Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
 Fjala demokraci vjen nga greqishtja e lashte që do të thotë
(demos-popull)+ (kratos-shtet)=bashkëpunim popull-shtet.
 A...
 Kultura greke nuk ishte si të gjitha kulturat.
Ajo ishte plot me arte dhe me një stil të veçantë arkitekture.
 Besimi t...
Sipas legjendës, Roma u themelua në vitin 753 para Krishtit nga Romuli dhe
Remi, që u rritën nga një ulkonjë.
Sipas një le...
 Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të
themeluar në Gadishullin Italik...
 Roma e lashtë zotëronte një hapësirë të madhe fushash,
që kishin burime të jashtëzakonshme natyrore dhe
njerëzore. Prej ...
 Ushtria e hershme romake (rreth vitit 500 p.e.s) ishte
si gjithë ushtritë e qytet-shteteve të asaj kohe, e ndikuar nga
q...
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Bota antike GREKE dhe ROMAKE

20,680 views

Published on

Projekt klasa 6 lenda Histori

Published in: Education
  • Login to see the comments

Bota antike GREKE dhe ROMAKE

  1. 1.  Fjala demokraci vjen nga greqishtja e lashte që do të thotë (demos-popull)+ (kratos-shtet)=bashkëpunim popull-shtet.  Ajo u themelua në shek. VI p.k. në greqi nga Soloni dhe Klisteni.  Gjithashtu ajo i solli një zhvillim shumë të madh greqisë.  Për shumë vite me rradhë ajo udhëhiqej nga më të pasurit dhe kishte imunitet ndaj qytet-shteteve të tjera.
  2. 2.  Kultura greke nuk ishte si të gjitha kulturat. Ajo ishte plot me arte dhe me një stil të veçantë arkitekture.  Besimi te grekët e lashtë ishte plot me perëndi.Por e veçanta është që ata i përfytyronin si njerëz por me fuqi të mbinatyrshme dhe për çdo ndodhi të veçantë në jetë ata i luteshin perëndive përkatëse.
  3. 3. Sipas legjendës, Roma u themelua në vitin 753 para Krishtit nga Romuli dhe Remi, që u rritën nga një ulkonjë. Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Hamuli ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë. Një ulkonjë i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur arritën moshën e pjekurisë, u rikthyen në fronin e Alba Longës Numitorit. Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romuli e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit.Romuli ishte burimi i emrit të qytetit. Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.
  4. 4.  Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.  Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.  Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm migrues, pjesa perëndimore e perandorisë, duke përfshirë Italinë, Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në mbretëri të pavarura në shekullin e pestë pas Krishtit.  Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogël, Siria dhe Egjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar, derisa territoret e fundit të saj u pushtuan nga Perandoria Otomane. Kjo fazë mesjetare dhe e krishterë e Perandorisë njihet nga historianët me emrin Perandoria Bizantine.  Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e ligjeve, luftërave, artit, letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.
  5. 5.  Roma e lashtë zotëronte një hapësirë të madhe fushash, që kishin burime të jashtëzakonshme natyrore dhe njerëzore. Prej kësaj, ekonomia e Romës mbeti e fokusuar në bujqësi dhe tregti. Tregtia e lirë bujqësore ndryshoi peizazhin italian, që nga shekulli i 1-rë p.e.s, prona të mëdha ulliri dhe rrushi kishin zëvendësuar pronarët e vegjël të tokave, që nuk mundën të kenë të njëjtin çmim me drithërat e importuara. Aneksimi i Egjiptit, Sicilisë dhe Tunizisë në Afrikën Veriore mundësoi një furnizim të vazhdueshëm me drithëra. Si shkëmbim, vera dhe vaji i ullirit ishin eksportet kryesore të Italisë. Megjithëse përdornin teknologji të re, prodhimtaria në ferma ishte përgjithësisht e ulët, rreth 1 ton për hektar.
  6. 6.  Ushtria e hershme romake (rreth vitit 500 p.e.s) ishte si gjithë ushtritë e qytet-shteteve të asaj kohe, e ndikuar nga qytetërimi grek, ku një qytetar militia praktikonte taktikën e hoplitit. Ishte e vogël (popullsia e burrave të lirë në moshë ushtarake ishte rreth 9,000) dhe e organizuar në pesë klasa, tre prej të cilave jepnin hoplitë kurse dy jepnin ushtarë të këmbësorisë së lehtë.  Ushtria e hershme romake ishte e limituar taktikisht dhe ishte e përqendruar më shumë për t’u mbrojtur sesa për të sulmuar.Andej nga shekulli i 3-të p.e.s, romakët e zhdukën formacionin hoplit në favor të një sistemi më fleksibël në të cilin grupe më të vogla prej 120 (ose në disa raste 60) burra të quajtura maniples që mund të manovronin më pavarësisht në fushëbetejë. 30 maniples të vendosura në tre rreshta me trupa mbështetëse formonin legjionin, me rreth 4000 deri 5000 veta. Legjioni i hershëm republikan romak përbëhej nga 5 skuadra, ku secila prej tyre ishte e pajisur ndryshëm dhe kishte vende të ndryshme në formacion: tre rreshta nga këmbësoria e rëndë (hastati, principes dhe triarii), një e përbërë nga e lehta (velites), dhe kavaleria (ekuitët). Me organizimin e ri erdhi dhe një orientim i ri drejt ofensivës dhe një qëndrim shumë më agresiv ndaj qytet-shteteve fqinje.

×