SlideShare a Scribd company logo
1 of 41
Download to read offline
VALBONA IMERAJ
Ky studim ka për qëllim:
1. Pasqyrimin e mënyrës si paraqiten rolet
gjinore në ilustrimet e teksteve të arsimit
fillor në lëndën e gjuhës shqipe;
2. Pasqyrimin e mënyrës si vlerësohen çështjet
gjinore nëpërmjet vlerësuesve të Paketës
Informuese “ Altertekst 2012”.
 A pasqyrojnë ilustrimet e teksteve shkollore të
Gjuhës shqipe në Arsimin Fillor, stereotipa të
roleve gjinorë?
 A munden kriteret e vlerësimit të vlerësuesve të
teksteve të gjuhës shqipe të arsimit fillor të
paketës “Altertekst 2012”, të identifikojnë
pabarazitë gjinore që përmbajnë ato?
 A munden vlerësuesit e teksteve gjuhës shqipe,
të arsimit fillor së paketës “Altertekst 2012” të
ndalojnë miratimin e një teksti nëse ai vlerësohet
si një tekst që përmban pabarazi gjinore?
 Të identifikojë stereotipat e roleve gjinorë në
ilustrimet e teksteve të gjuhës shqipe të arsimit
fillor.
 Të përshkruajë situatën që paraqesin ilustrimet
në tekstet e gjuhës shqipe të arsimit fillor, nga
këndvështrimi i roleve gjinore.
 Të identifikojë problemet që mund të kenë
vlerësuesit e teksteve të paketës “Altertekst
2012”, në lidhje me çështjet gjinore.
 Të japë disa sugjerime në lidhje me përmirësimin
e situatës në tekstet shkollore të arsimit fillor, në
aspektin gjinor të tyre.
 Rol stereotipik gjinor
Besimet e ngurta në lidhje me edukimin, ndarjen gjinore të
punës dhe cilësive personale të grave dhe burrave që
lidhen me të qenurit e tyre, grua apo burrë.
 Tekst shkollor
Teksti shkollor është një material i shtypur dhe i hartuar i cili
respekton programin mësimor, standardet e miratimit të
tyre në aspektin metodologjik dhe shkencor, të cilat janë
të miratuara nga MASH.
 “Kompetencë themelore” është ndërthurja e dijeve,
aftësive, qëndrimeve dhe vlerave që u nevojiten nxënësve
për zhvillimin vetjak, qytetarinë aktive, përfshirjen
shoqërore dhe punësimin.
 Diskriminim gjinor ,
Një akt apo një sërë aktesh të padrejta, ndaj një grupi të
tërë njerëzish ose ndaj pjesëtarëve të veçantë të atij grupi.
1. Arsyeja e parë: Kufizimi i fushës së studimit.
Kur themi tekstet e shkollës fillore, kemi parasysh që gjatë 5
viteve të arsimimit zhvillohen, 51 lëndë, prej të cilave 29 kanë
tekstin shkollor përkatës. Duke llogaritur më tej që, për çdo
lëndë ka të paktën 4, shtëpi botimi që kanë prodhuar tekstin e
tyre, do të kishim të paktën 106 tekste për shqyrtim. Marrja në
shqyrtim e të gjithë këtyre teksteve do të komplikonte shumë
studimin dhe paraqitjen e të dhënave, gjë që nuk do të
përmbushte qëllimet e këtij studimi.
1. Arsyeja e dytë pse studimi ka vënë në fokus tekstet e gjuhës
shqipe është , sepse gjuha shqipe është lënda që ka sasinë më
të madhe të orëve që zhvillohen gjatë ciklit 5-vjeçar të arsimit
fillor. Kjo lëndë përmban numrin prej , 1190 orë nga klasa 1-
5, dhe krahasuar me orët që zënë në këtë program lëndët e
tjera si psh: matematika 805 orë, edukata shoqërore 140 orë,
dituri natyre 245, histori 90 orë duket qartë ndikimi i madh që
ka zhvillimi i kësaj lënde përgjatë një kohe kaq të madhe, në
edukimin e vlerave dhe kompetencave tek nxënësit.
 Ilustrimet konsiderohen pjesë e rëndësishme
e përmbajtjes së tekstit. Ato rrisin fuqinë e
gjuhës së komunikimit të tij. Fëmijët e
moshës 6-11 vjeç mbështeten shumë tek
shqisa e të parit për të krijuar imazhe dhe
për të përpunuar informacione.
 Libri i nxënësit është një model komunikimi
dhe si i tillë, ashtu si ç’do model tjetër
komunikimi, ka katër elemente: burimin,
mesazhin në vetvete, mjetin e komunikimit
dhe karakteristikat e shikuesve.
1. Stereotipat funksionojnë si pjesë e parashikimit
të rolit të seksit, kështu njerëzit i mësojnë ato
dhe ndikohen nga ato. Megjithëse dallimet
midis sekseve mund të mos i përshtaten
individëve, vetë stereotipat kanë pushtetin si
standard, të cilat mund t’i përshtaten , kundër
të cilit mund të rebelohen ose me anë të së cilit
mund të vlerësojnë të tjerët.
2. Stereotipat gjinorë bëjnë të ulet vetëvlerësimi
tek vajzat dhe për rrjedhojë shkaktohet
mosshfrytëzimi i plotë i potencialit të tyre
energjik dhe mendor.
3. Stereotipat gjinorë çojnë në diskriminim gjinor.
 Përgjatë studimit të teksteve të ciklit fillor, u vu re që ilustrimet
në fokusin e tyre kishin meshkujt.
 Në tekste bien në sy ilustrimet ku dominojnë djemtë. Ata,
përmes gjuhës së trupit, duket se janë në pozicione lideri apo
dominues. Ata jo vetëm që zënë pjesën më të madhe të faqes së
librit, por përgjithësisht mbajnë detyra dhe përcjellin. tipare si:
“mjekë”, “trima”, “punëtorë”, “të urtë”, “shkencëtarë”, “iniciatorë”.
Në të njëjtën kohë, ata paraqiten si “të prapë”, “të pakujdesshëm
për veten dhe higjienën”, etj.
 Figurat e vajzave janë vendosur kryesisht në sfond të ilustrimit.
Edhe në rastet kur vajzat kanë rolin kryesor, ato fshihen pas një
dukurie apo fenomeni ku figura iu mbetet e zbehte.
 Përgjithësisht, ato janë në funksion të djemve, vëllezërve,
shokëve etj., gjithmonë më të pastra, më të bukura, më të mira
me mësime, por jo iniciatore. Përgjithësisht, gjenden në
ambientet e shtëpisë ose shkollës, dhe rrallëherë në oborr, duke
luajtur me shokët.
 Në këtë studim u përdorën si kampion, tekste te
gjuhës shqipe nga klasa e parë deri në klasën e
pestë. Emrat e shtëpive të botimit nuk do të bëhëen
të ditur në këtë studim, pasi nuk është qëllimi i
studimit, identifikimi i shtëpive të botimit të cilat
publikojnë tekste shkollore të cilat nuk plotësojnë
kriterin e barazisë gjinore, por të evidentojë
problemet që shfaiqn tekste dhe të identifikojë
ndonjë faktor të këtij problemi. Për lehtësi studimi
dhe grupim të saktë të të dhënave, tekstet do të
shënohen me emërtimet: Tekst 1, tekst 2, tekst 3,
tekst 4, tekst 5 duke përfaqësuar respektivisht,
Abetaren, Gjuhë shqipe 2, Gjuhë shqipe 3, Gjuhë
shqipe 4, Gjuhë shqipe5.
 Ky është një studim bazuar në të dhënat
sasiore dhe cilwsore.
 Metodat kërkimore që do të përdoren për
studimin janë:
 Plotësimi i vlerësuesve të teksteve të arsimit
fillor.
 Analizë e përmbajtjes të vlerësuesve të
teksteve shkollorë, të paketës “Altertekst
2012”.
 Target grupi në të cilën do të shtrihet studimi do
të jenë tekstet e gjuhës shqipe në arsimin fillor.
Madhësia e target grupit është 27 tekste.
Kampioni do të jetë 5 tekste ( 1 tekst për secilën
klasë). Për të përzgjedhur, tekstet për secilën
klasë do të hidhet short, me letra të mbyllura, ku
gjithsecila ka të shkruar emrin e shtëpisë së
botimit të tekstit të gjuhës shqipe të asaj klase.
Do të përzgjidhet në mënyrë rastësore një prej
letrave. Kështu do të vazhdohet dhe me emrat e
shtëpive të botimit për secilën klasë derisa të
kemi nga 1 tekst të përzgjedhur të gjuhës shqipe
për secilën klasë nga 1-5.
 Të dhënat sasiore do të maten duke përdorur si
instrument matës:
Udhëzuesin e vlerësimit të teksteve (Davies, B 1995,
Gender Bias in Text Books, london, UK; Commonëealth
Secretariat. pp, 81-94.), sesioni i Ilustrimeve, përkthyer
dhe propozuar në botimin nga QAGJZH. Perspektiva
gjinore në tekstet shkollore. Udhëzues për shtëpitë
botuese të teksteve shkollore. Tiranë, 2008.
Për të marrë të dhënat sasiore nga “vlerësuesi i tekstit të
gjuhës shqipe”, do të bëhet numërim i rasteve në të cilat
ky vlerësues përmend termin, “barazi gjionore” dhe
vlerësim nëpërmjet krahasimit të pikëve në total me pikët
që vlerësuesi vë në dispozicion të “ barazisë gjinore”, për
të parë nëse ky vlerësues, mundet të ndalojë, miratimin e
një teksti i cili mund të shkelë këtë barazi.
Simbolet që vlerësohen me + Karakteristikat e ilustrimeve Simbolet që do të vlerësohen me
-
Karakteristikat e ilustrimeve
A Ka një numër të barabartë
personazhesh m. dhe f.
G Fëmijët f. portretizohen
përgjithësisht më të vogla se
fëmijët m.
B Personazhet femërore në
profesione zakonisht të
rezervuara për meshkuj
H Burrat janë përgjithësisht më
dominant se gratë.
C Femrat portretizohen në
veprimtari zakonisht të rezervuara
për burrat.
I Femrat përgjithësisht
portretizohen në situata shtëpiake
ose familjare.
D Burrat shfaqen më mbështetës. J Karakteret janë përgjithësisht të
përfaqësuar në çifte m-f.
E Ngjashmëria midis karaktereve f.
M., është më e madhe sesa
ndryshimi i tyre.
K
Karakteret meshkuj
përfaqësohen në foto, ndërsa
kkarakteret femra në piktura.
F Karakteret m. dhe f. kanë veshje
me ngjyra të njëjta dhe
mundësisht të njëjtin stil veshjeje.
L Gratë dhe vajzat shfaqen si
mendjelehta dhe të paafta.
 Tek vlerësuesi, përdoret shpesh, fjala matëse :
zakonisht (usually). Këto fjalë duhet të
përkthehen në shifra në mënyrë që të jenë të
lexueshme. Në anglisht , usually, do të thotë një
ngjarje që përsëritet në 75% të rasteve. Kështu do
të marrë një vlerësim me + apo – , kriteri i cili ka
fjalën matëse zakonisht, nëse karakteristika e
kërkuar përsëritet në sasinë nga 75%, të rasteve
të grupit në të cilin ato bëjnë pjesë.
 Në rast se nuk e përmbush kriterin e shifrës prej
75%, nuk do të vendoset asnjë shenjë në kuti, pra
kutia do lihet bosh Kriteri ( G, H, I, J).
 Në rast se kriteret kërkojnë masën e barazisë mes dy
cilësive të përcaktuara (kriteri A,), do të quhen të
barabartë dy sasi të gjetura në se ndodhen në
intervalin, 45% - 55%. nëse sasitë e gjetura nuk do të
ndodhen në këtë interval, kutia do lihet pa shënimin
+ ose -.
 Për kriteret B, C, D, F, L, për të cilat nuk ka një fjalë
përcaktuese të sasisë, do merret si i përmbushur
kriteri ,nëse është i realizuar në masën 25%. ( është
përdorur , masa e vlerësimit e përdorur në kurikulën
e re të gjimnazit, kriter i cili përcakton si kalues një
nxënës i cili ka plotësuar 25% të testit, të dhënë. Në
rastin tonë do të quhet që një kriter “ është kalues”,
dhe do të vlerësohet më + ose -, nëse ai plotësohet
nw maswn ≤ 25%).
 Për të vlerësuar kriterin E, K kërkohet krahasimi i dy
cilwsive nw ilustrimet e meshkujve dhe tw femrave.
Do tw vlerwsohet me + nwse cilwsia e kwrkuar wshtw
mw e madhe se cilwsia tjetwr.
 Për kriterin G, portrete të mëdhenj në studim janë
quajtur të gjithë portretet që zënë, ½, 1/3 , ¼, e
sipërfaqes së fletës së librit. Portrete të vogla janë të
gjitha portretet që zënë sipërfaqe më të vogla se ¼ e
faqes së librit.
 Më pas të dhënat do të përmblidhen në një tabelë të
kombinuar për të parë ngjashmëritë dhe dallimet mes
grupeve të ndryshme të të dhënave.
 Të dhënat për analizën e përmbajtjes do të mblidhen
duke numëruar, kriteret e vlerësimit në vlerësuesin e
paketës informative “Alterstekst 2012”.
 TABELA DHE GRAFIKU I KRITERIT “A”.
TEKSTI KRITERI A Nr. i personazheve
f.
Nr. I personazheve
m.
Të dhënat në % Vlerësimi me +
TEKST 1
Ka një
numër të
barabartë
personazh
esh M&F
(45%-55%)
39 47 45% F 55 % M +
TEKST 2 131 126 51%F 49% M +
TEKST 3 34 29 54%F 46% M +
TEKST 4 30 59 34%F 66% M
TEKST 5 53 78 40% F 60% M
TOTALI +
3
TEKSTI KRITERI B GJITHSEJ FOTO ME
FEMRA NË
PROFESION
FEMRA NË
PROFESIONE
ZAKONISHT PËR
MESHKUJ
Të dhënat në % Vlerësimi me +
TEKST 1 Personazhet
femërore në
profesione
zakonisht për
meshkuj
(≤25%)
2 0 0%
TEKST 2 17 4 24%
TEKST 3 4 1 25% +
TEKST 4 4 0 0%
TEKST 5 3 0 0%
TOTALI + 1
TEKSTI KRITERI C GJITHSEJ FOTO ME
FEMRA NË
VEPRIMTARI
FEMRA NË
VEPRIMTARI
ZAKONISHT PËR
MESHKUJ
Të dhënat në % Vlerësimi me +
TEKST 1 Femrat
portretizohen
në veprimtari
zakonisht për
meshkujt
(≤25%)
24 8 33% +
TEKST 2 65 14 22%
TEKST 3 45 1 2%
TEKST 4 63 16 25% +
TEKST 5 19 7 37% +
TOTALI + 3
TEKSTI KRITERI D Gjithsej foto me
meshkuj në
veprimtari
Meshkuj në
veprimtari
mbështetëse
Të dhënat në % Vlerësimi me +
TEKST 1 Burrat
shfaqen
mbështetës
(≤25%)
30 2 7%
TEKST 2 41 12 29% +
TEKST 3 21 8 16%
TEKST 4 48 18 38% +
TEKST 5 44 10 23%
TOTALI + 2
TEKSTI KRITERI E Gjithsej ilustrime Ilustrime me
karaktristika fizike
te ngjashme
Të dhënat në % Vlerësimi me +
TEKST 1 Ngjashmëria
midis
karaktereve
femra dhe
meshkuj është
më e madhe
sesa
ndryshimet në
mes tyre.
22 8 36% < 64%
TEKST 2 253 119 47%<53%
TEKST 3 93 27 37%<63%
TEKST 4 125 5 4%<96%
TEKST 5 168 121 48%<52%
TOTALI + 0
TEKSTI KRITERI F Gjithsej ilustrime Ilustrime me
karaktristika në
veshje dhe stil te
ngjashme
Të dhënat në % Vlerësimi me +
TEKST 1 Karakteret
mashkullore
dhe femërore
kanë veshje
me ngjyra të
njëjta dhe
mundësisht
të njëjtin stil
veshjeje
(45%-55%)
22 13 62% +
TEKST 2 253 132 52% +
TEKST 3 93 41 44%
TEKST 4 125 13 10%
TEKST 5 168 118 70% +
TOTALI + 3
TEKSTI KRITERI G Portrete të
mëdhenj me
meshkuj
Portrete të
mëdhenj me femra
Të dhënat në % Vlerësimi me -
TEKST 1 Fëmijët femra
portretizohen
përgjithësisht
(mbi 75%), më
të vegjwl se
fëmijët
meshkuj
0 1 0% me 100%
TEKST 2 6 17 26% me 74%
TEKST 3 2 3 60% me 40%
TEKST 4 0 0 0% me 0%
TEKST 5 7 2 78% me 22% -
TOTALI - 1
TEKSTI KRITERI H Faqe me figura
gjithsej
Faqe me fig me djem
dominantë
Të dhënat në % Vlerësimi me -
TEKST 1 Meshkujt në
foto
përgjithësisht
(mbi 75%),
janë më
dominant se
femrat
73 19 26%
TEKST 2 165 46 28%
TEKST 3 57 23 40%
TEKST 4 73 43 59%
TEKST 5 118 53 45%
TOTALI - 0
TEKSTI KRITERI I Femra gjithsej në
situata të ndryshme
Femra në situata
familjare
Të dhënat në % Vlerësimi me -
TEKST 1 Femrat
përgjithësisht
(mbi 75%)
portretizohen
në situata
shtëpiake apo
familjare(
brenda ose
jashtë
shtëpisë)
39 9 23%
TEKST 2 239 82 34%
TEKST 3 64 16 25%
TEKST 4 56 20 36%
TEKST 5 90 29 32%
TOTALI - 0
TEKSTI KRITERI J Ilustrime me çifte
gjithsej
Ilustrime me çifte
vetëm m+f
Të dhënat në % Vlerësimi me -
TEKST 1 Karakteret
janë
përgjithësisht,
(mbi 75%) të
përfaqësuar
në çifte
mashkull-
femër.
18 13 72%
TEKST 2 56 38 68%
TEKST 3 8 4 50%
TEKST 4 11 3 79% -
TEKST 5 31 15 48%
TOTALI - 1
TEKSTI KRITERI K Karaktere meshkuj
në fotografi
Karaktere femra të
paraqitura me
fotografi
Të dhënat në % Vlerësimi me -
TEKST 1
Karakteret
meshkuj
përfaqësohen
në foto,
ndërsa
karakteret
femra në
piktura.
(M>F)
10 5 67% > me 33% -
TEKST 2 84 121 41% me 59%
TEKST 3 3 5 37% me 63%
TEKST 4 14 11 56% me 44% -
TEKST 5 11 5 69% me 31% -
TOTALI - 3
TEKSTI KRITERI L Ilustrime me femra
gjithsej
Ilustrime me femra
tw paafta ose
mendjelehta
Të dhënat në % Vlerësimi me -
TEKST 1 Gratë dhe
vajzat shfaqen
si mendjelehta
dhe të paafta
(≤25%)
39 2 2%
TEKST 2 239 1 0%
TEKST 3 64 0 0%
TEKST 4 56 0 0%
TEKST 5 90 3 3%
TOTALI - 0
Teksti
i
gjuhës
sipas
klasav
e
A B C D E F G H I J K L TOTALI
+ + + + + + - - - - - - + -
Tekst 1 + + + + - 4 1
Tekst
2
+ + 2 0
Tekst
3
+ + + 3 0
Tekst
4
+ - - 1 2
Tekst
5
+ + - - 2 2
Totali
për
çdo
karakt
eristik
ë
12 5
kriteret që
u
vlerësuan
me +
40%
kriteret që
nuk mundën
të vlerësohen
me +
60%
përqindja e kritereve të vlerësuara me +
kriteret që
u
vlerësuan
me -
17%
kriteret që
nuk u
vlerësuan me
-
83%
kriteret që duhet të vlerësoheshin me -
38%
62%
Paraqitja e stereotipave tek ilustrimet
Il që paraqesin st të roleve gjinorë
Il që nuk paraqesin st të roleve gjinorë
 Vlerësuesi e Paketës Informuese “Altertekst 2012”, ka vetëm një
kriter vlerësimi ku përmendet termi “ barazi gjinore”, por edhe
aty përveç barazisë gjinore kriteri kërkon të shihen dhe çështje
të tjera gjatë vlerëimit të tekstit si : respektimi i racës,
kombësisë, fesë, parimeve demokratike, mosdiskriminimi etj. Ky
kriter që përmban kaq shumë çështje të rëndësishme brenda, ka
vlerën e vetëm 2 pikëve, gjë që nuk do ishte e mjaftueshme edhe
sikur të trajtonte vetëm 2 nga çështjet, sepse secila çështje më
vete, përfshin një sasi të madhe nënçështjesh, nëpërmjet të
cilave vlerësuesi kupton, nëse teksti e shpreh barazinë apo jo në
lidhje me atë çështje.
 Tjetër problem me këtë vlerësues është se: në kriteret e
vlerësimit përcaktohet se: klasifikohet një tekst i cili vlerësohet
me pikë nga 80-100. Prej këtej rrjedh se edhe nëse një tekst,
nuk do t’i merrte dy pikët në dispozicion, pasi do të shkelte të
gjitha llojet e barazive, ndër të tjera dhe ato gjinore, ai do të
klasifikohej si tekst shkollor, pasi me matematikë 100-2= 98,
pra do të merrte 98 pikë të mundëshme.
Vlerësuesi 2 min max
2. Përshtatja e njohurive me moshën shkollore 22
2.1 A respekton teksti programin mësimor ? 0 2
2.2 A respekton teksti barazinë gjinore, racën, kombësinë, fenë,
parimet demokratike, mosdiskriminimin etj. ?
0 2
2.3 Teksti dallohet për fraza të gjata dhe të vështira për t’u kuptuar
apo fjali të shkurtra dhe të qarta ?
0 2
2.4 Sa nxitet motivimi i marrjes së njohurive të reja në temat
mësimore ?
0 2
2.5 A është vëllimi i njohurive në përshtatje me moshën ? 0 2
2.6 A ka teksti gabime apo interpretime të gabuara ? 0 2
2.7 A ka pjesë leximi që bien në kundërshtim me kodin e etikës
dhe të moralit të shoqërisë në të cilën ai zbatohet.
0 2
2.8 A janë zgjedhur drejt në përshtatje me moshën copat e leximit
?
0 2
2.9 A janë zgjedhur fjalët e përshtatshme për shtimin e fjalorit të
nxënësve ?
0 1
2.10 A përcjell teksti ndjenjën e dashurisë për atdheun ? 0 2
A përmban teksti pjesë të integruara me lëndët e tjera, si
 Vlerësuesi nr.1( saktësia shkencore), nga 0-20 pikë.
Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë gjinore.
 Vlerësuesi nr.3(prezantimi dhe ilustrimet), nga 0-18
pikë. Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë
gjinore.
 Vlerësuesi nr. 4 (përzgjedhja e pjesëve të leximit),
nga 0-22 pikë. Nuk përmban asnjë çështje mbi
barazinë gjinore.
 Vlerësuesi nr.5 ( saktësia gjuhësore), nga 0-18 pikë).
Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë gjinore.
 Vlerësimi përfundimtar i përbajtjes 80- 100 pikë.
 Një tekst nuk mund të përzgjidhet nëse merr më pak
se 80 pikë.
 Ky studim gjeti se : janë bërë përmirësime përsa i përket përfaqësimit të
barabartë në sasi fotosh midis meshkujve dhe femrave. Femrat në
ilustrime kanë filluar të përfaqësohen edhe në veprimtari që zakonisht
quhen veprimtari për burra, karakterët mashkullore dhe femërore
paraqiten me veshje dhe ngjyra të cilat janë të ngjashme me njëra
tjetrën,karakteret femra dhe meshkuj portretizohen në ilustrime njëlloj
të mëdha, burrat nuk shfaqen më dominant se gratë nëpër faqet e
librave, femrat portretizohen përafërsisht në 1/3 e veprimtarive në
situata jashtë familjes, karakteret përfaqësohen në çifte heterogjenike ,
shpesh por jo përgjithësisht, gratë dhe vajzat nuk shfaqen nga ilustrimet
si mendjelehta apo të paafta. Por gjithsesi, përfaqësimi i elementëve të
ilustrimeve të cilat priten të vlerësohen me +, është më i madh se sasia e
kritereve të tilla të përmbushura. ( 60% me 40%)
 Gjithashtu studimi gjeti se personazhet femërore, nuk paraqiten duke
ushtruar profesione ( shumë pak fotografi me femra gjatë ushtimit të
profesioneve 20 në afërsisht 500 foto të studiuara) dhe aq më tëpër
profesione të ndryshme nga ato stereotipike, burrat shfaqen mbështetës
në raste të rralla, ndryshueshmëria midis karaktereve femra dhe
meshkuj është më e madhe sesa ngjashmëria e tyre, në aspektin fizik.
Në aspektin e cilësive të vlerësuara me -, pra të paraqitjes së
stereotipave gjinorë nëpër ilustrime, janë vlerësuar me -, 20% e tyre dhe
kanë ngelur pa këtë vlerësim negativ 80% e tyre. Kjo do të thotë që
ilustrimet përmbajnë në 20% të tyre , elementë që përfaqësojnë
stereotipa gjinorë.
 Studimi vuri re problematikën që qëndron tek
vlerësuesit e Paketës “Altertekst 2012”. Ky vlerësues
nuk mund të vlerësojë çështjet e barazisë gjinore,
pasi nuk përmban asnjë nga elementët që vlerësohen
tek tekstet mbi këtë çështje siç janë: dukshmëria ( e
grave dhe vajzave), stereotipizimin, mardhëniet dhe
punësimi, respekti i barbartë, fjalorin e ndjeshëm
ndaj përkatësisë gjinore, ilustrimet, autoritetin.
 Gjithashtu ky vlerësues nuk mund të pengojë
miratimin e një teksti, në rast se ai përmban pabarazi
gjinore, pasi kjo çështje vlerësohet me vetëm 2 pikë
ndërkohë që duhen të paktën 21 pikë minus, nën
totalin prej 100 pikësh që një tekst të mos miratohet.
 Në sezonin e ardhshëm të përzgjedhjes së librave, në
Paketën e re të Altertekstit, MASH, të mundohet fusë
brenda vlerësuesve që tashmë janë edhe një seksion të
veçantë i cili të përmbajë kritere të çështjeve të barazisë
gjinore.
 Pesha e pikëve të këtij seksioni të jetë e tillë që, në rast se
libri nuk i përmbush kriteret të mos përzgjidhet si tekst
shkollor.
 Kriteret e seksionit gjinor të jenë të tilla , që të vlerësohen
lehtësisht nga vlerësuesit e KPT.
 Drejtoritë e shkollave të kujdesen që departamentet
lëndore të trajtojnë si një nga çështjet e tyre të
rëndësishme, edukimin për barazi gjinore, gjatë vitit
shkollor 2012-2013, bazuar në Paketën Burimore mbi
përkatësinë gjinore, të marrë në trajnimin për këtë çështje
nga QAGJZH, në vitin 2007.
1. Basow, A. Susan, Gender Stereotypes and Roles 3rd edition, përkthyer në shqip nga Edlira
Haxhiymeri, Eglantina Gjermeni, shtëpia botuese Dituria, Tiranë, 2003.
2. Dragoti, E. (2008). Psikologjia sociale. Tiranë
3. Fullan, M. (2010). Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim. Tiranë: CDE
4. Giddens, A. (2007). Sociologjia. Tiranë: ÇABEJ
5. IKS. (2007). Progame lëndore shkolla 9-vjeçare , klasa e katërt. Tiranë.: IKS
6. Karaj, T. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: PROGRES
7. Kurikula. Tiranë.
8. Matthews, B. & Ross, L. (2010). Metodat e hulumtimit. Tiranë: CDE
9. Morris, C.G. & Maisto, A.A. (2008). Psikologjia. Tiranë: CDE
10. Musai, B. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë.
11. Musai, B. (2003). Metodologjia e mësimdhënies. Tiranë: CDE
12. Orbani, Z. (2005). Psikologjia konjitive. Tiranë: ADA
13. Orhani, Z. (2006). Psikologjia e motivacionit dhe motivimi gjatë të nxë nxënit. Tiranë:ADA
14. Pango, Y. (2005). Psikologjia sociale. Tiranë: ILAR
15. Pettijohn, T.F. (1998). Psikologjia. Tiranë.
16. Vasta, R. , Haith, M.M. , Miller, S.A. (2007). Psikologjia e fëmijës. Tiranë: UEGEN
17. Woolfolk, A. (2011). Psikologji edukimi. Tiranë: CDE
18. Zajazi, T. (2003). Metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Tiranë: VINSENT
GRAPHIC
1. Akademia e Shkencave. Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë (1984). Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë.
2. Basow, A. Susan .Gender Stereotypes and Roles 3rd edition., përkthyer në shqip nga Edlira Haxhiymeri,
Eglantina Gjermeni, Dituria, Tiranë, 2003.
3. Bronwyn Davies. Gender Bias in School Text Books. London, UK: Commonëealth Secretariat. pp.15
4. Charles G. Morris, Albert A. Maisto (2008).. Psikologjia. CDE. Tiranë.
5. Edmond Dragoti.(2008). Psikologjia sociale. Tiranë.
6. Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
7 Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë , Neni 2,
pika 10.
8 Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë ,
Neni 2, pika 9.
9 Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë ,
Neni 2, pika 19.
Fletorja zyrtare, Nr. 127, (2011). Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Reduktimin e Dhunës me
Bazë Gjinore e Dhunës në Familje, 2011-2015, dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj.
10 IKS (2007).Programe lëndore. Shkolla 9-vjeçare. Klasa 1-5. Tiranë,.
11 KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Draft. (2012). Tiranë.
12 Paketa informuese “Altertekst 2012” . MASH. Tiranë 2012.
13 QAGJZH (2008). Perspektiva gjinore në tekstet shkollore. Udhëzues për shtëpitë botuese të teksteve shkollore.
Tiranë.
14 QAGJZH, (2005). Analiza Gjinore e Teksteve të arsimit fillor”. Tiranë.
15 QAGJZH.Paketë burimore mbi përkatësinë gjinore. Fjalorth termash. Tiranë, 2007.
16 Virginia Evans, Jenny Dooley. (2008). ACCESS. Student’s book 4.. Express Publishing. U.K. (F.4)

More Related Content

More from Valbona Imeraj

Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillorRegjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillorValbona Imeraj
 
Vlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipe
Vlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipeVlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipe
Vlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipeValbona Imeraj
 
Vleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillor
Vleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillorVleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillor
Vleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillorValbona Imeraj
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritValbona Imeraj
 
Teknika te thjeshta recitimi
Teknika te thjeshta recitimiTeknika te thjeshta recitimi
Teknika te thjeshta recitimiValbona Imeraj
 
Testi i matematikes (Parashkollori)
Testi i matematikes (Parashkollori)Testi i matematikes (Parashkollori)
Testi i matematikes (Parashkollori)Valbona Imeraj
 
Si mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolle
Si mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolleSi mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolle
Si mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolleValbona Imeraj
 
Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e matematikes 1
Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e  matematikes 1Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e  matematikes 1
Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e matematikes 1Valbona Imeraj
 
Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares
Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares
Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares Valbona Imeraj
 
Vetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pare
Vetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pareVetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pare
Vetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pareValbona Imeraj
 
Vleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-III
Vleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-IIIVleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-III
Vleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-IIIValbona Imeraj
 
Plani vjetor -Dituri natyre 1
Plani vjetor -Dituri natyre 1Plani vjetor -Dituri natyre 1
Plani vjetor -Dituri natyre 1Valbona Imeraj
 

More from Valbona Imeraj (20)

Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillorRegjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
Regjistri personal i mesuesit per klasat 1-3 te Arsimit fillor
 
Vlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipe
Vlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipeVlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipe
Vlerësimi i aritjeve të nxënësit ne klasat 1-3 ne lenden e Gjuhes shqiqipe
 
Vleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillor
Vleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillorVleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillor
Vleresimi i nxenesve ne klasat 1-3 te arsimit fillor
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
 
Ne dhe libri
Ne dhe libri Ne dhe libri
Ne dhe libri
 
Masha dhe ariu
Masha dhe ariuMasha dhe ariu
Masha dhe ariu
 
Femijet udhetojne
Femijet udhetojneFemijet udhetojne
Femijet udhetojne
 
Dordoleci
DordoleciDordoleci
Dordoleci
 
Emisionet televizive
Emisionet televizive Emisionet televizive
Emisionet televizive
 
Semafori zbavitet
Semafori zbavitetSemafori zbavitet
Semafori zbavitet
 
Peremri vetor
Peremri vetor Peremri vetor
Peremri vetor
 
Rregullat gjate lojes
Rregullat gjate lojesRregullat gjate lojes
Rregullat gjate lojes
 
Teknika te thjeshta recitimi
Teknika te thjeshta recitimiTeknika te thjeshta recitimi
Teknika te thjeshta recitimi
 
Testi i matematikes (Parashkollori)
Testi i matematikes (Parashkollori)Testi i matematikes (Parashkollori)
Testi i matematikes (Parashkollori)
 
Si mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolle
Si mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolleSi mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolle
Si mund te ndihmoj femijen per te qene i suksesshem ne shkolle
 
Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e matematikes 1
Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e  matematikes 1Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e  matematikes 1
Vetevleresimi i nxenesve ne lenden e matematikes 1
 
Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares
Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares
Vetevleresimi i nxenesit ne lenden e Abetares
 
Vetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pare
Vetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pareVetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pare
Vetevleresimi i nxenesit Dituri natyre 1 Periudha e pare
 
Vleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-III
Vleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-IIIVleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-III
Vleresimi i portofolit te nxenesit klasa I-III
 
Plani vjetor -Dituri natyre 1
Plani vjetor -Dituri natyre 1Plani vjetor -Dituri natyre 1
Plani vjetor -Dituri natyre 1
 

Barazia gjinore ne tekstet shkollore

  • 2. Ky studim ka për qëllim: 1. Pasqyrimin e mënyrës si paraqiten rolet gjinore në ilustrimet e teksteve të arsimit fillor në lëndën e gjuhës shqipe; 2. Pasqyrimin e mënyrës si vlerësohen çështjet gjinore nëpërmjet vlerësuesve të Paketës Informuese “ Altertekst 2012”.
  • 3.  A pasqyrojnë ilustrimet e teksteve shkollore të Gjuhës shqipe në Arsimin Fillor, stereotipa të roleve gjinorë?  A munden kriteret e vlerësimit të vlerësuesve të teksteve të gjuhës shqipe të arsimit fillor të paketës “Altertekst 2012”, të identifikojnë pabarazitë gjinore që përmbajnë ato?  A munden vlerësuesit e teksteve gjuhës shqipe, të arsimit fillor së paketës “Altertekst 2012” të ndalojnë miratimin e një teksti nëse ai vlerësohet si një tekst që përmban pabarazi gjinore?
  • 4.  Të identifikojë stereotipat e roleve gjinorë në ilustrimet e teksteve të gjuhës shqipe të arsimit fillor.  Të përshkruajë situatën që paraqesin ilustrimet në tekstet e gjuhës shqipe të arsimit fillor, nga këndvështrimi i roleve gjinore.  Të identifikojë problemet që mund të kenë vlerësuesit e teksteve të paketës “Altertekst 2012”, në lidhje me çështjet gjinore.  Të japë disa sugjerime në lidhje me përmirësimin e situatës në tekstet shkollore të arsimit fillor, në aspektin gjinor të tyre.
  • 5.  Rol stereotipik gjinor Besimet e ngurta në lidhje me edukimin, ndarjen gjinore të punës dhe cilësive personale të grave dhe burrave që lidhen me të qenurit e tyre, grua apo burrë.  Tekst shkollor Teksti shkollor është një material i shtypur dhe i hartuar i cili respekton programin mësimor, standardet e miratimit të tyre në aspektin metodologjik dhe shkencor, të cilat janë të miratuara nga MASH.  “Kompetencë themelore” është ndërthurja e dijeve, aftësive, qëndrimeve dhe vlerave që u nevojiten nxënësve për zhvillimin vetjak, qytetarinë aktive, përfshirjen shoqërore dhe punësimin.  Diskriminim gjinor , Një akt apo një sërë aktesh të padrejta, ndaj një grupi të tërë njerëzish ose ndaj pjesëtarëve të veçantë të atij grupi.
  • 6. 1. Arsyeja e parë: Kufizimi i fushës së studimit. Kur themi tekstet e shkollës fillore, kemi parasysh që gjatë 5 viteve të arsimimit zhvillohen, 51 lëndë, prej të cilave 29 kanë tekstin shkollor përkatës. Duke llogaritur më tej që, për çdo lëndë ka të paktën 4, shtëpi botimi që kanë prodhuar tekstin e tyre, do të kishim të paktën 106 tekste për shqyrtim. Marrja në shqyrtim e të gjithë këtyre teksteve do të komplikonte shumë studimin dhe paraqitjen e të dhënave, gjë që nuk do të përmbushte qëllimet e këtij studimi. 1. Arsyeja e dytë pse studimi ka vënë në fokus tekstet e gjuhës shqipe është , sepse gjuha shqipe është lënda që ka sasinë më të madhe të orëve që zhvillohen gjatë ciklit 5-vjeçar të arsimit fillor. Kjo lëndë përmban numrin prej , 1190 orë nga klasa 1- 5, dhe krahasuar me orët që zënë në këtë program lëndët e tjera si psh: matematika 805 orë, edukata shoqërore 140 orë, dituri natyre 245, histori 90 orë duket qartë ndikimi i madh që ka zhvillimi i kësaj lënde përgjatë një kohe kaq të madhe, në edukimin e vlerave dhe kompetencave tek nxënësit.
  • 7.  Ilustrimet konsiderohen pjesë e rëndësishme e përmbajtjes së tekstit. Ato rrisin fuqinë e gjuhës së komunikimit të tij. Fëmijët e moshës 6-11 vjeç mbështeten shumë tek shqisa e të parit për të krijuar imazhe dhe për të përpunuar informacione.  Libri i nxënësit është një model komunikimi dhe si i tillë, ashtu si ç’do model tjetër komunikimi, ka katër elemente: burimin, mesazhin në vetvete, mjetin e komunikimit dhe karakteristikat e shikuesve.
  • 8. 1. Stereotipat funksionojnë si pjesë e parashikimit të rolit të seksit, kështu njerëzit i mësojnë ato dhe ndikohen nga ato. Megjithëse dallimet midis sekseve mund të mos i përshtaten individëve, vetë stereotipat kanë pushtetin si standard, të cilat mund t’i përshtaten , kundër të cilit mund të rebelohen ose me anë të së cilit mund të vlerësojnë të tjerët. 2. Stereotipat gjinorë bëjnë të ulet vetëvlerësimi tek vajzat dhe për rrjedhojë shkaktohet mosshfrytëzimi i plotë i potencialit të tyre energjik dhe mendor. 3. Stereotipat gjinorë çojnë në diskriminim gjinor.
  • 9.  Përgjatë studimit të teksteve të ciklit fillor, u vu re që ilustrimet në fokusin e tyre kishin meshkujt.  Në tekste bien në sy ilustrimet ku dominojnë djemtë. Ata, përmes gjuhës së trupit, duket se janë në pozicione lideri apo dominues. Ata jo vetëm që zënë pjesën më të madhe të faqes së librit, por përgjithësisht mbajnë detyra dhe përcjellin. tipare si: “mjekë”, “trima”, “punëtorë”, “të urtë”, “shkencëtarë”, “iniciatorë”. Në të njëjtën kohë, ata paraqiten si “të prapë”, “të pakujdesshëm për veten dhe higjienën”, etj.  Figurat e vajzave janë vendosur kryesisht në sfond të ilustrimit. Edhe në rastet kur vajzat kanë rolin kryesor, ato fshihen pas një dukurie apo fenomeni ku figura iu mbetet e zbehte.  Përgjithësisht, ato janë në funksion të djemve, vëllezërve, shokëve etj., gjithmonë më të pastra, më të bukura, më të mira me mësime, por jo iniciatore. Përgjithësisht, gjenden në ambientet e shtëpisë ose shkollës, dhe rrallëherë në oborr, duke luajtur me shokët.
  • 10.  Në këtë studim u përdorën si kampion, tekste te gjuhës shqipe nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Emrat e shtëpive të botimit nuk do të bëhëen të ditur në këtë studim, pasi nuk është qëllimi i studimit, identifikimi i shtëpive të botimit të cilat publikojnë tekste shkollore të cilat nuk plotësojnë kriterin e barazisë gjinore, por të evidentojë problemet që shfaiqn tekste dhe të identifikojë ndonjë faktor të këtij problemi. Për lehtësi studimi dhe grupim të saktë të të dhënave, tekstet do të shënohen me emërtimet: Tekst 1, tekst 2, tekst 3, tekst 4, tekst 5 duke përfaqësuar respektivisht, Abetaren, Gjuhë shqipe 2, Gjuhë shqipe 3, Gjuhë shqipe 4, Gjuhë shqipe5.
  • 11.  Ky është një studim bazuar në të dhënat sasiore dhe cilwsore.  Metodat kërkimore që do të përdoren për studimin janë:  Plotësimi i vlerësuesve të teksteve të arsimit fillor.  Analizë e përmbajtjes të vlerësuesve të teksteve shkollorë, të paketës “Altertekst 2012”.
  • 12.  Target grupi në të cilën do të shtrihet studimi do të jenë tekstet e gjuhës shqipe në arsimin fillor. Madhësia e target grupit është 27 tekste. Kampioni do të jetë 5 tekste ( 1 tekst për secilën klasë). Për të përzgjedhur, tekstet për secilën klasë do të hidhet short, me letra të mbyllura, ku gjithsecila ka të shkruar emrin e shtëpisë së botimit të tekstit të gjuhës shqipe të asaj klase. Do të përzgjidhet në mënyrë rastësore një prej letrave. Kështu do të vazhdohet dhe me emrat e shtëpive të botimit për secilën klasë derisa të kemi nga 1 tekst të përzgjedhur të gjuhës shqipe për secilën klasë nga 1-5.
  • 13.  Të dhënat sasiore do të maten duke përdorur si instrument matës: Udhëzuesin e vlerësimit të teksteve (Davies, B 1995, Gender Bias in Text Books, london, UK; Commonëealth Secretariat. pp, 81-94.), sesioni i Ilustrimeve, përkthyer dhe propozuar në botimin nga QAGJZH. Perspektiva gjinore në tekstet shkollore. Udhëzues për shtëpitë botuese të teksteve shkollore. Tiranë, 2008. Për të marrë të dhënat sasiore nga “vlerësuesi i tekstit të gjuhës shqipe”, do të bëhet numërim i rasteve në të cilat ky vlerësues përmend termin, “barazi gjionore” dhe vlerësim nëpërmjet krahasimit të pikëve në total me pikët që vlerësuesi vë në dispozicion të “ barazisë gjinore”, për të parë nëse ky vlerësues, mundet të ndalojë, miratimin e një teksti i cili mund të shkelë këtë barazi.
  • 14. Simbolet që vlerësohen me + Karakteristikat e ilustrimeve Simbolet që do të vlerësohen me - Karakteristikat e ilustrimeve A Ka një numër të barabartë personazhesh m. dhe f. G Fëmijët f. portretizohen përgjithësisht më të vogla se fëmijët m. B Personazhet femërore në profesione zakonisht të rezervuara për meshkuj H Burrat janë përgjithësisht më dominant se gratë. C Femrat portretizohen në veprimtari zakonisht të rezervuara për burrat. I Femrat përgjithësisht portretizohen në situata shtëpiake ose familjare. D Burrat shfaqen më mbështetës. J Karakteret janë përgjithësisht të përfaqësuar në çifte m-f. E Ngjashmëria midis karaktereve f. M., është më e madhe sesa ndryshimi i tyre. K Karakteret meshkuj përfaqësohen në foto, ndërsa kkarakteret femra në piktura. F Karakteret m. dhe f. kanë veshje me ngjyra të njëjta dhe mundësisht të njëjtin stil veshjeje. L Gratë dhe vajzat shfaqen si mendjelehta dhe të paafta.
  • 15.  Tek vlerësuesi, përdoret shpesh, fjala matëse : zakonisht (usually). Këto fjalë duhet të përkthehen në shifra në mënyrë që të jenë të lexueshme. Në anglisht , usually, do të thotë një ngjarje që përsëritet në 75% të rasteve. Kështu do të marrë një vlerësim me + apo – , kriteri i cili ka fjalën matëse zakonisht, nëse karakteristika e kërkuar përsëritet në sasinë nga 75%, të rasteve të grupit në të cilin ato bëjnë pjesë.  Në rast se nuk e përmbush kriterin e shifrës prej 75%, nuk do të vendoset asnjë shenjë në kuti, pra kutia do lihet bosh Kriteri ( G, H, I, J).
  • 16.  Në rast se kriteret kërkojnë masën e barazisë mes dy cilësive të përcaktuara (kriteri A,), do të quhen të barabartë dy sasi të gjetura në se ndodhen në intervalin, 45% - 55%. nëse sasitë e gjetura nuk do të ndodhen në këtë interval, kutia do lihet pa shënimin + ose -.  Për kriteret B, C, D, F, L, për të cilat nuk ka një fjalë përcaktuese të sasisë, do merret si i përmbushur kriteri ,nëse është i realizuar në masën 25%. ( është përdorur , masa e vlerësimit e përdorur në kurikulën e re të gjimnazit, kriter i cili përcakton si kalues një nxënës i cili ka plotësuar 25% të testit, të dhënë. Në rastin tonë do të quhet që një kriter “ është kalues”, dhe do të vlerësohet më + ose -, nëse ai plotësohet nw maswn ≤ 25%).
  • 17.  Për të vlerësuar kriterin E, K kërkohet krahasimi i dy cilwsive nw ilustrimet e meshkujve dhe tw femrave. Do tw vlerwsohet me + nwse cilwsia e kwrkuar wshtw mw e madhe se cilwsia tjetwr.  Për kriterin G, portrete të mëdhenj në studim janë quajtur të gjithë portretet që zënë, ½, 1/3 , ¼, e sipërfaqes së fletës së librit. Portrete të vogla janë të gjitha portretet që zënë sipërfaqe më të vogla se ¼ e faqes së librit.  Më pas të dhënat do të përmblidhen në një tabelë të kombinuar për të parë ngjashmëritë dhe dallimet mes grupeve të ndryshme të të dhënave.  Të dhënat për analizën e përmbajtjes do të mblidhen duke numëruar, kriteret e vlerësimit në vlerësuesin e paketës informative “Alterstekst 2012”.
  • 18.  TABELA DHE GRAFIKU I KRITERIT “A”. TEKSTI KRITERI A Nr. i personazheve f. Nr. I personazheve m. Të dhënat në % Vlerësimi me + TEKST 1 Ka një numër të barabartë personazh esh M&F (45%-55%) 39 47 45% F 55 % M + TEKST 2 131 126 51%F 49% M + TEKST 3 34 29 54%F 46% M + TEKST 4 30 59 34%F 66% M TEKST 5 53 78 40% F 60% M TOTALI + 3
  • 19. TEKSTI KRITERI B GJITHSEJ FOTO ME FEMRA NË PROFESION FEMRA NË PROFESIONE ZAKONISHT PËR MESHKUJ Të dhënat në % Vlerësimi me + TEKST 1 Personazhet femërore në profesione zakonisht për meshkuj (≤25%) 2 0 0% TEKST 2 17 4 24% TEKST 3 4 1 25% + TEKST 4 4 0 0% TEKST 5 3 0 0% TOTALI + 1
  • 20. TEKSTI KRITERI C GJITHSEJ FOTO ME FEMRA NË VEPRIMTARI FEMRA NË VEPRIMTARI ZAKONISHT PËR MESHKUJ Të dhënat në % Vlerësimi me + TEKST 1 Femrat portretizohen në veprimtari zakonisht për meshkujt (≤25%) 24 8 33% + TEKST 2 65 14 22% TEKST 3 45 1 2% TEKST 4 63 16 25% + TEKST 5 19 7 37% + TOTALI + 3
  • 21. TEKSTI KRITERI D Gjithsej foto me meshkuj në veprimtari Meshkuj në veprimtari mbështetëse Të dhënat në % Vlerësimi me + TEKST 1 Burrat shfaqen mbështetës (≤25%) 30 2 7% TEKST 2 41 12 29% + TEKST 3 21 8 16% TEKST 4 48 18 38% + TEKST 5 44 10 23% TOTALI + 2
  • 22. TEKSTI KRITERI E Gjithsej ilustrime Ilustrime me karaktristika fizike te ngjashme Të dhënat në % Vlerësimi me + TEKST 1 Ngjashmëria midis karaktereve femra dhe meshkuj është më e madhe sesa ndryshimet në mes tyre. 22 8 36% < 64% TEKST 2 253 119 47%<53% TEKST 3 93 27 37%<63% TEKST 4 125 5 4%<96% TEKST 5 168 121 48%<52% TOTALI + 0
  • 23. TEKSTI KRITERI F Gjithsej ilustrime Ilustrime me karaktristika në veshje dhe stil te ngjashme Të dhënat në % Vlerësimi me + TEKST 1 Karakteret mashkullore dhe femërore kanë veshje me ngjyra të njëjta dhe mundësisht të njëjtin stil veshjeje (45%-55%) 22 13 62% + TEKST 2 253 132 52% + TEKST 3 93 41 44% TEKST 4 125 13 10% TEKST 5 168 118 70% + TOTALI + 3
  • 24. TEKSTI KRITERI G Portrete të mëdhenj me meshkuj Portrete të mëdhenj me femra Të dhënat në % Vlerësimi me - TEKST 1 Fëmijët femra portretizohen përgjithësisht (mbi 75%), më të vegjwl se fëmijët meshkuj 0 1 0% me 100% TEKST 2 6 17 26% me 74% TEKST 3 2 3 60% me 40% TEKST 4 0 0 0% me 0% TEKST 5 7 2 78% me 22% - TOTALI - 1
  • 25. TEKSTI KRITERI H Faqe me figura gjithsej Faqe me fig me djem dominantë Të dhënat në % Vlerësimi me - TEKST 1 Meshkujt në foto përgjithësisht (mbi 75%), janë më dominant se femrat 73 19 26% TEKST 2 165 46 28% TEKST 3 57 23 40% TEKST 4 73 43 59% TEKST 5 118 53 45% TOTALI - 0
  • 26. TEKSTI KRITERI I Femra gjithsej në situata të ndryshme Femra në situata familjare Të dhënat në % Vlerësimi me - TEKST 1 Femrat përgjithësisht (mbi 75%) portretizohen në situata shtëpiake apo familjare( brenda ose jashtë shtëpisë) 39 9 23% TEKST 2 239 82 34% TEKST 3 64 16 25% TEKST 4 56 20 36% TEKST 5 90 29 32% TOTALI - 0
  • 27. TEKSTI KRITERI J Ilustrime me çifte gjithsej Ilustrime me çifte vetëm m+f Të dhënat në % Vlerësimi me - TEKST 1 Karakteret janë përgjithësisht, (mbi 75%) të përfaqësuar në çifte mashkull- femër. 18 13 72% TEKST 2 56 38 68% TEKST 3 8 4 50% TEKST 4 11 3 79% - TEKST 5 31 15 48% TOTALI - 1
  • 28. TEKSTI KRITERI K Karaktere meshkuj në fotografi Karaktere femra të paraqitura me fotografi Të dhënat në % Vlerësimi me - TEKST 1 Karakteret meshkuj përfaqësohen në foto, ndërsa karakteret femra në piktura. (M>F) 10 5 67% > me 33% - TEKST 2 84 121 41% me 59% TEKST 3 3 5 37% me 63% TEKST 4 14 11 56% me 44% - TEKST 5 11 5 69% me 31% - TOTALI - 3
  • 29. TEKSTI KRITERI L Ilustrime me femra gjithsej Ilustrime me femra tw paafta ose mendjelehta Të dhënat në % Vlerësimi me - TEKST 1 Gratë dhe vajzat shfaqen si mendjelehta dhe të paafta (≤25%) 39 2 2% TEKST 2 239 1 0% TEKST 3 64 0 0% TEKST 4 56 0 0% TEKST 5 90 3 3% TOTALI - 0
  • 30. Teksti i gjuhës sipas klasav e A B C D E F G H I J K L TOTALI + + + + + + - - - - - - + - Tekst 1 + + + + - 4 1 Tekst 2 + + 2 0 Tekst 3 + + + 3 0 Tekst 4 + - - 1 2 Tekst 5 + + - - 2 2 Totali për çdo karakt eristik ë 12 5
  • 31. kriteret që u vlerësuan me + 40% kriteret që nuk mundën të vlerësohen me + 60% përqindja e kritereve të vlerësuara me +
  • 32. kriteret që u vlerësuan me - 17% kriteret që nuk u vlerësuan me - 83% kriteret që duhet të vlerësoheshin me -
  • 33. 38% 62% Paraqitja e stereotipave tek ilustrimet Il që paraqesin st të roleve gjinorë Il që nuk paraqesin st të roleve gjinorë
  • 34.  Vlerësuesi e Paketës Informuese “Altertekst 2012”, ka vetëm një kriter vlerësimi ku përmendet termi “ barazi gjinore”, por edhe aty përveç barazisë gjinore kriteri kërkon të shihen dhe çështje të tjera gjatë vlerëimit të tekstit si : respektimi i racës, kombësisë, fesë, parimeve demokratike, mosdiskriminimi etj. Ky kriter që përmban kaq shumë çështje të rëndësishme brenda, ka vlerën e vetëm 2 pikëve, gjë që nuk do ishte e mjaftueshme edhe sikur të trajtonte vetëm 2 nga çështjet, sepse secila çështje më vete, përfshin një sasi të madhe nënçështjesh, nëpërmjet të cilave vlerësuesi kupton, nëse teksti e shpreh barazinë apo jo në lidhje me atë çështje.  Tjetër problem me këtë vlerësues është se: në kriteret e vlerësimit përcaktohet se: klasifikohet një tekst i cili vlerësohet me pikë nga 80-100. Prej këtej rrjedh se edhe nëse një tekst, nuk do t’i merrte dy pikët në dispozicion, pasi do të shkelte të gjitha llojet e barazive, ndër të tjera dhe ato gjinore, ai do të klasifikohej si tekst shkollor, pasi me matematikë 100-2= 98, pra do të merrte 98 pikë të mundëshme.
  • 35. Vlerësuesi 2 min max 2. Përshtatja e njohurive me moshën shkollore 22 2.1 A respekton teksti programin mësimor ? 0 2 2.2 A respekton teksti barazinë gjinore, racën, kombësinë, fenë, parimet demokratike, mosdiskriminimin etj. ? 0 2 2.3 Teksti dallohet për fraza të gjata dhe të vështira për t’u kuptuar apo fjali të shkurtra dhe të qarta ? 0 2 2.4 Sa nxitet motivimi i marrjes së njohurive të reja në temat mësimore ? 0 2 2.5 A është vëllimi i njohurive në përshtatje me moshën ? 0 2 2.6 A ka teksti gabime apo interpretime të gabuara ? 0 2 2.7 A ka pjesë leximi që bien në kundërshtim me kodin e etikës dhe të moralit të shoqërisë në të cilën ai zbatohet. 0 2 2.8 A janë zgjedhur drejt në përshtatje me moshën copat e leximit ? 0 2 2.9 A janë zgjedhur fjalët e përshtatshme për shtimin e fjalorit të nxënësve ? 0 1 2.10 A përcjell teksti ndjenjën e dashurisë për atdheun ? 0 2 A përmban teksti pjesë të integruara me lëndët e tjera, si
  • 36.  Vlerësuesi nr.1( saktësia shkencore), nga 0-20 pikë. Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë gjinore.  Vlerësuesi nr.3(prezantimi dhe ilustrimet), nga 0-18 pikë. Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë gjinore.  Vlerësuesi nr. 4 (përzgjedhja e pjesëve të leximit), nga 0-22 pikë. Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë gjinore.  Vlerësuesi nr.5 ( saktësia gjuhësore), nga 0-18 pikë). Nuk përmban asnjë çështje mbi barazinë gjinore.  Vlerësimi përfundimtar i përbajtjes 80- 100 pikë.  Një tekst nuk mund të përzgjidhet nëse merr më pak se 80 pikë.
  • 37.  Ky studim gjeti se : janë bërë përmirësime përsa i përket përfaqësimit të barabartë në sasi fotosh midis meshkujve dhe femrave. Femrat në ilustrime kanë filluar të përfaqësohen edhe në veprimtari që zakonisht quhen veprimtari për burra, karakterët mashkullore dhe femërore paraqiten me veshje dhe ngjyra të cilat janë të ngjashme me njëra tjetrën,karakteret femra dhe meshkuj portretizohen në ilustrime njëlloj të mëdha, burrat nuk shfaqen më dominant se gratë nëpër faqet e librave, femrat portretizohen përafërsisht në 1/3 e veprimtarive në situata jashtë familjes, karakteret përfaqësohen në çifte heterogjenike , shpesh por jo përgjithësisht, gratë dhe vajzat nuk shfaqen nga ilustrimet si mendjelehta apo të paafta. Por gjithsesi, përfaqësimi i elementëve të ilustrimeve të cilat priten të vlerësohen me +, është më i madh se sasia e kritereve të tilla të përmbushura. ( 60% me 40%)  Gjithashtu studimi gjeti se personazhet femërore, nuk paraqiten duke ushtruar profesione ( shumë pak fotografi me femra gjatë ushtimit të profesioneve 20 në afërsisht 500 foto të studiuara) dhe aq më tëpër profesione të ndryshme nga ato stereotipike, burrat shfaqen mbështetës në raste të rralla, ndryshueshmëria midis karaktereve femra dhe meshkuj është më e madhe sesa ngjashmëria e tyre, në aspektin fizik. Në aspektin e cilësive të vlerësuara me -, pra të paraqitjes së stereotipave gjinorë nëpër ilustrime, janë vlerësuar me -, 20% e tyre dhe kanë ngelur pa këtë vlerësim negativ 80% e tyre. Kjo do të thotë që ilustrimet përmbajnë në 20% të tyre , elementë që përfaqësojnë stereotipa gjinorë.
  • 38.  Studimi vuri re problematikën që qëndron tek vlerësuesit e Paketës “Altertekst 2012”. Ky vlerësues nuk mund të vlerësojë çështjet e barazisë gjinore, pasi nuk përmban asnjë nga elementët që vlerësohen tek tekstet mbi këtë çështje siç janë: dukshmëria ( e grave dhe vajzave), stereotipizimin, mardhëniet dhe punësimi, respekti i barbartë, fjalorin e ndjeshëm ndaj përkatësisë gjinore, ilustrimet, autoritetin.  Gjithashtu ky vlerësues nuk mund të pengojë miratimin e një teksti, në rast se ai përmban pabarazi gjinore, pasi kjo çështje vlerësohet me vetëm 2 pikë ndërkohë që duhen të paktën 21 pikë minus, nën totalin prej 100 pikësh që një tekst të mos miratohet.
  • 39.  Në sezonin e ardhshëm të përzgjedhjes së librave, në Paketën e re të Altertekstit, MASH, të mundohet fusë brenda vlerësuesve që tashmë janë edhe një seksion të veçantë i cili të përmbajë kritere të çështjeve të barazisë gjinore.  Pesha e pikëve të këtij seksioni të jetë e tillë që, në rast se libri nuk i përmbush kriteret të mos përzgjidhet si tekst shkollor.  Kriteret e seksionit gjinor të jenë të tilla , që të vlerësohen lehtësisht nga vlerësuesit e KPT.  Drejtoritë e shkollave të kujdesen që departamentet lëndore të trajtojnë si një nga çështjet e tyre të rëndësishme, edukimin për barazi gjinore, gjatë vitit shkollor 2012-2013, bazuar në Paketën Burimore mbi përkatësinë gjinore, të marrë në trajnimin për këtë çështje nga QAGJZH, në vitin 2007.
  • 40. 1. Basow, A. Susan, Gender Stereotypes and Roles 3rd edition, përkthyer në shqip nga Edlira Haxhiymeri, Eglantina Gjermeni, shtëpia botuese Dituria, Tiranë, 2003. 2. Dragoti, E. (2008). Psikologjia sociale. Tiranë 3. Fullan, M. (2010). Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim. Tiranë: CDE 4. Giddens, A. (2007). Sociologjia. Tiranë: ÇABEJ 5. IKS. (2007). Progame lëndore shkolla 9-vjeçare , klasa e katërt. Tiranë.: IKS 6. Karaj, T. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: PROGRES 7. Kurikula. Tiranë. 8. Matthews, B. & Ross, L. (2010). Metodat e hulumtimit. Tiranë: CDE 9. Morris, C.G. & Maisto, A.A. (2008). Psikologjia. Tiranë: CDE 10. Musai, B. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë. 11. Musai, B. (2003). Metodologjia e mësimdhënies. Tiranë: CDE 12. Orbani, Z. (2005). Psikologjia konjitive. Tiranë: ADA 13. Orhani, Z. (2006). Psikologjia e motivacionit dhe motivimi gjatë të nxë nxënit. Tiranë:ADA 14. Pango, Y. (2005). Psikologjia sociale. Tiranë: ILAR 15. Pettijohn, T.F. (1998). Psikologjia. Tiranë. 16. Vasta, R. , Haith, M.M. , Miller, S.A. (2007). Psikologjia e fëmijës. Tiranë: UEGEN 17. Woolfolk, A. (2011). Psikologji edukimi. Tiranë: CDE 18. Zajazi, T. (2003). Metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Tiranë: VINSENT GRAPHIC
  • 41. 1. Akademia e Shkencave. Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë (1984). Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë. 2. Basow, A. Susan .Gender Stereotypes and Roles 3rd edition., përkthyer në shqip nga Edlira Haxhiymeri, Eglantina Gjermeni, Dituria, Tiranë, 2003. 3. Bronwyn Davies. Gender Bias in School Text Books. London, UK: Commonëealth Secretariat. pp.15 4. Charles G. Morris, Albert A. Maisto (2008).. Psikologjia. CDE. Tiranë. 5. Edmond Dragoti.(2008). Psikologjia sociale. Tiranë. 6. Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. 7 Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë , Neni 2, pika 10. 8 Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë , Neni 2, pika 9. 9 Fletorja zyrtare e RSH, Ligj Nr. 69/2012 , Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë , Neni 2, pika 19. Fletorja zyrtare, Nr. 127, (2011). Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Reduktimin e Dhunës me Bazë Gjinore e Dhunës në Familje, 2011-2015, dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj. 10 IKS (2007).Programe lëndore. Shkolla 9-vjeçare. Klasa 1-5. Tiranë,. 11 KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Draft. (2012). Tiranë. 12 Paketa informuese “Altertekst 2012” . MASH. Tiranë 2012. 13 QAGJZH (2008). Perspektiva gjinore në tekstet shkollore. Udhëzues për shtëpitë botuese të teksteve shkollore. Tiranë. 14 QAGJZH, (2005). Analiza Gjinore e Teksteve të arsimit fillor”. Tiranë. 15 QAGJZH.Paketë burimore mbi përkatësinë gjinore. Fjalorth termash. Tiranë, 2007. 16 Virginia Evans, Jenny Dooley. (2008). ACCESS. Student’s book 4.. Express Publishing. U.K. (F.4)