SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
HYRJE

Çdo profet që ka dërguar Zoti i Madhërishëm tek njerëzit, e
pajiste me mrekulli me të cilat u tregonte atyre që ky njeri
është i dërguari i Zotit. Kështu, Isai [alejhis-selam] kishte si
mrekulli ngjalljen e të vdekurve, shërimin e të sëmurëve dhe
u kthente shikimin të verbërve… Musait [alejhis-selam] i
kishte dhënë mrekulli shkopin, i cili kthehej në gjarpër, me
të cilin çante detin etj… Çdo të dërguari Zoti i
Madhërishëm i kishte dhënë mrekulli me të cilat vërtetonte
para njerëzve se ky ishte i dërguar prej Tij.
Që kur ishim të vegjël, ne dëgjonim se mrekullia e profetit
Muhammed [sal-lall-llahu aleji ve sel-lem]
është Kur’ani Famëlartë. Që të jemi të sinqertë, ne e
dëgjonim se Kur’ani ishte mrekulli në vetvete, por sesi nuk e
kuptonim. Disa thoshin se mrekullia e Kur’anit qëndron në
elokuencën dhe stilin e të shkruarit të tij. Megjithatë, shumë
njerëz nuk e kuptojnë diçka të tillë, pasi ata që merren me
gjuhësi janë të pakët. Shumica e njerëzve nuk e ndiejnë këtë
mrekulli.
Me qëllim që ta sqarojmë se ku qëndron mrekullia e
Kur’anit, mund të themi se ky libër i kthen ata që e besojnë
dhe veprojnë sipas porosive të tij, në njerëzit më
madhështorë dhe më të suksesshëm mbi tokë. Njerëzit më të
pavlerë dhe që nuk i përmend askush, me të besuar dhe
vepruar sipas porosive të këtij Libri, kthehen në udhëheqës
dhe përcaktues të rrjedhës së historisë botërore.
Profeti i fundit [sal-lall-llahu aleji ve sel-lem] duhej të pajisej
me një mrekulli, e cila do të vazhdojë deri në Ditën e
Kijametit. Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e
kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të
fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij.
Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit.
Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të
thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi
dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga
një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të
nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes.
Po kështu, një beduin tjetër, i zymtë, i ashpër, i dhunshëm
dhe që kishte groposur të gjallë vajzën e tij, ishte edhe Umer
ibnul Hattabi. Nga një njeri i tillë, ai kthehet në një nga
udhëheqësit më të suksesshëm që njeh historia. Ky njeri kaq
i thjeshtë dhe që të gjithë e kishin frikë kur takoheshin me
të, kthehet në një udhëheqës të suksesshëm, që kishte nën
kontrollin e tij të gjithë Gadishullin Arabik, Egjiptin,
Shamin dhe Irakun.
Ky libër (Kur’ani), një tregtar të thjeshtë, që nuk i
interesonte gjë tjetër veç tregtisë, e ktheu në një nga
personalitetet më të shquar në histori. Ai është simboli i
sakrificës, zemërgjerësisë dhe burrërisë. Ky personalitet
është Ebu Bekri, njëri nga shokët më të ngushtë të profetit
Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Kështu, mrekullia e Kur’anit Famëlartë qëndron në atë që,
duke zbatuar porositë dhe këshillat e tij, të kthen nga
njerëzit më të suksesshëm dhe më me famë.




EBU BEKRI [radijall-llahu anhu]


Të flasësh mbi jetën e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] dhe
mbi madhështinë e tij, është gjë e vështirë. Ebu Bekri
[radijall-llahu anhu] është enciklopedi më vete për moralin,
besimin, adhurimin, sakrificën… Ebu Bekri është nga ata
personalitete që nuk ka nevojë ta zbukurosh jetëshkrimin e
tij. Biografia e tij është aq tërheqëse dhe e bukur, saqë nuk
ka nevojë për gjëra të tilla.
Në faqet që do të flasim mbi Ebu Bekrin, do të përpiqemi të
zbulojmë anën e tij të brendshme.

Emri i tij
Emri i Ebu Bekrit është Abdull-llah ibn Ebu Kuhafe. Profeti
[sal-lall-llahu aleji ve sel-lem] i kishte vënë nofkën “El’atik”,
që do të thotë i shpëtuari nga zjarri i xhehenemit që në këtë
botë. Një herë, teksa Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
qëndronte me shokët e tij, shikon Ebu Bekrin nga larg dhe u
thotë të pranishmëve: ”Kush dëshiron të shohë dikë që Zoti e
ka shpëtuar nga zjarri i xhehenemit, le të shohë Ebu Bekrin!”
Në një transmetim tjetër, thuhet se Profeti [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] iu drejtua Ebu Bekrit me fjalët: ”O Ebu
Bekr, ti je i shpëtuari i Zotit nga zjarri!”
Disa dijetarë mendojnë se nofkën “El’atik” Ebu Bekri e
kishte marrë që para Islamit. Disa prejt tyre mendojnë se e
kishte marrë këtë nofkë, për shkak të hijeshisë që e
karakterizonte. E veçantë për t’u përmendur këtu është se
shumë nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
kanë qenë të bukur dhe të pashëm. Sot është krijuar një ide
e gabuar tek shumë njerëz, saqë kur u flet mbi të rinjtë
muslimanë dhe fetarë, menjëherë u shkojnë në mendje
fytyra të zymta dhe të ashpra.
Disa të tjerë pohojnë se ishte quajtur kështu për shkak të
moraleve të larta. Një nofkë tjetër me të cilën njihet, është
edhe ‘’Es-siddik’’ (I besueshmi).
Emri i babait të Ebu Bekrit është Uthman. Por ai njihet me
emrin Ebu Kuhafe. Nëna e tij quhej Selma bintu Sakhr,
kurse ndryshe njihej me emrin “Ummul Hajr” (Nëna e të
mirave). Nëna e Ebu Bekrit e pranoi Islamin që në ditët e
para të tij, në shtëpinë e Erkam ibnul Erkamit.
Kurse babai i tij, e pranoi Islamin shumë vonë. Ai e pranoi
atë vetëm pak para se të vdesë, kur kishte humbur edhe
shikimin. Edhe pse ishte babai i Ebu Bekrit, njeriut më të
dashur dhe që qëndronte më pranë Profetit [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem], ai kishte refuzuar të përqafojë Islamin.
Babai i Ebu Bekrit vdiq gjashtë muaj pas vdekjes së Ebu
Bekrit, në moshën nëntëdhjetë e shtatë vjeçare.
Ebu Bekri rrjedh nga fisi Benu Tejjim, që janë bark i fisit
Kurejsh. Ebu Bekri takohet me profetin Muhammed [sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem] në gjyshin e gjashtë, Murre ibn
Kabin.
Fisi i Ebu Bekrit dhe vetë ai ishin përgjegjës për shpagimin e
gjaqeve të atyre që vriteshin padrejtësisht.
Ebu Bekri lindi dy vite pas ndodhisë së elefantit të Ebrehas.
Kështu, ai është dy vite më i vogël sesa Profeti [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem]. Kur pranoi Islamin dhe filloi të
interesohej për të, Ebu Bekri ishte 38 vjeç. Kurse kur
emigroi nga Meka për në Medine së bashku me Profetin
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai ishte 51 vjeç. Kur u bë
Halifeja i muslimanëve, Ebu Bekri ishte 61 vjeç dhe e mbajti
këtë post për dy vite dhe disa muaj. Mosha në të cilën Ebu
Bekri ndërroi jetë, është e njëjta moshë në të cilën ndërroi
jetë vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ajo
gjashtëdhjetë e tre vjeçare. Madje, Ebu Bekri vdiq në të
njëjtën ditë në të cilën vdiq Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem], ditën e hënë. Përderisa kishte jetuar dhe ndjekur
rrugën e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Zoti e bëri
që edhe vdekja t’i vijë si ajo e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem].



Martesat dhe fëmijët e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu]
Ebu Bekri ishte i martuar me dy gra, para se të bëhej
musliman. Po ashtu, ai ka dy gra, pasi pranon Islamin.
Njëra nga gratë e periudhës së injorancës, quhej Kutejle
bintu Abdul Uzza. Ne nuk disponojmë informacion të plotë
rreth kësaj gruaja, nëse ka vdekur si muslimane apo jo dhe
nëse Ebu Bekri e ka divorcuar apo jo. E rëndësishme është
se Ebu Bekrit i lindi me këtë grua Abdull-llah ibn Ebu
Bekri, i cili pranon Islamin që në ditët e para dhe lufton
përkrah Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe babait
të tij. Abdull-llahu vdiq gjatë sundimit të Ebu Bekrit dhe
ishte vetë babai i tij ai që i fali xhenazen. Fëmija i dytë i Ebu
Bekrit me Kutejlen është Esmaja.
Gruaja e dytë e Ebu Bekrit, është Ummu Ruman. Ajo
pranoi Islamin në ditët e para dhe i lindi Ebu Bekrit dy
fëmijë: Abdurrahmanin dhe Aishen. Abdurrahmani e
pranoi Islamin shumë vonë dhe luftoi kundër muslimanëve
dhe vetë babait të tij në Bedr dhe në Uhud. Ai e pranoi
Islamin në marrëveshjen e Hudejbijes dhe mori pjesë në
shumë beteja përkrah Halid ibnul Velidit.
Gruaja e tij e tretë, me të cilën u martua pasi pranoi
Islamin, është Esma bintu Umejs. Me këtë grua, Ebu Bekrit
i lindi një djalë, të cilin e quajti Muhammed. Esma bintu
Umejs më parë kishte qenë gruaja e Xhafer ibnu Ebi Talibit,
por pas vdekjes së tij, martohet me Ebu Bekrin. E
habitshme është se para se të vdesë, Ebu Bekri i kërkoi asaj
që ta lajë pasi të vdesë. Kështu, ajo ishte gruaja e parë që
lante burrin e saj.
Gruaja e katërt e Ebu Bekrit është Habibe bintu Zejd el
Hazrexhije, nga fisi Hazrexh. Kur vdiq Ebu Bekri, ajo ishte
shtatzanë dhe më pas lindi një vajzë, të cilën e quajti Ummu
Kulthum.
Kështu, shohim që Ebu Bekrit i lindën tre djem dhe tre
vajza.

Pamja dhe tiparet e tij
Ebu Bekri ishte shumë i dobët fizikisht. Këmbët i kishte të
holla dhe pa mish. Sytë i kishte si dy zgavra të thella. Kishte
shumë pak mish në fytyrë. Nuk ishte as i gjatë dhe as i
shkurtër. Dukej pak si i përkulur. Lëkurën e kishte të
bardhë dhe mjekrën e lyente me këna. Ballin e kishte të
gjerë dhe binte në sy. Hundën e kishte të ngritur dhe në fund
si të rrumbullakët, hundë e natyrës arabe. Ajo që e dallonte
më shumë, ishte dobësia fizike.

Veçoritë e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu], para Islamit
Njëra nga veçoritë e tij më dalluese, është se kurrë nuk ka
adhuruar dhe nuk u është përulur (sexhde) idhujve. Babai i
tij, Ebu Kuhafe, e mori një ditë dhe duke i treguar idhujt i
tha: ”Këta janë zotat e tu. Madhëroji dhe bjeru në sexhde!”
Më pas, babai e la vetëm me zotat dhe u largua. Ebu Bekri
filloi t’i shohë me habi dhe u thoshte: ”Më ushqeni! Më jepni
të pi! Më vishni!’’, por asnjëri nga idhujt nuk përgjigjej.
Atëherë, ai mori një gur dhe goditi njërin nga idhujt. Nga
goditja, idhulli u rrëzua dhe u thye. Që nga ajo ditë, Ebu
Bekri nuk besonte në idhuj dhe nuk i adhuronte ata.
Një herë tjetër, disa shokë i thanë: ”O Ebu Bekr, a nuk i
përulesh Latit dhe Uzasë (idhuj)?” Ebu Bekri i pyeti: ”Po
kush janë Lati dhe Uzaja?!” Ata i thanë: ”Janë vajzat e
Zotit!” Ebu Bekri i pyeti përsëri: ”Po kë kanë nënë?!”
Shokët heshtën dhe nuk folën.
Një karakteristikë tjetër e veçantë, është se ai kurrë nuk ka
pirë pije alkoolike. Ai ishte tridhjetë e tetë vjeç kur pranoi
Islamin dhe deri atëherë nuk kishte konsumuar kurrë
alkool. Kur dikush e pyeti përse nuk pinte alkool, ai i tha:
”Dua të ruaj dinjitetin dhe nderin tim të pastër.” Tregohet
se shkak për këtë ishte se kur ishte i ri, shikon një të dehur
që merrte pisllëqe dhe i fuste në gojë. Që atë ditë betohet se
kurrë nuk do e ulë veten duke pirë alkool.
Një cilësi tjetër e tij, para se të pranojë Islamin, është se
ishte shumë i dashur me të gjithë njerëzit. Ai ishte shumë i
respektuar dhe shumë serioz.
Para se të pranojë Islamin, ai njihej si njohësi më i mirë i
gjenealogjisë mes Kurejshëve. Me njohuritë e tij në këtë
fushë, do e ndihmojë shumë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] më vonë. Duke vajtur tek fiset arabe për t’u
kërkuar ndihmë dhe përkrahje, Ebu Bekri i tregonte mbi
cilësitë dhe veçoritë e çdo fisi.
Një herë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe Ebu
Bekri do shkonin tek një fis arab. Para se të arrijnë tek ky
fis, Ebu Bekri i thotë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
se në këtë fis është një poet i madh, të cilin e quajnë Kab. Me
këtë, sikur i kërkonte që ta trajtojë më mirë këtë person, për
peshën që kishte. Kur u takuan me parinë e fisit, Ebu Bekri
filloi ta prezantojë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
me të gjithë. Kur erdhi radha e Kabit, Profeti [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem], me të dëgjuar emrin e tij, e pyeti si me
admirim: ”Poeti?!”
Tregon vetë Kabi: ”E desha nga çasti që tha “Poeti?!”
Një cilësi tjetër e Ebu Bekrit para Islamit, është se, duke
qenë tregtar, ai lëvizte në të gjithë Gadishullin Arabik dhe i
njihte mirë njerëzit. Nga tregtia, ai ishte bërë një nga më të
pasurit në Meke. Ditën që pranoi Islamin, ai kishte një
pasuri që llogaritej në dyzet mijë derhemë. Kurse ditën që
emigroi nga Meka për në Medine, pasuria e tij kishte
mbetur vetëm pesë mijë derhemë. Më e veçanta është se
ditën që u bë Halifeja i muslimanëve, pasuria e tij ishte zero.
Ndërsa ditën që vdiq, la pas vetëm gjashtë derhemë.
Cilësia e fundit para Islamit, është se Ebu Bekri ishte një
nga shokët më të ngushtë të profetit Muhammed [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem]. Që para Islamit, mes tyre ekzistonte
një dashuri dhe miqësi e ngushtë. Madje, thuhet se Ebu
Bekri e shoqëroi Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në
udhëtimin e tij me Ebu Talibin në Sham.

Disa hadithe të profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] mbi Ebu Bekrin
Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Njeriu me
besim më të sinqertë është Ebu Bekri.” Në një hadith tjetër,
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Njeriu me
besim më të qëndrueshëm, është Ebu Bekri.”
“Sikur të vendosej besimi i Ebu Bekrit në një anë të peshores
dhe besimi i gjithë umetit në anën tjetër, besimi i Ebu Bekrit
do të rëndonte më shumë.”
“Ebu Bekri nuk dallohet prej jush me namaz dhe agjërim të
shumtë, por me diçka në zemrën e tij.”
Çfarë mund të jetë ajo gjë me të cilën dallohet Ebu Bekri
dhe përse nuk e tregoi Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem]? Vallë, cili është çelësi i personalitetit të Ebu Bekrit?
Secili prej nesh, ka një çelës të personalitetit. Nëse arrin ta
marrësh këtë çelës, do të arrish ta analizosh personalitetin e
kujtdo prej nesh. Çelësi i personalitetit është njëlloj si çelësi i
shtëpisë. Shtëpia është e mbrojtur me sistemet e alarmit më
të mira, por në atë çast që ti siguron çelësin e saj, arrin të
shohësh dhe të kontrollosh gjithçka brenda saj. Secili prej
nesh ka sjelljet dhe veprat e tij, të cilat mund t’i dimë dhe
mund të mos i dimë. Nëse arrin të sigurosh çelësin e
personalitetit, arrin ta njohësh tjetrin nga brenda.
Atëherë le ta përsërisim përsëri pyetjen tonë: Cili është
çelësi që na mundëson të njohim personalitetin e Ebu
Bekrit? Cili është ai çelës me të cilin do të kuptonim
mënyrën e sjelljes dhe të sakrificave të shumta të Ebu
Bekrit?
Po të shohim Umer ibnul Hattabin, do të gjenim se çelësi i
personalitetit të tij ishte fuqia. Që në ditët e para të Islamit
të tij, shfaqet qartë forca e tij. Ai nuk e pranonte përuljen
dhe nënshtrimin. Të gjitha cilësitë dhe veçoritë e tjera,
rridhnin nga kjo cilësi.
Kurse cilësia kryesore dhe çelësi për zbulimin e
personalitetit të Ebu Bekrit, ishte dashuria e pamasë që
kishte për të drejtën. Nëse e gjente të drejtën, ai pranonte të
sakrifikojë jetën dhe gjithçka për të. Që ditën kur gjeti të
vërtetën në mesazhin e profetit Muhammed [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem], ai sakrifikoi gjithçka për triumfin e saj.
Ditën që vdiq Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të
gjithë njerëzit u tronditën dhe u lëkundën, përveç Ebu
Bekrit. Ai kishte vizion të qartë për të ardhmen, pasi besonte
në të drejtën dhe të vërtetën. Ai e dashuronte të vërtetën dhe
ishte i dhënë plotësisht pas saj. Ai pranonte të japë jetën, në
këmbim të triumfit të së vërtetës. Ishte e vërteta ajo që
komandonte dhe kontrollonte sjelljet e Ebu Bekrit. Nëse
profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është
simboli i së vërtetës, Ebu Bekri është ai që e vazhdoi rrugën
e tij. Me vdekjen e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem],
ishte Ebu Bekri ai që e konsolidoi Islamin mes fiseve rebele
arabe.

Islami i Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu]
Të gjithë dijetarët muslimanë pohojnë se njeriu i parë që
pranoi Islamin ishte gruaja e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem], Hadixheja. Fëmija i parë që pranoi Islamin ishte
Ali ibnu Ebi Talibi. Skllavi i parë që pranoi Islamin ishte
Bilali. Kurse burri i parë që pranoi Islamin dhe adhuroi
Zotin, ishte Ebu Bekri.
Personi i parë që vizitoi Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem], pasi iu shpallën fjalët e para nga Kur’ani, ishte Ebu
Bekri. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i foli mbi fenë
me të cilën ishte obliguar të përçojë. Me t’i bërë ftesë për të
pranuar këtë fe, Ebu Bekri tha: ”Dëshmoj se nuk ka zot
tjetër veç All-llahut dhe se ti je i dërguari i Tij.” Është një
qëndrim i habitshëm nga ana e Ebu Bekrit, pasi vetë Profeti
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Kujtdo që i kam
ofruar të pranojë Islamin, është menduar fillimisht dhe ka
hezituar, përveç Ebu Bekrit. Me t’i folur mbi Islamin, ai as
nuk u mendua dhe as nuk hezitoi, por thirri menjëherë:
”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç All-llahut dhe se ti je i
dërguari i Tij.”
Diçka e tillë nuk ishte papjekuri, as pamaturi dhe as nxitim.
Diçka e tillë buronte nga vetë shpirti dhe natyra e tij, që
ishte gjithmonë në kërkim të së vërtetës. Islami ishte një
realitet që përputhej plotësisht me natyrën dhe moralin e tij.
Ajo që e dallon Ebu Bekrin nga muslimanët e tjerë, është se
nga dita që gjeti të vërtetën, jetoi për të dhe sakrifikoi për të
pasurinë, familjen, veten dhe gjithçka që posedonte.
Kurse sot na duhen dhjetëra vite, derisa të bindemi mbi
vërtetësinë e fesë. Na duhen vite të tëra, derisa të veshim
hixhabin (për gratë). Na duhen dhjetëra vite, derisa të na
mbushet mendja të shkojmë në xhami dhe të falemi. Na
duhen vite të tëra, për të mësuar të lexojmë Kur’an... Nëse e
gjen të vërtetën, jeto për të! Mësoje diçka të tillë nga Ebu
Bekri. Nëse shikon që të vërtetën e ke para syve të qartë,
mos hezito, por bëhu pjesë e saj.
Gjatë javës së parë të Islamit të tij, pranuan Islamin gjashtë
vetë të tjerë. Këta ishin: Sad ibnu Ebi Vekkasi, Zubejr ibnul
Avami, Talha ibnu Ubejdull-llahu, Ebu Ubejde ibnul
Xherrahu, Abdurrahman ibnu Aufi, Uthman ibnu Affani
dhe të gjithë janë përgëzuar me xhennet nga Profeti [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem].
Ebu Bekri solli gjashtë veta të tjerë, që në javën e parë të
Islamit të tij. Kjo, edhe pse njohuritë e tij mbi fenë ishin
shumë të pakta. Secili prej nesh sot, ka më shumë njohuri
mbi fenë se ç’kishte Ebu Bekri në javën e parë të Islamit.
Kurse neve na kalojnë vite pa arritur të tërheqim njeri në
fenë e Zotit. Ajo që e dallonte Ebu Bekrin, ishte dashuria
dhe pasioni që kishte për të vërtetën. Pasi gjeti të vërtetën,
atij nuk i interesonte gjë tjetër në këtë botë, veçse që kjo e
vërtetë të triumfojë.
Si është e mundur që Ebu Bekri solli gjashtë vetë që në javën
e parë të Islamit, edhe pse njohuritë e tij mbi Islamin ishin
shumë të kufizuara?! Ai nuk dinte veçse që ka një Zot të
vetëm, që ka xhennet dhe zjarr, që ka Ditë Kijameti dhe
secili do të japë llogari për veprat e tij në këtë botë. Këto
ishin njohuritë e Ebu Bekrit dhe vetëm me këto, bindi
gjashtë njerëz të pranojnë Islamin. Edhe ne sot i dimë këto,
madje dimë dhe shumë gjëra të tjera të bukura, megjithatë
nuk mundemi të sjellim njerëz të tjerë në xhamitë tona.
Problemi qëndron në atë se ne i dimë këto gjëra, por nuk i
ndiejmë. Kurse Ebu Bekri i ndiente me zemër dhe ua përçoi
edhe të tjerëve.
Të gjitha veprat e mira të këtyre të gjashtëve, do të jenë
edhe në peshoren e Ebu Bekrit Ditën e Kijametit. Madje, të
gjithë ata që e pranuan Islamin nga këta të gjashtë, veprat e
tyre do të jenë Ditën e Kijametit në peshoren e Ebu Bekrit.
Sad ibnu Ebi Vekkasi nënshtroi Shamin dhe të gjithë veprat
e muslimanëve në Sham, i shkojnë edhe Ebu Bekrit.
Pasi pranuan Islamin këta të gjashtë, Ebu Bekri vazhdoi t’u
flasë edhe të tjerëve mbi fenë e re. Kështu, ai u bë shkak që
Islamin ta pranojë edhe Erkam ibnul Erkami, Uthman ibnu
Madh’un dhe shumë të tjerë.
Ebu Bekri nuk mjaftohej vetëm me përhapjen e fesë së re,
por ai filloi të japë kontributin e tij edhe në lirimin e
skllevërve. Të gjithë skllevërit që keqtrajtoheshin nga
padronët e tyre, i blinte Ebu Bekri dhe u falte lirinë. Një
herë, kur pa Umeje ibnu Halefin duke keqtrajtuar Bilal ibnu
Rebahin, i tha: ”Përse nuk e mëshiron këtë të varfër?!”
Umeje ia ktheu: ”Mëshiroje ti!” Ebu Bekri ia ktheu: ”Sa
dëshiron si çmim për të?” Umeje i tha: ”Ta shes për pesë
okë flori.” Kjo, edhe pse një skllav si Bilali kushtonte vetëm
gjysmë ose një okë flori. Ebu Bekri i tha: ”E pranoj.” Umeje
filloi të qeshë dhe i tha: ”O Ebu Bekr, po të më kishe
kërkuar vetëm një çerek oke, do ta kisha shitur.” Kurse Ebu
Bekri iu përgjigj: ”Për Zotin, po të më kishe kërkuar
njëqind okë flori, do të kisha pranuar ta blija.”
Duke parë këtë që po bënte Ebu Bekri, babai i tij vajti dhe i
tha: ”O Ebu Bekr, pash Zotin, mos e bëj këtë! Përse nuk u
fal lirinë skllevërve të fuqishëm që t’i kesh ndihmë më pas,
por atyre të dobët?!” Ebu Bekri ia ktheu: ”O baba, për
Zotin, nuk ua fal lirinë që të më ndihmojnë më vonë, por për
hatër të Zotit.”
Kur ai i dha lirinë Bilalit, Kurejshët përhapën fjalë se e bëri
këtë, pasi Bilali i kishte bërë një të mirë më parë dhe me këtë
deshi t’ia shpërblejë. Atëherë Zoti shpall ajetet:
“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën
kur ajo shkrepëtin! Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë. E, sa i përket atij që jep
dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta
përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën
koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), dhe që
përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të
vështirën. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të
zhduket. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë. Dhe vetëm
Jona është bota tjetër si dhe kjo. Unë u kam tërhequr vërejtjen
për zjarrin të ndezur fort. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që
është më i prishuri. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps. Ndërsa
ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. Ai që e jep
pasurinë e vet e pastrohet, e jo për ta shpërblyer ndokë që i ka
bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të
vet, më të lartit. Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!’’ (El-
Lejl: 1-21)
A ka nder më të madh për një njeri, sesa punët e tij të mira
t’i përmendë Zoti në Kur’an dhe ta mbrojë vetë Ai?!
Nga dyzet mijë derhemë që posedonte ditën që pranoi
Islamin, atij i mbetën vetëm pesë mijë të tilla ditën që
emigroi për në Medine. Ajetet e lartpërmendura, lavdërojnë
dhe vlerësojnë veprat e Ebu Bekrit, të cilat ishin në katër-
pesë vitet e parë të Islamit të tij. Ai e pranoi të vërtetën, e
ndjeu me shpirt dhe sakrifikoi gjithçka për të. Ai vuri
gjithçka posedonte në shërbim të kësaj të vërtete, edhe pse i
dobët fizikisht.
Pasi Ali ibnu Ebi Talibi u bë Halifeja i muslimanëve, dikush
e pyeti në një kuvend: ”A nuk je ti më trimi mes
muslimanëve, o Prijësi i besimtarëve?!” Aliu ia ktheu: ”Jo,
më trimi ka qenë Ebu Bekri. Për Zotin, kam parë që
Kurejshët e kishin rrethuar Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] dhe dikush e tërhiqte nga rrobat, në një kohë që
dikush tjetër e shtynte. Të gjithë ne e vështronim nga larg,
pa mundur të ndërhyjmë. Me të ardhur Ebu Bekri, i shtyu
Kurejshët, hyri mes tyre, duke dashur të mbrojë Profetin
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe u thoshte: ”A dëshironi
të vrisni një njeri vetëm se thotë: ”Zoti im është All-llahu?!”
Atëherë Kurejshët e lanë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem] dhe filluan të merren me Ebu Bekrin. Ukbe ibnu Meit e
shtyu fort dhe Ebu Bekri u rrëzua mbi shpinë. Ukbe hoqi
nallanat e tij dhe filloi ta godasë Ebu Bekrin në fytyrë. Ai
vazhdoi ta godasë në fytyrë, derisa ajo iu ënjt, saqë nuk i
dallohej hunda nga sytë dhe goja. Gjaku filloi t’i rrjedhë,
madje humbi edhe ndjenjat. Të afërmit e tij, e morën dhe e
dërguan në shtëpi, duke qenë të sigurtë se nuk do të jetojë
gjatë. Më pas, u kthyen tek Ukbe ibnu Meit dhe i thanë:
”Për Zotin, do të hakmerremi nëse vdes.” Kur u kthyen në
shtëpi, i thanë nënës së Ebu Bekrit: ”Nëse jeton, ushqeje dhe
jepi të pijë, edhe pse dyshojmë nëse do të jetojë.” Me të
ardhur në vete, Ebu Bekri pyeti: ”Çfarë i ndodhi të
Dërguarit të Zotit?” Nëna e tij – akoma nuk e kishte
pranuar Islamin – ia ktheu e nervozuar: ”A akoma e kujton
atë?!” Ebu Bekri iu përgjigj: ”Për Zotin, nuk do të fus gjë
në gojë, derisa të sigurohem se ai është mirë. Shko tek
Fatimeja, Ummu Xhemil (motra e Umer ibnul Hattabit), dhe
pyete mbi të Dërguarin e Zotit!” Shkoi nëna e tij tek
Fatimeja dhe e pyeti mbi Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem]. Fatimeja ishte muslimane, por diçka të tillë e mbante
të fshehtë. Duke pasur frikë se mos e zbulojnë të pranishmit,
i tha: ”Për Zotin, nuk di gjë as çfarë i ndodh djalit tënd dhe
as çfarë i ndodh Muhammedit. Por nëse më lejon, po vij të
shoh si është djali yt.” Kështu shkoi pas nënës së Ebu Bekrit
në shtëpinë e tyre. Me të hyrë në shtëpi, Ebu Bekri e pa dhe i
tha: ”Çfarë i ka ndodhur të Dërguarit të Zotit?” Ajo iu
përgjigj: ”Nuk di gjë!” - dhe i bëri me shenjë se nëna e tij
ishte pranë. Ebu Bekri e qetësoi duke i thënë: ”Mos u mërzit
se është nëna ime dhe nuk tregon.” Fatimeja i tha: ”Mos u
mërzit se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është mirë.”
Ebu Bekri i tha: ”Për Zotin, nuk fus gjë në gojë, derisa të
sigurohem që është mirë.” Ngaqë nuk kishte mundësi të
qëndrojë në këmbë nga dhimbjet dhe plagët, mbahej në
supet e nënës dhe të Fatimes. Kur arritën tek shtëpia e
Erkam ibnul Erkamit, hynë brenda dhe u takua me Profetin
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Me ta parë, Profetit [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem] i erdhi keq dhe e përqafoi fort. Ebu
Bekri mendoi se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është
i mërzitur nga ajo që kishte ndodhur dhe i tha: ”Për Zotin, o
i Dërguari i Zotit, nuk kam gjë, përveç fytyrës.” Më pas i tha
Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i
Zotit, lute Zotin që ta udhëzojë nënën time!” Profeti [sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem] ngriti duart dhe tha: ”O Zot,
udhëzoje nënën e Ebu Bekrit!” Në atë çast, nëna e tij që
qëndronte në këmbë, thërret: ”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër
veç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij.”

More Related Content

What's hot

Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e ZotitDr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e ZotitShkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitDr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitShkumbim Jakupi
 
Mua Me Do Allahu
Mua Me Do  AllahuMua Me Do  Allahu
Mua Me Do AllahuLazi Salihi
 
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenjForca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenjElldini-Upfiek
 
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Shkumbim Jakupi
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Adriatik Rexha
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijSq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijFatos
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhameditperson2
 
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02Ramadan Lohaj
 

What's hot (13)

Agjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetarAgjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetar
 
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e ZotitDr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
 
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimitDr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
Dr. Musli Vërbani - 10. Fikhu i agjërimit
 
Mua Me Do Allahu
Mua Me Do  AllahuMua Me Do  Allahu
Mua Me Do Allahu
 
Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit
Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanitDobit e ibadetit ne jeten e muslimanit
Dobit e ibadetit ne jeten e muslimanit
 
Buhariu 1
Buhariu 1Buhariu 1
Buhariu 1
 
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenjForca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
 
Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.
 
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijSq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
 
70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit70 Porosi Te Muhamedit
70 Porosi Te Muhamedit
 
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
Alejohetqmyslimanttafestojnvitineri 091215060346-phpapp02
 

Similar to Ebu Bekri R.A.

Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveLibra Islame
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitLexo dhe Mëso
 
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitNjohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitLexo dhe Mëso
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinLexo dhe Mëso
 
Dr. musli vërbani 7.tregime nga jeta e muhamedit a.s
Dr. musli vërbani   7.tregime nga jeta e muhamedit a.sDr. musli vërbani   7.tregime nga jeta e muhamedit a.s
Dr. musli vërbani 7.tregime nga jeta e muhamedit a.sLibra Islame
 
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburLexo dhe Mëso
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditmatildad93
 

Similar to Ebu Bekri R.A. (10)

Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
 
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitNjohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Bazat e Sunetit
Bazat e SunetitBazat e Sunetit
Bazat e Sunetit
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
 
Dr. musli vërbani 7.tregime nga jeta e muhamedit a.s
Dr. musli vërbani   7.tregime nga jeta e muhamedit a.sDr. musli vërbani   7.tregime nga jeta e muhamedit a.s
Dr. musli vërbani 7.tregime nga jeta e muhamedit a.s
 
Disa bindje-te-shitteve
Disa bindje-te-shitteveDisa bindje-te-shitteve
Disa bindje-te-shitteve
 
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhidit
 

More from Elldini-Upfiek

More from Elldini-Upfiek (20)

Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5
 
Airoplanet
AiroplanetAiroplanet
Airoplanet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
çUdi!!!
çUdi!!!çUdi!!!
çUdi!!!
 
Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
Receta Gatimi
Receta GatimiReceta Gatimi
Receta Gatimi
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Durimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj SprovaveDurimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj Sprovave
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
 
Paradox
ParadoxParadox
Paradox
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Kuriozitete Sportive
Kuriozitete SportiveKuriozitete Sportive
Kuriozitete Sportive
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 

Ebu Bekri R.A.

  • 1. HYRJE Çdo profet që ka dërguar Zoti i Madhërishëm tek njerëzit, e pajiste me mrekulli me të cilat u tregonte atyre që ky njeri është i dërguari i Zotit. Kështu, Isai [alejhis-selam] kishte si mrekulli ngjalljen e të vdekurve, shërimin e të sëmurëve dhe u kthente shikimin të verbërve… Musait [alejhis-selam] i kishte dhënë mrekulli shkopin, i cili kthehej në gjarpër, me të cilin çante detin etj… Çdo të dërguari Zoti i Madhërishëm i kishte dhënë mrekulli me të cilat vërtetonte para njerëzve se ky ishte i dërguar prej Tij. Që kur ishim të vegjël, ne dëgjonim se mrekullia e profetit Muhammed [sal-lall-llahu aleji ve sel-lem] është Kur’ani Famëlartë. Që të jemi të sinqertë, ne e dëgjonim se Kur’ani ishte mrekulli në vetvete, por sesi nuk e kuptonim. Disa thoshin se mrekullia e Kur’anit qëndron në elokuencën dhe stilin e të shkruarit të tij. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë diçka të tillë, pasi ata që merren me gjuhësi janë të pakët. Shumica e njerëzve nuk e ndiejnë këtë mrekulli. Me qëllim që ta sqarojmë se ku qëndron mrekullia e Kur’anit, mund të themi se ky libër i kthen ata që e besojnë dhe veprojnë sipas porosive të tij, në njerëzit më madhështorë dhe më të suksesshëm mbi tokë. Njerëzit më të pavlerë dhe që nuk i përmend askush, me të besuar dhe vepruar sipas porosive të këtij Libri, kthehen në udhëheqës dhe përcaktues të rrjedhës së historisë botërore. Profeti i fundit [sal-lall-llahu aleji ve sel-lem] duhej të pajisej me një mrekulli, e cila do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit. Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga
  • 2. një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes. Po kështu, një beduin tjetër, i zymtë, i ashpër, i dhunshëm dhe që kishte groposur të gjallë vajzën e tij, ishte edhe Umer ibnul Hattabi. Nga një njeri i tillë, ai kthehet në një nga udhëheqësit më të suksesshëm që njeh historia. Ky njeri kaq i thjeshtë dhe që të gjithë e kishin frikë kur takoheshin me të, kthehet në një udhëheqës të suksesshëm, që kishte nën kontrollin e tij të gjithë Gadishullin Arabik, Egjiptin, Shamin dhe Irakun. Ky libër (Kur’ani), një tregtar të thjeshtë, që nuk i interesonte gjë tjetër veç tregtisë, e ktheu në një nga personalitetet më të shquar në histori. Ai është simboli i sakrificës, zemërgjerësisë dhe burrërisë. Ky personalitet është Ebu Bekri, njëri nga shokët më të ngushtë të profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kështu, mrekullia e Kur’anit Famëlartë qëndron në atë që, duke zbatuar porositë dhe këshillat e tij, të kthen nga njerëzit më të suksesshëm dhe më me famë. EBU BEKRI [radijall-llahu anhu] Të flasësh mbi jetën e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] dhe mbi madhështinë e tij, është gjë e vështirë. Ebu Bekri
  • 3. [radijall-llahu anhu] është enciklopedi më vete për moralin, besimin, adhurimin, sakrificën… Ebu Bekri është nga ata personalitete që nuk ka nevojë ta zbukurosh jetëshkrimin e tij. Biografia e tij është aq tërheqëse dhe e bukur, saqë nuk ka nevojë për gjëra të tilla. Në faqet që do të flasim mbi Ebu Bekrin, do të përpiqemi të zbulojmë anën e tij të brendshme. Emri i tij Emri i Ebu Bekrit është Abdull-llah ibn Ebu Kuhafe. Profeti [sal-lall-llahu aleji ve sel-lem] i kishte vënë nofkën “El’atik”, që do të thotë i shpëtuari nga zjarri i xhehenemit që në këtë botë. Një herë, teksa Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qëndronte me shokët e tij, shikon Ebu Bekrin nga larg dhe u thotë të pranishmëve: ”Kush dëshiron të shohë dikë që Zoti e ka shpëtuar nga zjarri i xhehenemit, le të shohë Ebu Bekrin!” Në një transmetim tjetër, thuhet se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu drejtua Ebu Bekrit me fjalët: ”O Ebu Bekr, ti je i shpëtuari i Zotit nga zjarri!” Disa dijetarë mendojnë se nofkën “El’atik” Ebu Bekri e kishte marrë që para Islamit. Disa prejt tyre mendojnë se e kishte marrë këtë nofkë, për shkak të hijeshisë që e karakterizonte. E veçantë për t’u përmendur këtu është se shumë nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanë qenë të bukur dhe të pashëm. Sot është krijuar një ide e gabuar tek shumë njerëz, saqë kur u flet mbi të rinjtë muslimanë dhe fetarë, menjëherë u shkojnë në mendje fytyra të zymta dhe të ashpra. Disa të tjerë pohojnë se ishte quajtur kështu për shkak të moraleve të larta. Një nofkë tjetër me të cilën njihet, është edhe ‘’Es-siddik’’ (I besueshmi). Emri i babait të Ebu Bekrit është Uthman. Por ai njihet me emrin Ebu Kuhafe. Nëna e tij quhej Selma bintu Sakhr, kurse ndryshe njihej me emrin “Ummul Hajr” (Nëna e të mirave). Nëna e Ebu Bekrit e pranoi Islamin që në ditët e para të tij, në shtëpinë e Erkam ibnul Erkamit.
  • 4. Kurse babai i tij, e pranoi Islamin shumë vonë. Ai e pranoi atë vetëm pak para se të vdesë, kur kishte humbur edhe shikimin. Edhe pse ishte babai i Ebu Bekrit, njeriut më të dashur dhe që qëndronte më pranë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai kishte refuzuar të përqafojë Islamin. Babai i Ebu Bekrit vdiq gjashtë muaj pas vdekjes së Ebu Bekrit, në moshën nëntëdhjetë e shtatë vjeçare. Ebu Bekri rrjedh nga fisi Benu Tejjim, që janë bark i fisit Kurejsh. Ebu Bekri takohet me profetin Muhammed [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem] në gjyshin e gjashtë, Murre ibn Kabin. Fisi i Ebu Bekrit dhe vetë ai ishin përgjegjës për shpagimin e gjaqeve të atyre që vriteshin padrejtësisht. Ebu Bekri lindi dy vite pas ndodhisë së elefantit të Ebrehas. Kështu, ai është dy vite më i vogël sesa Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kur pranoi Islamin dhe filloi të interesohej për të, Ebu Bekri ishte 38 vjeç. Kurse kur emigroi nga Meka për në Medine së bashku me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai ishte 51 vjeç. Kur u bë Halifeja i muslimanëve, Ebu Bekri ishte 61 vjeç dhe e mbajti këtë post për dy vite dhe disa muaj. Mosha në të cilën Ebu Bekri ndërroi jetë, është e njëjta moshë në të cilën ndërroi jetë vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ajo gjashtëdhjetë e tre vjeçare. Madje, Ebu Bekri vdiq në të njëjtën ditë në të cilën vdiq Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ditën e hënë. Përderisa kishte jetuar dhe ndjekur rrugën e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Zoti e bëri që edhe vdekja t’i vijë si ajo e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Martesat dhe fëmijët e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] Ebu Bekri ishte i martuar me dy gra, para se të bëhej musliman. Po ashtu, ai ka dy gra, pasi pranon Islamin. Njëra nga gratë e periudhës së injorancës, quhej Kutejle bintu Abdul Uzza. Ne nuk disponojmë informacion të plotë
  • 5. rreth kësaj gruaja, nëse ka vdekur si muslimane apo jo dhe nëse Ebu Bekri e ka divorcuar apo jo. E rëndësishme është se Ebu Bekrit i lindi me këtë grua Abdull-llah ibn Ebu Bekri, i cili pranon Islamin që në ditët e para dhe lufton përkrah Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe babait të tij. Abdull-llahu vdiq gjatë sundimit të Ebu Bekrit dhe ishte vetë babai i tij ai që i fali xhenazen. Fëmija i dytë i Ebu Bekrit me Kutejlen është Esmaja. Gruaja e dytë e Ebu Bekrit, është Ummu Ruman. Ajo pranoi Islamin në ditët e para dhe i lindi Ebu Bekrit dy fëmijë: Abdurrahmanin dhe Aishen. Abdurrahmani e pranoi Islamin shumë vonë dhe luftoi kundër muslimanëve dhe vetë babait të tij në Bedr dhe në Uhud. Ai e pranoi Islamin në marrëveshjen e Hudejbijes dhe mori pjesë në shumë beteja përkrah Halid ibnul Velidit. Gruaja e tij e tretë, me të cilën u martua pasi pranoi Islamin, është Esma bintu Umejs. Me këtë grua, Ebu Bekrit i lindi një djalë, të cilin e quajti Muhammed. Esma bintu Umejs më parë kishte qenë gruaja e Xhafer ibnu Ebi Talibit, por pas vdekjes së tij, martohet me Ebu Bekrin. E habitshme është se para se të vdesë, Ebu Bekri i kërkoi asaj që ta lajë pasi të vdesë. Kështu, ajo ishte gruaja e parë që lante burrin e saj. Gruaja e katërt e Ebu Bekrit është Habibe bintu Zejd el Hazrexhije, nga fisi Hazrexh. Kur vdiq Ebu Bekri, ajo ishte shtatzanë dhe më pas lindi një vajzë, të cilën e quajti Ummu Kulthum. Kështu, shohim që Ebu Bekrit i lindën tre djem dhe tre vajza. Pamja dhe tiparet e tij Ebu Bekri ishte shumë i dobët fizikisht. Këmbët i kishte të holla dhe pa mish. Sytë i kishte si dy zgavra të thella. Kishte shumë pak mish në fytyrë. Nuk ishte as i gjatë dhe as i shkurtër. Dukej pak si i përkulur. Lëkurën e kishte të bardhë dhe mjekrën e lyente me këna. Ballin e kishte të gjerë dhe binte në sy. Hundën e kishte të ngritur dhe në fund
  • 6. si të rrumbullakët, hundë e natyrës arabe. Ajo që e dallonte më shumë, ishte dobësia fizike. Veçoritë e Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu], para Islamit Njëra nga veçoritë e tij më dalluese, është se kurrë nuk ka adhuruar dhe nuk u është përulur (sexhde) idhujve. Babai i tij, Ebu Kuhafe, e mori një ditë dhe duke i treguar idhujt i tha: ”Këta janë zotat e tu. Madhëroji dhe bjeru në sexhde!” Më pas, babai e la vetëm me zotat dhe u largua. Ebu Bekri filloi t’i shohë me habi dhe u thoshte: ”Më ushqeni! Më jepni të pi! Më vishni!’’, por asnjëri nga idhujt nuk përgjigjej. Atëherë, ai mori një gur dhe goditi njërin nga idhujt. Nga goditja, idhulli u rrëzua dhe u thye. Që nga ajo ditë, Ebu Bekri nuk besonte në idhuj dhe nuk i adhuronte ata. Një herë tjetër, disa shokë i thanë: ”O Ebu Bekr, a nuk i përulesh Latit dhe Uzasë (idhuj)?” Ebu Bekri i pyeti: ”Po kush janë Lati dhe Uzaja?!” Ata i thanë: ”Janë vajzat e Zotit!” Ebu Bekri i pyeti përsëri: ”Po kë kanë nënë?!” Shokët heshtën dhe nuk folën. Një karakteristikë tjetër e veçantë, është se ai kurrë nuk ka pirë pije alkoolike. Ai ishte tridhjetë e tetë vjeç kur pranoi Islamin dhe deri atëherë nuk kishte konsumuar kurrë alkool. Kur dikush e pyeti përse nuk pinte alkool, ai i tha: ”Dua të ruaj dinjitetin dhe nderin tim të pastër.” Tregohet se shkak për këtë ishte se kur ishte i ri, shikon një të dehur që merrte pisllëqe dhe i fuste në gojë. Që atë ditë betohet se kurrë nuk do e ulë veten duke pirë alkool. Një cilësi tjetër e tij, para se të pranojë Islamin, është se ishte shumë i dashur me të gjithë njerëzit. Ai ishte shumë i respektuar dhe shumë serioz. Para se të pranojë Islamin, ai njihej si njohësi më i mirë i gjenealogjisë mes Kurejshëve. Me njohuritë e tij në këtë fushë, do e ndihmojë shumë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më vonë. Duke vajtur tek fiset arabe për t’u kërkuar ndihmë dhe përkrahje, Ebu Bekri i tregonte mbi cilësitë dhe veçoritë e çdo fisi.
  • 7. Një herë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe Ebu Bekri do shkonin tek një fis arab. Para se të arrijnë tek ky fis, Ebu Bekri i thotë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se në këtë fis është një poet i madh, të cilin e quajnë Kab. Me këtë, sikur i kërkonte që ta trajtojë më mirë këtë person, për peshën që kishte. Kur u takuan me parinë e fisit, Ebu Bekri filloi ta prezantojë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me të gjithë. Kur erdhi radha e Kabit, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], me të dëgjuar emrin e tij, e pyeti si me admirim: ”Poeti?!” Tregon vetë Kabi: ”E desha nga çasti që tha “Poeti?!” Një cilësi tjetër e Ebu Bekrit para Islamit, është se, duke qenë tregtar, ai lëvizte në të gjithë Gadishullin Arabik dhe i njihte mirë njerëzit. Nga tregtia, ai ishte bërë një nga më të pasurit në Meke. Ditën që pranoi Islamin, ai kishte një pasuri që llogaritej në dyzet mijë derhemë. Kurse ditën që emigroi nga Meka për në Medine, pasuria e tij kishte mbetur vetëm pesë mijë derhemë. Më e veçanta është se ditën që u bë Halifeja i muslimanëve, pasuria e tij ishte zero. Ndërsa ditën që vdiq, la pas vetëm gjashtë derhemë. Cilësia e fundit para Islamit, është se Ebu Bekri ishte një nga shokët më të ngushtë të profetit Muhammed [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]. Që para Islamit, mes tyre ekzistonte një dashuri dhe miqësi e ngushtë. Madje, thuhet se Ebu Bekri e shoqëroi Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në udhëtimin e tij me Ebu Talibin në Sham. Disa hadithe të profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi Ebu Bekrin Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Njeriu me besim më të sinqertë është Ebu Bekri.” Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Njeriu me besim më të qëndrueshëm, është Ebu Bekri.” “Sikur të vendosej besimi i Ebu Bekrit në një anë të peshores dhe besimi i gjithë umetit në anën tjetër, besimi i Ebu Bekrit do të rëndonte më shumë.”
  • 8. “Ebu Bekri nuk dallohet prej jush me namaz dhe agjërim të shumtë, por me diçka në zemrën e tij.” Çfarë mund të jetë ajo gjë me të cilën dallohet Ebu Bekri dhe përse nuk e tregoi Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem]? Vallë, cili është çelësi i personalitetit të Ebu Bekrit? Secili prej nesh, ka një çelës të personalitetit. Nëse arrin ta marrësh këtë çelës, do të arrish ta analizosh personalitetin e kujtdo prej nesh. Çelësi i personalitetit është njëlloj si çelësi i shtëpisë. Shtëpia është e mbrojtur me sistemet e alarmit më të mira, por në atë çast që ti siguron çelësin e saj, arrin të shohësh dhe të kontrollosh gjithçka brenda saj. Secili prej nesh ka sjelljet dhe veprat e tij, të cilat mund t’i dimë dhe mund të mos i dimë. Nëse arrin të sigurosh çelësin e personalitetit, arrin ta njohësh tjetrin nga brenda. Atëherë le ta përsërisim përsëri pyetjen tonë: Cili është çelësi që na mundëson të njohim personalitetin e Ebu Bekrit? Cili është ai çelës me të cilin do të kuptonim mënyrën e sjelljes dhe të sakrificave të shumta të Ebu Bekrit? Po të shohim Umer ibnul Hattabin, do të gjenim se çelësi i personalitetit të tij ishte fuqia. Që në ditët e para të Islamit të tij, shfaqet qartë forca e tij. Ai nuk e pranonte përuljen dhe nënshtrimin. Të gjitha cilësitë dhe veçoritë e tjera, rridhnin nga kjo cilësi. Kurse cilësia kryesore dhe çelësi për zbulimin e personalitetit të Ebu Bekrit, ishte dashuria e pamasë që kishte për të drejtën. Nëse e gjente të drejtën, ai pranonte të sakrifikojë jetën dhe gjithçka për të. Që ditën kur gjeti të vërtetën në mesazhin e profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai sakrifikoi gjithçka për triumfin e saj. Ditën që vdiq Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të gjithë njerëzit u tronditën dhe u lëkundën, përveç Ebu Bekrit. Ai kishte vizion të qartë për të ardhmen, pasi besonte në të drejtën dhe të vërtetën. Ai e dashuronte të vërtetën dhe ishte i dhënë plotësisht pas saj. Ai pranonte të japë jetën, në këmbim të triumfit të së vërtetës. Ishte e vërteta ajo që komandonte dhe kontrollonte sjelljet e Ebu Bekrit. Nëse
  • 9. profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është simboli i së vërtetës, Ebu Bekri është ai që e vazhdoi rrugën e tij. Me vdekjen e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ishte Ebu Bekri ai që e konsolidoi Islamin mes fiseve rebele arabe. Islami i Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] Të gjithë dijetarët muslimanë pohojnë se njeriu i parë që pranoi Islamin ishte gruaja e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Hadixheja. Fëmija i parë që pranoi Islamin ishte Ali ibnu Ebi Talibi. Skllavi i parë që pranoi Islamin ishte Bilali. Kurse burri i parë që pranoi Islamin dhe adhuroi Zotin, ishte Ebu Bekri. Personi i parë që vizitoi Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem], pasi iu shpallën fjalët e para nga Kur’ani, ishte Ebu Bekri. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i foli mbi fenë me të cilën ishte obliguar të përçojë. Me t’i bërë ftesë për të pranuar këtë fe, Ebu Bekri tha: ”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç All-llahut dhe se ti je i dërguari i Tij.” Është një qëndrim i habitshëm nga ana e Ebu Bekrit, pasi vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Kujtdo që i kam ofruar të pranojë Islamin, është menduar fillimisht dhe ka hezituar, përveç Ebu Bekrit. Me t’i folur mbi Islamin, ai as nuk u mendua dhe as nuk hezitoi, por thirri menjëherë: ”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç All-llahut dhe se ti je i dërguari i Tij.” Diçka e tillë nuk ishte papjekuri, as pamaturi dhe as nxitim. Diçka e tillë buronte nga vetë shpirti dhe natyra e tij, që ishte gjithmonë në kërkim të së vërtetës. Islami ishte një realitet që përputhej plotësisht me natyrën dhe moralin e tij. Ajo që e dallon Ebu Bekrin nga muslimanët e tjerë, është se nga dita që gjeti të vërtetën, jetoi për të dhe sakrifikoi për të pasurinë, familjen, veten dhe gjithçka që posedonte. Kurse sot na duhen dhjetëra vite, derisa të bindemi mbi vërtetësinë e fesë. Na duhen vite të tëra, derisa të veshim hixhabin (për gratë). Na duhen dhjetëra vite, derisa të na mbushet mendja të shkojmë në xhami dhe të falemi. Na
  • 10. duhen vite të tëra, për të mësuar të lexojmë Kur’an... Nëse e gjen të vërtetën, jeto për të! Mësoje diçka të tillë nga Ebu Bekri. Nëse shikon që të vërtetën e ke para syve të qartë, mos hezito, por bëhu pjesë e saj. Gjatë javës së parë të Islamit të tij, pranuan Islamin gjashtë vetë të tjerë. Këta ishin: Sad ibnu Ebi Vekkasi, Zubejr ibnul Avami, Talha ibnu Ubejdull-llahu, Ebu Ubejde ibnul Xherrahu, Abdurrahman ibnu Aufi, Uthman ibnu Affani dhe të gjithë janë përgëzuar me xhennet nga Profeti [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]. Ebu Bekri solli gjashtë veta të tjerë, që në javën e parë të Islamit të tij. Kjo, edhe pse njohuritë e tij mbi fenë ishin shumë të pakta. Secili prej nesh sot, ka më shumë njohuri mbi fenë se ç’kishte Ebu Bekri në javën e parë të Islamit. Kurse neve na kalojnë vite pa arritur të tërheqim njeri në fenë e Zotit. Ajo që e dallonte Ebu Bekrin, ishte dashuria dhe pasioni që kishte për të vërtetën. Pasi gjeti të vërtetën, atij nuk i interesonte gjë tjetër në këtë botë, veçse që kjo e vërtetë të triumfojë. Si është e mundur që Ebu Bekri solli gjashtë vetë që në javën e parë të Islamit, edhe pse njohuritë e tij mbi Islamin ishin shumë të kufizuara?! Ai nuk dinte veçse që ka një Zot të vetëm, që ka xhennet dhe zjarr, që ka Ditë Kijameti dhe secili do të japë llogari për veprat e tij në këtë botë. Këto ishin njohuritë e Ebu Bekrit dhe vetëm me këto, bindi gjashtë njerëz të pranojnë Islamin. Edhe ne sot i dimë këto, madje dimë dhe shumë gjëra të tjera të bukura, megjithatë nuk mundemi të sjellim njerëz të tjerë në xhamitë tona. Problemi qëndron në atë se ne i dimë këto gjëra, por nuk i ndiejmë. Kurse Ebu Bekri i ndiente me zemër dhe ua përçoi edhe të tjerëve. Të gjitha veprat e mira të këtyre të gjashtëve, do të jenë edhe në peshoren e Ebu Bekrit Ditën e Kijametit. Madje, të gjithë ata që e pranuan Islamin nga këta të gjashtë, veprat e tyre do të jenë Ditën e Kijametit në peshoren e Ebu Bekrit. Sad ibnu Ebi Vekkasi nënshtroi Shamin dhe të gjithë veprat e muslimanëve në Sham, i shkojnë edhe Ebu Bekrit.
  • 11. Pasi pranuan Islamin këta të gjashtë, Ebu Bekri vazhdoi t’u flasë edhe të tjerëve mbi fenë e re. Kështu, ai u bë shkak që Islamin ta pranojë edhe Erkam ibnul Erkami, Uthman ibnu Madh’un dhe shumë të tjerë. Ebu Bekri nuk mjaftohej vetëm me përhapjen e fesë së re, por ai filloi të japë kontributin e tij edhe në lirimin e skllevërve. Të gjithë skllevërit që keqtrajtoheshin nga padronët e tyre, i blinte Ebu Bekri dhe u falte lirinë. Një herë, kur pa Umeje ibnu Halefin duke keqtrajtuar Bilal ibnu Rebahin, i tha: ”Përse nuk e mëshiron këtë të varfër?!” Umeje ia ktheu: ”Mëshiroje ti!” Ebu Bekri ia ktheu: ”Sa dëshiron si çmim për të?” Umeje i tha: ”Ta shes për pesë okë flori.” Kjo, edhe pse një skllav si Bilali kushtonte vetëm gjysmë ose një okë flori. Ebu Bekri i tha: ”E pranoj.” Umeje filloi të qeshë dhe i tha: ”O Ebu Bekr, po të më kishe kërkuar vetëm një çerek oke, do ta kisha shitur.” Kurse Ebu Bekri iu përgjigj: ”Për Zotin, po të më kishe kërkuar njëqind okë flori, do të kisha pranuar ta blija.” Duke parë këtë që po bënte Ebu Bekri, babai i tij vajti dhe i tha: ”O Ebu Bekr, pash Zotin, mos e bëj këtë! Përse nuk u fal lirinë skllevërve të fuqishëm që t’i kesh ndihmë më pas, por atyre të dobët?!” Ebu Bekri ia ktheu: ”O baba, për Zotin, nuk ua fal lirinë që të më ndihmojnë më vonë, por për hatër të Zotit.” Kur ai i dha lirinë Bilalit, Kurejshët përhapën fjalë se e bëri këtë, pasi Bilali i kishte bërë një të mirë më parë dhe me këtë deshi t’ia shpërblejë. Atëherë Zoti shpall ajetet: “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkrepëtin! Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo. Unë u kam tërhequr vërejtjen
  • 12. për zjarrin të ndezur fort. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, e jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit. Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!’’ (El- Lejl: 1-21) A ka nder më të madh për një njeri, sesa punët e tij të mira t’i përmendë Zoti në Kur’an dhe ta mbrojë vetë Ai?! Nga dyzet mijë derhemë që posedonte ditën që pranoi Islamin, atij i mbetën vetëm pesë mijë të tilla ditën që emigroi për në Medine. Ajetet e lartpërmendura, lavdërojnë dhe vlerësojnë veprat e Ebu Bekrit, të cilat ishin në katër- pesë vitet e parë të Islamit të tij. Ai e pranoi të vërtetën, e ndjeu me shpirt dhe sakrifikoi gjithçka për të. Ai vuri gjithçka posedonte në shërbim të kësaj të vërtete, edhe pse i dobët fizikisht. Pasi Ali ibnu Ebi Talibi u bë Halifeja i muslimanëve, dikush e pyeti në një kuvend: ”A nuk je ti më trimi mes muslimanëve, o Prijësi i besimtarëve?!” Aliu ia ktheu: ”Jo, më trimi ka qenë Ebu Bekri. Për Zotin, kam parë që Kurejshët e kishin rrethuar Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe dikush e tërhiqte nga rrobat, në një kohë që dikush tjetër e shtynte. Të gjithë ne e vështronim nga larg, pa mundur të ndërhyjmë. Me të ardhur Ebu Bekri, i shtyu Kurejshët, hyri mes tyre, duke dashur të mbrojë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe u thoshte: ”A dëshironi të vrisni një njeri vetëm se thotë: ”Zoti im është All-llahu?!” Atëherë Kurejshët e lanë Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] dhe filluan të merren me Ebu Bekrin. Ukbe ibnu Meit e shtyu fort dhe Ebu Bekri u rrëzua mbi shpinë. Ukbe hoqi nallanat e tij dhe filloi ta godasë Ebu Bekrin në fytyrë. Ai vazhdoi ta godasë në fytyrë, derisa ajo iu ënjt, saqë nuk i dallohej hunda nga sytë dhe goja. Gjaku filloi t’i rrjedhë, madje humbi edhe ndjenjat. Të afërmit e tij, e morën dhe e dërguan në shtëpi, duke qenë të sigurtë se nuk do të jetojë gjatë. Më pas, u kthyen tek Ukbe ibnu Meit dhe i thanë:
  • 13. ”Për Zotin, do të hakmerremi nëse vdes.” Kur u kthyen në shtëpi, i thanë nënës së Ebu Bekrit: ”Nëse jeton, ushqeje dhe jepi të pijë, edhe pse dyshojmë nëse do të jetojë.” Me të ardhur në vete, Ebu Bekri pyeti: ”Çfarë i ndodhi të Dërguarit të Zotit?” Nëna e tij – akoma nuk e kishte pranuar Islamin – ia ktheu e nervozuar: ”A akoma e kujton atë?!” Ebu Bekri iu përgjigj: ”Për Zotin, nuk do të fus gjë në gojë, derisa të sigurohem se ai është mirë. Shko tek Fatimeja, Ummu Xhemil (motra e Umer ibnul Hattabit), dhe pyete mbi të Dërguarin e Zotit!” Shkoi nëna e tij tek Fatimeja dhe e pyeti mbi Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem]. Fatimeja ishte muslimane, por diçka të tillë e mbante të fshehtë. Duke pasur frikë se mos e zbulojnë të pranishmit, i tha: ”Për Zotin, nuk di gjë as çfarë i ndodh djalit tënd dhe as çfarë i ndodh Muhammedit. Por nëse më lejon, po vij të shoh si është djali yt.” Kështu shkoi pas nënës së Ebu Bekrit në shtëpinë e tyre. Me të hyrë në shtëpi, Ebu Bekri e pa dhe i tha: ”Çfarë i ka ndodhur të Dërguarit të Zotit?” Ajo iu përgjigj: ”Nuk di gjë!” - dhe i bëri me shenjë se nëna e tij ishte pranë. Ebu Bekri e qetësoi duke i thënë: ”Mos u mërzit se është nëna ime dhe nuk tregon.” Fatimeja i tha: ”Mos u mërzit se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është mirë.” Ebu Bekri i tha: ”Për Zotin, nuk fus gjë në gojë, derisa të sigurohem që është mirë.” Ngaqë nuk kishte mundësi të qëndrojë në këmbë nga dhimbjet dhe plagët, mbahej në supet e nënës dhe të Fatimes. Kur arritën tek shtëpia e Erkam ibnul Erkamit, hynë brenda dhe u takua me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Me ta parë, Profetit [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] i erdhi keq dhe e përqafoi fort. Ebu Bekri mendoi se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është i mërzitur nga ajo që kishte ndodhur dhe i tha: ”Për Zotin, o i Dërguari i Zotit, nuk kam gjë, përveç fytyrës.” Më pas i tha Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i Zotit, lute Zotin që ta udhëzojë nënën time!” Profeti [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] ngriti duart dhe tha: ”O Zot, udhëzoje nënën e Ebu Bekrit!” Në atë çast, nëna e tij që qëndronte në këmbë, thërret: ”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër
  • 14. veç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij.”