Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Komunikimi ne agjencine e udhetimit

741 views

Published on

Published in: Travel
  • Login to see the comments

Komunikimi ne agjencine e udhetimit

  1. 1. Komunikimi në agjencinë e udhëtimit
  2. 2. Nënçështjet • Të njohim nevojat dhe dëshirat e klientit. • Të dëgjojmë me vëmendje nevojat e klientit. • Ta ndihmojmë atë në zgjedhjen e ofertës së duhur. • T’i japim ofertën më të mirë duke i prezantuar ato.
  3. 3. Objektivat: oTë arrijmë një komunikim të suksesshëm. oTa bëjmë klientin të kuptojë që vërtet na interesojnë nevojat e tij. oTë arrijmë ta bindim duke i dhënë ofertën e duhur. oTë arrijmë objektivat maksimale të agjencisë tonë.
  4. 4. Një bisedë hyrëse • Në agjencinë turistike I & K Travel hyn një kliente. • Pikë së pari duhet të akomodojmë klienten • Së dyti • Mund t’i servirim ndonjë limonatë ose fruta të thata për të vijuar më tej me bisedën. • Dhe së treti vijon prezatimi:
  5. 5. o Përshëndetje o Përshëndetje I & K Travel.Quhem Kimberl Serani dhe kam ardhur sot këtu duke qenë se e njoh mirë agjencinë tuaj nga një mikja ime (Mirea Veseli) e cila është një kliente e juaja. o Përshëndetje zonja.Serani të falenderoj vërtet që u bëre pjesë e agjencise tonë dhe të premtoj që nuk do të zhgënjej dhe tek ne do të marrësh atë çfarë kërkon.
  6. 6. Hyrja në temë o Arsyeja e ardhjes time këtu është sepse kam nevojë për disa pushime vjeshtore duke qenë se ato nuk munda ti shijoja në verë. o Ju nuk keni një vend ku jeni të fokusuar konkretisht apo jo? o Jo fatkeqësisht por me ndihmën tuaj mendoj se do të zgjedh vërtet atë që më duhet. o Sigurisht dhe ju siguroj që keni zgjedhur kohën më të përshtatshme për të udhëtuar pasi agjencia jonë në këtë periudhë aplikon oferta speciale si dhe ulje. o E kam dëgjuar shpesh frazën “ oferta speciale & ulje”por të them të drejtën ndonjëherë dhe nuk mund ti besoj. o Sigurisht keni të drejtë , por pikë së pari më lejoni t’ju prezantoj ofertat dhe në fund zgjedhja ju përket ju. o Sigurisht jam e gatshme o Dëshiroj t’ia nisim nga disa pyetje për të njohur më mirë dhe më qartë dëshirat tuaja konkrete.
  7. 7. Njohja me tipin e klientit o Në cilat shtete jeni të përqëndruar konkretisht? o Preferoj më shumë Stambollin por edhe Parisin , jam shumë konfuze midis këtyre të dyjave. o Do ju ndihmoj në zgjedhjen tuaj por doja t’iu pyesja së dyti , ju preferoni të jeni pjesë e një guide të gjerë e të zgjedhuar që nënkupton vizita të hollësishmë në atraksione apo një guide të thjeshtë me shumë pak komponentë që përfshin vizita të vogla në monumente , muzeume? o Dua që këto pushime të miat të jenë të paharrueshme dhe si të tilla preferoj një guidë të “mbushur” o Dhe pyetja e fundit rreth sa mund të shkojë maksimumi i buxhetit tuaj pra sa kërkoni të shpenzoni? o Duke qenë se gjatë dimrit do konsumoj pushime të tjera preferoj të shpenzoj rreth €350.
  8. 8. Njohja me ofertat • Nisur nga kërkesat dhe dëshirat tuaja mund t’ju them se kam realisht dy oferta dhe do mundohem shkurtimisht t’ja u përmbledh në pak fjalë dhe në fund zgjedhja ju përket ju sigurisht. • Patjetër po ju dëgjoj.
  9. 9. Ofertat Oferta e parë o Vjeshtë në Paris. 7 ditë o Dita e Parë, nga Tirana me autobus.Ndalesë në Budva o Dita e Dytë: Nisja për në Ljubjanë. o Dita e Tretë:Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut. o Dita e Katërt:Vizitë panoramike e Parisit. o Dita e pestë:Vizitë në: Panteoni, Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Sheshi Bastille, Opera, Tour Eiffel, Kisha St.Germain De Pres. o Dita e gjashtë:Nisja nga Parisi në mëngjes herët për në qytetin e Gjenevës, në Zvicër o Dita e shtatë:Nisja nga Trieste për në Split dhe së fundmi Shqipëri. o Gjithçka vetëm për €349 Oferta e dytë o Vjeshtë në Stamboll, 4 Ditë o Dita e parë: Fluturimi për në Stamboll. o Dita e dytë:Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit. o Dita e tretë:Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi o Dita e Katërt Mëngjesi në Hotel. Transferta me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Mbërritja në aeroportin e Rinasit. o Gjithçka vetëm për €259
  10. 10. Klienti zgjedh o Mbasi dëgjova me vemëndje të dyja ofertat jam tepër e qartë në atë çka dua të zgjedh duke qenë se edhe siç e theksova më sipër dëshiroj një axhendë “të ngjeshur” dhe të paharrueshme më së shumti këtë ma ofronte paketa e Parisit dhe për këtë arsye zgjedh Parisin por doja të dija më shumë rreth ktij udhëtimi dhe dua itenerarin e saktë që përmban të gjitha pikat. o Sigurisht ju mund edhe të na pyesni për të zgjidhur çdo konfuzitet tuajin. o Preferoj ta lexoj vetë dhe në fund t’ju pyes. o Mbasi e lexon me imtësi klienti pyet o Më konkretisht çfarë është dhe çfarë nuk është e përfshirë në çmim?
  11. 11. Informacion i mëtejshëm • Në pagesë përfshihen: 1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Ljubljanë - Mynih - Paris - Milano - Trieste - Tiranë. 2. Akomodim në hotel: 3 netë në Paris, 1 natë në Zadar, 1 natë në Mynih dhe 1 natë në Trieste. 3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 4. Shëtitjet me autobus sipas programit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. • Në pagesë nuk janë përfshirë: • 1. Gjithçhka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Lundrimi me Anije. 4. Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland
  12. 12. Klienti përzgjedh • Oferta tepër e qartë dhe pyetja e fundit që kisha çfarë proçedurash duhet të kryejë unë si klient? • Atëhere ju mjafton që të kryeni pagesën pranë Travel Bank , një pasaportë me vete dhe për të gjitha të tjerat okupoemi ne. • Ju faleminderit I & K Travel. • Ju faleminderit ju dhe ju siguroj që keni bërë një zgjedhje të shkëlqyer dhe ju premtoj që nuk do zhgënjeheni.
  13. 13. •Punoi:Ina Serani
  14. 14. Ju faleminderit për vëmedjen

×