Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Evolucioni i Shpendeve

  • Be the first to comment

Evolucioni i Shpendeve

  1. 1. Shpendet e pare ne Toke !  Shpendet u shfaqen vone ne planetin tone. Si fillim u shfaqen insektet, shume kohe me pare. Ato ishin pioneret e pare te qiellit. Fosilet me te hershme te shpendeve sygjerojne qe shpendi i pare ka qene Archaeopteryx i cili ka qene ne historine e evolucionit tranzicioni ne mes zvarranikeve dhe shpendeve.  Fosilet e ketij shpendi jane zbuluar ne Gjermanine jugore dhe besohen te jene 150 milion vjecare. Shkenca e ka pranuar plotsisht qe Archaeoopteryx eshte nje forme e tranzicionit ne mes te zvarranikeve dhe shpendeve, pra te evolimit te zvarranikeve drejt shpendeve ne epoken Jurassic (150 milion vjet mepare).
  2. 2. Archaeopteryx-i  Archaeopteryx ishte shpend qe ngjasonte me teper me dinozauret sesa me shpendet e sotem sepse kishte nje sternum (asht te gjoksit) te rrafshet dhe nje bisht te gjate te perbere nga kockat. Ne krahet e tij, ky shpend i hershem kishte kthetra pra jo vetem ne kembe sic kane shpendet sot. Sidoqofte, puplat ne krahet e tij e benin kete shpend te ngjasonte me shpendet e sotem. Forma te tjera te tranzicionit ne mes zvarranikeve dhe shpendeve kane egzistuar gjate epokave te mevonshme.. Permirsimi i aftesive fluturuese te shpendeve vazhdoi gjate gjithe historise se evolucionit duke i kthyer ata ne disa nga fluturuesit me te afte te natyres.. Evolucioni i shpendeve eshte njena nga bazat themelore te teorise se evolucionit.
  3. 3. Adaptimi i shpendeve ne fluturim.  Adaptimi i shpendeve per fluturimin eshte i qarte nga eshtrat e tyre te holla por te fuqishme, dhe nga forma e ashtit te gjoksit (sternum) qe lejon per ndertimin e muskujve qe perdoren per te rrahur krahet. Duhet permendur qe evolucioni i shpendeve gjithashtu solli edhe lloje shpendesh te cilet nuk jane fluturues. P.sh. pinguinet nuk fluturojne por studimi i tyre tregon qe levizja e tyre nen uje eshte i ngjashem me levizjen e shpendeve ne fluturim. Fluturimi dhe mos-fluturimi i shpendeve ka te beje me adaptimin e tyre ne mjedisin ku jetonin dhe nivelin e nevojes per te fluturuar.  Gjate historise se evolucionit te shpendeve, nje pjese e tyre gjeten mjedise ne te cilat ushqimi mund te sigurohej pa ndihmen e fluturimit (p.sh. pinguinet). Ne vend te
  4. 4. Shpende te tjere. . .  Grupi i fundit nga vertebroret qe ka zhvilluar fluturimin e plote eshte Lakuriqi i Nates. Chiroptera eshte unike nga te gjitha kafshet fluturuese. Eshte i vetmi nga gjitaret te kete zhvilluar fluturimin e plote dhe ndersa shpendet perdorin syte per tu orjentuar gjate fluturimit, lakuriqi i nates perdor degjimin si mjet kryesor te orjentimit.  Origjina evolucionare e lakuriqit te nates eshte jo plotsisht e sigurte sepse fosilet e tyre jane shume te rralla. Fosilet me te hershme te lakuriqeve te nates te zbuluara gjer tani vijne nga epoka Eocene (50 milion vjet mepare) dhe tregojne se qe nga ajo epoke chiroptera nuk ka ndryshuar shume. Shkencetaret nuk kane arritur te sjellin konkluzione per origjinen e lakuriqit te nates por mendojne qe ai vjen nga nje paraardhes qe jetonte ne peme (arboreal) dhe i cili ka zbritur nga pema duke rreshqitur ne ajr.
  5. 5. Darvinopterus, dinozaurët e humbur !  Në Kinë janë zbuluar më shumë se 20 fosile të Darvinopterusit, dinozaurë fluturues, të cilët kanë jetuar 160 milionë vjet më parë dhe janë quajtur kështu për nder të babait të teorisë evolucioniste, Çarls Darvin. Të gjetura në verilindje të Kinës, këto kafshë hedhin dritë mbi historinë evolutive të Pterosaurit në të cilët bëjnë pjesë dhe Darvinopterus. “Darvinopterusët kanë qenë pothuajse një shok për ne”, - ka shpjeguar njëri nga kërkuesit që ka ekzaminuar pjesët e gjetura, David Unuin. “Karakteristika e çuditshme tek Darvinopterusi është që kishin kokë dhe qafë të ngjashme me atë të pterosaurëve më të zhvilluar, ndërsa pjesa tjetër e skeletit, përfshirë këtu dhe një bisht shumë të gjatë, është identike me atë të pterosaurit primitiv”. Sipas kërkuesve, bëhet fjalë për një shembull të qartë të “ovulimit modular”, që shpjegon transformimin gradual të karaktereve të qenieve njerëzore.
  6. 6. Kinë: Shpendët vijnë nga dinozaurët, pohojnë fosilet e reja.  Zbulimi i pesë fosileve të reja dinozaurësh në Kinë konfirmon tezën se shpendët kanë evoluar nga dinozaurët, pohojnë shkencëtarët kinezë që kanë kryer zbulimin. Fosilet e gjetura kanë struktura puplore ose të ngjashme me to, dhe rasti më i qartë mes tyre tregon praninë e katër krahëve dhe të këmbëve me pupla të dendura.  Gjetjet datojnë deri në 151 milionë - 164 milionë vjet më parë duke qenë kështu më të hershme se dhe arkeopteriksi që mendohej si shpendi më i vjetër. "Fosilet japin konfirmimin se hipoteza e dinozaurit-shpend është e saktë dhe gjithashtu mbështet idenë se shpendët kanë ardhur nga dinozaurët teropodë, -shton Zhu Zingu, nga Pekini. "Ajo që të trondit është fakti se ishin të mbuluar me pupla kudo përveç sqepit dhe kthetrave," - pohon Zingu, duke përfunduar, - "është lloji i parë me pupla i njohur deri më tani, lloji më i hershëm me pupla.  Fosilet do t'i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dhe anën mekanike të
  7. 7. Punoi: Artjola Dervishaj

×