Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Ndotja e ujit

94,206 views

Published on

  • Dating direct: ❶❶❶ http://bit.ly/2Y8gKsI ❶❶❶
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Follow the link, new dating source: ❤❤❤ http://bit.ly/2Y8gKsI ❤❤❤
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Sakte dhe bukur!
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

Ndotja e ujit

  1. 1. PROJEKT NDOTJA E UJIT NDOTJA E UJIT NGA NAFTA EDHE NDOTJET URBANE
  2. 2. PËRMBAJTJA E PROJEKTIT  RËNDËSIA E UJIT  NDOTJA NGA MBETJET URBANE  NDOTJA E LUMENJVE NGA MBETJET URBANE NE SHQIPERI  NDOTJA E PLAZHEVE  ZGJIDHJA  NDOTJA NGA NAFTA  NDOTJA NGA NAFTA NË FIER  NDOTJA NË ROSKOVEC  NDOTJA NË VLORË  PËRFUNDIMET
  3. 3. RËNDËSIA E UJIT  Uji është vital për njerëzit dhe të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës: 96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull (Antarktida, Groenlanda). Vetëm 2.5% e ujit të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë, afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë furnizohen nga burimet natyrale ujore. Dhe 40% nga Tregu.
  4. 4. NDOTJA URBANE Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit.
  5. 5. NDOTJA URBANE  Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga rrugët përmbajnë varja gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat. Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere te tjera. Edhe ne kanalizimet e trajtuara mire mund te kete sasi te larte te nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike, rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qellimshme te substancave te rrezikshme.
  6. 6.  Më i ndotur rezulton se eshte bregdeti i Adriatikut dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat dashje pa dashje grumbullohen në det dhe kjo bën që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane filluar të zhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellë ndotje të vazhdueshme të ujërave dhe rërës në këto zona. NDOTJA E ADRIATIKUT
  7. 7. Buzë lumit, pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij gjenden mbetje urbane.. Shkumbini mbledh mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit vërehen mijëra ton mbetje . MASAKËR NË SHKUMBIN NDOTJA E LUMENJVE
  8. 8.  Kudo nëpër shtratin e këtij lumi gjenden mbeturina që përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për ujin por edhe për banorët e qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e qytetit nuk grumbullohen me në vendin e caktuar por shkarkohen të gjitha në brigjet e lumit . LUMI KIR, SHKODER
  9. 9. ZGJIDHJA Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar varësinë e saj nga të dyja problemet : ndotesit dhe sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për kete duhet të riciklohen ndotësit para se ata të kontaminojnë tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi I ndotjes në zonat urbane është kryesisht një detyrë e publikut. Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave. Sensibilizimi eshte nje menyre efektive per te marre mesazh te gjithe.
  10. 10. NDOTJA NGA NAFTA  Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare me mjete transportuese të naftës në rast të havarive, ose dukeshpërlarë mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.
  11. 11. SITUATA NË FIER  Mbetjet hidrokarbure që dalin nga shfrytëzimi i nëntokës në zonën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës vazhdojnë të shkaktojnë një dëm të madh ekologjik në rrethin e Fierit. Dy kompanitë e nxjerrjes së naftës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë shkarktojnë mbetje hidrokarbure në kolektorin e Roskovezit, i cili pasi përshkon një rrugë prej më shumë se 30 km derdhet ne bregdetin e Semanit. Kohët e fundit ndotja e kolektorit është rritur më shumë si pasoje e derdhjes pa kriter te mbetjeve hidrokarbure. Dëme te konsiderueshme jane shkaktuar ne tokat bujqesore qe pershkon kolektori i Roskovecit ne te gjithe gjatesine e tij prej 30km
  12. 12.  Ura e Hoxhares ne Topoje te Fierit eshte kthyer ne vend per grumbullimin e mbetjeve hodrokarbure qe vijne nga zonat naftembajtese te Ballshit dhe Patosit. Te dhenat e fundit bejne fjale per me shume se 1 ton mbetje hodrokarbukre te derdhura ne kanalin e Roskovecit.Autoritetet locale thone se e kane te pamundur te kryejne pastrimin e kanalit dhe te parandalojne ndoten e zones. ROSKOVECI
  13. 13.  Ndotet me solar gjiri i Zvernecit në Vlorë. Kanë qenë pushuesit që kanë konstatuar këtë problem. Sipas tyre bregu i detit ka marrë ngjyre të kuqe ndërsa ndihet ere naftë në të gjithë bregdetin. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe specialistët të cilët argumentojnë se shkaku për ndotjen është bërë ngarkim – shkarkimi i një anije qe transportonte nafte. Këto ngjarje dhe shkaktimi i ndotjes ndikojnë direkt te pushuesit qe frekuentojnë këtë zonë VLORA
  14. 14.  Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra: • me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit, • me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë, • me ndërmarjjen e masave të posacme të pastrimit, • me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e ujërave efluente, • me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët. PËRFUNDIME
  15. 15.  Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnëkushtet fizike dhe kimike. Me këtë rastparaqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen edhe për ndotjen e detërave e oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.Andaj le të mbrojmë oqeanet, ngase me këtë mbrojmë të ardhmen tonë!

×