Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
Tema: Volejbolli
Punuar nga: Atdhe Mujaj
Klasa XII-11
Gjimnazi “Bedri Pejani” - Pejë
©Të gjitha të drejtat janë të rezervu...
Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 1
VOLEJBOLLI DHE FAZAT E LINDJES SË TIJ
Sport...
Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 2
KUPTIMI I LOJËS SË VOLEJBOLLIT
Janë gjithse...
Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 3
2) Të lartësisë së goditjes
a. nga poshtë, ...
Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 4
Lojtarët ndahen në lojtarë:
- Të vijës së p...
Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 5
TË MIRAT E KËTIJ SPORTI
Loja e volejbollit ...
Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 6
© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. ...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Tema: Volejbolli

11,686 views

Published on

Atdhe Mujaj

Published in: Education
  • Dating for everyone is here: ❶❶❶ http://bit.ly/2Qu6Caa ❶❶❶
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Follow the link, new dating source: ♥♥♥ http://bit.ly/2Qu6Caa ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Be the first to like this

Tema: Volejbolli

  1. 1. Tema: Volejbolli Punuar nga: Atdhe Mujaj Klasa XII-11 Gjimnazi “Bedri Pejani” - Pejë ©Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  2. 2. Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 1 VOLEJBOLLI DHE FAZAT E LINDJES SË TIJ Sporti i quajtur volejboll është 120 vjet i vjetër. Ky sport u krijua në vitin 1895 me bindje që të përfshinte elemente të basketbollit,hendbollit,bejsbollit dhe tenisit. Në fillimu quajt Mintonette, kurse për herë të parë u quajt “volejboll” më 9 shkurt të vitit 1895 në Massachusetts të SHBA-së nga një profesor i edukatës fizike i quajtur WilliamG. Morgan në kolegjin YMCA. Loja e parë e volejbollit u luajt më 7 korrik 1896 në kolegjin e Springfield-it (Amerikë). Kurse në vitin 1900 u dizajnua topi i parë për volejboll dhe kështu gjatë periudhave të ndryshme kohore ndodhën ndryshime të mëdha si në rregulla,strukturë,strategji,format etj. Tani volejbollin e luajnë diku rreth 800 milionë njerëz në mbarë botën. Volejbolli është sport olimpik dhe bën pjesë tek sportet e bardha ku pothuajse nuk ka asnjë kontakt me kundërshtarin. Poashtu volejbolli hyn në grupin e sporteve kolektive. PËRCAKTIMI I VOLEJBOLLIT - Përmasat Vetë fjala “volleyball” na jep të kuptohet se bëhet fjalë për një sport ku topi vazhdimisht është në ajër. Volejbolli është një sport i cili luhet midis dy skuadrave me nga 6 lojtarë secila në një fushë të ndarë në mes me rrjetë. Qëllimi i lojës është që topi të kalohet mbi rrjetë dhe në anën e kundërshtarit, aty të kthehet i pavlefshëm dhe të ndalohet kundërveprimi në të njëjtën mënyrë i kundërshtarit. Skuadra për ta kaluar topin në fushën kundërshtare ka të drejtë ta prekë atë 3 herë (përveç prekjes së bllokut). Topi futet në lojë me anë të shërbimit. Lojtari që gjuan shërbimin duhet ta kalojë topin mbi rrjetë në fushën e kundërshtarit. Loja vazhdon deri atëherë kur topi prek fushën kundërshtare, del jashtë fushe dhe kur një nga skuadrat bën gabim. Skuadra e volejbollit përbëhet nga trajneri, zëvendëstrajneri, maksimumi 12 lojtarë, masazhieri dhe një doktor. Takimet zhvillohen nga 3-5 sete. Në katër setet e para luhet deri në 25 pikë me kusht që midis rezultateve të skuadrave të këtë të paktën 2 pikë diferencë. Seti i fundit përsëri me kusht që të këtë 2 pikë diferencë luhet deri në 15 pikë. Përmasat Lartësia e rrjetës duhet të jetë 2.43 m për meshkujt dhe 2.24 m për femrat. Topi duhet të jetë me perimetër 65 cm - 67cm dhe peshë 260 cm - 280 gr, kurse vijat e fushës me trashësi 5 cm. Fusha e lojës është një drejtkëndësh me përmasat 16 x 8 m, i rrethuar nga zona e lirë, me gjerësi të paktën 3 m dhe me një hapësirë të lirë nga çdo pengesë të paktën deri në 7 m lartësi, duke u nisur nga toka.
  3. 3. Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 2 KUPTIMI I LOJËS SË VOLEJBOLLIT Janë gjithsejt tri elemente që e përbëjnë një volejbollist të mirëfilltë: - Mësimi i volejbollit - Kuptimi i volejbollit - Analizimi i volejbollit Kur fillon këtë sport duhet që së pari që ti mësosh gjërat elementare (themelore), dhe kur kalon në një nivel më të avancuar (atë të mesëm) fillon edhe ta kuptojë volejbollin. Kurse kur arrin nivelin profesional lojtari fillon që ta analizojë volejbollin dhe ta shohë më ndryshe. Krejt kjo varet nga transformimi i tij nga një lojtar i talentuar në lojtar profesionist apo nga lojtari i talentuar në lojtar konstant. FAZAT E ZHVILLIMIT TË LOJËS SË VOLEJBOLLIT – Teknikat dhe vijimi i lojës Para se të filloj ndeshja e hidhet shorti. Ai që fiton shortin ka të drejtën: - të hedhë shërbimin ose ta presë atë, - ose të bëjë zgjedhjene fushës. Pas hedhjes së shortit zhvillohen edhe disa faza si: - Periudha e nxehjes - Rreshtimi i skuadrës Gjatë lojës skuadra mbrohet kur kundërshtari është në sulm dhe anasjelltas. Ku gjatë mbrojtjes lojtarët marrin formën e një gjysmë-hëne. Gjatë fazës së mbrojtes bëhet pranimi me anë të tri teknikave: - me “çekan” - me gishtërinjë - plengzho (zhytje – metodë franceze) Poashtu nëse lojtari nuk arrin ta përceptojë mirë topin ose në pamundësi që të pranojë në njërën prej këtyre mënyrave, atëherë ka mundësi që ta pranoj topin me pjesë tjera të trupit si p.sh.: shuplakë,bërryl,këmbë etj. Volejbolli është sport i shpejt dhe duhet që të mendosh dhe të veprosh me shpejtësi, pra nuk duhet keqpërdorur as edhe një mili-sekond i vetëm. Për të filluar çdo pikë duhet kryer shërbimi, ku kemi disa lloje të shërbimeve: 1) Të pozicionit që ka trungu i lojtarit a. drejtë b. anësor
  4. 4. Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 3 2) Të lartësisë së goditjes a. nga poshtë, i ulët. Kur topi goditet nën lartësinë e supeve. b. nga lart, i lartë. Kur topi goditet mbi lartësinë e supeve. Bazuar në këto veçori kemi: 1. Shërbim i ulët drejtë. 2. Shërbim i ulët anësor. 3. Shërbim i lartë drejtë (tenis). 4. Shërbim i lartë anësor (me hark). 5. Shërbim “qiri”. 6. Shërbim i lartë i drejtë dhe anësor (valëvitës). Poashtu pjesë e volejbollit është edhe blloku. Në bllok mund të marrin pjesë në maksimum 3 lojtarë. Pra, kemi bllok të: - Njëfishtë - Dyfishtë - Trefishtë Në bllok mund të marrin pjesë vetëm lojtarët e “vijës së parë”. Përveq teknikave të bllokut dhe shërbimit kemi edhe teknikat e gjuajtjes: - Gjuajtje drejtë (paralele) - Gjuajtje anësore (diagonale) POZICIONET E LOJTARËVE Duke pasur parasysh se luajnë vetëm 6 lojtarë përdoret rrotacioni ku lojtarët duhet ndryshuar pozitat pavarësisht pozitave fillestare. Ky rrotacion bëhet në drejtim të akrepave të orës, kurse vendosja e lojtarëve në pozicione bëhet në anën e kundërt të akrepave të orës. Rolet e lojtarëve ndryshohen varësisht nga tempoja e lojës, pra kanë role të dyfishta: - Mbrojtës - Sulmues Llojet e pozitave janë: - Qendra (Bllokuesi i mesit) - Pasuesi - Sulmuesi anësor - Libero
  5. 5. Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 4 Lojtarët ndahen në lojtarë: - Të vijës së parë - Të vijës së dytë Ku rolet në mes këtyre dy taborreve janë të ndara dhe pak a shumë të kufizuara. Gjatë fazës së mbrojtes “vija e parë” mbron rrjetën, kurse ajo “e dyta” pjesën tjetër të fushës. Poashtu lojtarës së vijës së dytë nuk kanë të drejtë të bëjnë bllok dhe të gjuajnë brenda “vijës së parë”. I vetmi lojtar që s’ka drejtë gjuajtje është “libero”. LLOJET E VOLEJBOLLIT Kemi edhe disa lloje të volejbollit. Në bazë të ambienteve ndahen në: - Volejboll i brendshëm (i sallave) - Beach Volley (volejboll në zallë) - Volejboll i jashtëm (në ambiente josportive,në natyrë) - Volejbolli tradicional (për njerëz me aftësi të kufizuara) - Volejboll në ujë - Mini-volejboll etj. Kurse në bazë të numrit të lojtarëve ndahen në: - Volejboll 2x2 - Volejboll 3x3 - Volejboll 4x4 - Volejboll 6x6 - Volejboll 9x9
  6. 6. Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 5 TË MIRAT E KËTIJ SPORTI Loja e volejbollit në palestër apo në plazh është një mënyrë e këndshme për të krijuar shoqëri dhe për të qenë aktivë. Hedhja dhe gjuajtjet mund të përmirësojnë edhe shëndetin tuaj. Njerëzit që luajnë volejboll gjatë javës kanë më shumë mundësi të bien në peshë dhe të kenë zemër, mushkëri dhe sistemi imunitar më të fortë. Volejbolli është një metodë shumë e mirë për ushtrime aerobike. Një lojë tipike volejbolli kërkon gjithë kohës lëvizjen e muskujve të krahëve, këmbëve dhe mesit dhe rrit shkallën e frymëmarrjes. Aktiviteti ndihmon që zemra të pompojë gjak më mirë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në gjithë trupin. Të mirat në shëndet përfshijnë kolesterol më të ulët, që do të thotë ulje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe kancerin. Volejbolli rrit gjithashtu staminën e cila fuqizon sistemin tuaj imunitar, kështu që ka shumë mundësi që ju të mos ju zërë gripi. Të luash rregullisht volejboll do të thotë edhe të humbësh në peshë. Megjithëse shumë prej aktiviteteve aerobike si ecja djegin kalori, volejbolli konsiderohet si një formë shumë e mirë ushtrimesh, çka do të thotë që ju digjni dhe më shumë. Pas ndeshjes do të ndiheni mirë, pasi ushtrimet aerobike shtojnë endorfinën, një zbutës natyral dhimbjesh në gjithë trupin. Volejbolli rrit mundësitë që ju të jeni në gjendje të lëvizni lirisht kur të plakeni. Ky sport rrit fortësinë e kockave, kështu që ul mundësinë e osteoporozës apo problemeve me kockat, që mund të shkaktojnë rrëzime apo fraktura. Të mirat e volejbollit fitohen me kohën e ushtrimit. Ekspertët e fitnesit zakonisht rekomandojnë një minimum prej 30 minutash, 3-5 herë në javë.
  7. 7. Lënda:Edukata fizike - Tema: Volejbolli –Punuarnga: Atdhe Mujaj - Kl. XII-11 6 © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet përdorimi,fotokopjimi apo shumëfishimi i paautorizuar nga unë. *Ky hartim u punua nga unë Atdhe Mujaj duke përdorur njohuritë e mia dhe disa statistika dhe informacione nga interneti. *Ju lutem nënshkruani më poshtë: X Atdhe Mujaj Nxënës X Agim Loxha Profesor

×