Udhezues mbi zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne shqiperi

6,728 views

Published on

Published in: Travel
0 Comments
8 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
6,728
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
8
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Udhezues mbi zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne shqiperi

  1. 1. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”TASK 7UDHËZUESMBIZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TURIZMIT NË SHQIPËRI
  2. 2. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”2PËRMBAJTJAHYRJE........................................................................................................................................ 3KAPITULLI I.............................................................................................................................. 4TURIZMI DHE ZHVILLIMI QËNDRUESHËM........................................................................ 4Lidhja e turizmit me zhvillimin e qëndrueshëm.............................................................4Synimet për turizmin e qëndrueshëm ...............................................................................5Zbatimi i parimeve të qëndrueshmërisë ...........................................................................6Interesimi ndaj qëndrueshmërisë turistike në vendin tonë deri tani ......................7KAPITULLI II. ........................................................................................................................... 8SFIDAT THEMELORE TË QËNDRUESHMËRISË SË TURIZMIT SHQIPTAR ...................... 8Sfida 1: Pakësimi i sezonalitetit të kërkesës ...................................................................10Sfida 2: Adresimi i ndikimit të transportit turistik ......................................................11Sfida 3: Përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në sektorin e turizmit...........12Sfida 4: Ruajtja dhe rritja e begatisë dhe e cilësisë së jetës së komunitetitpërballë ndryshimit...............................................................................................................14Sfida 5: Minimizimi i përdorimit të burimeve dhe i prodhimit të mbetjeve......... 15Sfida 6: Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore ...................16Sfida 7: E drejta e pushimeve për të gjithë......................................................................18Sfida 8: Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm global .........19KAPITULLI III. ........................................................................................................................ 20MEKANIZMAT PËR ZBATIM ................................................................................................. 20Destinacione të qëndrueshme........................................................................................... 20Kuptimi i destinacionit........................................................................................................ 20Menaxhimi i destinacionit të qëndrueshëm...................................................................21Strukturat për bashkëpunim ..............................................................................................21Zhvillimi i strategjisë së turizmit të qëndrueshëm dhe i planit të veprimit..........22Indikatorët e qëndrueshmërisë dhe proceset monitoruese ......................................23Indikatorët e destinacionit..................................................................................................25Instrumente për zbatimin e politikave të qëndrueshmërisë.....................................29Bizneset e qëndrueshme ..................................................................................................... 30Lidhja e konkurrencës me qëndrueshmërinë............................................................... 30Nxitja e përgjegjësisë sociale të ndërmarrjeve dhe e dialogut social..................... 30Hapat dhe instrumentet për të influencuar biznesin ..................................................31Turistët e Përgjegjshëm........................................................................................................32Edukimi.....................................................................................................................................33Komunikimi.............................................................................................................................33Ndërmjetësit ............................................................................................................................34Regullat dhe Kodet e Sjelljes...............................................................................................34Çmimet dhe pagesat ..............................................................................................................34KAPITULLI IV. ........................................................................................................................ 35PËRGJEGJËSITË PËR VEPRIM ............................................................................................. 35Qeveria ......................................................................................................................................35Agjensia Kombëtare e Turizmit (AKT).............................................................................36Autoritetet lokale....................................................................................................................37Bizneset turistike................................................................................................................... 38Organizata të tjera..................................................................................................................39Tabela 1a: Plan Veprimi – mekanizmat e zbatimit .......................................................41Tabela 1b: Plan Veprimi – sfidat e qëndrueshmërisë..................................................43
  3. 3. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”3HYRJETurizmi është një nga industritë më të rëndësishme në Shqipëri. Për shkak të rritjes sëshpejtë të tij, ai ushtron sot presion të madh mbi mjedisin, burimet natyrore dhe kulturore tëvendit. Prirja që vihet re aktualisht për të rritur fitimin në periudhë afatshkurtër, pakonsideruar ndikimet afatgjata mbi mjedisin, përbën një nga shqetësimet kryesore për tëardhmen e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit.Në këtë këndvështrim Shqipëria është e vetëdijshme për rolin e rëndësishëm që luan turizminë të ardhmen ekonomike të saj, si dhe njeh nevojën e nxitjes së interesit në turizmin eqëndrueshëm, gjë që shprehet qartë në nenin 5 të Ligjit Nr. 9734, datë 14.05.2007, “PërTurizmin”, ndryshuar me Ligjin Nr. 9930, datë 09.06.2008.Zhvillimi i vlerave të qëndrueshmërisë kërkon mbi të gjitha përdorimin optimal të burimevemjedisore, si dhe respektimin e veçorive social-kulturore të komuniteteve lokale, në mënyrëqë në të ardhmen të sigurohen përfitime për të gjithë aktorët turistikë.Bazuar në këto parime, ky udhëzues mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëriështë një hap përpara për nxitjen e veprimtarive që e kthejnë turizmin shqiptar në më tëqëndrueshëm dhe procesin në të vazhdueshëm.Udhëzuesi u drejtohet institucioneve publike, kompanive private e organizatave kombëtare,si dhe atyre ndërkombëtare që punojnë në vendin tonë. Pjesa më e madhe e udhëzuesit synontë nxisë ndërveprimin ndërmjet sektorit publik dhe privat.Udhëzuesi u përgatit nga ekipi i projektit LIFE 06/TCY/AL/202 i Dhomës së Tregtisë dheIndustrisë së Tiranës në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, duke u bazuarfort në strukturat konceptuale dhe rekomandimet mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëmtë ekspertëve europianë. Ai pasqyron gjithashtu rezultatet e studimit të Gjirit të Durrësitbazuar në metodologjinë e Vlerësimit të Kapaciteteve Mbajtëse, i realizuar në kuadër tëprojektit. Nga informacioni i mbledhur nga ky studim doli në pah se zona ishte tej mase eprekur nga problemet e lidhura me ndotjen e mjedisit dhe keqpërdorimin e burimeve. Situatae vrojtuar në zonën Durrësit ishte një nga arsyet nxitëse për krijimin e një kuadri veprimi tëtë gjithë aktorëve dhe udhëheqjen e tyre në menaxhimin e destinacioneve lokale, përdorimine indikatorëve dhe të sistemeve monitoruese.Udhëzuesi shërben si bazë për t’u komunikuar palëve të interesuara principet e turizmit tëqëndrueshëm. Ai parashtron çështje të tilla si: Pse turizmi është kaq i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilat duhet të jenësynimet tona në bërjen e turizmit shqiptar më të qëndrueshëm.
  4. 4. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”4 Sfidat kryesore me të cilat përballet turizmi shqiptar në arritjen e këtyre synimeve. Proceset e rekomandueshme në përpjekjet e përbashkëta për përballjen me këto sfida. Kuadri i veprimit në nivele të ndryshme i grup-aktorëve të ndryshëm.KAPITULLI I.TURIZMI DHE ZHVILLIMI QËNDRUESHËMKoncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është pranuar si bazë për programimin dhemenaxhimin e mënyrës së jetesës tani dhe në të ardhmen.Lidhja e turizmit me zhvillimin e qëndrueshëmTurizmi është një nga veprimtaritë me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e qëndrueshëm. Kjoka të bëjë pjesërisht me përmasat e kësaj veprimtarie. Në vitin 2008, Shqipëria u vizitua nga2.5 milionë vizitorë. Një numër më i madh veprimtarish zhvillohet në formën e turizmit lokaldhe të udhëtimeve ditore. Turizmi, drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, jep 4% të GDP-së së venditdhe krijon afërsisht 160 mijë vende pune. Ai luan tashmë rol jetësor në punësimin epopullsisë lokale.Për zhvillimin e qëndrueshëm është e po të njejtës rëndësi lidhja specifike që ka turizmi memjedisin dhe shoqërinë, në krahasim me veprimtaritë e tjera ekonomike. Kjo vjen për shkaktë varësisë unike të tij nga cilësia e mjedisit, tiparet dalluese kulturore, ndërlidhjet, siguriadhe mirëqenia sociale.Nga njera anë, nëse turizmi planifikohet keq ose zhvillohet me tepri, ai mund të shndërrohetnë shkatërruesin e cilësive specifike që janë themelore për zhvillimin e qëndrueshëm. Ngaana tjetër, ai mund të përbëjë forcën lëvizëse për ruajtjen dhe promovimin e tyre –drejtpërsëdrejti, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe fondeve për mbështetjen e këtyrevlerave, ose tërthorazi, duke ofruar një justifikim ekonomik për tërheqjen e mbështetjes ngapartnerë të tjerë.Turizmi mund të jetë një mjet që ndihmon ose lëviz rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik,duke rritur në të njejtën kohë nivelin e jetesës së vizitorëve dhe të komuniteteve lokale. Bërjae turizmit më të qëndrueshëm do të ndikojë për mirë në qëndrueshmërinë e vetë shoqërisëShqiptare. Krijimi i një balance ndërmjet mirëqënies së turistëve, komunitetit pritës dhemjedisit, reduktimi i konfliktit dhe njohja e varësisë së përbashkët, kërkon një përqasje tëveçantë në menaxhimin e destinacioneve.
  5. 5. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”5Synimet për turizmin e qëndrueshëmOrganizata Botërore e Turizmit dhe Programi Mjedisor i Kombeve të Bashkuara kanëidentifikuar një axhendë me 12 synime të përgjithshme për turizmin e qëndrueshëm, tëcilat janë:1) Suksesshmëria ekonomike, që nënkupton sigurimin e suksesit ekonomik dhe tëkonkurrencës së destinacioneve dhe të kompanive turistike, në mënyrë që ato të mund tëvazhdojnë të zhvillohen dhe të nxjerrin fitime në periudha afatgjata.2) Begatia lokale, që nënkupton maksimizimin e kontributit të turizmit në zhvillimin edestinacionve pritëse, përfshirë pjesën e shpenzimeve të vizitorëve që mbetet lokalisht.3) Kualiteti i punësimit, që nënkupton shtimin e numrit dhe të cilësisë së punëve lokale tëkrijuara dhe të mbështetura nga turizmi, përfshirë nivelin e pagës, kushtet e shërbimeve dhedisponueshmërinë për t’u shërbyer të gjithëve pa diskriminim gjinie, race, paaftësie etj.4) Barazia sociale, që nënkupton shpërndarjen e përfitimeve ekonomike dhe sociale ngaturizmi në të gjithë komunitetin pritës, përfshirë rritjen e mundësive, të ardhurave dheshërbimeve për të varfërit.5) Mirëqënia e vizitorëve, që nënkupton dhënien atyre të një eksperience të sigurt, tëkënaqshme e përmbushëse, pa diskriminim gjinie, race, paaftësie ose të llojeve të tjera.6) Kontrolli lokal, që nënkupton përfshirjen dhe dhënien e fuqive komuniteteve lokale nëplanifikim dhe vendim-marrje lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e ardhshëm të turizmitnë lokalitetin e tyre, në bashkëpunim me të interesuarit e tjerë.7) Mirëqenia e komunitetit, që nënkupton ruajtjen dhe forcimin e cilësisë së jetës sëkomuniteteve lokale, përfshirë strukturat sociale dhe aksesin te burimet, pajisjet dhe sistemete mbrojtjes së jetës, duke shmangur çdo lloj forme degradimi apo shfrytëzimi social.8) Pasuria kulturore, që nënkupton respektimin dhe ruajtjen e prejardhjes historike,veçorive kulturore, traditave dhe veçorive të tjera të komuniteteve lokale.9) Integriteti fizik, që nënkupton mirëmbajtjen dhe rritjen e cilësisë së peisazheve urbanedhe rurale dhe shmangien e degradimit fizik dhe pamor të mjedisit.10) Diversiteti biologjik, që nënkupton ruajtjen e zonave natyrore, habitateve dhe kafshëve tëegra dhe minimizimin e dëmtimeve të tyre.
  6. 6. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”611) Efiçienca e burimeve, që nënkupton uljen në minimum të përdorimit të burimeve të rralladhe të paripërtëritshme për ngritjen dhe operimin e objekteve dhe të shërbimeve turistike.12) Pastërtia mjedisore, që nënkupton uljen në maksimum të ndotjes së ajrit, ujit dhe tokësdhe të mbeturinave të gjeneruara nga turizmi.Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SZhQ) ka tre objektiva kryesore:1) zhvillimin ekonomik;2) barazinë dhe kohezionin social;3) mbrojtjen e mjedisit.Duke e marrë secilën nga këto objektiva me radhë dhe duke reflektuar mbi 12 synimet epërgjithshme të dhëna më lart, mund të formulohen synimet specifike të zhvillimit tëqëndrueshëm të turizmit shqiptar:1. begatia ekonomike, që nënkupton:a. sigurimin e konkurrencës afatgjatë, suksesshmërinë dhe bagatinë e kompanive dhe tëdestinacioneve turistike;b. dhënien e mundësive për punësim të cilësisë së lartë, pagesë dhe kushte pune tëkënaqshme për të gjithë punonjësit dhe shmangien e çdo forme diskriminimi të tyre.2. barazia dhe kohezioni social, që nënkupton:a. rritjen e cilësisë së jetës të komuniteteve lokale përmes turizmit dhe përfshirjen e tyrenë planifikimin dhe menaxhimin e tij.b. dhënien e një eksperience të sigurt, të kënaqshme e përmbushëse të gjithë vizitorëvepa diskriminim gjinie, race, paaftësie ose të llojeve të tjera.3. mbrojtja kulturore dhe mjedisore, që nënkupton:a. minimizimin e ndotjes, degradimit të mjedisit global e lokal dhe përdorimit tëburimeve të rralla nga veprimtaritë turistike.b. mirëmbajtjen dhe forcimin e pasurisë kulturore dhe biodiversitetit dhe rritjen ekontributit për vlerësimin dhe ruajtjen e tyre.Zbatimi i parimeve të qëndrueshmërisëPas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm qëndrojnë një numër parimesh që kanë peshë tëveçantë në turizëm dhe në mënyrën sesi i duhet përqasur atij në vendin tonë. Ato janë:- Përqasja gjithpërfshirëse dhe e integruar, që nënkupton marrjen parasysh të të gjithallojeve të ndikimeve që ushtron turizmi dhe përfshirjen e tyre në planifikimin dhezhvillimin e tij. Për më tepër, turizmi duhet të jetë i balancuar dhe i integruar me të gjithallojet e veprimtarive me ndikim në shoqëri dhe në mjedis.
  7. 7. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”7- Planifikimi afatgjatë. Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton kujdesin për nevojat e brezavetë ardhshëm, ashtu si dhe për nevojat të brezave të tashëm. Planifikimi afatgjatë synon tësigurojë kryerjen e veprimtarive afatgjata.- Arritja e një niveli dhe ritmi të qëndrueshëm zhvillimi. Niveli, ritmi dhe forma ezhvillimit duhet të reflektojë dhe respektojë karakterin, burimet dhe kërkesat ekomuniteteve dhe të destinacioneve pritëse.- Përfshirja e të gjithë aktorëve. Përqasja e qëndrueshme kërkon përfshirjen gjerësisht dheme përkushtim në vendim-marrje dhe në zbatimin praktik të të gjithë aktorëve qëpërfitojnë nga rezultati përfundimtar.- Përdorimi i njohurive të reja. Politikat dhe veprimet duhen bazuar në njohuritë më tëreja. Informacionet mbi prirjet dhe ndikimet e turizmit, si dhe aftësitë dhe eksperiencat ereja në këtë fushë duhen përhapur në mbarë vendin.- Minimizimi dhe menaxhimi rrezikut (Parimi i parandalimit). Aty ku rezultatet janë tëpasigurta duhet ndërmarë një proces i plotë vlerësimi dhe veprimesh parandaluese për tëshmangur dëmtimet e ndryshme ndaj mjedisit dhe shoqërisë.- Reflektimi i ndikimit në kosto – përdoruesit dhe ndotësit duhet të paguajnë. Çmimetduhet të reflektojnë koston reale mbi shoqërinë të veprimtarive konsumatore dheprodhuese. Ky parim ka parasysh jo vetëm ndotjen, por edhe përdorimin e objekteve mekosto të madhe menaxhuese.- Vendosja dhe respektimi i kufijve, atje ku është e nevojshme. Kapaciteti mbajtës i zonavetë mëdha dhe individuale duhet vlerësuar me predispozitën që ku dhe kur është enevojshme, zhvillimi i turizmit dhe volumi i qarkullimit të turistëve duhen kufizuar1.- Monitorimi i vazhdueshëm. Qëndrueshmëria ka të bëjë me kuptimin e ndikimeve dhe tëtë qenurit vazhdimisht vigjilent për të kryer në kohë ndryshimet dhe përmirësimet enevojshme.Interesimi ndaj qëndrueshmërisë turistike në vendin tonë deri taniShqetësimi ndaj qëndrueshmërisë së turizmit nuk është shumë i dukshëm në Shqipëri. Kjoështë një fushë që nuk ka patur vëmendjen e duhur nga qeveritë, autoritetet lokale dhebizneset turistike më parë. Ka shenja që niveli i interesit dhe i reagimit mbi këtë çështje ështënë rritje. Por, interesi i rritur nuk përkthehet domosdoshmërisht në ndërmarrje të veprimeve1 Ky parim është shkelur në shumicën e rasteve në vendin tonë. Një shembull i qartë për këtë ështëbregdeti i Gjirit të Durrësit.
  8. 8. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”8konkrete, duke e bërë shpesh të pamundur përballimin e sfidave dhe shfrytëzimin emundësive që paraqet zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në vend.Reagimi i bizneseve turistike ndaj qëndrueshmërisë ka qenë variabël. Në shumicën e rasteveveprimet pozitive janë lidhur me interesat personale dhe angazhimet e pronarëve.Në vitet e fundit ka pasur ndërgjegjësim të konsiderueshëm në radhët e konsumatorëve përcilësinë e bërjes së pushimeve. Turistët janë qartësisht të shqetësuar për destinacionet qëvizitojnë, të cilat duan të jenë tërheqëse, të pastra dhe të mirëmbajtura. Segmenti i tregutbazuar në turizmin kulturor dhe natyror po rritet gjithnjë e më shumë.Një numër i madh studimesh në vende të ndryshme të Europës kanë treguar se shumica eudhëtarëve, nëse të gjithë faktorët e tjerë do të ishin të barabartë, do të zgjidhnin njëndërmarje që respekton mjedisin dhe komunitetin lokal.Gjithnjë e më shumë qëndrueshmëria duhet lidhur me cilësinë. Turistët e dinë se atje kutregohet kujdes për mjedisin, për punonjësit dhe komunitetin lokal, ka shumë mundësi tëtregohet kujdes dhe respekt edhe për ata vetë. Motoja e tyre sot është se “për një mjediscilësor dhe komunitet të zhvilluar pritës ja vlen të shpenzohet. Ata edhe duhen promovuar”.KAPITULLI II.SFIDAT THEMELORE TË QËNDRUESHMËRISË SË TURIZMITSHQIPTARSfidat themelore që duhen përballuar për arritjen e synimeve të formuluara më lart janë:1. Ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër,2. Transporti i qëndrueshëm,3. Konsumi dhe prodhimi i qëndrueshëm,4. Ruajtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore,5. Shëndeti publik,6. Përfshirja sociale,7. Demografia dhe migrimi,8. Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm global.Shpjegimi i këtyre sfidave themelore kërkon identifikimin e qartë të dy kushteve paraprakepër qëndrueshmërinë turistike:
  9. 9. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”9A. Sigurimi i kushteve të nevojshme për suksesin e shërbimeve turistike në treg. Për arritjene qëndrueshmërisë turistike në Shqipëri duhen plotësuar një numër kërkesash ngandërmarrjet dhe destinacionet turistike. Ato janë:1. Siguria dhe mbrojtja. Duhen përmbushur të drejtat themelore të udhëtarëve, përfshirësigurinë e transportit dhe të objekteve turistike, higjenën ushqimore, cilësinë e ujit dhe tëajrit, lirinë nga krimi dhe shfrytëzimi etj.2. Cilësia e komoditeteve dhe e shërbimeve. Ajo duhet të jetë në nivelin që plotëson osetejkalon pritshmërinë e vizitorëve.3. Informacioni i besueshëm. Informacioni për turistët dhe të gjithë aktorët e turizmit duhettë jetë i saktë, i dobishëm dhe i dhënë në kohën e duhur.4. Hyrshmëria efektive në treg. Ndërmarrjet dhe destinacionet turistike duhet të jenë tëafta të kontaktojnë dhe të komunikojnë me vizitorët e mundshëm.5. Mjedis biznesi mbështetës. Kuadri rregullator dhe shërbimet e biznesit duhet të ofrojnëkushte të drejta dhe mbështetëse për ndërmarrjet, krijueshmërinë dhe risinë.6. E drejta për pushime. Të drejtat e punëtorëve të pranuara në mënyrë kolektive për tëpatur leje vjetore të paguar dhe kufizime në kohën e punës janë një kusht i rëndësishëmpër zhvillimin e turizmit.B. Parapritja dhe mbajtja në një hap me ndryshimet. Shumë faktorë të brendshëm dhe tëjashtëm me ndikim në turizmin shqiptar kanë ndryshuar me shpejtësi dhe kjo pritet tëvazhdojë edhe në të ardhmen. Politikat dhe veprimet duhen zhvilluar e ndryshuar në dritën enjohurive më të reja dhe të parashikimeve më të mira. Disa nga këto ndryshime me rëndësi tëveçantë për qëndrueshmërinë e turizmit shqiptar janë:1. Ndryshimet mjedisore, veçanërisht ndryshimet klimatike. Ato do të ndikojnë në modeline kërkesës, kushtet e ardhshme dhe sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm tëdestinacioneve turistike të vendit.2. Ndryshimet teknologjike. Ato mund të sjellin pasoja të mëdha në ndikimet mjedisore dhezgjidhjet e mundshme të së ardhmes. Ndryshimet në teknologjinë e transportit dhe nëinfrastrukturë janë gjithashtu të një rëndësie madhore.3. Prirjet dhe ndryshimet e tregut. Ndryshimet në burimet e tregjeve, demografi, profilet evizitorëve, shijet dhe motivimet kanë ndikim të madh në qëndrueshmëri.4. Ndryshimet politike, ekonomike dhe shoqërore. Ato mund të ndikojnë kontekstin dheqëndrimin e aktorëve të ndryshëm ndaj turizmit dhe qëndrueshmërisë së tij në tregjetburim dhe në ato destinacione.
  10. 10. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”10Sfida 1: Pakësimi i sezonalitetit të kërkesësPërqëndrimi i udhëtimeve turistike në disa periudha të caktuara të vitit ka ndikime madhorenë qëndrueshmëri. Ai jo vetëm ndikon në pakësimin e suksesshmërisë së ndërmarrjes dhe tëaftësisë së saj për punësim gjatë gjithë vitit, por mund të ushtrojë presion mbi komunitetindhe burimet natyrore në disa periudha të vitit dhe të lërë kapacitete të papërdorura nëperiudha të tjera të tij (synimet specifike 2a dhe 3a).Në Shqipëri, netët turistike të Gushtit, janë me intensitet shumë herë më të lartë sesa ato tëmuajve të dimrit. Destinacionet malore kanë dy kulme sezonale, por që të dyja përfaqësojnëperiudha shumë të ngushta dhe sezonaliteti ndikon shumë qëndrueshmërinë e tyre.Sezonaliteti i kërkesës e vështirëson shumë planifikimin dhe menaxhimin efektiv të objekteveturistike. Nxitja e kërkesës në sezonet më pak të zëna, për vënien në përdorim të kapacitetevetë lira, do të sillte më shumë të ardhura nga turizmi, si dhe do të ulte presionin mbi mjedisindhe komunitetin që rezulton nga rritja e kërkesës në periudhën e pikut.Ndërmarrja e veprimeve për korrigjimin e sezonalitetit kërkon të kuptohet produkti dhesituata e tregut në vend dhe në destinacionin përkatës. Në këtë kuadër, duhen mbajturparasysh rrethanat e veçanta të komunitetit dhe të mjedisit lokal, sepse në disa raste sezoni iulët turistik është i nevojshëm për rikuperim. Një veprim i koordinuar mirë në të gjithanivelet, për të bashkuar interesat e destinacionit turistik me ato të bizneseve për tëinfluencuar kërkesën dhe ofertën do të ishte i nevojshëm gjithashtu.Nisma të përshtatshme për shtrirjen e turizmit jashtë sezoneve kulmore janë:1. Përzgjedhja e segmenteve të tregut kundrejt tregjeve jo-sezonale (p.sh. turizmi biznesor,segmentet jo-familiare dhe disa segmente të ngushta tregu).2. Publiciteti duke përdorur mjete promocionale si paketimi, evenimentet ose promoviminjashtë sezonit.3. Diferencat në çmim dhe stimujt për promovimin e turizmit jashtë sezonit.4. Puna e përbashkët ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe operatorëve turistikë me qëllimzgjatjen e kohës së sezonit.Duhen ndërmarrë nisma për të ndikuar kërkesën në burim, si: ri-planifikimi dhe shpërndarja e pushimeve shkollore. inkurajimi i punonjësve për ri-shpërndarjen e lejes vjetore.Mendohet se ndryshimi i klimës mund të ndikojë në mënyrë domethënëse sezonalitetin eturizmit në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Kjo kërkon studim dhe monitorim të
  11. 11. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”11mëtejshëm për të përmirësuar aftësinë për të kuptuar dhe parashikuar të gjitha ndryshimet emundshme në mënyrë që të parashikohen strategjitë e duhura.Sfida 2: Adresimi i ndikimit të transportit turistikGjetjet e përditshme mbi ndryshimin e klimës dhe raportet e saj me emetimet e gazrave tëshkaktuara edhe nga transporti bëjnë që kjo çështje të jetë e një rëndësie të veçantë përplanifikimin e turizmit në Shqipëri.Ajo ka efekte parësore në minimizimin e ndotjes globale dhe lokale (synimi specifik 3a) dhesuksesshmërinë ekonomike të industrisë turistike (1a), në cilësinë e jetës së komuniteteve(2a) dhe në aksesin e të gjithëve në turizëm (2b). Transporti i qëndrueshëm është sfidakryesore për strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm.Zgjidhja duhet të jetë ruajtja e nivelit të shpenzimeve totale të vizitorëve dhe e përfitimeveekonomike, ndërsa ulen emetimet e ndryshme që rezultojnë nga kjo veprimtari. Theksiparësor duhet vënë në pakësimin e ndikimit të emetimeve nga udhëtimet me makina dheavion mbi ndryshimet e klimës, nëpërmjet: Kërkimit, mbështetjes dhe vendosjes së rregullave që çojnë në përmirësimin e mjeteve,teknologjisë së lëndëve djegëse dhe menaxhimit të trafikut (përfshirë trafikun ajror); Pjesëmarrjes së sektorit të aviacionit në sistemin e emetimeve të BE-së, dhe inkurajimi ipjesëmarrjes së të gjitha linjave ajrore ndërkombëetare që veprojnë në Shqipëri nësisteme të ngjashme; Promovimi i skemave për kompensimin e karbonit për udhëtarët, me mbështetjen eoperatorëve.Për më tepër, planifikuesit e turizmit dhe bizneset duhet të punojnë së bashku për tëpromovuar një çvendosje të rëndësishme drejt përdorimit të formave të transportit që janëmë të përshtatshme për ruajtjen e mjedisit (tren, autobuz, ujë, biçikletë, këmbë), qoftë për tëarritur në destinacion, ashtu edhe për të lëvizur brenda për brenda tij. Kjo mund të arrihetnëpërmjet: Rregullimit të mekanizmit të taksave dhe çmimeve në mënyrë që të reflektohet kostojamjedisore (p.sh., tarifat e hyrjes në parqe kombëtare dhe në destinacionet e tjeraturistike). Promovimit aktiv dhe krijues të varianteve të transportit alternativ (si për shkak tëexperiencës së këndshme që mund ofrojnë, ashtu edhe për ndikimin e tyre të ulët nëmjedis), duke u dhënë turistëve informacion të cilësisë së lartë mbi to.
  12. 12. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”12 Investimi në infrastrukturën dhe shërbimet e përshtatshme (rrugë për këmbësorët osebiçikletat, hekurudha, pulman, parkingje etj), duke vënë në përdorim, kur është emundur, të ardhurat nga taksat mjedisore. Përmirësimi i vazhdueshëm i ndërthurjes (integrimit) të llojeve të ndryshme tëshërbimeve të transportit dhe lehtësimi i përdorimit të tyre nga turistët. Përqëndrimi i kujdesshëm te zhvillimet e reja turistike dhe te lehtësimi i aksesit në to.Një përqasje tjetër është pakësimi i largësive të udhëtimit duke ruajtur nivelin e shpenzimevetotale të vizitorëve. Kjo mund të kërkojë ndërmarrjen e hapave të tilla si: Saktësimi i tregjeve të synuara, promovimi i tregut lokal dhe i atij me burim tëbrendshëm. Inkurajimi i një numri më të vogël pushimesh, por me kohëzgjatje më të madhe,megjithëse kjo prirje nuk përputhet me prirjet e fundit të tregjeve. Promovimi i veprimtarive tërheqëse brenda për brenda dhe rreth destinacioneve, mëshumë se sa udhëtimet e gjata.Disa destinacione iu përshtaten më mirë ndryshimeve të modeleve të udhëtimit dhe nëpërdorimin e transportit. Nevojat e veçanta të zonave periferike të varura ekonomikisht ngaturizmi duhen respektuar tërësisht.Propozimet e mësipërme duhen vlerësuar dhe përmirësuar duke përditësuar vazhdimishtnjohuritë mbi transportin turistik dhe emetimet e gazrave të lidhura me të, si dhe mbindikimet e mundshme të masave të mara lidhur me to mbi performancën e turizmit dhendryshimin e klimës.Sfida 3: Përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në sektorin e turizmitKjo sfidë lidhet drejtpërdrejt me synimin 1b (cilësia e punësimit pa diskriminim), porndërlidhet edhe me suksesshmërinë ekonomike të ndërmarrjes (1a) dhe cilësinë e shërbimitqë u ofrohet vizitorëve (2b).Sektori i turizmit u ofron mundësi të shumta punësimi njerëzve të çdo moshe dhe aftësie.Veçanërisht për të rinjtë, puna në turizëm shpesh përfaqëson kontaktin e parë me jetën epunës, duke iu ofruar atyre mundësinë për të fituar aftësi ndërpersonale dhe sociale shumë tënevojshme në industrinë e shërbimeve për klientët. Gjithnjë e më shumë turizmi ofronmundësinë e shtimit të vlerës së punësimit në fusha të tjera, përmes shumëpunësimit dhepunësimit në sektorët që lidhen me mjedisin dhe trashëgiminë.
  13. 13. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”13Megjithatë, disa nën-sektorë të turizmit shfaqin kushte të pafavorshme pune (orë pune tëçrregullta dhe të gjata, punë me kohë të pjesshme ose sezonale, nivel pagese dhe sigurimishoqëror nën mesataren), nivele të ulëta kualifikimi, mungesë të mundësive për karrierë dhenjë përqindje të lartë të pune në të zezë.Në turizëm, stafi është pjesë përbërëse e përvojës së klientit dhe njerëzit që punojnë në këtëindustri mund të përbëjnë burimin kryesor të avantazhit konkurrues. Në mënyrë qëShqipëria të dallojë nga vendet e tjera konkurruese, ajo duhet të ketë tipare unike për sa ipërket aftësive, njohurive dhe sjelljes së punonjësve të kësaj industrie.Cilësia e punës në turizëm, dhe mënyra sesi ky sektor perceptohet si zgjedhje për karrierëduhet përmirësuar duke rishikuar: Nivelin e pagave dhe sigurimet shoqërore. Modelin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e orëve të punës, por duke mbajtur parasysh qëmodeli të përputhet me atë të kërkesës së klientit. Aftësinë për të ofruar punë me kohë të plotë, gjatë gjithë vitit dhe me kontrata afatgjata. Oportunitetin dhe mundësinë e ngjitjes në karrierë.Shumë nga këto çështje nuk janë unike për turizmin. Megjithatë, rishikimi i tyre do tëndihmonte për të përballuar problemin e tanishëm të rekrutimit të stafit me aftësi tëpamjaftueshme dhe të reduktimit të përqindjes së punonjësve që lënë vendin e punës.Sfida e biznesit turistik do të jetë zhvillimi i praktikave të burimeve njerëzore të konceptuaramirë. Dialogu social ndërmjet punonjësve, punëdhënësve dhe përfaqësuesve të tyre duhetforcuar. Në botë ka shembuj ku puna e organizuar në mënyrë innovative bazuar në dialogun epunëdhënësve me punonjësit (apo sindikatat) ka sjellë punësim me cilësi më të lartë, mëshumë punë me kohë të plotë, si dhe më shumë fitime.Kompanitë duhet të angazhojnë punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre në vendosjen dhepërmbushjen e synimeve që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë. Ky duhet të jetë një proces idyanshëm. Ai duhet të përfshijë vetëdijen e punonjësve për nevojën thelbësore e të qenuritkonkurrentë në industrinë turistike, në rast se bizneset duhet të ofrojnë punë tëqëndrueshme në të ardhmen, si dhe vetëdijen e punëdhënësve dhe të kompanive turistike përnevojën e punonjësve për punë të sigurt dhe të qëndrueshme, në rast se bizneset duan tërekrutojnë dhe mbajnë staf të kualifikuar dhe të motivuar.Sfida për përmirësimin e cilësisë së punës në sektor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tijkërkon përpjekje të koordinuara për forcimin e trajnimit dhe vendosjen e një strukturekarriere. Kjo do të ndikonte në lëvizjen e punonjësve gjeografikisht dhe mes sektorëve.
  14. 14. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”14Veprimi duhet të mbajë parasysh çështje të tilla si: Zbatimi i standardeve më të mira (p.sh., i atyre europiane) në trajnimet për turizmin nëtë gjithë territorin e vendit. Aplikimi i nismës së mësimit gjatë gjithë jetës. Shkëmbimi i praktikave të përshtatshme në turizëm, duke kapërcyer gjuhën dhe çdobarrierë tjetër që mund të pengojë përvetësimin. Futja e çështjeve të qëndrueshmërisë së turizmit në programet e trajnimeve dhe edukimitpër turizmin. Promovimi aktiv dhe puna me marrëdhëniet publike për të kuptuar punën në turizëm siçështje kariere dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në trajnimet e të gjitha niveleve.Sfida 4: Ruajtja dhe rritja e begatisë dhe e cilësisë së jetës së komunitetitpërballë ndryshimitTurizmi ka forcë të konsiderueshme për të ndryshuar karakterin dhe begatinë e vendeve kuzhvillohet. Destinacionet Shqiptare kanë pësuar ndryshime thelbësore në vitet e fundit, nënjë kohë që janë shfaqur destinacione të reja, si ato të “40 haneve”. Zhvillimi sjell ndikime nëshoqëri.Në çdo rast, sfida është sesi të menaxhohet ndryshimi në interes të mirëqënies sëkomunitetit. Si e tillë, kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt me Synimin 2a, por ndikon gjithashtu nësynimet ekonomike (ruajtja e të ardhurave në lokalitet dhe forcimi i cilësisë së punësimit)dhe në synimet mjedisore (ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të destinacionit dheshmania e degradimit).Dy janë llojet e ndryshimeve që përfaqësojnë sfida dhe oportunitete për komunitetet lokale. Epara lidhet me zhvillimin e pronës, që në lidhje me turizmin, ndryshon karakterin evendbanimit. Ndërsa ky ndryshim mund të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomikepër komunitetet, në të njëjtën kohë ai mund të rezultojë në përhapjen e urbanizimit (ose nëzhvillimin spontan) që çon në humbjen e objekteve lokale dhe të hapësirave të gjelbra.Ndryshimet në vlerat e pronës mund të përbëjnë kërcënim për cilësinë e jetës së banorëvelokalë dhe disa lloje zhvillimesh mund të sjellin pak përfitim për ekonominë lokale.Lloji i dytë i ndryshimit vjen nga ristrukturimi i ekonomive lokale, që rezulton nga pakësimi iaktiviteteve tradicionale, duke e parë turizmin si përgjigje për zëvendësimin e të ardhuravelokale dhe punësimit. Pasojat e veçanta të këtij lloji ndryshimi mund të shihen veçanërisht nëzonat rurale dhe malore.
  15. 15. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”15Për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve, kërkohet planifikim dhe menaxhim i kujdesshëm idestinacionit që duhet: të ndikojë në shkallën, natyrën dhe lokalizimin e zhvillimit, me qëllim që turizmi të jetë iintegruar me aktivitetet egzistuese dhe komuniteti të mbetet i balancuar; të kontrollojë zhvillimin e ri të propozuar me qëllim që ai të përputhet me prirjen dhekërkesat e ardhshme të tregut - për shembull, modelet e sotme të kërkesës për turizminrural ndryshojnë shumë me të kaluarën; t’i japin prioritet llojeve të akomodimit dhe objekteve që pasqyrojnë karakterin e veçantëtë destinacionit, minimizojnë ndikimin mjedisor dhe i japin vlerë komunitetit (përfitimekonomik dhe punësim). maksimizojnë pjesën e të ardhurave që mbeten lokalisht dhe të përfitimeve të tjera përkomunitetet lokale, përmes fuqizimit të zinxhirit të furnizimit lokal dhe promovimit tëprodukteve, dyqaneve dhe shërbimeve të tjera lokale për vizitorët.Duhet pranuar se ndonjëherë objektivat e begatisë dhe të cilësisë së jetës mund të kërkojnëkufizim në zhvillimin fizik të lokalitetit.Volumi dhe përqëndrimi i zhvillimit të shtëpive të dyta shihet gjithashtu si sfidë e madhe përcilësinë e jetës në destinacione. Në shumë lokalitete, shtëpitë e dyta banohen vetëm disa javënë vit dhe megjithatë ato zenë vend, ndryshojnë vlerën e pasurive, marrin nga jeta ekomunitetit, pa sjellë përfitim të madh për ekonominë lokale. Në raste të tjera, shtëpitë e dytakanë sjellë investime që ndryshe do të ishin të pamundura për komunitetin, duke rezultuarnë shtim të begatisë lokale dhe në restaurim të ndërtesave të vjetra.Përqasja duhet të jetë: Hyrja në thellësi për të kuptuar ndikimin e shtëpive të dyta, duke aplikuar praktika tëpërshtatshme për korrigjimin e ndikimeve negative. Kufizimi i shkallës së zhvillimit urban. Maksimizimi i nivelit të përdorimit të pronave egzistuese dhe integrimi i tyre mekomunitetin dhe ekonominë lokale. Sigurimi se kërkesat rregullatore për shtëpi të dyta janë në përputhje me kërkesat ezhvillimit të turizmit në tërësi.Sfida 5: Minimizimi i përdorimit të burimeve dhe i prodhimit të mbetjeveTurizmi mund të jetë një nga përdoruesit, por edhe shpërdoruesit, më të mëdhenj tëburimeve natyrore. Kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt me Synimin 3a mbi mbrojtjen mjedisore,por ka pasoja të forta edhe për mirëqënien e komuniteteve pritëse (2a). Në SZhQ ajo lidhet si
  16. 16. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”16me konsumimin dhe prodhimin e qëndrueshëm, ashtu edhe me menaxhimin e burimevenatyrore.Përdorimi i ujit është çështje madhore për qëndrueshmërinë e turizmit. Një turist që qëndronnë hotel përdor shumë më tepër ujë në ditë sesa një banor lokal dhe kërkesa në sezonin elartë turistik mund të vendosë kufizime të ashpra në furnizimin lokal.Çështjet që lidhen me përdorimin efektiv të burimeve dhe menaxhimin e mbetjevepërfshijnë: Minimizimin e konsumit të energjisë (p.sh., për kondicionim apo ngrohje) dheinkurajimin e përdorimit të burimeve të përtërishme dhe të teknologjisë së përmirësuar. Promovimin dhe gjetjen e mënyrave për të pakësuar, ripërdorur dhe ricikluar të gjithamaterialet, duke e konsideruar ujin si më kryesorin. Cilësinë e ujit, përfshirë trajtimin efikas të ujërave të zeza, duke shmangur shkarkimin etyre në det apo në lumenj. Ujërat e bardha duhen ripërdorur gjithnjë kur është emundur. Cilësinë e ajrit, përfshirë kushtet që lidhen me rëndimin e trafikut. Pakësimin dhe menaxhimin e mbetjeve.Shumë nga nismat që duhen ndërmarrë për përballimin e kësaj sfide përputhen me forcimine masave për menaxhimin mjedisor të ndërmarrjeve turistike, që përfshin futjen emetodologjive të tilla si Vlerësimi i Kapacitetit Mbajtës (VKM) dhe nxitjen e instrumentevetë tilla si Etiketa Kombëtare Mjedisore (EKM). Inkurajimi i vizitorëve për të ndryshuarsjelljen e tyre do të kishte gjithashtu ndikimin e vet. Nisma duhen ndërmarrë në nivel tëdestinacionit lokal, duke parashikuar infrastrukturën e nevojshme dhe sistemet emenaxhimit mjedisor.Planifikimi i destinacioneve të ardhshme turistike dhe projektimi i objekteve individualeduhet të përmbushin kriteret e minimizimit të përdorimit të burimeve dhe të menaxhimit tëmbetjeve. Duhen inkurajuar përqasjet inovative e krijuese të menaxhimit të burimeve.Sfida 6: Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturoreMarrëdhënia ndërmjet turizmit dhe trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore është e njërëndësie të veçantë. Turizmi mund të luajë rol kyç në ndërgjegjësimin dhe në gjenerimin embështetjes së drejtpërdrejtë apo të tërthortë për ruajtjen e këtyre vlerave (Synimi 3b).
  17. 17. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”17Nga ana tjetër, cilësia e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në shumë zona është thelbësorepër gjenerimin e begatisë ekonomike nëpërmjet turizmit (Synimi 1a, 1b), përmirësimin ecilësisë së jetës së komuniteteve lokale (2a) dhe ekperiencën (përjetimin) e vizitorit (2b).Ruajtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore është sfida kyçe e Strategjisë për Zhvillimin eQëndrueshëm (SZHQ).Vlera natyrore dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për turizmin janë: Cilësia dhe variacioni i peisazheve natyrore. Peisazhet kulturore të krijuara nga njeriu. Vendet e trashëgimisë historike dhe kulturore. Biodiversiteti – flora dhe fauna, detare dhe tokësore. Tiparet dalluese të kulturës jetësore lokale – artet, zanatet, kuzhina, gjuha – evenimentetdhe festivalet.Egzistojnë politika dhe konventa për ruajtjen e këtyre pasurive në nivel kombëtar. Turizmiduhet të luajë rolin e tij në mbështetjen e tyre. Prania e shumë lloj destinacioneve që ofrojnësi mbrojtje, ashtu edhe përqëndrim dhe interpretim të interesave të vizitorëve, duhetkonsideruar si forcë domethënëse e vendit.Sfidat kryesore përfshijnë: Kërkesat në rritje për zhvillim, pjesërisht nga vet turizmi, por edhe nga sektorë të tjerë, tëcilat mund të përbëjnë një kërcënim serioz për përfitimet ekonomike që vijnë ngavizitorët. Dëmi nga përdorimi i tepruar i burimeve nga vizitorët ose nga aktivitete të tjera. Ndikimi i faktorëve të jashtëm, si ndryshimi i klimës. Mungesa serioze e burimeve financiare dhe njerëzore për menaxhimin dhe ruajtjen eburimeve.Nismat kryesore për përballimin e sfidave të mësipërme janë: Përgatitje më e mirë për të përdorur turizmin (këtë forcë ekonomike) si argument për tëfinancuar mbrojtjen e natyrës dhe të kulturës, parandaluar ndryshimet dëmtuese osendërmarrë aksione për restaurimin e monumenteve të rrezikuara të trashëgimisëkulturore. Plane të përshtatshme për mbrojtjen e zonave. Forcimi i marrëdhënies ndërmjet zonave të mbrojtura dhe interesave lokale të turizmit nëkontekstin e strategjisë së zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
  18. 18. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”18 Forcimi i aftësive dhe mjeteve të disponueshme për mbrojtjen e zonave të veçanta,kontrollin e zhvillimit, menaxhimin mjedisor dhe të vizitorëve, zhvillimin e prodhimit,informacionit, interpretimit dhe monitorimit. Përshtatja e planeve të menaxhimit të vizitorëve me qëllim që turizmi të mos dëmtojëburimet natyrore dhe kulturore. Identifikimi i rrugëve për të rritur kontributin në ruajtjen dhe menaxhimin e burimevenatyrore dhe kulturore nga vizitorët, sektori i turizmit dhe ndërmarrjet e tjera qëpërfitojnë nga turizmi. Mbështetja e aktivitetit ruajtës, duke e lidhur, aty ku është e mundur, me turizmin, nëpika të veçanta ose toka private, përfshirë restaurimin e ndërtesave të fondit tëtrashëgimisë dhe mirëmbajtjen e peisazheve dhe habitateve tradicionale. Forcimi i zhvillimit, interpretimit dhe promovimit të produkteve cilësore dhe shërbimevetë bazuara në trashëgiminë natyrore dhe kulturore, përfshirë zanatet tradicionale,produktet lokale dhe elementët e tjerë që përbëjnë tipare dalluese lokale në përvojën epërjetimit të vizitorëve. Zhvillimi i programeve monitoruese për matjen e prirjeve dhe ndikimeve të mundshmedhe lehtësimin e procesit të menaxhimit të trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore.Sfida 7: E drejta e pushimeve për të gjithëPërfshirja dhe barazia sociale janë parime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm.Synimi specifik (2b) synon të sigurojë që eksperienca turistike të jetë e mundur për të gjithë,pa dallim. Kjo sjell gjithashtu më shumë përfitim ekonomik (Synimi 1a, 1b). Sfidat nëStrategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm përfshijnë jo vetëm përfshirjen sociale, por edheshëndetin publik, pasi kontributi pozitiv i pushimeve në mirëqënien fizike dhe mendore tënjerëzve është tashmë i dëshmuar mirë.Kjo sfidë sjell ndërlikime tepër të gjera strategjike për turizmin e qëndrueshëm, sepse njëpolitikë që kërkon maksimizimin e të ardhurave nga turizmi pa rritur volumin e tij mund tëshkojë kundër parimeve të përfshirjes sociale. Megjithatë, ndjekja e turizmit social ështëprovuar se ndihmon në reduktimin e faktorit të sezonalitetit të kërkesës dhe mund tëmbështesë punësimin përgjatë gjithë vitit, pasi një game e gjerë sociale, si p.sh., pensionistëtmund të udhëtojnë jashtë sezonit kryesor turistik.Njerëzit e çdo shtrese sociale duhet të kenë mundësi të bëjnë turizëm, qofshin të rinj,studentë, familje ose qytetarë.Veprimet lidhur me këtë objektiv përfshijnë:
  19. 19. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”19 Inkurajimin e politikave dhe veprimtarive për të mbështetur turizmin social në të gjithanivelet. Ndërgjegjësimin e ndërmarrjeve për përmasat e tregut, përparësitë ekonomike dhepërfitimet sociale. Sigurimin e të drejtës së punëtorëve për të marrë lejen, duke u bërë garant për këtëaspekt të sigurisë shoqërore. Projektimin dhe përshtatjen e objekteve turistike me kerkesat për personat e paaftëfizikisht. Përmirësimin e informacionit për personat e paaftë dhe grupet e paprivilegjuara. Inkurajimi i një game të gjerë çmimesh për objektet dhe eksperiencat turistike. Inkurajimi i skemave specifike që lehtësojnë dhe nxisin njerëzit me të ardhura të ulëtapër të marrë pushime. Skema të tilla mund të jenë bonot e pushimeve që përdoren në disavende, bazuar në stimuj taksorë, që përfshijnë qeverinë dhe operatorët.Sfida 8: Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm globalËshtë e natyrshme që shqetësimi ynë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendintonë të lidhet me shqetësimin për zhvillimin e qëndrueshëm global. Të gjitha objektivat eidentifikuara për turizmin e qëndrueshëm në vendin tonë janë të vlefshme edhe përzhvillimin dhe veprimtarinë e turizmit të qëndrueshëm në shkallë ndërkombëtare.Në vitin 2008, mëse 1.3 milionë shqiptarë vizituan vendet e tjera, duke gjeneruar nëdestinacionet pritëse disa dhjetra milionë Euro. Në shumë vende në zhvillim si Shqipëria,turizmi mund të jetë një nga burimet jetësore të të ardhurave, sidomos në zonat rurale, poredhe në këto vende çështjet e ndikimit mjedisor e komunitar janë të një rëndësie të veçantë.Fushat përkatëse të veprimit përfshijnë çështje të tilla si: Promovimi i barazisë në zhvillimin e turizmit dhe në udhëtim. Inkurajimi i programeve dypalëshe për njohjen dhe mbështetjen e zhvillimit të turizmit simjet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe lehtësimin e varfërisë, si dhe inkurajimi i punëssë përbashkët me institucionet ndërkombëtare. Nxitja e operatorëve turistikë dhe investitorëve shqiptarë në shërbimet turistike jashtëvendit për t´iu përmbajtur parimeve të qëndrueshmërisë në kërkesat për të përfituar ngamjedisi dhe komuniteti lokal në të cilin operojnë. Ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë për të bërë zgjedhje dhe sjellje të përgjegjshme nëlidhje me turizmin dhe udhëtimet.
  20. 20. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”20 Shkëmbimi i përvojës dhe i njohurive në lidhje me turizmin e qëndueshëm me vende dherajone të tjera të botës.KAPITULLI III.MEKANIZMAT PËR ZBATIMNë kapitullin e mëparshëm u vunë në dukje sfidat kryesore për kthimin e turizmit shqiptar nëtë qëndrueshëm, duke identifikuar edhe veprimet e përshtatshme për t´i përballuar ato. Kykapitull tregon mënyrën e kryerjes së këtyre veprimeve për të inkurajuar: Destinacionet e qëndrueshme Bizneset e qëndrueshme Turistët e përgjegjshëmDestinacione të qëndrueshmeShumë nga sfidat e qëndrueshmërisë dhe veprimet e nevojshme mund të përballohen mëmirë duke bërë të mundur që të gjithë partnerët të punojnë së bashku në nivel destinacioni.Në këtë nivel nevojat mjedisore, të komunitetit lokal dhe të biznesit përputhen më shumë dhepërqasja gjithpërfshirëse dhe e integruar është më e thjeshtë.Për më tepër, gjithnjë e më shumë është duke u pranuar se koncepti i një “destinacioni”turistik, brenda të cilit një gamë e gjerë objektesh dhe veprimtarish formëzojnë eksperiencën(përjetimin) e plotë, është faktori që influencon më shumë në zgjedhjen e konsumatorëve.Është shumë e rëndësishme që politika kombëtare të ofrojë një kuadër mbështetës përveprimtarinë lokale.Kuptimi i destinacionitDestinacioni është një zonë tërheqëse për vizitorin që përfshin akomodimin, atraksionet dheshërbimet mbështetëse. Ai mund të kufizohet nga kufij fizikë, tematikë ose administrativëdhe përfshin një sërë imazhesh dhe cilësish dalluese që i japin identitetin. Destinacione janëvendet me të cilët aktorët e turizmit kanë lidhje natyrore dhe brenda të cilëve partnerët mundtë punojnë së bashku. Zakonisht, ky destinacion mund të jetë një qytet, një resort bregdetarose malor ose një zone rurale me identitet të përcaktuar.Është jashtëzakonisht e rëndësishme që përmasat e destinacionit të jenë të bollshme nëmënyrë që menaxhimi i tij, i dhënë në linja të përgjithshme më poshtë, të bëhej me kosto sa
  21. 21. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”21më të ulët që do të ishte e mundur. Për shembull, nuk do të ishte efektiv menaxhimi ifshatrave, qytezave ose i zonave të vogla të veçuara – ato duhet të punojnë së bashku në njëzonë më të madhe. Në disa rrethana, menaxhimi i destinacioneve mund të jetë i efektshëm nënivele rajonale, ndoshta edhe të qarkut.Menaxhimi i destinacionit të qëndrueshëmMenaxhimi i destinacionit është një term që përdoret për të mbuluar të gjithë mënyrat endikimit të turizmit në destinacion. Ai mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit tëturizmit dhe infrastrukturës, menaxhimin e vizitorëve, marketingun, informacionin,mbështetjen ndaj biznesit, vendosjen dhe kontrollin e standarteve, si dhe monitorimin.Një objektiv kritik i qëndrueshmërisë turistike është sigurimi se procesi i menaxhimit tëdestinacionit mishëron objektivat dhe principet e qëndrueshmërisë. Që të arrihet ky objektivduhet: Të miratohen formalisht synimet e qëndrueshmërisë, bazuar në ato që pasqyrohen nëkëtë Udhëzues. Të ndiqet një metodë planifikimi dhe menaxhimi shumë-aktoriale, d.m.th. që përfshin tëgjithë aktorët e turizmit. Të punohet me të gjithë aktorët për konceptimin dhe zbatimin e një strategjie përzhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të planit të veprimeve të lidhura me të. Të udhëhiqet puna përmes një procesi të rregullt monitorimi të ndikimeve të turizmit meanë të treguesve (indikatorëve) të qëndrueshmërisë.Ky proces i menaxhimit të destinacionit turistik duhet integruar ngushtë me strategjitë më tëgjera komunitare, mjedisore dhe ekonomike të destinacionit. Interesat lokale duhenbashkuar për të integruar shqetësimet mjedisore globale në planet lokale, për të përcaktuarobjektivat e së ardhmes dhe për të punuar për arritjen e tyre. Vizioni i bazuar në interesat ekomunitetit dhe planifikimi i tyre mund të jetë një vlerë hyrëse (input) e nevojshme nëmenaxhimin e destinacionit të qëndrueshëm. Megjithatë, ekziston rreziku që, duke u parë siqëlim në vetvete, kjo të çojë në izolimin e destinacionit nga linja kryesore e konceptimit dhezbatimit të politikës për zhvillimin e turizmit në vend.Strukturat për bashkëpunimMenaxhimi i suksesshëm i destinacioneve të qëndrueshme kërkon një strukturë efikase, kuinteresat e ndryshme të partnerëve harmonizohen, duke i hapur rrugë bashkëpunimit dhelidershipit efektiv. Strukturat shumë-aktorëshe të turizmit mund të marrin forma të
  22. 22. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”22ndryshme, që nga një takim informal përfaqësuesish, deri në një organ formal (këshill, etj). Epara mund të transformohet në të dytën me kalimin e kohës, krahas rritjes së besimit.Autoritetet lokale dhe rajonale kanë rol kritik për të luajtur në këtë drejtim. Në shumëdestinacione një numër autoritetesh lokale mund të punojnë bashkë në grup. Është erëndësishme që ky proces të përfshijë funksionet e shumta të autoriteteve lokale dhe rajonaleme influencë në turizëm dhe në ndikimin e tij. Interesa të tjera që duhen përfaqësuar janë atotë bizneseve turistike; të komuniteteve lokale, të organeve të trashëgimisë kulturore dhemjedisore; të sektorit të transportit; të grupeve konsumatore/pushuese lokale; të bizneseve;të trajnimeve dhe edukimit lokal.Në këtë kuadër, duhet krijuar një proces i dyanshën komunikimi ndërmjet destinacionit dheorganeve të sipërpërmendura, në nivel lokal apo kombëtar. Organet menaxhuese duhet tëvendosin një komunikim dhe konsultim efektiv brenda destinacionit përmes broshurave,website-ve, mediave lokale, si dhe forumeve të hapura.Zhvillimi i strategjisë së turizmit të qëndrueshëm dhe i planit të veprimitDuhen përgatitur strategjia dhe plani i veprimit, si mjete kryesore për formëzimin e turizmitnë destinacion, identifikimin e përparësive dhe koordinimin e veprimtarisë ndërmjetpartnerëve. Ajo duhet të marrë parasysh veçanërisht sfidat dhe mundësitë e përshkruara nëkapitullin e mëparshëm, të interpretuara sipas rrethanave lokale.Ky proces duhet të jetë dinamik dhe i vazhdueshëm, me synime, objektiva dhe veprime tëmonitoruara dhe mbikqyrura në kohë, në dritën e rezultateve të arritura dhe ndryshimit tësituatave. Shkallët që duhen ndjekur në këtë proces janë:1. Mandatimi politik Siguron angazhimin e të gjithë aktorëve në përgatitjen dhe zbatimin e një strategjiedhe plani veprimi që siguron qëndrueshmërinë bazuar në vizionin dhe identitetin epërbashkët. Përcakton organizatën që do të drejtojë procesin dhe termat e referencës për të.2. Analiza e situatës Mbledhja dhe përpunimi i informacionit mbi nivelin aktual të turizmit, numrin endërmarrjeve, punësimin, objektet dhe shërbimet e vizitorëve, kushtet mjedisore (ajriuji, toka), kontributi relativ i turizmit në ekonomi. Vlerësimi i pasurive të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, përfshirë kushtet dhendjeshmëritë për përdorim në të ardhmen.
  23. 23. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”23 Vlerësimi i kapacitetit të infrastrukturës turistike (përfshirë transportin). Vrojtimi/konsultimi me biznesin turistik, përfshirë performancën aktuale dhe nevojatperspektive të tij, Vrojtimi i vizitorëve – profilet, kërkesat, kënaqësia. Vlerësimi i politikave dhe instrumenteve ekzistuese. Vlerësimi i përfshirjes së komunitetit lokal në hartimin e planeve zhvilluese lokale Vlerësimi i efektivitetit të partneriteteve ekzistuese dhe identifikimi barrierave përbashkëpunime më të mëdha. Vlerësimi i faktorëve të jashtëm – mundësitë dhe kërcënimet: prirjet e tregut,perceptimet, analiza e konkurrentëve, ndryshimet mjedisore etj.3. Zgjedhjet strategjikePartnerët duhet të bashkëpunojnë për çështje të tilla si: Identifikimi i çështjeve kryesore (si planifikimi efektiv i hapësirave dhe i përdorimit tëtokës, kontrolli i zhvillimit etj.). Shqyrtimi i kapacitetit mbajtës. Ndërtimi i vizionit dhe caktimi i objektivave. Identifikimi e pikësynimeve (targeteve) për turizmin – sasia, lloji, ku, kur.4. Planifikimi i veprimit Ndërtimi i një programi veprimi, duke treguar përparësitë, organet drejtuese, organetmbështetëse, kohëzgjatjen dhe kërkesat për burime (financiare, njerëzore etj.). Marrja e anagazhimeve dhe mbledhja e burimeve.5. Monitorimi dhe vlerësimi Vendosja e indikatorëve dhe monitorimi i proceseve. Shqyrtimi vjetor, raportimi kundrejt pikësynimeve, dhe rishikimi i planit të veprimit Shqyrtimi i rregullt periodik i strategjisë.Indikatorët e qëndrueshmërisë dhe proceset monitorueseIdentifikimi i indikatorëve të lidhur me objektivat e qëndrueshmërisë dhe i një procesi tërregullt monitorimi kundrejt tyre është një element kritik i menaxhimit të destinacionit, nësepërqafohen vërtetë parimet e qëndrueshmërisë.Përcaktimi i indikatorëve të qëndrueshmërië duhet bazuar në pesë kritere kryesore: Lidhja e indikatorit me çështjen e caktuar. Mundësia për të marrë dhe analizuar informacionin e kërkuar.
  24. 24. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”24 Besueshmëria dhe siguria e informacionit. Qartësia dhe lehtësia për t’u kuptuar nga përdoruesit. Krahasueshmëria në kohë dhe mes rajoneve.Indikatorët mund të përdoren për katër arsye kryesore:1. Për të treguar situatën aktuale të destinacionit.2. Për të treguar shkallën apo masën e një ndikimi ose reagimi.3. Për të gjurmuar një ndryshim në kohë – po rritet apo po pakësohet, po bëhet mëmirë apo më keq.4. Për të lejuar krahasimin (benchmarking) me normat dhe destinacionet e tjera.Disa indikatorë mund të bazohen në të dhëna ekzistuese dhe në të tjera të matshmedrejtpërdrejt. Të tjerët do të mbështeten në vrojtime specifike të vizitorëve, bizneseve dhebanorëve lokalë. Vrojtimet e këtij lloji kanë përparësinë e të qënit konkretë (të lidhurdrejtpërdrejtë me çështjen) pasi janë në gjendje të kuadrojnë si duhet pyetjen. Por, ato mundtë jenë me kosto të lartë dhe kohëharxhues. Ato duhen projektuar mirë dhe me kampionaturëapo normë përgjigjeje mjaftueshmërisht të madhe për të marrë një tabllo statistikisht tëpaçvendosur. Zakonisht, vrojtimet mund të kërkojnë: Anketim të vizitorëve, përmes intervistimit të rastësishëm të rreth 1000 vizitorëve tëshpërndarë në pika të ndryshme të destinacionit, që përfaqësojnë modelet e vizitave dherrjedhat e vizitorëve. Vrojtimi duhet të mbulojë profilet e vizitorëve, të dhëna mbi vizitën,sjelljet/kënaqësinë. Anketim të biznesit, përmes vet-plotësimit të një formulari vjetor (me postë ose postëelektronike) nga të gjitha kompanitë, ose një pjesë e rëndësishme e tyre, e balancuar mirësipas llojit, duke u kërkuar atyre informacion mbi veprimtarinë dhe rezultatet, si dheopinionin e tyre, si dhe duke i stimuluar për t’iu përgjigjur sa më shumë pyetjeve. Anketim të banorëve, përmes intervistimit të rastësishëm (me postë ose me telefon) tëfamiljeve të shpërndara në anë të ndryshme, duke u përqëndruar kryesisht në qëndriminndaj turizmit dhe në angazhimin në të.Ndonëse, në pasqyrat e mëposhtme jepen një numër i madh indikatorësh, disa prej tyre janëidentifikuar si kryesorë, pasi janë gjykuar si thelbësorë në lidhje me faktorin eqëndrueshmërisë dhe relativisht të lehtë pë t’u mbledhur. Të tjerët janë plotësues, të cilëtdestinacionet turistike inkurajohen t’i përdorin. Përzgjedhja përfundimtare e indikatorëveduhet bërë në konsultim me të gjithë aktorët e destinacionit turistik.
  25. 25. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”25Indikatorët e destinacionitNr Thelbësor Indikatori Qëllimi –Çfarë tregon indikatoriMblidhet nga QëellimikryesorSfidakryesore1 Po Numri total i vizitorëve ose shtretërve tëzënë në muajVolumi i turistëve dhesezonalitetiInformacion nga njësitëakomoduese1a, 2a 12 Po Vlerësimi i numrit total të vizitorëve në vitose në muajVolumi i turistëve dhesezonalitetiNumërimi & anketimi ivizitorëve në pikat embritjes/pikat kryesoreturistike1a, 2a 13 Po Numri i krevateve (në bazë të llojit tëakomodimit)Kapaciteti i turizmit dhebazat për llogaritjen evolumit.Regjistrimet egzistuese oseauditet e rregullta1a, 2a 14 Po Përqindja mesatare vjetore e shtretërve dhee dhomave të zëna nga turistëtPerformancën endërmarrjeve dhe bazat përllogaritjen e volumitRegjistrimet dhe anketimet ebiznesit1a, 2a 1, 35 % e ndërmarrjeve që raportojnë rritje tëbiznesit nga viti i kaluar.Masa relative e rritjes dhe ekonkurrencësAnketimet e biznesit 1a 1, 36 Po Shpenzimet mesatare për person Të ardhurat ekonomike ngaturizmiAnketimet e vizitorëve 1a. 2a 47 Të ardhurat lokale (ose GDP) të gjeneruaranga turizmiVlera e turizmit dhekontributi i tij në ekonominëlokaleAnketimet e vizitorëve qëpërqëndrohen në shpenzimetplus anketimet e bizneseve qëpërqëndrohen në punësimet1a, 2a 1, 48 Po % e dhomave të lira gjatë vitit Sezonaliteti Të dhënat egzistuese, auditi irregullt ose anketimet ebiznesit1a, 1b 1, 39 Po Raporti i dhomave ose shtretërve të zënë nëtre muajt më të zënë dhe më pak të zënëSezonaliteti Regjistrimet ose anketimet ebiznesit1a, 1b,2a1, 310 Po Numri i shtretërve per 1000 persona tëpopullsisë lokaleMungesë e mundshmeekuilibri dhe presioni mbikomunitetin dhe burimetNga indikatori nr. 3 dheregjistrimet e popullsisë2a 411 Po Raporti i numrit të turistëve me popullsinëlokaleMungesë e mundshmeekuilibri dhe presioni mbikomunitetin dhe burimetNga indikatorët 1 dhe 2 dheregjistrimet e popullsisë2a 412 Po Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit Vlera që i shkon komunitetitpërkundrejt ndikimit tëAnketimet e vizitorëve dhe tëbiznesit1a, 2a,3a2, 4
  26. 26. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”26transportit13 % e ndërmarrjeve turistike të mbuluara ngarrjeti i transportit publikMundësia e akomodimit tëatyre pa makina dhemundësia e përmirësimitAuditi i objekteve dheanketimet e biznesit3a 214 Po % e vizitorëve që mbërrijnë me mjete të tjerapërveç makinës apo avionitPrirjet për të ndryshuarmënyrën e transportit –pasojat në sasinë e karbonittë emetuarAnketimet e vizitorëve 3a 215 % e vizitorëve që përdorin transportin publiknë destinacionPrirjet për të ndryshuarmënyrën e transportit –pasojat në sasinë e karbonittë emetuarAnketimet e vizitorëve 3a 216 Punësimi në sektor si përqindje e punësimittotalRëndësia relative epunësimit në turizëm dheekuilibri në ekonomiInformacione/Kode të këtijsektori industrial1b, 2a 3, 417 Po % e punëve sezonale në sektorin e turizmit Cilësia e punësimit dhesezonalitetiAnketimet e biznesit 1a, 1b 1, 318 Po Të ardhurat mesatare/orë në turizëm nëraport me të ardhurat mesatare / orë për tëgjithë industrinëCilësia e punësimit Anketimet e biznesit dhestudimet krahasuese mbisektorin1b 319 % e punonjësve me kualifikim profesional nëturizëmCilësia e punës dhe kushtetpër karierëAnketimet e biznesit 1b 320 Po % e banorëve qe shprehin kënaqësi përndikimin lokal te turizmitSa e pranon dhe sa perfitonkomuniteti nga turizmiAnketimet e banorëve 2a 421 % e banorëve që deklarojnë se përfitojnë nëmënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi lokalose që besojnë se turizmi përmirëson jetën etyrePërfitimet e komunitetit ngaturizmiAnketimet e banorëve 2a 422 Po % e ndërmarrjeve me çertifikatë të njohurmjedisoreTregues i fuqishëm qëtregon se po ndërmerrenveprimeRegjistrime nga skemat eçertifikimit dhe/ose anketimete biznesit3a 523 % e ndërmarrjeve që raportojnë se janëduke marrë masa për menaxhimin mjedisorTregues i gjerë (por pak ifuqishëm) për menaxhiminmjedisor që nuk tregonreaksionin ndaj çertifikimitAnketimet e biznesit 3a 524 Sasia dhe raporti i mbetjeve të depozituaranë landfille (totali ose shuma nga turizmi)Efikasiteti i burimeve dhendotja e tokësMatjet bashkiake ose shuma etë dhënave të ndërmarrjeveturistike3a 525 % e mbetjeve të ricikluara nga ndërmarrjetturistikeAngazhimi ndaj efiçiences sëburimeveAnketimet e biznesit 3a 5
  27. 27. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”2726 Shkarkimi i ujërave (totali ose shuma ngaturizmi)Potenciali i ndotjes Matjet bashkiake ose shuma etë dhënave të ndërmarrjeveturistike3a27 % e ndërmarrjeve turistike që nuk janë tëlidhura me sistem efikas të trajtimit tëujërave të zezaPotenciali i ndotjes Regjistrimet e bashkisë dheanketimet e biznesit3a 528 Po Konsumimi i ujit (totali ose shuma ngaturizmi) – sasia totale në periudhën më tëzënëEfikasiteti i burimeve dhendikimi në komunitetMatjet bashkiake ose shuma etë dhënave të ndërmarrjeveturistike2a, 3a 529 % e ujit të ricikluar nga ndërmarrjet turistike Angazhimi për rritjen eefikasitetit të burimeveAnketimet e biznesit 2a, 3a 530 Po Cilësia e ujit (deti dhe zonat me ujë të ëmbël) Ruajtja e natyrës dhe evlerave të mjedisit përbanorët lokalë dhe turistëtAnaliza e rregullt e ujit 1a,3a,3b, 2b6, 7, 131 Konsumimi total i energjisë (ose emetimi iCO2) nga objektet turistikeEfikasiteti i burimeve dhendotjaShuma e të dhënave ngandërmarrjet turistike3a 532 Cilësia e ajrit Tregues i forcës tërheqëse tëmjedisit për popullsinëlokale dhe turistëtAnaliza e rregullt e pastërtisësë ajrit3a,3b,2b6, 733 Po Sasia e mbeturinave të hedhura në vende tëcaktuaraTregues i forcës tërheqëse tëmjedisit për popullsinëlokale dhe turistëtVëzhgime. Anketimet evizitorëve dhe banorëve.3b,1a,2a, 2b6, 7,34 Numri i njerëzve në vende të veçanta në ditëtmë të zënaPresioni mbi komunitetindhe mjedisinNumërimi dhe anketimi ivizitorëve2a, 2b 4, 635 Po Gjendja e mjedisit në vende të vecanta Dëmtimi i peisazhit dhe ibiodiversitetitVëzhgime. Anketimet evizitorëve dhe banorëve.3b 636 Numri dhe përmasat e vendeve dhe tokave tëmbrojturaCilësia e trashëgimisënatyrore dhe kulturore dheaftësia për të përballuarpresioninTitujt e regjistruar 3b 637 Po % e territoreve me peisazh (p.sh., gjatësia ebregdetit) mbi të cilat është ndërtuarUlja e forcës tërheqëse temjedisitTë dhëna dhe vëzhgime mbipërdorimin e tokës1a, 2a,2b, 3b4, 6, 738 % e territorit të që i është nënshtruarplanifikimit të përdorimit të tokës dhekontrollit të zhvillimitAftësia për të përballuarpresioninPlanet e përdorimit të tokës 2a, 3b 4, 639 Kontributi i ndërmarrjeve turistike dhevizitorëve për ruajtjen e vleraveMbështetja që i jep turizmiruajtjes së vleraveAnketimi i vizitorëve dhe ibizneseve. Monitorimi iskemave specifike3b 640 Po % e ndërmarrjeve turistike që marrin pjesënë skemat e çertifikimit të cilësisëAngazhimi i biznesit për tëpërmirësuar cilësinë dheRegjistrime nga skemat ecertifikimit. Anketimi i1a, 2b 7
  28. 28. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”28konkurrencën biznesit41 Po % e vizitorëve që dëshmojnë se janë tëkënaqur me eksperiencën në vendCilësia e destinacionit dhekënaqësia e vizitorëveAnketimi i vizitorëve 1a, 2b 742 % e vizitorëve që janë në vizitë të përsëriturose % e atyre që deklarojnë se do të kthehenCilësia e destinacionit dhekënaqësia e vizitorëveAnketimi i vizitorëve 1a, 2b 743 Po % e ndërmarrjeve turistike që përmbushinstandartet e pranimit (hyrshmërisë)Aftësia për t’u dhënëvizitorëve nje eksperiencë(përjetim) pa dallimRegjistrime nga skematinspektuese. Anketimi ibizneseve2b 744 % e vizitorëve me paaftësi fizike ose shqisore Tregues relativ i përfshirjessociale në destinacionAnketimi i vizitorëve 2b 745 % e vizitorëve nga shtresat e ulëta sociale-ekonomikeTregues relativ i përfshirjessociale në destinacionAnketimi i vizitorëve 2b 746 % e vizitorëve që përfitojnë nga skema eplanifikuar e pushimeveRëndësia e turizmit socialpër destinacioninAnketimi i vizitorëve ose ibizneseve2b 747 Niveli i kënaqësisë së vizitorëve me paaftësifizike ose shqisoreTregues relativ i përfshirjessociale në destinacionAnketimi i vizitorëve 2b 748 Po Prania e një organizate të menaxhimit tëdestinacionit që përfshin aktorë të ndryshëmPërqasja gjithëpërfshirëse emenaxhimit të destinacionitPrania/mungesa e aktorëve tëndryshëm përkundrejtpërcaktimeve49 Po % e bizneseve që u përkasin shoqatave lokaletë turizmitTregues i nivelit tëangazhimit të sektorit privatnë menaxhimin edestinacionitRegjistrimet e anëtarëve50 Po Egzistenca e një strategjie të miratuar dhe tëmonitoruar për zhvillimin e turizmit tëqëndrueshëmAngazhimi për menaxhimine destinacionit tëqëndrueshëmPrania/mungesa përkundrejtpërcaktimeve
  29. 29. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”29Instrumente për zbatimin e politikave të qëndrueshmërisëKy udhëzues dhe plani i veprimit që e shoqëron përmbajnë një numër veprimesh përpërmirësimin e qëndrueshmërisë në destinacion. Ai jep masat kryesore që duhen ndërmarrë përta bërë turizmin më të qëndrueshëm.Planifikimi i përdorimit efektiv të tokës dhe hapësirës, si dhe kontrolli i zhvillimit (në përputhjeme standartet e mbrojtjes mjedisore dhe strategjinë e turizmit të qëndrueshëm) konsiderohenabsolutisht themelorë në dhënien e sigurisë se zhvillimi i ri i turizmit, si shkallë dhe lloj, bëhet nëpërputhje me nevojat e komunitetit lokal dhe të mjedisit. Ky proces mund të mbështetet përmeskërkesave për kontrollin e ndikimit mjedisor (ose nga një vlerësim më i gjerë i qëndrueshmërisë)të parashtruara ndaj projekteve të propozuara. Në këtë kuadër, duhen ndërmarrë veprimtarispecifike për të arritur konsistenën në territorin e të gjithë Shqipërisë lidhur me zbatimin ekëtyre proceseve në turizëm, nëpërmjet hartimit të udhëzuesve për planifikim dhe shkëmbimit tëeksperiencës më të mirë.Investimet në infrastrukturë dhe shërbime të autoriteteve lokale në nivelin e destinacionit,nganjëherë në bashkëpunim me sektorin privat, janë mjaft të rëndësishme. Projektet përkatëseduhet të përfshijnë objektet e përbashkëta, skemat e riciklimit, sistemet e furnizimit me ujë,stokimin e mbetjeve. Vëmëndje e veçantë i duhet kushtuar planifikimit të transportit tëintegruar, për të reduktuar trafikun e rënduar, si dhe për të inkurajuar eksplorimin edestinacionit pa përdorur makina brënda tij. Kjo arrihet duke kryer investime në infrastrukturë,shërbime dhe informacion.Instrumentë të tjerë mund të aplikohen në nivel destinacioni për të influencuarqëndrueshmërinë e biznesit. Kujdes i veçantë duhet treguar për thellimin e njohurive mbiçështjet e qëndrueshmërisë dhe krijimin e aftësive menaxhuese në nivelin e destinacionit lokalnëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit të punonjësve lokalë. Kjo mund të arrihetpërmes zhvillimit të një rrjeti informacionesh mbi menaxhimin e qëndrueshëm të destinacionitme bazë në Internet, që jep mundësinë për futjen e të dhënave për krahasim (benchmarking) dheshkëmbimin e eksperiencave më të mira. Për të përforcuar këtë proces mund të krijohej edherrjeti i destinacioneve.
  30. 30. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”30Bizneset e qëndrueshmeNjë tjetër mekanizëm për përhapjen e turizmit të qëndrueshëm është nxitja e bizneseve për tëpërqafuar parimet e qëndrueshmërisë në veprimtarinë e tyre. Disa nga përparësitë dhe veprimetpër bizneset dalin në pah nga planet e menaxhimit të destinacioneve, por politikat dhe veprimetpër bizneset krijohen dhe zbatohen në nivele të tjera dhe përmes një variacioni procesesh.Shoqatat e bizneseve kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, duke influencuar veprimtarinë eanëtarëve të tyre.Lidhja e konkurrencës me qëndrueshmërinëNjë nga kërkesat parësore të bizneseve turistike është të mbeten konkurrues në treg. Veprimetqë ndërmerren për të forcuar konkurrencën duhen parë si pjesë e procesit të krijimit tëqëndrueshmërisë. Kjo mund të lidhet me sfidën kyçe të përballimit të sezonalitetit të kërkesës,por dhe me çështje më të përgjithshme si cilësia e shërbimit. Krijimi i një klime të favorshmebiznesi, bërja e një destinacioni më të sigurt, vendosja dhe promovimi i standardeve të cilësisë,zhvillimi i aftësive përmes trajnimeve dhe ndihma për hyrshmëri në treg, janë forma tërëndësishme të mbështetjes së biznesit.Por, axhenda e qëndrueshmërisë kërkon të ndikojë më tutje mbi biznesin, duke e inkurajuar atëtë shtrijë vizionin e tij afatgjatë për të arritur përfitime më të gjera ekonomike, sociale dhemjedisore, duke siguruar në të njëjtën kohë suksesshmërinë dhe konkurrencën. Përballimi isfidave kryesore në sektorin e turizmit, si ofrimi i punëve cilësore, minimizimi i përdorimit tëburimeve, mbështetja e komuniteteve, nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimi iaksesit, varet nga reagimi i biznesit ndaj tyre.Nxitja e përgjegjësisë sociale të ndërmarrjeve dhe e dialogut socialKomuniteti biznesit duhet të dëshmojë angazhimin e tij për zhvillimin e qëndrueshëm dhe tërrisë angazhimin për përgjegjshmërinë sociale të ndërmarrjes (PSN). Në Shqipëri operatorëtturistikë në përgjithësi nuk kanë politika formale mbi përgjegjësinë sociale lidhur me çështjet eqëndrueshmërisë, gjë që përbën një sfidë kryesore për politikat turistike.Dialogu social midis ndërmarjeve, punonjësve, dhe përfaqësuesve të tyre është gjithashtu njëkoncept themelor për qëndrueshmërinë e bizneseve turistike. Ky dialog (që mund të realizohejpërmes debateve, seminareve, workshopeve, mediave etj.) duhet të ndihmojë në forcimin e
  31. 31. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”31angazhimit vullnetar për realizimin e objektivave më të gjera ekonomike, sociale dhe mjedisorenë interes të përbashkët të punëdhënësve dhe punëmarrësve.Hapat dhe instrumentet për të influencuar biznesinNjë sekuencë logjike hapash mund të ndërmerren për ta çuar biznesin drejt përfshirjes sëparimeve të qëndrueshmërisë në praktikat e tij menaxheriale.1. Grumbullimi i njohurive dhe kërkimet. Më shumë informacion nevojitet për perceptimin eqëndrueshmërisë dhe të axhendës së saj nga bizneset, mbi barrierat që ndeshen në zbatim dhefaktorët për ndryshim të cilëve ata mund t’i përgjigjen. Në të njëjtën kohë, kërkimet mbi prirjetdhe perceptimet e tregut dhe mbi përfitimet financiare që vijnë nga manaxhimi mjedisor, mundtë nxisin dhe drejtojnë biznesin drejt qëndrueshmërisë. Mbledhja e informacionit ndihmonsektorin të jetë në dijeni të zhvillimeve të fundit përkatëse teknologjike.2. Ndërgjegjësimi. Komunikimi i shkëlqyer është i nevojshëm për të nxitur reagimet e bizneseve.Për ketë mund të shfrytëzohej bashkëpunimi ndërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dheshoqatave të bizneseve, si “Shoqata e Turizmit Shqiptar” dhe “Shoqata e Hoteleve Shqiptare”,duke kërkuar bashkëpunim mes bizneseve në partneritet. Me anë të komunikimit efikas mund tëpromovohen histori të suksesshme që do të ishin të dobishme për të ndërgjegjësuar biznesetshqiptare për çështjet e qëndrueshmërisë.3. Edukimi dhe ndërtimi kapaciteteve. Shumë mund të arrihet përmes trajnimeve dhekëshillimeve të targetuara mirë. Ato mund të përfshijnë çështje të tilla si: Prodhimi dhe shpërndarja e udhëzuesve dhe listave, ndoshta të lidhura me procesin e vetë-kontrollit. Përfshirja e çështjeve të qëndrueshmërisë në programet e turizmit dhe të hotelerisë. Ofrimi i kurseve specifike për bizneset dhe punojësit ekzistues. Kurset duhet të jenë tëshkurtër, të fokusuar dhe pa vështiresi për pjesëmarrje. Ofrimi i këshillave profesionale të drejtpërdrejta për bizneset mbi qëndrueshmërinë dhelehtësimin e kontaktit midis bizneseve. Krijimi i një rrjeti njohurish mbi qëndrueshmërinë dhe i një website. Lehtësimi i krahasimit (benchmarking) midis bizneseve dhe promovimi i praktikave më tëmira.
  32. 32. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”32 Komunikimi dhe promovimi i nismave të thjeshta europiane ose ideve innovative tëzbatueshme në Shqipëri, si p.sh. ‘aksioni më i mirë i vitit’.4. Stimujt dhe asistenca financiare. Instrumentet ekonomike mund të përdoren si stimuj. Kurështë e përshtatshme, një kusht që bizneset të përfitojnë asistencë financiare duhet të jetëpërmbushja e kritereve të qëndrueshmërisë. Mund të jepet, për shembull, asistencëfinanciare për izolime të mira dhe futjen e teknologjisë me energji të ulët, duke i nxiturbizneset të bëjnë ndryshimet e nevojshme në këtë drejtim. Taksat dhe tatimet mund tëpërdoren për të influencuar sjelljet e biznesit, drejt objektivave mjedisore dhe jo thjesht drejtrritjes së përfitimeve dhe të ardhurave.5. Kriteret e performancës, identifikimi dhe shpërblimi. Bizneset zakonisht kërkojnë t’u njihenhapat që kanë ndërmarrë për përqafimin e qëndrueshmërisë. Çertifikimi i ndërmarrjevesipas kritereve të caktuara në bazë të përformancës së arritur, mund të jetë si një stimul përbiznesin dhe një mjet për informimin e konsumatorëve. Etiketa Kombëtare Mjedisore(EKM), e projektuar në kuadrin e projektit LIFE 06/TCY/AL/202, është etiketa e parë nëShqipëri për çertifikimin e bizneseve turistike që arrijnë nivelet e duhura tëqëndrueshmërisë. Për ta transformuar EKM-në në një skemë çertifikimi të suksesshme përoperatorët e turizmit shqiptar, duhen ndërmarrë hapa të tilla, si: Përfshirja në skemën e çertifikimit i të gjitha çështjeve të qëndrueshmërisë, përfshirëndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore. Lidhja e çertifikimeve për qëndrueshmërinë me çertifikimet e cilësisë. Promovimi aktiv i skemës te bizneset dhe konsumatorët. Marrja parasysh e çertifikimit në avantazhet që mund të lehtësojnë asistencën financiare,marketingun dhe prokurimet. Dhënia dhe publiciteti i çmimeve për praktikat më të mira. Vendosja e skemave çertifikuese të thjeshta, në nivelin e destinacionit që e bëjnë më tëlehtë pjesëmarrjen e një numri më të madh biznesesh.Turistët e PërgjegjshëmPër të arritur progres të vërtetë në turizmin e qëndrueshëm duhet që turistët vetë të reflektojnëinteresin e tyre ndaj qëndrueshmërisë në zgjedhjet e udhëtimeve dhe qëndrimeve të tyre.Industria turistike ka më shumë të ngjarë t’i përgjigjet një përqasjeje që drejtohet nga tregu.
  33. 33. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”33Disa nga sfidat kryesore më të ndjeshme ndaj zgjedhjeve të tregut janë sezonaliteti i kërkesës,mënyra e transportit, kontributi në begatinë lokale dhe ndikimi në burimet natyrore dhekulturore. Sjellja me përgjegjësi e turistëve ndaj mjedisit dhe komuniteteve lokale është shumë erendësishme pasi influencon ndikimin e turizmit në vend. Ndikimet mund të vijnë nga sjelljet evet turistëve, si dhe nga zgjedhjet që ata bëjnë në lidhje me operatorët turistikë ose ndërmarrjetqë përdorin praktika të padëmshme për mjedisin.Turistët mund të influencohen në sjelljet e tyre nga ndërgjegjësimi i tyre për çështjet eqëndrueshmërisë, si dhe duke i informuar ata mbi zgjedhjet që duhet të bëjnë në interes tëqëndrueshmërisë.EdukimiNjerëzit mund të ndërgjegjësohen për çështjet e qëndrueshmërise që në moshë të vogël, dukemësuar në shkollë. Kjo duhet të jetë një çështje e rëndësishme e programeve edukative. Atoduhet të përfshijnë informacion mbi ndikimin që kanë zgjedhjet që bëjnë njerëzit lidhur meudhëtimet dhe pushimet. Edukimi mund të nxisë gjithashtu interesin në eksplorimin dheruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore. Udhëzime mund të ofrohen nëpërmjet materialeve tëmësuesve dhe materialeve të tjera.KomunikimiPromovimi kreativ është një mjet i fuqishëm për ndikimin e vizitorëve. Vëmëndja duhetpërqëndruar më shumë në dhënien e mesazheve pozitive dhe paraqitjen e mundësive, se sa nëkufizimet, duke treguar rrugët se si mund të udhëtohet në mënyrë të qëndrueshme. Shembujtduhet të përfshijnë promovimin e pushimeve jo-sezonale, mënyrat e transportit të qëndrueshëm,ecjet dhe udhëtimet me biçikletë. Rëndësi e vecantë i duhet kushtuar promovimit të broshuravedhe website-ve të çertifikimit me Etiketën Kombëtare Mjedisore.Informacioni brënda destinacionit i ofruar nga biznesi dhe nga autoritetet lokale mund të ketënjë peshë të madhe—për shembull në zgjedhjen e produkteve lokale, në zbulimin e mundësisë sëeksplorimit të destinacionit pa automjete, në cilësinë e ujit etj.Udhëtimi i qëndrueshëm ka fituar një vëmëndje të konsiderueshme nga mediat kohët e fundit.Ky fakt ka kontribuar në ndërgjegjësimin dhe promovimin e mënyrave alternative të tëudhëtuarit. Udhëzuesit komercialë dhe website-t kanë një ndikim të fortë në zgjedhjen e
  34. 34. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”34udhëtimeve, si të tilla krijuesit e tyre mund të nxiten që të marrin parasysh çështjet eqëndrueshmërisë në publikimet e tyre.NdërmjetësitOperatorët turistikë vazhdojnë të kenë një influencë të konsiderueshme në zgjedhjet ekonsumatorëve. Në një numër vendesh Europiane rrjetat e operatorëve turistikë pranojnëqëndrueshmërinë si vlerë dhe promovojnë praktika të vlefshme me anëtarët e tyre. Operatorëtturistikë mund të influencojnë fuqimisht ofruesit e shërbimeve turistike duke zgjedhurndërmarrjet me të cilat punojnë në bazë të kritereve të qëndrueshmërisë, duke i dhënë përparësiatyre të çertifikuara me një eko-etiketë, siç është p.sh., EKM. Ato duhen nxitur dhe mbështeturnë këtë proces përzgjedhës, duke tërhequr edhe vëmëndjen e konsumatorëve.Shoqatat e konsumatorëve dhe OJQ-të për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duheninkurajuar për të udhëhequr në çështjet e qëndrueshmërisë, si dhe për t’u dhënë informacion tëdobishëm anëtarëve të tyre. Në këtë drejtim, duhet forcuar bashkëpunimi ndërmjet tyre dheindustrisë.Regullat dhe Kodet e SjelljesNë disa situata, sjellja e konsumatorëve duhet kontrolluar nga rregullat dhe ligjet, si p.sh., lidhurme veprimtaritë në zonat natyrore tepër të ndjeshme. Një përqasje alternative që ka rezultuar esukseshme në disa vende, si p.sh., në parqet natyrore, sitet arkiologjike etj., është vendosja eudhëzuesve dhe e kodeve të sjelljes. Këto rregulla duhen shkruajtur me gjuhë pozitive, tëshpjegohen mirë dhe të konceptohen në bashkëpunim me bizneset lokale dhe të interesuarit etjerë.Çmimet dhe pagesatSi mekanizma për të influencuar zgjedhjet e turistëve mund të përdoren çmimet e diferencuara,uljet (discounts) dhe pagesat. Në disa vënde, taksat e rrugës kanë rezultuar të suksesshme nëreduktimin e trafikut, kur ekzistojnë mundësi alternative transporti ndaj makinave.Një çështje e veçantë është mungesa e burimeve financiare për ruajtje dhe mirëmbajtje. Kjoduhet të lidhet me përfitimin dhe kënaqësinë që u sjell turistëve përdorimi falas i mjediseve tëndryshme, por edhe me gatishmërinë e tyre për të shpenzuar. Dy rrugët kryesore për tëmbledhur të ardhura nga turistët janë:
  35. 35. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”35 Pagesat ose taksat e detyrueshme, të cilat duhet të jenë të drejta për të gjithë turistët. Mbledhja e kontributeve vullnetare nga turistët. Kjo ka treguar të jetë mjaft e sukseshme nërastin kur është promovuar si një skemë me zgjedhje (vendoset një pagesë që nuk është edetyrueshme për konsumatorët që nuk dëshirojnë të paguajnë), pasi nuk rëndon mbi turistët.Çfarëdo përqasjeje që të përdoret, është e rëndësishme që turistët të sigurohen se fondet embledhura do të përdoren për manaxhimin dhe konservimin e destinacionit, duke treguartransparencë mbi mënyrën e shpenzimit të tyre.Asnjë pagesë shtesë nuk duhet aplikuar ekskluzivisht për disa lloje biznesi, si akomodimi, dukeevituar me çdo mënyrë shndërrimin e saj në barrë për ndërmarrjen dhe duke vënë në rrezikkonkurrueshmërinë e saj.KAPITULLI IV.PËRGJEGJËSITË PËR VEPRIMNë kapitujt e mëparshëm janë vënë në pah një sërë veprimesh që duhen ndërmarrë në interes tëzhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky kapitull përmbledh përgjegjësitë përveprim të secilit aktor në nivele të ndryshme. Në të identifikohen funksionet dhe përgjegjësitëpër çdo nivel dhe lloj organizmi. Tabelat 1a dhe 1b tregojnë përgjegjësitë për çdo veprim lidhurme tre mekanizmat dhe sfidat kryesore të paraqitura më lart. Megjithëse, përgjegjësitë janëparaqitur të ndara për çdo aktor, është e nevojshme që ata të punojnë bashkarisht, përfshirëpartneritetin publik - privat.QeveriaPërgjegjësitë parësore të qeverisë janë: Të tregojë angazhim politik për qëndrueshmërinë e turizmit. Të përfshijë në politikat dhe strategjitë e turizmit parimet dhe qëllimet e qëndrueshmërisë. Të përfshijë dhe pasqyrojë çështjet e turizmit në politikat e gjera që lidhen me mjedisin,kulturën, transportin, komunitetet dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Të punojë në të gjithë segmentet e saj, si dhe me aktorët e tjerë për të formuluar politikat dhestrategjitë lidhur me qëndrueshmërinë e turizmit (si p.sh., modeli i pushimeve shkollore).
  36. 36. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”36 Të integrojë çështjet e qëndrueshmërisë në programet e saj financiare. Të zhvillojë indikatorët e turizmit të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe rajonal, duke ishoqëruar me monitorimin dhe raportimin, si dhe duke identifikuar dhe koordinuarindikatorët për përdorim në nivelin e destinacionit turistik. Të krijojë programe edukative, trajnuese, marketingu dhe mbështetëse për biznesin, nëmbështetje të turizmit. Të ndërmarrë nisma dhe të mbështesë kërkimet e ndryshme. Të ofrojë mbështetje aktive për skemat e çertifikimit dhe të etiketimit, si EKM-ja dhe të bëjëpromovimin e tyre te konsumatorët. Të inkurajojë dhe lehtësojë krijimin e Organizatave të Menaxhimit të Destinacionit (OMD)që përfshijnë aktorë të ndryshëm. Të krijojë kuadro rregullatore dhe programe në mbështetje të menaxhimit e destinacionit tëqëndrueshëm. Të pasqyrojë parimet e qëndrueshmërisë në praktikat e udhëtimeve dhe prokurimeve të saj. Të mbështesë turizmin e qëndrueshëm në veprimtaritë ndërkombëtare. Të adresojë çështjet e qëndrueshmërisë në aplikimet për projekte në kuadër të programeve tëBE-së për financimin turizmit, si dhe të kërkojë financimin e disa veprimtarive tëpërshkruara në këtë Udhëzues.Agjensia Kombëtare e Turizmit (AKT)AKT-ja, si agjensi qeveritare e specializuar, duhet të jetë aktori kryesor për koordinimin eaksioneve në nivel kombëtar, bazuar në strategjinë e zhvillimit të turizmit, si dhe në politikat epërpunuara nga Ministria e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Shumë nga çështjet e trajtuara nëkëtë Udhëzues ndërlidhen me funksionet e AKT-së dhe me fusha të ndryshme të politikëbërjes.Për rrjedhojë, del nevoja për fuqizimin e koordinimit të këtyre funksioneve për adresimin eçështjeve të turizmit të qëndrueshëm.Përgjegjësitë parësore të kësaj Agjensie janë: Të këshillojë Qeverinë dhe Autoritetet Lokale për të përdorur financimet, sipas rastit, përpërballimin e sfidave dhe mbështjen e proceseve të përshkruara në këtë Udhëzues. Të inkurajojë këshillat e qarqeve për ndjekjen e turizmit të qëndrueshëm dhe që tëraportojnë rregullisht mbi politikat dhe veprimet e tyre.
  37. 37. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”37 Të japë një kuadër politik mbështetës për zhvillimin dhe zbatimin e integruar të strategjivetë turizmit të qëndrueshëm në nivelin e destinacionit lokal në bashkëpunim me këshillatrajonalë (ose të qarqeve). Të kryejë kërkime për çështje që lidhen me turizmin e qëndrueshëm dhe të bëjë të njohurarezultatet e tyre në të gjithë vendin. Të identifikojë dhe bëjë të njohura praktikat më të mira për zhvillimin e turizmit tëqëndrueshëm. Të lehtësojë marrjen dhe shkëmbimin e njohurive dhe të aftësive për ta bërë turizmin më tëqëndrueshëm. Të asistojë në procesin përcaktimit të kritereve të sjelljes në pajtueshmëri me zhvillimin eqëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Të japë indikatorët bazë dhe statistikat lidhur me qëndrueshmërinë e turizmit, si dhe të masëndikimin e tij. Të pasqyrojë parimet e qëndrueshmërisë në praktikat e udhëtimeve dhe prokurimeve të saj.Autoritetet lokaleAutoritetet lokale janë aktorë kyç për planifikimin dhe menaxhimin e turizmit, si dhe përvlerësimin e ndikimit të tij. Ato duhet të punojnë ngushtë me sektorin privat, duke mbajturkurdoherë parasysh interesat komunitare dhe mjedisore, në kuadër të Organizatave tëMenaxhimit të Destinacionit (OMD). Funksioni i OMD-së mund të jetë i zbatueshem në nivelrajoni (ose edhe qarku).Përgjegjësitë parësore të autoriteteve lokale janë: Të krijojnë mekanizma dhe struktura shumë-aktorëshe për zhvillimin dhe zbatimin estrategjive për turizmin e qëndrueshëm dhe të planeve përkatëse të veprimit. Të japin udhëheqje dhe të lehtësojnë koordinimin dhe bashkëpunimin. Të sigurojnë se nëpunesit dhe të zgjedhurit janë të familjarizuar me çështjet eqëndrueshmërisë. Të fuqizojnë burimet njerëzore dhe financiare që i kushtohen menaxhimit të turizmit. Të identifikojnë indikatorët përkatës dhe të monitorojnë ndikimet. Të sigurojnë dhe ruajnë infrastrukturën dhe objektet e nevojshme.
  38. 38. DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANËDepartamenti i ProjekteveProjekti: LIFE 06/TCY/AL/202“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”38 Të pasqyrojnë parimet e qëndrueshmërisë në komunikimet për turizmin dhe në shërbimetmbështetëse. Të sigurojnë planifikimin efektiv të përdorimit të tokës dhe të kontrollit të zhvillimitterritorial, si dhe instrumentet e nevojshme. Të promovojnë fushata edukative që synojnë ndërgjegjësimin e banorëve, turistëve dhe tëoperatorëve. Të pasqyrojnë parimet e qëndrueshmërisë në praktikat e tyre të udhëtimeve dheprokurimeve.Bizneset turistikeRoli i bizneseve turistike është thelbësor për arritjen e turizmit të qëndrueshëm. Në këtë kuadër,i rëndësishëm është jo vetëm reagimi i tyre individual, por edhe mbështetja dhe angazhimi iorganizatave apo shoqatave të tyre (si p.sh., i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë etj.) në nivelkombëtar, rajonal dhe të destinacionit.Përgjegjësitë e bizneseve turistike përfshijnë çështje të tilla si: Pjesëmarrja aktive në strukturat dhe veprimtaritë e menaxhimit të destinacionit lokal. Mbajtja parasysh e faktorëve mjedisorë dhe socialë në vendimet e tyre për investime dhevendosjen e çmimeve. Nxitja e përhapjes gjerësisht të Përgjegjësisë Sociale të Ndërmarrjes dhe angazhimi nëdialogun social. Zhvillimi i sistemeve të mundshme të menaxhimit mjedisor. Ndjekja e politikave të barazisë në punësim. Forcimi i marrëdhënieve me komunitetin lokal. Dhënia e sigurisë se stafi është i familjarizuar me çështjet e qëndrueshmërisë. Zbatimi i parimeve të qëndrueshmërisë në shqyrtimin e zinxhirit furnizues dhe nëprokurime, përfshirë udhëtimet. Dhënia e informacionit përkatës vizitorëve dhe ndihmimi i tyre për të udhëtuar në mënyrë tëqëndrueshme. Pjesëmarrja në skemat vullnetare për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhembështetjen e komuniteteve lokale.

×