Nga Fritz RADOVANI:             GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË !                                      Me rastin e ...
1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit meAlfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit,...
pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë KatolikeRomane në kohen e Gjergj Ka...
Një nder kryeveprat e Tij per Historinë e Shqipnisë.       1923. Korça, studim që parashtroi autori per mbrojtje doktorate...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI

969 views

Published on

GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI (Postuar nga: m.d)

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
969
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
6
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI

  1. 1. Nga Fritz RADOVANI: GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Me rastin e 17 Janarit 1468 – 2012 GJERGJ KASTRIOTI (Veper e skulptorit O.Paskali) Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 – 1468) asht Shqiptari ma i Madh qëdetyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka edhe Shqiptarë! Anatole France shkruen perTé: “Lavdia asht një luks tepër i kushtueshëm!”. (Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti”). Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Shpirti i Tij vazhdoi me jetue nëtrojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë AtdhetareShqiptare kjene të pashembullta në tokat e pushtueme nga turqit. Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do tëshkruej këtu bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa vitevekur fillon dhe si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar, tue iu referuestudjuesit Fan S.Noli për Gjergj Kastriotin (New York 1947). Nё vitin 1480, Dhimiter Frângu, bashkluftar i Kastriotit, asht i pari qё ka lanё tёshkrueme nё latinisht jeten dhe trimnitё e Princit Shqiptarёve, Gjergj Kastriotit. 1584, Jovius, Peshkopi i Noçerёs, në librin “Elogjina” (Elogie), që do të thotë“Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa në Galerinë e Arteve nëFirence, Itali. Ai e permendë edhe në librin “Komentin” (Commentario). 1
  2. 2. 1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit meAlfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin 1451. 1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi Historinë e Barletit. 1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i Barletit, që i jep për herëtë parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr hollёsi nga Franku. Një përkthim i tij anglisht ngaGentieman u botue në 1596 në Londer, Angli. 1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e Pantanoja, Piu II dheZurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e Napolit. 1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin. 1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit. 1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime dhe pjesëburimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vlerё. 1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte. Asht i parihistorian kritik i historisë së Kastriotit. 1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin. 1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta, Kribeli, Sanudo,Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht. 1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë bashkohësëve të vet. 1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në librin e tij “Essai sur les Moeursdes Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve), ku shënon dy faktorët bazë të fitoreve tëKastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe karakteri malor i Shqipnisë. Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin kenë perandorët grekë si Gjergj Kastrioti,Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”. 1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak asht ky: “Gjergj Kastrioti shkelqen mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen enjë ushtrije të vogël mbrojtëse.” 1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen dhe shpaten që i dhuroi Papa. 1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në Padova t’ Italisë, kurmblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire. Asht historian eklektik dhekritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga 2
  3. 3. pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë KatolikeRomane në kohen e Gjergj Kastriotit. 1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke, persiane dhe arabe. 1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga burimet sllave se Gjergji ishtembi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng. 1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë sëLavardinit, historia ma e gjatë e shkrueme anglisht. 1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt Gjergj Kastriotit. 1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj. Kastriotin. 1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të vdekjes sё GjergjKastriotit, 1468. Perkrahes i fortё i shkrimeve historike tё Barletit. 1866. Trinchera, asht i pari që botoi nё “Codice Aragenese” disa letra me vlerё të madhetё Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit nga arkivat. 1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në malet evendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II. 1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin. 1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e tij Gjergj Kastriotin “Luftar iKrishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III, që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11shtator 1457, dokumenta të vetme tё arkivave të Vatikanit. 1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që shkruen për perkrenaren dhe shpatene Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës. 1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku zbulon letra dhe disamendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij. 1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per Kastriotin. 1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me atë emen. 1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj Kastriotin. 1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh që kadhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt jeten qytetare tё Shqipnisёnë librin e njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete). 1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”... 3
  4. 4. Një nder kryeveprat e Tij per Historinë e Shqipnisë. 1923. Korça, studim që parashtroi autori per mbrojtje doktorate. 1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjenё i pari dokumenta turke per ekspeditat eMuratit II dhe tё Mehmetit II kunder Shqiptarёve. Asht me mendimin e Barletit. 1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës së qytetit tëElbasanit, nga Mehmeti II nё vitin 1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin. 1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit të Louvain njëdisertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe invadimi turk në shekullin epesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libërkëto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në çdo gjuhë, plot meinformata dhe me materiale të paraqitur mirë.” *** Gjergj Kastrioti asht kenë dhe do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë Shqiptarëve, kudokjofshin Ata! Aq madhshtore asht Epoka e luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjëTrim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me monumentelavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë sonё Gjergj Kastrioti – Skenderbeu! Përkrenaria,Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e Botës, në tëgjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar, ashtu si në çdo votër Shqiptare, kudo kjoftë, qënë krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit, mbi shtrojen e gjakosun ndërshekuj per Liri. “Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për motive fetare, lè tëvazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves...ashtu siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndërasfaltët e Tiranёs sё zharitun si pasues tё denjё tё Haxhi Qamilit, ku edhe u terhoqen zvarrë ngavetë Shqiptarët. Historia do të përsëritet prap për të gjithë “ata” që ecin në gjurmët etradhëtarëve të Atdheut! E sot nuk janë aq pak sa kujtojmë..! Melbourne, Janar 2012. 4

×