Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit

656 views

Published on

Elementi baze ne ndertimin e nje projekti transporti eshte analiza e kerkes-ofert per transport. Kjo shpesh vjen nga verejtjet, ose pamjat direkte ne terren, nga menyra se si sillen ose levizin njerezit apo mallrat. Ashtu si dhe ne vleresimet e tjera per terrenin, edhe ketu kemi nje logjike te perafert, e dalluar, si me poshte:
1) Niveli i sherbimit mbi infrastrukturen ekzistuese, kjo ka te beje me grumbullimin e te dhenave rreale, statistikore mbi infrastrukturen ekzistuese, si dhe kerkesen per transport, apo sherbimet e transportit, si dhe pyetjet ose ceshtjet te tjera, qe lindin ne kete bashkeveprim kerkese-oferte
2) Modelimi simulues i nje sistemi, ne te cilen jane parashikuar vleresimet tekniko-ekonomike, nder te tjerat dhe demografike, social-ekonomike, urbanistike, etj. Si kane ndikuar ose vijuar keto elemente, gjate shfrytezimit ?
3) Treguesit Financiare, si kane qene dhe si eshte bilanci financiare i ketij sherbimi, dinamika e tij, si dhe ndonje alternative e tij, ne pasqyren e kostove e te rendimentit

Published in: Engineering
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit

  1. 1. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT KAPITULLI VI Tema : Si duh e t ta shik oj m e / s t u d j o j m e rre alis h t nje statis tik e ne fush e n e tran s p o r tit Pergjithesime Elementi baze ne ndertimin e nje projekti transporti eshte analiza e kerkes-ofert per transport. Kjo shpesh vjen nga verejtjet, ose pamjat direkte ne terren, nga menyra se si sillen ose levizin njerezit apo mallrat. Ashtu si dhe ne vleresimet e tjera per terrenin, edhe ketu kemi nje logjike te perafert, e dalluar, si me poshte: 1) Niveli i sherbimit mbi infrastrukturen ekzistuese, kjo ka te beje me grumbullimin e te dhenave rreale, statistikore mbi infrastrukturen ekzistuese, si dhe kerkesen per transport, apo sherbimet e transportit, si dhe pyetjet ose ceshtjet te tjera, qe lindin ne kete bashkeveprim kerkese-oferte 2) Modelimi simulues i nje sistemi, ne te cilen jane parashikuar vleresimet tekniko- ekonomike, nder te tjerat dhe demografike, social-ekonomike, urbanistike, etj. Si kane ndikuar ose vijuar keto elemente, gjate shfrytezimit ? 3) Treguesit Financiare, si kane qene dhe si eshte bilanci financiare i ketij sherbimi, dinamika e tij, si dhe ndonje alternative e tij, ne pasqyren e kostove e te rendimentit Ne forme me te permbledhur, te dhenat mund te kene permbajtjen si : A Ekzistuese, Tabela dytesore, statistikore, qe mund te jene ne dispozicion. B Relative, Bazimet ne metodat e intervistave, mbi problemin qe studiohet Per nje rrezultat me te mire, duhet te tregohet kujdes ne argumentat, te dhenat, apo tregues te tjere, te cilet gjithnje nuk jane te te njejtit tip, ose dimension, ose me te njejten influence ne modelin e propozuar. Shpesh shume tregues, konfondojne (sillen) me homogjenizimin, ose unifikimin e tyre, sigurisht, duke i humbur disa nga vecorite e tyre. A. Te dhenat ekzistuese Te dhenat ekzistuese i referohen transportit me mjete individuale/personale dhe me mjete te transportit kolektiv. • Persa i takon vleresimit te mjeteve personale duhet te dihen keto te dhena : a) Niveli i motorrizimit te siperfaqes ose zones se studimit. Keto te dhena meren ne entet shteterore, te cilat kane rregjistrat themeltare, per te gjitha llojet e mjeteve, si dhe perkatesite perkatese. (pra kartoteka e mjeteve) b) Njesite e trafikut, te ketij rrjeti transporti. 1
  2. 2. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT Normalisht keto te dhena, duhet ti kene ato njesi juridike, te cilat i kane ne ngarkim, dhe i administrojne, si per hapsiren lokale apo nacionale. c) Mbi infrastrukturen ne pergjithesi dhe rruget automobilistike ne vecanti. Kjo e dhene eshte ne formen e nje plani global, e cila nuk perfshihet ne ekzekutivin shteterore, por ne ato njesi, te cilat kane per detyre te studjojne per nje qarkullim normal te mjeteve ne kete infrastrukture. (duhet te jene zyrat e statistikes, prane Ministrise se Transporteve, e cila ka per detyre te publikoje rrezultate, ose treguesit per levizjet ne pergjithesi, te mallrave apo njerezve). Keto te dhena statistikore jane baze ne vendosjen e ligjeve, rregullave, apo e invenstimeve per transportin ne pergjithesi, dhe ate ne veqanti. • Per te marre te dhenat, per treguesit ne transportin kolektiv, ato duhet te merren nga publikimet, ose referncat te ndryshme, nga vete administratoret e ketyre lloj transporti. Duhet te theksojme qe transporti publik eshte baze ne fillimin e krahasimit te treguesave tekniko financiare, gjithashtu shkalla e ose larmia e sherbimeve te tij eshte e kufizuar ne kuptimin e plote te fjales, ne aspektin sasiore e cilesore. Ai gjithnji percakton dhe minimumin e domosdoshem te ekzistences se nje transporti (vetem ketu mund te pranohen ato llloj sherbimesh te cilat jane pek ekonomike e shume sociale), si dhe ketu startojne sherbimet te ashtuquajtur ekstra (suplementere). Nuk po trajtojme elemente juridike, ose pronesine e ketyre njesive apo shoqerive. Kujtojme qe, transporti masiv, quhet ai transport i cili zoteron disa tregues si: shtrirja me e madhe, kostoja me e ulet, koha e shfrytezimit e madhe, pra shkurt i drejtohet shtreses dermuese te popullates, pa specifikime. B. Te dhenat rrelative Keto te dhena mund te konceptohen ne dy kategori a) Te dhena per territor-perdorim, ne te cilin futen elementet e teknikes se qarkullimit urbanistik b) Te dhenat mbi levizjet te personave ose te kerekses per levizjes. Kjo ne na interesaon me shume. Kerkesa per levizje, per ne, eshte si nje objektiv, per te cilin duhet te perqendrohen te gjitha informacionet e nevojshme, me te cilat pershkruajme karakteristiken sasiore te modelit te spostimeve te personave ose mallrave, te rrealizuar ne nje siperfaqe, ne nje dite te cfardoshme. Ne fund, duhet te konkludojme ne nje vleresim per fluksin e personave ose te mallrave, pikat e nisjes se levizjeve, ose pikat e lindjes se kerkeses per transport, si dhe qellimet e ketyre levizjeve, duke i dalluar ne paresore dhe dytesore. Ne me kete, arrijme te konceptojme karakteristikat e kerkeses per levizje, me te cilen 2
  3. 3. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT ndertojme nje bllok skeme logjike, kjo e fundit modelon levizjet aktuale, duke i simuluar me gjuhen e programimit. Per grumbullimin e te dhenave te siper treguara perdoren disa menyra: 1) intrevista mbi sherbimin e transportit te realizuar 2) intervista mbi rruge 3) intervista mbi transportin publik 4) intervista mbi transportin e mallrave 5) intervista te tjera 1) Intervista mbi sherbimin e transportit te realizuar Kjo lloj interviste perfaqeson nje statistike ne sasine e llojet te transportit, pra eshte me e sigurt, per faktin se si operon kjo, ne lidhje me kerkese-oferte mbi planin e transportit. E meta e kesaj interviste eshte se ajo simulohet shpesh, pasi eshte e nevojshme qe te dhenat te jene koherente. Intervista mbi sherbimin e transportit ka per baze, ose parashikon keto faza : a) kampjonin, (njesia vleresuese) b) informacionin e gjere dhe te lehte per tu perdorur c) organizimi i saj duhet te ket nje shtrirje, qe te jete per gjithe teritorin e studimit Persa i takon nxjerrjes se kampionit per vleresimin probabel te vertete, duhet te merret ne konsiderate dendesia e popullates per siperfaqen ose qytetin. Po japim disa rekomandime, per marrjen e nje kampioni ne nje siperfaqe, qe te kemi tregues te besueshem. Vlerat e tabeles, japin nje gjykim paraprak, per nje kosto minimale per studimin ne fjale. Per rastet e ndryshimit te dendesive (kur perdorim nje zgjedhje paraprake te ndarjes se siperfaqes), eshte e nevojshme rindarja e zonave te siperfaqes, ose rivleresimi i saj. Si element i intervistuar duhet te pranohen personat qe banojne brenda kesaj siperfaqeje, pra qe eshte stabel, ne kete siperfaqe, per faktin se sherbimi u drejtohet ketyre, dhe jo te ardhurve, ose personave jashte siperfaqes se studimit (keto te fundit, jane te detyruar te levizin sipas gjendjes qe gjejne). Mund te pranohen intervista ne forme grupi qe me tipike eshte familja, per kete rast elementet e treguar ne tabele duhet te ridimensionohen, ose te pranojme nje mase te intervistuarve 5%, ose 1 familje ne c’do 20 familje. Kuptohet qe pyetesori duhet te kete elemente te perberies familjare si numuri, mosha, seksi, automjetet etj. Kur ne kryejme intervista per udhetimin, ne pyetesor duhet te kete tregues shtese, ose special, te tille qe ti referohen ketij obligimi si; origjina e levizjen, motivi i levizjes, koha etj. 3
  4. 4. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT Popullsia Dimensioni i kampionit Numuri i banoreve Njesia e keshillueshme Minimumi i domosdoshem Me pak se – 50 000 1 ne cdo 5 banore(20%) 1 ne cdo 10 banore(10%) 150 000-300 000 1 ne cdo 8 banore(12%) 1 ne cdo 20 banore(5%) 300 000-500 000 1 ne cdo 15 banore(7%) 1 ne cdo 50 banore(2%) 500 000-1 milion 1 ne cdo 20 banore(5%) 1 ne cdo 70 banore(1.5%) Mbi 1 milion 1 ne cdo 25 banore(4%) 1 ne cdo 100 banore(1%) Me te gjitha keto pergjithesimet e sipercituara, ne hartojme fletushken, se bashku me elemente te tjere menaxhues. Me poshte po japim nje shembull te formes se nje fletushke: Peridha kohore me e mire per te rrealizuar keto lloj intervistash, sipas referencave te huaja, eshte periudha nga fillimi i muajit prill, deri ne fundin e muajit maj, kjo per faktin e kohes se aktivitetit te plote te shkolles si dhe te prodhimit ne pergjithesi. Ne po prezantojme nje lloj rradhe, ose renditje e skematizuar e kryerjes se nje interviste 1. Zgjedhgja e llojit te intervistes, ne mbeshtetje me elementin financiare ose donatore, qe do ta ushqejne rrealizimin e kesaj interviste. 4
  5. 5. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT 2. Zgjedhja e tipit te kampjonit, n.q.s. eshte e nevojshem te rrealizohet edhe zone per zone, per te marre nje rrezultat, ose te dhena me baze aktuale. 3. Instruktimi i personave dhe ne pergjithesi te stafit qe do te rrealizojne kete lloj interviste 4. Organizimi dhe ekzekutimi i nje minimodeli verifikues, i cili i paraprin intervistes, kjo mund te quhet si intervista pilot. 5. Percaktimet dhe rakordimet e rastit me programin llogarites qe do te aplikohet per perpunimin e te dhenave, kolaudimi me te dhenat e intervistes pilot 6. Lajmerimet e rastit ne popullate, per te cilen ne jemi te interesuar, kjo per te minimizuar keqinterpretimet dhe ndergjegjesimin e popullates per qellimin e intervistes 7. Kodifikimet dhe menyra e grumbullimit dhe e perpunimit te te dhenave 2) Intervista mbi rruge Keto lloj intervistash perdoret per vleresimet ne lidhje me personat qe nuk jane rezident ne zone. Kjo lloj interviste vlereson levizjet te cilat e kane origjinen jasht siperfaqes se studimit, si dhe jep, ose mund te vleresojme levizjet reciproke ndermjet zonave perberese te nje siperfaqe studimi. Ne keto intervista nuk duhet te merren ne konsiderate mjetet e transportit urban (te cilat gjenerojne neper zona te ndryshme). Me kete lloj interviste mund te vleresojme shume mire elemete si: motivimi i levizjes, volumi i trafikut ne lidhje me kampjonin e zgjedhur. Organizimi i kesaj interviste eshte me sondazh, neper pikat e trafikut, duke mbushur skedaret, ose skeden per personin e intervistuar, kjo per rastin e transportit privat. Ndersa per rastin e fluksit te levizjes, sipas diapazonit te koheve, realizohet ne numurimin e mjeteve, qe levizin prezent ne ate pike interviste (mjetet mund te specifikohen si: vetura, kamjoncina etj) Fluksi i veturave Fluksi i kamjoncinave Shembuj te ndertimit te skedave, per transportin ne rruge Madhesia e kampionit per kete lloj interviste shkon nga 25%-50% te trafikut ne rrugen, ose ne piken ku rrealizohet kjo interviste. Vlerat jane ne funksion te madhesive te trafikut, si dhe periudhes se zhvillimit te intervistes. (vlerat e vogla per trafik te madh dhe anasjelltas). Po me kete logjike, mund te organizohen intervistat per hyrjet e daljet, ne zonat arbane, ne rrajone komerciale, industriale, neper qytetet e medha, etj. Kjo menyre 5 ora Fluk 1/4 Fluk 1/2 Fluk 7-715 715 - ora Fluk 1/4 Fluk 1/2 Fluk 7-715 715 -
  6. 6. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT interviste sherben shume per te verifikuar pasqyren e taksave ne kuptim social, prespektiv, ose politikave ekonomike te prespektives. 3) Intervista mbi transportin publik Kjo lloj interviste, eshte konceptuar ne marrjen e konsiderates, jo per mjetin qe leviz, por per njerezit qe e perdorin kete mjet, ose kete sherbim transporti, ose kur duam te vleresojme nje lloj sherbimi te aplikuar, qe ekziston. Pikerisht jane keto persona, te cilet japin mendime, ose vleresime per permiresimin e sherbimit, ose te vleresimit te elementeve dinamike te sherbimit urban. Organizimi i intervistes mund te behet edhe me ndihmen e: 1) Intervista direkte me personin ne stacion, i cili kryen nje fare distance ne kembe, per te ardhur ne stacion. Ketij intervistuesi ne mund ti marrim te dhena te tilla si: numuri i c’vendosjeve ne dite, jave, etj, motivi i c’vendosjes, si dhe sasia e distances qe leviz ne kembe, per kete lloj sherbimi. Sa me siper kuptohet qe, personi qe intervistojme duhet te jete, pak a shume nje klient i rregullt i linjes 2) Me ndihmen e postave, duke i shperndare fletushkat e intervistes, se bashku me tarifen e postes (e bashkangjitur letres se intervistes), personave te cilet e perdorin kete lloj sherbimi, konkretisht fletushkat shperndahen neper stacionet e sherbimit urban, por te atij sherbimi, qe ne duam te vleresojme, te kontrollojme etj. Ne te gjitha rastet fletushka duhet te kete elemente te intervistes ne formen e nje pyetesori te thjeshte ne shprehite gramatikore, te kuptueshme nga ana gjuhesore, pa ekujvoke per pergjigjen, te kete elemente per te cilat ne interesohemi per informacion si: a) qendra e banimit b) destinacioni i levizjes c) stacionet e fillimit te levizjes dhe ajo e mbritjes d) motivi i levizjes nga rezidenca ne stacionin e nisjes dhe nga stacioni i mbritjes ne destinacion e) numuri i linjave qe perdor per levizjen f) informacione te tjera ne lidhje me periudhen kohen e levizjes etj etj 4) Intervista mbi mjetet e transportit te mallrave Intervista per transportin tregetare, merret, rrealizohet nepermjet agjensive te transportit (persona juridike te licensuar nga shteti, per transportin ne pergjithesi, e specifikuar per c’do njesi), duke i pare rregjistrat, ose dokumentat perkatese te tyre. E rendesishme eshte fakti, qe keto te dhena, regjistra, duhet te lexohen sipas kerkeses tone, ose te studimit qe po bejeme, e jo sipas kritereve te vleresimeve financiare, per faktin se 6
  7. 7. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT problemet e transportit jane te komplikuar. Ne pergjithesi te dhenat per studimin e transportit nuk trajtohen, ose vleresohen direkt nga treguesit financiare, deri diku, keto te dhena jane te mshehura, ne forme rraporti, ose koeficenteve finanziare. Si kampjon ne vleresimit tona, per qytetet e vogla, zakonisht eshte 1 njesi e tille, ndersa per qytetet e medha ku ky numer eshte i madh, per interviste duhet te merren jo mak se 30% te numurit te pergjithshem. 5) Intervista te tjra Intervistat e shpeshta, jane baze per nje prezantim komplet, te levizjeve ne territorin, ose ne siperfaqen qe studiohet. Por eshte e nevojshme, te kompletohen keto njohuri, ose statistika me intervista te thjeshta, jo te karakterit studimore, por qe kane elemente te njellojta me te sipercituarat. Keshtu keto mund ti grupojme ne nje emertim, si intervista te tjera. p.sh.  Volumi i trafikut (V.T.). Eshte nje lloj interviste qe nxirret duke studiuar rast per rast elemenet si: tipi i mjetit, oraret e levizjeve, ose me anen e aparateve matese te mjeteve, p.sh. kilometrat e pershkruara, ne dite jave etj.  Intervista Taxi Eshte nje lloj interviste qe mund te aplikohet ne qytete te medha, tek te cilat, deri diku, nevojat per levizje gjenerohen nga itineraret, ose levizjet e taksive. Sherbimi taksi, eshte nje lloj sherbimi transporti, qe gjeneron ose pershkruan te gjithe siperfaqen, duke plotesuar me mire kerkesen per transport. Ky lloj sherbimi ka perputhjen me te mire, te rraportit kerkese-oferte, ne nje sistem transporti (per nje zone urbane ose rrajonale)  Intervista e Elektronizuar Eshte nje lloj interviste qe rrealizohet me vendosjen e kamerave-intervistuese ose regjistruese, ne vende te caktuara, kryesisht ne levizjet e kembesoreve, ose kjo mund te aplikohet ne transportin e njerezve neper qytete, ose qendra komerciale. Me anen e kesaj interviste, deri diku, mund te orientohemi per nevojat, per parkim, per siperfaqe sherbimi, per organizimin e pikut te kontaktit, etj. Ky i fundit eshte nje element i rendesishem ne teklogjine e transportit publik C. Analiza e perpunimit te te dhenave Pasi jane bere hetime, veprimi i pare eshte gjetja e shprehjeve ne nje gjuhe te pershtatshme per kalkulatorin. Te dhenat transferohen nga modulet tek kalkulatori me mjete te percaktuara qe varen nga tipi i kalkulatorit. Keto mjete te ndermjetme mund te jene te perbera nga : a) nga skeda te perforuara (te biruara) te specializuara qe lexohen nga kalkulatori. 7
  8. 8. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT b) me lexues optik, nga i njejti kalkulator, sepse te gjithe te dhenat jane shkruar nga module te caktuara. c) CPU kompjutera me shpejtesi dhe memorie te larte Kalkulatori na jep te dhenat e para, te informacioneve. Keto mund te jene te perbera nga vlera globale qe i referohen gjithe territorit, ose zones. Ne fakt, per te patur nje perpunim me efektiv, eshte e nevojshme nendarja e zones, qe studjohet ne “zona” te cilave i u referohen zhvendosjet. Nendarja e zones se studimit, eshte e lidhur me shkallen e levizshmerise, qe eshte nxjerre dhe qe varet ngushtesisht, dhe me rrjetin egzistues te komunikacionit. Ne kushte ideale cdo “zone” duhet te rendoje (ne kuptimin e perqendrimit) mbi nje aks rrugor, ose hekurudhor, per lidhjet e tija me zona te tjera, ndersa duhet te kete ne brendesi te tij, nje rrjet te destinuar per levizje lokale. “Perpunimi kompleks, i nxjerre nga kalkulatori, eshte nje seri matricash, cdo njera prej te cilave, varet nga :  mjetet e transportit, qe gjenerojne numrat e udhetimit, per cdo cift te mundshem, ndermjet pikes se origjines (cdo rrjesht nje pike origjine),  dhe pikes se destinacionit (cdo kollone nje pike destinacioni). Totali per rrjeshta dhe kollona, jep respektivisht fluksin global, me origjine dhe me destinacion ne secilen prej zonave, te marra ne studim. Kete grup matricash, e ndjek nje grup tjeter matricash, te cilat varen nga mjeti i transportit, ne funksion te te gjitha cifteve te mundshme te Origjines-Destinacionit, Keshtu formojme shperndarsit e frekuencave, te nxjerra per cdo pyetje (ora e spostimit, motivi, mallrat e blera, etj)” Te dhenat e nxjerra ne intervista te ndryshme, qe bazohen ne parimin e kampionimit (modelimit), duhet te jene te tilla per te paraqitur fenomenin ne teresi. Kur themi se perdoren faktoret zgjerues kemi parasysh keto raste: • intervistat per vendbanimet E ={z-z (d+dn)} / (s-d-n) ku: z= numri total i adresave qe futen ne operacionin e kampionimit. s= numri i adresave te nxjerra nga kampioni. d= numri i adresave qe mbeten n= numri i adresave ku nuk gjendet njeri Faktori E eshte aplikuar zone per zone per te nxjerre vleren totale te fenomenit te analizuar. • intervistat ne rruge dhe te gjitha intervistat per kampionin E=Z / S ku: z= numri total i elementeve perberes te ketij universi, i nxjerre per nje interval kohe. s= numri total i elementeve i nxjerre nga kampioni ne te njejten periudhe kohe 8
  9. 9. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT Faktori E duhet te jete aplikuar per cdo njesi klase elementesh. Per shembull ne hetimet kordon (zinxhir), fluksi i shpejtesive i ndare ne klasa (autovetura, motocikleta, furgone, autokarro, etj), duhet te kete nje zgjerim te ndryshem, ne varesi nga faktore te ndryshem, te llogaritur per klasa te ndryshme. Nje operacion i rendesishem konsiston ne transformimin ne ”24 ore” te fenomenit, te nxjerre ne nje periudhe kohe me te vogel. Pra futet nje faktor i ri izgjerimit : E24h =E’* TGM / TPM ku: E = faktor i zgjerimit mesatar, ne intervalin e kohes se llogaritur TGM= trafiku ditor mesatar (traffico giornaliero medio) ne kete seksion rrugor i nxjerre ne n dite per 24 ore TPM= trafiku periodik mesatar ne kete seksion i nxjerre ne n dite te ngritjes (zmadhimit), per x ore ne periudhen e kohes P, ne te cilen jane bere intervistat. • Mjetet per tregeti E = {z-(z/s)*(d+d*n/s)} / (s-d-n) ku: z= numri total i mjeteve qe egzistojne ne regjistra s= numri total i mjeteve te zgjedhura si kampione d= numri total i mjeteve te shitura ose te lena pas dore n= numri total i mjeteve per te cilat ka patur riciklime Edhe ketu jane lloga ritur disa faktore te zgjeruar per ka tegori te ndryshme 9
  10. 10. PROJEKTIMI I SISTEMEVE TE TRANSPORTIT Faktori E duhet te jete aplikuar per cdo njesi klase elementesh. Per shembull ne hetimet kordon (zinxhir), fluksi i shpejtesive i ndare ne klasa (autovetura, motocikleta, furgone, autokarro, etj), duhet te kete nje zgjerim te ndryshem, ne varesi nga faktore te ndryshem, te llogaritur per klasa te ndryshme. Nje operacion i rendesishem konsiston ne transformimin ne ”24 ore” te fenomenit, te nxjerre ne nje periudhe kohe me te vogel. Pra futet nje faktor i ri izgjerimit : E24h =E’* TGM / TPM ku: E = faktor i zgjerimit mesatar, ne intervalin e kohes se llogaritur TGM= trafiku ditor mesatar (traffico giornaliero medio) ne kete seksion rrugor i nxjerre ne n dite per 24 ore TPM= trafiku periodik mesatar ne kete seksion i nxjerre ne n dite te ngritjes (zmadhimit), per x ore ne periudhen e kohes P, ne te cilen jane bere intervistat. • Mjetet per tregeti E = {z-(z/s)*(d+d*n/s)} / (s-d-n) ku: z= numri total i mjeteve qe egzistojne ne regjistra s= numri total i mjeteve te zgjedhura si kampione d= numri total i mjeteve te shitura ose te lena pas dore n= numri total i mjeteve per te cilat ka patur riciklime Edhe ketu jane lloga ritur disa faktore te zgjeruar per ka tegori te ndryshme 9

×