Infertiliteti

9,712 views

Published on

Dr. med. Julian Habibaj

Published in: Health & Medicine

Infertiliteti

  1. 1. Infertiliteti Dr. shk. Julian Habibaj
  2. 2. Perkufizimi: Me infertilitet kuptohet paaftesia e nje cifti per te konceptuar nje shtatzani pas nje viti mardheniesh seksuale te rregullta dhe te pambrojtura 15% e cifteve vuajne nga infertiliteti
  3. 3. Infertiliteti Ndahet ne dy grupe madhore:  Infertilitet primar: cifti nuk ka arritur te konceptoje nje shtatzani, qofte edhe nje here te vetme  Infertilitet sekondar: cifti ka arritur te konceptoje nje shtatzani, pavaresisht nga ecuria e mevonshme e saj Ne lidhje me partnerin infertiliteti ndahet:  Infertilitet mashkullor  Infertilitet femeror
  4. 4. Infertiliteti mashkullor Infertiliteti mashkullor perfshin: Defekte ne prodhimin te spermatozoideve Anomali te spermatozoideve Bllokim i duktuseve Crregullime te ejakulacionit
  5. 5. Testet laboratorike Ekzaminimi baze per vleresimin e infertilitetit mashkullor eshte spermograma.  Burri duhet te kete te pakten 72 ore pa ejakuluar.  Ekzaminimi duhet te kryehet brenda 1 ore nga ejakulacioni  Eshte nje ekzaminim delikat qe ndryshon nga shume rrethana, si stresi, stina, laboratori ku kryehet, prandaj rekomandohet perseritja e ketij ekzaminimi.
  6. 6. Spermograma normale  Volumi 2-6 ml  Dendesia 20-100 milion/ml  Morfologjia me shume se 60% normal  Ph 7.2-7.8  Levizshmeria 50-60% te levizshme  Leukocitet me pak se 1 milon/ml  Ngjyra opake
  7. 7. Crregullimet qe mund te cojne ne infertilitet mashkullor Varicocela Insuficenca testikulare Cryptorchidismi Semundjet endokrine Stresi, duhani, te nxehtet, puna e rende, infeksionet
  8. 8. Varicocela Eshte nje zgjerimi venave prane testeve Jep oligospermi (sasi e paket spermatozoidesh), astenospermi (levizshmeri e ulet) dhe spermatozoide ne forme koni. Mendohet qe keto crregullime vijne nga rritja e temperatures lokale nga qendrimi i gjakut per nje kohe me te gjate ne vene. Nje teori tjeter e shpjegon fenomenin me efektin e toksinave te ndryshme te organizmit perpara se ato te eleminohen ne veshka.
  9. 9. Insuficenca testikulare Aplazia germinative eshte shkaku me i shpeshte. Insuficenca shfaqet me azospermi ose oligospermi. Biopsia testikulare vendos diagnozen Duhet diferencuar nga arresti i maturimit te spermatozoideve.
  10. 10. Semundjet endokrine Hypotiroidizmi apo hyperteroidismi mund te shkatojne anomali te prodhimit te spermatozoideve. Pacientet me nivel te ulet te gonadotropinave, i pergjigjen mire terapise me gonadotropina menopauzike humane, clomiphene
  11. 11. Chryptorchidia Eshte e rendesishme qe testet te jene vendosur ne scrotum deri ne moshen 6 vjec. Nese ato mbeten intraabdominale pas pubertetit, keta individe do te jene infertil.
  12. 12. Stresi, duhani, puna e rende, nxehtesia, infeksionet Alkoli, duhani, puna e tepert ndikojne ne cilesine e spermatozoideve. Nikotina ul sasine dhe levizshmerine e spermatozoideve. Alkoli ul nivelin ne gjak te testosteronit. Qe te funksionojne normalisht testet duhet te kene nje temperature me te ulet se ajo e trupit (1 grade). Nxehtesia ndikon negativisht ne spermatogjeneze.
  13. 13. Crregullimet e ejakulacionit Hypospadite cojne ne ejakulacion retrograd brenda ne veziken urinare Ejakulacioni prekoks (parakohe) eshte nje tjeter crregullim funksional qe demton fertilitetin mashkullor
  14. 14. Obstruksioni i duktuseve Nese ekziston nje histori per nje infeksion qe ka perfshire edhe testikujt dhe spermograma karakterizohet nga oligo ose azospermia aterher dyshimi me i madh duhet hedhur ne nje obstruksion te mundshem te duktuseve
  15. 15. Infertiliteti femeror Duke ndjekur rrugen espermatozoideve neper organet gjenitale femerore, mund ti rendisim faktoret qe ndikojne ne infertilitetin femeror ne:  Faktore Cervikal (ketu hyjne edhe shkaqet imunologjike)  Faktore Uterine  Faktore Tubo-peritoneale  Faktore Ovariale Gjithashtu shkaktare te tjere te infertilitetit mund te jene semundjet sistemike, infeksionet, semundje endokrine, si edhe fatkoret e pashpjegushem (endometrioza pa aderenca peritoneale)
  16. 16. Faktoret cervikale Cervicitet mund te ndikojne ne cilesine e mukusit dhe te behen shkak per infertilitet femeror Prania ne mukusin cervikal e antitrupave anti-spermatozoid qe mund te inaktivizojne spermen qe ne cervix Nderhyrjet kirurgjikale ne kolum Metoda ekzaminuese testi postkoital Trajtimi IUI (inseminimi intra-uterin)
  17. 17. Mjekimi infertilitetit te shkaktuar nga faktore cervikal Per te shmangur pengesen ne cerviksin uterin perdoret inseminimi artificial intrauterin (IUI). Ky i fundit tentohet 3 deri ne 6 cikle. Sperma pasi perpunohet futet me nje kanule brenda ne kavitetin uterin ne momementi e ovulacionit. Nderkohe cikli tek gruaja mund te jete normal ose i stimuluar me clomifene apo gonadotropina.
  18. 18. IUI
  19. 19. Faktori uterin  Ndryshimet anatomike ne uterus qe pengojne implantimin e embrionit dhe zhvillimin e metejshem te tij. Kryesisht ato qe prekin kavitetin uterin si:  Anomalite kongjenitale (uterus bicorn, bidelf, arcuat e tje..)  Leiomyomat, (kryesisht ato submukoze) polipet endometriale  Sinekit (sindromi Aschermann) Duhet theksuar se problemet uterine shkaktojne me shpesh aborte te hershme ose lindje parakohe se sa infertilitet
  20. 20. Ekzaminimet qe vleresojne faktorin uterin jane:  Hysteroskopia: eshte ekzaminimi me i mire per kavitetin uterin. Pasi kaviteti uterin distendohet nja nje media qe mund te jete likid ose gaz, ne te futet nje kamera dhe inspektohet ne monitor. Njekohesisht mund te kryhen edhe intervente.  Ekografia vaginale eshte ekzaminimi me i perdorur per vleresimin e patologjive uterine  HSG: Pervecese vlereson tubat jep informacion edhe per formen e brendshme te hapesires se mitres  Hysterosonografia eshte nje ekzaminim i ri qe bazohet ne kryerjen e ekografise vaginale pasi eshte futur solucion fiziologjik ne kavitetin uterin
  21. 21. Hysteroskopia
  22. 22. Imazhi ekografik dhe hysteroskopik ne nje myome submukoze
  23. 23. Uterus bicorn (rast me 2 aborte spontane)
  24. 24. Faktori tubar paratubar dhe peritoneal  Eshte pergjegjes per 30 deri 40% te rasteve me infertilitet femeror. Behet fjale per bllokimin e tubave nga infeksione te shkaktuara kryesisht nga chlamida dhe N.gonorrhea (80% e infeksioneve nga chlamidia me pasoje mbylljen e tubave jane pa shenja klinike)  Kalueshmeria e tubave mund te demtohet edhe nga endometrioza, operacionet pelvike (apendesit) apo aderencave te tjera peritoneale
  25. 25. Kalueshmeria e tubave vleresohet me:  Chromopertubation: eshte metode laparoskopike. Futet blu metilen nga poshte ne kavitetin uterin dhe me laparoskop verehet nese ky ngjyrues del ne abdomen nepemjet tubave. Njekohesisht gjate ketij ekzaminimi vlersohen organet gjenitale per shkaqe te tjera te mundeshme te infertilitetit dhe nderhyet nese ka ndonje patologji te korrigjueshme laparoskopikisht. (endometriose, aderenciolize, anastomoze tubare)
  26. 26. Kalueshmeria e tubave vleresohet me:  HSG (hystero-salpingo-grafia): Nje lende e dukshme ne ekzaminimet rentgen injektohet ne cerviks nepermjet nje kanule. dhe behet grafi direkte ne intervale te ndryshme. Percakton lokalizimin e obstruksionit dhe njekohesisht kavitetin uterin.  Sonohysterografia: Pas futjes se solucionit fiziologjik ne uterus, kryhet ekografi vaginale per te percaktuar nese solucioni ka hyre ne abdomen. Nuk mund te percaktoje kalueshmerine ne vecanti per secilin tub.
  27. 27. Trajtimi i infertilitetit te shkaktuar nga faktore tubar Terapia eshte kryesisht kirurgjikale: Korrigjim i semundjes periadnexiale Korrigjim i anomalise tubare proximale, distale apo te kombinuar Korrigjim i anomalise tubare jatrogjenike Me rritjen e perqindjeve te suksesit ne Teknikat e Riprodhimit te Asistuar trajtimi kirurgjikal i faktorit tubar po vjen duke u kufizuar
  28. 28. Laaroskopia ne infertilitet  Perdoret per kontrollin e kalueshmerise se tubave  Korrigjimin e problemeve tubare, adesiolize, cystectomy, trajtimin e PCO  Trajtimin e endometriozes
  29. 29. Faktori ovarial Ky eshte faktori qe mund te influencohet me shume nga mjekimi. Eshte pergjegjes per 30- 40% te rasteve me infertilitet femeror. Grate qe kane menstruacione te rregullta cdo 4 jave me shenja te sindromit premenstrual (tensionim te gjokseve e tj..) pothuajse gjithmon kane cikel ovulator. Pacientet mund te kene anovulacion (mungese e ovulacionit) ose oligoovulacion (ovulacion jo i shpeshte) Dokumentimi i ovulacionit eshte nje nga kerkesat baze ne vleresimin e nje cifti infertil
  30. 30. Ovulacioni
  31. 31. Metodat e dokumentimit te ovulacionit  Monitorimi i hormonit luteinizues: eshte metode e rendesishme per te dalluar paraprakisht ovulacionin. Ovulacioni ndodh 34 deri 36 ore pas fillimit rritjes se nivelit te LH ose 10 deri 12 ore pas pikut te LH. Kitet komerciale te monitorimit te LH qe jane ne treg jane nje metode e sakte e shpejte dhe relativisht jo e shtrenjte e paradiktimit te ovulacionit. Megjithate ne 5 deri 10% te rasteve ato nuk mund ta parashikojne ovulacionin.
  32. 32. Metodat e dokumentimit te ovulacionit Matja e temperatures bazale te trupit: Progesteroni fillon te prodhohet zakonisht pas ovulacionit. Ai eshte nje hormon termogjenik, qe con ne rritjen e temperatures se trupit me 0.58 grade mbi temperaturen baze. Matja e temeratures behet cdo mengjes dhe oral ose anal dhe regjistrohet ne nje tabele. Duhet qe temperatura te jete per te pakten 10 dite e ngritur qe te behet fjale per ovulacion
  33. 33. Metodat e dokumentimit te ovulacionit Progesteroni: matet ne mesin e fazes luteale ne diten 21 deri 23 te ciklit. Vlera me te larta se 3 ng/dl tregojne per ovulacion. Interpretimi i sakte i nivelit te ketij hormoni eshte i veshtire per shkak te clirimit pulsatil te tij dhe ndryshimit te vleres ne ore te ndryshme te dites.
  34. 34. Metodat e dokumentimit te ovulacionit Monitorimi ekografik: ka te beje me dokumentimin e rritjes se folikulit dominant deri sa ndodh ovulacioni. Ovulacioni karakterizohet nga zvogelimi i permasave te folikulit dhe nga prania e likidit ne hapesiren e Duglasit. Ovulacioni zakonisht ndodh kur permasat e folikulit arrijne 21- 23 mm por mund te ndodh edhe me folikul 17 mm apo 29 mm. Eshte metode e shtrenje.
  35. 35. Faktori ovarial nese dokumentohet se pacientja eshte anovulatore ose oligoovulatore, atehere kalohet ne teste me specifike per te percaktuar shkakun, qe mund te jete nje crregullim hypothalamiko-pituitar,hypotiroidizem, anorexi nervoze, sindromi i ovarit policistik e the. Testet baze per te vazhduar diagnostikimin e metejshem jane: Prolaktina, TSH dhe FSH
  36. 36. Sindromi i ovarit policistik  Ky sindrom eshte shkaku me i shpeshte i oligoanovulaconit, si ne popullsine e zakonshme ashtu edhe ne femrat infertile.  Karakterizohet nga oligoamenorrhoe, obezitet, hirsutizem, ovare policistike ne ekzaminimin ekografik, hyperandrogjenemi e tj.. Trajtimi:  Renia ne peshe  Stimulimi me clomiphene citrate  Antidiabetik  Mjekim kirurgjikal (rezeksioni kuneiform, ovarian drilling)  Stimulimi me gonadotropina
  37. 37. Crregullime te tjera anovulatore Hyperprolaktinemia (perdoret bromcriptin) Hypogonadizmi hypogonadotropik (zevendesohet hormoni qe mungon) BMI i ulet (tentohet rritja ne peshe) Hypotiroidizmi (perdoret thyroxine)
  38. 38. Teknologjia e Riprodhimit te Asistuar Te gjitha keto metoda perfshijne nderhyrje per marrjen e vezes (ovocitit). Keto teknika perfshijne IVF, ICSI, GIFT (gamete intrafallopian transfer) ZIFT (zigote intrafallopian transfer), transferimin e embrionit te kryoperservuar, ovocitet donatore,
  39. 39. Fertilizimi in Vitro
  40. 40. Marrja e vezes nen drejtimin e ekografise vaginale (ART)
  41. 41. ICSI (intra-cytoplasmatic-sperm-injection) 1 veze + 1 spermatozoid= 1 embrion
  42. 42. Transferimi i embrionit  Me nje kanule speciale injektohet embrioni (embrionet) brenda kavitetit uterin

×