Successfully reported this slideshow.
Your SlideShare is downloading. ×

Masha dhe ariu

Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad
Ad

Check these out next

1 of 12 Ad

More Related Content

More from Valbona Imeraj (20)

Recently uploaded (20)

Advertisement

Masha dhe ariu

  1. 1. Lënda: Gjuhë shqipe Klasa e tretë Tema: Teksti në prozë/Masha dhe ariu
  2. 2. Masha dhe ariu
  3. 3. Masha dhe ariu Na ishin një herë një gjysh dhe një gjyshe, që na kishin një mbesë me emrin Masha. Masha ishte një vajzë e vogël, bionde me sy të gjelbër. Asaj i pëlqente të vishte një fustan ngjyrë trëndafili. Zakonisht ajo përfundonte në situate zbavitëse. Një ditë Mashën e thirrën shoqet për të shkuar në pyll që të mblidhnin kërpudha e manaferra. -Ju lutem, ju lutem, -u tha Masha gjyshërve, më lini të shkoj me shoqet në pyll. Gjyshi vështroi gjyshen dhe më pas i tha: -Shko, por mos u ndaj nga shoqet se pylli është i madh dhe humbet.
  4. 4. Vajzat hynë në pyll dhe filluan të mblidhnin kërpudha dhe manaferra. Duke kaluar sa te njëra pemë te tjetradhe sa te njëra gëmushë tek tjetra, Masha u largua shumë nga shoqet. Filloi t’i thërriste, por shoqet nuk e dëgjonin ndaj nuk mori përgjigje. Masha u kthye, erdhi vërdallë, por nuk i kujtohej rruga. Kishte hmbur vërtetë.
  5. 5. Ec e ec, kur pa një shtëpi. Trokiti në derë , por nuk iu përgjigj askush, shtyu derën dhe hyri brenda. U ul pranë parvazit të dritares dhe po mendonte: “Kush vallë banon këtu? Ku do të jetë tani?” Aty banonte një ari i madh që në atë kohë kishte dalë përjashta, në pyll. Në mbrëmje Ariu u kthye. Kur pa Mashën ai u gëzua. -Sa mirë që erdhe tek unë, -i tha. –Tani do të rrish me mua përgjithmonë. Do më ndezësh zjarrin, do më gatuash dhe do kujdesesh për shtëpinë. Masha u trishtua por s’kishte se çfarë të bënte. Filloi të jetonte në shtëpinë e ariut.
  6. 6. Ndërkohë që ditët kalonin, ajo filloi të mendonte, se si mund të largohej nga Ariu. Pasi u mendua mirë e mirë, një ditë i tha Ariut: -Do të më lejosh të shkoj një ditë në fshat? Dua t’u çoj ndonjë gjë të mirë gjyshrve. -Jo i tha ariu , mund të humbasësh përsëri në pyll. M’i jep mua ato që dëshiron t’I çosh. E maroj unë këtë punë. Ariu nuk mund t’i jepte përgjigje më të mirë.
  7. 7. Përgatiti disa ëmbëlsira, mori një shportë të madhe dhe i tha Ariut: -Kam futur disa ëmbëlsira në këtë shportë. Të lutem shko tek gjyshërit për t’ua çuar. Vetëm bëj kujdes, mos e hap shportën dhe mos i ha ëmbëlsirat. Unë do të ngjitem në majë të atij lisit atje dhe nuk do të t’i ndaj sytë. -Mirë i tha ariu,- ma jep shportën. Masha i tha: -Shih një herë përjashta, ndoshta bie shi. Kur doli Ariu, Masha u fut menjëherë në shportë, u mblodh Brenda saj duke mbajtur sipër kokës pjatën me ëmbëlsira.
  8. 8. Ariu u kthye, mori shportën dhe u nis për në fshat. Ec e ec mes për mes pyllit, Ariu u lodh. Ndaloi dhe mendoi: “Ky është vendi i duhur për të ngrënë një ëmbëlsirë”. Mirëpo, sapo ndaloi , dëgjoi zërin e ëmbël të Mashës: _ Të pashë! Mos i prek ëmbëlsirat! Janë për gjyshërit. “ E çuditshme, sa larg arrin të shikojë ajo. Paska hipur aq lart në pemë, sa arrin të më shohë. Qenka vajzë e zgjuar. Më mirë të nxitoj që ta kryej këtë porosi, se me Mashën nuk u bëka shaka”,- mendoi Ariu. E pa që s’kishte nga t’ia mbante dhe vazhdoi rrugën.
  9. 9. Pas një rruge të gjatë ariu mbërriti në fshat Ai e gjeti shtëpinë e gjyshërve dhe trokiti në derë. Ndërkohë që priste në derë, iu sulën qentë. Ata vraponin dhe lehnin në oborr. Ariu u tremb dhe iku nga sytë këmbët, duke e lënë shportën në oborr. Gjyshërit e Mashës dëgjuan zhurmë dhe dolën jashtë. Ata panë shportën dhe e hapën menjëherë. Nuk arrinin t’I besonin syve. Brenda saj ishte Masha, shëndoshë e mirë. Gjyshërit fluturonin nga gëzimi. Ata e puthën dhe e përqafuan mbesën e tyre.
  10. 10. Pyetje rreth përmbajtjes • Cilët janë personazhet e përrallës? • Ku zhvillohet ngjarja? • Kur ndodhi ngjarja? • Çfarë problem i ndodhi Mashës? • Si e zgjidhi Masha problemin e saj? • Si përfundoi përralla? • Cili është mesazhi i përrallës?
  11. 11. Detyra • Tregoni cilët janë elementët e kësaj proze që e bëjnë atë të jetë një përrallë? • Lexoni përrallën rrjedhshëm dhe me intonacion. • Shkruani përmbajtjen shkurt të përrallës duke u bazuar në pyetjet: Kush? Ku? Kur? Çfarë ndodhi? Si u zgjidh? • Tregojeni bukur përmbajtjen e përrallës para shokëve. • Përshkruani personazhin e Mashës dhe të Ariut. Tregoni cili ju pëlqen dhe pse. • Vizatoni Mashën dhe Ariun.
  12. 12. Faleminderit!

×