Pagesat elektronike..

4,883 views

Published on

Published in: Economy & Finance
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,883
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
96
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Pagesat elektronike..

  1. 1.  Banka është institucion financiar aktiviteti primar i së cilës është të veprojë si agjent pagesash për klientët si dhe të jap apo marrë hua. Banka e parë moderne ishte themeluar në Itali në Genoa më 1406, dhe emri i saj ishte Banco di San Giorgio (Banka e Shën Gjergjit). Shumë aktivitete financiare janë shtuar me kalimin e kohës. Për shembull, bankat janë pjesëmarrës të rëndësishëm në tregjet financiare dhe ofrojnë shërbime financiare siç janë fondet e investimeve. Në disa vende siç është Gjermania, bankat janë pronarë kryesorë të korporatave industriale derisa në shtetet tjera siç janë Shtetet e Bashkuara bankat e kanë të ndaluar të jenë pronare të kompanive jo-financiare. Në Japoni, bankat zakonisht vargje të entiteteve të kryqëzuara të pronarëve të aksioneve të njohura si zaibatsu. Në Francë “Bancassurance” ka prani shumë të lartë, për shkak se shumica e bankave ofrojnë shërbime të sigurimit (tashmë madje edhe shërbime të patundshmërisë) për klientët e tyre. Gjatë shekujve bankat kanë ndikuar ekonomitë dhe politikën e shumë shteteve. Historikisht, qëllimi kryesorë i bankës ishte të sigurojë hua për kompanitë tregtare.
  2. 2.  Bankat sigurojnë fondet që mundësojnë bizneset të blejnë inventar, dhe të kthejnë këto fonde me një normë të interesit pasi inventari të është shitur. Për shekuj, industria bankare është marrë vetëm me biznese, por jo me klientë. Shërbimet bankare janë zgjeruar për të përfshirë edhe shërbime për individ, dhe marrë kështu rrezikun e punës me transaksione shumë më të vogla. Emri bankë ka prejardhjen nga fjala Italine banco që do të thotë “tavolinë/stol”, që përdorej gjatë renesancës nga bankierët e Florentinës, të cilët kryenin transaksionet e tyre mbi tavolina të mbuluara me mbulesa të gjelbra. Sidoqoftë, ka gjurmë të aktiviteteve bankare madje dhe në kohërat antike.
  3. 3.  Bankat veprojnë si agjentë të pagesave duke drejtuar llogari aktive apo të kursimeve për klientë, duke paguar çeqet e lëshuar nga klientët e bankës, dhe duke mbledhur çeqet e depozituara në llogaritë aktive të klientëve. Bankat gjithashtu mundësojnë pagesat e klientëve përmes metodave të tjera të pagesave siç janë transferimi telegrafik, EFTPOS dhe ATM. Bankat huazojnë para duke pranuar fondet e depozituara në llogaritë aktive, duke pranuar depozitime të afatizuara dhe duke dhënë sigurime të kredive siç janë bankënotat ose obligacionet. Bankat huazojnë para duke bërë ngritje të llogarive aktive të klientëve, duke bërë vendosje të kredive, dhe duke investuar në sigurime të huave të shitshme dhe forma të tjera të huazimit të parave. Bankat sigurojnë pothuajse të gjitha shërbimet e pagesave, dhe llogaria bankare konsiderohet e domosdoshme nga shumica e bizneseve, individëve dhe qeverive,
  4. 4.  . Jo-bankat të cilat sigurojnë shërbime të pagesave siç janë kompanitë e dërgimit zakonisht nuk konsiderohet zëvendësim adekuat për posedimin e një llogarie bankare. Bankat huazojnë pjesën më të madhe të fondeve nga bizneset jofinanciare, dhe huazojnë shumicën e fondeve për shtëpitë dhe bizneset jo-financiare, por huadhënësit jo-banka sigurojnë zëvendësim adekuat për huat bankare, dhe fondet tregjeve të parave, trustet e menaxhimit të parasë kesh si dhe institutet tjera financiare jo-banka në shumicën e rasteve sigurojnë një zëvendësim adekuat për bankat për sa i përket shërbimeve të huazimit.
  5. 5.  Bankat ofrojnë shumë kanale të ndryshme për qasjet në shërbimet e tyre bankare si dhe në shumë shërbime tjera, këto kanale përfshijnë: Degën, qendër bankare apo qendër financiare e cila është lokacion ku banka apo institucioni financiar ofron një varg të tjerë të shërbimeve fytyrë-me-fytyrë me klientin ATM është pajisje kompjuterizuar telekomunikuese që siguron klientëve të institucioneve financiare një metodë për transaksioneve financiare në hapësirën publike pa pasur nevojë për shërbyes njerëzorapo sportelist të bankës. Shumica e bankave tashmë kanë më shumë ATM se sa degë dhe ATM makinat janë duke siguruar një varg gjithnjë e më të gjerë të shërbimeve për një numër në rritje të klientëve. Për shembull në Hong Kong, shumica e ATM-ëve i mundësojnë çdonjërit posedues të llogarisë bankare të depozitojë kesh para duke i ushqyer ato në makinë dhe duke shënuar numrin e llogarisë në të cilin duhet të kreditohen paratë. Gjithashtu, AMT-ët mundësojnë poseduesit e kartelave të bankave tjera të marrin pasqyrat e llogarive të tyre dhe të tërheqin të holla, madje edhe nëse kartelat e tyre janë të lëshuara nga bankat tjera. Posta është pjesë e sistemit postar i cili më veti është sistem ku dokumentet e shkruara zakonisht të mbyllura në zarf, si dhe pakot e vogla që mund të përmbajnë lëndë tjera, dorëzohen nëpër destinacione në tërë botën. Kjo mund të përdoret për depozitimin e çeqeve dhe për të dërguar porosi në bankë për pagesën e parave për palët e treta. Bankat gjithashtu zakonisht përdorin postën për të shpërndarë pasqyra periodike të llogarive për klientët e tyre. Veprimet bankare telefonike janë shërbim i cili mundësohet nga institucioni financiar i cili lejon klientët e tij të kryejnë transaksione përmes telefonit. Kjo zakonisht përfshin pagesat e fatura për faturuesit e zakonshëm (p.sh. elektricitet, telefon etj). Veprimet bankare përmes internetit ose e-banking është termi i cili përdoret për kryerjen transaksioneve, pagesave etj. me Internet përmes bankës, unionit kreditor ose ueb faqes së sigurt shoqërive ndërtuese.
  6. 6.  E-banking mund të definohet si dorëzim i automatizuar i produkteve dhe shërbimeve të reja dhe atyre tradicionale drejtpërdrejtë për klientët përmes kanaleve elektronike të komunikimit. E-banking përfshin sistemet që i mundësojnë klientëve të institucioneve financiare, individëve apo bizneseve, ti qasen llogarive, bëjnë transaksione të biznesit, ose të marrin informata mbi produktet dhe shërbimet financiare përmes rrjetës private apo publike, duke përfshirë këtu edhe internetin. Klientët mund te perdorin shërbimit e-banking duke përdorur ndonjë pajisje inteligjente elektronike, siç është kompjuteri personal (PC), asistenti personal digjital (PDA), makinat automatike treguese (ATM), kiosqet, ose telefonat special Touch Tone
  7. 7.  Pagesat për e-biznes Prezantimi dhe pagesa e faturave Pagesat person-person
  8. 8.  Përmes shërbimit elektronik bankar mund të kryhen këto transferta: • Institucionale – ndërmjet dhe brenda degëve të institucionit financiar • Kombëtare – në bankat tjera vendore në Shqiperi • Ndërkombëtare – në banka jashtë Shqiperi
  9. 9.  Që në fillesat e tyre, bankat shërbenin për të mbajtur të sigurta paratë tona. Ndërkohë që ruajnë paratë tona, ato na lejojnë të marrim edhe një interes mbi paratë e depozituara. Bankat tradicionale e kanë bërë këtë prej shekujsh tashmë, dhe bankat e ditëve tona po vazhdojnë në të njëjtin drejtim, duke ofruar shërbimet tradicionale si dhe shërbime të reja, në rrugë të ndryshme6. Përhapja e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit, rritja e përdorimit të kompjuterave personalë, lehtësimi i lidhjes me internetin, si edhe përhapja e gjerë e telefonave celularë, kanë tërhequr vëmendjen e bankave drejt mundësisë së internet banking. Një tjetër arsye që bëri të dobishëm përdorimin e këtij kanali, ishte nevoja për të minimizuar kostot dhe njëkohësisht, për të rritur eficiencën e shërbimeve bankare. Në këtë mënyrë, bankat shfrytëzuan karakteristikën kryesore të internetit, ndërveprimin, duke zhvilluar strukturën e shpërndarjes së shërbimeve bankare për të plotësuar nevojat në rritje të klientëve të tyre dhe njëkohësisht, për të rritur të ardhurat e tyre. Internet banking ka pak vite që është në qarkullim. Si fillim, ai u prezantua në vitet ’80, megjithatë vetëm në mesin e viteve ’90 u përhap gjerësisht dhe që atëherë, ka përparuar shumë. Gjatë dekadës së fundit, transaksionet bankare në rrugë elektronike janë rritur në mënyrë marramendëse.
  10. 10.  Internet banking përmbush shumë funksione në marrëdhënien midis bankës dhe klientelës së saj. Përveç prezantimit dhe njohjes së institutit bankar,iniciativave dhe produkteve të tij, ky lloj shërbimi ofron dhe përfitime të tjera si: • Komoditet: ndryshe nga sportelet bankare, faqet e internetit të bankave nuk mbyllen asnjëherë, ato janë të hapura 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Nuk është e nevojshme të humbësh kohë duke pritur në rradhë, pasi bankat tani janë vetëm një click larg. • Kudondodhje: nëse ndodheni larg qytetit tuaj apo edhe jashtë shtetit, ju mund të lidheni në çast me bankën dhe llogarinë tuaj, dhe të kujdeseni për financat personale. • Shpejtësi të transaksioneve: shpesh, llogaritë online realizojnë dhe konfirmojnë transaksionet bankare më shpejt se sa automatet ATM . • Efikasitet: ju mund të futeni dhe të administroni të gjitha llogaritë tuaja, përfshirë këtu depozitat, fondet e pensionit, letrat me vlerë etj., dhe të gjitha këto nga një faqe e vetme interneti. • Efektshmëri: një pjesë e madhe e bankave ofrojnë në faqet e tyre të internetit, instrumente të sofistikuara, alarme apo programe drejtuese për t’ju ndihmuar të administroni të gjitha pasuritë tuaja në mënyrë më eficiente.
  11. 11.  Një tjetër përparësi e internet banking është kontrolli dhe pakësimi i kostove. Mijëra klientë mund ta përdorin këtë shërbim njëkohësisht, pa ndihmën e arkëtarëve dhe të nëpunësve të bankës. Në këtë mënyrë, puna administrative reduktohet dhe bashkë me të edhe shpenzimet për letër, formularë apo shkresa të ndryshme, gjë e cila sjell një rritje të ndjeshme të marzhit të fitimit të bankës dhe për pasojë, edhe ulje të tarifave që bankat u aplikojnë klientëve të tyre. Një shërbim i tillë ka një rëndësi të veçantë për personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të futen vetë në llogaritë e tyre online dhe të kryejnë operacionet e dëshiruara drejtpërdrejt nga shtëpia e tyre, pa qenë e nevojshme të shkojnë fizikisht në bankë apo të ngarkojnë një person të tretë me administrimin e financave personale. Sporteli online nuk është thjesht një shërbim më shumë apo kursim kohe, për këtë kategori personash. Ai u garanton atyre diçka shumë të rëndësishme për ta, pasi u jep emancipim dhe u rikthen dinjitetin, duke i lejuar të veprojnë në mënyrë autonome dhe të ruajnë konfidencialitetin e tyre.
  12. 12.  PC Banking PC banking është i ngjashëm me internet banking, me të vetmin ndryshim se nuk përdoret interneti për t’u lidhur me llogarinë personale. Në vend të tij, nga kompjuteri juaj personal, ju mund të lidheni drejt e me intranetin e bankës tuaj, duke përdorur një software të posaçëm, një modem dhe linjën telefonike ekzistuese. Në përgjithësi, PC banking ofron të njëjtin nivel veprimi si internet banking, por është më i shpejtë dhe ofron më shumë siguri. Telephone banking Telephone banking është shërbimi i ofruar nga institucionet bankare për të kryer operacione bankare nëpërmjet telefonit. Shumica e bankave që ofrojnë këtë shërbim, përdorin interactive voice response (IVR), megjithatë në telefon mund t’ju përgjigjet edhe një operator nga call center-i i bankës. Për të garantuar sigurinë, ju identifikoheni në fillim nëpërmjet një fjalëkalimi numerik ose verbal, ose nëpërmjet disa pyetjeve sigurie, të bëra drejtpërdrejt nga një operator. Me përjashtim të tërheqjes së parave dhe depozitave, ai ofron pothuaj të gjitha veçoritë e një ATM: informacion mbi gjendjen e llogarisë dhe listën e transaksioneve të fundit, pagesa të faturave elektronike, transferimin e fondeve etj.
  13. 13.  Mobile Banking Mobile ose SMS banking përdor një tjetër teknologji për të vepruar me llogaritë personale, pa u paraqitur fizikisht në bankë. Me përdorimin e gjerë të telefonave celularë kohët e fundit, bankat kanë menduar t’i afrohen klientëve të tyre edhe me anë të SMS-ve. Kështu, me anë të mesazheve të shkurtra në formë teksti, bankat i informojnë ata për gjendjen e llogarisë, transaksionet e fundit, hyrje/daljet në llogari më të mëdha se një shumë e përcaktuar etj. TV Banking Një tjetër mënyrë për ta futur bankën brenda shtëpisë së klientëve është TV banking. Nëpërmjet opsionit interaktiv të telekomandës së televizorit, ju mund të hyni në faqen e bankës suaj dhe të shikoni një gamë informacioni mbi shërbimet e ofruara. Pas regjistrimit për këtë shërbim, ju mund të përdorni gati të gjitha shërbimet e përmendura më sipër. Për t’u lidhur me llogarinë personale, aparati i televizorit duhet të jetë i lidhur me linjën e telefonit por nëse kjo lidhje është e dëmtuar, atëherë ju nuk do të mund të futeni në llogarinë tuaj.
  14. 14.  Pagesa është “kurorë “ e çdo pune, prandaj edhe e atyre që bëhen në mënyrë elektronike. Në tregtinë tradicionale është zhvilluar një numër i madh i mënyrave të pagesës për mallin e blerë ose shërbimin, kurse biznesi elektronik ato të gjitha i përkrah, por hap edhe mundësi te tjera. Disa vite më parë, disa parashikuan se ishim në prag të një shoqërie pa para të gatshme (cash). Me ardhjen e saj, konsumatorët nuk ishin të gatshëm të heqin dorë nga paratë-letra dhe çeqet.. Në kohët e fundit, megjithatë, konsumatorët duket sikur ndryshuan mendje. Keshi dhe çeqet kanë akoma përdorim të gjërë. Dhe zgjedhja e pagesës me çeqe është 10 përqind e transaksioneve çdo vit. Por përqindja e transaksioneve të kryera në mënyrë elektronike rritet jashtzakonisht shpejt. Rëndësia e rolit të pagesave elektronike mund të shihet prej vlerës së transaksionit të kryer. Pagesat elektronike përbëjnë më shumë se 90 përqind të vlerës së dollarit të transaksioneve
  15. 15.  Pra, kur është fjala për opcionet e pagesave elektronike asgjë s’është më e përshtatshme se këto lloj pagesash. Nuk ke nevoj të shkruash çek ose të mbash para-letra, gjithçka që duhet të bësh është të japësh disa informata në Web browser dhe të klikosh me maus. Nuk është çudi që më shumë dhe më shumë njerëz kalojnë në pagesa elektronike, si një alternativë për të dërguar çeqe përmes mail-it. Ky zhvillim është bërë i mundur prej rrjetit të pagesave elektronike, i cili zhvendos fonde brenda dhe jashtë duke shfrytzuar mesazhe elektronike. Sistemi i pagesës elektronike shtrihet prej te ATM-makinat e automatizuara deri te pagesat e faturave në Internet. Kjo detyrë shtjellon tipe të ndryshme të sistemeve të pagesave elektronike dhe shikon në ardhmërinë e parave elektronike.
  16. 16.  Një pagesë elektronike është çfarëdo pagesë jo-kesh e kryer që nuk përfshin çeqe(letra). Metodat e pagesave elektronike përfshijnë kredit kartat, debit kartat dhe ACH rrjetën. Sistemi i ACH përfshin depozitimin direkt, debitin direkt dhe çeqet elektronike (e-çeqet). Për të gjitha këto metoda të pagesave elektronike, janë tre tipe kryesore të transaksioneve: 1- Pagesa të njëhershme (one-time) konsumator-shitës 2- Pagesë periodike konsumator-shitës 3- Pagesë automatike bankë-shitës
  17. 17.  1. Pagesa të njëhershme (one-time) konsumator-shitës është në përgjithësi e përdorur kur blen online në një e-commerce faqe, siç është www.amazon.com . Klikon në ikonën e shportës së shopingut, shkruash informata të kredit kartës dhe klikosh në butonin shqyrtues ose arkën (checkout button). Faqja përpunon informatat e kredit kartës tuaj dhe të dërgon një e-mail duke të lajmëruar se pagesa është pranuar. Në disa web faqe, mund të përdoret e-çeku në vend të kredit kartës. Për të paguar përmes e-çekut, shkruan numrin e kontos dhe numrin e kursit (routing number) të bankës tuaj. Shitësi e autorizon pagesën përmes bankës të konsumatorit, e cila mandej ose inicon një electronic funds transfer (EFT) ose printon një çek dhe ia dërgon me e-mail shitësit.
  18. 18.  Ti kryen pagesë periodike konsumator-shitës kur ti paguan një faturë nëpërmjet një debiti direkt regular të listuar prej kontos tënde çekore ose nga një kredit kartë me mbushje automatike. Ky tip i planimit të pagesës është zakonisht i ofruar nga kompanitë e sigurimeve të automobilëve, kompanitë e telefonave dhe kompanitë e menaxhimit me qira. Disa kontrata afatgjate (si ata të palestrave ose fitnes qendrave) e kërkojnë këtë tip të pagesës automatike të listuar.
  19. 19.  Që të përdorësh pagesë automatike bankë-shitës, banka jote duhet të ofrojë shërbime të quajtura online bill pay ose pagesë online e faturave. Kyçesh te web faqja e bankës, shkruash informatat e shitësit dhe autorizosh bankën tënde që të kryejë transferin elektronik të parave prej kontos tënde për të paguar faturën. Në të shumtën e rasteve, ti mund të zgjedhësh nëse don që këtë ta bësh manualisht për çdo faturë veç e veç apo ti kesh të paguara automatikisht çdo muaj në të njëjtën ditë
  20. 20.  Pagesat elektronike me kartele çdo ditë po bëhen pjesë e jetes së përditshme të të gjithë njerëzve. Më heret konstatuam që pagesa është kurorë e çdo pune, prandaj edhe e atyre që bëhen në mënyrë elektronike. Në tregtinë tradicionale është zhviluar një numër i madhë i menyrave të pageses për mallin e blerë ose shërbimin, kurse biznesi elektronik ato të gjitha i përkrahë, por hapë edhe mundësi të tjera.Kohëve të fundit bankat në vendin tonë në kuadër të programit për reduktimin e kryerjes së pagesave me para në dorë, si dhe me qellim që paratë të qarkullojnë nëpërmjet sistemit bankar kanë hedhur në treg karta nga me të ndryshmet.Kartat mangnetike deri më sot kishin vetëm funksionin e transmetimit të të dhënave që përmbante karta, ndërsa ato me çip kanë aftësinë të japin një autorizim të transaksionit që kryhen në ATM apo pika të shitjes. Me kalimin e kohës kartat me çip fitojnë edhe funksione të tjera duke qenë se çipi dhe kapaciteti që ai mund të ketë lejon mundësinë e futjes së aplikacioneve. Më konkretisht kjo do të thotë se një kartë e pajisur me çip mund të jetë multifunksionale dhe të përdoret si element sigurie nga bankat. Për të shpjeguar kartelat për pagesë, si shembull konkret marrim banken X e cila ofron kartela te pranuara ndërkomtare si: MasterCard, Maestro, VISA Classic dhe VISA Elektron etj.
  21. 21.  Kartelat Maestro dhe VISA Elektron janë dy kartela debiti më të pranuara ndërkombtarisht. Kartelat e Debitit janë mundësi e re e pagesës. Që të dyja këto ju lejojnë që të tërhiqni para të gatshme dhe të bëni blerjen e mallrave të nevojshme si dhe të paguani për shërbime të ndryshme. Ato janë kartela debiti që do të thotë se janë të lidhura me llogarin tuaj rrjedhëse. Maestro dhe VISA Elektron janë ndër kartelat e debitit më të njohura në botë, çka do të thotë se ato mund të përdoren kudo që shihni shenjen e tyre..-----Kartela Maestro
  22. 22.  Sot kartelat Maestro dhe VISA Elekton përdoren në më shumë se 32 milion pika tregtare dhe 900,000 bankomate. Ato ju mundësojnë që të keni qasje në të hollat tuaja kudo, 24 orë gjatë 7 ditëve të javes. Me Kartelet e Debitit ju mund të shpenzoni aq të holla sa ju zotroni në llogarinë tuaj bankare, përfshirë këtu edhe mbitërheqjen në minus. Pagesat me Maestro dhe VISA Elektron janë fare të thjeshta, më të shpejta dhe më me shumë leverdi. Krahasuar me parat e gatshme, Maestro dhe VISA Elektron, janë të sigurta dhe gjithashtu me shum fleksibile. Kjo për shkak se këto kartele ju mund ti përdorni edhe jashtë vendit, duke ju shmangur obligimit që të bëni ndërrimin e valutes, apo edhe të mbani me vete shuma të mëdha të të hollave.
  23. 23.  Kartela VISA Elektron Banka regjistron transaksionet e klientëve të bëra me Maestro dhe VISA Elektron kështu që ju mund të shikoni pagesat e realizuara përmes gjendjes së llogarisë dhe kjo ju mundëson kontroll të plotë mbi parat tuaja. Nëse gjendeni në vend apo jashtë, ju nuk keni nevoj që të brengoseni nëse me veti keni marrë të holla apo jo, pasi që ju keni Maestro dhe VISA Elektron kartelet me vete
  24. 24.  Rregullat ekzistuese në lidhje me kartelat e debitit zbatohen për të dy llojet e kartelave si për Maestro ashtu edhe për VISA Elektron. Kartelat e Debitit dhe PIN kodet duhet të merren në godinat e bankës. Kartela e Debitit është dhe mbetet pron e bankës gjatë gjithë kohës dhe duhet ti kthehet menjëhere bankës nëse banka e kërkon. Mbajtësi kryesor i llogarisë Pako / mbajtësi i kartelës është përgjegjës edhe për kthimin e kartelave shtesë. Kartela e Debitit mund ti lëshohet të gjithë përsonave mbi moshën 18 vjeçare me vendbanim në Kosovë, e që i përmbushin kushtet e parashtruara nga banka. Kartela e Debitit po ashtu mund tu lëshohet të miturve më të vjetër se 16 vjeç me miratim të prindve. Banka merr vendim për leshimin e Kartelës së Debitit, dhe informon aplikuesin për vendimin e marrë. Kartel Debiti shtesë mund të lëshohet me kërkesë shtesë të mbajtësit të kartelës pasuar me miratim me shkrim nga mbajtësi kryesor i kartelës. Banka do të lëshojë Kartelë Debiti shtesë ,vetëm nëse është e kënaqur me përmbushjen e të gjitha kërkesave të domosdoshme nga aplikuesi. Mbajtësi i kartelës shtesë është përgjegjës për të gjitha transaksionet dhe shpenzimet e shkaktuara gjatë përdorimit të Kartelës së Debitit, që mbanë emrin e saj /tij.
  25. 25.  Mbajtësi kryesor i llogarisë është bashkarishtë i përgjegjshëm për të gjitha mbarvajtjet e transaksioneve të kryera gjatë përdorimit të Kartelës së Debitit shtesë .Kartela e Debitit nuk lejohet ti jepet për përdorim ndonjë përsoni tjetër, është e vlefshme për dy vite nga data e lëshimit të saj, dhe ripërtrihet automatikisht edhe për çdo dy vitet e ardhshme nëse nuk anulohet më heret me kërkesën e mbajtësit të kartelës ose të bankës. Me këtë rastë, mbajtësi i kartelës do të pranoj kartel dhe PIN kod të ri. Banka e mbështet ndërrimin e kodit në se është e nevojshme.
  26. 26.  Mbajtësi kryesor i llogarisë merrë përsipër detyrimin të paguaj të gjitha shpenzimet e dala nga përdorimi i Kartelës së Debitit. Mbajtësi i kartelës mund të përdor Kartelën e Debitit për të kryer blerje apo pagesa për mallrat dhe sherbimet në të gjitha hapsirat tregtare në vendë dhe jashtë vendit ku duket shenja përkatëse e Kartelës së Debitit. Mbajtësi i kartelës po ashtu mund ta përdorë Kartelën e Debitit për të tërhequr para të gatshme në të gjitha Makinat Automatike të Keshit (ATM) në vend dhe jashtë venditë ku duket shenja përkatëse e Kartelës së Debitit. Gjatë përdorimit të Kartelës së Debitit nëpër Makinat Automatike të Keshit (ATM), majtësi i kartelës duhet ta identifikojë veten duke shënuar numrin përsonal të identifikimit (PIN kodin) të saj/tij.gjatë përdorimit të kaetelës në POS terminale (terminale të pikave të shitjes), kur bëhet blerja e mallrave dhe sherbimeve apo tërheqja e parave në sportelet e bankës mbajtësi i kartelës duhet ta identufikojë vetëvehtën duke shënuar PIN kodin e saj/tij dhe nënshkruaj fletëpagesën me nënshkrim identik siç paraqitet në Kartelën e
  27. 27.  Debitit si dhe duhet të mbajë një kopje të fletpagesës për të dhënat e saj/tij. ç’do tërheqje e parave në Makinat Automatike të Keshit (ATM) i nënshtrohet apo shoqërohet me tarifë për sherbim, siç përcaktohet nga vendimi i bankës për tarifat shërbyese. Mbajtësi i kartelës i pranon të gjitha debitet për transaksionet e bëra me Kartelë Debiti pa nënshkrim dhe/ ose pa PIN kod p.sh. përmes blerjeve me porosi postare / transaksionet me porosi telefonike, E-tregti transaksionet (blerja përmes internetit) etj. Përdorimi i Kartelës së Debitit të bllokuar, jo të vlefshme apo të skaduar si dhe përdorimi i saj për qëllime të paligjshme ose lojra është i ndaluar dhe mund të rezultojë ndjekjen penale të mbajtësit të kartelës. Mbajtësi i kartelës mbanë përgjegjësi të plotë për dëmet e shkaktuara. Në rastë se Kartela e Debitit ka skaduar, është dëmtuar, është shpallur e pavlefshme etj., mbajtësi i kartelës duhet ta sjellë Kartelën e Debitit në objektet e bankës këshilltari i klientit që e pranon duhet ta presë kartelën në dyshë në prani të mbajtësit të kartelës.
  28. 28.  Kartela e Debitit është gjithënji e lidhur me llogarinë rrjedhëse të mbajtësit të kartelës në bankë. Mund të përdoret vetëm nëse ka fonde të mjaftushme në llogari. Mbajtësi i kartelës e autorizon bankën të debitoj llogarinë rjedhëse të tij/saj me shumën e çdo transaksioni, pagese apo tarife të aplikushme me rastin e përdorimit të kartelës në vend dhe jashtë vendit. Më rastin e përdorimit të Kartelës së Debitit në shtetet të cilat kanë në përdorim valuta tjera nga euro, mbajtësi i kartelës duhet ta pranoj kursin valutor dhe tarifat e aplikushme nga Maestro International përkatësisht VISA International.
  29. 29.  Në raste të ndonje ankese që ka të bëjë me cilësin dhe sasin e mallrave dhe sherbimeve. Mbajtësi i kartelës duhet ta zgjedhë këtë mosmarrveshje me tregtarin. Banka nuk është përgjegjëse për cilësin dhe sasinë e mallrave apo shërbimeve të blera me Kartelë Debiti. Pa marrë parasysh ankesën, mbajtësi i kartelës është përgjegjës për gjithë shumën e harxhuar nga përdorimi i Kartelës së Debitit.
  30. 30.  Mbajtësi i kartelës mbanë përgjegjësi ligjore në rastë të ndonjë keqpërdorimi të Kartelës së Debitit. Nëse Kartela e Debitit. Humbet ose vidhet, mbajtësi i kartelës duhet të raportojë menjëher humbjen apo vjedhjen e Kartelës së Debitit në qendren për shërbim të konsumatorëve në bankë. Nëse Kartela e Debitit gjendet pasi të jetë raportuar si e humbur apo e vjedhur ajo nuk mund të përdoret. Mbajtësi i kartelës duhet të informojë bankën dhe duhet ta kthejë Kartelën e Debitit në bankë për shkatrrim. Kur mbajtësi i kartelës e ka informuar banken për humbje apo vjedhje të Kartelës së Debitit, banka do të lëshojë një Kartelë Debiti zëvendësuese. Shpenzimet për zëvendësimin e Kartelës së Debitit do të debitohen nga llogaria e mbajtësit të kartelës.
  31. 31.  Pas datës së skadimit, Kartela e Debitit bëhet e pavlefshme dhe nuk duhet të përdoret. Pas skadimit, Kartela e Debitit do të ripërtrihet automatikisht nga banka. Kartela e Debitit e skaduar duhet të kthehet në bankë në momentin e pranimit të Kartelës së Debitit të re.
  32. 32.  Banka mund të tërheqë të drejtën e shfrytëzimit të Kartelës së Debitit mbajtësit të kartelë në çdo kohë. Nëse mbajtësi kryesor i llogarisë deshiron të anuloj përdorimin e Kartelës së Debitit shtesë ai / ajo duhet ta informojnë bankën menjëhere. Tregtaret mund ta konfiskojnë Kartelën e Debitit, ta presin atë në dysh në prani të mbajtësit të kartelës dhe ta dorëzojnë në bankë, në rastë se është përdorur nga ndonjë përson tjetër e jo nga mbajtësi i kartelës, apo nëse ka marrë udhëzim të tillë nga banka.
  33. 33.  Tarifat për lëshimin e Kartelës së Debitit duhet të paguhen deri në lëshimin e Kartelës së Debitit shtesë. Banka i përcakton tarifat për pagesë në çmimoren e saj dhe i ndryshon tarifat e tilla sipas vendimit të vetë. Ndryshimet në strukturen tarifore mund të bëhen në çdo kohë nga banka pa ndonjë paralajmërim të klientit dhe do të publikohen në çmimoren e fundit të bankës. Mbajtësi i kartelës merr përsipër të paguaj të gjitha shpenzimet në lidhje me mbarvajtjen e transaksioneve përfshirë tarifat e bëra me Kartelat e Debitit shtesë.
  34. 34.  Banka rezervon të drejtën të ndërprej kontratën dhe të bllokojë Kartelën e Debitit në çdo kohë dhe pa deklarim te arsyes (pa paralajmrim). Kartela e Debitit mbetet pron e bankës, e cila mundet, me vendimin e sajë të anuloj vlefshmërinë e Kartelës së Debitit ose bllokojë atë në çdo kohë. Mbajtësi i kartelës, në këtë rast duhet që menjëherë të ndërpres përdorimin e kartelës dhe ta kthejë atë në bankë. Mbajtësi i kartelës mbanë përgjegjësi ligjore nëse ai/ajo vazhdon ta përdorë edhe më tutje pas kërkesës së tillë Kartelën e Debitit të tij/saj. Mbajtësi kryesor i llogarisë mund ta ndërpresë këtë marrveshje në çdo kohë me një lajmrim me shkrim dhe duke bashkangjitur Kartelën e Debitit për kthim, se bashku me kartela të tjera shtesë për të cilat ai mbanë përgjegjësi. Në secilin rastë, ndërprerja e marrveshjes nuk ndikon në obligimet e mbetura të mbajtësit të kartelës nën këtë marrveshje.
  35. 35.  Marrveshja për lëshimin dhe përdorimin e Kartelave të Debitit përmbanë definicionet dhe kushtet e përgjithshme dhe formularin e aplikimit përkatës të plotësuar dhe këto definicione dhe kushtet specifike për përdorimin e Kartelës së Debitit. Banka rezervon të drejtën të ndryshoj definicionet dhe kushtet e përgjithshme dhe të njoftojë mbajtësin e kartelës. Nëse mbajtësi i kartelës nuk pajtohet me definicionet dhe kushtet e përgjithshme të ndryshuara, ai/ajo duhet ta anulojë marrveshjen për Kartelën e Debitit dhe të kthejë Kartelën e Debitit në bankë për shkatrrim. Nëse ai ajo dështon të veprojë në këtë mënyrë, brenda 30 ditësh pas informimit, banka e kupton se ai/ajo i ka pranuar kushtet e ndryshuara. Nëse mbajtësi i kartelës anulon antarsimin, në momentin kur aplikacioni i tij/saj të jetë aprovuar dhe ai ajo të ketë pranuar Kartelën e Debitit, ai/ajo duhet të paguaj për shpenzimet e procesit të lëshimit të Kartelës së Debitit.
  36. 36.  Banka merr përsipër përgjegjësinë për ruajtjen dhe mbajtjen e të gjitha të dhënave të mbajtësit të kartelës sekrete dhe në përputhshmëri me ligjin e zbatushëm. Të gjitha tarifat dhe komisionet në lidhje me përdorimin e Kartelës Së Debitit do të mblidhen nga banka në përputhje me vendimet e bankës për tarifat e sherbimit. çdo përdorim i Kartelës së Debitit, që nuk është në përputhje me këto definicione dhe kushte të përgjithshme, rezulton në anulim të menjëhershëm të Kartelës së Debitit, dhe banka ka autoritet të ndërmarrë të gjitha hapat ligjor të nëvojshme kundër mbajtësit të kartelës
  37. 37.  Banka ju ofron klientëve të vet dy lloje të ndryshme të Kredit Kartelave: -MasterCard -VISA Classic.Të gjithë klientët e pajisur me Kartelë Krediti kanë një kufi standard mujor të shpenzimeve dhe nuk paguajn interes deri në daten e caktuar për shlyerjen e shpenzimeve. MaesterCard dhe VISA Classic ju ofrojnë fleksibilitet, qasje në të hollat tuaja brenda 24 orëve, 7 ditë në javë dhe këto kartele mund ti përdorni për pagesa të rastësishme dhe të menjëhershme. Me Kartela Krediti është e thjeshtë sepse ato pranohen menjëherë dhe është lehtë të paguani në POS terminalet tona në vend dhe në miliona të tjera në mbarë botën. Për të aplikuar, ju duhet të jeni mbi moshen 18 vjeçare. Të keni të ardhura të rregullta mujore të paguara në llogarinë tuaj në bankë ose duhet të bllokoni në llogarinë tuaj shumen e cila merret si kufi i shpenzimit të caktuar mujorë.
  38. 38.  Përdorimi i Kartelave të Kreditit është shumë i thjeshtë. Kur dëshironi të paguani për mallrat endryshme dhe sherbime, të tjera çka duhet të bëni është që kartelën tuaj t’ia jepni tregtarit/res. Më pas kartela përshkohet në POS terminale ose futet kartela nga ana e CHIP-it. Shuma që ju dëshironi të paguani do të futet në POS terminal dhe do të merret autorizimi nga banka. Do të kërkohet nga ju që të nënshkruani faturen e blerjes, një kopje të së cilës do ta pranoni ju. Në fund, kartela u kthehet juve së bashku me gjërat apo shërbimet e paguara. Ju mund të përdorni kartelën tuaj të Kreditit edhe në internet për të paguar gjëra ose shërbime të ndryshme si p.sh. të merrni me qera ndonjë veturë, të bëni rezervimin e hotelit etj. Me kartelë MasterCard dhe VISA Classic nuk keni nevoj të mbani të holla me vete, me këto kartele mund të bleni çdo gjë sot dhe të paguani më von.
  39. 39.  Rregullat ekzistuese në lidhje me Kredit Kartelat zbatohen për të dyja llojet e kartelave.Kredit Kartelat dhe PIN kodet duhet të merren në godinat e bankës. Kredit Kartela është dhe mbetet pronë e bankës gjatë gjithë kohës dhe duhet ti kthehet menjëhere bankës nëse banka e kërkon. Mbajtësi kryesor i llogarisë pako / mbajtësi ai kartelës është përgjegjës edhe për kthimin e Kredit Karteleve shtesë. Kredit Kartela mund ti lëshohet të gjithë përsonave mbi moshen 18 vjeçare, e që i përmbushin kushtet e parashtruara nga banka. Banka merr vendim për lëshimin e Kredit Kartelës dhe informon aplikuesin për vendimin e marrë. Kredit Kartela shtesë mund të lëshohet me kërkes të mbajtësit të kartelës pasuar me miratimin me shkrim nga mbajtësi kryesor i kartelës. Mbajtësi shtesë është përgjegjës për të gjitha transaksionet dhe shpenzimet e shkaktuara gjatë përdorimit të Kredit Karteles, që mbanë emrin e saj/tij. Për të gjitha mbarvajtjet e transaksioneve të kryera gjatë përdorimit të Kredit Karteles shtesë. Kredit Kartela nuk lejohet ti jepet për përdorim ndonjë përsoni tjetër, është e vlefshme për dy vite nga data e lëshimit të saj, dhe ripërtrihet automatikisht edhe për çdo dy vitet e ardhshme nëse nuk anulohet më heret me kërkesen e mbajtësit të kartelës ose të bankës. Me këtë rastë, mbajtësi i karteles do të pranoj kartele dhe PIN kod të ri. Banka mbështet ndërrimin e PIN kodit nëse është e nevojshme.
  40. 40.  Mbajtësi kryesor i kartelës merr përsipër detyrimin të paguaj të gjirha shpenzimet e dala nga përdorimi i Kredit kartelës. Mbajtësi i kartelës mund të përdor Kredit Kartelën për të kryer blerje apo pagesa për mallrat dhe sherbimet në të gjitha hapsirat tregtare në vend dhe jashtë vendit ku duket shenja përkatëse e Kredit kartelës, brenda limitit shpenzues. Mbajtësi i kartelës poashtu mund të përdorë Kredit Kartelën për të tërhequr para të gatshme në të gjitha Makinat Automatike të Keshit (ATM) në vend dhe jashtë vendit ku duket shenja e Kredit Kartelës. Gjatë përdorimit të Kredit Kartelës nëpër Makinat Automatike të keshit (ATM), mbajtësi i kartelës duhet ta identifikojë veten duke shënuar numrin përsonal të identifikimit (PIN kodin) të saj / tij. Gjatë përdorimit të Kredit kartelës në POS terminale (terminale të pikave të shitjes), kur bëhen blerje të mallrave dhe sherbimeve apo tërheqje e parave në bankë mbajtësi i kartelës duhet ta identifikojë vetvehtën duke shënuar PIN kodin e saj/tij dhe nënshkruaj fletpagesën me nënshkrim (identik siç paraqitet në Kredit Kartelë) ose vetëm duke e nënshkruar fletpagesën me nënshkrimin e tij/saj. Mbajtësi i kartelës është i obliguar të mbajë një kopje të fletpagesës për të
  41. 41.  dhënat e saj/tij. çdo tërheqje e parave në Makinat Automatike të Keshit (ATM) i nënshtrohet apo i shoqërohet me tarifë për shërbim, siç përcaktohet nga vendimi i bankës për tarifat shërbyese. Çdo Kredit Kartelë ka në veçanti një limit shpenzues mujor. Nëse total limiti shpenzues i Kredit Kartelës është tejkaluar, banka ka të drejtë të bllokoj kartelën. Banka ka të drejtë në çdo kohë të ndryshojë limitin shpenzues të përcaktuar ose të anulojë plotësishtë pa e paralajmëruar mbajtësin e kartelës. Legjitimiteti me PIN kod dhe Kredit Kartelë zëvendëson identifikimin me nënshkrim dhe pranohet nga mbajtësi i kartelës. Mbajtësi i kartelës i pranon të gjitha debitë për transaksionet e bëra me Kredit Kartelë pa nënshkrim dhe/ose pa PIN kod. P.sh. përmes blerjeve me porosi postare / transaksioneve të bëra me porosi telefonike, blerje përmes internetit, etj. Përdorimi i Kredit Kartelës së bllokuar, jo të vlefshme apo të skaduar si dhe përdorimi i saj për lojra apo qellime të paligjshme është i ndaluar, dhe mund të rezultojë në ndjekjen penale të mbajtësit të kartelës. Mbajtësi i kartelelës mbanë përgjegjësi të plotë për dëmet e shkaktuara. Mbajtësi i kartelës që, me rastin e marrjes së Kredit Kartelës së saj/tij, duhet ta nënshkruaj atë në hapsirën e caktuar. Ai/ajo merr përsipër të mbajë PIN kodin sekret dhe ta ruaj kartelën dhe PINkodin ndaras në vend të sigurt. PIN kodi nuk duhet të shënohet në Kredit Kartelë. Në rast se Kredit Kartela ka skaduar, është dëmtuar, është shpallur e pavlefshme etj., mbajtësi i kartelës duhet ta sjell Kredit Kartelën në objektet e bankës dhe këshilltari i klientit që e pranon duhet ta presë Kredit Kartelën në dysh në prani të mbajtësit të kartelës. Mbajtësi i kartelës duhet t’i ruajë fletpagesat së paku derisa pagesa të kryhet në tërësi.
  42. 42.  Mbajtësi i kartelës e autorizon banken të debitoj llogarinë rrjedhëse të tij/saj me shumen e çdo transaksioni, pagese apo tarife të aplikushme në rastin e përdorimit të kartelës në vend dhe jashtë vendi. Banka lejon pagesa të mëvonshme për shpenzimet e bëra me përdorimin e Kredit Kartelës. Banka përgadit për mbajtësin e kartelës gjendjen mujore të pagesës kur paraqiten të gjitha transaksionet e bëra. Gjendja mujore e pageses duhet të merret prej dates 1 deri me 15-të të muajit vijues dhe është përgjegjësi e mbajtësit të kartelës ta marrë atë në objektet e bankës. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha shpenzimet e bëra gjatë përdorimit të Kredit Kartelës për një muaj duhet t’i paguhen bankës. Nëse mbajtësi i kartelës dësahton ta kreditojë llogarin e tij/saj rrjedhëse deri në ditën e 15-të të muajit, Kredit Kartela e tij/saj do të bllokohet. Poashtu mbajtësi i kartelës do të ngarkohet me tarifë ndëshkuese për cdo ditë vones për shumen e mbetur. Tarifa ndëshkuese mun të ndryshohet nga banka në cdo kohë pa paralajmëruar mbajtësin e kartelës dhe është e cekur në udhezuesin më të ri të zbatueshëm të çmimit nga banka.
  43. 43.  Në rastë mbetjeje të shumës së pa paguar pas datës 30-të të muajit që vijon, banka e anulon marrveshjen me mbajtësin e kartelës dhe kërkon kthimin e Kredit Kartelës për shkatrrim. Pas bllokimit të Kredit Kartelës ose shpalljes së saj të pavlefshme, mbajtësi i kartelës mbetet përgjegjes për shumen e përgjithshme rezultuar nga përdorimi i kartelës. Përdorimi i Kredit Kartelës së bllokuar apo jo të vlefshme është i ndaluar dhe mbajtësi i kartelës mund të ndiqet penalisht. Gjatë përdorimit të Kredit Kaetelës për tërheqjen e të hollave.të gatshme, banka do të debiton llogarinë e mbajtësit të kartelës për shumen e marr në avans si dhe për shpenzimet shtesë për sherbimin. Nëse brenda 30 ditësh nga data e përdorimit të Kredit Kartelës, transaksioni i kryer nuk shfaqet në gjendjen mujore të pagesës së mbajtësit të kartelës, ai/ajo duhet menjëhere t’a lajmroj bankën. Gjatë përdorimit të Kredit Kartelës në shtete që përdorin valuta të ndryshme nga euro, mbajtësi i kartelës duhet ta pranoj kursin valutor dhe tarifat e aplikushme nga MasterCard International përkatësisht VISA International.
  44. 44.  Mbajtësi i kartelës zotohet t’a kontrolloj gjendjen mujore të pagesës dhe në rast të ndonjë mospërputhjeje t’i raportojë bankës me shkrim pa vonesë., më së voni 30 ditë pas gjendjes mujore të pageses. Mbajtësi i kartelës duhet t’i bashkangjes të gjitha fletpagesat dhe dokumentacionin tjetër që mund të kërkohet nga banka letër ankesës. Në rastë moskundështimi me llogarinë, gjendja mujore e pagesës do të konsiderohet si e pranuar 30 ditë pas datës së llogarisë. Në rastë të ndonjë ankese që ka të bëjë me cilësinë dhe sasin e mallrave dhe sherbimeve, mbajtësi i kartelës duhet ta zgjidhë këtë mosmarrveshje me tregtarin. Banka nuk është përgjegjëse për cilësin dhe sasinë e mallrave apo asherbimeve të blera me Kredit Karterlë. Pa marrë parasysh ankesën, mbajtësi i kartelës është përgjegjës për gjithë shumen e shpenzuar / hargjuar nga përdorimi i Kredit Kartelës.
  45. 45.  Mbajtësi i kartelës mbanë përgjegjësi ligjore në rastë të ndonjë keqpërdorimi te Kredit Kartelës. Nëse Kredit Kartela humbet apo vidhet, mbajtësi i kartelës duhet ta raportoj menjëhere humbjen apo vjedhjen në qendren për shërbim të konsumatorëve në bankë. Nëse Kredit Kartela gjendet pasi të jetë raportuar si e humbur apo e vjedhur, nuk mund të përdoret. Mbajteësi i kartelës duhet të informojë bankën dhe duhet ta kthejë Kredit Kartelën në bankë për shkatrrim. Kur mbajtësi i kartelës ta ketë informuar bankën për humbjen apo vjedhjen e Kredit Kartelës, banka do të lëshojë një Kredit Kartelë zëvendësuese. Shpenzimet për zëvendësimin e Kredit Kartelës do të debitohen nga llogaria e mbajtësit të kartelës. Skadimi i Kredit Kartelës Pas datës së skadimit, Kredit Kartela bëhet e pavlefshme dhe nuk duhet të përdoret. Pas skadimit, Kredit Kartela automatikishtë do të ripërtrihet nga banka. Kredit Kartela e skaduar duhet të kthehet në bankë në momentin e pranimit të Kredit Kartelës së re.
  46. 46.  Anulimi i Kredit Kartelës Banka mundë të tërheqë të drejtën e shfrytëzimit te Kredit Kartelës mbajtësit të kartelës në qdo kohë. Nëse mbajtësi kryesor i kartelës deshiron të anulojë përdorimin e Kredit Kartelës shtesë, ai/ajo duhet ta informojë bankën mejnëhere. Tregtarët mund ta konfiskojnë Kredit Kasrtelën, ta presin atë në dyshë në prani të mbajtësit të kartelës dhe ta dorzojnë atë në bankë, në rastë se është përdorur nga ndonjë përsonë tjetër e jo nga mbajtësi i kartelës, apo nëse ka marrë instruksione te tilla nga banka. Tarifat për Kredit Kartela Tarifat vjetore krahas tarifes tre mujore për pakon e llogarisë duhet të paguhet gjatë lëshimit të ndonjë Kredit Kartele shtesë. Kjo tarifë vjetore duhet poashtu të paguhet për sëcilin vit vijues. Banka i përcakton tarifat për pagesë në qmimoren e sajë dhe i ndryshonë tarifat e tilla sipas vedimit të vetë pa e paralajmëruar mbajtësin e kartelës. Ndërrimet në strukturen tarifore do të publikohet në qmimoren e fundit të bankës
  47. 47.  Kufizimet / ndërprerja / bllokimi i Kredit Kartelës Banka rezervonë të drejtën të ndryshojë limitin shpenzues. Ndërpresë kontraten dhe të bllokoj Kredit Kartelën në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Kredit Kartela mbetet pronë e bankës, e cila mundet, me vendimin e saj, të anulojë vlefshmerinë ose bllokoj Kredit Kartelën në çdo kohë. Mbajtësi I kartelës, në këtë rastë duhet menjëhere të ndërpresë përdorimin e Kredit Kartelës dhe të kthejë atë në bankë. Mbajtësi i kartelës mbanë përgjegjësi ligjore nëse vazhdonë ta përdorë edhe më tutje pas kërkesës së tillë Kredit Kartelën.Mbajtësi kryesor i kartelës mund ta ndërpresë marveshjen në çdo kohë me një lajmrim me shkrim drejtuar bankës dhe duke bashkangjitur Kredit Kartelën për kthim, së bashku me kartela tjera shtesë për të cilat ai mbanë përgjegjësi.Në secilin rastë ndërprerja e marrveshjes nuk ndikon në obligimet e mbetura të mbajtësit të kartelës nën këtë marrveshje.
  48. 48.  Marrëveshja për lëshimin dhe përdorimin e Kredit Kartelave përbanë definicionet dhe kushtet e përgjithshme dhe formularin e aplikimit përkatës të plotësuar dhe këto definicione dhe kushte specifike për përdorimin e Kredit Kartelës. Banka rezervonë të drejtën të ndryshojë definicionet dhe kushtet e përgjithshme dhe të njoftojë mbajtësin e kartelës. Nëse mbajtësi i kartelës nuk pajtohet me definicionet dhe kushtet e përgjithshme të ndryshuara ai/ajo, duhet të anulojë marrveshjen për kartelën dhe ta kthejë kartelën në bankë për shkatërrim. Nëse ai/ ajo dështon të veprojë në këtë mënyrë, brenda 30 ditësh pas informimit, banka e kupton se ai/ajo i ka pranuar kushtet e ndryshuara. Nëse mbajtësi i kartelës anulon marrveshjen, në momentin kur aplikacioni I tij/saj të jetë aprovuar dhe ai/ajo të ketë pranuar Kredit Kartelën, ai/ajo duhet te paguaj për shpenzimet e procesit të lëshimit të Kredit Kartelës. Banka merr përsipër përgjegjësinë për ruajtjen dhe mbajtjen e të gjitha të dhënave të mbajtësit të kartelë sekrete dhe në përputhshmeri me ligjin. Të gjitha tarifat dhe komisionet në lidhje me përdorimin e Kredit Kartelës do të mblidhen nga banka në përputhje me vendimet e bakës për tarifat e shërbimit. çdo përdorim i Kredit Kartelës, që nuk është në përputhje me këto definicione dhe kushte të përgjithshme rezulton në anulim të menjëhershëm të Kredit Kartelës,dhe banka ka autoritet të ndërmarr të gjithë hapat ligjorë të nëvojshëm kundër mbajtësit të kartelës.
  49. 49.  Punoi:

×