Successfully reported this slideshow.

ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

9,143 views

Published on

Published in: Education
  • Be the first to comment

ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

  1. 1. 1 SHEMBULL I ESESË HULUMTUESEGjatë ligjëratave ju keni parë si mund të lindin idetë për ese. Kjo ese është nxitë nga një shkrimi publikuar në gazetën Express të datës 11 dhjetor 2010, që bëhet fjalë për suksesin afarist tëAeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës (ANP), të dëshmuar nga auditues tëjashtëm. Mirëpo, temë e esesë nuk është afarizmi i ANP-së por terminologjia e përdorur nëshkrimin e gazetës Express. Në veçanti, eseja përqendrohet në dëshmimin se në shkrim janëpërdorë terma togfjalësh të gabuar, të cilët kanë pasë efekte negative në komunikimin esuksesshëm me lexuesit.Eseja ju kushtohet studentëve të Studimeve Mastër të Fakulteti Ekonomik, dhe ka qëllimearsimore: Synon të ndihmojë studentët të shkruajnë ese hulumtuese me shumë pak informata,por të trajtuara në imtësi. Në kolonën e majtë gjendet teksti i esesë, kurse në kolonën e djathtëjepen shpjegimet e nevojshme.Në këtë kolonë është e shkruar eseja. Secila celulë Në këtë kolonë janë dhënëparaqet një titull apo një paragraf. komentet që kanë për qëllim të ndihmojnë studentët të kuptojnë funksionin shkrimit në anën e majtë. JU NUK KENI NEVOJË TË BËNI KËTO KOMENTE NË ESENË TUAJ. ESEJA JUAJ NUK DUHET TË SHKRUHET SI TABELË POR SI TEKST NORMAL.TITULLI: PËRDORIMI I TERMINOLOGJISË SË GABUAR Është vënë një titull përshkruesNË GJUHËN SHQIPE PO VENË NË DYSHIM EDHE që josh lexuesit, të cilët kanëFAKTET NË TË CILAT MBËSHTETET SHKRIMI interes në këtë fushë, duke ju bërë me dije edhe për burimet e dëshmive në të cilat do të mbështetet eseja.Teza: Për shkak të përdorimit të termave të gabuar, Dy teza, që kanë lidhmëni tëshkrimet nga fusha e ekonomisë në gjuhën shqipe po ndërsjellë, paralajmërojnëkuptohen me vështirësi nga lexuesi. Për të kuptuar drejtë shprehimisht argumentinnjë shkrim, shpeshherë, është e nevojshme të konsultohen kryesor të esesë që do tëburimet origjinale në gjuhën angleze në të cilat bazohet mbështetet në këtë ese dukeshkrimi. ofruar dëshmi konkrete.HYRJE Hyrja përbëhet nga tri paragrafëPërkundër zhvillimit relativisht të mirë të terminologjisë Paragrafi i parë e njofton lexuesinprofesionale nga fusha ekonomisë deri në vitin 1999, për sfondin e problemit që eadministrimi nga UNMIK-u bëri që gjuha angleze të bëhet adreson eseja.realisht gjuhë zyrtare në Kosovë. Ligjet dhe aktet nën© 2011 Nexhmi Rexha
  2. 2. 2ligjore hartoheshin në gjuhën angleze, kurse atopërktheheshin në gjuhën shqipe për të ndihmuar lexuesinqë nuk e di anglishten. Në rast të ndryshimeve midistekstit në gjuhën shqipe dhe atij në gjuhën angleze, tekstinë gjuhën angleze është konsideruar si version zyrtar idokumentit. Kjo gjë mund të duket krejt e logjikshme, përarsye se ligjet dhe aktet tjera nënligjore janë shkruar nëgjuhën angleze nga ekspertë ndërkombëtar dhendërkombëtarët kanë pas autoritetin për zbatimin të tyre.Formalisht, Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje tëPërkohshme në Kosovë 1 (KKVPK)që ka hyrë në fuqi më15 maj 2001 njeh gjuhën shqipe si gjuhë të parë zyrtare,nga se aty figuron sa vijon: “Të gjitha dokumentet zyrtaretë Qeverisë shtypën në gjuhën shqipe dhe serbe.” (KKVPK,2001, Neni 9.3.17)Neni 5 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (2007) e Paragrafi i dytë e njofton lexuesinnjeh gjuhën shqipe si gjuhë të parë zyrtare në Republikën për aktualitetin e esesë.e Kosovës. Gjuha angleze as që përmendet. Pra, meshpalljen e pavarësisë së Kosovës janë krijuar të gjithakushtet ligjore që gjuha shqipe funksionalisht të jetë gjuhëzyrtare në Kosovë. Megjithatë, për shkak të varësisë ngakëshilltarët e huaj, të cilët mbajnë barrën kryesore tëhartimit të dokumenteve të rëndësishme në të cilat pastajbazohen ligjet dhe aktet nënligjore në Kosovë, fitohetpërshtypja se pa njohjen e gjuhës angleze, shpeshherëështë vështirë jo vetëm të kuptohen ligjet themelore qërregullojnë jetën ekonomike në Kosovë, por madje edheartikujt e botuar në gazeta.Duke u bazuar në një shkrim të botuar rishtazi në një Paragrafi i tretë e njoftongazetë ditore në Kosovë, në këtë ese analizohet një rast lexuesin për përmbajtjen e esesë.kur përdorimi i gabuar i terminologjisë profesionale mundtë hedhë dyshime në një temë plotësisht të vërtetë për tëcilin flitet në raport. Ky rast mund të përgjithësohetlirshëm në shumë shkrime në të cilat lexuesit e kanë tëvështirë të kuptojnë drejtë shkrimet e caktuara pa ekonsultuar burimin në gjuhën angleze nga i cili buroninformata e raportuar në at shkrim.1 Shih: Kornizë Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, zbartur nga uebfaqja:http://www.unmikonline.org/pub/misc/FrameworkPocket_ALB_Dec2002.pdf© 2011 Nexhmi Rexha
  3. 3. 3PËRDORIMI I TERMAVE TOGFJALËSH TË PËRKTHYERA Brendia e esesë është emërtuarGABIMISHT LAJTHITË LEXUESIN me një nëntitull përshkrues, që ndihmon lexuesin të kuptojë përmbajtjen.Më 11 dhjetor 2010 Gazeta Express botoi në uebfaqen e Kjo hyrje e njofton lexuesin për burimin që ka shkrepë idenësaj2 një shkrim me titull “ANP, mbi 10 milionë euro fitim për këtë ese. Pasi që në hyrjemë 2009”, titulli i të ciliti më vonë është ndryshuar në lexuesi është paralajmëruar për“ANP, OK me auditor”. Ky shkrim sjell lajmin se kompania çka po shfrytëzohet ky shkrim nëprestigjioze ndërkombëtare e specializuar për auditim ese, paragrafi nuk ështëdhe konsulencë biznesi Grant Thornton, e paska bërë përmbullë. Ai ka mbetur i hapurauditimin e pasqyrave financiare të Aeroportit për të mundësuar lidhjen që do të bëhet në paragrafin vijues.Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” (APN) përvitin 2009. I njëjti lajm, me pak ndryshime të Gjatësia e esesë bënë që brendia eparëndësishme, është raportuar po at ditë apo të tij të ndahet në nënseksione. Përnesërmen edhe në së paku pesë portale tjera elektronike. të ndihmuar lexuesin, secili nënseksion do të emërtohet me një nëntitull përshkrues.Lajm i mirë për një kompani shumë të mirë Për shkak të mungesës së kulturës së të lexiuarit kritik të disa lexuesve, është e nevojshme që të vihet një nëntitull i cili ndihmon që parandaloj dëmin “kolateral” që ky shkrim mund të bëjë kompanisë për të cilën bëhet fjalë në ese.Informatë boshte në shkrimin e lartëpërmendur është Fraza e parë e fjalisë së parë tëdeklarata e Drejtorit Menaxhues të APN-së se kompania këtij paragrafi e lidhë këtëqë ai e drejton ka marrë “një opinioni të kualifikuar nga paragraf me paragrafin eana e kompanisë audituese(kursivi ynë)”. Ai citohet të ketë mëparshëm. Togfjalëshat nëthënë.: “I gjithë opinioni (publik, shoqëror, vërejtja jonë) kursiv theksojnë informacionin qëështë në dijeni se deri para dy vitesh kjo kompani ka ka shkrepë idenë se ekziston njëpasur vetëm vlerësime negative, apo deri në vitin 2009, mospërputhje e rëndësishmeauditorët e jashtëm kanë qenë të rezervuar në dhënien e midis asaj që është pritur tëopinionit për auditimet (kursivi ynë) e bëra në ANP”, dhe lexohet në këtë shkrim dhe asajvazhdon: “Fitimi neto për 2009 nga ana e kompanisë që figuron këtu. Vënia e tekstit nëaudituese është vlerësuar në 10 milionë e 233 mijë euro kursiv paralajmëron lexuesin senga 6 milionë e 677 mijë euro që ishin fitimet në 2008.” çfarë do të trajtohet në ese.2 ANP, OK me auditor, Gazeta Exrpess (11 dhjetor 2010). Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja:http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331© 2011 Nexhmi Rexha
  4. 4. 4 Përcjellja e citatit të fundit në këtë paragraf, informon lexuesin e esesë për faktet e vërifikuara në raportin e auditorit për pasqyrat financiare të ANP-së.Fjalia e fundit paraqet fakte për arritjet shumë të larta Për të mënjanuar “hallo” efektinafariste të kësaj kompanie. Këto suksese duhet çmuar (paragjykimet eventuale që mundshumë lartë nga se janë arritur në kushtet kur kompanitë të ketë marrja e shembujve tëe ngjashme në botë përballën me rënie të fitimit. përdorimit të terminologjisë sëMirëbesimi në këtë lajm mund të mbështetet edhe në gabuar nga fusha e auditimit nëlajmet e publikuar më parë në media se sivjet ANP ka përfytyrimin e ANP-së dhederdhë në buxhetin e Kosovës 10 milion euro dividentë. drejtuesve të saj nga lexuesi),Pra, këto fakte dëshmojnë për suksesin e shkëlqyeshëm është e nevojshme të bëhetafarist të ANP-së në vitin e kaluar. përkufizimi i qartë se çfarëSuksesi i ANP-së dhe i drejtuesëve të tij është i trajton eseja.pakontestueshëm, por mund të thuhet lirisht se ky shkrim Me qëllim përsigurimi se lexuesijo vetëm që nuk ka sjellë dëshmi të reja për këtë sukses, se edhe analiza e mëvonshmepor, për shkak të përdorimit të togfjalëshave “opinion i nuk do të ketë aspak “hallo” efektkualifikuar” dhe “rezervë në dhënien e opinionit”, mund të në lexuesin, në këtë paragraflajthitë pothuaj çdo lexues. jepen disa të dhëna për sukseset shumë të mira afariste të ANP-së, të cilat mund të vihen në dyshim për shkak të gabimeve terminologjike në raportin e përmendur.Problemi i parë për të kuptuar shkrimin është Për shkak të analizës së gjatë,togfjalëshi “opinion i kualifikuar” ishte e nevojshme ndarja e seksionit në nënseksione që paraprihen me nëntituj përshkruesNë këtë shkrim të shkurtë, terminologjia e shprehur në Tani kur është bërë përkufizimilidhje me auditimin e bërë nga kompania Grant Thornton se çfarë nuk do të bëhet fjalë nëjanë të ngarkuara aq shumë me pasaktësi terminologjike, këtë ese, hapet rruga për analizë.sa që lexuesi i cili nuk e njeh mirë ANP-në mund të fillojë Kjo preambulë nisë mundëson qëtë dyshojë edhe në faktet e lartpërmendura. Analiza e në paragrafët në vazhdim tëkujdesshme e togfjalëshave të përdorur për të shprehë shpalosën dëshmitë pa komenteopinionin e audituesit do të na mundësojë të vlerësojmë shtesë.shkallën e saktësisë së shkreses në përcjelljen së opinionittë audituesit te lexuesi.Së pari, në ANP krenohen se kanë marrë “një opinion të Dëshmia e parë: Një test i shpejtëkualifikuar” nga ana e kompanisë audituese. Kjo shprehje vërteton se togfjalëshi i përdorurshtron dyshimin se lexuesi do të kuptojë çfarë thuhet në nga studentët e ekonomisë (qëraport. Togfjalëshi “opinion i kualifikuar” në kontekstin e duhet të jetë grup i synuar i© 2011 Nexhmi Rexha
  5. 5. 5fjalisë së përdorur mund të kuptohet se kompania artikullit) nënkupton një konceptaudituese është e kualifikuar të jep këtë opinion, prandaj tjetër nga ai që pretendonedhe udhëheqja e ANP-së krenohet me këtë raport. Një artikulli.seri prej testesh të shpejta që i janë bërë kësaj teze mekatër grupe prej 70-100 studentë të Studimeve Master nëFakultetin Ekonomik në Prishtinë, dëshmoi se ngatogfjalëshi “opinion i kualifikuar” i përdorur në shkresëata kuptonin se bëhet fjalë është për një opinion të dhënënga auditues të kualifikuar, që në këtë rast ështëkompania Grant Thornton.Ky test tregoi se studentët mbiemrin “i kualifikuar”, dhënë Dëshmia e dytë: Studentëtnë shkrimin e Express-it, e kuptojnë ashtu si ai është kuptojnë togfjalëshin “opinion ipërkufizuar në gjuhën standarde shqipe. Sipas Fjalorit të kualifikuar” njësoj si është edhegjuhës së sotme shqipe (FGJSSH) mbiemri “(i,e) përkufizimi leksikografik i këtijkualifikuar “emërton cilësinë si diçka që ka përgatitje të termi. Dëshmia ofrohet ngalartë shkencore e profesionale në një degë a fushë të burimit me autoritetin më të lartëcaktuar të prodhimit, të shkencës, të arsimit etj., dhe diçka siç është FGJSSH.që “ka fituar njohuri të gjera e të thella dhe aftësi të mëdhanë një fushë të caktuar, që ka arritur një kualifikim tëlartë.” Gjithashtu, ky mbiemër përdorët për të treguarcilësinë e një punë që “kërkon përgatitje të lartë e tëveçantë për tu kryer, që kërkon njohuri të gjera e tëthella, që kërkon kualifikim.” (Kostallari et al. 1981, f.902-903).Në gjuhën profesionale të ekonomistëve kosovar, Dëshmia e tretë: Edhetogfjalëshi “opinion i kualifikuar” përdorët ashtu si është ekonomistët kosovar e përdorinpërkufizuar në gjuhën standarde shqipe, sikurse në këtë termin opinion i kualifikuar sipasshembull: “Në opinionin publik dhe në skenën politike të përkufizimit leksikografik, e joKosovës ka opinione të ndryshme dhe ide të ndryshme siç atij që përdoret në shkrimin qëështë kjo për themelimin e Bankës për Zhvillim, për të po trajtohet.cilën ne si bankë qendrore nuk kemi pranu asnjëaplikacion konkret, apo biznes plan konkret në bazë tëcilit kishim mund të japim opinion të kualifikuar apo tëmarrim qëndrim për këtë çështje”, deklaron guvernatoriHashim Rexhepi. 33 Ekspertët: Interesi bankar i Kosovës më i larti në Evropë. Zbartë më 26 dhjetor 2010 nga Bota Sot Online,uebfaqja http://www.botasot.info/home.php?id=16850.© 2011 Nexhmi Rexha
  6. 6. 6Si u vërtetua më lartë, togfjalëshi “opinion i kualifikuar” Vënia e dëshmive në funksion tëkuptohet si mendim i dhënë nga ekspertë të kualifikuar të mbështetjes së argumentit nëfushës, që në artikullin në fjalë e bënë të mendojë lexuesin lidhje me kuptimin e togfjalëshitse deklarata e cituar thotë se audituesit e kompanisë “opinion i kualifikuar”Grant Thornton, të cilët e kanë bërë auditimin e ANP-së,kanë dhënë një mendim që bazohet në njohuritë e thelladhe të gjëra që ata i kanë në fushën e auditimit. Mirëpo,togfjalëshi “opinion i kualifikuar” në Raportin e auditimittë kompanisë Grant Thornton për pasqyrat financiare tëANP-së është një lloj opinioni që nuk e përcakton cilësinë epunës së vet audituesve, por të cilësisë së pasqyravefinanciare të ANP-së. Pra, togfjalëshi shpreh cilësinë epasqyrave financiare dhe është njëri nga disa lloje tëopinioneve të mundshme që mund të jep audituesi përpasqyrat financiare. Për të vërtetuar informatat në të cilatbazohet shkrimi në fjalë nuk është vështirë—të gjithapasqyrat financiare të ANP-së janë të publikuara nëuebfaqën e kësaj kompanie.Në Raportin original në gjuhën angleze për vlerësimin të Përdorimi i tri dëshmive të parapasqyraave financiare të ANP-së nga kompania Grant për të mbështetur argumentin.Thornton është dhënë velerësimi i audtuesit metogfjalëshin anglisht “qualified opinion”4. Në gjuhënshqipe ky togfjalësh është përkthyer “opinion ikualifikuar”, kurse është dashtë të përkthehet “opinionme rezervë”5 Pra, për shkak të përkthimit të ngathtë që ebënë togfjalëshin “opinion i kualifikuar” të pakuptueshëm,në gjuhën shqipe nuk është e mundur të kuptohet drejtëas shkresa e Expressit e as raporti i përkthyer në gjuhënshqipe para se të lexohet raporti origjinal i audituesit ishkruar në gjuhën angleze.Po sa grupet e studentëve, të përmendura më lartë, lexuanshpjegimin shtesë (që figuron në kllapa) në shprehjen“marrja e një opinioni të kualifikuar(opinioni me rezervë)nga ana e kompanisë auditues” ata kuptuan porosinë eshkrimit se bëhet fjalë për një opinion për pasqyratfinanciare, sipas të cilit pasqyrat financiare paraqesindrejtë gjendjen financiare të ANP-së për vitin 2009, përveççështjeve për të cilat auditorët shprehin rezervë në raport.Si shihet pra, mbiemri në gjuhën angleze “qualified” në4Financial Statment and Independent Auditor’s Report: Prishtina International Airport J.S.C., 31December 2009. f 2. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,433315 Shih: N. Rexha, Fjalori i biznesit, ekonomikes dhe financës (anglisht- shqip, shqip-anglisht), ASAU, 2009,fq. 227.© 2011 Nexhmi Rexha
  7. 7. 7toglfalëshin që e shprehë opinionin e audituesit emërtoncilësinë e raporteve finaciare, duke shprehë një rezerve(në rasting konkret kishte të bëjë me disa probleme qëjanë paraqitur në vlerësimin e aseteve të ANP-së shumëmë parë), por që nuk mund të kenë pas ndikim tërëndësishëm në rezultatin financiar të kompanisë përvitin e raportimit financiar 2009. Prandaj, togfjalëshi“opinion i kualifikuar” nuk mund të jetë një term ipërshtatshëm për të shprehur këtë lloj të opinionit tëaudituesit, nga se dikush ka mund të lajthitet se audituesitkanë dhënë opinion pa rezervë në pasqyrat financiare tëANP-së për vitin financiar 2009, kurse realisht ata kanëdhënë opinion me rezervë në këto pasqyra.Problemi i dytë: A ishin audituesit e jashtëm “tërezervuar në dhënien e opinionit” për vitin 2008, apoopinioni i tyre ishte “refuzim i dhënies së opinionit”? Dëshmia e katërtë: Pasi që gjatëAta që njohin mirë llojet e opinioneve që mund të japin diskutimit të problemit të parëaudituesit e jashtëm, nga deklarata “auditorët e jashtëm është shpjeguar se për kuptimin ekanë qenë të rezervuar në dhënien e opinionit për auditimet shkrimit në gazetë është dashure bëra në ANP”, do të mund të kuptonin se auditorët të lexohet raporti origjinal ipaskan dhënë “mendim me rezervë” në raportet shkruar në gjuhën angleze, tanifinanciare të ANP-së për vitin 2008. Megjithatë, për shak vetëm duhet të përforcohetse, sipas të gjitha gjasave, kjo deklaratë është mbështetur argumenti me një dëshmi shtesënë përkthimin e raportit, për të vërtetuar se çfarë ishte që ofrohet duke përmendur seopinioni i audituesit, duhet lexuar raportin origjinal në audituesit nuk janë rezervuar nëgjuhën angleze. Në rapotin origjinal në gjuhën angleze, që dhënien e opinionit për pasqyratështë botuar në uebfaqën e ANP-së, thuhet se, për shkak financiare të ANP-së, portë rëndësisë së çështjeve që kanë diskutuar në raport, në “refuzuar dhënien e opinionit”ata japin opinionin e llojit “disclaimer of opinion”6. Ky për shkak të lëshimeve qëterm në gjuhën shqipe përkthehet si“refuzim i dhënies së përmendën në raport.opinionit”7. Pra, audituesit refuzojnë të dhënë një opinion,e jo rezervohen për të dhënë opinion, për pasqyratfinanciare të ANP-së për vitin 2008. Ashtu si ështëparaqitur në shkresën e Expressit, lexuesi mund tëkuptojë se audituesit kanë dhënë opinion me rezervë. Pra,edhe në këtë rast, pa lexuar raportin në gjuhën angleze,6Financial Statment ans Independent Auditor’s Report: Prishtina International Airport J.S.C., 31December 2008, f. 2. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,433317 Rexha (2009, f. 86)© 2011 Nexhmi Rexha
  8. 8. 8lexuesi nuk është në gjendje të kuptojë mirë çfarë flitet nëshkrimin në gazetë.Problemi është rezultat i përkthimit të fjalëve në Ky nëntitull përshkrues e njoftontogfjalësh jashtë kontekstit kuptimor të tërë lexuesin për pjesën e dytë tëtogfjalëshit. argumentitKjo analizë e shkresës së shkurtë të publikuar Express Mbështetja e pjesës së dytë tëtregon se faktet ishin të sakta dhe nuk jepnin asnjë arsye argumentit: Hulumtimi ipër dykuptimësi, por për shkak të gabimeve shkaqeve që kanë sjellë deri tetermunologjike opinionet e dhëna ishin burim i problemet terminologjike.dykuptimësisë dhe ngatërrimit. Është interes publik që tëhulumtohen shkaqet e përdorimit të terminologjisë sëgabuar.Është e natyrshme të supozohet se kushdo që e kapërkthyer raportet e auditimit të kompanisë GrantThornton për pasqyrat financiare të ANP-së ështëkonsultuar me një burim autoritetshëm. Autoriteti më ilartë në fushën e auditimit në Kosovës është Zyra sëAudituesit të Përgjithshëm (ZAP)8. Për të ndihmuaraudituresit, kjo Zyrë ka botuar Manualin e Auditimit tëRregullsisë (Manuali), i cili do të duhej të ishte burimi më isigurt i terminologjisë në fushën e aditimit. Në Manualpërkufizohet kuptimi i çdo lloji të opinionit të auditimit.Mirëpo, përkundër pritjeve të larta që dikush mund tëketë në këtë dokument, fatkeqësisht, termat togfjalësh qëemërtojnë llojet e auditimit janë përkthyer gabimisht nëgjuhën shqipe, duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë nëkëtë fushë. Sipas të gjitha gjasave, Manuali ka mund të jetëreferencë për përkthyesin e Raportit për pasyratfinanciare të ANP-së.8 Manuali i Auditimit të Rregullsisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Zbartë më 4 janar 2011 ngauebfaqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/shqip/Manuali%20i%20auditimit%20te%20Rregullsise.PDF© 2011 Nexhmi Rexha
  9. 9. 9Një prej detyrave themelore të institucioneve shtetëroreështë komunikimi kuptimi i drejtë nga publiku ilegjislacionit të gjitha organeve dhe organizataveshtetërore. Është detyrë e Zyrës së Audituesit (ose sizyrtarisht quhet deri me tani, Auditorit) të Përgjithshëmtë sigurojë që në opinionet e audituesve të mos ketëdykuptimësi si ato që përmendëm më parë. Fatkeqsisht,në bazë të rezultatit të analizës së paraqitur më lartë, kyinstitutcion është burimi kryesor i këtyre problemeve.Kjo gjë mund të vërtetohet nga tabela në fund të këtijparagrafi, ku është dhënë një pasqyrë se si janë përkthyernë Manual të ZAP termat togfjalësh, të cilëtë emërtojnëllojet e opinionit të audituesit nga gjuha angleze në gjuhënshqipe , dhe është dhënë barasvlerësi i plotë i këtyretermave në gjuhën shqipe nga fjalori.Tablela nr. 1: Përkthimi i termave togfjalësh qëtregojnë llojin e opinionit që jep audituesi në pasqyratftinanciare Termi anglisht Termi shqip që Barasvlerësi i plotë në Manualin figuron në i termit në gjuhen ZAP-it9 Manualin e ZAP- shqipe11 it10 Unqualified Opinion i Opinion pa opinion pakualifikuar rezervë Qualified Opinion i Opinion pa opinion kualifikuar rezervë Disclaimer of Mohim i Refuzim i dhënies opinion opinionit së opinionit Adverse opinion i Opinion kundër opinion kundërt9 Regularity Audit Manual, Office of the Auditor General of Republikc of Kosovo. Zbartë më 4 janar 2011 ngauebfaqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/anglisht/Manual-ang.PDF, f. 146-147. 153-15410 Manuali i Auditimit të Rregullsisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Zbartë më 4 janar 2011 ngauebfaqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/shqip/Manuali%20i%20auditimit%20te%20Rregullsise.PDF,f. 153-154.11 N. Rexha, Fjalori i biznesit, ekonomikes dhe financës, ASAU, 2009, f. 288, 227, 86 dhe 8.© 2011 Nexhmi Rexha
  10. 10. 10Analiza e këtij rasti do të ishte shumë e njëanshme nësenuk trajtohet pozita në të cilën gjenden audituesit,drejtuesit e ndërmarrjeve, përkthyesit e raporteve tëauditimit, gazetarët, redaktorët dhe lektorët tanë. Ata nukjanë studiues të terminologjisë dhe nuk mund tëngarkohen me problemin e përdorimit të termave tëgabuara kur këto terma “zyrtarizohen” nga autoritetet mëtë larta në fusha të caktuara. Pra, problemi iterminologjisë është problem institucional dhe është ilidhur me interesin e institucioneve për ndërtimin esistemit në fushëveprimin e vet. Këto probleme mund tëzgjidhen vetëm kur u mënjanohen shkaktarët e krijimit tëtyre—përdorimi i terminologjisë së gabuar. Deri atëherë,rastet e përdorimit të terminologjisë së gabuar në mediettona nuk do të jenë të rralla, duke kontribuar kështu“ngërçit mendor” që nuk po shprehet vetëm si pengesë ekomunikimit por edhe pengesë e zhvillimit kognitiv tëatyre që shfrytzojnë vetëm burimet në gjuhën shqipe.PËRFUNDIMI Dëshmitë e diskutuara në kët ese tregojnë se si Në përfundim përmblidhet përdorimi i gabuar i terminologjisë ekonomike në diskutimi dhe gjetjet e eseut. Nuk shkrimi i botuar në Express bënë që tregimi për një ofrohet asgjë e re, përveç ngjarje plotësisht të vërtetë (ANP është nga nga porosisë që del nga eseja. kompanitë më të suksesshme në Kosovë), të mbështetur nga një burim plotësisht i besueshëm (drejtori i përgjithshëm i ANP-së ka bërë një kthesë të efektshme në këtë kompani), të vihet në dyshim. Siç shihet nga analiza e këtij shkrimi, dy opinionet kyçe që ka dhënë kompania Grant Thornton për raportet financiare janë përkthyer gabimisht në gjuhën shqipe, dhe kështu lexuesi i raportit jo vetëm që është ngatërruar por mund të jenë venë në lajthitje. Lexuesi mund të lajthitet se në raportin e tij për vlerësimin e pasqyrave financiare të ANP-së për 2009 audituesi ka dhënë opinion pa rezervë, kurse në realitet adituesit kanë dhënë opinion rezervë. Lexuesi, gjithashtu, mund të lajthitet se në vitin 2008 audituesi është rezervuar të jep opinion në pasqyrat financiare, kurse në fakt ai ka refuzuar të jap opinion. Kjo gjë ishte e mundur të hetohet vetëm pas leximit të raportit në gjuhën angleze dhe përkthimit të drejtë të llojeve të© 2011 Nexhmi Rexha
  11. 11. 11 opinioneve me fjalor terminologjik dhe vënies në kllapa të termit të drejtë që jep kuptimin llojit të opinionit të audituesit. Një lajthitje e tillë mund të venë lexuesin në dyshim edhe për atë që lexuesi e konsideron të pakontestueshme si që ishte suksesi i ANP-së e besueshmëria e deklaratave të drejtorit të sajë. Duke u mbështetur në gabimet e lartpërmenduara në këtë shkrim dikush do të mund të kontestonte pa të drejtë edhe suksesin e ANP-së dhe të udhëheqjes së tij duke kontestuar terminologjinë e gabuar që është përdorur në shkrim. Zgjerimi i hulumtimit për të zbuluar burimet e problemit zbuloi se edhe në dokumentet kryesore të ZAP-it termat togfjalësh janë përkthyer gabimisht. Nga kjo del se probleme terminologjike janë natyrës sistemore. Këto probleme janë rrjedhojë e mungesës së përpjekjeve sistematike gjithëpërfshirëse në mëvetësimin gjuhës profesionale shqipe duke gjetë barasvlerës të plotë të termave togfjalësh që shprehin konceptet e ndërlikuara nga fusha e ekonomisë. Për këto probleme nuk mund të fajtohen vetëm gazetarët, vetëm përkthyesit, vetëm drejtuesit e organizatave ekonomike, vetëm drejtuesit e institucioneve shtetërore, apo vetëm institucionet shkencore e arsimore, por të gjithë së bashku. Nevojiten përpjekje të bashkërenditura që të gjenden zgjidhje një zgjidhje gjithëpërfshirëse në zhvillimin e terminologjisë së përshtatshme. Harmonizimi dhe njësimi i përdorimit të terminologjisë nga fusha e ekonomisë do të mund të mënjante shkaqet e përdorimit të gabuar të terminologjisë ekonomike. Mungesa e këtij interesimi në zhvillimin e terminologjisë e ven në pikëpyetje vullnetin politik për zbatimin e Nenit 5 të Kushtetutës së Kosovës, nga se i bënë dokumentet në gjuhën shqipe të papërdorshme—duke përzgjatur rëndësinë e teksteve në gjuhën angleze, përkundër faktit se nga aprovimi i Kushtetutës së Kosovës, gjuha angleze pushon të jetë gjuhë zyrtare në Kosovë.© 2011 Nexhmi Rexha
  12. 12. 12Literatura:ANP, OK me auditor, Gazeta Exrpess (11 dhjetor 2010). Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331.Ekspertët: Interesi bankar i Kosovës më i larti në Evrop., Zbart më 26 dhjetor 2010 nga Bota Sot Online, uebfaqja http://www.botasot.info/home.php?id=16850Financial Statment and Independent Auditor’s Report, Prishtina International Airport J.S.C., 31 December 2008. Zbartë më 4 janar 2011 nga uebfaqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331Financial Statment and Independent Auditor’s Report: Prishtina International Airport J.S.C., 31 December 2009. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331Kornizë Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë. Zbartë nga uebfaqja: http://www.unmikonline.org/pub/misc/FrameworkPocket_ALB_Dec2002.pdfKostalari, A., et al. (1981) Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Prishtinë: Rilindja.Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Zbartë nga uebfaqja http://www.assembly- kosova.org/common/docs/Kushtetuta_sh.pdf më 5 janar 2011.Manuali i Auditimit të Rregullsisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://www.ks- gov.net/oag/Standardet/shqip/Manuali%20i%20auditimit%20te%20Rregullsise.PDF.Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur (për vitet 2008 dhe 2009 të përkthyera në gjuhen shqipe), Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Sh. A., 31 dhjetor 2009. Zbartë më 18 dhjetor 2010 nga ueb faqja: http://www.airportpristina.com/page/sub/id/c5/s54/Regularity Audit Manual, Office of the Auditor General of Republikc of Kosovo. Zbartë më 4 janar 2011 nga uebfaqja? http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/anglisht/Manual-ang.PDF,.Rexha, N. (2009). Fjalor i biznesit, ekonomikes dhe financës: anglisht-shqip, shqip-anglish. Prishtinë: ASAU.TEZA ALTERNATIVE TË CILAT DO TË MUND TË MBËSHTETËSHIN NË BURIMET ENXJERRA NGA I NJËJTI ARTIKULL (ME TË NJEJTAT DËSHMI): 1. Për shkak të rolit të rëndësishëm të shpërndarjes së informatës, në një shoqëri që media ka probleme terminologjike zvogëlohet efektiviteti dhe efikasiteti i komunikimit në shkallë të gjerë. 2. Përdorimi i togfjalëshit si term do të shtyjë për një kohë më të gjatë përdorimin e mjeteve përkthyese si është Google Translate për përkthimin e teksteve në gjuhën shqipe. Prandaj, është e nevojshme qe së pari të bëhet një harmonizim në shkallë më të gjerë i terminologjisë në fushën e ekonomisë që po përparon me hapa të pa parë. 3. Për të zhdukë “ngërçit të menduarit”, që po krijon probleme në komunikim në gjuhën shqipe si rrjedhojë e shperputhëjeve të shpeshta midis konceptit dhe© 2011 Nexhmi Rexha
  13. 13. 13 termit që e emërton atë, është e nevojshme të punohet në njësimin e terminologjisë profesionale në fushën e ekonomisë në gjuhën shqipe. 4. Për shkak të problemeve terminologjike, lexuesit tonë po i shkaktohet një formë e “ngërçit mendor”, duke e ngarkuar atë, padrejtësisht, me ndjenjën e inferioritetit pasigurisë që sjell pasiguria e përkufizimit të saktë të koncepteve që emërtojnë termat e caktuara nga fusha e ekonomisë. Artikuj me probleme terminologjike venë në dyshim edhe faktet e dëshmuara më parë. 5. Në mungesë të kujdesit institucional në fushën e kulturës gjuhësore, në kushtet e imtësimit të medies deri në masë që asnjë institucion nuk ka burime për të zhvilluar kapacitete për kujdesie të mjaftueshëm në kultivimin e kulturës gjuhësore. Shembulli i një informate të publikuar nga disa media elektronike, për shkak të problemeve terminologjike mund të venë në dyshim edhe faktet e njohura nga publiku. 6. Shpërfillja e institucioneve të arsimit të lartë dhe shoqërisë civile për përpjekje sistematike në ngritjen e kulturës gjuhësore, si dhe plakja e brezit idealist që barti mbi supe të veta projektin kombëtar të kulturës gjuhësore,po shprehet në probleme gjithnjë e më të shpeshta në komunikimin midis njerëzve në Kosovë. Lexuesi i sotëm kosovar e ka gjithnjë e më të vështirë të kuptojë shkrimet në media.© 2011 Nexhmi Rexha

×