Kimi(3)

13,381 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
10 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
13,381
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
7
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
10
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Kimi(3)

  1. 1. 1.▪Roli i hidrokarbureve dhe perdorimi i tyre ne jeten eperditshmeHidrokarburet bëjnë pjesë në grupin e kimisë organike , dhe janë komponime të përbëra prej dykomponentave kryesorë karbonit dhe hidrogjenit. Hidrokarburet janë burime të rëndësishme nëushqimin e njeriut si përbërje e frutave , karotës në përbërjen e vajit tëbimëve të larta, po ashtugjenden edhe në përbërjen e naftës, gazi nëntokësor.PërdorimiHidrokarburet janë një nga burimet më të rëndësishme energjitike të tokës. Mbizotërues tëpërdorimit të hidrokarbureve është si një burim i djegshëm i karburantit. Në formën e tyre tëngurtë, hidrokarburet marrin formën e asfaltit. Metani dhe etani janë në gjëndje të gaztë nëtemperaturat normale dhe nuk mund të jetë i lëngshëm nga presioni i vetëm. Propani ështëmegjithatë lëng i lehtë, dhe ekziston më së shumti si një lëng. Butan është lëng ilehtë. Pentani është i lëngshëm në temperaturën normale, që zakonisht përdoret në kimi dheindustri si një lëndë gati pa erë të fuqishme. Heksani është gjithashtu është një jo-polar, jo-aromatik, tretës, si dhe një pjesë e rëndësishme e zakonshme benzinë. Heksani dhe oktanit -alkanët, alkenët dhe cikloalkanët izomerik janë komponentët kryesorë të benzinës, naftës, dhepërzierje tretës industriale.2.▪Burimet energjitikeLëndët djegëse janë substanca të cilat gjatë djegies lirojnë nxehtësi ose formë tjetër të energjisë.Burimet kryesore janë : qymyri, gazi natyror, nafta. Këto quhen lëndë fosile dhe nuk munden tërigjenerohen. Nafta dhe gazi natyror plotësojnë 65 % të nevojave të përgjithshme, qymyri 25 %dhe energjia bërthamore 4 %.Njëlloj si qymyrguri nafta dhe gazi natyror prejardhjen e kanë nga gjallesat. Në ndryshim ngaqymyrguri këto janë formuar nga gjallesa të vogla bimore dhe shtazore që janë depozituar përparamiliona vjetësh në fundin e deteve të cekëta. Aty në neprimin e mikroorganizmave të trysnisë sëlartë dhe të temperaturës, lënda organikë është shndërruar në një përzierje të ndërlikuarsubstancash të tjera ku mbizotërojnë hidrokarburet.3.▪Burimet globale të naftës drejt pakësimit në 10vjetRaporti i ri i publikuar nga një organizatë e rëndësishme për kërkime të energjisë paralajmëron seburimet e naftës në botë mund të fillojnë të pakësohen në 10 vitet e ardhshme. Ky raport, qe u bë injohur në një takim të Organizatës Ndërkombëtare për Energjinë në Paris, nga Qendra Britanikepër Kërkime rreth Energjisë thotë se prodhimi i naftës mund të arrijë në një pikë kulmore në vitin
  2. 2. 2020, duke bërë që të ketë mungesa të naftës në botë. Kërkesa globale për naftë është epaqendrueshme. Kështu paralajmëron një raport i ri i cili u bë i njohur gjatë një takimi tëOrganizatës Ndërkombëtare për Energjinë në Paris.Sipas Qendrës Britanike të Kërkimeve për Energjinë, prodhimi botëror i naftës do të arrijë nënivelin maksimal para vitit 2030. Autori i raportit, Steve Sorrell thotë se shumë shpejt burimetglobale do të fillojnë të pakësohen. “Karakteristikat bazë të burimeve të naftës lenë të kuptohet seprodhimi i naftës në një nivel të caktuar do të vazhdojë të bjerë dhe asnjë vlerë e investimeve nukmund ta ndryshojë këtë prirje. 10, 15, apo 20 vjet nuk është një kohë shumë e largët”.Takimi i Ministrave të Energjisë nga 29 vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisëpo shqyrton sfidat kryesore të energjisë me të cilat ballafaqohet sot bota. Drejtori i kësajorganizate Nobuo Tanaka thotë se çmimet e larta të naftës janë një ndër këto sfida. “Ka marrëfund periudha kur çmimet e naftës ishin të lira, pra kjo kohë nuk vjen më. Ky është mesazhi ynë.Në botë prodhohen rreth 85 milion fuçi nafte në ditë. Llogaritjet tregojnë se prodhimi i naftës do tërritet në mbi 100 milion fuçi, para se burimet të fillojnë të harxhohen. Por disa grupe kërkimorethonë se prodhimi i naftës do të jetë i qëndrueshëm gjatë shekullit 21. Po ashtu, disa kompaninafte thonë se burimet e reja të zbuluara në Angolë, Brazil dhe në Gjirin e Meksikës mjaftojnë përtë përmbushur kërkesën e konsumatorëve.Zoti Sorrell nuk pajtohet më këtë thënie: “Edhe në se bëhen përllogaritje optimiste për sasinë eburimeve të naftës dhe mendohet se në këto vende investohet dhe ato ofrojnë qasje, faktet përsëritregojnë se përsëri do të ketë kufizime gjatë kësaj periudhe”. Megjithëse recesioni dhepopullariteti i makinave që nuk harxhojnë shumë karburant, e ka ulur kërkesën e naftës në Shtetete Bashkuara, OPEC-u thotë se kërkesa për naftë po rritet më shpejt se sa pritej, si pasojë epërmirësimit të ekonomisë globale dhe rritjes së konsumimit në vendet në zhvillim.4.▪Karburantet ne Shqiperi dhe ndikimet nemjedisNDOTJA E AJRITPër cilësinë e ajrit në Shqipëri nuk mund të flitet bindshëm. Me ligj parashikohet që në qendraturbane duhet të monitorohet dioksidi i squfurit (SO2) dhe oksidet e azotit (NOx). Burime kryesoretë ndotjes së ajrit në Shqipëri kanë qenë historikisht industria e shkrirjes së kromit, ajo e bakrit,metalurgjia e gizës dhe e çelikut, si dhe termocentralet. Burime kryesore të ndotjes së ajrit sotjanënxjerrja dhe përpunimi i naftës, ngrohja shtëpiake, prodhimi i çimentos, si dhe djegia epakontrolluar e plehrave. Transporti është një tjetër shkaktar i ndotjes së ajrit. Në vitin 1989 nëShqipëri kishte rreth 2 000 makina. Deri në 1998-n ky numër u rrit në 60 000, nga 150 000automjetegjithsej në mbarë vendin. Makinat janë përgjithësisht të vjetra dhe përdorin benzinë me plumb osenaftë.NDOTJA E PLAZHEVE Plazhet më të ndotura në vend, ku specialistët rekomandojnë deri edhe “bojkotim”, përshkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë janë ato të Durrësit e Kavajës. Ndotjamë e madhe, sipas raportit mjedisor, është kryesisht në Currila, në plazhin Zhiron teBërryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe te Plepat, ku rezultatet e analizave janëalarmante.
  3. 3.  Por panorama nuk është e zymtë vetëm në Durrës e Kavajë. Situatë e rëndë paraqitet edhenë plazhin e vjetër në qytetin Vlorës, përgjatë zonës së Skelës, si dhe në Plazhin e Ri, atyku derdhen kanale të shumta të ujërave të zeza. Në Plazhin e Ri në Vlorë, specialistët kanëkonstatuar ngarkesa të larta bakteriologjike në ujë. Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik plazhet e Sarandës rezultojnë brendanormave të lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me përjashtim të plazhit nëKanalin e Çukës, ku niveli i ndotjes i kapërcen këto norma.Sa i përket brgdetit veriperëndimor, që përfshin plazhet e Shëngjinit dhe të Velipojës,ujërat detare konstatohen se janë brenda normave të pastërtisë, por vihet re mungesë ekushteve higjieno-sanitare në mjedisin përreth dhe ndotje e sipërfaqes së rërës ngambeturinat.Kukës: Ndotet me kimikate liqeni i Fierzës KUKES - Ujerat e liqenit artificial te Fierzes, prej mese nje jave jane ndotur duke u kthyerne nje shqetesim per banoret e Kukesit, ndersa rrezikohet nje ndotje totale e tij negjatesine prej 70 km. Nga kontrollet e ushtruara nga specialiste te higjenes ne brigjet eketij liqeni eshte verejtur nje rritje e ndjeshme e kimikateve te ndryshme, mallrave plastikee deri te mbeturina e mallra te skaduara farmaceutike. Sipas pergjegjesve te Inspektoriatit te Shendetit ne kete qark, sasia e madhe embeturinave rrezikon jo vetem demtimin e flores dhe faunes se liqenit, veçanerisht tepasurise se peshkut, por rrezikon dhe jeten e banoreve pergjate brigjeve te liqenit, qe ne jopak raste pa ditur rrezikun i grumbullojne ato per tregtim. Shqetesimi behet me i madh nekushtet kur se shpejti ne brigjet e ketij liqeni nis sezoni i plazhit, qe edhe pse jo iorganizuar frekuentohet shume nga banoret e zonave rreth tij.Specialistet pohojne se situata eshte alarmante, ndersa kane kerkuar dizinfektimin ebrigjeve te liqenit. Nga analizat e marra ne ujin e ketij liqeni ka dale se niveli i ndotjes eshtene nje shkalle teper te larte dhe me pasoja per shendetin e njerezve. Jashte kamerave ata kane deklaruar se do te kerkojne pezullimin e gjuetise se peshkut nekete hapesire liqenore ne bashkepunim edhe me shoqaten e peshkatareve teKukesit. Pjesa me e madhe e ndotjes ne ujerat e liqenit te Fierzes qe lag territoret eKukesit, Hasit, Tropojes dhe Pukes, vjen permes lumit Drin i Zi, ku derdhen jo pak mbetjeindustriale nga Kosova.Ndotja nga hidrokarburet, tonelata mbetje në kanalin e Roskovecit Ura e Hoxhares në Topojë të Fierit është kthyer në vendpër grumbullimin e mbetjevehidrokarbure që vijnë nga zonat naftëmbajtëse të Ballshit e Patosit. Të dhënat e funditbëjnë fjalë për më shumë se 1 ton mbetje hidrokarbure të derdhura në kanalin eRoskovecit. Autoritetet lokale thonë se e kanë të pamundur të kryejnë pastrimin e kanalitdhe të parandalojnë ndotjen e zonës.
  4. 4. Makinat Makinat e vjetra dhe cilesia e karburanteve, qe ato perdorin jane edhe shkak i ndotjes semjedisit. Forcimi i masave per kontrollin e naftes, kolaudimi i sakte i makinave dhemosperdorimi i makinave te vjetra jane masat qe duhet te merren per permiresimin ecilesise se ajrit. Pak kohe me pare, ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka theksuar sekerkohet evitimi i ketyre problemeve, te cilat vijne nga automjetet. "Shkaktare kryesore perndotjen e ajrit jane makinat e vjetra, cilesia e naftes, si dhe kolaudimi jo i rregullt i tyre.Nese keto kerkesa do te plotesoheshin, atehere edhe cilesia e ajrit ne kryeqytet do te ishtebrenda normave te lejuara", ka nenvizuar Xhuveli, pak kohe me pare. Pervec makinave tevjetra, cilesise se naftes numerohen edhe disa lloje te tjere ndotesish. Keshtu, sipasspecialisteve te ISHP-se, jane ndertimet e pallateve, rikonstruksioni i rrugeve, si dhe djegiae mbeturinave ne hapesire te hapur. Por me te demshme per shendetin e njeriut mbetengrimcat e vogla pas djegies se karburanteve, te cilat arrijne te depertojne deri ne thellesi teorganeve si mushkeria dhe te shkaktojne semundje te renda.5.▪ELEKTRO ENERGJITIKA DHE EARDHMJASi asnjëherë, njeriu sot në botë nuk ka qenë kaq i përgjegjshëm në përdorimin e energjisë, sa potregohet sot. Është koha, që kështu duhet të jemi. Kjo është një frazë dhe një moment që duhetkapur dhe duhet të vlejë edhe për ne Shqipëtarët. Kur njerëzit e duhur bëhen së bashku, atëherëçdo gjë është dhe bëhet e mundur. Gjithashtu, sot në botë, kur nafta po arrin në çmimet e saj mëtë skajshme, për herë të parë dhe seriozisht po mendohet se çfarë do të bëhet për ta zëvëndësuaratë në një të ardhme të afërt. Rrugët e shoqërisë drejt një varësie, gjithmonë e më të vogël ndajlëndëve djegëse me bazë nafte, sa po vijnë e po bëhen më të qarta. Kjo edhe për faktin se mosha eshfrytëzimit të naftës sa vjen e po dobësohet, dhe për faktin se cili apo cila do ta zërë vendin e saj,veçanërisht në fushën e prodhimit të energjisë?. Gjithmonë e më tepër po forcohet mendimi se,besimi ynë aktual mbi lëndët djegëse fosile (naftë, gaz, qymyr), sa vjen e po bëhet më ipaqëndrueshëm. Përgjigjeja konvergon në një të vetme. Pak nga të gjitha burimet e mundshmeenergjitike ose një e ardhme energjitike me ekonomi hibride, që në një kuptim tjetër quhet shtëpi eshëndetshme. Megjithëse për momentin, edhe pse çmimet e naftës po bëhen tepër të larta,burimet e energjive të pastra si era, dielli, biomasa, gjeotermia, etj., nuk përbëjnë akoma arsye tëforta ekonomike për të zëvendësuar naftën. Por, ama, çmimet e energjisë, akoma nuk kanë arriturato maja, që të bëjnë të goditet kuleta e qytetarit dhe kjo nuk do të thotë se e ardhmja e energjisëduhet të lihet në shijet e konsumatorit apo kushtet e tregut. Kjo do të jetë dhe objekti i punës sëpolitikave qeveritare.Brenda një kohe të shkurtër ka shumë mundësi, që ajo (energjia) të rrjedhë nga burime miqësoreme mjedisin, që do të jenë sigurisht më afat gjata. Kjo është arsyeja, përse duhet diskutuar dhendalur në idenë për të ndërtuar një ekonomi hibride. Pra, në mënyrë që të mos zëvendësohenhidrokarburet tërësisht, ajo që do të na duhej të bëjmë do të jetë idea, si të përdornim sa më paknaftë dhe sidomos ta përdorim atë me “nikoqirllëk”. Kjo do të thotë që të ndryshojmë çdo gjë, qënga makinat që ngasim e deri tek Tec-et që ndërtojmë, mënyrën se si e prodhojmë dhe eshpërndajmë energjinë elektrike. Kjo do të thotë të ndërmarrësh një revolucion në mendime dhenë veprime.
  5. 5. Ekonomia hibride e përfitimit të energjisë, sigurisht që do të ketë nevojë për një rrjet elektik, ku tëmund të përshtasë çdo burim të fituar e të vlefshëm energjie. Por, kjo kërkon së pari të synohetpër të patur një sistem energjitik më tepër të decentralizuar dhe demokratik, ku mund tëpërmirësohet efiçenca, duke shkurtuar distancat midis prodhuesve të energjisë dhe konsumatorit.Kjo kërkon së dyti, që rrjeti të jetë më pak i cënuehëm nga ndërhyrjet, nga mbingarkesat, stuhitëdhe aktet e dhunës. Në këto rrethana po vjen koha, që të mendohet dhe të ndërtohet një rrjetelektrik fleksibël (elastik) dhe dinamik, në të cilin energjia të kalojë në dy kahe, ku që të dyja tërrjedhin (japin) energji dhe të pranojnë kontribute nga mijra shtëpi ose impiante të vegjëlteknologjik industrial, të cilat kursejnë dhe prodhojnë energji shtesë. Me një rrjet të tillë hibrid nukdo të jetë më e nevojshme të lodhesh së argumentuari meritat e lëndëve të djegshme fosile (naftë,gaz, qymyr), përkundrejt lëndëve të ripërtëritshme (era, dielli, hidrogjeni, biomasa). Nga ana tjetër,këto burime energjitike garantojnë teknologji të pastër dhe shumë miqësore me mjedisin. Në njëkuptim tjetër, ato përbëjnë atë që sot quhet zhvillim i qëndrueshëm dhe nënkutojnë marrëdhënietë balancuara njeri-naryrë ose balancë njeriu sot-me njeriun nesër.Aktualisht, shumica e rrjeteve elektrikë, jo vetëm tek ne, por edhe në botë, që dalin prejimpianteve të prodhimit të energjisë, shpesh ndodhen larg dhe përdorin diçka më pak se 40% tëenergjisë së lëndëve të tyre djegëse. Vështirësia tjetër qëndron në faktin se në rrjet ekziston njëvoltazh i ulët, duke mos arritur të mbulojë distancën e gjatë midis vendit, ku prodhohet energjiadhe vendit ku ajo përdoret. Ndërsa në fabrikat me panelë diellorë, pamvarsisht se sot, kanë nevojëende dhe duhen menduar për ndihmë shtetërore, nesër në ekonominë hibride, ata që do tëpërdorin energjinë e plotë të tyre do të mund të shesin energji shtesë në rrjet. Në këtë kuptim,panelet fotovoltaikë të vendosur në çatitë e shtëpive do të prodhojnë energji më tepër se sa kanevojë shtëpia, gjatë pjesës me më shumë diell të ditës. Shtesa e kësaj energjie mund të kalohetdrejt rrjetit. Një pjesë e energjisë e prodhuar po nga panelet diellorë do të mund të përdoret ngaelektrolizerët për të prodhuar hidrogjen nga uji, i cili do të rrjedhë nëpër qelizat e lëndës djegësenë makina dhe shtëpi. Shumë prej impianteve të energjisë me lëndë djegëse fosile si tec-et menaftë do të mund të zëvëndësohen me gjeneratorë të erës, që do të plotësojnë rrjetin, sidomos kurenergjia diellore të mbulohet prej natës apo nga retë.Energjia e erës, e cila u shfaq në treg në vitet `70, me 10 cent/kvorë kundrejt 5 cent prej naftës eqymyreve, do të përbëjë teknologjinë e parë mjedisore, që do të konkurojë bindshëm atë me bazëkarburantesh, dhe që sot arrin edhe tre cent, si në gjermani e gjetkë dhe jo larg do të jetë në nivelegare me atë të karburanteve. Kësisoj, sisteme të mikroprodhimit të energjisë në kushte shtëpieapo biznesi mund t`i japin mundësinë shumë personave që të jenë tërësisht jashtë rrjetit.Pra, këto sisteme sigurojnë një mënyrë tjetër prodhimi energjie për shtëpitë dhe bizneset e tyre,duke pakësuar kështu marrëdhënien e tyre me rrjetin ose edhe arrijnë të prodhojnë energji për t`iarishitur kompanive të energjisë. Sa po vjen e po duken shenja që tregojnë se industria e energjisëpo ndryshon në mënyra të ndryshme. Shembujt nuk mungojnë. Tashmë rreth 170,000 shtëpi nëJaponi ushqejnë rrjetin e kompanisë energjitike. Në Gjermani, me qindra shtëpi e biznese, qëushqehen me impiante të erës apo diellorë ushqejnë rrjetin lokal. Sinenergjia, në kësi rastesh dotë përmisojë dukurinë termike në ndërtimet apo shtëpitë tona, për pasojë dhe të ardhmen eenergjisë. Kjo përbën atë që quhet shtëpi e shëndetshme.Kjo është një panoramë e përgjithshme e funksionimit të alternativave të energjisë sot në botë, qëme siguri do të prekë dhe do të ndikojë në alternativat e përfitimit të energjisë elektrikë edhe nëvendin tonë. Në strategjinë e politikave energjitike të vendit, jo se nuk përmenden këto alternativa,por janë ende, dhe siç duken bathët, kanë për të mbetur në karta. Si ta besoj, që këto do të vihennjë ditë në zbatim, kur alternativa fillon me TEC-et dhe jo pak, 4-5 të tillë, ku lënda e parë naftasigurohet nga jashtë vendit. Si mundet që në disa shtete, ku dielli rreh pjertas dhe më pak se 250ditë në vit dhe ku era rreh butas në fusha fuksionojnë dhe nxiten alternativat ekologjikeenergjitike, ndërsa tek ne, ku ai (dielli) rreh pothuajse pingul dhe më shumë se 330 ditë në vit, sidhe ajo (era) rreh furishëm si në fusha të caktuara, në bregdet, në gryka mali nuk është mundur tëkthehet në alternativë kryesore pas asaj të hidrocentraleve. Pra, lënda e parë sigurohet brenda
  6. 6. vendit. Si mund të mendohet kaq potencialisht (mbi 130 milion euro) për ngritjen e një TEC-i, kurnë paralel me të ose tej në horizont nuk shoh të hidhen për diskutim alternativat e tjera zbutëse tësipërmendura për sigurimin e energjisë.A mundet ky TEC të shlyejë vetveten, në një kohë kur nafta dhe sidomos nafta e distiluar drejtviteve `30-`40 do të përbëjë përqindjen më të ulët në sigurimin e energjisë elektrike (5-6%), përshkak të çmimit të kripur të saj. Vendi ynë bën përjashtim, jo për të ndërtuar tec-e, por për tëngritur alternativat e tjera, përderisa ndryshe nga vendet e tjera ka me bollëk ujin, diellin, erën. Jovetëm kaq, por edhe energjitë potenciale e kinetike për sigurimin e tyre, si lartësitë e maleve përujin, formën e grykave për erën dhe këndin e rrezeve për diellin. Koha do të tregojë, se si ky tipTec-i, që do të ngrihet me bazë përdorimi të lëndës fosile (naftë) do të ngelet fosil, sepse ai (Tec-i)nuk është në kohën e duhur, nuk është në vendin e duhur (Vlorë) dhe as nuk është për vendin eduhur (Shqipërinë). Koha do të tregojë, se si ai do t`ji bjerë më qafë industrisë së duhur (turizmit),bujqësisë së duhur (agroturizmit), lagunës së duhur (Nartës), gjiut detar të duhur (Vlorë-Karaburun-Sazanit), ekoturizmit të duhur (Llogara pyll, etj.) dhe mbi të gjitha shëndetit të duhur tënjerëzve Vlonjat.
  7. 7. TEMAT E PERFSHIRA NE PROJEKT●Roli i hidrokarbureve ne jeten e perditshme●Burimet energjetike●Pakesimi i burimeve energjetike●Karburantet ne Shqiperi dhe ndikimet nemjedis●E ardhmja energjetike

×