EVROPA VERIORE
Evropa
veriore është
hapësira e cila
përfshinë pjesën
veriore
të Evropës.
Shtetet që
përbëjnë
Evropën veriore
janë : Islanda, No
rvegjia, Suedia, F
inlanda, Danimar
ka,Lituania, Leto
nia dhe Estonia.
VEÇORITË FIZIKO-GJEOGRAFIKE
ky rajon përbëhet nga gadishulli i Jutlandës, gadishulli Skandinav dhe ishulli
i Islandës dhe shtetet Baltike. Relievi i Evropës Veriore ndryshon nga një
vend në tjetrin. Gadishulli i Fino-Skandinavise përshkohet nga malet e
vjetra Skandinave. Zonat fushore dhe kodrinore shtrihen ne jug të këtij
gadishulli. Gadishulli i Jutlandes ka një territor tërësisht fushor. Ishulli i
Islandës ka terren malor. Sa per hidrografinë, ajo është shume e pasur në
këto vende. Klima në këto vende është e ftohtë, kurse në zonat bregdetare
ndihet mjaft ndikimi zbutes i detit. Bie në sy numri i madh i liqeneve të
formuara nga akullnajat e dikurshme. Ne peisazhin natyror mbizotërojnë
pyjet konifere dhe tundrat.
Në klimën e Evropës Veriore, përveç gjerësisë gjeografike dhe lartësisë
mbidetare, ndikim të madh ka edhe përhapja e masave ujore dhe tokësore
dhe rrym e golfit poashtu edhe erërat perëndimore. Nën ndikimin e rrymës
së Golfit dhe të erërave perëndimore brigjet perëndimore të Norvegjisë dhe
të Islandës asnjëherë nuk arrijnë të ngrihen, dhe nikimi i ajrit të ngrohtë
mund të vërehet edhe në mbrendësi të gadishullit.
Klima e mesme mbizotëron ne Julland, në bregdetin e detit të Norvegjisë
dhe në Jug të Gadishullit të Skandinavisë. Mbrndësia e Skandinavisë dhe
brigjet veriore të detit Baltik kanë klimë të mesme kontinentale me verëra të
freskëta dhe të dimra të gjatë. Vetëm viset skajore veriore kanë klimë
polare.
DEMOGRAFIA
Dendësia mesatare e popullsisë është 21 b/km2, çka do të thotë
se Evropa Veriore është regjioni më rrallë i banuar në Kontinentin
e Evropës. Dendësinë e vogël e kanë shaktuar veçoritë
natyrore.Dendësi më të madhe ka Danimarka (124 st/km²) e cila
ka kushtet më të përshtatshme natyrore. Në Gadishullin
Skandinav dendësia më e madhe është në pjesën jugore dhe
përgjatë bregdetit, gjegjësisht në ato pjesë ku kushtet natyrore
janë më të përshtatshme dhe ofron kushte më të mira për
zhvillimin ekonomik.
Shtetet pran Baltikut kanë rrënjë të dukshme të popullsisë,
shpërngulja është intensive për shkak të vështirësive ekonomike.
Parashihen zvogëlime të vazhdueshme të popullsisë.
Islandezët, Suedezët, Norvegjezët dhe Danezët iu takojnë
popujve të grupit gjerman, ndërsa Finlandezët dheEstonët janë
ugrofin.
ISLANDA
Republika e
Islandës (Islandishte: Lýð
veldið Ísland) me
sipërfaqen e saj prej afro
103.000 km², është vendi
i dytë për nga madhësia
në ishujt e Evropës dhe
ishulli më i madh
vullkanor në botë.
Ndodhet
në Atlantikun verior, pak
para pjesës jugore të polit
verior, (rruzullit të tokës).
ISLANDA
GJEOGRAFIA E ISLANDËS
Islanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, në mes të detit të
Grinlandës dhe pjesa perëndimore të oqeanit Atlantik, në veriperëndim
të Britanisë së Madhe . Sipërfaqja e përgjithshme e Islandës është
103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18
00 L dhe 100,250 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,750
km 2 ujë.
Vija bregdetare e Islandës është 4,988 km e gjatë ndërsa ajo nuk
ndanë asnjë milimetër kufi tokësor me ndonjë shtet.
Klima e Islandës është gjithnjë e varur nga ajo që vije nga veriu i
oqeanit. Zakonisht klima është e butë me dimër me frymë dhe verë të
ftohtë e të lagshtë.
Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët me ca male e fusha
akulli ndërsa bregdeti i saj është i mbytur në gjirinjët dhe ujdhesat e
shumta në oqean. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit
Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,119 metrave
në vendin e quajtur Uvanadalshukur (ang.:Hvannadalshnukur).
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, prurja e ujit, Ajo
është e njohur edhe se ka shume gejzerë.
DANIMARKA
Mbretëria daneze (danisht : Kongeriget
Danmark) është një shtet në pjesën
veriore të Evropës. Kjo mbretëri
Skandinave ka një sipërfaqe prej rreth
43.000 km², çereku i kësaj sipërfaqe
ndodhet në 406 ishujt të shpërndarë.
Ishulli më i madh është Zeland (dan.:
Sjælland; rreth 7,000 km²), pastaj vijnë
Jutland (dan.: Jylland; 4,685 km²) dhe Fyn
(dan.: Fyn; 3,000 km²) e kështu me radhë.
Për shkak të ishujve të shumtë dhe relievit
të ulët, ky vend i vogël ka një vijë
bregdetare prej afro 7.314 km. Vendi i
rrafshët që mezi arrin lartësi prej 171
metrave mbi nivelin e detit dhe është i
rrethuar nga Deti i Veriut dheDeti
Baltik dhe në jug të saj kufizohet
me Gjermaninë.
Përpos vendit mëmë të përshkruar më
lartë, si pjesë e Mbretërisë Daneze është
vendet me autonomi të
gjerë Groenlanda dhe Ishujt Faroe të cilat
janë anëtare të NATO-s por jo edhe
anëtare të Bashkimit Evropian.
GJEOGRAFIA E DANIMARKËS
Danimarka ndodhet në pjesën veriore të Evropës, ka dalje në detin
baltik dhe ishuj të saj shtrihen në detin verior. Sipërfaqja e përgjithshme
e Danimarkës është 42,394 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike
56 00 V, 10 00 L dhe 43,094 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa
700 km2ujë.
Vija bregdetare e Danimarkës është 7,314 km e gjatë ndërsa vija e
kufirit tokësorë është e gjatë vetëm 68 km dhe e ndanë atë
me Gjermaninë
Klima e Danimarkës është kontinentale e ndryshueshme me verë të
freskët gjerë të ftoftë dhe dimër të ftohtë e të vranët me frymë.
Relievi i Danimarkës është teren kryesisht i rrafshët dhe në brendi të
vendit vijnë vargmalet. Pika më e ultë gjendet nën nivelin e detit në
Lammefjord (-7m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 173
metrave në vendin e quajtur Yding Skovhoej në qendër të vendit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi
natyrorë, peshkimi, kripa, kalku dhe materiali ndërtimor.
MBRETËRIA E NORVEGJISË
Mbretëria e
Norvegjisë (norvegji
sht: Kongeriket
Norge/Noreg)
shtrihet në pjesën
veriore të Evropës,
në gadishullin
skandinav. Vendi
"nordik" kufizohet
ngaSuedia në lindje,
dhe
nga Finlanda e Rusia
në veri-lindje.
GJEOGRAFIA E NORVEGJISË
Norvegjia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Verior
dhe pjesën veriore të Atlantikut, në perëndim të Suedisë. Sipërfaqja e
përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km2, shtrihet rreth koordinatave
gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë
tokë ndërsa 16,360 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu
tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e
vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri
tokësorë është 2,551 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Rusia (196
km), Finlanda (736 km) dhe Suedia (1,619 km).
Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit
dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.
Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe
malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta.
Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit
gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi
mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen
( ang.:Galdhopiggen).
Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi
natyrorë, hekuri, bakri, plumbi, zinku, titani, nikeli, peshkimi, pylltaria si
dhe prurja e ujit.
SUEDIA
Suedia, (Suedisht: Sverige) zyrtarisht Mbretëria e Suedisë, është një
shtet skandinav në pjesën veriore të Evropës. Suedia kufizohet
me Norvegjinë në perëndim dhe Finlandën në lindje dhe është e lidhur
me Danimarkën nëpërmjet urës mbi ngushticën Oresund.
Me një sipërfaqe prej 450.295 kilometra katrorë Suedia është vendi i
tretë më i madh në Bashkimin Evropian për nga sipërfaqja. Popullsia e
Suedisë është rreth 9.5 milion. Suedia ka një dendësi të ulët të
popullsisë prej 21 banorë për kilometër katrorë me popullsinë
përqendruar kryesisht në pjesën jugore të vendit. Rreth 85% e
popullsisë jetojnë në zonat urbane. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i
Suedisë është Stokholmi, me 1.3 milion banorë.
Suedia doli si një shtet i pavarur dhe i bashkuar gjatë Mesjetës. Në
shekullin e 17, vendi zgjeroi territoret e tij duke formuar Perandorinë
suedeze. Perandoria u rrit në një nga fuqitë e mëdha të Evropës në
shekullin e 17-të dhe në fillim të shekullit të 18-të. Pjesa më e madhe e
territoreve të pushtuara jashtë Gadishullit skandinav u humbën gjatë
shekujve të 18 dhe 19. Gjysma lindore e Suedisë, Finlanda e sotme, u
humb ndaj Rusisë në 1809. Lufta e fundit në të cilën Suedia u përfshi
direkt ishte në 1814, kur Suedia me presion ushtarak e detyroi
Norvegjinë të bashkohej me të. Që atëherë, Suedia ka qenë në paqe,
duke ndjekur një politikë të mos marrjes pjesë në aleanca ushtarake në
kohë paqeje dhe të neutralitetit në kohë lufte. Suedia është anëtare
e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 1995 dhe është anëtare të OECD.
Sot, Suedia është një monarki kushtetuese me një demokraci
parlamentare të qeverisjes dhe një ekonomi shumë të zhvilluar. Në vitin
2011, Suedia u rendit e katërta në botë në indeksin e demokracisë të
revistës "The ekonomist" dhe e nënta në Indeksin e Zhvillimeve
Njerëzore të Kombeve të Bashkuara të vitit 2013. Në vitin 2010, [[Suedia
kishte rritjen më të shpejtë ekonomike në Bashkimin Evropian.
Në vitin 2012, Forumi Botëror Ekonomik e renditi Suedinë si vendin e
katërt më konkurrues në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, ajo ka
vdekshmërinë foshnjore të tretë më të ulët në botë.
GJEOGRAFIA E SUEDISË
Suedia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Baltik,
në mes të Finlandës dhe Norvegjisë. Sipërfaqja e përgjithshme e
Sueidisë është 449,964 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62
00 V, 15 00 L dhe 410,934 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa
39,030 km2 ujë.
Vija bregdetare e Suedisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare
tokësore është 2,233 km që e ndajnë atë nga Finlanda (614 km)
dheNorvegjia.
Klima e Suedisë është e ndryshueshme, në pjesën jugore vera dhe dimri
janë të ftohtë dhe të vranët., pjesa veriore është e ngrirë, ka një klimë
polare.
Relievi i Suedisë është kryesish terren i rrafshët dhe më pak rrafshnalta
e male të ulëta në perëndim Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin
e detit (-2.41 m) në gjirin e liqenit Hamarsjon (ang.: Hammarsjon) afër
qytetit Krisianshtad (ang.: Kristianstad) dhe ajo më e lara në lartësi
mbidetare prej 2,111 metrave në vendin e quajtur Kebnekajze. (ang.:
Kebnekaise)
Si pasuri natyrore të këtij vendi
llogariten: hekuri, bakri, plumbi, zinku, ari, argjendi, uraniumi, pylltaria dh
e prurja e ujit.
FINLANDA
Republika
finlandeze apo Finlanda (finlandisht:
Suomen tasavalta dhe suedisht:
Republiken Finland) ndodhet
në pjesën më veriore të Evropës.
Shteti "nordik" në veri-perëndim ka
dalje në Detin Baltik, në jug të saj
gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë
nga Estonia, ndërsa gjiri Botnia
(Bothnia) gjendet në perëndim të
vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë,
përshkohet
nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që
gjendet në pjesën lindore të kufirit.
Ishulli Aland (Aland Islands), në
pjesën jug-perëndimore të bregdetit
finlandez është nën-sovranitetin e
Finlandës dhe ka një autonomi të
gjerë. Banorët "nordikë" të Suedisë
dhe të Finlandës e thërrasin Suomi
ndërsa në latinishte termi Finlandë
është emri shkencor për Fenia.
Rreth pesë milion shtetas finlandezë
jetojnë në një sipërfaqe prej afro
330,000 metra katror që e bënë këtë
vend të radhitet si e 126-ti vend në
botë, për nga dendësia.
GJEOGRAFIA E FINLANDËS
Finlanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin
Baltik, gjirin Bothnia, gjirin e Finlandës në mes të Suedisë dhe Rusisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Finlandës është 338,145 km2, shtrihet
rreth koordinatave gjeografike 64 00 V, 26 00 L dhe 304,473 km 2 të
kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 33,672 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Finlandës është 1,250 km e gjatë dhe vija kufitare
tokësore është 2,690 km që e ndajnë atë nga Norvegjia (736
km), Suedia (614 km) dhe Rusia (1,340 km).
Klima e Finlandës ndryshon varësisht nga viset e sajë por kryesisht
zotëron një klimë polare e ftohtë. Falë liqeneve të shumtë në këtë
pjesë (60 000 liqenjë) të cilët ndikojnë në zbutjen e të ftohtit është i
mundshëm edhe jetesa e njerëzve.
Pjesa më e madhe e relievit e përbëjnë terrenet e rrafshëta të cilat
ndërpriten rrallë nga malet e ulëta dhe liqenet. Pika më e ultë e relievit
gjendet nën brigjet e detit Baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi
mbidetare prej 1,328 metrave në vendin e quajtur Halti në pjesën
veriore të vendit afër kufirit me Norvegjinë.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: pylltaria, hekuri, bakri,
legurat e zinkut, kromi, nikeli, ari, argjendi, etj.