Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Japonia

911 views

Published on

nje studim i pergjithshem per ekonomine dhe shoqerine japoneze

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Japonia

  1. 1. Punoi: Pranoi: Fatjon Cane, Eduard Marnoj Prof.Dr. Albana Kosovrasti
  2. 2. Japonia është një shtet i përbërë prej mbi tre mijë ishuj, të cilët shtrihen përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor të Azise. Ishujt kryesorë, nga veriu në jug, janë Hokaido, Honshū(ishulli kryesor), Shikoku dhe Kyūshū (Kjushu). Ishujt Ryukyu, përfshirë Okinawa, janë një zinxhir ishujsh në jug të Kyushū. Së bashku ato shpesh njihen si Arkipelagu Japonez. Vendndodhja e saj në Unazën e Zjarrte te Paqesorit, ku takohen të tri pllakat tektonike, i jep Japonisë dridhje të herpasharshme te intensitetit te ulet dhe aktivitet vullkanink relativisht të shpeshtë. Tërmete shkatërruese që shpesh rezultojnë me cunami, rastisen disa herë çdo shekull. Tërmetet kryesore të fundit janë Tërmeti 2004 Chūetsu dhe Tërmeti i madh i Hanshin më 1995. Burimet termale janë të shumta dhe janë zhvilluar si vende pushimi. Klima e Japonisë është kryesisht e qëndrueshme, por dallon majft nga veriu në jug.
  3. 3. Faktorët gjeografikë të Japonisë e ndajnë atë në gjashtë zona klimatike:  Hokkaidō: Zona më veriore ka klimë të qëndrueshme me dimra të gjatë dhe të ftohtë dhe vera të freskëta.  Deti i Japonisë: Në bregdetin perëndimor të Honshū, era veriperëndimore gjatë dimrit sjell rreshje të mëdha dëbore. Gjatë verës, ky regjion është më i freskët se zona e Paqesorit, megjithëse nganjëherë përjeton temperatura tejet të larta, për shkak të fenomenit të njohur si era foehn.  Rrafshnalta Qendrore: Një klimë tipike kontinentale, me dallime të mëdha klimatike mes verës dhe dimrit, dhe mes ditës e natës.  Deti i Brendshëm Seto: Malet e regjioneve Chūgoku dhe Shikoku e mbrojnë regjionin nga erërat sezonale, duke sjellë klimë të butë gjatë vitit.  Oqeani Paqësor: Bregdeti lindor përjeton dimra të ftohtë me pak dëborë dhe vera të nxehta dhe të lagështa për shkak të erës juglindore sezonale.  Ishujt Ryukyu: Ishujt Ryukyu kanë klimë subtropikale, me dimra të ngrohtë dhe vera të nxehta.  Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëhrë në Japoni është 40.9 gradë Celzius — më 16 gusht, 2007
  4. 4. Japonia ka një popullsi prej 127 433 494 banorë. Shtimi natyror është i ulët. Dendësia mesatare e popullsisë është 337 banorëkm². Shpërndarja e saj është e pabarabartë. Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar kryesisht në ultesira, fushëgropa, rrafshina aluvionale dhe gjatë bregdetit. Popullsia në Japoni është homogjene. Gjuha zyrtare është japonishtja. Popullsia është e besimit shinto, budist dhe kristianë. Në Japoni jetojnë edhe 2 milionë banorë të huaj, si: koreanë, kinezë, brazilianë, filipinas, amerikanë, tajlandezë, etj. Rreth 79% e popullsisë është përqendruar në qytete. Kryeqyteti i vendit është Tokio, i cili është një ndër qytetet më të mëdha në botë. Qytete të tjera të mëdha janë: Osaka, Kobe, Nagoja dhe Jokohama etj.
  5. 5.  Japonia importon 50% te produkteve buqesore qe I nevojiten. Kulturat me te perhapura jane: Orizi, caji, gruri, thekra, perimet, frutat etj. Blektoria eshte specializuar ne rritjen e derrave gjethit, shpendve etj. Pershkak te kushteve natyrore dhe pozicionit te saj gjeografik sektori i peshkimit ka rendesi te madhe ekonomike jo vetem per sasine e madhe te peshkut por edhe per kultivimin dhe tregtimin e algave detare.
  6. 6. Japonia megjithse nje vend i varfer ne pasuri minerale dhe natyrore ka nje idustri te fuqishme dhe shumdegshe. Ekonomia japoneze është rritur me ritme shumë të shpejta pas Luftës së Dytë Botërore. Prodhimi i Përgjithshëm Bruto (PPB) real është rritur më shumë se 22 herë në periudhën 1946 - 2002, Në gjysmën e parë të viteve 1950-të u ndoqën politika të ndryshme favorizuese, si importimi i teknologjisë dhe zbatimi i taksave të favorshme për investim dhe pajisje, të cilat nxitën aktivitetin ekonomik dhe grumbullimin e kapitalit. Industritë investuan egërsisht kapitalin, gjë që çoi në një zhvillim të shpejtë të industrive të rënda si ajo e hekurit dhe çelikut, makinerive elektrike dhe fibrave sintetike. Industritë e reja, si industria petrokimike dhe industria elektronike u shfaqën në gjysmën e dytë të viteve ‘50-të. Japonia ka përjetuar një rritje jashtëzakonisht të lartë ekonomike që i kalon 10% gjatë periudhës së viteve 1960. Kjo rritje ekonomike u mbështet nga: 1) një zgjerim i shpejtë i investimeve kapitale në sektorin privat, burimet financiare për të cilat u siguruan nga ritmet e larta të kursimeve personale; 2) nga fuqia e bollshme punëtore e kualifikuar, e mundësuar dhe nga zhvendosja e popullsisë së aftë për punë nga sektori i industrisë primare tek ai sekondar (shih më poshtë), nga ritmet e larta të rritjes së popullsisë; 3) nga rritja e produktivitetit e realizuar nga importet agresive të teknologjisë së huaj dhe përmirësimeve të saj.
  7. 7.  Kjo rritje ekonomike u mbështet nga:  1) Një zgjerim i shpejtë i investimeve kapitale në sektorin privat, burimet financiare për të cilat u siguruan nga ritmet e larta të kursimeve personale.  2) Nga fuqia e bollshme punëtore e kualifikuar, e mundësuar dhe nga zhvendosja e popullsisë së aftë për punë nga sektori i industrisë primare tek ai sekondar, nga ritmet e larta të rritjes së popullsisë  3) Nga rritja e produktivitetit e realizuar nga importet agresive të teknologjisë së huaj dhe përmirësimeve të saj.
  8. 8.  Në vitet 1970-të, Japonia duhej të trajtonte argumente të ndryshme tregtare si, marrëveshjet me SHBA-në për tregtimin e tekstileve për shkak të zhvillimit të madh ekonomik të saj (Japonisë) dhe zgjerimit të shpejtë të eksportit të produkteve të saj industriale. Lufta e katërt e Lindjes së Mesme, në tetor 1973, solli krizën e parë të naftës dhe, si rezultat, çmimet u ngritën në stratosferë dhe ekonomia japoneze regjistroi rënien e saj të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1974.
  9. 9.  1 - A e dini se fëmijët japonezë se bashku me mësueset e tyre shpenzojnë 15 minuta në ditë për të pastruar shkollat e tyre? Kjo gjë ka bërë të mundur lindjen e një brezi modest dhe të prirur drejt pastërtisë.
  10. 10.  1. Vallezimi ne oret e vona te nates eshte e ndaluar  2. Japonia vuan nga 1500 termete cdo vit  3. 50.000 njerez jane mbi moshen 100 vjec  4. Ne japoni ndodhin vetem 2 vrasje ne vit me arme  5. Japonia perbehet nga 6800 ishuj gjithsej  6. Trenat japonez jane me te perpiket ne bote, vonesa mesatare e tyre eshte 18 sek  7. Bostanet ne forme katrori rriten nga fermeret japonez  8. Ne Japoni ka me shume kafshe shtepiake se femije

×