Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit

3,567 views

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
3,567
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
34
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit

  1. 1. Ese:Arsyet e falimentimit të biznesit.Roli i menaxhimit E shkroi: Shpejtim Rudi Studiues i shkencave aplikative të biznesit .
  2. 2. Ese:Arsyet e falimentimit të biznesit.Roli i menaxhimit  Një ese mbi shkaqet e falimentimit të bizneseve dhe rolin e menaxhimit mbi këtë proces.Praktikisht në këtë ese do të mundohem të ju përgjigjem pyetjeve si :Pse një biznes dështon? Pse disa biznese janë të sukseshme dhe të tjerat dështojnë? Ç'farë i bënë këto biznese të dështojnë?   Objektivat: 1.Të analizojmë shkaqet që çojnë në falimentimin e bizneseve 2.Të ju përgjigjem pyetjeve si: Pse një biznes dështon? Pse disa biznese janë të suksesshme dhe të tjerat dështojnë? Ç'farë i bënë këto biznese të dështojnë? 3.Të vejmë në dukje rolin e menaxherit në procesin e falimentimit të një biznesi.
  3. 3.   1. 2. 3. Sipas Altman "Falimentimi është situata ku detyrimet e firmës tejkalojnë vlerën ekonomike të aseteve të saj". Në ditët e sotme ka shumë kompani që përballen me probleme financiare që përfundojnë deri me falimentim.Dështimi i biznesit mund të shkaktohet nga shumë arsye, megjithatë faktorët kryesorë janë problemet e brendshme. Një firmë mund të falimentojë sepse ekipi menaxhues nuk ka ushtruar kontroll në mënyrë efikase në operacionet e biznesit. Menaxhimi i dobët mund të konsiderohet si pasojë e një pune të dobët në këta sektorë: Në sektorin e menaxhimit të burimeve njerëzore, Në sektorin e menaxhimit të marketingut dhe Në sektorin e menaxhimit financiar. Një rritje në pagën e punonjësve mund të ngadalësojë rritjen e organizatës. Nëse kompania u ofron punonjësve paga shumë të larta, por nuk shton orarin e punës, kostoja e produktit do të rritet dhe vetë kompania do të ketë fitim të ulët. Jo vetëm paga e lartë e punonjësve, por përfitimet shtesë, të tilla si kujdesi shëndetësor, sigurimet, përfitimet e daljes në pension dhe shumë të tjera, shkaktojnë rënie në të ardhura.Kjo situatë mund të sjellë në një falimentim të mundshëm të biznesit. Në fillim bizneset kanë një shkallë shumë të lartë të dështimit,1 në 3 dështojnë që në tre vitet e para. Ana e kundërt e medaljes është se rreth dy të tretat mbijetojnë dhe disa raste shkojnë në zhvillim dhe zgjerim.
  4. 4. Arsyet kryesore për dështimin e biznesit janë:  1.Marketingu i varfër Bizneset e suksesshme moderne janë ato që i kuptojnë dhe i përmbushin kërkesat e klientëve të tyre. Planifikimi i detajuar i tregut dhe hulumtimi rreth tij është thelbësore për bizneset e reja, për të gjetur detaje të tilla si madhësia potenciale e tregut, shkallën e konkurrencës, si dhe preferencat e konsumatorit dhe shijet. 2. Planifikimi i dobët i biznesit Planifikimi i biznesit duhet të mbulojë aspekte të tilla si marketingu, financa, shitjet dhe planet promovuese. Shpesh është thënë se "dështimi në planifikim, është plan për dështim". 3.Dështimi për të përqafuar teknologjitë e reja dhe zhvillimet e reja Në një botë në ndryshim të shpejtë bizneset kryesore janë ato që e bëjnë përdorimin më të mirë të teknologjive të avancuara bashkëkohore në mënyrë të përshtatshme. Firmat që operojnë me teknologjitë dhe metodat e vjetëruara shpesh e gjejnë veten në një disavantazh ndaj rivalëve më dinamikë.
  5. 5.  4. Zgjedhja e dobët e vendndodhjes (lokacionit) Vendndodhja është një vendim shumë i rëndësishëm për biznesin. Një vend i mirë është ai që minimizon ankesat e klientëve, ndërsa në të njëjtën kohë ul kostot. Për shembull, në pakicë shpesh bëhet një gabim për të zgjedhur një vend me kosto të ulët,por që nuk është e dukshme për konsumatorët.  5. Menaxhimi i dobët Menaxhimi i dobët dhe pa përvojë është një nga shkaqet kryesore të dështimit të biznesit. Menaxherët duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë për të kuptuar nevojat e klientëve të tyre dhe të biznesit që kanë ose cilat janë në qoftë se ata duan të jenë të suksesshëm.  6. Marrëdhëniet e dobëta me punonjësit Shpesh shërbejnë si shkak i dështimit. Bizneset e suksesshme duhet të motivojnë të punësuarit e tyre që të punojnë shumë për të ndihmuar biznesin që të ketë sukses.
  6. 6.  7. Mungesa e objektivave të qarta Organizatat e suksesshme janë fokusuar në mënyrë të qartë për të komunikuar objektivat që i mundësojnë të gjithë në organizatë për ti tërhequr në të njëjtin drejtim. Shumica e bizneseve mendojnë se duke punësuar më shumë njerëz (p.sh.)në filialet e tyre reduktojnë pergjegjësitë që ata mbartin për çdo filial. Ata arrijnë të lejojnë këta njerëz madje edhe të drejtojnë biznesin që ata kanë, pa i kontrolluar shpesh herë se çfarë këta njerëz bëjnë. Të menaxhosh biznesin tënd dhe të kapësh performancën e njerëzve që punojnë për ty janë çelsat e biznesit tënd. Menaxheri mund të ofroj produktin më të mirë në treg por kjo nuk është e mjaftueshme nëse nuk i kontrollon çdo ditë çfarë bëjnë punonjësit e vet në orarin e tyre të punës,sepse ata mund të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në zyrë dhe në tavolinat e tyre psh. duke shikuar website të ndryshme në vend të websiteve të punës që duhet ti ndjekin vazhdimisht, ata mund të jenë në telefon me të afërmit e tyre gjithë kohës dhe ndërkohë klientët e tijë presin në linjë për të marrë informacione prej tyre. Asnjëherë nuk i dihet. Për këte arsye menaxheri duhet ti kontrolloj herë pas here punonjësit e vet, të analizoj performancën e tyre si dhe ti ndihmoj ata duke i motivuar për të bërë një punë akoma më të madhe. Me një fjalë; të punësosh njerëz të përgjegjshëm dhe te ndërgjegjshem që nuk bazohen në shprehjen "Nuk është puna ime, është e dikujt tjetër", njerëz shumë punëtorë dhe që e kanë me shumë dëshirë dhe me shumë pasion punën që ata bëjnë, zvogëlojnë problemet që biznesi ka.

×