SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Gjilani - migrimet e popullsisë
Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII
Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.

Autor:Ismet Azizi
Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në
shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të
sanxhakut të Vushtrrisë.
Në mes të tjerash, Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli
(Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë,Krivarekë (Egridere) e Moravë
(Gjilan)".
Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të
Kosovës.Pas luftës është edhe qendër e rajonit.Aktualisht llogaritet t`i ketë mbi 132 mijë banorë.
Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit
1750, ndërsa si qendër urbane në vitin 1772.Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së
Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha
tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan.
Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që
nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në
Moravë.Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.

Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i
ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg
Gjinolli, i cili në atë kohë ka pasur 1.000 shtëpi.

Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit
shqiptar.Në vitin 1897, përmendet si qytet zejtar me 1.000 shtëpi.Qytetin e bënin atraktiv
elementet e arkitekturës orientale me të gjitha pamjet e veta.Shtëpitë e rrethuar me mure të larta,
me kopshte të rrethuarar me plot gjelbrim, rrugët me kalldërme, ndërsa dyqanaet me qepenga. Në
virtin 1931 Gjilani ka pasur 7.215 banorënë vitin 1981 kishte 35 249 banorë që tregon nji rritje
gjat kësaj periudhe për gati 5 herë due tash Gjilani vlerësohet ti ketë rreth 75 000 banorë.
Gjilani është i vendosur në udhëkryqin Ferizaj-Bujanoc dhe rrugës së vjetër , e cila shkonte në
drejtim të Shkodrës në Shqipëri, nëpër Kosovë për në Vranjë, në Serbi dhe rruga e vjetër e
“Kumanovës” e cila lidhte Shkupin me Novobërdën dhe Prishtinën.
Gjilani shtrihet në mes viseve blegtorale të veriut dhe të jugut dhe pjesës së ulët të Fushës së
Moravës, në të cilën dominon lavërtaria.Nëpër qytet rrjedhin lumenjtë Mirusha, lumi i Banjës
dhe ai i Stanishorit, që të tre këta bashkohen në afërsi të fshatit Malishevë, duke formuar lumin
me këtë emër dhë në afërsi të fshatit Uglar derdhet në Moravën e Binçs.Gjilani i vendosur në
kryqëzim të rrugëve të lartëpërmendura dhe rrafshinat aluviale të lumenjëve kanë qenë elemente
të rëndësishme për vendosjen dhe zhvillimin e vendbanimit.Gjilani hyn në radhën e qyteteve të
reja.

Migrimet e popullsisë
Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik,
ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një
varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapsirë të
caktuar.Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja
specifike.
Migrimet e popullsisë kudo në botën bashkohore janë bërë process i pafrenueshëm i evulucionit
kuantitative dhe kualitativ të popullatës në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, socialeprofesionale dhe demografike si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe mbrenda vet shteteve.
Edhe në Kosovë migrimet e popullsisë në të kaluarën por edhe sot janë shum intensive në të
gjitha regjionet, komunat dhe vendbanimet e saj, duke i përfshirë të gjitha shtresat shoqërore e
nacionale.
Strukturat e ndryshme serbe , institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në
vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe
gjenocid.Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe
regjimet e tyre. Pas luftërave sebo-turke due Kongresit të Berlinit (1978), pushteti serb, per të
realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më
pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për
shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe.
Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët
nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples ( Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), , të
Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë
dhe të qyteteve të këtyre rretheve( Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella
Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme
dhe tërë pasurinë tjetër që patën.
Është e pabesueshme se Jovan Cvijiq ( 1865 – 1927) , si shkencëtar i cili i kishte vu bazat
gjeografike të synimeve hegjenmoniste serbe në ballkan, pohonte se vetëm në vitin 1877 nga
Toplica me rrethinë janë ndjekur më se 30.000 shqiptarë. Lidhur me vrasjet dhe masakrat gazeta
beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925, shkruan:“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë.
Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpërkëmbë
me qëllim që të plaçkiten”..,“Në Arnautlluk jehojnë pushkët.Vise të tëra të banuara me shqiptarë
vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë...Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të
rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të
pakufishme.Askush më në këtë vend nuk ka turp.Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen
e një popullsie për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata
njerëz të arratisen. Askush nuk do të shohë se duhet ndaluar policët dhe nëpunësit tanë, që janë
fajtorë për gjakun që atje po derdhet që nga “çlirimi”.Mirëpo po predikohen therje e gjakderdhje
të reja. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kaspahane të vërteta”...“Punisha deri më tash ishte më
dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i therrte me sukses.Ai dinte që t‟i vriste me një plumb nga
gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë”
Tregtarët shqiptarë, të cilët bënë përpjekje që të mbetëshin në Nish, i‟u nënshtruan ndjekjeve të
vrasësëve kurse pasuria e tyre e atyre që kishin ikur, u shit për 1% të vlerës. Në një peticion të
vitit 1879, një grup refugjatësh nga Leskovci ankohej se shtëpitë, mullinjtë, xhamitë due teqet e
tyre ishin rrënuar, ndërsa materiali nga këto rrënime, gurët dhe druri, ishin shitur, “ kështu që
nëqoftëse ne kthehemi në vatrat tona, nuk do të kemi vend për t‟u strehuar”.
Shqipatrët e dëbuar, të të njohur me emrin muhaxhirë, u vendosën në Kosovë dhe rreth sajë, në
jug të kufirit serbo-turk.Deri vonë ka pasur edhe dëshmitarë të gjallë që e mbanin mend këtë
terror masiv të regjimit të atëhershëm serb mbi popullatën shqiptare të viseve të zëna në gojë, të
cilën e përsëritën edhe në vitit 1998/99 në Kosovë
Migrim të popullsisë nga Kosova ka pasur edhe gjat periudhës së sundimit turk, por, shpërnguljet
më masive fillojnë me rastin hyrjes së trupave serbe në Kosovë në vitin 1912.Këto shpërngulje
ishin orientura kah Turqia. Sipas vlerësimeve në mes të viteve 1910 dhe 1921 prej Kosove janë
shpërngulur rreth 150.000 banorë.
Burimet turke tregojnë të dhëna të ndryshme për myslimanët e imigruar në Turqi.Spas gazetave
turke “Rumeli ve Anadolu postlari” numri i imigrantëve prej Jugosllavisë në Turqi vlerësohej
rreth 350.000 persona.Ky burim nuk tregon për strukturën kombëtare të imigruarëve.Burimet
tjera si “Türkie Instatistik Yiligi 1959/68 T.C. Baŝkanlik Devlet Istatistik Enstitüsû baŝkanligi”
cekin se në mes të viti 1934 e 1945 për në Turqi janë shpërngulur 2296 familje me 8919 anëtarë,
kurse deri në vitin 1968 janë shpërngul 49 343 familje me 187.8333 banorë. Sipas Federatës
Turke të Amzës së të shpërngulurve, në Turqi prej vitit 1946 deri në vitin 1968 kan arritur
41.950 familje me 159.030 anëtarë.
Pas krijimit të Jugosllavisë së parë, respektvisht pas viti 1920, drejtë Kosove fillon rryma
migruese e serbëve, malazezëve, hercegovasëve etj.Prej viseve pasive të shtetit të
atëhershëm.Deri në vitin 1939 në Kosovë u vendosën 11.383 familje të kolonistëve me 53.884
anëtarë, prej të cilëve 49 244 persona ishin serbë due malazezë, 5148 kroatë, 162 sllovenë të
vendosur në rreth 340 vendbanime të Kosovës. Kjo ishte vala e pare e fuqishme e kolonizimit të
Kosovës, që kishte për qëllim jo zgjidhjen e çshtjes agrare dhe suprimimin e mardhënjeve
çifligare, siç arsyetonte pushteti i atëhershëm, por ndjekjen sa më të shpejtë e më massive të
shqiptarëve dhe serbizimin e Kosovës.

Duke parë se kolonizimi me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nuk po jep rezultatet e
duhura, sipas dëshirës dhe mendimeve të qarqeve borgjeze sunduese, në këtë drejtim të gjitha
ministritë shtetërore dhe organet tjera, u angazhuan edhe më tepër. Në këtë drejtim u angazhua
edhe Klubi Kulturor serbë, i cili bëri plane dhe hartoi elaborate se si të zbatohet me sukses
kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi e në Shqipëri. Në
elaboratin voluminoz të Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve” i 7 marsit
1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t‟i thyesh vetëm me kolonizim gradual; ky është
i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjet të fundit… të mbijetojë drejt bërthamës së shteti
tonë... pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si
duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në
ç„drejtim ne prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet
përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptarët
kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazërie a fisi dhe sipas
rastit t‟i jepet edhe dimensioni ekonomik.Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe
kryengritje lokale, të cilat do të shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me
ushtri, sa me kolonistë, fise malazeze dhe çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në
mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare
dhe të lagjeve të qyteteve...” “Deri në fund të shfrytëzohen ligjet për t‟ua bërë shqiptarëve jetën
sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit i pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i
kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenëve, detyrimi me angari dhe të gjitha
mjetet tjera, që mund t‟i ketë në dorë një polici”.“Me rastin e krijimit të psikozës për
shpërngulje, duhet bërë gjithë ç„është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje
të tëra.Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...” “Me
rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...”
‟‟duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë
që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”.
Migrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe
karakter politik e strategjik.Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar
nga 2536 imigrues. .Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare , në krahasim me Prishtinën,
Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës.Gjatë kësaj
periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.

Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto
komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto
komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. .
Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur
më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.
Gjat periudhës 1941- 1945 duke u bazuar se në Kosovë imigruan gjithsej 16.862 ose 4.5% ( prej
gjith të të imigruarëve), atëherë mund të konstatojë se edhe në komunën e Gjilanit nga viset jasht
Kosovës imigruan reth 766 ( duke u bazuar në mesataren që ishte për çdo komunë).
Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për
ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko–shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth.Për t‟i
kuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjera, duhet dhënë një
pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të Kosovës gjat periudhës së
pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik
mund të diferencohet në disa periudha:
a) nënperudha (1945 – 1948) e barazisë politike e sociale,
b) nënperiudha (1948 – 1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e
presioneve.
c) nënperiudha (1952 – 1956 ) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve
për në Turqi.
d) nënperiudha (1966- 1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e
shqiptarëve dhe e tjrëve.
e) nënperiudha (1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës.
f) nënperiudha (1989-1999) e syprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe
arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e
jashtme.
Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, preokupim kryesor i serbëve ishte spastrimi i Kosovës dhe
viset rreth saj nga popullata shqiptare.Këtë qëllim përsëri mundoheshin ta arrijnë me anë të
shpërnguljes për Turqi dhe me anë të asimilimit.Menjëherë pas përfundimit të luftës V.
Çubriloviq ministër në qeverinë e atëhershme të Titos, paraqitet me elaboratin e dytë për
shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve me zbatimin e e forcës ushtarake, por edhe të bashkësive
tjera etnike me prejardhje josllave dhe krijimin e shtetit të pastër të sllavëve të jugut.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri kah vitet e 60-ta në Kosovë janë vendosur disa ish kolonist
të cilët kishin ikur nga Kosova në vitet 1941/45, pastaj banorë serb e malazez nga viset për rreth
Kosovës, nga Jabllanica, Vranja, Toplica, Plava, Ulqini, Podgorica, Sanxhaku etj., si fuqi
punëtore dhe kuadra.Gjat periudhës 1946/61 në Kosovë u vendosën 15. 428 banorë, ndërsa gjatë
periudhës 1961/71 edhe 23 071 banoë prej viseve tjera jasht Kosoves, ose gjthësej deri në vitin
1971 38.499 banorë.Derisa vazhdonte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, në Kosovë pasoi
vala e dytë e fuqishme e kolonozimit: shum serb e malazezë nga Serbia due Mali i Zi.
Gjat priudhës 1944/66 nga Kosova për në Turqi sipas shënimeve turke u shpërngulën mbi 40 000
familje me rreth 160 000 anëtar,shumica e të cilëve rreth 80% ishin shqiptarë.
Periudha 1946-1952 është periudha e pasluftës së Dytë Botërore kur numri i të ardhurëve në
Kosovë ishte dy tri herë më i madh për çdo komunë.Më së shumti të ardhur pati në komunën e
Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, por nuk mbetet edhe me pak as komuna e Gjilanit.
Faza më intensive për nga shkalla e imigrimit të popullsisë në Kosovë,njihet periudha nga viti
1953-1960, kur numri i të ardhurëve arriti në shifrën më të madhe 79.969 ose 21.6%, apo
mesatarisht për komunë 3635 përsona.
Faza tjetër e cila nuk dallon shum për nga intenziteti i imigrimit të popullsisë është ajo e viteve
1961-1965, kur për komunë mesatarisht imigruan 3547 përsona ose gjithësej 78.039 individ.
Numër bukur të madh imigruesish pati edhe gjat viteve 1966-1969, gjithsej 69.146 ose
mesatarisht për komunë 3143.Edhe gjat kësaj faze prini komunat më të mëdha dhe ato të cilat
ishin më të zhvilluara.Gjat gjith këtyre periudhave komuna e Gjilanit llogaritet në komunat
mesatare, si për nga madhësia poashtu edhe për nga zhvillimi.
Gjat periudhës 1961-1971 nga të gjith të imigruarëve në Kosovë 179.448, në Komunën e Gjilanit
imigruan 10.368 veta .Pjesmarrja e migruesëve gjatë periudhës 1961-1971 është pasojë e
zhvillimit relativisht intenziv në krahasim me periudhën e më hershme të pas Luftës së Dytë
Botërore.
Përsa i përket numrit të imigruarëve në Kosovë gjatë përiudhës 1961-1971, ai ishte më i vogël
(112.114) për 70.850 persona se sa numri i të emigruarëve.Mesatarisht për komunë pati nga 5096
veta ose 90 në 1000 banorë. Numrin më të madh absolute të imigruarëve Gjilani e pati (mbi
mesataren e Kosovës 5096) , (6831) me shkallë të imigrimit 101 në 1000 banorë.
Komunën e Gjilanit, Prof. A. Pushka e radhitë në grupin e komunave të cilat kanë shkallë më të
lartë t‟imigruarëve se sa mesatarja e Kosovës, bashk me Prishtinën, Pejën, Mitrovicën dhe
Vushtrrinë.
Prof. Pushka, Komunën e Gjilanit e radhitë edhe në grupin e komunave me mobilitet të lartë të
popullsisë dhe përpos që komuna e Gjilanit paraqet qendër mbledhëse të migruarëve, ajo shërben
edhe si “urë kaluese” për migruesit deri sa nuk emigronin në komunat tjera.
Tutje duke llogaritur saldon migruese Komunën e Gjilanit për periudhën 1961-71 e kategorizon
në tipin emigrues, për shkak të vlerës negative migruese, bashk me Kamenicën (-196) dhe Vitinë
(-155) .
Procesi i shpërnguljes nga Kosova vazhdoi edhe pas vitit 1981.Në kohën prej qershorit të vitit
1983 e deri në dhjetor të vitit 1988 nga Kosova u shpërngulen edhe 16.958 serbë, 10.822
shqiptarë, 3552 myslimanë, 3118 romë, 2613 malazlazezë dhe 24000 përsona tjerë, ose gjithësejt
39,605 përsona.Nga këto të dhëna shihet se më tepër se 25% ishin shqiptarë.
Në anën tjetër, prej viseve tjera në të njejtën kohë erdhën në Kosovë gjithsej 14 000 banorë, prej
të cilëve gjysma ishin shqiptarë, ¼ serbë, 1/10 mysliman e të tjerë .
Politika shtetërore serbe në fillim të vititt 1990 doli haptas me ligje, projekte dhe programe
hegjemoniste, destinim kryesor i të cilavë ishte ndrrimi strukturës së popullsisë së Kosovës
përmes kolonizimit të serbëve dhe spastrimeve të qeta etnike të shqiptarëve.Në vitin 1991
Kuvendi i Serbisë nxorri ligjin për kushtet e ndarjes së tokave bujqësore në Kosovë me qëllim të
realiozimit të synimeve kolonizuese. Me këtë ligj krijoheshin kushtet që serbëve tu jipen toka
falas, ndërsa përndërtimin e shtëpive do të siguroheshin kredi shumë të volitshme me afat kthimi
prej 25 vjetësh.
Me qëllim të serbizimit të Kosovës, regjimi serb pas vitit 1991, krahas ndjekjesa së shqiptarëve,
nisi të sjell edhe refugjatë- kolonist nga Kroacia due B e H, si dhe serbomalazezë nga Shqipëria.
Me qëllim të spastrimit të qetë etnik dhe të rrudhosjes së dimensionit demografik të shqiptarëve
si në vëllim, ashtu edhe në shtririjen hapsinore , provokimet, dhuna dhe terrori e kanë përfshirë
edhe tërë Kosovën e aneksuar dhe të okupuar, si dhe rajonin e Preshevës, Bujanocit due
Medvegjës si rajon fqinj i Anamoravë.Në funksion të drejtëpërdrejt të këtij qëllimi vazhduan të
jenë gjthëashtu largimi nga puna, shkatrrimi i bazës ekonimike, taksat dhe gjobat, ndjekja e të
rinjëve për rekrutim në ushtrinë serbe dhe përzënja e nxënësëve, studentëve dhe arsimtarëve
shqiptarë nga objektet shkollore e universitare.
Pas suksesit të ofenzivës kroate” Stuhia” të viti 1995, pasoi ekzodi masiv i serbëve.Një numër i
konsiderueshëm i tyre regjimi serb nisi t‟i instaloj në Kosovë dhe në regjionin e Anamoravës.
Kjo i shkoi përshtatit pushtetit të atëhershëm serb që të realizoj kolonizimin. Për këtë qëllim
shteti serb formoi edhe shtabin komunal, si dhe trupin koordinues në nivel të Kosovës.Nuk ishte
fjala për zgjidhjen e një problemi humanitarë, por kolonizimi me qëllim politiko-hegjemonist.
Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit më së shumti kolon serbë pushteti serb ka vendosur në
komunën e Prishtinës rreth 3500, ndërsa në komunën e Gjilanit kishte vendosur rreth 750
përsona.

Planet e fundit dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze në fund
të viteve të 90-ta.
Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombetar nga ana e popullatës shqiptare në
krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbe bënin gjenocid mbi popullatën
shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), perkatesisht
“Keshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për
këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih
problema na Kosovu i Metohiji (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në
Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.
Perkitazi me kolonizimin e Kosovës, në piken 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e
vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë ne to dhe burimet për
ekzistencë:
Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin
“Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për te
gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë. Punësimi do te behej ne
qytet.Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore, prone e Kooperatives Bujqesore.

Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet
për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve.Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i
shfrytezon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me
ekzistencë nga bujqesia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndare 250 ha toke punuese për
serbe e malazeze që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë.
Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e
vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t‟u ndahen
familjeve serbe.Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë
ndertimi i Lagjës serbe.Ne fshatin Livoçi i Poshtem ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha,
mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtepi.Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre
sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera.
Migrimet e popullsisë para, gjat dhe pas Luftës së fundit
Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë.Prej tyre 605.000
u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të
tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t‟u shtohen ketyre
refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpernguli me dhunë deri në maj
afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ˝ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve.
Rreth 700.000 shqiptarë u shperngulen nga banesat dhe shtepitë e tyre dhe u detyruan te jetonin
ne rajonet malore të Kosoves në nje situatë dramatike
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në
Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Ne vendet tjera të botës u vendosen gjithsej 76.475
refugjatë, duke perfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA,
pastaj në France, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlande, Izrael
etj.
Marrveshja e arritur nga NATO dhe komandantët ushtarake të ish RFJ-së me 9 qershor 1999,
janë tërhequr afro 800 tanke, transportuese të blinduara, topash dhe gryka zjarri
artilerie.Menjëherë, po atë ditë dhe ditëve të tjera popullata shqiptare filloi kthimin ne vatrat e
veta.Këtë e bënë së pari refugjatët nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqipëria e kështu me radhe,
përkunder apelit të UHNCR të rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar që
paralajmëronin organizatat dhe institucionet ndërkombetare humanitare e të tjera.
Kthimi i shpejtë i refugjatëve nga Maqedonia, nga Shqiperia dhe nga vendet perëndimore e të
largëta, si SHBA,Kanada, Australia etj.është një fakt mahnitës për botën, që tregon se sa shumë
janë të lidhur shqiptarët për tokën e vet, sa shumë dashuri kanë për atdhe.
Në vitet 90,emigrimet u përshpejtuan për shkak të vuajtjeve të luftës dhe kulminoi në vitin 1999
kur qindra mijëra Kosovarë u deshtë të ikin.Megjithatë, zgjidhja e konfliktit para një dekade nuk
ka stimuluar migruesit që të kthehen (përveç atyre që janë kthyer nga vendet nikoqire qëndrimit
të përkohshëm). Migrimi ka ofruar siguri për një pjesë të madhe të popullatës, duke shërbyer si
burim i jetës nga një mjedis i papunësisë së lartë dhe shkallës së lartë të varfërisë
Ritmi i migrimit nuk është ndikuar shumë nga kriza ekonomike.Pas përfundimit të konfliktit,
ritmi i migrimit është rritur deri në vitin 2007, pastaj ka shënuar një rënie të lehtë në vitin
2008.Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimi i trendit në vitin 2008 është rezultat i krizës
ekonomike apo jo.Kjo ka mund të jetë një fenomen i përkohshëm sepse rezultatet e studimit të
migrimit tregojnë që në vitin 2009, niveli i migruesve ka arritur së paku atë të vitit 2007.Gjatë
periudhës së njëjtë, rrjedha e parave të dërguara ka qenë stabile.
Kosova ka njërën prej shkallëve më të larta të emigrimit nga ekonomitë në tranzicion, me migrim
kryesisht në Evropën Perëndimore.Një nga katër ekonomi familjare në Kosovë ka së paku një
anëtar të familjes që jeton jashtë Kosovës.Destinacionet kryesore kanë qenë Gjermania dhe
Zvicra, ku kanë migruar përafërsisht 60 për qind të migruesve.Kohëve të fundit, vendet tjera të
Evropës, siç janë Italia, Suedia dhe Sllovenia janë bërë destinacione për migruesit.
Pritjet për migrim në të ardhmen mbesin të larta.Rreth 3.5 % e popullatës punuese,15 vjet e më
shumë, raportojnë se dëshirojnë të migrojnë gjatë 12 muajve të ardhshëm. 2.1 % jerë deklarojnë,
se do të migrojnë brenda pesë viteve të ardhshme, edhe pse të dhënat e vet-raportuara rreth
qëllimit të migrimit mbivlerësojnë rrjedhat e ardhshme.Në vitin 2008, kishte rreth 0.6 %
emigrues nga popullata punuese.Edhe në vitin 2007, që arriti kulmin e emigrimit, vetëm rreth
11,000 migrues lëshuan Kosovës (përafërsisht 1 % e popullatës punuese).Megjithatë, pavarësisht
prej shtrirjes dhe historisë së migrimit, Kosova ende nuk ka hartuar një politikë të migrimit dhe
korniza institucionale për t„u marrë me çështje të migrimit është jashtëzakonisht e dobët.

Literatura e shfrytëzuar:
* Riza Çavolli Prof. Dr., Gjeografia Regjionale e Kosovës:, ETMMK, Prishtinë, 1997
*M. Sorre, es migrations des popuples ( Essai sur la mobilite geografphique), Flammarion, Paris
1955,
* Dr. Hivzi islami, Kosova dhe shqiptarët ( Çështje demografike) Pena, Prishtinë 1990,
* http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
* Simsir, bot., Rumeli‟ den Türk göçleri, vëll. 2, fq. 516 (Nish): AMAE Mem, due dok., Turqie,
vëll. 95, fo 172 r ( Le materiél provenant de ces démolitions, tel que pierres, bois,etc e été
vendu… ). Një numër vogël familjesh u kthyen më në fund: Kantz, Das Konigrich, vëll. 2 fq.,32.
(citati): Noel Malkom, Kosova një histori e shkurtër, botimi i dytë, Koha Shtëpia e Librit
Prishtinë-Tiranë 2001, fq.237.
*Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
*J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
*http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
* Prof. Dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2ooo,
* V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
*Gazeta ditore : “Bujku”, dt. 28 shtator 1995.Prishtinë.
* http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnre
*Kosova në vështrim enciklopedik, v. e c.,
*Raport i departmentit të shtetit të SHBA, Fshirja e historisë, Pastrimi etnik në Kosovë gjate
vitit 1999, maj 1999,.
* Roli i migrimit dhe parave të dërguara ( remitencave)
*http://siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/2977691274120156014/KosovoCEMreport_Alb.pdf

More Related Content

What's hot

Shqiperia pj5 e fundit
Shqiperia pj5 e  funditShqiperia pj5 e  fundit
Shqiperia pj5 e funditEGLI TAFA
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliHektor Jalasi
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Albania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaAlbania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaLili Liljana
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani MehmetajMarjan Dodaj
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuFizioterapeut
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 

What's hot (20)

Shqiperia pj5 e fundit
Shqiperia pj5 e  funditShqiperia pj5 e  fundit
Shqiperia pj5 e fundit
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 
Myzeqeja
MyzeqejaMyzeqeja
Myzeqeja
 
Vendlindja iime
Vendlindja iimeVendlindja iime
Vendlindja iime
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Albania, Shqiperia
Albania, ShqiperiaAlbania, Shqiperia
Albania, Shqiperia
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 
Ismail qemali
Ismail qemaliIsmail qemali
Ismail qemali
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Plisi
PlisiPlisi
Plisi
 
Cameria
CameriaCameria
Cameria
 

Viewers also liked

Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë
Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë
Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë Ismet Azizi
 
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiEmrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiIsmet Azizi
 
Social Media for Campus Progress Reporters
Social Media for Campus Progress ReportersSocial Media for Campus Progress Reporters
Social Media for Campus Progress Reporterstarakutz
 

Viewers also liked (6)

Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë
Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë
Gjermanet kërkojnë kthimin e pronave në Vojvodinë
 
20130130 goal setting on a timeline
20130130   goal setting on a timeline20130130   goal setting on a timeline
20130130 goal setting on a timeline
 
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiEmrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
 
How to find our zone of excellence meetup
How to find our zone of excellence meetupHow to find our zone of excellence meetup
How to find our zone of excellence meetup
 
Social Media for Campus Progress Reporters
Social Media for Campus Progress ReportersSocial Media for Campus Progress Reporters
Social Media for Campus Progress Reporters
 
Master Plan
Master PlanMaster Plan
Master Plan
 

Similar to Gjilani - migrimet e popullsisë

Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurKleeviPro
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-JugosllavisëValon Pecani
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfrefiecehu
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorSuzana Muja
 
Shqiperia pj3
Shqiperia pj3Shqiperia pj3
Shqiperia pj3EGLI TAFA
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...Marjan DODAJ
 

Similar to Gjilani - migrimet e popullsisë (20)

Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-Jugosllavisë
 
shqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqishqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqi
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
 
projekt gjeografi 12
projekt gjeografi 12projekt gjeografi 12
projekt gjeografi 12
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
 
Shqiperia pj3
Shqiperia pj3Shqiperia pj3
Shqiperia pj3
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 

Gjilani - migrimet e popullsisë

  • 1. Gjilani - migrimet e popullsisë Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Autor:Ismet Azizi Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Në mes të tjerash, Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë,Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan)". Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës.Pas luftës është edhe qendër e rajonit.Aktualisht llogaritet t`i ketë mbi 132 mijë banorë. Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane në vitin 1772.Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan. Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë.Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar. Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli, i cili në atë kohë ka pasur 1.000 shtëpi. Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar.Në vitin 1897, përmendet si qytet zejtar me 1.000 shtëpi.Qytetin e bënin atraktiv elementet e arkitekturës orientale me të gjitha pamjet e veta.Shtëpitë e rrethuar me mure të larta, me kopshte të rrethuarar me plot gjelbrim, rrugët me kalldërme, ndërsa dyqanaet me qepenga. Në virtin 1931 Gjilani ka pasur 7.215 banorënë vitin 1981 kishte 35 249 banorë që tregon nji rritje gjat kësaj periudhe për gati 5 herë due tash Gjilani vlerësohet ti ketë rreth 75 000 banorë.
  • 2. Gjilani është i vendosur në udhëkryqin Ferizaj-Bujanoc dhe rrugës së vjetër , e cila shkonte në drejtim të Shkodrës në Shqipëri, nëpër Kosovë për në Vranjë, në Serbi dhe rruga e vjetër e “Kumanovës” e cila lidhte Shkupin me Novobërdën dhe Prishtinën. Gjilani shtrihet në mes viseve blegtorale të veriut dhe të jugut dhe pjesës së ulët të Fushës së Moravës, në të cilën dominon lavërtaria.Nëpër qytet rrjedhin lumenjtë Mirusha, lumi i Banjës dhe ai i Stanishorit, që të tre këta bashkohen në afërsi të fshatit Malishevë, duke formuar lumin me këtë emër dhë në afërsi të fshatit Uglar derdhet në Moravën e Binçs.Gjilani i vendosur në kryqëzim të rrugëve të lartëpërmendura dhe rrafshinat aluviale të lumenjëve kanë qenë elemente të rëndësishme për vendosjen dhe zhvillimin e vendbanimit.Gjilani hyn në radhën e qyteteve të reja. Migrimet e popullsisë Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik, ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapsirë të caktuar.Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja specifike. Migrimet e popullsisë kudo në botën bashkohore janë bërë process i pafrenueshëm i evulucionit kuantitative dhe kualitativ të popullatës në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, socialeprofesionale dhe demografike si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe mbrenda vet shteteve. Edhe në Kosovë migrimet e popullsisë në të kaluarën por edhe sot janë shum intensive në të gjitha regjionet, komunat dhe vendbanimet e saj, duke i përfshirë të gjitha shtresat shoqërore e nacionale. Strukturat e ndryshme serbe , institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe gjenocid.Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe regjimet e tyre. Pas luftërave sebo-turke due Kongresit të Berlinit (1978), pushteti serb, per të realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe. Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples ( Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), , të Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë dhe të qyteteve të këtyre rretheve( Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme dhe tërë pasurinë tjetër që patën.
  • 3. Është e pabesueshme se Jovan Cvijiq ( 1865 – 1927) , si shkencëtar i cili i kishte vu bazat gjeografike të synimeve hegjenmoniste serbe në ballkan, pohonte se vetëm në vitin 1877 nga Toplica me rrethinë janë ndjekur më se 30.000 shqiptarë. Lidhur me vrasjet dhe masakrat gazeta beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925, shkruan:“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpërkëmbë me qëllim që të plaçkiten”..,“Në Arnautlluk jehojnë pushkët.Vise të tëra të banuara me shqiptarë vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë...Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme.Askush më në këtë vend nuk ka turp.Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata njerëz të arratisen. Askush nuk do të shohë se duhet ndaluar policët dhe nëpunësit tanë, që janë fajtorë për gjakun që atje po derdhet që nga “çlirimi”.Mirëpo po predikohen therje e gjakderdhje të reja. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kaspahane të vërteta”...“Punisha deri më tash ishte më dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i therrte me sukses.Ai dinte që t‟i vriste me një plumb nga gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë” Tregtarët shqiptarë, të cilët bënë përpjekje që të mbetëshin në Nish, i‟u nënshtruan ndjekjeve të vrasësëve kurse pasuria e tyre e atyre që kishin ikur, u shit për 1% të vlerës. Në një peticion të vitit 1879, një grup refugjatësh nga Leskovci ankohej se shtëpitë, mullinjtë, xhamitë due teqet e tyre ishin rrënuar, ndërsa materiali nga këto rrënime, gurët dhe druri, ishin shitur, “ kështu që nëqoftëse ne kthehemi në vatrat tona, nuk do të kemi vend për t‟u strehuar”. Shqipatrët e dëbuar, të të njohur me emrin muhaxhirë, u vendosën në Kosovë dhe rreth sajë, në jug të kufirit serbo-turk.Deri vonë ka pasur edhe dëshmitarë të gjallë që e mbanin mend këtë terror masiv të regjimit të atëhershëm serb mbi popullatën shqiptare të viseve të zëna në gojë, të cilën e përsëritën edhe në vitit 1998/99 në Kosovë Migrim të popullsisë nga Kosova ka pasur edhe gjat periudhës së sundimit turk, por, shpërnguljet më masive fillojnë me rastin hyrjes së trupave serbe në Kosovë në vitin 1912.Këto shpërngulje ishin orientura kah Turqia. Sipas vlerësimeve në mes të viteve 1910 dhe 1921 prej Kosove janë shpërngulur rreth 150.000 banorë. Burimet turke tregojnë të dhëna të ndryshme për myslimanët e imigruar në Turqi.Spas gazetave turke “Rumeli ve Anadolu postlari” numri i imigrantëve prej Jugosllavisë në Turqi vlerësohej rreth 350.000 persona.Ky burim nuk tregon për strukturën kombëtare të imigruarëve.Burimet tjera si “Türkie Instatistik Yiligi 1959/68 T.C. Baŝkanlik Devlet Istatistik Enstitüsû baŝkanligi” cekin se në mes të viti 1934 e 1945 për në Turqi janë shpërngulur 2296 familje me 8919 anëtarë, kurse deri në vitin 1968 janë shpërngul 49 343 familje me 187.8333 banorë. Sipas Federatës Turke të Amzës së të shpërngulurve, në Turqi prej vitit 1946 deri në vitin 1968 kan arritur 41.950 familje me 159.030 anëtarë. Pas krijimit të Jugosllavisë së parë, respektvisht pas viti 1920, drejtë Kosove fillon rryma migruese e serbëve, malazezëve, hercegovasëve etj.Prej viseve pasive të shtetit të atëhershëm.Deri në vitin 1939 në Kosovë u vendosën 11.383 familje të kolonistëve me 53.884 anëtarë, prej të cilëve 49 244 persona ishin serbë due malazezë, 5148 kroatë, 162 sllovenë të vendosur në rreth 340 vendbanime të Kosovës. Kjo ishte vala e pare e fuqishme e kolonizimit të
  • 4. Kosovës, që kishte për qëllim jo zgjidhjen e çshtjes agrare dhe suprimimin e mardhënjeve çifligare, siç arsyetonte pushteti i atëhershëm, por ndjekjen sa më të shpejtë e më massive të shqiptarëve dhe serbizimin e Kosovës. Duke parë se kolonizimi me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nuk po jep rezultatet e duhura, sipas dëshirës dhe mendimeve të qarqeve borgjeze sunduese, në këtë drejtim të gjitha ministritë shtetërore dhe organet tjera, u angazhuan edhe më tepër. Në këtë drejtim u angazhua edhe Klubi Kulturor serbë, i cili bëri plane dhe hartoi elaborate se si të zbatohet me sukses kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi e në Shqipëri. Në elaboratin voluminoz të Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve” i 7 marsit 1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t‟i thyesh vetëm me kolonizim gradual; ky është i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjet të fundit… të mbijetojë drejt bërthamës së shteti tonë... pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në ç„drejtim ne prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptarët kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazërie a fisi dhe sipas rastit t‟i jepet edhe dimensioni ekonomik.Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe kryengritje lokale, të cilat do të shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me ushtri, sa me kolonistë, fise malazeze dhe çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare dhe të lagjeve të qyteteve...” “Deri në fund të shfrytëzohen ligjet për t‟ua bërë shqiptarëve jetën sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit i pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenëve, detyrimi me angari dhe të gjitha mjetet tjera, që mund t‟i ketë në dorë një polici”.“Me rastin e krijimit të psikozës për shpërngulje, duhet bërë gjithë ç„është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje të tëra.Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...” “Me rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...” ‟‟duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”. Migrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe karakter politik e strategjik.Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar nga 2536 imigrues. .Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare , në krahasim me Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës.Gjatë kësaj periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj. Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. . Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.
  • 5. Gjat periudhës 1941- 1945 duke u bazuar se në Kosovë imigruan gjithsej 16.862 ose 4.5% ( prej gjith të të imigruarëve), atëherë mund të konstatojë se edhe në komunën e Gjilanit nga viset jasht Kosovës imigruan reth 766 ( duke u bazuar në mesataren që ishte për çdo komunë). Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko–shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth.Për t‟i kuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjera, duhet dhënë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të Kosovës gjat periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik mund të diferencohet në disa periudha: a) nënperudha (1945 – 1948) e barazisë politike e sociale, b) nënperiudha (1948 – 1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e presioneve. c) nënperiudha (1952 – 1956 ) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi. d) nënperiudha (1966- 1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e shqiptarëve dhe e tjrëve. e) nënperiudha (1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës. f) nënperiudha (1989-1999) e syprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e jashtme. Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, preokupim kryesor i serbëve ishte spastrimi i Kosovës dhe viset rreth saj nga popullata shqiptare.Këtë qëllim përsëri mundoheshin ta arrijnë me anë të shpërnguljes për Turqi dhe me anë të asimilimit.Menjëherë pas përfundimit të luftës V. Çubriloviq ministër në qeverinë e atëhershme të Titos, paraqitet me elaboratin e dytë për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve me zbatimin e e forcës ushtarake, por edhe të bashkësive tjera etnike me prejardhje josllave dhe krijimin e shtetit të pastër të sllavëve të jugut. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri kah vitet e 60-ta në Kosovë janë vendosur disa ish kolonist të cilët kishin ikur nga Kosova në vitet 1941/45, pastaj banorë serb e malazez nga viset për rreth Kosovës, nga Jabllanica, Vranja, Toplica, Plava, Ulqini, Podgorica, Sanxhaku etj., si fuqi punëtore dhe kuadra.Gjat periudhës 1946/61 në Kosovë u vendosën 15. 428 banorë, ndërsa gjatë periudhës 1961/71 edhe 23 071 banoë prej viseve tjera jasht Kosoves, ose gjthësej deri në vitin 1971 38.499 banorë.Derisa vazhdonte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, në Kosovë pasoi vala e dytë e fuqishme e kolonozimit: shum serb e malazezë nga Serbia due Mali i Zi.
  • 6. Gjat priudhës 1944/66 nga Kosova për në Turqi sipas shënimeve turke u shpërngulën mbi 40 000 familje me rreth 160 000 anëtar,shumica e të cilëve rreth 80% ishin shqiptarë. Periudha 1946-1952 është periudha e pasluftës së Dytë Botërore kur numri i të ardhurëve në Kosovë ishte dy tri herë më i madh për çdo komunë.Më së shumti të ardhur pati në komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, por nuk mbetet edhe me pak as komuna e Gjilanit. Faza më intensive për nga shkalla e imigrimit të popullsisë në Kosovë,njihet periudha nga viti 1953-1960, kur numri i të ardhurëve arriti në shifrën më të madhe 79.969 ose 21.6%, apo mesatarisht për komunë 3635 përsona. Faza tjetër e cila nuk dallon shum për nga intenziteti i imigrimit të popullsisë është ajo e viteve 1961-1965, kur për komunë mesatarisht imigruan 3547 përsona ose gjithësej 78.039 individ. Numër bukur të madh imigruesish pati edhe gjat viteve 1966-1969, gjithsej 69.146 ose mesatarisht për komunë 3143.Edhe gjat kësaj faze prini komunat më të mëdha dhe ato të cilat ishin më të zhvilluara.Gjat gjith këtyre periudhave komuna e Gjilanit llogaritet në komunat mesatare, si për nga madhësia poashtu edhe për nga zhvillimi. Gjat periudhës 1961-1971 nga të gjith të imigruarëve në Kosovë 179.448, në Komunën e Gjilanit imigruan 10.368 veta .Pjesmarrja e migruesëve gjatë periudhës 1961-1971 është pasojë e zhvillimit relativisht intenziv në krahasim me periudhën e më hershme të pas Luftës së Dytë Botërore. Përsa i përket numrit të imigruarëve në Kosovë gjatë përiudhës 1961-1971, ai ishte më i vogël (112.114) për 70.850 persona se sa numri i të emigruarëve.Mesatarisht për komunë pati nga 5096 veta ose 90 në 1000 banorë. Numrin më të madh absolute të imigruarëve Gjilani e pati (mbi mesataren e Kosovës 5096) , (6831) me shkallë të imigrimit 101 në 1000 banorë. Komunën e Gjilanit, Prof. A. Pushka e radhitë në grupin e komunave të cilat kanë shkallë më të lartë t‟imigruarëve se sa mesatarja e Kosovës, bashk me Prishtinën, Pejën, Mitrovicën dhe Vushtrrinë. Prof. Pushka, Komunën e Gjilanit e radhitë edhe në grupin e komunave me mobilitet të lartë të popullsisë dhe përpos që komuna e Gjilanit paraqet qendër mbledhëse të migruarëve, ajo shërben edhe si “urë kaluese” për migruesit deri sa nuk emigronin në komunat tjera. Tutje duke llogaritur saldon migruese Komunën e Gjilanit për periudhën 1961-71 e kategorizon në tipin emigrues, për shkak të vlerës negative migruese, bashk me Kamenicën (-196) dhe Vitinë (-155) . Procesi i shpërnguljes nga Kosova vazhdoi edhe pas vitit 1981.Në kohën prej qershorit të vitit 1983 e deri në dhjetor të vitit 1988 nga Kosova u shpërngulen edhe 16.958 serbë, 10.822 shqiptarë, 3552 myslimanë, 3118 romë, 2613 malazlazezë dhe 24000 përsona tjerë, ose gjithësejt 39,605 përsona.Nga këto të dhëna shihet se më tepër se 25% ishin shqiptarë.
  • 7. Në anën tjetër, prej viseve tjera në të njejtën kohë erdhën në Kosovë gjithsej 14 000 banorë, prej të cilëve gjysma ishin shqiptarë, ¼ serbë, 1/10 mysliman e të tjerë . Politika shtetërore serbe në fillim të vititt 1990 doli haptas me ligje, projekte dhe programe hegjemoniste, destinim kryesor i të cilavë ishte ndrrimi strukturës së popullsisë së Kosovës përmes kolonizimit të serbëve dhe spastrimeve të qeta etnike të shqiptarëve.Në vitin 1991 Kuvendi i Serbisë nxorri ligjin për kushtet e ndarjes së tokave bujqësore në Kosovë me qëllim të realiozimit të synimeve kolonizuese. Me këtë ligj krijoheshin kushtet që serbëve tu jipen toka falas, ndërsa përndërtimin e shtëpive do të siguroheshin kredi shumë të volitshme me afat kthimi prej 25 vjetësh. Me qëllim të serbizimit të Kosovës, regjimi serb pas vitit 1991, krahas ndjekjesa së shqiptarëve, nisi të sjell edhe refugjatë- kolonist nga Kroacia due B e H, si dhe serbomalazezë nga Shqipëria. Me qëllim të spastrimit të qetë etnik dhe të rrudhosjes së dimensionit demografik të shqiptarëve si në vëllim, ashtu edhe në shtririjen hapsinore , provokimet, dhuna dhe terrori e kanë përfshirë edhe tërë Kosovën e aneksuar dhe të okupuar, si dhe rajonin e Preshevës, Bujanocit due Medvegjës si rajon fqinj i Anamoravë.Në funksion të drejtëpërdrejt të këtij qëllimi vazhduan të jenë gjthëashtu largimi nga puna, shkatrrimi i bazës ekonimike, taksat dhe gjobat, ndjekja e të rinjëve për rekrutim në ushtrinë serbe dhe përzënja e nxënësëve, studentëve dhe arsimtarëve shqiptarë nga objektet shkollore e universitare. Pas suksesit të ofenzivës kroate” Stuhia” të viti 1995, pasoi ekzodi masiv i serbëve.Një numër i konsiderueshëm i tyre regjimi serb nisi t‟i instaloj në Kosovë dhe në regjionin e Anamoravës. Kjo i shkoi përshtatit pushtetit të atëhershëm serb që të realizoj kolonizimin. Për këtë qëllim shteti serb formoi edhe shtabin komunal, si dhe trupin koordinues në nivel të Kosovës.Nuk ishte fjala për zgjidhjen e një problemi humanitarë, por kolonizimi me qëllim politiko-hegjemonist. Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit më së shumti kolon serbë pushteti serb ka vendosur në komunën e Prishtinës rreth 3500, ndërsa në komunën e Gjilanit kishte vendosur rreth 750 përsona. Planet e fundit dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze në fund të viteve të 90-ta. Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombetar nga ana e popullatës shqiptare në krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbe bënin gjenocid mbi popullatën shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), perkatesisht “Keshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih problema na Kosovu i Metohiji (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.
  • 8. Perkitazi me kolonizimin e Kosovës, në piken 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë ne to dhe burimet për ekzistencë: Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin “Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për te gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë. Punësimi do te behej ne qytet.Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore, prone e Kooperatives Bujqesore. Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve.Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i shfrytezon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me ekzistencë nga bujqesia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndare 250 ha toke punuese për serbe e malazeze që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë. Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t‟u ndahen familjeve serbe.Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë ndertimi i Lagjës serbe.Ne fshatin Livoçi i Poshtem ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha, mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtepi.Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera. Migrimet e popullsisë para, gjat dhe pas Luftës së fundit Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë.Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t‟u shtohen ketyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpernguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ˝ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shperngulen nga banesat dhe shtepitë e tyre dhe u detyruan te jetonin ne rajonet malore të Kosoves në nje situatë dramatike Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Ne vendet tjera të botës u vendosen gjithsej 76.475 refugjatë, duke perfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në France, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlande, Izrael etj. Marrveshja e arritur nga NATO dhe komandantët ushtarake të ish RFJ-së me 9 qershor 1999, janë tërhequr afro 800 tanke, transportuese të blinduara, topash dhe gryka zjarri artilerie.Menjëherë, po atë ditë dhe ditëve të tjera popullata shqiptare filloi kthimin ne vatrat e veta.Këtë e bënë së pari refugjatët nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqipëria e kështu me radhe,
  • 9. përkunder apelit të UHNCR të rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar që paralajmëronin organizatat dhe institucionet ndërkombetare humanitare e të tjera. Kthimi i shpejtë i refugjatëve nga Maqedonia, nga Shqiperia dhe nga vendet perëndimore e të largëta, si SHBA,Kanada, Australia etj.është një fakt mahnitës për botën, që tregon se sa shumë janë të lidhur shqiptarët për tokën e vet, sa shumë dashuri kanë për atdhe. Në vitet 90,emigrimet u përshpejtuan për shkak të vuajtjeve të luftës dhe kulminoi në vitin 1999 kur qindra mijëra Kosovarë u deshtë të ikin.Megjithatë, zgjidhja e konfliktit para një dekade nuk ka stimuluar migruesit që të kthehen (përveç atyre që janë kthyer nga vendet nikoqire qëndrimit të përkohshëm). Migrimi ka ofruar siguri për një pjesë të madhe të popullatës, duke shërbyer si burim i jetës nga një mjedis i papunësisë së lartë dhe shkallës së lartë të varfërisë Ritmi i migrimit nuk është ndikuar shumë nga kriza ekonomike.Pas përfundimit të konfliktit, ritmi i migrimit është rritur deri në vitin 2007, pastaj ka shënuar një rënie të lehtë në vitin 2008.Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimi i trendit në vitin 2008 është rezultat i krizës ekonomike apo jo.Kjo ka mund të jetë një fenomen i përkohshëm sepse rezultatet e studimit të migrimit tregojnë që në vitin 2009, niveli i migruesve ka arritur së paku atë të vitit 2007.Gjatë periudhës së njëjtë, rrjedha e parave të dërguara ka qenë stabile. Kosova ka njërën prej shkallëve më të larta të emigrimit nga ekonomitë në tranzicion, me migrim kryesisht në Evropën Perëndimore.Një nga katër ekonomi familjare në Kosovë ka së paku një anëtar të familjes që jeton jashtë Kosovës.Destinacionet kryesore kanë qenë Gjermania dhe Zvicra, ku kanë migruar përafërsisht 60 për qind të migruesve.Kohëve të fundit, vendet tjera të Evropës, siç janë Italia, Suedia dhe Sllovenia janë bërë destinacione për migruesit. Pritjet për migrim në të ardhmen mbesin të larta.Rreth 3.5 % e popullatës punuese,15 vjet e më shumë, raportojnë se dëshirojnë të migrojnë gjatë 12 muajve të ardhshëm. 2.1 % jerë deklarojnë, se do të migrojnë brenda pesë viteve të ardhshme, edhe pse të dhënat e vet-raportuara rreth qëllimit të migrimit mbivlerësojnë rrjedhat e ardhshme.Në vitin 2008, kishte rreth 0.6 % emigrues nga popullata punuese.Edhe në vitin 2007, që arriti kulmin e emigrimit, vetëm rreth 11,000 migrues lëshuan Kosovës (përafërsisht 1 % e popullatës punuese).Megjithatë, pavarësisht prej shtrirjes dhe historisë së migrimit, Kosova ende nuk ka hartuar një politikë të migrimit dhe korniza institucionale për t„u marrë me çështje të migrimit është jashtëzakonisht e dobët. Literatura e shfrytëzuar: * Riza Çavolli Prof. Dr., Gjeografia Regjionale e Kosovës:, ETMMK, Prishtinë, 1997 *M. Sorre, es migrations des popuples ( Essai sur la mobilite geografphique), Flammarion, Paris 1955, * Dr. Hivzi islami, Kosova dhe shqiptarët ( Çështje demografike) Pena, Prishtinë 1990,
  • 10. * http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9 * Simsir, bot., Rumeli‟ den Türk göçleri, vëll. 2, fq. 516 (Nish): AMAE Mem, due dok., Turqie, vëll. 95, fo 172 r ( Le materiél provenant de ces démolitions, tel que pierres, bois,etc e été vendu… ). Një numër vogël familjesh u kthyen më në fund: Kantz, Das Konigrich, vëll. 2 fq.,32. (citati): Noel Malkom, Kosova një histori e shkurtër, botimi i dytë, Koha Shtëpia e Librit Prishtinë-Tiranë 2001, fq.237. *Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978. *J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14. *http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33 * Prof. Dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2ooo, * V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 . *Gazeta ditore : “Bujku”, dt. 28 shtator 1995.Prishtinë. * http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnre *Kosova në vështrim enciklopedik, v. e c., *Raport i departmentit të shtetit të SHBA, Fshirja e historisë, Pastrimi etnik në Kosovë gjate vitit 1999, maj 1999,. * Roli i migrimit dhe parave të dërguara ( remitencave) *http://siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/2977691274120156014/KosovoCEMreport_Alb.pdf