Hyrje ne kontabilitetin etatimeve
• Të gjithë personat që pretendojnë të merren ndonjë  aktivitet ekonomik në Kosovë duhet ta regjistrojnë një  biznes apo d...
• Tatimet e zbatuara në Republikën e  Kosovës janë;• Tatimi në të ardhurat personale• Tatimi në të ardhurat e Korporatave•...
• Kush janë obliguesit e Tatimit në të ardhurat  Personale ? • Republika e Kosovës tani ka një Tatim  gjithpërfshirës në t...
• Tatimi mbi të ardhuar personale aplikohet; • mbi të gjith individët, përfshirë ortakët të përfshirë ortakët  jo-korporat...
Tatimi në paga, mbahet në burim (i ndalenpunëtorit) dhe transferote çdo muaj ngapunëdhënësi deri më datën 15 të muajit tëa...
• Çka është tatimi mbi vleren a shtuar ?• Tatimi mbi vleren a shtuar (TVSH), ka fillu  të aplikohet në Importe dhe furnizi...
• Cilat janë Deklaratat Tatimore ?• • Deklarata e Tatimit në të Ardhura  Personale• Deklarata e Tatimit në të Ardhurat e  ...
Shkallët e tatimit në të ardhurat             personale• Shkallët për pagat mujore
Neni 5 i Ligjit mbi TAP: Shkallët e tatimit1. Për secilën periudhë tatimore, tatimi në të    ardhura ngarkohet sipas shkal...
Tatimi mbi të ardhurat personale      (shkallët për pagat mujore)Të ardhurat mujore nga Tatimi        pagatDeri në 80,00 €...
Llogaritja e TP     (shembuj)• Për pagën prej 900 € bruto llogaritni  tatimet dhe beni evidencen kontabel• 0-80,00 € * 0% ...
Regjistrimi ne ditar do te duket keshtu:
Llogaritja e TP• Për çdo pagë sekondare paguhet  tatimi me normën 10%, pastaj në  fund të vitit bëhet llogaritja e të  gji...
•   Lulzim Gashi•   P. Bruto 600•   S. Pensionale 600*5%= 30•   P. tatueshme 600-30=570•   Tatimi•   0-80=80*0%= 0•   80-2...
•   Genc Syla•   P. Bruto 200•   S. Pensionale 200*5%= 10•   P. tatueshme 200-10=190•   Tatimi•   0-80=80*0%= 0•   80-190=...
•   Agron Gashi•   P. Bruto 150•   S. Pensionale 150*5%= 7.50•   P. tatueshme 150 – 7.50 =142.50•   Tatimi•   0-80=80*0%= ...
SHPENZIMET PUBLIKENë të gjitha shtetet bashkëkohore të botës,teoria dhe praktika financiare i kushtojnëkujdes gjthnjë e më...
Ndarja e shempzimeve shtetëore dhe shoqërore•Shpenzimet e rregullta dhe të jashtzakonshme;•Shpenzimet produktive dhe renta...
Financat dhe FiskaljaTë hyrat publike-Mjetet me të cilat shteti i plotëson nevojat e veta shtetërore në kompetencen evet i...
Ndarja e të hyrave publike: Te hyrat origjinale dhe derivative, të hyrat juridikopublike dhejuridikoprivate, të hyrat e rr...
1.Të hyrat nga përsonat juridikë jant ato të hyra të cilat shteti i mbledhë ngaorganizatat ekonomike (ndërmarrjet prodhues...
Nocioni i TatimitTatimet janë instrumenti themelor financiar i mbledhjes së të hyrave më të cilat shtet bashkohoreimbulojn...
Ndarja e tatimeveTatimet ndahen në: Tatimet direkte dhe indirekte, tatimet subjektive (personale)dhe objektive reale, tati...
1.Tatimet sintike dhe analitike- në të vërtetë në tatimet sintetike janë përf shirë ato tatime me të cilat tatimohet fuqia...
DoganatJanë të hyra monetare të shteti,paguhen me rastin e pagimit të mallit të caktuar përtej kufirit përkatësishtë kufir...
Ndarja e doganaveDoganat mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme, ndarja më e zakonshme e doganave bëhet sipas;1....
Fundi I ligjerates se pareSe shpejti do tju dergoi edheligjeraten e dytë... nder te tjera ne ligjeraten e dyte temat qedo ...
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve

2,209 views

Published on

ligjerata e pare-kontabiliteti tatimeve

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
2,209
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
61
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve

  1. 1. Hyrje ne kontabilitetin etatimeve
  2. 2. • Të gjithë personat që pretendojnë të merren ndonjë aktivitet ekonomik në Kosovë duhet ta regjistrojnë një biznes apo degë (njësi të biznesit) në Zyren për regjistrimin e bizneseve në MTI, sipas Rreg, nr, 2001/6 dhe udhz, adm. 2002/22.• Objektë i kësaj rregulloreje është krijimi i mundësive për themelimin e rregullt të shoqërive tregtare fitimprurëse në Kosovë. Për taksat dhe tatimet përveq që bizneset janë të detyrauara të mbajnë “Kontabilitetein e tatieve” edhe vetë shteti mbrenda Institucioneve Qeveritare ka të organizuar Departament të veqantë (apo drejtori) që përcjekll të hyrat nga taksat dhe tatimet.
  3. 3. • Tatimet e zbatuara në Republikën e Kosovës janë;• Tatimi në të ardhurat personale• Tatimi në të ardhurat e Korporatave• Tatimi mbi vleren e shtuar, ose (tatimi mbi konsumin)• Përveq këtyre tatimeve Adminstrata Tatimore administron edhe; Tatimin në burim” nga të ardhurat dhe pagat e të punësuarve në Institucionet shtetërore dhe biznese
  4. 4. • Kush janë obliguesit e Tatimit në të ardhurat Personale ? • Republika e Kosovës tani ka një Tatim gjithpërfshirës në të ardhura (sipas Rregullores 2004/52 :Mbi tatimin në të ardhura personale”
  5. 5. • Tatimi mbi të ardhuar personale aplikohet; • mbi të gjith individët, përfshirë ortakët të përfshirë ortakët jo-korporata të ortakrive, të cilët takohen mbi hisen e tyre në të ardhurat nga ortakria.• Aplikohet mbi pagat,• Të ardhurat nga biznesi• Të ardhurat nga qiraja të realizuara nga individët• Nga interesi• Dividentat,• Të ardhuart nga pasuria e patrupëzuar• Fitoret në lotari dhe lojrat e fatit si dhe• Nga fitimit/humbjet kapitale të individëve (shitja e pronës së lujtëshme dhe palujtëshme, makinat, tokat, shtëpitë etj)
  6. 6. Tatimi në paga, mbahet në burim (i ndalenpunëtorit) dhe transferote çdo muaj ngapunëdhënësi deri më datën 15 të muajit tëardhëshëm.• Tatimi në interes, dividentë, fitore në lotari paguhet çdo muaj duke mbajtur në burim ( i ndalen),10% të tatimeve me rastin e pagesës të atyre të ardhurave, nëse paguesit e tyre janë persona juridikë• Poashtu edhe paguesit e qirasë, për marjen e objekteve në shfrytëzim, nëse janë persoan juridikë, duhet të ndalin 9%, tatim në burim nga pagesa, për çdo muaj dhe ta transferojnë në Buxhetin e kosnoliduar të Kosovës.
  7. 7. • Çka është tatimi mbi vleren a shtuar ?• Tatimi mbi vleren a shtuar (TVSH), ka fillu të aplikohet në Importe dhe furnizimet vendore në mallëra dhe shërbime.• Ky lloj Tatimi aplokohet në shkallën 16% dhe me shkallën 0%• Subjektet (bizneset) të cilët duhet të regjistrohen si obligues të TVSH-s, janë personat me qarkullim mbi 50.000.00 €,• Bizneset janë të detyruara të deklarojnë TVSH-n, përmes deklaratve tatimore çdo muaj.
  8. 8. • Cilat janë Deklaratat Tatimore ?• • Deklarata e Tatimit në të Ardhura Personale• Deklarata e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave• Deklarata e TVSH-s• Deklarata e Kontributeve Pensionale
  9. 9. Shkallët e tatimit në të ardhurat personale• Shkallët për pagat mujore
  10. 10. Neni 5 i Ligjit mbi TAP: Shkallët e tatimit1. Për secilën periudhë tatimore, tatimi në të ardhura ngarkohet sipas shkallëve në vijim:1.1. për të ardhurat e tatueshme (80) euro ose më pak, zero për qind (0%);1.2. për të ardhurat e tatueshme mbi (80) euro deri në (250) euro, katër për qind (4%) të shumës mbi (80) euro;1.3. për të ardhurat e tatueshme mbi (250) euro deri në (450) euro (8%) të shumës1.4. për të ardhurat e tatueshme mbi (450) euro, 10%) të shumës.
  11. 11. Tatimi mbi të ardhurat personale (shkallët për pagat mujore)Të ardhurat mujore nga Tatimi pagatDeri në 80,00 € 0%80,01 € – 250,00 € 4%250,01 € – 450,00 € 8%mbi 450,00 € 10%
  12. 12. Llogaritja e TP (shembuj)• Për pagën prej 900 € bruto llogaritni tatimet dhe beni evidencen kontabel• 0-80,00 € * 0% = 0,00 € 900*5%= 45• 80-250=>170,00 € * 4% = 6,80 €• 250-450 =>200,00 € * 8% = 16,00 € 450-855=>405 € * 10%= 40,50 €• 900 € 63.33• Pra për pagën prej 900,00 €, duhet të paguhet 63.33 € tatim në pagatatimet
  13. 13. Regjistrimi ne ditar do te duket keshtu:
  14. 14. Llogaritja e TP• Për çdo pagë sekondare paguhet tatimi me normën 10%, pastaj në fund të vitit bëhet llogaritja e të gjitha pagave vjetore dhe tatimohen sipas shkallëve vjetore, me çrast paraqitet raporti krahasues dhe konstatohet se a është bërë pagesë mangut apo tepër e tatimit në paga
  15. 15. • Lulzim Gashi• P. Bruto 600• S. Pensionale 600*5%= 30• P. tatueshme 600-30=570• Tatimi• 0-80=80*0%= 0• 80-250=170*4%= 6.80• 250-450=200*8%=16• 450-570= 120*10%=12• Tatimi 34.80
  16. 16. • Genc Syla• P. Bruto 200• S. Pensionale 200*5%= 10• P. tatueshme 200-10=190• Tatimi• 0-80=80*0%= 0• 80-190=110*4%= 4.40• Tatimi 4.40
  17. 17. • Agron Gashi• P. Bruto 150• S. Pensionale 150*5%= 7.50• P. tatueshme 150 – 7.50 =142.50• Tatimi• 0-80=80*0%= 0• 80-142.50=62.50*4%= 2.48• Tatimi 2.48
  18. 18. SHPENZIMET PUBLIKENë të gjitha shtetet bashkëkohore të botës,teoria dhe praktika financiare i kushtojnëkujdes gjthnjë e më të madhë studimit të shpenzimeve publike.Shteti dhe organet tjera juridike publike me anë të shpenzimeve e realizojnë detyren evet për ruajtjen e intergritetit,te sovrantitetit e të rendit juridik,për kryerjen e obligimevenë bazë konventave ndërkombëtare dhe për kryerjen e obligimeve të tjera ta paraparame kushtetutë dhe me ligje të ndryshme.Në shtetet bashkëkohore rritet gjithnjë e mëshumë roli i shteti si rregullator dhe koordinator i aktiviteteve në të gjitha sferat e jetësshoqërore dhe ekonomike të vendit.Kjo manifestohet në sigurimin e strukturës ekonomike,në rritjen e produktivitetit,tëpunësimit,tëzhvillimit ekonomik harmonik meçmimet,në dhënien e donacioneve dhesubvencioneve të ndryshme në sigurimin social,në importin,eksportin,dhe në sigurimin emjeteve për financimin e nevojave të fushave të ndryshme të veprimtarive shoqërore.Në literaturën financiare bashkëkohore mbi shpenzimet publike mbizotëronë koncepti qëi trajton shpenzimet publikë jo si konsum por si shfrytësim recional i të ardhuravekombëtare.Definicioni i shpenzimeve publike –ekzistojnë shumë definicone mbi shpenzimetpublike.Shpenzimet publike (shtetërore)janë parimishtë shërbime publike të siguruarame anë të parave.Ndarja e shempzimeve shtetëore dhe shoqërore
  19. 19. Ndarja e shempzimeve shtetëore dhe shoqërore•Shpenzimet e rregullta dhe të jashtzakonshme;•Shpenzimet produktive dhe rentabile;•Shpenzimet e bashkësive shoqërore-politike të organeve tëtyre, te organizatave dhe të bashkësive vetqeverisëse;•Shpenzimet personale dhe materiale•Shpenzimet indirekte dhe direkte•Shpenzimet shpenzimet e prodhimt dhe të transferit•Shpenzimet në para dhe në natyre.
  20. 20. Financat dhe FiskaljaTë hyrat publike-Mjetet me të cilat shteti i plotëson nevojat e veta shtetërore në kompetencen evet i quajmë të hyra shtetërore (publike shoqërore).Shumë shkaqe ndikojnë në sistemin e të hyrave në një shtet: Sistemishoqëror-ekonomik;rregullimi politik;të ardhurat për frymë të popullsisë;struktura ekonomike; numri i banorëve dhe madhësia e territorit; ligjshmëriapolitike dhe ekonomike me vendet tjera; roli i shtetit në jetën ekonomike tëvendit.Ndër karakteristikat e përbashkëta të sistemeve të të hyrave bashkëkohoremund ti numërojmë këto:•Të hyrat shtetërore shërbejnë për plotësimin e nevojave publike,nevojave qëndryshojnë nga nevojat personale.•Të hyrat shtetërore mblidhen në para.Në shtetet bashkëkohore vetëm në rastetë veqnta në natyrë.•Të hyrat e shtetit, me të cilat ai i plotëson nevojat shoqërore,janë pjesë evlerës së krijuar rishtas.Këto të hyra mblidhen nga burimet që ekonomikishtëpërtrihen.
  21. 21. Ndarja e të hyrave publike: Te hyrat origjinale dhe derivative, të hyrat juridikopublike dhejuridikoprivate, të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta,të hyrat nga popullsia dhe të hyrat ngapersonat juridikë,të kthyeshme dhe t pakthyeshme,të hyra të njësive territoriale të gjëra dhe tëngushta, të destinuara dhe jo të destinuara, të hyra në para në ne natyrë. 1.Të hyrat origjinale- të shtetit jane atotë hyra që shteti i realizonë me aktivitetin e vet ekonomik në bazë të së drejtes së pronësisë. 2.Të hyrat derivative-( të prejardhura) jane ato të hyra që shteti i realizon në bazë të pushteti të vet sovran, në bazë të ashtuquajturit sovraniteti financiar.Quhen derivative sepse kanë prejardhje nga forcat nga forcat ekonomike e personave fizikë dhe juridikë. 3.Të hyrat juridikopublike dhe juridikoprivate-ato juridikoprivate shteti i realizon në bazë të aktivitetit të vet ekonomikë he nga pasuria e vet.Të hyrat juridikopublike të shteti janë ato që shteti i realizonë në bazë të sovranitetit të vët financiar. 4.Të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta-të hyrat e rregullta mblidhen në mënyrë kontunuitive në intervale të caktuara kohore dhe nga burime që ekonomikishtë përseriten vazhdimishtë.Të hyrat e rregullta përpëjnë pjesen më të madhe të të hyrave shtetërore.Ndërsa të hyrat shtetërore jo të rregullta mblidhen kohë pas kohe (për një apo disa vite) dhe rregullishtë shërbejnë për shpenzimint e nevojave të jashtëzakonshme të shtetit ( për shkak të evitimit të pasojave të fatkeqësive të mëdha natyrore, luftrave).Këty hyjnë tatimet jo të rregullta, dhuratat, reperacionet,huatë e detyrueshme etj.Të hyrat nga popullsia dhe nga personat juridikë- të hyrat nga popullsia jane të hyrat që qytetarët indajnë nga të ardhurat e veta ( në rastë të jashtëzakonshëm edhe nga pasuria e vet) për mbulimine shpenzimeve shtetërore.
  22. 22. 1.Të hyrat nga përsonat juridikë jant ato të hyra të cilat shteti i mbledhë ngaorganizatat ekonomike (ndërmarrjet prodhuese, institucionet monetare, organizatatqarkulluese) insitucionet dhe personat e tjerë juridikë.2.Të hyrat e kthyeshme dhe të pakthyeshme të shtetit- të hyrat që personat fizik dhejuridikë i ndajnë për financimin e nevojave shtetërore ( shoqërore) zakonishtë nukkthehen.Obliguesit e pagesës së këtyre të hyrave kanë përfitim të caktuar ngashpenzimi i tyre.Ato të hyra që kthehen janë kur persomat fizik ose juridikë i kanëndarë vullnetarishtë ose detyrimishtë për financimin e përkohshëm të shpenzimevetë caktuara. Këto janë: huatë vullnetare dhe të detyrueshme për të cilat shpetipaguan edhe kamata.3.Të hyrat e bashkësive territoriale më të gjëra dhe më të ngushta- mjatet që imbledhë shteti për mbulimin e shpënzimeve shoqërore mund të jenë të hyra tënjësive politike më të gjëra dhe më të ngushta si p.sh të federatës,të komunave etj.4.Të hyat e destinuara dhe jo të destinuara-të hyrat e destinuara të shtetit janë atopër të cilat është përcaktuar saktësishtë se për çka do të shpenzohen mjetet embledhura.Kështu për shembull mjetet e mbledhura me hua financohet ndërtimi icentralit elektrikë,mjetet e mbledhura në tatimin e qarkullimit të naftës hërbejnë përmirëmbajten e rrugëve dhe ndërtimin e tyre.Të hyrat jo të destinuara të shtetit janë ato që shërbejnë për financimin e të gjithanevojave shoqërore,qëllimi i shpenzimit të tyre nuk është përcaktuar që më parë.5.Të hyrat në para dht të hyrat në natyrë- të hyrat e shteteve bashkëkohorezakonishtë mblidhen në para.Të hyrat në natyrë janë të hyra jo të rregullta dhe zënënjë vend modest në sistemin e të hyrave bashkëkohore .
  23. 23. Nocioni i TatimitTatimet janë instrumenti themelor financiar i mbledhjes së të hyrave më të cilat shtet bashkohoreimbulojnë shpenzimet nga kompetenca e vet.Sikurse punëtorët që nuk mund të ekzistojnë pa pagëashtu as shteti kapitalist nuk mund të ekzistojë pa tatime.Tatimi është pjesa që secili qytetar i jep shtetit nga pasuria e vet që ai ta ruaj pjesen tjetër tëpasurisë (Monteskye)Tatimet janë kompensim për mbrojtje që shteti ju ofron qytetarëve të vet.Tatimi është dhënia në para që shteti i mbledhë nga individët në baze të sovranitetit të vet, pakundërshpërblimin e drejtëpërdrejtë,e me qëllim të mbulimit të mbulimit të ngarkesave publike.Tatimi është kontributë që ndërmarrjet ekonomikë,shtetërore, institucionet, qytetarët nga tëardhurat, të hyrat,fitimet, pasuria i japin shtetit për ndërtimin ekonomikë për ngritjen materiale dhekulturore, dhe për sigurimin social të masave punonjëse,për forcimin e pavarsisë shtetërore dhe tëfuqisë së saj mbajtjen e aparatit shtetërorë.Me tatime mbulohen nevojat e përgjithshme shoqërore,kurse me kontribute mblidhen mjetet përplotësimin e nevojave të përbashkëta.Karakteristikat e tatimeve:1.Tatimet janë të hyra derivative të shtetit,2.Tatimet janë të hyra të detyrueshme,3.Tatimet shërbejnë për financimin e shpenzimeve shoqërore (shtetërore)- mblidhen në interesinpublik,4.Nuk ka kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë për tatimin e paguar5.Obligimi i pagimit të tatimeve kryhët zakonishtë në të holla,6.Tatimet ( zakonishtë) janë të hyra jo të destinuara të shtetit,7.Tatimet zakonishtë paguhen sipas parimit territorial.
  24. 24. Ndarja e tatimeveTatimet ndahen në: Tatimet direkte dhe indirekte, tatimet subjektive (personale)dhe objektive reale, tatimet sintetike dhe analitike, tatime të përgjithshme dhe tëdestinuara,tatime kadastrale dhe tarifore, tatime të supozuara dhe faktike,tatime sipas vlerës dhe tatime specifike, tatime të fundosura dhë tëpafundosura, tatime të rregullta dhe jo të rregullta, tatime themelore dheplotësuese, tatime të reparcipimit dhe kuotës, tatime qëndrore dhe lokale.1.Tatimet direkte dhe indirekte- termi tatimet indirekte përdoret për të shënuarato tatime që paguhen në rastin e shpenzimit të të ardhurave,ndërsa ndëttatime direkte ( të drejtëpërdrejta) janë klasifikuar ato tatime që paguhen “nëburim” para të shpenzimit të të ardhurave.2.Tatimi subjektiv( personal) dhe objektiv real- tatimet subjektive janë: tatimi nëtë ardhura ( të hyra të gjithëmbarshme),tatimi në pasuri të gjithmbarshme dhëtatiminë pasuri të githëmbarshme.Tatimet reale ( objektive) janë ato ato tatime në të cilat me rastin e tatimit nukmerret parasyshë personaliteti i obliguesit tatimor.
  25. 25. 1.Tatimet sintike dhe analitike- në të vërtetë në tatimet sintetike janë përf shirë ato tatime me të cilat tatimohet fuqia egjithëmbarshme eknomike e obliguesit tatimor.Tatimet analitike janë ato me të cilat tatimohet ndonjë e hyrë ose ndonjë pasuripavarësishtë se kush e ka realizur atë at hyrë dhe kush është pronarë i asaj pasurie si dhe pavarësishtë se a e realizon obliguesitatimor të hyra të tjera, përkatësishtë a ka pasuri tjetër.2.Tatimet e përgjithshme dhe të destinuara- ndarja më e re e tatimeve i ka klasifikuar tatimet në ato destinimi i të cilave ështëpërcaktuar në parë dhe në atp që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave( shtetërore).3.Tatimet kadastrale dhë tarifore- tatimet ndahen në kadastrale dhe tarifore sipas teknikës së mbledhjes.Tatime kadastrale janë atonë të cilat obligimi tatimor përcaktohet në bazë të të dhënave të përmbajtura në libra kadastralë, përkatësishtë në regjistrat ecaktuar.Tarifa tatimore është pasqyrë sistematike e objekteve të tatimit dhe e përqindjeve përkatëse tatimore(të shprehura nëpërqindje),Në tarifë zakonishtë janë të shënuara peroduktet dhe shërbimet që janë objekt i tatimit.Tarifa tatimore në rastet më tëshpeshta përdoret në tatimet indirekte.Tarifa tatimore mund të ketë disa dhjetra ose qindra numra tariforë.4.Tatimet e supozuara dhe faktike- kjo ndarje është bërë sipas përcaktimit të lartësisë së bazës tatimore.Obligimi tatimor te tatimet esupozuara përcaktohet ex ante,do të thotë para se të jenë krijuar fakti,përkatësishtë para se të jenë realizuar të hyrat që janërelevante për përcaktimin e obligimit tatimor p.sh në rastin e tatimit të veprimtarisë bujqësore, obligimi tatimor mund të përcaktohetqë më parë në bazë të ciliësisë së tokës.5.Tatimet sipas vlerës dhe tatimet specifike- kjo ndarje bëhet sipas llojit të bazës tatimore.Te tatimet sipas vlerës tatimi bëhet nëbazë vlerës së vertetë.Te tatimet specifike obligimi tatimor caktohet në bazë të disa njësive të masës.Kështu si bazë mund tëmërret njësia e gjathësisë p.sh metri.centrimetri. Tatimet specifike i takojmë në rastet më të shpeshta në rastin e tatimitnë qarkullim.6.Tatimet e funduara dhe të pafunduara- në tatimet e funduara më parë kanë qenë klasifikuar format tatimore me të cilat tatoheshinato të hyra që realizoheshin nga objektet pasurore, si p.sh toka,ndërtesat, letrat me vlerë, makinat dhe paisjet tjera.Më vonë këtoforma tatimore u zgjeruan edhe me të gjitha të hyrat tjera që kishin bazë të sigurtë, të përhershme dhe të qëndrueshmë.Në tatimet epafunduara janë përfshirë të gjitha ato tatime me të cilat tatoheshin të hyrat e realizuara me punë personale pavarësishtë nga faktisë a janë realizuar ato të hyra nga mardhënia e punës ose më kryerjen e veprimtarisë se caktuar.7.Tatimet e rregullta dhe jo te rregullta- tatimet janë ndarë në të rregullta sipas kohës në të cilën është në fuqi obligimitatimor.Tatimet e rregullta janë ato tatime që caktohen dhe mblidhën rregullishtë prej vitit në vitë,kurse mjetet e mbledhura mepagimin e tyre shërbejnë zakonishtë për financimin e shërbimeve të rregullta shtetërore ( shoqërore).Tatimet jo të rregullta shërbejnë zakonishtë për financimin e atyre detyrave dhe masave nga kompetenca e shtetitë nuk kanëkarakter të përheshëm ( pagesa e tatimit të menjëhershëm për fitim lufte,evitimi i pasojave thatësisë, zjarrit,të vërshimit,tëtërmetit,të epidemisë)8.Tatimet e reparticipimit dhe të kuotës- kjo ndarje është bërë sipas mënyrës së ndarjes së barrës tatimore.Te tatimet e participimitmedispozita është përcaktuar saktësishtë shuma që duhet të mblidhet në tatim.Shteti që më parë e di se cilat mjete të mbledhura nëtatim do të disponojë.Te tatimet e kuotës obliguesit tatimorë që më parë e dinë lartësin e obligimit të tyre tatimorë,por nuk janë të njohura të hyrat që do tëmbledhen me tatim.9.Tatimet qendrore dhe lokale- varësishtë se kush e cakton obligimin tatimorë dhe ciles njësi politiko-territoriale i takojne mjetet embledhura në tatim.
  26. 26. DoganatJanë të hyra monetare të shteti,paguhen me rastin e pagimit të mallit të caktuar përtej kufirit përkatësishtë kufiritdoganorë.Janë një lloj i tatimeve indirekte.Tremi doganë është huazuar nga latinishtja që në gjuhën shqipe do tëthotë taksë shtetëre në të holla, e cila merret sipas ligjeve në fuqi për mallëra që hyjnë ose dalin nga një shtet nështetin tjetër, Terminologjia doganoreTarga doganore- është shuma e gjithëmbarshme e targave me të cilat ngarkohet malli më rastin e doganimit(doganataksat,maganizimi).Deklarata doganore –është fletëparaqitja e mallit që i nënshtohet doganimit e paraqitet pronari imallit,përkatësisht në emrin e tij transportuesi, në bazë të kësaj deklarate bëhet llogaritja dhe pagesat e targavedoganore.Kufiri doganor - është vija (linja) doganore më të cilën është shënuar rajoni doganor i në vendi.Ai zakonishtëpërputhet me kufirin shtetërorë.Brezi kufitar doganor – përfshinë territorin që shtihet përgjat kufirit të rajonit doganorë.Mbikqyrja doganore – përfshinë masat që ndërmerren për pengimin e veprimit të palejueshëm me mallin që inënshohet doganës dhe për sigusimin e pa ndryshueshmërisë së tij deri sa të kryhet procedura doganore.Malli doganorë – janë sendë që importohen përkatësishtë që futen në rajonin doganor që eksportohen prej atijrajoni.Dokumentet doganore- janë dokumentet e caktuara në bazë të të cilave bëhet doganimi.Kontrolli doganorë – është procedura e përcaktimit të sasië, të vlerës dhe cilësisë së mallit.Tarifa doganore - është pasqyra sistematike e të gjtha objekteve që i shtohen doganimit dhe përqindjevedoganore.Magazinimi doganorë – shërben për vendosje e mallit të patatimuar.Depoziti doganorë – është paraja që në doganat kufitare udhëtarët i kanë depozituar me rastin e shkuarjes nëbotën e jashtmë ose me rastin e hyrjes në vend.Qarkullimi doganorë – është ai qarkullim i mallit që i nënshtrohet doganimit përkatësishtë kontollit doganor qëbëhet deri sa ai mall nuk është vënë në qarkullim të lirë.Rrugër dognore - janë rrugët tokësore,ujore ajrore në të cilat bartet,transportohet, importohet përtej kufiritdoganor.Sistemi doganorë - e përbëjnë të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me doganimin e mallit,mbikqyrjendoganore,procedutat doganore që aplikohen në një rajon të caktuar.
  27. 27. Ndarja e doganaveDoganat mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme, ndarja më e zakonshme e doganave bëhet sipas;1. drejtimit të ecurisë së mallit,2. qëllimit të aplikimit të doganave,3. mënyrës së matjes së obligimit tatimor,4. mënyrës së nxjerrjes së dispozitave doganore,5. lartësisë së ngarkimit doganorë.Në qoftë se për kriter të ndarjes së doganave merret drejtimi i ecurisë së mallit të doganuar,atëherë dallojmë këtolloje të doganave:•Doganat e importit,•Doganat e eksportit,•Doganat e tranzitit.Sipas qëllimit të aplikimit të doganave,doganat mund ti ndajmë në :•Financiare (fiskale)•Ekonomike ose mbrojtëse•Dogana antidamping•Dogana retorsive dhe represive.Sipas mënyrës së matjes së obligimit doganor dallojmë:1. Doganat sipas vlerës ose ad valorem2. Doganat specifike ose kuantitative3. Doganat e përziera4. Doganat rrëshqitëse- Sipas mënyrës së nxjerrjes së dispozitave mbi doganat:1. Doganat autonome2. Doganat kontraktuese ose konvencionale- Sipas lartësisë së ngarkimit tatimor:1. Doganat diferenciale2. Doganat preferenciale
  28. 28. Fundi I ligjerates se pareSe shpejti do tju dergoi edheligjeraten e dytë... nder te tjera ne ligjeraten e dyte temat qedo te shtjellohen jane :Shkenca mbi Financat1.1.   Të hyrat  publike - tatimet1.1.1.           Tatimet, çka janë tatimet1.1.2.           Parimet e tatimit1.1.3.           Efektet e tatimit në zhvillimin dhe ekonomin eshtetit dhe tek qytetarët e tij1.1.4.           Shmangja-evazioni fiskal, ndikimi i tijë në zhvilliminekonomik te shtetit1.1.5.            Ndarja e tatimeve1.1.6.           Teknika e tatimeve1.1.7.           Sistemi tatimorë, dhe kategorizimi i tij (  ne ushtrimedo te kalkulojm kontributet dhe tatimet per paga vjetore dhepaga sekondare) pagat vjetore   0-960=0%                    960-3000=4%                    3000-4500=8%                    4500-mbi= 10%

×