Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Punim Seminari - Shkrim akademik 2

1,003 views

Published on

Menaxhimi i ndotjes se ajrit ne Kosove

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Punim Seminari - Shkrim akademik 2

  1. 1. KOLEGJI ILIRIA FAKULTETI EKONOMIK DREJTIMI MENAXHMENT-INFORMATIKË Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë Punim Seminari Lënda: Shkrim Akademik II Studenti: Prof.Ass.Dr. Dashamir Bërxulli Erëmon Cërvadiku Prishtinë, Afati i janarit 2018
  2. 2. Abstrakti Në këtë punim seminari është trajtuar një temë mjaft e rëndësishme që lidhet direkt me shëndetin e qytetarit, menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë, për vet faktin se viteve të fundit gjendja është përkeqësuar, dhe e gjithë kjo ka ndodhur për shkaqe të ndryshme. Punimi ka për qëllim të identifikojë të gjithë shkaktarët, mënyrën se si sjell ndotje secili prej tyre. Ndryshe, ndotja e ajrit (apo ndotja atmosferike) është një lloj i ndotjes i karakterizuar nga një ndryshim i nivelit të cilësisë së pastërtisë së ajrit. Në këtë punim si rast studimi rreth nivelit të ndotjes së ajrit dhe menaxhimit të tij, është marrë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Në kapitujt e këtij punimi seminari, janë të paraqitura statistika, tabela e rangimit të Prishtinës si e para më e ndotura në muajin e fundit të vitit 2017, si dhe vendime të institucioneve të Kosovës, që janë marrë më herët, për të parandaluar gjendjen e krijuar çdo vit, gjatë stinës së dimrit. Në punim, janë përdorur edhe deklarata të disa prej zyrtarëve. Përfundimi është se i gjithë ky tejkalim i vlerave të ndotjes vjen nga KEK-u, makinat e vjetra, nuk pastrohen rrugët, vendet e pakta gjelbëruese, dhe ngrohja me thëngjill në sezonin e dimrit. Për këtë problem duhet theksuar se nevojitet një vetëdijësim i të gjithëve, pra, nëse nuk shtrihet kogjenerimi, nëse nuk ndalohet përdorimi i veturave të vjetra atëherë edhe vitin e ardhshëm do të ketë përkeqësim të situatës. Duke mos harruar edhe nevojën për të parandaluar qytetarët të blejnë thëngjill. Dhe, si të fundit, po jo më pak ndotës janë edhe bizneset, të cilët përveç drunjëve, thëngjillit, përdorin edhe mjete të tjera për ngrohje, siç janë gomat. Më poshtë, janë të paraqitur tre kapituj, me qëllim që të bëhet e njohur mënyra për një menaxhim më të mirë të ndotjes së ajrit, me strategji afatgjate, si dhe plane për të përmirësuar gjendjen, në rast se ajo përkeqësohet.
  3. 3. Përmbajtja: Hyrje ...............................................................................................................................................4 I.1 Metodologjia ...........................................................................................................................5 II Përkufizimi i menaxhimit për ndotje të mjedisit .....................................................................6 III Menaxhimi dhe strategjia për ndotjen e ajrit ......................................................................10 IV Plani për përmirsimin e cilësisë së ajrit në Kosovë ..............................................................13 Konkluzionet ................................................................................................................................15 Referencat ....................................................................................................................................17
  4. 4. 4 HYRJE Qëllimi i këtij punimi është që të shpalosë informacione rreth statistikave të ndotjes së ajrit në Kosovë, masave parandaluese si dhe menaxhimit që duhet bërë nga institucionet e qeverisë së Kosovës. Kapitulli i parë i këtij punimi është përshkrimi i cilësisë së ajrit në vend, statistika të përgjithshme nga Instituti Hirometerologjik i Kosovës, specifikisht për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Sa ka arritur ndotja e ajrit në Prishtinë dhe ndotësit kryesorë që kanë sjellur gjendjen aktuale. Në këtë kapitull gjithashtu përfshihen edhe deklarata nga Minstrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka si dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj. Në kapitullin e dytë, është paraqitur mënyra se si është menaxhuar deri tani me cilësinë e ajrit, dhe strategjitë nga ana e institucioneve kosovare. Gjithashtu, në këtë kapitull gjenden disa prej objektivave të harmonizuara me kornizat ligjore, e të cilat duhet të arrihen. Përveç objektivave, prioritetet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me politikat mjedisore, gjenden në fund të këtij kapitulli. Në kapitullin e tretë gjendet plani që është ndjekur viteve të fundit dhe që duhet të ndjekët për të arritur një përmirësim të cilësisë së ajrit. Ndotja e ajrit është një problem që duhet diskutuar dhe të arrihet zgjidhje për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
  5. 5. 5 I.1 Metodologjia Në këtë punim seminari është përdorur metoda përshkruese dhe përmbajtësore. Në kapitullin e dytë, përshkruhet se çfarë është ndotja e ajrit dhe çfarë shkakton cilësia e keqe e ajrit, çfarë përfshin dhe si duhet menaxhuar nga institucionet përkatëse për marrjen e masave të duhura. Kapitulli i tretë përshinë menaxhimin dhe strategjinë e MMPH-së, ku janë të shkruara qartë edhe vendimet e këtij institucioni. Për të analizuar menaxhimin e këtij procesi në vend, janë vedosur disa pika që duhet të jenë prioritete të Qeverisë, e që janë marrur nga planet e mëparshme të MMPH-së. Në fund të këtij punimi, janë arritur rezultate të cilat paraqiten si konkluzione. Gjetjet e këtij punimi janë raportuar duke u mbështëtur në teoritë dhe përkufizimin e menaxhimit për ndotje të ajrit. Rezultatet rrjedhin nga analiza që është marrur rreth punës së institucioneve në Kosovë.
  6. 6. 6 II Ndotja e ajrit Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën. Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës shkaktarët kryesor të ndotjes janë industria, transporti dhe lëndët djegëse. Sa i përket ndotjes nga lëndet djegëse, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës ka ndalur në njëfarë mënyre përdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse. Gjatë vitit 1988 nga automjetet janë liruar rreth 1066 tonë CO2. Nga kjo mund të themi se Kosova hyn në dhjetë vendet me shkallë të lartë të ndotjes së ajrit. Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit Prishtina me datën 28.01.2017 ka qenë vendi më i ndotur në botë duke vazhduar t’i prijë listës edhe në vitin 2018. Një ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë janë termocentralet Kosova A dhe B. Njëra ndër arsyet kryesore që këta dy cilësohen si ndotësit më të mëdhenjë janë se përdorin teknologji të vjetër dhe mjete djegëse për të krijuar energji elektrike dhe nuk kanë masa mbrojtëse për zvoglimin e ndotjes së ajrit. Si burime të ndotjes konsiderohen: Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B), Mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq, Kompleksi industrial në Mitrovicë, Industria e përpunimit të metaleve, jometaleve dhe kimike, Ferronikeli në Gllogovc, Fabrika e çimentos - Sharrcem në Han të Elezit, Industria e materialit ndërtimor, Industria e drurit, Industria e letrës, Industria e tekstilit, Industria e lëkurë-këpucëve, Industria e gomës, Industria ushqimore, Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë), Prodhimi i bazës së asfaltit, Transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror, Deponit urbane dhe industriale. Por, kohën e fundit, shqetësimi më i madh është fokusuar në qytetin e Prishtinës, qytet ky i cili ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara, sa i përket cilësisë së ajrit. Për këtë gjendje alarmante, si ndotësi kryesor është konsideruar thëngjilli nga ministri i zhvillimit ekonomik në Kosovë, z.Valdrin Lluka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Sipas tij, djegia e thëngjillit të papërpunuar nga shtëpitë private është ndotësi më i madh i ajrit, kurse veturat kontribuojnë me 12 për qind në ndotjen e ajrit. Derisa, termocentrali Kosova B është ndotës më i madh se sa Kosova A.
  7. 7. 7 Ndërsa, sipas një deklarate të ministres së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, znj.Albena Reshitaj, termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë, duke përmendur se filtrat e Termocentralit Kosova B nuk janë ndërruar që nga vitit 1985. Për herë të parë Kosova është gjendur në krye të listës botërore për ndotje të ajrit. Edhe pse është vendi më i varfër në rajon, ia kalon edhe Bangladeshit, Indisë e Pakistanit. Kjo gjë po konfiromohet nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e cila ka instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës, matjet e të cilit do të jenë në dispozicion të publikut në ueb-sajtin e Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit. Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadën Amerikane mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme. Grimca të tilla mund të jenë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në male tymi i të cilave mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore. Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin. Studimet shkencore kanë lidhur ndotjen afatgjate prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta, me probleme të mëdha të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive. Matësit mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto nxirren vlerat mesatare për çdo orë dhe shfytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500. Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori: AQI Vlerat Niveli i shqetësimit për shëndetin Ngjyrat Kur AQI është në këta kufij : …gjendja e cilësisë së ajrit është: …siç simbolizohet me këtë ngjyrë: 0 deri 50 E mirë Gjelbër 51 deri 100 Mesatare Verdhë 101 deri 150 E pashëndetshme për grupet e ndjeshme Portokalli 151 deri 200 E pashëndetshme Kuqe 201 deri 300 Shumë e pashëndetshme Vjollcë 301 deri 500 E rrezikshme Gështenjë
  8. 8. 8 Niveli më i lartë që ka arritur Prishtina është 417 AQI më 29 janar 2018. E, që nga tabela e sipërme del se gjendja e cilësisë së ajrit është e rrezikshme. Kjo vërehet edhe nga raporti i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, i cili është në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësionor. Monitorimi i cilësisë së ajrit nga IHMK, monitorohet përmes sistemit të matjeve automatike që do të thotë se bëhen matje kontinuale pa ndërprerje. Parametrat që monitorohen janë: Dioksidi i sulfurit (SO2), Ozoni (O3), Dioksidi i azotit NO2 dhe grimcat e suspenduara në ajër PM10 dhe PM2.5. Vlersimi i gjendjes së cilësisë së ajrit bëhet duke bërë krahasimin e vlerave të rezultateve të fituara me vlerat standard të lejuara sipas ligjeve dhe rregulloreve vendore në fuqi. (http://www.ammk- rks.net/repository/docs/Raporti_permbledhes_tremujor_per_cilesine_e_ajrit.pdf)
  9. 9. 9 Rezulatatet e monitorimit për periudhën nëntor-dhjetor 2016 dhe janar 2017 nga IHMK. “Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit është konstatuar se gjatë përiudhës monitoruese Nëntor - Dhjetor 2016 dhe Janar 2017 janë paraqitë tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3. Ndërsa sa i përketë ditëve me tejkalime e lejon të kemi deri në 35 ditë me tejkalime të PM10. Gjatë tërë këtyre muajve janë regjistruar 46 ditë (raste) me tejkalime mbi vlerat e lejuar të PM10. Në muajn Nëntor 10 ditë (raste), në muajn Dhjetor 21 ditë (raste), dhe në Janar 15 ditë (raste). Vlera maksimale është regjistruar 254.9µg/m3, me datë 29.01.2017.” Përveç ndotësve më të mëdhenjë që u përmendën më lartë, edhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) konsiderohet që hynë në mesin e tyre. Pas gjendjes që është krijuar në Prishtinë, edhe drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj është deklaruar në media, por duke e mohuar se KEK- u, është një ndotës i madh. Sipas tij, në bazë të raporteve kredibile ndërkombëtare sasia grimcave të KEK-ut është shumë e vogël, 1-9 për qind, por investimet që janë bërë në këtë fushë për 3 vite e bëjnë KEK-un shumë më miqësor karshi ambientit. Ai ka bërë të ditur se për tri vite janë investuar 57 milionë euro nga buxheti i KEK-ut për eliminimin e katër faktorëve ndotës që janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare.
  10. 10. 10 III Menaxhimi dhe strategjia për ndotjen e ajrit Nga analiza e rezultateve të lartë përshkruara mund të përfundohet se përqëndrimet e larta të PM10 dhe PM2.5 bëjnë që cilësia e ajrit në Prishtinë të jetë jo e kënaqshme, sipas IHM. Kësaj gjendje i kontribuojnë shkarkimet e ndotësve nga burimet, siq janë industria, transporti dhe konsumimi i lëndeve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje si dhe kushtet e pafavorshme për disperzionin e ndotjes që emetohet në ajër. Gjatë këtyre muajve për të cilat po shqyrtohet gjendja e cilësisë së ajrit në Prishtinë ka mbretëruar një mot me mjegull të dendur (dukshmëri <30 m) dhe lagështi të lartë të ajrit mbi 85% si dhe mungesë e erës dhe kur këtyre kushteve u shtohen edhe shkarkimet e ndotësve në ajër atëherë vije deri te krijimi i gjendjes së smogut (i thirrur smogu i Londrës) që është karakteristik për paraqitjen e tij gjatë sezonit dimërorë Nëntor – Dhjetor – Janar dhe i cili shkakton eksitim të bronkieve dhe kollitje. Në këto raste rekomandohet që kategoria e ndjeshme personat me probleme nga sëmundjet e organeve respiratore të mos qëndrojnë gjatë në ambiente të tilla. Më lartë janë paraqitur disa nga rekomandimet dhe konkluzionet që përkojnë me rezultatet e IHMK gjatë monitorimit të cilësisë së ajrit. Përveç kësaj, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përpiluar strategjinë për mbrojtjen e mjedisit 2013 – 2022. Sipas këtij plani, zonat e hedhjes së mbeturinave urbane si dhe djegia e pakontrolluar e tyre, paraqesin një burim serioz të ndotjes së ajrit. Përveç kësaj, edhe niveli i ulët i ndërgjegjësimit të ndërmarrësve, konsumatorëve dhe qytetarëve ndikojnë në gjendjen e tanishme të cilësisë së ajrit. Në shumicën e rasteve, ndotja e ajrit shkaktohet nga emetimet e dioksidit të sulfurit (SO2), oksidet e azotit (NOx), plumbi (Pb) dhe metalet tjera të rënda, monoksidit të karbonit (CO), tymit, grimcave, Bashkdyzimet Organike të Avullueshme (BOA), dioksinave dhe furaneve. Vlerësimi i cilësisë së ajrit në Kosovë është kryer duke përdorur të dhënat në dispozicion, në krahasim me standardet e BE-së, si pikë referimi (Direktiva e BE-së 2008/50/EC). Analizat e të dhënave tregojnë një mospërputhje me këto standarde. Prandaj duhet të ndërmerren masa jo vetëm për të kontrolluar dhe monitoruar emetimet në mënyrë sistematike por edhe për të i zvogëluar ato. Për të arritur këtë është e rëndësishme që ndotësit kryesor të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni, duke respektuar vlerat kufitare të emisioneve dhe kufijtë e tolerancës.
  11. 11. 11 Disa prej objektivave të cilat duhet menaxhuar në mënyrë që të arrihen janë vendosur në strategjinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Objektivat që janë përcaktuar, janë specifike, duhet të jenë të matshme dhe realisht të arritshme brenda periudhës së parashikuar. Objektivat  Kompletimi i legjislacionit në përputhje me legjislacionin e BE-së;  Ajër të pastër, mjedis pa efekte negative në shëndetin e njeriut, në natyrë dhe në trashëgiminë kulturore;  Monitorimi i cilësisë së ajrit, në përputhje me standardet e BE-së;  Zhvillim sistematik, për përmirësimin e cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën;  Ofrimi i një kornize ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me të gjitha komunitetet;  Sigurimi i shqyrtimit më të mirë të parametrave të cilësisë së ajrit nga institucionet qeveritare, komunat, banorët, bizneset dhe organizatat kur marrin vendime për aktivitetet e tyre;  Promovimi i rëndësisë së cilësisë së ajrit, si një parametër kritik për shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë;  Zbatimi efikas i legjislacionit. Prioritetet  Harmonizimi gradual i legjislacionit me standardet evropiane;  Miratimi dhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e ajrit;  Përfundimi i rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit;  Bashkëpunimi i autoriteteve publike dhe koordinimi për zhvillimin dhe miratimin e masave, standardeve, dhe/ose aktiviteteve të lidhura me mbrojtjen e mjedisit;  Bashkëpunimi rajonal për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni i BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare, për ndotje ndër-kufitare;  Parandalimi dhe zvogëlimi i shkarkimit të emetimeve në ajër;  Pengimi i importit të produkteve të naftës me përmbajtje të lartë të sulfurit;
  12. 12. 12  Përmirësimi i sistemit të transportit publik;  Ndalimi i qarkullimit të automjeteve pa katalizator;  Rritja e përdorimit të sistemeve të ngrohjes qëndrore;  Së paku një herë në muaj Ministria të siguron që informacioni për cilësinë e ajrit është vënë në dispozicion palëve të interesuara dhe publikut. (http://www.mmph-rks.org/repository/docs/Strategjia_e_Mbrojtjes_s%C3%AB_Mjedisit_- _2013_-2022_Shqip_405256.pdf , shikuar më 07/02/2017)
  13. 13. 13 IV Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë Plani i masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe gjendjes së mjedisit në Kosovë nga MMPH, është realizuar në vitin 2016 mirëpo sa është arritur gjatë vitit të lënë pas 2017, mund të shihen nga rezulatet. Si rezultat i gjendjes së cilësisë së ajrit janë diskutuar mundësitë e parandalimit të ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe është kërkuar shqyrtimi dhe miratimi i një plani të masave për zvogëlimin e ndotjes, ku përcaktohen veprimet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata, që duhet ndërmerren. Ky plan nuk ka përfshirë vetëm ndotjen e ajrit, dhe parandalimin e kësaj ndotje, por të mjedisit në përgjithësi. Në gjendjen e ardhur cilësia e ajrit ka ndikuar në masë të madhe edhe ndotja e trashëguar nga e kaluara por edhe gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë. Gjithashtu edhe buxheti i ndarë për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (më pak se 1% e Buxhetit të Kosovës) për vitin 2016, ka ndikuar në kufizimin e mundësive për ngritjen e infrastrukturës mjedisore, zhvillimin e këtij sektori dhe realizimin e projekteve për përmirësimin e gjendjes. Ky buxhet ka shënuar rënie gjatë katër viteve të fundit. Sigurisht se kjo situatë ka lindur nga nevoja e madhe për të arritur zgjedhjen e këtij problemi, si dhe trajtimin në mënyrën e duhur nga institucionet e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës, duhet të ketë prioritet zhvillimorë kryesor, rëndësinë e cilësisë së ajrit, dhe masat parandaluese për një cilësi të keqe. Por me gjithë këtë problemi i ndotjes së ajrit nuk mund të trajtohet si i veçuar nga gjendja e përgjithshme mjedisore, prandaj plani i masave përfshinë edhe sektorë tjerë mjedisor dhe institucione tjera relevante që kanë përgjegjësi të caktuara në zbatimin e legjislacionit dhe akteve tjera nënligjore në sektorin e mjedisit. Për cilësinë e ajrit dhe gjendjen që lidhet me të Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka korniza ligjore, programore dhe institucionale ndërmjet të cilave përfshihen ligjet dhe udhëzimet e caktuara.
  14. 14. 14 Gjithashtu duhet të cekët se MMPH-ja është përgjegjëse për menaxhimin e cilësisë dhe se ajo duhet të kompletojë legjislacionin për këtë fushë, bazuar në legjislacionin e BE-së dhe duke përshtatur me gjendjen socio ekonomike të vendit. · Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja LIGJI Nr. 03/L-160, · Udhëzimi Administrativ (U.A) për Normat e shkarkimeve në ajër nga burimet e palëvizshme, · U.A për kontrollin e emisioneve të bashkëdyzimeve organike të avullueshme gjatë deponimit zbrazjes, mbushjes dhe transportimit të karburanteve, · U.A për Kriteret për përcaktimin e pikave monitoruese, numrin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimin e ndotësve të cilët monitorohen, metodologjinë e punës, formën dhe kohën e raportimit të dhënave, · U.A për normat e cilësisë së ajrit, · U.A për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes. (http://mmph-rks.org/sq/Lajmet/Plani-i-masave-p%C3%ABr-p%C3%ABrmir%C3%ABsimin-e- cil%C3%ABsis%C3%AB-s%C3%AB-ajrit-dhe-gjendjes-s%C3%AB-mjedisit-n%C3%AB- Kosov%C3%AB-1575 , shikuar më 07/02/2018)
  15. 15. 15 Konkluzionet Veprimet e ndërmarra deri më tani për përmirësimin e gjendjes aktuale nga MMPH-ja: · Është formuar Task Forca me qëllim të bashkërendimit dhe koordinimit të aktiviteteve në nivelin nacional. · Është rritur informimi i publikut për cilësinë e ajrit në baza ditore dhe informimit përmes mediave, · Janë shtuar aktivitetet për vetëdijesimin e publikut për mbrojte nga ndotja e ajrit, përmes përgatitjes së udhëzuesve përkatës, · Është rritur niveli i koordinimit me institucionet tjera përgjegjëse për sektorin e ajrit me që rast janë mbajtur takime dhe janë dërguar kërkesa MZHE, MAPL, MTI dhe MI për ti zbatuar obligimet që dalin nga legjislacioni për ajrin. · Është rritur niveli i bashkëpunimit dhe komunikimit me organizatat e shoqërisë civile, komunën e Prishtinës dhe IKSHP. · MMPH përmes Inspektoratit ka kërkuar nga KEK-u, që të ndërmarrin të gjitha masat teknike, profesionale dhe ligjore në zvogëlimin e emetimeve. Nga kjo del përfundimi se për të arritur një cilësi të ajrit më të mirë, qeveria e Kosovës duhet të ndaj buxhet më të madh për institucionet përkatëse të mjedisit në mënyrë që të parandalohet gjendja alarmante. · Prandaj duhet të ngriten në nivelin e prioriteteve kryesore të Qeverisë së Kosovës, çështjet e mbrojtjes së mjedisit me fokus në sektorin e ajrit, të rritet buxheti për projekte kapitale mjedisore, të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për importin e veturave, të informohet publiku për pasojat në shëndet nga ndotja e ajrit, të promovohet dhe subvencionohet transporti publik në qendrat kryesore të Kosovës, e në veçanti në rastet e ndotjes së lartë dhe e fundit por më e rëndësishmja të rritet inspektimi i përdorimit të lëndëve djegëse në ekonomitë familjare dhe në biznese.
  16. 16. 16 Në këtë punim ka informacione nga më të ndryshmet, për rëndësinë e ajrit, cilësisë së tij dhe gjendjes së keqe që mund ta sjell ndotja. Disa prej statistikave të viteve të fundit si dhe planeve dhe strategjive nga ana e MMPH-së.
  17. 17. 17 Referencat Web-faqet: http://mmph-rks.org/sq/Lajmet/Plani-i-masave-për-përmirësimin-e-cilësisë-së-ajrit-dhe-gjendjes- së-mjedisit-në-Kosovë-1575 http://www.mmph-rks.org/repository/docs/Strategjia_e_Mbrojtjes_s%C3%AB_Mjedisit_- _2013_-2022_Shqip_405256.pdf http://www.ammk- rks.net/repository/docs/Raporti_permbledhes_tremujor_per_cilesine_e_ajrit.pdf

×