe harroje jetën e përtejme
- shfrytëzoje këtë botë për ta arritur të përtejmen
- largohu nga kjo botë për hir të botës së përtejme
Mistikët dhe sufinjtë e kanë ndjekur alternativën e tretë, ndërkohë që materialistët e kanë pranuar të parën.
Ndërmjet këtyre dy ekstremeve mund të gjendet këndvështrimi i vërtetë islam. Ka shumë vargje të Kur’anit,
të cilat i lëvdojnë të mirat e kësaj bote dhe shumë të tjera që i stimulojnë muslimanët ta kërkojnë botën e
përtejme. Po të shihen ndarazi, këto vargje mund të përdoren nga të dy grupet për t’i dëshmuar qëndrimet e
tyre ekstreme. Por kur të shihen në dritë të vargjeve të tjera që flasin për ndërlidhjen e kësaj bote me botën
tjetër, njeriu e gjen këndvështrimin e mirëfilltë kuranor. Është e qartë se nuk mund të izolohen vargjet e
Kur’anit nga njëri-tjetri, në veçanti kur flasin për të njejtën çështje. Siç kam thënë edhe më herët, ky libër nuk
është vendi i duhur për ta diskutuar këtë temë. Megjithatë, kam për të dhënë disa shembuj nga Kur’ani dhe
nga hadithet, nëpërmjet të cilëve do ta shpjegojmë këndvështrimin islam në lidhje marrëdhënien ndërmjet
kësaj bote dhe botës tjetër. Kur’ani thotë:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 37/104
Me atë që ta ka falur Zoti, kërkoje amshimin por mos e harro hisen tënde në këtë botë! (Kur’an
28:77)
Dhe kur të mbarojë namazi, shpërndahuni nëpër botë, kërkojeni bekimin e Zotit dhe përmendnie Atë,
që të shpëtoni! (Kur’an 62:10)
Imam Hasani thotë:
“Për botën tënde bëhu sikur të kesh për të jetuar përgjithmonë, ndërsa për amshimin tënd, jeto sikur
nesër të kesh për të vdekur!” (Vesail, vëll.12, fq.49)
Me këtë thënie, Imami tregon se Islami nuk të kërkon të heqësh dorë nga kjo botë, por të përfitosh prej saj
dhe ta duash atë, ndonse jo deri në nivelin që të bën ta harrosh të amshueshmen, ku fati yt varet nga bindja që
i shfaq Zotit në jetën e kësaj bote.
Imam Musa el-Kazimi thotë:
“Nuk është nga ne ai që heq dorë nga bota për hir të fesë së tij ose që heq dorë nga feja e tij për hir të
kësaj bote.” (Vesail, vëll.12, fq.49)
Në Islam, pra, virtytshmëria nuk do të thotë të heqësh dorë nga kjo botë dhe të jetosh i ngujuar në një
manastir ose në një shkretëtirë. Virtytshmëri do të thotë të jetosh një jetë normale në shoqëri, por pa e
harruar asnjëherë qëllimin përfundimtar, arsyen e krijimit tënd dhe jetën e përjetshme në amshim.
Edhe marrëdhënia ndërmjet dashurisë për Zotin dhe dashurisë së njeriut për bashkëshorten, fëmijët dhe
botën është e të njejtit lloj. Ka dy nivele të dashurisë në Islam. Niveli i parë është dashuria për Zotin dhe
niveli i dytë është dashuria për gjithçka tjetër veç Zotit. Islami nuk ia ndalon personit dashurinë për
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 38/104
bashkëshorten, për fëmijët, për prindërit, për të afërmit, për miqtë dhe për bekimet e kësaj bote, të cilat Zoti
ia ka falur. Megjithatë, Islami pret nga muslimanët që kjo dashuri të jetë në harmoni me dashurinë ndaj Zotit
dhe të mbështetet në të. Pasoja praktike e kësaj është që në rastet kur njeriu të gjendet në konflikt ndërmjet
dashurisë ndaj Zotit dhe dashurisë ndaj gjërave të tjera, dashuria ndaj Zotit të dominojë brenda tij. Në Islam,
Zoti është boshti i ekzistencës dhe vetëm Ai është e Vërteta Absolute.
Ta shpjegojmë këtë në mënyrë metaforike! Hëna lëviz rreth tokës por në të njejtën kohë, ajo lëviz edhe rreth
diellit. Për më tepër, fuqia gravitacionale ndërmjet hënës dhe tokës është vetëm një copë shumë e vogël e
fuqisë së tërësishme gravitacionale që i bën planetet të rrotullohen rreth Diellit në sistemin tonë diellor.
Ngjashëm me këtë, Islami thotë se dashuria ndërmjet dy njerëzve është si marrëdhënia ndërmjet tokës dhe
hënës, ndërkohë që dashuria e një muslimani ndaj Zotit është si marrëdhënia ndërmjet Diellit dhe planeteve
të tjera. Me fjalë të tjera, ka dy qarqe të dashurisë: dashuria për Zotin dhe dashuria për
bashkëshortin/bashkëshorten dhe për fëmijën. Qarku i parë është një qark shumë më i madh, brenda të cilit
është i përfshirë ky qark i dytë.
Duhet të kihet parasysh se ekziston një vijë shumë e hollë ndërmjet asaj që e themi ne dhe asaj që thotë
Mernissi dhe deri diku, edhe Ghazaliu. Mernissi thotë se në Islam, dashuria ndërmjet burrit dhe gruas është e
ndaluar sepse dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Zotit. Përkundër kësaj, ne themi se Islami nuk e ndalon
dashurinë ndërmjet burrit dhe gruas ose dashurinë për ndonjë gjë tjetër dosido, përderisa kjo dashuri është
në harmoni me dashurinë ndaj Zotit. Kjo dashuri për gjërat e tjera, pra, nuk duhet ta marrë njeriun aq shumë
nën kontrollin e vet sa ta bëjë atë të heqë dorë nga dashuria ndaj Zotit. Kjo përmendet qartë në Kur’an:
Thuaj: nëse etërit e bijtë tuaj, familja e gratë tuaja, farefisi juaj, prona që keni fituar, tregtia që keni
frikë se mund t’ju ndërpritet dhe shtëpitë që i doni, janë më të dashura për ju se Zoti, se i Dërguari i Tij
dhe se përpjekja në rrugë të Tij, atëherë prisni derisa Zoti ta sjellë urdhrin e vet! Zoti nuk i udhëzon
njerëzit e prishur...(Kur’an 9:24)
Këtu do të doja ta theksoja shprehjen “ahabbu” në arabisht, që do të thotë “më të dashura se...” (në formë
krahasimtare). Sikur Zoti të thoshte thjesht “të dashura”, atëherë Mernissi dhe të tjerët që e ndjekin
mendimin e saj do të kishin të drejtë në supozimin se Islami e konsideron dashurinë vetëm në kontekstin e
Zotit dhe se të gjitha dashuritë e tjera janë të ndaluara. Por këtu, Zoti flet në formë krahasimtare dhe thotë se
nëse i doni gjërat e tjera dhe personat e tjerë më shumë se Zotin, atëherë jeni duke gabuar, sepse një dashuri e
tillë ka për t’ju çuar drejt mosbindjes ndaj urdhrave të Zotit dhe drejt dënimit në amshim.
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 39/104
Është e qartë nga të mësipërmet se koncepti islam i dashurisë nuk është i kufizuar tek ndarja ndërmjet
dashurisë ndaj Zotit dhe dashurisë ndaj grave. Ky koncept është universal dhe ka të bëjë me dashurinë për
gjithkë dhe gjithçka. Andaj është krejtësisht e gabuar që këtij koncepti t’i jepet një kontekst seksist dhe të
thuhet se morali seksual islam është një moral kundër femrës.
Si përfundim mund të themi se këndvështrimet e autores Fatima Mernissi dhe të Ghazaliut mbi idenë se gratë
janë seksualisht më aktive se burrat dhe se Islami nuk e toleron dashurinë ndërmjet burrit dhe gruas, nuk
mund të gjenden në burimet origjinale islame, gjegjësisht në Kur’an dhe në Traditën autentike të Profetit.
Kriteri i të moralshmes dhe imorales
Kemi thënë më sipër se Islami nuk pajtohet me shtypjen e nevojave seksuale por përkundrazi, e promovon
idenë e kënaqjes së tyre. Por në të njejtën kohë, kemi theksuar se kjo duhet të bëhet në një mënyrë të lejuar
dhe të përgjegjshme. Me fjalë të tjera, kemi lënë të kuptohet se sipas Islamit, nevojat seksuale mund të
përmbushen në dy mënyra: të lejuar dhe të palejuar ose morale dhe imorale.
Por cili është kriteri që e përcakton moralen dhe imoralen në traditën islame? Islami, si çdo fe ose ideologji
tjetër, ka besime të caktuara themelore, me të cilat duhet të jenë në harmoni të gjithë mësimet e tija. Themeli
i Islamit është besimi në një Zot, jo vetëm në rolin e Tij si Krijues por edhe në rolin si Ligjvënës. Kur’ani nuk
është vetëm një libër i udhëzimit shpirtëror. Ai është njëherit edhe një burim i ligjeve për të vënë rend në
jetën e përditshme të njeriut. Fjala “Islam”, në fund të fundit, s’do të thotë tjetër veçse “nënshtrim para
vullnetit të Zotit”. Kur’ani thotë qartë:
Kur Zoti dhe i Dërguari të kenë urdhëruar një gjë, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje
zgjedhja për të. Kushdo që i tregon mosbindje Zotit dhe të Dërguarit të Tij është në gabim të
hapur. (Kur’an 33:36)
Në Islam, pra, e drejta dhe e gabuara, morali dhe imoraliteti, e lejuara dhe e ndaluara, të gjitha vendosen nga
Zoti dhe nga i Dërguari i Tij. Dhe sipas këndvështrimit tonë, Imamët e Ehl-i Bejtit janë interpretuesit më të
mirë të Kur’anit, mbrojtësit e Traditës autentike të Profetit dhe shembujt e gjallë të mësimeve të Islamit pas
tij. Thënë shkurt, kriteri për të lejuarën dhe të palejuarën në Islam janë Kur’ani, Tradita (Sunneti) autentike e
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 40/104
Profetit dhe qëndrimi i Ehl-i Bejtit (pasardhësve të Profetit). Shiitët gjithashtu theksojnë se gjithçka që Zoti
ka urdhëruar si të lejuar dhe të ndaluar mbështetet në një arsye materiale, shpirtërore ose në të dyja
njëkohësisht. Por ndërkohë që Zoti është i Gjithëdijshëm, ne jemi akoma në fundin e një oqeani të thellë të
diturisë. Si pasojë, ne nuk jemi gjithnjë të aftë ta kuptojmë arsyen dhe urtësinë që fshihet pas një urdhri të
caktuar të Zotit.
Koncepti themelor i moralit seksual islam se seksi nuk është i ligë dhe se nuk duhet të shtypet, është një
shembull shumë i qartë i faktit se mësimet e Islamit janë në harmoni të plotë me arsyen dhe natyrën.
Në çastin që themi se Islami e përcakton sjelljen tonë seksuale, konfrontohemi me dy çështje. E para është
pyetja se sa mund të përcaktohet dhe rregullohet seksualiteti sipas moralit dhe e dyta, çështja e lirisë
personale në sjelljen seksuale. Këto dy pika do t’i diskutojmë pak më hollësisht, para se ta përmbyllim këtë
kapitull.
1. Organizimi dhe përkufizimi i seksualitet sipas moralit
Pyetja e parë është: A mund të organizohet dhe përkufizohet seksualiteti sipas moralit? Shumë shpesh
dëgjojmë se “...nuk mund të ekzistojë një moral seksual që do të ishte specifik. Morali rëndom nuk merret me
vetë aktin seksual por me gjëra të tjera, të cilat mund të ndërlidhen me të. Shumë arsyeshëm, ne mund ta
ndalojmë dhunën seksuale, për shembull, por kjo ndalohet për shkak të dhunës, e cila konsiderohet e ligë në
vete e për vete. Akti seksual, i shkëputur nga kushtet rrethanore, nuk është as i drejtë as i gabuar por thjesht i
natyrshëm.” (marrë nga vepra “Dëshira seksuale” e Scruton, fq.2) Përfundimi, në të cilin na sjell kjo
ide, është i thjeshtë: ngase nuk mund të ketë një moral të vërtetë seksual, nuk duhet të ekzistojë kurrfarë
kufizimi në kënaqësinë seksuale. Pra asgjë nuk duhet të konsiderohet imorale dhe e palejuar!
Kjo ide është absurde në vete. Seksualiteti është një akt që kryesisht përfshin dy persona dhe kurdoherë që
dy persona janë të përfshirë në një gjë, qoftë edhe nga aspekti sekular, ligjet dhe rregullat bëhen të
domosdoshme për ta organizuar dhe përcaktuar sjelljen ndërmjet tyre.
Për të siguruar një themel racional për këtë ide, ndonjëherë thuhet se shumë çrregullime mendore dhe
nervore ndodhin për shkak të ndjenjës së mohimit seksual. Masa parandaluese për sëmudjet e tilla mendore
dhe nervore thuhet se është kënaqja e pakufishme e instinkteve seksuale.Ajo që nënkuptohet është se sa më i
kufizuar që ndjehet njeriu në seks, aq më shumë do të ndjehet i tërhequr drejt të ndaluarës dhe do të krijohet
brenda tij ndjenja e mungesës.
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 41/104
Gjatë tridhjetë viteve të fundit, kultura libertine e Perëndimit thjesht e imponoi sjelljen e pakufizuar seksuale
në Perëndim. Dhe duke i patur parasysh argumentet e mësipërme, do të ishte e logjikshme që të prisnim një
rënie në numrin e sëmundjeve nervore, frustracioneve seksuale, përdhunimeve, incestit, abuzimit të
fëmijëve dhe sulmeve të ndryshme seksuale. Por a ka ndodhur një gjë e tillë vërtet? Kuptohet që jo! Një
vështrim i kujdesshëm i statistikave tregon se efekti i të ashtuquajturit “mohim (ose mungesë) seksual(e)”
është rritur shumëfish edhe përkundër sjelljeve të pakufizuara seksuale në vitet e gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta
dhe tetëdhjeta.
Ajo që ndodhi është se bota perëndimore, pasi u revoltua kundër shtypjes së seksit nga sistem i krishter, nuk
arriti të bënte dallim ndërmjet seksit të pakufizuar dhe kultivitimit të seksualitetit. Islami nuk e pranon idenë
e shtypjes së instinktit seksual. Në vend të kësaj, ai e stimulon kultivimin e këtyre ndjenjave dhe
përmbushjen e nevojave seksuale në mënyra të përgjegjshme. Të gjithë kufizimet që Islami i vendos mbi
seksin, mbështeten në idenë e kultivimit të seksualitetit. Është njësoj si mënyra si kultivohet dëshira
njerëzore për ushqim. Njeriu duhet të hajë por jo tepër. Edhe me dëshirat seksuale, njeriu duhet t’i
përmbushë ato por jo duke i shkelur të drejtat e të tjerave dhe të drejtat që trupi i tij i ka mbi të.
Pas rebelimit kundër moralit shtypës seksual të Kishës, kultura libertine shkoi drejt ekstremit të kundërt të
seksit absolutisht të pakufizuar. Ata bënë një gabim të madh duke menduar se kufizimi i çdo forme ishte jo i
natyrshëm dhe i gabuar. Edhe Bertrand Russell, madje, i cili me shumë zjarr e përkrah këndvështrimin
libertin, u detyrua të pranonte se ishin të nevojshme kufizime të caktuara në moralin seksual. Ai shkruan:
“Nuk them se nuk duhet të ketë moral ose vetëpërmbajtje në lidhje me seksin, më tepër nga ç’ka për
ushqimin. Në lidhje me ushqimin kemi tre lloje kufizimesh që janë kufizimet e ligjit, kufizimet e sjelljes
dhe kufizimet e shëndetit. E konsiderojmë të gabuar vjedhjen e ushqimit, marrjen më shumë ushqim
nga ç’na duhet në një darkë të përbashkët dhe ushqimin në mënyra që na bëjnë të sëmuremi. Kufizime
të ngjashme janë të domosdoshme edhe kur bëhet fjalë për seksin. Por në këtë rast, kufizimet janë
shumë më komplekse dhe përfshijnë shumë më tepër vetëkontroll.”(Martesa dhe morali, fq.293-
294)
Megjithatë, vetë Russell nuk e kishte të lehtë të gjente një themel të ri për moralin seksual. Dilema me të cilën
përballet bota perëndimore tani, pasqyrohet shumë qartë në shkrimet e Russell-it. Ai thotë:
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 42/104
“Po ta lejojmë këtë moral të ri (të pakufizuar) të vazhdojë kështu, s’ka dyshim se ka për të shkuar
shumë përtej asaj ku ka arritur tani dhe ka për të krijuar vështirësi që janë akoma vështirë të
mendohen. Nëse, në anën tjetër, përpiqemi që botës moderne t’i imponojmë kufizime që ishin të
mundshme për një epokë të kaluar (të krishterë), do të përfshiheshim në një rreptësi të pamundur
rregullash, kundër të cilës do të rebelohej shpejt natyra njerëzore. Kjo është aq e qartë sa, pavarësisht
rreziqeve dhe vështirësive, duhet të kënaqemi duke e lënë botën të lëvizë përpara dhe jo prapa. Për
këtë arsye, kemi nevojë për një moral të ri. Me këtë nënkuptoj se detyrimet dhe detyrat duhet të njihen
sërish, ndonse këto mund të jenë shumë të ndryshme nga detyrime dhe detyrat e të kaluarës. Nuk
mendoj se ky sistem i ri duhet të përfshijë një nënshtrim të pakufizuar përballë dëshirave, më shumë
nga ç’përfshinte sistemi i vjetër. Megjithatë, mendoj se rrethanat për kufizimin e dëshirave dhe
motivet për ta bërë këtë gjë do të duhet të jenë të ndryshme nga ato në të kaluarën.” (Martesa dhe
morali, fq.91-92)
Sikur Russell ta kishte studiuar Islamin, jam i bindur se në të do të gjente një “moral thelbësisht të ri”, i cili e
organizon dhe përcakton seksualitetin, pa çuar “në një rreptësi të pamundur rregullash”.
2. Islami dhe liria personale
Pyetja e dytë, me të cilën na lënë ballë për ballë sekularistët dhe liberalët është ajo e lirisë personale. A nuk
jam i lirë të bëjë çfarë të dua, përderisa kjo nuk e kufizon të drejtën e të tjerëve?
Mendoj se do të ishte e dobishme që këtu të theksohej dallimi kryesor ndërmjet Islamit dhe ideve sekulare
dhe liberale mbi lirinë personale. Në sistemin sekular, e drejta ndahet në të drejtat e individit dhe në të drejtat
e shoqërisë. Një njeri është i lirë të bëjë ç’të dëshirojë, për sa kohë që nuk i kufizon të drejtat e të tjerëve me
veprimin e tij. Për t’u bërë një pjesëtar i pranueshëm i shoqërisë, njeriu duhet domosdo ta pranojë këtë
kufizim mbi lirinë e tij. Liria e një individi, pra, kufizohet vetëm nga liritë e të tjerëve.
Islami, në anën tjetër, e ndan të drejtën në tri pjesë: të drejtat e individit, të drejtat e shoqërisë dhe të drejtat e
Zotit. Një njeri është i lirë të bëjë ç’të ketë dëshirë, për sa kohë që kjo nuk i kufizon të drejtat e të tjerëve dhe
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 43/104
të drejtat e Zotit. Për të qenë musliman, një njeri duhet domosdo t’i pranojë këto kufizime mbi lirinë e tij
personale.
Një dallim tjetër i rëndësishëm është koncepti i të drejtës së individit. Në përdorimin sekular, të drejtat e
individit shihen në kontrast me të drejtat e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Islami shkon një hap më tej dhe
thotë se edhe trupi i një individi ka të drejta mbi të. Me fjalë të tjera, Islami e mban njeriun përgjegjës për
përdorimin e trupit të tij. Si pasojë, nuk lejohet dëmtimi ose abuzimi i trupit. Zoti thotë:
...sepse veshi, syri e zemra, të gjitha janë përgjegjëse...(Kur’an 17:36)
Duke e përshkruar Ditën e Gjykimit, Zoti thotë:
Në ditën kur gjuhët, duart e këmbët e tyre të dëshmojnë kundër tyre...(Kur’an 24:24)
Atë ditë do t’ua vulosim gojën dhe duart e tyre do të na flasin e këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë
që kanë fituar...(Kur’an 36:65)
Imam Zejn’ul-Abidini, në “Letrën e të drejtave” (Risalat’ul-Hukuk) i përshkruan të drejtat që gjuha, veshi,
syri, dora, barku dhe organet seksuale të tija kanë mbi njeriun. Nëse një njeri e keqpërdor trupin e tij, ai është
fajtor për shkeljen e të drejtave të trupit të vet dhe gjithashtu të të drejtave të Zotit, i cili ia ka dhënë trupin si
amanet. Kur’ani thotë:
...ata të cilët i ruajnë pjesët e tyre të turpshme përveç nga bashkëshortet e tyre...Kushdo që kërkon më
1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli
http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 44/104
shumë se kjo, i kalon kufijtë...(Kur’an 23:5-6)
Në Islam, të drejtat e individit nuk janë të kufizuara vetëm në të drejtat shoqërore por i përfshijnë edhe të
drejtat e trupit të tij dhe të drejtat e Zotit. Arsyetimi i kësaj është tejet i thjeshtë: Islami nuk e lejon personin
ta dëmtojë ose ta shkatërrojë vetveten dhe mëkati ose imoraliteti është një mjet që çon drejt dënimit. Ky
kufizim është i mbështetur në dashurinë dhe dhembshurinë që Zoti i Mëshirshëm ka ndaj njeriut.
Zoti nuk dëshiron t’ju mundojë. Ai dëshiron t’ju pastrojë dhe t’jua plotësojë bekimin e Tij mbi ju...
(Kur’an 5:6)
Koncepti islam i lirisë personale mund të duket shumë kufizues kur të krahasohet me sistemin sekular, por
arsyeja dhe urtësia e tij, në një mënyrë të tërthortë, është e pranueshme edhe për shoqërinë sekulare. Pasoja
logjike e idesë sekulare mbi lirinë personale është që personit t’i lejohet të bëjë gjithçka që ka dëshirë, me
kufizimin e vetëm që të mos i shkelë të drejtat e të tjerëve. Por duket se Perëndimi nuk ka arritur akoma ta
“gëlltisë” plotësisht këtë ide, sepse shohim se gjëra të caktuara janë akoma të ndaluara. Ndër to mund të
rradhitet vetëvrasja, përdorimi i mjeteve narkotike ose domosdoshmëria e lidhjes së rripit të sigurisë në
makina. Duke përdorur lëndë narkotike, një i varur nga droga nuk i dëmton të drejtat e të tjerave, për sa kohë
që brenda këtij definicioni të “dëmtimit të të drejtave të të tjerëve” nuk përfshihen edhe vlerat shpirtërore, të
cilat edhe ashtu nuk janë një pjesë e rrafshit sekular. Edhe përkundër gjithë kësaj, shohim se shoqëria
perëndimore e konsideron të ndaluar këtë gjë dhe ndërmerr hapa për ta parandaluar përdorimin e drogës.
Kjo gjë arsyetohet duke thënë se është një detyrë e shoqërisë që ta parandalojë dëmtimin e qytetarëve edhe
nga vetja e tyre. Në këtë shembull, shohim se sistemi sekular bën një hap prapa nga pasojat logjike të
versionit të tij të lirisë individuale. Dallimi i vetëm që mbetet ndërmjet këndvështrimit sekular dhe atij islam
është se sistemi sekular ia jep shoqërisë të drejtën e vendosjes së kufizimit, ndërkohë që Islami ia jep atë
Zotit.
Si përfundim mund të themi se këndvështrim islam nuk i ndalon vetëm veprimet që i shkelin të drejtat e të
tjerëve por edhe ato veprime që i shkelin të drejtat e trupit të vetë personit. Ky këndvështrim mbështetet në
dashurinë dhe dhembshurinë e Zotit për qeniet njerëzore.
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam
Martesa dhe morali seksual në islam

More Related Content

Similar to Martesa dhe morali seksual në islam

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islamamarstafa
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtereguest41e4e
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereFSstudio
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtereguest41e4e
 
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Libra Islame
 
Kardavi ne fokus libri 1
Kardavi ne fokus libri   1Kardavi ne fokus libri   1
Kardavi ne fokus libri 1Libra Islame
 
Dr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferia
Dr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferiaDr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferia
Dr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferiaShkumbim Jakupi
 
Islami Dhe Varfëria
Islami Dhe VarfëriaIslami Dhe Varfëria
Islami Dhe Varfëriaguest41e4e
 
Mrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_taneMrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_taneDurim Bajrami
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2Shkumbim Jakupi
 
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi   islami dhe varferiaDr. jusuf kardavi   islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferiaLibra Islame
 
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``Adriatik Rexha
 
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitjaMuhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitjaLibra Islame
 
Fshehtesia e sproves
Fshehtesia e sprovesFshehtesia e sproves
Fshehtesia e sprovesDurim Bajrami
 
Dr. jusuf kardavi pse islami
Dr. jusuf kardavi   pse islamiDr. jusuf kardavi   pse islami
Dr. jusuf kardavi pse islamiLibra Islame
 
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``Adriatik Rexha
 
Gjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2eGjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2eDurim Bajrami
 
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenSq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenLibra Islame
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 

Similar to Martesa dhe morali seksual në islam (20)

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islam
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
 
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
 
Kardavi ne fokus libri 1
Kardavi ne fokus libri   1Kardavi ne fokus libri   1
Kardavi ne fokus libri 1
 
Dr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferia
Dr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferiaDr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferia
Dr. Jusuf Kardavi - Islami dhe varferia
 
Islami Dhe Varfëria
Islami Dhe VarfëriaIslami Dhe Varfëria
Islami Dhe Varfëria
 
Mrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_taneMrekulli ne trupat_tane
Mrekulli ne trupat_tane
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 2
 
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi   islami dhe varferiaDr. jusuf kardavi   islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferia
 
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
Harun Jahja ``Fshehtesia E Sproves``
 
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
Mrekullia e krijimit të njeriut. albanian (shqip)
 
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitjaMuhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
 
Fshehtesia e sproves
Fshehtesia e sprovesFshehtesia e sproves
Fshehtesia e sproves
 
Dr. jusuf kardavi pse islami
Dr. jusuf kardavi   pse islamiDr. jusuf kardavi   pse islami
Dr. jusuf kardavi pse islami
 
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
 
Gjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2eGjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2e
 
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjenSq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
Sq prifterinjte pyesin_dhe_hoxhallaret_pergjigjen
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 

Martesa dhe morali seksual në islam

  • 1. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 1/104 Parafjala e botimit të parë Ky libër është rezultati i një nevojë që e kam ndjerë në tre vitet e mia të para në Kanada. Një njeri në pozitën time si udhëzues fetar gjithnjë përballet me pyetje që kanë të bëjnë me problemet personale dhe fetare të njerëzve. Përkundër atmosferës mbizotëruese në Lindje, ku kontakti është zakonisht në nivel më personal, kontakti në këtë pjesë të botës është kryesisht nëpërmjet korrespondencave me letra dhe nëpërmjet thirrjeve telefonike. Shumë shpejt kuptova se kurdoherë që pyetja ishte “e turpshme” ose e ndërlidhur me sjelljet seksuale, thirrësi preferonte të mos e jepte emrin. Dhe kuptohet, unë nuk kisha ndonjë arsye për ta kuptuar domosdo identitetin e thirrësit. Detyra ime e vetme ishte t’i dëgjoja thirrësit dhe t’ua përcillja këndvështrimin islam atyre që e kërkonin atë. Megjithatë, ajo që ishte interesante tek këto pyetje “të turpshme”, ishte se në të shumtën e rasteve, thirrësit ndjeheshin fajtorë për veprime që ishin krejtësisht të lejuara nga Islami. Për shkak të padijes ose mosinformimit të tyre, ata ishin ndjerë fajtorë për gjëra të cilat fare nuk ishin të ndaluara në ligjin islam. Atëherë thashë në vete se duhet të ketë edhe shumë njerëz të tjerë që kishin përvoja të ngjashme dhe që përjetonin faj dhe depresione të cilat buronin vetëm nga padituria. Jo të gjithë kanë guxim të flasin për tema të tilla, qoftë kjo edhe pa e zbuluar identitetin. Kështu vendosa se duhej të bëhej diçka në lidhje me këtë temë. Fillova të shkruaja mbi moralin seksual në Islam dhe kjo ishte në vitin 1986. Kur e përfundova dorëshkrimin, fillova të mendoja se materiali mund të konsiderohej tepër kontravers dhe vendosa ta testoja fillimisht atmosferën. Më 9 Nëntor të vitit 1986, në Qendrën e Muslimanëve Shiitë në Vankuver u mbajt një ligjërate me temë “Seksi dhe Martesa në Islam”. Shumica e besimtarëve reaguan shumë pozitivisht. Një dëgjuese e ligjërimit madje, shkroi një letër në të cilën i shprehte mendimet e shumicës. Në letër thuhej: “Ju falënderojmë jashtë mase për këtë ligjëratë të mrekullueshme që e mbajtët të dielën, më 9 Nëntor. Duhet të them se jeni shumë i guximshëm dhe e prezantuat materialin me shumë qetësi dhe me kontroll të plotë mbi temën. Deri më tani nuk kemi patur ndonjë dijetar që do të mund të ndante me ne dituri të tilla të rëndësishme për komunitetin...Për vetë mua, ligjërata juaj qartësoi shumë gjëra në lidhje me atë që është e lejuar në ligjin tonë...”
  • 2. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 2/104 Më pas kuptova se video kasetat e ligjëratës ishin dërguar në vende të ndryshme, madje deri në Angli dhe në Afrikën Lindore. Dhe ngase në video kisha përmendur se tema dhe idetë në fjalë ishin materiali i një libri në përgatitje e sipër, fillova të merrja shumë pyetje në lidhje me veprën. Ky reagim edhe më shumë më dha guxim që të vijoja më tej me botimin e librit. Megjithatë, për shkak të përgjegjësive të tjera që i kisha, botimi u shty për tre vite. Gjatë muajve të fundit të vitit 1989, Zoti i Madhëruar më bekoi me mundësinë për ta përfunduar librin. Duke iu afruar fundit, fillova të shtoja edhe shumë tema, të cilat më në fund e dyfishuan vëllimin e materialit fillestar të përgatitur në vitin 1986, duke ia shtuar kështu edhe vlerën akademike kësaj vepre. Shpresoj që kjo do të jetë një shpagim në sytë e lexuesve për vonesën në botimin e kësaj vepre. *** Kapitulli i parë jep një përmbledhje historike të moralit seksual perëndimor. Kjo e përgatit fushën për kapitullin e ardhshëm, i cili i prezanton këndvështrimet themelore të Islamit mbi martesën dhe seksin. Në këtë kapitull kam bërë edhe një kritikë të ideve të feministes arabe Fatima Mernissi në lidhje me seksualitetin e gruas në Islam. Tre kapitujt e mbetur kanë të bëjnë me aspektet praktike të martesës: marrëdhëniet seksuale, kontraceptivët, abortimi dhe teknikat e reja të fekondimit. *** Në tre kapitujt e fundit të librit, lexuesi do të gjejë një sërë mendimesh nga dijetarët shiitë të ligjit (arab. muxhtehid). Dallimet në mendime janë një pjesë esenciale e “ixhtihadit” (interpretimit të ligjit), i cili vazhdon të jetë i gjallë akoma në Islamin shiit. Përveç kësaj, në vepër i kam shprehur edhe mendimet e muxhtehidëve më të famshëm të kohës sonë, në veçanti ato të Ajetollah el Udhma Sejjid Ebu’l-Kasim el-Musavi el-Khui dhe të Ajetollah el-Udhma Sejjid Ruhullah Musevi el-Khomeini. Megjithatë, që nga fillimi dua të shpreh qartë se ka disa tema, për të cilat unë si autor i kam shprehur mendimet e mia. Kjo është kryesisht në lidhje me temat, në të cilat muxhtehidët e tanishëm nuk kanë shprehur ndonjë mendim. Megjithatë, ngase të gjitha temat janë shprehur qartë, ndjekësit e muxhtehidëve të tanishëm mund ta përdorin këtë libër, pa u merakosur në do të jenë të lejuara veprimet e tyre ose jo. Shpresoj se ky libër do të ketë një pritje akoma më të mirë se videoja e vitit 1986 dhe i lutem Zotit të Madhëruar të na udhëzojë drejt mendimit më të mirë dhe ta pranojë këtë vepër si një kontribut të vogël në shërbim të Islamit. Vërtet Zoti i dëgjon lutjet e robërve të tij!
  • 3. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 3/104 S. M. Rizvi Richmond B.C. Janar 1990 Hyrje A. Përse ky libër? Autorët zakonisht nuk janë të detyruar ta arsyetojnë temën që e përpunojnë. Nëse janë të mendimit se ajo që shkruajnë do të jetë në dobi të njerëzve në jetën e tyre praktike ose në përpjekjen e tyre intelektuale, autorët nuk ndjejnë nevojë për ta arsyetuar veprën që e shkruajnë. Ky libër i posedon të dy këto aspekte, pra është praktik dhe ka nivel intelektual. Ka shumë njerëz, edhe në mesin e muslimanëve, që mendojnë se seksi është një temë tabu në të gjitha fetë. Andaj do të ishte më e përshtatshme që të fillonim me një pyetje: A lejohet në Islam diskutimi në lidhje moralin seksual? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, njeriu duhet t’i hedhë një vështrim definicionit të fesë nga këndvështrimi islam. Secili që së paku sipërfaqësisht e ka studiuar Islamin, e di shumë mirë se në aspektin islam, feja është “një sistemi i plotë mbi jetën”, i cili e përfshin çdo aspekt të jetës njerëzore, që nga dita kur njeriu krijohet dhe deri në ditën kur vendoset në varr. Islami nuk merret vetëm me zhvillimin shpirtëror të qenieve njerëzore por po kaq, edhe me mirëqenien e tyre materiale dhe fizike. Islami i udhëzon ndjekësit e tij në çështjet financiare e ekonomike, shoqërore e politike dhe gjithashtu edhe në çështjet e sferës morale dhe personale. Në çështjet personale dhe morale, Islami ka udhëzime specifike ushqimore, rregulla higjienike, kode të veshjes dhe rregulla në lidhje me martesën, shkurorëzimin dhe trashëgiminë. Ligjet islame të martesës nuk marrin fund me shprehjen e personave me të cilët njeriu mund të martohet ose jo, por merren edhe me moralin seksuale të tij. Ky moral seksual, siç do ta shohim në kapitujt vijues, është diskutuar shumë hapur dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nga Kur’ani, nga Profeti dhe nga Ehl-i Bejti i tij. Andaj, në mendjen e muslimanëve nuk duhet të shfaqet fare pyetja në është e lejuar sipas Islamit, të flitet hapur në lidhje me
  • 4. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 4/104 moralin seksual. Kaq mund të thuhet në lidhje me lejen e përgjithshme të Islamit në lidhje me diskutimin e moralit seksual. Por ky shpjegim nuk do t’u mjaftonte disa njerëzve, të cilët do të na parashtronin pyetjen e rradhës: “A është e nevojshme të diskutohet në lidhje me seksin?” Ka tre arsye përse duhet të diskutohet morali seksual. Arsyeja e parë ka të bëjë me muslimanët në përgjithësi, ndërkohë që dy arsyet e tjera kanë të bëjnë në veçanti me muslimanët në Perëndim, që janë njëherit edhe grupi për të cilin është i konceptuar ky libër. Si e para, të gjithë muslimanët pajtohen se është një detyrim të ndiqen rregullat e ligjit islam. Dhe siç dihet, këto rregulla nuk janë të kufizuara me namazin, agjërimin, haxh’xhin dhe veprimet e tjera rituale. Ligji islam ka rregulla specifike edhe në lidhje me seksin. Andaj, nëse një musliman ose muslimane dëshiron ta ndjekë Islamin plotësisht, ai ose ajo duhet domosdo ta njohë moralin seksual islam, po aq sa duhet të mësojë si kryhen namazet ditore. Së dyti, nevoja e të mësuarit të moralit seksual islam nga muslimanët që përballen me moralin e ri seksual të Perëndimit, nuk mund të lihet mënjanë. Në kohën tonë, propaganduesit e këtij morali të ri seksual i prezantojnë idetë e tyre në çdo mënyrë të mundur, qoftë nëpërmjet librave, revistave, televizionit ose videove. Muslimanët në Perëndim, në një mënyrë ose një tjetër, u ekspozohen këtyre normave seksuale joislame të Perëndimit. (Në të vërtetë, ky mendim është vetëm një idealizim sepse edhe muslimanët e Lindjes tashmë i ekspozohen kulturës perëndimore). Andaj, është një nevojë absolute që ata t’i dinë këndvështrimet islame mbi seksin dhe të mund të jetojnë një jetë islame. Dhe si e treta, fëmijët në botën perëndimore kanë një qasje në edukimin seksual, i cili është në një nivel të paimagjinueshëm për gjeneratat e kaluara. Andaj, është shumë me rëndësi që prindërit e sotëm të jenë të vetëdijshëm në lidhje me të drejtën dhe të gabuarën në këtë drejtim. Vetëm një prind i edukuar musliman mund ta përballojë këtë problem në mënyrë të duhur dhe me përgjegjësi. Kjo mjafton si një arsyetim i mjaftueshëm për shkrimin e këtij libri. B. Edukimi seksual Arsyeja e tretë e dhënë më sipër nuk nënkupton domosdoshmërisht se jam në pajtim të plotë me mënyrën si trajtohet edukimi seksual në sistemin shkollor të Perëndimit. Nuk kam asnjë problem me idenë themelore se fëmijët duhet të edukohen në lidhje me seksin. Megjithatë, nuk pajtohem me moshën kur duhet të fillojë ky
  • 5. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 5/104 edukim dhe çfarë duhet të jetë përmbajtja e tij. Kjo temë meriton një diskutim më të hollësishëm dhe është përtej spektrit të kësaj vepre. Megjithatë, do të doja t’i shprehja mendimet e mia në lidhje me këto dy çështje: Mosha: Edukimi seksual duhet të fillojë nga mesi i adoleshencës, në kohën kur fëmijët e fitojnë pjekurinë seksuale. Qëllimi i edukimit seksual në këtë nivel, duhet të jetë udhëzimi se ata janë përgjegjës për mënyrën se si i përdorin organet e tyre seksuale. Fëmijëve duhet t’u mësohet gjithashtu si t’i përballojnë tensionet e ndryshme seksuale në jetën e tyre. Megjithatë, kur e shoh nivelin e lartë të abuzimit seksual të fëmijëve në Perëndim, gjë që e pasqyron nivelin e degradimit moral, jam gati të pajtohem me idenë që programet e edukimit seksual të jenë edhe për fëmijët e vegjël, me qëllim të edukimit se si të mbrohen nga abuzimi seksual. Por ky nuk është një edukim seksual në kuptimin e mirëfilltë dhe si pasojë, nuk ka të bëjë aq shumë me diskutimin tonë. Përmbajtja: Në një shoqëri të tillë liberale, theksi i edukimit seksual vihet më shumë mbi parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Gjatë edukimit seksual, nuk bëhet asnjë përpjekje serioze për t’i vetëdijesuar të rinjtë në lidhje me vlerën e nderit dhe abstenimit nga seksi deri në kohën e martesës. Kjo nuk është thjesht ngase shoqëria perëndimore është një shoqëri sekulare dhe liberale, por edhe për shkak të karakterit konsumues të ekonomisë. Kur edukimi seksual do të thotë vetëm parandalimi i shtatzënive të padëshiruara dhe i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, atëherë nxënësit nuk ka ç’të mësojnë tjetër veçse sa me rëndësi është të përdoren pilulat, prezervativët dhe mjetet e tjera kontraceptive. Me fjalë të tjera, një edukim i tillë seksual nuk është tjetër veçse një program promocional për prodhuesit e mjeteve kontraceptive. Germaine Greer, një feministe e shquar, në lidhje me kontraceptivët në botën e tretë, shkruan: “Reformuesit seksualë, të cilët nuk tregojnë kurrfarë respekti për vlerat tradicionale dhe flasin për seksualitetin pa fare interes për ta kuptuar personalitetin njerëzor në tërësi, janë vetëm kryezonjat e bordeleve të kapitalizmit”.(“Sex and destiny”, fq.219) Pajtohem plotësisht me këto ide, jo vetëm në lidhje me shtetet e botës së tretë por edhe në lidhje me edukimin seksual në Perëndim. Arsyeja përse edukuesit seksualë janë nën shtypje të mos flasin për metodat natyrale të kontraceptimit nuk është vetëm ngase këto nuk janë qind përqind të besueshme (sepse në fund të fundit as prezervativët nuk janë qind përqind të besueshëm). Arsyeja e vërtetë duket se është fakti se sikur
  • 6. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 6/104 metodat natyrale (si tërheqja e hershme ose abstenimi nga seksi deri në martesë), të cilat nuk kanë kurrfarë shpenzimi, të bëheshin më të shpeshta në mesin e njerëzve, nuk do të kishte kush t’i blente prezervativët dhe pilulat kundër shtatzënisë. Thënë shkurt, unë pajtohem me nevojën e edukimit seksual për të rinjtë, me kusht që ky edukim të tregojë respekt kundrejt vlerave të tyre fetare e morale dhe t’i qaset çështjes në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo si një mjet në programet promovuese të “bordeleve të kapitalizmit”. Kapitulli i parë Morali seksual perëndimor A është seksi esencialisht i ligë? Një musliman do të habitej përballë kësaj pyetjeje sepse një ide e tillë aq që do t’i kalonte nëpër mendje. Por sa është relevante kjo pyetje për Krishterimin dhe për botën perëndimore, do të shohim në faqet në vijim. Në tetëdhjetë vitet e fundit (përkthyesi: vepra është botuar në vitin 1990) dhe në veçanti pas dy luftërave botërore, morali seksual i Perëndimit ka pësuar një ndryshim të madh, i cili rëndom njihet si “revolucioni seksual”. Mbi rrënojat e moralit në vdekje të Krishterimit, Perëndimi po përpiqet të ndërtojë një moral liberal seksual, i cili njihet shpesh si “morali i ri seksual”. Për ta kuptuar prapavijën shoqërore dhe historike, në të cilën po zvhillohet ky moral i ri, duhet fillimisht ta studiojmë moralin seksual të Kishës së Krishterë. 1. Morali seksual në Krishterim Ndonse Krishterimi pranohet zakonisht si feja që mbështetet në mësimet e Jezu Krishtit, në këtë vepër, fjalën “Krishterim” do ta përdorim në kuptim të mësimeve të Kishës. Besoj se kam arsyetime të mjaftueshme për ta bërë këtë, sepse në Bibël nuk është shënuar ndonjë gjë nga Jezu Krishti në lidhje me martesën dhe seksin, përveç fjalimit që e dënon imoralitetin fizik dhe atë nëpërmjet syrit: “Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën". Por unë po ju them se kushdo që
  • 7. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 7/104 shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet. Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt...” (Mateu 5:27-29) Personi i parë që në Krishterim foli për moralin seksual ishte Shën Pali. Ai thotë: “...mirë është për njeriun të mos prekë grua...”(1 e Korintasve, 7:1) Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Kisha e Krishterë i mëson njerëzit se murgëria është më e mirë se martesa dhe se trupi i njeriut nuk është për dëshirat seksuale por vetëm për Zotin:. “...por trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin.” (1 e Korintasve 6:13) Shën Pali e dinte se murgëri do të thotë ta shtypësh natyrën njerëzore, e cila nuk mund të shtypet. Ai e dinte se sikur të ndalohej krejtësisht martesa, njerëzit do të kryenin marrëdhënie të ndaluara seksuale. Andaj ai thotë: “Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.” (1 e Korintasve 7:2) Por pastaj, që njerëzit të mos e harrojnë shenjtërinë e murgërisë, ai vazhdon: “Dhe këtë unë e them si leje, jo si urdhërim sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu. Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë. Por në qoftë se s`kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.” (1 e Korintasve 7:6-9)
  • 8. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 8/104 Pra, kur martesa të krahasohet me kurvërinë, është më e vogla prej dy të ligave. Pali vazhdon më tej duke thënë se martesa është “ngushticë” (përkthyesi: siç është përkthyer nga Shoqëria Biblike Shqiptare): ...mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është, për shkak të ngushticës së tanishme. Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua. Por, edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton; edhe nëse një virgjëreshë martohet, nuk mëkaton; por këta do të kenë shtrëngim në mish; dhe unë dëshiroj t`ju kursej juve…(1 e Korintasve 7:25-28) Sipas Biblës, martesa dhe kënaqësia e Zotit janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Shën Pali thotë: “Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t`i pëlqejë Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t`i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t`i pëlqejë burrit. Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t`ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t`i kushtoheni Zotit pa u shkëputur...(1 e Korintasve 7:32-35) Ai e përfundon pozitën e Krishterimit si vijon: “Prandaj ai që marton bën mirë, ai që nuk e marton bën edhe më mirë” (1 e Korintasve 7:38) Qëndrimi i krishter mbi martesën, në formën e tij origjinale, mund të përmblidhet si vijon: - murgëria është e mirë dhe duhet të praktikohet - që të qëndrohet larg kurvërisë, martesa është e lejuar por ajo është një vepër e papëlqyeshme dhe njeriu duhet të përpiqet t’i qëndrojë larg - martesa e pengon shpëtimin e njeriut dhe bie ndesh me kënaqësinë e Zotit Tre shekuj pas Palit, në botën e krishterë u shfaq një teolog tjetër: Shën Augustini. Njësoj si pararendësi i tij, edhe ai besonte se seksi ishte një kërcënim për zhvillimin shpirtëror: “Nuk di gjë tjetër që më shumë e zbrit mendjen e njeriut nga lartësitë, sesa ledhatimet e një gruaje dhe bashkimi i trupave, pa të cilin njeriu nuk mund të ketë grua...(Shkrimet themelore të Shën Augustinit, fq.455)
  • 9. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 9/104 Ai shkoi akoma më larg se Pali dhe tha se seksi ishte i ndërlidhur me ndjenjën e fajit. Ai e pranonte faktin se seksi ishte i nevojshëm për shumimin e njeriut, por thoshte se vetë akti seksual ishte i ngjyrosur me faj, për shkak të mëkatit të Adamit dhe Evës. Nëpërmjet mëkatit fillestar të Adamit dhe Evës, sipas tij, marrëdhënia seksuale ishte kthyer nga një gjë e pafajshme në një veprim të turpshëm, i cili ishte trashëguar nga gjenerata në gjeneratë. Në veprën e tij “Qyteti i Zotit”, Shën Augustini thotë: “Krimi i njeriut (dmth. mëkati i Adamit dhe Evës) nuk e zhvleftësoi bekimin e pjellshmërisë që i ishte falur njeriut para se të mëkatonte. Ky veprim vetëm sa e ndoti këtë bekim me sëmundjen e epshit. (Qyteti i Zotit, fq.21) Për të përmbledhur, ai thoshte se: - seksi është një gjë e turpshme për shkak të mëkatit fillestar të Adamit dhe Evës - ndershmëria dhe murgëria janë më të vlefshme moralisht se martesa - murgëria është një parakusht për priftërinjtë dhe murgeshat 2. Periudha viktoriane S’ka dyshim se analiza e moralit seksual të Krishterimit është jetike për ta kuptuar revolucionin seksual të këtij shekulli. Por për ta kuptuar plotësisht prapavijën historike, në të cilën u zhvillua ky “moral i ri seksual”, duhen parë veprat e periudhës viktoriane. “Ndërkohë që të krishterët e epokës para-viktoriane ishin të kënaqur me kufizimin e seksit brenda martesës, ata të epokës viktoriane kërkonin mënyra për ta nënshtruar seksin dhe për ta kthyer drejt qëllimeve më të lartësuara. Për njeriun viktorian, një njeri i moralshëm abstenonte nga seksi jashtë martesës dhe ishte shumë selektiv dhe i kujdesshëm në shprehjen e seksualitetit brenda martesës së tij. Një grua e ndershme viktoriane duhej t’i duronte këto përvoja të vështira dhe nuk mund të kundërvihej. Kënaqësia nuk ishte një qëllim i përshtatshëm për seksin dhe kjo vlente veçanërisht në rastin e gruas.” (Themelet e seksualitetit njerëzor”, fq.483)
  • 10. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 10/104 Morali seksual perëndimor në shekullin e nëntëmbëdhjetë mund të përmblidhet si vijon: - në krahasim me murgërinë, seksi është një degradim moral - pasioni seksual brenda qenies njerëzore është një rezultat i mëkatit fillestar dhe si pasojë, seksi për kënaqësi është i ndaluar. - seksi pa kënaqësi lejohet vetëm për hir të shumimit. Në agimet e shekullit të njëzetë, mendimi mbizotërues ishte se seksi është esencialisht i ligë dhe se martesa është e pranueshme vetëm si më pak e liga nga dy të ligat që ishin kurvëria (imoralitetit) dhe martesa. 3. Revolucioni seksual Ajo që shprehëm më sipër ishte përshkrimi i shkurtër i prapavijës historike dhe shoqërore të Perëndimit të krishter, kundër të cilit do të lindte “morali i ri seksual”. Kisha bëri një gabim shumë serioz kur u përpoq ta shtypte prirjen më natyrore brenda njeriut, e cila është edhe mjeti i vetë vazhdimësisë së tij. Është shumë e qartë se prirjet natyrore nuk mund të shtypen. Allame Rizvi shkruan: “Sikur feja t’i mbyllë sytë përballë hollësive të koklavitura të problemeve familjare, ndjekësit e saj, herët a vonë do të revoltohen kundër fesë, duke i shkatërruar të gjithë principet fetare në këtë revoltë të tyre...Krishterimi i shpërfilli kërkesat e natyrës njerëzore, duke e promovuar idenë e murgërisë. Shumë njerëz të virtytshëm u përpoqën ta jetësonin këtë ideal në jetët e tyre dhe shumë murgjër e murgesha u ngujuan në manastire. Për një kohë, ky sistem funksionoi mirë. Por pastaj natyra e filloi hakmarrjen e saj dhe murgjërit e priftërinjtë filluan ta konsideronin veten përfaqësues të Krishtit, ndërkohë që murgeshat filluan të ishin “nuset e Krishtit”. Kështu, me një ndërgjegje shumë të pastër, manastiret u kthyen në qendra të lirive seksuale.” (Jeta familjare në Islam, fq.8) Duke e komentuar qëndrimin e klerit të krishter, Russell shkruan: “Vetëm nga fundi i shekullit të trembëdhjetë, murgëria filloi të ishte e detyrueshme për klerikët.
  • 11. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 11/104 Kuptohet, klerikët vazhdonin të kishin marrëdhënie jolegjitime me gratë...”(Martesa dhe morali, fq.64). Papa Gjoni XII u akuzua për imoralitetit (kurvëri) dhe për incest. I zgjedhuri i Shën Augustinit për kryepeshkop në Canterburry në vitin 1171, u zbulua se kishte shtatëmbëdhjetë fëmijë jolegjitimë në një fshat të vetëm. Henri i Tretë, Kryepeshkop në Leige, u largua nga detyra në vitin 1274 për shkak se kishte gjashtëdhjetë e pesë fëmijë jolegjitimë. Autorët e Mesjetës kanë shkruar shumë tregime për manastiret që ishin si shtëpi publike, për numrin e madh të foshnjave të vrara që varroseshin brenda mureve të manastirit dhe për incestin që do ta detyronte Kishën të shpallte se priftërinjve nuk duhet t’u lejohej të jetonin me nënat dhe me motrat e tyre. (“Historia e moralit evropian”, vëll.2, fq.350-351) Vetëm ky mund të ishte fundi i një morali seksual jonatyror. Ata që nuk arritën t’i shtypnin prirjet e tyre natyrore, kryenin fshehurazi vepra imorale. Të tjerët, si Martin Lutheri, u revoltuan kundër Kishës dhe e nisën lëvizjen e Reformacionit, e cila hoqi dorë nga murgëria. Dhe kur Kisha e Krishterë e humbi ndikimin e saj në çështjet shoqërore të Perëndimit dhe kur u nda nga shteti, edhe njeriu më i rëndomtë u revoltua. Kjo revoltë fitoi fuqi pas dy luftërave botërore dhe Perëndimi i krishter e filloi revolucionin seksual si një reagim kundër shtypjes së seksualitetit në të kaluarën. Një lëvizje reformuese e çon shoqërinë nga një pikë ekstreme drejt një pike mesatare, ndërkohë që një revolucion, e lëviz nga një ekstrem në tjetrin. Allame Rizviu thotë: “Natyra mund të krahasohet me një amortizues prej çeliku, i cili kur të shtypet deri në fund, kërcen prapa duke reaguar me forcë të barabartë. Kur u hakmorr kundër të krishterëve, ai (revolucioni seksual) i ktheu shoqëritë e krishtera në shoqëritë më të lira, libertine dhe më të padisiplinuarat që ka parë bota.” (Jeta familjare në Islam, fq.8-9) Pra, ky moral i ri seksual që u paraqit në Perëndim, shkoi drejt një ekstremi tjetër. Nga ekstremi i shtypjes së dëshirave natyrore të njeriut, disa propagandues të këtij morali të ri shkuan deri aq larg sa ta përhapin idenë e një lirie të pakufizuar seksuale, si ajo e botës shtazarake. Ata i përhapën idetë e “seksit për argëtim” ose “seksit për hir të seksit” dhe “seksit të lirë”, të cilat më në fund do ta shkatërronin konceptin e familjes që është qeliza e shoqërisë njerëzore. Në fund të viteve të tetëdhjeta, mund të thuhet se ky “amortizues” i natyrës po kthehet në pozitën e vjetër të tij. Katchandourian dhe Lunde, në vitin 1980 shkruanin:
  • 12. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 12/104 “Moraliteti i seksit për argëtim ose i seksit për hir të seksit kurrë nuk ia tërhoqi vëmendjen shumicës së rinisë. Idealet romantike të martesës, besnikërisë dhe të jetës stabile shtëpiake për të rritur fëmijë, vazhdonin të ishin të gjalla dhe shumë me ndikim në jetën amerikane. Tani po rritet një sintezë e re vlerash. Shumë nga ndryshimet në sjelljet seksuale të viteve të gjashtëdhjeta janë ruajtur por besimet radikale të asaj epoke janë konsideruar të papranueshme nga shumica e njerëzve. Shumë individë janë gati ta miratojnë përvojën paramartesore seksuale, por duke qenë të sigurt se askush nuk lëndohet. Shumë kanë kuptuar se “seksi për hir të seksit” nuk ishte aq i mrekullueshëm sa ç’dukej kur u bë i famshëm së pari. Shumica kanë parë aq shumë njerëz të lënduar nga seksi i papërgjegjshëm, sa kanë filluar të kërkojnë një moral të ri të seksit të përgjegjshëm.” (Themelet e seksualitet njerëzor, fq.420) Për të përmbledhur, mund të themi fillimisht se Perëndimi ka rrugëtuar nga një ekstrem (i shtypjes së seksualitetit nga Kisha) drejt një ekstremi tjetër (të seksit të lirë ose “seksit për hir të seksit” siç propagandohet nga morali liberal seksual). Së dyti, Perëndimi ka kuptuar se seksi i lirë ose seksi për hir të argëtimit nuk është një gjë e pranueshme për ndjenjat njerëzore. Dhe së fundmi, pas lëvizjes nga një ekstrem në tjetrin, Perëndimi po kërkon një “moral të ri të seksit të përgjegjshëm”. Për mendimin tim, ky moral i ri i seksit të përgjegjshëm është pikërisht morali i baraspeshuar seksual i Islamit, të cilin do ta shpjegojmë në vijim. *** Arsyeja përse e diskutova prapavijën fetare dhe shoqërore, në të cilën u zhvillua revolucioni seksual, është që t’ua bëj më dije muslimanëve në Lindje dhe në Perëndim se ky revolucion nuk ishte një rezultat i vetë shkencës dhe teknologjisë (ndonse disa teknologji të reja si kontraceptivët e kanë lehtësuar këtë), por një reagim kundër moralit shtypës seksual të Kishës së Krishterë. Shpresoj se kjo ka për ta thyer edhe atë mit në mesin e aziatikëve dhe afrikanëve, në veçanti tek elita e tyre, se çdo sjellje dhe normë e Perëndimit është e mbështetur në ndonjë arsyetim shkencor. Kapitulli i dytë
  • 13. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 13/104 Themeli i moralit seksual në Islam 1. Definimi i këndvështrimit islam Morali seksual islam është fundamentalisht i ndryshëm nga ai i Kishës së Krishterë. Kjo vjen falë karakterit gjithëpërfshirës të ligjit islam. Bertrand Russell thotë: “Prijësit e mëdhenj fetarë, me përjashtim të Muhammedit dhe Konfuçit (aq sa mund të konsiderohet ai një prijës fetar), kanë qenë kryesisht indiferentë ndaj ideve sociale dhe politike, duke u përqëndruar më shumë në përsosjen e shpirtit nëpërmjet meditimit, disiplinës dhe vetëmohimit.” (Martesa dhe morali, fq.175-176) Po! Islami nuk ka qenë kurrë indiferent ndaj problemeve shoqërore. Edhe morali seksual i Islamit është fundamentalisht i ndryshëm nga morali i ri seksual, në kuptimin që nuk e pranon konceptin e seksit të lirë. Islami ka për qëllim t’i mësojë ndjekësit e tij që të mos i shtypin prirjet e tyre seksuale, por t’i përmbushin me përgjegjësi. Islami i njeh nevojat seksuale të qenieve njerëzore dhe beson se instinktet natyrore duhet të kultivohen dhe jo të shtypen. Islami thotë se pjesa biologjike e trupit tonë ka një funksion dhe nuk është e krijuar së koti. Në Islam nuk mund të gjendet as edhe një tekst i vetëm, i cili seksin do ta barazonte me të ligën esenciale ose me mëkatin. Gjithçka që ka thënë Kur’ani, Muhammedi dhe Ehl-i Bejti i tij në këtë drejtim, bie ndesh me këtë ide. Ajo që theksojnë Kur’ani dhe Tradita autentike e Profetit, e të cilën edhe unë personalisht e përkrah, do të diskutohet në disa pjesë. Fillimisht do të flasim për vlerën e lartë që Islami ia ka dhënë martesës si një vepër e mirë dhe jo si e liga më e vogël nga dy të ligat. Islami e ka kundërshtuar ashpër murgërinë dhe beson se martesa nuk është një pengesë në rrugëtimin shpirtëror por përkundrazi, një ndihmë në këtë drejtim. Martesa si një veprim i pëlqyeshëm
  • 14. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 14/104 Është me rëndësi të kuptohet se në tekstet islame, ideja e martesës nuk është e kufizuar në ndonjë marrëdhënie platonike ndërmjet burrit dhe gruas dhe nuk është kufizuar vetëm në qëllimin e shumimit. Termi ligjor për martesën islame është “nikah”, që në përkthim të drejpërdrejtë, do të thotë marrëdhënie seksuale. Martesa konsiderohet një veprim shumë i këshillueshëm. Zoti thotë: “Martojini të pamartuarit në mesin tuaj...Nëse janë të varfër, Zoti ka për t’i pasuruar me bekimin e Tij.” (Kur’an 24:32) Vargu i parë në këtë rast fillon me fjalën “ankihu” (martojini!), që është forma urdhërore e fjalës “nikah”. Sipas principeve të jurispudencës islame, çdo fjalë e Zotit që vjen në formën urdhërore, mund të ketë dy kuptime: ose është një detyrim për besimtarët, ose një veprim shumë i këshillueshëm. Andaj shohim se në Islam, murgëria nuk konsiderohet fare virtyt. Duke u mbështetur në këtë varg, shohim se Profeti thotë: “Kushdo që nuk martohet duke e patur frikë varfërinë, ka një mendim të gabuar për Zotin.” (Vesail’ush-Shia, vëll.14, fq.24) Në një varg tjetër të Kur’anit, Zoti thotë: Atëherë martohuni me gratë që ju duken të mira, me dy, tre ose katër. Por nëse keni frikë se nuk do ta ruani drejtësinë ndërmjet tyre, atëherë martohuni vetëm me një!”(Kur’an 4:3) Seksi është këshilluar hapur nga Kur’ani:
  • 15. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 15/104 Kur ato (gratë) të jenë pastruar (pas menstruacionit), ju hyni në to siç ka urdhëruar Zoti...(Kur’an 2:222) Shprehja “ju ka urdhëruar Zoti” nuk nënkupton ndonjë urdhër ligjor. Pra nuk do të thotë se sapo gruaja ta ketë përfunduar menstruacionin e saj, burri duhet menjëherë të hyjë në marrëdhënie seksuale me të. Ky urdhër është një urdhër “ontologjik” (i lidhur me krijimin) dhe i referohet prirjes seksuale që Zoti e ka vendosur në natyrën tonë. Dhe nëse prirja seksuale konsiderohet një urdhër “ontologjik” i Zotit, kush mund të guxojë ta ndërlidhë me mëkatin dhe me të ligën? Më tej, martesa dhe seksi janë nga shenjat e fuqisë dhe bekimit të Zotit. Kur’ani thotë: Dhe në mesin e shenjave të Tija është që ka krijuar për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që të mund të jetoni në paqe me to. Dhe Ai ka krijuar ndërmjet juve dashuri dhe mëshirë. Vërtet në këtë ka shenja për ata që mendojnë...(Kur’an 30:21) Nga këto vargje të Kur’anit mund të kuptojmë se sipas Islamit: - martesa është një shenjë e fuqisë dhe e bekimit të Zotit - martesa është një veprim shumë i këshillueshëm, i cili nuk duhet të mos kryhet duke u arsyetuar me varfërinë - prirja seksuale është një urdhër ontologjik që Zoti e vendosi në natyrën njerëzore. Pasi ta ketë statusin e urdhrit ontologjik të Zotit, nuk mund të ketë hapësirë për ta ndërlidhur me fajin, me mëkatin ose me të ligën. ***
  • 16. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 16/104 Edhe Profeti dhe Imamët e Ehl-i Bejtit i kanë stimular ndjekësit e tyre të martohen dhe t’i përmbushin nevojat e tyre seksuale në mënyrë të lejuar. Kjo mund të shihet nga hadithet në vijim: I Dërguari i Zotit përcillet se ka thënë: “O ju të rinj! Ju këshilloj të martoheni...(Vesail, vëll.14, fq.25). Imam Aliu ka thënë: “Martohuni sepse martesa është një traditë e Profetit (sunnet)! Profeti ka thënë: kushdo që dëshiron ta ndjekë traditën time, le ta dijë se martesa është një traditë e imja.” (Vesail, vëll.14, fq.3-4) Imam Rizai ka thënë: “Tre gjëra janë nga tradita e profetëve: përdorimi i parfumit, qethja e qimeve të tepërta dhe të vizituarit e shpeshtë të bashkëshorteve.”(Vesail, vëll.14, fq.4) Po kështu, Is’hak ibn Ammari përcjell se Imam Xhaferi ka thënë: “T’i duash gratë është një traditë e profetëve.” (Vesail, vëll.14, faq.9) Profeti ka thënë:
  • 17. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 17/104 “Namazi është bërë dritë e syve të mi dhe gratë kënaqësia ime.” (Vesail, vëll.14, fq.10). Kini kujdes se me ç’lehtësi lëviz Profeti nga namazi drejt kënaqësisë që ndjen nga gratë. Ai ka thënë gjithashtu: “Asnjë musliman s’ka përfituar ndonjë dobi më të madhe pas Islamit, se një grua muslimane që i jep kënaqësi kurdo që ta vështrojë...(Vesail, vëll.14, fq.23) Imam Muhammed el-Bakir përcjell se Profeti ka thënë: “Zoti thotë: kur dua që një muslimani t’ia fal të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, i jap atij një zemër të nënshtruar para Meje, një gjuhë që më lëvdon Mua, një trup që mund t’i durojë të ligat e kësaj bote dhe një grua besimtare që është burim i kënaqësisë së tij, kurdo që ta vështrojë dhe që e mbron vetveten dhe pronën e të shoqit kur ai të jetë larg.” (Vesail, vëll.14, fq.23) Kini kujdes se sa lehtësisht Zoti e ka kombinuar lëvdimin e Tij me kënaqësinë që burri ndjen nga e shoqja! Xhemil bin Darraxhi përcjell se Imam Xhaferi ka thënë: “Njeriu, në këtë botë e në tjetrën, nuk është kënaqur më shumë me asgjë sesa me dëshirën për gratë. Zoti thotë: Dëshira për gratë është bërë t’u duket bukur njerëzve(Kur’an 3:14). Njerëzit e parajsës nuk kënaqen në Parajsë me asgjë tjetër më të dëshirueshme se marrëdhënia seksuale, qoftë kjo gjë ushqim ose pije.” (Vesail, vëll.14, fq.10) Murgëria është e ndaluar Këndvështrimi islam në lidhje me mirësitë e kësaj bote nuk është negativ. Përkundrazi, Islami thotë se këto gjëra duhet të konsiderohen si bekime të Zotit. Osman bin Mazuni ishte njëri nga shokët e afërt të Profetit. Një ditë, gruaja e tij erdhi tek Profeti dhe u ankua se Osmani agjëronte gjatë ditës dhe falte namaz gjatë gjithë natës. Ajo që dëshironte të thoshte gruaja ishte se burri i saj qëndronte larg marrëdhënie seksuale edhe gjatë natës edhe gjatë ditës. Profeti u zemërua aq shumë me këtë gjë sa u ngrit dhe doli nga shtëpia pa i veshur sandalet që kishte. I mori sandalet në dorë dhe ashtu doli nga dera, për të shkuar në shtëpinë e Osmanit. Kur arriti, Osmanin e gjeti duke falur namaz. Kur Osmani e përfundoi namazin e tij dhe u kthye drejt Profetit, ai i tha:
  • 18. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 18/104 “O Osman! Zoti nuk më dërgoi mua për murgëri. Ai më dërgoi me një ligj të thjeshtë dhe të drejtë. Unë agjëroj, fal namaz dhe kam marrëdhënie me gratë. Kushdo që e pëlqen traditën time, duhet ta ndjekë atë. Edhe martesa është një traditë e imja (sunnet).” (Vesail, vëll.14, fq.10) Ngase Osmani ishte tashmë i martuar, fjala “martesë” në këtë hadith nuk nënkupton tjetër veçse marrëdhënien seksuale. Në një rast tjetër, tri gra erdhën tek Profeti dhe u ankuan se burrat e tyre abstenonin nga ushqimi, nga parfumet dhe nga marrëdhëniet intime me gratë e tyre. Profeti erdhi me të shpejtë në xhami, u ngjit në foltore dhe tha: “Ç’po ndodh me disa nga ndjekësit e mi që nuk po hanë mish, nuk përdorin parfume dhe nuk bashkohen me gratë e tyre, kur e shohin se unë ha mish, përdor parfume dhe bashkohem me gratë e mia. Ai që nuk e pëlqen traditën time, nuk është prej meje.”(Vesail, vëll.14, fq.4) Ibn Ebu Umajri përcjell se Sikkin en-Nakha’iu u ishte kushtuar namazeve dhe qëndronte largë nga gratë dhe nga ushqimet e shijshme. Më pas, ai i shkroi Imam Xhaferit për t’i arsyetuar veprimet e tija. Imami iu përgjigj: “Në lidhje me atë që thua për qëndrimin larg grave, besoj se e di sa gra ka patur vetë Profeti.” (Vesail, vëll.14, fq.4) Është e qartë në këtë rast se Imami e qorton atë qëndim të të qenit “më katolik se papa”. Imam Aliu përcjell se disa shokë të Profetit ishin betuar të qëndronin larg marrëdhënieve seksuale me gratë e tyre, të mos hanin gjatë ditës dhe të mos flinin gjatë netëve. Umm Seleme, njëra nga gratë e Profetit, e lajmëroi Profetin në lidhje me këtë grup dhe ai tha: “A qëndroni larg grave ndonse unë shkoj pranë grave të mia? Unë ha gjatë ditës dhe bëj gjumë gjatë natës. Kushdo që nuk e pëlqen traditën time, nuk është prej meje.” Pas këtij fjalimi, Zoti e shpalli
  • 19. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 19/104 vargun vijues: O ju që besuat! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira që Zoti jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin sepse Zoti nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Andaj hani nga gjërat e mira dhe të lejuara, të cilat Zoti jua ka falur dhe kinie droje Zotin që e besoni! (Kur’an 5:87-88) Lexojeni këtë varg me kujdes dhe shihni se fillimisht e numëron seksin, ushqimin dhe gjumin ndërmjet “gjërave të mira që Zoti jua ka lejuar” dhe së dyti, murgëria konsiderohet si një “tejkalim i kufijve të Zotit”. Pas shpalljes së këtij vargu, ata shokë të Profetit erdhën pranë tij dhe u arsyetuan se ishin betuar për t’u sjellur në atë mënyrë dhe se nuk mundeshin tani ta thyenin besën e tyre. Pas kësaj, Zoti e shpalli vargun vijues: “Zoti nuk ka për t’ju kërkuar llogari për betime të kota...” (Kur’an 5:84) Këtu vlen të shihet se premtimi për murgëri ose abstenim nga gjërat e mira që Zoti i ka lejuar, konsiderohet nga Islami një “betim i kotë”. (Vesail, vëll.14, fq.8-9) Qortimi dhe kritika ndaj murgërisë nuk është e kufizuar vetëm tek meshkujt. Edhe femrat janë këshilluar të mos mbesin të pamartuara. Imam Xhaferi thotë: “Profeti ua ka ndaluar grave të bëhen askete dhe të qëndrojnë larg nga bashkëshortët.” (Vesail, vëll.14, fq.117) Abdu’s-Samed ibn Bashiri përcjell se një grua erdhi tek Imam Xhaferi dhe i tha: “Zoti të mëshiroftë! Unë jam askete.” Imami i tha: “Çdo të thotë për ty asketizmi?” Gruaja u përgjigj: “Do të thotë se unë kurrë s’do të martohem.” “Përse?”, e pyeti Imami. “Sepse dua që nëpërmjet asketizmit t’i fitoj bekimet e Zotit”, u përgjigj gruaja.
  • 20. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 20/104 Imami tha: “Largohu! Sikur asketizmi të ishte një mjet për t’i fituar bekimet e Zotit, atëherë Fatimeja do të ishte më e denjë se ti për këtë gjë, sepse askush nuk mund të fitojë më shumë bekime në sytë e Zotit se ajo.” (Vesail, vëll.14, fq.117-118) Një ndodhi e ngjashme përcillet edhe në lidhje me Imam Riza-në. Përveç kësaj, Profeti thotë: “Më të ultit në mesin e të vdekurve tuaj janë të pamartuarit.” (Vesail, vëll.14, fq.7) Imam Xhaferi përcjell se një njeri erdhi tek babai i tij (Imam Muhammed Bakiri) dhe ai e pyeti: “A ke një grua?” Kur njeriu u përgjigj negativisht, Imami i tha: “Nuk do të doja ta kisha gjithë botën me pasuritë e saja, ndërkohë që fle natën pa një grua.” (Vesail, vëll.14, fq.7) Martesa si një përkrahje në përshpirtshmëri Përkundër Krishterimit, në Islam martesa dhe seksi nuk bien ndesh ma dashurinë ndaj Zotit dhe me adhurimin e Tij. Në vend që të konsiderohet një pengesë, martesa është konsideruar nga Islami një përparësi në arritjen e përsosmërisë shpirtërore. Profeti ka thënë: “Ai që martohet e ka të mbrojtur gjysmën e besimit të tij. Andaj le t’i druhet Zotit për gjysmën tjetër.” (Vesail, vëll.14, fq.5) Një njeri që arrin t’i përmbushë në mënyrë të lejuar nevojat e tija seksuale, është më pak i shpërqëndruar në rrugëtimin e tij shpirtëror. Dashuria për bashkëshorten dhe besimi janë të ndërlidhura. Në një hadith, Umar bin Zejdi përcjell se Imam Xhaferi ka thënë:
  • 21. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 21/104 “Nuk mendoj se besimi i një njeriu mund të rritet, derisa nuk rritet dashuria e tij ndaj grave.” (Vesail, vëll.14, fq.9) Nga po i njejti Imam përcillet thënia në vijim: “Kurdoherë që rritet dashuria e një personi ndaj grave, edhe besimi i tij rritet në cilësi.”(Vesail, vëll.14, fq.11) Përveç kësaj, ai ka thënë: “Kur ndokujt i rritet dashuria ndaj neve, edhe dashuria ndaj grave i rritet.” (Vesail, vëll.14, fq.11) Përcillet madje se martesa e rrit vlerën e namazit. Profeti ka thënë: “Dy reqate të falura nga një njeri i martuar, janë më mirë se agjërimi dhe namazet vullnetare natën të një njeriu të pamartuar. (Vesail, vëll.14, fq.7) Ibn Fudajli përcjell nga Imam Xhaferi se “dy reqate të një njeriu të martuar janë më të mira se shtatëdhjetë reqate nga një njeri i pamartuar.” (Vesail, vëll.14, fq.6) Profeti ka thënë: “Nëse dikush dëshiron ta takojë Zotin si i pastër, atëherë le të dalë në prani të Tij me një bashkëshorte!” (Vesail, vëll.14, fq.25) Përcillet se një grua erdhi në shtëpinë e Profetit dhe parfumi i saj i fuqishëm e mbushi shtëpinë. Kur Profeti pyeti në lidhje me vizitoren, gruaja tha se kishte bërë ç’mos për ta tërhequr burrin e saj por asgjë nuk kishte patur ndikim, sepse i shoqi nuk largohej nga adhurimi që të mund t’i kushtonte vëmendje asaj. Me ta dëgjuar këtë, Profeti i tha gruas që t’ia përcillte të shoqit shpërblimin e marrëdhënies seksuale, të cilën e përshkruajti si vijon: “Kur burri i afrohet të shoqes, ai mbrohet nga dy ëngjëj dhe është si një luftëtar që lufton në rrugë të Zotit. Kur hyn në marrëdhënie me të, mëkatet e tija bien si gjethet e një peme në vjeshtë. Kur (pas marrëdhënies) e pastron trupin, pastrohet edhe nga mëkatet.” (Vesail’ush-shia, vëll.14, fq.74)
  • 22. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 22/104 *** Këtu citate nga Kur’ani dhe nga thëniet e Profetit e të Imamëve të Ehl-i Bejtit tregojnë se këndvështrimi islam mbi seksin dhe martesën është në harmoni të plotë me natyrën njerëzore. Lehtësisht mund të arrihet në përfundimin se në moralin seksual të Islamit: - martesa dhe seksi vlerësohen shumë dhe nuk konsiderohen aspak si të liga, faj ose mëkat - murgëria dhe qëndrimi larg martesës është i papranueshëm - martesa konsiderohet një faktor ndihmues në arritjen e përsosmërisë shpirtërore dhe i pengon muslimanët nga përfshirja në mëkate, duke e shtuar kështu vlerën e adhurimeve të tyre. Këto mësime e eliminojnë nevojën e një revolucioni seksual në shoqëritë muslimane. Ngase nuk ka ekzistuar kurrë shtypja seksuale, pyetja e një revolucioni seksual nuk shfaqet fare. 2. Mbrotja e këndvështrimit islam Ka shumë autorë jomuslimanë, në veçanti që u përkasin ideologjive liberale dhe feministe, të cilët e kanë sulmuar këndvështrimin islam mbi seksualitetin e gruas. Kritika e tyre mbështetet kryesisht mbi disa ide të keqkuptuara në lidhje me moralin seksual të Islamit Në thelb ekzistojnë dy probleme tek autorët e tillë. Ata ose e studiojnë Islamin duke u mbështetur në teoritë dhe modelet shoqërore të Perëndimit, ose nuk janë të pajisur mjaftueshëm për t’i studiuar si duhet burimet origjinale islame. Autorët e tillë mbështeten zakonisht në veprat e orientalistëve dhe të rrugëtuesve evropianë të shekujve të kaluar. Në disa raste, edhe libra si “Njëmijë e një net” ose “Kopshti erëmirë” janë përdorur për ta shpjeguar këndvështrimin islam mbi seksualitetin e gruas!!! E shumta që mund të bëjnë këto libra është që ta pasqyrojnë këndvështrimin arab mbi seksualitetin femëror dhe jo këndvështrimin e Islamit për këtë gjë. Andaj, shkrimet e tilla nuk meritojnë as të përgjënjështrohen.
  • 23. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 23/104 Për diskutimin tonë, unë e kam zgjedhur veprën e një feministeje arabe të quajtur Fatima Mernissi. Arsyeja përse kam vendosur të bëj një komentim të veprës së saj është fakti se ajo është një autore arabe, e cila ka patur një qasje të lehtë në literaturën islame dhe në hadithe, e në veçanti në veprën “Ihja el-ulum el-din” të dijetarit të famshëm sunnit Imam Ebu Hamid el-Ghazaliut (vdekur 1111). Për më tepër, libri i Mernissi-t është përkthyer në shumë gjuhë evropiane dhe aziatike dhe ka fituar famë si një “vështrim nga brenda” mbi seksualitetin e femrës në Islam. Qëndrimet e Mernissi-t Libri i autores Fatima Mernissi, i cili e mban titullin “Përtej mbulesës” (Beyond the veil) dhe nëntitullin “Dinamika mashkull-femër në shoqërinë moderne muslimane”, është një studim i marrëdhënieve ndërmjet mashkullit dhe femrës në shoqërinë e sotme marokene. Duhet patur parasysh se qëndrimi i muslimanëve në Maroko nuk është domosdoshmërisht një pasqyrim i Islamit. Megjithatë, Mernissi e ka diskutuar në veprën e saj edhe moralin seksual islam nën kapitullin “Koncepti musliman i seksualitetit aktiv femëror”. Pjesa kryesore e diskutimit të saj përqëndrohet në krahasimin ndërmjet ideve të Freud-it dhe të Ghazaliut në lidhje me seksualitetin femëror. Përfundimet e saja, Mernissi i përmbledh si vijon: “Është ironike se teoritë islame dhe ato evropiane arrijnë në përfundimin e njejtë. Për Ghazaliun, femrat janë shkatërrimtare për rendin shoqërore ngase janë aktive, ndërsa për Freud-in, ngase nuk janë të tilla.” Më tej, ajo vijon duke e përshkruar Perëndimin e krishter dhe qëndrimin pozitiv të Islamit kundrejt seksualitetit në përgjithësi. Ajo shkruan: “Rende të ndryshme shoqërore, i kanë integruar në mënyra të ndryshme tensionet ndërmjet fesë dhe seksualitetit. Në përvojën e krishterë perëndimore, vetë seksualiteti sulmohet, degradohet si diçka shtazarake dhe dënohet si një fenomen që bie ndesh me civilizimin. Individi copëtohet ndërmjet dy
  • 24. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 24/104 karaktereve kundërthënëse: shpirti dhe mishi (trupi), egoja dhe id-i. Triumfi i civilizimit nënkuptonte triumfin e shpirtit mbi trupin, e egos mbi id-in, e të kontrolluarës mbi të pakontrolluarën, e shpirtit mbi seksin. Islami pati një qëndrim thelbësisht të ndryshëm. Ajo që sulmohet dhe përçmohet nuk është seksualiteti por gruaja, si mishërimi i shkatërrimit dhe si simboli i parregullësisë. Gruaja është “fitna”, epitomi i të pakontrollueshmes, një përfaqësuese e gjallë e rreziqeve të seksualitetit dhe potenciali i pakontrolluar shkatërrues i tij... Por seksualiteti nuk është një rrezik në vete. Përkundrazi, ai ka tre funksione pozitive shumë jetike.” (Përtej mbulesës, fq.44) Pas përshkrimit të anëve pozitive të moralit seksual të Islamit, Mernissi e sulmon konceptin e seksualitetit femëror në Islam, të tillë siç e kupton ajo nga shkrimet e Ghazaliut: “Sipas Ghazaliut, dhurata më e vlefshme që Zoti ia ka falur njeriut është arsyeja dhe mënyra më e mirë për ta shfrytëzuar atë është dituria...Por që të mund t’ia përkushtojë energjitë e tija diturisë, njeriu duhet t’i zvogëlojë tensionet brenda dhe jashtë trupit të tij, t’i parandalojë elementet e jashtme penguese dhe të qëndrojë larg kënaqësive të kësaj bote. Gratë janë një shpërqëndrim i rrezikshëm, i cili duhet të përdoret për funksionin specifik të sigurimit të vazhdimësisë së shoqërisë muslimane dhe atë të përmbushjes së instinkteve seksuale. Por gruaja nuk duhet të jetë assesi objekti i ndonjë investimi emocional ose pika e përqëndrimit të vëmendjes, sepse vetëm tek Zoti duhet të përqëndrohet vëmendja e një njeriu, edhe atë në formë të kërkimit të diturisë, meditimit dhe adhurimit.” (Përtej mbulesës, fq.45) Përfundimet, të cilat kjo feministe e zëshme arabe i përshkruan si qëndrime të Islamit, mund të përmblidhen si vijon: - gratë konsideron seksualisht aktive në Islam dhe si pasojë - janë një rrezik për rendin shoqëror - nuk duhet të ketë ndonjë investim emocional tek gratë, gjegjësisht burri nuk ka përse të ndjejë dashuri ndaj
  • 25. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 25/104 gruas së tij, sepse - dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Zotit. Tani ta analizojmë gradualisht secilën nga këto premisa dhe përfundime dhe të shohim se sa janë të mbështetura në burimet e besueshme islame! a) Femra konsiderohet seksualisht aktive në Islam Kjo fjali mund të nënkuptojë dy gjëra: ose femra është seksualisht më aktive se mashkulli ose po aq aktive sa edhe mashkulli. Në kuptimin e parë, kjo do të nënkuptonte se femra ka një prirje më të fuqishme seksuale, ndërsa në kuptimin e dytë, do të thoshte se femra është po aq normale sa mashkulli kur bëhet fjalë për seksualitetin. Duke e parë kontekstin e shkrimeve të autores Fatima Mernissi, besoj se do të ishte e arsyeshme të themi se ajo e përdor këtë fjali në kuptimin e parë, gjegjësisht se femrat janë seksualisht më aktive se meshkujt. Në studimin tim të Kur’anit dhe të haditheve autentike mbi këtë temë, kurrë nuk kam hasur ndonjë fjali që thotë se femra është seksualisht më aktive se mashkulli. Mund të them me shumë siguri se kur flasim për Islamin, nuk ka një dallim ndërmjet seksualitetit të mashkullit dhe të femrës. Megjithatë, ekzistojnë hadithe të caktuara, të cilat Mernissi mund t’i përdorte për të dëshmuar se femra është seksualisht më aktive se mashkulli, me kusht që ta pranonte vetëm njërën pjesë të hadithit dhe ta shpërfillte pjesën tjetër të tij. Por vetëkuptohet se një shfrytëzim i tillë i pjesshëm i haditheve nuk është një veprim i pranueshëm akademikisht. Për shembull, në një hadith të tillë, Asbagh bin Nubatah përcjell se Imam Aliu ka thënë: “Zoti i Madhëruar e ka krijuar dëshirën seksuale në dhjetë pjesë. Pastaj nëntë pjesë ua ka dhënë grave dhe një burrave.” Sikur hadithi të mbaronte këtu, Mernissi do të kishte patur të drejtë në pretendimin e saj. Por hadithi vijon më tej: “Dhe sikur Zoti i Madhëruar të mos u jepte grave nëntë pjesë nga turpi, çdo burrë do të kishte nëntë gra të lidhura për të.” (Vesail, vëll.14, fq.40) Me fjalë të tjera, Zoti u ka dhënë femrave një hise më të madhe nga dëshira seksuale por Ai e ka “neutralizuar” këtë duke u falur po kaq pjesë nga turpi. Kur të shihet në tërësi, pra, ky hadith dhe hadithet e ngjashme me të,
  • 26. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 26/104 nuk e përkrahin pretendimin se në Islam, gratë konsiderohen seksualisht më aktive se burrat. Dhe nëse pyetet përse Zoti u dha grave më shumë hise nga dëshira seksuale dhe më pas e neutralizoi atë nëpërmjet turpit, përgjigjen do ta japim, në dashtë Zoti, në kapitullin mbi teknikat seksuale. Por si ka arritur Mernissi në përfundimet e saja? Duke i krahasuar idetë e Freud-it dhe të Ghazaliut mbi seksualitetin pasiv dhe aktiv të grave, Fatima Mernissi i ka studiuar qëndrimet e të dy autorëve mbi procesin e shumimit njerëzor. Fillimisht ajo përcjell nga Freud-i pjesën në vijim: “Qeliza seksuale mashkullore është aktivisht e lëvizshme dhe kërkon një vezë femërore, ndërkohë që kjo e fundit, është e palëvizshme dhe pret pasivisht...”(Përtej mbulesës, fq.36, përcjellur nga “New Introductory Lectures” e Freud-it, fq.144) Kjo, sipas autores Mernissi, dëshmon se qëndrimi i Freud-it në lidhje me gruan është se ajo është seksualisht pasive. Pastaj, ajo e krahason këtë me qëndrimet e Ghazaliut, duke përcjellur prej tij si vijon: “Fëmija nuk krijohet vetëm nga sperma e mashkullit por nga bashkimi i spermës së mashkullit me vezën e femrës...dhe sido që të jetë, veza femërore është faktori përcaktues në procesin e fekondimit.” (Përtej mbulesës, fq.37) Kjo gjë, sipas autores, dëshmon se mendimi i Ghazaliut në lidhje me gruan është se ajo është seksualisht aktive. Vërtet dyshoj se sa do të pajtohej vetë Ghazaliu me përfundimin që Mernissi e arrin nga fjalia e tij e fundit. Për më tepër, edhe sikur Ghazaliu vërtet ta nënkuptonte këtë, një gjë e tillë nuk mund të nxirret nga burimet origjinale të Islamit, gjegjësisht nga Kur’ani dhe nga Tradita e Profetit. Përkundër kësaj, kemi një hadith, i cili
  • 27. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 27/104 shumë qartë e mohon një konotacion të tillë për procesin e shumimit. Përcillet se njëherë, Profeti u pyet përse në disa raste fëmija i ngjan xhaxhait të tij dhe nuk i ngjan aspak dajës, ndërkohë që në disa raste të tjera i ngjan krejtësisht dajës dhe aspak xhaxhait. Ai u përgjigj: “Fara (sperma ose veza) e kujt e nënshtron atë të bashkëshortes/bashkëshortit, fëmija i ngjan më shumë atij personi.”(“El-Ihtixhaxh, vëll.1, fq.48; për një hadith të ngjashëm në burimet sunnite shih veprën “Tibjan” nga Ibn Kajjimi, fq.334-335; shih gjithashtu edhe një studim tejet interesant mbi kontrollimin e lindjes në mesin e muslimanëve tek vepra “Seksi dhe shoqëria në Islam” nga autori B.F.Musal’lam) Me fjalë të tjera, nëse veza e femrës e “nënshtron” spermën e të shoqit, atëherë fëmija i ngjan nënës ose dajës, ndërkohë që i ngjan babait ose xhaxhait në rastet kur sperma e mashkullit e “nënshtron” vezën e të shoqes. Ky hadith e bën tejet të qartë faktin se mashkulli dhe femra luajnë role të barabarta në shumim. Ndonjëherë, sperma e “nënshtron” vezën dhe ndonjëherë veza spermën. Më pas, ajo e përcjell thënien e Ghazaliut në lidhje me mënyrat e ejakulacionit tek gjinitë e ndryshme: “Ejakulacioni i femrës është një proces shumë më i ngadalshëm, gjatë të cilit dëshira e saj seksuale rritet gjithë më tepër dhe andaj është e dëmshme që mashkulli të tërhiqet prej saja para se ajo ta arrijë kënaqësinë. (Përtej mbulesës, fq.38) Me këtë, Mernissi përpiqet të tregojë se në Islam, gruaja konsiderohet seksualisht më aktive se burri. Kur e lexova këtë për herë të parë, mendimi i parë që më erdhi në kokë ishte se kjo gjë nuk mund të ishte e saktë në çdo kohë. Ndonjëherë mashkulli përjeton ejakulacion (zbrazje) më parë dhe ndonjëherë femra. U habita se si mund të thoshte një gjë të tillë Ghazaliu. Për këtë arsye, e kontrollova tekstin në arabisht të Ghazaliut dhe vëretja se gjatë përkthimit të fjalisë së mësipërme, Mernissi shumë lehtësisht e kishte lënë mënjanë fjalën “rubbama”, e cila do të thotë “ndonjëherë” (“Ihja” e Ghazaliut, vëll.2, fq.148). Andaj, fjalia e saktë nga Ghazaliu do të ishte: “Ejakulacioni i femrës është ndonjëherë një proces më i ngadalshëm...” Me këtë korigjim, argumenti i autores e humb vlerën. b) Femrat janë një rrezik për rendin shoqëror
  • 28. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 28/104 Rezultati i mendimeve të shprehura më sipër, e sjell autoren në përfundim se ngase Islami e konsideron gruan seksualisht më aktive, e sheh atë si një rrezik për rendin shoqëror. Pasi përcjell nga Ghazaliu se “Virtyti i një gruaje është një detyrim për burrin. Dhe burri duhet ta rrisë ose ta pakësojë marrëdhënien seksuale me gruan sipas nevojave të saja, që të mund ta sigurojë ndershmërinë e saj.”, autorja Mernissi komenton: “Teoria e Ghazaliut e lidh drejpërdrejt sigurinë e rendit shoqëror me ndershmërinë e një gruaje, gjegjësisht me kënaqjen e nevojave të saja seksuale. Rendi shoqëror, pra, sigurohet kur gruaja e kufizon veten tek i shoqi dhe nuk shkakton “fitna” ose kaos, duke i tërhequr meshkujt e tjerë ose duke patur marrëdhënie ilegale.” (Përtej mbulesës, fq.39, pëcjellur nga “Ihja” e Ghazaliut, vëll.2, fq.148) Fillimisht, kur të shihet fjalia e Ghazaliut, unë nuk shoh asgjë që do të nënkuptonte se femra është një rrezik për rendin shoqëror. Ai vetëm sa e përshkruan njërën nga të drejtat themelore të marrëdhënies martesore, sipas të cilës mashkulli nuk duhet të jetë vetjak dhe duhet të mendojë edhe për ndjenjat e gruas së tij. Këtu nuk shoh asgjë që thotë se një muslimane e pakënaqur seksualisht do të dalë domosdo jashtë dhe do të bëjë kurvëri. Së dyti, nëse gratë e pakënaqura bëhen një rrezik për rendin shoqëror vetëm për shkak të mundësisë që të kryejnë marrëdhënie ilegale, atëherë duhet të pranojmë se kjo mundësi nuk kufizohet vetëm tek gratë, sepse edhe burrat e pakënaqur mund ta bëjnë të njejtën. Nëse Islami, duke u mbështetur në këtë, i konsideron gratë si një rrezik për rendin shoqëror, të tillë duhte t’i konsiderojë edhe burrat. E po të vazhdojmë me këtë logjikë, do të vijmë në përfundimin se Islami i konsideron burrat dhe gratë rreziqe për rendin shoqëror. Absurditeti i këtij mendimi është shumë i qartë. Nëse të gjithë burrat dhe të gjitha gratë janë një “rrezik” për rendin shoqëror, atëherë për rendin shoqëror të kujt po bëjmë fjalë? c) Nuk duhet të ketë kurrfarë investimi emocional tek gratë Pjesa e dytë e idesë së autores është se sipas Islamit, burrat nuk duhet të lidhen emocionalisht me gratë e tyre dhe se dashuria ndërmjet burrit dhe gruas nuk është e këshillueshme ose e toleruar. Përveç asaj që përcollëm nga Mernissi në lidhje me këtë çështje në fillim të kapitullit, ajo e ka përmendur këtë çështje kalimthi edhe në
  • 29. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 29/104 pjesë të tjera të librit. Për shembull, pasi e interviston një grua marokene në lidhje me bashkëshortin e saj të parë në një martesë me marrëveshje paraprake të familjeve (e cila nuk ka të bëjë me Islamin), Mernissi shkruan: “A thua dashuria ndërmjet burrit dhe gruas rrezikon diçka shumë jetike në rendin musliman?...Marrëdhënia heteroseksuale, dashuria e vërtetë ndërmjet burrit dhe gruas është një rrezik që duhet të tejkalohet.” (Përtej mbulesës, pq.113) Në një pjesë tjetër, ajo thotë: “Dhe me sa duket, eliminimi i ndarjes së gjinive në përditshmëri, e lejon shfaqjen e asaj që rendi musliman e dënon si armikun më të madh të civilizimit. Kjo gjë e lejon shfaqjen e dashurisë ndërmjet meshkujve dhe femrave në përgjithësi dhe në veçanti ndërmjet bashkëshortëve. (Përtej mbulesës, fq.107) Autorja nuk mund të kishte ikur më larg të vërtetës se kaq! Në vend që të përqëndrohej tek burimet origjinale të Islamit, ajo i ka mbështetur përfundimet e saja tek një grup i caktuar etnik në mesin e muslimanëve dhe në mënyrën si ata sillen në jetën e tyre personale. Tani të shohim se sa është e saktë sipas burimeve islame, ajo që autorja thotë më sipër. Kur’ani thotë: "Dhe në mesin e shenjave të Tija është që ka krijuar për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që të mund të jetoni në paqe me to. Dhe ai ka krijuar ndërmjet juve dashuri dhe mëshirë. Vërtet në këtë ka shenja për ata që mendojnë..."(Kur’an 30:21)
  • 30. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 30/104 Si mund të thotë Mernissi se Islami e konsideron dashurinë e një burri ndaj gruas si një armik të civilizimit, ndërkohë që Zoti i Islamit e quan atë një shenjë të krijimit dhe të lavdisë së Tij? Imam Xhafer el-Sadiku thotë: “Dashuria ndaj grave është ndër traditat e profetëve" (Vesail’ush-shiam vëll.14, fq.9) I njejti Imam e përcjell thënien në vijim të Profetit: “Fjala “të dua” që një burrë ia thotë të shoqes, kurrë nuk largohet nga zemra e saj.” (Vesail’ush- shia, fq.10) Ka tre thënie të tjera shumë interesante, në të cilat Imam Xhaferi e ka përshkruar dashurinë ndaj grave si një shenjë të rritjes së besimit të një njeriu. Ai thotë: “Nuk mendoj se besimi i një njeriu mund të rritet, pa u rritur më parë dashuria e tij për gratë.” (Vesail’ush-shia, fq.9) Në një hadith tjetër të tij, thuhet: “Kurdoherë që rritet dashuria e një njeriu ndaj grave, edhe besimi i tij rritet përnga cilësia.”(Vesail’ush-shia, fq.11). Në një hadith të tretë, ai e ndërlidh dashurinë ndaj grave me dashurinë ndaj Ehl-i Bejtit dhe thotë: “Kujtdo që i rritet dashuria ndaj neve, edhe dashuria për gratë duhet t’i rritet.” (Vesail’ush-shia, fq.11) Besoj se nuk ka nevojë për më tepër argumente për të vërtetuar se akuza që Mernissi ia bën Islamit në këtë drejtim, është krejtësisht e pabazë. d) Dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Zotit Po të pyetet përse Islami e konsideron dashurinë ndaj gruas si një armik të civilizimit dhe një rrezik për rendin shoqëror, Mernissi do të thoshte se investimi emocional ose përqëndrimi “duhet t’i kushtohet vetëm
  • 31. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 31/104 Zotit në formë të kërkimit të diturisë, meditimit dhe adhurimit”. Këtë, ajo e përshkruan si qëndrimin e Ghazaliut. (Përtej mbulesës, fq.45)Me fjalë të tjera, Mernissi thotë se Islami, njësoj si Krishterimi, dashurinë për Zotin dhe dashurinë për gruan i konsideron dy gjëra kundërthënëse. Për të qenë i drejtë me autoren Fatima Mernissi, më duhet të pranoj se kjo ide buron nga një keqkuptim, nga i cili edhe një njeri si Ghazaliu nuk ka qenë krejtësisht i mbrojtur. Ndonse kam përcjellur në hollësi në lidhje me këndvështrimin islam, i cili beson se dashuria ndaj gruas nuk është në kundërshtim me rrugëtimin shpirtëror, kam për qëllim ta diskutoj këtë çështje në dritë të asaj që thotë Ghazaliu, si një njeri me tendenca sufiste. Qëndrimet e Ghazaliut Në pjesën mbi martesën tek vepra “Ihja ulum el-din” (Ringjallja e shkencave fetare), Ebu Hamid el-Ghazaliu ka një kapitull mbi “Stimulimin për martesë” (et-targhib fi’n-nikah). Në këtë pjesë, ai përcjell disa thënie të Profetit në lidhje me vlerën e martesës. Më pas, ai hap një kapitull të ri në lidhje me të kundërtën “Stimulimin për të mos u martuar” (et-targhib ani’n-nikah). Në këtë pjesë, përveç thënieve të shumë mistikëve, Ghazaliu përcjell tre hadithe: dy nga Profeti dhe një nga Imam Aliu, prej të cilëve hadithi e fundit nuk është fare i ndërlidhur me temën sepse flet për planifikimin e familjes dhe me të martuarit me më pak gra dhe të paturit më pak fëmijë. Për më tepër, të tri hadithet janë hadithe që konsiderohen “të dobëta” (dhaif) nga dijetarët e hadithit. Më pas, Ghazaliu vazhdon t’i diskutojë “dobitë dhe dëmet e martesës”. Para se t’i analizoj “dëmet e martesës”, do të doja t’i komentoja hadithet, të cilat Ghazaliu i përcjell nga Profeti nëpërmjet burimeve sunnite dhe të cilat Mernissi i përdor gjithashtu në librin e saj. Hadithi i parë përcjell se Profeti ka thënë: “Kur një grua të vijë drejt juve, është djalli që po ju afrohet. Kur ndonjëri nga ju të shohë një grua dhe të ndjehet i tërhequr drejt saj, le të ngutet për të shkuar tek gruaja e tij. Me të, do të jetë njësoj si me të parën.” (përcjellur nga “Ihja”, vëll.2, fq.110; Përtej mbulesës, fq.42) Pasi e përcjell këtë hadith, Mernissi e shton edhe komentin e Imam Muslimit, sipas të cilit “Ajo i ngjan djallit përnga fuqia e pakundërshtueshme që ka mbi burrin.”
  • 32. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 32/104 Gjatë diskutimit të temës së shpikjes ose të ndryshimit të haditheve, dijetarët tanë thonë se një burim i ndryshimeve ishin edhe mistikët dhe hoxhallarët “e virtytshëm”, të cilët e importuan në literaturën e haditheve idenë e murgërisë dhe të largimit nga martesa. Dhe ngase ligësia e gruas është një element shumë i rëndësishëm i monasticizmit të krishter, ide të ngjashme u futën edhe në hadithe, qoftë duke shpikur hadithe të paqena dhe qoftë duke i ndryshuar hadithet ekzistuese. Kur e lexova “hadithin” e mësipërm, dyshimi im i parë ishte se mund të jetë një hadith i ndryshuar qëllimisht. Këto dyshime u konfirmuan kur kërkova në burimet shiite, të cilat përcjellin një hadith të ngjashëm, si vijon: Profeti tha: “Kur ndonjëri nga ju të shohë ndonjë grua të bukur, le të shkojë tek gruja e tij! Ajo që ka gruaja juaj është e njejta që ka edhe kjo grua tjetër.” (Vesail, vëll.14, fq.72-73) I njejti hadith është shënuar edhe me një dallim të vogël: “O burra! Vërtet vështrimi i një gruaje të bukur është nga djalli. Andaj kushdo që brenda vetes e ndjen këtë prirje, le të shkojë tek gruaja e tij!” (Vesail, vëll.14, fq.73) Hadithi i përcjellur nga burimet sunnite e barazon gruan me djallin, ndërkohë që ai në burime shiite nuk bën një pretendim të tillë. Përkundrazi, versioni i dytë i hadithit, i gjendur në burimit shiite, thotë se është vështrimi i mashkullit që është i ndërlidhur me djallin. Nëse duhet të zgjedhim ndërmjet burimeve të traditës së Profetit, atëherë nuk na mbetet zgjidhje tjetër veçse t’i zgjedhim hadithet që burojnë nga familja e Profetit. Në fund të fundit, askush nuk mund ta ketë njohur Profetin më mirë se Ehl-i Bejti i tij. Për mendimin tim, Imam Ghazaliu, Imam Muslimi dhe Fatima Mernissi e kanë krejtësisht të gabuar përpjekjen për ta barazuar gruan me djallin. Hadithi që përmendin është një hadith i ndryshuar, me shumë gjasa nga mistikët që dëshironin ta stimulonin murgërinë e importuar nga Krishterimi. Hadithi i dytë përcjell se Profeti ka thënë: “Mos shkoni pranë grave, burrat e të cilëve nuk janë të pranishëm sepse djalli do të hyjë në trupin
  • 33. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 33/104 tuaj, ndërkohë që gjaku ju rrjedh nëpër mish.” (“Ihja”, vëll.2, fq.110; Përtej mbulesës, fq.42) Fillimisht, një hadith të tillë nuk kam mundur ta gjej në burimet shiite. Ky fakt dhe përmbajtja e tij, hedhin dyshim mbi autenticitetin e vetë hadithit. Së dyti, burimi i këtij “hadithi” është Sahihu i Tirmidhiut. Jam shumë i befasuar se si Ghazaliu dhe Fatima Mernissi kanë mundur ta përdorin këtë hadith në veprat e tyre, ndërkohë që vetë Tirmidhiu komenton se ky hadith është “një hadith i çuditshëm” (hadithun gharib). Së treti, edhe sikur hadithi të pranohet si i saktë, kjo nuk e dëshmon atë që Mernissi e kërkon prej hadithit, gjegjësisht se “gruaja e martuar, burri i të cilës nuk është i pranishëm, është një kërcënim për burrat.”. Kjo ngase hadithi në fjalë e barazon burrin me djallin dhe jo gruan. Në të vërtetë, në këtë hadith gruaja na shfaqet si viktima e burrave që janë nënshtruar nga djalli. *** Tani t’i rikthehemi veprës së Ghazaliut, në të cilën ai i përshkruan dëmet e martesës. Ai përmend tri gjëra, të cilat i konsideron të dëmshme tek martesa. Secilën prej tyre do ta analizojmë ndarazi. a) dëmi i parë “Dëmi i parë dhe më madhor i martesës është pamundësia për ta fituar bukën e gojës në mënyrë të lejuar. Kjo nuk është e lehtë për të gjithë, në veçanti në kohëra të tilla ku njeriu duhet domosdo ta sigurojë vetë mbijetesën. Andaj, martesa bëhet një shkak që njeriu të fitojë në mënyra të palejuara dhe pikërisht në këtë fshihet dënimi i madh për njeriun dhe për familjen e tij. Ndërkohë, një njeri i pamartuar nuk i ka këto probleme"...(“Ihja”, vëll.2, fq117) Pastaj, në lidhje me këtë çështje ai i përcjell thëniet e mistikëve, fjalët e të cilëve nuk na interesojnë neve përderisa nuk mbështeten në Kur’anin dhe në Traditën e Profetit. Ata, nën ndikimin e murgërisë, e lëvdojnë të qëndruarit larg martesës, gjë që është dënuar hapur nga Profeti dhe nga Kur’ani. Përfundimi logjik, në të cilin arrijnë Ghazaliu dhe mistikët është se nëse je i pasur, është në rregull të
  • 34. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 34/104 martohesh. Por nëse je i varfër, është më mirë të mos martohesh, që të mos përpiqesh pastaj ta fitosh bukën e gojës në mënyrë të palejuar. Kjo ide është në një kundërthënie të plotë me Kur’anin, i cili thotë: Martojini të pamartuarit në mesin tuaj...Nëse janë të varfër, Zoti ka për t’i pasuruar me bekimin e Tij.” (Kur’an 24:32) Mos i vrisni fëmijët nga frika e varfërisë sepse Ne kemi për t’ju furnizar edhe juve edhe ata...(Kur’an 6:151) Profeti ka thënë: “Kushdo që nuk martohet duke e patur frikë varfërinë, ka një mendim të gabuar për Zotin.” (Vesail’ush-Shia, vëll.14, fq.24) Vërtet nuk e kuptoj se si mund njeriu të lartësohet shpirtërisht ndërkohë që ka mendime negative në lidhje me premtimin e Zotit. b) dëmi i dytë “Pamundësia për t’i përmbushur të drejtat e grave, për t’i duruar sjelljet e tyre të pakëndshme dhe për të qenë durimplot përballë zemërimeve të tyre.” (Ihja, vëll.2, fq.118)
  • 35. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 35/104 Ç’thotë këtu Imam Ghazaliu? A nënkupton ai se gratë në përgjithësi kërkojnë tepër, sillen keq dhe krijojnë probleme? A thua mund ta mbështesë këtë mendim të vetin në Kur’anin dhe në Traditën e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të)? Nuk mendoj se mund ta bëjë një gjë të tillë. Andaj shohim se për t’i përkrahur idetë e tija, Ghazaliu i ka përcjellur vetëm thëniet e disa mistikëve. Por është e qartë se një ide e tillë nuk mund të deduktohet nga burimet origjinale islame. c) dëmi i tretë “Gratë dhe fëmijët do ta shpërqëndrojnë njeriun nga Zoti dhe do ta tërheqin drejt kërkimit të kësaj bote dhe drejt planifikimit të një jetë të mirë për fëmijët e vet, duke mbledhur gjithë më tepër pasuri...Dhe gjithçka që e shpërqëndron njeriun nga Zoti, qoftë një grua, pasuria ose fëmijët, është shkatërrimtare për të.” (“Ihja”, vëll.2, fq.119) Nëse është e saktë ajo që thotë Ghazaliu, atëherë jo vetëm martesa por edhe fëmijët, miqtë, të afërmit dhe çdo gjë materiale në këtë botë është e “dëmshme” për një musliman, sepse të gjitha këto kanë një potencial për ta shpërqëndruar njeriun nga Zoti dhe nga amshimi. Këtu, Ghazaliu tingëllon shumë si Shën Pali. Dhe në është e saktë ajo që thotë, atëherë një musliman nuk duhet të ketë asgjë për të bërë me këtë botë, duhet të mbyllet në një shpellë, në një xhungël ose një shkretëtirë të izoluar dhe t’i lutet Zotit. Nga këndvështrimi islam, absurditeti i kësaj ideje është shumë i qartë. Ajo që thonë Ghazaliu dhe mistikët e tjerë nuk është shumë ndryshe nga idetë monastike të Kishës së Krishterë. Dhe si pasojë e kësaj, edhe të tillët i gjeti fundi i njejtë si murgjërit e krishterë. Në pjesët paraprake të veprës e përcollëm një fragment nga Allame Rizviu që thoshte: “Por pastaj natyra e filloi hakmarrjen e saj dhe murgjërit e priftërinjtë filluan ta konsideronin veten përfaqësues të Krishtit, ndërkohë që murgeshat filluan të ishin “nuset e Krishtit”. Kështu, me një ndërgjegje shumë të pastër, manastiret u kthyen në qendra të lirive seksuale.” (Jeta familjare në Islam, fq.8)
  • 36. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 36/104 Ngjashëm me këtë, kur natyra filloi të hakmerrej kundër mistikëve, ata filluan, siç thotë Mutahhariu, “të ndjejnë kënaqësi (seksuale) në prani të personave të bukur dhe këtë gjë e konsideronin një rrugëtim drejt Zotit!” (Etika gjinore, fq.67) Në Sufizëm ekziston koncepti i asaj që njihet si “fena fillah”, që do të thotë “zhdukje e vetes (egos) në Zotin”. Me fjalë të thjeshta, kjo nënkupton përvojën e t’u bërit një me Zotin. Habitem se si mund Ghazaliu ta konsiderojë martesën si një shpërqëndrim nga Zoti kur fena-ja dhe eliminimi i dy qenieve në këtë botë mund të përjetohet vetëm në kontekstin seksual kur një burrë dhe një grua e arrijnë kulmin dhe për disa çaste, bëhen një me njëri-tjetrin. Dashuria ndaj Zotit dhe dashuria për këtë botë Imam Ghazaliu dhe mistikët e tjerë kanë bërë një gabim serioz gjatë kuptimit të konceptit të përgatitjes për jetën e përtejme. Kjo është ajo që dua ta qartësoj këtu në pika të shkurta. Ky koncept varet shumë nga këndvështrimi i një personi në lidhje me marrëdhënien ndërmjet kësaj bote dhe tjetrës. Ka tre mundësi: - fundosu në bekimet e kësaj bote dhe harroje jetën e përtejme - shfrytëzoje këtë botë për ta arritur të përtejmen - largohu nga kjo botë për hir të botës së përtejme Mistikët dhe sufinjtë e kanë ndjekur alternativën e tretë, ndërkohë që materialistët e kanë pranuar të parën. Ndërmjet këtyre dy ekstremeve mund të gjendet këndvështrimi i vërtetë islam. Ka shumë vargje të Kur’anit, të cilat i lëvdojnë të mirat e kësaj bote dhe shumë të tjera që i stimulojnë muslimanët ta kërkojnë botën e përtejme. Po të shihen ndarazi, këto vargje mund të përdoren nga të dy grupet për t’i dëshmuar qëndrimet e tyre ekstreme. Por kur të shihen në dritë të vargjeve të tjera që flasin për ndërlidhjen e kësaj bote me botën tjetër, njeriu e gjen këndvështrimin e mirëfilltë kuranor. Është e qartë se nuk mund të izolohen vargjet e Kur’anit nga njëri-tjetri, në veçanti kur flasin për të njejtën çështje. Siç kam thënë edhe më herët, ky libër nuk është vendi i duhur për ta diskutuar këtë temë. Megjithatë, kam për të dhënë disa shembuj nga Kur’ani dhe nga hadithet, nëpërmjet të cilëve do ta shpjegojmë këndvështrimin islam në lidhje marrëdhënien ndërmjet kësaj bote dhe botës tjetër. Kur’ani thotë:
  • 37. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 37/104 Me atë që ta ka falur Zoti, kërkoje amshimin por mos e harro hisen tënde në këtë botë! (Kur’an 28:77) Dhe kur të mbarojë namazi, shpërndahuni nëpër botë, kërkojeni bekimin e Zotit dhe përmendnie Atë, që të shpëtoni! (Kur’an 62:10) Imam Hasani thotë: “Për botën tënde bëhu sikur të kesh për të jetuar përgjithmonë, ndërsa për amshimin tënd, jeto sikur nesër të kesh për të vdekur!” (Vesail, vëll.12, fq.49) Me këtë thënie, Imami tregon se Islami nuk të kërkon të heqësh dorë nga kjo botë, por të përfitosh prej saj dhe ta duash atë, ndonse jo deri në nivelin që të bën ta harrosh të amshueshmen, ku fati yt varet nga bindja që i shfaq Zotit në jetën e kësaj bote. Imam Musa el-Kazimi thotë: “Nuk është nga ne ai që heq dorë nga bota për hir të fesë së tij ose që heq dorë nga feja e tij për hir të kësaj bote.” (Vesail, vëll.12, fq.49) Në Islam, pra, virtytshmëria nuk do të thotë të heqësh dorë nga kjo botë dhe të jetosh i ngujuar në një manastir ose në një shkretëtirë. Virtytshmëri do të thotë të jetosh një jetë normale në shoqëri, por pa e harruar asnjëherë qëllimin përfundimtar, arsyen e krijimit tënd dhe jetën e përjetshme në amshim. Edhe marrëdhënia ndërmjet dashurisë për Zotin dhe dashurisë së njeriut për bashkëshorten, fëmijët dhe botën është e të njejtit lloj. Ka dy nivele të dashurisë në Islam. Niveli i parë është dashuria për Zotin dhe niveli i dytë është dashuria për gjithçka tjetër veç Zotit. Islami nuk ia ndalon personit dashurinë për
  • 38. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 38/104 bashkëshorten, për fëmijët, për prindërit, për të afërmit, për miqtë dhe për bekimet e kësaj bote, të cilat Zoti ia ka falur. Megjithatë, Islami pret nga muslimanët që kjo dashuri të jetë në harmoni me dashurinë ndaj Zotit dhe të mbështetet në të. Pasoja praktike e kësaj është që në rastet kur njeriu të gjendet në konflikt ndërmjet dashurisë ndaj Zotit dhe dashurisë ndaj gjërave të tjera, dashuria ndaj Zotit të dominojë brenda tij. Në Islam, Zoti është boshti i ekzistencës dhe vetëm Ai është e Vërteta Absolute. Ta shpjegojmë këtë në mënyrë metaforike! Hëna lëviz rreth tokës por në të njejtën kohë, ajo lëviz edhe rreth diellit. Për më tepër, fuqia gravitacionale ndërmjet hënës dhe tokës është vetëm një copë shumë e vogël e fuqisë së tërësishme gravitacionale që i bën planetet të rrotullohen rreth Diellit në sistemin tonë diellor. Ngjashëm me këtë, Islami thotë se dashuria ndërmjet dy njerëzve është si marrëdhënia ndërmjet tokës dhe hënës, ndërkohë që dashuria e një muslimani ndaj Zotit është si marrëdhënia ndërmjet Diellit dhe planeteve të tjera. Me fjalë të tjera, ka dy qarqe të dashurisë: dashuria për Zotin dhe dashuria për bashkëshortin/bashkëshorten dhe për fëmijën. Qarku i parë është një qark shumë më i madh, brenda të cilit është i përfshirë ky qark i dytë. Duhet të kihet parasysh se ekziston një vijë shumë e hollë ndërmjet asaj që e themi ne dhe asaj që thotë Mernissi dhe deri diku, edhe Ghazaliu. Mernissi thotë se në Islam, dashuria ndërmjet burrit dhe gruas është e ndaluar sepse dashuria duhet t’i kushtohet vetëm Zotit. Përkundër kësaj, ne themi se Islami nuk e ndalon dashurinë ndërmjet burrit dhe gruas ose dashurinë për ndonjë gjë tjetër dosido, përderisa kjo dashuri është në harmoni me dashurinë ndaj Zotit. Kjo dashuri për gjërat e tjera, pra, nuk duhet ta marrë njeriun aq shumë nën kontrollin e vet sa ta bëjë atë të heqë dorë nga dashuria ndaj Zotit. Kjo përmendet qartë në Kur’an: Thuaj: nëse etërit e bijtë tuaj, familja e gratë tuaja, farefisi juaj, prona që keni fituar, tregtia që keni frikë se mund t’ju ndërpritet dhe shtëpitë që i doni, janë më të dashura për ju se Zoti, se i Dërguari i Tij dhe se përpjekja në rrugë të Tij, atëherë prisni derisa Zoti ta sjellë urdhrin e vet! Zoti nuk i udhëzon njerëzit e prishur...(Kur’an 9:24) Këtu do të doja ta theksoja shprehjen “ahabbu” në arabisht, që do të thotë “më të dashura se...” (në formë krahasimtare). Sikur Zoti të thoshte thjesht “të dashura”, atëherë Mernissi dhe të tjerët që e ndjekin mendimin e saj do të kishin të drejtë në supozimin se Islami e konsideron dashurinë vetëm në kontekstin e Zotit dhe se të gjitha dashuritë e tjera janë të ndaluara. Por këtu, Zoti flet në formë krahasimtare dhe thotë se nëse i doni gjërat e tjera dhe personat e tjerë më shumë se Zotin, atëherë jeni duke gabuar, sepse një dashuri e tillë ka për t’ju çuar drejt mosbindjes ndaj urdhrave të Zotit dhe drejt dënimit në amshim.
  • 39. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 39/104 Është e qartë nga të mësipërmet se koncepti islam i dashurisë nuk është i kufizuar tek ndarja ndërmjet dashurisë ndaj Zotit dhe dashurisë ndaj grave. Ky koncept është universal dhe ka të bëjë me dashurinë për gjithkë dhe gjithçka. Andaj është krejtësisht e gabuar që këtij koncepti t’i jepet një kontekst seksist dhe të thuhet se morali seksual islam është një moral kundër femrës. Si përfundim mund të themi se këndvështrimet e autores Fatima Mernissi dhe të Ghazaliut mbi idenë se gratë janë seksualisht më aktive se burrat dhe se Islami nuk e toleron dashurinë ndërmjet burrit dhe gruas, nuk mund të gjenden në burimet origjinale islame, gjegjësisht në Kur’an dhe në Traditën autentike të Profetit. Kriteri i të moralshmes dhe imorales Kemi thënë më sipër se Islami nuk pajtohet me shtypjen e nevojave seksuale por përkundrazi, e promovon idenë e kënaqjes së tyre. Por në të njejtën kohë, kemi theksuar se kjo duhet të bëhet në një mënyrë të lejuar dhe të përgjegjshme. Me fjalë të tjera, kemi lënë të kuptohet se sipas Islamit, nevojat seksuale mund të përmbushen në dy mënyra: të lejuar dhe të palejuar ose morale dhe imorale. Por cili është kriteri që e përcakton moralen dhe imoralen në traditën islame? Islami, si çdo fe ose ideologji tjetër, ka besime të caktuara themelore, me të cilat duhet të jenë në harmoni të gjithë mësimet e tija. Themeli i Islamit është besimi në një Zot, jo vetëm në rolin e Tij si Krijues por edhe në rolin si Ligjvënës. Kur’ani nuk është vetëm një libër i udhëzimit shpirtëror. Ai është njëherit edhe një burim i ligjeve për të vënë rend në jetën e përditshme të njeriut. Fjala “Islam”, në fund të fundit, s’do të thotë tjetër veçse “nënshtrim para vullnetit të Zotit”. Kur’ani thotë qartë: Kur Zoti dhe i Dërguari të kenë urdhëruar një gjë, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje zgjedhja për të. Kushdo që i tregon mosbindje Zotit dhe të Dërguarit të Tij është në gabim të hapur. (Kur’an 33:36) Në Islam, pra, e drejta dhe e gabuara, morali dhe imoraliteti, e lejuara dhe e ndaluara, të gjitha vendosen nga Zoti dhe nga i Dërguari i Tij. Dhe sipas këndvështrimit tonë, Imamët e Ehl-i Bejtit janë interpretuesit më të mirë të Kur’anit, mbrojtësit e Traditës autentike të Profetit dhe shembujt e gjallë të mësimeve të Islamit pas tij. Thënë shkurt, kriteri për të lejuarën dhe të palejuarën në Islam janë Kur’ani, Tradita (Sunneti) autentike e
  • 40. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 40/104 Profetit dhe qëndrimi i Ehl-i Bejtit (pasardhësve të Profetit). Shiitët gjithashtu theksojnë se gjithçka që Zoti ka urdhëruar si të lejuar dhe të ndaluar mbështetet në një arsye materiale, shpirtërore ose në të dyja njëkohësisht. Por ndërkohë që Zoti është i Gjithëdijshëm, ne jemi akoma në fundin e një oqeani të thellë të diturisë. Si pasojë, ne nuk jemi gjithnjë të aftë ta kuptojmë arsyen dhe urtësinë që fshihet pas një urdhri të caktuar të Zotit. Koncepti themelor i moralit seksual islam se seksi nuk është i ligë dhe se nuk duhet të shtypet, është një shembull shumë i qartë i faktit se mësimet e Islamit janë në harmoni të plotë me arsyen dhe natyrën. Në çastin që themi se Islami e përcakton sjelljen tonë seksuale, konfrontohemi me dy çështje. E para është pyetja se sa mund të përcaktohet dhe rregullohet seksualiteti sipas moralit dhe e dyta, çështja e lirisë personale në sjelljen seksuale. Këto dy pika do t’i diskutojmë pak më hollësisht, para se ta përmbyllim këtë kapitull. 1. Organizimi dhe përkufizimi i seksualitet sipas moralit Pyetja e parë është: A mund të organizohet dhe përkufizohet seksualiteti sipas moralit? Shumë shpesh dëgjojmë se “...nuk mund të ekzistojë një moral seksual që do të ishte specifik. Morali rëndom nuk merret me vetë aktin seksual por me gjëra të tjera, të cilat mund të ndërlidhen me të. Shumë arsyeshëm, ne mund ta ndalojmë dhunën seksuale, për shembull, por kjo ndalohet për shkak të dhunës, e cila konsiderohet e ligë në vete e për vete. Akti seksual, i shkëputur nga kushtet rrethanore, nuk është as i drejtë as i gabuar por thjesht i natyrshëm.” (marrë nga vepra “Dëshira seksuale” e Scruton, fq.2) Përfundimi, në të cilin na sjell kjo ide, është i thjeshtë: ngase nuk mund të ketë një moral të vërtetë seksual, nuk duhet të ekzistojë kurrfarë kufizimi në kënaqësinë seksuale. Pra asgjë nuk duhet të konsiderohet imorale dhe e palejuar! Kjo ide është absurde në vete. Seksualiteti është një akt që kryesisht përfshin dy persona dhe kurdoherë që dy persona janë të përfshirë në një gjë, qoftë edhe nga aspekti sekular, ligjet dhe rregullat bëhen të domosdoshme për ta organizuar dhe përcaktuar sjelljen ndërmjet tyre. Për të siguruar një themel racional për këtë ide, ndonjëherë thuhet se shumë çrregullime mendore dhe nervore ndodhin për shkak të ndjenjës së mohimit seksual. Masa parandaluese për sëmudjet e tilla mendore dhe nervore thuhet se është kënaqja e pakufishme e instinkteve seksuale.Ajo që nënkuptohet është se sa më i kufizuar që ndjehet njeriu në seks, aq më shumë do të ndjehet i tërhequr drejt të ndaluarës dhe do të krijohet brenda tij ndjenja e mungesës.
  • 41. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 41/104 Gjatë tridhjetë viteve të fundit, kultura libertine e Perëndimit thjesht e imponoi sjelljen e pakufizuar seksuale në Perëndim. Dhe duke i patur parasysh argumentet e mësipërme, do të ishte e logjikshme që të prisnim një rënie në numrin e sëmundjeve nervore, frustracioneve seksuale, përdhunimeve, incestit, abuzimit të fëmijëve dhe sulmeve të ndryshme seksuale. Por a ka ndodhur një gjë e tillë vërtet? Kuptohet që jo! Një vështrim i kujdesshëm i statistikave tregon se efekti i të ashtuquajturit “mohim (ose mungesë) seksual(e)” është rritur shumëfish edhe përkundër sjelljeve të pakufizuara seksuale në vitet e gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta. Ajo që ndodhi është se bota perëndimore, pasi u revoltua kundër shtypjes së seksit nga sistem i krishter, nuk arriti të bënte dallim ndërmjet seksit të pakufizuar dhe kultivitimit të seksualitetit. Islami nuk e pranon idenë e shtypjes së instinktit seksual. Në vend të kësaj, ai e stimulon kultivimin e këtyre ndjenjave dhe përmbushjen e nevojave seksuale në mënyra të përgjegjshme. Të gjithë kufizimet që Islami i vendos mbi seksin, mbështeten në idenë e kultivimit të seksualitetit. Është njësoj si mënyra si kultivohet dëshira njerëzore për ushqim. Njeriu duhet të hajë por jo tepër. Edhe me dëshirat seksuale, njeriu duhet t’i përmbushë ato por jo duke i shkelur të drejtat e të tjerave dhe të drejtat që trupi i tij i ka mbi të. Pas rebelimit kundër moralit shtypës seksual të Kishës, kultura libertine shkoi drejt ekstremit të kundërt të seksit absolutisht të pakufizuar. Ata bënë një gabim të madh duke menduar se kufizimi i çdo forme ishte jo i natyrshëm dhe i gabuar. Edhe Bertrand Russell, madje, i cili me shumë zjarr e përkrah këndvështrimin libertin, u detyrua të pranonte se ishin të nevojshme kufizime të caktuara në moralin seksual. Ai shkruan: “Nuk them se nuk duhet të ketë moral ose vetëpërmbajtje në lidhje me seksin, më tepër nga ç’ka për ushqimin. Në lidhje me ushqimin kemi tre lloje kufizimesh që janë kufizimet e ligjit, kufizimet e sjelljes dhe kufizimet e shëndetit. E konsiderojmë të gabuar vjedhjen e ushqimit, marrjen më shumë ushqim nga ç’na duhet në një darkë të përbashkët dhe ushqimin në mënyra që na bëjnë të sëmuremi. Kufizime të ngjashme janë të domosdoshme edhe kur bëhet fjalë për seksin. Por në këtë rast, kufizimet janë shumë më komplekse dhe përfshijnë shumë më tepër vetëkontroll.”(Martesa dhe morali, fq.293- 294) Megjithatë, vetë Russell nuk e kishte të lehtë të gjente një themel të ri për moralin seksual. Dilema me të cilën përballet bota perëndimore tani, pasqyrohet shumë qartë në shkrimet e Russell-it. Ai thotë:
  • 42. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 42/104 “Po ta lejojmë këtë moral të ri (të pakufizuar) të vazhdojë kështu, s’ka dyshim se ka për të shkuar shumë përtej asaj ku ka arritur tani dhe ka për të krijuar vështirësi që janë akoma vështirë të mendohen. Nëse, në anën tjetër, përpiqemi që botës moderne t’i imponojmë kufizime që ishin të mundshme për një epokë të kaluar (të krishterë), do të përfshiheshim në një rreptësi të pamundur rregullash, kundër të cilës do të rebelohej shpejt natyra njerëzore. Kjo është aq e qartë sa, pavarësisht rreziqeve dhe vështirësive, duhet të kënaqemi duke e lënë botën të lëvizë përpara dhe jo prapa. Për këtë arsye, kemi nevojë për një moral të ri. Me këtë nënkuptoj se detyrimet dhe detyrat duhet të njihen sërish, ndonse këto mund të jenë shumë të ndryshme nga detyrime dhe detyrat e të kaluarës. Nuk mendoj se ky sistem i ri duhet të përfshijë një nënshtrim të pakufizuar përballë dëshirave, më shumë nga ç’përfshinte sistemi i vjetër. Megjithatë, mendoj se rrethanat për kufizimin e dëshirave dhe motivet për ta bërë këtë gjë do të duhet të jenë të ndryshme nga ato në të kaluarën.” (Martesa dhe morali, fq.91-92) Sikur Russell ta kishte studiuar Islamin, jam i bindur se në të do të gjente një “moral thelbësisht të ri”, i cili e organizon dhe përcakton seksualitetin, pa çuar “në një rreptësi të pamundur rregullash”. 2. Islami dhe liria personale Pyetja e dytë, me të cilën na lënë ballë për ballë sekularistët dhe liberalët është ajo e lirisë personale. A nuk jam i lirë të bëjë çfarë të dua, përderisa kjo nuk e kufizon të drejtën e të tjerëve? Mendoj se do të ishte e dobishme që këtu të theksohej dallimi kryesor ndërmjet Islamit dhe ideve sekulare dhe liberale mbi lirinë personale. Në sistemin sekular, e drejta ndahet në të drejtat e individit dhe në të drejtat e shoqërisë. Një njeri është i lirë të bëjë ç’të dëshirojë, për sa kohë që nuk i kufizon të drejtat e të tjerëve me veprimin e tij. Për t’u bërë një pjesëtar i pranueshëm i shoqërisë, njeriu duhet domosdo ta pranojë këtë kufizim mbi lirinë e tij. Liria e një individi, pra, kufizohet vetëm nga liritë e të tjerëve. Islami, në anën tjetër, e ndan të drejtën në tri pjesë: të drejtat e individit, të drejtat e shoqërisë dhe të drejtat e Zotit. Një njeri është i lirë të bëjë ç’të ketë dëshirë, për sa kohë që kjo nuk i kufizon të drejtat e të tjerëve dhe
  • 43. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 43/104 të drejtat e Zotit. Për të qenë musliman, një njeri duhet domosdo t’i pranojë këto kufizime mbi lirinë e tij personale. Një dallim tjetër i rëndësishëm është koncepti i të drejtës së individit. Në përdorimin sekular, të drejtat e individit shihen në kontrast me të drejtat e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Islami shkon një hap më tej dhe thotë se edhe trupi i një individi ka të drejta mbi të. Me fjalë të tjera, Islami e mban njeriun përgjegjës për përdorimin e trupit të tij. Si pasojë, nuk lejohet dëmtimi ose abuzimi i trupit. Zoti thotë: ...sepse veshi, syri e zemra, të gjitha janë përgjegjëse...(Kur’an 17:36) Duke e përshkruar Ditën e Gjykimit, Zoti thotë: Në ditën kur gjuhët, duart e këmbët e tyre të dëshmojnë kundër tyre...(Kur’an 24:24) Atë ditë do t’ua vulosim gojën dhe duart e tyre do të na flasin e këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që kanë fituar...(Kur’an 36:65) Imam Zejn’ul-Abidini, në “Letrën e të drejtave” (Risalat’ul-Hukuk) i përshkruan të drejtat që gjuha, veshi, syri, dora, barku dhe organet seksuale të tija kanë mbi njeriun. Nëse një njeri e keqpërdor trupin e tij, ai është fajtor për shkeljen e të drejtave të trupit të vet dhe gjithashtu të të drejtave të Zotit, i cili ia ka dhënë trupin si amanet. Kur’ani thotë: ...ata të cilët i ruajnë pjesët e tyre të turpshme përveç nga bashkëshortet e tyre...Kushdo që kërkon më
  • 44. 1/16/2014 Martesa dhe morali seksual në Islam - Libraria Digjitale Dielli http://dielli.net/lexo.php?id=121#Kap_1 44/104 shumë se kjo, i kalon kufijtë...(Kur’an 23:5-6) Në Islam, të drejtat e individit nuk janë të kufizuara vetëm në të drejtat shoqërore por i përfshijnë edhe të drejtat e trupit të tij dhe të drejtat e Zotit. Arsyetimi i kësaj është tejet i thjeshtë: Islami nuk e lejon personin ta dëmtojë ose ta shkatërrojë vetveten dhe mëkati ose imoraliteti është një mjet që çon drejt dënimit. Ky kufizim është i mbështetur në dashurinë dhe dhembshurinë që Zoti i Mëshirshëm ka ndaj njeriut. Zoti nuk dëshiron t’ju mundojë. Ai dëshiron t’ju pastrojë dhe t’jua plotësojë bekimin e Tij mbi ju... (Kur’an 5:6) Koncepti islam i lirisë personale mund të duket shumë kufizues kur të krahasohet me sistemin sekular, por arsyeja dhe urtësia e tij, në një mënyrë të tërthortë, është e pranueshme edhe për shoqërinë sekulare. Pasoja logjike e idesë sekulare mbi lirinë personale është që personit t’i lejohet të bëjë gjithçka që ka dëshirë, me kufizimin e vetëm që të mos i shkelë të drejtat e të tjerëve. Por duket se Perëndimi nuk ka arritur akoma ta “gëlltisë” plotësisht këtë ide, sepse shohim se gjëra të caktuara janë akoma të ndaluara. Ndër to mund të rradhitet vetëvrasja, përdorimi i mjeteve narkotike ose domosdoshmëria e lidhjes së rripit të sigurisë në makina. Duke përdorur lëndë narkotike, një i varur nga droga nuk i dëmton të drejtat e të tjerave, për sa kohë që brenda këtij definicioni të “dëmtimit të të drejtave të të tjerëve” nuk përfshihen edhe vlerat shpirtërore, të cilat edhe ashtu nuk janë një pjesë e rrafshit sekular. Edhe përkundër gjithë kësaj, shohim se shoqëria perëndimore e konsideron të ndaluar këtë gjë dhe ndërmerr hapa për ta parandaluar përdorimin e drogës. Kjo gjë arsyetohet duke thënë se është një detyrë e shoqërisë që ta parandalojë dëmtimin e qytetarëve edhe nga vetja e tyre. Në këtë shembull, shohim se sistemi sekular bën një hap prapa nga pasojat logjike të versionit të tij të lirisë individuale. Dallimi i vetëm që mbetet ndërmjet këndvështrimit sekular dhe atij islam është se sistemi sekular ia jep shoqërisë të drejtën e vendosjes së kufizimit, ndërkohë që Islami ia jep atë Zotit. Si përfundim mund të themi se këndvështrim islam nuk i ndalon vetëm veprimet që i shkelin të drejtat e të tjerëve por edhe ato veprime që i shkelin të drejtat e trupit të vetë personit. Ky këndvështrim mbështetet në dashurinë dhe dhembshurinë e Zotit për qeniet njerëzore.