04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

1,909 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
1,909
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
44
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

  1. 1. 4 Analiza kosto-vëllim-fitim (CVP) Kontabiliteti menaxherial Objektivat mësimore  Fitimi – matja e fitimit duke përdorur koston e përvetësimit (absorbuese) dhe variabile  Përcaktimi i numrit të njësive që duhet të shiten, për të qenë rentabil ose për të arritur fitimin e synuar.  Llogaritja e sasisë të të hyrave që kërkohen, për të qenë rentabil ose për të arritur fitimin e synuar.  Përgatitja e grafikut vëllim-fitim dhe grafikut kostovëllim-fitim dhe shpjegimi i kuptimit të secilit.  Shpjegimi i ndikimit të riskut, pasigurisë dhe variablat e ndryshueshme në analizën kosto-vëllim-fitim. 2 1
  2. 2. Fitimi – Matja e fitimit  Fitimi është një masë e ndryshimit midis asaj që ndërmarrja fut në prodhim, shitjes së produkteve që i prodhon dhe asaj që ajo pranon prej shitjes  Fitimi është shkalla për të cilën kompania bëhet më e pasur, në bazë të angazhimit në transaksione.  Fitimi është një koncept afatgjatë dhe varet nga ndryshimi midis të hyrave dhe shpenzimeve  Qëllimi i matjes së fitimit: • për raportim të jashtëm (sipas metodës së caktimit të kostos absorbuese) dhe • për raportim të brendshëm (sipas metodës së caktimit të kostos variabile) 3 Metoda e caktimit të kostos absorbuese  Për raportimin e jashtëm financiar kërkohet caktimi i kostos absorbuese ose caktimi i plotë i kostos  Caktimi i kostos absorbuese i cakton të gjitha kostot e prodhimit (materialet direkte, punën direkte, koston indirekte variabile dhe një pjesë të kostos indirekte fikse) tek secila njësi e produktit.  Secila njësi e produktit, absorbon disa kosto indirekte fikse të prodhimit, përveç kostove variabile që lindin gjatë prodhimit të tij. 4 2
  3. 3. Metoda e caktimit të kostos variabile (margjinale)  Llogaritja e kostove variabile është metodë alternative e regjistrimit në kontabilitet të kostove dhe fitimit, e cila kundërshton parimet e përvetësimit të ShPP Fikse në koston për njësi  Kostoja variabile (margjinale) e prodhimit për njësi zakonisht përbëhet prej elementeve të mëposhtme. • Lëndët e para direkte • Puna direkte • ShP variabile të prodhimit  Kostoja variabile e shitjeve përmbajnë zëra të tillë si • komisionet (përqindjet) për shitje, dhe • kosto variabile të shpërndarjes. 5 Metoda e caktimit të kostos variabile (margjinale) – Kontributi  Kontributi është një masë e rëndësishme për llogaritjen e kostove variabile, dhe llogaritet si ndryshimi midis vlerës së shitjeve dhe kostove variabile.  Termi 'kontribut' është faktikisht emri i shkurtuar për 'kontributi i cili mbulon ShPP fikse dhe që mundëson realizimin e një fitimi'. 6 3
  4. 4. Informacionet mbi fitimin ose kontributin  Përparësia kryesore e informacioneve mbi kontributin për dallim të informacioneve mbi fitimin është që këto informacione mundësojnë llogaritjen shumë lehtë të fitimit në rast se shitjet rriten ose zbresin prej një niveli të caktuar.  Informacionet mbi fitimin, janë më të dobishme për sa i takon raportimeve financiare.  Informacionet mbi kontributin janë më të dobishme për sa i takon marrjes së vendimeve. 7 Llogaritja e fitimit sipas kostove variabile dhe absorbuese  Gjatë llogaritjes së kostove variabile (margjinale), kostot fikse të prodhimit trajtohen si kosto të periudhës dhe tregohen si shpenzime periodike (në momentin kur ndodhin).  Gjatë llogaritjes së kostove absorbuese (të përvetësimit), kostot fikse të prodhimit përvetësohen nëpërmjet kostos për njësi dhe barten në vlerën e stoqeve në mënyrë që t’iu ngarkohen shitjeve për periudhat e ardhshme.  Vlera e stoqeve, në rastet kur llogaritja e kostove bëhet nëpërmjet përvetësimit janë në këtë mënyrë më të larta se sa vlera e llogaritur nëpërmjet llogaritjes me anë të kostove variabile 8 4
  5. 5. Llogaritja e fitimit sipas kostove variabile dhe absorbuese Shitje KMSH Materiale Punë direkte Rrogë mbikëqyrësi Qira fabrike Shitje Kosto variabile Materiale Punë direkte Komisione Kosto operative Komisione Kosto administrative Kosto fikse Rrogë mbikëqyrësi Qira fabrike Kosto administrative Fitimi neto Fitimi neto 9 Llogaritja e fitimit sipas kostove variabile dhe absorbuese - Shembull Shitje 100,000 - KMSH 40,000 Materiale 10,000 Punë direkte 5,000 Rrogë mbikëqyrësi 5,000 Qira fabrike 20,000 F_Bruto 60,000 Shitje - Kosto variabile Materiale Punë direkte Komisione F_Kontributit 100,000 20,000 10,000 5,000 5,000 80,000 - K_Operative 10,000 Komisione 5,000 Kosto administrative 5,000 - Kosto fikse 30,000 Rrogë mbikëqyrësi 5,000 Qira fabrike 20,000 Kosto administrative 5,000 Fitimi neto Fitimi neto 50,000 50,000 10 5
  6. 6. Dallimet në llogaritjet e kostove variabile dhe absorbuese Llogaritja e kostove variabile Llogaritja e kostove absorbuese Stoqet përfundimtare vlerësohen me anë të kostove variabile Stoqet përfundimtare vlerësohen me anë të kostove të plota të prodhimit. Kostot fikse trajtohen si kosto të periudhës Kostot fikse përvetësohen nëpërmjet kostove për njësi. Kostoja e shitjeve nuk përfshin asnjë pjesë nga ShPP fikse. Kostoja e shitjeve përfshin një pjesë të ShPP fikse 11 Harmonizimi i fitimeve  Shifrat e raportuara të fitimit të cilat përfitohen duke përdorur teknikën e llogaritjes së kostove variabile ose atë absorbuese do të jenë të ndryshme në rast se ka ndryshime në nivelin e stoqeve të periudhës.  Në rast se prodhimi është i barabartë me shitjet, nuk do të ketë ndryshime në fitimet e llogaritura sipas të dyja metodave të llogaritjes së kostove  Ndryshimi në fitimet e raportuara sipas dy sistemeve të llogaritjes së kostove vjen si rrjedhojë e metodave të ndryshme të vlerësimit të stoqeve. 12 6
  7. 7. Harmonizimi i fitimeve  Nëse rritet niveli i stoqeve (pra nëse stoqet në fillim të periudhës janë më të larta se ato në fund të periudhës), llogaritja e kostove absorbuese do të nxjerrë në pah fitime më të larta  Nëse niveli i stoqeve zbret, teknika e llogaritjes së kostove absorbuese do të raportojë fitim më të ultë. 13 Harmonizimi i fitimeve  Ndryshimet në stoqe nën caktimin e kostos sipas absorbimit dhe caktimin e kostos variabël Nëse 1. Prodhimi > Shitjet 2. Prodhimi < Shitjet 3. Prodhimi = Shitjet Atëherë fitimi sipas kostos absorbuese > kostos variabile kostos absorbuese < kostos variabile kostos absorbuese = kostos variabile 14 7
  8. 8. Analiza kosto-vëllim-fitim  Analiza kosto-vëllim-fitim (CVP), është mjet i fuqishëm për planifikimin dhe marrjen e vendimeve.  Meqenëse analiza CVP thekson raportet reciproke të kostos, sasisë së shitur dhe çmimit, ajo sjell së bashku të gjithë informacionin financiar të ndërmarrjes.  Analiza CVP mund të jetë mjet i vlefshëm në identifikimin e shtrirjes dhe madhësisë së problemeve ekonomike, me të cilat përballet kompania dhe e ndihmon lokalizimin e zgjidhjes së nevojshme. 15 Pika rentabël për njësi  Interesimi i menaxhmentit është të dijë se si sillen të hyrat, kostot dhe fitimet ndaj ndryshimit të vëllimit, • për këtë duhet të fillohet duke gjetur pikën e rentabilitetit të kompanisë në njësitë e shitura.  Dy metodat e përdorura më së shpeshti, për gjetjen e pikës së rentabilitetit në njësi, janë • metodat e fitimit operativ dhe • metoda e marzhës së kontributit 16 8
  9. 9. Pika rentabël për njësi  Elementi i parë në implementimin e metodës së njësive të shitura tek analiza CVP është përcaktimi se çka është në të vërtetë njësia.  Elementi i dytë përqendrohet në ndarjen e kostove në përbërës fiks dhe variabël. • Analiza CVP fokusohet në faktorët që shkaktojnë një ndryshim në përbërësit e fitimit. • Kur fokusi në analizën CVP, lidhet me njësitë e shitura, duhet të përcaktohen përbërësit fiks dhe variabël të kostos dhe fitimi lidhur me njësitë. 17 Metoda e fitimit operativ  Metoda e fitimit operativ fokusohet në raportin e fitimit, si një mjet i dobishëm në organizimin e kostove të kompanisë në kategori fikse dhe variabël.  Raporti i fitimit mund të shprehet si një ekuacion tregues: Fitimi operativ = Të hyrat nga shitjet – kostot variabile – kostot fikse Fitimi operativ = [(Çmimi x Numri i njësive) – (Kostot variabël për njësi x Numri i njësive)] – Kostot totale fikse 18 9
  10. 10. Metoda e fitimit operativ  Për vitin e ardhshëm, kompania ABC ka përgatitur raportin që vijon për të hyrat e parashikuara Shitjet (72,500 njësi x €40) €2,900,000 - Kostot variabile 1,740,000 Margjina e kontributit 1,160,000 - Kostot fikse 800,000 Fitimi operativ €360,000 19 Metoda e fitimit operativ  Nëse kompania, ka • çmimin e shitjes €40 për njësi • kostoja variabël €24 për njësi (€1,740,000/72,500 njësi) • kostot fikse €800,000.  Në pikën rentabël, ekuacioni i të ardhurave operative do të ketë formën që vijon: 0 0 €16 x Njësitë Njësitë Njësitë = = = = = (€40 x Njësitë) – (€24 x Njësitë) – €800,000 (€16 x Njësitë) – €800,000 €800,000 €800,000 / €16 50,000 20 10
  11. 11. Metoda e fitimit operativ Shitjet (50,000 njësi x €40) - Kosto variabile (50,000 x €24) Marzha e kontributit - Kosto fikse Fitimi operativ €2,000,000 1,200,000 800,000 800,000 € 0 21 Metoda e marzhës së kontributit  Në pikën rentabilitetit, totali i marzhës së kontributit është baras me shpenzimet fikse. Marzha e kontributit = Të hyrat nga shitjet totali i kostove variabël.  Respektivisht Numri i njësive = Kostot fikse / Marzha e kontributit të njësisë Numri i njësive = €800,000 / (€40 – €24) Numri i njësive = €800,000 / €16 për njësi Numri i njësive = 50,000 njësi 22 11
  12. 12. Pikësynimet e fitimit  Pika e rentabilitetit është informacion i dobishëm, për ato kompani që do të dëshironin të kishin fitim operativ më të mëdha se sa zero.  Analiza CVP na tregon rrugën për të përcaktuar se sa njësi duhen prodhuar për të pas një fitim të caktuar të pikësynuar.  Fitimi operativ i pikësynuar mund të shprehet si shumë në njësi monetare (p.sh. €20,000) ose si një përqindje e të hyrave nga shitjet (p.sh. 15 % e të hyrave). 23 Pikësynimet e fitimit - Fitimi i pikësynuar si një shumë e njësive monetare (eurove)  Supozoni se kompania ABC dëshiron të nxjerrë fitim operativ prej €424,000. Sa njësi duhet të shesë ajo për të arritur këtë rezultat?  Metoda e fitimit operativ: €424,000 = (€40 x Njësitë) - (€24 x Njësitë) – €800,000 €1,224,000 = €16 x Njësitë Njësitë = 76,500 njësi  Metoda e marzhës së kontributit: Njësitë = (€800,000 + €424,000) / (€40 – €24) = €1,224,000 / €16 = 76,500 njësi 24 12
  13. 13. Pikësynimet e fitimit Shitjet (76,500 njësi x €40) - Kostot variabile (76,500 x €24) Marzha e kontributit - Kostot fikse Fitimi para tatimit €3,060,000 1,836,000 1,224,000 800,000 € 424,000 25 Pikësynimet e fitimit  Të ardhurat e pikësynuara si përqindje (%) e të hyrave nga shitjet • Kompania ABC dëshiron të dijë numrin e njësive që duhen shitur për të nxjerrë një fitim të barabartë me 15 për qind të të hyrave nga shitjet. (15 % x €40) x Njësitë €6 x Njësitë €6 x Njësitë €10 x Njësitë Njësitë = = = = = (€40 x Njësitë) – (€24 x Njësitë) – €800,000 (€40 x Njësitë) – (€24 x Njësitë) – €800,000 (€16 x Njësitë) – €800,000 €800,000 80,000 njësi 26 13
  14. 14. Ndikimi i kostove fikse në fitim Kostot fikse = Marzha e kontributit; Fitimi = 0 Kostot fikse Marzha e kontributit Të hyrat Totali i kostove variabël 27 Ndikimi i kostove fikse në fitim Kostot fikse < Marzha e kontributit; Fitimi > 0 Kostot fikse Fitimi Marzha e kontributit Të hyrat Totali i kostove variabël 28 14
  15. 15. Ndikimi i kostove fikse në fitim Kostot fikse > Marzha e kontributit; Fitimi < 0 Kostot fikse Humbja Marzha e kontributit Të hyrat Totali i kostove variabël 29 Paraqitja grafike e marrëdhënieve CVP  Paraqitja grafike mund t’i ndihmojë menaxherët që të shohin dallimin midis kostos variabile dhe fitimit.  Gjithashtu mund t’i ndihmojnë që ta kuptojnë me shpejtësi se çfarë ndikimi do të ketë një rritje ose ulje e shitjeve në pikën rentabël.  Dy grafikët bazë, • grafiku i vëllim-fitimit dhe • grafiku kosto-vëllim-fitim 30 15
  16. 16. Grafiku Vëllim-Fitim  Grafiku vëllim-fitim paraqet marrëdhënien midis fitimit dhe vëllimit të shitjeve.  Grafiku vëllim-fitim është grafiku i ekuacionit të fitimit operativ Fitimi operativ = [(Çmimi x Njësitë) – (KV x Njësitë)] – KF  Në grafik, fitimi është variabël e varur, ndërsa njësitë janë variabël e pavarur. 31 Grafiku Vëllim-Fitim  Supozoni se kompania ABC prodhon një produkt te vetëm me koston dhe te dhënat e çmimit si vijojnë: • Kostot totale fikse • Kostoja variabile për njësi • Çmimi i shitjes për njësi €100 5 10  Duke përdorur këto të dhëna, fitimi operativ mund të shprehen si vijon: Fitimi operativ = (€10 x Njësitë) – (€5 x Njësitë) – €100 = (€5 x Njësitë) – €100 32 16
  17. 17. Grafiku Vëllim-Fitim Y = €5x - €100 (40#, €100) €100— Humbja ose Profiti 80— 60— 40— Kufiri i rentabilitetit (20#, €0) 20— 0— | 5 Fitimi | | | | | 10 15 20 25 30 - 20— Humbja - 40— | | 35 40 | | 45 50 Njësitë e shitura -60— -80— -100— (0#, - €100) 33 Grafiku kosto-vëllim-fitim  Grafiku kosto-vëllim-fitim përshkruan marrëdhënien midis kostos, vëllimit dhe fitimit.  Për të marrë një marrëdhënie më të detajuar, është e nevojshme të vizatojmë dy drejtëza të ndara: • drejtëzën e hyrave totale dhe • drejtëzën e kostos totale.  Këto drejtëza paraqesin dy ekuacionet që vijojnë: • Të hyrat = Çmimi x Njësitë Të hyrat = €10 x Njësitë • Kosto totale = (KV e njësisë x Njësitë) + KF Kosto totale = (€5 x Njësitë) + €100 34 17
  18. 18. Grafiku kosto-vëllim-fitim Të hyrat €500 -- Të hyrat totale 450 -- Rajoni i profitit 400 -350 -300 -- Kufiri i rentabilitetit Kostoja totale (20, €200) 250 -200 -- KV = (€200, ose €5 #) 150 -100 -- Kosto fikse (€100) 50 -0 -- | 5 | 10 | 15 | | 20 25 | 30 | 35 | 40 | 45 | 50 | 55 Njësitë e shitura | 60 35 Ndryshimet në variablat CVP  Kompanitë duhet të jenë të vetëdijshme për ndryshimet në: • çmime, • kostot variabël dhe • kostot fikse.  Gjithashtu duhet të llogarisin në: • efektet e riskut dhe • të pasigurisë. 36 18
  19. 19. Prezantimi i riskut dhe pasigurisë  Si përballen menaxherët me riskun dhe pasigurinë?  Supozim i rëndësishëm i analizës CVP është se çmimet dhe kostot dihen me siguri!!! • menaxherët duhet ta kuptojnë natyrën e pasigurt të çmimeve, kostove dhe sasive të ardhshme • menaxherët kalojnë nga konsideratat e pikës rentabël në atë që quhet rang (hapësirë, fushë) rentabël • menaxherët mund të përfshihen në analiza të ndjeshmërisë ose në analizat “çka-nëse”  Dy koncepte të dobishme për menaxhmentin janë • marzha e sigurisë dhe • leva operacionale. 37 Prezantimi i riskut dhe pasigurisë Marzha e sigurisë  Margjina e sigurisë është diferenca në njësi midis vëllimit të buxhetuar të shitjeve dhe vëllimit të shitjeve në pikën e rentabilitetit.  Margjina e sigurisë është gjithashtu diferenca midis të hyrave të buxhetuara nga shitja dhe të hyrave nga shitja në pikën e rentabilitetit  Marzha e sigurisë shihet si një masë e papërpunuar risku dhe paraqet • njësitë e shitura ose që priten të shiten përmbi vëllimin rentabël, ose • të ardhurat e nxjerra ose që priten të nxirren përmbi vëllimin rentabël 38 19
  20. 20. Marzha e sigurisë  Nëse marzha e sigurisë së një firme është e madhe, bazuar në shitjet për vitin e ardhshëm, risku i pësimit të humbjeve nëse shitjet marrin tatëpjetën, është më i vogël se sa kur marzha e sigurisë është i vogël.  Menaxherët që përballen me kufi të vogël sigurie e kanë mundësinë e konsiderimit të rritjes së shitjeve ose uljen e kostove. 39 Marzha e sigurisë  Supozoni që kompania ka një vëllim të rentabilitetit prej 2,000 njësish dhe kompania është tashmë duke shitur 5,000 njësi me çmimin prej €70 për njësi. Shitjet e tanishme Vëllimi i rentabilitetit Marzha e sigurisë (në njësi) 5,000 2,000 3,000  Pika e rentabilitetit në njësi monetare: Të ardhurat e tanishme Vëllimi i rentabilitetit Marzha e sigurisë (në €) €350,000 €140,000 €210,000 40 20
  21. 21. Supozimet e analizës kosto-vëllimfitim    Analiza supozon një funksion linear të të hyrave dhe një funksion linear kostoje. Analiza supozon se çmimi, kostot fikse totale dhe kostot variabile të njësisë mund të identifikohen me saktësi dhe të mbeten konstante gjatë një hapësire të rëndësishme. Analiza supozon se ajo që prodhohet shitet. 41 42 21

×