Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

PKSH

1,211 views

Published on

PKSH

Published in: Data & Analytics
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

PKSH

  1. 1. 1 Universiteti Aleksandër Moisiu Departamenti: Shkenca-politike-juridike Dega: Histori Programi:Bachelor Detyrë Kursi Lënda:Historia e Shqipërisë Tema:Partia Komuniste e Shqipërisë dhe programi i saj. Punoi:Algita MESITI Prano:Prf.Denisa TARE Durrës 2017
  2. 2. 2 Hyrje -Si lindi ideja e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë?..........................................................3 -PKSH,pse u themelua pikërisht më 8 nëntor të 1941 dhe ku u mblodhën komunistët për ta krijuar dhe prezantuar partinë e re ?...................................................................................................................3 -Përse u zgjodh Enver Hoxha kryetar i PKSH?....................................................................................4 -Si u mbajt në këmbë regjimi i Enver Hoxhës dhe a ka pasur skenarë për ta rrëzuar atë?......................4 -Sa e vërtetë është që PKSH u themelua me ndihmën e Miladin Popoviçit?.......................................4,5 -Vendimet e Partisë Komuniste Shqipëtare (PKSH)……………………………………….....5 -Përfundimet…………………………………………………………………………………..6 -Anex………………………………………………………………………………………......7 -Biblografia……………………………………………………………………………………8
  3. 3. 3 Si lindi ideja e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë? Idetë nuk zbresin nga qielli! Idetë vijnë e lindin në kushtet e ekzistencës së realitetit konkret, objektiv. Siç dihet, në vendin tonë kishte vite që vepronin disa grupe komuniste në kuadrin e lëvizjes komuniste shqiptare. Që nga viti 1928-1929 në Korçë vepronte Grupi Komunist i Korçës dhe pastaj me radhë vijnë Grupi Komunist i Shkodrës, i të Rinjve. Të tre këta grupe komuniste u mblodhën më 8 nëntor 1941, për t'u bashkuar e për të formuar një parti të vetme komuniste të Shqipërisë. Ishte edhe grupi i Zjarrit, po ky nuk kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen themeluese të PKSH, se e quante veten Parti Komuniste. Ishte ekzistenca, qenia dhe veprimtaria, arritje e atyre grupeve komuniste, ajo që bëri të domosdoshme nevojën e bashkimit të grupeve komuniste në një parti të vetme komuniste të Shqipërisë. Sigurisht jo të gjithë komunistët kishin arritur menjëherë në këtë konkluzion, por drejtuesit më të rëndësishëm të tyre ishin bërë të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë. PKSH, pse u themelua pikërisht më 8 nëntor të 1941 dhe ku u mblodhën komunistët për ta krijuar dhe prezantuar partinë e re? Kjo nuk ka lidhje me ndonjë ngjarje apo datë historike të veçantë. Një gjë është e saktë, që bashkimin e grupeve komuniste në një parti të vetme komuniste e bënte të domosdoshëm lufta kundër fashizmit, e bënte të domosdoshëm lëvizja punëtore komuniste në vendin tonë, si edhe vullneti i masave të tjera punonjëse të qytetit e të fshatit, të rinisë në veçanti, për t'u çliruar nga pushtuesit e huaj, fakti pra që Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, d.m.th faktori objektiv. Mbledhja themeluese u bë nga komunistët shqiptarë në Tiranë, në një shtëpi të thjeshtë tiranase,pra u themelua në Tiranë. 1 1 Marr nga gazeta Sot News 09/11/2016,intervistuar Muharrem Xhafa,intervistoi Eneida Jaçaj https://sot.com.al/politike-intervista/muharrem-xhafa-ja-si-u-themelua-pksh-dhe-pse-enver-hoxha-u-vendos- n%C3%AB-krye-t%C3%AB-saj
  4. 4. 4 Përse u zgjodh Enver Hoxha kryetar i PKSH? Edhe për këtë çështje Enver Hoxha ka qenë krejt i saktë. Enveri thekson se në mbledhjen themeluese të PK u zgjodhën me votim të fshehtë 7 vetë, anëtarë të KQ provizor të PKSH, por asnjëri prej tyre nuk u zgjodh në detyrën e sekretarit të KQ. Çështja e themeluesit ngrihet me qëllim nga antikomunistët e borgjezët reaksionarë për të bindur të tjerët se Enveri nuk ka luajtur ndonjë rol parësor në mbledhjen themeluese të PK. Enver Hoxha është quajtur me plot të drejtë themeluesi i PKSH. Ai në Tiranë drejtuesi i degës së Grupit Komunist të Korçës; Grupi Komunist i Korçës e ngarkoi të çelte mbledhjen themeluese të PK; e ngarkoi të fliste në mbledhje në emër të tyre për veprimtarinë e Grupit; e autorizoi të deklaronte në emër të Grupit të Korçës propozimin për formimin e PKSH. Të gjithë përfaqësuesit e grupeve komuniste i besuan të bënte propozimin për themelimin e Partisë, ta hidhte këtë propozim në votë, të shpallte themelimin e Partisë! Enveri luajti rolin e liderit në debatet me Anastas Lulon e Sadik Premten. Po kështu, pa asnjë votë kundër u zgjodh me votim të fshehtë në KQ. Enver Hoxha është quajtur themeluesi e udhëheqësi i PKSH. I ngarkuar nga KQ provizor Enveri Hoxha drejtoi të gjitha ngjarjet kryesore të PK dhe në Konferencën e PKSH (mars 1943) u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i saj. Si u mbajt në këmbë regjimi i Enver Hoxhës dhe a ka pasur skenarë përta rrëzuar atë? Pushteti i Enver Hoxhës ishte i fuqishëm,i kishte rrënjët në popull, e donte gjithë populli, klasa punëtore, fshatarësia punonjëse, ish-partizanët, ushtarakët, rinia, gratë, intelektualët. Ishte shtet i organizuar, i drejtë, i jepte hakun gjithkujt! Antikomunistët e feudo-borgjezët çfarë nuk thonë sot, por ajo industri, bujqësi, arsim e kulturë, ushtria, administrata, fryma e sakrificës, drejtësia etj etj, do të mbeten vlera të përjetshme. Sa e vërtetë është që PKSH u themelua me ndihmën e Miladin Popoviçit? Kjo është një përrallë e vjetër, që as vetë serbët që e krijuan nuk e besojnë më. Është një tezë e titistëve, që u pompua pas prishjes së Titos me Enver Hoxhën. Duhet të jetë injorant ai që i beson kësaj "përralle"! Po si u themeloka një parti komuniste (ose edhe tjetër) në zemër të Tiranës, me komunistë shqiptarë, në kushtet e një ilegaliteti të thellë në hundët e pushtuesve fashistë e të reaksionit shqiptar?! Duhet të jetë budalla ai që mendon se PKSH e themeloi Popoviçi, kur Miladinin e çliruan nga burgu i Peqinit, ku e kishin futur fashistët, komunistët shqiptarë në bazë të planit të hartuar me mençuri nga Enver Hoxha? Ishte Enveri me shokë ai që e ftoi të merrte pjesë në mbledhjen për themelimin e PK, sepse Miladini ishte një komunist me përvojë e internacionist! Ok, budallenjtë, le të mos u besojnë atyre çfarë thotë e shkruan Enver Hoxha, po le të lexojnë çfarë ka thënë e ka shkruar me dorën e tij e publikuar botërisht Miladin Popoviçi, i cili ka deklaruar jo një herë se PKSH e kanë themeluar komunistët shqiptarë e jo në dy
  5. 5. 5 komunistë jugosllavë, se edhe gjithë Partia (Lidhja) Komuniste e Jugosllavisë të kishte qenë aty, Partinë Komuniste të Shqipërisë e kanë themeluar komunistët shqiptarë në Tiranë, jo në Beograd. Nëse dikush me synime antikombëtare ose i budallallepsur nga propaganda kundër Enverit e komunizmit ngatërron ndihmën e Miladinit në mbledhjen themeluese të PK me rolin e themeluesit, ai le të vazhdojë t'u shërbejë serbëve! Populli e di të vërtetën! Kjo që po shkruaj unë është e vërteta! Bukur e pat thënë këtë gjë edhe Fadil Hoxha në një prej intervistave të tij në mediat televizive të Shqipërisë borgjeze. Dhe diçka tjetër: Askush nuk e ka mohuar ndihmën e Popoviçit në mbledhjen për themelimin e PKSH. Kush të dojë le të lexojë Enver Hoxhën, i cili kurrë nuk e ka mohuar këtë ndihmë internacionaliste! Unë u sugjeroj "budallenjve" të mësojnë se Tito e vrau prapa shpine Miladinin, sepse ai tha të vërtetën për themelimin e PKSH dhe se Kosova i përket Shqipërisë! Vendimet e Partisë Komuniste Shqipëtare (PKSH). Enver Hoxha nuk e themeloi Partinë Komuniste ai ishte udhëheqës provizor u formua komiteti qendror i përkohshëm u formua PKSH përfaqësues Koçi Xoxe,Gjin Marku,Qemal Stafa etj. Në këtë mbledhje u morën një sërë vendimesh:  Çlirimi i vendit nga ana fashiste.  Rivendosja e pavarsisë kombëtare dhe atdheut.  Vendosja e një sistemi demokratik. Në përfundim mbledhja miratoi një drejtim pëe popullsinë shqipëtare për faktin se PKSH,do çlironte atdheun nga fashistët.PKSHsynonte mbështetje që do të ndihmonin shtresat e ndryshme sociale.Gjatë kësaj kohe PKSH fitoi simpatinë dhe mbështetjen e masave të popullsisë të rinisë të mesme sociale por dhe forcave atdhetare jo komuniste.
  6. 6. 6 Përfundimet Mbledhja për formimin e PKSH filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t'i ndihmonin për punët proçeduriale. Përveç delegatëve me mandat, aty ishin prezent dhe persona të tjerë pa të drejtë vote si Skënder Çaçi,po kështu rreth shtëpisë bënin roje dhe shumë persona të besuar që i komandonte Ali Demi. Që me fillimin e mbledhjes filluan debatet, pasi Lula dhe Premtja nuk ishin dakort me propozimin e Grupit të Korçës që të shpallej njëherë formimi i Partisë dhe pastaj të diskutoheshin problemet që grupet kishin në mes tyre. Sipas dëshmive të Premtes, thuhet se Grupi i të Rinjve nuk kishte fare njoftim se në atë mbledhje do procedohej për krijimin e Partisë, por ata kishin shkuar aty duke menduar se do të vazhdonte mbledhja që kishin lënë përgjysëm disa ditë më parë në shtëpinë e Bije Vokshit. Pas ndërhyrjes së Miladinit, u hodh në votë dhe fitoi propozimi që të formohej Partia, pastaj të bënin diskutimet,me votim të plotë në mbrëmjen e 8 nëntorit u shpall themelimi i PKSH dhe u hartua rezoluta përkatëse. Për këtë Enveri në kujtimet e tij ka shkruar: "Ishte një çast solemn dhe unë i përqafova të gjithë. Atë mbrëmje përqafova dhe Anastasin e Sadikun për të fundit herë". Mbledhja vazhdoi edhe shtatë ditë të tjera dhe Tashko ishte ai që dëgjohej më shumë nga të gjithë, për arsye se ishte komunisti më i vjetër dhe me mandat nga Kominterni. Ditën e fundit të mbledhjes u zgjodh Komiteti Qëndror ku fituan Qemal Stafa, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Enver Hoxha, Gjin Marku dhe Kristo Themelko. Kjo gjë erdhi pasi Enveri me dinakëri propozoi që Tashko, Premtja dhe Lula të ishin tre pjestarët e komisionit që do zgjidhnin Komitetin Qëndror dhe kjo gjë u miratua duke i lënë ata jashtë KQ. Anex-Fototekë
  7. 7. 7 Biblografia
  8. 8. 8 https://sot.com.al/politike-intervista/muharrem-xhafa-ja-si-u-themelua-pksh-dhe-pse-enver- hoxha-u-vendos-n%C3%AB-krye-t%C3%AB-saj Historiae PopullitShqiptar,Akademia eShkencaveeShqipërisë

×