Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Ndryshimet e klimes

25,706 views

Published on

Published in: Education, Technology
  • Be the first to comment

Ndryshimet e klimes

  1. 1. Objektivat:  Shpjegimi i termave : klima,ndryshim klimatik etj.  Te njihemi me ndryshimet klimatike  Te njihemi me pasojat e ndryshimeve klimatike  Te analizojme shkaktaret e ndryshimeve klimatike
  2. 2. Klima (nga grq : pjerrtësi, klima) eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar . Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend.
  3. 3. Ndryshimi i klimës  është një term i përdorur në klimatologji për të treguar ndyshimet e pësuara të klimës në tokë në shkallë botërore gjatë hapësirave të ndryshme kohore, që nga krijimi i tokës e gjer tani. Ndryshimi i klimës mund të shkaktohet nga proceset e brendëshme tokësore, prej faktorëve të jashtëm (p.sh. ndryshimet në rritjen e rrezatimit diellor) ose, në kohët e fundit nga veprimtaria njerëzore.  Sot termi "ndryshimi i klimës" në politikën mjedisore shpesh lidhet me ndryshimet e tanishme klimatike, duke përfshirë ngritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqës së tokës e njohur si nxehja globale.
  4. 4. Faktoret e ndryshimit klimatik Ndryshimi i klimës është një term i përdorur në klimatologji për të treguar ndyshimet e pësuara të klimës në tokë në shkallë botërore gjatë hapësirave të ndryshme kohore, që nga krijimi i tokës e gjer tani. Ndryshimi i klimës mund të shkaktohet nga proceset e brendëshme tokësore, prej faktorëve të jashtëm (p.sh. ndryshimet në rritjen e rrezatimit diellor) ose, në kohët e fundit nga veprimtaria njerëzore. Sot termi "ndryshimi i klimës" në politikën mjedisore shpesh lidhet me ndryshimet e tanishme klimatike, duke përfshirë ngritjen e temperaturës mesatare të sipërfaqës së tokës e njohur si nxehja globale.
  5. 5. Ndryshimet e klimes ne Shqiperi • Ndryshimet klimatike ne Shqiperi kane filluar te ndjehen qe ne gjysmen e dyte te viteve nentedhjete, duke u bere me evidente rreth 1997, vit kur dimri erdhi me pak, dhe ne shume zona te Shqiperise, me aspak bore. Zakonisht, ne zonat malore te Shqiperise binte shume bore gjate dimrit (nganjehere shkonte deri ne 2-3 m lartesi, por ne 1997 i gjithe dimri ishte i ngrohte, dhe pranvera erdhi e nxehte, me nje mars e prill te nxehte e me pak shi. Qe nga ai vit, dimrat ne Shqiperi jane bere gjithnje e me te shkurter e me te ngrohte, ndersa verat jane bere me te gjata dhe me te nxehta, nganjehere me temperatura mbi 40⁰C. Thatesirat ne vere, te shoqeruara nga permbytje ne vjeshte, jane bere fenomene te pervitshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike jane bere tashme te dukshme me sy te lire. Brigjet pergjate Adriatikut po gerryhen ne te gjithe gjatesine e bregdetit per shkak te rritjes se nivelit te detit--ne disa zona, deti ka perparuar deri ne 50 m ne brendesi te tokes, duke shkaterruar pyjet bregdetare dhe bimesine, si dhe duke rritur kripesine e lagunave dhe fushave prane bregdetit. Rritja e nivelit te detit ka sjelle demtime serioze ne pyjet e bukur me pisha mesdhetare qe gjendeshin pergjate gjithe bregdetit te Adriatikut. Shume nga pemet jane thare e po thahen nga rritja e kripesise. Ne pika te tjera, sasia e kripes ne ujin e puseve te fshatrave bregdetare eshte rritur ndjeshem, duke shkaterruar ekonomine e ketyre fshatrave.
  6. 6. Pasojat e ndryshimeve klimatike Ndryshimet klimatike kane rritur gjithashtu dhe numrin dhe intensitetin e zjarreve ne Shqiperi. Gjate 2006-2007, kishte 352 zjarre qe dogjen parqe e pyje ne te gjithe Shqiperine, duke shkaterruar ekosisteme te tera. Ne disa zona, mund te ecje me makine me kilometra te tera pa pare nje peme qe i kishte shpetuar zjarrit. Ndersa dihen demet e komuniteteve qe jetonin ne zonat malore, nuk dihet aspak demi qe i eshte shkaktuar ekosistemeve ne zonat e djegura. Shkaqet e zjarreve te shpeshta mund te jene temperaturat teper te larta ne vere, thatesirat e tejzgjatura dhe shkrirja heret e bores neper male. Ne Kukës, mali Gjallica (2468 m mbi nivelin e detit) kishte majen e tij te mbuluar nga bora nga Shtatori deri ne Qershor. Tani mezi mund te gjesh bore ne maje ne muajin Prill ose Maj. Ndryshimet klimatike sollen dimrat te bute, qe favorizuan rritjen e bimeve tropikale edhe ne Shqiperi, dhe solli shfaqjen e mushkonjave ne lartesi mbi 400500 m mbi nivelin e detit (mushkonjat ishin te pranishme vetem ne lartesi te uleta para 1990). Stinet kane ndryshuar gjithashtu, tashme pemet nuk leshojne gjethet ne tetor dhe nuk celin lule ne mars, ato leshojne gjethet vone ne nentor dhe celin lule edhe ne fund te janarit. Ne 2009, ndryshimet ishin edhe me te theksuara--pati nje dimer te bute me shume shi, por ajo qe ishte me habitshme ishte se vera erdhi me shume shi, nje shi i pazakonte per veren shqiptare, ndersa ne Indi musonet erdhen me shume vonese duke shkaterruar te korrat e fshatareve atje. Qeveria dhe publiku shqiptar jane te pandergjegjesuar dhe te painformuar per ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre, ka nje padituri dhe shume here mohim te ketyre efekteve. Instituti i Politikave Mjedisore po punon shume qe kjo ceshtje te ngrihet ne nivelet qe duhet dhe te informoje publikun mbi kete ceshtje.

×