SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I
LËNDA: BAZAT E PSIKOLOGJISË
DETYRË 1
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
PUNOI: Anida Rroshi
PRANOI: Prof.Dr. Bardhyl Musai
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Informacioni bazë:
Emri: Idba Gashi
Mosha: 9 vjeçe
Numri i vëllezërve dhe motrave: Nuk ka
Probleme fizike: Që në moshë të vogël mban syze, të cilat i mban gjithë kohës. Problem tjetër është
gjuha, ka vështirësi në shkrim e lexim të gjuhës shqipe, sepse njohuritë e para i ka marrë në gjuhën greke.
Veprimtaritë e zgjedhura për fëmijën
1. Loja me gotat
Kemi dy gota me të njëjtën sasi uji, njërën gotë me ujë e hedhim tek gota e gjatë. Cila gotë ka më shumë
ujë?
Përgjigjia: Njësoj të dyja, sepse ka njësoj ujë sa gota tjetër, nga gota e vogël e hodhëm tek gota e gjatë.”
2. Loja me pastelinë
Nëse unë kam një top prej pasteline dhe e petëzoj me shkop, ose e ndaj në 10 pjesë të vogla, cila nga këto
të treja do të ketë masë më të madhe?
Përgjigjia: Të treja janë njësoj se topin e pastelinës i japim forma si të duam dhe prap e njëjta masë
mbetet.
3. Loja me sipërfaqe
Kemi një sipërfaqe katrore ku kemi vendosur katër kuba në çdo cep, nëse kubat i vendosim në qëndër të
katrorit, në cilin rast do kemi sipërfaqe më të madhe?
Përgjigjia: Në figurën e dytë se kubat janë në qëndër e zënë më pak vend.
Stadi i zhvillimit të kësaj fëmije sipas Piazhesë i përket fazës së tretë: Operacionale konkrete (7-11vjeç).
Të gjitha këto përgjigje të kësaj fëmije janë në lidhje me logjikën e moshës së saj dhe me aftësinë e saj
për të kuptuar. Ato janë një tregues i strukturës së mendimit të saj që i korrespondon mesatarisht moshës
dhe nivelit të saj të zhvillimit. Sepse ashtu siç ka një rritje organike, ekziston edhe një rritje mendore.
Gjatë veprimtarive të kryera me këtë femijë, vëzhgova që në momente të caktuara ajo fliste me vete. Në
këtë rast kemi të bëjme me të folurin vetjak që sipas Piazhesë kemi të bëjmë me “të folurit egocentrik”,
ndërsa sipas Vigotskit e folura vetjake është e rëndësishme në zhvillimin konjitiv. Kështu e folura
konjektive e ndihmon këtë fëmijë të rregullojë mendimet e saj, në zgjidhjen e detyrave etj.
Përfundime
Piazhe dhe Vigotskikanë si synim kryesor zhvillimin konjektiv të fëmijëve. Piazhe studioi
mënyrat me anë të të cilave fëmijët përvetësojnë konceptet dhe organizojnë idetë dhe skicoi periudhat e
parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga
përshtatshmëria vazhdimisht në rritje e fëmijës ndaj situatave të reja. Për Piazhen, zhvillimi motorik dhe
eksplorimi i mjedisit janë bazat për mendimin logjik që vjen më pas. Për zhvillimin kognitiv janë të
rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi.Teoria e Vigostskit thekson rolin e kulturës dhe gjuhës
në zhvillimin konjektiv.
Në lidhje me të dy teoritë konjektive, unë parapëlqej të përdor teorinë e Vygotskit në klasë. Unë
besoj se skeleritë, njohuritë e formuara, dialogu, dhe mjetet kulturore janë komponente të rëndësishme në
përvetësimin e njohurive nga nxënësit. Duke i ndihmuar nxënësit në zonën e zhvillimit proksimal, ne i
ofrojmë atyre strategji të të mësuarit të cilën e përdorim më vonë. Piazhe propozoi shumë strategji
edukimi të zbatueshme, siçështë zhvillimi i mësimit me ane të shprehjeve në veprimtari dhe lojëra.
Megjithatë, Vigotski përfshiu rëndësinë e bashkëveprimit shoqëror dhe ndërtimin e njohurive bazuar në
teorinë e zhvillimit konjektiv.
Në përfundim:
- Mësuesi fokusohet të sigurojë një ndihmesë për nxënësit në nevojë, dhe të sigurojë mjetet kulturore si
burim edukativ.
- Mësuesit mund të sigurojnë grupe mësimore, në mënyrë qëçdo nxënës të ndihmojë njëri tjëtrin
nëpërmjet procesit të zhvillimit.
- Veçanërisht në klasat e sotme të ndryshme, mësuesi duhet të bëhet i ndjeshëm ndaj kulturës dhe gjuhës
së nxënësit, dhe të jetë lojtari kryesor në ndërtimin e njohurive të nxënësit.