Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Sociologji al

3,674 views

Published on

  • Be the first to comment

Sociologji al

  1. 1. SOCIOLOGJIKATALOGU I PROVIMIT PËR PROVIM TË MATURËS NË GJIMNAZ TË PËRGJITHSHËM VITI SHKOLLOR 2009/2010
  2. 2. Katalogun e provimit e përgatitën:Mira Shpadijer, Gjimnazi “Sllobodan Shkeroviq” PodgoricëMomir Dragiqeviq, SHMP “ Ivan Goran Kovaçiq” Herceg NoviDragoje Gjokiq,këshilltar për grupin shoqëror të lëndëve, Qendra e provimeveRecensente: Dr. Natasha Krivokapiq, Fakulteti Filozofik, NikshiqPërktheu Luigj Berisha
  3. 3. PËRMBAJTJA1. Hyrje........................................................................................................................42. Rregullat e provimit ...............................................................................................53. Qëllimet e përgjithshme të provimit.....................................................................64. Struktura e provimit.................................................................................................75. Programi i provimit...................................................................................................86. Format e pyetjeve në test......................................................................................157. Shembulli i testit me skemë për vlerësim..............................................................168. Shembulli i fletës për përgjigje të pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta..........319. Literatura....................................................................................................................32
  4. 4. 1. HYRJEMatura Shtetërore në sistemin arsimor të Malit të Zi futet në vitin shkollor2009/2010 dhe paraqet kontrollimin ekstern të standardizuar të arrituraveshkollore të nxënësve në fund të arsimit katërvjeçar në gjimnaz. Në bazë të Ligjitpër gjimnazin,provimi i maturës jepet në mënyrë eksterne(neni 38),kurse përpërgatitjen e materialit të provimit dhe zbatimit të procedurës së MaturësShtetërore është e ngarkuar Qendra e Provimeve.Në Maturën Shtetërore sociologjia është lëndë zgjedhëse. Në këtë provimverifikohen dijet, aftësitë dhe shkathtësitë të cilat bazohen në pjesët kryesore tëprogramit të lëndës të cilat duhet ti kenë nxënësit në fund të vitit të arsimimitkatërvjeçar në gjimnaz të përgjithshëm.Katalogu i provimit hollësisht e përshkruan provimin nga sociologjia dhe ikushtohet nxënësve dhe mësimdhënësve. Në katalogun e provimit janë cekurqëllimet e përgjithshme të provimit, është përshkruar struktura e provimit,kurse meformën e qëllimeve të provimit saktësisht është thënë përmbajtja e lëndës e cilado të pyetet. Është ofruar shembulli i testit me skemën e detajuar për vlerësim.
  5. 5. 2. RREGULLATTë gjithë nxënësit të cilët kanë zgjedhur sociologjinë si lëndë zgjedhëse nëMaturë,do ta japin provimin të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.Është paraparë që nxënësi të ulet vetëm në bankë dhe që rendi i bankave nëdhoma të mësimit të jetë i tillë që më së shumti në një klasë të vendosen 15nxënës.Materiali i provimit do të paketohet në qese të veçanta dhe të sigurta,të cilat dotë hapen para nxënësve menjëherë para fillimit të provimit.Në provim nuk lejohet: ...prezantimi i rrejshëm ...hapja e detyrave të provimit para kohës së lejuar ...pengimi i nxënësve tjerë ...shfrytëzimi i mjeteve të palejuara …futja e ushqimit në provim(lejohet vetëm uji) ...dëmtimi i shifrës në librezën e testimit ...mosrespektimi i shenjës për përfundimin e provimitMjetet e lejuara: lapsi i thjeshtë, goma dhe lapsi kimik/stilolapsi.Punimi i nxënësit duhet të jetë i shkruar me laps kimik/stilolaps.Pas provimit,testet do të kthehen në QP ku do të bëhet vlerësimi i tyre.
  6. 6. 3. QËLLIMET E PËRGJITHSHME TË PROVIMITQëllimi i provimit të Maturës nga Sociologjia është që: - të kontrollojë se sa e ekupton nxënësi kompleksitetin e realitetit shoqëror dhe specificitetin e determinizmit shoqëror; - të kontrollojë njohurinë për kuptimet themelore sociologjike dhe të kuptuarit e tyre; - të kontrollojë njohurinë dhe kuptimin e teorive themelore sociologjike dhe kuptimin e rëndësive të tyre për kuptimin e shoqërisë në tërësi; - të kontrollojë njohurinë dhe kuptimin e metodave të ndryshme të hulumtimeve sociologjike të dukurive të shoqërisë si mënyrë për njohje dhe kuptimin e funksionimit të realitetit shoqëror; - të kontrollojë njohurinë për sistemin shoqëror të bazuar në ndarjen e fuqisë shoqërore dhe në pabarazi shoqërore; - të kontrollojë njohuritë dhe kuptimin e punës dhe aktiviteteve të grupeve shoqërore, institucioneve dhe organizatave në të cilat zhvillohet jeta shoqërore; - të kontrollojë dijen, kuptimin dhe zhvillimin e ndryshimeve bashkëkohore të shoqërisë dhe pasojat e tyre në mikro dhe makro nivel; - të kontrollojë aftësitë e dallimeve të shpjegimeve të mendjes së shëndoshë nga sqarimet sociologjike të dukurive dhe proceseve në shoqëri ; - të kontrollojë kuptimin e mundësive të përdorimit praktik të njohurive sociologjike në zgjidhjen e problemeve shoqërore; - të kontrollojë aftësitë e bashkimit të dijes nga sociologjia me lëmitë e shkencave të përafërta; - të kontrollojë aftësitë e lidhjes së njohurive nga sociologjia me jetën e përditshme; - të vërtetojë nëse nxënësi e kupton kompleksitetin e realitetit shoqëror,vendin dhe rolin e kulturës në të; - të vërtetojë nëse nxënësi ka njohuri për formimin e kulturës, për kuptimet themelore të kulturës dhe elementeve strukturore të saj; - të vërtetojë nëse nxënësi i njeh elementet themelore të kulturës dhe dinamikën e tyre; - të vërtetojë nëse nxënësi i njeh dhe i kupton ndryshimet bashkëkohore të shoqërisë dhe ndikimin e tyre në ndryshime në kulturë; - të vërtetojë nëse nxënësi njeh,kupton dhe ka qëndrim kritik ndaj ndryshimeve bashkëkohore në kulturë dhe ndikimin e tyre në sferën e jetës së përditshme; - të vërtetojë nëse nxënësi e kupton rolin dhe rëndësinë e kulturës në arsimim të personalitetit të njeriut; - të vërtetojë nëse nxënësi e kupton rëndësinë e gjeneratës së re në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e kulturës.
  7. 7. 4. STRUKTURA E PROVIMITProvimi zgjatë 90 minuta.Provimi përmban dy lloj detyrash: a) detyrat me zgjedhje të shumëfishtëNxënësi nga disa përgjigje të ofruara zgjedh një të saktë. b)detyrat e tipit të hapurTe këto detyra zgjidhja mund të jetë: 1. përgjigjja e shkurtër-zgjidhja është fjala,fjalia e thjeshtë apo numri deri te i cili mund të arrihet pas disa hapave të bashkuar; 2. përgjigjja më e gjatë-zgjidhja është më e gjerë dhe përbëhet nga më shumë hapa.Numri maksimal i pikëve është 100. Detyrat i vlerësojmë ashtu që çdo njëra merrprej 1 deri në 5 pikë varësisht nëse ka apo nuk ka vlerësim të pjesshëm. Detyraqë nuk është zgjidhur saktë apo ajo që nuk është kryer nuk sjell pikë negative.Në detyrat me zgjedhje të shumëfishta,kapitulli i zgjidhur saktë në detyrë sjell mësë shpeshti 1 pikë. Nëse është kërkesa më e thjeshtë ,dy kapituj do të vlerësohenme 1 pikë.Në detyrat e tipit të hapur vlerësohet çdo hap i definuar. Detyrat e këtij tipi ivlerësojmë ashtu që secili merr prej 1 deri në 4 pikë.Tipat e detyrave Numri I detyrave Numri I pikëveDetyrat e tipit të hapur 15 - 20 1- 4Detyrat e tipit të mbyllur 20 - 25 1- 6Lënda mësimore nga Sociologjia për gjimnaz është e ndarë në 5 lëmi(fusha) dhemësohet në vitin e katërt. Për plotësimin e standardit të Maturës nga Sociologjianxënësit duhet të zgjedhin lëndën e përgjithshme zgjedhëse Sociologjia ekulturës,të cilën mund t’ a mësojnë në vitin e tretë ose të katërt. Me tabelë ështëdhënë përfaqësimi i përmbajtjes në strukturë të provimit.Numri Fusha Përfaqësimi i përmbajtjes %rendor I Sociologjia 70% 1. Hyrje në sociologji 10% 2. Njeriu, shoqëria, kultura 30% 3. Stratifikimi i pabarazisë shoqërore 10% 4. Puna, grupet shoqërore dhe institucionet 15% 5. Ndryshimi dhe zhvillimi në shoqëri 5% II Sociologjia e kulturës 30%
  8. 8. 5. PROGRAMI I PROVIMIT1. Sociologjia1.1. Hyrje në sociologjiQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:1.1.1. të përkufizojë sociologjinë si shkencë dhe të caktojë elementet themelore të saj;1.1.2. të kuptojë specificitetet e sociologjisë dhe të caktojë qëllimin dhe detyrën e saj;1.1.3. të përmend paraardhëset e sociologjisë;1.1.4. të bëjë dallimin në mes të parahistorisë dhe historisë së sociologjisë;1.1.5. të numërojë elementet e metodave sociologjike;1.1.6. të shpjegojë bazën teknike të dy procedurave metodike;1.1.7. të përkufizojë nocionin e teorisë sociologjike;1.1.8. të shpjegojë dallimin në mes të teorive të vjetra dhe teorive bashkëkohore sociologjike.1.2. Njeriu, shoqëria, kulturaQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:1.2.1. të cekë një përcaktim thelbësor të njeriut dhe t’a sqarojë atë;1.2.2. të përkufizojë nocionin e shoqërisë;1.2.3. të analizojë përcaktimin dhe elementet e dukurive shoqërore;1.2.4. të kuptojë thelbin e nocionit dhe thelbin e nocionit të determinizmit dhe format e determinizmit;1.2.5. të caktojë nocionin e pronës dhe t’i numërojë format e saj;1.2.6. të shpjegojë nocionin e strukturës shoqërore;1.2.7. të shpjegojë dallimin në mes të rolit shoqëror dhe pozitës shoqërore;1.2.8. të caktojë nocionin, elementet dhe llojet e grupit shoqëror;1.2.9. të shpjegojë dallimin në mes të institucionit shoqëror dhe organizatës;1.2.10. të shpjegojë nocionin e simbolit;1.2.11. të shpjegojë dallimin në mes të traditës dhe civilizimit;1.2.12. të shpjegojë dallimin në mes të nocioneve të kulturës dhe civilizimeve;1.2.13. të kuptojë kushtet shoqërore për krijimin e kulturës masive dhe t’i numërojë karakteristikat e saja;1.2.14. të përkufizojë fenomenin e kiçit dhe shundit dhe të shpjegojë nocionin e subkulturës;1.2.15. të përkufizojë nocionin e fesë;1.2.16. të analizojë tipat e besimeve të bashkësive primitive;1.2.17. të identifikojë tipat e fesë monoteiste;1.2.18. të shpjegojë dallimin në mes të magjisë dhe fesë;1.2.19. të shpjegojë dallimin në mes të besimit dhe fesë;1.2.20. të shpjegojë nocionin e socializimit dhe të numërojë subjektet e saj;
  9. 9. 1.2.21. të shpjegojë nocionin e devijimit dhe të numërojë format e tij;1.2.22. të kuptojë ndikimin e sanksioneve në eliminim( kapërcimin shoqëror) të sjelljes së devijueshme.1.3. Stratifikimi dhe pabarazitë shoqëroreQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:1.3.1. të shpjegojë nocionin dhe shkaqet e pabarazisë shoqërore dhe tinumërojë llojet;1.3.2. të shpjegojë paralelen pabarazia shoqërore – barazia shoqërore;1.3.3. të kuptojë relacionin ndarja shoqërore e punës – pabarazia;1.3.4. të shpjegojë nocionin e strukturës vertikale të shoqërisë;1.3.5. të analizojë shkaqet e dallimeve sociale;1.3.6. të shpjegojë nocionin e lëvizjes shoqërore;1.3.7. të dallojë format e shtresave shoqërore( kasta, shtresa, klasa....,);1.3.8. të shpjegojë nocionin e shoqërisë së hapur dhe të mbyllur;1.3.9. të përkufizojë nocionin e forcës shoqërore dhe të numërojë burimet eforcës shoqërore;1.3.10. të vlerësojë në mënyrë kritike lidhjen në mes të forcës shoqërore, grupitpolitik dhe vendosjes.1.4. Puna, grupet shoqërore dhe institucionetQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:1.4.1. të përkufizojë punën dhe të numërojë kategoritë e punës;1.4.2. të shpjegojë disa nga teoritë të caktimit të punës;1.4.3. të shpjegojë dallimin në mes të punës, veprimit shoqëror, mjeshtrisë dhe profesionit;1.4.4. të numërojë vetitë themelore të ndarjes shoqërore të punës dhe t’i sqarojë ato;1.4.5. të kuptojë shkaqet e pabarazisë në lëminë e punës;1.4.6. të numërojë grupet shoqërore që lidhen me sferën e punës,profesionit, detyrës që ushtron,të drejtat ekonomike dhe sociale;1.4.7. të shpjegojë nocionin teknikë dhe teknologji;1.4.8. të përmend dallimin në mes të niveleve teknologjike;1.4.9. të shpjegojë ndikimin e determinizmit teknik;1.4.10. të sugjerojë në disa pasoja të përdorimit të teknologjive të ndrashme;1.4.11. të numërojë llojet e grupeve në hapsirë;1.4.12. të përkufizojë nocionin e vendbanimit;1.4.13. të përkufizojë nocionin e urbanizimit dhe deagrarizimit;1.4.14. të përkufizojë nocionin e familjes dhe të numërojë funksionet e saj dhe tipat;1.4.15. të dallojë familjen harmonike dhe disharmonike;
  10. 10. 1.4.16. të dallojë nocionin e bashkëshortisë dhe nocionin e familjes dhe të cekë format e bashkëshortisë dhe farefisit;1.4.17. të shpjegojë nocionin e grupit etnik dhe të përmend karakteristikat e tij;1.4.18. të numërojë karakteristikat e kombit dhe të shpjegojë një përcaktim të nocionit të kombit;1.4.19. të përkufizojë nocionin e asimilimit dhe identifikimit nacional;1.4.20. të shpjegojë dallimin në mes të popullit dhe kombit;1.4.21. të numërojë disa nga vetitë e kombit malazez;1.4.22. të përkufizojë dhe të numërojë elementet e shtetit;1.4.23. të përmend format e pushtetit shtetëror;1.4.24. të shpjegojë disa nga teoritë e shtetit;1.4.25. të përkufizojë nocionin qytetari, partia politike, lëvizja dhe të shpjegojë nocionin e sovranitetit.1.5. Ndryshimi shoqëror dhe zhvillimiQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:1.5.1. të gjej paralelen në mes të shoqërisë tradicionele dhe shoqërisë moderne;1.5.2. të identifikojë karakteristikat e shoqërisë postmoderne;1.5.3. të përkufizojë nocionet ndryshimet shoqërore,tranzicionet,demokratizimet dhe liberalizimet;1.5.4. të shpjegojë disa nga teoritë e ndryshimeve shoqërore;1.5.5. të përkufizojë nocionin e ekologjisë dhe të shpjegojë shkaqet edh format e problemeve ekologjike dhe mënyrën e kapërcimit të tyre;1.5.6. të shpjegojë esencën e nocionit shteti ekologjik. 2. SOCIOLOGJIA E KULTURËS1.1.Hyrje në sociologjinë e kulturësQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:1.1.1. të përkufizojë lëndën e sociologjisë së kulturës dhe të theksojë kategoritëthemelore, përmbajtjet, interesimet dhe elementet themelore të sociologjisë sëkulturës;1.1.2. të kuptojë teoritë themelore të afrimit në kuadër të sociologjisë së kulturës.2.1. Nocioni definicioni i kulturës
  11. 11. Qëllimet e provimitNxënësi tregon se di:2.1.1. të përkufizojë nocionin e kulturës dhe të kuptojë problemet dhenjëanshmëritë e përcaktimit të kulturës;2.1.2. të definojë nocionin e civilizimit dhe të analizojë kuptimet e ndryshme tëkëtij nocioni;2.1.3. të shpjegojë dhe t’i dallojë nocionet normat themelore dhe vleratshoqërore;2.1.4. të analizojë qëllimet themelore të kulturës2. 2.5. të nxjerr përfundime për lidhjen e traditës dhe progresit;2.1.6. të theksojë tipat kryesor të kulturës dhe të analizojë karakteristikat e tyrethemelore;2.1.7. të analizojë format e nevojave kulturore dhe të nxjerr përfundime përvërtetësinë dhe pseudo nevojat.3.1. Antropologjia kulturoreQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:3.1.1. të përkufizojë lëndën e antropologjisë kulturore;3.1.2. të shpjegojë nocionin e dashamirësisë dhe të di strukturën themelore tëqenies shoqërore të njeriut;3.1.3. të analizojë periodën dhe funksionin e mitit;3.1.4. të shpjegojë nocionet,elementet dhe format e simboleve;3.1.5. të kuptojë karakteristikat themelore dhe funksionet e fesë,ritit dhe kultit;3.1.6. të kuptojë rëndësinë e punës dhe kulturës së punës.4.1.Funksionet e kulturës
  12. 12. Qëllimet e provimitNxënësi tregon se di:4.1.1. të kuptojë funksionet themelore të kulturës4.1.2. të shpjegojë nocionet e komunikimit dhe funksionit të kulturës si mjetekomunikuese;4.1.3. të shpjegojë funksionin nornmativ dhe funksionin mbrojtës të kulturës;4.1.4. të përshkrauj format e përgjithshme dhe karakteristikat e formavethemelore të kulturës;4.1.5. të kuptojë rëndësinë e institucioneve kulturore dhe organizatave.5.1. LojaQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:5.1.1. të kuptojë nocionin dhe funksionet e lojës në kulturën njerëzore;5.1.2. të dallojë format themelore të lojës dhe të shpjegojë karakteristikat e tyre;5.1.3. të kuptojë partikularizmin dhe përgjithësinë e lojërave garuese, lojërave tëfatit, maskimit dhe entuziazmit .5.1.4. të analizojë karakteristikat themelore të sportit dhe sportit modern;5.1.5. të vërejë dhe analizojë devijimet themelore, normativizmin,instituciona-lizmin dhe komercializmin në lojëra të shoqërisë bashkëkohore.
  13. 13. 6.1. Kultura masiveQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:6.1.1. të analizojë shkaqet themelore të formimit të kulturës masive dhekarakteristikat e saj;6.1.2. të analizojë format e kohës së lirë dhe „industrisë së argëtimit“6.1.3. të kuptojë rëndësinë e mediave elektronike dhe globalizimin në fushën ekomunikimeve;6.1.4. të përshkruaj karakteristikat e kiçit dhe shundit;6.1.5. të përshkruaj karakteristikat themelore kulturës popullore7.1.Kultura e personalitetitQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:7.1.1. të shpjegojë nocionin e personalitetit dhe fazat e zhvillimit të tij;7.1.2. të analizojë dukuritë e konformizmit,angazhimit dhe vërtetësisë në kulturë7.1.3. të shpjegojë socializimin dhe përfaqësuesit e tij8.1. Kultura e të rinjëveQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:8.1.1. të shpjegojë karakteristikat e moshës së pleqërisë dhe zhvillimin e jetëspsikike të njeriut;8.1.2. të analizojë stilet e ndryshme të jetës;
  14. 14. 8.1.3. të analizojë lëvizjet e ndryshme të të rinjëve dhe subkulturën e lëvizjes;8.1.4. të shpjegojë format e çrregulluara të sjelljes së të rinjëve dhe formatkundërkulturore të tyre.9.1.Sociologjia e artitQëllimet e provimitNxënësi tregon se di:9.1.1. të përkufizojë nocionin dhe fushat më të rëndësishme të të artit;9.1.2. të shpjegojë funksionet e artit;9.1.3. të dallojë dhe të shpjegojë stilet e krijimtarisë artistike;9.1.4. të numërojë karakteristikat themelore të artit klasik dhe bashkohor;9.1.5. të shpjegojë karakteristikat kryesore të artit avangard;9.1.6. të analizojë nocionin e modës dhe ndarjen e saj;9.1.7. të shpjegojë nocionet e: të folurit, gjuhës, kushtëzimin kulturor të gjuhës dheletërsisë;9.1.8. të kuptojë kushtëzimin shoqëror të filmit
  15. 15. 6. FORMAT E PYETJEVE NË TEST Testi përmban llojet e detyrave si vijojnë: a) detyrat me zgjedhje të shumëfishtë Nxënësi nga disa pyetje të ofruara zgjedh një të saktë dhe e rrethon shkronjën apo numrin para asaj përgjigje. Këtu janë edhe pyetjet që bashkohen, në të cilat është për detyrë që të lidhen kuptimet nga dy kolonat paralele. Në disa detyra shkruhen numrat në linja para kuptimit përkatës, kurse në disa kuptimet bashkohen me shigjeta. Pran çdo pyetje është dhënë udhëzimi për mënyrën e zgjidhjes. Pyetjet në testin nga Sociologjia janë të renditura sipas llojeve, gjegjësisht sipas formave të pyetjeve. Në test së pari janë pyetjet e tipit të mbyllur, nga të gjitha fushat, pastaj pyetjet e tipit të hapur dhe në fund pyetjet që janë të lidhura me ndonjë tekst të caktuar, të cilat mund të jenë të tipit të hapur dhe të tipit të mbyllur. Përgjigjet në pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë në të cilat kërkohet të qarkosh (të rrethosh), kalohen në listën për përgjigje, e cila ndodhet në faqen 31. b) detyrat e tipit të hapur Te këto detyra zgjidhja mund të jetë: 1. përgjigjja e shkurtër-zgjidhja është një fjalë, fjali e thjeshtë apo viti; 2. përgjigjja më e gjatë-zgjidhja është më e gjatë dhe përbëhet nga më shumë fjali.
  16. 16. 7. SHEMBULLI I TESTIT ME SKEMË PËR PIKËZIMMe kujdes lexoni pohimet dhe caktoni nëse janë të sakta S apo të pasakta P.Në fletë për përgjigje duhet shënuar me shenjën x një përgjigje të saktë nga dypërgjigje të ofruara.1. Shprehja „ status“ ka të bëjë , me teorinë e Veberit, me dallimet në mes tëgrupeve shoqërore në aspekt të moralit apo prestigjit të cilat ua caktojnë tëtjerët. 1. S 2. P2. Grupet shoqërore të cilat dallohen në mes veti posaçërisht në karakteristikatkulturore(gjuhë, fe, histori…) quhen grupe etnike. 1. S 2. P3. Emil Dirkem pohon se me ndarjen e punës rritet solidariteti dhe ndërmvartësianë shoqëri. 1. S 2. P4. Në shtetin juridik,të gjithë organet e pushtetit dhe individët sjellen të lirë, sipasbindjes së tyre. 1. S 2. P5. Simboli të udhëzon në shumë domethënie që nuk vërehen. 1. S 2. P6. Simboli paraqet diçka që dëgjohet dhe preket. 1. S 2. PNë detyrat në vijim një përgjigje është e saktë. Në fletë për përgjigje shëno meshenjën X një prgjigje të saktë nga tri përgjigje që të janë ofruar.7. Konti në fillim ka shfrytëzuar shprehjen: 1. Fiziologjia shoqërore 2. Gjeometria shoqërore 3. Fizika shoqërore8. Sipas pohimit të Lasllo Vajtit, fjalët për njeriun janë: 1. shenja 2. simbole
  17. 17. 3. shenja dhe simbole9. Partitë politike në parim janë: 1. organizata të bashkëmendimtarëve me ide të njëjta 2. grupacione politike rreptësisht të mbyllura 3. institucione vullnetare politikeNë detyrat në vijim një përgjigje është e saktë. Në fletë për përgjigje shëno meshenjën X një prgjigje të saktë nga katër përgjigje që të janë ofruar.10. Kush e ka komentuar i pari në mënyrë sitematike përparimin e organizatavemoderne: 1. Emil Dirkem 2. Talkot Parsons 3. Maks Veber 4. Mishel Fuko11. Metoda me të cilën studiohet përmbajtja e një materiali simbolik(letrave,emisioneve televizive e kështu më radhë) me qëllim të zbulimit të strukturës sërëndësishme, përkatësisht ideologjisë së autorit të përmbajtjeve të tilla quhet: 1. analiza e përmbajtjes 2. metoda e anketës 3. metodologjia 4. metoda e eksperimentit12. Çka nga ajo që është dhënë më poshtë nuk paraqet institucion shtetërorpolitik? 1. Kuvendi 2. Votimi në zgjedhje 3. Ligjet për zgjedhjet 4. Partia politike13. Rregullimi politik në të cilin shteti mbikqyr të gjitha sferat e jetës shoqërore mendihmë të kultit të personalitetit dhe ideologjisë së bashkuar të pushtetit quhet: 1. përfaqësia demokratike 2. demokraci e drejtëpërdrejtë 3. totalitarizëm 4. autoritarizëm14. Konformizmi është: 1. formë e sjelljes së çrregulluar 2. karakteristikë e tipit të caktuar të shoqërisë
  18. 18. 3. përshtatja me normat dhe qëndrimet shoqërore 4. lmënyra komode e jetës15. Pjesë përbërëse me rëndësi e kulturës, karakteristikat e të cilës janë pranimidhe përcjellja e fryteve të krijuara dhe të arriturave të saj, është: 1. Akulturimi 2. Progresi 3. Evolucionia 4. Tradita16. Përcaktimi antropologjik i punës është: 1. puna është përshtatje e vetëdijshme natyrore nevojave të njeriut 2. me punë njeriu prodhon veten si qenje kulturore dhe historike 3. puna është ” mbretëri e nevojës” 4. puna është prodhim i të mirave materiale17. Autori i veprës ” Loja dhe njerëzit” është: 1. Ratko Bozhoviq 2. Zhan Munie 3. Lesli Vajt 4. Rozhe Kajoa18. Shprehja civilizim është futur në literaturë në shekullin e: 1. 16 2. 18 3. 19 4. 2019. Forca shoqërore e individit pasqyrohet në: 1. pozitën që ka në shoqëri 2. mundësinë e imponimit të vullnetit të tij të tjerëve 3. respektitn vullnetar dhe me qejfë që i jepet 4. shkallën e arsimit që ka20. Bashkëshortësia e një burri me më shumë femra quhet: 1. poliandri 2. endogami 3. poligami 4. egzogami
  19. 19. Në detyrat në vijim në mes të katër përgjigjeve të ofruara zgjedhi tri të cilatmendon se janë të sakta. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X vetëm njëtë saktë nga katër përgjigje që të janë ofruar.21. Familja është bashkësi: A. në mes të burrit, gruas dhe fëmijëve të tyre B. e cila bazohet në marrëdhënie të gjakut dhe fisit C. funksioni i të cilës është lindja dhe edukimi i fëmijëve D. e cila mund të ketë numër më të vogël të anëtarëve sesa ka në bashkëshortësiKombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ACD 4. BCD22. Shteti juridik krijon sistemin politik që në qendër të vëmëndjes vendos: A. njeriun qytetar B. të drejtat dhe liritë e njeriut C. monopolet dhe kierarkitë e hasura D. detyrat dhe obligimet njerëzoreKombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ACD 4. BCD23. Lëvizja vertikale e shoqërisë realizohet: A. me ndryshimin e e rolit shoqëror B. me ndryshimin e pozitës shoqërore C. me rritjen e pasurisë D. me rritjen e shkallës së arsimimit Kombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ACD 4. BCD24. Shteti është: A. formë specifike e organizimit të shoqërisë klasore B. forcë e cila qendron mbi shoqëri C. kategori natyrore dhe artificiale D. kategori historike dhe shoqëroreKombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD
  20. 20. 3. ACD 4. BCDNë detyrat në vijim në mes të pesë përgjigjeve të ofruara zgjedhi tri të cilatmendon se janë të sakta. Në fletë për përgjigje shëno me shenjën X vetëm njëtë saktë nga tetë përgjigje që të janë ofruar.25. Lëvizjet e të rinjëve janë: A. Lëvizja pacifiste B. Lëvizja hipi C. Lëvizja ekologjike D. Lëvizja pank E. Lëvizja gotikeKombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE26. Format themelore të kulturës janë: A. kultura elite B. kultura popullore C. kultura masive D. kultura televizive E. kultura e të rinjëveKombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE27. Kultura postmoderne veçohet: A. me origjinalitet dhe vërtetësi B. me homogjenizimin e kulturës C. me tjetërsimin e konsumatorëve nga kultura D. me përzierjen e llojeve dhe zhanreve E. me figurat që kanë përparësi para fjalëve
  21. 21. Kombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDE 28. Globalizimi i kulturës nënkupton: A. Perceptimin e dritës B. Imitimin dhe kopjimin e kulturave të vjetra C. Idealet dhe aspirimet D. Krijimin e rregullit të normës në kulturë E. Pretendimin për të drejtën socialeKombinimet e ofruara: 1. ABC 2. ABD 3. ABE 4. ACD 5. ADE 6. BCD 7. BDE 8. CDENë detyrat në vijim secilit kuptim në shtyllën e majtë mund t’ia bashkoni vetëmnjë nocion nga shtylla e djathtë. Në fletën për përgjigje duhet që pranë numritqë tregon kuptimin në shtyllën e majtë ta shënoni me shenjën X shkronjën epërgjigjes së saktë nga shtylla e djathtë. Kujdes në detyrën e parë në kolonën emajtë një kuptim është i tepërt kurse në detyrat tjera të këtij tipi dy kuptime janëtë tepërta.29. Teoricienët e shoqërisë bashkoni me drejtimet gjegjëse: 1. Talkot Parsons A) Interaksionizmi simbolik 2. Xhorxh Mid B) Strukturalizmi 3. Klod Levi-Stros C) Funksinalizmi D) Marksizmi30. Themeluesëve të sociologjisë bashkangjituni tiparet e mësimit të tyre.1. Spenser A. Materjalizmi historik2. Marks B. Tipi ideal3. Weber C. Evolucioni
  22. 22. 4. Dirkem D. Grupet primare E. Solidariteti mekanik dhe organik F. Fizika sociale31. Gabimeve në përkufizimin e kulturës i bashkangjitni emrat e përfaqësuesëvetë tyre.1. pozitiviste A. Moric Schlick2. kulturaliste B. Max Scheler3. natyraliste C. Ralf Linton4. metafizike D. Talkot Parsons5. normative E. Rut Benedikt F. Lesli White G. Osvald Spengler32. Bashkoni autorët dhe veprat e tyre.1. Edgar Moreno A. Sociologjia forever2. Ernest Kasirer B. Modelet e kulturës3. Roberto Pagjoli C. Teoria e artit avangard4. Rut Benedikt D. Shpirti i kohës E. Prova e kohës së lirë F. Gjuha dhe mitiNë detyrën në vijim në mënyrë kronologjike radhiti tri forma të shoqërisë të cilatsipas strukturës dallojnë në mes veti.33. Cakto radhitjen e saktë të formave gjegjësisht të tipave të strukturësshoqërore. A. Bashkësia e personalitetit B. Bashkësia vitale C. Shoqëria në kuptim të ngushtë të fjalës Radhitja është si në vijim: 1. __________________________ 2. __________________________ 3. __________________________Detyrat e plotësimit dhe përgjigjeve të shkurtra34. Ideologjia e cila para së gjithash angazhohet për të drejtat dhe liritë eindividit quhet___________________________.
  23. 23. 35. Organizata shoqërore veprimtaria e të cilës është e orjentuar në marrje tëligjshme të pushtetit shtetëror në zgjedhje quhet _____________________.36. Ndryshimet demografike në ndonjë shoqëri varen nga lëvizja natyrore epopullatës dhe ____________________.37. Kërcënimet globale ndaj mjedisit jetësor paraqiten në dy forma themelore: 1. _______________________________________________________________________. 2. _______________________________________________________________________.38. Sipas teorive psikologjike përmendi tri karakteristika të çrregullimit: 1. ____________________ 2. ____________________ 3. ____________________39. Autori i njërës nga veprat më të rëndësishme nga lëmi i Sociologjisë sëkulturës që mban titullin « Shkatërrimi i Perëndimit» quhej ___________________.40. Sipas Osvald Spenglerit tre tipat themelor të kulturës janë: 1. _________________________ 2. _________________________ 3. _________________________41. Krahas nocionit të përgjithshëm të kulturës pra kulturës universale të njeriut,ekzistojnë edhe forma dhe manifestime tjera të cilat janë karakteristike për disagrupe shoqërore dhe quhen ____________ ose _____________.42. Procesi i shtrirjes së formave qytetare të mendimit,veprimit dhe sjelljes,pramënyrës së jetës qytetare në fshat quhet________________________.43. Grupet shoqërore të përbëra dhe ato shumëfunksionale të cilat krijohen melidhjen relativisht të përhershme të individit apo grupit me ndonjë territor tëcaktuar dhe ndërlidhjen e tyre shoqërore me bashkësinë vendore të shoqërisë iquajm__________________.
  24. 24. Detyrat me përgjigje më të gjatë44. Numëro karakteristikat e tipit ideal të burokracisë sipas Veberit:_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.45. Numëro burimet e forcës shoqërore:____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.46. Cili është dallimi në mes të punës dhe veprimit shoqëror?_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.47. Duke marrë parasysh numrin e gjeneratave të cilat janë të pranishme në njëfamilje,ajo mund të jetë:_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.
  25. 25. Puna në tekst„Në fazën e ulët të egërsisë nuk ka pas armë më të mirë për sulme dhe mbrojtjesesa të rrahurit dhe shkopit. Mirëpo edhe të rrahurit dhe guri, më vonë kanëpërjetua përsosje,njerzit u kanë rritur peshën dhe u kanë dhënë formën nëmënyrë që t’ua ngrisin vdekjeprurësinë dhe efikasitetin. Pastaj,ajo armë ështëzhvilluar në topuz, sepse i është rritur shtrirja me rastin e helljes, pastaj në shtizë, tëcilës forma i ka mundësuar një hellje më të largët, kurse maja e mprehtë dhepërdorimi i materialeve helmuese, ia kanë ngritur efikasitetin. Mirëpo, të gjithaato armë i ka prodhuar njeriu dhe veprimi i tyre ka qenë mjaft i kufizuar. Kjogjendje do të ndryshojë me zbatimin e mjeteve mekanike për prodhim tëarmëve. Fillimisht këtu kemi harkun dhe shigjetën, e pastaj edhe katapultin. Nëfazën më të avancuar paraqiten armët me zjarr: revolja, pushka dhemitrolozi“.(teksti është marrë nga faqja 21 e libri Sociologjia e kulturës e autoritMillosh Iliq)Me vëmëndje lexo tekstin dhe përgjigju shkurt dhe qartë, duke u orjentuar në atëqë është me rënësi për vetë detyrën. Në fletën për përgjigje pranë numrit rendortë detyrës shkruaj përgjigjen në vendin e paraparë për të.Wilson Wallis konsideron se fazat e kulturës në disa situata përshkruajn evolucionin, kurse në disa të tjera konstituojnë progresin.Në detyrat në vijim një përgjigje është e pasaktë. Në fletë për përgjigje shënojeme shenjën X një përgjigje të saktë nga dy sa janë ofruar.48. Fragmenti i mësipërm përshkruan progres apo evolucion?1.Progres2. Evolucion49. A mundet evolucioni të paraqes progres? 1. po 2. jo50. Çfarë janë dallimet në mes të evolucionit dhe progresit?_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.
  26. 26. Puna në tekstQytetet e mëdha gjithmonë kanë qenë seli e ekonomisë së parave për arsye sellojllojshmëria dhe grumbullimi i ekonomisë së shkëmbimit i siguron mjetitshkëmbyes rëndësinë te e cila në mungesë të qarkullimit jashtë qendre nuk do tëmund të vinte.Kurse ekonomia e të hollave dhe sundimi i arsyes janë të lidhura ngusht. Tëpërbashkët kanë racionalitetin e pastër të lëndës drejt njerëzve dhe sendeve kue drejta formale shpesh bashkohet me ashpërsinë e pamëshirshme. Njeriu ivetëdijes së pastër është indiferent ndaj çdo gjëje individuale sepse nga aipasojnë marrëdhëniet dhe reaksionet të cilat mund të thithen me arsye logjikemu ashtu si në parimin e të hollave nuk hyn dukuria e individualitetit. Sepseparaja pyet vetëm për atë që është e përbashkët për të gjithë, për vlerënshkëmbyese e cila të gjithë cilësinë dhe veçoritë i nivelizon në pyetjen sa.( tekstiështë marrë nga libri ”Qytetet e mëdha dhe jeta shpirtërore”- G. Simel të botuarnga Janeski dhe Turi, Zagreb,2001)Në detyrën në vijim plotëso fjalinë:51. Ekonomia e parave, mënyra e jetës në qytete të mëdha dhe nacionalitetijanë forma të dhëna të jetës shoqërore në të cilat individi nuk mund të ndikoj.Durkheim i quan ______________________ shoqërore.Në detyrën në vijim një përgjigje është e saktë. Në fletë për përgjigje shëno meshenjën X një përgjigje të saktë nga katër sa janë ofruar.52. Simmel me „ekonomi të parave”nënkupton:1. formën e planifikuar të shkëmbimit2. formën e shkëmbimit të tregut3. formën tradicionale të shkëmbimit4. formën e dhunshme të shkëmbimit
  27. 27. PËRGJIGJET ME SKEMË PËR PIKËZIM1. Përgjigjja është nën 1. S................................................................................ 1 pikë2.Përgjigjja është nën 1. S................................................................................1 pikë3. Përgjigjja është nën 1. S............................................................................... 1 pikë4. Përgjigjja është nën 2 . P............................................................................. 1 pikë5. Përgjigjja është nën 1. S............................................................................... 1 pikë6. Përgjigjja është nën 2. P.............................................................................. 1 pikë7. Përgjigjja është nën 3. Fizika shoqërore .................................................... 1 pikë8. Përgjigjja është nën 3. shenjat dhe simbolet........................................... 1 pikë9. Përgjigjja është nën 1. organizata e bashkëmendimtarëve ................ 1 pikë10. Përgjigjja është nën 3. Maks Veber....................................................... 1 pikë11. Përgjigjja është nën 1. analiza e përmbajtjes....................................... 1 pikë12. Përgjigjja është nën 4. Partia politike..................................................... 1 pikë13. Përgjigjja është nën 3. totalitarizami....................................................... 1 pikë14. Përgjigjja është nën 3. përshtatja e normave dhe qendrimeve shoqërore........................................................................................................................... 1 pikë15. Përgjigjja është nën 4. Tradita................................................................. 1pikë16. Përgjigjja është nën 2. me punë njeriu prodhon veten si qenie kulturore dhehistorike.............................................................................................................. 1 pikë17. Përgjigjja është nën 4. Rozhee Kajoa...................................................... 1 pikë18. Përgjigjja është nën 2. shekulli i 18.......................................................... 1 pikë19. Përgjigjja është nën 2. mundësia e imponimit të vullnetit të tij të tjerëve ..................................................................................................................................1 pikë20. Përgjigjja është nën 3. poligamia............................................................. 1 pikë
  28. 28. 21. Përgjigjja është nën 1. ABC pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 2 pikë22. Përgjigjja është nën 2. ABD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 2 pikë23. Përgjigjja është nën 4. BCD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 2 pikë24. Përgjigjja është nën 2. ABD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 2 pikë25. Përgjigjja është nën 7. BDE pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 3 pikë26. Përgjigjja është nën 1. ABC pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 3 pikë27. Përgjigjja është nën 6. BCD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 3 pikë28. Përgjigjja është nën 4. ACD pranohet vetëm përgjigjja e plotë dhe e saktë ecila sjell .............................................................................................................. 3 pikë29. Përgjigjet: 1. C ; 1 pikë 2. A ; 1 pikë 3. B 1 pikëPër çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej ............................................ 3 pikë30. Përgjigjet: 1C 1 pikë 2A 1 pikë 3B 1 pikë 4E 1 pikëPër çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej …………………………… 4 pikë31. Përgjigjet janë:1. C ; 1 pikë 2. F; 1 pikë 3. E ; 1 pikë 4. B ; 1 pikë 5. A 1 pikëPër çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej………………………… 5 pikë32. Përgjigjet:1. D ; 1 pikë 2. F ; 1 pikë 3. C ; 1 pikë 4. B 1 pikëPër çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej……………………… 4 pikë
  29. 29. 33. Përgjigjet : 1. B ( Bashkësia vitale) ; 2. C ( Shoqëria në kuptim të ngushtë të fjalës) 3. A ( Bashkësia dhe personaliteti). Për një përgjigje të saktë 1 pikë ;Për dy përgjigje të sakta që nënkupton se edhe e treta do të jetë e saktë.....................................................................................…………………………2 pikë34. Përgjigjja është: liberalizmi.......……………………………………………1 pikë35. Përgjigjja është: subjekti politik, partia, partia politike ........................ 1 pikë36. Përgjigjja është: migracionet ................................................................... 1 pikë37. Përgjigjet: 1. Ndotja apo krijimi i mbetjeve të cilat në një kohë të shkurtërmund të strehohen në një vend ose të përdoren përsëri (të reciklohen)..1 pikë 2. Thithjet e resurseve natyrore është e pamundur tikompensojmë................................................................................................1 pikëGjithsej............................................................................................................ 2 pikë38. Përgjigjet: 1. frustrimi ; 1 pikë 2. gjendja e nderë(e tensionuar); 1 pikë 3. agresiviteti 1 pikëPër çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej........................................... 3 pikë39. Përgjigjja është: Osvald Spengler.......................................................... 1 pikë40. Përgjigjet: 1. tipi antik apo tipi i apolonisë 1 pikë 2. tipi arabik apo magjik 1 pikë 3. tipi europerendimor apo i faustit 1 pikëPër çdo përgjigje të saktë nga 1 pikë, gjithsej ...............................................3 pikë41. Përgjigjet: subkultura ( 1 pikë) ose nënkultura ( pikë)............................... 2 pikë42. Përgjigjja është: urbanizimi........................................................................... 1 pikë43. Përgjigjja: vendbanim ...................................................................................1 pikë44. Përgjigje e dëshirueshme:- Ekzistimi i kierarkisë së qartë të autorizuar ;( 1 pikë) –Me rregulla të shkruara caktohet sjellja e zyrtarëve në të gjitha niveletorganizative; ( 1 pikë)- Zyrtarët punojnë kohën e plotë të punës dhe kanërrogën;( 1 pikë)- Ekziston ndarja në mes të detyrës së zyrtarit në punë dhe jetës sëtij jashtë punës ( 1 pikë) – Pjestarët e organizatës nuk janë pronar të mjetevematerjale me të cilat punojnë.( 1 pikë)
  30. 30. Gjithsej........................................................................................................... 5 pikë45. Përgjigje e dëshirueshme: - Fuqia ekonomike- buron prej pronës( 1 pikë) –fuqia funksionale – bazohet në rëndësinë e rolit shoqëror që ushtron ndonjëindivid apo grup( 1 pikë) fuqia e statusit- bazohet në vlerësimin e rëndësisë sëvendit që trashëgon apo fiton gjatë jetës individi ose grupi( 1 pikë) – fuqiamanipuluese- të ushtruarit e pushtetit me ndihmë të mjeteve të komunikimitmasiv ( 1 pikë) – forca fizike- fuqia më e vjetër e forcës që dominon në shoqëritëprimitive( 1 pikë) dija dhe informacionet- në shoqëritë moderne ndodhen nëplanin e parë të burimit të pabarazisë ( 1 pikë)Gjithsej........................................................................................................... 6 pikë46. Përgjigje e dëshirueshme: Veprimtaria shoqërore është një nocion më i gjerësesa puna ( 1 pikë ). Çdo punë është veprimtari shoqërore por jo edhe ekundërta, p.sh.. Disa lojëra shoqërore, simpatizimet në ndeshje të futbollit janëveprimtari shoqërore por nuk mund të konsiderohen ndonjë punë( 1 pikë). Punaështë veprimtari e domosdoshme e njeriut me të cilën ai prodhon të miramateriale dhe i përmbush nevojat e tija dhe të shoqërisë( 1 pikë).Gjithsej............................................................................................................... 3 pikë47. Duke marrë parasysh atë ajoo mund të jetë: bërthamore( bashkëshorti,bashkëshortja dhe fëmijët e tyre) ( 1 pikë) ; e zgjeruar( praprind, prind dhe fëmijëte tyre) ( 1 pikë) ; bashkësia familjare( në te jetojnë më shumë gjenerata:bashkësia e farefisit, vëllazëritë) ( 1 pikë)Gjithsej................................................................................................................ 3 pikë48.Përgjigjja është nën 2. evolucioni.......................................................... 1 pikë49. Përgjigjja është nën 1 Po.............................................................................1 pikë50. Përgjigje e dëshirueshme: Progresi ka për qëllim që të rrisë efikasitettin dhecilësinë e asaj që është e dëshirueshme ( 1 pikë) dhe siguron ekzistimin e vleravemë të larta në krahasim me ato që kanë ekzistuar më parë ( 1 pikë) . Për progresnuk është me rëndësi perspektiva e kohës( 1 pikë), çka don të thotë se ajo qëështë më e re përnga koha, nuk është njëheri edhe më progresive( 1 pikë) .Evolucioni paraqet përparimin në pajtim me perspektivën e kohës, gjegjësishtndryshimeve në raport me gjendjen e mëparshme( 1 pikë)Gjithsej............................................................................................................. 5 pikë51. Përgjigjja është: me fakte…………………………………………...... 1 pikë
  31. 31. 52. Përgjigjja është nën 4. në formë të dhunshme të shkëmbimit......... 1 pikë
  32. 32. Fleta për përgjigje
  33. 33. 7. LITERATURATeksti ekzistues i sociologjisë nuk i përgjigjet kërkesave të programit të propozuar,apo të paktën nuk i përgjigjet në tërësi, dhe komisioni i lëndës ka propozuar qëderi sa të hartohet teksti i ri si zgjidhje të mundshme të shfrytëzohet teksti iSociologjisë nga Entoni Gidens,botuar nga CID, Podgoricë; 1998.Gjithashtu për sociologji të kulturës komisioni i lëndës deri në hartimin e tekstit tëri, si zgjidhje të mundshme, propozon që në proces të mësimit të shfrytëzohetliteratura e mëposhtme:„Modelet e kulturës“ nga Benedikt R., Prosveta , Beograd, 1976;„Religjioni i ri“ nga Benc E., Çigoja, Beograd, 2005;„Leksikoni i kulturologjisë“nga Bozhoviq R., Beograd 2006;„Kultura nevojë“ nga Bozhoviq R.R., Narodna kniga, Beograd,1989;„Kultura individuale dhe kultura masive“ nga Dolo L., CLIO, Beograd, 2000;„Sociologjia forever“ nga Gjorgjeviq D., Nish, 1996;„Njeriu i Malit të Zi“ nga Gezeman G., CID, Podgoricë, 2003;„Sociologjia e kulturës dhe artit“ nga Iliq M., Narodna kniga, Beograd,1991;„Lojërat dhe njerëzit“ nga Kajoa R., Nolit, Beograd,1965;„Multikulturalizmi“ nga Kimlika V., CID, Podgoricë, 2004;„Sociologjia e kulturës“ nga Kloskovska A., Shtypi Çigoja , Beograd,2001;„Sociologjia e religjionit“ nga Paviqeviq V., BIGZ, Beograd,1979;„Aspektet sociologjike të progresit dhe kulturës“ nga Vukiqeviq, S. Bozhoviq R.R.:,Jasen, Nikshiq, 2001.

×