Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Algita

69 views

Published on

Preza

Published in: Environment
  • Be the first to comment

Algita

  1. 1. Universiteti Aleksandër Moisiu Departamenti :Shkenca Politike-Juridike Dega:Histori Lënda: Trashëgimi kulturore Shqipëtare Tema: Preza një kala e vjetër e ruajtur dhe sot. Punoi: Algita MESITI Pranoi:Prof.Afrim HOTI
  2. 2. Mundësuar nga foto studio kameleon
  3. 3. Bejlerët dhe Agallarët Preza ka pasur mjaft bejlerë dhe agallarë, të cilët sipas gojëdhënave i kishin shtëpitë brenda në kala e më pas me shtimin e popullsisë i krijuan varoshet (lagjet jashtë mureve të kalasë), tregon xha Kasemi, edhe pse të dhëna e dokumente historike pretendojnë se për shkak të hapësirës së vogël të kalasë mund të mos ketë pasur banim në të. Ndër beljerët më të njohur kanë qenë: Adem Beu, i cili ndërtoi një xhami tjetër, dhe sipas imam Kasemit, ishte besimtar i devotshëm. Të tjerë bejlerë kanë qenë Isa Beu, Xhafer Beu, etj., ata kishin mbiemra të ndryshëm si: Kalaja e Preza, po për shkak të pozitës që kishin, njerëzit i njihnin dhe i thërrisnin me mbiemrin Beu. Roli i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm pasi ishin ata që pothuajse administronin fshatin. Ata punësonin fshatarët për të punuar tokat e tyre kundrejt një pagese, duke ulur kështu nivelin e varfërisë. Kjo traditë e punësimit vazhdon edhe sot e kësaj dite, ku fermerët apo të pasurit e zonës punësojnë fshatarët nëpër bizneset e tyre, duke bërë që qarkullimi i të ardhurave të mbesë brenda zonës.
  4. 4. Rëndësia e Prezës Komuna Prezë sot, është e ndarë në shtatë fshatra me një popullsi prej rreth 7 mijë banorësh, e gjitha myslimane. Në Prezë për ditë xhumaje (të premte) bëhej një pazar i madh, njerëzit vinin nga ana e anës për të tregtuar mallrat e tyre aty. Atë ditë Preza bëhej e zhurmshme, pasi pazari kishte rreth 36 dyqane që gumëzhinin nga tregtarët dhe blerësit. Për Prezën ka shkruar Marin Barleti, por edhe shumë autorë të tjerë të shquar. Shtjefën Gjeçovi ka shkruar një novelë mbi vlerat e Prezës, ku e cilëson atë si vatër të rëndësishme kulture dhe emancipimi. Preza ka qenë një qendër e rëndësishme që kishte nën varësi rreth 33 fshatra dhe ka pasur një ndikim të madh në zonën përreth, duke u kthyer në pararojë e gjithë zonës për zhvillimin e arsimit, kulturës. Sipas historianëve edhe pas mëvetësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, aty zhvillohej mësim përveçse në shqip edhe në gjuhën arabe e turke. “Shkolla shqipe u hap në shtator 1913 dhe u mbyll për disa muaj dhe u rihap më 1914. Ajo ishte ndër të parat shkolla shqipe me një ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës”, tregojnë historianët. Gjatë gjithë periudhave, nga koha Iliro-Romake e deri në Luftën e Dytë Borërore, ky vend është lakmuar e pushtuar nga të huajt. Sipas dokumenteve dhe dëshmive historike, Preza ka qenë në formën e një qyteze. Thuhet që vitin 1912 dhe deri në vitin 1920 qeverisja e vendit bëhej nga pleqësia, ku qeveriste kryeplaku së bashku me katër kryetarët e lagjeve. Ndërsa duke filluar nga viti 1921 dhe në vazhdim, qeverisja e vendit mori atributet e një forme më të organizuar, duke u ngritur kështu komuna e parë.
  5. 5. E dyta, Në të gjithë shkrimet e ndryshme të autorëve më të shquar vendas dhe të huaj që nga mesi i shekullit XV deri në fillim të viteve '30 të shekullit XX, Preza - Qendër karakterizohet si qytet ose si qytezë. Në librin "Historia e Skënderbeut" të shkruar latinisht nga humanisti i madh shqiptar Marin Barleti dhe të botuar në Romë ndërmjet viteve 1508-1510 Preza karakterizohet si qytezë e parthinëve. Në këtë vepër për Prezën, ndër të tjera theksohet: "Pa dyshim këtu shumë gjëra më thonë të parashtroj diçka për zanafillën dhe fatmirësinë e lashtë të kësaj qyteze dhe në radhë të parë fakti që ajo është e përmendur edhe për veprat e shkrimtarëve, gjë që nuk është e panjohur, as u shpëton brezave të mëpasëm. Përpara luftërave civile të Cezarit dhe Pompeit (vitet 49-45 p.e.r.), kjo qytezë zinte një vend mjaft të nderuar në krahinë; vetë gërmadhat e saj dhe vetë gjurmët e sendeve të veçanta lejojnë të shikosh dhe vlejnë të parafytyrosh qartë shkëlqimin e gjendjes së dikurshme dhe bujarinë e lashtë të vendit. Thonë se e pushtoi dhe e shkatërroi Cezari, kur mbante të rrethuar në qytetin e Durrësit, Pompein dhe Senatin romak. Dhe mbeti përgjithmonë i sheshuar në atë gjendje gërmadhe dhe as u dukën më pas ndonjëherë gjurmë rindërtimi, përveç atyre që zelli i banorëve ripërtëriu për nevojat e veta të ndryshme"
  6. 6. E treta. Sociologët që kanë trajtuar me përparësi çështjet socialkulturore të urbanizimit si Toine, Wirth, Park etj., kanë argumentuar se mënyra e jetesës e qytetit ndikon në mënyrë të ndjeshme mënyrën e jetesë së banorëve të fshatrave përreth. Mjaft fakte provojnë se në rrjedhën e shumë shekujve Preza, si të thuash, e ka ushtruar një funksion të tillë ndikues, emancipues për fshatarët që banonin në të gjithë krahinën e më gjerë. Fshatarët për shumë kohë e quanin Prezën shehër dhe banorët e Prezës shehërli, fjalë turqishte që përkthehen përkatësisht qytet dhe qytetar. Në rrafshin arsimor, kulturor Preza ka qenë gjithnjë më e përparuara se fshatrat që shtrihen rrotull saj. Sidomos gjatë shekujve XVI-XIX, ndërkohë që në shumë krahina të Shqipërisë nuk kishte asnjë formë të organizuar të shkollimit, në Prezë kanë funksionuar pothuajse gjithnjë shkolla të orientimit fetar. Nga të parat shkolla shqipe që u hapën pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë më 1912, ka qenë edhe shkolla e Prezës.
  7. 7. E katërta, Sikurse edhe në vende të tjera europianoperëndimore, edhe në Shqipëri ka dallime të konsiderueshme në formimin shpirtëror të banorëve të qyteteve dhe të atyre të fshatrave. Modelimi psikologjik i banorëve të Prezës plotësonte të gjitha parametrat për t'u karakterizuar si modelim urban. Ndër të tjera, banorët e Prezës dallohen për tolerancën, që shpërfaqet në të gjithë aspektet e veprimtarinë e të mënyrës së tyre të jetesës, në marrëdhëniet ndërmjet grupimeve sociale dhe në marrëdhëniet ndërindividuale ndërmjet banorëve me përkatësi subkulturore, fetare e politike të ndryshme. Tradicionalisht dhe në ditët tona ndër banorët e Prezës, jo vetëm nuk ka pasur konflikte për çështje fetare, por ata i frekuentojnë rregullisht, pa kurrfarë paragjykimi fetar, vendet e shenjta myslimane e të krishtera, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (nëntor 1912) deri në ditët tona herë pas here zhvillimet politike janë karakterizuar nga intoleranca e konfliktualiteti i skajshëm. Veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas konfliktet për çështje politike në shoqërinë shqiptare u agravuan më shumë. Edhe në këto vite tensionesh politike, banorët e Prezës ofruan modelet më humane të tolerancës e të mirëkuptimit. Të inkuadruar në formacionet politike kryesore që vepronin gjatë Luftës së Dytë Botërore si Partia Komuniste, Balli Kombëtar dhe veçanërisht Legaliteti, banorët e Prezës nuk u konfliktuan ashpër, nuk u vranë me njëri-tjetrin, siç ka ndodhur në shumë qytete e krahina të Shqipërisë. Nëpërmjet tolerancës së admirueshme banorët e Prezës arritën të amortizojnë ndjeshëm rrjedhojat shkatërrimtare të luftës së klasave që u imponua nga strukturat partiako-shtetërore të regjimit totalitar socialist në vitet 1945-1990.
  8. 8. 1) Kalaja e Prezes ishte nje kala me rendesi te madhe ne mesjeten e mesme. Kjo duket qarte nga pozicioni ku ishte vendosur kjo kala dhe rindertimi disa here i saj. 2) Teknika e ndertimit te saj ishte me gure te latuar dhe forma te rregullta gjeometrike, cka do te thote se teknika e ndertimit kishte perparuar shume nga nje periudhe ne tjetren dhe fortifikimet ishin me te qendrueshme se me pare. Kjo vertetohet nga gjendja mjaft e mire e kalase ne ditet e sotme. 3) Prania e ullishteve na jep informacione rreth ekonomise se Prezes, ku ulliri ishte kultura kryesore, dhe kjo vihet ne dukje nga prania e shumte e ullishteve shumevjecare te Prezes. 4) Ekonomia e zones rreth Prezes karakterizohet nga zhvillimi i kulturave te ndryshme bujqesore dhe zhvillimi i blegtorise. 5) Duke qene afer me Aeroportin ‘’Nene Tereza’’ kjo kala terheq cdo vit dhe me shume turiste te huaj dhe shqiptare, duke u kthyer ne kete menyre ne nje nga vendet me rendesi te madhe kulturore ne vend. 6) Nese me pare kjo kala ishte nje zone e lakmuar nga te huajt per ta pushtuar, sot eshte nje zone e lakmuar nga te huajt per tu vizituar. 7) Preza ne vitet e ardhme do te rritet shume ekonomikisht, dhe do te kete te njejten rendesi qe kishte dikur, duke u kthyer ne qendren me te rendesishme turistike & kulturore ne vend.
  9. 9. BIBLOGRAFIA http://www.trepca.net/2004/03/040313_zd_preza_qyteti_feniks.htm http://en.wiktionary.org/wiki/preza http://en.wikipedia.org/wiki/Prez%C3%AB_Castle http://www.albania.al/node/614 http://barpreza.weebly.com/preza.html http://telegraf.al/suplement/trevat-shqiptare/fadil-kepi-preza-ne-rrjedhen-e-historise http://www.tirana.gov.al/sq/Monumentet-Kulturore/Kalaja-e-Prez%C3%ABs-4506 http://www.albania.al/sq/content/kalaja-e-prez%C3%ABs http://www.greenagenda.net/albania/?p=140 http://www.fanitravel.com/guida-e-tiranes.html • Marin Barleti: Histori e Skënderbeut, Shtëpia Botuese "Faik Konica", Prishtinë 2001. • Shtjefn Gjecovi: Mnera e Prezës, Botim i Shoqatës Kulturore "Pellazgët", Tiranë 2000. • Lazar Papajani: Kalaja e Prezes.

×