Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Teatri ne shqiperi

6,208 views

Published on

Teatri ne Shqiperi

Published in: Art & Photos
  • Login to see the comments

  • Be the first to like this

Teatri ne shqiperi

  1. 1. Dt. .04.2015 PUNË PRAKTIKE № 4 tema:karakteristikat e teatrit ne shqiperi
  2. 2. objektivat -Te tregojme teatrot ne shqiperi -Te shpjegojme karakteristikat e tyre KOHA: 1 ORË MËSIMI MATERJALET BURIMORE : Informacjone nga librat, gazetat, interneti etj. Punoi: Xheni Marku Pranoi: tefta lala
  3. 3. Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , në qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durësi), flasin për praninë e aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca të teatrit të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë kohë. Apollonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro- muzikore (shekulli II para erës së re). Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.
  4. 4. Teatri IliriaIliria huazoi shumë nga kulturat vendase po ashtu pati edhe kulturën e vet autoktone. Pjesë e rëndësishme e kulturës ilire ishin edhe teatrot apo amfiteatrot të përhapura në disa prej qyteteve më të rëndësishëm antikë. Ngjashmëria që amfiteatrot ilirë kanë më ato greke e romake na bën të mendojmë për një lidhje midis vendeve.
  5. 5. Teatri I bylysit Teatri i Bylisit është monumenti më i rëndësishëm i Bylisittë periudhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhestadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik tëagorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatritështë zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja emenjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin eshpatit për ndërtimin e shkallareve. Gjithashtu, ky pozicionngjitur me murin rrethues të qytetit jepte mundësi për tëkomunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare tëkoinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenënevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit.Vizitorit që vinte ngastadiumi, apo futej në qytet nga porta, teatri i shfaqejpërpara si një ndërtim madhështor, me godinën e skenës nësfondin e shkallares. Dy mure mbajtëse anësore e theksonkëtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut tëgodinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohurpër teatrot e kohës. Dy bazamente përpara teatrit shënojnëvendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apomuzave.
  6. 6. Teatri I butrintit Teatri i Butrintit kishte një kapacitet prej 1500 vendesh, u ndërtua në shek IV- III-të para Krishtit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 rradhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena dhe Orkestra u rindërtuan në shek e II-të para Krishtit. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve.
  7. 7. Amfitetri I apolonise Amfiteatri antik i Apolonisë është një nga monumentet kryesore të qytetit me disa mijëra spektatorë. Ky amfiteatër është i dëmtuar që nga koha e Mesjetës. Vazhdimisht prej tij janë marrë blloqe për t’u shfrytëzuar në monumentet e tjera. Manastiri është një prej monumenteve të ndërtuar me këto blloqe. Disa muaj më parë, ishte folur për një ndërhyrje të domosdoshme në këtë amfiteatër si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Mbingarkesa me pjesëmarrës ka sjellë shkatërrimin dhe dëmtimin e rëndë të shkallëve dhe gurëve të ndryshëm në këtë pjesë të qytetit të lashtë. Gjithashtu, rezulton e shkatërruar një pjesë e mirë e amfiteatrit, por edhe e murit të tullave të kolonave përreth agonotekëve.
  8. 8. Teatri I finiqit Ka një kapacitet prej 10 mijë vendesh, , nuk është luajtur thjesht teatër; aty është bërë politikë e gjindja është mbledhur për halle në kohë antike. Zbulimi i ndenjëseve të gurit të Teatrit antik të Finiqit, konsiderohet ngjarje në kërkimet arkeologjike të viteve të fundit. Nëse zbulohet tërësisht ky teatër, , ai do ishte po aq famëmadh sa dhe Butrinti. I vendosur mbi një kodër mbi fshatin Finiq, prej aty, shfaqet një panoramë dehëse e fushës së Vurgut dhe e liqenit të Butrintit.

×