Shqipria shanse per_turizem_shperthyes_25_prill_2011_1009

701 views

Published on

Published in: Travel
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
701
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
11
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Shqipria shanse per_turizem_shperthyes_25_prill_2011_1009

  1. 1. Shqiperia, shanse te mrekullueshme për turizemshperthyes – intervistë me Prof. italian Mirko Casalino,pedagog në Universitetin e Pulias, botuar në gazetën:“Koha Jonë” të datës: 25 Prill 2011I ardhur posaçërisht për të dhënë mësim për turizmin nëUniversitetin Europian të Tiranës, pedagogu italian Casalinovlerëson se Shqipëria karakterizohet nga pasuri natyrore që mundta klasifikojnë atë ndër vendet me turizëm maksimal.- I pyetur, cilat janë perspektivat që e karakterizojnë turizminnë Shqipëri dhe cilët janë faktorët që e bëjnë të mundur këtëzhvillim, ai përgjigjet:-Për mua është hera e parë që vij në Shqipëri. Qytetet që kamvizituar janë ai i Lezhës dhe i Tiranës. Mbi këto perspektiva tëvizitave të mija personale për këto vende, mendoj se turizmishqiptar ka mundësi të mira dhe mjaft pozitive për zhvillimin e tij.Pas një vizite disajavore nëpër Tiranë, dje në mbrëmje patamundësi të vizitoja në çdo cep Tiranën dhe vura re një sërëlokalesh të bukura, të cilat janë një mundësi e mirë për të rinjtë.Por, sigurisht ka ende shumë për të bërë në mënyrë që tëpërmirësohet imazhi i kryeqytetit, për ta bërë atë sa më tërheqësedhe në sytë e turistëve. Ndërsa, pësa i takon eksperiencës që kampatur në Lezhë, kuptohet që një qytet pranë detit ka mundësi tëmira zhvillimi, sidomos në fushën e turizmit. Nuk mund të lë papërmendur edhe faktorët që ndikojnë në moszhvillimin e turizmit,siç ishin: rrugët, të cilat linin shumë për të dëshiruar nga anainfrastrukturore. Në përgjithësi Shqipëria ka mundësi të mira përzhvillimin e turizmit, por duhet të punohet më shumë me imazhin,për t`u paraqitur si një shtet me perspektiva të favorshmeturistike. Gjithashtu duhet të përmirësohen shërbimet, të cilat njëtjetër element kyç për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit tëShqipërisë në një të ardhme.- Sipas jush, si ndikon politika në zhvillimin e turizmit në Italidhe në Shqipëri? Ku është dallimi mes dy vendeve dhe çfarëduhet të ndryshojë në Shqipëri?- Mes Italisë dhe Shqipërisë ekziston një ndryshim shumë i madh,pasi Italia ka ndjekur politika të posaçme në zhvillimin e turizmit ,ndërsa në Shqipëri ka mangësi në ekzistencën e një politike tëplotë, që shërben për promovimin e turizmit. Pra, duhen një sëriinstrumentesh, përmes të cilëve do të tërhiqen turistët, për tënjohur këtë territor të panjohur më parë, por me vlera të mëdha
  2. 2. natyrore. Nga përvoja ime personale, si turist, pata mundësinë dhetë vlerësoja një territor të panjohur për mua. Në fakt, sot shumëpak e njohin Shqipërinë dhe aq më pak njohin trashëgiminëkulturore, arkeologjike, folklorike dhe të tjera. Janë pikërisht këtaelementë, që duhet të evidentohen për të stimuluar turistët mbikëtë vend. Shqipëria karakterizohet nga pasuri natyrore, që mundta klasifikojnë atë në vendet me turizëm maksimal.- Shqipëria momentalisht karakterizohet nga një situatëpolitike jo e favorshme për zhvillimin e turizmit edhe pse jemishumë afër sezonit turistik...- Italia ka fatin që të ketë një trashëgimi kulturore të trashguarbrez pas brezi dhe një pozicion gjeografik të përshtatshëm mesvendeve fqinj. Ne, sot kemi shumë pak punë për të bërë në drejtimtë imazhit. Normal, që edhe Italia ka nevoja urgjente për politika,që bëjnë të mundur përmirësimin e shërbimeve, kryesisht në atovende, ku turizmi është zhvilluar në 20 vitet e fundit. Shqipëriaduhet të marrë një pikënisje nga vendet, që janë fqinj me të, siçështë: Greqia dhe Italia. Ajo, duhet të ndjekë ato politika, që bëjnëtë mundur, që Shqipëria të ketë në qendër të saj turizmin, qoftë aimalor apo bregdetar. Pasi, në këto vende ka shumë emigrantë, qëduhet të flasin mbi pasuritë e vendit të tyre. Objektivi i parë, sipasmeje, është t`u tregosh vendeve fqinj për potencialet dhe vleratkulturore. Personalisht, që kur erdha në aeroport, krijova njëimazh të mirë për Shqipërinë. Pra e ritheksoj se kryesore ështëpërmirësimi i imazhit.- Shqipëria karakterizohet nga një trashëgimi kulturore etheksuar. Cilat janë pengesat që duhet të kapërcejë territorishqiptar dhe Tirana në veçanti, për të çuar përpara turizmin eplotë?- Gjëja e parë, që kam vlerësuar kur kam qënë në Tiranë dhe nëLezhë, është mikpritja. Edhe në Itali, kam njohur shumëshqiptarë, por kur erdha këtu, vërtetova plotësisht, që ju keni njësens mikpritjeje shumë të fortë, në krahasim me vendet e tjera tëBallkanit. Në fakt, kjo të bën të ndjehesh mirë, duke qënë mysafirdhe turist, në një vend me bukuri natyrore dhe kulturore. Por,duhet theksuar, se kjo nuk është e mjaftueshme, për të krijuar njëturizëm të plotë, sepse, kjo duhet të pasohet nga një sërëshërbimesh të tjera profesionale. Në përgjithësi, në Tiranë jamndjerë shumë mirë, por më duhet të veçoj faktin, që nuk munda tëshijoja atë pjesë të bukur që kishte Tirana, Sheshin “ Skënderbej “,duke qënë se ai ndodhej në atë gjendje, që është dhe sot. Një gjë
  3. 3. tjetër , që duhet përmirësuar, është edhe rikonstruksioni i disapallateve të vjetra, për t`i dhënë qytetit një pamje më të freskët.- Cili është mesazhi, që u përcillni investitorëve për zhvillimindhe përmirësimin e potencialit turistik të Shqipërisë?- Gjithçka, duhet të mbështetet në turizmin sezonal, ku çdo gjëështë e lidhur me detin ose malin. Gjithashtu, duhet tëpërmirësohen dhe krijohen një sëri shërbimesh, që do t`i kënaqinjo vetëm turistët europianë, por edhe më gjërë. Ndërsa, zhvillimi nëTiranë, është i lidhur ngushtë me zhvillimin e biznesit, pra duhettë zhvillohet një turizëm i lidhur me botën e biznesit. Shqipëria sot dhe nesërShqipëria ka shumë për t`u ofruar turistëve përsa i përketbukurisë së saj natyrore të shumëllojshme, kulturës, trashëgimisëdhe vendeve arkeologjike. Gjithashtu, ajo ka dhe klimë tëmrekullueshme mesdhetare. Shqipëria ofron potencial të pafundpër investitorët, të cilët duan të përfitojnë nga opotunitete të paeksploruara në turizëm dhe të ndihmojnë në zhvillimin e kësajindustrie dhe ta bëjnë atë sektor kyç në ekonominë e vendit. Gjatëvitit 2009, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë arriti shifrën 3,050, 828. Kjo shifër, përfaqëson një rritje prej 35 për qind,krahasuar me vitin 2008, një trgues i qartë ky , i rritjes sëfuqishme të krijuar nga përmirësimet në infrastrukturë dhekushtet e biznesit që e mbështesin industrinë turistike në vend.Përmirësime të vazhdueshme po ndërmerren për të inkurajuarinvestitorët, që të zhvillojnë infrastrukturën e turizmit në Shqipëri.Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria duhet tërregullojë legjislacionin dhe inisiativat e investimeve të projektuarapër të mbështetur rritjen ekonomike të vendit në krahasim mepolitikat dhe parimet e punës së Europës. Qeveria shqiptare kambështetur zgjerimin e tanishëm dhe të ardhshëm të turizmit siprioritet, me qëllim transformimin e vendit në një destinacionturistik mesdhetar dhe për ta vendosur atë në hartën e turizmitbotëror. Në përpjekje për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëmtë turizmit në Shqipëri dhe për ta bërë këtë vend një destinacionturistik, rëndësia e impenjimit aktiv të komunitetit vendas dhendërkombëtar të biznesit dhe partneritetet e forta ndërmjetorganizatave, qeverisë dhe agjensive rajonale të zhvillimit është njëdomosdoshmëri.( Botim i datës: 25 Prill 2011 )

×