Tik klasa 12 viti shkollor 2011

10,511 views

Published on

tik

0 Comments
5 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
10,511
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
4
Actions
Shares
0
Downloads
179
Comments
0
Likes
5
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Tik klasa 12 viti shkollor 2011

  1. 1. SHMM:”Dr. Asllan Elezi” Gjilan Viti shkollor 2011/2012Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  2. 2. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Kjo dispensë është për përdorim internë për lëndën Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit që mësohet në klasën e XII në Shkollat e Mesme të Mjekësisë. Në këtë dispencë kemi paraqitur pjesë të materialit për këtë lëndë. Gjilan Shtator 2011 2/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  3. 3. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Hyrje - Kodet dhe kodimi i informatës Me qëllim të transmetimit të informatës përmes pajisjes transmetuese, ajo duhet të përpunohet, ashtu që procedimi të jetë efikas dhe kualitativ. Një mënyrë e përpunimit të sinjaleve është kodimi. Me zgjedhje të mirë të kodit mundësohet mbrojtja e duhur e sinjalit nga pengesat, përkatësisht transmetimi kualitativ i tij. Ekzistojnë sisteme koduese të cilat iu përmbahen dhe që nuk iu përmbahen sistemeve numerike natyrore. Vargu i zgjedhur i kombinimit të numrave sipas ndonjërit sistem kodues quhet kod. Kodet dallojnë sipas bazës dhe numrit të elementëve të mundshëm për krijimin e kombinimeve. Baza (b) e ngritur në fuqi me numrin e elementëve të mundshëm (m) paraqet numrin e kombinimeve të mundshme të një kodi, pra: bn Në përdorim më së tepërmi janë: kodi binar, decimal dhe heksadecimal. Kodi binar është mjaft i rëndësishëm, sepse është mjaft i thjeshtë, përmban vetëm dy simbole, 0 dhe 1, kështu është i përshtatshëm për pajisjet digjitale elektronike të cilat njohin vetëm dy gjendje stabile, 0 dhe 1. Baza këtij kodi është 2. Kodi decimal është mjaft interesant për arsye se shumica e komunikimeve njërëzore realizohet përmes tij. Baza e këtij kodi është 10. Siç dihet simbolet e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9. Kodi heksadecimal është i përshtatshëm për lokalizimin e informatave ku një lokacion memories prej 8 bit-ësh shndërrohet në një bit. Baza e këtij kodi është 16. Simbolet e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A, B, C, D, E dhe F. Kjo do të thotë se një përmbajtje e koduar duhet të përmbajë 16 simbole të ndryshëm prej x = 0 deri x = F. 1 16 Në rastin e përdorimit të kodeve, çështje me rëndësi paraqet kalimi prej një lloji të kodimit në tjetrin. 3/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  4. 4. Teknologjia e informacionit klasa XII-të 4/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  5. 5. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 I.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe Heksadecimal Le të shohim si qëndrojnë numrat bazik të këtyre tri sistemeve ndërmjet veti: Konvertimi i numrave bazik decimal dhe heksadecimal në numra binar siç është paraqitur më parë shpesh quhet edhe kodi EXCESS 3. Kështu pra numrat bazik heksadecimal janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A (dhjetë), B (njëmbëdhjetë), C 5/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  6. 6. Teknologjia e informacionit klasa XII-të (dymbëdhjetë), D (trembëdhjetë), E (katërmbëdhjetë), F (pesëmbëdhjetë) 6/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  7. 7. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Sistemi binar ose Sistemi me bazë 2 është sistem pozicional i të shkruarit të numrave duke përdorur vetëm dy shifra zakonisht përdoren shifrat {0 dhe 1}, në mënyrë analoge përdoret Sistemi oktal me bazë 8 i cili shfrytëzon 8 shifra të ndryshme, Sistemi heksadecimal që përdor 16 shifra të ndryshme pra Sistemi me bazë 16. Sistemi dekad ose dhjetor është Sistemi me bazë dhjetë i cili është Sistemi që përdoret në jetën e përditshme, në këtë sistem përdoren shifrat {0,1,2,3,4,5,6,7,8,dhe 9}. I.1.1 Lidhëshmëria në mes sistemit dekad dhe atij binar Sistemi dekad Sistemi binar 0 0000 1 0001 2 0010 3 0011 4 0100 5 0101 6 0110 7 0111 8 1000 9 1001 I.2 Sistemi Binar Sistemi binar është Sistemi i cili përbëhet prej dy shifrave 0 dhe 1, dhe ka për bazë të punës sistemin kompjuterik. Të gjitha informacionet të cilat ruhen në kujtësat e kompjuterit janë në këtë sistem. Kurdoherë bën të dihet të kalohet prej një Sistemi numerik në një tjetër. I.2.1 Mbledhja 7/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  8. 8. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Mbledhja e numrave binar është mjaftë e thjeshtë. Ja dhe rregulla e mbledhjes: 0 + 0 → 0 0 + 1 → 1 1 + 0 → 1 1 + 1 → 0, bartët 1 1 + 1 + 1 → 1, bartët 1 1 1 1 1 1 (bartjet) 0 1 1 0 1 + 1 0 1 1 1 ------------- = 1 0 0 1 0 0 Shembull 1111 11111 11111 + 1111 + 10000 11110 101111 I.2.2 Zbritja Zbritja e numrave binar bëhet nyejt si tek numrat dekad. Vetëm kur nuk ka huazim nga pozicioni me peshë më të madhe madhe. 0 − 0 0 → 0 − 1 → 1, merret 1 hua 1 − 0 1 → 1 − 1 0 → * * * * (të huazuarat) 1 1 0 1 1 1 0 − 1 0 1 1 1 ---------------- = 1 0 1 0 1 1 1 Shembull 10000 11101 - 1111 - 10011 00001 8/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  9. 9. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 01010 I.2.3 Shumëzimi Edhe shumëzimi bëhet njësoj si tek numrat dekad, duke shumëzuar çdo numër. ja një shembull i shumëzimit të numrave binar: 1 0 1 1 × 1 0 1 0 --------- 0 0 0 0 + 1 0 1 1 + 0 0 0 0 + 1 0 1 1 --------------- = 1 1 0 1 1 1 0 I.2.4 Konvertimi i numrave decimal - binar Për ta kthyer një numër dekad në numër binar duhet që ai numër të pjesëtohet me dy. Pa marrë parasysh nëse mbetjet e pjesëtuar janë më shumë se 1 ajo shënohet 1. kur numri i pjesëtuar me 2 p.sh 120 : 2 =60 (ku nuk ka mbetje), atëherë numri binar i fituar është zero d.m.th 0 mbetje. Operacioni Mbetjet 118 ÷ 2 = 59 0 59 ÷ 2 = 29 1 29 ÷ 2 = 14 1 14 ÷ 2 = 7 0 7 ÷ 2 = 3 1 3 ÷ 2 = 1 1 1 ÷ 2 = 0 1 Pra, numri binar lexohet prej poshtë-lartë. Ai mund të shkruhet në formë të numrit dekad si këtu 1110110. 9/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  10. 10. Teknologjia e informacionit klasa XII-të I.2.5 Konvertimi nga numri decimal ne binar Në vijim le të veprojmë në mënyrë të anasjelltë, pra konvertimin e numrit decimal 53 në numër binar. 53 : 2 = 26 mbetja 1 26 : 2 = 13 mbetja 0 13 : 2 = 6 mbetja 1 6 : 2 = 3 mbetja 0 3 : 2 = 1 mbetja 1 1 : 2 = 0 mbetja 1 Kështu kur të shkruhen me radhë shifrat binare para numrave 2 në fuqitë prej 5, 4 deri në 0 fitohet ky numër binar 110101 pra i cili është i barabartë me numrin decimal 53. (110101)2 =( 53) 10 Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin decimal 53. I.2.6 Konvertimi i numrave binar - decimal Le të shohim si konvertohet numri binar 110101 në numër decimal. Tabela e numrit 2 në fuqinë e 7, 6 ... 0: 7 6 5 4 3 2 1 0 2 2 2 2 2 2 2 2 128 64 32 16 8 4 2 1 Shembull (110101) 2 Duke e ditur se numrat binar kanë bazën 2 atëherë numri i dhënë ka 6 shifra dhe duke numëruar nga zeroja shifra e parë nga e majta (fillimi) duhet shoqëruar me numrin 2 në fuqinë 5, pasta shifra e dytë me numrin 2 në fuqinë 4 e 10/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  11. 11. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 kështu me radhë deri të shifra e fundit çdoherë shoqërohet me numrin 2 në fuqinë zero, pra: 5 4 3 2 1 0 (110101) = 1*2 + 1*2 + 0*2 + 1*2 + 0*2 + 1*2 2 =1*32+1*16+0*8+1*4+0*2+1*1 =32+16+0+4+0+1 = (53) , 10 Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin decimal 53. Shembull. Shuma e dy numrave binare 1100111 +1010111 10111110 I.2.7 Konvertimi i numrave decimal me pikë dhjetore në numra binar Ky lloj konvertimi kryhet kur numrin decimal e shumëzojmë me bazën e numrit binar (2). Shembull: (0,125)10 bartja 0,125 *2=0,25 0 0,25*2=0,50 0 0,5*2=1 1 (0,125)10=(0,001)2 Shembull: (13,25)10=(?)2 Së pari konvertojmë pjesën para pikës dhjetore e pastaj atë pas pikës dhjetore. Mbetja 13:2=6 1 6:2=3 0 bartja 3:2=1 1 0,25*2=0,5 0 1:2=0 1 0,5*2 =1,0 1 11/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  12. 12. Teknologjia e informacionit klasa XII-të (13)2=(1101)2 (0,25)10=(0,01)2 Dhe në fund: (13,25)2=(1101,01)2 Shembull: (0,13)=(0,00100001)2 Bartje (0,13)10=(?)2 0,13*2=0,26 0 0,26*2=0,52 0 0,52*2=1,04 1 0,04*2=0,08 0 0,08*2=0,16 0 0,16*2=0,32 0 0,32*2=0,64 0 0,64*2=1,28 1 I.2.8 Konvertimi i numrave binar - heksadecimal Numrat Binar është shumë lehtë të konvertohen në numra heksadecimal, sepse çdo numër heksadecimal është i dizajnuar ashtu që ka nga katër bit (katër shifra) binar, kështu nëse kemi këtë numër binar: 100011011011110101000100001 vendosim presje për çdo katër shifra (duke filluar nga ana djathtë në të majtë): 100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 ←fillo nga kjo anë Meqë në fillim kanë mbetur tri shifra nuk prish asgjë nëse shtojmë një 0, dhe secilit grup katër shifror ia shoqërojmë numrin heksadecimal përkatës, pra: Binar: 0100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 Heksadecimal: 4 6 D E A 2 1 12/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  13. 13. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 atëherë numri binar 100011011011110101000100001 është i barabitë me numrin heksadecimal 46DEA21. Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe konvertimi i numrave heksadecimal në binar, vetëm veprohet anasjelltas duke ia shoqëruar secilës shifër heksadecimale nga katër numra Shembull: Të kthehet ne numer hexadecimal numri (101101.011101)2= (2D.74)16 Sepse (00)10=2; 1101=D; 0111=7; 01(00)=4 Ndërsa me kthim të hexadecimal ne binar duhet të paraqitët secila shifër me katër numra binar (3C.76)16=(00111100.01110110)2 I.2.9 Kthimi i numrit binar ne oktal dhe anasjelltas Meqe baza e sistemit oktal eshtë 8, atëherë për paraqitjen e çfarëdoshme të numrit binar tri pozita të tij paraqesin një pozitë të sistemit oktal(pasi fuqia e 2-it ne të tretë është 8) Të kthehet ne sistemin oktal numri binar (100.10101)2=(4.52)8 Sepse kemi 100=4; 101=5 dhe 01(0)=2 13/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  14. 14. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Të kthehet numri (53.26)8 oktale ne binar(ketu secila shifer e numrit oktal paraqitët me tri shifra të numrit binar) (53.26)8=(101011.010110)2 pasi qe 5=101, 3=011, 2=010 dhe 6=110 I.3 Kodet Duke qene se informacioni ne kompjuter është i organizuar ne vargje (sekuenca) bytes (8 bits) lind nevoja për të gjetur një mënyre qe gjithë informacionet e mundshme si tekst, video, fotografi,audio, etj. të konvertohen në një varg prej shenjash 0 dhe 1 (bytes ose bits). Ky është funksioni i kodeve. Kodi është një rregull (relacion) që përcakton korrespondencën e simboleve të ndryshme me të cilat shprehim informacionin me një varg shifrash 0 dhe 1. Një kod shume i përdorur ne shkencën e kompjuterit është kodi ASCII (American Standard for Information In- terchange). Ne ketë kod çdo simbol (shkronjë,numër, etj.) ka një korrespondent numerik (bi-nar ose dhjetor). Ne vazhdim shënojmë elementët e sistemit ASCI sipas të cilit edhe merren informata ne PC-të. 14/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  15. 15. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Për të kuptuar me mire se si funksionon ky kod shohim tabelën e mëposhtme. Kodi_kimi i fjalës "prova" Fjala p r o v a 01110000 01110010 01101111 01110110 01100001 Ky është një shembull i thjeshtë por i qartë për të kuptuar se si informacionet mund të konverto-hen ne vargje numerike qe mund të përpunohen nga kompjuteri. Shembuj të shënimeve të të dhënave ne PC _ Duke u mbështetur ne sistemin ASCI të behet paraqitja e të dhënave ne kompjuter për këto shënime: _ Tung _ Tungjatjeta 15/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  16. 16. Teknologjia e informacionit klasa XII-të _ Zgjedhje : shprehja Tung merret nga shkronjat T=34,u=117,n=110 dhe g=103 _ Nga këto dhe tabela e mësipërme do të kemi këtë kombinim të paraqitjes 100010- 1110101-1101110-1100111,qe ne të vërtëtë paraqet formën pranuese të shënimit të mësipërm nga ana e kompjuterit. 16/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  17. 17. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 II. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN – INFORMATËN Informata në kuptimin e përgjithshëm paraqet lajm apo risi, të cilën e ofrojnë mjetet e informimit publik, lajme të cilat transmetohen nga pajisjet komunikuese. Informata mund të definohet edhe si cilësi e përcaktimit të parametrave të ndonjë përmbajtje e cila ka të bëjë me një përmbajtje tjetër. Definicioni teknik i informatës është: Informata është bashkësi e të dhënave (elementëve, ngjarjeve), të cilat shprehen përmes ndonjë ligji matematikor të gjasave (probabilitëtit). Sinjali paraqet bartësin e informatave, pra informata futët në sinjal. Simbolet paraqesin reprezentuesit e të dhënave (ngjarjeve). Lëmi e cila merret me studimin tëorik të informatës është Tëoria e Informimit e cila paraqet bazën tëorike të komunikimit tëknik të informatave, përkatësisht në kuptimin e ngushtë ka për detyrë të zgjedhë problemet e komunikimit. Teoria e Informimit mund të përkufizohet në prezantimin fizik të informatës në formën e saj kontinuele dhe diskretë si sinjal. Këto sinjale quhen transmetues të informatave. Si lëmi shkencore, Teoria e Informimit merret me formën matematike të informatës, kurse në kuptimin e zbatimit të saj paraqitët në komunikacion, rregullim dhe kompjuteristikë. Informata është madhësi e matshme. Malli i cili transportohet përmes mjeteve komunikuese quhet informatë . Mjetet komunikuese janë mjetë transporti ashtu si rrugët, hekurudhat, trafiku ajror etj, por këtu malli që bartët është informata. Informata mund të paraqitët në formën e fjalëve të shkruara, zërit dhe fotografisë etj. Bazuar në këto dallohen këto forma të informatës: - sintaksore - skematike - programore dhe 17/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  18. 18. Teknologjia e informacionit klasa XII-të - estetike. Informata sintaksore (në formë të zërit) përbëhet nga këto elementë: - lloji i burimit statistikor - kufizimet lidhur me kodin - siguria e kodimit - kapaciteti i nevojshëm i linjës dhe kodimi optimal - numri i simboleve në përmbajtje të burimit të informatës dhe - gjatësia e simboleve (fjalëve). Kështu forma sintaksore e informatës është një ndër format më të ulëta të paraqitjes së informatës, por prapë se prapë është prezentë në komunikacion. Informata skematike i mundëson pranuesit të njohë përmbajtjen e informatës. Kështu pranuesi në memorien e tij duhet të ketë rregulla skematike, të cilat përcaktojnë përmbajtjen e secilës porosi. Gjuhët e shkruara natyrore janë forma më karakteristike e informatës skematike. Nëse dy njerëz nuk flasin të njëjtën gjuhë, përmbajtja sintaksore do të jetë shumë e madhe (për shkak të numrit të madh të përpjekjeve për shpjegime), kurse përmbajtja skematike shumë e vogël ose gati kurrfarë. Pranuesi duhet të dijë kodin e dhënësit, e nëse këtë nuk e di, përmbajtja skematike e informatës është zero. Se çka nënkupton ndonjë fjalë në gjuhët natyrore është rezultat i marrëveshjeve, mund të jetë e ndryshme në raste dhe rrethana të ndryshme, ndryshon edhe si variabël në funksion të kohës. Kjo është e caktuar sipas rregullave formale logjike. Të gjitha mjetet komunikuese posedojnë parametra të funksioneve logjike, të cilët iu mundësojnë të njohin porositë e caktuara, për të cilat edhe janë projektuar. P.sh. Pajisja telekomunikuese e njeh parapaguesin i cili dëshiron të vendosë lidhje ose kërkohet për një gjë të tillë. Filtri elektrik e njeh porosinë, përkatësisht urdhrin që disa sinjale duhet lëshuar e disa sinjale jo. Përmbajtja skematike e informatës ka rëndësi të madhe të pajisjet kriptografike të komunikimit. Kjo nënkupton që 18/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  19. 19. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 personat të cilët dëshirojnë të komunikojnë do të kenë protokollin e tyre të komunikimit, pra njërën nga metodat mbrojtëse të kodimit. Pala tjetër p.sh armiku i cili dëshiron të deshifroj këto informata, do të përdorë përmbajtje të gjata të informatave sintaksore, pra numër të madh të tentimeve për deshifrim. Informata programore zakonisht varet nga pranuesi dhe momenti i pranimit të ndonjë porosie. Disa porosi të cilat kanë përmbajtje të gjatë sintaksore dhe programore, mund të jenë përmbajtje programore zero. P.sh një lajm mjaft me rëndësi që merret me vonesë, nuk ka fare rëndësi, apo siç themi “e morëm vesh vonë se ...” . Faktori kryesor që e karakterizon informatën programore është vonesa në transmetim prej burimit deri të dedikimi. Të pajisjet komunikuese faktori i vonesës është përcaktues i shfrytëzimit të pajisjes. Shpejtësia e pranimit, përpunimi dhe dërgimi i informatave duhet të jetë e kënaqshme, ashtu që personat e interesuar të kenë informata të sakta në kohë të sakta. Informata estetike paraqesin numër të pacaktuar të porosive të cilat gjeneron burimi i informatave. Papërcaktueshmëria është e caktuar me strukturën e burimit të tyre, pra sipas gjasës që porosia të përsëritët dhe varësinë e tyre. Kjo informatë është mjaftë e dëshirueshme sepse njeriun e kënaq përmes lojërave, zërave, notave ose ngjyrave. Mund të thuhet se informata estetike matët me raportin e pa pa-përcaktimit dhe përcaktimit. 19/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  20. 20. Teknologjia e informacionit klasa XII-të II.3. Ndarja e sinjaleve si transmetues të informatave Sinjalet si transmetues të informatave mund të kenë formë: - kontinuale (të vazhdueshme) dhe - diskretë (me shkëputje). Forma kontinuale e sinjaleve nënkupton sinjalin i cili nuk ka shkëputje sipas kohës, pra sinjal i cili për ekziston për çfarëdo vlere të kohës dhe ndryshimi i kësaj vlere për dy simbole fqinjë nuk ka kërcim, pra ndryshimi i tangjentit të këndit ndërmjet këtyre dy pikave është shumë i vogël sa mund të neglizhohet. Shembulli më i mirë i sinjaleve kontinuale janë sinjalet harmonike (fig). Informata kontinuale paraqitët në funksion të kohës dhe nuk ka shkëputje. Shembull i këtyre informatave janë të folurit dhe muzika. Fig.. Sinjali kontinual (i vazhdueshëm) Informatat kontinuele mund të shndërrohen në informata diskretë me gabim të vogël, nëse shfrytëzohen hapat kohor modular. Që të shfrytëzohet hapi kohor modular, shfrytëzohen sinjalet kontinuele pulsor, kështu kjo mënyrë mund të quhet edhe modulim pulsor apo diskret. Shembull i sinjalit diskret është informata telegrafike, ku sinjali përbëhet nga elementët me dhe pa rrymë. Në funksion të 20/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  21. 21. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 kohës paraqitën disa sinjale, pra funksione diskretë në formë të impulseve. I pari Morse i ka bartë këto sinjale, përkatësisht impulse të cilat i ka shënuar me kodin e tij. Sinjali ka vetëm dy intensitet 0 ose 1, në kohëzgjatje të ndryshme. Kodi i Morse-së paraqitët si kod binar. Fig.. Sinjali diskret II.4 LLOJET E LAJMIT – POROSISË Pajisjet komunikuese mundësojnë transmetimin e llojeve të ndryshme të lajmeve (porosive) – –informatave siç janë: me zë (të folme), të shkruara, muzikore, me foto statike, me foto lëvizëse, alarme të ndryshme, drejtuese, indikatorë, regjistruese dhe matëse si dhe porosi për mirëmbajtje dhe funksionim të vetë pajisjes. Porositë në përgjithësi mund të jenë të formës analoge ose diskretë (digjitale). Elementët fundore të një pajisje komunikuese quhen terminale. II.4.1 Porosia me zë Zëri natyror është si rezultat i rrymimeve të ajrit që vijnë prej mushkërive. Rrymimi i ajrit kalon nëpër 21/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  22. 22. Teknologjia e informacionit klasa XII-të konfiguracione të ndryshme si të fytit, hundës dhe gojës, me ç’rast krijohen lloje të ndryshme të harmonikeve të zërit që quhen format. Kështu paraqitën një varg vibrimesh, amplituda (toni) e të cilave më e ulëta është 80 Hz, kurse më larta 12000 Hz. Pajisje përmes së cilës analizohet e pastaj sintetizohet zëri quhet Vocoder (voice-coder). Një pajisje të tillë e hasim të aparati telefonik, mikrofonat etj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të vocodereve të cilët krijojnë zë, siç është rasti të robotët. Kjo i bënë mjaft aktuale këto pajisje. Parimi themelor i punës së vocoderit është analiza e spektrit të zërit, që nënkupton diagramin e zërit në funksion të frekuencës së tij. Duke ditur se zëri paraqet grup tingujsh apo fjalësh, atëherë për të folurën me zë është me rëndësi njohja e diagramit – spektrit të zërave të veçantë – shkronjave. Fig.. Paraqitja e spektrit të zërit “A” 22/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  23. 23. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Fig.. Paraqitja e spektrit të zërit “E” 23/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  24. 24. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Për transmetim të të folurit-zërit në ditët e sotme është e mjaftueshme linja transmetuese me kapacitet rreth 2400 bit/s dhe nivel të frekuencave rreth 400 Hz, me kualitet të transmetimit rreth 85%. Mundësi më të mëdha sot ofrojnë pajisjet digjitale, që veçohen me këto aspekte: - sinjali i të folurit është kod telekomunikues më i përbërë dhe më i shpejtë, - niveli i frekuencave është i kufizuar në nivelin e frekuencave të burimit - dinamika e sinjalit është e kufizuar me procesin e kuantizimit - në përgjithësi zhurma e kuantizuar e zvogëlon raportin sinjal/zhurmë, mirëpo me shfrytëzimin e kompresimit logaritmik ky raport arrihet deri në 40dB. - Sinjali i të folurit mund të përshkruhet përmes funksioneve normale, duke shfrytëzuar transformimet lineare, kurse me përdorim të vocoderëve sasia e transmetimit të informatave mund të zvogëlohet edhe nën 600 bit/s . - Mundësohet ndërlidhja njëri-pajisje dhe identifikimi i folësit, përkthimi automatik i teksteve të ndryshme, tekstit të shkruar të të folurit etj. 24/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  25. 25. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 III. KOMPJUTERËT PËRSONAL – NJOHURI ELEMENTARE III.1 Hardueri, Softueri dhe Teknologjia Informative Të gjitha sistemet kompjuterike janë të ndërtuara nga hardueri dhe softueri. Me fjalën harduer nënkuptojmë të gjitha pjesët fizike të një sistemi kompjuterik, duke përfshirë këtu vet kompjuterin si dhe komponentet periferike të tij, siç janë monitori,tastiera,miu,shtypësietj. Në anën tjetër softueri na mundëson që të operojmë me këto komponentet themelore të kompjuterit. Softueri është i përbërë nga një varg undhëzimesh që i tregojnë kompjuterit se çka duhet të bëjë. Nganjëherë softuerët thjeshtë i quajmë programet kompjuterike. Ekzistojnë dy lloje themelore të softuerit: 1. Sistemet Operative – OS 2.ProgrametAplikative Sistemi Operativ që është përgjegjës për menaxhimin e resurseve të kompjuterit zakonisht është i instaluar paraprakisht në kompjuter. Si shembuj të Sistemeve Operative mund të përmendim Windows 98, Windows 2000, UNIX, MS DOS etj. Programet Aplikative janë ato programe të cilat i kryejnë detyrat e caktuara për shfrytëzuesin. Si shembuj të programeve aplikative mund të përmendim Microsoft Word dhe brauserët si Internet Explorer dhe Netscape communicator. Pa njëri tjetrin hardueri dhe softueri nuk mund të funksiononjnë. Sot termin Teknologji Informative mund ta hasim çdokund. IT i referohet vet kompjuterëve, harduerit dhe softuerit, 25/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  26. 26. Teknologjia e informacionit klasa XII-të kabllove, satelitëve, linjave telefonike dhe çdo gjëje që ka të bëjë me krijimin, ruajtjen dhe transferimin e informatave. Teknologjia informative është bërë aq e rëndësishme saqë secila organizat sot ka departamentin e vet të Teknologjisë Informative. III.2 Llojet e kompjuterëve Sot ekzistojnë llojet e ndryshme të kompjuterëve. Ata dallohen ndërmjet veti për nga kapaciteti, shpejtësia, çmimi etj. Kompjuterët personal PC siç tregon edhe vet emri përdoren nga një shfrytëzues. PC janë kompjuterët më të zakonshëm që mund të gjinden nëpër zyret dhe shtëpit. Kompjuterët modern jenë shumë të fuqishëm, ata mund të ekzekutojnë njëkohësisht aplikacionet e ndryshme dhe të përdorin pajisjet e ndryshme për zë dhe video. Kompjuterët personal mund të lidhen me kompjuterët e tjerë në rrjetë. Shumica e bizneseve bashkëkohore përdorin kompjuterat e lidhur në rrjetë. Rrjeta përbëhet nga disa kompjuterë të cilët janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Ata mund të komunikojnë ndërmjet veti dhe t’i ndajnë resurset e përbashkëta si printerët. Kompjuterët në rrjetë ndryshe quhen edhe Klientët, ndërsa kompjuteri i cili i menaxhon resurset e tyre të përbashkëta në rrjetë quhet Server. Klientët gjithashtu varen nga serveri për hapjen e aplikacioneve dhe ruajtjen e të dhënave. Kopjuteri i rrjetës është më i lirë se sa kompjuteri personal pasiqë atij nuk i nevojitet hapësira e madhe për ruajtjen e të dhënave. Kompjuterët personal dhe kompjuterët në rrjeta janë të njohur edhe si terminale inteligjente, sepse ata kanë procesorin dhe kujtesën e vetë me anë të të cilëve mund t’i kryejnë detyrat e caktuara në mënyrë të pavarur nga serveri. Kompjuterët më të mëdhenj mund t’i shërbejnë shfrytëzuesve të ndryshëm në terminalet e ndryshme. Këto terminale janë të njohura si terminale dumb, sepse ata përbëhen vetëm nga tastiera dhe monitori dhe nuk mund të kryejnë asnjë lloj të llogaritjes. Minikompjuterat janë të dizajnuar për llogaritjet komplekse 26/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  27. 27. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 dhe mund t’i shërbejnë një numri të shfrytëzuesve të lidhur për të nëpërmjet terminaleve. Këta kompjuterë janë më të shtrenjtë se sa kompjuterët personal. Kompjuterët e llojit Mainframe janë kompjuterët e mëdhenj të dizajnuar për të kryer detyrat me kërkesat e mëdha dhe janë në gjendje t’u shërbejnë shumë terminaleve. Kompjuterët Mainframe zakonisht përdoren nga institucionet e mëdha siç janë bankat, qeveria etj. Laptopët janë kompjuterët e lehtë mobil. Ata mund të përdoren çdokund, por më së tepërmi përdoren nga biznesmenët gjatë udhëtimeve. Për nga dizajni Laptopët janë shumë të ngjajshëm me kompjuterin personal dhe zakonisht përdoren nga një shfrytëzues në të njejtën kohë. Megjithatë edhe laptopët janë më të shtrenjtë se sa kompjuterët personal. Sot ekzistojnë llojet e ndryshme të kompjuterit në përdorim. Varësisht nga dizajni dhe konfigurimi i tyre ata mund t’i shërbejnë një shfrytëzuesi, shumë shfrytëzuesëve apo të funksionojnë si pjesë e rrjetës. III.3 Pjesët kryesore të kompjuterit personal Kompjuteri personal apo PC përbëhet nga një numër komponentesh fizike që ndryshe quhen harduer i kompjuterit. Në këto komponente harduerike hyjnë: Njësia Qendrore Procesuese apo CPU Një mori pajisjesh hyrëse/dalëse Dy llojet kryesore të kujtesës Pajisjet për ruajtjen e të dhënave Njësia Qendrore Procesuese (CPU) – paraqet pjesën e kompjuterit në të cilën bëhen llogaritjet dhe kryerja e instruksioneve. Në të shumtën e rasteve e quajmë shkurtimisht vetëm si procesor. CPU është një çip silikoni i cili ndodhet mbrenda njësisë sistemore të kompjuterit personal. Punon sikurse një kalkulator i vogël e i shpejtë duke i procesuar informatat që hyjnë në të dhe pastaj gjeneron dhe i percjell ato në dalje të tij. Pajisjet Periferike – janë të gjitha ato pajisjet që mund t’i shtohen kompjuterit tuaj. Këto pajisje periferike mund të jenë hyrëse dhe dalëse. Për t’i futur informatat në PC-në ju nevojitet një pajisje hyrëse. Tastiera dhe miu janë dy nga pajisjet më të zakonshme për futjen e të dhënave. Sistemet kompjuterike mund të përdorin pajisjet e ndryshme dalëse, secila prej tyre duke i konvertuar të dhënat në 27/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  28. 28. Teknologjia e informacionit klasa XII-të formën e lexueshme. Monitori dhe shtypësi janë dy nga pajisjet më të zakonshme për paraqitjen e të dhënave. Kujtesa – paraqet atë komponente të kompjuterit në të cilën përkohësisht ruhen të dhënat që duhet të procesohen. Ekzistojnë dy llojet kryesore të kujtesës, ato janë: Kujtesa me Qasje të Rastit – RAM Kujtesa Vetëm për Lexim – ROM RAM-i përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave. Në të përmbahen të gjitha të dhënat e reja që nga ruajtja e fundit e punës tonë. Përmbajtja e RAM-it ndryshon vazhdimisht dhe ajo humbet kur e fikim kompjuterin. Përmbajtja e ROM-it është permanente dhe e mbrojtur gjatë procesit të prodhimit në fabrikë. Për shembull në ROM ndodhen të dhënat që shërbejnë për funksionimin normal të kompjuterit me startimin e tij. Disku i Ngurtë. - Pothuajse të gjithë kompjuterët e posedojnë diskun e ngurtë. Pasi të ketë përfunduar kompjuteri me procesimin e të dhënave, rezultati duhet të ruhet diku në mënyrë permanente. Disku i ngurtë është pajisje e kompjuterit në të cilin ruhen të dhënat në afatet e gjata kohore. Të dhënat që janë ruajtur në diskun e ngurtë mbesin aty edhe kur kompjuteri të jetë fikur. Pajisjet mobile për ruajtjen e të dhënave. - Ekziston një numër i pajisjeve mobile për ruajtjen e të dhënave. Këtu përfshihen flopi disqet apo disketat, ZIP disketat, CD-ROM dhe kasetat me shiritat magnetik Njësia Qendrore Procesuese – CPU Siç e kemi përmendur edhe me herët me termin harduer nënkuptojmë të gjitha komponentet fizike nga të cilat është ndërtuar kompjuteri personal. Në këto komponente hyjnë CPU- ja dhe komponentet e ndryshme periferike, siç janë pajisjet për hyrje/dalje. Pajisjet për hyrje shërbejnë për të futur të dhënat në kompjuter, CPU-ja këto të dhëna i interpreton dhe i proceson, ndërsa pajisjet dalëse kanë për detyrë t’i shfaqin këto të dhënat. Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kompjuter procesohen nga Njësia Qendrore Procesuese apo CPU. Është një mjet, i cili futet në punë me kyçen e kompjuterit personal në rrymë. Punon sikurse një kalkulator i vogël e i shpejtë duke i procesuar informatat që hyjnë në të dhe pastaj gjeneron 28/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  29. 29. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 rezultatin dhe i përcjell të dhënat në dalje të tij. CPU-ja është e ndërtuar nga silikoni dhe zakonisht quhet qip logjik dhe kjo për arsye se është i dizajnuar të kryejë operacionet logjike dhe aritmetike. Operacionet themelore të CPU-së janë mbledhja, zbritja, krahasimi i dy numrave, si dhe zhvendosja e numrave nga një hapësirë në tjetrën. Shpejtësia me të cilën CPU-ja i proceson të dhënat matet me Mega Hertz - MHz. Sa më i madh të jetë numri i MHz aq më e shpejt do të jetë CPU-ja. III . 4 Pajisjet Hyrëse Për ta shfrytëzuar kompjuterin së pari duhet ti tregojmë atij se çka duhet të bëjë ai për ne. Prandaj, ekzistojnë pajisjet e ndryshme që quhen pajisjet hyrëse e që përdoren për të futur informatat në kompjuter. Në këto pajisje bëjnë pjesë tastira, miu etj. Në shumicën e kompjuterëve tastiera është pajisje primare për futjen e tekstit. Përveç vendosjes standarde të tasteve të alfabetit dhe numrave tastiera gjithashtu përmban edhe tastet e kërkimit dhe tastet standarde siç janë tasti Esc, Tab, si dhe tastet për lëvizjen e kursorit në ekran. Radhitja e tasteve në tastierë është e njetë me radhitjen e tasteve në makinën mekanike dhe atë elektronike të shkrimit që janë përdorur para paraqitjes së kompjuterit personal. Miu është pajisje dore, i cili është i lidhur për kompjuter nëpërmjet një kablloje. Me lëvizjen e tij apo me klikimin në tastet e tij lëvizja konvertohet në lëvizjen e shigjetës në ekran. Miu mund të drejtohet në një vend në ekran, ta pozicionojë kursorin dhe të tërhiqet dhe të selektojë. Ekzistojnë alternativat e shumta për zëvendësimin e miut. Në kompjuterat Laptop zakonisht përdoren Tuch Pad. Tuch Pad punon duke e ndjerë lëvizjen e gishtit të shfrytëzuesit dhe shtypjes në të. Zakonisht vendoset përpara tastierës në drejtim të shfrytëzuesit. Joy Stick është pajisje drejtuese dhe zakonisht përdoret për të luajtur lojrat kompjuterike. Përbëhet nga baza ku është i vendosur shkopi drejtues dhe butonave kontrollues, roli i të cilëve është aktivizimi i veçorive të ndryshme të softuerit. III. 4. Pajisjet Dalëse 29/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  30. 30. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Pajisjet Dalëse janë të gjitha ato pajisje që na mundësojnë të shohim rezultatin e arritur nga procesimi i të dhënave në kompjuter. Pajisjet dalëse që më së shpeshti i hasim në jetën e përditshme janë Monitorët dhe Shtypsit Pajisja kryesore e daljes është monitori në të cilin paraqitet teksti dhe grafikat e ndryshme në mënyrë vizuele. Shtypësi është pajisje që pranon tekstin apo grafikën nga kompjuteri duke i paraqitur ato në letër. Sot ekzistojnë variacionet e ndryshme të shtypsave duke u dalluar në mes veti për nga madhësia, shpejtësia, kompleksiteti dhe kostoja e tyre. Disa nga shtypësit më të përdorur janë: 1. Shtypsit InkJet 2. Shtypsit Laserik Shtypësit InkJet janë mjaft të përhapur. Ky shtypës e shpërndan ngjyrën nga kartrigji në letër gjatë kalimit të saj nëpër shtypës nga një distancë shumë e vogël. Printerët InkJet zakonisht shtypin me ngjyra dhe po ashtu mund të shtypin grafika. Shtypësit laserik përdorin tufën e laserit të reflektuar nga pasqyra për të vendosur ngjyrën apo tonerin në pjesët e përzgjedhura të letrës e gjatë kalimit të saj nëpër dy cilindra. Disa nga shtypësit laserik mund të shtypin edhe grafikat, por zakonisht në zyrë përdoren për të shtypur dokumentat në formë teksti. Me kartelën e zërit, me softuerin dhe pajisjen përkatëse për leximin e disqeve mund të dëgjojmë audio inçizimet nëpërmjet altoparlantave apo dëgjousve veshi. Ploteri është pajisje që bën vizatimet precize të vijave duke e përdorur lapsin. Ploterët mund të vizatojnë vijat në mënyrë më precize se sa shtypësit, por zakonisht kanë çmim më të lartë. Ploterët përdorim më të madh kanë gjetur në industrinë inxhinjerike, ku preciziteti i vizatimeve është shumë i rëndësishëm. III. 5. Pajisjet për ruajtjen e të dhënave Disku i ngurtë është pajisje që na mundëson qasje relativisht të shpejtë në të dhënat e ruajtura në të. Kompjuterët e sotëm zakonisht kanë një apo më tepër disqe të 30/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  31. 31. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 ngurta të cilët kanë kapacitet prej disa miliardë bajt apo giga bajtë - GB. Ekziston një varietet i pajisjeve shtesë që mundësojnë ruajten e të dhënave e ato janë: flopy disku, Zip disku, CDROM dhe shiritat magnetik. Flopy disku është i madhësisë prej 3,5 inçave apo 8,89 cm, me densitet të lartë dhe mund të futet në kompjuterin tuaj. Kapaciteti i këtyre disqeve është 1,44 MB dhe zakonisht përdoren për ti bartur të dhënat nga një kompjuter në tjetrin. Zip disqet kanë kapacitet nga 100 deri në 250 MB, varësisht nga lloji i pajisjes që e përdorim. Për ti përdorur ato do të ju nevojitet pajisja Zip Drajv. CDROM-ët mund të përdoren për incizimin, ruajtjen dhe nxjerrjen e të dhënave elektronike. Në të mund të vendosni rreth 700 MB të të dhënave tekstuale, audio, video dhe grafike. Ju mund të bëni backup të të gjitha të dhënave nga kompjuteri juaj duke përdorur shiritat magnetik. Në fund të ditës ju e futni shiritin magnetik në pajisjen e posaçme dhe i bartni të gjitha të dhënat nga kompjuteri juaj në shiritin magnetik. Kjo do të ju mundësojë që ti ktheni të gjitha të dhënat tuaja në rast se ndodh ndonjë prishje e padëshiruar e kompjuterit tuaj. Kur e bëjmë përzgjedhjen e pajisjeve që dëshirojmë ti përdorim për ruajtjen e të dhënave duhet të kemi parasysh rëndësinë dhe madhësinë e të dhënave që do ti ruajmë, shpejtësinë me të cilën dëshirojmë ti incizojmë të dhënat si dhe sasinë e të hollave që do ta shpenzojmë për atë qëllim Llojet e kujtesës Ekzistojnë dy llojet themelore të kujtesës, ato janë: 1. Kujtesa me Qasje të Rastit – RAM 2. Kujtesa Vetëm për Lexim - ROM Zakonisht kur i referohemi kujtesës së kompjuterit ne e nënkuptojmë Kujtesën me Qasje të rastit apo RAM. Kur e kontrollojmë madhësinë e kujtesës në kompjuter ne gjithashtu 31/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  32. 32. Teknologjia e informacionit klasa XII-të kemi të bëjmë me RAM-in, poashtu kur e ngrisim sasinë e kujtesës gjithashtu kemi të bëjmë me RAM-in. RAM-i përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave të programit. Kur ju punoni në një dokument në Word të dhënat që ju i vendosni ruhen në RAM dhe do të qëndrojnë aty derisa ju ta ruani dokumentin në diskun e ngurtë apo derisa ta fikni kompjuterin. CPU-ja mund të lexojë informatat nga RAM- i, por edhe të shkruajë në të. Kur kompjuteri fiket të gjitha informatat që kanë qenë në RAM zhduken. ROM-i paraqet kujtesën vetëm për lexim. Siç na tregon edhe vetë emri, nga ky lloj i kujtesës vetëm mund ti lexojmë të dhënat, por jo edhe të shkruajmë. ROM-i përmban të dhënat të cilave mund tiu referohemi nëpërmjet CPU-së, por pa pasur mundësi ti ndryshojmë ato. Përmbajtja e ROM-it është e fiksuar gjatë prodhimit të saj nga ana e prodhuesit. III.6. Njësitë matëse të kujtesës Biti paraqet njësinë më të vogël të të dhënave në kompjuter. Biti mund të ketë vetëm një vlerë të vetme binare 0 apo 1. Tetë bita formojnë një bajt që paraqet njësinë themelore për matjen e kujtesës së kompjuterit. Zakonisht një bajt paraqet hapësirën e kujtesës ku ruhet një karakter, siç është shkronja, numri apo simboli. Secili karakter paraqitet me kombinimet e 1 dhe 0. Nëse e shtypim fjalën pajisje do të na nevojiten 7 bajt të kujtesës për ta ruajtur këtë fjalë në dokument. Njësitë tjera për matjen e kapacitetit të kujtesës së kompjuterit janë kilobajt (KB), megabajt (MB), Gigabajt (GB), etj. Nëse e shtypim një gjysëm faqe teksti, do të na nevojitet përafërsisht 1000 bajt apo 1 KB të hapësirës së kujtesës. III.7. Performancat e kompjuterit 32/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  33. 33. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Shpejtësia, efikasiteti dhe saktësia me të cilat kompjuteri funksionon varen nga disa variabla. Në këto variabla përfshihen shpejtësia e CPU-së, madhësia e RAM-it të kompjuterit tuaj, si dhe shpejtësia e punës dhe kapaciteti i ruajtjes së të dhënave të diskut të ngurtë. Performancat e CPU-së varen nga fakti se sa shpejtë mund ti përpunojë të dhënat hyrëse dhe ti paraqesë shfrytëzuesit informatat dalëse, kjo matet me MHz. Numri i bitëve që mund të përpunohen në mënyrë simultane, gjithashtu paraqet matësin e performancave të CPU-së. Shumica e CPU-ve moderne janë 32 bitshe, që do të thotë se mund ti përpunojë 32 bitat e të dhënave në mënyrë simultane. RAM zakonisht përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave. Sasia mesatare e kujtesës RAM në kompjuterët modern është 128 Mb. Ne mund ta rrisim sasinë e RAM-it në kompjuter duke e vendosur kujtesën shtesë apo duke e zëvendësuar atë ekzistuese. Sa më shumë kujtesë që instalojmë në kompjuter aq më shpejt ai do ti përpunojë të dhënat dhe do ti kryejë detyrat e ndryshme. Disku i ngurtë është pajisje në kompjuterin tuaj që i ruan të dhënat në mënyrë permanente. Disku i ngurtë në kompjuterët modern mund të ruajë mesatarisht 20 Gb të të dhënave. Por, disqet më të mëdha që janë në dispozicion mund të ruajnë rreth 120 Gb të të dhënave. Kompjuterët mund të përmbajnë më shumë se një disk të ngurtë. Numri i disqeve të ngurta varet nga lloji i kompjuterit. Shumica e kompjuterëve personal PC mund të përmbajnë dy disqe të ngurta, ndërsa serverët gjashtë disqe të ngurta. Për tu siguruar se kompjuteri juaj do të ketë performanca të kënaqshme duhet të ketë një CPU adekuat, sasi të mjaftueshme të kujtesës dhe kapacitet të mjaftueshëm për ruajtjen e të dhënave në diskun e ngurtë. III.8. Llojet e softuerit Siç thamë edhe më herët ekzistojnë dy llojet themelore të softuerit që ju e përdorni në kompjuterin tuaj, ato janë: Sistemet Operative dhe Softuerët Aplikativ. Softueri i Sistemit Operativ - OS kontrollon dhe menaxhon të gjithë softuerët aplikativ që janë të instaluar në kompjuter. Sistemi Operativ gjithashtu kontrollon edhe funksionet themelore të kompjuterit dhe pajisjeve të tij harduerike. Si shembuj të sistemeve operative mund të përmendim Windows 2000 dhe Unix. 33/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  34. 34. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Softueri Aplikativ përbëhet nga programet të cilët kryejnë detyrat e caktuara, sikurse që janë Word Procesorët apo krijimi i prezantimeve. Si shembuj të softuerit aplikativ mund të përmendim Microsoft Word dhe Lotus 1, 2,3. III.9 Sistemet operative si softuer Sistemi Operativ - OS përbëhet nga softuerët e nevojshëm për të udhëhequr kompjuterin tuaj. Sistemi operativ kontrollon komponetet harduerike të kompjuterit tuaj, duke përfshirë këtu edhe harduerin perfikerik dhe të gjithë softuerët tjerë që janë të instaluar në kompjuterin tuaj. Sistemet operative tradicionale sikurse që është Disk Operating System - DOS kanë qenë të bazuara në tekst dhe zakonisht kanë përdorur komandat që duhej të mbaheshin në mend, si dhe përgjigjet e kompjuterit që ishin të shkurta. (1) Ndërsa, sistemet operative bashkëkohore, siç janë Windows 98 apo Windows 2000 kanë interfejs të lehtë për punë që quhet Grafical User Interface apo GUI. Kur instaloni një softuer të ri aplikativ në kompjuter zakonisht përdorni elementet e GUI-t që viejnë me sistemin operativ duke i shtuar elementet e veta të GUI-t në atë softuer. GUI shpeshherë përdor metaforat nga jeta e përditshme sikurse tavolina e punës (desktop), shikimi në dritare, etj. Në elementet e GUI-t përfshihen dritaret, menyt, butonat, shiritat rrëshqitës, ikonat dhe magjistarët. Me përdorim në rritje të multimedias si pjesë të GUI-t, interfejset e tingullit, zërit, videos dhe realiteti virtual janë bërë pjesë e GUI-t për shumë aplikacione. Sistemet Operative të bazuara në GUI, në krahasim me sistemet operative tradicionale janë më të lehta për tu përdorur dhe mundësojnë qasje më të lehtë dhe organizim më të mirë të skedarëve (fajllave) tuaj. III.10. Softuerët Aplikativ Softuerët aplikativ apo programet aplikative janë programe të dizajnuara të ju ndihmojnë për të kryer detyrat specifike në kompjuterin tuaj. Shumica e kompjuterëve i kanë të instaluara programet aplikative të cilat ju mundësojnë ti përpunoni dokumentat, të krijoni bazat e të dhënave, skemat grafike dhe të punoni me prezentimet me multimedia. 34/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  35. 35. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Ju mund të krijoni pothuajse çfarëdo lloj dokumenti tekstual duke përdorur Word procesuesit, siç është Microsoft Word. Word-i ju mundëson që të vendosni tekst dhe të manipuloni me të duke e formatuar sipas nevojave tuaja. Si për shembull, mund të caktoni madhësinë e shkronjave, si dhe llojin dhe ngjyrën e tyre, pastaj mund të përdorni shabllonet (template) për të përpiluar letrat, memot dhe CV-të. Word-i gjithashtu ju mundëson të importoni fotografitë nga aplikacionet e tjera. Microsoft Excel është SpreadSheet Aplikacion që mundëson llogaritjet e ndryshme finaciare duke përdorur qelizat e ndryshme për të organizuar vlerat e të dhënave, me relacionet ndërmjet këtyre qelizave të definuar nga formulat që ju mund ti krijoni. Microsoft Access është një aplikacion që ju mundëson të krijoni bazat e të dhënave të kompjuterizuara. Baza e të dhënave është një përmbledhje të dhënash që janë të ndërlidhura në ndonjë mënyrë, siç janë listat e emrave të të gjithë të punësuarve dhe numrave të telefonit. Programet aplikative për prezantimet siç janë Microsoft PowerPoint ju mundësojnë të krijoni prezantimet në mënyrë efikase dhe me dizajn të mirë vizaul, të cilat mund ti shtypni apo ti prezantoni në formë të sllajdeve. Ekziston shumëllojshmëria e programeve aplikative që ju mundësojnë krijimin e punimeve grafike, siç është programi aplikativ DeLux. Programet aplikative për publikime ju mundësojnë krijimin e materialeve për botim, siç janë gazetat, pamfletit dhe web faqet. Në këto aplikacione marrin pjesë Adobe Photoshop i cili ju mundëson manipulimin me fotografitë ekzistuese. Disa nga aplikacionet sikurse që është Macromedia Flash ju mundëson të krijoni prezantimet multimediale me zë, tekst dhe grafikë lëvizëse. Programet aplikative bashkëkohore ju mundësojnë të krijoni, të përpunoni dhe të prezantoni materialet në mënyrat e shumta. 35/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  36. 36. Teknologjia e informacionit klasa XII-të III.11. Zhvillimi i Sistemeve Sistemet kompjuterike janë krijuar që të mundësojnë realizimin e detyrave të ndryshme në mënyrat e reja dhe të kompjuterizuara. Procesi i zhvillimit të sistemeve kompjuterike quhet Zhvillimi i Sistemeve. Procesi adekuat për zhvillimin e sistemeve përbëhet nga katër faza:  Hulumtimi  Analiza  Programimi  Testimi Me hulumtim nënkuptojmë ekzaminimin e nevojave të shfrytëzuesve potencial të cilët do të punojnë me sistemin kompjuterik. Në të merë pjesë Analisti i Sistemeve, i cili bisedon me shfrytëzuesit për të vendosur se çka kërkojnë ata saktësisht nga sistemi kompjuterik. Në momentin e caktuar Analisti mund të vendos se sistemi kompjuterik mund të mos jetë zgjidhje adekuate. Nëse pas fazës fillestare të hulumtimit vendoset se sistemi kompjuterik është adekuat, atëherë në fazën e dytë bëhet analiza e saktë e nevojave të shfrytëzuesit e pastaj formohet dizajni i përgjithshëm i sistemit të kërkuar kompjuterik. Në këtë fazë të zhvillimit të sistemit, komunikimi ndërmjet analistit dhe shfrytëzuesit është vital. Shfrytëzuesi duhet ta kontrollojë dizajnin për të vërtetuar se analisti i ka interpretuar nevojat e tyre në mënyrë të saktë. Në këtë rast ndryshimet e vogla mund të bëhen para se të gjithë shfrytëzuesit të pajtohen se sistemi i ri i plotëson të gjitha kërkesat e tyre. Pasi të ketë përfunduar faza e dizajnit fillon faza e programimit. Dizajni i dërgohet programerit, i cili pastaj e zhvillon sistemin adekuat kompjuterik. Së fundi sistemi i ri duhet të testohet para se të vendoset në punë nga shfrytëzuesi. Në fazën testuese shfrytëzuesit e zgjedhur identifikojnë problemet specifike që i hasin në sistemin e ri kompjuterik e që mund të zgjidhen nga programeri. Në këtë fazë mund të ndodhin ndryshimet e shumta në sistemin kompjuterik para se të finalizohet dhe dorëzohet në përdorim. Zhvillimi i sistemeve mund të përfshijë edhe përdorimin e harduerit të ri. Në çdo rast qasja strukturore 36/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  37. 37. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 ndaj problemeve të sistemit kompjuterik na mundëson zhvillimin efektiv të sistemit të ri kompjuterik . 37/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  38. 38. Teknologjia e informacionit klasa XII-të IV. Rrjetet e kompjuterëve Me termin rrjet kompjuterësh (computer network) kuptojmë një grup pajisjesh (kompjuter, printerë, skanerë, etj.) të lidhur me njëri tjetrin. Lidhja e këtyre pajisjeve ne rrjet behet me qellim shkëmbimin e informacionit dhe shfrytëzimin e përbashkët të pajisjeve harduerike. Mënyrat sesi realizohet kjo lidhje mund të jene të ndryshme, me kabell, me antene, me satelit, etj. Nga pikëpamja historike, rrjeti i pare i njohur është rrjeti ARPANET (Advanced Research Projects Agency Network), krijuar për llogari të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Me krijimin e këtij rrjeti ne vitët 60 u hodhën bazat për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetave kompjuterike. Ne varësi të karakteristikave të tyre, rrjetet i klasifikojmë duke pasur parasysh faktorë të ndryshëm. Me poshtë shohim një pasqyre përmbledhëse të llojeve kryesore. Siç shohim ne tabele një faktor qe mund të konsiderohet për klasifikimin e rrjetëve është shkalla (përmasat). Sipas përmasave themi se kemi të bëjmë me PAN (përsonal area network) atëherë kur rrjeti i kompjuterëve përfshin pajisje që janë të një personi të vetëm. Këto pajisje mund të jene kompjuterë, printerë, fax-e, PDA, telefona, skanerë, etj. Hapësira e një rrjeti PAN është zakonisht jo me shume se 10 m2 . LAN (Local Area Network) ku kemi të bëjmë me një rrjet kur hapësira e rrjetit mbulon një sipërfaqe të vogël si një shtëpi, zyre ose një grup të vogël ndërtesash (shkolle, aeroport, etj.). 38/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  39. 39. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Rrjeti i tipit MAN (Metropolitan Area Network) është një rrjet qe lidh dy ose me shume rrjetë LAN, por shtrihet deri në kufijtë e një qyteti. Rrjetet WAN (Wide Area Network) janë rrjetë me një mbulim të gjere, qe i kalojnë kufijtë një qyteti ose shteti, dhe mund të përfshijnë brenda tyre rrjetë të tjera me të vogla si LAN, MAN, etj. Rrjeti me i rëndësishëm nga rrjetet e llojit WAN është ai qe njihet nga të gjithë me emrin Internet. Vit et e fundit Interneti ka marre një shtrirje shume të gjere dhe parashikohet qe të "gllaberoje" edhe rrjetin telefonik, 39/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  40. 40. Teknologjia e informacionit klasa XII-të qe aktualisht ka shtrirje me të madhe dhe me kapilare. Ndryshimi kryesor midis rrjetit Internet dhe rrjetit telefonik qëndron të mënyra e funksionimit. Ne rrjetin telefonik pasi vendoset një kanal komunikimi midis dy përbërësve (përdoruesve) të rrjetit, në atë kanal nuk mund të futën përbërës të tjerë (p.sh. gjatë një telefonatë). Interneti është një rrjet ku të gjithë përbërësit mund të transmetojnë ose të marrin informacion nga përbërësit e tjerë të rrjetit. Duke konsideruar si faktor topologjinë e rrjetit ose me saktë vendosjen e pajisjeve ne rrjet ne lidhje me njëra tjetrën dhe mënyrën e komunikimit mes tyre i klasifikojmë ne rrjet me bus (bus network), rrjet yll (star network), rrjet unaze (ring network), rrjet mesh (mesh network), etj. Rrjeti Bus - veçoria e rrjetit me bus qëndron të fakti se në ketë rrjet pajisjet (kompjuterët) janë të lidhura me njëra tjetrën me një kanal komunikimi të përbashkët qe quhet bus. Pra topologjia në formë magjistrale (bus) funksionon si një linjë shumëpikëshe pra si një linjë e vetme e cila ndahet nga njëfarë numri nyjesh. Nyjet e një rrjeti në formë linjë magjistrale (bus) ndajnë që kanal të vetëm fizik nëpërmjet prizave ose ndërlidhëseve. Mesazhet e drejtuara në bus iu shpërndahen të gjitha nyjeve. Nyjet duhet të jenë në gjendje të njohin adresën e tyre për të marrë mesazhet e transmetuara. Gjithsesi, në ndryshim me nyjet e një rrjeti në formë unaze, ato nuk duhet të përsërisin ose të transmetojnë mesazhet që i adresohen nyjeve të tjera. Për pasojë, eliminohen vonesa dhe mbingarkesa të shkaktuara nga ritransmetimi i mesazheve. Për shkak të rolit pasiv të luajtur nga nyjet në transmetimet mbi bus, funksionimi i rrjetit nuk do të ndërpritet në rast të defekteve që mund të pësojë një nyje. Rrjetet në formë linjë magjistrale (bus) mund të jenë lehtësisht të konfiguruara (paraqitura) dhe të përhapura në pjesën më të madhe të ambienteve, për shembull një dhomë, një ndërtesë, ose një grup ndërtesash. 40/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  41. 41. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Rrjeti unaze ka një topologji rrjeti të tille që secila pajisje (kompjuter) është e lidhur me dy të tilla duke krijuar një zinxhir të mbyllur ne forme unaze. Të dhënat kalojnë nga njëra nyje (pajisje) në tjetrën për të arritur në destinacion. Pra Karakteristika që dallon topologjitë në formë unaze është fakti që nyjet, të lidhura nga linja pikë-pikë, janë vendosur në mënyrë që të formojnë një konfigurim (paraqitje) rrethor pa ndërprerje. Mesazhet që transmetohen udhëtojnë nga nyja në nyje përgjatë unazës. Secila nyje duhet të jetë në gjendje të njohë adresën e saj për të pranuar mesazhet. Gjithashtu çdo nyje funksionon si ridhënës aktiv, duke i ritransmetuar mesazhet nyjeve të tjera. Shpesh është e vështirë të përgatitësh instalimin elektrik të një godine për rrjetet në formë unaze, duke parashikuar shtimet e ardhshme të nyjeve, sepse unazat duhet të jenë fizikisht të vendosura në mënyrë të tillë që të jenë të lidhura plotësisht. Shtimi i një nyje ose ndërprerjeje tjetër çfarëdo në konfigurimin (formën) e unazës, do të shkaktojë pothuajse gjithnjë një ndërprerje të funksioneve të rrjetit. 41/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  42. 42. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Rrjeti yll është një nga arkitekturat e rrjetit me të përdorura. Rrjeti yll përmban një nyje(pajisje) qendrore që shërben si përcjellës i të dhënave të pajisjet e tjera qe vendosen ne forme ylli dhe janë të lidhura me pajisjen qendrore. Ndërsa karakteristika që dallon topologjitë në formë ylli, ose radiale, është ajo se të gjitha nyjet janë të lidhura me një pikë të vetme, siç tregohet në figurë. Kontrolli i caktohet nyjës qendrore ose çelësit. Në këtë rast, shpërndarja e të gjithë trafikut të mesazheve në kuadrin e rrjetit drejtohet nga nyja qendrore. Nyja qendrore është pika kritike për rrjetin. Nëse pëson ndonjë defekt, i gjithë rrjeti pushon së funksionuari. Topologjia në formë ylli gjendet shpesh në zbatimet me ndarje kohe, me nyjet qendrore që drejton ndarjen. Gjendet shpesh edhe në rrjetet telefonike PBX (Privatë Branch Exchange), dhe në rrjetë të vogla në formë grupimi siç janë sistemet e përpunimit të tëkstëve. 42/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  43. 43. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Lidhja në rrjet e perzier është një mënyre lidhje për të transmetuar të dhëna, audio dhe komanda ndërmjet nyjeve (pajisjeve). Ky lloj rrjeti ndryshon nga të tjerët sepse komunikimi midis pajisjeve në ketë rrjet behet me kalime të shumëfishta. Rrjeti qe ne njohim me emrin Internet është i pari dhe i vetmi rrjet kompjuterik botëror me akses publik. Përbehet nga qindra milionë kompjuterë të lidhur me mënyra transmetimi nga me të ndryshmet. Internet është edhe rrjeti 43/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  44. 44. Teknologjia e informacionit klasa XII-të i kompjuterëve me i madh qe ka ekzistuar ndonjëherë, prandaj quhet ndryshe "rrjeti i rrjeteve" ose "rrjeti global". Duke qene një rrjet telekomunikacioni, është i dyti pas rrjetit telefonik publik, që është një tjetër rrjet telekomunikacioni botëror qe mbulon planetin ne mënyre me kapilare se Interneti. Sidoqoftë me përmirësimin e teknologjive të Internetit, rrjeti telefonik është i destinuar të "gllaberohet" nga rrjeti Internet. Rrjeti Internet ofron shërbime nga me të ndryshmet. Shërbimet me kryesore dhe me të njohura janë World Wide Web dhe posta elektronike. Numri i përdoruesve të Internetit është ne rritje dhe ne fund të vitit 2005 e kishin kaluar miliardin. Duke qene se pajisjet në një rrjet janë nga me të ndryshmet, kane arkitektura harduerike dhe softuerike të ndryshme dhe në përgjithësi janë shume heterogjene, nevojitet qe në një fare menyre të "kuptohen" midis tyre. Nga ana teknike kjo realizohet nëpërmjet disa rregullash të përbashkëta qe zbatohen nga të gjitha pajisjet e rrjetit. Këto rregulla të vendosura ne nivel botëror dhe qe njihen dhe zbatohen nga gjithë projektuesit e rrjeteve marrin emrin protokoll i rrjetit. Respektimi i protokollit garanton qe programet në kompjuterët e rrjetit të komunikojnë në mënyre korrekte edhe pse janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Protokolli i komunikimit që përshkruan të gjitha rregullat e transmetimit të të dhënave në rrjet, bazohet ne specifikime teknike shumë të detajuara. Ne Internet "udhëtojnë" ato që quhen paketa që janë njësitë me të vogla në një njësi komunikacioni. Këto paketa lëvizin në rrjet në bazë të teknikes që njihet me emrin packet switching. Informacioni i nisur nga çdo pajisje e rrjetit, ndahet në pjesë të vogla (paketa) që pasi kalojnë në kanalin e transmetimit (edhe të përziera) arrijnë në destinacion dhe aty behet bashkimi i tyre për të marrë informacionin e plotë. Kjo teknikë bën të mundur përdorimin e një kanali komunikimi në mënyrë të përbashkët nga të gjitha pajisjet e lidhura në rrjet. Një nga protokollet kryesore që zbatohet në Internet është Internet Protokoll, i quajtur shkurt IP me të cilin do të njihemi me detajisht në kapitullin për protokollet. 44/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  45. 45. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 MODELET E STUDIMIT TË RRJETËS Modeli OSI Në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta kishte një rritje të theksuar të numrit dhe madhësisë së përgjithshme të rrjetës. Megjithatë, shumica e rrjetave të mëparshme ishin të ndërtuara duke shfrytëzuar implementimin e harduer-it dhe softuer-it. Kjo rezultoi që shumë rrjeta të ishin jokompatibile mes veti dhe kështu që komunikimi në mes të rrjetave ishte shumë i vështirë. Për të zgjidhur këtë problem, Organizata Ndërkombëtare për Standarde (ISO) hulumtoi disa skema të rrjetave. ISO erdhi në përfundim që kishte nevojë të krijohet një model i rrjetës që do t’i ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të implemetojnë rrjeta që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI. 2.2. Modeli referues OSI Modeli referues OSI është modeli kryesor për komunikimet e rrjetave. Edhepse ka modele të tjera, sot shumica e ofruesve të rrjetave, i ndërlidhin prodhimet e tyre me modelin referues OSI, veçanërisht kur ata dëshirojnë t’i mësojnë përdoruesit në përdorimin e prodhimeve të tyre. Ata e konsiderojnë atë si mjetin më të mirë për t’i mësuar njerëzit në lidhje me dërgimin dhe pranimin e të dhënave në rrjetë. Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet e rrjetës që zhvillohen në secilin nivel. Më e rëndësishme është që Modeli referues OSI është kornizë që mund të përdoret për të kuptuar se si informacionet udhëtojnë nëpër rrjetë. Modeli referues OSI gjithashtu mund të përdoret për të vizualizuar se si informacioni ose pakot e të dhënave udhëtojnë nga programet aplikative sic janë tabelat dhe dokumentet nëpër mediumin e rrjetës (kabllo etj.). Pastaj zhvendoset në programet tjera aplikative që janë të vendosura në kompjuter apo në rrjetë tjetër edhe nëse dërguesi dhe pranuesi kanë lloje të ndryshme të mediave të rrjetave. Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e 45/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  46. 46. Teknologjia e informacionit klasa XII-të funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese: E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bërë më të lehtë për ta kuptuar. I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë. Mundëson lloje të ndryshme të harduer-it dhe softuer-it të rrjetave për komunikim mes tyre. Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë. I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë procesin e të mësuarit më lehtë për t’u kuptuar. Procesi i qarkullimit të informacioneve në mes të kompjuterëve është i ndarë në shtatë shkallë të vogla dhe më të menaxhueshme në modelin referues OSI. Secili nga shtatë problemet e vogla përfaqësohet nga niveli i tij në model. Shtatë nivelet e modelit referues OSI janë: Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer) Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer) Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer) Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer) Niveli 2: Niveli i lidhjes së shënimeve (Data link layer) Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer) 46/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  47. 47. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Niveli i aplikimit është niveli më i afërt i OSI për përdoruesit. Ai i ofron aplikacioneve të përdoruesve shërbime të rrjetave. Dallohet nga nivelet tjera në atë se nuk i ofron shërbime asnjë niveli tjetër të OSI por vetëm aplikacioneve jashtë modelit OSI. Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare, programet për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e programeve bankare. Niveli i aplikimit themelon “mundësinë e komunikimit të menduar në mes të partnerëve”, sinkronizon dhe themelon marrëveshje për përmirësim gabimesh dhe kontrollë të integritetit të të dhënave. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 7 me disa fjalë mendoni për kërkuesit (browser). Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer) Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon niveli i aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga niveli i aplikimit të një sistemi tjetër. Nëse është e nevojshme, niveli i prezentimit përkthen në mes të formateve të shumëfishta të të dhënave duke përdorur një format të zakonshëm. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 6 mendoni për formatin e përbashkët të të dhënave. Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer) 47/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  48. 48. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Siç tregon emërtimi, niveli i sesionit, themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë. Niveli i sesionit ofron shërbimet e tij nivelit të prezentimit. Ai gjithashtu sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes tyre. Veç sesionit të rregullimit, niveli i sesionit ofron masa për transferim efikas të të dhënave, klasë të shërbimeve dhe “raportim qortues”, nivelit të prezentimit. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 5 me disa fjalë mendoni për dialogun dhe bisedimet. Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit dhe I rigrumbullon të dhënat në burimin e të dhënave në sistemin e pranuesit. Kufiri ndërmjet nivelit të transportit dhe nivelit të sesionit mund të mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të rrjedhjes së të dhënave. Gjersa niveli i aplikimit, prezentimit dhe i sesionit kanë të bëjnë me çështje aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me çështjen e transportimit të të dhënave. Niveli i transportit synon të ofrojë shërbime të transportit që të mbrojë nivelet e sipërme nga detalet e implementimit të transportit. Thënë në mënyrë më specifike, çështjet si ajo se sa është i besueshëm transporti në mes të dy konferencierëve është shqetësim i nivelit të transportit. Gjatë ofrimit të shërbimeve, niveli i transportit themelon, mirëmban dhe përfundon në mënyrë të mirëfilltë qarqet virtuale. Gjatë ofrimit të shërbimeve të besueshme përdoret detektimi i gabimeve të transportit dhe riparimi i kontrollës së rrjedhjes së informacioneve. Nëse dëshironi të mbani në mend me pak fjalë Nivelin 4 mendoni për kualitetin e shërbimit dhe seriozitetin. Niveli 3: Niveli i Rrjetës (Network layer) Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri dhe selektim të rrugës në mes të dy sistemeve të konferencierëve (nyjeve) që mund të jenë të vendosur në rrjeta të ndara gjeografikisht. Nëse dëshironi të mbani në mend nivelin 3 me pak fjalë mendoni për selektimin e rrugës, rrugëtimin (routing) dhe adresimin logjik. 48/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  49. 49. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Niveli 2: Niveli i lidhjes së shenimeve (Data Link) Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave përgjatë lidhjes fizike. Duke kryer këtë funksion, niveli data link ka të bëjë me adresimin fizik (e kundërta e atij logjik), topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës, lajmërimin e gabimit, dërgimi i caktuar I kornizave, dhe kontrollën e rrjedhjes së informatave. Nëse dëshironi të përkujtoni Nivelin 2 me pak fjalë, mendoni për kornizat dhe kontrollën “media access control”. Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer) Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike, procedurale dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e lidhjes fizike në mes të sistemeve të fundme. Këto karakteristika si niveli i tensionit, ndryshimet e tensionit, shkallët e të dhënave fizike, maksimumi i distancës së transmetimit, konektorët fizik dhe të tjerë dhe atributet e ngjashme definohen nga specifikacionet e nivelit fizik. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 1, përkujtoni sinjalet dhe mediat. Modeli TCP/IP Departamenti i Mbrojtjes (D.M) i SH.B.A krijoi modelin referues TCP/IP për shkak se dëshironte një rrjetë që mund të mbijetojë në çfarëdo kushte, përfshirë edhe luftën nukleare. Për të ilustruar këtë, paramendoni botën në luftë, e kryqëzuar me lloje të ndryshme të lidhjeve përfshirë telat, mikrovalët, kabllot me fije optike dhe lidhjet satelitore. Pastaj imagjinoni se ndër-rrjeta (internetwork) (e cila në këtë rast ka mundur të jetë e shkatërruar nga lufta) duhet të dërgoni informacione të dhëna (në formë të pakove), pa marrë parasysh kushtet e ndonjë nyje të veçantë të rrjetës. Departamenti i mbrojtjes dëshironte që pakot e tij të shkojnë në çdo kohë, në çfarëdo kushte, nga secili vend në tjetrin. Ishte një problem shumë i vështirë dizajnimi që solli në krjimin e modelit TCP/IP, dhe i cili që atëherë është bërë standard sipas të cilit është zgjeruar interneti. Gjersa lexoni për nivelet e modelit TCP/IP, mbani në mend, synimi origjinal I Internetit, ju ndihmon të kuptoni pse gjërat janë ashtu si janë. Modeli TCP/IP ka katër nivele: nivelin e aplikimit, nivelin e transportit, nivelin e Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë. Është me rëndësi 49/111Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)

×