shenjat e shtatzanise

24,894 views

Published on

0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
24,894
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
1
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

shenjat e shtatzanise

  1. 1. PROJEKT NR.2 SHENJAT E SHTATZANISE FEKONDIMI IN VITROKONTRACEPTIVET DHE LLOJET
  2. 2. QELLIMI I PUNES : -Te mesojme simptomat e shtatzenise -Ne perputhje me keto te dhena te kerkohet ndihma e e testeve laboratorike. -Te dime se cfare eshte pllenimi artificial i njeriut. - Te marrim informacione rreth kontraceptiveve dhe llojeve te tyre.
  3. 3.  Këto janë pyetje te vështira për t’iu përgjigjur.Çdo shtatzeni është një histori në vetvete,çdo grua është vetvetja dhe trupi i saj reagon ndryshe ndaj trazirave të një shtatzënie në fillimet e saj.Për disa gra,në fakt,te kuptuarit e te qenit shtatzënë ndodh me vonesë për shkak se simptomat e shtatzënisë në muajin e parë dhe më tej,nuk janë të tilla si për ti vënë në gatishmëri
  4. 4.  Per gratë me një cikël të parregullt qe kane një vonesë te menstruacioneve nuk përbën ndonjë gjë te rrallë vonesa e tyre dhe për këtë arsye nuk është simptomë e mjaftueshme për të menduar se presin një fëmijë.Megjithatë,tashmë gjatë ditëve të para të një shtatzëni të re ne trupin e femrës ndodhin një seri “revolucionesh”,te cilat edhe pse ende te vogla,disa gra nuk arrijnë t’i njohin.Konceptimi ndodh gjatë periudhës pjellore të muajit gjatë ovulacionit.
  5. 5.  Kur menstruacionet nuk vijne është simptoma e pare e persosur,e cila duhet të çojë në testin e shtatzënisë.Per te parashikuar kete per shkak te voneses se menstuacioneve per disa gra eshte e veshtire,kjo është e mundur vetëm në qoftë se cikli është saktë si një orë.Gjithsesi,nëse kjo vonesë ndodh si rezultat i marrëdhënieve të pambrojtura është e qartë se çdo grua mund të ketë te drejtë te dyshoje per nje shtatzani.
  6. 6.  Ndër simptomat e shtatzanisë ka edhe humbje.Në disa raste (6-7%) është gjakderdhje që mund të ngatërrohet me ciklin menstrual.Në realitet ajo është një fenomen i quajtur “diktim”.Më shpesh nga fazat e hershme të shtatzënisë,ju mund të përjetoni humbje te te bardhave transparente per shkak te veprimeve te estrogjenit.
  7. 7. Simptomat eshtatzënise:Gjoksi i fryre  Ndër simptomat e shtatzënisë eshte edhe gjoksi i fryrë dhe qe dhemb,kjo ndodh menjëherë dhe është për shkak të hormonit prolattina.Gjoksi fryhet si para menstruacioneve dhe lëndohet nese e prek.Edhe në këtë rast,lidhur me mungesën e një cikli mund të krijojmë dyshime.
  8. 8. Simptomat e shtatzënise:Lodhje Lodhja është një tjetër simptomë tipike e shtatzënisë dhe është shumë e zakonshme.Është ndoshta për shkak të përpjekjeve që bën trupi në përshtatjen me situatën e re,si dhe përqendrimi në rritje i progesteronit në gjak.Ndonjëherë kjo ndjenjë e dobësisë vazhdon në muajt në vijim (nganjëherë edhe për shkak të mungesës së hekurit),por në përgjithësi zbehet në tremujorin e dytë.
  9. 9. Simptomat e shtatzënise:Urinim i shpeshtë. Urinimi më i shpeshte është një nga simptomat më të zakonshme,e cila nganjëherë shfaqet para ushqimit.Varet kryesisht nga pozicionin qe mitra merr mbi fshikëz.
  10. 10. Simptomat e shtatzënise:Vjellje. Te përziera dhe të vjella janë dy nga simptomat më të zakonshme të shtatzënisë dhe të shpeshta:Ndikon së paku te 50% të nënave shtatzëna.Shpesh vjellje ose ndjeshmëria ndaj aromave nuk mund të ndodhe para menstruacioneve.Ndër shenjat e shtatzënisë binjake është vetëm një vjellje insistuar qe nuk zvogëlohet pas disa muajve të parë siç ndodh në shtatzënite normale.Por edhe në këtë rast … kjo nuk është një “rregull” qe vlen për të gjithë.
  11. 11. Simptomat e shtatzënise:Enjtje. Ënjtje ose shurdhim i barkut jane simptomat e shtatzënisë qe shkaktohen nga ndryshimet hormonale, por edhe një kapsllëk fillestar,të cilat do të përmirësohen menjëherë pas.Në mesin e simptomave te shtatzënisë nuk është diarreja.
  12. 12. CFARE ESHTE AJO?TEKNIKAT PER KETE LLOJ FERTILIZIMI
  13. 13. CFARE ESHTE FERTILIZIMI IN VITRO? Fertilizimi “in vitro” (IVF) apo fertilizimi “në epruvetë” nënkupton fertilizimin e qelizave vezë me spermën e partnerit në laborator me qëllim të krijimit të embrioneve të përbashkëta të tyre. Këto embrione pastaj, pas 3-5 ditësh të qëndrimit në inkubator, kthehen në mitrën e gruas me shpresën se do të zhvillohen më tutje në fryt. Kështu që, fertilizimi in vitro paraqet një alternativë shtesë për t’u bërë prindër për ato çifte që këtë nuk e kanë arritur me rrugë natyrale apo me metoda tjera të terapisë konvencionale. Shkaktarët më të shpeshtë që çojnë në përdorimin e kësaj metode te problemet e fertilitetit janë: kualiteti apo kuantiteti i dobët i spermës, mbyllja e tubave (kanaleve) apo çrregullimet e ovulacionit te gruaja, problemet në bashkimin e spermës me qelizën vezë etj.
  14. 14. LLOJET E TEKNIKAVE TË ASISTUARA REPRODUKTIVE (ART) Fertilizimi in vitro (IVF) Konsiston në stimulimin e kontrolluar të vezoreve dhe aspirimin (marrjen) e qelizave vezënëpërmes të një gjilpëre aspirative të udhëhequr nga sonda vaginale, e që bëhet me aplikimin e një anestezioni të lehtë tek femra. Oocitet (qelizat vezë) inseminohen me 50.000/ml spermatozoide të lëvizshme. Procesi i fertilizimit kryhet në kushte laboratorike, kurse embrionet e zhvilluara transferohen në mitër në ditën e 2-të, 3-të apo të 5-të pas inseminimit. Dita e transferit të embrioneve përcaktohet në bazë të potencialit zhvillimor të tyre.
  15. 15.  Injektimi intracitoplazmik i spermatozoideve (ICSI) Dallimi nga procedura e IVF qëndron në faktin se te metoda ICSI spermatozoidet futen (injektohen) direkt në qelizat vezë. Kjo teknikë përdoret pikë së pari tek problemet me spermë, infertiliteti i panjohur si dhe tek dështimet e mëparshme të fertilizimit apo të implantimit.
  16. 16. Fazat e procedurës së IVF: 1) Stimulimi i folikulave me medikamente:Medikamentet për fertilitet përdoren për të stimuluar prodhimin e oociteve (qelizave vezë) në mënyrë që të përfitohet numër sa më i madh i qelizave, me ç’rast do të shtohen mundësitë e pacientes për të ngelur shtatzanë përmes fertilizimit të disa vezëve dhe zhvillimit të mëtejmë embrional. Në këtë fazë qelizat vezë që zhvillohen në vezore monitorohen përmes ultrazërit dhe analizave hormonale dhe mirren (aspirohen) para se të lirohen nga vezoret.
  17. 17.  2) Tërheqja (aspirimi) e qelizave vezë:Qelizat vezë tërhiqen duke e futur në vaginë një gjilpërë të posaçme thithëse që monitorohet përmes ultrazërit. Me këtë rast pacientes i jepet një anestezion i lehtë. Pasi që të nxirren jashtë, vezët vendosen në enë të posaçme në një mjedis laboratorik. 3) Fertilizimi i vezëve dhe zhvillimi i embrioneve:Për fertilizimin (fekondimin) e vezëve me spermën e marrë në të njëjtën ditë nga bashkëshorti i gruas, përdoren metoda të posaçme të teknikave të riprodhimit të asistuar, siç janë IVF apo ICSI. Pas formimit të embrioneve ato priten të zhvillohen në inkubator për një periudhë të caktuar kohore, pas së cilës embrionet me cilësi më të lartë zgjidhen për tu vendosur brenda mitrës së nënës.
  18. 18.  4) Transferimi i embrioneve në mitrën e nënës:Embrionet e përzgjedhura nga ana e embriologut transferohen me një kateter të posaçëm në mitrën e nënës, e pas kësaj duhet të presim një periudhë kohore prej dy javësh për të parë nëse ato kanë zënë vend në mitër, gjegjësisht nëse shtatzania ka filluar të zhvillohet. 5) Kontrollimi i fazës luteale:Në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi i shtatzanisë pas transferit të embrioneve, pacientes i jepen medikamente që përmbajnë progesteron. Në ditën e 14-të pas transferit të embrioneve do të përcaktohet hormoni β-HCG në gjak për të verifikuar nëse shtatzania është arritur apo jo. Poçese vlerat e këtij hormoni të shtatzanisë janë pozitive, atëherë vazhdohet terapia e suportimit të shtatzanisë deri në javën e 12-të, në të kundërtën ajo ndërpritet.
  19. 19. KONTRACEPTIVET
  20. 20. Cfare eshte kontraceptivi urgjent
  21. 21. Pilulat (kokrrat) e kombinuara Janë kokrra që përmbajnë sasi të vogla të dy lloj përbërësish që quhen hormone.Ato janë shumë të sigurta për t’u mbrojtur nga shtatzanitë e paplanifikuara dhe të përshtatshme për gati të gjitha gratë.Kokrrat duhen marrë çdo ditë në të njëjtën orë,pavarësisht faktit nëse do të kryeni apo jo marrëdhënie seksuale atë ditë.Nëse kokrrat merren në mënyrë korrekte rreziku I shtatzanisë është më pak se 1%.Aftësia për të mbetur shtatzanë kthehet shumë shpejt pasi keni ndërprerë marrjen e kokrrave.Ju mund të keni të përzjera dhe perioda më të pakta apo të çrregullta gjatë muajve të parë të përdorimit të kokrrave, por këto efekte anësore do të largohen me kalimin e kohes.
  22. 22. Spiralja ( aparati) –është një metodë shumë e sigurtë dhe efektive e cila ofron gati 99,4% mbrojtje nga shtatzanitë e paplanifikuara.Spiralja është një aparat I vogël plastik i rrethuar nga një tel I hollë bakri apo nga depozita të vogla hormonesh progestin që vendoset në mitrën e gruas nga mjeku gjinekolog.Lloji I spirales me hormone redukton gjakderdhjen dhe ajo me bakër mund të rrisë pak sasinë e periodave gjatë 3-6 muajve të parë pas vendosjes. Spiralja është e efektshme sapo vendoset.Lloji I spirales me bakër ofron mbrojtje për 12 vjet, por nëse ju do të doni të keni një fëmijë tjetër atëherë spiralja mund të hiqet kollaj nga gjinekologu.Spiralja me hormone ofron mbrojtje 5 vjet.Aftësia për të mbetur shtatzanë dhe pasur fëmijë kthehet menjeherë pas heqjes së spirales, pavarësisht llojit të tyre.
  23. 23. Prezervativi dhe steriliteti Prezervativi mund të përdoret në çdo moment.E rëndësishme është ta përdorësh atë në mënyrë korrekte për të qënë efektive, kështu ata ju mbrojnë nga shtatzanitë dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Vazektomia (sterilizimi mashkullor) ofron mbrojte të përhershme për gjatë gjithë jetës.Eshtë një metodë mbrojtëse nga shtatzanitë, shumë efektive për meshkujt të cilat nuk duan fëmijë të tjerë.Kjo metodë kryhet nëpërmjet një proçedure të thjeshtë mjeksore.Ajo nuk ndikon në aftësinë e mashkullit për të kryer marrëdhënie seksuale.Mashkulli apo çifti duhet të përdorin një metodë tjetër kontraceptive për 3 muaj pas vazektomisë, derisa ajo të jetë efektive.

×