Shkolla e sotme shqiptare, tashme ne epoken elektronike

5,615 views

Published on

Published in: Spiritual, Business
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
5,615
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
52
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Shkolla e sotme shqiptare, tashme ne epoken elektronike

  1. 1. SHKOLLA E SOTME SHQIPTARE, TASHMË NË EPOKËN ELEKTRONIKE Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) ishte masterplani i qeverise që e drejtoi shkollën shqiptare në epokën e e-school, të internetit si në qytet dhe në fshat. Ndryshe nga katër vite më parë, kur fëmjët dhe të rinjtë e mësonin përdorimin e kompjuterit dhe lundrimin në internet, përmes qendrave mësimore të kompanive private, sot nxënësit i kanë të gjitha mundësitë për të përvetësuar në shkollë aftësitë bashkëkohore të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Kjo, pasi Qeveria, në bazë të prioritetit të ofrimit të standardeve dhe mundësive më të mëdha në fushën e arsimimit për nxënësit shqiptarë, ka finalizuar tashmë qëllimin e saj, instalimin e internetit në mbi 2000 shkolla të vendit. Si rrjedhojë kapaciteti arsimor i shkollave në Shqipëri është rritur, mësuesit po trajnohen për të dhënë mësim për kompjuterin dhe kurrikula për TIK po merr formën e saj të plotë. Tani kontakti i fëmijëve në shkolla me teknologjinë e informacionit nis që në arsimin bazë. Sistemi shkollor 9 vjeçar në vitin 2005 nuk kryente mësime kompjuteri. Nxënësit e arsimit bazë kur përfundonin këtë sistem shkollor nuk ishin të formuar me njohuri nga teknologjia dhe aplikimet kompjuterike, duke humbur kështu shumë vite të çmuara në edukimin dhe formimin e aftësive të tyre të cilat janë kaq të rëndësishme për të garantuar një punë të mirë në jetë. Nisur nga ky fakt, qeveria hartoi masterplanin Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) dhe programin e- shkolla, i cili krijoi mjedisin e fillimit të epokës elektronike në shkollën shqiptare. Për të mbështetur këtë program, për zbatimin e të cilit janë investuar shuma të konsiderueshme, është nënshkruar një Memorandum Mirekuptimi me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për të asistuar në menaxhimin teknik të tij. Pajisja e të gjitha shkollave me laboratorë dhe internet do të bëjë që fëmijët tanë të jenë në avangardë të vendeve evropiane sot. Në një botë që sa vjen e më shumë po orientohet drejt teknologjisë dhe globalizimit, kuptimi, përdorimi dhe krijimi i kulturës së Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është bërë një faktor shumë i rëndësishëm që mundëson arsimimin e nxënësve me një edukim më bashkëkohor, e aftë për t'u përballur me sfidat e zhvillimit. Programi i e-school do të mundësojë përvetësimin e aftësive shumë të nevojshme për sektorë të ndryshëm që nga korporatat e deri në qeveri, që nga tregtia e deri në investime, etj. Ky moment përbën thelbin i krijimit të një Shoqërie të Informacionit e parashikuar në Strategjinë Kombëtare të TIK, e formuluar tashmë nga qeveria.

×