1. Qendra «Hasan Prishtina» ju uron
Gëzuar Vitin e Ri 2022
Desha t’ju uroja gjithë të mirat
Juve të dashurve,
Juve të mirëve.
T’u uroja maleve, pleqëri të
mbarë
Fushave dhe deteve, pjellori;
Oxhakëve tym të zi,
Nënave qumësht të bardhë,
Rrugëve zhurma kalamajsh,
Të rënëve qetësi.