Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

E Drejta Romake

E drejta romake është një nga disiplinat tradicionale hyrëse në fakultetet juridike në Evropë, e cila ka për qëllim që studentët t’i pajisë me dituri të domosdoshme për bazën e përbashkët të sistemeve juridike të Evropës kontinentale. Meqenëse zbatimi praktik i saj ka mbaruar, e drejta romake ka fituar karakterin e disiplinës juridiko-historike me një përmbajtje afërsisht të unisuar në shumicën e fakulteteve juridike të universiteteve evropiane.

  • Login to see the comments

E Drejta Romake

  1. 1. HISTORIKU ISËDREJTËSROMAKE Termi e drejta romake përfshin kryesisht tri disiplina shkencore: a) Institucionet e së drejtës romake ose shkencën që gjurmon thelbin e institucioneve juridike të së drejtës private në kohën e ekzistimit të Romës, b) Historinë e së drejtës romake ose shkencës që studion evoluimin e institucioneve juridike romake kryesisht në lëmin e organizimit të aparatit shtetëror dhe burimeve të drejtësisë dhe c) Shkencën që gjurmon të ashtuquajturën e drejtë romake apo të drejtën romake që ishte marrë si rend pozitiv juridik në kohen e lindjes së rendit ekonomiko-shoqëror borgjez.
  2. 2. Programi i së drejtës romake Shteti romak dhe e drejta romake ekzistuan dhe u zhvilluan plotë trembëdhjetë shekuj – prej shekullit të tetë të epokës së vjetër gjer në shekullin e gjashtë të epokës së re . Për atë kohë shteti romak , prej një shteti të vogël – një qyteti pa rëndësi , evoluoi dhe u bë perandoria më e fuqishme skllavopronare , ndërsa e drejta romake formaliste dhe primitive, që nuk dallonte fare nga rendet juridike të popujve të tjerë primitiv, u zhvillua dhe u bë sistemi më i përsosur i të “ drejtës që mbështetet në pronën e thjeshtë private”.
  3. 3. E Drejta Romake dhe ndarja e saje Juristet romak te Drejten e ndane ne: jus publicum dhe jus privatum. Jus publicum apo e drejta publike përfshinte rregullat e rregullimit shtetëror , të burimeve të drejtësisë , të veprimit të organeve shtetërore të financave shtetërore apo publike , të organizimit të ushtrisë , të kolegiumeve klerike , si dhe të veprave penale dhe të procedurës penale. Jus privatum apo e drejta private quheshin ato rregulla juridike që shërbenin për rregullimin e marrëdhënieve midis personave të koordinuar fizik apo juridik.
  4. 4. Juristet e lashtë e përcaktonin shtetin si “ res publika” – si organizatë që ekziston për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të të gjithë banorëve , Kurse drejtësin si “ ars boni et aequi” si mjeshtëri të së mirës dhe të drejtës apo bile edhe si postulat të moralit: Tria praecepta juris sunt : honeste videre , alterum non laedere , sum cuique tribuere “ – drejtësia ka tre urdhra : të jetosh me nder, të mos i bësh dëm tjetrit , secili të merr atë që i takon.
  5. 5. Qëllimet e mësimit të së drejtës romake E drejta romake me material konkret historik vë në dukje ligjshmëritë themelore të zhvillimit të shtetit dhe të drejtësisë; E drejta romake si lëndë që përpunon institucionet shtetërore dhe juridike të shtetit më të zhvilluar skllavopronar ,jep mësimet e domosdoshme mbi tërë rendin ekonomiko-shoqëror skllavopronar por edhe feudal.
  6. 6. E drejta romake nxori terminologjinë juridike nderkombetare dhe u bë terminologji e përgjithshme, dhe sot ka për detyrë që juristeve t’u mundësoj të mësojnë gjuhën juridike; E drejta romake zhvilloi gjer në maksimum teknikën e analizës së fakteve juridike dhe të kualifikimit të marrëdhënieve juridike , dhe akoma mund tu shërbejë juristeve si një laborator;
  7. 7. Burimet e historisë së shtetit romak dhe të së drejtës romake Për periudhën më të lashtë në zhvillimin e Romës ,përveç zbulimeve të rralla arkeologjike dhe dorëshkrimeve të rralla, saktësia e të cilave nuk është vërtetuar në mënyrë të prerë si material themelor të burimit dalin: Legjendat dhe gojëdhënat popullore të ruajtura dhe të riprodukuara në veprat e historianëve të mëvonshëm.
  8. 8. Për periudhën e fundit në zhvillimin e shtetit romak dhe të drejtës romake , materiali burimor është më i plot. Kjo do të ishte koha e punës ligjdhënëse e perandorit Justinian në të ashtuquajturit Corpus Juris Civilis. Meqë kjo përmbledhje u ruajt në tërësi ,historia e të drejtës romake në këtë periodë bazohet në shënime burimore autentike dhe të vërtetuara.
  9. 9. Sistemi i mësimit të së drejtës romake Është shumë vështirë ta ndash materien e të drejtës romake të trembëdhjet shekujve që kanë kaluar prej fillimit gjer ne shkatërrimin e shtetit romak . Kjo ndarje është e vështirë edhe për shkak se sipas programeve të së drejtës romake ,duhet studiuar jo vetëm historinë e së drejtës private por edhe historinë e rregullimit shtetëror. Në bazë të fakteve të paraqitura , mund të përfundojmë se periodizimi në studimin e historisë së shtetit romak dhe historisë së të drejtës romake ,duhet të jetë ky:
  10. 10. Perioda e parë – perioda e shtetit të lashtë romak patriciano-plebejas dhe e jus civile të lashtë romak ( prej fillimit të krijimit të shtetit romak gjer ne futjen e magjistraturës së preterit peregrin – viti 754 - 242 para epokës së re) Perioda e dytë – perioda e shtetit klasik skllavopronar dhe të drejtës romake honorare dhe klasike ( prej futjes së magjistraturës së preterit pelegrin gjer te Edikti i Karakales – viti 242 te epokës së vjetër- 212 te epokës së re) Perioda e tretë –perioda e shtetit centralist –burokratik dhe absolut dhe e të drejtës unike perandorake romake apo e të drejtës postklasike ( prej ediktit të Karakales gjer në shkatërrimin e Perandorisë romake të Perëndimit apo gjer kur vdiq Justiniani –prej vitit 212 - 476 të epokës së re).
  11. 11. Marrëdhëniet Ekonomiko-Shoqërore, Rregullimi Politik dhe Burimet e Drejtësisë në Romën Lashtë. (Periudha e Parë) Krijimi i qytetit të Romës
  12. 12. Italia në kohën e themelimit të qytetit të Romës Para themelimit të qytetit të Romës ,sipas traditës në shekullin e 8-të Epokës së vjetër , në Itali kishte kaluar koha e bakrit( kultura terramare) dhe u shfaq koha e hekurit (kultura villanova) - perioda më e lartë barbare. Hulumtimet mbi prejardhjen e banorëve të Italis së kohës së hekurit , tregojnë se pjesën më të madhe të banorëve të Italisë qendrore e përbënin fiset indoevropiane që quheshin italik. Ndër italikët dalloheshin sabinet ,samnikët picenët , umbrijet dhe latinët .Poshtë në juglindje dhe larg në verilindje të Italis jetonin në të njëjtën kohë turma ilirësh –japigët dhe venetët ,ndërsa në veriperëndim jetonin galët.
  13. 13. Themelimi i qytetit të Romës Në traditën romake ruhet kujtimi i vitit dhe i ditës kur si thonë u themelua Roma. Sipas mendimit të Katonit kjo ngjau në vitin e parë të olimpiadës së shtatë në festën e Palilit, më 21 prill të vitit 751 të epokës së vjetër. Si vit të themelimit të Romës Varoni përmend vitin 753 , ndërsa shumë shkrimtarë duke u mbështetur në tekstin e Livit mendojne se: “ prej themelimit gjer në çlirimin e qytetit me 510 , mbretërit sunduan Romën 244 vjet” Roma u themelua në vitin 754 të epokës së vjetër.
  14. 14. Marrdhënjet Ekonomiko- Shoqërore në Romën e Hershme 6. Zhdukja e marrëdhënieve kolektive në prodhim dhe lindja e pronës private Në kohën e themelimit të qytetit të Romës tani më ishte bërë ndarja e parë e madhe shoqërore e punës –ndarja e bujqësisë nga blegtoria . Ndarja e dyte: ndarja e zejeve nga punet bujqesore dhe Ndarja e trete: tregtaret si ndermjetues nga njerzit qe punonin.
  15. 15. Rregullimi gjentil i Romës më të lashtë Sipas shënimeve të traditës romake , në terrenin e Romës jetonin 300 gjense ose klane. Çdo gjens përbënte bashkësin ekonomike të mbyllur , të pasardhësve të ndonjë heroi legjendar dhe personave tjerë të cilët me anët të adobtimit ishin pranuar anëtarë të gjensit. Në krye të gjensit qëndronte kryeplaku ( pater gentis).Kryeplaku i gjensit ,duke u këshilluar me gjentilet tjerë meshkuj drejtonte punët e gjensit , gjykonte në rast të konflikti midis anëtarëve dhe bënte aktet religjioze. Si shkallë më e ulët e bashkimit të gjensit doli kuria ose vëllazëria. Atë e përbënin disa gjense me lidhje gjaku që jetonin si fqinjë të drejtpërdrejtë .Themelimi i kurive u bë për shkak të popullzimit të zmadhuar të gjenseve me vendbanim të përhershëm .Çdo kuri ishte një lidhje prej 10 gjensesh.
  16. 16. • NË KRYE TË KURIS GJENDEJ ASAMBLEJA E TË GJITHË GJENTILËVE MESHKUJ MADHOR. ASAMBLEJA ZGJIDHTE KRYEPLAKUN (CURIO) I CILI KOMANDONTE USHTRINË E KURISË , GJYKONTE NË RAST TË NEVOJE DHE BËNTE AKTE RELIGJIOZE ME NDIHMËN E KLERIKUT TË QUAJTUR FLAMEN CURIALIS. •SI SHKALLË MË E LARTË E BASHKIMIT TË GJENSEVE ISHTE TRIBUSI APO FISI.ÇDO FIS APO TRIBUS PËRBËHEJ PREJ 10 KURISH, GJEGJËSISHT PREJ 100 GJENSESH. •TRIBUSI ME PËRJASHTIM TË DISA PUNËVE USHTARAKE DHE PUNEVE TJERA ADMINISTRATIVE, NUK KISHTE FUNKSIONE TJERA. ÇDO TRIBUS , E PERFSHINË TERRENIN E ROMËS DHE ISHIN TRE, - RAMNENSES, TITIENSES DHE LUCERES- ISHIN TE AFTË TË ARMATOSNIN NGA NJË CENTURION KALORËSISH DHE NJË MIJË KËMBËSORËSH
  17. 17. Rrënja e rregullimit gjentil Rregullimi klanor-fisnor romak ose lidhja e gjenseve, kurive dhe tribuseve ka ekzistuar një kohë relativisht të shkurtër si bashkësi e anëtareve madhor meshkuj të barabartë dhe të lirë. Rritja e pandërprerë e prodhimit dhe bashkë me të edhe e produktivitetit të punës, ngriti vlerën e fuqisë punëtore të njeriut: skllavëria që në te kaluaren ishte akoma në krijim e sipër tani behet pjesë esenciale e sistemit shoqëror. Krahas dallimit midis të lirëve dhe sklleverve shfaqet dallimi midis të pasurve dhe të varfërve – me ndarjen e re të punës, behet copëtimi i ri i shoqërisë në klasa.
  18. 18. Shpartallimi i gjensit dhe shfaqja e bashkësive familjare –kur veglat e prodhimit u zhvilluan gjer në atë masë sa bënë të mundur për ekzistimin e grupeve më të vogla të prodhuesve , Në vend të gjensit si njësi themelore prodhuese u shfaqen konsorciumet dhe familjet agnate nën pushtetin e pater familjasit (kryefamiljarit).
  19. 19. Patronët dhe klientët –Fakti që disa nga familjet romake arritën të siguronin monopolin e pozitës në organizatën gjentile, pjesëmarrjen më të madhe në ndarjen e plaçkës ose veglat më të mira të prodhimit, tokë më të mira, më shumë fuqi punëtore, mjeshtëri më të madhe në punë ose vetëm të ishin sa më larg kufinjve, që shpeshherë rrezikoheshin nga sulmet e armikut, solli formimin e konsorciumeve, dhe familjeve të varfra dhe familje të pasura. Anëtarët e konsorciumeve të pasura dhe familjeve të pasura në kuadrin e gjensit të tyre gëzonin prestigj të jashtëzakonshëm dhe paraqiteshin si protektorë ose mbikqyres të bashkëfisorëve të varfër.
  20. 20. Kështu, në bazë të ndryshimit për nga pasuria, anëtarët e të njëjtit gjens u ndanë në grupin e protektorëve ose patronëve dhe në grupin e të papërkrahurve apo klientëve. Patronët ishin anëtarë më të nderuar dhe të pasur, ndërsa klientët anëtarë pa prestigj dhe të varfër të gjensit. Marrëdhëniet midis patronëve dhe klientëve rregulloheshin me zakone. Detyrat themelore të patronëve ishin që klientëve tu shpjegonin drejtësinë, që në vend të tyre të ngrehin padi konflikti dhe që para gjyqeve tu ndihmonin dhe ti perfaqesonin.
  21. 21. Patricët dhe plebejasit –Të gjithë historianët e Romës, patricë i konsiderojnë pasardhësit e klaneve më të dalluara romake që kryenin shërbimet më të rëndësishmë shtetërore, ndërsa plebejasit masën e popullsisë së varfër dhe të lirë romake. Skllavëria- Menjëherë pasi fuqia punëtore e njeriut u bë aq produktive sa që përveç shpenzimeve për sigurimin e jetës së vetë prodhuesit, filloi të japë edhe mbi vlera pune, u ndërpre zakoni i vrasjes së robërve të luftës.
  22. 22. Krijimi i Shtetit Romak Perioda e demokracisë ushtarake Koha kur u bënë të shpeshta kundërshtimet klasore që sollën shkatërrimin e organizatës klanoro-fisnore romake njihet si periodë mbretërore e demokracisë ushtarake. Kjo ishte perioda kur organet e rregullimit gjentil shkeputen gradualisht prej rrënjëve të tyre në popull, në gjens dhe fis dhe i tërë rregullimi gjentil shëndrrohet në kundërthënie. Organizata e fisit të përcaktuar për rregullimin e lirë të punëve të saja, bëhet organizatë për plaçkitjen dhe shfrytëzimin e fqinjëve.
  23. 23. Organet e pushtetit në periodën mbretërore apo të demokracisë ushtarake Komicionet kuriate- ishin institucionet më të lashta të rregullimit shtetëror klanoro-fisnor. Të drejtë vote në komicionet kuriate kishte çdo kuri. Komicionet i mblidhte rexi ose mbreti , ndërsa gjatë kohës kur froni ishte vakant –interexi i zgjedhur prej radhëve të senatorëve. Asambletë mblidheshin për të zgjedhur mbretin dhe që me ligj të veçantë ti jepnin investituren (te drejten) kandidatit të zgjedhur që të vendoste për luftën dhe paqen dhe që të gjykonte për dënimet më të rënda në të holla dhe për vdekje të shqiptuara qytetarëve romak. Asambletë mund të konvokoheshin për të vendosur edhe për çdo çështje tjetër që ishte e rëndësishme për bashkësi ose për cilindo qytetar. Vendimet në asamble merreshin me shumicën e votave të kurive.
  24. 24. Senati- Organi i dytë tipik i rregullimit klanoro-fisnor i Romës së Lashtë ishte Senati .Anëtarët e Senatit ishin kryepleqet e gjenseve. Ky organ ishte i autorizuar të këshillonte reksin kur kryente detyrat themelore, ti ratifikonte vendimet e asambleve të cilat vetëm pas ratifikimit në senat merrnin fuqinë obligative për tërë popullin romak si dhe në rast kur froni ishte vakant organizonte administratën në bashkësi romake me i përgadite procedurat per zgjedhjen e rexit (mbretit) të ri. Rexi apo mbreti - Organi i trete tipik i rregullimit klanoro –fisnor në Romë ishte Rexi apo mbreti. Ishte udhëheqës i zgjedhur por i përjetshëm i lidhjes ndërfisnore. Ushtronte detyrat e udhëheqësit madhor ushtarak, klerikut suprem, gjyqtarit suprem dhe shefit të tërë bashkësisë.
  25. 25. Komicionet centurione Në periodën e demokracis ushtarake, ushtria luante rol të madh sepse “lufta dhe organizimi për luftë tani u bënë funksione të rregullta të jetës popullore “. Prandaj e tërë kjo period u quajt period e demokracise ushtarake.
  26. 26. Tribusët –ndarja e banorëve sipas përkatësis territoriale Një ndër karakteristikat e veçanta të shtetit është ndarja apo lidhja e qytetarëve me shtetin sipas domicilit (vendbanimit). Një ndarje e këtillë e qytetarëve romak qe bërë nga fundi i demokracisë ushtarake me zbatimin në jetë të tribuseve të reja territoriale. Tribuset e reja, përkundrejt tribuseve të mëparshme klanoro-fisnore që ishin njësi organizative administrative nën udhëheqjen e tribunëve.
  27. 27. Rënja e demokracisë ushtarake Luftërat midis patricëve dhe plebejasve Pas përzënies së mbretërve etrur filloi lufta e ashpër midis patricëve dhe plebejasve. Patricët dominuan në komicionet centurione, në senat dhe në magjistratura të Republikës së hershme romake dhe duke u mbështetur në aparatin shtetëror, patën sukses ti mbajnë plebejasit në gjendje të nënshtrimit ekonomik dhe ti largojnë nga çdo përzierje në punët e përgjithshme ose shtetërore. Diktatura e patricëve shkaktoi revolt te masat plebejase dhe lindi organizatën e parë politike të plebejasve.
  28. 28. Lufta për të drejtat – e drejta e kreditorëve që ti shesin debitoret në skllavëri ose ti vrasin ne rast të konkurrencës se shumë kreditorëve ruhej edhe në ligjin XII tabelave. Lufta për të drejtat politike dhe për të drejtat e tjera – Krahas me sukseset ne luftë për të drejtat ekonomike, plebejasit korrnin suksese edhe në luftë për barazim me patricët në të drejtat politike dhe të drejtat e tjera qytetare. Në fillimin e republikës së hershme, plebejasit kishin vetëm një të drejtë politike – të drejtën e kufizuar të votës në komicione centurione.
  29. 29. Pas secesionit (ndarjes) të parë, kur plebejasit dalin si forcë e organizuar politike, patricët u detyruan që organeve politike të plebejasve tua njohin disa të drejta dhe kështu ti inkuadrojnë në punën e aparatit shtetëror. Suksesi i mëtejshëm me rëndësi politike që e korrën pjebejasit pas secesionit të dytë, ishte aprovimi i ligjit të XII tabelave. Duke shkruar rregulla juridike, synohej që magjistratëve patricë tu bëhej e pamundur që si rregulla juridike të përdornin vetëm ato zakone që ishin në interes të shtresës shoqërore të patricëve. Sipas Lex Canuleia, plebejasit u barazuan plotësisht me patricët në lëmin e të drejtës pronësore dhe familjare sepse përveç jus comerci (e drejt ekonomike) që e kishin më parë, fituan edhe jus conubii, të drejtën që të lidhin martesën e rregullt romake jo vetëm midis tyre por edhe me patricët.
  30. 30. Luftërat pushtuese dhe kategorit e reja të banorëve Aty kah fundi i demokracisë ushtarake, lufta dhe organizimi për luftë u bë funksion i përhershëm i shoqërisë romake “Pasurit e fqinjëve zgjojnë lakminë e atyre popujve, te të cilët fitimi i pasurisë shfaqet tani si një ndër qëllimet e para jetësore”. Latinët – Pasi i përzunë etrurët, romakëve u shkoi për dore që pas luftërave të ashpra me latinët, banorët e laciumit ,të lidhin aleancë të përhershme ( Foedus aeternum). Në bazë të kësaj aleance, latinët fituan të drejtën të ruajnë autonomine krahas me detyrimin që ne luftëra të marrin pjesë në njësit ndihmëse ushtarake që quheshin “ nomen latinum “ Përveç kësaj, latinët kishin të drejtë të votonin në komicionet romake kur gjendeshin në Romë. Statusin e qytetarit romak e fitonin me një transferim të thjeshtë ne Romë, me një detyrim që në komunën e lindjes të lënë bile një djalë. Latinët e ruajtën pozitën e privilegjuar.
  31. 31. Peregrinët –Banorët e lirë të krahinave të pushtuara dhe të atyre që ju bashkuan Romës me të drejtë autonomie quheshin peregrin. Peregrinët të pushtuar me forcë, ishin dediticii (te dedikuar) dhe nuk kishin të drejtë vetëqeverisjeje. Për ta vlenin ekskluzivisht leges datae (ligje ushtarake) që i aprovonin komandantët e ushtrisë romake. Peregrinët ishin të detyruar të ndihmonin financiarisht dhe ushtarakisht orvatjet e Romës.
  32. 32. Rregullimi Shtetëror në Kohën e Rebulikës së Hershme Asambletë Popullore dhe Senati Asambletë popullore Në organizimin shtetëror të Republikës së hershme, rëndësi të veçantë kishin asambletë popullore. Asambletë popullore ndaheshin në asamble të mbetura prej kohes së demokracis ushtarake dhe asamble te krijuara për shkak të raporteve të reja të shoqërisë romake. Prej kohes së demokracisë ushtarake ngelen reliktet (te vjetrat) e komicioneve kuriate si dhe komicionet centurione të paprekura por për shkak të zgjerimit territorial të Romës dhe njësive të reja territoriale u formuan komicionet tribuciane. Komicionet kuriate – si relikt (mbetje) rregullimit klanoro-fisnor, me përjashtim të aprovimit të lexcuriata de imperio formale të magjistratit më të lartë, nuk vendosnin për çështjet publike. Të tridhjet kuriet e mëparshme që përfaqsoheshin prej tridhjet liktoreve –mblidheshin simbolikisht për të marrë pjesë në aktet e adrogimit, detestation sacrorum dhe në përpilimin e testamentit.
  33. 33. Komicionet centurione - u ruajtën si “comitatus maximus” (komisioni me i larte) të popullit romak. Të drejtë që ti konvokonin komicionet centurione kishin magjistratët më të lartë romak, të ashtuquajturit magjistratët cum imperio (diktatori, konsulli, pretori, në rastet të jashtëzakonshme kur ishte fjala për çështjet e censusit dhe censoret ). Komicionet tribuciane – linden prej ndarjes së Romës në njësi administartivo-teritoriale ose tribuse. Numri i tribuseve rritej krahas me rritjen e shtetit romak. Rreth vitit 241 numri i tyre u stabilizua definitivisht. Ekzistonin katër tribuse të qytetit dhe 31 të fshatrave. Concilia plebis tributa - Organi politik i plebejasve concilia plebis - u bë organ shtetëror kur fituan të drejtën të nxjerrin rregulla të detyrushme për plebejasit dhe për të zgjedhur të ashtuquajturit magjistratët plebejas ( tribunet dhe edilët plebejas) të drejtë vote në asmabletë e plebejasve kishin vetëm plebejasit. Asambletë i konvokonin organet e plebejasve Votimi bëhej nëpër tribuse analogjikisht me votimin në komicionet tribusiane.
  34. 34. Senati në kohën e Republikës së hershme Në kohën e Republikës së hershme, senati ishte organ shtetëror i përbërë prej 300 pjesëtarësh më me autoritet të rendit shoqëror patricia. Gradualisht, me anë të luftës me patricët të drejtën për të hyrë në Senat e fituan edhe magjistratët plebejas që kishin ushtruar me parë detyrën e magjistratit. Kështu, Senati u rrënjos si organ i magjistratëve të mëparshëm, gjegjësisht i pjesëtarëve më me autoritet të patricëve dhe plebejasve.
  35. 35. Magjistraturat në Kohën e Republikës së Hershme Pas revolucionit të vitit 510, romakët zgjodhën dy pretor ose konsuj si administratë supreme të shtetit, prijës madhor ushtarak dhe gjyqtarë suprem. Për dallim prej mbretërve të cilët qeverisnin për jetë dhe pa përgjegjësi, konsujt e posazgjedhur si organe të përkohshme dhe kolegjiale kur ushtronin funksionet e tyre, ishin të kufizuar jo vetëm në mënyrë formale –juridike por edhe në atë politike, civilo-juridike dhe penalo-juridike. Gjatë zhvillimit të Republikës romake, për shkak të luftërave të brendshme midis patricëve dhe plebejasve, si dhe për shkak të politikës pushtuese të Romës rritej pa ndërprer numri i detyrave që duhej ti ushtronin konsujt patjetër si të vetmet organe shtetërore të afta për aksion të shpejt dhe veprim të drejtpërdrejtë, kështu që vetëm dy organe të zgjedhura shtetërore nuk i plotësonin dot të gjitha detyrat shtetërore. Sektorët konstant të punëve shtetërore që duhej ti kryenin personat e veçantë prej atëherë quhen magjistratura, ndërsa personat e autorizuar që duhej ti kryenin punët e magjistraturave quheshin magjistrat ose honores.
  36. 36. Prandaj magjistratët ishin të gjithë personat të cilët me zgjedhje në asamble ose në ndonjë mënyrë tjetër të rregullt, merrnin autorizime që në një kohë të caktuar qoftë personalisht qoftë së bashku me të tjerët, ti kryenin punët shtetërore të magjistraturës së caktuar nën kërcënim të përgjegjësisë politike civile dhe penale.
  37. 37. Ndarja e magjistraturave dhe magjistratëve romak Termi magistratus në gjuhën latine nenkuptonte shërbimin publik dhe personin e ngarkuar që të ushtronte shërbimin publik. Ky term rrjedh nga fjala “mag” që do të thotë diçka më shumë se i rëndomtë , në kuptim figurativ njeriun që mund te urdhëroj, të komandoj. Përveç cilësive të përmendura themelore të të gjitha magjistraturave romake –magjistratët ishin nëpunës të përkohshëm kierarkisht të kufizuar dhe me përgjegjësi.
  38. 38. Magjistraturat patriciane dhe plebejase - Si patriciane janë konsideruar të gjitha magjistraturat të cilët në kohën e themelimit ishin të hapura vetëm për patricet. Në radhët e këtyre magjistraturave bënte pjesë diktatura, konsullata, censura, pretura ediliteti kurilian dhe kuestura. Meqë plebejasit ne luftë me patricët fituan të drejtën që edhe pjesëtarët e rendit shoqëror të plebejasve mund të zgjedheshin titullarë të këtyre magjistraturave, magjistraturat patriciane u kthyen ne patriciano-plebejase. Magjistraturat e larta dhe ato të ulëta – duke marrë parasysh sferën e pushtetit që kishte secili magjistrat, të gjitha magjistraturat u ndanë në të larta ose magjistratura cum imperio, dhe të ulëta ose magjistratura cum potestate. Magjistratët cum imperium konsideroheshin organe më të larta shtetërore dhe zakonisht mund të merreshin me të gjitha punët publike. Imperiumi (detyra) i magjistatëve ndahej në imperium domi ac militae ose pune te aparatitit te dhunes.
  39. 39. Magjistraturat e rregullta dhe të jashtëzakonshme Magjistraturat e rregullta ishin ato që kishin për qëllim të kryenin punët e përhershme dhe vijuese shtetërore, titullarët e këtyre magjistraturave zgjidheshin për çdo vit ose në intervale kohore të caktuara saktë. Të jashtëzakonshme apo të parregullta ishin magjistraturat e caktuara qe ti kryenin detyrat shtetërore me karakter jo të zakonshëm, pra që shfaqeshin vetëm në raste të veçanta (ad hoc).
  40. 40. Magjistraturat zgjedhore dhe jo zgjedhore – Ndarja në magjistraturat zgjedhore dhe jo zgjedhore përputhet kryesisht me ndarjen në magjistraturë të rregullt dhe të parregullt. Magjistratët zgjedhor ishin të gjithë ata të cilët me anë të vendimit të komicioneve ose concilia plebis autorizoheshin për ushtrimin e punëve të rregullta publike, ndërsa magjistratët jo zgjedhor ishin magjistratët e emëruar në rrethana të jashtëzakonshme me vendim të senatit ose të ndonjë magjistrati tjetër per kryerjene ndonje pune te perkohshme. Magjistraturat kolegjiale dhe individuale- se a zgjedheshin njëkohësisht dy ose më shumë titullar të pushtetit apo vetëm një përson për ndonjë shërbim publik , magjistraturat romake ndaheshin në kolegjiale dhe individuale. Magjistraturat kurule dhe jokurule- Titullarët e magjistraturave kurule kishin të drejtë që para botës të përdornin selinë e veçantë solemne ndërsa ato jo kurule nuk e kishin këtë të drejtë.
  41. 41. Burimet e Drejtësisë në Periudhën e ParëPERIODA E RREGULLAVE TË PASHKRUARA TË SJELLJES – (JUS NON SCRIPTUM) • PERIODA E RREGULLAVE ZAKONORE TË SJELLJES - NË GJIRIN E ORGANIZATËS GJENTILE U KONSOLIDUAN DISA RREGULLA TË SJELLJES, QË U PËRGJIGJESHIN INTERESAVE VITALE TE GJENSIT DHE TË GJITHË GJENTILËVE . PRANDAJ KËTYRE RREGULLAVE, ME PËRJASHTIME TË RRALLA, U NËNSHTROHESHIN TË GJITHË PJESËTARËT E GJENSIT, PA NDONJË DHUNË TË POSAQME DHE TË BINDUR THELLË PER RESPEKTIM TE KETYRE RREGULLAVE. • PERIODA E SË DREJTËS ZAKONORE- NË KOHËN E NDARJES SË SHOQËRISË ROMAKE NË SHTRESAT E PATRONËVE DHE TË KLIENTËVE, OSE PATRICËVE DHE PLEBEJASVE, NJERËZVE TË LIRË DHE SKLLEVËRVE ,LINDIN EDHE MË TUTJE ZAKONET QË SHPREHIN INTERESAT SOLIDARE TË PJESËTARËVE TË ÇDO GRUPI.
  42. 42. Kur më në fund pas revolucionit te vitit 510 u krijua në Romë shteti ku si shtres sunduese u imponuan patricët, organet shtetërore patriciane për rregullimin e marrëdhënieve midis të gjithë qytetarëve aplikonin ekskluzivisht zakonet e krijuara në kuadrin e rrethit patrician zakonet që shprehnin interesat e patricëve. Ndër këto rregulla zakonore janë të ashtuquajturat: a) Jus dhe fas dhe b) Leges regiae a) Jus dhe fas - Termin “ Jus” e përdornin per rregullat e sjelljes që shërbenin për rregullimin e marrëdhënieve midis shtetit romak dhe qytetarëve të tij si dhe marëdhënieve ndërmjet vet qytetarëve, ndersa termin “fas” romakët e përdornin për të treguar zakonet dhe rregullat juridike zakonore me karakter religjioz b) Leges regiae- prej kohës së përzierjes së dispozitave të zakoneve dhe të drejtës zakonore, të dispozitave religjioze dhe të normave juridike, janë ruajtur shumë pak shënime autentike. Ato që u ruajtën gjenden kryesisht në përmbledhjen që mbanë titullin leges regiae (rregulla religjioni, familjare – burri dhe gruaja si dhe prindi me femijen, e drejta penale dhe civile) etj.
  43. 43. Perioda e së drejtës së shkruar – (Jus scriptum). Perioda e së drejtës së shkruar filloi në Romë, kur me kërkesën e plebejasve u regjistruan rregullat e së drejtës zakonore që i aplikonin magjistratët patricianë. Si rezultat i luftës së qëndrueshme të plebejasve doli: ligji i XII tabelave apo (lex XII tabularum).
  44. 44. Ligji i XII tabelave - Përpjekjet e plebejasve që të shkruheshin rregullat juridike zakonore, bënë që të themelohej komisioni prej tre anëtarësh i cili qe dërguar në Greqi ti studionte ligjet e Solonit. Gjatë vitit 451 të epokës së vjetër decemvirët (deleguarit) regjistruan rregullat juridike në 10 tabela dhe ua paraqitën komicioneve centurione për aprovim. Për vitin tjetër u zgjodhën decemrivët e rinjë të cilët gjatë vitit 450 ua parashtruan komicioneve centurione edhe dy tabelat e fundit. Kështu lindi ligji i XII tabelave, teksti i të cilit ishte i shkruar në pllaka bakri dhe i ekspozuar në forum. Kodi përmbante dispozitat mbi procedurën gjyqësore dhe mbi ekzekutimin e aktgjykimeve (tab.1-3), mbi marrëdhëniet familjare dhe mbi të drejtën trashëgimore (tab.4-5) , mbi marrëdhëninjet pronësore (tab.6-8), mbi veprat penale (tab.9) , mbi aktet religjioze (tab.10) si dhe dispozitat tjera për rregullimin e lloj-lloj lëmive të jetës shoqërore (tab.11-12).
  45. 45. - Ligjet Iniciativën për të nxjerr ligje e kishin magjistratët me jus agenti cum populo. Magjistratët përpilonin propozimin ligjor – rogation, dhe e ekspozonin në forum. Pas tri leximesh, mblidheshin asambletë që te votonin për propozimin ligjor me “uti rogas” (pro) ose me “antique” (kunder). Kur shumica e centurioneve apo shumica e tribusëve votonin për rrogacion të magjistratëve, rrogacioja e aprovuar merrej si ligj ose lex. Ligji i aprovuar nuk e obligonte popullin romak për derisa: 1) nuk e ratifikonte senati dhe 2) magjistrati nuk e kishte përpiluar drejtë formalisht tekstin e ligjit që pastaj te ekspozohej në forum.
  46. 46. Vendimet e concilia plebis (vendimet e koncileve)- Plebiscita Vendimet me përmbajtje abstrakte juridike të aprovuara në asabletë e plebejasve quheshin plebiscita. Konsiderohej se plebiscita ishin leges spaciales (ligje te veqanta) të detyrueshme vetëm për plebejas. Megjithatë, gjatë luftës me patricët , plebejasit arritën që vendimet abstrakte juridike të marra në asambletë e tyre ti bënin të detyrueshme edhe për patricët.
  47. 47. Ediktet e magjistratëve Magjistratët romak kishin jus edicendi apo të drejtë që urdhërat e drejtuara qytetarëve romakë, t’i deklaronin gojarisht në koncione ose ti jepnin me shkrim në forum. Edhe urdhrat e para me goje të magjistratëve edhe ato të dytat me shkrim quheshin “edicta”. Me ndihmën e edikteve , magjistratët kryenin tri detyra te rendesishme: Adimplere (aplikimin), Suplere (plotsimin) dhe corrigere jus civile (korigjimin e te drejtes civile) si dhe iu përshtatnin kushteve konkrete jetësore tërë rendin juridik romak.
  48. 48. Interpretatio (interpretimet) Klerikët i krijonin rregullat e reja juridike me interpretimin ose spjegimin e dispozitave ekzistuese juridike. Klerikët jepnin këshilla juridike, dhe ndihmonin me rastin e lidhjes së punëve juridike. Klerikët apo interpretatoret nuk ishin vetëm gjurmues pasivë të brendisë së rregullave të shkruara por edhe krijues aktiv të rregullave te drejtësisë .
  49. 49. Karakteristikat e përgjithshme të së drejtës së lashtë romake E drejta e lashtë romake ishte pasqyrë dhe rregullator i marrëdhënieve ekonomiko- shoqërore në shtetin primitiv romak. Primitivizmi i së drejtës së lashtë romake u shfaqë edhe në formën, edhe në brendinë edhe në metodën e aplikimit te rregullave juridike. Në të drejtën e lashtë, gjer me ligjin e XII tabelave nuk kishte të drejtë të shkruar, madje edhe ligji i XII tabelave paraqet një kodifikim jo të plotë të së drejtës zakonore, i cili për shkak të dispozitave jo precize dhe të paqarta, jepte mundësi për aplikimin arbitrar dhe interpretimin arbitrar të normave juridike. E drejta e lashtë romake ishte kryekëput formaliste. Çdo akt juridik dhe çdo punë juridike duhej të ndërmerrej patjetër në mënyrë të parashikuar saktë dhe me veprime të precizuara saktë. Edhe gabimi më i vogël mjaftonte që puna juridike të konsiderohej nul.
  50. 50. E drejta e lashtë romake ka qenë jashtëzakonisht e ashpër. Kjo dukej edhe në të drejtën penale –dënimet e saceritetit, (ashpersise) siq jane: rrahja, djegia, varja në kryq, - marrëdhëniet civilo-juridike, sidomos midis kreditorëve dhe debitorëve dhe personave alieni juris dhe patres familjasit. Përveç kësaj sipas dispozitave të së drejtës së lashtë silleshin ekskluzivisht qytetarët romak, ndërsa çdo i huaj gjer kur hyri institucioni i klientelës dhe kur u krijuan kategorit e latinëve dhe peregrineve, trajtohej si send, si person të cilin çdo qytetar romak mund ta zinte rob ose mund ta vriste.
  51. 51. Burimet e Drejtësisë në Kohën e Romës Klasike Përveq mënyrave të krijimit të rregullave juridike (burimet e drejtësisë) të cilat ekzistonin në periodën e parë, në periodën e dytë të zhvillimit të shtetit romak rregullat e përgjithshme juridike të detyrueshme nxirreshin edhe nga mendimet e senatit (senatus konsulta), nga përgjigjet e juristëve (responsa prudentium) dhe nga vendimet e princepsit (constituciones principum). Në të vërtet as në këtë periodë nuk ekzistonin organet e veçanta ligjëdhënëse me të drejtë ekskluzive që të përpilonin norma juridike.
  52. 52. E drejta zakonore Të drejtën zakonore e përbënin rregullat juridike të krijuara pa intervenimin e ligjdhënësit, me pëlqim në heshtje dhe me përdorimin e përsëritur dhe të gjatë nga ana e tërë popullit. Megjithatë, zakonet e krijuara në jetën e popullit nuk janë trajtuar si rregulla juridike. Si rregulla juridike ishin vetëm zakonet që nuk e kundërshtuan rendin pozitiv dhe vlerësimin e arsyeshëm të marrëdhënieve midis njerëzve. Me fjalë të tjera, fuqi të detyrueshme kishin vetëm ato zakone të cilat në frymën e rendit juridik plotësonin zbrazëtirat juridike .
  53. 53. Ligjet dhe plebiscita Vendimet e komisioneve (leges) dhe vendimet e koncilëve (plebiscita) kishin fuqinë e njëjtë juridike: e detyronin tërë popullin romak. Prandaj, edhe juristët klasikë romak, shumë shpeshë leges dhe plebiscita i shënonin me termin e njejtë gjenerik, leges (ligjet gjenerale). Çdo ligj i aprovuar në Asamble, kishte tri pjesë themelore përbërëse: preascriptio (pershkrimi), rogatio (permbajtja) dhe sanctio (sanksioni). Preascriptio përmbante shënimet për propozuesin dhe kryetarin e asambleve, për ditën dhe vendin e seancës si dhe menyrën e votimit. Rogatio ishte në të vërtetë propozimi i pandryshuar ligjor në komisionet romake, nuk kishte as diskutim as ndryshim të projektit ligjor. Projekti ose aprovohej ose refuzohej në tërësi.
  54. 54. Ne fund teksti ligjor përmbante edhe sanksionin (sanctio ) gjegjësisht parashikonte masat që do të përdorën kundër personave që nuk do tu përmbahen dispozitave ligjore. Sipas sanksionit ligjet ndaheshin në leges perfectae , leges minus quan perfectae dhe në leges imperfectae. Leges perfectae ishin ligjet që e shpalnin nul çdo veprim të ndërmarrë kundër dispozitave ligjore; leges minus quan perfectae përkundrazi nuk e anulonin veprimtarinë e ndërmarrë por e dënonin kryesin e veprës antiligjore, leges imperfectae as që i anulonin veprimet e ndërmarra, as që parashikonin dënim kundër personit që kishte cenuar dispozitat juridike.
  55. 55. Ediktet e magjistratëve Të gjithë magjistratët romakë kishin jus edicendi apo të drejtë që me gojë (in contione) ose me shkrim në tabelat e bardha (in albo) t’ua komunikonin urdhëresat qytetarëve dhe banorëve të tjerë të shtetit romak. Keto urdhera te magjistrateve romak quheshin “edicta”. Me ane te edikteve magjistratet kryenin tri detyra te rendesishme: Adimplere (aplikimin), supplere (plotsimin) dhe et corrigere jus civile (korigjimin e rendit ekzistues Juridik). Permes edikteve magjistratet e pershtatnin rendin juridik sipas evoluimit bashkekohor te shoqerise njerzore.
  56. 56. Senatus konsulta (mendimet e senatit) dhe orationes principum Qysh në kohën e principatës filloi të humbte veprimtaria ligjëdhënëse e asambleve, mendimet e senatit apo senatus konsulta morën fuqi të përgjithshme juridike të detyrueshme, gjegjësisht u bënë burime direkte të së drejtës romake: senatus consulta est ,quod senatus jubet atque constituit , idque leges vicem optiket - mendimi i senatit është: ajo që vendosë dhe urdhëron senati, ai ka fuqin e ligjit. Senatus konsulta aprovoheshin në mbledhjet e senatit sipas propozimit te princepsit ose të ndonjë magjistrati tjetër. Pas diskutimit dhe votimit për propozim , mendimet evidentoheshin ose shkruheshin dhe vendoseshin ne arkivin shtetëror ( aerarium) Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të principatës kur marrëdhëniet midis senatit dhe princepsit tani më ishin spastruar, senati nuk votonte me përkitazi me propozimet e princepsit: i aprovonte me aklamacion. Prandaj, si burime të drejtësis nuk merreshin më mendimet e senatit por fjalimet ose rekomandimet e princepsit (orationes principum).
  57. 57. Responsa prudentium (mendimet profesionale te juristeve) Responsa prudentium apo mendimet profesionale te juristeve kishin fuqinë detyruese, gjegjësisht u bënë burim i të drejtës romake. Të drejtën e dhënies së mendimeve profesionale juridike sipas autorizimeve të princepsit e fitonin juristët më të dalluar të rendit shoqëror të senatorëve dhe ekuesterve (udheheqesit e shkollave filozofike – juridike). Kështu garantohej se do ta zbatonin autorizimin e madh për krijimin e rregullave të përgjithshme juridike të detyrueshme në përputhje me qëllimet e përgjithshme të shtetit romak.
  58. 58. Constitutiones principum (Vendimet e Princepsit) Rregullat juridike që i krijonte princepsi quheshin Constitutiones principum apo vendime te princepsit. Constitutiones e princepsit ndaheshin në constitutione me përmbajtje të përgjithshme (edicta dhe mandata) dhe constitutione me të cilat perandorët zgjidhnin rastet konkrete ( decreta dhe rescripta ) Me edikte perandoret nxirrnin rregulla juridike nga te gjitha lemenjët e së drejtës publike dhe private . Mandata ishin udhëzime të dhëna drejtuesve të provincave dhe nëpunësve të tjerë shtetëror për kryerjen e funksioneve që u ishin besuar Aktevendimet e princepsit në çështjet konkrete administrative dhe gyqësore ishin decreta. Përgjigjet e princepsit per çështje juridike të privatëve apo organeve shtetërore quheshin rescripta.
  59. 59. Burimet e Drejtësisë në Romën Postklasike Në periodën postklasike te Romes, asnjë organ shtetëror, në përjashtim të perandorit, nuk kishte të drejtën e krijimit aktiv të rregullave juridike. Pushteti absolut i perandorit shihej edhe në këtë lëmi me të rëndësishme të jetës shoqërore. Sipas parimit, të gjitha rregulat juridike të krijuara në njërën nga mënyrat e parashikuara më parë, nëse gjendeshin ne veprat e juristëve më të dalluar klasik, kishin fuqi të detyrueshme dhe përbënin pjesën e rendit juridik që quhej jus (e drejte). Përkundrejtë jus-it (apo drejtësis që përmbanin veprat e juristëve klasik) drejtësia që buronte nga konstitucionet perandorake në këtë periodë quhej leges (ligj).
  60. 60. Ligji i të cituarit Veprat e juristëve klasik në periodën e tretë ishin burim i vetëm i përshtatshëm i njohurive mbi të drejtën e kohërave të kaluara. Çështja e përdorimit të veprave të juristëve klasikë si burime të drejtësisë në periodën postklasike dhe zgjidhja e rasteve të ndryshme të përfaqësuara ne veprat e juristëve u shqyrtua definitivisht në vitin 426 në ligjin mbi të cituarit të perandorit Valentinian. Sipas ligjit mbi të cituarit , si burime të drejtësisë merreshin të gjitha veprat e Papinianit , të Paulusit, të Gait , të Ulpianit dhe të Modestinit si dhe veprat e atyre juristëve, mendimeve të të cilëve u referoheshin të pestë të përmendurit.
  61. 61. Kodifikimi i Justinianit Perandori Justinian i vetëdijshëm se pasiguria juridike dhe anarkizmi i shekujve te fundit ishin si pasoj e mos rregullimit të së drejtës romake, veçanërisht midis burimeve të shkapërderdhura të jus-it dhe leges-it pjesërisht të porsa kodifikuara, pas disa luhatjeve vendosi ta kodifikonte tërë të drejtën romake: edhe burimet që përmbanin jus, edhe burimet që përmbanin leges. Pra, Justiniani vendosi t’i evitoj dallimet midis jus vetus ose të drejtës së lashtë që përbënin veprat e juristëve klasikë, të cilët sipas ligjit mbi të cituarit shërbenin si burime të drejtësisë dhe jus novum apo të drejtës së re që kishin konstitucionet e perandorëve.
  62. 62. Puna e kodifikimit filloi në vitin 528 kur me konstitucionin “ Haec quae necessario “ në krye me Tribonianin , mbikqyrsit të zyrave perandorake, u themelua komisioni për kodifikimin e konstitucioneve të perandorit. Menjëherë pasi përfundoi puna rreth Kodeksit, perandori Justinian me konstitucionin “ Deo autore” formoi komisionin e ri, me detyrë që ta kryej kodifikimin e tërë jus-it, gjegjësisht me detyrë që ti përmbledh të gjitha normat juridike duke filluar prej ligjit të XII tabelave, ligjeve të asambleve, edikteve të pretorit, mendimeve të senatit gjer te përgjigjet e juristëve, po qe se vlenin ende në terrenin e shtetit romak. Pas përfundimit të punës së komisioneve, e drejta e kodifikuar romake (jus dhe leges) përmblidhej në kater përmbledhje juridike: Instituciones, Digjesta ose Pandekta, Codex repetitae praelectionis dhe Novellae . Kështu lindi kodifikimi i Justinianit kater pjesësh të cilat gjatë mesjetës u quajtën Corpus juris civilis.
  63. 63. Digesta apo Pandectae – Pjesa më e rëndësishme e kodifikimit të Justinianit ishin Digestat apo Pandectae, përmbledhje e madhe e jusit , e ndarë në 50 libra. Në digesta ishin zgjidh të gjitha çështjet nga lëmia e të drejtës publike dhe asaj private. Për shkak të mënyrës së përpunimit Digestat kanë vlerë të veçantë për studimin e tërë historisë së të drejtës romake sepse kodifikatoret e Justinianit në titull të çdo fragmenti theksonin sakt emrin e autorit dhe emrin e veprës nga e cila kishin marrë shënimet. Instituciones - përmbanin gjithsej katër libra që trajtonin problemet e të drejtës statusore, familjare, reale, obligatore dhe trashëgimore si dhe çështjet e procedurës civile dhe penale.
  64. 64. Codex repetitae praelectionis- përfshinte normat nga të gjitha lëmit e së drejtës. Kodexi është një vepër e madhe e ndarë në 12 libra. Edhe në Kodex janë shënuar saktë autorët e konstitucioneve, dispozitat e të cilave i aprovuan kodifikatorët. Novellae - Novellae apo Konstitucionet e reja te Justinianit ishin fryt i veprimtaris ligjdhënëse të Justinianit pas përfundimit të punës në kodifikimin dhe përmblidhnin 150 konstitucione përmbajtja e të cilave thellohet në të gjitha lëmit e jetës juridike. Kodifikimi i Justinianit paraqet padyshim veprën më të madhe kodifikuese në kohen e antikës dhe ndoshta edhe në historinë e drejtësisë në përgjithësi.
  65. 65. E D R E J T A STATUSORE 1. KUPTIMI I TË DREJTËS STATUSORE Jus quos ad personas partinet apo e drejta që i përket personit ( e drejta personale) është ndarë në dy grupe themelore në veprat e juristeve romak : Ne rregullat juridike që rregullojnë çështjet zotësisë juridike dhe të veprimit të drejtësisë si pjesëmarrës në jetën publike dhe private të Romës dhe që zhvillohet jashtë kuadrit të familjes, dhe Ne rregullat juridike që rregullojnë pozitën juridike te personave të ndryshëm brenda familjes romake. Sot e drejta personale të ndahet në të drejtën statusore dhe në atë familjare. Me fjalë të tjera e drejta statusore paraqet një përmbledhje të rregullave juridike me të cilat rregullohen çështjet mbi zotësinë juridike dhe të veprimit të subjekteve të drejtësisë.
  66. 66. Zotësia juridike dhe e veprimit- Me rastin e përcaktimit të pozitës juridike të personave të ndryshëm , juristët romak përdornin shprehjet zotësi juridike dhe veprimi . Zotësia juridike - përmblidhte autorizimet (te drejtat) e plota të subjekteve të caktuara që të marrin pjesë në jetën publike të shtetit romak si pjestar të së drejtës aktive dhe pasive të votimit, si ushtarë në legjionet romake, pjesëmarrës në solemnitete religjioze etj. Zotësia juridike në lëmin e se drejtës private - përfshinte autorizimet e subjekteve të caktuara që të jenë titullar të të drejtave te kufizuara ose të plota brenda shtetit romak dhe të përdornin rregullat juridike te së drejtës familjare.
  67. 67. Subjektet e drejtësisë Në bazë të dispozitave të rendit juridik, vetëm njerzit mund të jenë titullarë të të drejtave dhe detyrimeve të drejtësisë, pasi drejtësia ekziston mu për shkak të njerëzve. Subjekte e drejtësisë ndaheshin në persona të caktuar individualisht ose persona fizik dhe Në persona kolegial ose juridik.
  68. 68. Zotësia Juridike e Personave Fizik Të gjithë personat fizik ose njerëzit si individ, nuk kanë qenë përherë subjekte të drejtësisë. Në rregullimin shoqëror gjentil zbatohej rregulla se vetëm pjesëtarët e gjensit në terrenin e gjensit si shokë të barabartë mund të gëzojnë të gjitha të mirat e jetës së përbashkët dhe mund të marrin pjesë të barabartë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve nga jeta e gjensit. Të gjithë peronat tjerë fizik –pjesëtarët e gjenseve tjera – merreshin si armiq. Kur u zgjerua organizata gjentile dhe kur u bë shtet, të drejtë jete të lirë në terrenin e aleancave gjentile dhe shtetit të ri kishin edhe anëtaret e fiseve tjera të nënshtruara. Përveç këtyre banorëve – gjatë gjithë kohës së skllavërisë- ekzistonin edhe persona të cilëve në asnjë periodë nuk u njihej as e drejta themelore në jetë. Këta ishin persona fizik në pozitën e skllevërve. Tri kategorit e përmendura të personave pej të cilëve të parët gëzonin të gjitha të drejtat e garantuara me rendin juridik, të dytët vetëm të drejtë jete dhe lirie, ndërsa të tretët nuk e kishin as këtë të drejtë, ne burimet e drejtës romake quheshin te drejta statusore te personave që gëzonin status civitatus ose (të drejtën e statusit) të qytetarit, si shtresë që gëzonin status libertatus apo (të drejtën e lirisë) dhe si shtresë e personave që gjendeshin instatu servirvitutis apo (gjendje skllaverie).
  69. 69. Zotësia juridike e qytetareve romak Gjendja e të drejtave të qytetarëve romak ndryshonte jo vetëm në epokat e ndryshme të zhvillimit të shtetit romak por edhe sipas pozitës që e zinin individët ne kierarkin shoqërore. Mënyra se si fitohej statusi i qytetarit - statusi i qytetarit romak fitohej ose me të lindur ose me natyralizim Zotësia juridike e fëmijës së lindur fillonte nga momenti i lindjes. Në të drejtën klasike kishte mospajtime midis sabinianëve dhe prokuleaneve se a do të trajtohej si i gjallë fëmija që kishte dhënë çfarëdo shenja jete apo vetëm ajo që pas lindjes kishte qarë. Personat qe nuk lindnin si qytetarë të Romës, mund të fitonin statusin e qytetarit romak nëpërmjet të të ashtuquajturit natyralizim. Natyralizimi mund të ishte privat ose publik. Natyralizimi privat i personave të lindur pa status të qytetari i lejohej çdo pater familiasi apo shefi të familjes romake me adoptimin e personave alieni juris (persona te huaj). Natyralizimi publik behej me vendim të organeve shtetërore.
  70. 70. Përmbajtja e statusit të qytetarit romak- Marrë ne përgjithësi, gjatë zhvillimit të shtetit romak dolën një varg te drejtash publiko juridike dhe private juridike për të cilat sot është bërë zakon që të trajtohen si përmbajtje e të drejtave qytetare. Në të drejtën publiko - juridike hynin keto te drejta qytetare: jus sufragi ose e drejta aktive e votimit , jus honorum ose e drejta pasive e votimit , e drejta e shërbimit në legjione, e drejta e pjesëmarrjes në solemnitete religjioze dhe në jetën publike të shtetit në përgjithësi. Ne të drejtën private - juridike hynin: jus conubi ose e drejta për të lidhur martesë dhe jus comerci apo e drejta për ti përdorur institucionet e të drejtës pronësore romake : të drejtën e pronës dhe të drejtat tjera reale, të drejtën e lidhjes së marrëdhënies obligatore, të drejtën e trashëgimit në kuptimin aktiv dhe pasiv dhe të drejtat e mbrojtjes juridike.
  71. 71. Kufizimet e zotësisë juridike të qytetareve romak Ekzistonin kufizimet e përgjithshme për gra , për personat alieni juris dhe pirr pagan, për heretik, apostat si dhe për kolonë. Personat alieni juris apo personat që jetonin nën pushtetin e shefit të familjes, nëse ishin meshkuj të rritur gëzonin të gjitha të drejtat politike të rendit të tyre shoqëror, mirëpo gjatë jetës së shefit të familjes gjer në të drejtën klasike nuk kishin jus commerci. Një nga rastet më të vjetra të humbjes së të drejtave civile për shkak të rrethanave të veçanta ishte rasti i të ashtuquajturës skllavëri debitore. Personat e këtillë ishin në një pozitë me skllevërit gjersa të paguanin borxhin. Rastet te tjera te humbjes së disa të drejtave civile parashikoheshin si sanksion për shkak të sjelljes së disa personave e cila sipas vlerësimit të opinionit publik ose sipas dispozitave juridike sjellja e tille ishte e palejueshme dhe pandershme. Humbje zotësisë juridike të qytetarëve romak (capitis deminutio maxima media). Statusi i qytetarit romak humbte per shkak të vdekjes natyrore apo civile.
  72. 72. Vdekja natyrore vinte kur shuheshin shenjat e fundit te funksioneve fiziologjike të organizmit të njeriut. Përcaktimi i çastit të vdekjes ishte shumë i rëndësishëm: në atë moment shuheshin të gjitha të drejtat e qytetarit të vdekur dhe hapej trashëgimi. Vdekja civile apo humbja e të drejtave civile të personave të caktuar mund të shkaktohej nga një varg i tërë ngjarjesh a faktesh juridike relevante të cilat në të drejtën romake u ndanë ne dy grupe themelore: Në faktet që sillnin capitis deminutio maxima apo humbjen e statusit të qytetarit dhe lirisë, dhe në faktet që sillnin capitis deminutio media apo humbjen e statusit të qytetarit pa e humbur lirine. Capitis deminutio maxima bëhej kur qytetari romak zihej rob nga ana e armikut, kur qytetari romak shitej në skllavëri, si dhe në rast të shqiptimit të dënimeve të përjetshme me punë ne xeherore ose ne luftë me bisha. Capitis deminutio media bëhej kur qytetari romak transferohej në një komunë latine apo peregrine, kur kalonte në anën e armikut, kur shqiptohej dënimi me depërtim etj.
  73. 73. Çdo person fizik të cilit i njihej zotësia juridike nuk kishte edhe zotësinë e veprimit. Qysh prej kohërave më të lashta në të drejtën romake u pa fakti se vetëm ata persona fizik që në moshën e tyre, me kualitete psiqike, morale dhe fizike dhe sipas pikëpamjeve të romakëve garantonin se në komunikimin juridik mund të silleshin si njerëz të arsyeshëm, ruanin të drejtat e tyre dhe mund të përgjigjeshin për veprimet e tyre ligjore apo antiligjore. Për shkak të papjekurisë, për shkak të gjinisë, për shkak te mungesave psiqike morale dhe fizike të subjekteve të drejtësisë, sipas dispozitave të së drejtës romake subjekteve të tilla u merrej ne tërësi apo pjesërisht zotësia e veprimit. Zotësia e Veprimit të Personave Fizik
  74. 74. Kufizimet e zotësisë së veprimit të të miturve Si të mitur apo impuberes, sipas dispozitave të së drejtës së lashtë trajtoheshin të gjithë personat meshkuj dhe femra që nuk kishin mbërritur shkallën e pubertetit apo pjekurisë. Personat e mitur apo impuberes gjer kur mbushnin moshën shtatë vjeçare quheshin infantes, gjate se cilës periudhe nuk kishin fare zotësi veprimi. Pas vitit të shtatë të jetës , të miturit e përbënin grupin e personave të quajtur impuberes infantil majores (personat e mitur te dal prej femijeris), zotësia juridik e te cileve ishte e kufizuar: kishin të drejtë të lidhnin punë juridike me të cilat përmirësonin pozitën e tyre ekonomike ndërsa nuk kishin zotësi veprimi për punët juridike me të cilat do ta perkeqësonin pozitën e tyre ekonomike.
  75. 75. Kufizimet e zotësisë së veprimit të femrave Femrat sui juris pas plotësimit të moshës dymbëdhjetë vjeçare liroheshin nga tutoria (kujdestari apo mbikqyrje) mbi të miturit. Kjo nuk do të thoshte se në atë moment fitonin zotësinë e plotë të veprimit. Femrat ngelnin me zotësi të kufizuar veprimi dhe hynin nën pushtetin e tutorit mbi grat madhore. Kjo zgjidhje e së drejtës romake ishte fryt i pikëpamjes primitive se gratë janë “ të pa afta për ta kuptuar rendesin e veprave të veta”. Kur romaket e panë më ne fund se nuk ekziston asnjë arsye që grat madhore te jenë te zhveshura nga zotësia e veprimit, më parë u siguruan grave mjete juridike me të cilat mund ti detyronin tutorët ti jepnin pëlqimin për punët juridike që kishin lidhur dhe mandej e abroguan edhe këtë institucion. Kështu në çështjen e zotësisë së veprimit, grat u barazuan me meshkuj.
  76. 76. Kufizimet e zotësisë së veprimit të personave me të meta psikike , morale dhe fizike Personat fizik të ngelur mbrapa ne zhvillimin psiqik për aq sa nuk mund te kuptonin rëndësinë e veprimeve të tyre, zhvisheshin nga zotësia e veprimit gjatë kohës së sëmundjes. Kur çrregullimet e këtyre personave shfaqeshin kohë pas kohe, në kohën e qetësimit kishin zotësi të plotë veprimi.
  77. 77. Kufizimet e zotësisë së veprimit të personave më të rinj se 25 vjeç Gjithë personat më të rinj se 15 vjeç pas ndërprerjes së tutorisë, nuk fitonin zotësin e plotë të veprimit , pasi ishin të detyruar që me rastin e disa veprimeve të kërkonin pëlqimin e kujdestarit. Zotësia e veprimit të këtyre personave ishin diçka më e madhe se zotësia e veprimit e impuberes infantil majores . Kështu kufiri i pjekurisë apo zotësisë së plotë të veprimit u ngrit prej 15 në 25 vjeç për meshkuj, po kur gratë u liruan nga tutoria mbi gratë, edhe pjekuria e tyre u ngrite në këtë moshë. Qdo veprim juridik i ndermarr nga personat nen moshen 25 vjeqare qe iu kishte shkaktuar ndonje dem, rregullat juridike iu siguronin “restitutio in integrum ob aetatem” rikthimin ne gjendjen e meparshme per shkak te moshes.
  78. 78. Zotësia Juridike dhe ajo e Veprimit e Personave Juridik Personat juridik në të drejtën e lashtë Është e sigurt se zotësinë juridike e kishte shteti romak. Shteti romak jo vetëm që kryente funksione pushteti por kishte edhe funksione të qarta të personit juridik. Përveç shtetit romak statusi i personit juridik u njihej edhe disa enteve shtetërore dhe shoqërore, të tilla ishin komunat latine dhe peregrine, tempujt, kolegjiumet e kishtarëve etj.
  79. 79. E D r e j t a Familjare Kuptimi i të drejtës familjare (Status Familiae) Për pozitën juridike te qytetarëve romak, të latinëve, të peregrinëve, të skllevërve dhe të liruarve, në kapitullin mbi të drejtat personale (jus quod ad personas partinet) juristi Gai paraqiti edhe çështjen mbi marrëdhëniet midis personave sui juris dhe personave alieni juris qe përfshin tri çështje themelore: e para, çështjet mbi marrëdhëniet midis gruas dhe burrit ( e drejta martesore) ; e dyta çështjet mbi marrëdhëniet midis babait si titullar të patriae potestatis dhe femijeve; dhe e treta , grupin e çështjeve mbi plotësimin e zotësisë së veprimit të personave sui juris, të cilët për shkak të mospjekurisë, për shkak të gjinisë ose për shkak të të metave psikike, morale dhe fizike, kishin zotësi të kufizuar veprimi ( e drejta e tutoris apo kujdestarise).
  80. 80. Personat sui juris dhe personat alieni juris Ndarja themelore e qytetarëve romak sipas status familiae ose sipas pozitës juridike në familje ishte ndarja ne persona: Sui juris (persona te se drejtës së tyre, pater familjasi apo udheheqesi I familjes), dhe persona Alieni juris (persona të së drejtës së huaj, pjestar tjer te familjes). Qysh prej ligjit të XII tabelave, si persona sui juris merreshin të gjithë personat e gjinis mashkullore dhe asaj femërore të cilët posedonin status libertatis dhe status civitatis, kur mbi ta nuk ishte vendosur pushteti i atit ose i burrit. Përkundrejt kësaj, persona alieni juris konsideroheshin të gjithë personat, pa marr parasysh gjinin dhe moshën dhe pa marr parasysh që kanë gëzuar edhe status libertatis dhe status civitatis, por qe mbi ta ishte vendosur pushteti i shefit të familjes, qoftë si pushtet i burrit, qoftë si pushtet i atit.
  81. 81. Gjinia agnate dhe ajo kognate Sipas dispozitave të së drejtës moderne, gjinia është lidhje gjaku midis njerzve e cila ekziston midis personave me prejardhje të përbashkët. Kjo lidhje ka rëndësi juridike sepse në bazë të gjinisë midis të afërmve lindin shumë të drejta dhe detyrime. a) Gjinia agnate – Te afërmit agnat sipas dispozitave të së drejtës së lashtë ishin të gjithë personat që jetonin në një konzorcium ose në një familje nën patria potestas ose manus të përbashkët ;
  82. 82. b) Gjinia kognate - Të afërm kognat ishin të gjithë personat që direkt apo indirekt ridhnin bile prej njerit paraardhës të përbashkët. Të afërmit kognat, rridhnin edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës dhe sipas këtij kriteri ndaheshin në të afërm të degës së babait dhe të degës së nënës. Të afërmit e gjakut ndaheshin në të afërm ne vijë të drejtë dhe të afërm në vijë të tërthort (linea recta dhe linea collsteralis). Të afërm në vij të drejtë ishin persona që një varg të pandërprerë rridhnin prej njëri tjetrit, ndërsa të afërm të terthort ishin ishin personat që ridhnin nga nja paraardhës i përbashkët, e jo njëri prej tjetrit (vellezrit, motrat, mbesat, nipërit etj). Ndarja tjetër e të afërmeve kognat ishte ndarja në të afërm prej babait apo nënës. Të afërm prej babait apo nënës ishin personat që ridhnin ose nga një baba dhe nga nëna të ndryshme (consaguinei) ose nga një nënë dhe etër të ndryshëm (uterini). Ndarja tjetër me rëndësi e të afërmeve kognat ishte ndarja në të afërm martesor legjitim dhe jolegjitim (spuri, vulgo koncepti).
  83. 83. c)Krushqia apo affinitas – Rëndësi ne të drejtën familjare kishte krushqia apo gjinia në saje të martesës, krijohej midis burrit dhe të afërmeve kognat të gruas si dhe midis gruas dhe të afërmeve kognate të burrit.
  84. 84. Familja romake Gjat historisë së Romës pas shkatërrimit të rregullimit shoqëror gjentil janë shfaqur dhe zëvendësuar tri forma të familjes: Consirciumi, familja patriarkale e agnatëve dhe familja kognate. Consorciumi – Consorciumi ose koperativa familjare e agnateve i prin familjes patriarkale romake dhe u zhvillua menjëherë pas shpartallimit të gjenit kur u bë e mundur që pavarësisht të jetojnë dhe veprojnë grupe prodhuesish me të vogla se sa gjeni i mëparshëm . Consorciumin e përbënin të afërmit e lirë dhe të barabartë agnat. Kjo organizatë familjare për nga thelbi nuk ndryshonte shumë nga koperativat familjare të popujve të tjerë. Në krye të koperativës gjendej me siguri anëtari më i vjetër ose kryeplaku i zgjedhur.
  85. 85. b)Familja patriarkale e agnatëve - Kur zhvillimi i fuqive prodhuese bëri të mundshme jetën e grupeve me të vogla prodhuesish se konsorciumi , në Romë u organizuan të ashtuquajturat familje patriarkale të agnateve. Qysh në kohën e ligjit të XII tabelave ekzistonin padit për ndarje. Me këtë padi çdo pjestarë i gjeneratës më të vjetër në konzorcium kishte të drejtë të kërkonte ndarjen e pasurisë së konzorciumit dhe së bashku me personat që me konzorcium lidheshin nëpërmjet tij, të formonte personalisht familjen e vet. Familjet e posa formuara të të afërmeve agnatë nën patria protestas të shefit të familjes ishin edhe më tutje bashkësi të mbyllura ekonomike. Qëllimi i këtyre bashkësive ishte që me jetë dhe punë të përbashkët të siguronin mjete më të domosdoshme për ekzistimin e antareve dhe për vazhdimin e familjes.
  86. 86. c) Familja kognate – Familja kognate ne kuptim të ngushtë ishte bashkësi e të afërmeve të gjakut që jetonin në ekonomi të përbashkët shtëpiake (bashkësi e prodhimit dhe e konsumit). Personat që i nënshtroheshin pushtetit të pater familiasit në këtë familje ishin: gruaja, fëmijët dhe personat e adoptuar. d) Cognatio servilis – Marrëdhëniet familjare të skllevërve në të drejtën romake nuk kishin kurrfarë rëndësie gjer me fitoren e parimit të gjinisë kognate.
  87. 87. EDREJTA MARTESORE (KUPTIMIIMARTESËS) NE KOHEN E KONZORCIUMIT DHE FAMILJEVE PATRIARKALE E AGNATËVE PASI ISHIN EKSOGAME, MESHKUJVE U LEJOHEJ TË MARTOHESHIN VETËM ME VAJZA TE LINDURA JASHTË RRETHIT TË FAMILJES NDËRSA VAJZAVE QË TË MARTOHESHIN ME MESHKUJ TË GRUPEVE TË TJERA FAMILJARE. PRANDAJ, NË ÇDO MARTESË OSE ME RASTIN E ÇDO LIDHJEJE TË MARTESËS, LINDNIN DY ÇËSHTJE THEMELORE : 1) ÇËSHTJA SE NËN ÇFARË KUSHTESH MUND TA BRAKTISNIN GJINIA FEMRORE FAMILJEN E TYRE TE MËPARSHME DHE TË BËHEN ANËTARE TË FAMILJES SË BURRIT DHE 2) ÇËSHTJA SE ÇFARË POZITE JURIDIKE KISHTE GRUAJA NË FAMILJEN E RE. ÇËSHTJA E PARË – ÇËSHTJA PËR KUSHTET NËN TË CILAT GJINIA FEMRORE MUND TA BRAKTISNIN FAMILJEN E TYRE TË MËPARSHMË DHE TË BËHEN ANËTARE TË FAMILJES SË BURRIT –ËSHTË ZGJIDHUR NË SHUMË MENYRA. NË KOHËN MË TË LASHTË , KËRKOHEJ PËLQIMI I KRYETAREVE TË FAMILJES. MË VONË, PËRVEÇ KËSAJ, ISHTE I NEVOJSHËM EDHE PËLQIMI I BASHKËSHORTËVE DHE MË NË FUND PËLQIMI I BASHKËSHORTËVE ISHTE I VETMI KUSHT QË KISHTE RËNDËSI JURIDIKE.
  88. 88. Çështja e dytë –çështja për pozitën juridike të gruas në familjen e re, po ashtu është zgjidhur në mënyra të ndryshme. Në të drejtën e lashtë gruaja pas martesës bëhej person alieni juris e cila, në mënyrë të ngjashme sikurse edhe personat e tjerë në këtë pozitë, u nënshtrohej direkt urdhrave të pater familiasit. Në të drejtën klasike dhe postklasike humbi varësia e drejtpërdrejtë e gruas ndaj pater familiasit të burrit. Martesa lidhej midis mashkullit dhe femrës si bashkësi e tërë jetës, ndarje reciproke e drejtësisë hyjnore dhe njerëzore. Po ashtu martesa mori definicionin edhe si: Lidhje midis burrit dhe gruas, që përbën bashkësin e pandarë të jetës. Prandaj, në të drejtën romake martesa ishte bashkësi monogame e jetës, e rregulluar me dispozita juridike midis mashkullit dhe femrës.
  89. 89. Kushtet për lidhjen e martesës Martesën juridikisht të rregullt romake mund ta lidhnin vetëm personat të cilëve u njihej jus conubi – e drejta per martes. Martesën juridikisht të rregullt romake mund ta lidhnin vetëm personat që kishin për qëllim të formonin bashkësinë martesore (affectio maritalis). Affectio maritalis apo qëllimi që të formonin bashkësin martesore, në të drejtën e lashtë nuk ishte i domosdoshëm të ekzistonte te bashkëshortët e ardheshëm. Në atë kohe, kete gje mjaftonte ta shprehnin kryetaret e familjeve përkatëse. Martesën juridikisht të rregullt romake mund ta lidhnin vetëm personat që ishin në pubertet, që do të thotë femrat që kishin mbushur moshën 12 vjeçare dhe meshkujt që kishin mbushur moshën 14 vjeqare. Martesën juridikisht të rregullt romake mund te lidhej vetëm ne formën e parashikuar juridike. Format për lidhjen e martesës romake ishin confarratio kjo ishte forma solemne ne te cilën form duhej (doemos të ishin te pranishëm të fejuarit), coemptio (blerja formale e gruas) ishte forma tjetër dhe sus (fakti i jetes se perbashket).
  90. 90. Pengesat martesore Rrethanat që nuk bënte të ndodhnin me rastin e lidhjes së martesës së caktuar, quheshin pengesa martesore. Martesa ekzistuese ishte njëra ndër pengesat themelore martesore. Sëmundja shpirtërore ishte po ashtu pengesë martesore si dhe gjinia e gjakut në vijë të drejtë pa kufizime , ndërsa në vije të tërthortë gjer në shkallën e katërt. Krushqia ishte pengesë martesore vetëm në vijë të drejtë.
  91. 91. Fejesa ( sponsalia) Forma e lidhjes së fejesës në të drejtën e lashtë ishte sponsio solemne – forma solemne, ndërmjet prindërve të bashkëshortëve të ardhshëm, me ç’rast pater familiasi i te fejuarit zotohej se nusen do ta pranoj si grua të të birit. Të pranishëm mund të ishin edhe bashkëshortët e ardhshëm por prezenca e tyre nuk kishte rëndësi juridike.
  92. 92. Format për lidhjen e martesës Martesa juridikisht te rregullta duhej të lidheshin doemos sipas formave të parashikuara juridike. Format e parashikuara per lidhjen e martesës ndryshuan në etapat e ndryshme të zhvillimit të së drejtës romake. Si formë më e vjetër e vendosjes së lidhjeve juridikisht të rregullta martesore përmendej grabitja (raptus mulierum). Edhe coemptio apo blerja formale e gruas ishte forma tjetër. Forma e dyte e parashikuar për lidhjen e martesës ishte e ashtuquajtura confarareatio, kjo ishte forma solemne ne te cilën form duhej doemos të ishin te pranishëm të fejuarit. Forma më e shpeshte dhe më e thjeshtë për lidhjen e martesës romake ishte sus (fakti jetës së përbashkët).
  93. 93. Marrëdhëniet personale të bashkëshortëve Në martesën e lidhur në njërën nga format e vjetra mbi gruan ushtrohej pushteti ose manusi i kryetarit të familjes së burrit apo i vetë burrit nëse ishte sui juris. Martesa e këtill që nxirrte të ashtuquajturën conventio in manum, njihej si manus – martesë, apo martesa pa manus. a) Marrëdhëniet bashkëshortore ne martesë me manus - në këtë martesë gruaja bëhej anëtare e familjes së burrit dhe varej drejtpërdrejtë nga kryetari i familjes. Kështu ndërpriteshin të gjitha lidhjet e gruas me familjen e mëparshme. Në familjen e re gruaja kishte pozitën e njejt me pozitën e grave tjera dhe e tërë pasuria e saj kalonte mbi kryetarin e familjes së re. E drejta themelore dhe e vetme që e fitonte gruaja në martesë me manus ishte e drejta e trashëgimit.
  94. 94. Marrëdhëniet bashkëshortore ne martesë pa manus- në këtë martesë gruaja nuk bëhej agnat me agnatet e burrit por ngelte agnat në familjen e saj të mëparshme kurse bëhej person sui juris, nëse në këtë pozitë e kishte në momentin e lidhjes së martesës. Prandaj, vetë lidhja e martesës pa manus, nuk ndikonte as në zotësin juridike as në atë të veprimit të gruas, marrë nga aspekti i zotësis juridike dhe asaj të veprimit të grave në përgjithësi. Megjithatë, martesa pa manus kishte pasoja të caktuara juridike që rezultonin nga fakti i ekzistimit të lidhjes martesore: burri dhe gruaja ishin të detyruar të respektonin njeri- tjetrin, duhej të ishin besnik ndaj njëri tjetrit dhe të abstenonin nga çdo veprim që do të rrezikonte ekzistimin e bashkësisë martesore. Prandaj nuk guxonin të ngrenin padi kundër njeri tjetrit. Pozita e pavarur e gruas në martesën pa manus shkaktoi mohimin e të drejtave trashëgimore të gruas në familjen e burrit, bile edhe mohimin e të drejtave reciproke trashëgimore midis nënës dhe femijeve.
  95. 95. Paja (dos) dhe dhurata paramartesore a) Paja –pasuria të cilën me rastin e lidhjes së martesës ja dorëzonte gruaja burrit për lehtësimin e jetës së përbashkët quhej paj (dos). Mënyrat e kontraktimit të pajës ishin të ndryshme : Datio dotis ose dorëzimi i pajës bëhej me çdo veprim që mjaftonte të konstatohej se burri posedonte vlerat pajës. b) Dhurata paramartesore - Në kohën e perandorit Konstantin ishte përhapur zakoni që burri ta ndante një pjesë të pasurisë sa kapte paja dhe tja dhuronte gruas së ardhshme. Megjithatë, donatio ante nuptias ngelte edhe më tutje në administrim të burrit dhe shërbente për të njëjtat qëllime si paja. Kur zgjidhej martesa për shkak te vdekjes së burrit, donatio ante nuptias i takonte fëmijëve, ndërsa gruaja kishte të drejtë uzufrukti, kurse në rast të shkurorëzimit me fajin e burrit, donatio ante nuptias kalonte ne pronë të gruas.
  96. 96. Zgjidhja e martesës Lidhja e përhershme midis mashkullit dhe femres, e mbështetur në fakte juridikisht relevante, sipas dispozitave të së drejtës romake mund të zgjidhej ekskluzivisht me veprimin e fakteve të reja juridike - ngjarjeve natyrore dhe veprimeve njerëzore. a) Zgjidhja e martesës për shkak vdekjeje dhe për capitis deminutio Pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve, binte poshtë edhe pengesa martesore për shkak të ekzistimit të lidhjes martesore. Në atë rast burrat mund të lidhnin menjëherë martesë të re ndersa për gra ishte caktuar tempuj lugendi. b) Zgjidhja e martesës me shkurorëzim Në të drejtën e lashtë lejohej zgjidhja e martesës me shkurorëzim. Të drejtë që të zgjidhte martesën me shkurorëzim kishte ekskluzivisht burri dhe pater familiasi i burrit. Shkurorëzimi lejohej për shkak të shkeljes së kurorës, për shkak të alkoolizmit, për shkak të dështimit të fëmijës dhe për çdo shkak tjetër që e shtynte burrin të zgjidhte bashkësinë ekzistuese martesore.
  97. 97. Pushteti Atënor ( Patria Potestas) Përmbledhja e rregullave juridike që e siguronin pushtetin e pater familiasit mbi personat alieni juris përbente të drejtën prindërore romake. Qëndrimi i themelor i të drejtës romake në zgjidhjen e marrëdhënieve midis pater familiasit dhe personave që i nënshtroheshin atij, ishte tipik romak. Si rezultat i të gjitha ndryshimeve të bëra, vetëm në kohën e Justinianit u shfaqën format e para të së drejtës prindërore: patria potestas e zbutur lente diçka vend edhe për të drejta e nënës edhe për të drejtat e fëmijëve.
  98. 98. Pozita e fëmijëve jolegjitim Fëmijët jolegjitim lindnin si persona sui juris. Më nënën ishin vetëm në gjini kognate sepse nëna nuk kishte të drejtë që mbi ta të vendoste të drejtën prinderore. Fëmijët e këtillë ishin në mëshirën e fatit sepse për shumë kohë nuk u caktuan me kurrfarë rregullash juridike për detyrat e falimentimit të fëmijëve ilegjitim , veçanërisht në rastet kur nëna ishte alieni juris. Pozita e këtyre u rregullua pak a shumë në të drejtën e vonë klasike dhe në atë postklasike. Fëmijët jolegjitim fituan atëherë të drejtën e alimentimit – alimentacioni (mbajtja e femijes) nga nëna dhe të afërmit e saj. Përveç kësaj, femijet e lindur në konkubinat mund të legjitimoheshin.
  99. 99. Tutoria dhe Kujdestaria Në të drejtën romake ekzistonin dy institucione të cilat kishin për qëllim të plotësonin mungesën e zotësisë së veprimit të personave, te personat pa aftësi veprimi të pakufizuar ose të kufizuar. TUTORIA (mbikqyrja) ishte institucion me të cilin plotësohej mungesa e zotësisë së veprimit të të gjitha kategorive të personave që për shkak të moshës ose për shkak të gjinisë nuk ishin në gjendje të dilnin vetë në komunikimin juridik. KUJDESTARIA ishte institucion me të cilin plotësohej mungesa e zotësisë së veprimit të personave të cilët nga vetë natyra duhej të kishin zotësi të plotë veprimi, mirëpo nuk ishte për shkak të të metave personale.
  100. 100. Tutoria mbi të miturit Të miturit sui juris te gjinisë mashkullore dhe asaj femërore gjersa bëheshin madhor, duhej të ishin patjetër nën tutori. Mënyrat e krijimit të tutorisë - Tutoria mbi të miturit vendosej me: vullnetin e dëshirës së fundit të kryetari të familjes, me ligj, ose me vendim të organeve kompetente shtetërore. Shkaqet për refuzimin e detyrës së tutorit – Të gjithë personat që ishin thirrur në mënyrë të rregullt që ta kryenin detyrën e tutorit, ishin të obliguar ta pranonin këtë detyrë. Në raste të veçanta disa persona nuk mund ta pranonin detyrën e tutorit kurse të tjerët kishin të drejtë që ta refuzonin.
  101. 101. Autorizimet e tutorit-detyra themelore e tutorit ishte që të mbrojturin apo pupilin të mos e linte pa mbrojtje. Për shkak të kryerjes së kësaj detyre i njiheshin disa të drejta mbi pasurin dhe mbi personin e popullit. Shuarja e tutoris – Tutoria shuhej kur vdiste cupili , kur pësonte capitis deminutio dhe kur bëhej madhor. Përgjegjësia e tutorit – në të drejtën e lashtë dihej për dy mjete themelore të mbrojtjes së interesave të pupileve nga tutorët e papërgjegjshëm. Mjeti i parë ishte actio suspecti tutoris dhe mjeti i dyte ishte actio de rationibus.
  102. 102. Tutoria mbi gratë Tutoria mbi gratë u vendos njësoj sikurse edhe tutoria mbi të miturit. Gjatë kohës kur gruaja ishte nën tutori, ndaj saj tutori nuk kishte personalisht kurrfarë të drejtash. Nuk kishte as të drejtën që vetë të administronte me gjerat e gruas. I vetmi autorizim i tutorit ishte interpositio autoritatis ose dhënia e pëlqimit me rastin e punëve më solemne të së drejtës së lashtë. Punët tjera juridike gruaja i ndërmerrte pavarësisht.
  103. 103. Kujdestaria mbi të marrët Të marrët pa momente qetësimi ishin fare pa zotësi veprimi , ndërsa të marrët me momente kur qetësoheshin kishin zotësi të plotë veprimi gjatë kohës kur kalonte sëmundja .Kujdestari i të marrit kishte të drejtë të administronte lirisht me të gjitha gjërat e të çmendurit.
  104. 104. Kujdestaria mbi prishësit Mbi pasurin e prishësve, kujdestarët kishin të drejtë të administronin nën kushte të njëjta nën të cilat e kishin edhe mbi pasurin e personave infantil majores. Prishësi ishte i autorizuar të fitonte pavarësisht, mirëpo nuk lejohej fare që të merrte pjesë në punët juridike të detyrimit.
  105. 105. Kujdestaria mbi personat më të ri se 25 vjeç Kujdestari i personave më të ri se 25 vjeç , i caktuar nga personi kompetent shtetëror sipas kërkesës së të miturit, kishte pothuajse autorizime të njëjta me autorizimet që kishte tutori në administrimin e pasurisë se cupilit infantil majores. Detyra themelore e kujdestarit ishte të jepte konsensus për lidhjen e punëve juridike që ngarkoheshin dhe për tjetërsimin e pasurisë së cupilit.
  106. 106. Llojet e kujdestaris E drejta romake dinte shumë lloje të kujdestarisë së përkohshme dhe kujdestarisë për disa raste dhe për disa punë. Ndër këto lloje të kujdestarisë bënin pjesë: cura ventris ose kujdestaria mbi fëmijën e palindur, cura bonorum apo kujdestaria mbi masat e ndryshme të pasuris për të cilat nuk mund të kujdeseshin pronarët. Pasuria e robërve të luftës (hereditas jacens), pasuria nën bankrotim, pasuria e personave që mungonin apo personave me vendbanim të panjohur, cura debilium ose kujdestaria mbi personat që për shka të defekteve fizike dhe psikike në rastet konkrete nuk ishin të zot që ti mbronin interesat e tyre si dhe cura që u njihej të miturve në rast konflikti me interesat e tutorëve dhe kujdestarëve të rregullt.
  107. 107. E D r e j t a Reale Jus quod ad res partinet dhe e drejta reale DUKE E ANALIZUAR PËRMBAJTJEN E KUPTIMIT JUS QUOD AD RES PARTINET DHE MARRËDHËNIET E SHUMËLLOJSHME TË NATYRËS PRONËSORE MIDIS NJERËZVE, JURISTET KLASIK VËREJTËN SE SHUMË RREGULLA JURIDIKE SHËRBENIN PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE PRONËSORE PËR TË GJALLË TË SUBJEKTEVE TË SË DREJTËS, NDËRSA TE TJERAT KISHIN PO KËTË QËLLIM NË RAST VDEKJEJE. KËSHTU U BË NDARJA E DISPOZITAVE TË SË DREJTËS PRONËSORE NË GRUPIN E RREGULLAVE QË VEPRONIN INTER VIVOS (PER SE GJALLI) DHE NË GRUPIN E RREGULLAVE QË VEPRONIN MORTIS CAUSA APO (PAS VDEKJES).
  108. 108. Rregullave që vepronin mortis causa shquheshin si rregulla të së drejtës trashëgimore. Nga ana tjeter, brenda rregullave të së drejtës pronësore që vepronin inter vivos u shfaqen po ashtu dy grupe të ndara: grupi i rregullave juridike që u jepnin personave të caktuar të drejtë direkt ti shfrytëzonin për interes te tyre pjesërisht apo plotësisht disa sende dhe grupi i rregullave juridike që personave te caktuar u jepnin të drejtë që prej personave të tjerë të kërkonin disa veprime të cilat në fund të fundit kishin vlerë ekonomike. Në burimet e të drejtës romake, i pari prej këtyre grupeve u quajt jura in re ose të drejtat mbi sendet, ndërsa i dyti jura in personam ose të drejtat mbi personin e subjektit te detyruar.
  109. 109. Sendet Në burimet e të drejtës romake termi send ( res) përdorej në shumë kuptime. Në kuptimin më të gjerë i përkiste asaj që eksiton në botën materiale dhe inteligibile, në kuptimin e ngushtë përfshinte tërë atë që mund të ishte objekt i marrëdhënieve juridike në përgjithësi, ndërsa në kuptimin më të ngushtë përfshinte të gjitha lëndët e të drejtës pronësore. Për shkak të cilësive të veçanta, të rëndësishme në komunikimin ekonomik dhe juridik, sendet në të drejtën romake ndahen në disa grupe.
  110. 110. Sendet e luajtshme dhe sendet e paluajtshme Sendet e luajtshme ( res mobiles) janë ato sende që mund të ndërronin pozitën pa e zvogëluar vlerën dhe pa e ndryshuar natyrën e tyre. Midis sendeve të luajtshme dallohen sende që nuk kanë lëvizur vetë por mund të ishin vënë në lëvizje (res moventes) dhe sendet që kanë lëvizur vetë ishin (kafshët dhe skllevërit). Sendet e paluajtshme ( res immobiles) ishin ato që nuk mund të ndërronin pozitën pa e ndryshuar natyrën. Sende më të rëndësishme të paluajtshme ishin tokat dhe tërë ajo që me tokat ishte e lidhur ngushtë. Në këtë kuptim si të paluajtshme konsideroheshin ndërtimet (inaedificatio) e tërë ajo që është mbjellë në tokë (insemenatio) si dhe e tërë ajo që është fidanizuar në tokë (implantatio). Pasoja më e rëndësishme juridike e ndarjes së sendeve në të luajtshme dhe në të paluajtshme shihej në lëmin e fitimit të pronësis. Për fitimin e sendeve të luajtshme parashikoheshin mënyra më pak solemne dhe afatet më të shkurtra të parashkrimit fitues , ndërsa për ato të paluajtshme kërkoheshin forma solemne dhe kohë më e gjatë.
  111. 111. Sendet e zëvendësueshme dhe ato të pazëvendësueshme Ndarja e sendeve në të zëvendësueshme dhe ato të pazëvendësueshme kishte shumë rëndësi sepse nga cilësia se a ishin të zëvendësueshme apo të pazëvendësueshme varej përgjegjësia për shkatërrimin e sendeve rastësisht si dhe natyra e disa marrëdhënieve juridike. Kur ishte fjala për sendet e zëvendësueshme zbatohej rregulla genero non pereunt ose genus perire non censetur që do të thotë se pala e obliguar ishte e detyruar të kryente veprimin gjersa të ekzistonte bile edhe një send i llojit të njëjtë. Kur ishte fjala për sendet e pazëvendësueshme zbatohej rregulla species perit ei cui debetur që do të thotë se pala e obliguar lirohej nga çdo detyrim, nëse sendet ishin shkatërruar pa fajin e saj.
  112. 112. Si sende të zëvendësueshme ( res fungibiles) sipas dispozitave të së drejtës romake ishin të gjitha ato , që si të tilla i kishin përcaktuar palët. E njëjta gjë vlen edhe për ato të pazëvendësueshme ( res non fungibiles). Që të ishte e mundur që edhe për rastet e ketila të përcaktohej qartë se për farë sendesh ishte fjala , sendet u ndanë në res consumpitibiles ose sendet konsumuese dhe në res non consumpitibiles ose send jokonsumuese. Konsumuese ishin sendet materia e tërë e të cilave harxhohej me aktin e përdorimit të parë ndërsa jokonsumuese ato, materia e të cilave ishte e aftë të përdorej sërish . Ndër sendet konsumuese , vend më të rëndësishme kishin të hollat .Edhe pse nga materia ishin jokonsumuese , funksioni qarkullues i të hollave ishte konsumues
  113. 113. Sendet e thjeshta dhe të përbëra Sendet e thjeshta (res quae coninentur uno spiritu) ose sendet me një frymë përfshinin objektet që nga natyra janë unike ( guri, shtylla). Sendet e përbëra ndaheshin në dy grupe: res quae ex contingentibus constant ose sendet e bashkuara në një tërësi në mënyrë artificiale (shtëpia ,dollapi,anija) dhe res quae ex distantibus constant ose sendet që nga natyra ishin dhe ngelnin të ndara, mirëpo në drejtësi konsideroheshin si sende unike për shkak të qëllimit për të cilin shërbenin ( zgjoi, tufa). Res quae ex distantibus constant ndaheshin në universitas facti dhe universitas juris . Universitas facti ishin ato sende tërësia e të cilave shfaqej në mënyrë natyrore ( tufa ,zgjoi,populli) ndërsa universiatis juris ishin ato tërësia e të cilave shfaqej ekskluzivisht sipas dispozitave të rendit juridik ( pasuria, trashëgimi).
  114. 114. Sendet e pjestueshme dhe ato të papjestueshme Në marrëdhëniet bashkëpronësore (condominium) dhe në të ashtuquajturat detyrime të përbashkëta, çështja se a ishte një send i pjestueshëm apo i papjestueshëm kishte pasoja esenciale juridike. Sendet e pjestueshme (res divisibiles) ishin ato që mund të ndaheshin në pjesë përbërëse dhe që vlera e tërësishme pronësore e tërë sendit të mos zvogëlohej; Përkundrazi sendet e papjestueshme (res indivisibiles) ishin ato që kur ndaheshin në pjesë përbërëse, zvogëlohej vlera e sendit si tërësi.
  115. 115. Sendet kryesore dhe aksesorët Kur zgjidhej konflikti në çështjen e pronës mbi grumbullimin e sendeve apo mbi sendin e përbërë, nëse ky send përbëhej me lidhjen e ngushtë të pjesëve që u takonin pronarëve të ndryshëm, për shkak të zbatimit të parimit acessorium sequitur principale ose accessorium cedat principali (akcesori percjell fatin e sendit kryesor) duhej shpeshherë të zgjidhej çështja se cili send është kryesor dhe cili do të merret si akcesor. Me rregull të përgjithshme kjo çështje zgjidhej vetëm për toka dhe për superficies tokësore (superficies solo cedit). Në të gjitha rastet tjera si send kryesor (principale) konsiderohej ajo pjesë e sendit që përmbante në vete karakteristikat e tërë sendit ndërsa ai akcesor konsideroheshin pjesët përbërëse, pa të cilat sendi kryesor nuk do të pushonte të ishte ai që në të vërtet ishte por qe ne te vertete do ta ndihmonte sendin kryesor.
  116. 116. Sendet frytdhënëse dhe frytet Për send frytdhënës konsiderohej çdo objekt që për nga natyra ose sipas dispozitave të rendit juridik ishte i aftë të krijonte vlera të reja ekonomike. Vlerat e reja ekonomike të krijuara prej një sendi frytdhënës me veprimin e ligjeve natyrore apo ligjeve të komunikimit ekonomik, quheshin fructus. Frytet e krijuara nga sendi frytdhënës (res fructi era) me veprimin e ligjeve natyrore, quheshin fructus naturales ose frytet natyrale.
  117. 117. Sende te trupshme dhe sendet e patrupshme Disa sende janë të trupshme e disa të patrupshme. Të trupshme janë ato që mund të preken, (toka, njeriu, rrobat, floriri etj) Të patrupshme janë ato që nuk mund të preken siq janë ato që përmbajnë të drejtat, psh. Trashëgimi, uzufructi, detyrimet e lindura në çfarëdo mënyre.
  118. 118. Sendet në pronë private dhe jashtë pronës private Qytetarët romak nuk kishin të drejtë ti përvetësonin të gjitha sendet që sipas cilësive natyrore ishin të gatshme për të qenë objekt i përvetësimit. Shumë sende të tilla ishin të caktuara që të plotësonin nevojat e shtetit romak dhe të kultit romak. Meqë përveç kësaj ekzistojnë edhe sende që nuk mund të ishin objekt i përvetësimit privat, sepse ishin ose të destinuara për përdorimin e përgjithshëm të qytetarëve ose për nga natyra të papërshtatshme për akte përvetësimi, në të drejtën romake lindi ndarja e sendeve në të gatshme dhe në sende jo të gatshme për përvetësimin privat.
  119. 119. Sendet jo të gatshme për përvetësimin privat (res extra patrimonium) ndaheshin në res extra patrimonium divini juris, dhe në res extra patrimonium humani juris apo në sende jo të gatshme për përvetësim privat sipas dispozitave të së drejtës hyjnore dhe në sende jo të gatshme për përvetësimin privat sipas dispozitave të së drejtës njerëzore.
  120. 120. Sendet jo të gatshme për përvetësimin privat sipas dispozitave të së drejtës njerëzore ishin këto : res publicae , res universitatis dhe res communes omnium. Res publicae ishin sendet e domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe për vijim e e jetës shoqërore midis qytetarëve : lumenj publik ,rrugët publike, limanet, posta publike, sheshet publike etj.të gjitha këto sende ishin pronë e shtetit romak.Në të drejtën klasike dhe postklasike , si sende të përbashkëta për të gjithë njerzit ishin këto: ajri, uji që ridhte , deti, dhe brigjet e detit deri te kufiri që e bënte batica më e larte dimerore.
  121. 121. Sendet në qarkullim dhe sendet jashtë qarkullimit Shumë e afërt me ndarjen e sendeve të gatshme dhe jo të gatshme për përvetësimin privat ishte edhe ndarja në sende në qarkullim (res in commercio) dhe sende jashtë qarkullimit (res extra commercium). Me fjalë të tjera, të gjitha sendet që ishin in patrimonio nuk ishin in commercio. Kështu ndodhte edhe në rastin e kundert: të gjitha sendet që ishin in commercio nuk ishin njëkohësisht edhe in patrimonio (spes res speratae).
  122. 122. Res mancipi dhe res nec mancipi Në të drejtën e lashtë dhe në atë klasike, të gjitha sendet ndaheshin në res mancipi dhe në res nec mancipi. Res mancipi ishin të gjitha sendet, komunikimi juridik i të cilave duhej patjetër të zhvillohej në forma të posaçme solemne, që u përshtateshin ekskluzivisht qytetarëve romak (mancipatio, in jure cession, usucapio). Në res mancipi hynin sendet më të rëndësishme në qarkullimin ekonomik dhe që ishin elementet përbërse të ekonomive: preodia rustica dhe urbana( tokat e qytetit dhe fshatit) kur gjendeshin ne Itali; servitutet fshatare (servitutes praediorum rusticorum) skllevërit dhe kafshët e punës (kafshet e zbutura, me zgjedh dhe samar). Res nec mancipi ishin të gjitha sendet e tjera të gatshme për qarkullim ekonomik. Qarkullimi me res nec mancipi bëhej në forma më pak solemne, të përbashkëta për qytetarët romak dhe për banorët e tjerë të shtetit.
  123. 123. Llojet e pronës private Në Romë prona private ndahej në lloje të veçanta sipas kritereve të ndryshme. Kriteret për ndarjen e pronës në lloje të ndryshme ishin këto: cilësitë e titullarëve të pronës; mënyrat e fitimit të pronës dhe vendi ku gjendej objekti i pronës. Sipas cilësive të titullarëve të së drejtës pronësore, prona private ndahej në pronë romake dhe në atë peregrine. Prona peregrine ishte pronë e banorëve të shtetit romak, që nuk kishin status civitatis.
  124. 124. Prona romake ishte prona e shtetit romak, e personave juridik, e bashkësive dhe e qytetarëve individual romak. Shteti romak si titullar i të drejtës pronësore shfaqej me dy personalitete: si personalitet i të drejtës publike, shteti i rregullonte marrëdhëniet pronësore nëpërmjet të imperiumit ose pushtetit publik, ndërsa si personalitet i të drejtës private në komunikimin juridik, merrte pjesë nën kushte të njëjta sikurse edhe personat e tjerë juridik romak. Personat juridik romak të së drejtës romake ishin titullar të të ashtuquajturës pronë kolektive. Prona juridike e personave juridik nuk ishte më e përgjithshme shoqërore sepse i takonte ndonjërës prej universitates personarum ose universitates rerum, e jo tërë bashkësisë shoqërore.
  125. 125. Regjimi i pronës kolektive i personave juridik ishte i njëjtë me regjimin që përdorej për pronën individuale të qytetarëve individual. Prona e bashkësive ose prona e përbashkët e shumë personave, e quajtur bashkëpronësi (condominium) ekzistonte kur shume persona pretendonin për të drejta pronësore ndaj një sendi të pandarë. Nga vetë natyra, regjimi mbi bashkëpronësi dallonte prej regjimit mbi pronën kolektive dhe individuale.
  126. 126. Sipas mënyrave të fitimit, prona private ndahej ne pronën kuirite, në pronën bonitare dhe në nudum jus Quiritium. Sipas vendit ku gjendej objekti i pronës dhe vetëm kur ishte fjala për tokat, prona private ndahej në dominium mbi tokat italike dhe në habere, possidere, frui licere mbi tokat ne province.
  127. 127. Prona kuirite Në të drejtën e lashtë romake ekzistonte edhe njihej vetëm prona kuirite (dominium ex jure Quiritium). Kur në të drejtën klasike u shfaq prona pretoriane apo bonitare dhe prona mbi tokën në province apo provinciale, prona kuirite merrej si dominium optimo jure ose si prona më e mirë. Të drejtën që të fitonin pronën kuirite kishin qytetarët romak sui juris. Objekt i pronës kuirite ishin të gjitha sendet që gjendeshin në grupin in patrimonio apo që ishin në përgjithësi ta gatshme për të qenë objekt i fitimit privat, me përjashtim të tokave me province dhe sendeve që u ishin marrë pronarëve në mënyrë të paligjshme: sendet e marra nga pronari me forcë ose fshehtas.
  128. 128. Prona bonitare Kur ne periodën klasike , mënyrat formaliste të fitimit të pronës mbi res mancipi filluan të dalin si pengesë për komunikimin e gjallë ekonomik , shumë ekonomist kënaqeshin që res mancipi ti marrin pa formalitete të nevojshme duke besuar në ndërgjegjen dhe ne nderin e bashkë kontraktuesve.
  129. 129. Bashkëpronësia (condominium) Marrëdhëniet e para bashkëpronësore të njohura në të drejtën romake ishin marrëdhëniet në konzorcium. Çdo njëri prej anëtarëve të konzorciumit konsiderohej pronar i pjesës së pandarë të pasurisë se përbashkët dhe kishte të drejtë që me ndihmën e padis ercto non cito ose familiae erciscundae të kërkonte përcaktimin dhe dorëzimin e pjesës së tij. Vetëm në bazë të ad judikimit apo aktgjykimit në padinë e ndarjes mund të vërtetohej se pikërisht cilat pjesët e pasurisë u takojnë anëtarëve veç e veç. Deri kur të merrej aktgjykimi çdonjëri nga anët e konzorciumit ishte pronar i të ashtuquajturave pjesë ideale apo te pandara të pasurisë ( pro indiviso), që jepeshin në shuma alikuote ose procentuale. Sipas shembullit te konzorciumit të lashtë romak, në të drejtën e mëvonshme u rregulluan marrëdhëniet midis të gjithë bashkëpronarëve. Bashkëpronësia që vendosej njëher mund të shkëputej me vullnetin e bashkëpronarëve apo me padit e ashtuquajtura të ndarjes sa herë që bashkëpronaret nuk pajtoheshin.
  130. 130. Mënyrat e Fitimit të Pronës Të gjitha faktet juridike (ngjarjet natyrore, veprimet e njerëzve) të cilat kishin si pasoj konstituimin e së drejtës së pronës të ndonjë personi, quheshin busti modi domini adquirendi ose mënyra të rregullta juridike të fitimit të pronës. Pa veprimin e mënyrës së rregullt juridike për fitimin e pronës nuk kishte as të drejtë pronësore. Sendet e marra në ndonjë mënyrë të paparashikuar juridike, nuk ishin pronë e blerësit. Blerësi nuk kishte mbi to pushtetin juridik, kishte pushtetin faktik apo posedimin ose zotërimin.
  131. 131. Adquisitiones civiles ose mënyrat e fitimit të pronës sipas dispozitave të së drejtës romake. Këto janë të gjitha mënyrat e fitimit, tipike për të drejtën romake dhe të caktuara për fitimin e pronës të qytetarëve romak. Përkundrejt kësaj, adquisitiones natyrales ose adqusiotiones juris gentium ishin të gjitha mënyrat e fitimit të pronës të përbashkët për qytetarët romak dhe banorët e tjerë të lirë të shtetit romak.
  132. 132. Mënyrat civile të fitimit të pronës ndaheshin në mënyra publike dhe private të fitimit. Mënyra publike ishin ato kur për të nxjerr të drejtën pronësore, ishte i nevojshëm vendimi i organit shtetëror. Mënyrat private të fitimit ishin të gjitha ato kur prona krijohej më vullnetin e personave privatë. Sipas objektit të fitimit, të gjitha mënyrat e fitimit të pronës ndaheshin në ato universale dhe ato singulare.
  133. 133. Mënyrat publike të fitimit të pronës Venditio sub hasta ose venditio sub korona Ankandi publik në të cilin organet shtetërore shitnin sendet shtetërore, quhej venditio sub hasta ose venditio sub korona. Kushtet e shitjes në ankande publike ishin të caktuara qysh më parë (lex venditionis). Shitja bëhej gojarisht sipas asaj se kush po jep më shumë. Prona mbi objektet e shitjes sipas vendimit të magjistratit, pa kurrfarë formaliteti tjetër, kalonte mbi personin që kishte ofruar çmimin më të lartë .
  134. 134. Ndarja e tokave Ndarja falas e tokave shtetërore në pronë të qytetarëve romak ose kolonistëve quhej adsignatio. Ndarjen e tokës e bënin organet e veçanta shtetërore, që zgjidheshin mu për këtë detyrë. Quheshin duovire gris dandis adsignandis. Me aktin e ndarjes, toka bëhej pronë private e individit duke u detyruar pronari që tokën të mos e tjetërsoj në afatin e parashikuar.
  135. 135. Aktgjykimi në kontestet e ndarjes Aktgjykimi i shqiptuar në bazë të padive të ndarjes familiae erciscundae, de communi dividundo dhe finium regundorum quhej adjudicatio. Me adjudicatio dilnin dy pasoja të rëndësishme : 1) zgjidheshin marrëdhëniet bashkëpronësore gjer atëherë ekzistuese midis bashkëpronareve dhe 2) bëhej konstituimi i të drejtës së re pronësore.
  136. 136. Fitimi i pronës më ligj Në rastet e jashtëzakonshme, prona mund të fitohej edhe me veprimin e drejtpërdrejtë të ligjit ose ex lege. Fitimi i drejtpërdrejtë i pronës ex lege parashikohej për caduca, për legun për vindicationem , për bashkëpronarin që e kishte ndrequr sendin e përbashkët dhe në afatin prej 4 mujash nuk kishte marrë kundërshpërblimin, për poseduesin, të cilit pronari ishte munduar te ia marrë sendin me forcë për ata që i punonin parcela te huaja të braktisura dhe sipas ligjit të vitit 111 të epokës së vjetër, për të gjithë personat që kishin okupuar ager publicusin.
  137. 137. Mënyrat private të fitimit të pronës të së drejtës civile Mancipatio Mancipimi ishte mënyra më e rëndësishme derivateve e fitimit të pronës sipas dispozitave të së drejtës civile qysh me ligjin e XII tabelave . Për emancipimin e rregullt kërkohej: 1) zotësia e subjekteve; 2) sendi i përshtatshëm dhe 3) forma e parashikuar juridike. Në çdo emancipim ekzistonin dy subjekte: mancipanti dhe mancipatari. Mancipanti ishte shitësi ndërsa mancipatari ishte blerësi apo fituesi i sendit. Edhe mancipanti edhe mancipatari duhej të ishin patjetër qytetar romak sui juris ose bile persona të cilëve u njihej jus commercii i plotë. Sendet e përshtatshëm për emancipim ishin vetëm res mancipi, që gjendeshin në pronë të mancipantit. Objekt i emancipimit të rregullt nuk mund të ishin sendet e huaja apo sendet qe mancipantii posedonte “ vi clam ose precario” Objekt i emancipimit nuk mund të ishin as sendet mbi të cilat mancipanti kishte vetëm pronën bonitare pao provinciale.
  138. 138. In jure cessio Ligji i XII tabelave i njihej si mënyr e fitimit të pronës kuprite edhe in jure cessio apo fitimit të pronës ne formë të gjykimit formal midis pronarit të gjeratëhershëm (in jure cedent) dhe fituesit të sendit (vindicans). Kërkesat për in jure cessio të rregullt ishin të njëjta sikurse edhe kërkesat për emancipimin e rregullt për sa i përket zotësisë juridike të palëve dhe sa i përket objektit të fitimit, me përjashtim që si objekt të fitimit in jure cessio mund të ishte çdo send in commercio, pra edhe res mancipi edhe res nec mancipi. Dallimet themelore midis këtyre dy mënyrave të fitimit të pronës kuprite ekzistonin në formë dhe në pasojat juridike të përvetësimit të bërë. Në aktin in jure cessio duhej të merrnin pjesë patjetër pronari e gjeratëhershëm (in jure cedent), fituesi i sendit (vindicans) dhe organi i autorizuar shtetëror (pretori i qytetit apo ai pelegrin).
  139. 139. Parashkrimi fitues ( usucapio) Që prona mbi disa sende të mos ngelte gjatë ose gati përherë e pasigurt, në të drejtën romake u parashikua parashkrimi fitues (usucapio) në mënyrë e fitimit të pronës kuprite nga ana e atyre personave që e ushtronin pushtetin mbi sendet që nuk ishin në pronën e tyre, nese i plotësonin kushtet e parashikuara me dispozita ligjore. Kushtet për fitimin e pronës me posedim të përhershëm gjatë nje viti ose dy vjetëve: sendeve të luajtshme për një vit, ndërsa atyre të paluajtshme për dy vjet, si qe përcaktuar parashkrimi fitues në burimet e të drejtës romake, dallonin shumë ne të drejtën e lashtë dhe atë klasike.
  140. 140. Në të drejtën e lashtë romake , me parashkrim fitues mund ta fitonin pronën të gjithë qytetarët e Romës nëse ishin sui juris dhe kur pa ndërprerje (sine interruptione) kishin zotëruar objektin e luajtshëm një vit, ndërsa atë të paluajtshëm dy vjet. Në raste të veçanta sipas dispozitave të ligjit të XII tabelave, parashkrimi fitues nuk lejohej mbi objektet e vjedhura, mbi objektet e rrëmbyera me forcë, mbi megjet e tokës, mbi res mancipi të gruas që gjendej nën tutori të agnatëve, nëse ishin tjetërsuar pa pëlqimin e tutorit si dhe mbi rrugët që shpinin në varreza.

×