Tema :




Duhani
Alkoli
Drogat e Paligjshme

Objektivat :
Te tregojë dëmet e duhanit , alkolit ,drogave te
paligjshme ...
Demet e duhanit ne shendetin e njeriut
MOTIVIMI PËR DUHAN Pirja e duhanit nuk është
vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë,por...
cigare përmban 6 deri më 15 miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është
1 mg për 1 kg peshë trupore, kjo s...
shkatërruese. Dhe së fundi vetëm dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftën
kundër duhanit.
Duhani eshte shkaktar...
lindjen e një fëmije të pazhvilluar.
3. Një zhvillim i vonuar i intrauterit: Cigarja jo vetëm që
pakëson oksigjenin dhe su...
Alkooli në të kundërt demton mëlçinë dhe ndryshon metabolizmin e vitaminës D e
nevojshme për të ngjizur kalciumin në kockë...
Alkooliste quhen ata individ,te cilet perdorin tej mase
dhe rregullishte pijet alkoolike,qe jane te varur prej
tyre ne nje...
burrave thanë se kanë pirë 8 unite ne ditë . 23% e grave thanë se kanë pirë 3 unite
në një ditë dhe 9% e grave thanë se ka...
Karakteristikat e varësisë nga droga
Sjellje e detyruar
Sjellja është nxitëse (ndjesi e këndshme ose e kënaqshme
Humbje e ...
Kanabis
]Çfarë është ?
Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes
të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet...
]Rreziqe të tjera
Tymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të
lartë të katrani, gjë ...
gjendje që ngjan me psikozën pananojake.
]Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshë...
]Rreziqe të tjera
Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që
mund të jenë të rrez...
rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe
çrregullim të ciklit mujor te femrat, ...
]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSDsë ?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim
dhe perceptime ...
]Rreziqe të tjera
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë
të pazakontë te përdor...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02

3,961 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
4 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
3,961
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
64
Comments
0
Likes
4
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02

  1. 1. Tema :    Duhani Alkoli Drogat e Paligjshme Objektivat : Te tregojë dëmet e duhanit , alkolit ,drogave te paligjshme ne shendetin e njeriut Te tregohet si punojne bashkëmoshatarët , familjaret në ndihmë te përdoruesve të tyre Punoi : Arbër Matoshi
  2. 2. Demet e duhanit ne shendetin e njeriut MOTIVIMI PËR DUHAN Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë,por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për shkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit, ikje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.). Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet e traktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik), të sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyre të sistemit të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës), Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatë djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike, monoksidin e karboni, okside të azotit, materie kancerogjene, metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium). Ç'ka duhet te dini për nikotinën? Nikotina është perbers më i njohur toksik i cigares. Nikotina, është alkaloid helmues me erë të keqe, që gjendet në gjethet dhe në rrënjët e duhanit dhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor. Nikotina ndikon në tru në sasi të vogla si nxitëse dhe gjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe bllokon dhe në sasi shumë të larta ka pasoja për jetën. Një
  3. 3. cigare përmban 6 deri më 15 miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është 1 mg për 1 kg peshë trupore, kjo sasi gjendet në 3 deri në 5 cigare. Vetëm nikotina është përgjegjëse për varësinë nga duhani. Përbërësit e tymit të duhanit PASOJAT E DUHANIT PËR SHËNDETIN Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe i veçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pinë duhan dhe janë të rrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjet fatale të zemrës, dhjetë herë më shumë nga tumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcell, pankreas, veshkë, fshikë urinare, mitër, dy deri tri herë më shumë nga ulçeri. Fëmijët e prindërve që pinë duhan lindin me peshë të vogël, shpesh me infeksione të mushkërive, më shumë infeksione kronike të veshit dhe me shumë mundësi për t'u bërë duhanxhinj më vonë. Gjithashtu veprimet e dëmshme të tymit të duhanit vërehen në gjëndrat endokrine dhe sistemin nervor që janë rregullatorë të jetës sonë. Shkakton dëmtim të funksionimit të organeve reproduktive. Me kalimin e kohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan ngushtohen enët e gjakut të organeve vitale me pasoja fatale. Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave pas lindjes janë 2-3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan. Praktikisht, të gjitha toksine e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër gjëndrat qumështore. Qumështi i helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe shpërndahet në tërë organizmin, kurse materiet e tij toksike veprojnë në dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Në gjakun e foshnjës janë gjetur një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat e trurit të madh. Pirja pasive e duhanit Joduhanxhiu i cili qëndron në afërsi të duhanxhiut thith deri 80% të të gjitha materieve të tymit. Ky tym vetëm për 5 sekonda pasi të futet në organizmin e joduhanxhiut kryen veprimet e veta toksike. Hulumtimet kanë treguar se në ambientin e ndotur me tym cigareje tek joduhanxhitë manifestohet me lodhje, marramendje, zvogëlim të aftësive të kujtesës, rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e sedimentacionit të eritrocitve. . Parapengimi i pirjes se duhanit Ndryshimi i sjelljeve të duhaxhinjeve dhe mbështetje që duhet dhënë joduhaxhinve. Ndryshimi i pikëpamjeve ndaj pirjes së duhanit, duke rrënjosur bindjen ndaj pirjes së duhanit si shprehi e dëmshme dhe e rrezikshme e jo si për një shprehi të domosdoshme. Ndryshimi përbërjes së duhanit. Të ndryshuarit e mendimit për mos pirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes në shoqëri. Për të qenë efikase lufta kundër pirjes së duhanit duhet që të inkuadrohet tërë shoqëria në këtë aktivitet të madh. Duhet që të luftohet nëpër shkolla ku ende pirja e duhanit nuk është bërë shprehi
  4. 4. shkatërruese. Dhe së fundi vetëm dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftën kundër duhanit. Duhani eshte shkaktar edhe i: Halitosis: gjeresisht era e keqe ndikon negativisht ne gjendjen psikologjike te cdo individi. Duhani shkakton tharjen e hapsires gojore ose kserostomise e cila ka lidhshmeri edhe me paradontozen ku paraqitja e xhepave ne hapesirat interdentale eshte vend adekuat i mbetjeve ushqimore me cka fermentimi i ushqimit sjell gjere en eren e pakendeshme. Karcinomi oral: i shkaktuar nga kemikalet dhe mbetjet toksike qe mpermban duhani, shkaktojne ndryshime ne mukozen orale, duke bere ndryshime ne indet e buta. Studimet tregojne se duhanpiresit jane 6 here me shume ne rrezik te zhvillimit te kancerit oral se sa ata qe nuk e konsumojne. Keqperdorim i alkoolit se bashku me pirjen e duhanit e rrisin rrezikun e zhvillimit te kancerit te gojes. Paradontoza: eshte semundje e mishrave te dhembeve qe si faktore kryesort ndikon ai gjenetik por edhe duhani me perqindje te larte e shkakton ate duke demtuar mishrat e dhembeve, gjeresisht terheqjen e mishrave dhe gjakosjen e tyre. Pirja e duhanit krijon njolla te zeza ose ngjyre kafe ne siperfaqen e dhembeve. Njollat zakonisht depozitojne ne zonen e qafes se dhembeve. ashpersia e njolles gjithashtu varet nga sasia e pranishme e gurezve ne dhembe. njollat e duhanit ne nje proteze jane me te veshtira per tu pastruar, ato ngjiten ne materialin plastik te protezes dhe eshte rende per tu pastruar. 10 dëmet që shkakton duhani në shtatzënisë I paraqitur si një problem global, konsumimi i duhanit dhe sëmundjet e shkaktuara nga ai zënë vend ndër problemet më serioze të shëndetit në botë. 50-70% e femrave të cilat konsumojnë duhanin vazhdojnë ta konsumojnë atë edhe gjatë shtatzënisë. 1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëni normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38-të. 2. Dëmtimi parakohe i membranës: është dëmtimi ose derdhja parakohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për
  5. 5. lindjen e një fëmije të pazhvilluar. 3. Një zhvillim i vonuar i intrauterit: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë tek fëmija nëpërmjet gjakut por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës. 4. Intrauerin exitus: quhet vdekja e papritur e fëmijës në barkun e nënës. 5. Preaklampsi: një shtatzani e shoqëruar me rritje të tensionit, shfaqje të proteinave në urinë, edemë të tepërt në trup, shikim të turbullt është treguese e një helmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën. 6. Hipertension: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do të ndikohet negativisht. 7. Dekolman plasenta: Është shkëputja parakohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa Dekolman plasenta është shkëputja e placentës kur fëmija është në barkun e nënës , gjë që shoqërohet me hemoragji të rrezikshme. 8. Sindroma Respiratuar distres: është problemi i cili shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës pas lindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët të cilët lindin parakohe (premature) shihet më shpesh tek shtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan. 9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona. 10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë. Demtimet e alkolit ne shendetin e njeriut Burrat rrezikohen Nga semundja e Osteoporozes Burrat mbi pesëdhjetë vjeç kanë rreziqe për të pësuar fraktura të shkaktuara nga osteoporoza e cila është edhe më kërcënuese se kanceri i prostatit tek ata. Sipas disa studimeve të eksperteve amerikane ortopedë, delikatesa e kockës mashkullore është më e rëndomtë se sa mendohet edhe pse është disa herë e lënë pas dore por ata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për shkak të alkoolit dhe dietave të çrregullta shpesh me mungesa proteinash të cilat gjenden shumë tek qumështi.
  6. 6. Alkooli në të kundërt demton mëlçinë dhe ndryshon metabolizmin e vitaminës D e nevojshme për të ngjizur kalciumin në kockë. Alkooli dhe demet Pervec duhanit nje ves tjeter i demshem eshte edhe alkooli. Edhe ky ves eshte shkaktar i nje vargu te gjere semundjesh duke filluar qe nga aparati tretes, melcia, pankreasi e deri ne demtime te pakthyeshme te sistemit nervor qendror. Ne melci alkooli i konsumuar shkakton demtime te qelizave hapatike, demtim qe progreson ne kohe dhe qe varet nga doza e konsumuar per dite dhe nga vecorite fiziologjike te individit. Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme alkoolit eshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qe permban pije dehese), ndersa perdorimi 100-150 gr. alkool ne dite, con brenda nje periudhe 10-vjecare ne ceroze. Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femrat demtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar. Njerezit qe pijne prej vitesh alkool, qe nuk ndjejne as gje papritur nje dite gjenden para nje fakti te hidhur, melcia e tyre ka marre fund, eshte kthyer ne nje melci cerotike, ose kane shqetesime te lehta qe nuk ja vene veshin, por bukur mire ata bejne puthjen e pare me vdekjen. Edhe pankreasi peson demtime nga alkooli. Perdorimi i zgjatur i alkoolit e demton ne menyre kronike pankreasin deri ne ate shkalle sa ai nuk arrin te sekretoje sasine e duhur te enzimeve per te kryer te plote procesin e tretjes se ushqimeve. Eshte vertetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) ne dite predispozon per demtime, ndersa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birre per nje periudhe 6-12 vjet jep ne menyre te sigurt demtime te pankreasit. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie te madhe pijesh alkoolike rrezikon per pankretit akut qe mund te coje deri ne rrezikimin e jetes se personit ne fjale. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit, ne te cilen sistemin nervor qendror nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme, apo te pavullnetshme te personit ne fjale. Por, demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. Eshte vertetuar se per cdo 1 liter alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit. Keshtu qe perdoruesit kronike te alkoolit, me kohe e cojne personin drejt demences (shizofreni, marrezi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli demton pa perjashtim te gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.
  7. 7. Alkooliste quhen ata individ,te cilet perdorin tej mase dhe rregullishte pijet alkoolike,qe jane te varur prej tyre ne nje shkalle te tille,sa qe manifestojne crregullime te theksuar mendore,fizike dhe ne mardheniet me njerezit tjere.Resorbimi i alkoolit praktikishte fillon ne goje,por me se tepermi ne lukth.Shkencetaret amerikane konfirmoje se qelizat e organizmit te njeriut,fiziologjikishte nuk jane te pergaditura per duhan dhe alkool. Demet e alkoolit ne organizem Alkooli duke depertuar ne organizem nga goja,se pari demton buzet,gjuhen dhe fytin duke shkaktuar inflamime gjegjese te organeve te permendura.Alkooli gjithashtu zgjeron enet e gjakut ne zgavren e barkut,te organeve te brendeshme dhe lekures.Me se tepermi demton qelizat nervore,crregulon metabolizmin e tyre dhe si rrezultat eshte degjenerimi i tyre. “alkooli i dhuron shoqerise anetar margjinal,vagabonde,psikopate antisocial,ndersa pjesemarrja e tyre ne aktivitetin kriminal eshte tejet e impozante” Alkoolistet ne gjendje te dehur,zbulojne gjerat profesionale intime,sekrete ushtarake dhe diplomatike,kane aftesi te pakufizuar,por te gjitha ngecin vetem ne premtime.Ne fund mund te themi se alkooli nuk krijon gjeni,perkundrazi shkaterron gjenit.Familja e alkoolokut perngjane ne teater,ku paraqiten vetem tragjedite. Te pakten e provuar shkencerisht nje gjysem gote vere ne dite ndihmon ne hollimin e gjakut.Ne fakt dhe alkoli psh. ne birre ndihmon eh lere etj. do i lexoni vete. Ne kohen e sotme nuk jeni te detyruar hani ushqimin qe ju detyrojne por jeni te kushtezuar te hani ushqime qe sot nuk jane aq natyrale dhe sinqerisht kohet kane ndryshuar, viruset dhe bakteriet jane bere me te forta etj. shikoni vete statistikat. E di qe ne nje fare menyre apo tjetren,fe apo famileje etj, jeni te detyruar te mos perdorni alkol por sinqerisht keto jane thene kush e di sa vjet te shkuara. Keni kujdes per shendetin tuaj.Njeriu nuk eshte vertet gati por si fjali te fundit mos e super-konsumoni alkolin. Kush pi pije alkolike? Sipas një sondazhi, burrat pinë mesatarisht 8 kanoçe birre në ditë, ndërsa grate 2 ½ kanoce birre në ditë . Kur u pyetën rreth konsumit të alkolit në javën e fundit, 40% e burrave të, thanë se kanë pire 4 unite në një ditë dhe 23% e
  8. 8. burrave thanë se kanë pirë 8 unite ne ditë . 23% e grave thanë se kanë pirë 3 unite në një ditë dhe 9% e grave thanë se kanë pirë më thumë se 6 unite në ditë . 26% e burrave dhe 41% e grave nuk kishin pirë alkol. Efektet pozitive Alkoli mund të ketë efekte positive mbi shendet. Friedman dhe Kimball gjetën se personat që pinë alkol në moderacion kanë vdekshmëri dhe sëmundshmëri më të ulur se ata që nuk pinë fare dhe ata që pinë me shumicë . Mendohet se alkoli redukton sëmundjet koronare të zemrës sepse 1) redukton prodhimin e katekolaminave në kohë stresi, 2) mbron vazat e gjakut nga kolesteroli, 3) redukton tensionin e gjakut, 4)mund të merret pa recetë , 5) është strategji afatshkurtër përballimi. Në përpjekje për të kuptuar pse njerëzit pijnë duhan dhe alkol kerkuesit e psikologjisë së shëndetit përqëndrohen në modelet sociale të koshiencës. Megjithatë ka literaturë rreth adictionit që aplikohet për personat që pinë duhan dhe alkol. Demtimet e drogave te paligjshme ne shendetin e njeriut Pse fillojnë njerëzit të përdorin drogën? Një pjesë e madhe, për të mos thënë shumica e përdorimit të drogës,motivohet (të paktën në fillim) ngakërkimi i kënaqësisë.Motivuesit kyç dhe faktorët kushtëzues Harresa (lehtësim i stresit / dhimbjes) Funksional (i qëllimshëm) Zbavitja (kënaqësi) Çrregullimet mendore Disavantazhet sociale / arsimore Përdorimi i drogës fillon gjithashtu nëpërmjet: Përdorimit eksperimental Presionit të moshatarëve Pas një përdorimi të përsëritur të drogës,”vendimi” për të përdorur drogën nuk është më i vullnetshëm, sepse DROGA TË NDRYSHON TRURIN! Çfarë do të thotë varësi psikologjike ndaj drogës? Varësia psikologjike ndaj drogës është një sëmundje komplekse që karakterizohet nga një dëshirë, nga kërkimi për të gjetur dhe për të përdorur drogën në mënyrë të papërmbajtshme dhe shpesh të pakontrollueshme, e cila është shumë e fortë edhe kur ndodhesh para pasojave negative shumë të rënda për jetën.
  9. 9. Karakteristikat e varësisë nga droga Sjellje e detyruar Sjellja është nxitëse (ndjesi e këndshme ose e kënaqshme Humbje e kontrollit në rast kufizimi të dozës Dëshira psikologjike Dëshira psikologjike është një dëshirë ose nevojë e fortë për të përdorur drogë. Këto dëshira janë më të dukshme gjatë tërheqjes. Toleranca Toleranca është gjendja në të cilën një person nuk reagon më ndaj drogës si më parë dhe kërkohet një dozë më e madhe për të arritur të njëjtin efekt. Tërheqja Simptomat e mëposhtme mund të shfaqen kur përdorimi i drogës pakësohet ose ndërpritet: Të dridhura, ethe Ngërç Probleme emocionale Humbje e vëmendjes dhe e aftësisë njohëse Halucinacione Konvulsione Vdekje Kategoritë e trajtimit. Përbërësit e trajtimit kërkimor përfshijnë: Detoksikimin Trajtimin farmakologjik Trajtimin rezidencial Trajtimin ambulatory Tipet e drogave Kanabis Kokaina Ekstazia Heroina Haluçinogjenët: LSD Metamfetamina Morfina Nikotina Kafeina
  10. 10. Kanabis ]Çfarë është ? Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira. ]Si merret ? Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit. ]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit. ]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kanabisit ? Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit. Nëse doza është shumë e madhe, efekti i kanabisit është i ngjashëm me efektin e drogave haluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit. Studimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe rritjes së skizofrenisë.
  11. 11. ]Rreziqe të tjera Tymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të lartë të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të frymëmarrjes. ]Kokaina ]Çfarë është ? Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla. ]Si merret ? Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani. ]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes. ]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës ? Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale mosfunksionim të zemrës. Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe të ose një
  12. 12. gjendje që ngjan me psikozën pananojake. ]Rreziqe të tjera Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur. ]Ekstaza ]Çfarë është ? Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme. ]Si merret ? Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet. ]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik. ]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës ? Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat. Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës.
  13. 13. ]Rreziqe të tjera Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre ]Heroina Artikull kryesor : Heroina Smack/H/Horse/Junk/Harry/White lady ]Çfarë është ? Heroina ose sic quhet ne zhargonin e rruges e kuqja është një drogë që shkakton varësi te forte dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit.Kjo është droga qe me se shumti merret me shiringe. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkakton varesine fizike ndryshe nga drogat e tjera. ]Si merret ? Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset. ]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie. dhe ]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës ? Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë
  14. 14. rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje. ]Rreziqe të tjera Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes. Haluçinogjenët ]Çfarë janë ? Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina. ]LSD Dietilamidi i acidit dilisergjik Acid/Hippie (PCP) ]Çfarë është ? LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur. ]Si merret ? Zakonisht gëlltitet. ]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.
  15. 15. ]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSDsë ? Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura. ]Metamfetamina ]Çfarë është ? Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer. ]Si merret ? Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet. ]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale. Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes. ]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës ? Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion.
  16. 16. ]Rreziqe të tjera Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit. Puna e bashkëmoshatareve , familjareve , ne ndihme te perdoruesve te tyre . Prindërit dhe perdorimi i drogave Janë disa situata që duhen shmangur: Mos iu impono fëmijëve dhe mos i ngacmo ata Mos jep leksione – cilido e di se çdo të thotë të të japin leksion Mos prediko – kjo nuk e ndihmon fëmijën Mos u përpiq ti frikësosh fëmijët me ngjarje të tmerrshme. Nuk ecën – dhe për dikë që përdor drogë, kjo gjë është e pabesueshme. Qendra Kulturore e Fëmijëve të Tiranes e përkrahur nga UNICEF, ka filluar fushatën kundër pirjes së duhanit me moton “Stop duhanit”. Fushata kundër pirjes së duhanit, e cila ka nisur në Tiranes e që më pas do të vazhdojë edhe në qytete tjera të Shqiperise ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për dëmet që ua shkakton duhanpirja. Ndërkaq organizatorët shprehën të brengosur, për trendin e rritjes së kësaj dukurie, sidomos tek moshat e reja. Fushata kundër pirjes së duhanit ka filluar me aktivitete të ndryshme simbolike nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Tiranes. Pankarta me mbishkrime kundër duhanit, organizimi i meçit të boksit, ku protagonist të këtij dueli ishin “zemra” dhe “cigarja”, si dhe bartja zvarrë e një cigareje gjigante, ishin disa performanca simbolike të anëtarëve të kësaj qendre. Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ishin përgatitur edhe broshura dhe mesazhe në formë cigareje, të cilat u shpërndaheshin qytetarëve në Sheshin “Nëna Tereza”. Ndryshe, në bazë të disa statistikave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë, UNICEF-i dhe institucione tjera tregon se numri i duhanpirësve posaçërisht tek të rinjtë është në rritje. Ky fakt është brengosesh dhe fushatat e tilla janë të mirëseardhura, duke ditur faktin se në vendin tonë konsumimi i duhanit është mjaftë shqetësues./KP/

×