2. *Rinia e Skenderbeut
*Kryengritja e Skenderbeut
*Fjalimi I Skenderbeut
*Skenderbeu,kryetar I lidhjes se Lezhes
*“Hero Kombetar”
*Forcimi I pushtetit
*Rendesia e Skenderbeut
*Taktika ne lufte
*Princ I pa kurorezuar I shqiptareve
*Marredheniet e Skenderbeut ne Evrope
*Diplomacia
*Vdekja e tij
*Vepra per Skenderbeut
*Titujt e marre
*
3. *
*Skenderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) ishte djali
më i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshsës Vojsava,femija i
fundit midis 4 djemve e 5 vajzave. Mendohet se lindi me 6 maj
1405 ne Mat. U mor peng si nizame pas thyerjes se te atit nga
Sulltan Murati me 1421 dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne
Adrianopoje. Atje,zgjuarsia dhe shkathtesia e cuan Gjergjin ne
shkollen e Sulltanit (içogllaneve) qe pergatiste komandante e
nenpunes. Atje mori emrin Iskender (Aleksander). Pas mbarimit
te shkolles ,Gjergj kastrioti “Skenderi” kreu detyra ushtarake ne
Ballkan dhe ne Azine e Vogel,duke u dalluar per trimeri dhe per
kete arsye iu dha titulli BEJ qe do te thote princ ose fisnik.
Skenderbeu nuk e harroi vendin e tij te dashur dhe priste me
padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi.Me vdekjen e te
atit,ai shpresonte t’i zinte vendin,por ne fakt Sulltani e emeroi
Sanxhakbej jashte tokave shqiptare. Skenderbeu nuk hoqi dore
nga ideja per t’u kthyer ne Shqiperi ne fronin e te atit,deri ne vitin
1443 kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e
bejlerbeut te Rumelise.
5. *
*Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit ,u ndeshen dy ushtrite.Ushtria
osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik.Skederbeu filloi te
zbatonte planin e kryengritjes,Se bashku me 300 kalores shqiptar
e me te nipin Hamza Kastriotin ,u kthye ne Diber,ku populli e priti si
çlirimtar .Mori masa per perforecimin e rrugeve nga mund te vinin
osmanet ,dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme
shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443
u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e
Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare te
Kastrioteve.
*Kryengritja u perhap shpejt ne viset e tjera dhe feudalet e tjere u
ngriten gjithashtu.Gjate dhjetorit ,Shqiperia e Mesme dhe e Veriut
u spastruan nga forcat osmane,U çliruan njera pas tjetres
keshtjellat e kesaj zone . Skenderbeu ishte organizatori I Kuvendit
te Arberit ,ne te cilin u zgjodh si prijes I Lidhjes Shqiptare te
Lezhes.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit ,me Donika
Arianitin,per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
7. *
*“… Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush!
Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin
tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara
kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten
nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin
zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une
,por ju gjeta te armatosur! Lirine e pashe se e keni kudo
, ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”.
9. * Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e
Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari
Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve
shqiptarë të shek. XV. Skënderbeu, si
drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në
të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe
rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve.
Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në
formën e një besëlidhjeje, të një aleance
ushtarake nëpërmjet drejtuesve të
principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit,
që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e
Lezhës. Kryetar i saj u zgjodh
Skënderbeu.Skënderbeuu caktua edhe si
komandant I pergjithshem se ushtrise të
përballuar shpenzimet e ushtrisë, të
armatimit të saj etj.Kuvendi vendosi
gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët
që do të administrohej nga Skënderbeu.Me
vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i
madh e vendimtar drejt bashkimit politik të
vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të
përfaqësuar nga Skënderbeu.
*
11. *
*Gjergj kastriot-Skenderbeu sintetizon nje epoke te tere historike qe
mori emrin e tij:luften njeshekullore kunder pushtimit osman. Nen
udheheqjen e tij ,lufta e shqiptareve u ngrit ne nje shkalle me te
organizuar e me te larte dhe shenoi nje kthese vendimtare ne
zhvilimin politik te shqiperise.
*Gjergj kastriot –Skenderbeu ishte perfaqesuesi me konsekuent dhe
me i shquar i elites drejtuese shqiptare qe terhoqi me vendosmeri
frontin e luftes se shqiptare kunder pushtuesve osmane. Ai realizoi
te parin bashkim te shqiptareve , lidhjen shqiptare te lezhes , e cila
hapi rrugen e krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ,themeluesi i te
cilit u be vete ai.kujdes te vecante Skenderbeu i kushtoi ruajtjes se
burimeve te brendshme ekonomike ,tek te cilat u mbeshtet
lufta.duke fuqizuar mbrojtjen ne brezin kufitar , ne lindje e ne jug,ai i
dha mundesi banoreve te viseve te lira te zhvillonin nje veprimtari
ekonomike deri diku normale.
13. *
*Shpartallimi prej Skënderbeut i lëkundjeve dhe tendencave separatiste, që
arritën deri në bashkëpunim të hapur me pushtuesit osmanë, u bë faktor i
rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e
lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në këtë proces u përfshinë
edhe rajonet periferike jugore e veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e
Arianitëve dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e Skënderbeut u
bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim të viteve 60 mund të quhej i
kryer.
*Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut mbi zotërimet e Arianitëve eci
më lehtë se mbi ato të Dukagjinëve. Në këtë proces ndikonin lidhjet
martesore të familjes së Skënderbeut me Arianitët dhe sidomos fakti që
zotërimet e këtyre ishin kufitare dhe qenë vazhdimisht nën kërcënimin e
pushtimit osman. Pushteti qendror shtetëror u forcua aq shumë mbi
Arianitët saqë, pas vdekjes së Gjergj Arianitit, më 1461, djemtë e tij ishin të
detyruar të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut. Djali i madh i Gj. Arianitit,
Thomai, në emër të tij dhe të dy vëllezërve më të vegjël, në qershor të vitit
1461, u pranua në audiencë nga duka i Venedikut me letërekomandimin e
Skënderbeut. Ndaj një vartësie të tillë të plotë, e ëma e tyre, që ishte edhe
vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit 1463 do t`u shprehte pakënaqësinë
e saj shteteve të tjera.
14. *
*Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të
parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake.
*Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj,
Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe
fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin
një kundërshtar aq të fuqishëm. Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u
vendos që, me kontributin e pjesëmarrësve të tij, të krijohej një ushtri e
përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte
vetë Skënderbeu, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat
ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikët
shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e
Skënderbeut, mbanin një numër jo të vogël forcash ushtarake. Këto trupa,
gjatë procesit të formimit të shtetit të bashkuar shqiptar, u shkrinë me forcat e
ushtrisë së përbashkët.
*Masa e luftëtarëve vinte kryesisht nga radhët e fshatarësisë. Ajo mbante një
qëndrim të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë
të përhershme luftarake aq sa, siç shprehej Barleci, "burrat me njërën dorë
lëronin arat dhe me tjetrën mbanin shpatën". Fshatarësia u bë burim i
pashtershëm forcash njerëzore për formimin e një ushtrie të madhe popullore,
të fuqishme, me shpirt të lartë vetëmohimi, të panjohur në kushtet e luftërave
të zakonshme feudale.
16. *
*Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta
në taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të
gjerë lufta guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e
vende të ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht
ishte e pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria.
Luftëtarët e saj përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime
të rënda si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e
mbështeti strategjinë dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e
luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të
organizimit e të artit ushtarak të armikut.varietet taktike qe perdorte
skenderbeu per te shpartalluar ushtrite armike ishin te larmishme e
mbeshteteshin ne bashkerendimin e mbrojtjes me slmin,te mesymjes se
ushtrise se rregullt me goditjen e cetave ,te ndeshjeve ballore me sulmete e
befasishme ,duke futur ne perdorim si kembesorine ashtu edhe kaloresine e
armatosur lehte.Ne cdo luftim Skenderbeu perpiqej ta parashikonte ecurine e
tij ,sulmonte e hapte beteja ne kushte qe I dukeshin me te pershtatshme.Ai
gershetoi dhe perdori gjeresisht manovren e shpejte te forcave te veta me
sulmet e befasishme mbi ushtrite armike ne cdo kohe,diten dhe naten,duke I
shoqeruar keto ne menyre te persosur me prita e kurthe te ndryshme.
*Skenderbeu kishte aftesi te jashtezakonshme ushtarake. Ai ishte ne te njejten
kohe strateg dhe ushtar ,hartonte e ndryshonte ne pershtatje me situatat plani
e luftes ,udhehiqte ushtrine dhe njekohesisht luftonte edhe vete.
17. *Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar, diku
rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 100.000 ushtarë osman që mernin
pjesë aktive ne ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave
shqiptare. Skenderbeu ishte njëtalent i rallë ushtarak. Ai gjithë strategjinë
e tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane dhe ne betejat e saj
konvertoi një strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat luftarake
në teritoret e origjinës së lindjes së tij.Skenderbeu në strategjin e tij
taktike,shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë konfiguracionin e gjeografik të
teritorit të vet, të disfavorshëm për ushtrinë osmane. Ai i fuste ushtritë
osmane në gryka shkëmbore shumëtë larta ku rallë herë madje
depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat operative
luftarake të tij ,sulmonte nga lart poshtë. Duke realizuar operacionet
ushtarake sulmuese të cilat i përdorte kryesisht natën për shkak të lodhjes
dhe molisjes së ushtarëve osman, arrinte të dominonte me aftësin e
tij taktiko - strategjike dhe të neutralizonte ushtarët osman lehtësisht me
një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke shfrytëzuar mirë
infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e improvizuara dhe
aftësite e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të caktuar, Skenderbeu
arrinte në atë kohë ate që quhet në terminologjinë e sotme ushtarake “
Aftësia e neutralizimit masiv”
19. * Nga letrat e Papa Piu II per Skenderbeun
,ne vitin 1463 ,mesojme se Papa
propozonte se ai do te linte Romen ne
krye te nje ushtrie-kryqezate te madhe
kunder Fuqise Turke. Ai deklaronte se do
ti hipte anijes ne Ankona dhe do te
kalonte pastaj ne Epir ,ku ai do ti jepte
titullin e kardinalit Pal Engjellit,
kryepeshkopit te Durresit si dhe do te
kurorezonte Skenderbeun-mbret I Epirit
dhe I Shqiperise si dhe ta emertonte ate
komandant te forcave kristiane.Besimi ne
autoritetin e skenderbeut dhe aftesite e tij
ushtarake ishin ne shkallen me te larte .
* Ne gusht te vitit1464 Papa piu II, kerkoi
qe te nisej per ne Shqiperi dhe te
permbushte misionin e tij ,por mjerisht nje
semundje e papapritur nuk e la ta
plotesonte kete deshire.Keshtu Papa Piu
II vdiq pa arritur ta kurorezonte
Skenderbeun mbret te Epirit dhe
Shqiperise.
*
20. *
*Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptareve kunder forcave osmane
beri qe ata te vlersoheshin nga shtetet e huaja si nje fuqi e rendesishme e
dores se pare dhe I vuri shqiptaret ne balle te perpjekjes per debimin e
osmaneve nga viset e pushtuara te Evropes.Lufta kunder te njejtit
agresor, Perandorise Osmane,I afroi dhe I beri aleate te natyrshem
vendet e Evropes Juglindore.Me 448 dhe 1456 ,Skenderbeu u pergatit te
merrte pjese perkrah Janosh Huniadit ne betejat qe ai zhvilloi ne Kosove
dhe ne Beograd .Por ushtria shqiptare nuk arriti te merrte pjese ne keto
beteja per shkak te pengesave qe vinin nga largesite e medha midis
vendeve te tyre dhe te qendrimeve armiqesore te sundimtareve serbe te
atyre aneve. Marredheniet e Skenderbeut me sundimtaret sllave ,si me
Gjergj Brankovicin , ne zoterimet e te cilit perfsihej ne ate kohe pjesa me
e madhe e Kosoves dhe me princin Stefan te Bosnjes ,nuk arriten
shkallen e bashkepunimit,sepse ata ishin te pavendosur edhe iu
nenshtruan osmaneve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe te vazhdueshme
,kryesisht ekonomike -tregtare shqiptaret I kishin me qytetin e
Raguzes,qe ishte nen sovranitetin e Hungarise . Raguza I dha nje
mbeshtetje te gjere morale luftes heroike te shqiptareve si dhe nje
ndihme modeste ekonomike-financiare.Kurse ne aspektin ushtarak ,ajo I
ruhej konfontimit me osmanet , ndaj te cileve paguante nje tribut vjetor.
21. * Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e
Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje
barriere e fuqishme qe pengonte kalimin e
ushtrive osmane ne drejtim te Italise. I
vetedijshem per kete ishte edhe vete heroi
shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I shkruante
nje princi italian:”Ne qofte se une do te
mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim
,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te
ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e
copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat
Skenderbeu krijoi marredhenie te
ngushta.Lidhje te shunanshme kishin
shqiptaret sidomos me Venedikun ,ngaqe ky
zoteronte ne viset bregdetare te Shqiperise
qytete e qendra te rendesishme ekonomike e
tregtare.Marredheniet e shqiptareve me
Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet
tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe
mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi
ne 1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta
qe kishte ne te gjithe bregdetin e
Ballkanit,Venediku I duhej te mbante
marredhenie sa me te mira me sulltanet
osmane.
*
22. *
*Pas largimit të trupave osmane ne 1467 , si detyrë e ngutshme
përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të
shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në
këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e
fisnikëve të vendit.
*Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e
Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara
forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit
të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre,
Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17
janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes
së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në
mbarë popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në
Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe
tronditje të madhe".
*Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit
të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.
23. *
*Libra mbi princin shqipetar filluan te shfaqen ne Evropen Perndimore ne fillim te
shekullit te16.
*Ishte Dhimiter Frangu qe shkroi i pari jeten e Skenderbeut, realisht si u zhvillua, sepse
Frangu ishte bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave te Skenderbeut, arketar e
shoqerues ne udhetimet e Princit Shqiptar. Shkrimi latinisht I Frangut i 1480, 12 vjet
pas vdkjes se Skanderbeut, mjerisht u pervetesua nga te tjere, dhe perkthimi dhe
botimi i saj italisht u be me vone, pas vdekjes se Frangut. Te gjithe shkrimater
pasardhes, u mbeshteten mbi vepren e Frangut, edhe vete Barleti, por qe i shtoi
tregime fantastike te paqena. Vepra e Barletit është “Historia e jetës dhe e bëmave të
Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër
voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.
Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin
historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e
Dhimiter Frangut.
*Ne shekujt XVI-XVII libri I Barletit ishte perkthyer ne nje numer versionesh ne gjuhe te
huaj:ne gjuhen gjermane (1533),ne portugisht(1567),ne polonisht(1569),ne
frengjisht1576),ne spanjisht(1582),ne anglisht e ne shume gjuhe te tjera.
*Biografia e skenderbut ishte shkruar edhe nga Frenciscus Blancus,nje peshkop katolik
ne Shqiperi.Libri I tij”Georgius Castriotus,Epirensis vulgo Scanderbegh,Epirotarum
Princeps Fortissimus” eshte botuar ne latinisht ne 1636.