Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!

9,443 views

Published on

Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Shkallën më të lartë të mëshirës e nxitin ato ngjarje në të cilat miku i ka bërë keq mikut, ndërsa më mirë zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bëhet nga mungesa e diturisë, domethë-në në qoftë se faji në tragjedi është pikërisht faj pa faj.
#MesueseAurela

Published in: Art & Photos
  • Be the first to comment

Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!

  1. 1.  Aristoteli (gr. Αριστοτέλης - Aristotelēs, 384 p.e.s. Stragira, Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki, Ev´via) ishte filozof i Greqisë së lashtë. Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më me ndikim në filozofinë e botës perëndimore. Ai shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë, biologjinë, zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh.  Aristoteli sipas shumë mendimtarëve është mendimtari më i gjithanshëm dhe filozofi më i madh i botës antike dhe një ndër filozofët më të mëdhnj në tërë historinë e filozofisë, në përgjithësi. Për nga thellësia mendore, për nga gjerësia e interesimit shkencor, për nga mënyra e shpjegimit të çështjeve në shqyrtim dhe për nga numri i veprave që shkroi, Aristoteli është gati i pashoq në historinë e mendimit njerëzor. Aristoteli
  2. 2.   Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.  Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.  Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.  Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë të pare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit.  Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë, qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re. Jeta e tij
  3. 3.   Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit.  Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës së re,në moshën 62 vjeçare. Edukimi tij
  4. 4.   Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj.  Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta.  Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht. 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie
  5. 5.  Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.  Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) është përfundim i një studimi të imtë i veprave të letërsise klasike greke dhe i mendimeve që patën dhënë të tjerët para tij mbi të bukurën, por që neve nuk na kanë arritur. "Poetika" mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj. Poetika e Aristotelit
  6. 6.  Aristoteli e ka quajtur veprën "Poetika", mbasi aty trajton probleme që kanë të bëjnë me të gjitha gjinitë letrare që shkruhen në vargje siç janë eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është thjesht vargu ai që e ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë veprën kështu. Në radhë të parë është përmbajtja ajo që e dallon aritn e fjalës, poezinë në kuptimin e gjerë të fjalës, nga llojet e tjera të shkrimit.  Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poetit është të flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur në të vërtetë, por edhe për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe e domosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë mendim shumë të rëndësishëm, që pohon në thelb artin realist, nxjerrim si përfundim idenë e rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi pasqyron vërtet anët më thëlbësore të jetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në formë të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet e tyre ë brendshme, në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë vështrim, Aristoteli e quan poezinë dicka më filozofike dhe universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur. Kështu duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojë modelin". Me fjalë të tjera, poeti, artisti nuk duhet të riprodhojë në mënyrë dokumentuese realitetin, por në bazë të analizës së dukurive të vecanta, të zbulojë dhe të përgjithësojë kuptimin e shkaqeve të tyre.  Vendin kryesor në veprën "Poetika" e zë teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën dhe zhvillimin historik të saj, duke sjellë shembuj nga vepra të tragjikëve të mëdhenj grekë. Interes të veçantë kanë mendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve. Përmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bën njerëzit më të mirë, duke i pastruar nga pasionet. Në këtë mënyrë spektatorët ose lexusit, përmes kënaqësisë estetike që ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi, lehtësohen dhe çlirohen shpirtërisht, ndjenjat e tyre fisnikërohen. Vepra "Poetika"
  7. 7.  Që tragjedia të ushtrojë ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet të ketë në qendër të saj heronj të lartë që kalojnë nga lumturia në fatkeqësi dhe anasjelltas. Me një fjalë heroi të jetë njeri i zakonshëm, jo i veçantë për nga virtyti dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për shkak se është i prishur dhe me vese, por për shkak të ndonjë gabimi, në një kohë kur më parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është p.sh. Edipi ose personazhe të tjerë të këtij lloji.  Në këtë kapitull të veprës Aristoteli flet edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj etj. E krahason gjininë epike me atë tragjike dhe vë në dukje çka i bashkon dhe çka i dallon ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit të Aristotelit poezia është një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur se tragjedia e cila është më e koncentruar dhe ka fuqi më të madhe veprimi. Autori pohon se të gjithë elementet që ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse të gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në epopenë. Përveç kësaj tragjedia është më e ngjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet më të pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej cdo imitimi epik mund të dalin shumë tragjedira". Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë cështje, autori arrin në përfundimin se tragjedia qëndron më lart se epopeja. Tragjedite
  8. 8.   Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër që shquhet për thellësinë e analizës. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik të mëvonshëm për shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht të tragjedisë. Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Është mendja sintetike më e rëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritike filozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e re origjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme të filozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta. Të gjitha fushat deri atëherë të njohura si dhe një sërë fushash të reja të aktivitetit mendor dhe të njohurive njerëzore të disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janë objekt i hulumtimeve gjeniale të Aristotelit. Rendesia e Poetikes
  9. 9.  Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori një formë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë një hap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë), përfundimet dhe argumentet. Nocionet janë esencë ose formë e sendit, njohja e të cilit është qëllim themelor i të menduarit. Nocionet më të larta të gjinisë, që përfshijnë në vëte të gjitha nocionet tjera janë kategoritë. Kategori të tilla, sipas Aristotelit ka dhjetë: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Në veprat logjike të Aristotelit (të grumbulluara më vonë nga nxënësit e tij me titull Organon) janë shqyrtuar hollësisht dhe jashtëzakonisht në mënyrë ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janë parimet e të menduarit, induksioni dhe deduksioni, përkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj. Logjika e Aristotelit
  10. 10.  Shkencat e veçanta studiojnë aspektin e caktuar të qënies, por jo edhe qenien në vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet të ekzistojë shkenca e cila duhet të merret me parimet që janë themel për tërë kuptimin dhe njohjen e të gjitha përcaktimeve të veçanta. Pikërisht këto parime i studion metafizika ose filozofia e parë, kështu që objekt i saj i studimit është materia, forma, shkaku i lëvizjes, qëllimi i ekzistimit e të tjera. Kjo disiplinë është njëkohësisht edhe më e vështira, sepse është më abstraktja, por me vetë këtë fakt ajo është edhe shkenca më ekzakte. Shumë teza metafizike të Aristotelit provojnë tendencën realiste-materialiste me të cilën iu kundërvu botës së ideve të Platonit, duke konsideruar se idetë janë imanente për vetë sendet dhe jo modele transcendentale të sendeve. Me një varg argumentesh bindëse dhe spirituoze A. në përgjithësi i hedh poshtë bazat e doktrinës së Platonit mbi idetë. Do të duhej të kishte më shumë ide sesa sënde të veçanta meqë do të duhej të ekzistonin idetë edhe mbi marrëdhëniet e tyre; do të duhej të ekzistonin idetë e drobitjes, kurse kjo është në kundërshtim me vetë përkufizimin e idesë; si mund të ekzistojë veçmas substanca dhe ajo nga e cila përbëhet substanca; në qoftë se në të gjitha idetë qëndron burimi i lëvizjes, atëherë edhe ato lëvizin, ndërsa nëse nuk lëvizin, prej nga atëherë lëvizja e të tjera. Shkenca dhe parimet e saj
  11. 11.   Në njëmendësi, sipas Aristotelit, ekzistojnë vetëm sendet e veçanta, vetëm këto përbëjnë substancën e parë. E përgjithshmja nuk ekziston pranë ose mbi sendet por në to. Nocionet e përgjithshme (gjenerike), që shprehin cilësitë e përbashkëta të sendeve të veçanta vetëm janë substanca të rendit të dytë. Mirëpo edhe e veçanta ekziston pikërisht aq sa realizohet në të e përgjithshmja. Sepse në qoftë se përveç sendeve të veçanta nuk ekziston kurrgjë, atëherë nuk ekziston asgjë që do të mund të arrihej vetëm me njohje, por tërë kuptimi do të varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne në mënyrë ndijore njëmend, për shembull,. nuk vërejmë se ekziston ndonjë shtëpi në përgjithësi pranë shtëpive të veçanta. Mirëpo sendet e veçanta megjithatë manifestojnë unitetin e tyre, dhe kategoritë e mendjes, të cilat tregojnë për këtë, njëkohësisht reflektojnë raportet objektive të vetë sendeve. Substanca bën unitetin e të veçantes dhe të përgjithshmes dhe së këtejmi (në «Metafizikë» 1,3) ajo «përse» reduktohet në nocion, sepse ajo që është vetëm është ngaqë në të realizohet e përgjithshmja. Mirëpo për ta njohur të veçanten dhe për të folur për të mendueshëm, nevojitet të theksohen katër shkaqe: materia, forma, shkaku i lëvizjes dhe qëllimi. Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin. Ndërkaq, materia e pa kurrfarë forme nuk ekziston në njëmendësi (por vetëm në mendime). Qëllimisht lëvizja paraqitet në faktin se forma zhvillohet gjithnjë më shumë në llogari të materiales, deri te mbarimi në «formë të formës», në të menduarit e kulluar që ka vetëm veten për objekt të vet. Materia e pacaktuar është vetëm mundësi e sendit, potencialitet, ndërsa forma është aktualitet, realizim. Mirëpo kundërshtia ndërmjet formës dhe materies gjithmonë është relative. është formë e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, më e përsosur, hyjni. Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin
  12. 12.   Meqë lënda e metafizikës është jomaterialja, qenia e amshueshme, atëherë edhe lënda e fizikës së Aristotelit është ajo që lëviz, domethënë qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnë katër lloje të lëvizjes: lëvizja substanciale (domethënë ekzistimi dhe shkatërrimi), kuantitative (rritja dhe rënia), kualitative (shndërrimi i një materie në tjetrën) dhe lëvizja hapësinore (dornethënë ndryshimi i vendit). Hapësira e pakufi ekziston vetëm potencialisht (për shembull në numërimin) por jo aktualisht, njëmendsisht. Lëvizja në hapësirë është e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetëm qeniet e veçanta krijohen dhe zhduken. Në veprën e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohë botën e jashtme sikur të mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund të përceptojnë kurrgjë në qoftë se nuk i kanë para vetes objektet e jashtme. Në psikologjinë e Aristotelit ose në shkencën mbi shpirtin dominon mendimi se vetë shpirti është i palëvizshëm, mirëpo njëkohësisht ai vë në lëvizje trupin si formë dhe qëllim të tij të brendshëm dhe substancial, ai është «entelehia e parë» e tij, parim i jetës dhe i organizimit. Ekzistojnë tri lloje të shpirtit: shpirti vegjetativ (që konsiston në aftësinë e të ushqyerit dhe të shumimit), pastaj shpirti animal (që ka edhe aftësinë e sensibilitetit ndijor dhe të vetëlëvizjes në hapësirë) dhe së fundi shpirti njerëzor (që ka aftësinë e të menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, që është e lidhur me aspektin material është tabelë e zbrazët (tabula rasa), mbi të cilën ndijat regjistrojnë thjeshtësisht atë që pranojnë. Kjo mendje është kaluese sikurse edhe individët, ndërsa mendja aktive është e pavdekshme. Fryma aktive në shpirtin njerëzor, fryma që krijon format, që bën çdo gjë (dhe jo që pranon në mënyrë pasive) dhe që i vëren drejtpërdrejt të vërtetat më të larta, është me origjinë hyjnore. 4lloje levizjesh
  13. 13.   Në parimet etike të tij, A. i kundërvihet rigorizmit idealist të Platonit dhe virtytin e përkufizon si mes ndërmjet dy ekstremeve (për shembull pavarësia dhe dinjiteti i frymës është mes ndërmjet kryelartësisë dhe vetëpëruljes). Pos virtyteve etike (që kanë karakter të vullnetshëm), A. analizoi edhe të ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si është për shembull mençuria). Pikëpamjes së Sokratit dhe të Platonit se ne vazhdimisht dëshirojmë medoemos të mirën, A. kundërvë pohimin se shtytësit dhe instinktet njerëzore, për të arritur të mirën, duhet vazhdimisht të drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet të jenë medoemos të mirë. Në shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqësisë, Aristoteli theksoi tri lloje të miqësisë: miqësinë e dobishme, të këndshme dhe të virtytshme. Dhe derisa e para manifestohet më shpesh të njerëzit e vjetër, e dyta te të rinjtë, e treta, miqësia e vërtetë në të cilën miku përqafohet për shkak të vetë atij, është karakteristike për moshën e pjekur të mashkullit. Realist dhe racionalist, A. në etikë është edhe përfaqësues i imanentizmit, domethënë i tezës se nga vetë njeriu varet se a do të bëhet i lumtur ose jo, a do të bëhet i virtytshëm apo shpirtlig. Parimet etike te Aristotelit
  14. 14.  Pikëpamjet politike dhe sociale të Aristotelit themelohen në tezën se njeriu është për nga natyra qenie shoqërore, politike (zoon politikon). Pas analizës së hollësishme të formacioneve politike (monarkisë, oligarkisë, demokracisë e tjera), Aristoteli nxjerr përfundimin se rregullimi më i mirë është republika demokratike e matur. Në shqyrtimet e veta politike dhe shoqërore ai megjithatë e ruan në dimensionin të plotë institucionin e skllavërisë, duke konsideruar se skllevërit janë të domosdoshëm për jetën e «njerëzve të vërtetë», domethënë për pjesëtarët e qytetarëve të lirë. Ndërkaq, për Aristotelin, përsosuria e shtetit nuk bazohet në aspektin teorik, por para së gjithash, në atë empirik. Me fjalë të tjera, ai konsideron se dëshmi e vërtetë për atë nëse shteti është rregulluar mirë qëndron, para së gjithash, në faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet në këtë rregullim shtetëror», domethënë se nuk ka shpërthyer kurrfarë «kryengritjeje që meriton të përmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpërdorim të pushtetit. Pikpamjet e tij politike
  15. 15.  Në Poetikën e njohur të tij, Aristoteli përkundër Platonit, çmon lart krijimtarinë e vërtetë artistike të kohës së tij sidomos autorët e mëdhenj të tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotë e krijimtarisë artistike dramatike shprehet në katarsën e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti që tregon atë që ka mundur të ndodhë (pra, që ka gjasë se ka ndodhur), është «më i rëndësishëm për të se historia që tregon vetëm për atë që njëmend ka ndodhur. Lidhur me këtë, A. tregon ligjësitë e veçanta të sferës estetike të cilat janë të pavarura nga njëmendë-sia historike, kështu që shumë interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnë se, përkundër Platonit që pohonte lidhjen e ngushtë të artit me realitetin politik, Aristoteli është themelues i estetikës si shkencë mbi një veprimtari njerëzore të veçantë dhe autonome që ka normat dhe ligjsitë imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike të tragjedisë greke (uniteti i vendit, i kohës dhe i veprimit) mbi të cilat më vonë u bënë polemika të ashpra ndërmjet teoricienëve francezë dhe gjermanë (Lesingu për shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetëm nevojën për unitetin e veprimit, ndërsa unitetet e kohës dhe të vendit janë të kushtëzuara vetëm nga mundësitë teknike të skenës së atëhershme greke). Klasik është edhe përkufizimi i tij i tragjedisë mbi të cilin u shkruan studime dhe monografi të shumta; «Tragjedia është imitim i veprimit serioz dhe të kryer që ka madhësi të caktuar, me të folur që është elegant dhe i veçantë për secilin lloj në pjesët e veçanta, në personat që veprojnë dhe nuk rrëfejnë, ndërsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikë kryen pastrimin e afekteve të tilla». Filozofia e tij
  16. 16.  Shkallën më të lartë të mëshirës e nxitin ato ngjarje në të cilat miku i ka bërë keq mikut, ndërsa më mirë zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bëhet nga mungesa e diturisë, domethë-në në qoftë se faji në tragjedi është pikërisht faj pa faj. Rruga e analizës së veprave artistike e Aristotelit dhe, para së gjithash, e një sërë veprimeve dramatike të kohës së tij, niset nga këto vepra kah përfundimet e përgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model për ata estetë dhe sidomos për teoricienët dramatikë që kërkojnë burimet e normave estetike në vetë artin. Me gjithë njoskonsekuencat dhe kundërthëniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhështore e Aristotelit është e pashoqe në tërë antikën jo vetëm për nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmëria e paraqitjes së disiplinave të veçanta, por, para së gjithash, për nga shtruarja e një serë çështjeve fundamentale filozofike, të cilat pikërisht si çështje janë edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerë të përhershme të trashëgimit mendor botëror. Filozofia e tij
  17. 17.  Veprat e Aristotelit mund të ndahen në veprat egzoterike, (kushtuar publikut të gjerë) dhe ezoterike ose akroanetike (të brendshme, përkatësisht vepra për të dëgjuar). Veprat e para egzoterike, që me siguri u shkruan në formë dialogësh, nuk janë ruajtur. Gjithashtu nuk janë ruajtur as të gjitha veprat ezoterike, ndërsa të ruajturat mund të ndahen në këto grupe: i.Veprat logjike të përmbledhura së bashku me titullin O r g a n o n (domethënë vegël), që përmban këto vepra: Mbi kategoritë, Mbi interpretimin, Analitika e parë, Analitika e dytë, Topika dhe Mbi përgënjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencën dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra të tjera që nuk janë relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazë-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar. 3. Vepra metafizike është Metafizika (ose filozofia e parë e cila sipas renditjes në anuarin e Andronikut u quajt kështu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, të birit të Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxënës i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por më shumë nga vepra e dytë); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (për të cilën nuk dihet a është autentike); 5. Prej veprave politike më e rëndësishmja është P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetërore (Politike, 158 libra në të cilët paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirëpo për autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirëpo nuk është ruajtur në tërësi). Të gjitha veprat e rëndësishme filozofike të Aristotelit (përveç Fizikës) janë përkthyer edhe në kroatishte. Aristoteli ka dhene kontribut te jashtezakonshem ne filozofi dhe shume shkenca te tjera. Thenia e tij me e rendesishme qe ka cuar perendimin para dhe bazohen shume shkenca eshte: C'do gje ka nje shkak. Per c'do pasoje ka nje ose disa shkaqe. Mendimi ose Baza e Shkences. Ndarja e veprave te tij
  18. 18.  Mystica:  ~~~ E pyetën Aristotelin:  - Çfarë fiton kur mendohesh?  - Që të mos jesh kreditor kur thua të vërtetën.  ~~~I dituri Aristotel shpesh thoshte:  - O miqtë e mi, nuk ka miq!  ~~~Dikush i tha Aristotelit se disa miq të tij flisnin keq për të mbrapa krahëve. Aristoteli i tha mikut:  - Që flasin keq për mua në mungesën time nuk ka asnjë rëndësi, se në mungesë pranoj edhe të rrahin.  ~~~ Një llafazan foli e foli pa pushuar për më shumë se një orë përpara Aristotelit. Kur mbaroi së foluri, e pyeti Aristotelin:  - Nuk të habit gjithë kjo elokuencë?  - Për një gjë habitem! Ne që kishim veshë për të dëgjuar dhe këmbë për të ikur, si nuk i vumë ato në punë?  ~~~ Një fjalëshumë po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte të pushonte. Meqenëse Aristoteli nuk po e ndiqte fare në bisedë, ai i tha:  - Ndoshta po të mërzit me këto gjëra që të them dhe që nuk të interesojnë, sepse të pengojnë në mendimet e tua të mëdha.  - Oh, jo, - u përgjigj Aristoteli, - mund të vazhdosh sepse sa më shumë që ti flet, aq më pak të dëgjoj unë. Mystica:
  19. 19. Për Aristotelin ekzistojnë dy mënyra për të përdorur paranë: njëra legale dhe tjetra jo. Ekonomia është qeverisja e shtëpisë, procesi prokurimit të mirave për të bërë të funksionoj mirë shtëpija. Natyra e parasë dhe thelbi i saj është të jetë mjet shkëmbimi. Kalojmë në analizën politike.: ndarja mes formës negative të qeverisjes dhe formës së mirë qevërisëse është e dhënë nga fakti kush qeveris qeverisjen për interesin publik ose personal. Monarkia është qeverisja e njërit në shërbim të gjithëve; Tirania , ku njëri , qeveris vetëm për interesin e tij. Një hapërisë të vecantë, Aristoteli, i kushton demokracisë që e quan qeveria e shumicës: kolektiviteti mund të qeverisë në interesin e shumicës ( politeia ) ose të shumicës që qeveris ( demokracia). Politeia është kushtetuta për ekselencë ( sipas Aristotelit); në realitet duhet të bëhet kujdes në faktin që Artistoteli ndan sipas dy kritereve politik: a) numerik: qeverisin shumë, pakica…b) sociologjik: demokracia nuk është vetëm qeverisja e shumicës, por edhe qeverisja e demosi-it (popullit). Për Aristotelin forma më e mirë qevërisëse është politeia, demokracia positive, kur shumica qeveris mirë. Politeia shikohet sipas një kriteri sasior, por edhe sipas një kriteri social. Aristoteli thotë se të gjithë do të pranonim që të qevëriste vetëm një individ, në rast se ky individ do të kishte më shumë virtyt se sa ne të gjithë së bashku: kjo do të ishte qeverisja më e mirë, por është me të vertetë abstrakte që të jetë e mundshme dhe e realizueshme. #MesueseAurela

×