Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
MENAXHMENTI
Dr. Ymer Havolli
Provime të zgjidhura
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
2MENAXHMENTI
1. Cili ishte kontributi i Adam Smith në fushën e menaxhimit...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
3MENAXHMENTI
7. Menaxherët nuk pranojnë risqet në procesin e punës, ata i...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
4MENAXHMENTI
14. Cilat janë llojet e strategjisë konkurruese?
a) Strategj...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
5MENAXHMENTI
20. Çka është zinxhiri i urdhërave?
Zinxhiri i urdhërave pre...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
6MENAXHMENTI
26. Faktorët e nevojshëm për planifikim janë?
a) Koha,
b) Mj...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
7MENAXHMENTI
32. Cilët janë faktorët që kushtëzojnë projektimin e sisteme...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
8MENAXHMENTI
38. Parimet e menaxhimit sipas Taylor-it janë?
a) Ndarjen e ...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
9MENAXHMENTI
44. Si mund t’i dallojmë sistemet e mbyllura nga ato të hapu...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
10MENAXHMENTI
50. Përshkruani se si ndikon madhësia e grupit në sjelljen ...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
11MENAXHMENTI
56. Planet taktike karakterizohen me?
a) Natyrë të probleme...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
12MENAXHMENTI
61. Me çka karakterizohet stili liberal i udhëheqjes?
a) Ve...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
13MENAXHMENTI
66. Karakteristikë e menaxherëve me autoritet linear është?...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
14MENAXHMENTI
74. Menaxhimi me anë të objektivave (MAO)?
 Menaxherët e k...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
15MENAXHMENTI
79. Çka është komunikimi?
Komunikimi përkufizohet si mënyra...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
16MENAXHMENTI
85. Fazat e procesit të marrjes së vendimeve?
 Identifikim...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
17MENAXHMENTI
91. Cila prej të mëposhtmëve është përgjegjësi e funksionit...
Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli
18MENAXHMENTI
95. Defino Planifikimin?
Planifikimi është funksion më i rë...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)

6,846 views

Published on

Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!

Published in: Education
  • Be the first to comment

MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)

  1. 1. MENAXHMENTI Dr. Ymer Havolli Provime të zgjidhura Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
  2. 2. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 2MENAXHMENTI 1. Cili ishte kontributi i Adam Smith në fushën e menaxhimit? a) Ndarja e detyrave, b) Trajnimi i punëtorëve, c) Të gjitha, d) Asnjëra. 2. Cilat janë format e organizimit të bizneseve, bazuar në sektorin e ekonomisë? a) Biznese primare, b) Biznese të sektorit privat, c) Biznese të sektorit publik, d) Të gjitha. 3. Cilat janë elementet e zakonshme në një program MAO? a) Specifikimi i qëllimit, b) Vendimmarrja pjesëmarrëse, c) Periudha e caktuar, d) Feedback-u i performancës. e) Asnjëra. 4. Teoria e hierarkisë së Maslow-it në nevojat fiziologjike përfshinë? a) Ushqimin, b) Dashurinë, c) Mbrojtjen nga dëmtimet fizike, d) Miqësinë, e) Asnjëra. 5. Cilat janë stilet e vendimmarrjes? a) Stili konceptual, b) Stili analitik, c) Stili pjesëmarrës, d) Të gjitha 6. Megamjedisi përfshinë? a) Importet/Exportet, b) Inovacionet, c) Stabilitetin ekonomik, d) Të gjitha.
  3. 3. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 3MENAXHMENTI 7. Menaxherët nuk pranojnë risqet në procesin e punës, ata i evitojnë ato? a) Po, b) Jo. 8. Delegimi i autoritetit bëhet sepse? a) Menaxheri epror nuk mund të jetë specialist për gjithçka, b) Koha është e kufizuar që eprori t’i kryejë shumë gjëra, c) U jep mundësi vartësve që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të marrin vendime në ato fusha ku janë kompetentë. 9. Ku dallon strategjia e diferencimit nga ajo e përqendrimit? Strategjia e diferencimit ka të bëjë me dallimin në raport me konkurrencën, atë strategji që e bënë ndërmarrjen të dallojë nga ndërmarrjet tjera. Strategjia e përqendrimit nuk e bën ndërmarrjen të dallojë nga ndërmarrjet tjera në aspektin e kërkimit apo zhvillimit. 10. Kontrolli burokratik mbështetet në? a) Parime, b) Procedura, c) Konkurrencë në bazë të çmimit, d) Të gjitha. 11. Ku dallon stili autokratik i lidershipit nga ai laissez faire? Dallon, sepse tek stili autokratik, vendimet i merr vetëm lideri ashtu si ai mendon dhe dëshiron, kurse tek laissez faire, është stil i lirë, ku mund të marrin pjesë në vendimmarrje dhe mund të mirren parasysh edhe opinionet e klasës së ulët. 12. Marrësi intuitiv i vendimeve tenton? a) Të mbajë problemin e përgjithshëm në mendje, b) Mbështetet në intuitë, c) Shqyrton alternativa të shumta në të njëjtën kohë, d) Të gjitha. 13. Menaxher i suksesshëm mund të konsiderohet ai që? a) Arrinë rezultate cilësisht të larta me përdorim minimal të burimeve, e në kohën më të vogël të mundshme, b) Bën gjërat që duhet në mënyrën dhe kohën e duhur, c) Të dyja,
  4. 4. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 4MENAXHMENTI 14. Cilat janë llojet e strategjisë konkurruese? a) Strategjia e lidershipit në kosto, b) Strategjia e tkurrjes, c) Strategjia e qëndrueshmërisë, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 15. Fazat e funksionimit të biznesit janë? a) Zhvillimi, b) Rritja, c) Falimentimi, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 16. Ku dallon stili autokratik nga ai demokratik? Tek stili autokratik, ekziston vetëm një marrës i vendimeve, ai vendos për çdo gjë rreth biznesit në mënyrë arbitrare. Kurse, tek stili demokratik, mirren parasysh edhe mendimet e të tjerëve, që janë në shkallë më të ulët në organizatë. 17. Menaxherët janë të gatshëm të ndërmarrin risk në procesin e punës? a) Po, b) Jo. 18. Faktorët që kushtëzojnë projektimin e sistemeve të kontrollit janë? a) Saktësia, b) Koha, c) Kultura organizative, d) Të gjitha. 19. Teoria e tri nevojave sipas Mc Clelland-it përfshinë? a) Nevoja për pushtet, b) Nevoja për vetërealizim, c) Nevoja për shoqëri, d) Nevoja për arritje, e) Asnjëra.
  5. 5. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 5MENAXHMENTI 20. Çka është zinxhiri i urdhërave? Zinxhiri i urdhërave presupozon linjën e menaxherëve nga kreu e deri në fund të organizatës, zinxhir gjatë të cilit lëviz gjithë fluksi i urdhërave, kërkesave apo direktivave. Kjo hierarki duhet të ndiqet me rigorizitet dhe mund të neglizhohet vetëm ne raste të veçanta. 21. Rolet e liderit të shkuadrës janë? a) Vetëbesimi, b) Trajnues, c) Bindje të forta për vizionin, d) Të gjitha. 22. Cila nga të mëposhtmet nuk është pjesë e funksionit të kontrollit? a) Vendosja e objektivave/synimeve, b) Përcaktimi i standardeve, c) Krahasimi i performancës kundrejt standardeve, d) Ndërmarrja e vendimeve korrigjuese, aty ku ato janë të nevojshme. 23. Cilat janë format e organizimit të bizneseve, bazuar në shkallën e aktivitetit? a) Ortakëri, b) Biznese sekondare, c) Shoqëri aksionare, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 24. Objektivat, sipas niveleve ku ato përcaktohen janë? a) Strategjike, b) Prodhimit, c) Financës, d) Taktike, e) Asnjëra. 25. Përmes MAO, shpërblimet caktohen në bazë të progresit të konstatuar? a) Po, b) Jo.
  6. 6. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 6MENAXHMENTI 26. Faktorët e nevojshëm për planifikim janë? a) Koha, b) Mjedisi, c) Madhësia, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 27. A dallojnë menaxherët e organizatave fitimprurëse nga ato jofitimprurëse? Pse? Menaxherët e organizatave fitimprurëse nga ato jofitimprurëse dallojnë mes vete, sepse menaxherët e organizatave fitimprurëse ballafaqohen me sfidat e tregut, duke përfshirë konkurrencën, rritjen e organizatës, zënien e një pozite të mirë në treg etj. Kurse, menaxherët e organizatave jofitimprurëse nuk ballafaqohen me asnjë nga këto sfida. 28. Mënyrat e zgjidhjes së konflikteve janë? a) Stimulimi i konfliktit, b) Parandalimi i konfliktit, c) Kooperimi, d) Asnjëra. 29. Përparësitë e decentralizimit janë? a) Shpejton aprovimin e vendimeve taktike, b) Shton motivimin për punë të menaxherëve të rinj, c) Aftëson nivelet e ndryshme të menaxhimit që të vendosin si të pavarur, d) Të gjitha. 30. Liderët transformues drejtojnë ose motivojnë ndjekësit e tyre drejt qëllimeve të vendosura, duke qartësuar detyrimet që kanë rolet dhe punët? a) Po, b) Jo. 31. Llojet e kontrollit janë? a) Kontrolli paraprak, b) Kontrolli burokratik, c) Kontrolli prapaveprues, d) Të gjitha, e) Asnjëra.
  7. 7. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 7MENAXHMENTI 32. Cilët janë faktorët që kushtëzojnë projektimin e sistemeve të kontrollit? a) Shkalla e decentralizimit, b) Madhësia e organizatës, c) Kultura organizative, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 33. Cilat janë stilet e vendimmarrjes? a) Konceptuale, b) Direktive, c) Zbatimi i alternativës, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 34. Cilat janë karakteristikat dalluese të menaxherëve kundrejt liderëve? a) Mbështetet në kontroll, b) Inspiron besim, c) Imitues, d) Person zotërues, e) Asnjëra. 35. Avantazhet e organizimit formal? a) Japin informacione të shpejta mbi mënyrën e funksionimit të organizatës, b) Mund të vjetrohen shpejtë, c) Formë statike e organizimit. 36. Stili autokratik i lidershipit nënkupton? a) Një lider që centralizon autoritetin, b) Një lider që përfshinë vendimmarrje punonjësit, delegon autoritetin, c) Lider që i jep zakonisht liri të plotë punonjësve në marrjen e vendimit. 37. Cilat janë aftësitë e përgjithshme që duhet t’i posedojë një menaxher? a) Aftësitë konceptuale, b) Aftësitë komunikuese, c) Aftësitë teknike, d) Asnjëra.
  8. 8. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 8MENAXHMENTI 38. Parimet e menaxhimit sipas Taylor-it janë? a) Ndarjen e punës dhe përgjegjësisë pothuajse në mënyrë të barabartë, b) Ndarja e detyrave, c) Bashkëpunoni me punëtorët, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 39. Cilat janë karakteristikat e teorisë X të Mc Gregor-it?  Njerëzve nuk u pëlqen puna,  Duhen mbikëqyrur, kontrolluar, kërcënuar,  Kanë pak ambicie,  I shmangen përgjegjësisë. 40. Kontrolli i tregut vë theksin në a) Konkurrencën në bazë të çmimit, b) Rregulla, c) Politika administrative, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 41. Liderët transaksionalë frymëzojnë ndjeksësit për të lënë mënjanë interesat e tyre vetiake për të mirën e organizatës dhe janë të aftë të kenë ndikim të thellë dhe të jashtëzakonshëm te ndjekësit? a) Po, b) Jo. 42. Cilat faza përfshinë procesi i motivimit? a) Tensioni, b) Shtysa, c) Miqësia, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 43. Cili nivel i menaxherit i kushton kohë më tepër kontrollit? a) Menaxherët e nivelit të lartë, b) Menaxherët e nivelit të mesëm, c) Menaxherët e nivelit të ulët.
  9. 9. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 9MENAXHMENTI 44. Si mund t’i dallojmë sistemet e mbyllura nga ato të hapura? Sistemet e mbyllura – nuk veprojnë me mjedisin, por janë vetëkontrolluese. Sistemet e hapura – veprojnë me mjedisin, prej nga merren informata për input-et dhe shpërndarjen e output-eve. 45. Cilat nga opcionet e mëposhtme bëjnë pjesë në parimet menaxhimit nga Fayoll-i? a) Ndarja e punëve, b) Diciplina, c) Autoriteti, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 46. Mikromjedisi përfshinë këto elemente? a) Konkurrentët, b) Partnerët, c) Sjelljen, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 47. Planifikimi formal përqëndron vëmendjen e menaxherëve në konkurrencën e sotme, jo në mbijetesën e nesërme? a) Po, b) Jo. 48. Një menaxher që i shikon punonjësit nga një perspektivë e teorisë X beson? a) Punonjësit e shohin punën po aq të natyrshme sa pushimin dhe lojën. b) Punëtorët janë të gatshëm të pranojnë dhe kërkojnë përgjegjësi. c) Vendimmarrja nuk është kompetencë vetëm e menaxherëve. d) Të gjitha. e) Asnjëra. 49. Cilat janë cilësitë e një sistemi efektiv kontrolli? a) Fleksibiliteti, b) Ekonomia, c) Kritere të aryeshme, d) Të gjitha, e) Asnjëra.
  10. 10. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 10MENAXHMENTI 50. Përshkruani se si ndikon madhësia e grupit në sjelljen e grupit? Ndikon drejtpërsëdrejti në procesin e vendimmarrjes. Kur vendimet mirren nga disa persona, nënkupton se kemi më shumë informacione dhe ide për zgjidhjen e problemit. Mirëpo, numri i madh i pjesëtarëve të grupit do të ndikonte edhe negativisht, sepse më vështirë do t’i koordinonin idetë, me ç’rast edhe vendimet do të vonoheshin. 51. Cilat nga fazat e mëposhtme përfshinë procesi i vendimmarrjes? a) Identifikimi i problemit, b) Analiza e alternativave, c) Përcaktimi i objektivave, d) Të gjitha, e) Asnjëra. 52. Ajo që menaxherët vlerësojnë ose masin është më e rëndësishme për procesin e kontrollit sesa mënyra se si ata vlerësojnë? a) Po, b) Jo. 53. Cilat janë avantazhet e biznesit të vogël? a) Përgjegjësi të përkufizuar financiare, b) Mundësi relativisht të gjera për të siguruar financimet e nevojshme, c) Pronari kontrollon gjithë aktivitetin e biznesit, d) Te gjitha të lartëpërmendurat. 54. Për çka janë përgjegjës niveli i mesëm i menaxhimit? a) Për prezentimin e produkteve të reja, b) Për hartimin e planeve të detajuara dhe të procedurave për realizimin e planeve të përgjithshme, c) Të dyja, d) Asnjëra. 55. Aftësitë ndërpersonale të menaxherëve janë të rëndësishme për? a) Menaxherët e nivelit të mesëm, b) Menaxherët e nivelit të ulët, c) Menaxherët e nivelit të lartë, d) Për të gjitha nivelet menaxheriale.
  11. 11. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 11MENAXHMENTI 56. Planet taktike karakterizohen me? a) Natyrë të problemeve të strukturuar, b) Shkallë të detajimit të vogël, c) Hartim nga niveli i mesëm i menaxhmentit, d) Të gjitha. 57. Nga ndryshon marrja e vendimeve në kushtet e riskut nga kushtet e pasigurisë? Marrja e vendimeve në kushtet e riskut:  Info mund të ekzistojë, por mund të mos jetë i plotë.  Probabiliteti i pasigurtë (elemente risku shoqëron çdo zgjedhje).  Depërtimi në tregun ndërkombëtar.  Probabailiteti i ndodhjes së tyre përcaktohet. - Objektivisht (në të dhënat e kaluara) dhe - Subjektivisht (njohuritë që kanë menaxherët e çështjes që analizohet). Marrja e vendimeve në kushtet e pasigurisë:  Informata të pamjaftueshme (nuk dihet shkalla e besueshmërisë).  Pasiguria është situatë tipike në: - Situata politike, - Legjislacioni qeveritar, - Konkurrenca dhe fuqia blerëse e konsumatorëve, - Kultura, zakonet, mjedisi ekonomik. 58. Cilat janë avantazhet e departamentizimit? a) Fushat e përgjegjësisë janë të përkufizuara qartë, b) Pozitat drejtuese kërkojnë njerëz me eksperiencë të gjerë, c) Çdo departament është i përbërë nga specialistë të funksioneve të veçanta, d) Të gjitha. 59. Menaxhimi administrativ ka si objekt studimi punën e individit? a) Po, b) Jo. 60. Supozimet kryesore të teorisë Y janë? a) Shpërblimet janë faktor i rëndësishëm në arritjen e objektivave, b) Punonjësit duhet të kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme, c) Harxhimi i energjisë është diçka e natyrshme, d) Të gjitha.
  12. 12. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 12MENAXHMENTI 61. Me çka karakterizohet stili liberal i udhëheqjes? a) Vendimmarrje kolektive, por përgjegjësi individuale, b) Punësim afatgjatë, zakonisht pët tërë jetën, c) Të dyja, d) Asnjëra. 62. Në varësi të kohës që kryhet, kontrolli klasifikohet në? a) Kontroll taktik, b) Kontroll paraprak, c) Kontroll përfundimtar, d) Të gjitha. 63. Në mjedisin ndërkombëtar, faktorët social – kulturorë i kushtojnë rëndësi të veçantë? a) Karakteristikave humane, b) Karakteristikave kulturore, c) Karakteristikave psikologjike, d) Të gjitha. 64. Përmendi elementet e Mikromjedisit? Shpjegon Rregullatorët dhe Sindikatat? Elementet e mikromjedisit janë: Klientët, konkurrentët, furnitorët, sindikatat, punonjësit, rregullatorët dhe partnerët. Rregullatorët përpiqen të influencojnë objektivat e organizatave.  Komiteti i mbrojtjes së mjedisit.  Komiteti i çmim standardeve.  Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve.  Entet rregullatore. Sindikatat brenda një firme biznesi ose në kuadër të industrisë.  Përcaktimi i objektivave,  Marrja e vendimeve të rëndësishme (Përcaktimi i pagave).  Shembull: - Minierat (Grevat). 65. Cilat janë avantazhet e menaxhimit me anë të objektivave? a) Rritë ndjeshëm volumin e punës, b) Ndihmon në projektimin e një kontrolli efektiv, c) Mundësia e rritjes së shkallës së formalizimit, d) Të gjitha.
  13. 13. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 13MENAXHMENTI 66. Karakteristikë e menaxherëve me autoritet linear është? a) Përgjegjësia për prodhimin e produkteve dhe shitjen e tyre, b) Përgjegjësia e kufizuar, c) Nuk kanë të drejtë të komandimit, d) Të gjitha. 67. Pse menaxherët duhet të hartojnë plane? Menaxherët hartojnë plane për të përshkruar mënyrën me anë të së cilës tentojnë t’i arrijnë qëllimet. Aty bëhet përshkrimi i shpenzimeve dhe rritjes, duke përshkruar mënyrën se si duhet t’i arrijnë qëllimet. Përveç përshkrimit se çfarë duhet të bëjmë, ka të bëjë edhe me përcaktimin se si duhet bërë atë. 68. Llojet e vendimmarrjes? 1. Modeli i vendimmarrjes klasike, 2. Modeli i sjelljes (modeli administrativ), 69. Tipet e vendimeve sipas Drucker? 1. Strategjike, 2. Taktike. 70. Dallimi mes pushtetit dhe autoritetit? Pushteti ka të bëjë me fuqinë e një personi për të ndikuar në mendimet e të tjerëve. Autoriteti është e drejtë zyrtare e një personi që mban një pozitë vendimmarrëse, për të urdhëruar dhe për të kërkuar urdhëra nga vartësit. 71. Procesi i kontrollit?  Faza e parë – vendosja e standardeve,  Faza e dytë – matja e performancës,  Faza e tretë – krahasimi i performancës me standardet,  Faza e katërt – vlerësimi dhe rregullimi i gjendjes. 72. Cilësitë e autoritetit? 1. Përgjegjësia, 2. Llogaridhënia. 73. Teknika e Delphi është? Teknika "Delphi" është një teknikë e rëndësishme për vendosje, e cila përbëhet prej disa fazave, ku harmonizimi i ideve të ndryshme të propozuara duhet të lëshohet detyrimisht me shkrim nga ekspertët e fushave të caktuara.
  14. 14. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 14MENAXHMENTI 74. Menaxhimi me anë të objektivave (MAO)?  Menaxherët e kanë futur në përdorim këtë metodë,  Konsiderohet si mjet motivimi,  Teknikë e udhëheqjes,  Mjet për vlerësimin e fikasitetit,  Metodë planifikimi dhe kontrolli,  Së pari e ka aplikuar General Electrics,  Për këtë metodë flet edhe D. Mc Gregor. 75. Dallimet mes udhëheqjes dhe menaxhimit?  Menaxheri shihet si i lidhur me njerëzit të cilët punojnë në organizatë me role të përcaktuara.  Lidershipi nuk realizohet patjetër brenda strukturës hierarkike të një organizate.  Menaxherët i drejtojnë njerëzit i mbështetur tek pushteti që u jep pozita. 76. Dallimi mes menaxherëve dhe liderëve? Nr. Karakteristikat e menaxherëve Nr. Karakteristikat e liderëve 1 Administrator 1 Novator 2 Kopjues 2 Origjinal 3 Mban 3 Zhvillon 4 Përqëndrohet në sistem dhe struktura 4 Përqëndrohet tek njerëzit 5 Mbështetet në kontroll 5 Insipron besim 6 Vizion afatshkurtër 6 Perspektivë afatgjatë 7 Pyet “si” dhe “kur” 7 Pyet “çfarë” dhe “pse” 8 I mban sytë në fund të vijës 8 I mban sytë në horizont 9 Imiton 9 Shpik 10 Pranon status-quo 10 Sfidon status-quo 11 Ushtar i mirë klasik 11 Person zotërues 12 I bën gjërat si duhet 12 Bën gjërat që duhen 77. Çka është motivimi? Motivimi ka të bëjë me mënyrën se si shtytjet, aspiratat, nxitjet dhe nevojat e qenieve njerëzore, drejtojnë dhe kontrollojnë sjelljen njerëzore. 78. Planifikimi është funksion i menaxherëve të: a) Nivelit të lartë, b) Nivelit të mesëm, c) Nivelit të ulët, d) Të gjitha.
  15. 15. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 15MENAXHMENTI 79. Çka është komunikimi? Komunikimi përkufizohet si mënyra me anën e të cilit njerëzit shkëmbejnë informacione midis tyre në lidhje me operacionet që realizohen në organizatë. 80. Avantazhet dhe disavantazhet e marrjes së vendimeve në grup? Avantazhet:  Informacinet që disponon grupi është më i madh se info që disponon individi,  Prania e shumë anëtarve gjeneron numër të madh alternativash,  Ekzistenca e specialitëve të ndryshëm të grupit (shkëmbim ekspirience),  Shkalla e pranueshmëris së madhe,  Gadishmëria për të marr riskun. Disavantazhet:  Është i gjatë në apektin kohor (të gjithë duhet të diskutojnë) koha për kompromise,  Persona të caktuar mund të dominojnë grupin,  Ruajtja e madhënjeve të mira midis tyre (evitojnë konfliktin apo debatin),  Përbërja dhe numri i anëtrave lihet në plan të dytë. 81. Cilësitë e autoritetit? 1. Përgjegjësia, 2. Përgjegjësia për veprimet e kryera (llogaridhënia). 82. Llojet e autoritetit? 1. Linjor, 2. Funksional. 83. Dallimi mes organizimit formal dhe joformal?  Organizimi formal përcaktohet si rrjeti i komunikimeve në organizatë; kanale zyrtare nëpërmjet të cilave kalon informacioni.  Organizimi joformal është aktivitet individësh pa ndonjë qëllim të caktuar me ndikim në rezultate të përbashkëta. 84. Në procesin e komunikimit, kodimi është i nevojshëm veçanërisht? a) Për të përdorur pajisjet mekanike apo elektronike ndihmëse të transmetimit, b) Për të konvertuar mesazhin që synojmë të dërgojmë në simbole, si mënyrë të transmetimit, c) Për të lehtësuar feedback-un nëpërmjet këtij rrjeti, d) Për zhvillim organizativ.
  16. 16. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 16MENAXHMENTI 85. Fazat e procesit të marrjes së vendimeve?  Identifikimi i problemit,  Gjetja e alternativave të mundshme që zgjidhin problemin e dhënë,  Vlerësimi i alternativave të mundshme,  Zgjedhja e alternativave më të mira,  Zbatimi i alternativës së zgjedhur,  Vlerësimi i rezultateve të arritura. 86. Vlerësimi i performancës kryhet? a) Për t’iu ofruar menaxherëve informacion për të marrë vendime të duhura mbi pagesën, b) Për t’iu dhënë informacion punonjësve për të parë ku i kanë pikat e dobëta dhe të forta, c) Për t’i ndëshkuar punonjësit, d) Për shkak të traditës së organizatës. 87. Çfarë roli nuk mund të marrë menaxheri sipas Henry Mitzberg? a) Ndërnjerëzor, b) Informativ, c) Promovues, d) Vendosës. 88. Inputet e një organizatë janë? a) Burimet njerëzore, b) Burimet financiare, c) Burimet fizike dhe informative, d) Asnjëra. 89. Procesi ciklik i motivimit ka si pikënisje? a) Një nevojë të plotësuar, b) Një motiv, c) Një nevojë të paplotësuar, d) Asnjëra. 90. Menaxherët e nivelit të lartë janë përgjegjës për? a) Formulimin e planeve afatgjata dhe politikave të përgjithshme të firmës, b) Hartimin e planeve të hollësishme dhe procedurave përkatëse për realizimin e tyre, c) Menaxhimin e punës së punonjësve që kryejnë operacionet bazë të biznesit,
  17. 17. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 17MENAXHMENTI 91. Cila prej të mëposhtmëve është përgjegjësi e funksionit të personelit? a) Planifikimi i burimeve njerëzore, b) Rekrutimi dhe seleksionimi i stafit, c) Kompensimi dhe përfitimet e punonjësve, d) Vlerësimi i performancës, e) Krijimi i strukturës organizative. 92. Fazat themelore të procesit të planifikimit janë? a) Definimi i qëllimeve dhe aktivizimi i planeve, b) Definimi i qëllimeve dhe përcaktimi i mundësive, c) Definimi i qëllimeve, përcaktimi i mundësive, zgjedhja e alternativës, aktivizimi i planit, d) Aktivizimi i planit, definimi i qëllimit, përcaktimi i mundësive, zgjedhja e alternativës. 93. Cila nga të mëposhtmet nuk është metodë e parashikimit? a) Ekstrapolacioni i trendit, b) Analiza ekonomike, c) Përcaktimi i standardeve, d) Hulumtimi i tregut. 94. Dallimi mes marrësit sistematik dhe intuitiv të vendimeve? Marrësi sistematik i vendimeve tenton: 1) Të kërkojë për një metode, plan për zgjidhjen e problemit, 2) Të jetë i ndërgjegjshëm, 3) Të mbrojë cilësinë e zgjedhjes sipas metodës, 4) Kufizimet specifike të problemit, 5) Të eleminojë alternativat shpejtë, 6) Lëvizja nëpërmjet procesit duke rritur analizën, 7) Orientim kah një kërkim i rregullt. Marrësi intuitiv i vendimeve tenton: 1) Të mbajë problemin e përgjithshëm në mendje, 2) Ripërcaktimi i problemit, 3) Mbështetje në intuitë, parashikim, 4) Mbron zgjedhjen në bazë të përshtatshmërisë, 5) Shqyrton alternativa në të njëjtën kohë, 6) Kapërcen nga një hap në tjetrin, 7) Eksploron altrenativat shumë shpejt.
  18. 18. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 18MENAXHMENTI 95. Defino Planifikimin? Planifikimi është funksion më i rëndësishëm menaxherial, funksion i ndërlidhur ku duhet ditur se çfarë strukture organizative, madhësia e personelit, motivimi, kontrolli. Planifikimi është funksion kyç i ndërmarrjes në procesin e realizimit të objektivave. 96. Defino Organizimin? Organizimi është funksion menaxherial me anë të së cilit drejtuesit synojnë kombinimin e përpjekjeve të individëve për arritjen e objektivave të përcaktuara. 97. Defino Udhëheqjen? Udhëheqja/lidershipi është art ose proces i influencimit mbi njerëzit, me qëllim që përpjekjet e tyre të orientohen kundrejt arritjes së objektivave të organizatës. 98. Defino Kontrollin? Kontrolli është proces i verifikimit të aktiviteteve, me qëllim që perfomanca faktike të jetë në përputhje me standardert dhe objektivat e përcaktuara.

×