Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
BIZNESI ELEKTRONIK
Dr. Mihane Berisha
Skriptë
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
| Dr. Mihane Berisha
2BIZNESI ELEKTRONIK
2. ASPEKTE TEORIKE LIDHUR ME SHOQËRINË INFORMATIKE DHE
EKONOMINË E DITURISË
Në ek...
| Dr. Mihane Berisha
3BIZNESI ELEKTRONIK
2.2.1. Interneti
Procesi i formimit të Internetit filloi në fund të viteve të ‘60...
| Dr. Mihane Berisha
4BIZNESI ELEKTRONIK
Intranetet përdorin gjuhën HTML për të programuar web-faqet dhe lidhjet e hyperte...
| Dr. Mihane Berisha
5BIZNESI ELEKTRONIK
Tabela: Resurset në ekonominë industriale dhe të diturisë:
Ekonomia industriale E...
| Dr. Mihane Berisha
6BIZNESI ELEKTRONIK
2. Faza e transformimit të të dhënave përfshinë:
a) Përllogaritjen e vlerës së fi...
| Dr. Mihane Berisha
7BIZNESI ELEKTRONIK
2.4.6. Dituria si resurs ekonomik
Dituria paraqet një bashkësi të informatave në ...
| Dr. Mihane Berisha
8BIZNESI ELEKTRONIK
2.6. Ndërmarrja digjitale
Rregullat e reja të cilave duhet t’i përmbahen ndërmarr...
| Dr. Mihane Berisha
9BIZNESI ELEKTRONIK
2.7. Karakteristikat e ekonomisë së diturisë
Sipas Don Tapscoot, ekonomia e ditur...
| Dr. Mihane Berisha
10BIZNESI ELEKTRONIK
“Fyt i ngushtë”, i cili i kufizonte aftësitë e ndërmarjes në epokën e industrial...
| Dr. Mihane Berisha
11BIZNESI ELEKTRONIK
3. EKONOMIA E DITURISË DHE AFARIZMI BASHKËKOHOR
3.1. Ndikimi i Internetit në zhv...
| Dr. Mihane Berisha
12BIZNESI ELEKTRONIK
Website është i njëjtë me një revistë të vetme, vetëm se në vend të faqeve të le...
| Dr. Mihane Berisha
13BIZNESI ELEKTRONIK
4. BIZNESI ELEKTRONIK SI MËNYRË E ZHVILLIMIT TË AFARIZMIT
BASHKËKOHOR
4.1. Defin...
| Dr. Mihane Berisha
14BIZNESI ELEKTRONIK
3. Prokurimi elektronik filloi në vitin 1998 me qëllim të zvogëlimit të shpenzim...
| Dr. Mihane Berisha
15BIZNESI ELEKTRONIK
4.2.2. Aplikacionet kyqe për zhvillimin e biznesit në mënyrë elektronike
Posta m...
| Dr. Mihane Berisha
16BIZNESI ELEKTRONIK
4.4. Përparësitë e biznesit elektronik
Arsyeshmëria ekonomike - paraqet mundësit...
| Dr. Mihane Berisha
17BIZNESI ELEKTRONIK
4.7. Format e biznesit elektronik
Janë: tregtia elektronike, marketingu elektron...
| Dr. Mihane Berisha
18BIZNESI ELEKTRONIK
5. TREGTIA ELEKTRONIKE
5.1. Definimi i tregtisë elektronike
Paraqet një bashkësi...
| Dr. Mihane Berisha
19BIZNESI ELEKTRONIK
Masat mbrojtëse të tregtisë elektronike janë: Preventiva, Deteksioni dhe Reaksio...
| Dr. Mihane Berisha
20BIZNESI ELEKTRONIK
5.5.3. Modeli afarist C2B
Këtë model e shfrytëzojnë individët të cilët e përdori...
| Dr. Mihane Berisha
21BIZNESI ELEKTRONIK
5.8.1. Llojet e tregjeve elektronike:
 Tregje elektronike horizontale, të cilat...
| Dr. Mihane Berisha
22BIZNESI ELEKTRONIK
6. MARKETINGU ELEKTRONIK
6.1. Definimi i marketingut elektronik
Paraqet formën e...
| Dr. Mihane Berisha
23BIZNESI ELEKTRONIK
6.5. Karekteristikat e marketingut elektronik:
1. Interaktiv - ofron mundësinë q...
| Dr. Mihane Berisha
24BIZNESI ELEKTRONIK
6.6.2. Menaxhimi i resurseve njerëzore
Shumë funksione të personelit mund të bar...
| Dr. Mihane Berisha
25BIZNESI ELEKTRONIK
7. AFARIZMI BANKAR ELEKTRONIK
7.1. Informatizimi i sistemit bankar
Sistemi i par...
| Dr. Mihane Berisha
26BIZNESI ELEKTRONIK
3. Mundësitë e mëdha për racionalizimin e potencialit të bankës - Duke bartur sh...
| Dr. Mihane Berisha
27BIZNESI ELEKTRONIK
FEDWIRE paraqet një sistem të pagesës me shumicë i cili mund të përdoret nga çdo...
| Dr. Mihane Berisha
28BIZNESI ELEKTRONIK
7.7.2. Sistemi POS
(ang. Point of Sale), nënkupton stacionet punuese ose pajisje...
| Dr. Mihane Berisha
29BIZNESI ELEKTRONIK
7.9.2. Sistemet e pagesave online me para elektronike:
Sistemi i pagesave E - ca...
| Dr. Mihane Berisha
30BIZNESI ELEKTRONIK
Përparësitë e kartelës së mençur janë: për çdo shërbim nuk ka nevojë çdoherë të ...
| Dr. Mihane Berisha
31BIZNESI ELEKTRONIK
8. QEVERISJA ELEKTRONIKE
8.1. Definimi i qeverisjes elektronike
Qeverisja elektr...
| Dr. Mihane Berisha
32BIZNESI ELEKTRONIK
9. MËSIMI ELEKTRONIK
9.1. Definimi i mësimit elektronik
Mësimi elektronik nënkup...
| Dr. Mihane Berisha
33BIZNESI ELEKTRONIK
Angazhimi aktiv i organeve shtetërore - manifestohet me përkrahjen e insitucione...
| Dr. Mihane Berisha
34BIZNESI ELEKTRONIK
10. AFARIZMI SI MODEL SHËRBYES
Trendet botërore të cilat kanë sjellur deri te af...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)

Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!

  • Login to see the comments

BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)

  1. 1. BIZNESI ELEKTRONIK Dr. Mihane Berisha Skriptë Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
  2. 2. | Dr. Mihane Berisha 2BIZNESI ELEKTRONIK 2. ASPEKTE TEORIKE LIDHUR ME SHOQËRINË INFORMATIKE DHE EKONOMINË E DITURISË Në ekonominë e diturisë, bazë për rritje ekonomike është dituria, arsimimi, inovacionet, hulumtimet shkencore, përdorimi i rrjetave kompjuterike. 2.1. Shoqëria informatike Në shek. XX, i cili ishte shekulli i civilizimit industrial, ekonominë botërore e karakterizonte transformimi i produkteve fizike, prodhimi masiv dhe dominimi i faktorëve material siç ishin: lënda e parë, objekti i punës dhe fuqia punëtore. Sot, thuhet se po jetojmë në epokën e shoqërisë informatike, ku si rezultat i zhvillimit të shpejtë të teknologjisë informatike dhe aplikimit të saj, shumë shpejtë ka ardhur deri te transformimi i shoqërisë industriale në shoqëri informatike. Informata dhe dituria, janë bërë karakteristika dominuese, kurse teknologjia informatike, sidomos teknologjia e internetit, po e transformojnë mënyrën se si punojmë, si e zhvillojmë afarizmin dhe si jetojmë. Në shoqërinë informatike, informatat dhe dituria, e kanë fituar rolin e “fuqisë” dhe të “parasë” dhe janë bërë “mall i çmuar” si asnjëherë më parë. Sociologët pohojnë se “shoqëria informatike është shoqëri në të cilën njerëzit janë të lidhur me njëri-tjetrin në rrjeta kompjuterike dhe në jetën e përditshme, përdorin teknologjinë informatike dhe kompjuterët sidhe mediumet tjera, siç janë televizioni, radio dhe interneti.” Ekonomistët thonë se “shoqëria informatike është shoqëri në të cilën sektori i teknologjisë dhe i kompjuterëve është masiv, ose numri i të punësuarve të cilët kryejnë punë të bazuar në dituri poashtu është i madh.” Avgerou dhe Cronford (2002), thonë se: “shoqëri informatike quhet shoqëria e cila krijon, ndanë dhe përdor diturinë, me qëllim të sigurimit të mirëqenies së popullatës së saj.” Peter Drucker (1999), thotë se “ndryshimet bashkëkohore në shoqëri, nuk duhet kuptuar vetëm si ndryshim teknik dhe teknologjik, por duhet kuptuar si tërësi e transformimeve në teknologji, ekonomi dhe shoqëri, ku dituria nuk është faktor i vetëm, por është resurs kryesor, i cili përcakton kahjen e zhvillimit të shoqërisë së re, e njohur si shoqëri informatike.” 2.2. Shoqëria informatike dhe rrjetat kompjuterike Zhvillimi i shoqërisë informatike dhe i ekonomisë së diturisë është i lidhur ngushtë me zhvillimin dhe përdorimin e rrjetave kompjuterike, sidomos të internetit - rrjetit ndërkombëtar të rrjetave kompjuterike dhe rrjetit më të madh kompjuterik në botë.
  3. 3. | Dr. Mihane Berisha 3BIZNESI ELEKTRONIK 2.2.1. Interneti Procesi i formimit të Internetit filloi në fund të viteve të ‘60-ta të shek. XX në kuadër të hulumtimeve të pavarura shkencore lidhur me rrjetat kompjuterike dhe komunikuese për nevoja të ushtrisë amerikane. Paraardhës i internetit është rrjeti i parë global kompjuterik i quajtur ARPA Net (ang. Advanced Research Projects Agency Network), i cili ishte projekt i Ministrisë Amerikane të Mbrojtjes së SHBA-ve, e cila në kohën e luftës së ftohtë (1950-1960), i kushtoi rëndësi të veçantë zhvillimit të sistemit të telekomunikimeve, me ç’rast duke ndjekur logjikën e menaxhimit të centralizuar dhe hierarkik të sistemeve ushtarake, edhe sistemet telekomunikuese u organizuan sipas kësaj logjike. Frika nga mundësia e sulmit nga ana e armikut në qendrat telekomunikuese, i detyroi strategët të mendonin për mënyra të reja të organizimit dhe të qeverisjes së sistemeve komunikuese. Kjo detyrë i’u besua agjensionit ARPA Net, i cili duhej t’i plotësojë dy kushte: 1. Rrjeti i komunikimit nuk guxonte të varej nga qeverisja e centralizuar, dhe 2. Sistemi të vendosej ashtu që të mund të punojë edhe nëse dëmtohet ndonjë pjesë. Qëllimi kryesor i ARPA Net, ishte lidhja e bazave ushtarake dhe hulumtuese, që të nëse vie deri te sulmet atomike, të mos dëmtohej funksionimi i rrjetit kompjuterik. Në vitin 1983, rrjeti ARPA net u nda në dy pjesë: 1. Në rrjetin ARPA net, i cili përdorej për nevojat e organizatave civile, dhe 2. Rrjeti MILI net, i cili përdorej për nevoja të ushtrisë. Në vitin 1986, rrjeti ARPA net, u bashkua me rrjetin NSFNET, dhe me bashkimin e këtyre dy rrjeteve, lindi Interneti. Viti 1992 konsiderohet si viti kur interneti u bë “një e mirë e përgjithshme” dhe filloi të përdoret pa kufizime kohore dhe hapësirore. Mirëpo, ndikimi i internetit në zhvillimin e afarizmit bashkëkohor filloi në vitin 1993, duke transformuar eknonominë industriale në një ekonomi të re dhe rrjedhja e dokumenteve bëhet në mënyrë elektronike, pavarësisht se ku gjendet lokacioni i ndërmarrjes. 2.2.2. Intraneti Zhvillimi i internetit dhe zhvillimi i shoqërisë informatike ka kaluar nëpër tri faza: 1. Faza e parë, Interneti (fundi i viteve të ‘80-ta dhe fillimi i viteve të ‘90-ta), 2. Faza e dytë, Intraneti (nga viti 1996), 3. Faza e tretë, Ekstraneti (1997). Intraneti është rrjetë kompjuterike brenda ndërmarrjes, e cila funksionon në mënyrë të ngjajshme, kompatibile dhe sipas principeve të internetit. Intraneti është rrjet privat i mbrojtur nga vizitorët, përmes sistemit Firewalls, i cili vendoset në mes të sistemit të brendshëm të ndërmarrjes dhe rrjetit të jashtëm, duke përfshirë edhe internetin.
  4. 4. | Dr. Mihane Berisha 4BIZNESI ELEKTRONIK Intranetet përdorin gjuhën HTML për të programuar web-faqet dhe lidhjet e hypertekstit, kurse qasja mund të bëhet nga infrastruktura ekzistuese e rrjetit, pa kërkuar ndonjë hardver special, sidhe përdor softverët kompjuterik ekzistues si Windows XP, Office, WWW etj. 2.2.3. Ekstraneti Intranetet privat që u lejojnë qasje shfrytëzuesve të jashtëm, individëve dhe ndërmarrjes në intranetet e tyre quhen ekstranete. Ekstranet është rrjet afarist privat, i cili ka lindur me lidhjen e intraneteve të disa organizatave që bashkëpunojnë dhe janë partnerë afarist. Në kuptimin hierarkik, intraneti është pjesë e ekstrantetit, ndërsa ekstraneti është pjesë e internetit. 2.3. Ekonomia e diturisë Shprehja “ekonomi e diturisë”, ka filluar të përdoret në vitin 1997, për të shënuar produktet dhe shërbimet e reja dhe rritjen e shpejtë të ekonomisë, sidomos të sektorëve të ekonomisë, të cilët bazohen në përdorimin e internetit. Ekonomia e diturisë është diciplinë e cila merret me ndikimin multidimensional dhe ndërdiciplinor shoqëror, ekonomik, teknologjik, të përdorimit të teknologjive të reja dhe rrjetave kompjuterike në aktivitetet ekonomike. Ekonomia e diturisë fokusohet në: 1. Ndryshimet teknologjike si rezultat i përdorimit të rrjetave kompjuterike siç janë: interneti, ekstraneti, intraneti dhe rrjetat me vlerë të shtuar VAN (ang. Value Added Network). 2. Në rritjen e rolit të informatave dhe 3. Në përdorimin e kapitalit intelektual. 2.3.1. Definimi i ekonomisë së diturisë Ekonomi e diturisë quhet ekonomia në të cilën rritja ekonomike dhe përmirësimi i standardit jetësor varen nga krijimi i diturisë dhe shpërndarjes së saj. 2.3.2. Dallimi në mes të ekonomisë industriale dhe ekonomisë së diturisë Në ekonominë industriale, struktura e ekonomisë është dominuar nga faktorët dhe resurset fizike: lënda e parë, objekti i punës dhe fuqia punëtore, ndërsa në ekonominë e diturisë dominojnë faktorët jomaterial: informata dhe dituria.
  5. 5. | Dr. Mihane Berisha 5BIZNESI ELEKTRONIK Tabela: Resurset në ekonominë industriale dhe të diturisë: Ekonomia industriale Ekonomia e diturisë Kapitali fizik dhe financiar Informatat dhe dituria (Kapitali intelektual) Toka paraqet vendin ku zhvillohen aktivitete ekonomika dhe joekonomike Hapësirat virtuale janë burim i informatave, kurse Interneti është vendi ku zhvillohet afarizmi Puna tradicionale matet me numrin e punëtorëve dhe kohën e kaluar në punë Është prezente puna në distancë ose “Telework” dhe paraqitja profesioneve të reja Duket qartë se dallimet janë qenësore dhe kanë të bëjnë kryesisht me resurset ekonomike dhe me infrastrukturën afariste, e cila ishte fizike në ekonominë industriale dhe është informatike në ekonominë e diturisë. 2.4. Resurset ekonomike në ekonominë e diturisë Për krijmin e ekonomisë së diturisë, rëndësi të veçantë kanë përdorimi i koncepteve: të dhënat, informatat dhe dituria. 2.4.1. Të dhënat, informatat dhe dituria Të dhënat janë shënime dhe përmbajnë porosi ose mesazhe, të cilat nuk kanë ndonjë qëllim dhe paraqesin shënime në detaje lidhur me ndonjë aktivitet, ngjarje ose transaksion etj. Informata është e dhënë e përpunuar dhe e rregulluar, ashtu që të mund të përdoret gjatë procesit të marrjes së vendimeve dhe i’u dedikohet menaxhmentit, sepse sjell njohuri dhe dituri të re që shërben si bazë për marrjen e vendimeve. 2.4.2. Procesimi i të dhënave në informata Shprehja procesim i të dhënave është shprehje e cila përdoret për të përshkruar ndryshimet eventuale, të cilat kanë ndodhur në të dhëna me qëllim të fitimit të informatës. Procesimi i të dhënave kalon në disa faza: 1. Faza e futjes së të dhënave, e cila përfshinë: a) Shënimi i transaksionit në të dhëna, b) Kodimi i të dhënave në një formë të caktuar, c) Deponimi i të dhënave duke i ruajtur në mënyrë që të shërbejnë gjatë procesit të prodhimit, d) Selektimi i të dhënave nga një numër i madh i të dhënave.
  6. 6. | Dr. Mihane Berisha 6BIZNESI ELEKTRONIK 2. Faza e transformimit të të dhënave përfshinë: a) Përllogaritjen e vlerës së fituar nga operacionet aritmetikologjike, b) Përmbledhja e të dhënave dhe c) Klasifikimi i të dhënave dhe identifikimi i tyre. 3. Faza e informatave dalëse (raporteve) përfshinë: a) Prezantimin e rezultateve, b) Kopjimin ose shumëzimin e të dhënave dhe c) Bartjen e të dhënave nëpërmjet ndonjë sistemi dhe kanali telekomunikimi. 2.4.3. Informata si resurs ekonomik Në ekonominë e diturisë, informata është: resurs i rëndësishëm ekonomik, lëndë e parë për të prodhuar diturinë, faktor kryesor i produktivitetit, faktor kryesor i suksesit në treg, mall më i çmuar në treg, fuqi dhe para. 2.4.4. Karakteristikat e informatës Janë: të jetë relevante, e saktë, të arrijë me kohë, të jetë e plotë, të jetë ekonomike, efikase dhe e besueshme. 2.4.5. Atributet e informatës Janë: sasia e informatës, cilësia e informatës dhe vlera e informatës në kohë. Sasia e informatës shpreh numrin mesatar të vendosjes binare, të cilat janë të nevojshme për zgjidhjen e ndonjë problemi ose për marrjen e ndonjë vendimi. Cilësia e informatës është nëse ajo informatë që i plotëson nevojat për shfrytëzuesin, paraprakisht të krijojë kushte, në mënyrë që marrësi i informatës të marrë vendime të dobishme. Vlera e informatës në kohë lidhet ngushtë me analizën e ndjeshmërisë, çka nëse e cila analizë ka të bëjë me testimin e vendime dhe të alternative dhe çfarë mund të jetë vlera e pritur e informatës brenda intervalit të caktuar kohor.
  7. 7. | Dr. Mihane Berisha 7BIZNESI ELEKTRONIK 2.4.6. Dituria si resurs ekonomik Dituria paraqet një bashkësi të informatave në një fushë të caktuar dhe mund të definohet si “resurs jomaterial” dhe pamje e realitetit e shprehur në mendjen e njeriut përderisa e rrethon botën e cila rrethon: hapësirën, objektet, ngjarjet dhe marrëdhëniet e krijuara në këtë realitet. Dituria përbëhet nga:  Bashkësia e ideve,  Intuita,  Përvoja,  Shkathtësitë dhe  Të mësuarit. Dituria ka potencial që të krijojë vlerë ekonomike, ndonëse është resurs jomaterial, sa më shumë njerëz që përfshihen në krijimin dhe shpërndarjen e diturisë, vlera e saj rritet. 2.4.7. Llojet e diturisë: Ditura eksplicite (e përgjithshme) është ajo dituri e cila është e deponuar në libra dhe mund të fitohet duke mësuar të përdoret dhe të bartet në produktet e reja, në pajisjet teknike etj. Dituria e bazuar në përvojë (personale) është ajo dituri e cila krijohet nga përvojat e individëve dhe përmbanë në vete vlera të arritura personale të individit. Dituria implicite (e nënkuptuar) është karakteristikë dhe specifikë e vetëm një organizate të caktuar dhe është vështirë të kopjohet, sepse ka lindur në kuadër të organizatës gjatë kryerjes së punës dhe zgjidhjes së problemeve. 2.5. Modeli i ekonomisë së diturisë Paraqet konvergjencën e tri teknologjive: kompjuterike, komunikuese dhe informatike në një teknologji të vetme dhe të përbashkët, të njohur si teknologjia e internetit, e cila ka ndodhur në vitet 1970 dhe 1980. Modelin e ekonomisë së diturisë e përbëjnë:  Digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve të reja,  Biznesi elektronik,  Pagesat elektronike.
  8. 8. | Dr. Mihane Berisha 8BIZNESI ELEKTRONIK 2.6. Ndërmarrja digjitale Rregullat e reja të cilave duhet t’i përmbahen ndërmarrjet janë: 1. Të fokusohen në maksimalizimin e vlerës përmes rrjetave. 2. Përparësi konkurruese do të sigurojnë vetëm nëse arrijnë të jenë inovative në treg dhe të sigurojnë pozitë strategjike në rrjeta kompjuterike. 3. Duhet të kalojnë nga pozitat dhe lokacionet lokale në hapësira globale. 4. Dituria dhe njohuritë e njerëzve bëhen resurs i rrallë dhe i çmuar. 5. Të afirmohet principi i arsimimit të përhershëm. 6. Realizimi i të hyrave më të larta lidhet me karakteristikat e rrjetit. 7. Dy njësitë e vetme të matjes së vlerës së produkteve janë: koha dhe përmbajtja. Ndërmarrja digjitale karakterizohet me shkallë të lartë të decentralizimit, organizimit horizontal, stil demokratik të ndërmarrjes së vendimeve, shkallë të lartë të fleksibilitetit dhe me përshtatje të vazhdueshme të ndryshimeve dhe kërkesave të tregut. 2.6.2. Dallimi ndërmjet ndërmarrjes industriale dhe ndërmarrjes digjitale Tabela: Dallimi ndërmjet ndërmarrjes industriale dhe ndërmarrjes digjitale Ndërmarrja industriale Ndërmarrja e diturisë Vlera rritet në mënyrë lineare Vlera rritet në mënyrë eksponenciale Vlenë parimi: e shes atë që mundem Vlenë parimi: e shes atë që mund ta shpërndaj Prodhimi i jep vlerën Vlerën e krijon dituria dhe shpërndarja e saj Shpenzimet margjinale të prodhimit ishin shumë të larta Nga aspekti ekonomik për produktet dhe shërbimet digjitale, shpenzimet margjinale janë shumë të ulëta 2.6.3. Modeli i ndërmarrjes B-Web Modeli i ndërmarjes B - Web nënkupton një rrjet të furnizuesve, shpërndarësve, konsumatorëve, të cilët zhvillojnë transaksione afariste nëpërmes internetit dhe mediumeve tjera elektronike, me qëllim të prodhimit të produkteve dhe shërbimeve. 2.6.4. Pozita e konsumatorit në ekonominë e diturisë Konsumatori e fiton pozitën që nuk e kishte asnjëherë më parë. Konsumatori është “mbret”, sepse duke i’u falënderuar internetit ai është i informuar mirë lidhur me ofertën e produkteve dhe shërbimeve me shpenzime të ulëta të kërkimit, gjë që i mundëson të zgjedhë produktin më kualitativ, dizajnin dhe çmimin e produktit, pavarësisht lokacionit se ku gjendet.
  9. 9. | Dr. Mihane Berisha 9BIZNESI ELEKTRONIK 2.7. Karakteristikat e ekonomisë së diturisë Sipas Don Tapscoot, ekonomia e diturisë ka 12 karakteristika: 1. Ekonomi e informatave, e diturisë dhe e kapitalit intelektual - Kjo bazohet në përdorimin e njohurive të njerëzve aty ku prodhohet, vlera krijohet nga truri e jo nga muskujt. 2. Ekonomi e re - në të cilën komunikimi ndërnjerëzor, shpërndarja e programeve, transaksionet afariste bazohen në kodin binar 0 dhe 1, vlera e ekonomisë krijohet përmes diturisë dhe shpërndarjes së saj. 3. Ekonomi virtuale - në të cilën informatat rrjedhin në formë të biteve dhe krijon aktivitete virtuale, të cilat kanë tri dimensione: kohor, hapësiror, struktural. 4. Ekonomi molekulare - ku ndërmarrjet e vjetra zëvendësohen në tërësi me dinamikë molekulare. 5. Ekonomi e rrjetave kompjuterike - e cila bazohet në zhvillimin e afarizmit dhe komunikimit me përdorimin e rrjetave kompjuterike, ku kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm janë fluid. 6. Eliminohen ndërmjetësuesit - mirëpo paraqiten info-ndërmjetësuesit, të cilët ndihmojnë që blerësit të sigurojnë informata relevante nga websajtet e caktuara në rastet kur dëshirojnë të marrin vendime lidhur me blerjen e produkteve të caktuara. 7. Integrimi i disa teknologjive si: teknologjisë kompjuterike, komunikimit, informatike dhe konvergjencës ndërmjet tyre. 8. Ekonomi e inovacioneve - janë forcë shtytëse e aktiviteteve ekonomike dhe e suksesit të subjekteve ekonomike. 9. Ekonomi ku zvogëlohen dallimet midis prodhimit dhe konsumit - prodhimi masiv zëvendësohet me prodhimin sipas porosisë dhe konsumin masiv. 10. Ekonomi në kohë reale - në të cilën faktor kyç i aktiviteteve ekonomike është veprimi në kohë reale, gjë që shkurton ciklin jetësor të produkteve. 11. Ekonomia Globale - ku lëvizja e lirë e informatave, kapitalit, ideve dhe njerëzve, eliminohen kufijtë nacional, kulturor, organizativ, politik etj. 12. Krijohen trauma dhe konflikte masovike - sepse teknologjitë e reja po e transformojnë ekonominë globale dhe po e ndryshojnë fuqinë punëtore për sa i përket madhësisë dhe përbërjes së saj sidhe kërkon dituri për sukses. 2.8. Trendet e reja në ekonominë e diturisë Janë:  Krijimi i industrive të cilat bazohen në informata dhe dituri,  Rritja e të hyrave te konsumatori,  Rritja e konsumit,  Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime luksoze.
  10. 10. | Dr. Mihane Berisha 10BIZNESI ELEKTRONIK “Fyt i ngushtë”, i cili i kufizonte aftësitë e ndërmarjes në epokën e industrializimit ishte prodhimi, ndërsa “fyt i ngushtë” i ekonomisë së diturisë është aftësia për dizajnimin dhe krijimin e produkteve dhe shërbimeve.
  11. 11. | Dr. Mihane Berisha 11BIZNESI ELEKTRONIK 3. EKONOMIA E DITURISË DHE AFARIZMI BASHKËKOHOR 3.1. Ndikimi i Internetit në zhvillimin e afarizmit bashkëkohor Ndikimi i internetit në zhvillimin e biznesit filloi nga viti 1992, kur ai u bë një e mirë e përgjithshme, megjithatë thuhet se viti 1993 është viti kur filloi ndikimi i internetit në biznes. Biznesi elektronik, paraqet një formë bashkëkohore të organizimit të afarizmit, e cila në masë të madhe varet nga përdorimi i teknologjisë informatike komunikuese, e sidomos të internetit në zhvillimin e funksioneve afariste. Bota afariste nuk është fokusuar në prodhim, shpërndarje dhe rritjen e pjesëmarrësve në treg, siç ndodhte në ekonominë industriale, por është e fokusuar kah nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, pra interneti mundësoi biznesin elektronik dhe mund të themi se biznesi elektronik është pasojë e internetit. 3.2. Serviset e Internetit Serviset e internetit janë një numër i veglave dhe serviseve të cilat dallohen njëra me tjetrën, por të cilat praktikisht e lehtësojnë hulumtimin dhe gjetjen e të dhënave në internet. Më të njohurat janë: 3.2.1. Posta elektronike Filloi më 1969. Është një servis i internetit, i cili siguron këmbimin e shpejtë dhe praktik të porosive tekstuale elektronike dhe të datotekave kompjuterike me ndihmën e rrjetave kompjuterike LAN dhe WAN. Posta elektronike dërgohet nga një kompjuter në kompjuterin tjetër me rrjetin kompjuterik dhe bartet me ndihmën e protokolit SMTP, i cili mundëson krijimin, dërgimin, leximin, komunikim- këmbimin dhe shkarkimin elektronik nga serverët anonim. 3.2.2. World Wide Web (WWW) U formua në vitin 1989 nga World Wide Web Consortium, i njohur si w3c. WWW, paraqet një pako elektronike, e cila mund të përmbajë tekste, grafikë, animacion, zë dhe video në seksione të quajtura web-faqe. Web-faqja lidhet në mënyrë elektronike me web-faqet tjera dhe mund të shikohet nga çdo lloj i kompjuterit. Web-dokumentacionet i kanë dy karakteristika të rëndësishme: 1. Nuk prezantojnë ndonjë radhitje specifike ose hierarkike të informatave, 2. Mundësojnë që disa informata të jenë në lidhje të dyfishtë me informatat tjera. Web-dokumentet shkruhen në formatin e gjuhës programuese HTML, e cila përcakton se si do të duket ndonjë informatë dhe si do të paraqitet ajo tek shfrytëzuesi në internet dhe qasja është e mundur përmes aplikacioneve të quajtura Browser të web-it, ku shfrytëzuesi mund të qaset pa marrë parasysh se ku ndodhet lokacioni.
  12. 12. | Dr. Mihane Berisha 12BIZNESI ELEKTRONIK Website është i njëjtë me një revistë të vetme, vetëm se në vend të faqeve të letrës, te website kemi një grumbull të web-faqeve, të cilat paraqiten në ekranin e kompjuterit. 3.2.3. Bartja e të dhënave në distancë (FTP) Mundëson që datotekat e krijuara të barten në një kompjuter tjetër, pa pasur nevojë që të barten me disketë ose me ndonjë medium tjetër, ndërsa qasja në server bëhet si shfrytëzues anonim ose i rregullt, që nënkupton përdorimin e passwordit. 3.2.4. Telnet I mundëson shfrytëzuesit të disponon me një numër identifikues (ID) valid nga kompjuteri i tij të lidhet në ndonjë kompjuter tjetër në distancë gjeografike dhe në lokacionin fizik të kryejë ndonjë veprim. 3.2.5. Lista dërguese Është adresë e veçantë e postës elektronike. Lista dërguese vërteton përmbajtjen e postës elektronike, dhe kur ndonjë shfrytëzues e dërgon porosinë në atë adresë, serveri ia përcjell të gjithëve që janë përfshirë në listën dërguese. Ekzistojnë disa lloje të listave dërguese: lista dërguese e bashkëpunimit, e përgjithshme e bashkëpunimit dhe lista moderator, varësisht nga reagimi i pranuesit ai mund ta hapë, mund të mos reagojë, ta fshijë atë, t’ia dërgojë dikujt tjetër etj. 3.2.6. Newsgroups Puna në grupe diskutuese nënkupton pjesëmarrjen në diskutime të ndryshme nëpërmjet rrjetave kompjuterike. Grupet diskutuese mund të jenë forume në internet, të cilat mundësojnë komunikimin dhe diskutimin në grup nëpërmjet anëtarëve të grupit dhe mbështetja e punës në grup bëhet nga softveri Microsoft Net Meeting. 3.2.7. Internet Relay Chat (IRC) Paraqet një kanal komunikimi në internet, i cili i mundëson shfrytëzuesit të marrë pjesë në biseda online në kohë reale, pra është një medium formal për zhvillimin e bisedave. 3.2.8. Bisedat telefonike në internet Mundësojnë biseda nëpërmjet internetit në saje të lidhjes së telefonave të shfrytëzuesve në adresë të interentit. Çmimet e bisedave janë shumë më të ulëta sesa çmimet e bisedave me ndihmën e rrrjetit fiks dhe mobil.
  13. 13. | Dr. Mihane Berisha 13BIZNESI ELEKTRONIK 4. BIZNESI ELEKTRONIK SI MËNYRË E ZHVILLIMIT TË AFARIZMIT BASHKËKOHOR 4.1. Definimi i biznesit elektronik Shprehjen “Biznes Elektronik”, e përdori për herë të parë kompania “IBM” në vitin 1997 me qëllim që të bëhej dallimi në mes të shprehjes “tregti elektronike”. Biznesi elektronik - paraqet afarizmin në të cilin transaksionet ekonomike realizohen në mënyrë elektronike dhe njihet me emrin afarizëm elektronik ose biznes elektronik, i cili realizohet me ndihmën e teknologjisë informatike dhe të internetit. Autori Panian - thotë se biznesi elektronik është forma bashkëkohore e organizimit, e cila në masë të madhe varet nga përdorimi i teknologjisë informatike dhe mbështetja e sistemeve informatike. Spremic - thotë se shprehja biznes elektronik paraqet një koncept gjithëpërfshirës, përmes të cilit lidhen dhe digjitalizohen të gjitha aktivitetet afariste që nga zhvillimi i produkteve e deri te menaxhmenti dhe administrata. Nga aspekti i komunikimit - biznesi elektronik nënkupton dërgimin e informatave, produkteve, shërbimeve të pagesave përmes telefonit ose rrjetave kompjuterike etj. Nga aspekti i afarizmit - biznesi elektronik nënkupton përdorimin e teknologjisë digjitale në proceset e automatizuara afariste. Nga aspekti i shërbimeve - biznesi elektronik paraqet një vegël, e cila shfrytëzuesve të shërbimeve u siguron të dhëna më të shpejta lidhur me ofertën e produkteve dhe shërbimeve. Nga aspekti i perspektivës online - biznesi elektronik siguron mundësinë e blerjes dhe shitjes së produkteve dhe informatave përmes internetit dhe serviseve tjera online. Arsyet e aplikimit të biznesit elektronik në kompanitë në ekonominë e diturisë janë: shfrytëzimi sa më i mirë i resurseve afariste në dispozicion, sigurimin e pozitës më të mirë konkurruese në treg, dëshira për rezultate sa më të mira afarise dhe financiare etj. Profesionet që janë ndërlidhur me biznesin elektronik si formë e afarizmit bashkëkohor janë: konsulent tregtar, zhvillues i aplikacioneve, broker, web-dizajner, menaxher i prodhimit, programer etj. 4.2. Fazat e ndikimit të internetit në zhvillimin e biznesit elektronik 1. Broshurat elektronike përfshijnë periudhën 1993 - 1996, kur për herë të parë u krijuan web- faqet dhe u mundësua publikimi në distancë i informatave lidhur me ndërmarrjen, andaj ndërmarrjet e kishin kuptuar se duhet t’i ndajnë dokumentet e ndryshme me klientë , furnizues dhe partnerë afaristë, duke përdorur postën elektronike ose FTP. 2. Biznesi elektronik filloi në vitin 1996, kur kompania Amazon.com filloi të sjellë në internet industrinë e librave elektronikë, duke mundësuar prezantimin e katologjeve dhe broshurave në mënyrë elektronike, kryerjen e pagesave etj, dhe është modë e biznesit një shitës me shumë shitës ose një me shumë.
  14. 14. | Dr. Mihane Berisha 14BIZNESI ELEKTRONIK 3. Prokurimi elektronik filloi në vitin 1998 me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve indirekte zyrtare, të cilat ishin të larta. Prokurimi elektronik është model i biznesit shumë me shumë. 4. Tregu elektronik filloi në vitin 2000 dhe paraqet një vend ku zhvillohet tregtia me ndonjë produkt ose shërbim apo kryhet ndonjë transaksion afarist dhe është model i biznesit me shumë shitës me shumë blerës. 5. Ekosistemet dinamike paraqesin bashkëpunimin e disa tregjeve industriale, ku ndërmarrjet veprojnë direkt njëra me tjetrën pa ndërmjetësimin e serverit qëndror. 4.2.1. Mënyrat e transformimit të biznesit klasik në biznes elektronik Teknologjia e internetit dhe biznesi elektronik mund të aplikohen në sisteme afariste në shumë mënyra, dhe transformimi i i afarizmit nga afarizmi klasik në afarizëm elektronik mund të bëhet në disa mënyra. Ato janë: 1. Përparimi i procesit elektronik - paraqet një proces, i cili nënkupton përmirësimin e procesit afarist ekzistues. Këtu kemi të bëjmë me një poces transformues stabil me të cilin kompania nuk i nënshtrohet ndonjë rreziku të madh, por ka për qëllim të përcillen ndryshimet në treg dhe rrethinën afariste të informatizuar. 2. Riinxhinieringu i procesit afarist nënkupton një qasje sistematike me qëllim të ndryshimit rrënjësor të proceseve kryesore afariste në organizatë sidhe përkrahjen e proceseve afariste bazë. Riinxhinieringu i procesit afarist ka të bëjë me ridefinimin dhe ridizajnimin rrënjësor të procesit afarist në një organizatë, i cili nuk ka për qëllim vetëm modifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve parciale në riorganizimin e proceseve ekzistuese afariste, por parasëgjithash nënkupton përmirësimin e parametrave kyç të afarizmit siç janë: shpenzimet, kreativiteti, shpejtësia etj. Riinxhinieringu i procesit nënkupton: - Ndryshime bazike rrënjësore në aktivitete afariste, - Sjell ndryshime kualitative në procesin afarist dhe - Orientohet në procese dhe aktivitete të cilat synojnë shndërrimin e madhësive hyrëse në madhësi dalëse. 3. Inovacioni i modelit afarist paraqet një metodë të riinxhinieringut të procesit afarist, e cila është e lidhur ngushtë me strategjinë e afarizmit. Përmes këtij koncepti, synohet të arrihen suksese në transformimin e atyre proceseve afariste në organizatë, të cilat nuk kanë dhënë rezultate me aplikimin e teknikave të përmendura të afarizmit klasik.
  15. 15. | Dr. Mihane Berisha 15BIZNESI ELEKTRONIK 4.2.2. Aplikacionet kyqe për zhvillimin e biznesit në mënyrë elektronike Posta me zë - është një sistem i cili digjitalizon porositë e dhëna me zë dhe i transmeton ato nëpër rrjeta duke i vendosur në disqe për lexim të mëvonshëm. Fax makina - mundëson dërgimin e teksteve dhe paraqitjeve grafike përmes linjës telefonike, ku makina bën skanimin e dokumentit duke mundësuar digjitalizim e tij. Telekonferencat - ofrojnë mundësinë në pjesëmarrjen në diskutim përmes linjës telefonike ose softverit të postës elektronike për komunikim në grup. Data konferencat - ofrojnë mundësinë që dy ose më shumë individë në lokacione të ndryshme të punojnë në dokumentin e njëjtë ose të përdorin të dhëna të njëjta. Videokonferencat - paraqesin telekonferencat në të cilat pjesëmarrësit e shohin njëri-tjetrin përmes ekranit. 4.2.3. Këmbimi elektronik i të dhënave Këmbimi elektronik definohet si këmbim i të dhënave të strukturuara ndërmjet kompjuterëve të sistemeve informatike të kompanive në mënyrë elektronike pa ndërhyrje manuale dhe me ndihmën e standardeve në forma të definuara më parë. Sipas autorëve Bocij, Chaffey, Greasley dhe Hickie - këmbimi elekronik i të dhënave nënkupton këmbimin e të dhënave të strukturuara në mënyrë elektronike midis kompjuterëve të dy apo më shumë ndërmarrjeve, me qëllim të kryerjes së transaksioneve afariste siç janë: dokumentet, faturat, llogaritë etj. Këmbimi elektronik i të dhënave mund të bëhet nëse posedojnë me standarde të cilat i mundësojnë transportimin e të dhënave nga dërguesi te marrës, me softver i cili bën të mundur konverzionin dhe përmes mediumeve komunikuese për transmetimin e porosisë nëpërmjet rrjetit publik dhe privat. Ediacaft - paraqet standardizimin e dokumenteve të ndryshëm afaristë me standardin për këmbimin elektronik të të dhënave administrative, afariste dhe të transportit. Përparësitë e këmbimit elektronik të të dhënave kanë të bëjnë me: zvogëlimi i shpenzimeve të dokumenteve të letrës, zvogëlimi i gabimeve gjatë bartjes së të dhënave, menaxhimi efikas me rrjedhjen e mallërave, menaxhimi i rezervave just-in-time, rritjen e produktivitetit etj. 4.3. Infrastruktura e biznesit elektronik Nënkupton sigurimin e parakushteve teknologjike dhe predispozitave ligjore. Infrastruktura teknologjike përfshinë serverët, klientët dhe rrjetin sistemor dhe operativ, ndërsa predispozitat ligjore kanë bërë të mundur zhvillimin pa pengesë të biznesit elektronik.
  16. 16. | Dr. Mihane Berisha 16BIZNESI ELEKTRONIK 4.4. Përparësitë e biznesit elektronik Arsyeshmëria ekonomike - paraqet mundësitë e biznesit elektronik, i cili krijon forcë të afarizmit bashkëkohor për rritjen e shansave të qëndrueshmërisë në treg, respektivisht lidhjen elektronike të pjesëve të ndërmarrjes dhe integrimin e jashtëm me partnerë afaristë. Arsyeshmëria teknologjike - ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë informatike dhe komunikuese për digjitalizimin e mediumeve të ndryshme siç janë zëri, teksti, fotografia. Sipas Turban, ndërmarrjet nga biznesi elektronik sigurojnë shpenzime të ulëta administrative, shpenzime të ulëta të krijimit, mbledhjes, përpunimit, mundësinë e zvogëlimit të produkteve të gatshme etj. Konsumatorët nga biznesi elektronik kanë përparësi: plotësimin e nevojave të tyre në çdo kohë 24/7, të zgjedhin prodhuesin, produktin, ndërmjetësuesit etj. Shoqëria - nga biznesi elektronik ka dobi në zhvillimin virtual të afarizmit, ulë çmimin e produkteve dhe shërbimeve, mundëson mësim në distancë etj. 4.5. Rreziqet e biznesit elektronik Janë: humbjet fizike për shkak të mashtrimeve, përgjimi, infiltrimi në sistem, ndryshimi i të dhënave, përdorimi i paautorizuar i resurseve, tejkalimi i autorizimeve, refuzimi i ofrimit të shërbimeve, humbja e punës për shkak të problemeve me server, rreziku nga virusët etj. 4.6. Siguria e biznesit elektronik Nënkupton kombinimin e teknologjisë, të masave dhe veprimeve të cilat duhet të ndërmerren për të mbrojtur të dhënat dhe informatat nga qasja e paautorizuar. Kriptografia - paraqet shifrimin e porosisë së kuptueshme në porosi të pakuptueshme dhe bëhet me ndihmën e çelësit dhe të mekanizmit për shifrim. Çelësi mund të jetë publik dhe i fshehtë. Deshifrimi - paraqet procesin e kundërt me shifrimin, pra paraqet një funksion matematikor, përmes të cilit transformohet porosia e shifruar më parë. Autenticiteti - nënkupton vërtetimin e identitetit me të cilin paraqitet shfrytëzuesi. Kjo arrihet përmes PIN-it, fjalës kaluese etj. Integriteti i të dhënave - nënkupton mbrojtjen e të dhënave ose instalimin e serverit të sigurisë, i cili shfrytëzon protokolet për siguri të të dhënave SSL.
  17. 17. | Dr. Mihane Berisha 17BIZNESI ELEKTRONIK 4.7. Format e biznesit elektronik Janë: tregtia elektronike, marketingu elektronik, qeverisja elektronike, afarizmi bankar elektronik etj. 4.7.1. Shpërndarja elektronike e diturisë dhe shërbimeve Bëhet përmes principit online, ku shfrytëzuesi kyqet në web-faqe të ndonjë institucioni arsimor dhe zhvillon interaksion për përvetësimin e programit arsimor, ndërsa shpërndarja e shërbimeve elektronike ka të bëjë me intervenimin online në programet e instaluara në kompjuterin e shfrytëzuesit të lidhur në internet. 4.7.2. Rezervimet elektronike Rezervimet elektronike paraqesin një formë të biznesit elektronik, e cila u mundëson klientëve të bëjnë rezervime në hotele apo agjensi turistike.
  18. 18. | Dr. Mihane Berisha 18BIZNESI ELEKTRONIK 5. TREGTIA ELEKTRONIKE 5.1. Definimi i tregtisë elektronike Paraqet një bashkësi të teknologjive ose procedurave të cilat i automatizojnë transaksionet afariste shit-blerëse përmes mediumeve elektronike. Fushat të cilat automatizohen janë: porositja e mallit, deponimi i produkteve, mbledhja, përpunimi dhe distribuimi i informatave, procesi i shitjes, manipulimi me para dhe instrumente financiare ndërmjet subjekteve ekonomike të cilat janë të përfshira në procesin e dërgimit të mallërave nga vendi i prodhimit në vendin e shitjes. 5.2. Përparësitë dhe të metat e tregtisë elektronike  Përparësitë: a) Sigurohet evidencë e plotë dhe e saktë e të gjitha produkteve dhe çmimeve furnizuese b) Zvogëlohen shpenzimet e afarizmit dhe rritet efikasiteti dhe fleksibiliteti i punës. c) Sigurohet qasja e shpejtë në informata etj.  Të metat: a) Vështirësitë për të gjetur persona me përvojë, b) Rreziku i mashtrimeve dhe keqpërdorimeve, c) Shpenzimet e larta të marketingut, d) Mundësitë për vjedhjen e identitetit të blerësve etj. 5.3. Rreziqet e tregtisë elektronike Të natyrës fizike (zjarret, vërshimet, tërmeti), pajisje jo e rregullt, gabimet në softver, gabimet njerëzore, sulmet e qëllimshme etj. Nga aspekti ekonomik, rreziqet e tregtisë elektronike janë: humbjet direkte financiare si pasojë e mashtrimeve, humbja e informatave të vlefshme dhe të besueshme, humbja e punëve për shkak të pamundësisë për qasje në servis, përdorimi i paautorizuar i resurseve etj. 5.4. Masat mbrojtëse të tregtisë elektronike Kanë për qëllim: 1. Indentifikimin, autentifikimin dhe autorizimin e shfrytëzuesit, 2. Mbrojtjen e Internetit nga qasja e shfrytëzuesve të paautorizuar, 3. Mbrojtjen me antivirus, 4. Mbrojtjen e fshehtësisë së të dhënave, 5. Mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve.
  19. 19. | Dr. Mihane Berisha 19BIZNESI ELEKTRONIK Masat mbrojtëse të tregtisë elektronike janë: Preventiva, Deteksioni dhe Reaksioni. Preventiva - nënkupton marrjen e masave paradaluese dhe aktiviteteve për mbrojtjen e të dhënave dhe sistemeve kompjuterike nga dëmtimet eventuale p.sh. shifrimin e numrit të kartelës kreditore dhe masat e tjera mbrojtëse. Deteksioni - është një masë mbrojtëse e cila zbulon se si është thyer mbrojtja dhe kush e ka bërë atë, p.sh. me anë të deteksionit mund të shfletohen të gjitha transaksionet e bëra gjatë muajit me kartelën e dhënë kreditore. Reaksioni - nënkupton aktivitetet e ndërmarrura me qëllim të restaurimit të të dhënave ose të restaurimit të sistemit kompjuterik. P.sh. me anë të kësaj mase mbrojtëse, mund të bllokohet kartela e vjetër ose të paraqitet kërkesa për kartelë te re. Qëllimet kryesore të masave mbrojtëse të sigurisë së tregtisë elektronike janë: Sigurimi i integritetit të të dhënave - nënkupton konzistencën e të dhënave dhe mbrojtjen e tyre, shmang gjenerimin e paautorizuar të të dhënave dhe informatave. Qasja dhe disponueshmëria - siguron mundësinë që personat e autorizuar gjithmonë të mund të shfrytëzojnë shërbimet elektronike dhe të kenë qasje në informata. Rritja e besueshmërisë - pengon qasjen nga ana e personave të paautorizuar në sistem dhe rritë besimin me seriozitetin e afarizmit të kompanisë përkatëse. Përdorimi i sistemit vetëm nga personat e autorizuar - siguron mundësinë që resurset e sistemit të mos mund të përdoren nga ana e personave të paautorizuar dhe në mënyrë të paautorizuar. 5.5. Modelete afariste të tregtisë elektronike Paraqesin realicionin e transaksioneve afariste, të cilat kryesisht krijohen ndërmjet pjesëmarrësve të përfshirë në procesin e shitjes dhe të blerjes nëpërmjet internetit. 5.5.1. Modeli afarist B2B Paraqet transaksionet afariste, të cilat në mënyrë elektronike zhvillohen ndërmjet ndërmarrjes dhe partnerëve të saj afarist, subjekteve tjera afariste dhe furnizuese. Përparësitë e B2B janë: mundëson zvogëlimin e shpenzimeve të letrës, mundëson uljen e çmimeve të furnizimeve, mundëson furnizimin e mallërave dhe produkteve nga ndonjë kompani tjetër. 5.5.2. Modeli afarist B2C Paraqet modelin kur kompanitë përmes internetit promovojnë shitjen direkte të produkteve tek konsumatorët, pra nënkupton orientimin e plotë të afarizmit të tyre kah nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve. Përparësitë e këtij modeli janë: zvogëlon shpenzimin e afarizmit, eliminon rolin e ndërmjetësuesve, mundëson afarizmin global, mundëson një qasje individuale deri te secili konsumator i tij.
  20. 20. | Dr. Mihane Berisha 20BIZNESI ELEKTRONIK 5.5.3. Modeli afarist C2B Këtë model e shfrytëzojnë individët të cilët e përdorin internetin për të shitur produkte, për të ofruar shërbime ose për të kërkuar shitës të cilët ofrojnë produkte dhe shërbime të cilat u nevojiten atyre. 5.5.4. Modeli afarist C2C U mundëson konsumatorëve të kontaktojnë njeri me tjetrin, të blejnë dhe të shesin mallëra dhe shërbime në mënyrë elektronike. 5.5.5. Modeli afarist B2C2B Është model i cili shfrytëzon modelin B2B për të përkrahur afarizmin e kompanive sipas modelit B2C. 5.5.6. Modeli afarist C2B2C Përfshinë konsumatorët të cilët zhvillojnë transaksione afariste me konsumtatorët tjerë, duke shfrytëzuar si ndërmjetësues organizatat online. 5.6. Infrastruktura e tregtisë elektronike Përfshinë kombinimin e komponenteve hardver me infrastruktura rrjetore, infrastruktura e bartjes, infrastruktura e mbrojtjes së të dhënave dhe publikimin e rrjetave kompjuterike. 5.7. Shembuj nga përdorimi i tregtisë elektronike Amazon.com - Është kompani e cila filloi veprimtarinë në vitin 1995 kur Jeff Bezos ofroi në web afarizmin e tij përmes broshurave dhe katalogjeve elektronike, të njihen me librarinë e tij dhe të blejnë diçka. Princeline.com - Është kompani në SHBA që përmes internetit ofron çmime të biletave të aeroplanit, rezervimit të dhomave në hotel ose shërbimeve rent a car. American Online - paraqet kompanitë të cilat paraqiten në internet në mënyrë të pavarur dhe hapësirën tregtare përmes shërbimit të shitjes dhe të blerjes. Ebay.com - ofron rreth gjysmë milionë artikujsh të 900 kategorive, sidhe organizon punën në grupe diskutuese përmes së cilës klientët mund të diskutojnë. 5.8. Tregjet elektonike Paraqesin trend të ri të zhvillimit të afarizmit elektronik, ku në mënyrë virtuale takohen shitësit dhe blerësit. Tregjet e para elektronike njihen në Evropë që nga viti 1996, kur kompania e telekomit të Britanisë së Madhe filloi këmbimin elektronik privat.
  21. 21. | Dr. Mihane Berisha 21BIZNESI ELEKTRONIK 5.8.1. Llojet e tregjeve elektronike:  Tregje elektronike horizontale, të cilat i lidhin pjesëmarrësit nga industritë e ndryshme të cilat janë të specializuara për kryerjen e ndonjë funksioni afarist dhe atë ia ofrojnë veprimtarive tjera.  Tregjet elektronike vertikale - janë ato tregje, të cilat lidhin blerësit, shitësit dhe ndërmjetësuesit dhe pjesëmarrësit tjerë në transaksionet afariste në kuadër të veprimtarisë së njëjtë.  Tregjet elektronike të krijuara nga blerësit - janë tregje me qëllim të organizimit të mirë të blerjes dhe të distribuimit të produkteve nga furnizuesit tek blerësit nëpërmjet internetit.  Tregjet elektronike të krijuara nga furnizuesit - janë tregje me qëllim të organizmit më të mirë të shitjes dhe të distribuimit të produkteve deri te blerësi.  Tregjet elektronike të pavarura, të cilat janë të organizuara nga ndërmjetësuesit e organizatave të pavarura me qëllim të realizimit të tregtisë, e cila realizohet nëpërmjet blerësve dhe shitësve.  Tregjet të cilat ofrojnë teknologjinë, janë tregje që kanë për qëllim promovimin e asaj teknologjie. 5.8.2. Modelet e tregjeve elektronike  Shitorja elektronike - është e njëjtë me shitoren e zakontë, mirëpo këtu transaksionet realizohen me ndihmën e protokolit SSL, kurse pagesat mund të bëhen përmes internetit me ndihmën e kartelave kreditore, me çek ose me para të gatshme.  Qendrat furnizuese - u mundësojnë institucioneve të mëdha blerjen dhe shitjen e sasive të mëdha të mallërave dhe shërbimeve.  Aukcionet elektronike - nënkupton procedurë tregtare në të cilën partnerët afarist veprojnë sipas rregullave specifike.  Ndërmjetësuesit elektonik - nënkuptojnë një model të tregut, ku konsumatorët bëjnë kërkesat e tyre, kurse ndërmjetësuesit hulumtojnë oferta nga furnizuesit dhe zgjedhin ofertën e cila i përshtatet më së miri konsumatorit.  Bursat elektronike - paraqesin vendet ku bëhet blerja dhe shitja e ndonjë të mire materiale. Ekzistojnë bursat e mallërave, parave, gurëve të çmueshëm, ndërsa bursat më të mëdha botërore janë: Bursa e Tokios, Londrës dhe New York-ut.
  22. 22. | Dr. Mihane Berisha 22BIZNESI ELEKTRONIK 6. MARKETINGU ELEKTRONIK 6.1. Definimi i marketingut elektronik Paraqet formën e realizimit të aktiviteteve të marketingut përmes përdorimit intenziv të teknologjisë informative dhe teknologjisë së internetit në aktivitetet e marketingut. 6.2. Funskionet e marketingut elektronik: Informimi lidhur me tregun - është funksion i marketingut, i cili ka për qëllim të ofrojë një tablo të përgjithshme lidhur me tregun dhe lëvizjet në të. Hulumtimi i tregut - është aktivitet që i paraprinë marrjes së ndonjë vendimi të rëndësishëm strategjik të marketingut. Metodat e mbledhjes së informatave janë anketa dhe intervista. Zhvillimi i politikës së produkteve ose shërbimeve - nënkupton aktivitetet e orientuara në planifikimin e asortimentit të prodhimit ose shërbimeve. Politika e shitjes - ka të bëjë me marrjen e një varg vendimesh lidhur me politikën e shitjes, kanalin e shitjes dhe analizën e tregut etj. Promocioni dhe reklamat - janë aktivitete të cilat sot udhëheqen kryesisht nga mediumet radio-televizive, mirëpo nuk janë interaktive siç është interneti dhe serviset e tij. 6.3. Dallimet ndërmjet marketingut tradicional dhe marketingut elektronik Marketingu tradicional - është treg lokal dhe rajonal, disponimi kohor i kufizuar, marketing masovik, nuk ka interaktivitet etj. Marketingu elektronik - është treg global, gjithmonë në dispozicion 24h, interaktivitet dhe komunikim i dyanshëm, bashkësi homogjene e shfrytëzuesve etj. 6.4. Veglat e marketingut elektronik Posta elektronike - paraqet një medium të marketingut elektronik, e cila mundëson dërgimin e porosive të marketingut tek konsumatori në mënyrë elektronike. Konkurset online - ndikojnë në rritjen e numrit të vizitorëve në web-faqet e kompanisë me krijimin e emrit online të produkteve të saj. Biltenet elektronike - janë publikime elektronike, të cilat i’u dërgohen parapaguesve nëpërmjet postës elektronike dhe mund të përmbajnë fotografi dhe grafikone. Programet e lojalitetit - ofrojnë stimulim të konsumatorëve lojalë, siç janë zbritja e çmimeve ose dhuratat për konsumatorë të cilët sjellin konsumatorë të ri. Web-Faqja - është dritare virtuale e kompanisë, ku kompania promovon produkte dhe shërbime të konsumatorëve.
  23. 23. | Dr. Mihane Berisha 23BIZNESI ELEKTRONIK 6.5. Karekteristikat e marketingut elektronik: 1. Interaktiv - ofron mundësinë që marketingu elektronik për ndryshim nga reklamat në TV ose materialet e shtypura, të jenë një sistem komunikimi interaktiv dhe i dyanshëm. 2. I përshtatshëm për shfrytëzuesit individual - vepron sikurse është krijuar për vizitorin individual dhe njihet me emrin marketing 1 me 1. 3. I matshëm - këtu kompjuterët kanë aftësi të bëjnë llogaritje dhe mund të përpunojnë të dhënat statistikore për vizitorët dhe pronarët dhe të procesojnë informatat duke e bërë kështu marketingun elektronik të mashtëm dhe të besueshëm. 4. Fleksibil - programet TV, librat etj, kanë fillim dhe fund, mirëpo web-faqet nuk janë të tilla, informatat online janë shumë më fleksibile dhe mund të radhiten në mënyra të ndryshme nga ana e dizajnerëve të web-faqeve, madje edhe nga ana e vetë vizitorit. 5. Dinamik - ku vlera e rrjetit rritet në mënyrë eksponenciale dhe rritjen e numrit të shfrytëzuesve, kurse vlera e rrjetit nga aspekti i shfrytëzimit paraqet numrin e shfrytëzuesve për metër katror. 6. Ekonomik - sepse web-faqja është medium relativisht i lirë në krahasim me mediumet tjera të marketingut. Marketingu elektronik për dallim nga ai tradicional, përdor vlerën e shtuar, ku konkurrentët kanë për qëllim të ofrojnë vlerë të shtuar dhe të përshtatshme për konsumatorët. 6.6. Përparësitë e marketingut elektronik: Zgjerimi i tregut të shitjes së produkteve dhe shërbimeve - ku i mundëson kompanisë të zgjerojë hapësirën gjeografike të cilën e mbulon, të depërtojë në tregjet e reja të cilat me marketingun klasik nuk do të mund të arriheshin dhe të jenë prezente edhe atje ku nuk ka lokacione fizike. Zvogëlimi i shpenzimeve për konsumatorët - dhe i mundëson blerësve online që ata vet të gjejnë informata të nevojshme lidhur me produktet dhe çmimet e tyre dhe të komunikojnë online me shitësit para se ata vendosin të blejnë. Karakteri global dhe interaktiv dhe hapja e rrugëve të reja për komunikim dhe përmirësim të marrëdhënieve me konsumatorë, duke u ofruar konsumatorëve web-material lidhur me produktet dhe shërbimet promovuese të kompanisë. Kërkimi i informatave është më i shpejtë për dallim nga radio, TV, sespe nuk ka nevojë me orë të tëra të pritet për ndonjë informatë. 6.6.1. Automatizimi i shërbimit të shitjes Siguron informata lidhur me blerësit në kohë reale dhe i ndihmon kompanisë që të përfitojë duke identifikuar shprehitë blerëse të konsumatorëve dhe preferancat e tyre.
  24. 24. | Dr. Mihane Berisha 24BIZNESI ELEKTRONIK 6.6.2. Menaxhimi i resurseve njerëzore Shumë funksione të personelit mund të barten në rrjeta, duke siguruar kështu rritjen e produktivitetit të të punësuarve në kompani me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve, rritjes së autorizimeve të të punësuarve dhe rritjen e produktivitetit. 6.6.3. Menaxhmi i financave Në rrjeta kompjuterike në mënyrë efikase mund të menaxhojë investimet dhe linjat kreditore dhe kështu të rrisë fitimin në maksimun, kurse shpenzimet e kapitalit t’i sjell në minimum. 6.6.4. Automatizimi i prodhimit dhe distribuimit Kanë të bëjnë me kohën e shkurtër të paraqitjes në treg, përshtatjen sa më të mirë ndaj ndryshimeve, me qëllim që sa më shpejtë t’i përgjigjet kërkesave të konsumatorit. 6.7. E-mail Marketingu Mund të definohet si postë elektronike, e cila mundëson dërgimin e porosive të marketingut deri te shfrytëzuesit të cilët kanë lejuar të pranojnë përmbajtje të tillë. 6.7.1. Përparësitë e E-mail marketingut Janë: e-mail marketingu është i lirë dhe efikas, mundëson përgjigje më të shpejtë në kërkesat e shfrytëzuesve, është në përdorim të gjerë, rritë komunikacionin në web-faqen e kompanisë, kursen kohën, aplikohet shpejtë, nuk kërkon mjete të mëdha financiare etj. 6.7.2. Dallimi në mes E-mail marketingut dhe marketingut me postë tradicionale: E-mail marketingu është një vegël e shpejtë, efikase dhe shumë e lirë, e cila me ndihmën e softverit të caktuar, mund të bëjë matjen se cilat pjesë kanë qenë më interesante për lexuesin, p.sh. aktivetet me rastin e marketingut në TV, kërkojnë shumë punë kreative dhe një ekip të produksionit, ndërsa në rastin e postës elektronike, nuk ka nevojë për to. 6.8. Marketingu direkt Paraqet komunkimin e kompanisë me shfrytëzuesin nëpërmjet postës elektronike, kështu ndërmarrja siguron informata për nevojat e secilit shfrytëzues dhe i ofron ato produkte dhe shërbime për të cilat ata kanë nevojë.
  25. 25. | Dr. Mihane Berisha 25BIZNESI ELEKTRONIK 7. AFARIZMI BANKAR ELEKTRONIK 7.1. Informatizimi i sistemit bankar Sistemi i parë elektronik si afarizëm bankar elektronik është transferi i parave në distancë ose sistemi i pagesave nëpërmjet telegrafit në vitin 1918 nga “Federal Reserve Bank” në SHBA. Arsyet e informatizimit bankar janë të shumta, por më kryesore është se bankat për nga natyra janë sisteme të centralizuara dhe bazohen në metoda të besueshme. Prandaj, është e rëndësishme që në çdo moment të disponojnë me informata lidhur me gjendjen e parave me të cilat disponojnë, pjesën e lirë të parave për investim dhe çfarë qarkullimi të parasë presin. Banka e parë elektronike në internet ishte “American Security First Network Bank”, e cila u themelua në vitin 1995, e më vonë u paraqiten edhe në Britani të Madhe. 7.2. Banka elektronike Janë banka virtuale, të cilat në emër të klientëve kryejnë transaksione në internet duke përdorur paranë elektronike. Qëllimet e bankës elektronike janë: rritja e shpjetësisë së transaksioneve financiare, racionalizimi i potencialit bankar, globalizimi i afarizmit bankar, ofrimi i shërbimeve kualitative me shpenzime të ulëta etj. Nivelet e lidhjes së bankave me klientët janë: Prezentimi i informatave dhe komunikimi në një drejtim - ekziston kur bankat nëpërmjet internetit bëjnë prezantimin e afarizmit të tyre para komiteteve ekzistues dhe potencial. Prezantimi i informatave dhe komunikimi i dyanshëm - ekziston kur shfrytrëzuesit mund t’i qasen në mënyrë interaktive, sepse ato kanë karakter të informatave të lira ose karakter të marketingut. Interaksioni me shfrytëzuesin - shfrytëzohet ndonjëra nga metodat e mbrojtjes duke përdorur kartelën si mjet identifikues. Transaksionet bankare - paraqesin nivelin më të lartë të komunikimit ndërmjet bankës dhe komintentëve. 7.3. Arsyet e paraqitejes së bankave në internet 1. Krijimi i imixhit të një firme inovative - ka të bëjë me mbledhjen e mjeteve të lira financiare nga ana e qytetarëve dhe plasmanin e tyre më tutje. Për të arritur këto, duhet të krijojë një imixh të mirë për vete, sepse në këtë mënyrë do të jetë më tërheqëse. 2. Mundësitë e mëdha për interaktivitet - Në kushtet klasike, banka ka komunikuar me klientët vetëm deri sa ka zgjatur orari i punës, ndërsa përmes internetit kumunikimet janë të pakufizuara dhe varet nga ajo se në ç’masë është e interesuar banka të angazhohet.
  26. 26. | Dr. Mihane Berisha 26BIZNESI ELEKTRONIK 3. Mundësitë e mëdha për racionalizimin e potencialit të bankës - Duke bartur shërbimet e caktuara në internet, banka ka mundësi të zvogëlojë shpenzimet e afarizmit, nuk ka nevojë që me rritjen e numrit të komintentëve të hapë ndonjë hapësirë të re afariste, të punësojë personel etj. 4. Mundësitë e plasmanit dhe të kreditimit nën kushtet e volitshme, pagesat e jashtme, këshillimet etj. 7.4. Afarizmi bankar elektronik Përdorimi i teknologjisë informatike dhe komunikuese në sektorin bankar manifestohet si afarizëm elektronik (ang. Electronic Banking ose e-Banking). Karakteristikat kryesore të e-Banking janë: individualiteti, afarizmi mobil, moskufizimet kohore dhe hapësirore, komunikimi i dyanshëm dhe fleksibiliteti. Dallojmë katër faza të evolucionit të afarizmit bankar elektronik: 1. Iniciativa, 2. Interaktiviteti, 3. Personalizimi dhe 4. Virtualizimi. 7.4.1. Përparësitë e afarizmit bankar elektronik: Janë: Zvogëlon shpenzimet e transaksioneve financiare, mundëson pagesa dhe kontakte, mundëson shikimin e gjendjes në llogari, këmbim të informatave, rritë dhe shpejton qarkullimin e mjeteve etj. 7.5. Mënyrat e pagesave në internet Sistemi i parapagesës - Nënkupton parapagesën e shumës së caktuar të parave që mirren nga blerësi para se të zhvillohet tregtia dhe transaksionet. Pagesa bëhet me kartela të mençura, çek elektronik etj. Sistemi i pagesave në momentin e blerjes - Bëhet pagesa në momentin e blerjes dhe bëhet përmes bankomateve me kartela kreditore. 7.6. Sistemi elektronik i pagesave Për herë të parë filloi në vitin 1918, kur “Federal Reserve Banks”, në SHBA, filloi dërgimin e parasë nëpërmjet telegrafit. 7.6.1. Sistemi i pagesave me shumicë Sistemi i pagesave me shumicë nënkupton transfer të madh të parave ndërmjet bankave të mëdha si institucione financiare, në llogarinë e tyre ose në dobi të klientëve të tyre.
  27. 27. | Dr. Mihane Berisha 27BIZNESI ELEKTRONIK FEDWIRE paraqet një sistem të pagesës me shumicë i cili mund të përdoret nga çdo institucion i cili e ka llogarinë në Federal Reserve. Ky sistem përdoret sidomos për transfere të shumave të mëdha të parave. ACH paraqet bankën e parë private kliring dhe është sistem i pagesave me shumicë, e cila mundëson pagesa ndërmjet instuticioneve financiare në vëllim të madh, por me shuma të vogla. SWIFT është organizatë ndërkombëtare për telekomunikime financiare. SWIFT e kanë krijuar bankat amerikane dhe të Europës perëndimore në vitin 1973. Qëlllimi kryesor i krijimit ka qenë përparimi i procesit të përpunimit dhe bartjes së dokumenteve financiare ndërmjet këmbimit elektronik të të dhënave EDI. Rrjeti SWIFT është i organizuar si shoqëri aksionare me qendër në Bruksel dhe ka dy qendra kryesore: njërën në Holandë dhe tjetrën në SHBA. TARGET paraqet sistemin e pagesave me shumicë të Bashkimit Europian, i cili ka filluar me punë në vitin 1999 dhe paraqet sistemin e pagesave me shumicë, i cili bazohet në principin RTGS, i cili ekzekuton saldon e të gjitha transaksioneve në kohë reale. 7.6.2. Sistemi i pagesave me pakicë i transaksioneve Automatizimi i sistemit të pagesave me pakicë ka filluar në vitet e ‘70-ta dhe ‘80-ta, ku transaksionet procesoheshin në vëllime të mëdha, por në shuma të vogla. Një sistem tjetër i pagesave me pakicë në fushën e afarizmit bankar lektronik është Sistemi monetar elektronik EMS, i cili është i dizajnuar që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për aplikacione, siç janë pagesat me pakicë në vendin e shitjes, pagesat elektronike ndërmjet kompanive, pagesat ndërkombëtare dhe pagesat devizore. 7.7. Sistemet për transfere elektronike të parave 7.7.1. Bankomatët Afarizmi bankar elektronik fillon me përdorimin e bankomatëve ose të makinës ATM (ang. Automated Teller Machine). Sistemi ATM nënkuptojnë një pajisje shumë funksionale e lidhur me kompjuterin e bankës dhe mundëson që një varg funksionesh të punëtorit në sportel t’i kryejë vetë klienti duke përdorur si mjet identifikimi kartelën bankare për pagesë. Rrjeti i bankomateve paraqet një marrëveshje ndërmjet disa bankave për shfrytëzimin e përbashkët të rrjetit të tyre dhe bankomateve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, klientët mund t’i shfrytëzojnë bankomatet e të gjitha bankave tjera që janë anëtare të rrjetit. Efektet e përdorimit të ATM janë: tërheqja e parave, transferi i mjeteve në xhirollogari, pagesa nga llogaritë tjera, depozitat etj.
  28. 28. | Dr. Mihane Berisha 28BIZNESI ELEKTRONIK 7.7.2. Sistemi POS (ang. Point of Sale), nënkupton stacionet punuese ose pajisjet me të cilat janë të pajisura vendet e shitjes, shitoret, depotë, hipermarketet etj. Ky sistem i këmben të dhënat, gjatë transaksionit i evidenton dhe në fund ofron bilancin e gjendjes nga procesori. 7.7.3. Sistemi E/POS (ang. Electronic Point of Sale), mundëson pagesën e mallërave në bazë të leximit elektronik të barkodit të produktit në arkën elektronike. Me këtë pajisje janë pajisur supermarketet të cilat ofrojnë një asortiman të gjërë të produkteve dhe një numër të madh të njësive të shitjes. 7.7.4. Sistemi EFT/POS (ang. Electronic Founds Transfer on Point of Sale/Point of Service), Paraqet një sistem i cili mundëson bartjen elektronike të parave nga vendi i shtjes, e cila është lidhur me bankën dhe mundëson që paratë e blerësit të barten nga xhirollogaria e bankës së tij në xhirollogarinë e bankës së shitësit, duke shfrytëzuar kartelën për pagesë. Efektet të cilat mund të arrihen nga përdorimi i EFT/POS janë: zvogëlimi i parave të gatshme në qarkullim, zvogëlimi i përdorimit të çeqeve, rritja e sigurisë së shfrytëzuesit të pagesave etj. Mekanizmat e sigurisë në internet - synohet mbrojtja e afarizmit të bankës dhe njëkohësisht mbrojtja e privatësisë dhe integritetit të të dhënave dhe identifikimi bëhet në bazë të numrit identifikues ose PIN-it. 7.8. Mekanizmat e sigurisë në Internet 7.8.1. Nënshkrimi digjital Paraqet një bashkësi të të dhënave në formatin elektronik të krijuar në kompjuter, të cilët kanë fuqi juridike të ngjajshme me nënshkrimin me dorë. 7.8.2. Certifikata digjitale Paraqet një leje të njoftimit në hapësirën elektronike dhe është një dokument elektronik për vërtetimin e identitetit të personit fizik apo juridik në rrjet. 7.9. Mekanizmat e pagesës në Internet: 7.9.1. Paraja elektronike Definohet si informatë monetare, e cila përmes impulseve elektronike në kohë reale bartet ndërmjet palëve të cilat realizojnë pagesën. Përparësitë e parasë elektronike ndaj parasë së zakonshme janë: mund të programohet, të përcillet, të kufizohet, gjithashtu nëse humbë mund të zëvendësohet etj.
  29. 29. | Dr. Mihane Berisha 29BIZNESI ELEKTRONIK 7.9.2. Sistemet e pagesave online me para elektronike: Sistemi i pagesave E - cash është para elektronike anonime me anë të së cilës shumica e institucioneve financiare i realizojnë transaksionet digjitale në internet. Sistemi i pagesave Net - Cash - Ekziston një anonimitet i pjesërishëm i transaksioneve, ndërsa karakteristikë e tyre është se shfrytëzohet në sistemet ekzistuese të kontabilitetit dhe me të njëjtat porcedura në institucionet financiare. Sistemi offline i pagesave me para elektronike Mondex është i ngjashëm me sistemin E-cash dhe shfrytëzon certifikatat të cilat janë në emër të atij që i sjell paratë dhe barten në kartelën e shfrytëzuesit. Sistemi offline i pagesave Visa Cash - funksionon në bazë të certifikatës të cilën e sjell shfrytëzuesi i saj dhe bazohet në kartelat me mikroçip. 7.9.3. Çeku elektronik Çeku paraqet një letër me vlerë, e cila jepet në formën në të cilën dhënësi i çekut (trasanti) i jep urdhër bankës (trasatit) që nga mjetet e tij t’i paguajë personit në emër të të cilit është dhënë çeku (remitentit) shumën e shënuar në para. Çeku elektronik ka të përbashkët me çekun e letrës si autorizimi, respektimi rigoroz i urdhëresave për kryerjen e trasaksioneve, ndërsa dallimi ka të bëjë me mundësinë e lëshimit të duplikateve. 7.9.4. Kuleta elektronike Është formë e sinjaleve digjitale dhe është e vendosur në diskun e kompjuterit ose në mikroçipin e kartelës plastike. Përparësi e kuletës elektronike është ndjenja e rehatisë të cilën ia ofron shfrytëzuesit gjatë blerjes dhe shpenzimet e ulëta të transaksioneve. 7.9.5. Mikropagesat Janë pagesa me vlerë më të vogël të cilat janë të dizajnuara pikërisht për të kryer transaksione të shitjes dhe blerjes në internet. 7.9.6. Kartela e mençur Janë kartela të plastikës, e cila përnga pamja është e njëjtë me kartelën e zakonshme. Kartela e mençur ka të integruar çipin në mikroprocesor në të cilin ruhen të dhënat dhe çelësi i fshehur. Transaksionet me kartelë të mençur sigurojnë: anonimitet, konzistencë, izolim të transaksioneve etj. Siguria e pagesave me kartelë të mençur bëhet nëpërmjet numrit identifikues PIN, i cili paraqet elementin më të rëndësishëm të sigurisë në internet.
  30. 30. | Dr. Mihane Berisha 30BIZNESI ELEKTRONIK Përparësitë e kartelës së mençur janë: për çdo shërbim nuk ka nevojë çdoherë të jepet fjala kaluese, mund të konstatohet rregullsia e saj dhe multi-funksionaliteti i saj. 7.9.6.1.1. Kartela debitore Është e njëjtë me paratë e gatshme, vetëm se është më e sigurtë. Në qoftë se humbet apo vidhet, humbjet nuk janë të mëdha. 7.9.6.2.1. Kartela kreditore Definohet si një pjesë e vogël e plastikës, e cila përmbanë një mjet indetifikimi, i cili i mundëson personit në emër të të cilit është, të blejë mallëra dhe shërbime duke paguar nga llogaria e tij. 7.9.6.2. LLojet e kartelave Më të njohurat janë AMEX, Master Card, mirëpo ndahen edhe në kartela: klasike, të arit dhe plastike. 7.9.6.3. Sistemet e sigurisë së transaksioneve në internet Janë: First virtual - është sistem i parë i pagesave në internet, i cili nuk kërkon nga shitësi apo blerësi instalimin e ndonjë softveri të ri; mund të përdoret nëse shfrytëzuesit përdorin softverin e dërgimit të postës elektronike. Cyber Cash (1995) - bazohet në programin softverik Cyber Cash Wallet të cilin blerësit e shfrytëzojnë gjatë blerjes në internet. Qasja në program bëhet përmes softverit. 7.11. Afarizmi bankar online Nënkupton kryerjen e transaksioneve bankare direkt ndërmjet klientit dhe bankës me ndihmën e softverit të specializuar, ndryshe njihet si afarizëm bankar nga shtëpia. Shfrytëzuesi duhet ta ketë të instaluar në kompjuterin e tij softverin, me ndihmën e të cilit mund të kryejë transaksione. 7.12. Afarizmi bankar në interent E bënë të mundur kryerjen e transaksioneve nga cilido vend në botë. Duhet ta ketë një llogari në bankë dhe duhet t’i dijë shifrat të cilat janë të nevojshme për hyrje në bankën e tij në internet dhe në llogarinë e tij. Dallimi i afarizmit bankar nga ai online është: shkalla e sigurisë së transaksioneve, në paranë e cila përdoret në transaksione sidhe në kohën e nevojshme për përgatitjen e shfrytëzuesit për të kryer transaksione bankare.
  31. 31. | Dr. Mihane Berisha 31BIZNESI ELEKTRONIK 8. QEVERISJA ELEKTRONIKE 8.1. Definimi i qeverisjes elektronike Qeverisja elektronike nënkupton përdorimin e internetit dhe sistemeve informative, me qëllim që të thjeshtësohet dhe të lehtësohet komunikimi me shërbimet e organeve qeveritare dhe të administratës publike. Qytetarët presin që në internet të gjejnë shërbime të cilat kanë të bëjnë me afarizmin e sektorit shtetëror, të sigrurojnë informata të nevojshme, të plotësojnë nevojat e tyre etj. Organet qeveritare synojnë që të zvogëlojnë presionin e qytetarëve në sportele dhe t’i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tyre, rritjen e efikasitetit, zvogëlimin e shpenzimeve afariste etj. Ekonomia siguron qasje më të lehtë në informata dhe shërbime, zvogëlimin e shpenzimeve të komunikimit etj. 8.2. Modelet e qeverisjes elektronike 1. Afarizmi elektronik i shtetit me qytetarët (G2C) - është kur shteti u ofron qytetarëve shërbime të ndryshme, duke filluar nga informata, mësimi në distancë, plotësimi i formularëve etj. 2. Afarizmi elektronik i qytetarëve me shtetin (C2G) - përfshinë zgjedhjet ku qytetarët votojnë për zyrtarët qeveritarë, ofrojnë të dhëna demografike, bëjnë pagesën e tatimit etj. 3. Afarizmi elektronik i shtetit me ndërmarrjet (G2B) - u mundëson qasje më të lehtë në të dhënat afariste, pagesën e obligimeve ndaj organeve qeveritare etj. 4. Afarizmi elektronik i shtetit me shtetet tjera (G2G). 8.3. Përfitimet nga aplikimi i qeverisjes elektronike Shfrytëzues dhe njëherit përfitues të shërbimeve të ofruara të qeverisjes elektronike janë: qytetarët, të punësuarit, organet qeveritare dhe ekonomia.
  32. 32. | Dr. Mihane Berisha 32BIZNESI ELEKTRONIK 9. MËSIMI ELEKTRONIK 9.1. Definimi i mësimit elektronik Mësimi elektronik nënkupton mësimin me ndihmën e kompjuterëve dhe të rrjetave kompjuterike, respektivisht mësimin nëpërmjet internetit. Mësimi në distancë bazohet në sistemin për përcjellje dhe menaxhim të procesit mësimor të njohur si sistemi LSM, i cili përfshinë një grup të veprimeve, siç janë: përcjellja e përparimit të studentit, interaksioni midis studentit dhe mentorit dhe interaksioni ndërmjet shfrytëzuesve njëri me tjetrin. 9.2. Infrastruktura e mësimit elektronik Përfshinë: Procesi i regjistrimit - Nënkupton krijimin e numrit unik identifikues për secilin shfrytëzues të mësimit online. Mekanizmi i kontrollimit të sigurisë - Shfrytëzuesit duhet të kenë qasje në të gjitha resurset e procesit mësimor, gjë që i kontribuon rritjes së sigurisë së kontrollit të aktivitetit mësimor. Procesi i regjistrimit - Shfrytëzuesit duhet të regjistrohen dhe të jenë në gjendje që të përcjellin njësinë mësimore. Rrethina e cila përkrahë mësimin elektronik - Shfrytëzuesit duhet të kenë mundësi të komunikojnë njëri me tjetrin, të marrin pjesë në procesin mesimor dhe t’u bëjnë pyetje mësimdhënësve. Testimi dhe vlerësimi - kanë për qëllim të sigurojnë matjen e arritshmërisë së përcjellësve të mësimit elektronik. Programi mësimor dhe baza e të dhënave për menaxhim të njësive mësimore - Shfrytëzuesit i mundësohet qasje në programe mësimore dhe në njësitë mësimore të deponuara në bazën e të dhënave. Përmes softverit mund të bëhet përcjellja e procesit mësimor dhe e aktiviteteve të të gjithë shfrytëzuesve, gjë që mundëson përgatitjen e raporteve të ndryshme lidhur me mësimin elektronik. 9.3. Elementet e mësimit elektronik Ato janë: Përparimi teknologjik mundëson zbatimin e modaliteteve të reja të mësimit, duke përfshirë këtu edhe format virtuale, të cilat mundësojnë që shfrytëzuesit të përcjellin njësitë mësimore në institucionet arsimore, madje edhe të fitojë diplomë pa qenë fare prezent fizikisht në institucionet arsimore. Ndryshimi i nevojave arsimore të individëve - Arsimimi bëhet proces i përjetshëm, për dallim nga programet arsimore, të cilat ishin afatshkurtëra dhe mjaftonte të sigurohej një diplomë.
  33. 33. | Dr. Mihane Berisha 33BIZNESI ELEKTRONIK Angazhimi aktiv i organeve shtetërore - manifestohet me përkrahjen e insitucioneve arsimore për zhvillimin e konceptit të mësimit në distancë. Krijimi i rrjetit global arsimor - është një proces i cili synon krijimin e njësive arsimore virtuale dhe u mundësohet të gjithëve të përcjellin mësimin në institucionet të cilat ata preferojnë, pa marrë parasysh lokacionin e tyre fizik.
  34. 34. | Dr. Mihane Berisha 34BIZNESI ELEKTRONIK 10. AFARIZMI SI MODEL SHËRBYES Trendet botërore të cilat kanë sjellur deri te afarizmi mobil janë: teknologjia informatike e centralizuar, teknologjia client/server dhe interneti, përmes biznesit elektronik dhe qeverisjes elektronike. 10.1. Afarizmi mobil Afarizmi mobil zhvillohet në saje të integrimit të kartelave bankare debitore/kreditore me teknologjinë mobile. Duke përdorur telefonat mobil dhe internetin, shfrytëzuesit mund të bëjnë porositjen, blerjen dhe pagesën e mallërave dhe shërbimeve. Si përgjigje të kryerjes së shërbimeve, ata marin porosinë SMS dhe pas kësaj e japin shifrën e kartelës. 10.2. Tregtia mobile Quhet çdo transaksion me para, i cili realizohet me ndihmën e teknologjisë mobile. Këtë teknologji e shfrytëzojnë kompanitë ajrore për të informuar udhëtarët për orarin e fluturimeve. 10.3. Paraja mobile Paraqet një mënyrë të mbushjes së telefonave mobil me para të gatshme, zakonisht me ndihmën e kartelave të mençura. Një nga serviset kryesore të kësaj natyre është sistemi PayPal, i cili u mundëson personave fizikë dhe juridikë, të transferojnë paratë nga llogaria e tyre në bankë ose në llogarinë e tyre kreditore. 10.4. Afarizmi bankar mobil Në afarizmin bankar klasik, gjithmonë shfrytëzuesit është dashur të shkojnë në sportelet e bankës në qoftë se kanë dashur të realizojnë ndonjë transaksion financiar dhe bankar, ndërsa sot, bankat kanë ardhur në shtëpitë e klientëve dhe vendet e tyre të punës, pra siguron bartjen e punëve bankare me xhepin e shfrytëzuesit, pavarësisht nga lokacioni se ku ai gjindet.

×