Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
• Risku: eshte probabiliteti sasior i shfaqjes se nje dukurie  shendetesore tek individi ne nje periudhe te caktuar kohore...
• Kariesi i dhembeve eshte nje semundje multifaktoriale, qe  shkaktohet si pasoje e rritjes se virulences mikrobike dhe  p...
DHEMBI•   Duhet vleresuar edhe morfologjia e siperfaqeve pertypese te    dhembit ne zhvillimin e kariesit.•   Dhemballet e...
• Kur pH ulet ne 5.2 – 5.5 mjedisi i dhembit nuk eshte i ngopur  me jone kalciumi dhe fosfori, smalti fillon te deminerali...
• Gjykimi i riskut per karies behet duke u bazuar ne:   1. Historine e pacientin   2. Vezhgimin e dietes   3. Gjendjen e k...
GJENDJA E KARIESIT NE ZGAVREN E GOJES• Percaktohet nga:   – Numri i dhembeve te prishur (prishjet e reja)   – Numri i dhem...
TESTIMI I NIVELIT TE SASISE SE PESHTYMES•   Roli i testimit te peshtymes ne vleresimin e rrezikut per    karies eshte shum...
Strategjite preventive bazuar ne riskun e kariesit• Strategjite e parandalimit te kariesit jane:   1. Kujdesi i zgavres se...
• Si dhe disa pasta dhembesh me veti antibakteriale ne saje te  permbajtjes se triklosanit, ndikojne ne parandalimin e  in...
• Varnishet fluorike: perdoren ne stadin sekondare te  prevenimit te kariesit per remineralizimin e prishjeve te  hershme....
PERDORIMI I ANTIMIKROBIKEVE:•   Eshte nje metode ndihmese per prevenimin e kariesit.•   Perdoret Chlorhexidine gluconate p...
MODIFIKIMI DIETES•   Duhet te eleminohet perdorimi i karbohidrateve te    fermentueshme dhe ushqimveve te sheqerosura nder...
Prevencioni bazuar ne riskun e kariesit• Risku i ulur i kariesit   – Fokusohet ne higjenen e gojes.   – Duhet vleresuar la...
Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

6,866 views

Published on

Published in: Health & Medicine
  • Be the first to comment

Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

  1. 1. • Risku: eshte probabiliteti sasior i shfaqjes se nje dukurie shendetesore tek individi ne nje periudhe te caktuar kohore.• Faktoret riskante jane markues ose indikator risku.• Faktor risku konsiderohen: ambiental dhe biologjike.• Indikator risku: eshte faktor qe besohet se lidhet me semundjen por nuk eshte demostruar ne studime afatgjate.• Markues risku: eshte faktor qe rrit incidencen e semundjes.• Faktoret qe ndryshohen nga nderhyrjet quhet te modifikueshem.• Faktoret qe nuk ndryshohen nga nderhyrjet quhen determinant te pamodifikueshem.• Faktoret dhe indikatoret e riskut kategorizohen ne grupe: – Grupi pare: qe perfshine faktoret te pamodifikueshem, kryesishte faktoret sociodemografik :mosha, gjinia, raca dhe kombesia. – Grupi dyte: perfshine ato qe kontrollohen nga vete individi si: dieta, menyra e larjes se dhembeve etj. – Grupi trete: perfshine ambientin ku jeton individi, kryesishte perqendrimin e fluorureve ne ujin e pijshem te komunitetit.
  2. 2. • Kariesi i dhembeve eshte nje semundje multifaktoriale, qe shkaktohet si pasoje e rritjes se virulences mikrobike dhe proliferimit te strukturave mikrobiale ne pllaken dhembore.• Ndikohet nga 4 faktore riskant: bakteriet, dhembi, dieta dhe koha. BAKTERIET• Vetem pak lloje bakterie nga 300 specie jane implikuar ne procesin karioz ato jane: Streptokoku Mutans, Streptokoku Sobrinus, Laktobacilet dhe Aktinomices.• Bakteriet kariogjene te pranishme ne pllaken dhembore fermentojne sheqernat e dietes ne acide dhe ulin pH e pllakes duke shkaktuar demineralizimin: i cili eshte proces qe favorizon daljen e joneve te kalciumit dhe te fosforit dhe nese zgjate per nje kohe te gjate krijone karies.• Kariesi i dhembeve eshte nje semundje infektive e transmetueshme ku transmetimi bakterial behet nga nena tek femija dhe nga personi tek personi.• Ky risk per karies mund te ulet nga modifikimi i dietes, higjenes se gojes, nepermjet perdorimit te fluorideve dhe stimulimit te peshtymes
  3. 3. DHEMBI• Duhet vleresuar edhe morfologjia e siperfaqeve pertypese te dhembit ne zhvillimin e kariesit.• Dhemballet e sapodala kane morfologji okluzale, te shprehur me tuberkula te thepisura dhe me fisura te thella qe jane vende retentive per vendosjen e pllakes dhembore.• Po ashtu duhet vleresuar edhe percaktimi i aktivitetit karioz qe arrihet nepermjet studimeve afatgjata (longitudinale). DIETA• Sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme jane faktoret etiologjike kryesor ne zhvillimin e kariesit.• Karbohidratet e fermentueshme favorizojne fermentimin bakterial duke ulur pH nga gjendja neutrale ne 5.0.• P.sh : Saharoza sherben si substrat per sintezen bakteriale te glukaneve te patretshme (polisaharideve ekstraqelizore) ne pllaken dhembore, duke krijuar mundesi per ngjitjen e bakterieve ne kete nivel.• Bakteriet kariogjene metabolizojne sheqernat per te prodhuar energjine e nevojshme per rritjen dhe riprodhimin e tyre.
  4. 4. • Kur pH ulet ne 5.2 – 5.5 mjedisi i dhembit nuk eshte i ngopur me jone kalciumi dhe fosfori, smalti fillon te demineralizohet.• Kur dekalcifikimi arrin niveli smalt – dentin, dekalcifikimi acid i dentines mund te progresoje dhe vete bakteriet mund te invadojne proteinat e dentines dhe ti shkaterrojne ato permes proteolizes.• Sasia e sheqernave te konsumuara ndermjet vakteve te ngrenies konsiderohet faktor kryesor ne zhvillimin e kariesit.• Ngrenia ndermjet vakteve, stili i jetes, i te ngrenit dhe praktikat e higjenes percaktojne rolin e dietes si faktore risku per karies. KOHA• Koha eshte nje faktor madhor ne zhvillimin e kariesit.• Kjo semudje mund te kaloje nga faza e hershme e zhvillimit, deri ne formimin e zgavres karioze me humbje te struktures dhembore.• Qe kariesi te perparoje dhe te krijoje nje lezion te dukshem, e me vone nje kavitet eshte i nevojshem faktori kohe.
  5. 5. • Gjykimi i riskut per karies behet duke u bazuar ne: 1. Historine e pacientin 2. Vezhgimin e dietes 3. Gjendjen e kariesit ne zgavren e gojes 4. Vleresimin e pershtymes 5. Perdorimin e fluorideve HISTORIA E PACIENTIT• Ka te beje me percaktimin e gjendjes shendetesore ne te kaluaren dhe duke motivuar ate nese mund te ndryshoje menyren e jeteses qe te reduktoje riskun per karies. VEZHGIMI DIETES• Bazohet ne monitorimin e marrjes se saj per 24 ore, duke perfshire sasine e ushqimit te konsumuar, menyrat e ngrenies, sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme qe sherbejne si indikator per te percaktuar ne menyre te sakte ku duhet te nderhyhet per ndryshimin e dietes.
  6. 6. GJENDJA E KARIESIT NE ZGAVREN E GOJES• Percaktohet nga: – Numri i dhembeve te prishur (prishjet e reja) – Numri i dhembeve te mbushur (qe jane bere me pare) – Numri i dhebeve te hequr (shkaqet e heqjes se tyre) – Thellesia e prishjeve ne indet smalt/dentine. PERDORIMI I FLUORUREVE• Bazohet ne ne menyrat e marrjes se fluorit si nga uji i pijshem, nga perdorimi i pastes se dhembeve me fluor, i xheleve fluorike si dhe i shpelaresve te gojes. VLERESIMI I PESHTYMES (HYPOSALIVACION)• Per te percaktuar riskun per karies duhet vleresuar sasia e peshtymes se pastimuluar. Morfologjia e siperfaqet pertypese: Gropezat dhe fisura ne dhemballet e sapo dala jane vende retentive per vendosjen e pllakes dhembore duke favorizuar risk te shtuar per karies. Ngarkesa bakteriale si tregues i riskut per karies: p.sh vleresimi i Streptokokeve mutans ne pershtymen e pastimuluar sherben si tregues i riskut per karies.
  7. 7. TESTIMI I NIVELIT TE SASISE SE PESHTYMES• Roli i testimit te peshtymes ne vleresimin e rrezikut per karies eshte shume e rendesishme, ku sasia e paket e peshtymes dhe goje teper e thate ka te beje me semundje kronike.• Kserostomia, hipofunksioni i gjendres se peshtymes shoqerohet me shtim te numrit te dhembeve te prishur.• Niveli mesatar i qarkullimit te peshtymes eshte 0.4ml/min.• Hipofunksioni i gjendres se peshtymes diagnostifikohet ateher kur niveli i qarkullimit te peshtymes se pastimuluar eshte me i ulet se 0.2ml/min.• Kapaciteti buferik percaktohet me ane te analizave kolorometrike te cilat tregojne pH e peshtymes kur ajo ka kapacitet buferik: – Te ulet (pH acid), – Te moderuar (pH neutral) – Te larte (pH bazik)
  8. 8. Strategjite preventive bazuar ne riskun e kariesit• Strategjite e parandalimit te kariesit jane: 1. Kujdesi i zgavres se gojes 2. Perdorimi lokal ose i pergjithshem i kriperave te fluorit 3. Modifikimi Dietes 4. Perdorimi silanteve KUJDESI I ZGAVRES SE GOJES • Ka rendesi shume te madhe ne prevenimin e kariesit • Duhet te behet eleminimi i pllakes dhembore nepermjet furcimit te kujdesshem te dhembeve, perdorimit te flosit per pastrimin e hapesirave nderdhembore si dhe perdorimin e shpelarsave te gojes me permbajtje fluori. • ADA rekomandon perdorimin e pastave terapeutike te fluorit me perberje te : fluorur natriumit, monofluorfosfat natriumit dhe fluorur staniumit qe ndikojne ne uljen e prekshmerise se dhembeve nga kariesi ne mase 17 – 35% ku limitojne demineralizimin e smaltit dhe nxisin procesin e remineralizimit te indeve te forta te dhembeve.
  9. 9. • Si dhe disa pasta dhembesh me veti antibakteriale ne saje te permbajtjes se triklosanit, ndikojne ne parandalimin e inflamacionit te gingivave.• Perdorimi i shpelarsave: me tretesire fluorur natriumi 0.05% jane shume efikas kur perdoren tek femijet mbi moshen 5 vjec qe paraqesin rrezik te mesem dhe te larte te kariesit. Goja duhet te shpelahet per 30 sekonda dhe nga ky trajtim ndikon ne uljen e kariesit ne masen nga 30 – 50%. PERDORIMI LOKAL DHE I PERGJITHSHEM I FLUORIT• Xhelet Fluorike: – Perdoren ne pacientet me rrezik te moderuar dhe te larte te kariesit. – GelKam dhe OmniGel: perdoren te individet me hiperndjeshmeri dentinare, ne saje te depozitimit te fluorfosfatit te staniumit ne brendi te tubulave dentinare. – Per te ulur ndjeshmerin e rrenjeve te zbuluara perdoret xhel qe permbane : 0.4% SnF2 si dhe xhel (dentine block). – Pacienti duhet te mos e gelltise xhelin dhe te mos e shpelaje gojen me uje menjehere mbas perdorimit te xhelit.
  10. 10. • Varnishet fluorike: perdoren ne stadin sekondare te prevenimit te kariesit per remineralizimin e prishjeve te hershme.• Shtesat e komponimeve fluorike qe perdoren nga vete pacienti: – Marrja e rregullt e fluorit ne ujin e pijshem ndikon ne uljen e semundshmerise karioze ne masen nga 11 – 80%. Sasia e fluorit ne ujin e pijshem Mosha <0.3ppm 0,3 – 0.6 ppm >0.6ppm Deri 6 muaj --- ---- ---- 6muaj-3vjec 0.25mgF ---- ---- 3 – 6 vjec 0.5mgF 0.25mgF ---- 6 – 16 vjec 1.0mgF 0.5mgF ----• Tabletat: duhet te pertypen per 30 sekonda te formojne nje emulsion me peshtymen dhe te gelltiten ( ku fluori pastaj perthithet ne rruge te pergjithshme te organizmit)
  11. 11. PERDORIMI I ANTIMIKROBIKEVE:• Eshte nje metode ndihmese per prevenimin e kariesit.• Perdoret Chlorhexidine gluconate per te ndikuar ne floren mikrobike te gojes, por perdorimi i tij ka dhe ane negative si ne ngjyrosjen e dhembeve ashtu dhe ne ndryshimin e shijes se gojes.• Perdorimi: shplahet goja dy here ne dite me 0.5 oz (oz=25ml) per 30 sek per nje periudh kohore 30 dite cdo 3 muaj.• Ksilitoli: eshte nje alkool me 5 atome karbon qe nuk metabolizohet nga bakteriet acidformuese te pllakes dhembore, dhe ndikon ne remineralizimin e smaltit te demineralizuar per faktin se ai lidhet me jonet e kalciumit.• Sorbitoli: eshte nje substance qe ndodhet me shume ne fruta. Gjithashtu kemi edhe camcakezat me sorbitol dhe ksilitol qe ndikojne ne rritjen e stimulimit te peshtymes dhe ne pH e pllakes dhembore.
  12. 12. MODIFIKIMI DIETES• Duhet te eleminohet perdorimi i karbohidrateve te fermentueshme dhe ushqimveve te sheqerosura ndermjet vakteve te ngrenies te cilat ulin pH e pllakes ne 5.5 per 30 minuta, si dhe te percaktohet marrja e rregullt te lendeve ushqyese si proteina, vitamina dhe yndyrnave.• Ushqimet antikariogjene: jane ato qe prevenojne aktivitetin kariogjenik te produkteve acide.• Ushqimet kariostatike: jane ato qe nuk metabolizohen nga bakteriet e pllakes dhe nuk ndikojne ne pH e peshtymes. PERDORIMI I SILANTEVE• Eshte nje mase parandaluese shume e rendesishme qe mbron siperfaqet e dhembeve nga prishjet.• Molaret e pare te perhereshme duhet te silanohen ne moshen 6-7vjec si dhe molaret e dyte te perhershem duhet te silanohen menjeher ne moshen 12-13 vjec pas daljes se tyre.
  13. 13. Prevencioni bazuar ne riskun e kariesit• Risku i ulur i kariesit – Fokusohet ne higjenen e gojes. – Duhet vleresuar larja e dhembeve me pasta me fluor, perdorimi i ujit te fluorizuar si dhe nje diete e pershtatshme.• Risku i moderuara i kariesit – Cdo 6 muaj duhet te behet rivleresimi per nje higjene te mire te gojes dhe nje diet te pershtatshme. – Duhet te behet: aplikimi lokal i fluorureve, kontrolli i pllakes dhembore pas larjes se dhembeve dhe perdorimi i flosit te dhembeve.• Risku i larte i kariesit – Kur cdo individ ka me shume se 4 dhembe te prishur. – Duhet te behet: Trajtimi profilaktik nepermjet dekontaminimit te siperfaqeve dhembore nga germet patogjene si dhe duhet te vleresohen faktore te tjere si : dieta jo e pershtatshme dhe medikamentet qe pakesojne fluksin e peshtymes.

×