Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
Ese: “Qyteti i ëndrave të mia”. 
Ai është një qytet i çuditshëm, që duket si një yll i rënë nga qielli në mes të asgjësë. ...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"

31,065 views

Published on

Letersi e Avancuar

"Kronike ne gur"

Published in: Education
  • Be the first to comment

Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"

  1. 1. Ese: “Qyteti i ëndrave të mia”. Ai është një qytet i çuditshëm, që duket si një yll i rënë nga qielli në mes të asgjësë. Nga lart duket si ishulli i kurrkundtë i Pitet Panit, por sa më shumë afrohesh aq më shumë ndryshon mendim për të. Ai nuk ëshë një qytet i zakonshëm, ai është një qytet në të cilin gjenden qytetet më të njohura të botës. Aty gjenden: Big Beng-u i Londrës, Statuja e Lirisë, Kulla Eiffel, Kolosseumi i Romës, ndërtesat gjigande të Dubait, pyjet e Arizonës, deti i Australisë, klima e Zvicrës, rrugët me kalldrëm të Venecias. Banorët e këtij qyteti janë artistët me famë botërore nga e gjithë bota, por jo vetëm, jetojnë edhe njerëz të thjeshtë si unë. Gjuha që flitet ne qytetin tim është anglishtja e vjetër; ajo e Shekspirit. Atje ekziston shume pak jeta virtual, jeta sociale është ajo dominuesja. Në qytet ndodhen shumë qendra argëtimi, parqe e qendra tregtare. Qytetin e përshkron lumi i Nilit me një shumëllojshmëri gjallesash në të. Në periferi të qytetit ndodhen kopshtet botanike dhe zoologjike me bimët dhe kafshët më të rralla në botë. Jeta në qytet është shumë e gjallë. Kudo sheh njerëz qe vrapojnë për në punë, fëmijë për në shkollë. Dëgjohet shushurima e gjetheve të pyllit, rrahja e dallgëve të oqeanit në shkëmbinj. Aty nga mbasditja dëgjohen fëmijët që luajnë në parqe, dëgjohen tingujt muzikorë të ndonjë këngëtari që po bën prova për koncertin që do mbajë në mbrëmje, diku dëgjon ulërimën e një vajze që sapo ka marrë një autograph nga idhulli i saj; diku sheh një tjetër vajzë me lot në sy duke u kthyer nga ballkoni i Zhulietës, ku i ka dërguar asaj një leter për dashurinë e saj të humbur. Në qytet gjenden resorante nga e gjithë bota, gjenden argjendaritë me florinjtë arab, parfumerite dhe veshjet e markave nga Parisi, kompani të makinave gjermane, etj. Jeta natën është e zhurmshme dhe e shndrritshme. E zhurshmshme sepse diku dëgjon koncertin e One Direction nga një arenë e hapur, diku zërin e mbytur të Beyonce nga një arenë e mbyllur. E shndritshme, sepse dritat verbuese nga minaret e xhamive madhështore nga Meka, së bashku me kishën e madhe të Vatikanit e bëjnë qytetin të pagjumur. Vandalizmi në jetën reale quhet krim, në qytetin tim ai është art dhe pikërisht ky art është një lloj konkurence ku të gjithë artistët me nje manjetofon në krah e me bojëra spraji në dorë, mundohen të tërheqin vëmendje me imazhet që ato krijojnë. Mirëpo, një qytet i lumtur dhe me paqe nuk mund të ekzistojë. Në qytetin tim ka konflikt midis fansave të artistëve apo të fansave me josimpatizantët. Në qytet ndodhin edhe vetëvrasje si pasojë e një keqkuptimi apo lëndimi. Qyteti im, një qytet pa emër i cili nuk jeton, por në të cilin jetoj larg në ëndërrat e mia dhe ku gjithcka ndodh duke u ndikuar nga mendimet, ide të frymëzuara nga emocionet e ma, shpeshherë të lëkundura. Xhuliana Haxhiu

×