Successfully reported this slideshow.
Your SlideShare is downloading. ×

Presentation (39).pptx

Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Upcoming SlideShare
Kohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherenca
Loading in …3
×

Check these out next

1 of 7 Ad

More Related Content

Recently uploaded (20)

Advertisement

Presentation (39).pptx

  1. 1. FJALITE E NDERMJETME DHE FJALITE E NDERKALLURA.
  2. 2. Fjalite e ndermjetme Fjali e ndërmjetme quhet ajo fjali që përfshihet në një fjali tjetër ose në një fjali të përbërë,pa qenë e lidhur organikisht me to edhe që kryen funksionet e fjalëve e togjeve të ndërmjetme.Ndërmjet fjalëve e togjeve të ndërmjetme ka ngjashmëri të madhe kuptimore dhe intonacionore.Fjalët e ndërmjetme dallohen nga fjalitë e pavarura,nga (pjesët) kryesore a të varura sepse ato nuk lidhen gramatikisht, d.m.th. as nuk bashkërenditen,as nuk nënrenditen me fjalitë ku bëjnë pjesë. Sipas ndërtimit fjalitë e ndërmjetme janë dy llojesh: a) pa mjete lidhëse; b) me mjete lidhëse. Pavarësisht nga ky fakt,fjalitë e të dyja grupeve janë në të njëjtin raport ndaj fjalisë ku bëjnë pjesë.Mjetet e lidhjes që kanë në krye fjalitë e ndërmjetme,janë: lidhëzat: siç, që, sikurse,sikundër,në,mos etj, togjet:me sa,nga sa, ndajfoljet: si,ku.Fjalite e ndermjetme me shpesh perdoren ne mes te fjalise,me pak ne krye e ne fund te saj.
  3. 3. Llojet e fjalive te ndermjetme Ne baze te kuptimit dallohen keto lloje fjalish te ndermjetme: •Te shkalles se vertetesise(vendosen zakonisht ne krye,me rralle ne fund a ne mes) Shembull:Siç ma pret mendja mua,prania e tij nuk eshte pozitive •Te vleresimit emocional(vendosen me teper ne mes te fjalise) Shembull:Shqiperi,te qofsha fale,te kam nene e me ke djale! •Te burimit(dalin ne te trija pozicionet) Shembull:Dielli duket kur lind,i thone fjales. •Te karakterit te thenies(qendrojne kryesisht ne fillim te fjalise te ciles i referohen ose ne mes) Shembull:Sinqerisht, qe mos ta zgjasim,po ky projekt duhet perfunduar sa me pare. •Te terheqjes se vemendjes Shembull:Te lutem shume,duhet te me telefonosh serish. •Te lidhjes se kumtimeve Shembull:Siç ju kane njoftuar,duhet te vini neser ne mbledhje.
  4. 4. Fjalite e nderkallura Fjali të ndërkallura quhen ato fjali që kanë të dhëna të ndryshme plotësuse për një fjali apo fjalë të porsathënë dhe që kanë intonacion të veçuar.Këto shprehin diçka që folësi nuk e quan esenciale,prandaj thuhet kalimthi,në parantezë.Ato kanë një lidhje logjike të dobësuar me përmbajtjen e tekstit ku gjenden. Të dhënat plotësuse që sjellin këto fjali,kanë natyrë te ndryshme saktësojnë vendin a kohën e veprimit që tregon fjalia kryesore,sqarojnë kuptimin e saj apo te ndonjë fjale tjeter të saj, zbulojnë shkakun e veprimit,japin hollësira biografike etj.Keto fjali jane tri llojeshe pa lidheza,me lidheza me bashkerenditje,me lidheza nenrenditese e me fjale lidhese si dhe grup fjalish qe dalin jashte caqeve te fjalise.Fjalite e nderkallura gjenden ne mes ose ne fund te fjalise por nuk mund te gjenden ne krye te saj.
  5. 5. Llojet e fjalive te nderkallura •Pa lidheza(japin te dhena plotesuese per dike,per veprimtari,per rrethana etj; nga struktura mund te jene nje ose dy kryegjymtyreshe) Shembull:Edhe kur dilte jashte,kjo ndodhte rralle,nuk e ndiente veten mire Shembull:Njeriu me cante te zeze,ajo mund te ishte cante por mund te ishte dhe dosje,shkoi gjer ne stacion. •Me lidheza bashkerenditese(perdoren per saktesim,sqarim;lidhezat dhe,edhe,e,por) Shembull:Nje pale,dhe keta nuk ishin pak,filluan pune qe te nersermen. •Me lidheza nenrenditese,fjale lidhese(japin te dhena per kohen, qellimin,shkakun;lidheza se,sepse,meqe,ndonese etj) Shembull:Kapiteni shenonte me kujdes,sa vinte edhe jeten ne rrezik,gjithcka ne lidhje me lundrimin. •Dalin jashte caqeve te fjalise(japin te dhena te hollesishme plotesuese;zakonisht jan fjali qe shkruhen me shkronje te madhe dhe mbyllen me kllapa) Shembull:Beni erdhi me vonese.(Nuk eshte hera e pare qe e ben kete gje.)
  6. 6. Fjalia e ndermjetme dhe ajo e nderkallur. Te perbashketat: •Nuk jane te lidhura organikisht me fjaline se ciles i referohen. •Mund te bashkohen me fjali te tjera pa mjete lidhese. •Mund t’i perkasin fjalise ne teresi ose edhe gjymtyreve te vecanta. Dallimet: •Fjalite e nderkallura ndryshe nga fjalite e ndermjetme mund te dalin edhe jashte fjalise. •Fjalite e ndermjetme kane rend te lire ndryshe nga fjalite e nderkallura qe gjenden vetem ne mes dhe ne fund. •Fjalite e nderkallura nuk shprehin kuptime modale,emocionale,menyren e thenies etj sic ndodh tek fjalite e ndermjetme.
  7. 7. FALEMINDERIT

×