SIGURIA NACIONALEProf.Dr. Mirsad D. Abazoviq      PRISHTINË 2006       FSK/S – 05/06
HyrjeKy tekst i dedikohet edukimit nga fusha e sigurisë kombëtare. Epërbëjnë dy pjesë kompatibile, të pandara. Këto pjesë ...
1Shembull tjetër karakteristik janë marrëdhëniet të të drejtave të njeriudhe lirive, nga njëra anë dhe punës së shërbimit ...
2drejtat e individit apo të grupit në mënyrë që eventualisht tëparandalohet aktiviteti i tyre i cili rrezikon të drejtat f...
3shërbehemi me kundrim të thjeshtë të ligjit. Sipas këtij vështrimi, ligjiështë “rrjetë e merimangës, me të cilën kapen mi...
4është e mundur të evitohet përmes shfrytëzimit racional të resursevenatyrore, duke pamundësuar importin e prodhimeve dobi...
5tonë. Sekret zyrtar konsiderohen ato të dhëna që kanë rëndësi më tëmadhe për ndonjë shërbim, për funksionimin e tij. Fshe...
6Pothuajse të njëjtën gjë e thotë edhe një historian për Osterin, shefine Sektorit Z. që domethënë vetë shtabit kryesor të...
7mjaftueshme ose e zhdukjes së tij, ose e rënies në varësi tësubjekteve të tjera ndërkombëtare, respektivisht do të humbis...
8angleze state, spanjolle estado, gjermane Staat etj. Ështëkaraktersitike se këto terma që shprehin dallimin e qartë tëorg...
9Termi shtet përdoret me kuptime të ndryshme. Në kuptimin e ngushtë,me nocionin shtet nënkuptohet vetë aparati shtetëror –...
10garën ekonomike janë vënë në pozitë varshmërie materiale. Rrethkëtij shndërrimit të barazisë së dikurshme fisnore në diç...
11burokracia shtetërore. Burokracia si substrat social themelor i shtetit,me pozitën e vet shoqërore dhe me aspiratat e ve...
12shoqërore dhe të aktivitetit të vet, shteti vendos kufijtë ekeqpërdorimit të forcës shoqërore. Këto norma paraqesin mbës...
13rregullimit shtetëror ka dominuar gjatë tërë historisë, gjithnjë deri terevolucionet e mëdha borgjeze, kurse në disa pje...
14dhe kufi i sovranitetit, apo nën përgjegjësinë e shtetit. Ai ështëambient shoqërorë-ekonomik që ushtron ndikim në histor...
15qëllim që të mirëmbahet kufiri ngriten të ashtuquajturat komisionet epërziera kufitare të shteteve fqinje. Shënjimi i ku...
16c) Bllokimi i bregdetit dhe limaneve nga ana e shtetit tjetër ose tëshumë shteteve, apo të forcave të tyre të armatosura...
17        armatosura i konsideron edhe ata qytetarë, të cilët individualisht apo        në grup i janë kundërvënë agresori...
18-          Si gjendje e sigurisë, në mbështetje të dhënave mbi aktivitetin e    bartësve të veprimtarisë rrezikuese kund...
19del se detyrë kryesore dhe qëllim i këtyre organeve shtetërore zbulimidhe pamundësimi i të gjitha aktiviteteve që janë t...
20    ngjashmëri. Në shtetet socialiste, ato shërbime janë në përbërje të    organeve të punëve të brendshme ose në përbër...
21    Shërbimet e sigurisë ofrojnë elemente për gjendje sigurie shteteve dhe    organeve tjera të cilat kryejnë vlerësimin...
22absolutizëm në këtë. Me fjalë tjera, ekzistenca kombëtare nuk lidhetgjithmonë dhe detyrimisht me mbijetesën e shtetit. Ë...
23    shumëfishta – nga emocionale, ekonomike dhe në përgjithësi sociale. Ky    “rrezikim” i brendshëm i integritetit terr...
24të afta për zbulimin e metodave, formave dhe veprimeve të rrezikimit, si dhebartësit e këtyre veprimeve, pa marrë parasy...
25    Politika e sigurisë    Në frymën e qëndrimeve të më larta, politika e sigurisë duhet të ofrojë    përgjigje ndaj pye...
26    kryerjen e obligimeve në fushën e sigurisë. Masa e sigurimit realizohet me    aprovimin e akteve ligjore dhe akteve ...
27    ndërtuar dhe efikas të sigurisë kombëtare (shtetërore). Sipas shumicës së    autorëve, strukturat e sigurisë, e kësh...
28Siguria në marrëdhëniet ndërkombëtareZhvillimi i bashkësisë ndërkombëtare, e cila përbëhet nga subjektet(shtetet), plotë...
29nënkupton stabilitetin shoqëror dhe politik, ndërsa në lidhje me aspektinndërkombëtar, theksi vihet në përforcimin e sig...
30Fusha e studimeve ndërkombëtare të sigurisë është paraqitur gjatë Luftës sëDytë Botërore ose menjëherë pas saj dhe si e ...
31     b) në anën tjetër ishte dimensioni i thellimit, ku hulumtohej nëse lëndë e     kërcënimit të sigurisë ishin edhe fa...
32e)          sektori i mjedisit jetësor     Koncepti i komplekseve rajonale thekson rëndësinë e nivelit rajonal në     an...
33   Sipas teorive bashkëkohore, çdo gjë në shoqëri, shtet apo mes shteteve   mund të bëhet çështje e sigurisë gjatë proce...
34“Publiku” është subjekt i cili duhet të bindet në ekzistimin e kërcënimit.Kur flitet për sigurinë kombëtare në shoqëritë...
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Siguria nacionale
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Siguria nacionale

8,676 views

Published on

Published in: Education
1 Comment
1 Like
Statistics
Notes
No Downloads
Views
Total views
8,676
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
8
Actions
Shares
0
Downloads
131
Comments
1
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Siguria nacionale

  1. 1. SIGURIA NACIONALEProf.Dr. Mirsad D. Abazoviq PRISHTINË 2006 FSK/S – 05/06
  2. 2. HyrjeKy tekst i dedikohet edukimit nga fusha e sigurisë kombëtare. Epërbëjnë dy pjesë kompatibile, të pandara. Këto pjesë mund tëkonsultohen edhe veç e veç, por vetëm përmes percepcionit interaktivmund të arrihet njohuri adekuate për sigurinë kombëtare. Pjesët për tëcilat bëhet fjalë janë: Siguria kombëtare dhe Glosari (Fjalori). Ekzistonnevoja që pak më shumë, pikërisht në këtë hyrje të thuhet më shumësi mund të përdoret Glosari.Në Glosar janë paraqitur nocionet themelore (kategoritë) të cilat janëtë pashmangshme për studimin dhe të kuptuarit e fenomenit tëmbrojtjes së shtetit, dhe që pasqyrohen përmes punës dhe aktivitetittë shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, si dhe të formave tëtjera të organizimit dhe të institucioneve të sigurisë, që në mënyrësintetizuese quhen – siguria kombëtare. Me këtë rast nuk do tëndalem në shpjegimin e këtyre koncepteve nga aspekti i kuptimit tëtyre për akceptimin e sigurisë kombëtare, respektivisht mbrojtjes sërendit kushtetues të një shteti sovran. Në të vërtetë, secili ngakonceptet e përmendura (kategoritë) është në lidhje të drejtpërdrejtme çdo organizim shtetëror të kohës moderne dhe pa njohjen e tyrenuk do të jetë e mundur të kuptohet esenca dhe logjika e brendshmee veprimtarisë të cilën e emërtojmë si – siguri kombëtare.Bie fjala, nëse marrim termin – censura, ashtu siç është paraqitur nëkëtë Glosar, nëse nuk e akceptojmë në mënyrë specifike, do të ishtevetëm një konstatim i zhveshur i etimologjisë dhe shprehjes materialetë këtij nocioni. Por, nëse zhvillohet ndonjë aktivitet informativkundrejt ndonjë shteti në të cilin për çfarëdo arsye censura ështëgjendje “normale” e gjërave, atëherë ky fakt i shpie ekspertët dhespecialistët që kundrejt saj të orientojnë veprimtarinë e tyre;respektivisht nuk dot ndërmerren masat e njëjta ndaj atij “objekti”(shteti) si ndaj atij që nuk i nënshtrohet censurës, qoftë në kuptim tëngushtë apo të gjerë. Për shembull ndaj një shteti në cilin ekzistoncensura, nuk mund të aplikohen parimet e pasimit të informatave dhedezinformata pa vështirësi të mëdha e kjo ndër të tjera do të thotë seduhet të gjenden modalitetet për të ndikuar në opinionin e atjeshëmpublik (por edhe në shërbimet e tij të informimit), gjithsesi do të jenëtë ndryshme nga ato që mund të aplikohen po me këtë qëllim ndajvendit në të cilin nuk ka censurë.
  3. 3. 1Shembull tjetër karakteristik janë marrëdhëniet të të drejtave të njeriudhe lirive, nga njëra anë dhe punës së shërbimit të sigurimit nga anatjetër. Sipas kushtetutave të pothuajse të të gjitha shteteve, të drejtatdhe liritë e gjithëpranushme të njeriut janë të garantuara, qëpërfshijnë edhe të drejtën në fshehtësinë e komunikimit (telefoni,faksi, interneti, letrat, bisedat e drejtpërdrejta etj). Ndërkaq, po mëkëto kushtetuta (të përpunuara përmes ligjeve dhe akteve nënligjore)legalizohet ekzistimi edhe veprimtaria e organeve të specializuara tësigurisë kombëtare (zbulimi dhe kundërzbulimi) që kanë të drejtë p.sh.përgjimin e fshehtë (të mjeteve të komunikimit, në hapësira të hapuradhe të mbyllura), “kapjen” e fshehtë të fakseve, hakerimin ekompjuterëve, kontrollin e fshehtë të letrave, ndjekjen e fshehtë tëdokumentimit fonologjik dhe fotografik etj. Në dukje të parë kjo ështëinkompatibilitet elementar me dispozitat kushtetuese. Kjo vërtetë dotë ishte kështu (që do të thotë se ekziston inkompatibiliteti), sikur kyfenomen të shikohej nga aspekti formal. Mirëpo, esenca është krejtndryshe. Të drejtat e njeriut dhe liritë janë kategori universale. Por,këto të drejta të ndonjë individi ose grupi, apo të ndonjë organizate,mund të “sulmohen”, madje edhe të pezullohen nëse veprimtaria etyre është e drejtuar pikërisht tek rrezikimi i të drejtave themelore tënjeriut dhe të lirive të shumicës së qytetarëve.Kjo në mënyrë shembullore është e dukshme në rastet e terrorizmit,shpërndarjes së drogës, proliferimit (tregtimi ilegal me armët atomikedhe biokimike ose me elementet e tyre), tregtia jolegale me armëkonvencionale etj. Të gjitha këto janë dukuri që në vazhdimësikërcënojnë mbarë njerëzimin dhe jetën e tyre të qetë dhe tëshëndoshë. Pra ato janë të drejtuara faktikisht kundër lirive dhe tëdrejtave të qytetarëve në kuptimin më të gjerë të fjalës. Gjithsesiështë më mirë të suspendohet (pra jo t’i merret) ndonjë e drejtëindividit, sesa që e drejta e tij formale të jetë fatale për një numër tëpakufizuar njerëzish. Do ta shpjegoj këtë në rastin e terrorizmit.Ndonjë terrorist ose grup terroristësh e ka si qëllim të ngushtë të bëjëatentat ndaj një personi ose disa personave kundërshtar politik –përdorin mjete me fuqi të madhe shkatërruese (mina, bomba,eksplozive me efekte të mëdha shkatërruese) në mënyrë që të jenë tësigurt se aksioni i tyre do ketë efekt të plotë. Por në këtë aksion, qësipas rregullës është ilegal dhe jolegal, madje jocivilizues, është krejt emundur ta pësojnë shumë njerëz krejt të pafajshëm. Karakteristikështë rasti i aktivizimit i të ashtuquajturave autobomba, në lagjet medendësi të madhe të popullsisë ose në objekte ku janë të pranishëmshumë njerëz, siç janë shtëpitë e mallrave, stadiumet, metrotë etj. Nëraste të këtilla duhet suspenduar madje edhe mohuar liritë dhe të
  4. 4. 2drejtat e individit apo të grupit në mënyrë që eventualisht tëparandalohet aktiviteti i tyre i cili rrezikon të drejtat faktike tëqytetarëve të pafajshëm, veçmas civilëve. Është e qartë se në këtërast nuk ekziston ndonjë inkompatibilitet kushtetues apo ligjor.Nga ana tjetër, shtetet shpesh ndërmarrin kufizime të disa të lirive dhetë drejtave për arsye të sigurisë kombëtare (shtetërore), si njëra ngabazat e klauzolave restriktive me të cilat mundësohen kufizimetfakultative. Ta zëmë, në Austri, ligjet me të cilat ndalohet çfarëdoveprimtarie për riafirmimin e nacionalsocializmit (nacizmit), nga fushae të drejtës për grupim, mund të konsiderohen kufizime të lejueshmenga aspekti i sigurisë kombëtare (shtetërore).Edhe mbrojtja sigurisë publike (public safety) është shumë e afërt membrojtjen e sigurisë kombëtare (shtetërore) dhe është vështirë tëndahet konceptualisht. Klauzolat restriktive në këtë fushë më sëshpeshti definohen si kufizime “për interes të sigurisë kombëtare dhepublike”.Në parim, edhe siguria kombëtare dhe ajo publike kanë të bëjnë memasat e lejueshme të cilat pushtetet legale mund të ndërmarrinkundrejt lirive dhe të drejtave me qëllim të mbrojtjes së sigurisështetërore. Kështu, bie fjala, liria e të shprehurit në KonventënEvropiane, ndër të tjera, mund të kufizohet në interes të “integritetitterritorial ose të sigurisë publike”, me çka është vërë e ditur qartë sesa janë të ndërthurura konceptet e sigurisë kombëtare (shtetërore)dhe publike.Disa liri dhe të drejta (publik orden), në kontekst të kësaj që u tha,mund të kufizohen me qëllim të ruajtjes së rendit kushtetues, meqëllim të funksionimit të çdo shteti bashkëkohor demokratik.Shpesh do të ndeshemi me konceptet siç janë burokracia, ligji,ligjshmëria, pushteti, ushtrimi i pushtetit, kontrolli shoqëror i pushtetitetj. Të shikohen në mënyrë formale, do të thotë të mos kuptohetesenca e tyre nga aspekti i ndërveprimit dhe kontekstualitetit. Çdoshtet demokratik, ndër të tjera, funksionon mbi parimet e sundimit tësë drejtës. Ndërsa sundimi i së drejtës nuk është asgjë tjetër, posrespektimit strikt dhe pa asnjë kushtëzim si dhe zbatimit në praktikëtë ligjeve të miratuara në kushte demokratike dhe në kushtetshoqërore të kontrollueshme. Mirëpo, edhe në të ashtuquajturat shtetemë demokratike, ekziston tendenca e majorizimit, apo prirja përpërvetësimin e privilegjeve të disave ndaj të tjerëve. Me këtë rast le të
  5. 5. 3shërbehemi me kundrim të thjeshtë të ligjit. Sipas këtij vështrimi, ligjiështë “rrjetë e merimangës, me të cilën kapen mizat e vogla, kursebrumbulli kalon nëpër të pa asnjë vështirësi”. Ose edhe një,“burokratët janë ata që u përkulen pushteteve, kurse “përpushin”popullin”.Pra, mund të ketë ligje të cilët janë miratuar në kushtet e demokracisësë plotë, por zbatimi i tyre mund të rrënohet dukshëm në kuptim tëdiferencimit të qytetarëve në ata që i zbatojnë ligjet në mënyrë striktedhe në ata që (në kushtet e të qenit të barabartë para ligjit), janë “mëtë barabartë” se të tjerët. Kjo situatë, që zakonisht është pasojë edemokracisë së vetëshpallur dhe të preferencës së voluntarizmit dheelitizmit, mund të sjellë pasoja të paparashikueshme në një shoqëriose në një shtet, që, në fund të fundit, si konsekuencë përfundimtare,mund të sjellë parakushtet për destabilizim të brendshëm, të ndasivetë ndryshme, mosbesimin tek institucionet etj., kurse si pasojëpërfundimtare është e mundur të shfaqet padëgjueshmëria qytetare,rezistenca pasive, turbullirat sociale të përmasave të mëdha, deri tepërnbysja eventuale. Shteti, në të cilin janë të pranishme tendencatdhe fenomenet e këtilla nuk është stabil as si subjekt ndërkombëtar.Për ata që janë më pak të informuar, mund të paraqitet si dilemëpërse këtu trajtohen çështje nga fusha e ekologjisë dhe të mbrojtjessë ambientit. Por, nëse nisemi nga ajo se siguria shtetërorerespektivisht politika e sigurisë së çdo shteti pa asnjë mëdyshjeinvolvon edhe një faktor të rëndësishëm, e kjo është cilësia jetës sëqytetarëve, atëherë përgjigjen e kemi dhënë.Në të vërtetë, cilësia e jetës së qytetarëve të një shteti është kategorishumështresore, për të cilën do të bëhet fjalë më vonë. Pikë qendroree vështrimit të cilësisë së jetës së qytetarëve është standardi personal,shoqëror dhe i përgjithshëm. Thënë më thjeshtë, shëndeti i popullsisëështë parakusht themelor për jetë të lumtur dhe të qetë të njerëzve.Mirëpo, shëndeti nuk është vetëm mungesa e sëmundjeve dhe nukmund të trajtohet si fenomen vetëm medicinal. Një ambient ishëndoshë në kuptimin ekologjik është parakusht themelor përzhvillimin e drejtpeshuar psikofizik të njeriut, kurse njësitë edrejtpeshuara psikofizike, në kuptim të ndikimit të jashtëm objektivë,nënkuptojnë shëndetin e krejt popullsisë. Dhe, nëse shteti përmesmekanizmave të tij nuk i kushton kujdes për këta faktorë të jashtëmqë ndikojnë në cilësinë e jetës (në këtë rast ambienti i shëndoshë dheekosistemi sa më pak i rrënuar), po aq më pak i mbron “vartësit” e vetdhe për ta paraqet një barrë plotësuese dhe rreth armiqësor. E kjo
  6. 6. 4është e mundur të evitohet përmes shfrytëzimit racional të resursevenatyrore, duke pamundësuar importin e prodhimeve dobiprurëse apotë transferit të të ashtuquajturave teknologji të vjetruara, pengimitefikas të degradimit të pyjeve, të tokës bujqësore, të ajrit, tëlumenjve, të burimeve dhe të rezervave të ujit të pushëm, dhe tëngjashme.FshehtësiaÇdo gjë është fshehtësi dhe asgjë nuk është fshehtësi. Në të vërtetë,çka është fshehtësi në marrëdhëniet shoqërore? Vetë nocioni ifshehtësisë ka kuptim të ngushtë dhe të gjerë. Në kuptim të gjerë,fshehtësi quhet çdo gjë që nuk është e njohur (fshehtësia e gjithësisë,të thellësive të detit, të natyrës etj.). Në kuptim të ngushtë, fshehtësiaparaqitet në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e përbëjnë faktet (tëdhënat) të cilat individët, grupet e mëdha ose të vogla apo edheshtetet i mbajnë për vete, “i fshehin” nga të tjertë, nga opinioni. Kyështë edhe kuptimi etimologjik i nocionit – vjen nga fjala fshehje.Fshehja e fakteve dhe të dhënave të caktuara bëhet me qëllim tëmbrojtjes së ndonjë interesi dhe me qëllim që të arrihen qëllimet ecaktuara. Duhet ruajtur në këtë mënyrë vetëm interesat e veçanta, tëkundërta, veçmas ato antagoniste, që domethënë se fshehtësia sifenomen shoqëror është edhe kategori historike. Ajo është instrumenti marrëdhënieve ndërnjerëzore vetëm në shoqëritë e diferencuara, tështresëzuara dhe të ndara. Fshetësia mund të jetë më shumë ose mëpak e rëndësishme, varësisht nga rëndësia e fakteve që fshihen,respektivisht nga interesi që mbrohet përmes saj. Prandaj, varësishtnga ajo se interesat e kujt mbrohen, fshehtësitë ndahen në fshehtësitë individit, të grupit, të organizatës, të institucionit, të bashkësisë dhetë shtetit. Sipas natyrës së fakteve që fshihen, fshehtësia mund të jetëpersonale, private, e punës, ekonomike, ushtarake, zyrtare, shtetëroreetj. Ligjësia penale në shtetin e së drejtës mbron ato fshehtësi që kanërëndësi të veçantë për të, gjë që varet nga sistemi ekonomik dheshoqëror i çdo vendi. Prandaj në disa shtete fshehtësia e fakteve ështëmë e gjerë, kurse në disa të tjera më e ngushtë. Fshehtësinë osesekretin shtetëror e përbëjnë ato dokumente ose të dhëna ruajtja e tëcilave është me interes politik ose ekonomik të një shteti, ose përsigurinë dhe mbrojtjen e tij. Sekretin ushtarak e përbëjnë të dhënat tëcilat me ligj, me urdhër të eprorit ose institucionit ushtarak, ose mendonjë rregullativë tjetër janë shpallur fshehtësi ushtarake, sikundëredhe të gjitha të dhënat që kanë rëndësi për forcat ushtarake të vendit
  7. 7. 5tonë. Sekret zyrtar konsiderohen ato të dhëna që kanë rëndësi më tëmadhe për ndonjë shërbim, për funksionimin e tij. Fshehtësinë epunës e përbëjnë të gjitha të dhënat ekonomike, zbulimi i të cilave dotë shkaktonte pasoja të rënda për ekonominë. Fshehtësinëprofesionale e përbëjnë të dhënat të cilat personat e caktuar(avokatët, mjekët, dadot etj.) i marrin në dijeni nga qytetarët gjatëkryerjes së punëve të tyre, nëse këto të dhëna për qytetarët paraqesinfshehtësi personale dhe nëse ata janë të interesuar që të dhënat e tyretë fshehta të mos zbulohen. Këto të drejta janë mbrojtje nga rrezikuqë në SHBA i ka përcaktuar sociologu Pakard, në mënyrë që shoqëriamoderne industriale dhe konsumit mos të kthehet në “shoqëri tëzhveshur”, që domethënë në një ambient të tjetërsuar.SentencatPara se të thuhet çfarë do qoftë rreth çështjeve të sigurisë, dheveçmas të sigurisë kombëtare, është e domosdoshme të theksojmëdisa pika rreth asaj që qëndron jashtë trajtimeve teorike, por qëpërbën në brendi të sigurisë së veprimtari konkrete. Ndoshta lidhur mekëtë më indikative është thënia e Hegelit se “Qëllimi i arsyetonmjetet”. Në këtë kuptim mund të kundrojmë edhe mësimin qendror tëMakiavelit, i cili konsiston në sa vijon: “Kur vetë siguria e shtetit varetnga vendimi që duhet marrë, nuk guxon të të lejohet që t’ia marrinanën shqyrtimet për të drejtën ose të padrejtën, njerëzores osejonjerëzores, famës ose turpit. T’i lëmë me një anë të gjitha këtoshqyrtime; vetëm një ka rëndësi: Si të shpëtohet jeta dhe liria evendit?Këto qëndrime janë bazë për atë veprimtari të padukshme, e cila ështëana praktike e aktivitetit të subjekteve që janë të ngarkuara me punëne sigurisë në të gjitha nivelet. Merret vesh, bëhet fjalë për punët ezbulimit dhe të kundërzbulimit në luftë dhe në paqe.Kështu Winston S.Churchill vëren: “Në sferat e larta të punës zbuluesefaktet kanë qenë të barabarta me fiksionet më fantastike të romanevedhe melodramave. Ngatërresë mbi ngatërresë, tradhti mbi tradhtinë,mashtrim dhe mashtrim i dyfishtë, agjent i vërtetë, agjent i rrejshëm,ari dhe çeliku, bombë, thikë dhe skuadër pushkatimi – të gjitha këtokanë qenë të ngatërruara në mënyrë të pabesueshme, por që kanëekzistuar me të vërtetë. Shefi dhe oficerët e lartë të shërbimit sekretkanë lëvizur nëpër këto labirinte të nëndheshme dhe e kanë bërëpunën e tyre me pasion të heshtur dhe pa asnjë fjalë.”
  8. 8. 6Pothuajse të njëjtën gjë e thotë edhe një historian për Osterin, shefine Sektorit Z. që domethënë vetë shtabit kryesor të Abvehrit dhe tëarkivit kryesor të Abvherit në Gjermaninë naziste. Do të sjell vetëmnjë insert nga ky rrëfim. “Ka qenë krejt e zakonshme që atje tëshohësh gjërat më të çuditshme, rrobat më të larme dhe pamjet më tëllojllojshme. Ai që është marrë me punë të tilla, është dashur të ketëshumë fytyra, ose vetëm njërën, por të pakapshme. E djathta kurrënuk ka guxuar të dijë se çfarë synon e majta. Esenca ka qëndruar nëlojën e rrezikshme, rolet kanë qenë jeta dhe vdekja, ndërsa detyrë epërditshme: të kapësh dhe të mos jesh i kapur. Osteri, i cili shpeshështë sjellë nëpër cep të humnerës, me vite të tëra ka vepruar në njëatmosferë të këtillë joreale. Ai që ka mundur ta shohë, doemos qëështë dridhur nga kjo shkathtësi, aq më tepër nëse e ka ditur se Osteripunon për të dy anët në të njëjtën kohë – për regjimin dhe opozitën.Ka pasur në dispozicion katër linja të fshehta telefonike, kështu që kaqenë një përjetim fantastik kur e shihje tek fliste me katër agjentë tëpadukshëm, duke iu dhënë udhëzime krejt të kundërta – pa i lëvizursyri. Dhe të gjitha këto në një atmosferë ku nuk mund të dallohejtradhtia nga spiunimi”.Siguria kombëtareBota bashkëkohore, në rrafsh të përgjithshëm ose konkret, sotfunksionon mbi parimet e integrimit dhe dezintegrimit, të bashkimitdhe të ndarjes, të lidhjeve të interesit por edhe të përplasjeve sipasinteresit. Asgjë nuk është fikse dhe pothuajse asgjë nuk mund tëkundrohet në kuptim statik, por është e domosdoshme të pranohetrealiteti i dinamizmit në të gjitha marrëdhëniet në botënbashkëkohore. Kuptohet, edhe integrimet dhe dezintegrimet kalojnënëpër faza të rëndësishme dhe shkaktojnë ndonjëherë rrethanaradikalisht të reja në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetevenë nivelin rajonal, kontinental ose botëror. Këto procese janë normalepër shkallën e tashme të zhvillimit të civilizimit, duke marrë para syshshkallën e zhvillimit teknologjik dhe të ekspansionit të kapitalit, i cilinuk duron asnjë shtrëngesë apo inhibicion brenda një rrethi tëmbyllur. Sot as që mund të merret me mend që shtetet të sillen sipasparimit të vetëmjaftueshmërisë, robinsonizmit ose të vetëizolimitklasik pothuajse në asnjë sferë të veprimtarive shoqërore. Në kushtete zhvillimit të nduarduarshmërisë informative, çdo vetëmjaftueshmërieventuale e ndonjë shteti do ta çonte atë në atrofizim të plotë ose nëprapambetje të pakthyeshme, që do të ishte parashenjë e
  9. 9. 7mjaftueshme ose e zhdukjes së tij, ose e rënies në varësi tësubjekteve të tjera ndërkombëtare, respektivisht do të humbistemundësinë që të jetë subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhepërkundër kësaj, do të bëhej objekt manipulimi dhe si i tillë nuk do tëishte kuadër adekuat për interesat e qytetarëve nga aspekti ikërkesave dhe arritjeve të nivelit të tanishëm të civilizimit.Në këtë kontekst diferencohen disa drejtime të veprimeve tëmundshme të çdo shteti veç e veç, që gjithsesi është i kushtëzuar menivelin e zhvillimit të përgjithshëm, të pozicionimit në në kuptimingjeopolitik dhe gjeostrategjik, si dhe të tendencave në kuadër tëpolitikës së brendshme dhe të jashtme. Pra, diferencohen strategjiadhe taktika, integrimi ose dezintegrimi, globalizmi ose izolacionizmi sikontrapunkt, ekzistenca dhe koekzistenca, vetëmbajtja, anticpimi icaqeve, sovraniteti i plotë dhe “bashkimi” i disa segmenteve tësovranitetit me subjekte të tjera, predestinimi eventual i caqeve etj.Në të gjitha këto procese, siguria respektivisht siguria e çdo shtetiështë faktor i patejkalueshëm i qëndrueshmërisë së tij, funksionimit,ekzistimit dhe koekzistimit me shtete të tjera, me institucionetndërkombëtare, përfshirë edhe lidhjet bilaterale, trilaterale ose të tjeramë shtetet përkatëse në nivelin rajonal, kontinental ose global.Para se të nis përpunimin struktural të elementeve më kryesorë tësigurisë kombëtare, është e nevojshme të theksohen disa standardedhe pika të njohura rreth sigurisë së një shteti në përgjithësiShteti dhe niveli më i lartë rrezikimitQë të mund të flitet për sigurinë kombëtare, është e nevojshme tëdimë se çka është shteti dhe cilat janë rreziqet e sigurisë që asaj ikërcënohen. Në këtë kuptim, kur është puna te rreziqet e sigurisë, dotë bëhet fjalë për kërcënimin më të madh, e ky është agresioni. Nëkapituj të tjerë do të flitet për modalitete të tjera të rrezikut dhe tëkërcënimit.Shteti është forma bazë dhe më e rëndësishme e organizimit të çdoshoqëria klasore. Në gjuhët sllave fjala shtet (država) vjen ngasllavishtja e vjetër “držati”, që domethënë të mbash diçka, që bën tëditur kuptimin patrimoniak të origjinës së vetë kuptimit: shteti është aiterritor me banorët e saj, të cilën sundimtari e mban nën sundimin evet si një pronë të tij. Në shumicën e gjuhëve të tjera (edhe në shqip)emërtimi për shtetin vjen nga latinishtja status (nga konteksti statusrei Romanae). E tillë është rrënja e fjalës frënge etat, italiane stato,
  10. 10. 8angleze state, spanjolle estado, gjermane Staat etj. Ështëkaraktersitike se këto terma që shprehin dallimin e qartë tëorganizimit shtetëror nga prona feudale apo të shoqërisë në kuptimmë të gjerë të fjalës paraqiten relativisht vonë: vetëm nga fillimi ishekullit XVI. Ndarja e qartë e kuptimit të shtetit kohësisht përputhetme periudhën e formimit të organizimeve shtetërore moderne nëformën e monarkive absolute. Përgjatë një historie të gjatë tëzhvillimit teorik dhe të mendimi filozofik-shkencor për shoqërinë dhepolitikën, janë bërë shumë përpjekje të shpjegohet dhe të kuptohetorigjina dhe natyra e shtetit. Kanë ekzistuar dhe ekzistojnë shumëteori, të cilat shtetin e shikojnë si shtrirje kuantitative të organizimitfillestar të familjes dhe të fisit; teoritë për origjinën qiellore tëpushtetit shtetëror, të cilat veçmas kanë qenë të përhapura nëmesjetë; teoritë objektive-idealiste të cilat te shteti shohin sendërtimine frymës dhe idesë absolute, të shpirtit të popullit dhe njerëzimit,vlerat më të larta morale etj.; teoritë biologjiko-organike e shohin dhee shpjegojnë shtetin si organizëm të rendit më të lartë, organet e tëcilit kanë funksionin dhe marrëdhëniet të ngjashme me organet enjeriut dhe të qenieve të tjera të gjalla; teoritë e marrëveshjesshoqërore, të cilat kanë lulëzuar në shekujt XVII dhe XVIII si kritikëteorisë feudale për origjinën qiellore të shtetit. Teoritë e forcës nëvariantet e shumta moderne shpjegojnë origjinën dhe natyrën e shtetitme vetë aktet e organizimit të dhunës, pushtimit dhe nënshtrimit:grupet shoqërore të aftësuara më mirë për luftë (të armatosura mecilësi organizative ose luftarake) korrin fitore mbi grupet më të dobëtadhe organizojnë sundimin mbi ata, duke formuar kështu shtetin. Sotteoritë më të përhapura e trajtojnë shtetin si organizim që kryen njëfunksion të caktuar në kuadër të sistemit social, i cili edhe vetëparaqet një sistem të funksioneve komplementare dhe me varshmërireciproke. Njërën nga teoritë shkencore për shtetin e ka dhënë edheteoria marksiste (materializmi historik). Baza prej nga niset marksizminë këtë fushë qëndron në atë se shteti zë fill dhe zhvillohet si rezultat ikundërthënieve antagoniste shoqërore, të cilat nuk mund të zgjidhennë kuadër të rendit të këtillë shoqëror pa një organizim të veçantë tëdhunës në kuadër të shtetit. Shteti është forma themelore ekonstituimit të shoqërisë klasore, një organizim i veçantë i pushtetitpublik, funksioni kryesor i të cilit është ruajtja dhe zhvillimi i renditklasor, që domethënë të atyre marrëdhënieve prodhuese në të cilatmbështetet dominimi i klasës sunduese, ndërsa mjet themelor kapërdorimin ose kërcënimin me përdorim të mjeteve legjitime tëdhunës fizike.
  11. 11. 9Termi shtet përdoret me kuptime të ndryshme. Në kuptimin e ngushtë,me nocionin shtet nënkuptohet vetë aparati shtetëror – organizmihierarkik i përbërë prej bartësve individualë dhe kolektivë të pushtetitshtetëror dhe nga të gjithë nëpunësit dhe zyrtarët që hyjnë nëpërbërje të organeve të ndryshme të tij. Në këtë kuptim, shteti ështëkundërvënie drejtpërdrejtë shoqërisë mbi të cilën ushtrohet kypushtet. Por shteti është edhe subjekti themelor i marrëdhënievendërkombëtare. Me gjithë që vepron si forcë e jashtme e shoqërisëdhe qëndron mbi të, ai në fund të fundit është vetëm formë ekonstituimit të një shoqërie klasore, i pandarë prej saj. Duke marrëparasysh këtë, për shtetin mund të flitet edhe në kuptim më të gjerë.Në një rast të këtillë, me shtet nënkuptojmë shoqërinë e tërë tëpërfshirë në një organizim shtetëror, pra jo vetëm aparatin shtetëror,por edhe territorin dhe banorët që janë nën pushtetin e shtetit. Shtetiështë edhe fenomen historik. Ai lind kur zhvillimi i forcave prodhuesetë shoqërisë rrënon përfundimisht strukturën homogjene shoqërore tëbashkësive të para primitive. Zhvillimi i forcave prodhuese ështëmbështetur mbi ndarjen e punës e cila gjithashtu, nga ana e saj, kapasur rëndësi të madhe për zhvillimin e forcave prodhuese dhe përndryshime afatgjata në strukturën e shoqërisë dhe të organizimit tësaj të përgjithshëm. Nga këmbimi sporadik zhvillohen format epërhershme të lidhjeve ndërmjet punëve të ndryshme te fiset endryshme, kurse më vonë gjithnjë e më shumë edhe ndërmjetfamiljeve me lidhje të gjakut. Pikë e nisjes së çdo këmbimi ka qenë,merret vesh, ajo shkallë e punës prodhuese e cila ka mundësuar qëdisa prodhues të prodhojnë me punën e vet më shumë se ç’ kanënevojë për t’u mbajtur. Dhe, sapo këmbimi i tepricës së prodhimitështë bërë dukuri e përhershme, ka marrë fund edhe regullimi fisnor, icili ende nuk e ka njohur rregullimin shtetëror. Me tepricën e prodhimitdhe këmbimin nisin fenomenet paraqiten edhe fenomenet dhemarrëdhëniet të papajtueshme me rregullimin e bashkësisë së parfisnore – e këto janë pabarazia në posedimin e të mirave materialedhe eksploatimi i fuqisë së huaj punëtore, që domethënë përvetësim itepricës së krijuar me punën e tjetërkujt. Në luftë, pjesëtarët e zënërob të fiseve të tjera nuk vriten më, sepse shkalla e zhvillimit tëprodhimit mundëson që fuqia e tyre punëtore të shfrytëzohet. Ngarobërit e luftës bëhen robër të punës, të cilët me tepricën e punës sëtyre rrisin pasurinë materiale të atyre që i kanë zënë rob. Eksploatimi irobërve do të ndikojë në mënyrë shkatërruese në marrëdhëniet ebashkësisë fisnore. Në kushtet e pabarazisë materiale dhe të pasionitpër pasuri personale, robëria nuk ka mundur të mbetet e kufizuarvetëm në kapjen e personave të fiseve të tjera. Fat i njëjtë i gjen edheata përfaqësues të bashkësisë fisnore ngadhënjimtare, të cilët në
  12. 12. 10garën ekonomike janë vënë në pozitë varshmërie materiale. Rrethkëtij shndërrimit të barazisë së dikurshme fisnore në diçka krejt tëkundërt me të, më së miri flet institucioni i robërisë për shkak tëhuamarrjes, të cilin e njohin të gjithë shtetet e mesjetës, që ngambretëria e Kinës e deri te Perandoria romake. Kështu, zhvillimi iforcave prodhuese në kuadër të bashkësisë së parë ka shkaktuarndryshime radikale të marrëdhënieve prodhuese dhe bashkë me këtëedhe të marrëdhënieve dhe institucioneve të tjera. Pronësia epërbashkët fisnore mbi mjetet e punës u zëvendësua me pronënprivate, barazia e pjesëtarëve të bashkësive fisnore u zëvendësua mepabarazinë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, solidariteti i njerëzvenga i njëjti fis u zëvendësua me interesat e kundërta ndërmjet zotëriutdhe robërve. Shoqëria u nda në klasa antagoniste të shfrytëzuesvedhe të shfrytëzuarve. Ky është ai momenti kur në zhvillimin eshoqërisë në skenën e historisë, si nevojë objektive, paraqitet shteti.Për nga gjeneza e vet historike dhe për nga funksionet e vetathemelore shteti tashmë paraqet sendërtimin e një kundërthënieje tëpërhershme: ai, nga njëra anë, është përfaqësues formal i unitetitshoqëror, organizim që kryen një numër funksionesh të domosdoshmepër jetën shoqërore si një tërësi të organizuar. Nga ana tjetër, ai ështëorganizim i cili me mjetet e detyrimit dhe me instrumente të tjera qëka në dispozicion siguron kushtet e përgjithshme për funksionimin dhembajtjen e një rendi të caktuar. Në këtë kuptim, ai është përfaqësuesdhe reprezentues i interesave të një pjese të shoqërisë kundër pjesëstjetër, instrument i strukturës udhëheqëse, me të cilin ajo shërbehetpër t’i mbrojtur interesat e veta vitale. Këto dy anë kundërshtuese nënatyrën e çdo shteti kushtëzojnë njëra-tjetrën dhe gjenden në njëtërësi dialektike të pashkëputshme. Ndarja e organizimit të drejtimitme punët e përgjithshme shoqërore në kuptim të një aparati tëpushtetit publik – krijimin e shtetit – ka qenë e nevojshme para sëgjithash për shkak se ndasitë klasore kanë bërë të pamundur që disafunksione vitale për shoqërinë t’i kryejnë organet e drejtpërdrejta tëshoqërisë të pandarë nga struktura e saj unike (siç ishte nëbashkësinë e parë). Përveç kësaj, volumi i kërkesave të përgjithshmeshoqërore dhe të punëve të përgjithshme është rritur vazhdimisht,sikundër edhe natyra e tyre gjithnjë e më e komplikuar, gjë që kashtruar para organeve kërkesën për gjithnjë e më shumë kohë dhedije profesionale. Ndarja shoqërore e punës në fushën e prodhimtarisëmateriale sjellë dhe vazhdon të sjellë si pasojë nevojën që udhëheqjame punët e përgjithshme shoqërore të bëhet një degë e veçantë nëkëtë ndarje. Që këndej vjen edhe tendenca që kryerja e punëve tëbëhet profesion i veçantë dhe i përhershëm për një grup njerëzish – tënëpunësve shtetërorë. Bashkë me zhvillimin e shtetit, forcohet edhe
  13. 13. 11burokracia shtetërore. Burokracia si substrat social themelor i shtetit,me pozitën e vet shoqërore dhe me aspiratat e veta politike shprehkundërthëniet karakteristike për vetë organizimin shtetëror. Ajo synontë ruajë interesat e veçanta të klasës sunduese e kamufluar nënpërkujdesjen për të mirën e përgjithshme dhe interesat e larta, si dheduke e vënë shtetin në shërbim të disa kërkesave të veçantashoqërore, e shfrytëzon atë që shoqëria t’i nënshtrohet shtetit nëtërësi. Në çdo shtet ekziston tendenca që nga instrumentet e krijuarapër plotësimin e disa kërkesave të veçanta shoqërore, pra ngashërbëtorë të shtetit të kthehen në zotërinj që qëndrojnë mbi shoqëridhe mbi çdo klasë sunduese. Se sa do të realizohet kjo praktikëgjithnjë e pranishme në praktikën shoqërore – historike, kjo do tëvaret nga raporti i fuqive klasore brenda shoqërisë, si dhe nga shkallanë të cilën gjendet një rend i caktuar klasor, i cili rreth çështjeve vitaletë saj duhet të mbështetet në forcën dhe autoritetin e dhunësshtetërore. Këto kundërthënie në natyrën e shtetit përcaktojnë edhepozitën e burokracisë shtetërore: marrëdhëniet e saj më bartësit edrejtpërdrejt të pushtetit politik dhe me klasën sunduese ekonomike,si dhe rolin e saj në jetën politike. Si aparat i veçantë profesional përkryerjen e punëve të përgjithshme shoqërore, organizimi shtetërorparaqet një degë të veçantë dhe të qëndrueshme të veprimtarisëshoqërore me synim që të ndahet dhe të bëhet profesion i përhershëmpër një grup njerëzish, sapo të krijohen organet e specializuara përkryerjen e atyre veprimtarive – organizimi i lindur në këtë mënyrëshpalos interesat e veta të ngushta dhe bën interpretimin e vet tëinteresave dhe nevojave të përgjithshme. Ajo shpalos synimin qëkryerjen e disa funksioneve në shërbim të shoqërisë ose të një grupishoqëror ta kthejë në bazë për forcimin e pozicioneve të vetashoqërore. Të gjitha organizimet e zhvilluara shtetërore manifestojnëkëtë tendencë, e veçmas shteti si organizimi më i madh dhe më ifuqishëm mes tyre. Të shërbyerit të shtetit në interes të popullit përnga forma është indirekte dhe jodirekte. Që të mund të mbrojë dhepërforcojë rendin ekzistues, shteti duhet të jetë në gjendje të vendosërreth asaj se çka është dhe çka nuk është në interes të atij rendi. Mekëtë krijohet mundësia që të krijohet papajtueshmëria madje edhekundërthëniet ndërmjet interpretimit shtetëror dhe interesave tëpërgjithshme shtetërore (respektivisht të interesave të renditekzistues) dhe interesave të ngushta dhe të drejtpërdrejta të klasëssunduese. Me në fund mbarë aktiviteti shtetëror dh vet organizimishtetëror kanë formë dhe kornizë ligjore. E drejta është instrument ipërhershëm dhe i domosdoshëm i politikës shtetërore. Normat ligjoreparaqesin rregulla të gjithëpranueshme të sjelljes të cilat shtrihen mbitë gjithë pjesëtarët e një shteti. Me normimin ligjor të marrëdhënieve
  14. 14. 12shoqërore dhe të aktivitetit të vet, shteti vendos kufijtë ekeqpërdorimit të forcës shoqërore. Këto norma paraqesin mbështetjetë rëndësishme për pavarësinë e organeve të pushtetit shtetëror. Nëformën e vet konkrete historike shtetet dallojnë mes veti si për ngarendi institucional, si dhe për nga natyra dhe sasia e funksioneve qëkryejnë. Duke marrë parasysh që funksioni themelor i çdo shteti ështëmbrojtja e kushteve të përgjithshme të një rendi të caktuar, natyra eatij rendi ka një ndikim të caktuar në karakteristikat themelor tëorganizimit shtetëror. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se lloji iorganizimit shtetëror – politik gjithmonë përcaktohet nga lloji klasor ishoqërisë. Mbi këtë bazë dallojmë llojet kryesore të shteteve –skllavopronarë, feudal, kapitalist dhe proletar (socialist). Secili prejtyre i mundëson klasës së caktuar pjesëmarrjen dominuese nëkryerjen e punëve të përgjithshme shoqërore dhe në orientimin evetëdijshëm të zhvillimeve shoqërore. Një klasë është udhëheqëse jovetëm politikisht por edhe ekonomikisht, kur organizimi shtetërorështë i rregulluar në atë formë që asaj t’i sigurojë rol vendimtar nëudhëheqjen e punëve të përgjithshme shoqërore përmes shtetit. Epara, kjo do të thotë që ekzistojnë kanale të dukshme ose tëpadukshme të ndikimit të forcave shoqërore mbi shtetin dhe politikënshtetërore, dhe e dyta, se këto kanale janë nën kontroll real të klasëssunduese, kështu që interesat e tjera klasore ose janë përjashtuar osejanë mënjanuar ose kanë hapësirë të kufizuar. Rregullimi politik i çdoshteti ka dy forma. E para ka të bëjë me mënyrën se si organizimi imekanizmave shtetërore përcakton marrëdhëniet e pushtetit publikdhe shtetit. E dyta ka të bëjë me mënyrën se si pushteti shtetërorështë i organizuar institucionalisht ndërmjet organeve të shtetit –bartësve të pushtetit. Mund të konsiderohet demokratik ai rregullimshtetëror në të cilin prerogativat themelore të pushtetit shtetëror ikanë organet të cilat për nga përbërja e vet dhe për nga mënyra efunksionimit shprehin lidhjen e vazhdueshme të shoqërisë dheorganeve të shtetit publik. Të tillë janë organet e ndryshmepërfaqësuese në kuadër të organizmit shtetëror, para së gjithashkuvendet apo parlamentet. Me faktin që këto organe qoftë edheformalisht, janë vendosur mbi organet dhe institucionet e tjera tëaparatit shtetëror, theksohet ideja se shteti në esencën e tij ështëvetëm instrument për realizimin e interesave të caktuara shtetëroredhe për këtë arsye duhet të jenë nën kontrollin e vazhdueshëm dhedemokratik të shoqërisë. Përkundër kësaj në rendet shtetëroreautokratike, organet që janë bartëse të pushtetit shtetëror nuk ebazojnë pushtetin e vet mbi mandatin e fituar prej shoqërisë. Ato nukjanë të zgjedhura dhe as i nënshtrohen kontrollit shoqëror. Në formëne monarkisë absolute dhe të sundimeve të tjera despotike, ky tip i
  15. 15. 13rregullimit shtetëror ka dominuar gjatë tërë historisë, gjithnjë deri terevolucionet e mëdha borgjeze, kurse në disa pjesë të botës edheshumë kohë më vonë. Në çdo sistem të organizmit shtetëror ekzistondallimi ndërmjet organeve politike dhe atyre shtetërore tekniko-profesionale. Organet politike janë bartës të pavarur të disaprerogativave të pushtetit shtetëror. Ato marrin vendime politike,dmth. përcaktojnë orientimet dhe përmbajtjet e politikave shtetërore.Organet profesionale dhe ndihmëse administrative ushtrojnë pushtetinshtetëror vetëm në bazë të autorizimeve që tek ato i bartin organetpolitike. Ato janë instrumente të zbatimit të një politike të caktuar.Dallimi ndërmjet organeve politike dhe profesionale-administrative,ndërmjet organeve që vendosin politikisht dhe aparatit administrativqë zbaton vendimet e marra, merr kuptim të veçantë në organizimindemokratik të sistemit shtetëror, me ç’rast organet politike janë nëpërputhje me organet e zgjedhura përfaqësuese. Nga marrëdhëniet evendosura në praktikë ndërmjet organeve politike dhe aparatitshtetëror, nga pavarësia më e madhe ose me e vogël e burokracisështetërore varet së tepërmi shkalla e demokratizimit të rregullimitshoqëror.Territori shtetërorTerritori shtetëror është hapësira në të cilën shtrihet pushteti i njështeti të caktuar dhe i cili është i shënjuar me kufirin shtetëror.Hapësira mbi dhe nën territorin shtetëror gjithashtu i takon po atijshteti, që dmth se territori shtetëror nuk është vetëm sipërfaqe etokës, por është tredimensionale. Territori i shtetit përfshin edhe njëbrez të sipërfaqes detare nga kufiri në drejtim të detit të hapur, e kybrez quhet ujëra territoriale. Gjerësia e ujërave territoriale sot nukështë e përcaktuar në mënyrë unike dhe shtrihet nga tri deri nëdymbëdhjetë milja detare. Sovranitet bregdetar i shtetit shtrihet edhenë ujërat territoriale, me përjashtim se ky sovranitet ka disa kufizime,siç janë detyrimi për të lejuar kalimin e lirë të anijeve etj. Territorimandatar është nën pushtetin, “mandatin” e ndonjë shteti tjetër.Territoret mandatare kanë ekzistuar deri në Luftën e Dytë Botërore nëkuadër të sistemit të Shoqërisë së Popujve. Territoret nën përkujdesjejanë themeluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe janë nën përkujdesjene Organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo të shteteve të veçanta.Territoret nën përkujdesje janë vendosur me kartën e OKB-së, me çkanë të vërtetë është bërë mënjanimi i sistemit të territoreve mandataredhe është vendosur sistemi i territoreve nën përkujdesje, që është njëpërparim i dukshëm sepse territoret nën përkujdesje në parim janë mëtë pavarura se sa ato mandatare. Territori nuk është vetëm hapësirë
  16. 16. 14dhe kufi i sovranitetit, apo nën përgjegjësinë e shtetit. Ai ështëambient shoqërorë-ekonomik që ushtron ndikim në histori dhepolitikën e një vendi. Njëkohësisht ai ka qenë me rëndësi vendimtarepër fatin dhe zhvillimin e popujve të ndryshëm. Në këtë drejtim aindikon jo vetëm si vend gjeografik dhe si formë (p.sh. ujdhesa), poredhe në marrëdhëniet politiko-gjeografike. Ai është pjesë përbërëse ehistorisë dhe qenies kombëtare të popujve të veçantë, por ka qenëedhe shkak dhe arsye për ekspansion dhe pësime të shumta. Ai i kandarë dhe i ka bashkuar në politike. Roli i tij nuk është determinues,por është një prej kushteve dhe elementeve përcaktuese të politikësshtetërore.Kufiri shtetërorMe territorit shtetëror si objekt sigurie në mënyrë organike është ilidhur edhe kufiri shtetëror. Kufiri shtetëror është i rëndësishëm edhepër sigurinë e brendshme dhe të jashtme (pacenueshmëria e kufijve,incidentet kufitare, kontrabanda dhe trafikimi kufitar, migracioni ilegal,futja e bandave etj). Kufiri shtetëror është vija që shënjon se kupërfundon territori i një shteti dhe ku fillon territori i një shteti tjetër.Nëse bëhet fjalë për shtet me kufi detar, kufirin shtetëror në raport medetin e hapur e përbën vija e jashtme e ujërave territoriale. Hapësira ekufizuar në botë dhe teknologjia e shfrytëzimit të saj ka bërë që kufirinshtetëror ta përbëjnë edhe gjërat që bien drejt në tokë apo nësipërfaqen e ujit dhe shkojnë në thellësi të tokës, kështu që kufirishtetëror ka përkufizuar jo vetëm sipërfaqet tokësore por edhe atoujore, hapësirën ajrore dhe thellësinë nëntokësore. Në marrëdhënietndërkombëtare nocioni kufi lidhet me shtetin dhe ka kuptimin e vijësqë ndan territorin e një shteti nga territori i një shteti tjetër. Ngaaspekti i të drejtës ndërkombëtare kufijtë paraqesin vijën deri te e cilashtrihet pushteti, respektivisht sovraniteti i një shteti. Nocionin ekufirit shtetëror nuk duhet ngatërruar me nocione të tjera tëngjashme, të cilët nuk është e domosdoshme të përputhen me këtëpor mund të jenë të afërta – p.sh. kufiri etnik, kufiri ekonomik, kufiridoganor etj. Që të ketë mbështetje në të drejtën, kufiri shtetërorduhet të ketë njohje ndërkombëtare. Është rregull që për një njohje tëtillë mjafton pajtueshmëria e shtetit fqinj në drejtim të të cilit shtrihetkufiri, e është bërë zakon që kufijtë të përcaktohen me marrëveshjenndërmjet shteteve fqinje. Me rastin e përcaktimit të kufijve memarrëveshje ekzistojnë dy faza: e para është nënshkrimi i vetmarrëveshjes, qe përfshin përshkrimin e kufirit bashkangjitur mehartën ku është shënuar vija kufitare, kurse e dyta shënjimi i kufiritpërmes komisionit në terren dhe përkufizimi me shenja kufitare. Me
  17. 17. 15qëllim që të mirëmbahet kufiri ngriten të ashtuquajturat komisionet epërziera kufitare të shteteve fqinje. Shënjimi i kufirit bëhet si në tokëashtu edhe në ujë dhe në ajër, kështu që ekziston kufiri tokësor, ujordhe ajror. Shkelja e kufirit shtetëror nënkupton cenim të sovranitetittë shtetit përkatës dhe është i ndaluar me të drejtën ndërkombëtare.Kalimi përtej kufirit shtetëror bëhet në përputhje me regjimin kufitar,të cilin shtetet e përcaktojnë me anë të rregullativës së tyre tëbrendshme, dhe në parim është i lirë me kallëzimin e dokumentevepërkatëse – pasaportës dhe vizës. Në raste të veçanta, shteti mund tëndalojë qarkullimin nëpër kufijtë e vet (mbyllja e kufijve) për një kohëmë të gjatë apo më të shkurtër.AgresioniShkalla më e lartë e rrezikut për një shtet është agresioni. Çka ështëagresioni dhe kush mund të jenë agresorët?Marrë në përgjithësi agresioni është sulm, shkelje, çdo formë edhunës. Në rastin tonë agresioni është sulm i paprovokuar i një osemë shumë shteteve mbi sovranitetin dhe integritetit territorial tështetit tjetër, me qëllim të pushtimit territorial ose të ndërrimit tëdhunshëm të rregullimit të brendshëm, ose për të arritur qëllime tëtjera politike dhe plane të ngjashme, me të cilat rrezikohet pavarësiadhe sovraniteti ose tërësia territoriale e vendit të sulmuar. Më sëshpeshti është sulm i armatosur dhe bëhet me përdorimin e forcësushtarake, por përfshin edhe çdo aksion të drejtuar kundër tërësisëterritoriale dhe pavarësisë së shtetit tjetër, sikundër edhe paqes nëbotë. Në këtë kuptim bëhet fjalë për agresione ekonomike, politike,subversive dhe të tjera, e shpesh edhe për të ashtuquajturin agresionideologjik. Për herë të parë është definuar me konventat e Londrës tëvitit 1933, nënshkruar ndërmjet dhjetë shteteve, kurse me deklaratëne Londrës dhe marrëveshjen për dënimin kriminelëve të luftës të vitit1945 është shpallur krim ndërkombëtar kundër paqes. Kuptimi inocionit është përkufizuar në mënyrë më precize me rezolutën 1134 tëKuvendit të Përgjithshëm të OKB-së më 14 dhjetor 1974, në të cilën siakte të agresionit konsiderohen:a) Sulmi dhe invazioni mbi popullsinë dhe territorin e shtetit, si dheokupimi dhe aneksimi i pjesëve apo tërësive të territorit të tij si pasojëe aktit paraprak;b) Bombardimi i territorit të një shteti nga forcat e armatosura tështetit tjetër apo të disa shteteve, sikundër dhe përdorimi ipalejueshëm i çfarëdo arme në territorin e tij, veçmas kundërbanorëve me qëllim të nënshtrimit të tyre;
  18. 18. 16c) Bllokimi i bregdetit dhe limaneve nga ana e shtetit tjetër ose tëshumë shteteve, apo të forcave të tyre të armatosura;d) Sulmi i paprovokuar i forcave të armatosura të një shteti apo tëdisa shteteve në forca të armatosura tokësore, detare apo ajrore tështetit tjetër apo të shteteve tjera;e) Përdorimi i forcave të armatosura të një shteti apo disa shteteve nëterritorin e shtetit tjetër me pajtimin e tij por në kundërshtim medispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare apo të marrëveshjeve përangazhimin e atyre forcave, si dhe zgjatja e kohës së qëndrimit të tyrenë territorin e atij shteti pa pëlqimin e tij dhe jashtë afatit tëmarrëveshjes;f) Lejimi i përdorimit të territorit të vet të një shteti nga ana e forcavetë armatosura të shtetit tjetër apo të disa shteteve, me qëllim tësulmit në popullsi dhe territorin e shtetit të tretë apo shteteve të treta;g) Dërgimi i bandave të armatosura ose të forcave të tjera tëparregullta dhe mercenarëve nga ana e një shteti në shtetin tjetër meqëllim të kryerjes së akteve të dhunshme të armatosura.Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përmes po asaj rezolute, përveç këtyrerasteve, mund të shpall si agresion edhe aktet e ngjashme të njështeti ose të disa shteteve të drejtuara kundër shteteve të tjera,respektivisht kundër pavarësisë dhe integritetit të tyre territorial. Aktete agresionit, sipas kartës së OKB-së nuk mund të arsyetohen me asnjëshkak ose motiv dhe paraqesin krim kundër lirisë dhe paqesndërkombëtare. Pushtimi dhe aneksimi i territorit të huaj, sikundëredhe krijimi e çfarëdo epërsie mbi të tjerët përmes mjeteve të dhunësvlerësohet si e palejueshme në aspektin moral dhe ligjor.AgresoriAgresor është shteti i cili në çfarëdo mënyre rrezikon pavarësinë,sovranitetin ose integritetin territorial të shtetit tjetër, respektivishtforcat e armatosura të të cilit sulmojnë një vend tjetër. Karta e OKB-sëi jep të drejtë shtetit të sulmuar dhe bashkësisë ndërkombëtare qëkundër agresorit të përdorë mjetet individuale dhe kolektive tëvetëmbrojtjes dhe sipas të drejtës ndërkombëtare çdo shtet mund t’ikundërvihet me të gjitha mjetet dhe format e luftës që ka nëdispozicion, por që nuk janë të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare.E drejta ndërkombëtare mbështet mbrojtjen nga agresori duke i ofruarndihmë edhe atyre qytetarëve të cilët në mënyrë të paorganizuar aponë çfarëdo forme tjetër i kundërvihen, kurse pjesëtarët e forcave të
  19. 19. 17 armatosura i konsideron edhe ata qytetarë, të cilët individualisht apo në grup i janë kundërvënë agresorit në formën e lëvizjes së rezistencës, vetëm nëse i plotësojnë kushtet e caktuara. Definimi i sigurisë Sipas një definicioni të reduktuar, siguria është mënjanimi i të gjitha aktiviteteve që synojnë të rrezikojnë personat, rendin kushtetues, objektet apo hapësirën e caktuar. Subjekte dhe organe të ndryshme angazhohen në punë të mbrojtjes së vlerave dhe të mirave të caktuara dhe secili prej tyre aplikon metoda dhe masa specifike (veprimtaria ligjvënëse, masat represive etj). Duke marrë parasysh vlerat dhe të mirat e mbrojtura dallojmë këto lloje të sigurisë: - Siguria personale, e garantuar me kushtetutë dhe ligje, e cila realizohet si e drejtë personale, liri e qytetarëve dhe e sigurisë së tyre ekonomike; - Siguria kombëtare, me kushtetutë dhe me ligje përcaktohen vlerat e një rendi, sikundër edhe organet qe duhet t’i kryejnë ato veprime;- Siguria e komunikacionit në rrugë, në ajër, në lumenj dhe dete, me ligje dhe akte të tjera definohen rregullat e komunikacionit, të cilat përcaktojnë sjelljen e pjesëmarrësve, të organeve qe i rregullojnë dhe kryejnë kontrollin rreth realizmit të sigurisë në këto fusha;- Siguria e objekteve, me normat e organeve përgjegjëse përcaktohen bazat, mjetet dhe forcat që ruajnë objektet e caktuara (objektet ekonomike dhe të punës, institucionet, godinat, depot, komandat) nga të gjitha format e rrezikimit apo nga disa prej tyre;- Siguria e hapësirës, me ligj është e përcaktuar se cila pjesë e territorit është me rëndësi të veçantë shoqërore dhe për këtë caktohen organet që e kanë për detyrë t’i mbrojnë;- Siguria e të dhënave, me ligje dhe akte të tjera të përgjithshme caktohen të dhënat që janë me interes të veçantë shoqëror dhe prandaj u kërkohet organeve përgjegjëse që t’i mbrojnë; Në pajtim me qëllimin dhe eksplikimin e vështrimeve të përgjithshme mbi sigurinë, duhet theksuar se nocioni i sigurisë mund të kuptohet në tri mënyra:- Si funksion i sigurisë shtetërore – me ligje dhe me norma të tjera caktohen organet dhe subjektet që i kryejnë ato funksione.
  20. 20. 18- Si gjendje e sigurisë, në mbështetje të dhënave mbi aktivitetin e bartësve të veprimtarisë rrezikuese kundrejt shtetit të caktuar, përcaktohet shkalla e rrezikshmërisë, respektivisht, gjendja e sigurisë, dhe- Si shërbim i sigurimit – organet detyrë e të cilave është që duke zbatuar masat dhe metodat përkatëse, duke kryer punët nga kompetencat e veta, evitojnë veprimtaritë me të cilat rrezikohet rendi publik apo siguria e strukturave shtetërore. Siguria në kuptimin më të gjerë politik-juridik përfshin masat dhe aktivitetet e mbrojtjes nga rrezikimi i pavarësisë dhe integritetit të një vendi (shteti, kombi) dhe të rendit të brendshëm kushtetues dhe ligjor. Në rastin e parë flitet për sigurinë e jashtme, kurse në rastin e dytë për atë të brendshme. Sipas objektit të mbrojtjes dallohen: siguria shtetërore, pastaj siguria e përgjithshme (publike), kolektive, personale dhe siguria e pasurisë. Më tej, nocioni i sigurisë së përgjishme përfshin mbrojtjen e të drejtave personale, të pronës, politike dhe të tjera, si dhe të lirive të qytetarëve nga kufizimet kriminalet përdorimit të tyre. Liritë dhe të drejtat personale përfshijnë mbrojtjen e jetës, të integritetit dhe të pacenueshmërisë së personit, pastaj pacënueshmërinë e banesës, fshehtësinë e letrave dhe të mjeteve të tjera të komunikimit, lirinë e lëvizjes dhe të banimit dhe të drejtat e tjera personale dhe politike. Me mbrojtjen e të drejtës e pronës nënkuptohet sigurimi i marrëdhënieve pronësore-juridike, mbrojtja e të drejtave pronësore nga vjedhjet, vandalizmat dhe formave të tjera të përvetësimit të të drejtave pronësore dhe çfarëdo forme tjetër të rrënimit të së drejtës pronësore të individit. Siguria shtetërore Kur të definohet siguria shtetërore në kuadër të sigurisë kombëtare, nisemi nga fakti që ajo paraqet veprimtari të veçantë të organeve të veçanta dhe të caktuara në planin e mbrojtjes së rendit të caktuar shoqëror dhe politik. Vëllimi dhe kuadri i veprimtarisë më së shpeshti përcaktohet me kushtetutë dhe me ligje, ndërsa objektet e mbrojtjes janë baza mbi të cilat mbështetet rendi i caktuar shtetëror (p.sh. pronësia mbi mjetet e prodhimit, format e qeverisjes, rendi politik dhe kushtetues, sovraniteti kombëtar, respektivisht mbrojtja e rendit publik në tërësi). Zakonisht bëhet dallimi i sigurisë kombëtare në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Me sigurinë kombëtare në kuptim të ngushtë zakonisht nënkuptohet veprimtaria që ka për qëllim të garantojë sigurinë personale dhe pronësore të përcaktuar me kushtetutë dhe ligje. Siguria në kuptim të gjerë përfshin veprimtarinë që ka për qëllim themelor mbrojtjen e bazave mbi të cilat mbështetet një rregullim i caktuar shtetëror. Nga kjo
  21. 21. 19del se detyrë kryesore dhe qëllim i këtyre organeve shtetërore zbulimidhe pamundësimi i të gjitha aktiviteteve që janë të drejtuara në drejtimtë rrezikimit ose të rrëzimit të dhunshëm të bazave të rendit shoqëror-politik dhe shtetëror. Një mënyrë e këtillë e dallimit të sigurisë buron ngamënyra e realizimit të mbrojtjes edhe të objekteve që merren nënmbrojtje, kështu që në këtë mënyrë theksohet vetëm aspekti funksional inocionit siguri, ndërsa lihet me një anë fakti se shumë rrezikime tësigurisë personale-pronësore përmbajnë në vete edhe elemente tërrezikimit të bazës përkatëse të rendit shoqëror-politik. Që këndej ndarjete këtilla kanë vetëm vlerë relative. Punët e sigurisë shtetërore në kuadërtë sigurisë kombëtare realizohen kryesisht përmes organeve përkatësedhe shërbimeve siç janë: policia, shërbimi i zbulimit dhe kundërzbulimitdhe disa organe të tjera të drejtësisë dhe të prokurorisë.Më tej, me sigurinë shtetërore nënkuptohet përdorimi dhe aplikimi imetodave, masave dhe veprimeve nga organet, shërbimet dhe subjektetpolitike, me të cilët parandalohet, pamundësohet ose bëhet tëparrezikshëm bartësit e veprimtarive që rrezikojnë shtetin. Fundja, meligje dhe normativa të tjera janë caktuar organet, shërbimet dheorganizatat që janë të obliguara me kohë të zbulojnë, pengojnë ose tëbëjnë të parrezikshëm personat ose grupet e organizuara në territorin evet ose në botën e jashtme, të cilët përpiqen të rrezikojnë rendin publik,dmth. sistemin e sigurisë nacionale. Këto aktivitete të organeve përkatësemanifestohen në parandalimin e veprave penale të drejtuara kundërshtetit, zbulimin e përgatitjes së këtyre veprave penale dhe parandalimine kryerjes së tyre, zbulimin e veprave të kryera penale të kësaj natyre,kapja e kryerësve të tyre dhe dënimi i tyre nga organet e gjyqit. Përveçpunës së organeve dhe shërbimeve të përmendura, faktor me rëndësi isigurisë shtetërore janë masat dhe aktivitetet e organeve të shtetit dhe tësistemit të zbulimit, të cilët me aktivitetin e vet (agjitacionin,propagandën dhe informimi) ngushtojnë hapësirën për veprim bartësëvetë veprimtarive të rrezikshme dhe forcojnë rezistencën e shoqërisë dukengritur kulturën e sigurisë.Në kuptimin e ngushtë organizativ, me siguri shtetërore nënkuptohenorganet të cilat në mënyrë direkte angazhohen në punën e mbrojtjes sësigurisë shtetërore, pra janë shërbimet e sigurisë – shërbimikundërzbulues dhe shërbimi i sigurisë publike. Përkundër dallimeve nëorganizimin e këtyre shërbimeve në shtete të caktuara, të cilat janë tëkushtëzuara prej rregullimit shtetëror, organizimin e qeverisjesshtetërore, traditës dhe arsyeve tjera, përsëri ekzistojnë edhe
  22. 22. 20 ngjashmëri. Në shtetet socialiste, ato shërbime janë në përbërje të organeve të punëve të brendshme ose në përbërje të ministrive të drejtësisë. Në punët e sigurimit shtetëror angazhohen edhe drejtoritë e sigurimit ose shërbimet kundërzbuluese, apo edhe drejtoritë e sigurimit ushtarak në ministritë e forcave të armatosura. Kur është fjala për shtetin si i vetmi subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, kështu edhe në fushën e sigurisë, vendet e përgjithshme të përmendura janë të integruara Brenda vetë bërthamës së funksionit dhe funksionimit të shtetit. Definimi i sigurisë kombëtare Forma, cilësia, organizimi dhe qëllimi i sigurisë së secilit shtet varet nga një numër faktorësh. Siguria e një vendi është para së gjithash veprimtari sistematike. Në thelb, kjo është gjendje në të cilën është siguruar mbijetesa e baraspeshuar fizike, shpirtërore, shoqërore dhe materiale e personit dhe bashkësisë shoqërore në raport me individët dhe bashkësitë tjera shoqërore dhe natyrës. Që të arrihet kjo, gjegjësisht që siguria të funksionojë si element imanent strukturor i shoqërisë, është e domosdoshme që secili shtet të përcaktoja politikën e sigurisë, e cila rrjedh nga gjendja e sigurisë. Gjendja e sigurisë është tërësi e elementeve rrezikuese të cilat ndaras dhe bashkërisht kanë ndikim në gjendjen e sigurisë dhe disponimin e njerëzve në një territor të caktuar, mjedis ose objekt në një kohë të caktuar. Gjendja e sigurisë përbëhet prej:• gjendja e rendit dhe qetësisë• rrjedhat e kriminalitetit me të cilin sulmohet siguria pronësore dhe personale qytetarëve dhe pasuria shoqërore• veprimtaria e shteteve të huaja dhe organeve të tyre – sistemet e zbulimit dhe ato informative-propagandistike• veprimtaria e organizatave ekstremiste• gjendja ndërkombëtare. Në paraqitjen e veprimtarisë se kërcënimit të jashtëm dhe të brendshëm, është e nevojshme që të njihen dhe njoftohen forcat, vatrat, objektet e sulmit, metodat dhe format e shprehjes të cilat realizohen nga kërcënuesit, si dhe gjendjet e konfliktit dhe krizës në epokat e caktuara, dhe rrethanat të cilat i shkojnë për shtati armiqve për realizimin e veprimtarisë rrezikuese. Në vlerësimin e elementeve të cilët formojnë gjendjen e sigurisë, është e domosdoshme të zbulohen tendencat e qëllimet e bartësve të veprimtarisë kanosëse, veç e veç. Kjo arrihet me krahasimin e shprehjes së rrezikshmërisë në periudhat e mëparshme.
  23. 23. 21 Shërbimet e sigurisë ofrojnë elemente për gjendje sigurie shteteve dhe organeve tjera të cilat kryejnë vlerësimin e sigurisë. dhe qëllimet Politika e sigurisë, në mënyrë të përgjithshme, duhet të ketë parasysh:• ekzistencën e shtetit• ekzistencën kombëtare• vetëruajtjen fizike• integritetin territorial• pavarësinë politike (pavarësinë dhe sovranitetin) dhe• cilësinë e jetës së qytetarëve Me këtë kuptojmë:• sigurinë e jashtme• sigurinë e mbrojtjes• sigurinë e jashtme dhe të brendshme ekonomike e financiare• sigurinë e brendshme Por, kur është fjala për definimin e sigurisë së brendshme, dallohen siguria juridike, siguria publike si substitut i sigurisë personale ose grupore, si dhe siguria sociale. Ndërsa fushat që i përkasin sigurisë, janë ushtarake, politike, ekonomike pronësore, sociologjike dhe ekologjike. Vlerat dhe faktorët e ndikimit E gjithë kjo, në thelb, në thelb rrjedh, në këndvështrimin teorik, nga katër grupe të përgjithshme të vlerave, e ato janë: ekzistenca, integriteti territorial, pavarësia politike dhe cilësia e jetesës (V. Dimitrijeviq, 1973.). Me ekzistencë, sërish në rrafshin teorik, nënkuptohet ekzistenca e shtetit, ekzistenca kombëtare dhe vetëmbrojtja fizike. Shkurt, ekzistenca kuptohet si qëllim logjik dhe tendencë e secilit sistem shoqëror, secilës organizatë politike dhe çdo personi. Kur është fjala për ekzistencën e shtetit, synohet që shteti si sistem i pushtetit të organizuar, si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare, si aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare, të mos humbë identitetin dhe mos të bëhet pjesë e një apo më shumë shteteve ose të mos shkatërrohet në shumë shtete të vogla, nga të cilat asnjëri s’do të ishte si ai i deriatëhershmi. Ndërsa kur flasim për ekzistencën kombëtare, një nga kushtet themelore është ekzistenca e njëkohshme e shtetit dhe kombit. Mirëpo, në kornizën e dinamizmit të marrëdhënieve shoqërore nuk mund të ekzistojë një
  24. 24. 22absolutizëm në këtë. Me fjalë tjera, ekzistenca kombëtare nuk lidhetgjithmonë dhe detyrimisht me mbijetesën e shtetit. Është e mundshme(ekzistojnë shembuj konkretë në botën bashkëkohore) situata kurgradualisht humbet identiteti kombëtar në përfitim të ndonjë identitetitjetër kulturor, e më së shpeshti identiteti tradicional kombëtar humbbetejën kundër identitetit ekonomik i cili zëvendëson pikëpamjentradicionale të kombit (disa këtë, në mënyrë të pabazuar e quajnënacionalizëm ekonomik). Në këtë kuptim, ekzistojnë edhe situata tëçintegrimit kombëtar (në baza fetare, gjuhësore, tradicionale e tjera), qënë fund mund të çojë në shkatërrimin apo çintegrimin e shtetit tëderiatëhershëm, gjë që dukshëm është në kundërshtim me ekzistencën etij (shtetit).Dhe aspekti i tretë është vetëmbrojtja fizike. Ky vështrim i ekzistencësnuk ka të bëjë me ekzistimin e mëtejmë të shtetit ose kombit, siorganizime, gjegjësisht bashkësisë dhe tiparit të veçantë, por nëmbijetesën fizike të grupeve të njerëzve, pa marrë parasysh a janë atabanorë të një vendi ose pjesëtarë të një kombi. Rreziku nga kërcënimi imbijetesës është i pranishëm në vetëdijen njerëzore që nga koha kurluftërat bëheshin për shfarosjen ose robërimin e të mundurve, e deri tekplanet e ndryshme që nënkuptojnë “pastrim” masiv dhe sistematik iterritoreve të okupuara me vrasje, degradim të skajshëm fizik dhe psikikapo poshtërim të qenieve njerëzore deri në nivelin e kafshës. Në botënbashkëkohore, kjo është e njohur si “spastrim etnik”, “shpërnguljehumane e popujve”, gjenocid (Ruanda 1994, Bosnjë e Hercegovinë 1992-1995, e tjera). Në të vërtetë, as nuk diskutohet që mbijetesa si ekundërta e shfarosjes mbetet e vetmja dhe më e rëndësishmja vlerë dhepostulat për të gjithë pjesëtarët e bashkësisë së rrezikuar.Në grupin e dytë të vlerave bën pjesë edhe integriteti territorial. Territoriështë, siç kam cekur në studimet e mëparshme, element shumë irëndësishëm i shtetësisë dhe në lidhje më këtë, integriteti territorialparaqitet si lufta për tërësi (integritet, shteti integral) të shtetit. Qëndresae suksesshme ndaj pretendimeve të huaja territoriale, është sprovë evazhdueshme e gatishmërisë mbrojtëse, në përgjithësi i aftësisë tëpërgjithshme të sigurisë, organizimit dhe përgatitjes së një shteti. Por,është e gabueshme që integriteti territorial të shikohet vetëm nga aspektii kanosjeve të mundshme nga jashtë, ose lëndimeve të cilësdo bazë. Pra,as mbi integritetin territorial nuk mund të shikohet nga një aspekt ivetëm. Në botën bashkëkohore, është shumë e mundshme që në njështet të ekzistojnë pjesë të popullatës të cilat, edhe pse nuk aspirojnëcopëtimin e tij, insistojnë që disa pjesë të tij mund ose duhet të bëhenpjesë e ndonjë shteti tjetër. Shkaqet për këtë, mund të jenë të
  25. 25. 23 shumëfishta – nga emocionale, ekonomike dhe në përgjithësi sociale. Ky “rrezikim” i brendshëm i integritetit territorial flet mjaft qartë mbi rëndësinë e faktorit të sigurisë, e sidomos integritetit territorial. Grupi i tretë i vlerave të cilat duhen mbrojtur, quhet pavarësia politike, e cila është emërtim i përgjithshëm për sovranitet, pavarësi, subjektivitet ndërkombëtar, mënyrë e jetesës e jetë kombëtare (shiko fjalorthin). Dhe në fund, grupi i katërt vlerave të mbrojtura, është cilësia e jetesës. Duke u thirrur në ruajtjen e shtetit, tërësinë territoriale, pavarësinë dhe mbijetesën kombëtare, nuk mund të numërohen gjitha ato vlerat, rrezikimi i të cilave shkakton pasiguri kombëtare (V. Dimitrijeviq, 1973.). Nocionet e mëparshme nuk janë të plota në përmbajtje në qoftë se vihet në pikëpyetje cilësia e vërtetë e qytetarëve, gjegjësisht pjesëtarëve të një shteti (kombi). Këtu, pikësëpari nënkuptohet standardi personal dhe shoqëror i jetës së individit, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë e këtij zhvillimi. Në këtë frymë, disa teoricienë të sigurisë (McNamara) madje definojnë sigurinë duke insistuar se “siguria është standard i arsyeshëm, por me kusht që arsyeshmëria në këtë kontekst të ridefinohet vazhdimisht dhe sërish”. Se çfarë do të jetë politika e përgjithshme e sigurisë së një shteti (e jashtme dhe e brendshme), varet nga shumë faktorë, por mund të dallohen veçanërisht disa prej tyre:• trashëgimia historike• pozita gjeopolitike (para së gjithash nga aspekti i mjedisit përreth)• pozita gjeostrategjike• zhvillimi ekonomik• resurset kadrovike-materiale• potencialet demografike• rregullimi administrativ (shtet i përbërë – konfederatë, federatë, shtet i thjeshtë apo unitar - i centralizuar apo i decentralizuar, union),• parashikueshmëria e caqeve• rregullimi shoqëror i shtetit (forma e qeverisjes, forma e pushtetit shtetëror apo forma e ndarjes së pushtetit, forma e sistemit politik dhe forma e regjimit politik). Në lidhje më këta faktorë, ekziston një lidhshmëri e posaçme me fenomenin e kulturës së sigurisë së popullatës së çdo shteti konkret. Kultura e sigurisë, është pjesë e kulturës së përgjithshme të personave, mjedisit ose shtetit të caktuar. Kjo është një tërësi e njohurive nga fusha e sigurisë, gjegjësisht vlerat dhe arritjet të cilat janë objekt i sulmit dhe mbrojtjes, metodat dhe format, si dhe bartësit e rrezikimit, të cilët janë persona, bashkësi dhe shoqëri
  26. 26. 24të afta për zbulimin e metodave, formave dhe veprimeve të rrezikimit, si dhebartësit e këtyre veprimeve, pa marrë parasysh ku dhe si ato shprehen.Ngritja e kulturës së sigurimit, arrihet me punë në artikulimin e vetëdijes sëçdo personi. Me “edukimin” për siguri forcohet vetëdija dhe patriotizmi, si dhebindja, të cilat formojnë bazën themelore për rezistencë gjegjëse ndajveprimit të kundërshtarëve dhe armiqve të jashtëm e të brendshëm. Begatimii vetëdijes së personit, bashkësisë dhe shtresave më të gjera të shoqërisë mbiformat, metodat dhe bartësit e veprimtarisë rrezikuese, bëjnë më të aftë që tikundërvihen konkretisht këtyre veprimtarive.Kuptohet, politika autonome e sigurisë të shteteve të veçabta duhet të ishteedhe në pajtim me Deklaratën e KB, mbi parimet e së drejtës ndërkombëtaredhe marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit nga 24 Tetori 1970, në tëcilën thuhet se “të gjitha shtetet duhet të përmbahen nga organizimi, ndihma,financimi, inkurajimi ose toleromi i aktiviteteve subversive dhe terroriste, tëcilat kanë për qëllim ndërrimin e regjimit në shtetin tjetër”
  27. 27. 25 Politika e sigurisë Në frymën e qëndrimeve të më larta, politika e sigurisë duhet të ofrojë përgjigje ndaj pyetjeve të mbrojtjes së interesave dhe prioriteteve të qytetarëve, shoqërisë në fjalë dhe shtetit në përgjithësi, nga cilido lloj i kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe të parashikojë masa politike, ekonomike e ushtarake në këtë kuptim; ajo politikë duhet të jetë gjithëpërfshirëse në qëndrimin e saj për shkuljen e rrënjëve të konfliktit dhe jostabilitetit. Më këtë nënkuptojmë analizë të vazhdueshme të mjedisit sigurues dhe kërkimit të mënyrës të bashkëpunimit aktiv e të barabartë, duke shmangur konfliktet, kërcënimet dhe aspiratat në kuptimin dyanësh (integrimi, bashkëpunim strategjik e partneritet, tendencat drejt sigurisë kolektive, e tjera). Në zbatimin e politikës së sigurimit, ekzistojnë disa faktorë. Më së pari, mund të dallohet vlerësimi i kërcënimit dhe rrezikut ndaj sigurisë. Kjo nënkupton orientim të vëmendjes kah tendencat (ose fenomenet) e mundshme në sferat si:• konfliktet e brendshme, të shkaktuara në cilëndo bazë,• ndërrimi i dhunshëm i kufijve të pranuar ndërkombëtarisht,• ekspansioni eventual i ekstremizmit etnik apo fetar,• ndërrimet e dhunshme të rregullimit të përcaktuar me kushtetutë,• kriminaliteti i organizuar ,• proliferimi,• tregtia me njerëz,• migrimet ilegale,• terrorizmi,• zhvillimi dhe bartja e armatimit për shkatërrim në masë,• problemet sociale,• trazirat masive shkatërrimtare,• ndotja e ambientit, e tjera Në lidhje me këto, grupin e veprimeve mund ta përkufizojmë si masa të sigurisë së një shteti dhe organeve të tij, gjegjësisht institucioneve dhe shërbimeve të sigurimit. Masat e sigurimit janë aktivitete dhe veprime që ndërmerren nga organet shtetërore për realizimin e mbrojtjes së vlerave të cekura shoqërore. Të gjitha masat e sigurisë mund të ndahen në të përgjithshme dhe të veçanta, gjegjësisht speciale. Masat e përgjithshme të sigurisë janë ato që ndërmarrin organet shtetërore, ndërsa në forcat e armatosura komandat dhe shtabet, me të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për mbrojtjen efikase të pasurive dhe vlerave shoqërore, dhe angazhimin e të gjithë subjekteve të shoqërisë ose kolektivit në
  28. 28. 26 kryerjen e obligimeve në fushën e sigurisë. Masa e sigurimit realizohet me aprovimin e akteve ligjore dhe akteve tjera të përgjithshme, me të cilat rregullohet kjo materie dhe ushtrimi i obligimeve dhe detyrave të cilat përcaktohen në mënyrë normative. Kjo do të thotë, respektimi konsekuent i veprimeve, regjimit, disiplinës dhe rendit në raport me vlerat e mbrojtura. Masat e veçanta - speciale të sigurisë, aplikohen nga shërbimet e sigurimit të cilat, duke u shërbyer me metodat, masat, veprimet dhe mjetet e veta specifike zbulojnë, përcaktojnë, luftojnë, ndërprejnë dhe përcjellin veprimtarinë e bartësve të aktiviteteve kërcënuese, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e vlerave dhe pasurive të caktuara të personave, grupeve dhe shoqërisë. Me këto mbrohen vlerat themelore të çdo shoqërie konkrete dhe me këtë edhe më gjerë, në kuptimin e gjendjes rajonale, kontinentale dhe botërore. Interesat themelore të sigurisë janë pandashmërisht të ndërlidhura me vlerat themelore, ndërsa vlerat themelore janë:• mbrojtja e jetës, të drejtave kushtetuese, lirive dhe sigurisë personale të qytetarëve;• mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial duke u bazuar në barazinë e shteteve dhe popujve;• mbrojtja e demokracisë dhe te drejtave njerëzore, mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe civile, mbrojtja e të drejtave të popujve, grupeve fetare dhe pakicave kombëtare;• mbrojtja e vlerave familjare dhe morale dhe sigurimi i vazhdueshëm i mjedisit jetësor për krijim të mirëqenies materiale dhe përparimit të përgjithshëm; Mbi këto, gjithsesi bazohen interesat themelore:• mbrojtja e sistemit kushtetues;• zhvillimi i marrëdhënieve të sigurisë me shtete tjera, duke udhëhequr politikë proaktive të sigurisë;• parandalimi i konflikteve;• krijimi i sigurisë kooperative dhe ruajtja e paqes botërore;• pjesëmarrje strategjike në ekonominë globale;• forcimi i pozitës ndërkombëtare dhe qasja në sistemet kolektive të sigurimit dhe mbrojtjes;• përfshirje dhe pjesëmarrje aktive në asociacionet rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, dhe• mbrojta e ambientit, me parandalim të degradimit ekologjike dhe shfrytëzim racional të resurseve natyrore. Për të pasur një zbatim adekuat dhe të suksesshëm të politikës së e sigurisë, është e domosdoshme që secili shtet të ketë një sistem të
  29. 29. 27 ndërtuar dhe efikas të sigurisë kombëtare (shtetërore). Sipas shumicës së autorëve, strukturat e sigurisë, e kështu edhe sistemi i saj, janë specifike për secilin shtet. Megjithatë, një strukturë më konsistente të sistemit të sigurisë kombëtare të një shteti bashkëkohor e ka dhënë Anton Grizold (me bashkëpunëtorë, 1999). Sipas Grizoldit, elementet themelore një sistemi të tillë do të ishin: a) politika e sigurisë, b) struktura e sigurisë dhe c) vetë-organizimi shoqëror i sigurisë. Me politikë të sigurisë nënkuptohet:• politika e jashtme• politika e mbrojtjes• politika ekonomike• politika sociale• politika ekologjike• politika energjetike• politika arsimore dhe• politika kulturore. Struktura e sigurisë është e përbërë nga elementet strukturore si : a) politika e jashtme (mbrojtëse) – forcat e armatosura dhe mbrojtja civile (mbrojtja civile, mbrojtja ekonomike, gjegjësisht përgatitja e ekonomisë për kushtet e luftës, masat për veprimin e sistemit politik në kushtet e jashtëzakonshme dhe të luftës, kundërshtimi i paarmatosur ndaj agresionit, veprimtaria informative-komunikative, vëzhgimi dhe zbulimi); b) siguria e brendshme (policia, organet gjyqësore, shërbimet informative dhe të sigurisë, shërbimet e inspektimit, dogana). Por më duhet të përkujtoj që përfundimisht ky sistem varet nga shumë faktorë, ndërsa mund të dallohen trashëgimia historike, pozita gjeopolitike (parësisht nga aspekti i mjedisit të afërt), pozita gjeostrategjike, zhvillimi ekonomik dhe potencialet kadrovike-materiale, potenciali demografik, rregullimi administrativ, parashikimi i qëllimeve dhe rregullimi shoqëror i shtetit. Pra, prej nga vjen ky zhvillim i mendimit mbi sigurinë kombëtare në kohët moderne?
  30. 30. 28Siguria në marrëdhëniet ndërkombëtareZhvillimi i bashkësisë ndërkombëtare, e cila përbëhet nga subjektet(shtetet), plotësohet në mënyrë interaktive me ndryshime dinamike nëfushat politike, materiale, shpirtërore, të sigurisë dhe fusha tjera, gjë qëka fituar dimensione dhe cilësi të reja në zhvillimin e marrëdhënievendërkombëtare. Pa marrë parasysh përpjekjet për ndërtimin emarrëdhënieve më të mira mes shteteve të sotme, bota bashkëkohoregjendet në një jostabilitet të caktuar në aspektin e sigurisë. Përkundër tëgjitha zhvillimeve pozitive, mund të thuhet se bota bashkëkohorefunksionon në kushte dhe kohë të “paqes së armatosur”. Në këtë kuptim,studimi i të gjitha aspekteve të sfidave dhe mënyrës së eliminimit tëparakushteve të cilët kërcënojnë sigurinë e shteteve, ka fituar dimensionetë reja shkencore, profesionale dhe operative, duke përfshirë edheripërcaktimin e doktrinës dhe strategjisë së veprimit të mekanizmave tësigurisë dhe mbrojtjes në ruajtjen e vlerave themelore të shoqërisë, sidhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Mirëpo, duhet theksuar senjë ndërvarshmëri e madhe mes shteteve dhe fleksibiliteti i kufijveshtetëror, kërkon nga organet dhe institucionet e sigurisë një angazhimshumë më të madh operativ në ballafaqimin me format e burimet endryshme të kërcënimit të sigurisë kombëtare si dhe sigurisë sëbashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Zhvillimi i vazhdueshëmteknologjik njëkohësisht krijon edhe mundësi për keqpërdorime të ndryshmeqë mund të shërbejnë për mbikëqyrjen e veprimtarisë njerëzore, gjë e cilaparaqet një prej formave të degradimit jodemokratik të personalitetinjerëzor, por edhe grupeve shoqërore, e deri te shoqëritë e tëra dhebashkësive shtetërore.Siguria në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe sipas kësaj edhe siguriakombëtare e çdo shteti, ende interpretohet në mënyra të ndryshme.Teoricienë të ndryshëm, edhe më tej qëndrojnë pranë asaj se siguria eshtetit është tërësia e rrethanave dhe kushteve faktike, gjendje epërgjithshme në të cilën gjendet shteti, gjendje e cila i ofron dhe garantonsiguri nga rreziqet e jashtme, të cilat do të mund të kërcënonin interesat e tijjetësore, tërësinë e tij territoriale, dhe në fund vetë ekzistencën e tij. .Për të tjerët, siguria në përgjithësi është mungesë e rrezikut për vleratfundamentale, ndërsa siguria kombëtare konsiston në ruajtjen e ekzistencëssë vlerave themelore të shteteve dhe kombeve – integriteti territorial,pavarësia politike, cilësia e jetesës, si dhe të ashtuquajturit interesa jetikëkombëtarë. Aktivitetet në kompleksin e sigurisë kombëtare zhvillohen si nëplanin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar; plani i brendshëm
  31. 31. 29nënkupton stabilitetin shoqëror dhe politik, ndërsa në lidhje me aspektinndërkombëtar, theksi vihet në përforcimin e sigurisë së vet në një mjedis tëcaktuar ndërkombëtar, por duke kontribuar në përforcimin e sigurisë së vetëatij mjedisi. Nga kjo, rrjedh se është e domosdoshme të punohet nëpërforcimin e sigurisë ndërkombëtare. Natyrisht, nuk është fjala përndërtimin vetëm të sigurisë unike kolektive (aq më tepër jo në kuptimininstitucional të sigurisë, ku institucionet do të zëvendësonin shtetet nëfushën e sigurisë kombëtare). Këtu bëhet fjalë më së pari për përpjekjetkolektive për krijimin e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë që do tëthotë së pari zhvillim i demokracisë, kundrejt totalitarizmit dhe çdo llojshpirtngurtësie.Edhe pse edhe sot zhvillohen debate teorike mbi atë së çka është siguriakombëtare dhe ndërkombëtare dhe cila është marrëdhënia e tyreinteraktive, është arritur një pajtueshmëri relativisht e madhe rrethpërkufizimit dhe jetësimit praktik të problemeve të sigurisë, si në nivelinshtetëror, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.Gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX, e sidomos pas përfundimit tëLuftës së Ftohtë, sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sistemindërkombëtar i sigurisë kanë pësuar ndërrime të mëdha. Në këtë periudhërelativisht të shkurtër, bota pa përfundimin e rregullimit bipolar, një procestë përshpejtuar të globalizimit, trend të përgjithshëm të de-territorializimit tëçështjeve të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë,zhvillimin e mjeteve të transportit dhe komunikimit, një qarkullim të rriturndërkombëtar të financave, të mirave dhe personave. Këto janë vetëm disaprej faktorëve të cilët në masë të madhe kanë ndikuar përgjithësisht nësistemin ndërkombëtar, por edhe në sistemin e sigurisë. Në kushtet e rejapa rivalitetin bipolar, parametrat e sigurisë kanë ndryshuar, kështu qësiguria e shteteve sovrane nuk paraqet më vetëm mbrojtje të territorevenga kërcënimet e jashtme që do të vinin nga shtete tjera sovrane, por edhekontrollim të kërcënimeve subnacionale dhe transnacionale të cilat vijnë ngaaktorë të ndryshëm joshtetërorë. Këto kërcënime, në të vërtetë nuk janë të“reja”, por me humbjen e armiqve tradicionalë, kanë fituar rëndësi. Mënyrase si qeveritë përballen me këto kërcënime do të pasqyrohet gjithsesi nërregullimin e ri të sigurisë..Kjo, vetëm vërteton që siguria është gjendje dinamike e historike e cilareagon ndaj ndryshimeve në botë dhe në këtë drejtim harton edhe politikate shteteve. (Kadiq, 2005.).Paralelisht me ndryshimet politike dhe të sigurisë në botë, edhe vetë fusha estudimeve të sigurisë ka ndryshuar.
  32. 32. 30Fusha e studimeve ndërkombëtare të sigurisë është paraqitur gjatë Luftës sëDytë Botërore ose menjëherë pas saj dhe si e tillë është relativisht e re. Nëperiudhën e hershme të viteve ‘60 dhe fillimet e ‘70-ve, studimet strategjike(pjesërisht për shkak të rezultateve të Luftës së Vietnamit dhe invazionitsovjetik në Afganistan) shënuan rënie, derisa studimet mbi sigurinë sidisiplinë më e gjerë zhvilloheshin. Siguria kombëtare ishte tema kryesoregjatë kësaj periudhe, ndërsa problemet politike dhe ushtarake dominoninmbi politikën e sigurisë. Kjo pati si rezultat që shumica e teorive të asajperiudhe t’i përkisnin drejtimit realist. Ishin vendosur lidhje të mira mesatyre që miratonin politikat dhe teoricienëve që i shkruanin ato, derisashkencëtarët konsideroheshin pjesë e elitës politike. Kjo periudhë, nga Luftae Dytë Botërore deri te fillimet e viteve 1980, quhet periudha e artë estudimeve strategjike të realizmit të pasluftës.Në periudhën e 1980-ve, realizmi humb nga rëndësia dhe lindin drejtimetjera si sfidë ndaj realizmit. Në të 80-tat e hershme, ende ekzistonin gjurmëtë realizmit, por nevoja e shmangies së përqendrimit në shtet ishte zbuluar.E gjithë kjo dekadë dhe pjesa më e madhe të të nëntëdhjetave ukarakterizua me debatin nëse është e nevojshme të zgjerohet fusha esigurisë politike. Ky debat në të vërtetë bëhej mes të ashtuquajturvetradicionalistë në njërën anë, dhe atyre që mbështesnin zgjerimin në anëntjetër.Vështrimet teorike mbi sigurinë kombëtareÇështje kryesore e konfliktit mes tradicionalistëve dhe zgjeruesve ishtepyetja nëse duhej që kufijtë e disiplinës të liheshin brenda problemevestrategjike apo të zgjeroheshin për të përfshirë edhe çështjet që nuk janëvetëm ushtarake (kreu vijues është sistematizuar sipas E. Kadiq, 2005).Tradicionalistët konsideronin që studimet mbi sigurinë nuk guxojnë tëzgjerohen në çështje që nuk janë të karakterit shtetëror, apo ushtarak.Ata të cilët përkrahnin zgjerimin e politikës së sigurimit, zhvilluan njëkoncept gati gjithëpërfshirës të sigurisë.Kur flasim për zgjeruesit, idetë e tyre janë dy-dimensionale:a) në njërën anë qëndronte dimensioni i zgjerimit i cili nënkuptontezgjerimin e sigurisë edhe në çështje që nuk ishin vetëm të natyrësushtarake,
  33. 33. 31 b) në anën tjetër ishte dimensioni i thellimit, ku hulumtohej nëse lëndë e kërcënimit të sigurisë ishin edhe faktorë të tjerë, përveç shtetit. Kthyer në praktikë, kjo do të thotë se kërcënimet dhe objekti referues i sigurisë ndryshuan. Ky lloj koncepti i sigurisë shpreh më mirë realitetin empirik, duke mundësuar zgjerimin e çështjeve të sigurisë jashtë kornizës ushtarake. Përveç kësaj, një qasje e tillë është e rëndësishme, sepse konsideron që për politikën e sigurisë dallimi mes kërcënimit të jashtëm dhe të brendshëm nuk është gjithmonë i rëndësishëm. Në kulmin e debateve u themelua e ashtuquajtura Shkolla e Kopenhagës, e cila do t’i qasej kësaj çështjeje nga një pikëvështrim më i butë. Shkolla e Kopenhagës në të vërtetë ka të bëj me punën e hulumtuesve dhe teoricienëve pranë Institutit për studimet e paqes në Kopenhagë, i cili ishte themeluar gjatë viteve të tetëdhjeta si reagim ndaj diskutimi të atëhershëm mbi zgjerimin e politikës së sigurimit. Teoritë e zhvilluara nga teoricienët e Kopenhagës paraqesin alternativën më komplete dhe më të pranueshme ndaj realizmit, të përqendruar në shtet, por edhe në një koncept shumë të gjerë të sigurisë. Në kuadër të Shkollës së Kopenhagës u zhvillua një kornizë specifike teorike, e cila bazohet në tri ide kryesore, në kuptimin e përgjithshëm: a) sigurizim (ang. Securitisation), gjë që paraqet proces në të cilin diçka paraqitet si kërcënim dhe kështu bëhet problem i sigurisë, b) sektorët e sigurisë dhe c) komplekset rajonale të sigurisë Kjo kornizë teorike mundëson edhe zgjerimin dhe thellimin e studimeve mbi sigurinë, që do të thotë se siguria është zgjeruar edhe në problemet joushtarake. Njëkohësisht, ky trajtim i sigurisë vërteton faktin se nuk është vetëm shteti ai që mund të jetë objekt i kërcënimit të sigurisë. Sigurizimi përkufizohet si proces me të cilin një çështje merr karakter të sigurisë dhe me këtë paraqitet si kërcënim.. Konceptet e sektorëve dhe kompleksit rajonal të sigurisë i vendosi Barry Buzan. Në vend që të përqendrohet vetëm në çështjet ushtarake, Buzani dallon pesë sektorë të sigurisë, të cilët mund të ndikojnë në sigurinë kolektive:a) ushtarak,b) ekonomik,c) politik,d) shoqëror dhe
  34. 34. 32e) sektori i mjedisit jetësor Koncepti i komplekseve rajonale thekson rëndësinë e nivelit rajonal në analizën e sigurisë. Kjo kornizë teorike, e cila u vendos nga teoricienët e të ashtuquajturës Shkollë e Kopenhagës, është mjaft e pranuar edhe mes teoricienëve dhe atyre të cilët merren praktikisht me çështjet e sigurisë. Teoria shpreh natyrën ndër-disiplinore dhe mundëson analizën e politikave ekzistuese në fusha të ndryshme. Përfaqësuesit e Shkollës së Kopenhagës, për dallim nga disa teoricienë tjerë të sigurisë, i kushtojnë kujdes të veçantë rëndësisë së sigurisë, gjegjësisht konceptit të sigurisë. Ata pranojnë së siguria është koncept jo edhe aq i zhvilluar dhe marrin parasysh faktin se nocioni i sigurisë ka kuptime te ndryshme në faza të ndryshme historike të zhvillimit të saj, si dhe ka rëndësi të ndryshme në fushat e ndryshme. Përveç qasjes historik, ata gjithashtu vërejnë se as shoqëritë nuk janë të njëjta në kuptimin se çka nënkuptojnë me sigurinë. Domethënë, ata i qasen sigurisë si produkt shoqëror, i cili dallon nga një shoqëri në tjetrën. Siguria, është koncept i cili duhet të studiohet përmes jetësimit të tij në praktikën politike, sepse ekziston një trend unik që kuptimi dhe natyra e sigurisë të adaptohet me dinamikën aktuale të sigurisë. Veprat tyre kryesore lindën në fund të viteve 1980 dhe gjatë 1990-ve, kur koncepti i sigurisë u zgjerua shumë, kështu që nga koncepti i sigurisë nacionale që dominonte në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, u zgjerua në fusha të reja dhe u fut në jetën e përditshme. Për ketë arsye, për të zhvilluar kornizën teorike e cila do të pasqyronte realitetin, teoricienët e Shkollës së Kopenhagës definojnë sigurinë në kuptimin e saj më të ngushtë, sigurinë si ekzistencë. Në këtë kuptim, dallohen dy entitete: sovraniteti dhe identiteti shoqëror. Sovraniteti është parakusht i ekzistencës së shtetit, ndërsa kriteri më i lartë i sigurisë së shtetit është sovraniteti i tij. Mirëpo, kur është fjala për sigurinë shoqërore, atëherë kriteri më i lartë i sigurisë së shoqërisë është identiteti i saj. Pra, në të dy rastet kemi të bëjmë me ekzistencën. Nëse shteti humb sovranitetin, nuk mund të ekzistojë si shtet. Kur është fjala për identitetin, shoqëria definohet si grup koherent vetëm në raport me dallueshmërinë nga të tjerët. Ajo nga e cila shoqëria frikësohet është që këto dallime të mundin karakteristikat e asaj shoqërie dhe t’i dobësojnë identitetin asaj. Çështjet e sigurisë
  35. 35. 33 Sipas teorive bashkëkohore, çdo gjë në shoqëri, shtet apo mes shteteve mund të bëhet çështje e sigurisë gjatë procesit politik dhe në praktikë. Në shpjegimin se si një çështje mund të bëhet çështje apo problem i sigurisë, janë përcaktuar tri mënyra të prezantimit në praktikën politike (Kadić, 2005).1. Një çështje mund të jetë e depolitizuar, çka do të thotë që shteti/qeveria nuk merret me atë çështje,2. pastaj mund të jetë e politizuar, çka do të thotë se ajo çështje është me rëndësi për publikun, si dhe kërkon nga qeveria të marrë vendime të caktuara për këtë çështje, si dhe3. faza e tretë është kur një çështje paraqitet si problem i sigurisë, dmth. Kur është e paraqitur si kërcënim ekzistencial. Definimi i një çështje si çështje e sigurisë në parim arsyeton mundësinë e përdorimit të masave të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur situatës, duke hapur njëkohësisht mundësinë që shteti të përdorë autorizimet e posaçme në pronësinë e tij apo/edhe forcën në mënyrë të ligjshme. Pra, ky është proces politik me të cilin vendoset a do të jetë ndonjë çështje çështje e sigurisë dhe rrugë e cila bëhet për aktivizimin (mobilizimin) e publikut të përgjithshëm dhe elitës politike. Ky është proces i krijimit të kuptimit të përgjithshëm mbi atë se çka është kërcënim i cili kërkon përgjigje kolektive në këtë kërcënim. Me fjalë tjera, siguria nuk është gjendje objektive, por rezultat i procesit shoqëror, kështu që sigurimi mund të hulumtohet me anë të debateve mbi sigurinë, gjegjësisht diskurset. Të kalojë diçka nëpër procesin e sigurizimit do të thotë se është paraqitur dhe është pranuar nga publiku si kërcënim ekzistencial. Në këtë rast, publiku pranon argumentet e sigurizimit dhe toleron përdorimin e masave të jashtëzakonshme, e ndonjëherë edhe shkeljen e rregullave, të cilat në kushte të tjera do të respektoheshin, dhe të gjitha këto për t’u tejkaluar kërcënimi.. Definimi i “një gjëje” si çështje sigurie është proces i cili karakterizohet me ndërveprimin e katër elementeve:• objektit të referimit• aktorit të sigurisë• “publikut” dhe• sektorëve funksionalë Objekti i referimit është ai i cili kërcënohet. Aktori i sigurisë, është ai i cili “flet” për sigurinë, do të thotë i cili paraqet argumentet se objekti i referimit është objekt i kërcënuar.
  36. 36. 34“Publiku” është subjekt i cili duhet të bindet në ekzistimin e kërcënimit.Kur flitet për sigurinë kombëtare në shoqëritë demokratike, “publiku” nëtë vërtetë janë qytetarët (popullsia) ose grupet e caktuara (elita politike,grupet e caktuara aktiviste, etj). Përveç kësaj, ekzistojnë çështje tësigurisë, për të cilat shpallja si çështje të sigurisë duhet të arsyetohetpara shumë “publikeve”, për shembull para atij vendor dhendërkombëtar. Vetëm atëherë kur “publiku” është i bindur, procesi isigurizimit mund të konsiderohet i suksesshëm.Sektorët funksionalë janë aktorët kryesorë në një sektor të caktuar tëcilët nuk janë të kyçyr në sigurizim, por kanë ndikim të fuqishëm në atësektor. Sektorët funksionalë mund të jenë armiqësi historike ndërmjetshteteve, armiqësi retorike, gjendja e objektit referues, e të tjerë.Në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, shteti është njësia kryesoree sigurisë, ku fjala është për kuptimin ideologjik, do të thotë qeveritë dheinstitucionet, ose themelet e tyre të dyfishta që përbëhen nga territori dhepopullsia. Megjithatë, kjo nuk është edhe aq e thjeshtë, sepse shteti ështënjë objekt me shumë specifika në raport me të cilin siguria mund tëaplikohet në mënyra të ndryshme. Siguria shtetërore ka të bëjë meshumë koncepte, gjë që varet nga kushtet dhe gjendja në një shtet. Përshkak të dallimeve ekzistuese mes shteteve nuk ekziston një kuptim ivetëm i sigurisë shtetërore. Dhe, meqenëse pjesët/elementet e ndryshmetë një shteti i nënshtrohen kërcënimeve të ndryshme, ekzistojnë shumëobjekte referuese të kërcënimeve të mundshme në të të gjitha nivelet eshtetit, prej atyre individuale e deri tek ato ndërkombëtare. Me rritjen enumrit të faktorëve të ndryshëm shtetëror rritet edhe numri i objektevereferues. Por siguria e një objekti referues nuk mund të arrihet në izolim,çka do të thotë se siguria e një objekti referues nuk mund të ndahet ngasiguria e objekteve tjera referuese, duke qenë edhe kusht për sigurinë etyre.Mund të ndodh që në të vërtetë të mos ketë dallim ndërmjet objektit tësigurisë dhe aktorit të sigurisë, sepse shteti mund të konsiderohet edheobjekt i kërcënimit edhe si aktor i sigurisë. Por, nuk mundet gjithkush tëveprojë sipas diskursit të sigurisë, dhe jo të gjitha “fjalimet” mbi sigurinëmund të kenë kapacitetin unik për të “sigurizuar” çështjen. Shteti,domethënë shtetarët të cilët mishërojnë shtetin, kanë privilegjin dhekapacitetin më të madh për të bërë sigurizimin e një çështjeje. Më anë tësigurizimit, shtetarët bartin çështjen në një nivel krejt të ri politik, dukearsyetuar kështu përdorimin e mjeteve të jashtëzakonshme. Pra, suksesi isigurizimit varet edhe nga niveli prej të cilit veprohet me anë të diskursit

×