Historiku i shkolles

3,627 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
3,627
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
7
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Historiku i shkolles

  1. 1. 1 Shkruar ne kompjuter nga drejtori: Canë Zhuja viti 2011 Shenimet nga : ish drejtori i shkollës Pren Culaj shkruar me dorë viti1985
  2. 2. 2 Historiati dhe biografia e shkurter e shkollës fillore ,,Liria”ne BUDISALC qe tani mban emrin ,,Nëna Tereze” 2.1.3. Lista emërore e drejtorëve të shkollës dhe periudha e ushtrimit te detyres Ish nxënes te kësaj shkolle qe u bënë te njohur ne veprimtari te ndryshme: Nr. Emri dhe mbiemri i drejtorëve Periudha e ushtrimit të detyrës 1 Lubo Raleviqi Para vitit 1959 2 Drag Qupiqi 1959 deri me 1967 3 Prek Gojani 1967 deri 1970 4 Gjergj Zogu 1970 deri 1974 5 Lush Rrapi 1974 deri 1978 6 Pren Culaj 1978 deri 1986 7 Lush RRapi 1986 deri 1990 8 Pren Culaj 1990 deri 1995 9 Pren Dashi 1995 deri 1999 10 Canë Zhuja 1999 deri 2003 11 Pren Dashi 2003 deri 2009 12 Canë ZHUJA 2009 deri 2014
  3. 3. 3 Marjan Demaj Ish Rektor Univerziteti Mikel Marku ishAvokat Gjergj Rrapi IshProfesor Univerziteti Mikel Gjoka Artist ne Romë Pjeter Rrapi ishKryeprokuror i Kosovës Lize Marku Prof.ne Univerzitet Hil GOJANI ishJuristë Ali Ahmetgjekaj Internist Pal Rexha Radiolog ultrazionist Roze Kolaj Radiologe Lirie Zhuja Mami me fakultet ne Gjermani Mark Demaj Prof matematike Mikel Demaj Prof.matematike Shkumbin Ahmetgjekaj Gazetar Prek Gjeta Politikan Pashke Beka Urologe ne Gjermani Zef Marku Ambasador i Krocis ne Greqi Martin Pjetri Prof Univerziteti ne Kanada Ukë Gjoka Prof. ne Njujork Kristë Beka Politikan Gani Bajraktari Artist i merituar Shaban Dema Dëshmorë Haki Ahmetgjekaj Dëshmor Niman Bajraktari Dëshmorë Nikollë Marku Profesor Anton Nrecaj Oficir I UÇK-së Salal Ahmetxheka Drejtor ne Fama Marie Beka Mesuesja e pare ne bashkesi lokale Gani Ahmetgjekaj profesor Gjon TUNAJ INXHINJER I MAQINERIS Gjon Prekaj inxhinjeri ndertimtaris Kjo listë mund te permirsohet nga sugjerimet e lexuesve dhe mesiguri nuk është e plotë
  4. 4. 4 Shkolla fillORE e ,,Liria” ne Budisalcka qenë dhe është vatër e edukimit të brezit te ri. Sipas dokumentacionit qe ekziston pranë kësaj shkollë, mësimi dhe puna në këtë shkollè ka filluar qe nga viti 1914 diku ka muaji gusht, sipas deklaratës se mësuesit të pare te mbretëris se atëhershme te Malit te zi shokut T.Vuleviqit, prej Treshnjeve KK Ivangrad, dhe ky mësues e pershkruan kësi soi shkollën: Shkolla atëhere është formuar dhe ka filluar punën por nuk ka pasur lokal të dedikuar për shkollë por nxënësit kanë mësuar ne ndërtesen e manastirit të patriarkanës në Budisalc. Shkolla atëhere ka pasë karakter fetar sepse atëhershëm ka qënë monarhi.Në shkollë kanë vijuar 32 nxënës, Serb dhe Shqipëtar .Shumica kanë qënë Serb. Mësimi është zhvilluar vetem ne gjuhën serbe.Nga nxënesit e atëhershem i njohim vetem 3 dy serb dhe 1 shqiptar . Shkolla atëhere nuk ka patur mjete te konkretizimitdhe as mjete tjera perveq bankave dhe tabeles te punuar ne mënyrë primitive.Gjendja e tillë ka qenë per shkak se ishte kohë lufte, si luftaballkanike etj,prandaj nuk ka mundur te punohet ndryshe.Pas kapitulimit te mbretëris malazeze dhe austro-hungarez shkolla filloi rishtazi ne kohën e mbreteris jugosllave me 1918 dhe ashtu pa nderprerjegjer me sot.Prej vitit 1918-1925shkolla ka punuar neper shtepi private kurse me 1925 sistemi i atëhershem e ka punuar shkollen e cila gjendet ne oborrin e shkollës ende e pa rrenuar. Në ishë Jugosllavinë mësuesi i pare ka qenë Rade Kastratoviqi, dhe Lubo Dedoviqi.Edhe atëhere shkolla ka punuar vetëm në gjuhën serbe.Në shkollë janë përfshir vetëm nxënësit serb dhe shqiptar dhe ata nxënës I kan ndar në shtresa,ashtu qe raca e zezë nuk kanë qenë të përfshir aq si kanë guxuar të vijojn shkollën prej sistemit të atëhershem.Ngjajshem kanë vepruar edhe me nxenesit shqiptar porn e menyrë tjeter duke jau mohuar te drejtat kombetare dhe te gjuhes.Kur eshte ndertuar shkolla me 1925 kanë punuar si mesues Vukadin Tomoviqi,Milisav Ilinqiqi,te cilet kanë udhehequr prej kl.IV. përafersisht ka pasë 120 nxenes (keshtu ju kujtohet nxenesve qe janë gjallë).Njëri prej nxenesve te atehhershem,i cili këtë shkollë e ka kryer me 193031 gjindet në mardhenje me punë pranë kësaj shkolle.Ky deklaron kesisoji për gjendjen e nxënësve të atëhershem:Ishim duke biseduar me një shok në gjuhën shqipe.Mësuesi I atëhershem na ndegjoi dhe na rrahu me shuplaka të dyve na tha:Nuk guxoni të folni shqip (atëherë ketë gjuhë e quajshin gjuhë arnaute). Kjo gjuhë është e ndaluar për nxënës në shkollë. Keto të dhëna nuk ekzistojn në dokumentacion të shkollës por kanë deklaruar përsonalisht nxënësit e atëhershem,sepse tër dokumentacionin dhe arhivin e shkollës e kanë dëmtuar gjatë kohës së luftës së dytë botërore. Gjatë luftës së dytë botërore shkolla ka punuar afër dy vjet por këtë herë vetëm në gjuhë shqipe.Atëherë kan qenë si mësues Bitër Perolla,dhe Rrok Gega.Ka pasë afër 130 nxënës.Gjatë kësaj kohe nuk kan mbetur dokumentacion sepse i tëri është dëmtuar.Pas qlerimit të vendit në vitin 1945,dikur kah muaji tetor shkolla fillon të punon përseri por në menyrë dhe metod krejtësidht tjetër. Duke ju falenderuar,PK,në krye me shkun Tito,tani shkolla ka punuar në të dy gjuhët shqip dhe serbokratisht.Mësuesi i parë në gjuhën shqipe ka qenë Prenk Kaqa,me prejardhje nga Shqipëria-njeri shum i kulturuar dhe i arsimuar,dhe Shemsedin Gorani nga Peja,kurse në gjuhën serbokrate ishte Vukadin Tomaviqi(ky ka qenë edhe në kohën e ish Jugosllavis)dhe Natalija Stamotoviqi.Edhe tani shkolla ka punuar në kushte shumë të vështira.Në shkollë ka pasur vetëm disa banka dhe disa tabela qyshë para luftës,sepse të tjerat kan qenë të dëmtuara.Shkolla ka pasur 4 klasë dhe 160 nxënës e me kohë është rritur numri i nxënësve dhe i mësuesve Bore Gaspri • I nderuarri drejtor i shkolles fillore (,,Liria " )njekohesisht Tani paska emrin ,,Nena Tereze '' e gezoft kete emer te fytyres shume te ndritur te nenes sonte te madhe e njohur dhe e respektuar ne gjithe globin.Rastesisht ne google hyra dhe pashe historikun e kesaje vatre te arsimit .Ku historiku eshte i shkruar jo i sakte por i anashkaluar.sepse ate nuk e kane shkruar vendasit por eshte marre nga ardhacaket e fshtarave te tjere qe kane
  5. 5. 5 udhehequr kete shkolle.Me vjen shume keq qe nuk eshte kyqur ne keto te dhena drejtori qe ka lindur ne kete fshat Prenk Gojani ,por jane marre shenimet nga drejtoret ardhacak qe nuk e dine mire historikun e kesaje shkolle.Me indinjate te thelle shkruaj kete koment ,me shprese se sado pak do ta vraje ndergjegjjen nese egzison te ndonje koleg,apo te ish drejtori Prend culaj nga i cili ke marre kete historik.Kjo shkolle ka egzistuar shume heret si shkolle kater klaseshe ,Ku popullata e Budisalcit ,si qender ku ka egzistuar shkolla e vejter.Ka perfshire ne edukim ,popullaten e fshatrave per rreth.Stupen,Rudicen,Bregaxhine,Negllaveken,Krusheven,LLugaxhine.E pashe se keni perfshire ne kete historik me shume njerz te fshatrave per rreth se sa vendas,dhe kjo eshte per tu gjykuar,se historiku eshte shume i manget .Ka edhe shume intelektual ndoshta shume ma meritor qe kane kontibuar per ta mbajtur gjalle arsimimin ne kete shkolle .dhe qe nuk u eshte permendur emri fare .Zotri drejtor i nderuar.Kjo shkolle eshte bere tetvjeqare me sakrifice te madhe ,me pune te palodhshme ne vitin !959,eshte hapur klasa e peste nga arsimtari i nderuar Gjergj zogu ne nje kafene afer stacionit te trenit sepse nuk kishte lokal ne shkollen e vjeter.Une jam gjenerata e pare e shkolles tetvjeqare te Budisalcit .Shkolla e re eshte perfunduar ne vitin 1960 ku ne kemi filluar mesimin ne klasen e gjashte.ishte vetem nje paralele ku kishte 45 nxenes qe po thuaj se pjesa dermuse jane shkolluar dhe kane kryar shkolle te mesme profesionale ,shkolla te larta dhe fakultete.Dhe nje pjese mjafte te madhe nuk u eshte cekur emri qe eshte gabim i madh se ststistika per nje fshat mjafte perparimate ne ate kohe eshte shume e varfer.Eshte per ty trishtuar qe nuk eshte cekur fare emri i kontribusit me te madhe te kesaje vatre Pjeter Gojanit sekretarit me meritor ne komunen e klines .Ai ka bere grumbullimin e mjeteve per ta ndertuar shkollen dhe ka dhene ndirsen e fundit gjer ne Pensionin legal te ti.Eshte turp dhe mjerim per ata qe nuk te kane folur ty per biografine e ketij persni te nderuar ,me merita te jashtezakonshme per kete vater.Ai ishte truri i asaj vatre drjtoret u mesuan nga praktika e tij fikse se ishte shume puntor dhe i perpikt ne pune.Shkolla nuk mbeti gjalle vetem nga ai kuader qe lexova une ne historik po asaj forcen ja dha gjenerata e para viteve te 63 gjer ne vitet 70,83.keta te rinjet qe jane tani per tani erdhen ne buke te gatuar.I nderuar drejtor,mesusja e pare qe lindi ne kete fshat jam Une Bore Gojani -Gaspri jam inkuadruar ne kete insitucion ne vitin 1970/71 dhe kam kontribuar me krjete qenjen time njerzore si pedagoge gjer ne vitin 1983 .Punova me shpirte sepse edukova femijet e bashkefshatarve te mije ,ku sot ju e keni fshire nga kujtesa emrin tim .se jo Marije Beka ajo as nuk ka lind ne kete fshat as nuk ka punuar kurre ne kete fshat .Me vjen keq per Koleget e mi te asaj kohe ,drejtorin Prend culaj ,kriste Perlaskaj ,Muhamet Boja,Lush Rrapin,Palush Rrapin,Prend Dashin,Sadri Ahmetgjekajn qe e kam pasur edhe shok klase ,Bajram Nimanin.Qe kemi punuar bashk 13 vite si se kane pare te rruges tu perkujtojne ne historik emrin tim dhe te baces Pjeter siq e quante tere kolektivi ne ate kohe.Me gjithe ate mua nuk mund te ma shuaj emrin injoranca ,se per mua flasin gjeneratat e tera qe ja dhashe kombit tim.Une i sherbeva me nder dhe jam krenare gjthmone per punen qe bera se e bera me profesionalizem te madhe dhe me ndershmeri dhe perpikri te plote.Une tani pas 30 viteve pune ne arsim qe i mbarova 1999.Jetoj ne USA .qe 14 vite .Shkau na largoj nga vatrat tona dhe une migrova ne Nju Jork .Ku jetoj nje jete te mire me familjen.I vetmi popull ne bote nuk e ka nderuar arsimin driten e syve te nje populli ,dhe nuk po me cudit shume ky gabim i ketij institucioni ,si duket kokat e ketij instituconi nuk jane me ne fukcion dhe per ate duan ti vrajne ne cdo menyre pedagoget e arsimit .Mua as axhes Pjeter nuk na humbet peshen qe nuk na keni permendur emrin ,por e keni terguar vehten sa jeni te arsimuar dhe te edukar.I deshiroj sukses ketij institucioni ku punova pa u lodhur aq vite. Dhe deshiroj qe ta kete nje kuader ,puntor siq ishim ne ,te ndershem,dhe te palodhshem .i nderuar drejtor nese e keni shkruar ju historikun dhe nuk jeni konsultuar me te tjeret qe e nojfin historikun me mire ,ju kerkoj falje se ju jeni ardhacak nuk keni lindur ne Budisal prandaj nuk e njifni historikun e vertete.Nese do vi ne Budisalc do te vi ne shkolle dhe do te bisedojme gojarisht per kete historik.Ju pershendes, ju falem nderit per mirekuptim zoteri .Bore Gojani -Gaspri. PERSHENDETJE Ju faleminderit zonja Bore Gaspri
  6. 6. 6 Une kam pershkrue nji historik te shkurtë te shkolles nga Pren Culaj edhe ai gezon merita sin e udhëheqje te shkollës sin e fillimin e historikut Me duhen njerez sikur ju t e me ndihmojnë qe historiku te dale sa më i kompletuar. Vertet une jam i ardhur dhe nuk munda te siguroj material te njaftueshem por u mundova te jap kontribut edhe ne ketë historik dhe do te i bëjë edhe ndryshimet e sapo marra nga ju Juve askush nuk mundet me ju mohue kontributin tuaj e as bacit Pjeter Njoftimet qe mora nga ju per mua janë te mirseardhura dhe te gjitha njoftimet e tilla te cilat vijën veten e permirsojn nji punë te sapo nisur dhe ju jeni e mirseardhun qe te bisedojm rreth kesaj pune te nisur Une ketë punë e kam nisur me vullnet pa me shtye dikush dhe po pres edhe te tjerë qe me ndonji foto te ruajtur te shkollës se vjeter te sekretarit apo te ndonji mesimdhenesi me nxënes apo ndonji keshillë te me ndihmojnë Une jam nji fizikant dhe nuk jam sa duhet fort per histori por po perpiqem FacebookI nderuar zotri Cane ! Me vjen mire qe jeni udheheqes I ketij institucioni , e shof energjine pozitive tuaj taman plote ellan per pune te ndershme ,po ma perkujton fillimin e karjeres sime .Isha nismetare e gjerave qe kontribojne institucionit ne te mire .Nisma jote eshte shume me vend ,por duhet shume pune dhe bashkpuntor te mire dhe te ndershem .Me vjen keq qe une nuk jam atje tani se do te isha dora e djathet qe te ndihmoj ,ne nismen tuaj .Do te perpiqem me te siguruar matrial dhe foto te sholles dhe kuadrit mesimor qe ishte kuader shume I forte I profesionalizuar dhe puntore dhe I palodhshem.Une gjeneraten time qe punova me ta I njoh si vetvehten dhe kisha pasur deshire sikur te kontaktonim dhe te bisedonim gojarisht .Po kam shprese se une do te vije ne pushim atje dhe do te perpiqem te kontaktoj me ju gjithsesi dhe do te bisedojme per gjerat qe ka filluar ti mbuloj pluhuri I harreses .Une do te jem ne kontakt me ju dhe mund te me pysni per cfare te doni rreth institucionit e kolegeve .Nese ke imell ma dergo te lutem .Ju perhsendes ngrohtesisht mesusja Bore . EDHE NJIHERE JU FALEMINDEROJ PER SHKRIMIN TUAJ Canë Zhuja Këtë komunikim original te pa ndryshuar e pava te arsyeshme ta fus ne historikun e shkollës sepse te shkruhet nji histori shum kohë mbrapa mund te ketë edhe gabime Drejtori:Prek Gojani Drejtor 1967-1970
  7. 7. 7 Ne vitin 1959 drejtor zgjedhet professor Prekë Gojani te cilit drejtori i mëparshem serNe vitin 1959 drejtor zgjedhet professor Prekë Gojani te cilit drejtori i mëparshem serNe vitin 1959 drejtor zgjedhet professor Prekë Gojani te cilit drejtori i mëparshem serNe vitin 1959 drejtor zgjedhet professor Prekë Gojani te cilit drejtori i mëparshem serb nuk ja dorzon detyrenb nuk ja dorzon detyrenb nuk ja dorzon detyrenb nuk ja dorzon detyren ne mënyr te rregulltne mënyr te rregulltne mënyr te rregulltne mënyr te rregullt Preka ndan administraten ne dy gjuhet qe deri atëhere mbahej vetem serbisht dhe ne gjuhen shqipe futPreka ndan administraten ne dy gjuhet qe deri atëhere mbahej vetem serbisht dhe ne gjuhen shqipe futPreka ndan administraten ne dy gjuhet qe deri atëhere mbahej vetem serbisht dhe ne gjuhen shqipe futPreka ndan administraten ne dy gjuhet qe deri atëhere mbahej vetem serbisht dhe ne gjuhen shqipe fut arsimtaret shqiptar ndersa ne gjuhen serbe arsimtaret serb qe per kohen ishte e zorshmearsimtaret shqiptar ndersa ne gjuhen serbe arsimtaret serb qe per kohen ishte e zorshmearsimtaret shqiptar ndersa ne gjuhen serbe arsimtaret serb qe per kohen ishte e zorshmearsimtaret shqiptar ndersa ne gjuhen serbe arsimtaret serb qe per kohen ishte e zorshme .Pastaj me ligj është rregulluar që këto shkolla 4 klasësh të rritën në 8 klasësh.Kështu kjo shkollë është bër shkollë e plotë 8 vjeqare në vitin shkollor 1963/64 në të dy gjuhët. Një numër i konsideruar i nxënsëve është vendosur nëpër shtepia private deri në vitin 1963,kur është ndërtuar shkolla e re.Tani kjo shkollë ka pasur kushte shumë të mira. Kjo shkollë u ndertua ne vitin 1963 Gjergj Zogu (1937-2002) Gjergj Zogu u lind me 24 prill te vitin 1937 në fshatin Ploçicë të Malishevës në nje familje të varfër bujare dhe më tradita atëdhetare.
  8. 8. 8 Shkollën fillore e kreu në vendëlindje kurse te Mesmën Normale në Prizerën. Më sakrifica të medha nëpër te cilat kaluan edhe shumë shkollar të tjerë shqipëtarë. Gjergj Zogu u perfshir punes per nje shkolle kombetare dhe me vizione te qarta kombetare ndaj atedhedashurise dijes njohjes se vertetes shkencore. Studimet i vazhdoi në Shkollen e Lartë Pedagogjike në degën e Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Univerzitetin e Prishtinës, të cilën e perfundoi me kohë dhe me rezultate te shkelqyer. Thirrjës pedagogjike per edukimin dhe arsimimin e brezave te rinje ju përgjegj me pergjegjesine me te larte morale profesionale, e kombetare. Misionin e mesuesit e filloi ne fshatin Zllaukaqan te Klines qe ne moshe 19 vjeqare fillimisht ne shkollën fillore Ate Shtjefen Gjecovi ne Zllakuqan (Zllakuqani i sotëm) nga viti 1956-1965 te cilen pune e kreu me nder dhe krenarine me te larte. Per te vazhduar me pastaj ne shkollen fillore Iliria,sot e emertuar si shkolla fillore “Nene Tereza” ne Budisalc, ku per disa vite punoi si Arsimtar i lendes se Gjjuhes shqipe nga viti 1965-1969 dhe me pas ishte edhe drejtor I saj per 3 vite nga viti 1969-1972 te cilen pune e kreu me sukseses dhe pergjegjesi te larte morale profesionale e kombetare. Ja si shkruan ne ditarin e tij me titull “Entuziazmi i nje kolektivi” Gjergj Zogu per shkollen dhe kolektivin e Budisalcit Entuziazmi I një kolektivi 03.VII.1972 Shok redaktor, Fshati Budisalc gjendet 10 km larg qendës komunale të Klinës. Para dhjetë vitësh në këtë fashat u hap katërvjecarja plotë. Sot kjo shkollë ka afro 600 nxënës, mirëpo shkolla disponon më një lokal mjaft të ngushtë. Bashkësia arësimore gjatë këtyre viteve u tregua mjaft dorë shtërnguar për sa I përket mirëvajtjes së shkollës në përgjithësi. Mëgjithatë, etntuziazmi I këtij kolektivi është për cdo levdatë. Arsimtarët me punën e tyre të palodhshme arritën suksese të mira, si në procesin eduaktivo arësimor ashtu edhe jashtë tij. Ajo që bënë këtë vit është për cdo lëvdatë, koletivi I shkollës bashkë më nxënësit punuan në rregullimin e oborrit të shkollës, që gjere dje ishte vend për kullotjen e bagëtisë së fashatit. Vlen të theksohet së arsimtaret pranuan të organizojnë provimet private falas vetëm e vetëm që të rregullojnë shkollën e tyre cka është për cdo lëvdatë. Kështu me punën e tyre të palodhshme e kurorëzuam edhe suksese. Gjergj Zogu 03.VII.1972 ,Budisalc. Panvaresisht veshtirsive te shumta qe haseshin intelektualet vecanarisht mesimdhenesit e asaj kohe te rrahur e te përndjekur nga regjimi komunist e sllavo- madh,Gjergj Zogu punen prej mesimdhenesi nuk e ndaloi ne asnjë cast te jetes se tij Kontributin prej mesimdhenesi Gjergj Zogu e vazhdoi ne qytetin e Ferizajt ku punoi si profesor i lendes se Gjuhes shqipe ne shkollen e mesme ne Ferizaj. Më 1973 per shkak te shpërndarjes së “Lahutës se Malcisë” të autorit Atë Gjergj Fishta dhe për shkaqe të tjera të ngjajshme largohet nga procesi eduakivo-arsimor dhe detyrohet që përkohësisht të migroi ne Male te Zi dhe Itali,per tu rikthyer prape ne Kosove dhe per te vazhduar punen ne arsimimin e brezave te rinje, Karrierën e tij si mësuese e përfundoi duke punar ne punktin e shkollës fillore “Isa Boletini” ne Poterq te Epërm, edhe pse shkollën në Drenoc e kishte në prag te shtëpisë, shkaku ishte ndjenja e solidaritetit me mesuesit e rinje qe mos ti largojne nga procesi mesimore duke bere pune vullnetarisht pranoi të shkoi në punktin e ndarë të shkollës në Poterq të Eperm, vetëm që nxënësit të mos udhetojne disa kilometra deri të shkolla amë në Drenoc. Gjergj Zogu vdiq 21.02.2002.
  9. 9. 9 Shkolla fillore « Nënë Tereza » Budisalc SIPERFAQJA E KLASËVE Kl. I 49 m2 Kjo ndamje e klasëve është e Kl II 35 m2 e vitit shkollor 2010/11 ne bazë te Siperfaqes se klasëve Kl. III 30 m2 Kl. IV 56 m2 Kl. V 49 m2 Kl. VI 56 m2 Kl. VII 28 m2 Kl. VIII 56 m2 Kl IX 28 m2 Parashkollor 56 m2 Biblioteka 25 m2 Kabineti informatikes 40 m2 Salla e arsimtarve 30 m2 Drejtoria 18 m2 Zyre e sekretarit 21 m2 Koridori 150 m2 Nyja sanitare 50 m2 GJITHSEJT 754 m2 Në bazë të kesaj kronike për prijodat e punës së kesaj shkolle po i japi një pasqyrim shifror: -Me 1914 kanë vijuar 32 nxënës,1 mësues -Me 1918-1941 ka qenë një mësues në fillim e pastaj jan bërë dy me 120 nxënës-përafësisht.
  10. 10. 10 -Me 1942-1944 ka pasur dy mësues rreth 130 nxënës. Pas çlirimit ka pasur 2 mësues në gjuhën shqipe, dhe 2 në gjuhën serbokroate ,ka pasur afër 160 nxënës në të dy gjuhët. -Me 1963/64, sipas statistikes ka pasur 206 nxënës në gjuhën shqpie, dhe 8 klasë me 7 mësues dhe arsimtar . Kurse ne gjuhën serbokroate ka pasur 209 nxënës me 8 klasë dhe 8 mësues dhe arsimtar .LUSH RRAPI DREJTOR 1974-78 Në vitin 1976/77 numri i nxënësve në gjuhën shqipe është shtuar në 402 , kurse numri i mësueseve dhe arsimtarëve është shtuar në 19. Kurse në gjuhen serbokroate numri i nxënëseve është zvogluar në 157, kurse i mësuesëve dhe i arsimtareve ka qenë 11. Në gjuhën shqipe ka pasur 13 paralele kurse ne gjuhen serbokroate 8. Në vitin 1977/78 numri i nxënëseve ishte 423 në gjuhen shqipe me 13 paralele kurse ne gjuhen serbokroate ishte 154 nxënës me 8 paralele . Në vitin 1978 / 79 numri i nxënëseve është rritur në 435 nxënës ne gjuhen shqipe me 13 paralele kurse ne gjuhen serbokroate 151 nxënës me 8 paralele. Nëvitin shkollor 1979 / 80 numri i nxënëseve në gjuhen shqipe është 450, me 13 paralele kurse ne gjuhen serbokroate është 150 me 8 paralele . Sipas kësaj mund të konkludojm se numri i nxënësve në gjuhen shqipe është gjithnjë duke u rritur, kurse ne gjuhën serbokroate është gjithnjë duke ra. VITI SHKOLLOR 1990/91 Autobiografi Unë i quajturi Pren (Tomë) Culaj I lindur me 10-09-1936 në Gjakovë.Kohën e fëmijrisë e kamë kaluar ne Gjakovë, dhe ne fshatin Leskoc tash Shëngjon komuna e Klinës.Shkollën fillore e kam kryer ne Shtupel, kurse gjimnazin e ultënë Klinë ne vitin 1954/55 Shkollën normale si dhe shkollën e lartë pedagogjike SHLP në Gjakovë, provimin profesionalne SHLP në Prizren.Kurse grupin e III të dygjuhësisë e cila u kerkojke për vende udhëheqëse e kam dhënë në Prishtinë.Fillimin e marrëdhënjes se punës në lëminë e arsimit e kam filluar ne vitin 1962 në shkollën e Shtupelit gjer ne vitin shkollor 1972 kam dhënë mësim sin e ciklin e ulët
  11. 11. 11 poashtu edhe net e lartë.Ne vitin1972 jam zgjedhur drejtor shkolle gjer ne vitin 1975.Poashtu me 1-09-1975 kam kaluar si mësimdhënes ne shkollën fillore ne Zllakuiqan,,Shtjefen Gjeqovi”si mësimdhënes i lëndes histori-gjeografi plot dy vite.Ne vitin 1977 jam emruar drejtor ne shkollën e Budisalcit plot dy mandate deri me 01- 09-1985 Pas mbarimit te mandatevejam emrue shef shkolle ne ,,Motrat Qiriazi” ne Klinë plot 4 vite me 01-09-1989 prap jamemruar drejtor shkolle ne Budisalc gjer me 31- 09-1966 Ku pastaj kam shkuar ne pension Kujtesat e mira: Kur kam marr ditarindhe kam hyr ne mësim Kur kam korr suksese ne mësimin dhe edukimin e brezave te ri Marrëdhenjet e mira si me nxënes dhe me kolektiv Kujtesat e vështira Kur është nderprer financimii punëtorve te arsimit prej 01-01-1990 Kur punëtoret udhëtojshin me tren ose me autobus I zbritshin se nuk kishin para per biletë Kur ju thojsha arsimtarëve meshkuar ne mësim e me I paguar nuk kishte mundësi.Plot 18 muaj nuk kan marr asnji lekëe ma vonë i kemi paguar 20 markadikur 30 e kur kam dale unë ne pension kanë arrijt ne 40 marka -Shko. Fill “LIRIA” në Budisalc punën e ka filluar me 20.08.1990, kurse mesimi ka filluar me 03.09.1990 (e hënë) . Të gjitha planet e parapara janë aprovuar me 28.08.1990 Me 03.09.1990 asnjë puntor shqiptar duke I perfshi edhe puntoret ndihmës , nuk janë paraqitë në punë në shkolle , janë përgjigjur kerkeses se sindikates se Kosoves , për grevë Kuadri arsimor për këtë vit shkollor: 1.Pren Culaj drejtor, Kristë Perlaska sekretar, Pren Dashi , arsimtar Rrushe Koliqi ,prof. Dedë Perlaska arsimtar, Sadri Ahmeti arsimtar , Nikollë Gojani , arsimtar, Bajram Nimani , arsimtar Canë Zhuja prof. Bore Quni arsimtare , File Kolaj arsimtare , Pjeter Gojani mesues Bernard Berisha aps. i fiskultures . Vere Dedaj stud. e vit.III Eko. Syphie Veseli ,mesuese, Zekie Haxhiu ,mesuese Nikë Gjoni ,mesues ,Libibe Ajdini , mesuese Palush Rrapi, mesues , Muhamet Boja, mësues Zyrafete Hasku mesues Mire Bibaj studente , Zef Ndrecaj, arsimtar . Me 07.09.1990 kanë arritë plan-programet e R se Serbise. Në mbledhjen e këshillit të arsimtareve të mbajtur me 13.09.1990 këto plane nuk u pranuan nag arsimtaret shqiptar,kurse serbet i pranuan Shqiptaret punuan me planet te Kosoves Mbas mos aprovimit te planeve të Serbisë nga arsimtaret shqiptar menjihere filluan masat, urdhëresat, kercënimet nga pushteti serb per te i shtyer shqiptaret me i aprovuar planet serbe me dhunë. Urdhëresa zyrt./90 urdhëron qe nxënesve me ju siguruar mësimi ne nji ndërrim paradite pa marr parasysh a ka lokal Në fillim te muajit tetor 1990 janë thirrur mbledhjet e prindëve për te dhënë ata mendimin lidhur me planet e R.Serbisë.Prinderit unanimisht perkrahen vendimin e arsimtarëve shqiptar lidhur me refuzimin e plan- programeve te Serbisë Në ketë vit u hoq gjuha serbo-kroate ne paralelet shqipe poashtu edhe gjuha shqipe te serbët Menjeherë me 10.10.1990 ne shkollë erdhen inspektoret R. të Serbise. Ku të nësermen me 11.10.1990 është leshuar vendimi numer 610 -1846/90 05 ku është dhenë detyra qe planet e Serbise të aprovohen menjehere dhe të punohet me to. Prapë ky vendim-urdherese u refuzua nga arsimtaret shqiptare. U dha urdheresa qe menjehere qe te sigurohen ditaret e R. Serbise,dhe kjo është refuzuar nga shqiptaret. Pushteti serb mbasi vertetoi se kurrsesi nuk po mundet qe ti bind shqiptarer te punojn me planet e Serbise, prap nuk u terhoq presionet ne puntoret shqiptare. Disa here shkollen e kan vizituar organet e sigurimint te Serbise,Kosoves,te Klines të gjithë me kercnime.
  12. 12. 12 Drejtori i shklolles tri here është thirrur ne bisede informative nga org.e sigurimit ne Kline(disa fytyra te njohura e disa te panjohura) Po ashtu drejtori është thirrur ne gjygj komunal-gjykatesi i panjoftuar nga Serbia. Mesusei Palush Rrapi është marre na ora 20:00 nag shitorja e Tome Cakes ne Stupe nga policia serbe dhe është maltretuar . Me 01.01.1991 qeveria e Serbise pasi nuk pate sukses per të binde arsimtaret shqiptare per të punuar me plane te Serbise, vendosi te mos financoi arsimtaret qe japin mesim ne kl. V-ta dhe ne kl I-re ku fillon plan-programi. Arsimtaret te cileve ju ndalen rrogat : Pren Culaj , drejtor , Muhamet Boja Klasa I Pjeter Gjoni KlasaI2 Senavere Ahmetgjekaj Kl I 3. Krist Perlaska sekretar shkolle me 50% te ardhurave . Pren Dashi 10 orë . Dedë Perlaska 8 orë SadriAhmetaj 4 orë Nikollë Gojani 8 orë Bore Quni 4 orë Vere Deda 11 orë Bernad Berisha 6 orë gjithsejtë 51 orë(dy vende e gjysëm pune) Kryetari i organizates sindikale te pamvarun prof. Canë Zhuja ne konsultim me arsimtaret muar vendim qe punëtoret qe marrin te ardhura te i ndajn ne mënyrë te barabart me koleget e tyre te cilve ju ishin ndaluar te ardhurat. Me qellim te mos thyerjes se unitetit, dhe mos pranimit te planprogrameve te Serbis u muar ky vendim. Ky vendim ka pasuar qe nga muaji janar1991 Kur shteti Serb kuptoi solidaritetin e punëtorve shqiptar mori vendim qe te nderpriten te ardhurat personale per te gjith punëtoret e arsimit ne gjuhën shqipe perpos sekretarit 50% te rroges dhe punëtoreve ndihmës Simon Ndreces dhe Pren Gojanit Vendimi hyri ne fuqi prej 1-04-1991 Prej 1-04-1991 filloi nderprerja e marradhënjeve ndernacionale, mosndegjimi, serbet ne një anë shqiptaret ne anën tjeterKështu qe me shumë peripeti erdhi fundi i vitit shkollor Suksesi ne fund te vitit shkollor1990/91: 19 punëtor te lidhur direkt me procesin mësimor Nji drejtor shkolle, njisekretar, dhe punëtorë ndihmës gjithsejt 23 punëtor 390 nxënes te shperndar ne 15 paralele 35 nxënes te panotuar( jasht atëdheut me familje) Ne ciklin e ultë suksesi 92% pozitiv 8% negativ Ne ciklin e lartë 99% pozitiv 1% negativ Planprogrami është realizuar. Mungesat e nxënesve 3028 pa arsye 1453 te arsyeshme Numri i orëve te humbura nga arsimtaret 74 orë VITI 1991/1992 Shkolla fill. “LIRIA” ne Budisalc punen e ka filluar me 20.08.1991 . Te gjitha planet e parapara janë aprovuar me 27.08.1991 . U punua disa ditë por u nderpre ne gjuhen shqipe per shkak te mos sigurisë . Prap vazhdoi mesimi edhe disa ditë prap u nderpre . Me 15.09.1991 ka ardhu drejtori i dhunshem Antoni Çekerliq me polici ne zyre , ku ja kan dorzuar detyren e drejtorit dhe çelsat e shkolles me proçes Mësimi në gjuhën shqipe u nderpre gjer ne janar 1992 Me 20 janar 1992 ka filluar mësimi ne gjuhen shqipe është punuar ne ndërrimin e dytë per shkak te lokalit te ngushti detyruar me i kombinuar paralelet ku prej 15 paraleleve janë shënderruar ne 8 paralele nuk kishte kurrfar mundësie me punue paradite me serb Punëtoret e arsimit gjatë ketij viti nuk kan marr kurrfar te ardhurash personale Punëtorve qe kanë udhëtuar me autobus ju kanë paguar shpenzimet e rrugës ne suaza te mundësive nga prindet Vlen te cekët gj esti humante pronareve te autobusve privat qe kanë udhëtuar ne relacionin Klinë- Gjurakovc dhe Klinë-Budisalc nuk ju kanë marrë te holla për bilet
  13. 13. 13 Ndër më te dalluarit janë: Mark Lleshi dhe Gjokë Lleshi nga Zllakuqani me dy automjete dhe Lush Pjetri nga Budisalci si dhe pronar tjerë me kerre etj. Në ketë vit shkollor kanë punuar: Pren Culaj drejtor Kristë Perlaskaj sekretar Mësimdhënes: Rrushe Koliqi Canë Zhuja,Pren Dashi,Sadri Ahmetaj,Bajram Nimani,Bore Quni,File Kola,Vere Dedaj,Syphie Veseli,Zekie Haxhiu,Nik Gjoni,Lebibe Ajdini,PalushRrapi,Muhamet Bojaj,Zyrafete Hasku,Mire Bibaj dy puntor ndihmes gjithsejt 22 punëtor Mësimi gjatë këtij viti shkollor është zhvilluar ne kushte tejet të vështira Me 30-06-1992 ka perfunduar mësimi Kjo vones është bërë për te plotësuar fondin e oreve me plan- program Poashtu është punuar qdo te shtune Per here të parë në Kosovë u ndanë deftesat e kl. VIII me dëftesa dhe vula te R.sëKosovës Viti 1992/93 Kuadri arsimor për ketë vit:Pren Culaj drejtor Kristë Perlaskaj sekretar Arsimtaret: Canë ZHUJA prof. ,Rrushe Koliqi prof,Pren Dashi,Lush Culaj prof,Sadri Ahmetaj,File KOLAJ, Bore Quni,Roze Prenaj, Vere Dedaj studente viti i III,Jane Kolaj,Frrok Kola, Syphie Veseli,Zekie Haxhiu, Muhamet Boja, Mire Rexha, Palush Rrapi,Lebibe Ajdini,Nikë Gjoni, Ne ketë vit per here te parë po punohet me ditar te R.te Kosovës . Ka pengesa nga nxënesit serb qe i ngucin nxënesit shqiptar me qellim provokimi per te nxitur ndonji konflikt me qellim te caktuar Këta nxënes sipas disa burimeve janë të nxitur nga disa prind te tyre por nuk kanundur me e arrijt qellimin e tyre ende. Ne ketë vit shkollor janë siguruar disa tekste nga enti për botimin e teksteve shkollore te Republikes seKosoves Ne tetor te vitit 1992 nga drejtoria e dhunëshme është hjek mbishkrimi i emrit te shkollës ne te dy gjuhët Me 9-03-1993 drejtoria e dhunëshme e ka vu tabelen me emrin e ri te shkollës ,,Jovan Jovanoviq Zmaj” Për ketë gjest janë njoftuar organet politike dhe LASH-i ne Klinë ku ka shkruar edhe gazeta ,,Bujku” Nxënesit serb sidomos klasa e VII dhe VIII po i provokojn arsimtaret shqiptar ne qdo mënyrëvetem per te ardhur te ndonji konflikt Këshilli i klaseve te ulta dhe te larta ka funkcionue rregullisht , poashtu edhe këshilli i arsimtarve dhe sindikata e pavarur Sindikata ka ndihmuar disa punëtorqe gjinden dobët materialisht Ne këtë vit shkollor punëtoret e arsimit janë paguar nga 30 marka gjermane ndersa prej 1-01-1993 me 40 marka në muaj. Kjo pages është bërë nga populli, diaspora , nga qeveria e Kosovës
  14. 14. 14 VITI 1993/4 MËSIMI KA FILLUAR ME 1-09-1993 Me 18-10-1993 policia serbe leshoj nji urdhëres qe mësimi ne gjuhën shqipe te kalohet mbasdite Ne konsultim me kryesin e LASH-it u detyruam qe te kalojmë pas dite Me 24 -10-1993 erdhi ne shkollë polici serb Arsoviq Sasha me te vëllajn Sergjanin dhe Milanoviq Sllavisha dhe i kanë rrah nxënesit Driton( PREN) Zeqa nxënes i klases se IV dhe Tunë Nikolla nxënes i klases se III motivi qe gjoja këta i kanë ngucat nxënesit serb reth kësaj ngjarje janë njoftuar te gjitha organet. Viti 1994/5 MESIMI KA FILLUAR ME 1-09-1994 Stafi shkollor: Drejtor Pren CULAJ, sekretar Kristë Perlaska Mesimdhenes:Pren Dashi, CanëZhuja,Sadri Ahmeti,Bajram Nimani, File KOLA,Bore Quni,Jane Kola,Vere Deda,Gjyle Rexha,Sonje Beka,Mire Rexha,Muhamet Boja,Zekie Haxhiu,Syphie Veseli,Nik Gjoni,Lebibe Ajdini ,Palush Rrapi Janë siguruar disa tekste mësimore nga qeveri e Kosoves Ka provokime nga nxënesit serb qe disa prind i shtyjn te bajn ekcese Ne muajin maj nji punëtor qe punon ne Zvicerr ka sjell gratis 20 ekzemplar te librit,,Posta e porositur “ te Mark Krasniqit dhurat per nxënesit e kësaj shkolle Viti 1995/6 dhe 97/98 Mesimi filloj me 1-09-1995 Pren Dashi Drejtor-1995-1999dhe 2003-2009
  15. 15. 15 Kuadri mësimor: Drejtor Pren Dashi Mesimdhenes:, CanëZhuja,Sadri Ahmeti,Bajram Nimani, File KOLA, ,Jane Kola,Vere Deda,Gjyle Rexha, ,Mire Rexha,Muhamet Boja,Zekie Haxhiu,Syphie Veseli,Nik Gjoni,Lebibe Ajdini ,Palush Rrapi Lorenc Zefi,Dukagjin Gojani, Bore Quni dhe Sonje Bekaj gjenden ne pushim lehonije Ndersa Pren Cula mbetet ne perkujdesjen e shkollës deri ne zgjedhjen e statutit te tij Ka mospajtime ne mes te këshillit te shkollës dhe drejtoris rreth kompetencave te njeri tjetrit Ditaret janë sjell me kohë Me 26-09-1995 erdhi ne oborrin e shkollës Gjon Kitaj i cili rrahu brutalisht nxënesin e klases se VII Pren Avdija i cili pasi kishte kryer orët po luante top ne fushë te sportit Me rastin e 28 nëntorit festes se flamurit nuk u punua por drejtori i dhunëshem serb nuk lejon te punoi as me 29 dhe 30 nëntor dhe 1 dhjetor Ne nëntor lëshoj punën punëtori ndihmës Pren Gojani por nuk lejon drejtoria serbe pranimin e tjetrit Me 28 -03-96 drejtoria sebe nuk lejon mbajtjen e mësimit me motivacion se është fest shtetrore e serbis Me 29-05-1996 vjen ne shkollë civili serb Gollub Erakoviq dhe nxjerr revolen dhe i kercnon femijet qe mos ta shkelin barin qe e kishte ble pre drejtoris serbe Numri i nxënesve është zvogluar ka rënë ne 219 Me 11-09-1997 kolektivi i shkollës mori vendim qe te i ndërrohet emri i shkollës nga ,,Liria” ne ,,Nëna Tereze” Ky propozim u miratua edhe nga ministria e arsimit Me 28-03-1998 nuk u lejua mbajtja e mësimit për shkak se festohej dita e Serbisë Viti 1988/89 Mesimi ka filluar me 01-09-1998 Ndihet munges e bankave dhe e karrikave dhe mjeteve mësimore per shkak te shkatrrimit te pa kontroll Kuadri i shkollës Pren Dashi drejtor Krist Perlaska sekretar Arsimtaret: Canë ZHUJA prof. ,Sadri Ahmetaj,File KOLAJ,Lorenc Zefi, Bore Quni, BajramNimani, Gjyle Rexha, Dukagjin Gojani , Syphie Veseli,Zekie Haxhiu, Muhamet Boja, Mire Rexha, Palush Rrapi,Lebibe Ajdini,Nikë Gjoni,Pashke Veseli, Marte Rexha, Syphie Veseli.Zekie Haxhiu, Lebibe Ajdini, Nikë Gjoni dhe Muhamet Boja janë liruar deri sa te krijohen kushtet per udhëtim por numrohen punëtor te kesaj shkolle Punëtoret ndihmës janë Simon Ndreca dhe Halil Delija Shoqata humanitare ,,Nëna Tereze “ ka furnizue shkollën me dru dhe stufa Mesimi u nderpre me daten 22 mars per shkak te luftës me urdhëresen e ministris se arsimit te Kosovës Pas çlirimit te Kosoves mësimi rifilloj me 1-09-1999 Viti i ri shkollor filloi me 25-10-1999
  16. 16. 16 Periudha mbas lufte Viti 1999/2000/2001/2002/2003 Canë Zhuja Drejtor: 1999-2003 Pas nji lufte dy vjeqare te UÇK-së me armikun serb shkolla punoi ne nji objekt mjaft te shkatrruar Policia serbe kishte qendruar ne ketë objekt kishte shkatërruar mjaft ditar te nxënesve dhe disa dosje te arsimtarve. Kishte prishur makina shkrimi ne Zyren e sekretaritdhe te drejtoritsi edhe disa ormanë.Pushteti serb mori edhe nji liber te amzes te nxënesve serb ne largim nga Kosova Kuadri mësimor i njejti sikur vitin e kaluar por vetem me nji ndryshim tash drejtor zgjedhet Canë Zhuja profesor i fizikës Ne shtator te vitit 2000 largohen nga puna disa mësimdhënes duke u bazuar ne rregulloren e ardhur nga departamenti i arsimit te Kosoves sepse shkolla e jonë kishte numer te madh te mësimdhensve krahasue me numrin e nxënesve Shkollën e riparoi shoqata italiane ,,INTERSOS’’ e cila edhe i pajisi nxënesit me qanta, kimika ngjyra, lapsa etj. Me kerkesë te drejtorit ne UNICEF pajiset shkolla me 100 banka dhe 200 karrika poashtu nga Intersosi morem 50 banka dhe 100 karrikaTash gjithsejt kemi 150 banka(tavolina) dhe300 karrika Poashtu drejtori i shkollës kerkon qe teprica tjeter qe ishte destinuar per shkollën tonë te i shkoj shkollës se Zllakuqanit dhe ata moren 50 banka dhe 100 karrika Numri i nxënesve qe vijojn mësimin është156 nxënes Ne shtator te vitit 2003 hapet paralelja e parashkollorve Punohen dy fusha sportive e volejbollit dhe e hendbollit Fusha e volejbollit u punua me donacion prej 14000DM te Karitasit Italian me qrast nji pjesëu shfrytëzue per inventar per zyre te drejtorit dhe sekretarit Gjatë ketij viti rregullohet zyra e sekretarit me hekura mbillen nji numer i madh i fidaneve ne oborrin e shkollës. Rregullohen WC-të edhe ne oborr te shkollës edhe mbrenda lokalit te shkollës Rrethohet fusha e hendbollit me rrjetë metalike donator migracioni nga fshati Budisalc qe jetojn ne SHBA
  17. 17. 17 VITI 2003/04/05/06 Drejtor zgjedhet Pren Dashi Numri i nxënesve 172 Klasa e nëntë mësimet i vazhdon ne Zllakuqan Ndertohet ura ne hyrje te shkollës Merret pjes ne gara komunale ne sport dhe nxinët vendi i parë Dalin ne penzion Muhamet Bojaj dhe Simon Ndrecaj Me 30-08-07 RTM(Karitasi italian) Asfaltoi fushen e hendbollit ndersa punimet i kreu ,, Graniti ‘” nga Istogu VITI2008/009 Qeveria ka siguruar tekstet falas KFORI Slloven ka ndihmuar me mjete mësimore Numri i nxënesve 185 VITI 2009/010 Mësimi filloi nji javë me vones per shkak te meremetimit te shkollës Ushtrues i detyres për drejtor zgjidhet Canë Zhuja Qeveria furnizon nxënesit me tekste falas Sekretari kalon ne vendin e punës ne ,,Motrat Qiriazi” ne Klinë Sipas vendimit nga DKA-ja nji ditë punon ne Budisalc( te premteve) Mësimdhënesit:
  18. 18. 18 1. Lorenc Culaj (Parashkollor) 2 Musë Qeta (k l.I ) 3. Valeriana Toplana (KL.II) 4 .Marte Rexha (KL.III ) 5.Palush Rrapi (KL IV) 6.Mire Rexha ( Kl V) 7.Pashke Veseli 8. Pren Dashi 9.Gjyljete Gjokaj 10.Anton MARKU 11 Bajram Nimani 12 Sadri Ahmetaj 13 Bore Quni Punëtor ndihmës Gustin Ndrecaj
  19. 19. 19 ME 10 DHJETOR ME RASTIN E DITËS SE SHKOLLËS DREJTORI NDAN NJË MIRNJOHJE MËSIMDHËNSES Mire Rexha Viti 2010/2011 Stafi mësimor është i njejti Drejtor zgjidhet Canë Zhuja Ndahet mirnjohje mësimdhënëses Valeriana Toplana dhe punëtorit ndihmës Gustin Ndrecaj
  20. 20. 20 Viti 2011/2012 Stafi mësimor i njejti vetem me nji ndryshim ne vend te Anton Markut vjen File Kolaj Gjatë natës se 6/7 janarit fryen nji erë e fort dhe e rrezon kulmin e shkollës GJENDJA E SHKOLLËS ,,NËNË TEREZA” NE BUDISALC ME 7 JANAR 2012 PAS TORNADOS
  21. 21. 21
  22. 22. 22 Pasi u shpall tenderi dhe fitoj firma RON ING nga Peja shkolla dukej keshtu:
  23. 23. 23 Ne ketë vit shkollor mirnjohje muar nga drejtoria e arsimit Valeriana Toplana ndersa nga drejtori i shkollës edhe Lorenc Culaj Nga shitja e llamarines se kulmit u krijuan mjete qe te blehen tre kompjuter Ne fund te vitit shkollor disa nxënësve ju ndan fletëlavdata për sukses dhe sjellje shembullore
  24. 24. 24 Suksesi prej Kl VI-deri-IX
  25. 25. 25 .12. Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “NËNË TEREZË”, BUDISALC Vizita është bërë me datën 5. 06. 2012, nga : 1. Milazim Maraj, inspektor në Sektorin e Inspektimit të Arsimit për rajonin e Pejës 2. Petrit Tahiri bashkë-koordinator i projektit “Parandalimi i dhunës në shkolla” 3. Hajdin Morina, zyrtar në DKA dhe kryetar i Komitetit Komunal për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës për komunën e Klinës 4. Halim Hyseni, koordinator i projektit 5. Selami Thaçi, incizues elektronik Intervista është zhvilluar me drejtorin e shkollës z. Canë Zhuja. Foto:1. Moment nga intervista me drejtorin e shkollës
  26. 26. 26 VITI SHKOLLOR 2012/13 Ne ketë vitë shkollor ne vend te Gjyljete Gjokajt vije Antoneta Rrapi per gjuhë angleze stafi tjeter mbetet i njejtë. Edhe ndamja e orëve pothuajse e njejtë Ketu poshtë po jap orarin e mësimit per shkollen e mesme te ulët
  27. 27. 27 Një orë mesimore ne klasen e paredhe një tjeter ne klasen e katërt
  28. 28. 28 Kjo më sipër paraqet fundin e qershorit 2012/13

×