Fiset franke jetonin në rrjedhën e mesme dhe të
poshtme të lumit Ren. Në shekullin III dhe IV duke
kërkuar vende të reja për t’u vendosur, hynë në Galinë
Romake. Udhëheqesi I tyre Klodovik (481-551) e
pushtoj pjesën më të madhe të Galisë. Ai bashkoi
frankët nën pushtetin e vet. Për të forcuar pushtetin,
në vitin 496 e pranoi krishterimin. Kështu, kisha
krishtere u bë aleate e shtetit të frankëve. Pas vdekjes
së Klodovikut shteti nisi të dobësohet.
Forcën e tij më të madhe Shteti frank e arriti gjatë
kohës së Karlit të Madh (768-814). Ai luftoi kundër
fiseve gjermane dhe sllave. E zgjeroi shtetin kah Italia,
Gjermania dhe Spanja. Kështu, u krijua kushte që
shteti i tij të shëndrrohet në Perandori. Në vitin 800 në
kishën Shën Pjetri në Romë papa e kurorëzoi Karlin e
Madh si perandor.
Pas vdekjes së Karlit të Madh shteti gradualisht nisi të
dobësohet dhe shkatërrua. Naga ai u krijua shtetet e
reja evropjane
Në gjysmën e dytë të shekullit VIII, në Perëndim erdhi
në shprehje ndikim I kishës katolike. Atëhere në
Italinë e Mesme u krijua Shteti i Papës. Ndërmjet
kishës dhe Shtetit të frankëve ekzistonte një aleancë
dhe bashkëpunim i ngushtë . Kisha e vuri nën ndikim
e saj tërë jetën e njerzëve.
Ndërmjet kishës Perëndimoredhe Lindore ekzistonte
antagonizëm i madh. Në vitin 1054 u bë ndarja
përfundimtare e kishës Perëndimore dhe Lindore.
Kisha Lindore nisi të quhet orthodokse, ndrsa
besimtarët e saj orthodoksë, kurse kisha Perëndimor u
quaj katolike, ndërsa besimtarët katolikë.
Gjatë dyndjeve të popujve jeta kulturore pothuaj se u shua.
Gjatë periudhës së Karlit të Madh nisi të përtërihet jeta
kulurore në Shtetin e frankëve. Karli i Madh edhepse ka qenë
analfabet, përpiqej që nëpunësit dhe feutalët të cilët ishin rreth
tij të jenë të arsimuar. Prandajnë oborrin e tij thirri njerëz të
ditur dhe themeloi “Akademinë e oborrit”.
Në “Akademinë e oborrit” lexoheshin dhe komentoheshin
veprat e shkrimtarëve antikë, mësohej gjuha latine etj. Sipas
Ajnhardit, i cili e shkroi biografinë e Karlit të Madh, thuhet se
Karli ka qenë pot dëshirë për dituri. Ai mësoi të njehsojë ,i
hulumtonte lëvizjet e yjeve, ka mësuar të lexojë dhe është
munduar të shkruajë. E gjithë kjo gjë I shkonte vështirë sepse
ishte në moshë.