Statistike, ushtrime 3

1,492 views

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
1,492
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
18
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Statistike, ushtrime 3

  1. 1. Statistikë Ushtrime – Java 31. Cka është korniza e mostrës ? – Jepni disa shembuj. Korniza eshte lista e të gjitha njësive me interes. P.sh. Nëse dëshirojmë të studiojmë zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë, bëjmë listën e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë.2. Cilat janë format më të besueshme e cilat më pak të besueshme të marrjes së përgjigjeve nga respondenti . – Pse ? Zgjedhja e mënyrës më të përshtatshme të nxjerrjes së përgjigjeve nga respondentët jane: a) Mënyrat më të besueshme 1. Intervista personale 2. Intervista me telefon 3. Hulumtimi me postë b) Mënyrat më pak të besueshme (vetë-zgjedhje, prandaj jo të përshtatshme për inferencë) 1. Hulumtimet televizive 2. Hulumtimet përmes internetit 3. Hulumtimet e shtypura në gazeta dhe revista 4. Pyetësorët për produkte dhe shërbime3. Cilat janë përparësitë e shfrytëzimit të mostrës në krahasim me popullacionin ? a) Merr kohë më pak se regjistrimi i popullatës b) Kushton më pak se regjistrimi i popullatës c) Më pak i komplikuar dhe më praktik për tu realizuar se sa regjistrimi i popullatës së targetuar (për të cilën bëhet hulumtimi)4. Cilët janë faktorët që e përcaktojnë madhësinë e mostrës; Tre faktorë përcaktojnë madhësisë e mostrës: a) Madhësia e popullacionit - sa më i madh që është popullacioni, aq më e madhe duhet të jetë mostra. b) Niveli i besueshmërisë - (niveli i sigurisë që karakteristikat e të dhënave të grumbulluara të pasyrojnë karakteristikat e popullacionit) sa më i madhe siguria e kërkuar, aq më e madhe duhet të jetë mostra c) Intervali i besimit – tolerenca e gabimit në rezultate Sa me i vogël gabimi i toleruar, aq më e madhe duhet të jetë mostra5. Cfarë ndikimi kanë këta faktorë në madhësinë e mostrës; c) Nëse kemi bërë një anketë me popullatën e Prishtinës, 50 % e tyre janë përgjigjuir se dëshirojnë të blejnë banesë të re, mostra është llogaritur me një interval të besimit prej 2 %. Si e interpretojmë këtë rezultat për tërë popullacionin ?6. Cilat janë llojet e mostrave ? Llojet e mostrave jane: a) Mostra Probabilitare – E rastit e thjeshte, Sistematike, Stratifikuar, Me grupe dhe b) Jo-Probabilitare - Sipas gjykimit dhe e përshtatshme
  2. 2. 7. Në qoftë se dëshirojmë të bëjmë inferencë statistikore (të nxjerrim rezultatin për popullacionin nga mostra), cfarë lloj mostra duhet të përdorim: (rrumbullakso) a) Mostra jo probabilitare b) Mostra probabilitare c) Të dyja8. Si zgjidhet mostra e rastit e thjeshtë ? a) Çdo individ ose njësi nga korniza ka gjasa të njejta për t’u përzgjedhur b) Përzgjedhja mund të bëhet me ose pa zëvendësime c) Mund të përdoret tabela e numrave të rastit ose gjeneratorët kompjuterikë të numrave të rastit për të përzgjedhur mostrën9. Si zgjidhet mostra e stratifikuar? a) Popullation ndahet në 2 ose më shumë grupe sipas ndonjë karakteristike të përbashkët b) Përzgjedhet mostra e thjeshtë e rastit nga secili grup c) 2 ose më shumë mostrat e njxerra kombinohen në një mostër10. Si zgjidhet mostra sistematike? a) Caktohet madhësia e mostrës: n b) Ndahet korniza individëve (N) në grupe nga k individë: k=N/n (p.sh. k=64/8) c) Përzgjedhet me metodën e rastit një individ nga grupi i parë d) Pastaj zgjedhet çdo i 8-i në këtë rast (sepse k=8)11. Si zgjidhet mostra me grupe (clusters)? a) Popullacioni ndahet në shumë grupe (“clusters”), secila reprezentative për popullacionin b) Bëhet përzgjedhja e rastit (random) e grupeve c) Studiohen të gjitha njësitë në grupet e përzgjedhura12. Cila nga llojet e mostrave, siguron përfaqësim (reprezentim) më të mirë të popullacionit? Mostra e cila eshte me e pershtatshme dhe siguron perfaqesim me te mire te popullacionit eshte mostra e Stratifikuare.13. Si e vlerësojmë kualitetin e një ankete? a) Cili është qëllimi i mostrës? b) A bazohet ajo në mostër probabilitare? c) Gabimet në mbulueshmëri – Korniza e përshtatshme d) Refuzimet – Përcjellja e rasteve e) Gabimet në matje – Pyetjet e mira nxjerrin përgjigje të mira f) Gabimi në mostrim – Ekziston gjithmonë

×